top of page

Nje toke  e    shkretuar  - Raport i vitit 1470 nga Fior Jonima

Ky shkrim eshte shqiperimi i nje materiali te pergatitur nga studjuesi i degjuar Robert Elsie me titull: A Ravaged Land(1)

*****

Perpara pushtimit Otoman te shekullit te 15-te, pjesa me e madhe e Albanias Veriore dhe Qendrore kishte qene nen kontrollin Venecian. Fushatat ushtarake Otomane te viteve 1466 dhe 1467 shkateruan pothuajse te gjitha hapesirat e permendura me lart. Ne se popullatat i rezistonin kontrollit te Sulltanit, ky i fundit ndiqte politiken e "spastrimit" te tokave nga banoret vendas. Fior Jonima nje qytetar shkodran, pasardhes i familjes se degjuar albanase Jonima qe zoteronte shume prona ne zonat midis lumenjve Mat dhe Ishem, ju dergoi autoriteteve taksambledhese te Venedikut nje raport mbi gjendjen e pergjitheshme ne vend. Me heret, zyrtaret venedikas kishin kerkuar mendimin e tij rreth arsyeve se perse te ardhurat fiskale nga Albania ishin aq te pakta. Nje permbledhje e shkurter, qe tregohet me poshte, paraqit ne menyre kronologjike "katastrofat" e njepasnjeshme qe vendi kishte pesuar; si pasoje ai ishte kthyer ne nje toke te shkretuar. Ky eshte shkrimi me i hershem, i njohur deri me sot, nepermjet te cilit nje banor albanas jep mendimin e tij personal per gjendjen ne zonen ku jetonte. 


*****
 

Une, Fior Jonima, nje qytetar nga Skutari (Shkodra) qe per momentin jam dhe perfaqsuesi i ketij komuniteti, isha pyetur nga Shkelqesia e Tij, Lordit Administrator i Menaxhimit te Taksave, se c'fare dija une rreth bemave te turqve ne kete pjese se Albanias gjate viteve 1466 dhe 1467.
Une mund te them se nga fundi i muajit Prill te vitit 1466, vete Sulltani i Madh arriti ne keto hapesira. Ai dergoi komandantin e tij ne fushate paraprirese dhe ky i fundit e "rropi" dhe e bastisi te gjthe hapesiren ku shkeli. Ai vodhi shume kafshe dhe rembeu shume njerez. 
Kur ai u largua, arriti Ballabani, i cili rrethoj Croia/Krujen. Ai gjithashtu vodhi dhe bastisi qytetet ne kontrollin e Signoria(2) dhe rembeu shume njerez. 
Shume shpejt pas kesaj, arriti Sinan Bey, qe solli shperdorime dhe shkaterime akoma me te medha. Ai rembeu kafshe dhe njerez; shkrumboi dhe vendin.
Pas ketij erdhi Voyvod/Vojvoda i Serbise, i qojtur Amur Bey, qe shkaktoi deme te medha. Jo vetem qe vodhi nje numur te pafund kafshesh por ai dogji vendin dhe rembeu jo pak njerez. 
Pas Amur Bey erdhi Lordi Progon Dukagjini, qe gjithashtu vodhi dhe dogji c'fare kishte mbetur ...
Ne vitin 1467 Sullatani Turk erdhi perseri ne keto ane. Ai dergoi Pashane e Rumelise (Romania) ne krye te nje ushtrie te fuqishme qe te nenshtronte vendin. Pashai vodhi, bastisi dhe rembeu nje numur te pafund njerezish. Kur mbaroi me shkaterimet e tij ne zonat e tjera, ai ju versul Skutari/Shkodres. Ketu ai u perplas me vendasit dhe perfundimisht arriti te marre qytezen jashte keshtjellles, qe e xhvati dhe e shkateroi.
Me pas erdhi Vojvoda i qojtur Feriz Bey, i cili gjithashtu vodhi dhe rafshoi.
Pas tij erdhi Nikola Dukagjini qe po ashtu vodhi dhe rembeu shume njeres. 
Pas kesaj, u rikthye Vojvoda i Serbise qe per here te dyte vodhi dhe rembeu me shume njerez. 
Se fundmi, erdhi Vojvoda i Dibres i cili shkateroi dhe rembeu shume njerez. 

Si perfundim, une mund t'ju them qe, gjate periudhes kohore qe bera fjale me lart, ky vend ishte kthyer ne nje toke te shkateruar dhe ka mbetur i tille deri ne diten e sotme. Jane zhdukur jo vetem vendbanimet por gjithashtu dhe njerzit, me perjashtim te disa fshatrave qe jane rindertuar perseri. Do te jete e domosdoshme qe persona qe jane denuar me burgim apo ata qe jane ne proces gjyqesor, te falen dhe te degohen ne kete vend (per ripopullimin e tij). 
 

28 Dhjetor, 1470

 

Sqarime dhe shpjegime te rendesishme

1- Shkrimi origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1470_Jonima/index.html

2- Signoria ishte emri figurativ i Republikes Veneciane.

bottom of page