top of page

Nga Krionero ne Uji i Ftohte

Uji-i-Ftohte-2.jpg

Antonio Baldacci - Nje shkencetar bimesh me mision politik.

 

Renia e fuqise se Perandorise Otomane coi ne zgjimin e endrave te Italise per kontrollin e bregut lindor te Adriatikut. 

“Nuk ka hapesire me te rendesishme per Italine se sa Lindja. Ne se Turqia vdes, dhe ajo c’ka trashegohet nuk ndahet bazuar ne interesat tona por ne deshirat e te tjereve; per shembull Egjypti bie ne duart e anglezeve dhe bashke me te dhe kanali i Suezit, ne se Tunizia kalon ne duart e francezeve, ne se Austria shtrihet nga Dalmacia ne Albania, atehere shume shpejt ne nuk do te kemi as ajer te marim fryme ne mes te Mesdheut.” - shkruante Cristoforo Negri(1), nje politikan i rendesishem italian i viteve 1850. 

 

Ta kthente endrren ne realitet, Italise i duhej te perballej me Austro-Hungarine. Permeteper, prania e grekeve dhe kultures se tyre ne territoret ku me vone do te ndertohej shteti shqiptar ishte nje pengese madhore ne permbushjen e planeve te italianeve. Ne perpjekje per te krijuar nje ambjent pro-italian ata tentuan te benin per vete disa grupe dhe shtresa te popullatave qe jetonin ne Albania dhe Epir. Roma investoi shume ne kete drejtim, si financiarisht ashtu dhe intelektualisht. Ne kete projekt madhor ajo ingranoi disa dijetare te njohur te kohes. 

 

Nje nga keta persona ishte botanisti Antonio Baldacci. Ne vitin 1892 ai vizitoi Vloren, Fierin, Beratin, Tomoricen, Tepelenen, Kucin, Himaren, Filiatin, Prevezen dhe disa fshatra apo ngujime me te vogla. Ne vitin 1894 dhe 1895, Baldacci u rikthye perseri ne Albania dhe Epir. Ai shkrojti nje liber mbi udhetimet e tij te titulluar “Intinerari Albanesi” nga i cili kam vecuar disa paragrafe qe me terhoqen vemendjen. 

Shenim sqarues: Ne shqiperim jane perdorur termat Alabania, Epir ashtu sic jane perdorur dhe ne materialin origjinal.

 

Ne udhetimet e tij, Baldacci ishte paraqitur si studjues bimesh. Ne realitet, objektivi i tij nuk ishin lulet por monitorimi i situates ne terren. Zyrtaret otomane ne Vlore hezituan ti jepnin atij lejen e qendrimit ne vend. Sic shkruan ai, autoritetet turke e konsideruan ate si: “azgje me pak se nje oficer i derguar me qellime politike.”

Dhe ne te vertete, qendrimi i tij politik shfaqet vazhdimisht. Disa here i kamufluar, disa here fare i hapur. Edhe pse tendencioz, autori nuk kalon ne ekstremitet. Ne kete kendveshtrim, libri afron materiale interesante per admiruesit e historise dhe ata qe kerkojne te mesojne me shume rreth kohes kur filluan planet per krijimin e shtetit shqiptar. 

​

Albanasit e viteve 1890 sipas Baldacci

Baldacci pershkruan anet pozitive dhe negative te albanasve; ai ve ne dukje mikpritjen e tyre, mbajtjen e fjales, ashpersine dhe karakterin luftedashes, banditizmin, vrasjen dhe gjakmarrjen.

“banoret qe nuk jane hajdute, shume krenare dhe primitive ne te njejten kohe, i jane dedikuar hakmarjes, e cila ne disa raste ka shojtur fshatra dhe qyteza brenda nje kohe shume te shkurter.” shkruan ai duke konkluduar me nota dashamirese: “albanasi eshte nje tip energjitik dhe pozitiv. Brenda paraqitjes se tij primitive ai ka nje zemer bujare dhe te dedikuar ne miresi.” 

 

Pershkrimi i zonave te Albanias dhe Epirit qe Baldacci vizitoi

“Ne nje sens me te gjere politiko-gjeografik Albania e perfshin Epirin, ndersa ne nje kuptim me te ngushte etnografik Albania dhe Epiri formojne dy krahina te pavarura, me aspirata shume te ndryshme nga njera tjetra. Njera krahine eshte e banuar nga albanasit gege, myslymane dhe katolike, te cilet flasin dialektin e tyre gjuhesor, gegerishten. Ky grup perben albanasit e vertete. Krahina tjeter banohet nga greke dhe ne nje kendveshtrim me te gjere formon Epirin antik.” - shkruan ai.

 

Natyrisht qe tosket dhe epirotet kane jetuar per shekuj prane njeri tjetrit. Ata kane dhene e marre mes tyre. Kultura greke e epirotasve dhe prezenca e tyre ne Albanian e jugut ka lene gjurme te dukeshme dhe te pamohueshme. Por koha i ndryshon njerzit dhe bashke me ta dhe kujtesen kolektive. Sot vlonjatet thone takohemi ne “Uji i Ftohte”. Ne vitin 1892 ata thonin takohemi ne “Krionero”. Keshtu shkruan Antonio Baldacci, duke dhene detaje rreth qyteti dhe zonave perreth.

“Vlora eshte nje qytet Albano-Grek me rreth 8,000 banore qe flasin dialektin tosk dhe gjuhen greke.” Perkatesite fetare jane: te krishtere orthodokse, albanas myslymane, hebrej dhe te krishtere katolike. Ndersa “fshati i varfer i Selenices eshte i perbere nga kasolle ku banojne vlleher dhe greke nga Myzeqeja. Pothuajse te gjithe punojne ne minjere [nxjerjen e bitumit]” - informon ai. 

 

Nga ana tjeter, Baldacci ben perpjekje maksimale per injorimin e egzistences te elementit grek ne zonat qe vizitoi. Duke ju rreferuar nje grupi popullate qe jetonte midis Fierit dhe Vlores ai shkruan: “Keta te krishtere flasin greqisht dhe albanian por ata kane koke te gjate dhe te shtypur nga anet. Ne kete pike anthropologjia provon me shume se gjuha e cila ne vetvete nuk provon as edhe nje gje.” 

Si ka mundesi qe nje shkencetar ti gruponte njerzit ne perkatesi etnike duke u bazuar ne paraqitjen fizike ? Te ishte ndikimi i shkences biologjike qe klasifikon lulet nga forma e gjetheve, apo dicka tjeter ? 

Pershkrimi qe Baldacci i ben Beratit i jep pergjigje kesaj pyetje. 

“Qyteti i Beratit ka nje popullate midis 20 dhe 25 mije banore te ndare ne te krishtere dhe myslymane. Une mendoj se me se shumti ata jane shqiptare pa perjashtuar dhe disa mijera greke ne mes te te krishtereve. Ne pergjithesi, gjuhet e folura jane albanisht, greqisht dhe turqisht. Megjithate, ne tregeti perdoret gjuha greke. Ne kete pike, elementet e huaj greke kane bere nje propogande helenike shume aktive e cila 50 vjet me pare ishte pothuajse e panjohur ne Berat. Ndryshimi po ndodh pak e nga pak. Albania klasike toske po humb origjinalitetin e saj duke u kthyer ne greqizem.” 

Me pas Baldacci perpiqet ti preke ne seder albanasit duke thene se ne se ata nuk zgjohen nga gjumi i rrezishem letargjik “liria shqiptare do te humbe nje tjeter element te fuqise te shkelqeshme qe ajo gezonte dikur.” 

​

Berat-1900-1.png

Ne fragmentin e mesiperm, “Gjeneral Trendafili” shfaq misionin e tij fare hapur. Ai injoron dhe tjeterson historine e Beogradit Albanas apo Beratit sic njihet sot. Berati prej shekujsh kishte patur nje prezence te rendesishme greke, e konfirmuar kjo nga disa burrime shume te besueshme. 

 

Ne vitin 1670 udhetari i degjuar otoman Evlija Celebi shkruan: 

“Belgradi albanas ishte pushtuar nga otomanet gjate mbreterimit te Khan Sultan Bajazitit. Komandanti suprem Gedik Ahmed Pasha e mori ate nga albanasit, greket dhe venedikasit.”

Ai gjithashtu permend se ne te kaluaren, “keshtjella e Beratit ishte pushtuar nga Konstantini grek dhe albanasit.”

Celebi jep detaje rreth popullates qe banonte ne zonen e qytetit; “jashte forteses te Beratit ndodhen 200 shtepi te lena pas dore me cati me tjegulla, shumica e te cilave jane te banuara nga infidele greke.”

Ai vazhdon me pershkrimin e lagjes Gorice e cila kishte “200 shtepi te rrethuara nga kopshte me lule dhe vreshta. Ajo eshte e banuar me se shumti nga greke dhe albanas infidele [te krishtere].”

 

134 vite me vone, ne 14 Tetor te vitit 1804, William M. Leake shkruan: 

“Gorica ndodhet ne anen tjeter te lumit dhe formon mehallen, [lagjen], e trete. Ajo eshte e banuar vetem nga greke. Ndersa keshtjella, brenda te ciles jane vendosur pallati i Pashajt dhe disa shtepi toskesh te krishtere, perben mehallen e katert. Une hyra ne Kassaba, [qytet], ne ora 12-te. Gjysem ore me vone, duke kaluar porten e kalase per ne zonen greke, vura re se ne murret e hyrjes dhe daljes, vecanarisht ne anen e dajes, kishte disa fragmente te vogla muresh helenike.” Me tej Leake thote se ai gjeti strehim ne “shtepine e tregetarit kryesor grek, por shtepia e tij nuk mund te krahasohej ne asnje menyre me shtepite e te njetes klase shoqerore ne Greqi.”

Permeteper, Leake thote se ne Berat jetonin disa intelektuale greke te standarteve europiane(3). 

 

Si konkluzion, gjate shekujve te kaluar, shume udhetare te rastesishem apo “gjenerale” me misione speciale qe kane kaluar ne territoret ku sot ndodhet Shqiperia kane identifikuar dhe raportuar prezencen e popullatave dhe kultures greke ne jug te vendit. 

Perse Antonio Baldacci do te shkruante se afer minjers se bitumit ne Selenice ishte gjetur nje pllake e madhe antike greke ku ishte gdhendur nje luftetar duke u betuar dhe poshte tij nje shkrim ne greqisht ?

 

Eshte e drejta e kujdo te parashtroje dhe mbroje mendimin e tij. 

​

 

Burrimet e informacionit te perdorura ne kete shkrim.

 

1- Citimi eshte mare nga "Intinerari Albanesi"

2- http://www.albanianhistory.net/1670_Chelebi1/index.html

3- Travels in Northern Greece, Volume 1 - Faqe 354

​

Gusht, 2022

​

​

bottom of page