Une, kaurri i derrit
Mua me pelqen mishi i derrit me shume se ai i lopes … Dava kaurresh do te thote dikush.
Shkenca thote se njeriu e zbuti derrin rreth 8,000 vjet te kaluara, mbase edhe me heret. ‘Zbutjen’ e kishin bere popullatat qe jetonin ne Lindjen e Mesme. Ne Turqine e sotme egziston nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike ne bote: Gobeki Tepe. Studjuesit thone se objektet e gjetura ne ate zone kane ndryshuar konceptime historike ne lidhje me zhvillimin e njerezimit. Behet fjale per mijera vjet histori. Me poshte tregohet nje foto e nje relievi shkembor ku personazhi kryesor eshte nje derr 8,000 vjecar(1).
'Racizmi’ kunder derrave filloi rreth 25 shekuj me pare. Mbase hebrenjte ishin te paret qe ‘perbuzen’ derrin. Per ta, derri eshte nje tabu. Nga ana tjeter, studimet shkencore tregojne se mishi i derit ishte ne menyne e hebrenjve te 2,700 vjet te kaluara. Pikerisht ne qender te “Qytetit te Davidid”, qe ishte zemra e Jerusalemit antik, arkeologet kane gjetur skelete derrash. Keto gjetje provojne se hebrenjte antike te “Mbreterise se Judeas” jo vetem qe e hanin por edhe e shijonin mishin e derrit(2). Bile ne Bibel thuhet se banoret qe jetonin prane liqenit te Galilese, mbanin derra, shume derra.
Shekuj me vone, besimtaret myslymane e bojkotuan dhe e shpallen derrin si kafshe te pa deshirueshme. Besimi i tyre e ndalon rreptesisht mbajtjen e derrit apo ngrenien e mishit te tij. Shume myslymane perdorin shprehjen “kaurr i derrit” per te perkufizuar personat e besimit jo myslyman. Disa njerez e konsiderojne kete si nje shprehje ofenduese.
Ne shkrimet e saj Edith Durham, permend se ne veri te Shqiperise perdorimi i derrit si simbol ofendues midis besimtareve katolike dhe myslymane kishte cuar ne vrasjen e shume personave.
Nga ana tjeter, udhetare te ndryshem qe kane vizituar jugun e Shqiperise gjate shekullit te 19-te shkruajne se shume banore te krishtere e kararakterizonin vehten si “kaurre/gjaurre”. Ata nuk kishin problem me kete term. Edhe une nuk kam as kundeshtimin me te vogel ne se dikush me karakterizon si “kaurr i derrit”. Po e konsideroj si nje “shprehje folklorike”.
Permeteper, mendoj se studimi i historise se derrave mund te hedhe drite mbi origjinen e shqiptareve te hershem.
Kaurr i derrit apo derrat e kaurreve ?
Historia e Mesjetes se Vone tregon se shqiptaret e asaj kohe kane qene rrites shume te mire te derrave. Raporte te ndryshme bizantine dhe dokumenta otomane afrojne informacione interesante rreth kesaj teme.
Ne nje kronike qe mbulon vitet 1375-1425, (E ashtuquajtura Kronikat e Karlo Tokos), shqiptaret perkufizohen si “barinj derrash”. Dokumenti ben fjale per zona ne Epir, rreth e rrotull Janines, ku shqiptaret e atyre viteve perplaseshin me greket dhe sllavet e kohes.
Ato qe vene “piken mbi derrin” jane defteret e Perandorise Otomane(3). Regjistrimi i pare kadastrial i Arvanid-it ne vitet 1430/1433 tregon sa taksa paguanin “gavuret” e Arvanid-it per mbajtjen e derrave.
1 Akce per c’do dy derra te mbajtur ne tufe (biznes) dhe 1 Akce per derrat e mbajtur individualisht (privatisht).
Regjistrimet e vitit 1519 tregojne se taksat ishin rritur; 2.5 Akce ne vit per 2 derra te rritur ose 3 derra te vegjel.
Nje informacionin me te detajuar e japin regjistrimet otomane te Peleponezit te viteve 1460/1463. Keto regjistrime i ndanin popullatat ne kategori etnike; greke dhe arvanitas. Arvanitasit/shqiptaret ishin kampione te padiskutueshem ne mbajtjen e derrave.
Per shembull, taksa totale per mbajtjen e derrave qe shqiptaret e vendosur ne Peleponez paguan ne vitin 1460/1463 ishte 4,448.5 Akces ne vit. Ndersa vendasit greke 806.5 Akce. Behet fjale per nje raport 5.5 me 1, mbase edhe me te larte sepse Sullatani ju kishte afruar te ardhurve te rinj ne Poleponez, ne kete rast shqiptareve, taksa favorizuese.
Nje material shkencor rreth kesaj teme eshte punimi i historianit Georgios C. Liakopoulos i titulluar: The Integration of Settlers into Existing Socio-Environmental Settings: Reclaiming the Greek Lands After the Late Medieval Crisis - qe gjendet KETU.
Tabela e meposhtme eshte shkeputur nga ky studim.
Le te hidhemi ne anen tjeter te Adriatikut.
A mbanin arbereshet derra ?
Ne punimin e tij ‘gjysem-sekret’ te titulluar Fshatrat Italo-Shqiptare te Italise se Jugut, studjuesi shqiptaro-amerikan George N. Nasse shkruan:
“Shqiptaret asnjehere nuk ishin shquar si punues toke. Aktivitetet e tyre ne kohet e hereshme ishin kryesisht te lidhura me rritjen e dhive dhe shqerave."(4)
Duke shtuar: “Shume familie mbajne derra.”
Me poshte tregohet nje foto e arberesheve, pjesemarres ne nje panair fshataresh, ku derrat jane ne plan te pare.
Pra, kudo qe shkuan, shqiptaret e hershem vazhduan te mbanin derra. Kjo do te thote se ata e kishin mesuar prej kohesh rritjen dhe menaxhimin e derrave ashtu sic kishin mesuar ate te shqerave dhe dhive. Kjo me ben te mendoj se ata dikur kane qene ne kontakt me popullata qe dinin nga rritja e derrit. Te ishin keta sllavet ? Mbase fjala “sallo”(5) eshte nje tregues i ketij kontakti …
Rekorded e mesjetes thone se shqiptaret e hershem ishin popullata gjysem nomade qe merreshin kryesisht me rritjen e bagetise se imet. Keto te dhena mbeshteten fare mire nga fakti qe si ne Greqi ashtu dhe ne Itali, ata u vendosen ne zona kodrinore-malore, larg bregdetit, gje qe tregon se blegtoria ishte objektivi i tyre kryesor.
Nje harte e pregatitur nga Georgios Liakopoulos tregon fshatrat/vendbanimet ku u sistemuan arvanitasit ne Peleponezin e viteve 1,400. Shumica dhe densiteti maksimal i vendbanimeve eshte ne brendesi te territorit.
Egzaktesisht i njejti fenomen ndodhi me arbereshet e Italise se Jugut.
George Nasse shkruan: “Me pak perjashtime, vendbanimet shqiptare/arbereshe jane disa milie larg bregdetit dhe ne pika te larta.”(6)
Dy fjale ne 'mbrojtje' te derrit
Ne Mesjeten e hereshme derrat ishin ndryshe. Ata i ngjanin me shume derrave te eger sesa qenieve masive qe shohim sot. ‘Derrat mesjetare’ ishin me te vegjel ne trup, me kembe te gjata dhe qime te zeza. Ata ishin ne gjendje te ecnin per dhjetra kilometra ne dite. Mbajtja e tyre behej ne pyje dhe fusha ne zona te rrethuara me gardh. Ushqimi i tyre kryesor gjendej ne natyre. Me vone njeriu i ‘modifikoi’ dhe krijoi ‘fara’ te reja.
Mbase ka arrdhur koha qe dhe shkenca shqiptare te filloje studimin e historise se llojeve te derrave qe shqiptaret kane rritur gjate shekujve. Dhe egziston nje shtyse ne kete drejtim. Mjekesia po perdor organet e derrave per operacione te qojtura “ksenotransplatim” ku njerzve po ju vihen zemra derrash, etj.
Devollinjte e kishin parashikuar kete fenomen shume kohe me pare. Kot nuk thone “Derke pe Derke”.
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
2- What Does a Pig Skeleton Discovered in Jerusalem Say About First Temple Era Jews? - Haaretz / Kliko KETU per artikullin e plote.
3- Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid - Halil Inalcik. Shiko faqen XXXIV (Arvanid Sancagi Defteri)
4- The Italo-Albanian Villages of Southern Italy - George Nicholas Nasse: The Albanians have never excelled as farmers. Their chief agricultural practices in earlier times were the rearing of goats and sheep, with little effort put into the raising of crops. Shiko faqen 35
5- Sallo eshte fjale qe perdorin dhe sllavet kur pershkruajne yndyren e derrit.
6- The Italo-Albanian Villages of Southern Italy - George Nicholas Nasse:
“With few exceptions, the Albanian settlements are several miles from the coasts and on higher points of land”. Shiko faqen 30.
Korrik, 2022