top of page

Albania, Albanasit dhe Durresi. Nje pershkrim i vitit 1322

Robert Elsie ne shpjegimin e tij, qe paraprin materialin e shkeputur nga libri "The Itinerary of Brother Symon Semeonis and Hugo Illuminator", thote: 
Shkrimet e pelegrineve qe pershkruajne udhetimet e tyre drejt "Tokes se Shenjte" jane nje burrim thelbesor informacioni per situaten qe egzistonte ne Mesdheun lindor gjate gjysmes se pare te mijevjecarit te dyte. Ne nje tregim te tille, te vitit 1322, ne gjejme nje fragment ku flitet rreth Albanias. Megjithese shume pelegrine treguan nje interes siperfaqsor per vendet qe ata vizituan gjate rruges per ne destinacionin e tyre final, 2 pelegrine Anglo-Irlandeze te sektit Franceskan, Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator, ishin impresionuar nga qendrimi i shkurter qe ata bene ne Albania. Symon mbajti shenime mbreselenese rreth vendeve qe pane dhe njerezve qe takuan. Ky material eshte nje pershkrim "shumengjyresh" dhe i rralle i bregdetit te Albanias te viteve 1300. Shkrimi "Intinerari i Simon Fitzsimons nga Irlanda per ne Token e Shenjte" eshte nje burrim i pasur informacioni per procedurat e konrolleve kufitare, veshjeve, monedhave, lendeve te para, produkteve te ndryshme dhe natyrisht per kishat dhe vendet e shenjta. Nga pershkrimi, duket qarte qe ne vitin 1322 porti i Durresit nuk e kishte marre veten plotesisht nga nje termet shkaterues qe e kishte goditur ate gjysem shekulli me pare. Popullata e meparshme e qytetit ishte zevendesuar, deri ne nje fare mase, nga nomade Albanas qe kishin erdhur nga zonat perreth. Gjuha Albanase duhet te kete qene folur gjeresisht ne zonat e ulta dhe kodrinore. Kjo mund te kuptohet nga observimi fillestar qe Simoni kishte bere kur thote se provinca kishte gjuhen e saj. Megjithate, ne qytetin e Durresit "albanasit barbare" referohen te 4-it ne rradhe pas latineve, grekeve dhe hebrejve, nje tregues ky qe ata nuk kishin formuar akoma grupin kryesor. Shume interesant eshte dhe referimi "barbaret' qe Simoni ju ben albanasve qe ai pa ne Dubrovnik kur thote: Ketu dominojne venedikasit. Sllavet, barbaret, te krishteret e sekteve te tjera dhe tregetaret gjysem-besimtare qe vizitojne qytetin jane komplet ndryshe nga latinet, si ne sjellje, veshje dhe gjuhe.

Me poste paraqitet i shqiperuar fragmenti i Simon Fitzsimons.

Pelegrinazh-map-2.png

 Udhetimi i Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator. Ndalimi i tyre ne Durres ne vitin 1322 

Pas nje ndalese disa ditore (ne qytetin e Raguses), ne kaluam ne Ulqin qe eshte prone e mbretit te Rascia(1). Qe aty morrem detin per ne Durres, i cili nje here e nje kohe ishte qytet i fuqishem si ne toke ashtu dhe ne det dhe i perkiste perandorit te grekeve (Mbase ben fjale per perandorin Bizantin). Tani qyteti ben pjese ne provincen e Albanias dhe eshte nen kontrollin e princit te Romania(2), vellait te mbretit te Jerusalemit(3). Duhet sqaruar qe Albania eshte nje province midis Slavonia(4) dhe Romania dhe ka gjuhen e saj te vecante. Provinca eshte nen kontrollin e mbretit "gjysem-besimtar" te Rascia, per te cilin ne kemi folur me perpara. Po ashtu, albanasit jane "gjysem-besimtare". Ata perdorin ritualet e grekeve dhe jane plotesisht si ata; si ne veshje ashtu dhe ne sjellje. Njesoj si greket(5), ata veshin kapucon shume ralle. Me se shumti perdorin nje kapele te bardhe qe pothuajse sheshohet fare ne pjesen e perparme dhe ngrihet ne pjesen e pasme te saj. Ne kete menyre, floket e tyre, per gjatesine dhe bukurine e te cileve ata jane shume krenare, mund te duken me terheqes ne syte e personave te tjere. Nga ana tjeter, sllavet per te cilet kam folur me siper, veshin nje kapele te bardhe, te larte dhe rumbullake ne maje te se ciles "paria" vendos nje pende te gjate ne menyre qe te dallohet me kollaj nga fshataret dhe njerzit e zakonshem. Qyteti eshte shume i shtrire dhe i rrethuar me mure, por me ndertesa te vogla, te pakta dhe ne gjendje shume te keqe. Kjo situate eshte si pasoje e nje termeti(6) te fuqishem qe rafshoi zonen dhe varosi nen germadhat e shtepive te tyre si te pasur dhe te varfer. Mendohet se u zhduken mbi 24,000 banore. Tani Durresi eshte pak i populluar dhe i ndare ne zona te ndryshme bazuar ne besim fetar, zakone dhe gjuhe. Qyteti banohet nga latine, greke, hebrej te "pafe", dhe barbare(7) albanas. Midis tyre ata perdorin monedha te vogla qe i quajne tournois(8), 11 cope nga te cilat shkembehen me nje "Venetian grosso"(9). Keto monedha jane ne qarkullim ne te gjithe Romanine. Durresi eshte 200 milje larg nga Dubrovniku. Me pas, duke shfrytezuar eren e favorshme udhetuam per ne Vlore, nje fortese e perandorit te grekeve. Qe aty vazhduam per ne ishullin e Korfuzit ne te cilin ndodhet nje qytet i qojtur Korfu, qe i takon mbretit te permendur te Jerusalemit. Ky vend ndodhet 200 milje nga Durresi. 

Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shqiperimit

 

1- Stefan Urosh III (Mbreteroi ne vitet 1322-1333). Rascia permblidhte toka ku sot gjenden: Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia jugore

2- Romania; Behet fjale per zoterimet e Perandorise Bizantine dhe nuk ka te beje fare me Rumanine e sotme. Mbase behet fjale per princin e Morese  te qojtur  John, Konti Gravina (Ishte ne pushtet ne vitet 1316-1335).

3- Mbreti i Jerusalemit i qojtur "Roberti i Mire" (Mbreteroi ne vitet 1309-1343)

4- Termi Slavonia i referohet teritoreve sllave te Dalmacise dhe Kroacise. 

5- Mendoj se ketu behet fjale per besimtare greko-bizantine.

6- Bazuar ne historianin bizantin George Pachymeres ka te ngjare qe termeti ndodhi ne Korrik te vitit 1267.

7- Mendoj se termi barbar perdoret si perkufizim i formes se organizimit te shoqerise/menyres se jeteses sesa karakterit njerezor apo gjuhes se folur. 

8- Nje lloj monedhe fanceze e perdorur ne mesjete.

9- Nje lloj monedhe venedikase e perdorur ne mesjete.

Shkrimi ku u bazua ky shqiperim gjendet ne faqen personale e te ndjerit Robert Elsie: http://www.albanianhistory.net/1322_Fitzsimons/index.html

bottom of page