top of page

Lufta e Dyte Romako - Iliriane. Nga historiani Appian.

Roman-Illyrian-boat-1.PNG

Materiali i paraqitur me poshte eshte vazhdim i shqiperimit te nje punimi te historianit Appian i cili vecohet per pershkrimet e detajuara qe ka lene rreth luftrave te shumta te Perandorise Romake. Ai ka shkrojtur dhe per luftrat qe u zhvilluan midis romakeve dhe fiseve ilire. Pjesen e pare ju mund ta lexoni KETU

Megjithese materiali ne vazhdim mund te kuptohet fare kollaj, nje ide me e qarte krijohet ne se lexohen te dy pjeset. 

Appian ka jetuar midis viteve 95 dhe 165 te Eres Kristiane.

Appian.jpg

Fiset ilire - sipas Appian

6- Keta njerez (1), gjithashtu Pannonians, Rhaetians, Noricans, Mysians (te deges Europiane) dhe fiset e tjera fqinje qe banonin ne bregun e djathte te Danubit dalloheshin nga njeri tjetri. Romaket i veconin keto popullata duke emeruar cdo grup perkates me nje emer te vecante, njesoj sic benin greket midis tyre, por Roma e konsideronte te gjithe Ilirine si nje  hapesire te vetme. Si dhe kur lindi kjo ide une nuk kam mundur ta gjej, por di te them se ky emerim vazhdon deri me sot. Romaket taksojne te gjitha popullatat qe banojne duke filluar nga burrimet e Danubit deri ne brigjet e Detit te Zi. Kjo eshte nje takse e vecante qe quhet "Taksa Iliriane". Perse romaket i pushtuan keto vende dhe cilat ishin shkaqet e verteta ose pretekset e luftrave, keto une i kam sqaruar ne shkrime e mia qe bera kur isha ne Krete. Inkurajoj ata qe dine me shume rreth ketyre ceshtjeve ti bejne ato te njohura. Une do te shkruaj vetem ato c'ka di. 

Lufta e Pare Iliriane


7- Agroni ishte mbret i asaj pjese te Ilirise qe lokalizohej prane detit Adriatik dhe qe ndodhej mbi hapesiren qe Pirroja, Mbreti i Epirit, dhe pasardhesit e tij kishin nen kontroll. Agroni pushtoi nje pjese te Epirit, gjithashtu ishullin e Korfuzit (Corcyra), qytetin e Durresit (Epidamnus) dhe me vone ishullin Hvar (Ne Kroaci - Dikur quhej Faros). Ne keto vende ai vendosi garnizone ushtarake. Kur me floten e tij ai filloi te kercenonte pjeset e tjera te Adriatikut, banoret vendas ju luten Romes per ndihme. Romaket derguan ambasadoret e tyre ne ishullin Issa (Ishulli Vis ne Kroacine e sotme) ne menyre qe ti benin te qarte Agronit problemet qe ai po ju krijonte(2). Anijet Iliriane sulmuan te derguarit e Romes, qe ishin duke lundruar drejt ishullit ne fjale, dhe vrane ambasadorin Cleemporus, ndersa ambasadori tjeter Roman Coruncanius arriti te largohej. Menjehere pas kesaj ngjarje, romaket pushtuan si bregdetin ashtu dhe brendesine tokesore te Ilirise(3). 
Gjate kesaj kohe, Agroni kishte vdekur. Ai la mbas nje djale shume te vogel qe quhej Pinnes. Agroni i kishte dhene gruas se tij(4) te drejten e mbikqyrjes dhe kontrollit te femijes megjithese kjo e fundit nuk ishte mamaja biologjike e djalit. 
Demetrius, qe ishte guvernatori i Agronit ne ishullin Hvar (Faros), dhe gjithashtu kishte nen kontroll edhe ishullin e Korfuzit (Corcyra), ja u dorzoi me tradheti te dy keto vende forcave pushtuese romake. Me pas, romaket hyne ne aleance me Durresin (Epidamnus) dhe shkuan ne ndihme te ketij qyteti dhe te qytetit Issa qe gjithashtu ishte rrethuar nga iliret. Keta te fundit e nderprene rrethimin dhe u larguan me nxitim. Nje nga fiset e tyre, qe quhej Atintani, u hodh ne anen e romakeve.
Pas ketyre ngjarjeve, e veja e Agronit dergoi ambasadore ne Rome dhe afroi t'ju kthente romakeve te burgosurit dhe dezertoret e kapur(5). Teuta kerkoi falje per gjithe ato qe kishin ndodhur ne te kaluaren dhe sipas saj per kete ishte fajtor Agroni dhe jo ajo vete. Pergjigjia qe ambasadoret morren ishte qe tashme Korfuzi, Hvar, Issa, Durresi dhe Atintani ishin subjekte te Romes. Pinnes mund te mbante c'fare kishte mbetur nga mbreteria e Agronit dhe ne se ai deshironte ti kontrollonte territoret e lartpermendura duhej te mbetej mik i romakeve. Ai mund te mbante jo me shume se dy Illyrian pinnaces (Lloj mjeti lundrues), te dyja te pa-armatosura dhe nuk mund te lundronte me ne Jug se qyteti i Lezhes (Lissus). Teuta i pranoi te gjitha konditat.

 

8- Ky ishte konflikti i pare dhe marrveshja pasuese midis romakeve dhe ilirianeve. Pa humbur kohe, romaket cliruan Korfuzin dhe Apollonine. Si shperblim per tradhetine qe ai i beri njerezve te tij, ata i dhane Demetrius disa keshtjella por me disa kushte strikte dhe kerkonin nga ai zbatimin e plote te ketyre kerkesave. Kete ata e bene sepse kishin dyshime mbi karakterin e tij, te cilin ai nuk vonoi ta tregonte. 


 

Lufta e Dyte Iliriane


Ndersa romaket ishin te angazhuar ne nje lufte tre vjecare me Galet (Gauls) ne lumin Po(6), Demetrius duke menduar se ata i kishin duart e lidhura organizoi nje fushate piraterie. Ai mblodhi rreth vetes istrians (Istria eshte pjese e Kroacise se sotme), qe ishte nje fis tjeter ilirian, dhe shkeputi Atintani nga Roma. Romaket, pasi kishin mbaruar pune me galet, menjehere derguan nje flote ushtarake dhe i shkateruan piratet. 
Ne vitin ne vazhdim(7) romaket marshuan kunder Demetrius dhe ilireve, shokeve te tij keqberes(8). Demetrius ja mbathi per ne Filipi, Mbreti i Maqedonise. Por, kur ai u rikthye ne zanatin e tij te vjeter ne Adriatik, romaket e vrane ate dhe shkateruan totalisht Hvar (Faros), qytezen e origjines se tij qe gjithashtu ishte lidhur me krimet e Demetrius. Romaket nuk trazuan ilirianet qe ishin nen kontrollin e Pinnes, i cili perseri ju kerkoi atyre te mbronin zoterimet e tij. Dhe ky ishte fundi i luftes se dyte dhe marrveshja midis romakeve dhe ilirianeve. 

 

9- Ngjarjet qe paraqiten me poshte une i kam shkrojtur ashtu sic i kam gjetur dhe jo ne renditjen kohore se kur ato kane ndodhur. Si te thuash, jam perqendruar ne cdo nacionalitet ilirian ne menyre te vecante.

 

Lufta e Trete Maqedonase


Ndersa romaket ishin ne lufte me Perseun, (Pasardhes i Filipit), mbretin e Maqedonise, Genti (Genthius) nje prijes Ilirian, beri nje aleance me Perseun bazuar ne pagese dhe sulmoi Ilirine Romake. Kur romaket derguan tek ai ambasadoret e tyre qe te diskutonin rreth ketij problemi, Genti i prangosi ata dhe i akuzoi se kishin ardhur si spiune dhe jo si te derguar paqesore. 
Gjenerali romak Anicius(10) ne krye te nje ekspedite detare kapi disa nga anijet e Gentit dhe me vone e sulmoi ate ne toke. Ai i mundi forcat e Gentit i cili per vete u strehua brenda nje fortese. Kur ky ju lut Anicius qe ta falte, gjenerali i kerkoi Gentit qe te dorzohej tek trupat romake. Genti kerkoi tre dite kohe qe te konsideronte kete oferte por gjate kesaj periudhe pasuesit e tij e kishin braktisur ate dhe ishin hedhur me anen e romakeve. Genti kerkoi nje takim me Anicius dhe duke rene ne gjunje i kerkoi atij meshire ne menyren me te peshtire. 
Anicius e inkurajoi kriminelin qe i dridheshin gjunjet, e ndihmoi te ngrihej me kembe, dhe e ftoi ate per dreke. Pasi gostia mbaroi dhe Genti po largohej, gjenerali urdheroi oficerat e tij ta arestonin ate dhe ta burgosnin. Pas kesaj, Anicius dergoi Gentin dhe djemte e tij ne Rome si nje shenje triumfi. E gjithe lufta me Gentin mbaroi brenda 20 diteve. 
Kur Aemilius Paullus, pushtuesi i Perseut u kthye ne Rome, ai mori nga Senati nje urdher sekret qe te shkonte ne nje mision special ne lidhje me 70 qyteza qe kishin qene nen kontrollin e Gentit. 
Banoret ishin shume te alarmuar, por Aemilius ju premtoi atyre se do ti falte per ato qe kishin bere ne se ata i sillnin atij te gjithe arin dhe argjendin qe kishin ne zoterim. Kur ata pranuan kete kusht, Aemilius dergoi nga nje kompani ushtaresh ne cdo qyteze dhe ju kerkoi oficereve te vepronin ne te njejten dite. Ai i urdheroi komandantet e tij qe sa te lindte djelli keta te fundit te lajmeronin menjehere banoret qe brenda tre oresh te sillnin te gjithe parate e tyre ne tregun e qytezes respektive. Pasi te kishte ndodhur kjo, ushtaret duhet te rembenin ate c'kishte mbetur. Ne kete menyre, Paullus bastisi 70 qyteza ne nje ore.

 

10- Ardei dhe Palarii, dy fise te tjera ilire, kryen nje sulm plackites ne Ilirine Romake. Romaket duke qene te preokupuar me probleme te tjera(12) derguan disa ambasadore qe ti frikesonin ata. Keto fise refuzuan ti bindeshin Romes; si kunderpergjigje ajo mblodhi nje ushtri te perbere nga 10,000 kembesore dhe 600 kalores dhe i dergoi kunder tyre. Kur iliret mesuan rreth kesaj levizje, dhe nga qe nuk ishin akoma te pregatitur per luftime, ata derguan ambasadore qe te kerkonin falje. Senati i urdheroi ata te demshperblenin palet qe kishin demtuar. Nga qe ata ishin shume te ngadalte ne permbushjen e mareveshjes, Consulli Fulvius Flaccusnote u nis drejt tyre. Kjo lufte u kthye ne nje eskursion, them keshtu nga qe nuk mund te gjej ndonje shprehje tjeter si ta perkufizoj ate. 
Sempronius Tuditanus dhe Tiberius Pandusa filluan nje lufte me lapydes(13) qe jetonin ne mes te Alpeve dhe me sa duket i nenshtruan ata. Po ashtu, Lucius Cotta dhe Metellus nenshtruan fisin Segestani. Te dy fiset e permendura me lart u revoltuan perseri(14).

 

Sqarime te rendesishme
 

  1- Ky shkrim eshte vazhdim i pjeses se pare qe ben fjale per Iliret, origjinen dhe fiseve te tyre. Shkrimi gjendet KETU.

  2- Kjo ndodhi ne Vjeshte te vitit 230 Para Eres Kristiane.
  3- Kjo ndodhi ne vitib 229 Para Eres Kristiane. Komandanti i forcave detare ishte Konsulli Gnaeus Fulvius Centumalus. Komandanti i forcave tokesore ishte Lucius Postumius Albinus.
  4- Behet fjale per Teuten.
  5- Kjo ndodhi ne Pranvere te vitit 228 Para Eres Kristiane.
  6- Kjo ndodhi ne vitet 225 - 222 Para Eres Kristiane. 
  7- Kjo ndodhi ne vitin 219 Para Eres Kristiane. 
  8- Romaket ishin detyruar te godisnin ish aleatin e tyre sepse mardheniet me Kartagjenen (Cartage) ishnin ne nje nivel shume te keq. Lufta ishte duke u afruar dhe Roma kerkonte qetesi ne "bashten" mbrapa shtepise se saj. Komandantet romake ishin Lucius Aemilius Paullus dhe Marcus Livius Salinator.
  9- Kjo ndodhi ne vitin 169 Para Eres Kristiane. 
10- Praetor Lucius Anicius.
11- Kjo ndodhi ne vitin 167 Para Eres Kristiane. 
12- Luftime ne Numantine/Spanjen e sotme dhe revoltat e sklleverve ne Eunus/Sicili. Ngjarje te vitit 135 Para Eres Kristiane.  
13- Kjo ndodhi ne vitin 129 Para Eres Kristiane. 
14- Kjo ndodhi ne vitin 129 Para Eres Kristiane. Kunder tyre u nisen Konsujt Lucius Aurelius Cotta dhe Lucius Caecilius Metellus.

 

 

Shenim i rendesishem: Materiali eshte perkthyer nga punimet e listuara ne http://www.livius.org/  Marre ne date 25 Shkurt, 2021

Mirenjohje dhe falenderime punes profesionale dhe pasionate qe ekipi i Livius ben per zbulimin dhe identifikimin e materialeve me vlera te ralla historike.

Shkurt, 2021 

bottom of page