top of page

Otomanet, shqiptaret dhe shtypshkronja

Dikur, diku ne nje qytet te Rusise, nje i ri shqiptar kishte hyre ne nje lulishte publike dhe kishte keputur 2-3 lule. Dikush e pa veprimin e tij dhe e pyeti: Mos je gje nga Ballkani ? 

Kete histori e kam degjuar shume vite me pare nga nje familjar i “hajdutit te luleve” i cili kishte qene nje student ne Bashkimin Sovjetik. Behet fjale per mesin e viteve 1950. Por cila ishte arsyeja qe qytetari rus kishte krijuar standartin e tij te grupimit dhe karakterizimit te njerezve te ”pagdhendur” ? Perse ballkanasit ?

Mendimin tim, apo me sakte pergjigjen time, po e jap bazuar ne konkluzion qe arrita pasi lexova nje artikull te studjuesve Bogdan Popescu dhe Mircea Popa qe ben fjale rreth ndikimit deciziv qe kishte patur shpikja e shtypshkronjes ne zhvillimin e Europes Qendrore-Perendimore dhe shoqerise njerezore ne pergjithesi. Autoret e "ballkanizojne" kete fenomen dhe mbeshtesin teorine qe thote se popullatat qe qendruan per nje kohe te gjate nen kontrollin otoman mbeten mbrapa ne zhvillimin intelektual, politik, ekonomik, edukativ, etj, ne krahasim me popullatat qe qendruan per nje kohe me te shkurter apo nuk u pushtuan nga otomanet. Popescu-Popa theksojne se ky ndikim negativ eshte i "prekshem" edhe sot e kesaj dite.

Arsyeja e kesaj prapambetje, argumentojne Popescu dhe Popa, ishte pa-aftesia e Perandorise Otomane per ta bere edukimin dhe dijen masive. Mes shembujve, referimeve shkencore dhe paralelizmave te shumta, autoret krijojne nje pikture te detajuar qe shtrihet nga shekulli i 14-te deri ne ditet tona. 

Shkrimi origjinal titullohet: Imperial Rule and Long-Run Development: Evidence on the Role of Human Capital in Ottoman Europe. 

Me poshte kam pershtatur disa fragmente dhe ide te ketij punimi shume interesant. Gjithashtu kam shtuar disa materiale nga burrime te tjera.

Falenderoj Zt. Popescu dhe Zt. Popa per mundesine dhe besimin qe me dhane per t'ju referuar punimit te tyre.

 

Shtypshkronja ne Europen Qendrore-Perendimore

Historianet e konsiderojne shpikjen e shtypshkronjes ne vitin 1452, ne Gjermani, si nje nga momentet me te rendesishme te historise se njerezimit; nje inovacion qe ndryshoi pergjithmone formen e perhapjes se shkrimit dhe leximit, menyren se si njerzit shkembenin njohurite e tyre. Kjo metode e re e shperndarjes se dijes ndryshoi dijen ne vetvete dhe njekohesisht transformoi mendimin intelektual te civilizimit perendimor. Duke qene nje element qe prodhohet masivisht nepermjet shtypshkronjes, libri u be nje burrim dije jo vetem per femijet e te pasurve por edhe per femijet e shtresave te varfera qe tani mund te perballonin ekonomikisht blerjen e teksteve te ndryshme. Masat popullore pane tek libri nje aleat per zhvillim dhe progres. Niveli i njohjes u rrit ne menyre drastike dhe filluan te krijohen profesione te reja qe kerkonin kulaifikim profesional. Qytetet europiane te viteve 1450 - 1500 qe kishin arritur te krijonin shtypshkronja u zhvilluan me shume se homologet e tyre qe nuk i kishin hyre kesaj rruge. Permeteper, qytetet me shtypshkronja ndertuan shkolla, universitete dhe u kthyen ne qendra te mendimit intelektual. Si rrjedhim, keto qytete u zvilluan me nje ritem te shpejte dhe statistikat tregojne se qytetet qe shtypnin me shume libra kishin nivele me te larta te ardhurash.

Ne Europen qendrore-perendimore, ne vitin 1500, vetem 50 vjet pas shpikjes se shtypshkronjes, ishin shtypur rreth 9 milion libra. Me poshte tregohet nje harte e qyteteve qe ne shekullin e 15 kishin shtypshkronja aktive.

Printing-Towns-15-Century-1.jpg

Shtypshkronja ne Perandorine Otomane

Shtypshkronjen e pare ne Perandorine Otomane e ndertuan hebrenjte e debuar nga Spanja ne vitin 1492. Megjithate, kjo perpjekje nuk gjeti nje ambjent favorizues, nuk pati ndonje impakt te rendesishem dhe nuk egzistoi per nje kohe te gjate. Ka disa hipoteza se perse otomanet nuk perkrahen shtypjen/publikimin e librave. Thuhet gjithashtu se ne vitin 1483 apo 1485, Sulltan Bajazid II leshoi nje dekret qe denonte printimin e librave. Disa studjues mendojne se otomanet i ruheshin perdorimit te librave sepse ato mund te ktheheshin ne vegla te zgjimit  nacional qe mund te shkaktonin trazira politike apo fetare. Per kete arsye ata e penguan krijimin e shtypshkronjave dhe aktiviteteve te lidhura me to. Cilado qe te ishte arsyeja, publikimet ishin shume te pakta dhe gjate periudhes kohore 1726 - 1838 ne Perandorine Otomane u botuan vetem 142 libra, (Tituj librash), nderkohe ne Europen Perendimore ishin botuar 30,000 te tille. Ne pergjithesi, printimi ne Perandorine Otomane ishte praktikuar nga grupe popullatash jo-myslymane, kryesisht nga armenet, greket dhe hebrejte. Edhe printimin e pare me germa arabe e bene kristianet qe banonin ne Alepu, (Qytet ne Sirine e sotme), ne vitin 1706. Perpjekja e tyre kulminoi rreth vitit 1726 me krijimin e shtypshkronjes se pare shteterore ne Perandorine Otomane. Megjithate ky hap progresiv nuk coi ne ndryshime te medha. Alepuja ishte qyteti i 3-te per nga rendesia ne Perandorine Otomane, qender e madhe politike dhe ekonomike, dhe ne vitin 1752 bibloteka e qytetit kishte ne fondin e saj vetem 3,000 libra.  

 

Degradimi i Perandorise Otomane dhe analfabetizmi

Degradimi i fuqise se Perandorise Otomane filloi pas shekullit te 16-te dhe arsyet per kete ishin te shumta. Historianet permendin korrupsionin dhe efikasitetin e ulet te administrates, klanizmin, shitjen e posteve zyrtare, nenpunes te pakualifikuar, koston e larte te mbajtjes se administrates shteterore, ekonomi primitive, inflancionin e larte dhe mbledhjen e ulet te taksave. Ketyre fenomeneve shkateruese ju shtohej padija dhe analfabetizmi i thelle. Kuptohet qe mungesa e materialeve te printuara pati nje ndikim thelbesor ne prapambetjen institucionale dhe edukimin e popullatave qe jetonin ne hapesirat e kontrolluara nga otomanet. Te krishteret ballkanas mernin nje edukim te kufizuar vetem nepermjet institucioneve kishtare, ndersa myslymanet nepermjet shkollave fetare te financuara kryesisht nga elitat lokale. Reformat e Tanzimatit u perpoqen te ndryshonin situaten ne terren por pa ndonje rezultat te dukshem. Shpesh shkollat kishin 1 ose 2 mesues qe jepnin 15 lende mesimore, perfshi matematike, ekonomi, biologji … Per te patur nje ide te pergjithashme, ne fillim te shekullit te 20-te, analfabetizmi ne Bullgari ishte 73.6% ndersa ne Greqi 59.7%. Ne rastin e Shqiperise, bazuar ne rekorded e shtetit shqiptar, deri ne vitin 1920, analfabetizmi arrinte ne 80%, dhe mos harrojme qe analfabetizmi midis grave ishte akoma me i larte, ndersa pjesa e “kenduar” dinte te shkruante dhe lexonte kryesisht ne greqisht.

*****

Le te kthehemi ne kohezgjatja e kontrollit otoman dhe lidhjen e tij me zhvillimin e pergjithshem te vendeve perkatese. Harta e me poshtme, e pregatitur nga Popescu dhe Popa, pershkruan intervalet kohore te zoterimit dhe kontrollit Otoman te Ballkanit. Bazuar ne nje game te gjere te dhenash, Popescu dhe Popa arrijne ne konkluzionin: 

“Individed e rajoneve me nje eksperience te gjate otomane kane rezultate me te ulta edukative; te njejtin problem kishin patur dhe prinderit e tyre. Ata ishin rritur ne ambjente familiare qe kishin pak mundesi edukimi. Rajonet europiane qe ishin nen kontrollin e Portes se Larte reflektonin me pak aktivitet inovator, dhe ky fakt pasqyronte kapacitetin e pergjithshem te vete Perandorise Otomane”.

Vitet-nen-PO-2.jpg

Shqiptaret, Perandoria Otomane dhe shtypshkronja

Raporti i shqiptareve me Perandorine Otomane eshte shume i komplikuar. Shume historiane shqiptare mbeshtesin teorine e “shkaterimit otoman” duke theksuar se otomanet e lane vendin mbrapa. Pa dyshim kjo eshte e vertete, por deri ne nje fare mase, dhe c’fare u tha me lart e mbeshtet kete teori, por otomanet nuk veconin etnicitetet … Ata ndiqnin, pak a shume, te njejtat politika ne te gjitha territoret qe kishin pushtuar apo marre nen kontroll. Personalisht, mendoj se shqiptaret e 3, 4 shekujve te kaluar nuk interesoheshin shume per shtypshkronja apo libra. Ata luftonin per mbijetese dhe ingranimi i tyre ne strukturat otomane, kryesisht ne krahun ushtarak, i shpetoi ata nga asimilimi i kulturave superiore greke dhe sllave. Natyrisht qe perqafimi i besimit myslyman luajti nje rol vendimtar, gjithashtu. 

Ne lidhje me shtypshkronjen e pare te ndertuar ne hapesirat ku sot eshte formuar Shteti Shqiptar. Mendoj se teoria e shtypshkronjes se Voskopojes/Moskopojes ne vitet 1720 eshte me shume nje egzagjerim se sa realitet i bazuar ne fakte konkrete (1). Nuk egziston ndonje liber i vertete i printuar nga kjo shtypshkronje. Po ashtu, ka mendime se ne Shkoder ka egzistuar nje shtypshkronje qe ne vitet 1550. Shkencerisht nuk mund te vertetohet as njera, as tjetra hipoteze. Mbase e kam gabim, por do te desha te shihja nje liber te shtypur nga keto shtypshkronja; e kam fjalen per libra/botime qe plotesonin standartet e kohes. Kur thuhet shtypshkronje kuptohet nje makineri qe eshte e afte te shtype mijera libra, dhe jo nje pllake printuese qe perdoret per shtypjen e 10-15 faqeve apo ndonje gravure (2). Makinerite si ato te Gutenberg-ut shtypnin 1,500 faqe ne dite, mbase edhe me shume. Printimi ne shekullin e 15-te apo 16-te konsiderohej teknologji e larte dhe kerkonte bashkepunimin e shume faktoreve/elementeve qe mungonin plotesisht ne shume zona te Ballkanit. Me besueshmeri te mjaftueshme, mund te thuhet qe shtypshkronja e pare ne Shqiperi eshte krijuar ne Shkoder nga nje dege e Kishes Katolike, mbase rreth viteve 1870. 

Per nje ide te pergjitheshme, me poshte tregohen tre faqe nga tre Bibla te shtypura nga e njejta shtypshkronje, qe ruhen ne tre muzeume te ndryshme te botes. Behet  fjale per "Biblen e Gutenbergut" qe ishte printuar ne Mainz, Gjermani, ne vitin 1455 nga Johann Gutenberg dhe bashkepuntoret e tij, Johann Fust dhe Peter Schoeffer. Duket qarte niveli i larte teknik dhe cilesor qe egzistonte ne shtypshkronjat gjermane te 567 viteve te kaluara. Ne se pranojme egzistencen e shtypshkronjes ne Voskopoje, cilat ishin standartet dhe kapacitetet e saj ?

Persa i perket botimit te librave ne ditet tona; Shqiperia ka mbetur mbrapa vendeve te rajonit. Nuk ka ndonje informacion zyrtar rreth nivelit te ketij disniveli. Edhe per kete e kane fajin otomanet e dikurshem ? 

Gutenberg-Bible-Pages-1.jpg

Si perfundim, nuk do te thote qe vendet qe hershem “perqafuan” shtypshkronjen u transformuan ne vende me paqesore ne krahasim me fqinjet e tyre. Historia tregon se pikerisht keto vende apo popuj e perdoren avantazhin e librit ne rruge negative dhe vrane, dogjen dhe shkateruan njeri-tjetrin me deshire te madhe ashtu sic kishin perkrahur dhe dijen.

Megjithate, avantazhi i shtypshkronjes nuk diskutohet. Mbase emigrimi masiv i shqiptareve ne drejtim te Europes Qendrore-Perendimore eshte treguesi me i mire i kesaj epersie.

Shenime sqaruese rreth shkrimit.

Shkrimi eshte bazuar gjeresisht ne punimin e studjuesve Bogdan Popescu dhe Mircea Popa te titulluar: Imperial Rule and Long-Run Development: Evidence on the Role of Human Capital in Ottoman Europe

1- Max Demeter Peyfuss, ne studimin e tij te titulluar: Die Druckerei von Moschopolis, 1731-1769, shkruan se ne Voskopoje egzistonte e vetmja shtypshkronje greke ne Ballkan dhe se kjo shtypshkronje shtypi me shume se 21 libra. 

2- Mendoj se ne rastin e shtypshkronjes se Voskopojes kemi te bejme me hapa embrionale dhe jo me nje shtypshkronje qe plotesonte standartet teknike dhe ekonomike te kohes.

 

Materiale te tjera:

- The Ottoman Empire, 1700-1922 - Autor Donald Quataert. Faqe: 167

- Age of Invention: Did the Ottomans Ban Print ? - Autor Anton Howes. https://antonhowes.substack.com/p/age-of-invention-did-the-ottomans?

- https://www.britannica.com/topic/publishing/The-age-of-early-printing-1450-1550

- https://www.europeana.eu/en/blog/europes-first-printed-book

Prill, 2022

bottom of page