top of page

Albania - Pershkrim i vitit 1570

Raport i vitit 1570 mbi Albanian, qytetet, lumenjte, malet, liqenet, fushat, kufijte e saj, etj.

​

Albania eshte vendi qe autoret e antikitetit e quanin Maqedonia; me sakte vetem nje pjese te Maqedonise sepse kjo e fundit permbledh shume toka dhe hapesira te cilat nuk jane Albanase. Albania ne vetvete ashte ajo zone qe ka detin Adriatik si kufirin Perendimor. E qojtura toke e Albanise shtrihet nga Veriu ne drejtim te Jugut duke filluar nga qytetet Antivar (Bar) dhe Dulcigno (Ulqin) te cilet jane perafersisht 15 milie larg njeri tjetrit. Keshtu qe, Bar eshte fundi i Dalmacise dhe Ulqini fillimi i Albanias. Banoret e ketyre zonave kane gjuhe te ndryshme. Per shembull, nga Bar deri siper ne Istria ata flasin Sllavisht, ndersa qe nga Ulqini deri poshte ne Vlore dhe zonat ndermjetese, midis te tjerash, ata flasin dhe Greqisht. 

​

Keshtu, provinca e Albanise fillon ne Ulqin dhe perzgjatet brigjeve te Adriatikut deri ne Vlore dhe malet e qojtura Himariote, te njojtura ne antikitet si malet Acroceraunia. Ne Albania, vetem qyteti i Ulqinit i takon te Krishtereve nen kontrollin administrativ te Venecias te Respektuar. Ndersa qyteti i Lezhes (Alessio) qe me perpara ishte nen kontrollollin e Venecianeve, tani eshte i Turqve. Lezha shtrihet ne brigjet e lumit Drin (Drino), 3 Milje larg detit. Midis Lezhes dhe Ulqinit rrjedh lumi Buna per te cilin do te flasim me vone. Ne se nisesh nga derdhja e pare e lumit dhe udheton ne drejtim te Jugut do te arrish ne derdhjen e dyte, sepse ky lume i njohur ka dy derdhje ne det, rreth 4 Milje larg njera tjetres. Ne se nisesh nga derdhja e dyte dhe shkon ne Jug do te hasesh lumin Ishem (Isano), 8 Milje me tutje. Lumi Ishem shenon fundin e krahines te njohur si Mat (Mattia) dhe fillimin e zones te njohur si Rodon (Reddoni). Zona e Rodonit perfshin tokat midis lumenjve te Ishem dhe Erzen (Arzenta) i cili  rrjedh drejt Perendimit dhe derdhet ne det tek Kepi i Palles (Palli). Kjo zone e detit, duke filluar qe nga Kepi i Palles i shembellen nje harku permbledhes qe pritet nga lumenjte e permendur dhe perfundon ne Ulqin. Pra, eshte nje gji detar me orientim Veri-Jug. Qe nga Ulqini deri poshte ne Kepi i Palles, distanca eshte 50 Milje.

Largesia detare midis dy pikave te gjirit, qe fillon nga qyteti i Ulqinit, vazhdon ne Lindje deri ne derdhjen e lumit te permendur Drin dhe perfundon tek Kepi i Palles, eshte 30 Milje. Distanca e udhetimit pergjate Gjirit te Drinit, duke filluar qe nga Ulqini deri ne lumin Buna, nga Buna ne Lezhe, nga derdhjet e Drinit ne Mat, nga Mat ne Ishem, nga Ishem ne qender te Rodon-it, nga Rodon ne lumin Erzen dhe nga Erzen ne kepi i Palles ku dhe Gjiri i Drinit mbaron, eshte rreth 70 Milje. Duke u nisur nga Kepi i Palles ne drejtim te Jugut do te arihet ne qytetin antik te Durres-it (Durazzo), 12 Milje larg Kepit te Palles.

​

Sot, qyteti i Durresit eshte i vogel ne krahasim me madheshtine antike te mureve te tij. Durresi eshte qytet bregdetar me mure te vjeter dhe te dobet por eshte ne nje pozicion strategjik. Ne nje fare menyre eshte i perforcuar me dy fortifikime, nje ne Lindje, ndertuar 5 vjet me pare, dhe nje ne Perendim. Qyteti eshte shume i mrojtur po te kihet parasysh vendosja midis shkembinjeve qe e rrethojne ate. Keshtu qe galleys (nje tip anije luftarake e kohes) nuk mund te dokojne ketu por duhet te ankorojne larg brigjeve. Varka te vogla duhet te perdoren per sjelljen e ushtareve qe nga anijet ne breg sepse vete ato nuk mund te zbarkojne afer qytetit. Zbarkuesve do tu duhet te ecin anes detit ne nje distance te afert nga muret dhe keshtu qe do te arrihen nga shigjetat e mbrojtesve te qytetit. Qyteti i Duresit, qe dikur i perkiste autoritetit te ndritur te Venecias, kontrollohet nga 200 jenicere (janissaries), 200 azaps dhe 300 Turq paraushtarake; te gjithe vigjelente. Ata jane te bindur se do te sulmohen nga Venediku i fuqishem. Per kete arsye, trupat kane marre te gjitha masat mbrojtese dhe kane larguar nga qyteti grate dhe femijet. Sidoqofte, nga ana tokesore qyteti eshte pak i mbrojtur sepse shume afer tij ka kodrina jo shkembore qe ngrihen me lart se muret e forteses. Fortesa rrethohet nga nje kanal por ai eshte i ngushte dhe i ceket. Kushdo mund te pozicionoje artilerine aty the te godase muret qe jane ne gjendje te dobet, jo me te gjere se nje hap dhe jane te ndertuar prej guri gelqeror ose shtufi. Qyteti eshte i ndertuar ne repiren Perendimore te kodres dhe shikon ne Lindje duke u shtrire deri ne bregdet. Qyteti nuk ka lume apo burime dhe keshtu qe ka mungese uji. Jo shume larg qytetit eshte nje pus nga ku terhiqet uje. Pak me tutje eshte nje rrjedhe uji por prurja eshte shume e kufizuar. Nga ana tjeter, qyteti ka me shumice ujra mocalore, te embla dhe te kripura. Si qytet qe ndodhet ne qender te Albanias, Durresi do te merrte ndihme nga Turqit e zonave perreth dhe asistohej me forca te medha kalorsiake qe mund te arijne ne qytet per 1 ose 2 dite. Porti i Durresit  eshte nje zgjatim bregdeti rreth 4 Mile, me orientim nga Veriu ne Jug. Distanca nga Duresi ne Lagji (Lacci) eshte 18 Milje (orientim Veri-Jug) dhe vija bregdetare ne anen Lindore ndermjet ketyre 2 qyteteve krijon nje lloj gjiri detar.

​

Nga Kepi i Lagji-t, ne qofte se udheton per 6 Milje ne drejtimin Jugur, do te arish ne ne gryken e lumit Shkumbin (Scunbine) i cili eshte me shume nje perrua sesa nje lume sepse ka pak uje, si ne vere ashtu dhe ne dimer. Thellesia e tij ne grykederdhje eshte jo me shume se 3 kembe e gjysem. Nga ky lume deri tek lumi tjeter, qe njihet si Pirgu (Pirgo), disa e njohin si Dies Caravastri, shtrihet nje bregdet renor i mbuluar me peme dhe bime zvaranike. Keta 2 lumenj jane afersisht 25 Milje larg njeri-tjetrit. Ne kete shtrirje tokesore ndodhet nje mocal ose te themi nje liqen nga ku buron lumi i Apollonise (Apollonia). Ky eshte nje vend shume i fshehur qe perdoret nga piratet. Ne gryken e lumit te Apollonise thellesia ne pergjithesi eshte midis 3 Kembe e gjysem dhe 4 Kembe. Qe nga Apollonia, duke udhetuar ne det drejt Jugut persegjati bregdetit do te arrihet ne gryken e nje lumi qe njhet si Vjosa (Voiussa) qe ka shume pjese toke (ishuj) ne rrjedhen e saj. Nga Vjosa vazhdohet ne Plava ku dhe bregdeti i permendur me lart mbaron dhe fillon gjiri i vogel i Vlores (Vallona). Nga Plava duket Kepi i Karaburunit (Lenguetta) nga me orientim nga Veriu ne Jug, me ishullin e Sazanit (Saseno) ne Perendim dhe bregdetin e Vlores ne Lindje. Albania perfundon pikerisht ne kete bregdet sepse Karaburuni eshte pjese e tokave te Himarioteve.

​

Le ti kthehemi pershkrimit te kufijve Veriore dhe Lindore. Ne Jug-Lindje te Ulqinit ndodhet Shkodra, nje qytet i fuqishem po te kihet parasysh vendosja, qe  dikur i perkiste autoritetit te ndritur Venecian. Duke qene i vendosur ne maje te nje kodre shkembore, qyteti nuk ka friken e bombardimeve artilerike sepse kodra tjeter ne Lindje eshte ne distance dhe shume me e ulet se niveli i qytetit. Qe nga kjo koder Turqit planifikuan te bombardonin qytetin por nuk mund te benin me shume sesa te godisnin catite e disa shtepive. Qyteti u morr me rrethim, duke perdorur metodat e kohes. Nuk besoj se egziston ndonje fortese ne pozicion te tille qe mund te merret me ndonje menyre tjeter. Qyteti eshte i vendosur midis dy lumenjve te njohur: 

- Lumi Buna rrjedh nga liqeni qe mban emrin e Shkodres, pikerisht ne gryken ku ndodhet dhe vete qyteti. Pas nje distance afersisht 24 Miljesh, Buna derdhet ne det midis Ulqinit dhe Lezhes, prane te ciles ndodhet lumi Drin. Qyteti i Ulqinit eshte vetem 12 Milje larg nga burimi i Bunes dhe 18 Milje larg Drinit. Ne grykederdhje, thellesia e Bunes eshte 6, 7 apo 8 Kembe, kjo gjate veres. Shtrati i lumit eshte shume i thelle keshtu qe anije te medha mund te hyjne ne lume. Ne te kaluaren galerat Veneciane ngjiteshin ne lume per disa Milje, deri ne nje fshat te qojtur Shirq (Serzi), afer Shkodres. Nga ketu deri ne Shkoder, lumi ndahet ne disa dege me thellesi te vogel dhe mund te pershkohet nga varka te gdhendura ne nje trung peme ose varka te peshes se lehte. Ky rajon, qe shtrihet midis Ulqinit dhe Shkodres, me nje distance vetem 24 Milje midis qyteteve, eshte vecanarish i bukur dhe i begate ne te gjitha llojet e produkteve. Rajoni prodhon drithera dhe mjalte jo vetem per konsum lokal. Gjithashtu eksporton nepermjet detit sasira te medha dritherash por fshehurazi dhe kunder deshires se Turqve. Shkodra ka vere dhe mish me shumice po ashtu peshk sepse liqeni i permendur, me perimeter mbi 90 Milje, ka ujra te fresketa qe ofrojne lloje te ndryshme peshku gjate gjithe sezoneve. Peshkataret e atjeshem jane nje burim i madh te ardhurash per Pashane Turk.

- Lumi tjeter eshte Drini i cili rrjedh 10 Milje nga Shkodra. Midis ketyre dy lumenjve, Buna dhe Drin, ndodhen toka pjellore me bukuri te vecante. Me tutje, lumi Drin rrjedh ne drejtim te Jugut neper nje fushe shume te bukur qe quhet Zadrima (Sadrina) dhe vazhdon ne drejtim te qytetit antik te Lezhes i cili ka tani nje fortese ne maje te nje mali, dhe nen te, ne ane te lumit eshte nje vendbanim i banuar vetem nga te Krishtere. Lumi vazhdon ne Perendim drejt detit ku derdhet ne dy vende, dhe sic kemi thene, i jep dhe emrin gjrit detar te quajtur gjiri i Drinit ose Ludrino. Ne grykederdhjen e siperme, ate Veriore, ndodhen 2 porte detare, njeri quhet Shengjin (S. Zuanne della Medoa) 3 Milje ne Veri te derdhjes te lart-permendur dhe tjetri quhet Saka (Sacca) dhe ndodhet ne Jug.

​

Duke vazhduar pershkrimin, duhet thene se, pas Shkodres, ne anen Jug-Lindore, Albania kufizohet me malet te qojtura Spani. Prane kembeve te ketyre maleve dhe maleve te Dukagjinit nga ana tjeter rrjedh lumi i siperpermendur Drin i cili buron nga liqeni i Ohrit (Ohrida), nje qytet ne brendesi. Ky liqen eshte jashtezakonisht i paster, ka nje perimeter 40 Milje dhe eshte shume i pasur me peshk te shkelqyer, ne vecanti ka koran (traut) me shumice. Lumi Drin e ka fillimin ne kete liqen dhe drejtimin e rrjedhjes nga Jug-Lindja ne derjtimin Veri-Perendimor midis grykave shkembore. Drini i Zi bashkohet me lumin tjeter, i cili njihet mes vendasve si Drini i Bardhe, pas maleve te Dukagjinit, duke shenuar keshtu kufirin dhe fundin e Albanias dhe ndare ate nga nje vend qe quhet Has (Hassi). Duke qene se keto vende jane ne Lindje, mund te thuhet qe Albania ka ne kufirin e saj Lindor malet e permendura te Dukagjinit, gjithashtu ato te Taudi dhe zonen e Tokes se Re (Terra Nova) qe Turqit tani e quajne Elbasan (Albassan) mbi te cilin jane malet e Shpatit (Spateteria) dhe malet e Korces qe shtrihen poshte dhe perfundojne ne Jug-Lindje dhe Jug, ne malet e Himares te permendura me perpara. Keto male quhen Himara ne bregdet por kane emer tjeter ne brendesi te tokes. 

​

Malet e Albanias jane te mbuluara me shume lloje pemesh dhe jane te pasura me burime ujore. Ka kodrina te populluara dhe te kultivuara po ashtu fusha te gjera qe fillojne me fushat e madha te Savra, gjthashtu te njohura si Myzeqe, (Mussachia) te cilat shtrihen midis Vlores dhe Beratit (Belgradi) dhe ne Veri arijne deri ne lumin Shkumbin dhe fortesen e Daisti. Perreth jane fushat e Elbasanit, te permendur me lart si Qytetei i Ri, fushat e Tiranes (Tiranna) e cila shtrihet qe nga keshtjella e Petreles (Petrella) deri ne qytetin e Krujes (Croja); pllajat e Kurbinit (Curbin), mes te cilave rrjedh lumi i permendur i Matit, i cili derdhet ne det ne dy shkarkime; dhe fushat e bukura dhe te kendeshme te Zadrimes. Po ashtu jane dhe fushat shume pjellore te Shkodres se poshtme (Sotto Scuttari) te cilat shtrihen deri tek lumi i Bunes. Keto hapesira jane prodhuese te madha te c'do lloji dritherash, mishi, peshku, vere dhe frutash. Disa nga keto vende kane bitum te bute ashtu sic kane dhe malet e Dukagjinit ne sasi te konsiderueshme dhe shpesh keto materiale transportohen ne brigjet e Drinit, ne Lezhe. Une kam pare te shiten tre-kater pound (njesi peshe) te medhenj per nje soldo (monedhe Italiane argjendi e perdorur ne Mesjete). Nga tokat ne zonat e Vlores nxiret bitum i forte, po ashtu minerale. Egziston nje sasi e pamase. Me kujtohet qe ne Vlore bitumi shitej 45 aspra (monedhe Turke) per nje miaro (njesi per matjen e peshes) dhe se fundi eshte bere shume i shtrenjte sepse disa individe kane marre nen kontroll kete biznes. 

​

Albania eshte e pasur me lumenj dhe burime. Ka dhe porte detare, megjithate vetem Duresi eshte ne gjendje te prese shume anije ne gjirin e permendur me perpara qe shtihet ne Jug te qytetit. Ka gjtheashtu dy gjire te tjera, qe i kam permendur, dhe i perkasin Lezhes, Shengjini dhe Saka; qe te dy portet jane mjaft te medha. Ka gjithashtu pika te tjera zbarkimi qe mund te konsiderohen si porte gjate periudhes verore; Rodoni afer lumit te Ishtmit dhe Kepi i Palles ne Lagji; te dy afer bregdetit. 

​

Nen pushtimin Turk qytetet e Albanias kane pak rendesi sepse shumica e tyre u shkateruan ne luftrat e meparshme. Nje shembull eshte Shkodra, me pozicionin e saj te vecante, prane te ciles eshte nje qytet antik me shtrirje te konsiderushme por totalisht i braktisur. Qyteti quhet Drisht; eshte i lokalizuar nga ana tjeter e Shkodres, ne anen Lindore. Shkodra vete ne anen Perendimore. Drishti ishte ndertuar ne nje koder te larte dhe masive ne kembet e maleve te qojtura Spani te cilet jane te pasur me burime uji, proje, mullinj bluarje, peshk, drithera, fruta dhe gjera te tjera te domosdoshme jetesore. Shkodra banohet nga Turq por nuk eshte ne gjendje te mire sepse Albanians qe jetojne perreth ne malet madheshtore refuzojne t'ju nenshtrohen Turqve ne forme te plote. Qyteti ne maje te kodres ka nje keshtje te fortifikuar relativisht mire. 

​

Dhe keshtu po vazhdoj nga Veriu ne Jug; 24 Milje larg Shkodres ndodhet keshtjella e Lezhes e vendosur ne nje maje mali me mure te ulet dhe te dobet qe rrethojne, pak a shume, 80 shtepi, te banuara vetem nga Turq. 30 Milje ne Jug te kesaj keshtjelle eshte qyteti i Krujes (Croja) i famshem per betejat dhe rezistencen qe beri kapiteni i famshem Skenderbe (Scanderbeg) i Albanias. Ky qytet eshte 12 Milje larg detit, ose me sakte nga gryke-derdhja e lumit Ishem dhe eshte vendosur ne kemben e nje mali te madh. Fortesa e Krujes dominon mbi nje shkemb solid dhe te larte, pozicion qe nuk mund te sulmohet. Keshtjella ka perimeter te vogel dhe mure te nje stili antik por ka shume burrime dhe rrjedha uji ne te gjithe shtrirjen e saj. Ne qender te qytetit eshte nje guve e hapur ne fund te se ciles nga faqja shkembore buron uje dhe formohet nje lloj rezervuari. Nga aty, uja drejtohet ne Perendim dhe rrjedh ne faqen shkembore perkundrejt qytetit me sasi kaq te madhe sa qe mund te vere ne pune nje mulli uji. Duhet thene se ky burim ujor eshte i ngjashem me shume burime dhe rrjedhje uji qe qyteti ka ne disponim. Vendasit e perdorin kete uje per gatim dhe kuajt e tyre. Per shijen time, uji eshte shume i mire per tu pire. Ky qytet eshte strategjikisht i mirevendosur nga te gjitha drejtimet. Mund te sulmohet vetem nga ana Veriore, nga nje koder qe ka te njejten lartesi por midis qytetit dhe kodres eshte nje lugine e thelle. Turqit e konsiderojne Krujen jashtezakonisht te forte sepse ata kurre nuk ishin ne gjendje ta mernin ate me force por e pushtuan vetem me rrethim. Kruja eshte e lokalizuar ne nje pozicion vecanarisht te volitshem ku fryjne erera te forta dhe drejtim te pershtatshem. Ka drithera me shumice, vaj, mish pa permendur drurin. Albania eshte e pasur me shume lloj pemesh ne te gjithe teritorin e saj. Ne vecanti bregdeti dhe zonat anes lumenjve jane plot me pyje dhe drure qe mund te perdoren per shume lloje punesh dhe ndertimin e mjeteve lundruese te tipeve dhe madhesive te ndryshme, perfshi dhe flota te medha.

Ne Perendim te Krujes, qytetit qe pershkrova pak me lart, ndodhet keshtjella e Prezes (Pressia) ne rajonin e Rodonit, e ndertuar nga Turqit jo shume vite te shkuara. Ndertimi eshte shume i dobet dhe sherben vetem si mbroje per banoret. Ne Jug-Perendim te kesaj keshtjelle ndodhet qyteti i permendur i Durresit. Ne drejtimin Lindor ndeshes me 2 keshtjella te ndertuara ne lartesira qe jane ne largesi te konsiderueshme nga njera tjetra. Njera quhet Ndroq (Andronellio) dhe eshte e dobet, kurse tjetera, e qojtur Petrela, eshte e forte. Nga kjo e fundit, po te udhetosh ne drejtimin Jug-Lindor, do te kalosh disa maja malesh dhe zbresesh ne pllajat e kendeshme dhe fruta-prodhuese te qytetit te permendur me pare, Elbasan. Ky qytet i ri eshte i ndertuar ne nje rafshine dhe ka nje shtrirje relativisht te madhe.  Ka 1000 shtepi Turqish dhe rrethohet nga nje lagje e madhe Turqish dhe te Krishteresh. Elbasani eshte qender tregetare dhe shume i pasur me lloj, lloj mallrash. Qyteti ka mure, nje kulle katerkendeshe dhe kanal rrethues, te gjtha keto shume te dobeta. Nuk ka roje as diten, as naten dhe dyert e qytetit nuk mbyllen. Ka shume cezma te cilat ju shtohen kanaleve ujore qe perdoren nga shtepite private. Pothuajse cdokush ka uje te rrjedhshem. Brenda qytetit ka mullinj qe punojne me uje e cila sillet nga nje distance jo e larget. Nga Qyteti i Ri mund te shkosh ne Berat qe eshte pozicionuar ne nje koder te larte jo larg nga nje mal qe ngrihet madherishem dhe quhet Tomor. Ne anen Veriore ky qytet eshte shume pak i mbrojtur, megjthate ka mure dhe eshte relativisht i madh. Nen qytet eshte nje lagje me bukuri te vecante me shume lloje produktesh. Berati dhe Qyteti i Ri prodhojne sasira te medha lekure dhe mendafshi. E gjthe kjo zone zoteron sasira te medha produktesh qe duhen ne jeten e perditeshme.

​

Albania ka pese sanxhake; Sanxhaku i Vlores per te cilen une nuk kam folur sepse njhet nga kushdo, Sanxhaku i Elbasanit qe eshte i njejte me Duresin, Sanxhaku i Ohrid, Sanxhaku i Dukagjinit dhe Sanxhaku i Shkodres. Nga keta, Sanxhaku i Shkodres dhe Vlores jane te rendesishem dhe kane shume kalores para-ushtarake, megjithese Marsin e kaluar, Bejleret e Vlores, Elbasanit dhe Ohrid u nisen me kaloresite e tyre, te thirur ne detyre nga Sulltani, te shkonin, sic thane, ne Caramania (zone ne Turqi) per te marre pjese ne luften e Qipros. Bejleret e Sanxhakut te Shkodres dhe Dukagjinit qendruan ne vend.

​

Qyteti i Ulqinit, per te cilin folem dhe me perpara, eshte i vendosur mbi nje shkemb, pjeserish mbi det dhe pjeserisht mbi toke. Nga pikpamja e mbrojtjes detare; ne se ata do te ndertonin mure ne krahun Perendimor ose te ndertonin nje brez mbrojtes atje ku ndodhet San Domenico te paisur ne 6 apo 8 topa dhe te mbrojtur nga shkembinjte e thepisur dhe muret e vjetra, (megithese te dobesuar), nuk do ti trembeshin asnje flote, sado e madhe qe te ishte ajo. Kjo per arsye se San Domenico eshte shume i ngushte dhe pjesa tjeter e qytetit eshte ne lartesi, ne mes te shkembinj te pa-aritshem. Nga pozicioni qe u permend, ata qe ndodheshin brenda qytetit do te ishin ne gjendje te bombardonin anijet armike nga shume drejtime pa patur friken e kundersulmit. Por rreziku mund te vije nga ana tokesore. Prandaj dhe sic une kam thene dhe specialistet kane konkluduar, duhet te fortifikohet dhe te behet e pa-pershkueshme. Te them te verteten, ne gjendjen qe eshte tani, perben nje rrezik shume te madh. Nga ana tokesore, qyteti eshte i vendosur ne shkembinj te larte por muret jane te vjeter dhe te dobesuar. Ne qofte se muret do te riparoheshin, sic po ndodh ketyre diteve, dhe paiseshin me perforcime dhe sisteme te tjera, armiqte kurre nuk do te ishin ne gjendje ti depertonin ato. Permeteper, ndodhet nje keshtjelle ne pjesen e siperme te qytetit e ndertuar ne nje lartesi dominuese. Muret jane te larta por te holla dhe te demtuara dhe qyteti mund te sulmohet me artileri nga kodrat perreth. Por dhe ne rast se muret rezohen armiku nuk do te ishte ne gjendje te deprtonte ne qytet sepse do ti duhej te ngjitej ne nje lartesi te madhe. Ne qofte se do te merreshin masa perforcuese per qendren dhe krahet dhe te paiseshin ato me materiale te qendrueshme, qyteti nuk do ti trembej nje sulmi nga jashte. Duke qene qyteri i fundit Albanez qe ndodhet nen kontrollin e te Ndritures Signoria dhe porta kalimit per ne Dalmaci (Dalmatia), ky qytet, si nje shkemb qe varet mbi det, do te jete i pari te perballoje ashpersine e furtunes qe do te perpiqet ti thyeje atij "shtyllen kurizore". Te gjitha flotat Turke qe kane hyre ne Gjirin e Venecias, gjate koheve te fundit, kane kaluar afer Ulqinit (Dulcigno) qe fale Zotit vazhdon te  jete nen dominimin e Venedikut te Ndritur. Ulqini kufizohet me Sanxhaket e Shkodres dhe Dukagjinit te cilet gjate luftes se fundit sulmuan me shume trupa dhe shkateruan te gjithe zonen. Sulmi ndodhi pas korrjes se grurit dhe mbledhjes se rrushit keshtu qe popullata e paepur e Ulqinit nuk vojti aq shume sa po vuan gjate luftes se tanishme. Per kete arsye, ky vit ka qene vajtues per te gjithe zonen. Lufta filloi krejt papritur kur bejleret e 3 Sanxhakeve me me shume se 20,000 kembesore dhe mbi 5,000 kalores rafshuan dhe dogjen fshatrat dhe c'do gje qe ndodhej ne to. Qe ne ate kohe, sic nje numur i madh njerzisht u mblodh ne qytet, ka rene uri e madhe. Por, meqenese privatet dhe sherbimet publike arriten te sjellin grure nga Albania pa filluar lufta, njerzit nuk kane vdekur ne mase nga uria dhe kane ndihmuar njeri tjetrin. Dhe pse cmimi i grurit eshte ritur jashte mase ata kane arritur te mbijetojne. Tani qe ka erdhur koha e te korave banoret nuk jane ne gjendje te mbledhin grurin dhe me siguri ata do te vdesin urie ne se nuk marrin ndihme nga deti, se paku me dy galleons (tip anije) ose corvettes (tip anije). Ata nuk mund te mbledhin ato qe mbollen dhe nga qe s'kane rezerva ushqimi do te zhduken te gjithe; banoret e qytetit, fshataret qe erdhen ne qytet per te gjetur shpetim, ushtaret qe Ju Shkelqesi keni derguar te mbrojne qytetin. Duhet te behet e njohur dhe besohet me te vertete qe keta shpirtra te paepur, qe kurre nuk u lekunden ne besim, do te thyen nga uria ose do t'ju duhet the marrin detitn se bashku me grate dhe femijet e tyre duke abandonuar keshtu qytetin dhe marre mbi vete rezikun e valeve ne kerkim te nje jete te re. Ose, ata do te vdesin pa bere asnje hap mbrapa, te palekundur perpara armikut qe po sulmon dhe ze prita ne rrethinat e qytetit shpesh dhe me shpesh. Ne se Ulqini mund te shpetohej nga dy-tre galleys ose corvettes atehere qytetaret do te ishin ne gjendje te shkonin ne Rodon ku do te priteshin me kujdes te madh dhe vemendje nga Albanians e asaj zone te cilet pavaresisht mesymjes Turke, nuk ju kane dhene Turqve besim te plote, as edhe nje here. Ata do te do te ktheheshin nga Rodoni me sasira te medha dritherash te ndryshme, jo vetem per vete, por edhe per shpetimin e qytetit Bar (Antivar), i cili eshte nga te gjitha anet i rretuar sepse nuk eshte ne bregdet. Gjithashtu, ata do te ndihmonin te mbahej Budva (Budua), Kotor, (Cattaro), dhe Dalmatia. Duhet patur parasysh fakti qe ne kohe paqeje deri ne 50,000 stara (njesi peshe) lloje te ndryshme dritherash eksportoheshin nga Gjiri i Drinit ne qytetin e Venecias.

​

Keshtu, ne se ka interes qe te mbahen keto qytete; Kotor, Budva, Bar dhe Ulqin, dhe me sa duket ka nje lloj interesi perderisa ushtare dhe lloje te shumta armatimi jane derguar aty, atehere do te jete plotesisht esenciale dergimi i nje anije luftarake qe ti shpetoje ata dhe te patrulloje linjen bregdetare nga Gjiri i Kotorit deri poshte ne Rodon. Kjo sepse ka dy fregata me 10 topa secila dhe nje korvete me 16 topa, te cilat kane arritur ne Dures dhe jane aty te rrethojne qytetin perseri. Ne se flota e Venedikut largohet nga Gjiri i Drinit, atehere piratet, qe kam pemendur, nuk do te lejojne lundrimin aty keshtu qe qytetet ne fjale do te rezikoheshin edhe pa patur gjakderdhje.

​

Permbyllje

​

Albania eshte e gjate 170 Milje Italiane. Kufiri i saj fillon ne Lastua ne Petrovac (Pastrovicchio) dhe Spizza, ku eshte plazhi i qojtur Zagnu qe eshte dhe bregdeti me i afet per te kaluar ne Montenegro. Me tutje eshte qyteti i Bar-it (Antivari), me portin e tij qe strehon 6 deri ne 8 anije luftarake dhe zgjatet 12 Milje Italiane pergjate qytetit. Me ne Jug eshte porti Valdinose qe mund te perdoret nga fregata dhe anije me te vogla. 6 Milje me poshte eshte qyteti i Ulqinit (Dolcigno) me fortesen e tij te bukur. 12 Milje me ne Jug rrjedh lumi i Bunes (Bojana) me thellesi 6 kembe dhe qe zgjatohet per 24 Milje nga grykederdhja deri ne qytetin e Shkodres ku ka dhe nje keshtjelle te bukur. Qyteti ndahet ne dy pjese te medha, ajo Katolike dhe ajo Greke. Shumica jane Katolike. Ne Veri te Shkodres, ne nje fushe te bukur, ndodhet qyteti i Podgorices. Shumica e banoreve jane Greke (Greci). Keshtu qe, Shkodra dhe Podgorica ndahen ne pjesen Jugore te Montenegros dhe midis ketyre dy qyteteve ndodhet liqeni qe ka marre emrin nga qyteti i Shkodres. Nga ky liqen buron lumi i Bunes (Bojana), 30 Milje i gjate. Kater ore ne Jug, me ecje shume te shpejte kali, ndodhet qyteti i Lezhes (Alesio), prane nje lumi te bukur qe quhet Drin (Drino). Dy pjese te ketij qyteti banohen nga Katolike dhe nje pjese nga Turq. Mbi malet e Lezhes jane fshatrat e Mirdites (Mereditte), me popullate Katolike. Ata kane 12 mije luftetare te gatshem te zbatojne urdherat e prijesit te tyre, Ro. Marco; tani thuhet se komanden e ka mare i biri. Gjysem dite larg nga Lezha eshte qyteti Ishem (Ismo), nje pjese e mire e popullates eshte Katolike. Ketu ndodhet nje lume me thellesi 4 Kembe dhe afer nga ky pozicion ndodhet Kepi i Rodonit me nje fshat te perziere Katolik nga ku mund te vrojtosh si ankorohen anijet ne gji. Perafersisht gjysem dite udhetim nga ketu, 30 Milje distance, ndodhet qyteti i Durresit (Durazzo); popullata ne pjesen me te madhe eshte Turke, pak Katolike. Ky qytet ka nje port ku mund te ankorojne si anije te vogla ashtu dhe te medha. Dy ore me kale larg Durresit, ne drejtimim Jugor, eshte qyteti i qojtur Kavaje (Cavaglia), i banuar nga Greke. Per 8 ore, nje Grek, duke stermunduar kalin, do te arije ne qytetin e Krujes qe ishte streha e Skenderbeut. Ketu popullata eshte, ne pjesen me te madhe, Katolike. Ne Jug te Krujes, tre ore me kale, ndodhet Tirana, e populluar ne pjesen me te madhe nga Greke dhe Katolike. Ne Lindje te Tiranes, ne nje distance 4 ore me kale, ndodhet qyteti i Petreles (Petrilla); popullata eshte e orjentimit Grek, pak Katolike. Distanca nga Elbasani ne Berat eshte gjysem dite, 12 ore. Popullata aty, ne pjesen me te madhe, eshte Greke. Nga ketu, ne nje distance 8 oreshe jane qytetet e Kanines (Canina) dhe Vlores; popullata eshte e orjentimit Grek. Vlora ka nje port te bukur ku ankorohen anije te vogla dhe te medha. Porti Ragusin (vend afer Dukatit) i perket Himares (Cimara) dhe ketu eshte fundi i Albanias. 

​

Shenime sqaruese

​

Per te mbeshtetur materialin e shqiperuar, u perpoqa te gjeja nje harte te viteve 1500. Eshte shume e veshtire te gjendet nje harte e tille thjesht per faktin se ato ishin shume te pakta, jo te plota dhe me gabime te shumta. Zgjodha nje harte te viteve 1600 sepse ajo eshte nga me te kompletuarat e kohes dhe perputhet me te dhanat historike te dokumentuara nga disa burrime. Ju mund te klikoni ne harte per ta zmadhuar ate, ose per detaje te hollesishme mund te vizitoni faqen origjinale qe tregohet KETU.

​​​

download (3).png

- Sot Albania, pra Shqiperia sic e quajne Shqipetaret vendin e tyre, shtrihet ne teritore te peraferta me ato qe permenden ne kete material te shkrojtur ne vitin 1570 nga nje person qe e njihte Albanian e asaj kohe shume mire dhe me detaje. Eshte e rendesishme te thuhet se ne te kaluaren emri Albania eshte lidhur me hapesira te ndryshme te Ballkanit. Pra, fjala Albania eshte me shume nje term gjeografik apo administrativ sesa nacional. Transformimi nga Albania ne Shqiperi u be shume kohe me vone. 

- Ne dokument, njesite matese jane ato qe perdoreshin ne ate kohe; si psh Milje Italiane, Kembe, etj. Po ashtu njesite monetare. 

- Emrat e qyteteve, fshatrave, liqeneve, lumenjve dhe te tjera toponime jane, pak a shume, te kuptueshme dhe te ngjashme me ato te sotmet.

- Autori e ndan popullaten ne disa kategori si: Turq, Katolike, Greke. Duhet nenvizuar se mundesia me e madhe, dhe e pranuar nga studiues te shumte, eshte qe:

- Me kategorine Turk te peshkruen besimtaret Myslymane, qofshin keta Shqiptare, Turq apo grupe te tjera.

- Me kategorine Katolike te pershkruhen besimtaret e Krishtere Katolike, qofshin keta Shqipetare, Latine apo grupe te tjera.

- Me kategorine Grek te pershkruhen besimtaret e Krishtere Orthodokse (Kisha Lindore), qofshin keta Shqiptare, Sllave, Greke apo grupe te tjera.  

- Albanians (Shqiptaret) ne vitin 1570, kur eshte bere ky raport, kane luftuar ne kampe krejtesisht te kunderta. Nje pjese, ata te Krishtere, qe luftuan se bashku me Latine dhe Sllave te mbronin Ulqinin deri ne fund, kurse nje pjese tjeter, me se shumti ata te kthyer ne Myslymane, lojten nje rol te madh ne shkaterimin e qytetit. Qyteti u pushtua nga Otomanet ne vitin 1571. 

​

Materiali eshte bazuar ne nje punim te Sime Ljubic i publikuar ne vitin 1880 dhe shkrojtur ne Italisht. Shume kohe me vone Robert Elsie e perktheu ne Anglisht. Pjesa me e madhe e ketij perkthimi eshte mare nga perkthimi i Robert Elsie por gjithashtu ka material te perkthyer nga origjinali i Sime Ljubic. 

Me shume iformacion per Robert Elsie gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/intro_al.html

Me shume informacion per Šime Ljubić gjendet ketu: https://en.wikipedia.org/wiki/%C5%A0ime_Ljubi%C4%87

​

Shtator, 2019

​

​

ight is a clean and stylish font favored by designers. It's easy on the eyes and a great go to font for titles, paragraphs & more.

bottom of page