Shqiptaret e hershem dhe gjuha e tyre

Shpegime rreth materialit dhe terminologjise se perdorur ne kete perkthim

Perkthimi i meposhtem eshte bazuar ne nje material te albanologut te njohur Robert Elsie. Ai perktheu nga Gjermanishtja ne Anglisht nje pjese te nje studimi interesant te historianit Gjerman, Georg Stadtmüller (1901-1985). Titulli origjinal i kerkimit shkencor eshte: "Forschungen zur albanischen Frühgeschichte" (Kerkime ne historine e hereshme Shqiptare). Stadtmüller vizitoi Shqiperine rreth vitit 1935. 

Ne kete perkthim une kam perdorur termin Alban, Albanas, Albanase dhe forma te ngjashme. E kam bere kete per disa arsye.

- Materiali ben fjale per nje periudhe kohore midis shekullit te pare dhe te shtate te Eres Kristiane; kohe ne te cilen emri Shqiptar nuk egzistonte. 

- Perkufizimi Albania, Alban, etj, perdorej disa shekuj me pare se emri Shqiptar te permendej per here te pare.

- Albanasit e asaj kohe, (shekuli i pare-shekulli i shtate), ishin shume te ndryshem nga Shqiptaret e sotem.

- Gjuha Albanase e asaj kohe ishte shume e ndryshme nga gjuha e sotme Shqipe. Per paralelizem, Italianet, Sllavet, Greket, etj, flisnin gjuhe qe kane pak te bejne me gjuhet qe ata flasin sot. 

- Me sa duket, Georg Stadtmüller, i referohet gjuhes qe flisnin disa grupe te hershme popullatash te lokalizuara ne Veri te Shqiperise se sotme. Kjo eshte nje arsye tjeter qe une mendova se termi Alban/Albanase i pershtatet me mire perkthimit. Ne shekujt e mevonshem, historianet i vendosin Albanasit dhe principaten e tyre, pak a shume, ne ato zona qe studimi permend.

- Materiali origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1936_Stadtmueller/index.html

*****

Albanasit e hershem (Periudha Romake dhe Bizanti i hershem)

Nje moment kryesor ne historine e Albanasve te hershem ishte transformimi madhor qe ata pesuan kur fiset para-ardhese te tyre ishin pjeserisht Romanizuar nen influencen e madhe te kultures dhe gjuhes imperiale Romake. Pikerisht ne ate kohe fiset e perziera Albanase filluan te kthehen ne popull dhe arriten te ruanin gjuhen e tyre perballe valeve te Romanizmit qe zhduken gjithe gjuhet e tjera antike te Ballkanit. Ajo qe ne dime nga historia e gjuhes Albanase na lejon te konstruktojme hapat e Romanizimit te pjesshem te Albanasve te hershem. Pika tjeter kryesore, ajo se ku jetonin Albanasit e pare gjate periudhes Romake dhe Bizantit te hershem, mbetet pa pergjigje.

Per periudhen qe fillon pas ardhjes se Sllaveve (rreth vitit 600), ne mund te demonstrojme qe qendra kryesore e perqendrimit te Albanasve ishte zona malore e Matit. Megjithate, nuk mund te thuhet me saktesi vendndodhja e tyre gjate periudhes Romake dhe Bizantit te hereshm. Kjo per arsye te ndryshimeve madhore qe ndodhen ne kohen e migrimeve masive ne Ballkan gjate shekujve te katert dhe te shtate. Ne nuk mund te injorojme posibilitetin e hipotezes qe thote se si rezultat i levizjeve masive te popullatave, Albanasit u vendosen ne zonen qe permendem ose nga nje rajon tjeter i Gadishulit Ballkanik, ose nga jashte Ballkanit. Vendbanimi i tyre ne periudhen Romake dhe Bizantit te hershem duhet te studiohet pa marre parasysh ku ata jetuan ne kohet e mevoneshme. Gjuhetare, etnologe, arkeologe dhe eksperte te historise se politikes dhe fese duhet te punojne se bashku ne menyre qe ti japin pergjigje kesaj pyetje. 

 

Fjalet ne gjuhen Albane qe jane "marre borxh" nga Latinishtja

Gjuha Albanase ka nje sasi te madhe fjalesh te "mara borxh" nga Latinishtja, por nga qe keto fjale kane pesuar nje transformim te thelle fonetik si pasoje e theksit te vecante te gjuhes Albanase, keto fjale tashme nuk duken fare Latine. Influenca Latine ne gjuhen Albanase ishte kaq e dukeshme dhe kaq e forte sa qe dikush mund ta konsideroje ate pjeserisht te Romanizuar. Ne te vertete, ne disa fusha te jetes, shumica e koncepteve ishin marre nga Latinishtja. Per shembull, pothuajse te gjitha termat familiare (p.sh. xhaxha, kunat, prind, femije, kusheri, djale i adoptuar) rrjedhin nga Latinishtja, po ashtu dhe konceptet bazike te jetes urbane (p.sh, fermer, ftua, ulli, frut) dhe qeverisje (p.sh. perandor, obor, mbret). Gjithashtu nga Latinishtja rrjedhin termat, jete fshati dhe dimerim bagetish.

Nga ana tjeter, termat qe pershkruajne aktivitetet blegtorale, mbajtjen e bagetise, qumshtit dhe bulmetit, jane "puro" Albanase. Kjo tregon se ne periudhen Romake dhe ate te fillimit te Bizantit, Albanasit e hershem ishin barinj levizes. Vetem pas kontaktit qe paten me kulturen Romake ata u vendosen ne qyteza dhe fshatra, mesuan si te kujdeseshin per token, si te shkruanin, si te organizonin veten e tyre ne raport me qeverine. Shume emra pemesh u morren nga Latinishtja dhe kjo tregon influencen e agrikultures Romake tek Albanasit e hershem. Fjala koshere eshte Latine por fjala blete, mjalte, dhe dylle jane "puro" Albanase. Keshtu qe dikush mund te arrije ne konkluzionin qe Albanasit e hershem i njihnin bletet perpara kontaktit me Romaket por mesuan si te mbanin blete nga keta te fundit. Te gjitha keto fjale "te mara borxh" tregojne influencen e forte te kultures Romake ne Albanasit e hershem, por ato nuk na japin mundesine te arrijme ne ndoje konkluzion rreth vendbanimit te tyre ne ate periudhe. Por, ne kemi disa te dhena nga termat Albanase te pyllit. Keshtu, termat per pyjet e malit dhe pemet e malit (p.sh. kullote, shpat, korrije, ah, blir, bredh, lis, dru, pishe, lajthi, elm, shkoze) jane "puro" Albanase ndersa fjalet per pemet dhe vegjetacionin ne vendet e ulta (P.sh. zabel, plep, rap, shelg, ulli, mana dheri, etj) jane marre nga Latinishtja. Gjithashtu nga Latinishtja jane dhe fjalet qe pershkruajne fushat, tokat e sheshta. Pra, Albanasit kishin kontakt me pllajat dhe pemet e ultesirave kur ata gjendeshin ne teritore ku perdorej gjuha Romake. Ne te njejten kohe, kullotat verore te Albanasve te hershem  duhet te kene qene ne brendesi te vendit, larg nga bregdeti, dhe kjo shpjegon mungesen e termave "puro" Albanase per lundrimin detar dhe peshkimin. Duke u bazuar ne fjalet Albanase te "mara borxh" nga Latinishtja, ne mund te arrijme ne konkluzionin e meposhtem:

Albanasit e hershem ne periudhen Romake dhe fillimin e Bizantit jetonin si barinj shtegetare ne malesite brenda vendit. Kullotat e tyre dimerore ishin te lokalizuara ne fushat afer bregdetit qe ishin Romanizuar. Pikerisht ne keto vende, disa here mes kontaktesh paqesore dhe disa here armiqesore me fqinjet e ardhur Romake, ata mesuan rreth organizimit social (qeverisjes) dhe menyres se jeteses ne vendbanime fikse. Ketu ata gjeten materiale te perdorimit te perditshem, mesuan tekniken e bletarise dhe njohuri me te avancuara ne agrikulture. Influenca masive e Latinishtes ne Albanishte mund te shpegohet me faktin qe Albanasit e hershem dhe te ardhurit Romake te periudhes se voneshme te perandorise, jetuan bashkarisht per disa shekuj brenda kufijve Romake. Ne se Albanasit e hershem do te kishin banuar ne zona jashte kufijve te Perandorise, pershembull ashtu si ne rastin e fiseve Gjermane, atehere Romanizimi nuk do te kishte depertuar aq thelle sic ndodhi ne kete rast. Nga kjo pikpamje, dikush me lehtesi mund te kundeshtoje nje hipoteze te mepareshme qe thote se Albanasit e hershem emigruan ne Gadishullin Ballkanik gjate periudhes se migrimeve. Ne me siguri mund te themi qe Albanasit e hershem jetonin ne teritorin e Perandorise Romake qe nga fillimet e kontrollit Romak te ketyre zonave. 

Fjalet ne gjuhen Albane qe jane "marre borxh" nga Greqishtja e Vjeter

Nje rendesi te vecante per te percaktuar vendodhjen origjinale te Albanasve jane fjalet e "mara borxh" nga Greqishtja Antike. Keto fjale shfaqen kryesisht ne emrat e frutave dhe procesin e gatimit. Fjalet e "mara borxh" na drejtojne tek konkluzioni i pamohueshem: vendodhja e Albanasve Antike ishte prane kufirit gjuhesor Latino-Grek, nga ana Latine e ketij kufiri. 

Shenim i rendesishem: Per ta bere me te lehte pershkrimin e kufirit gjuhesor Latino-Grek dhe ku kalonte ai po paraqis nje harte te mare nga Interneti. Kjo eshte shtojca ime dhe nuk gjendet ne materialin nga une mora tekstin. 
 

Kufiri midis zonave Latin dhe Grek folese ne Gadishullin Ballkanik mund te percaktohet nga pllakatat e shkrojtura, gurret kilometrike dhe monedhat. Ashtu sic Jireček thote, kjo ndarje korespondon, pak a shume, me kufijte provinciale te periudhes midis shkullit te pare dhe te trete, perpara reformave te ndermara nga Diocletian. Duke filluar nga deti Adriatik, kufiri gjuhesor kalon nga Lissus/Alessio/Lezha vazhdon pergjate linjes midis Dalmacise/Dalmatia (me vone Praevalis) ne Veri te Maqedonise (Me vone Epirus Nova / Epiri i Ri). Qe aty zgjatohet ne Jug te rruges te sotme qe lidh Shkodren me Prizrenin, kjo bazuar ne Ptolemi/Ptolemy qe thote se Eπικαρία, (qe quhej dhe Picaria ne tabelen Peutingeriana), Puka e sotme, atehere ishte pjese e Dalmacise. Gjthashtu linja gjuhesore korespondonte me kufirin midis Moesia Superior (Me vone Dardania)  dhe Maqedonise. Ne kete vend, qe permbledh luginen e siperme se lumit Axios/Vardar dhe perfshin vendbanimet Dardane te Ulpiana (Lipjan) ne Kosove/Kosovo dhe Scupi (afer Skoje/Shkupit), banoret lane mbrapa pllakat e tyre te shkrojtura ne Latinisht. Nga ana tjeter, vandbanimet e Stobit qe gjenden aty afer lane pllakat e tyre te shkrojtura ne Greqisht. Qe ketu kufiri gjuhesor vazhdonte ne linjen e vjeter midis Moesia Superir (me vone Dardania) dhe Thrace/Thrakes. Keshtu qe Naissus/Niš dhe Remesiana (Bela Palanka midis Niš and Pirot) ndodheshin ne teritorin Latin, ndersa Pautalia (Küstendil), Serdica (Sofia) dhe rajoni Pirot gjendeshin me teritorin Grek. Provinca e mevoneshme Romake e Dacia Mediterranea, midis shekullit te katert dhe te shtate, qe permblidhte pjese te Thrakes dhe Moesia Superior me vendbanimet Serdica, Pautalia, Naissus dhe Remesiana, ishte dy gjuhesore. Qe nga zona afer Bela Palanka dhe Pirot kufiri gjuhesor vazhdonte pergjate shpateve te malit Haemus, duke ndjekur ndarjet proviciale midis Moesia Inferior dhe Thrakes. Pllakat nga zonat rreth Vraca dhe Nicopolis (Nikjup afer Trnovo) jane me se shumti Greke, ndersa ato nga bregu Verior i Danubit deri ne gryke-derdhje te tij jane pothuajse te gjitha ne Latinisht. Ne skajin e tij Lindor, kufiri gjuhesor takon teritoret e komuniteteve Helene te vendosura pergjate bregdetit te Detit te Zi deri ne gryke-derdhjen e Danubit. Si perfundim, vendbanimi i Albanasve antike shtrihet diku afer kufirit gjuhesor Latino-Grek. 

Konvertimi i Albanasve te hershem ne Kristianizem

Historia e konvertimit te Albanasve ne Krishterim na jep te dhena qe ndihmojne ne percaktimin e vendbanimit te tyre me perafersi me te larte. Ne historine Evropiane, Albanasit shfaqen per here te pare ne Mesjete (midis Shekullit te 11-te 13-te) kur ata ishin kthyer ne te Krishtere. Ne nuk kemi informacion te dokumentuar rreth konvertimit te tyre, por fusha e linguistikes mund te na ndihmoje ne kete pike. Shprehjet kishtare qe Albanet "morren borxh" nga Latinishtja tregojne qartazi nje forme fonetike qe lidhet me Romanishten e vjeter te Dalmacise. Nje pjese me e vogel e fjalorit kishtar ka origjine Greke. 

Kristianizimi i Albanasve  te hershem e ka zanafillen ne kontakti me Dalmacine e Romanizuar dhe ne nje shkalle shume me te vogel nga kontakti me kishen Greke. Keshtu qe vendodhja e Albanasve te hershem ishte nje rajon ngjitur me Dalmacine, por jo shume larg kufirit gjuhesor Grek. Ky kendveshtrim e perqendron vendodhjen e tyre ne nje zone me te vogel; midis bazenit te Serbise se Vjeter (Kosovo) dhe ne zonave malore te Albanias Veriore. 

Vendbanimi i Albanasve te hershem si nje enklave gjuhesore

Perpara se te gjejme nje zgjidhje te perafert rreth problemit te venbanimit, duhet te qartesojme ato cka dime ne lidhje me teritorin e Albanasve te hershem ne periudhen Romake dhe fillimet e periudhes Bizantine. Teritori i Albanasve te hershem ishte nje enklave gjuhesore qe po shuhej; nje mbetje e reduktuar e nje gjuhe qe dikur ishte folur ane e mbane Gadishullit Ballkanik. Albanasit e hershem jane te vetmit njerez te Ballkanit antik qe i mbijetuan Romanizimit te pergjithshem qe perfshiu gjithe gadishullin. Gjithkundtjeter ne kete rajon, superioriteti i kultures imperiale Romake dhe gjuhes imperiale Romane rafshoi dhe zhduku gjuhet e popujve te tjere te provincave Ballkanike ne nje proces te heshtur qe zgjati per nje shekull. Latinishtja, gjuha e administrates dhe e ushtrise, mori rendesi kudo dhe idiomat vendase u zhduken pak e nga pak. Ky proces, pak a shume, kishte perfunduar nga fundi i shekullit te trete. Idiomat vendase mbijetuan perkohesisht ne disa zona te izoluara, larg rrugeve kryesore te komunikimit. Latinishtja hyri ne te gjitha zonat e Bosnjes dhe Bullgarise dhe zevendesoi te gjitha gjuhet lokale qe fliteshin aty, por ne Albanian Veriore dhe Serbine e Vjeter barinjte levizes Albanas arriten the mbanin gjuhen e tyre. Kuptohet kultura imperiale Romane la gjurmet e saj dhe tek keta njerez, gjithashtu. Albanasit e hershem paten kontaktet e tyre te para me kulturen me te avancuar te popullates Romake kur ata zbrisnin nga malet dhe vendoseshin ne kullotat dimerore  te fushave. Ishte pikerisht ketu ku ata morren kulturen Romake. Numri i madh i fjaleve te "mara borxh" dhe te adoptuara nga Latinishtja reflekton ndikimin e hereshem qe gjuha moderne Albanase ka nga kultura Romake. Gjuha moderne Albanase eshte pjeserisht nje gjuhe e Romanizuar, bile dikush mund te thote nje gjuhe e Romanizuar ne gjysmen e saj. Ne se kontrolli Romak do te kishte vazhduar dhe per pak shekuj atehere do ta kishte fshire gjuhen e hereshme Albanase ashtu sic kishte bere me gjuhet e popujve vendas ne pjese te tjera te Perandorise. Le te themi qe Latinishtja, gjuha imperiale e Romes, do ta kishte "shkrire" kete gjuhe ashtu sic beri me gjuhet e tjera. Procesi i Romanizimit qe ishte duke perparuar u nderpre aty nga viti 600 i Eres Kristiane pas ardhjes se Sllaveve ne Ballkan. Ishtin pikerisht keto ardhje qe mbrojten Albanasit e hershem dhe gjuhen e tyre.   

Fakti qe Albanasit e hershem arriten ti mbijetonin sulmit Latin, kur te gjitha gjuhet e tjera vendase ishin zhdukur mund te shpegohet vetem me arsyetimin qe Albanasit e hershem kishin pak kontakt me kulturen Romake. Si barinj shtegetare, gjate dimrit dhe periudhes se ftohte ata jetonin ne kullotat fushore afer bregdetit te Romanizuar dhe aty infuencoheshin nga kultura Romake. Por ne vere, ata largoheshin me bagetite e tyre per ne kullotat malore. Keshtu qe vendbanimi i Albanasve te hershem ishte dy-rajonal; gjate dimrit ne kullotat e ultesirave te Romanizuara dhe ne vere lartesite malore. Romanizimi gradual sigurisht qe ndodhte gjate muajve te dimrit, por per gjysemen tjeter te vitit, dhe gjate kohes se ngrohte,barinjte Albanas ishin, pak a shume, te pa influencuar nga ndonje lloj ndikimi Romak. 

Romanizimi u shtri ne kohe. Albanasit e hershem ishin te vetmit barinj levizes te Ballkanit antik qe mbajten gjuhen e tyre per nje kohe kaq te gjate. Keshtu qe kuptohet qe kullotat verore te tyre duhet te kene qene ne zona malore larg nga ndikimi i kultures Romake. Gjuha e Albanasve te hershem kishte mbijetuar vetem ne zona malore te izoluara qe gjendeshin larg nga qytezat Romake dhe nyjeve te rendesishme te komunikimit Romak. Duke patur kete ne mendje dhe ne se shohim zonat potenciale te kullotave verore ne Serbine e Vjeter dhe Albanian Veriore, (zona dhe kullota qe Albanasit e hershem mund te kene perdorur), behet e qarte qe ne fillim qe Serbia e Vjeter nuk duhet te konsiderohet. Per arsye te ultesires te tyre, bazenet e medha ne brendesi te tokes te Serbise se Vjeter (Kosova, Metohia dhe Sanxhaku i Novi Pazar) do te kishin sherbyer si kullota dimerore dhe jo si kullota verore. Ne malet qe rrethojne keto bazene ka kullota te shumta por keto zona nuk ishin te izoluara ne ate shkalle qe te mbronin nje enklave gjuhesore. 

Keto zona, qe ishin te hapura nga te gjitha anet, lojten nje rol kryesor si berthama e shtetit te hershem Serb (Rascia), por ato nuk ishin kurre hapesira ku popullata vendase i rezistoi pushtimit te huaj, qofte ky Romak, Bizantin apo Otoman, Si te tilla, enklavat e Albanasve te hershem nuk mund te kene qene vendosur ne Serbine e Vjeter. 

Ne te njejten kohe, cfare mbetet per konsiderim jane malet ne Albanian Veriore. Tre rajone te ndryshme gjeografike mund te konsiderohen: Alpet e Albanias Veriore, malesite e lumit Drin, dhe zona e Matit. 

Alpet e Albanias Veriore (Malesia/Prokletija) jane nje grup i larte maja malesh qe permbledhin ate cka mbetur nga nje lartesi me e hereshme guri gelqeror. Perrenj rrjedhin nga te gjitha drejtimet e masivit te Majes se Jezerces; malet shendrohen ne lugina te gjera te cilat kthehen ne hapesira kontakti me zonat perreth. Kultura Romake ishte ne gjendje te hynte ne kete rajon nga te gjitha anet. Duke filluar qe nga fusha e Shkodres, qe ishte qendra me e populluar e provinces Romake te Praevalis, luginat e Proit te Thate dhe lumit te Kirit drejtoheshin per ne lartesite e Alpeve Veriore Albanase. Ne anen Jugore, malet jane te ariteshme nepermjet lugines te gjere te Valbones. Ne anen Veriore, lumi Lim afron mundesi komunikimi me Sanxhakun e sotem te Novi Pazarit. Si perfundim, ky rajon nuk mund te konsiderohet si enklave sepse ne duhet te marrim parasysh qe ai ishte i hapur nga te gjitha anet dhe i jepte mundesi avancimi kultures Romake dhe gjuhes Latine. 

Malesite e lumit Drin permbledhin shume teritore. Me te njohurat jane Mirdita, Dukagjini dhe Cukali. Ne kete zone nuk ka linja natyrale komunikimi. I gjithe transporti behet nepermjet shtigje gomeresh. Pavaresisht kesaj, malesite e lumit Drin kane patur levizje te shumta sepse ato jane te pozicionuara midis fushave te Shkodres, ne Perendim, dhe fushave te Serbise se Vjeter, ne Lindje. Keshtu qe ky rajon eshte me pak i pershtatshem per nje enklave edhe ne krahasim me Alpet Veriore te Albanias. 

Cfare ka mbetur ne kete pike eshte rajoni i Matit. Ky rajon ploteson te gjitha kriteret natyrale te nevojshme per egzistencen e nje enklave. Keshtu qe ne mund te supozojme se Albanasit e hershem kishin kullotat e tyre verore ne kete zone. Bazeni i shtrire i lumit Mat formon nje hapesire relativisht te madhe per vendosjen e vendbanimeve. Per momentin, ne kete zone jetojne rreth 24 mije njerez. Malet e ndodhura prane, afrojne kullota te pasura pergjate veres dhe luginat jane te kultivuara. Zona e Matit eshte e rrethuar nga nje zinxhir malesh te larte qe e kthejne ate ne nje fortifikim natyral. Kontakti me boten e jashtme eshte i mundur vetem nepermjet shtigjeve te veshtira te gomereve. Rruget e tjera te mundeshme (pervec asaj te lugines se Matit) jane Ungrej ne Veri-Perendim ku ndodhet nje shteg qe te con poshte ne fushat e Shkodres  dhe Qafa e Bulqizes ne Lindje e cila te nxjer ne luginen e Drinit te Zi. Izolimi natyral i kesaj lugine e ka kthyer Matin ne nje "kanton" ne vet-vete qe ne hisorine e Albanias ka mbajtur gjithmone rolin e qendres dhe rezistences nacionale kunder nderhyrjeve te huaja.  Zona e Matit afron te gjitha cilesite natyrore qe do te plotesonin nevojate e Albanasve te hershem per te ngritur vendbanimin e tyre aty.

Bazuar ne hipotezen pergjithesuese qe kemi parashtruar rreth Romanizimit, ne mund te arrijme konkluzionin e meposhtem: Ne peridhen Romake dhe fillimet Bizantine kullotat verore me efikase qe Albanasit e ershem perdornin ishin ato te Matit. 

Si cdo hipoteze tjeter, e bazuar vetem ne histori dhe studim krahasues, dhe ky sugjerim mund te jete vetem nje mundesi edhe pse une mendoj qe ka nje propabilitet te larte. Qe ky propabilitet historik te kthehet ne nje variant te besueshem ne duhet te provojme qe zona e Matit ishte e vetmja hapesire midis Veriut te Albanias dhe Serbise se Vjeter qe nuk ishte ndikuar nga ardhjet e Romakeve dhe Romanizimi. Ne gjithashtu duhet te perpiqemi te percaktojme shtrirjen e vendosjeve Romake ne te gjithe rajonin per te cilin po diskutojme. Kjo mund te behet duke u bazuar ne emrat e vendeve dhe mbetjeve arkeologjike. 

Emrat Latine te vendeve

Ne Albanian Veriore ka shume pak vende me emra Latine. Pushtimi Sllavik ne fund te shekullit te gjashte ndaloi ndikimin Romak ne brendesi te vendit. Pavaresisht kesaj, emrat e lumejve dhe qytezave te medha i mbijetuan katastrofes, dhe keto emra jane pothuajse te gjithe me origjine  para-Romake (P.sh. Drilon-Drin, Scodra, Lissus, Dyrrachion, etj).

Vetem per shume pak emra vendesh qe gjenden ne rajonet bregdetare, ne malesite e lumit Drin dhe Alpet e Albanias Veriore mund te thuhet me siguri qe jane me origjine Latine. Eshte e paqarte ne se emrat e fshatrave dhe vendeve te emeruara pas Shenjtoreve e kane origjinen nga e kaluara perpara periudhes Sllavike. Gjithashtu, emrat Latine te shume fortesave te kohes se Justinianit nuk i kane shpetuar kohes. 

Midis emrave Latine te vendeve prane bregdetit Albanas vecohen keto: Domni (Lat. domini), nje fshat rreth 16 kilometra ne Veri-Perendim te Shkodres;  Pëdhana (Lat. pedaneus), nje fshat ne fushat bregdetare ku lumi i Matit ndahet nga malet; Vjerdha (Lat. virida), nje fshat ne fushat afer bregdetit ku lumi Drin ndahet nga malet.

Ne malesite e Drinit jane rojtur disa emertime Latine te vendeve, pershembull: Gushti (Lat. angustus) prane fundit te kanionit te Drinit, Bisaku (Lat. Bit(h)us-iacium) ne luginen e Fanit prane Orosh, Qelza (Lat. cella) dhe Puka (Lat. publica) ne zonen e Dukagjinit, burimet ujore Kron-i-Valung(ë)s (Lat. vallis longa) ne teritorin Berisha, disa maja te njohura si Kunora, malet e M(u)nele-a (Lat. montellus), rrjedha Proni Sift (Lat. exsuctus), dhe germadhat e Kastrit (Lat. Castrum). Ne rajonin Lindor te Lurjas, ne gjejme shpellen e qojtur Shutrrija e Selitës (Lat. subterraneum). Ne Alpet Veriore ne gjejme: Valbona (Lat. vallis bona), e cila eshte nje dege e Drinit, Kastrati (Lat. castrum), nje fis qe jeton ne kufij te Alpeve ne veri te Shkodres, ka mundesi qe Plava (Lat. Flavia) qe ndodhet ne pjesen e siperme te lugines se Lim te jete emer Latin, mali aty afer i qojtur Maja e Romanit, po ashtu fshati Pjani (Lat. planum) ne Malesine e Gjakoves dhe mali i qojtur Kumul (Lat. cumulum) ne te njejten zone. Nga zonat e Drinit te Zi, ne kufirin Lindor te Albanias moderne, mund te jete nje vend me emer Latin. Vendodhja e sakte e forteses antike te Klementianes (Clementiana) nuk dihet, por emri ka mbijetuar ne pershkrimin e fisit Kelmendi (Nga Clement). Ne bazenin ngjitur, ate te Serbise se Vjeter, i cili ishte i banuar ne kohen Romake, kane mbetur vetem dy emertime Latine: Tauresium, modern Taot, dhe Ulpiana qe eshte transformuar ne Lipian si nje emertim folklorik (nga Sllavishtja lipa - peme bliri).

Disa emra vendesh qe kane origjine te qarte Latine jane te shperndara ne disa zona. Pershembull, ne zonat bregdetare, malesite e lumit Drin, Alpet Veriore, rajonin e Drinit te Zi dhe Serbise se Vjeter. Emertimeve me origjine Latine ne mund ti shtojme shume emra para-Latine qe kane pesuar ndryshime fonetike gjate procesit te Romanizimit. Emrat e vendbanimeve te medha (Scodra, Lissus, Dyrachion) jane te origjines para-Romake. Ato i mbijetuan si ndryshimeve gjuhesore qe ndodhen gjate Romanizimit, ashtu dhe ndarjes kulturore te shkaktuar nga dyndjet Sllave. Ne shume raste, format fonetike te ketyre fjaleve mund te shpegohen vetem duke supozuar qe popullata Romake i trashegoi ato nga popullata para-Romake dhe pas transformimit ato u pervetesuan nga Albanasit dhe emigrantet Sllave. Keto emra jane evidenca te Romanizimit, por jo tregues te drejtperdrejte. Ne kete grup emrash ka emertime vendesh qe nuk ishin nen zoterimin Albanas. Te tilla emerime ne zonen e Ballkanit Latin qe nuk pesuan ndonje ndryshim fonetik nga ardhja ne kontakt me Albanasit mund te konsiderohen si prove e Romanizimit te te gjithe popullates Ballkanike. Me perjashtim te Albanasve te hershem qe ishin barinj shtegetare, pjesa tjeter e popullates ishte Romanizuar (ose Helenizuar) pak para ardhjes se Sllaveve. Keto vende, pjeserisht te Romanizuara, jane te vendosura ne bazenin e Shkodres, luginen e Valbones, zonen e Lumjes ne luginen e Drinit te Zi, ne zonat fushore dhe bregdetare, po ashtu dhe ne luginen e Shkumbinit. Emrat e ketyre vendeve, si nga origjina etimologjike ashtu dhe nga forma fonetike, nuk jane ne numur aq te madh qe te kosiderohen prova te mjaftueshme per te mbeshtetur hipotezen qe rajonet ne fjale ishin Romanizuar plotesisht. Ne te njejten kohe, keto emra mund te konsiderohen si indikatore te procesit te Romanizimit. 

Ka vetem dy rajone ku emrat e vendeve nuk tregojne gjurme te Romanizimit. Keto jane malet e larta te Alpeve Veriore te Albanias dhe zona e Matit. Ne nuk presim ndonje proces Romanizimi ne hapesirat e Alpeve Veriore sepse eshte e qarte qe keto vende nuk jane te pershtateshme per ndertim vendbanimesh. Fshatrat aty ishin te ralla dhe vazhdojne te jene te tilla. Dhe sikur te kete qene ndryshe, ne se kishte patur ndonje vend me emer Latin ai do te ishte zhdukur nga "permbytja" e dyndjeve Sllave. Ne zonat e begata te Matit, situata ishte komplet ndryshe ashtu sic eshte dhe sot. Aty ka qyteza dhe fshatra. Pikerisht ne kete hapesire do te ishte normale te gjendeshin emra vendesh te Latinizuara. Fakti qe ketu nuk ka as edhe nje te tille na shpie drejt konkluzionit qe kjo ishte hapesira ku barinjte shtegetare, Albanasit e hershem, themeluan "shtepine" e tyre.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...