top of page

Letra Iliriane - Arthur Evans - Viti 1877

Arthur-Evans-1.jpg

Sir Arthur J. Evans ishte nje arkeolog britanik qe la gjurme te thella ne kulturen boterore. Zbulimet e tij, perfshi civilizimin Minoan dhe Mikenian, hodhen drite mbi disa nga kulturat me te lashta te Egjeut dhe Mesdheut Lindor. Ne vitin 1877 ai vizitoi disa zona te Ballkanit. Evans qendroi dhe ne qytetin e Durrsit. Pershtypjet e tij ai i publikoi, si shkrime te vecanta, ne faqet e gazetes "Manchester Guardian". Keto materiale ai i emertoi "Letra Iliriane". Cili ishte mendimi dhe opinioni i tij rreth Durrsit, banoreve te qytezes, albanasve/shqiptareve, gegeve, toskeve, etj ? Po reagimi per gjendjen ne qytet dhe situaten e pergjitheshme te vendit ? Po per kontrollin Otoman te rajonit ? Materiali i meposhtem jep nje kendveshtrim shume interesant.

Arthur-Evans-2_edited.jpg

Letra Iliriane, Kapitulli 8 - Albania dhe kyci lindor i Adriatikut.


Vizite ne Albania dhe Durazzo (Durres). Rendesia e Durrsit ne kohet e hereshme. Durrsi si nje qyteze turke. Monumentet e shkelqimit antik dhe degradimi modern. Mbetjet dhe renojat e se kaluares. Refleksione te nxjera nga gjendja aktuale e Durrsit. Kontrasti midis administrates turke dhe shpirtit energjik te albanasve. Malesoret e Turqise. Tosket dhe Geget; tendencat respektive greke dhe malazeze te ketyre grupeve. Mirditoret. Mundesia e protektoriatit Italian te Albanias. Kendveshtrimi pesimist i zyrtareve turq per situaten ne vend. Pregatitjet e komiteteve greke per revolte ne Epir. Popullata muhamedane duke pritur per kohera me te pershtateshme.
Ragusa (Dubrovnik); Maj 27, (1877).

*****

Sapo u ktheva nga nje udhetim i shkurter qe bera ne Albania. E vecanta e udhetimit ishte vizita ne nje qytet qe ndodhet ne brigjet lindore te Adriatikut. Nga kendveshtrimi i nje udhetari, ky qytet antik ka ta njejten rendesi sic ka Brindizi per italianet. Durazzo ose Durs, sic albanasit e quajne ate (mbase lexuesit angleze e njohin me mire me emrin antik Dyrrahachium), kishte mare rendesine e tij jo vetem sepse ishte porti me i rendesishem ne piken ku Adriatiku fillon te ngushtohet dhe Gadishulli Italian i afrohet Gadishullit Ballkanik; jo vetem se ndodhej perballe gjirit te madh te Brindizit, por edhe pse ishte pika ku nje udhekalim tokesor qe niste nga Thessalonica (Thesaloniki), Constantinople (Kostandinopoja) apo vende akoma me ne Lindje, dilte ne detin Adriatik. Qe aty lundrimet detare vazhdonin per ne Perendim apo Veri. Durrsi ishte terminali perendimor i rruges te degjuar, "Via Egnatia", ndersa terminali tjeter ishte ne Lindje. Rruga nuk degezohej ne Veri sepse pengohej nga vargmale te medha parale me te qe ndodhen ne Bosnjen e sotme dhe gjithashtu nga malet e dendura te Montenengros (Mali i Zi) dhe Albanias Veriore.
Ne menyre figurative, Durrsi qendronte perballe Brindisit ashtu sic qendronin perballe njara-tjetres bota Greke dhe ajo Latine. Nje paralelizem i pershtatshem per lexuesit tane jane portet e Calai dhe Dover(1). Nga ana ekonomike, raporti Durres-Venecia ishte sic eshte ne kohen tone raporti New York-Liverpul. Keshtu qe ne te kaluaren, qofte si republike Greke (njohur si Epidamnos), koloni Romake, province Bizantine apo zoterim Venedikas, gjithmone Durrsi rradhitej si nje nga qytetet komerciale me te rendesishme ne te gjithe Europen Lindore. Qe ne koherat e vjetra kur Perendimi levizte ushtrite e tij agresive ne drejtim te Lindjes, si ne rastin e konfliktit midis Pompeut dhe Cezarit, qe ne nje fare menyre ishte nje perplasje midis Lindjes dhe Perendimit, duke vazhduar me kohet e mevoneshme kur pushtuesit Normane sulmuan Perandorine Bizantine dhe rrezikuan ta kthenin qytetin ne nje Hastings(2) te botes Lindore, Durrsi ka qene nje pike me rendesi te vecante. Nen muret e ketij qyteti mercenare Angleze, te punesuar nga Perandori Grek, luftuan kunder Normaneve duke u perpjekur te hakmerreshin per humbjen qe keta te fundit i shkaktuan para-ardheseve te tyre Anglo-Saksone ne betejen e Senlac(3).
Si gjate periudhes Klasike ashtu dhe gjate Mesjetes, Durrsi ishte konsideruar nga Europa Latine si “pragu i  portes” nga ku nisnin sulmet ambicioze ne drejtim te Greqise dhe Lindjes. Qyteti ishte hapi i pare dhe nje zoterim shume i cmuar qe ja riste vlerat suksesit ushtarak, politik dhe ekonimik.

Por c’fare ndodhi me vone me Durrsin nen kontrollin e Turqve ?


Ajo c’ka qe me beri te ve kemben ne bordin e anije se kompanise “Austrian Lloyd” dhe ti drejtohem Durrsit ishte dicka me shume se nje kuriozitet i thjeshte; koka ime ishte mbushur plot e perplot me mendime rreth se kaluares madheshtore te qytetit. Anija e vogel ishte pothuajse e vetmja lidhje midis qytetit dhe botes se jashtme. Pikerisht nga kuverta e saj udhetari i huaj sheh pamjet e para te nje qyteti bregdetar bashkekohor Albanas. Pas disa oresh udhetimi, vargmalet e cveshura te Dalmacise dhe Malit te Zi mbeten mbrapa dhe sic anija lundron pergjate bregdetit Albanas pejsazhi gradualisht mbushet me kodra dhe toka me pjellore te mbuluara me gjelberim te “harlisur”. Kjo pamje e rifreskon syrin e udhetarit te lodhur nga ashpersia e Alpeve Dinarike me fusha dhe shtepi te pakta dhe ne distance te madhe nga njera-tjetra. Me pas ne kaluam Kepin e Palit(3) qe zgjatohet brenda ujrave te Adriatikut duke u kthyer ne nje mur mbrojtes kunder ererave te forta Veriore. Kepi i Palit eshte krahu Verior i gjirit te Durrsit.  
Ne kete gji u ankorua dhe anija jone por disi larg bregut sepse porti ne pjesen me te madhe te tij eshte mbushur me sedimente dhe autoritetet turke nuk kane bere as perpjekjen me te vogel per te permiresuar situaten. Pamja me terheqese, e asaj qe ka mberur nga Durrsi i dikurshem, shihet qe nga deti. Qyteti shtrihet deri ne lartesine e kodres dhe gjendet i lokalizuar brenda mureve rrethuese mesjetare qe formojne nje trekendesh te madh. Muret qe egzistojne sot, sic zbulova nga nje gdhendje pothuajse te fshire, datojne ne vitin 1474 kur qyteti ndodhej nen dominimin Venecian. Gjate atyre viteve Gadishulli Ballkanik ndodhej ne anarshi totale. Ishte koha e rrezimit te Perandorise Tregetare te Bizantit; koha e shkaterimeve Turke; koha kur e ardhmja e Durrsit ishte duke u venitur. Mbetjet e mureve te vjetra ne koder edhe ne ultesirat prane saj tregojne se ne kohen e shkelqimit Durrsi shtrihej ne nje zone shume me te madhe sesa rrethimi i ndertuar ne shekullin e 15-te. Ky konkluzion arrihet pa shume veshtiresi. Disa qindra shtepi qe krijojne qytezen e sotme zene nje pjese te vogel te hapesires brenda mureve rrethues; ndersa pjesa e siperme e qytetit eshte e shkrete dhe per momentin eshte rezervuar per ushtaret turq.
Zbarkimi behet ne nje mol drase qe kercet kur shkel. Qe aty, duke kaluar nen nje porte te erret, qe duket si dera e nje burgu te nendheshem, udhetari vazhdon per ne qyteze duke ecur neper disa rrugica te ngushta. Pershtypja melankolike qe Durrsi te le kur e sheh nga deti rritet akoma me shume kur perballesh me varferine e thelle dhe prapambetjen qe eshte prezente kudo. Nga nenpunesi i agjensise Llojd mesova se e gjithe popullata, perfshi dhe ata qe jetojne ne periferite e vogla dhe te ndotura qe shtrihen jashte Portes Lindore, eshte jo me shume se 4,000 banore. Ai gjithashtu me tha se tregetia pothuajse nuk egzistonte. Gjate viteve normale eksportohej nje sasi e vogel misri dhe vaji nga Durrsi dhe rrethinat e tij ne drejtim te Triestes. Ndersa bashkepunimi tregetar me Italine apo trafiku tokesor me Stambollin ishin zhdukur shume kohe me pare. Bile tani eksporti i misrit ishte ndaluar sepse ishte kohe lufte. Per ironi te fatit, rendesia dhe lidhjet qe Durrsi i dikurshem zoteronte jane deformuar ne menyre te tille qe e shtojne mizerjen dhe e perkeqesojne me shume situaten ne te cilen qyteti ndodhet. Ndersa kanali detar, qe nje here e nje kohe kalonte nepermes zgjatimit tokesor ku qyteti shtrihej dhe krijonte 2 porte ne anet respektive, tani eshte pjeserish i mbushur me mbetje te ndryshme. Pjeasa tjeter e kanalit te famshem eshte transformuar ne nje mocal qe e ka kthyer Durrsin ne nje qender te perheshme semundjesh.  
Pavaresisht kesaj, zona eshte nje “minjere” e shkelqyer per arkeologet. Me kete nuk nenkuptoj egzistencen e tempujve klasike apo pallateve si ato qe jane stampuar ne monedhat e Dyrrachium. Ketu nuk ka azgje te krahasohet me objektet e vjetra qe gjenden ne Treves, ne Nismes, ne Spalato, ne Pola apo ne Verona. Por nese fokusohemi ne objekte te vogla, qe kane mbetur me dashje apo pa dashje, qe nga koha e shkelqimit antik, mund te them se ne kete drejtim Durrsi ja kalon c’do qyteti te vjeter qe une kam patur rastin te shoh.
Ne oborrin e Zyrave Turke te cilat vizitova me informuan se pa nje leje speciale te leshuar nga Porta e Larte askush nuk mund te vizitonte antikat e Durrsit; ketu perfshihehin dhe muret Mesjetare te qytetit. Ne mes te qelbesirllekut dhe plehrave shtriheshin 2 monumente te bukura te artit Helenik. Ishin bustet e nje heroi dhe nje femre te shenjte; qe te 2 objektet ishin te stilit super-njerezor. Pertoke, prane sklupturave, ndodhej nje pllake guri qe barbaret ishin duke e thyer. Une mblodha dhe vura bashke disa pjese te kesaj pllake. Ne te ishte nje shkrim ne greqisht, me nje varg jambik, qe pershkruante se si nje princ bizantin kishte ndertuar nje nga kullat e qytetit antik(5). Kulla ne te cilen kjo pllake ishte vendosur egzistonte deri para pak ditesh por turqit e kishin shkateruar, ma merr mendja, ne kerkim te ndonje thesari ! Pavaresisht thirrjes time per meshire, nuk besoj se ky shkrim do te jetoje me gjate. Mbase gjysma tjeter e pllakes do te egzistoje nje cike me shume sepse ishte perdorur si bazament ku mbeshtetej nje kollone druri, pjese e nje strukture te dobet qe quhet verande turke !
Kur ecen neper rruget e qytezes njerzit te ndjekin nga pas me grushta te mbushur me monedha argjendi, shumica e tyre te prodhuara ne punishten e Dyrrachium qe nga koherat e vjetra te Republikes Greke. Duhet permendur se shume kolektore monedhash jane te familjarizuar me imazhet e lopes, vicit apo kopshteve te Alicinous(6) te treguara ne anet e ketyre monedhave. Kjo tregon se punishtja e monedhave ka patur nje rendesi te vecante tregetare dhe aktivitet te gjate prodhues. Mbetje te ndryshme perfshi dhe ato nga anijet e shkateruara ne brigjet e Durrsit i gjen kudo; te vendosura dosido ne kalldremet e rrugeve, ne portat e qytetit, ne muret e ndertesave te sotme. Keto objekte fillojne nga nje bllok guri Korinthian, shenime Romake, fragmente te bordurave te gurit te mara nga tepujt, guret e gdhendur me turban qe shenojne vendin e prehjes se fundit te "besimtareve te vertete"(7) (per te ulur koston keto objekte jane skalitur nga kolonat pagane), duke perfunduar ne gure varri Romake te perzjera me ato Turke. Muret e qytetit, anen e jashtme te te cileve une arrita ti eksploroj, (duke marre leje Franceze(8) nga qe nuk munda te marr ate Turke), formojne nje museum te madh te objekteve antike.
Por ku jane ato relikat madheshtore te antikitetit qe Barleti (Bariettius), nje bashkekohes i Skenderbeut, permend se egzistonin ne Durres ? Me kot u lodha te gjeja ndertesat e shenjta, tempujt e shkelqyer dhe rezatues, statujat e mbreterve dhe perandoreve, permendoren e madhe te te fuqishmit Hadrian qe qendronte ne nje pidestal diku perpara "Portes Cavalla". Amfitheatri shtrihet ne Perendim te qytetit dhe dikur ishte nje veper e mrekullueshme arti dhe bukurie. Muret e tij ishin perforcuar me kulla dhe dekoruar me punime te mrekullueshme. Keto ndertime egzistonin ne Durres deri ne momentin e pushtimit turk. Ishin keta barbare Aziatike qe rafshuan dhe kthyhen ne pluhur objektet qe Gothet, Avaret, Serbet, Bullgaret dhe Normanet kishin respektuar.  Megjithate, ajo qe iriton me shume nje vezhgues nuk eshte shkaterimi i se kaluares, por eshte mungesa e ndertimit te dickaje te re dhe te vlefshme qe ti zinte vendin te vjetres. Per mendimin tim, pamja e reshtave te kasolleve te pista dhe ekstremisht te varfera te Durrsit bashkekohor shpreh djallezine e pushtimit turk me qarte sesa germadhat e nxira te fshatrave te rayah(9) apo bemat e bashibozukeve te eger. Per mua, pushtimi turk eshte shume me shume shkaterues per ato qe nuk ben sesa per ato qe ben. Qytete te njohura ne pjese te tjera te Europes jane shkateruar komplet, me shume se Durrsi, por dikush eshte ngritur dhe ka marre persiper detyrat qe i takojne ne ekonomine boterore. Mos shkojme me larg se brigjet e Adriatikut; Salona eshte rikthyer perseri ne jete si Spalato(10). Aquileja ka gjetur perfasuesit e saj komerciale ne Venecia dhe Trieste. Ndersa Durrsi, ne nje moshe te thyer, nuk ka lene pasardhes. Udhekalimi tregetar i dikurshem qe lidhte Europen me Azise ka katandisur ne nje monopat mushke; nuk eshte ndertuar as edhe nje hekurudhe qe te zevendesoje rrugen antike.

1890-Durazzo-bas-relief-1.jpg

Keto fotografi te nxjera ne vitet 1890 tregojne disa relieve te vjetera te gjendura diku ne Durres. Nuk e di ne se ato vazhdojne te egzistojne. Autori i fotografive ishte diplomati dhe shkrimtari francez, Baroni Jules Alexandre Théodore Degrand, (1844-1911). Ai, gjithashtu, publikoi nje liber shume interesant per Albanian e asaj kohe. Titulli i librit eshte: Souvenirs de la Haute-Albanie / Kujtime nga Shqiperia e Siperme.

1890-Durazzo-bas-relief-2.jpg

Flota tregetare eshte zhdukur jo vetem nga ujrat e Durrsit por edhe nga portet e tjera. Thjesht, ky lloj biznesi ka pushuar se egzistuari. Ne te vertete, pasioni per bastisje i "Personit te Semure"(11) pasqyrohet qarte ne paralizen "normale" qe ka prekur te gjitha strukturat qeverisese. Kjo letargji brutale dhe neglizhence totale e ka kthyer Dyrrhachium e dikurshem ne nje grup kasollesh; nje qender epidemish ne mes te mbreterise se kaosit.


"Velloja e saj, me nje fuqi mistike mbulon c’do hapesire,
Artet shuhen nje nga nje dhe ngadale behet erresire"(12).

 

Megjithate, avujt narkotike te administrates Otomane duket se nuk kane ndikuar ne karakterin e races qe popullon Durrsin dhe rrethinat e tij. Energjike, te shpejte ne levizje, krenare, entuziaste, sy-mprehte, te ashper por te hijeshme - keto jane karakteristikat e tyre, qe per syrin tim mund te jene me te reduktuara ne krahasim me tipat e paster Helenike, por jo me racat e tjera perfshi dhe greket e sotem. Fustanella e bardhe dhe e derdhur hijshem te rikujton menjehere luftetaret Romake. Jeleku i vecante, qe burrat veshin ne pergjithesi, pa diskutim qe eshte me i mrekullueshmi i llojit te tij ne Europe. Te gjitha keto me tregojne mua se une ndodhem ne mes te njerzve qe sjane as turq, as sllave. Tek keta njerez une shoh bashkepatriotet e Skenderbeut dhe Aliut te Janines. Albanasit, Skipetars, "femijet e shkembit" - Malesoret e Turqise - jane raca me luftedashese dhe e panenshtruar qe i ka afruar aleancen e saj Sulltanit.
Albanasit e zones se Durrsit dhe ne te vertete gjithe klanet e tjera, Muhamedane dhe te Krishtere, qe banojne ne Veri te lumit Shkumbin dhe rruges antike Egnatia i perkasin deges Ghegga/Gege. Ata qe banojne ne Jug te kesaj linje, perfshi dhe popullaten jo-greke te Epirit, njihen ne pergjithesi me emertimin Tosk. Per mendimin tim, geget vijne nga rajone sllavike qe ndodhet diku me tutje, por ata shfaqin karakteristika qe nuk jane fare sllave; ata jame me energjike, me autoritare, me arrogante. Udhetare qe jane te familiarizuar me tosket i pershkruajne geget si me pak energjike dhe me kendveshtrim me te ngushte ne krahasim me te afermit e tyre jugore. Karakteristikat e gegeve jane me te ngjashme me ato te sllaveve si ne sjellje ashtu dhe ne temperament. Natyrisht, geget gjate historise se tyre kane patur nje perzjerje te madhe gjaku me serbet dhe bullgaret. Une vura re se ne Durres gjuha serbe kuptohej nga shume persona; ndersa ne Antivari/Bar dhe ne vende te tjera serbishtja flitej nga nje pjese e madhe e popullates. Nga ana tjeter, gjate periudhave te ndryshme kohore, tosket kane patur nje perzierje te madhe me greket. Eshte nje fakt shume domethenes qe ne disa zona te caktuara ku ata banojne vazhdon te egzistoje dhe mbijetoje ne forme te perkryer bukuria e tipareve te antikitetit Helen (disa perafersi te tilla i pashe dhe midis gegeve) qe eshte zhdukur diku tjeter. Ka mundesi qe optimizmi dhe intelekti superior i toskeve eshte nje derivat i perzieries me helenet.
Pavaresisht karakteristikave unike dhe para-ardhesve te perbashket, te dy grupet kryesore te races Albanase jane xheloze per njeri-tjetrin dhe i kane kthyer veshtrimet e tyre ne drejtime te ndryshme. Shpirti i pavarur i gegeve kerkon aleate ne mes te sllaveve, ndersa tosket dhe epiriotet e revoltuar i jane kthyer Mbreterise Greke. Malesoret e krishtere te Shqiperise Veriore, fiset e Kelmendit dhe te Mirdites, por edhe grupe te tjera, qe kurre nuk kane patur me shume se nje lidhje te dobet me Porten e Larte, per momentin jane ne bashkepunim te ngushte me Malin e Zi. Ne se besojme nje lajm qe qarkullon keto dite ne mes te albanasve, Princi i Mirdites, (ose Prink sic e deklaron ai veten e tij), Prink Bibe Doda, nje burre i ri 23 vjecar, ka perfunduar keto kohe negociatat rreth marteses te mundeshme te tij me nje nga vajzat e vogla te Nikolas, Mbretit te Malit te Zi. (Shenim: Shumicen e fjaleve qe perdoren per te pershkruar ide te civilizuara si ne rastin Princ, Albanasit ose para-ardhesit e tyre Iliret, i kane huazuar nga pushtuesit Romake). Keshtu qe, ndersa klanet e tjera ne Veri dhe ne Jug te Albanias po presin c'fare do te sjelle koha, mirditoret dhe kelmendasit presin per nje sinjal nga kampi malazes. Nga ana tjeter, epirotet mbeshtesin komitetet greke.

Preng-Bibe-Doda-1.jpg

 Prenk Bibe Doda - Viti 1890 

Margela-Bibe-Doda-1.jpg

Margjele Bibe Doda - Viti 1890

Nena e Prenk Bibe Doda

Burra-Mirditore-1.jpg

 Burra mirditore - Viti 1890 

Po Italia ? Cili eshte qellimi i matjes te thellesive detare ne gjirin e Durrsit nga nje anije Italiane ? Po lundrimet e kamufluara nga Durrsi ne Antivar/Bar, apo nga Antivar/Bar ne Vlore ? Po thashethemet e perhapura rreth afrimit te Flotes Italiane ? C’fare eshte kuptimi i paralajmerimit te forte drejtuar mbreterise se vogel te Malit te Zi ne lidhje me politiken e kesaj te fundit ne ambientet Albanase ? Eshte e vertete qe gjuha e komunikimit te civilizuar ne qytezat bregdetare te Albanias eshte italishtja. Gjithashtu, eshte e vertete qe koloni albanase egzistojne ne Italine e Jugut dhe Sicili dhe se gjithmone ka patur lidhje te ngushta midis katolikeve albanas dhe bashke-besimtareve ne anen tjeter te Adriatikut. Per momentin, sic jane gjerat tani per tani, nuk eshte e nevojshme nxjerrja e konkluzionit qe Roma ka objektiva te tjera pervec mbrojtjes se bashke-besimtareve katolike dhe disa interesave te vogla ekonomike qe Italia ka ne bregdetin e vendit. Megjithate, duhet patur gjithmone parasysh qe gjendja e trazuar qe egziston ne Albania mund ta beje nje protektoriat te perkohshem Italaian absolutisht te domosdoshem. Nuk mund te mohohet se “observimet” Italiane te detit kane krijuar mendim ne mes te popullatave te tjera te rajonit qe Roma duke qene shume e dobet ne kontrollin e bregdetit Lindor te Adriatikut, (vecanarisht ate pjese qe shtrihet perballe Ankones dhe Brindizit), do te kerkoje te shtrije ndikimin e saj edhe ne kete ane te detit. Objektivi i saj eshte zoterimi i ”kycit” lindor te Adriatikut dhe ne kete pike Italia nuk do te humbte asnje rast te favorshem per marrjen e Durrsit. Mbase mbrojtja me e mire kunder ketij hapi mund te gjendet ne kundeshtimin e vendosur te Austrise. Ashtu si dhe ne rastin e aneksimit te Bosnjes, Austria as qe ka ndermend te “kompensoje” Italine duke i lene nen kontroll pjese te Albanias, aq me teper ti jape rivalit te saj kryesor Durrsin, kete port te rendesishem ne Adriatik. Permeteper, pushtimi Italian i Durrsit nuk do te ishte dicka e mire per interesat e pergjitheshme te Gadishullit Ballkanik. Nga pozicioni gjeografik, Durrsi i perket cilido qe kontrollon Macedonia/Maqedonine. Qyteti eshte Porta Perendimore e biznesit te vendeve qe ndodhen ne brendesi te territorit. Ne se ne kohen tone ne do te arrijme te shohim nje ringritje te nacionalitetit te zhvilluar Bullgar ne te 2 anet e Ballkanit atehere do te kete pak dyshim qe te Durrsi dhe Salonica/Selaniku do te jene nen kontrollin e “Luanit me Kurore”(13).

Gjate nje bisede qe une pata me disa zyrtare turq ketu ne Antivari/Bar vura re nje pesimizem shume te madh qe otomanet kishin per situaten aktuale. Parandjenja e tyre per nje te ardhme te trazuar mbeshtetej edhe nga opinionet e qytetareve europiane qe jetonin ne qyteze. Otomanet nuk e fshihnin mendimin qe fati i Albanias ishte duke u vendosur ne Danub. Nje fitore vendimtare Ruse mund te ndizte flaket e nje revolte te madhe ane e mbane provinces. Ata pranuan qe lajmi i nenshtrimit te Mirdites, (megjithese propaganda e Romes ishte perpjekur ne favor te turqve), ishte shume larg te vertetes. Ne realitet, mirditoret ishin terhequr ne majat e maleve te tyre, ne lartesi akoma me te pa-arriteshme. Qe aty ata do te niseshin per aksion ne nje moment qe do ta konsideronin te favorshem. Ishin 20,000 kelmendas te armatosur qe prisnin kohen e duhur. Ne Epir, ose Albanian Jugore, ne vecanti ne zonat e Sulit dhe Zagorise, greket dhe klanet albanase aleate te tyre priteshin te ngriheshin ne revolte nga dita ne dite. Thuhet se 16 mije burra jane te mire-paisur me armatime te dhena nga komitetet greke dhe se banoret paguajne nje takes lufte qe eshte nga 4 deri ne 10 piastra. Me keto fonde ata financojne nje qeveri te tyre sekrete.

Por shqetesimi me i madh qe zyrtaret otomane te Albanias kane eshte besueshmeria e popullates muhamedane vendase. Popullata muhamedane e Albanias (ashtu si dhe ajo e Bosnjes) nuk eshte turke as ne race, as ne gjuhe, as ne simpati. Ketu, gjithashtu si ne Bosnje, egziston nje aristokraci gjysme-feudale. Secili nga Beg-et Albanas ka klanin qe e ndjek dhe e beson. Pozicioni i Beg-ut te kujton traditat e shekujve te kaluar dhe rolin e kryetarit te malesise. Ketu organizimi klanor eshte shume me i zhvilluar se ne Bosnje dhe Beg-et jane, ne menyre relative, me te fuqishem se ata boshnjake. Por dallimi kryesor qe vecon Albanian nga provincat e tjera qendron ne karakteristikat e races albanase. I lindur i shkathet, energjike, i pakontrollueshem, dyshues dhe i pabesueshem, shqipetari, jo si sllavi, ka kerkuar vetem lirine e tij. Ceshtja e besimit fetar ka qene per te nje problem i rendesise dytesore. “Besimi ndjek shpaten”- thote nje proverbe albanase. Ne momentin qe besimi i del perpara interesave te tij, arnauti i vertete nuk heziton, se paku ne pamje te pare, ti pershtatet nje besimi me te favorshem. Keshtu qe ne Prisrend/Prizren, por edhe ne vende te tjera, ka mijera katolike romane (katolike te fshehur sic quhen ata) qe ndjekin Islamin ne menyre publike. Kete gje ata e bejne per ti shpetuar problemeve qe rayahs/rajat hasnin. Nje albanian, ne dreke do te shkoje ne nje xhami dhe ne darke ne nje kishe pa problemin me te vogel. Kujtimi i Skenderbeut, kampionit te fuqishem dhe te fundit te Albanias Kristiane ne lufte kunder turqve, vleresohet nga muhamedanet e provinces me nje dedikim fanatik qe eshte ne kontrast te cuditshem me respektin e ftohte qe ata shprehin per krijuesin e fese se tyre.

Me intuiten e tij te holle, albanasi di si ta perdore besimin fetar si nje pretekst, por gjithmone shtytja kryesore e veprimeve te tij ka qene interesi personal. Turqit kane arsye te mos besojne ne aleancen e kesaj race. Frike e madhe eshte krijuar ne Durres; kjo per arsye sepse autoritetet turke kane tentuar te fillojne nje Mustafiz, nje mobilizim te pergjithshem ushtarak, qe nenkupton mbledhje bashi-bozukesh. Une pashe disa grupe te tyre duke marshuar neper rruge. Ata po shkonin te ndronin armet e tyre antike, qe mbusheshin nga gryka, me pushke me moderne. Fshataret muamedane te disa zonave aty afer, ne perpjekje per ti shpetuar rekrutimit ushtarak, jane larguar neper male. Ata po djegin dhe bastisin me zell te madh fqinjet e tyre, qe kryesisht jane muhamedane.
Por c'fare efekti do te kete ne "besimtaret e vertete"(14) albanas nje triumf total Rus apo shpallja e luftes nga Greqia ? Po nje revolte e pergjithshme qe mund te filloje nga fiset kristiane te malesoreve te Malit te Zi dhe zbrese deri ne hapesirat misterioze te Dodones ku Zeusi i Helades te lire antike po pregatitet te flase me nje ze shkrepetues ? Turqit mund te besojne ne "Kismeti" cudiberes, por nje gje eshte e qarte: Ne Albania "suksesi nuk i ngjan suksesit".

Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit

 

Ky eshte nje shqiperim i Kapitullit 8 te librit:
Illyrian Letters: A Revised Selection of Correspondence from the Illyrian Provinces of Bosnia, Herzegovina, Montenegro, Albania, Dalmatia, Croatia, and Slavonia, Addressed to the Manchester Guardian During the Year 1877
  1- Calai dhe Dover - Qytete/porte detare respektivisht ne France dhe Angli.
  2- Hastings eshte nje vend ne Angline e sotme ku ne 14 Tetor te vitit 1066 Normanet dhe Anglo-Saksonet u perplasen ne nje beteje te madhe. Normanet fituan dhe keshtu filloi kontrolli i Anglise nga normanet.  
  3- Senlac nje vend prane fushes ku u zhvillua beteja e permendur me siper.
  4- Mbase Kepi i Palles quhej Kepi i Palit dhe me vone eshte transformuar ne formen e sotme.  
​  5- Hahn, ne punimin e tij "Studime Shqiptare" e pershkruan kete pllake.
​  6- Kopshti i Alicinous - Nje lloj i vecante kopshti ne Greqine antikite. Me shume behet fjale per nje fantazi artistike sesa realtet konktret.
  7- Besimtare te vertete - Mendoj se autori ben fjale per varre te besimtareve myslymane.
  8- "Leje Franceze" - Autori nenkupton se ai vizitoi muret e qytetit pa marre leje nga autoritetet Turke.
  9- Rajah - Keshtu quhej popullatat jo-muhamedane (kryesisht te krishteret) qe kishin shume pak te drejta.
10- Qytet ne Kroaci
11- "Personi i Semure" - Autori i referohet Perandorise Otomane.
12- Autori citon poemen e Alexander Pope (1688–1744) te titulluar "The Triumph of Dullness" qe une do ta shqiperoja si  "Triumfi i Kotesise".

13- “Luani me Kurore” – ishte emblema e Mbreterise Bullgare.

14- Me termin "besimtaret e vertete" autori ironizon tipat qe fshiheshin pas besimit fetar Muhamedan.

bottom of page