Elena Kocaqi dhe Njutoni
Historiania Elena Kocaqi(1) shkruan se gjuha e sotme greke “është vendosur nga shteti vetëm ne 1970” sepse sipas saj ashtu deshironte dikush ne Athine.
Ajo eshte thjesht nje “gjuhe teknike” e krijuar me qellim final asimilimin e shqiptareve “pasi faktet historike atje, [ne Greqi], nxjerrin autoktonë vetëm shqiptarët” - insiston ajo.
Greket e lashte e konsideronin shprehjen e mendimit ndryshe si nje nga pikat me te rendesishme te egzistences se shoqerise demokratike. Format e tyre te organizimit te shoqerise terhoqen popuj te tjere te cilet ju bashkuan botes dhe kultures helenike. Gjurmet e Helenizmit gjenden ne shume vende te Mesdheut, por edhe me gjere. Pervec veprave monumentale, kjo vertetohet nga shkrimet e shumta, si per shembull ato te Butrintit apo Apollonise, ne jug te Shqiperise.
Pa diskutim, gjuha e grekeve te sotem nuk eshte e njejte me ate te grekeve te lashte. I njejti konkluzion vlen edhe per shume e shume gjuhe te tjera, perfshi shqipen.
Le te perqendrohemi per nje moment ne mesin e viteve 1600. Sa e ndryshme ishte greqishtja e asaj kohe ne krahasim me ate te diteve tona ? A do te kuptoheshin nje grek i sotem me nje grek te kater shekujve te shkuar ?
Natyrisht qe gjuhetaret dhe historianet profesionaliste do te japin detaje per kete pune, por une si kureshtar historie u perpoqa ta gjej vete piken time te rreferimit. Dhe e gjeta ate; eshte nje bllok shenimesh i Isak Njutonit i datuar ne vitin 1661. Midis gjuheve te tjera, ai dinte edhe greqisht dhe ishte i pasionuar pas filozofise Aristoteliane. Materiali gjendet ne faqen e Universitetit te Kembrixhit (University of Cambridge) dhe lexuesi mund ta shohe KETU.
Njutoni ishte nje matematikan, fizikant, astronom, theolog dhe mendimtar anglez i shekullit te 17-te qe ndryshoi rrjedhen e dijes boterore. Nje dite, atij i ra nje molle ne koke. Shkencetari beri kalkulimet e tij dhe e gjeti arsyen se perse molla ra ne toke dhe nuk fluturoi ne Hene. Nje gje me e “rende” terheq nje gje me te “lehte”, ishte konkluzioni i tij.
Personalisht mendoj se ky ligj vlen dhe per kulturat. Nje kulture superiore terheq nje kulture inferiore, dhe jo anasjelltas.
Persona te tjere mendojne ndryshe. Eshte e drejta e tyre …
Njohurite e mia te greqishtes jane bazike. Megjithate, jam ne gjendje te kuptoj qindra fjale nga blloku i Njutonit, bile dhe fraza te plota. Permeteper, shenimet jane filozofike dhe te veshtira ne interpretim. Ky fakt me ben te arrij konkluzionin se nje person me njohje te mire te gjuhes te sotme greke do te ishte ne gjendje te merrej vesh pa problem me Njutonin e vitit 1661.
Ne prezantimin e saj historiania Kocaqi, i rreferohet dilemes qe kishin krijuesit e shtetit grek rreth zgjedhjes se variantit gjuhesor qe do te perdorej ne Greqine moderne. Pas hezitimesh te shumta, fitoi “gjuha popullore”. Vendimi perfundimtar u morr ne mesin e viteve 1970, por ai s’kishte te bente fare me arvanitasit. Ata ishin bere me “greke se greket” dhe do te perkrahnin cilindo variant qofte. Besimi, atdheu, familja, (θρησκεία, πατρίδα, οικογÎνεια), - kishte qene motivacioni i tyre egzistencial prej shekujsh. Gjuha; thjesht nje ceshtje teknike. Tamam ashtu sic e karakterizon Znj. Kocaqi.
Disa nga kendveshrimet e Znj. Kocaqi jane interesante dhe hapin debat midis perdoruesve te medias sociale apo ndjekesve te kanaleve televizive. Shpesh, ajo hedh benzine ne zjarrin e injorances dhe padijes me ide dhe pikpamje qe nuk kane fare te bejne me shkencen moderne. Sipas historianes Kocaqi, civilizimet jane ngritur pa shkrim dhe kendim ...
Pavaresisht mendimit te saj, Njutoni ka provuar se Hena nuk mund ta terheqe mollen. Ajo do te bjere gjithmone ne Toke …
​
​
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1 - Elena Kocaqi - Rreferimet jane mare nga nje postim ne faqen e saj te FB ne daten 24 Korrik, 0ra 10.57
Per detaje vizito: https://www.facebook.com/elena.kocaqi
​
Fotot e mbishkrimeve greke ne Butrint dhe Apolloni jame mare nga:
​
Korrik, 2022
​
​