top of page

Skenderbeu dhe legjenda e tij

Napoleon-battle-1.jpg
Petraq-Guri-Madhi-Skenderbeu-1_edited.jpg

Napoleoni ne historine e Frances dhe Skenderbeu ne historine e Shqiperise

Napoleone di Bunoparte kishte lindur ne Korsike, ne daten 15 Gusht te vitit 1769. Babai i tij quhej Carlo di Buonaparte dhe e jema Letizia Ramolino. Te paret e tij mbanin lidhje te forta me boten dhe traditat italine. Ata e konsideronin veten italiane dhe jo franceze. Gjuha e tyre familjare ishte italishtja. Napoleone filloi te mesonte ferngjisht kur ishte 9 apo 10 vjec dhe dallohej qarte qe ai e kishte kete gjuhe te mesuar dhe jo 'gjuhen e nenes' sic i thone fjales …

Ne vitin 1767 Franca 'bleu' Korsiken nga 'pronari' i saj i meparshem, qe kishte qene Republika e Genova-s. Dy vjet me vone, ne Maj te vitit 1769, Franca e mori Korsiken ne kontroll te plote duke e kthyer ate ne nje pjese integrale te shtetit Francez. Kjo ndodhi kur Napoleoni ishte fare femije. Me kalimin e kohes djali i Carlos dhe Letizes u rrit dhe 'transformua' nga Buonoparte ne Bonaparte. Ai hyri ne historine boterore si 'Perandori Francez Napoleon I'. 

Sot, pothuajse 200 vjet qe nga vdekja e tij, francezet nuk bien dakord per rolin qe luajti Napoleoni ne historine e vendit te tyre. Per disa ai ishte dhe mbetet nje hero kombetar; per disa ai ishte nje vrases, pushtues dhe shkaterues i vendeve dhe popujve te tjere. Pavaresisht kesaj mosmarveshje, historiografia dhe shkenca franceze eshte perpjekur ne maksimum te zbulojne se kush ishte Napoleoni, me te mirat dhe te keqijat e tij. Pervec kerkimeve ne fushen e historise se shkrojtur, jane kryer studime te thella gjenetike si nga individe ashtu dhe institucione shkencore me fame boterore. Pra, francezet e sotem e dine me saktesi nga erdhi dhe ku shkoi Napoleoni … edhe pasardhesit e tij.

 

Skenderbeu ze nje rol te rendesishem ne hisorine dhe nacionalizmin e Shqiperise bashkekohore. Megjithese, ai eshte deklaruar 'Hero Kombetar' vetem ne vitin 1965. Pjese te medha te figures te tij komplekse jane mbushur me hamendje, legjenda dhe shkrime te krijuara bazuar ne nevojat e momentit. Puna dhe kerkimi i vertete shkencor qe pritet nga historianet/albanologet e kohes sone ka munguar dhe vazhdon te mungoje. Dikush thote se ai lindi ne kete vit, dikush thote se lindi ne ate vit. Gjithashtu, per daten e vdekjes ka disa supozime. Nga ana tjeter, dikush thote se ai ishte i shkurter, dikush tjeter thote se ai ishte i gjate, dikush thote se ai ishte jenicer, dikush thote se ai nuk ishte jenicer; dikush thote se ai ishte shqiptar, dikush thote se ai ishte serb, bullgar, grek, vllah dhe lista vazhdon …

 

Mendoj se figures se Skenderbeut i behet nje trajtim shume i gabuar. Ai nxirret nga thellesia e 500 viteve te shkuara, vendoset ne nje pidestal te shekullit te 21-te dhe bojatiset me ngjyrat e nacionalizmit ballkanik qe shquhet per improvizime unike.

Ne letersine dhe historine shqiptare, pjesa me e madhe e informacionit rreth Skenderbeut vjen nga Barleti dhe Noli. Te dy keta autore kishin qene klerike; i pari nje misionar ekstremist katoliko-venedikas dhe i dyti nje prift-politikan qe u perpoq ta largonte orthodoksine shqiptare nga traditat e saj shekullore dhe ta afronte ate me Vatikanin. Punimet e tyre jane te mbushura me fantazi, deformime te medha dhe genjeshtra ... Ato jane shkrime te rendesishme te llojit artistik por nuk mund te konsiderohen ne asnje kendveshtrim si studime shkencore. 

 

Ne vazhdim do te paraqis disa mendime personale rreth figures se Skenderbeut. Materialin e kam ndare ne pjese te cilat ju mund ti lexoni me poshte si seksione te vecanta duke klikuar ne titullin perkates.

 

- Helmeta dhe shpata e Skenderbeut

- Vula e Skenderbeut

- Origjina e mbiemrit Kastrioti

bottom of page