top of page

Koka e Ali Pash Tepelenes

Per Ali Pashane jane shkrojtur shume libra dhe artikuj. Historianet thone se nje pjese e mire e tyre jane trillime dhe egzagjerime te tepruara.

Nje nga personat qe ka percjelle tek lexuesi i kohes nje informacion real dhe te besueshem ishte Robert Walsh, nje shkrimtar irlandez qe ne vitin 1822 punonte si Kapelan, (nje lloj profesioni/prifti/aktiviteti fetar), ne ambasaden britanike ne Kostandinopoje/Stamboll. Nga libri i tij i titulluar “Narrative Of A Journey From Constantinople To England” shkeputa disa fragmente ku flitet rreth fatit te Ali Pashajt. Kush u kujtua dhe kujdes per te pasi Sulltani i kishte prere koken. Kush varrosi koken e pashait famekeq dhe familjareve te tij, etj. 

Walsh paraqit dhe dokumentin e ekspozuar se basku me koken e prere te Aliut. Dokumenti hedh drite mbi akuzat kunder tij dhe vendimin e shenjte qe u dha per vrasjen e tij.  

Libri i plote gjendet ketu: https://catalog.hathitrust.org/Record/008643677

 

Shenim: Ne shqiperim kam perdorur termin Shqiperi, thjesht per lehtesi interpretimi. Ne kohen e Ali Pashajt ky term nuk egzistonte. Termi i sakte do te ishte Arnavud. 

Materiali i shqiperuar gjendet me poshte me ngjyre te verdhe.

 *****

Ne Kostandinopoje ishte perhapur nje thashethem; thuhej se Aliu ishte duke arrdhur ne qytet. Nje tartaravan, ose nje lloj tezge, e mbeshtetur ne shtylla druri, qe i ngjan nje kolltuku te mbuluar dhe qe transportohet nga kater mushka, ishte nisur ta priste gjate rruges. Kur karvani u kthye ne qytet solli jo Aline por koken e tij e cila ishte derguar te ekspozohej sic behej zakonisht me kokat e keqberesve. Koka, qe ishte vendosur brenda nje kutie, arriti ne 23 Shkurt. Ne daten 24 ishte ekspozuar ne kopshtin e Sarajeve per tu pare nga te interesuarit. Mora nje jenicer dhe shkova te shihja me syte e mi nje shfaqje orientale qe kishte mbetur e pa ndryshuar qe prej koheve te hereshme. Meqenese Aliu kishte qene nje Pasha, koka e tij ishte trajtuar me respektin qe i takonte rangut te tij. Ne vend qe te ekspozohej prane hyrjes, sic behej zakonisht, ishte vendosur ne nje tepsi mbi nje kollone te ulet mermeri qe ndodhej midis deres se pare dhe te dyte te Sarajeve. Aty ajo i shembellente egzaktesisht kokes se Joan Pagezorit ne pjate. Mbi koke, shume prane saj, varej nje njoftim me akuzat kunder Aliut, njesoj si ato qe vendoseshin ne keqberesit e kryqezuar.  

Aty afer qendronte nje kopshtar me nje shkop ne dore. Tepsia ishte rrethuar nga nje numur i vogel njerzish te cilet me hapen rruge kur u afrova. Kopshtari duke prekur tepsine me shkopin e tij e rrutulloi ate ne menyre qe une te kisha nje pamje te qarte te kokes nga c’do pozicion. Njerzit me ftohtesine me te madhe, pa shprehur asnje lloj emocioni, thuajse shikonin kollonen prej guri mbi te cilen qendronte koka dhe jo vete koken.

Ali-Head-2.jpg

Koka ishte pothuajse vetem nje lekure. Kafka dhe trute ishin hequr dhe vendi i tyre ishte zevendesuar me materiale mbushese. Turqit jane shume te talentuar ne kete fushe. Ballcamosja ishte bere me nje mjeshteri dhe perpikmeri mbreselenese. Forma dhe pamja e jashtme ishin aq prefekte sa te krijohej ideja e nje koke te gjalle te pa shkeputur nga trupi. Paraqitja e saj ishte e zbehte por me tipare te qarta dhe natyrale te cilat shprehnin nje karakter specifik. Koka ishte e madhe dhe terheqese. Dukej qarte qe i perkiste nje burri te beshem me paraqitje imponuese. Ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje njeriu te hapur dhe me humor nen lekuren e bute te te cilit une mendova se fshihej nje zemer e eger dhe e pabese. Mungesa e flokeve ne pjesen e siperme te kokes i linte vendin nje balli masiv. Ndersa nga anet derdheshin floke te gjate ngjyre gri. Ky ishte stili i flokeve i shqiptareve moderne dhe grekeve antike qe vinin nga i njejti vend; vendi i Καρακωμαοντες Αχαιοι(1). Poshte fytyres se tij zgjatohej nje mjeker ngjyre argjendi, jashtezakonisht e bukur, rreth 13 centrimetra e gjate. Shume njerez po lexonin lajmerimin, (Yafta),  e vendosur mbi koken e pashajt, ne murin aty prane. 

Une i shpreha jenicerit deshiren time te madhe te merrja koken pasi ajo te mos duhej me. Duke ditur qe turqit bejne c’do gje per para, i premtova atij nje shperblim te majme. Ai i transmetoi kopshtarit deshiren time. Pas disa ditesh jeniceri me solli dokumentin, [Yafta-n ne fjale], te cilin e kam perkthyer dhe vendosur ne fund te librit. (Shiko kete dokument te shqiperuar ne fund te shkrimit)

Gjate koheve te fundit, Aliu kishte krijuar nje zhurme te konsiderueshme ne Europe. Si rezultat, midis anglezeve kishte lindur nje interes jo i vogel per te mesuar rreth personit te tij. Vecanarisht nje tregetar nga Kostandinopoja mendoi se do te ishte nje spekullim fitimprures blerja e kokes dhe tepsise dhe dergimi i tyre ne Londer ku dhe do te ekspozoheshin. Ai me beri te ditur se kishte afruar nje shume te madhe per kete qellim. Megjithate, koka ishte rezervuar per dike tjeter me nje qellim me te denje. 

 

Sulejman Dervishi kishte qene nje nga bashkepuntoret me te hershem te Aliut. Ai ishte bere perfaqsuesi konfidencial i Pashajt ne Kostandinopoje/Stamboll dhe kishte permbushur disa negociata te rendesishme. Me pas, midis burrave kishin lindur mosmarrveshje. Sulejmani ishte terhequr nga jeta normale; kishte hyre ne nje institucion fetar dhe ishte dorezuar dervish. Kur degjoi per vdekjen e shokut dhe bosit te tij te vjeter ai ishte shqetesua teper. Mbas mbarimit te ekspozimit, Sulejmani e bleu ata nga egzekutori publik per nje shume me te madhe sesa ajo e afruar nga tregetari i siper permendur. Pas kesaj, ai arriti te mare kokat e tre djemve dhe nje nipi te Aliut qe ishin egzekutuar, (prere koka), nen pretekse te ndryshme. 

Ali-Sons-Tomb-3.jpg

Sulejmani i varrosi kokat ne nje vend perballe portes se lagjes Silivri. Mbi to vendosi nga nje gur varri te cilat une i kam pare vete. Kushdo qe kalon ketu mund ti shohe guret e varreve dhe lexoje fatin e ‘pronareve’ te tyre. Ne gurin e pare shkruhet: “Ketu ndodhet koka e ish-te famshmit Ali Pash Tepelena, guvernatorit te Sanxhakut te Janines, i cili per me shume se 50 vjet pretendoi pavaresi ne Albania/Shqiperi.” Ne gurin e dyte shkruhet: “Ketu ndodhet koka e Veli Pasha, ish-guvernatori i Trikallas dhe djali i Ali Pashajt, guvernatorit te Janines, qe u egzektua me prerje koke.” Ne gurin e trete shkruhet: “Ketu ndodhet koka e Mukhtar Pasha, guvernator province, ish-komandant i Arlonias, djali i Ali Pashes, ish-guvernatorit te Janines, qe u egzekutua me prerje koke.” Ne gurin e katert: “Ketu eshte koka e Saalih Pasha. Guvernator dhe ish-komandant i Lepantos, djali i Alia Pashes, guvernatorit te Janines qe u egzekutua me prerje koke.” Ne te pestin: “Ketu eshte koka e Veli Pashes, ish-guvernatorit te Trikalas qe u egzekutua me prerje koke.” Te gjithe guret e varreve mbajne daten Shkurt 1822, (Gemazeel aheer, 1237 - me kalendarin islamik)

*****

Perkthimi i "Yafta" ose dokumentit te vendosur siper kokes se Ali Pashajt te Janines i cili ishte ekspozuar ne kopshtin e Sarejeve ne daten 23 Shkurt, 1822.

 

Koka e ekspozuar ketu eshte ajo e tradhetarit te fese, te njohur me emrin Ali Pasha Tepelena. Gjate nje periudhe kohore 30 apo 40 vjecare, famekeqit Ali Pashe Tepelena i jane bere favore te shumta nga Porta e cila i besoi atij qeverisjen e disa provincave dhe rajoneve.  

Ai vete, djemte e tij dhe persona te lidhur me ta, kane perfituar ndere te ndryshme nga Sulltani. Pavaresisht kesaj, pa treguar asnje lloj mirenjohje, ai vazhdimisht ka kundeshtuar deshiren e Portes se Larte. Ali Pashaj ka perdorur lloj-lloj pabesish dhe tradhetish per shtypjen e popullatave te cilat qeveriste. 

Asnjehere me perpara nuk eshte hasur ndonje histori e ngjashme qe te barazohet me aktet hileqare dhe barbare si ato qe ai ka kryer. Ne asnje periudhe historike nuk gjendet ndonje shembull pervers qe te barazohet me veprimet e pabesa dhe barbare qe ai kishte ndermare. Asnjehere me perpara nuk ishte pare apo degjuar dicka e ngjashme. Gjithmone ne levizje dhe turbullues, kudo ku krijohej ndonje trazire, ai ishte pjestar i saj. Disa here hapurazi, disa here fshehurazi, ai do ta mbeshteste ate me para ose inkurajonte nepermjet veprimeve te kamufluara.  

I dhene mbas ambicieve djallezore, ai nuk  u permbajt ne provincat qe i ishin besuar atij por uzurpoi qeverite e disa krahinave ngjitur ne te cilat krijoi rremuje dhe probleme. Ai kercenoi jeten e nje numri rajash te varfet te cilet jane nje element i shenjte vendosur ne duart tona nga Zoti i Plotfuqishem. Ai demtoi nderin e te tjereve dhe ju rrembeu atyre pronat. Me pak fjale, ai shkateroi familje te tera. Ky ishte nje problem jo vetem ne Albania/Shqiperi por edhe ne disa rajone te tjera mbi te cilat ai shtriu dominimin e tij, si Larissa, Manastir dhe Saripoel, [Mbase Tripoli - shenimi im]. 

Dhuna dhe poshterimet e padegjuara te Ali Pashajt kishin detyruar banoret e Albanias/Shqiperise dhe te provincave ngjitur te emigronin. Gjate viteve, e informuar rreth tiranise se tij, Porta Sublime i drejtoi Pashait reagimet me te forta duke i kujtuar domosdoshmerine e ndryshimit te sjelljelljeve te tij. Por, duke mos degjuar keto keshilla te dobishme Ali Pashaj vazhdoi me pafytyresite e tij. Ai jo vetem qe nuk mori ndonje mase permiresuese por perkundrazi e shtyu kurajon e tij aq larg sa te shtinte plumba ne Rezidencen e Kalifit ne Kostandinopoje, qendern e sigurise perandorake. Objektivi ishin disa persona qe nuk aprovonin veprimet e tij dhe kishin arrdhur te kerkonin mbrojtje ne kryeqytet. Kjo shkelje e qarte e te gjitha ligjeve te shenjta dhe njerezore e kishte bere denimin e Ali Pashajt nje veprim te domosdoshem. Ai ishte shkarkuar nga posti dhe provincat qe ai qeveriste ju ishin dhene Vezireve te tjere. Pikerisht pas kesaj, Aliu hoqi masken e tij dhe pershkallezoi nivelin e revoltes me qellim permbushjen e te gjithe projekteve djallezore qe kishte planifikuar prej shume vitesh. 

Ai u ngujua ne qytetin e Janines te cilin e kishte fortifikuar paraprakisht me mendimin qe ne kohe te veshtira aty mund ti rezistone fuqise se Portes, bamiresit te tij. Shpirti hakmares qe karakterizonte Ali Pashane u shfaq ne te gjitha permasat ne momentin kur shpertheu rebelimi i grekeve. Ai ju dergoi infideleve te Morese shuma gjigande parash. Githashtu dhe sulioteve duke i nxitur ata te ngriheshin kunder myslymaneve. 

Keto veprime te pabesa kishin tejkaluar nivelin e krimeve kunder ligjeve te shenjta, sigurise se shtetit dhe si pergjigje kerkonin vdekjen e Aliut. Hurshid Ahmed Pasha, serasqeri fitimtar i Rumelise, e zuri rob dhe e egzekutoi ate. Urdheri per kete veprim ishte dhene nepermjet nje vendimi te shenjte qe kerkonte kete denim. Keshtu qe, populli myslyman ka shpetuar pergjithmone nga poshtersia dhe tirania e tradhetarit Ali Pasha Tepelena. 

Shenime dhe sqarime

1- Καρακωμαοντες Αχαιοι - eshte deformim i nje pershkrimi/perkufizimi Homerik. 

Janar, 2023

bottom of page