top of page

'Kalaja' e Mborjes dhe bullgaret e Mesjetes

  • Petro Prodani
  • Jun 16
  • 6 min read

Updated: Jun 22

Si gozhda 'Tradhetoi' personin me te cilin kishte qendruar per shekuj ne te njejten grope. Deshmi te venitura qe reflektojne te kaluaren ballkanike ...


Ne daten 9 Shtator te vitit 1804 shkrimtari/topografi/diplomati britanik William Martin Leake, gjate udhetimit ne drejtim te Korces, shkruante:

"Duke vazhduar reze kodrave, ne ora 10.20, arritem ne Korytza/Korica. Qyteti eshte i gjithi i vendosur ne nje rafshnalte. Ai ndahet vetem me disa vreshta nga kembet e nje mali i cili 'Kurorezohet' me nje keshtjelle te rrenuar. Ka mundesi qe fortifikimi te jete nje ndertim i bullgareve, megjithese thashethemet popullore e lidhin ate me spaniarded."(1)


Pothuajse 221 vite mbas pershkrimit te Leake, mora rrugen per ne 'Kala'. Kisha qene aty ne rinine time te hershme. Rrenojat me kishin bere pershtypje dhe me kishin zgjuar fanatzine feminore. Kjo ishte dhe arsyeja se perse 'Kurora' mbi mal vazhdonte te me terhiqte si me magji. U ngjita ne 'Kala' nga 'Gryka e Mborjes'. Zbrita nga 'Gryka e Drenoves'. Natyra rreth e rrotull; mbreselenese.

Monopatet per ne 'Qytetin' mbi fshatin e Mborjes kalojne neper nje lugine te bukur ...

Ne maje te malit mbi Mborje nuk kishte mbetur dicka qe ti shembellente ndonje 'Kalaje'. Barrinjte qe ishin aty prane me thane se grumbujt e gureve, te shperndare ne hapesiren ku dikur egzistonte nje vendbanim, ishin bemat e banditeve ne kerkim te floririt. Nuk ishte e qarte se c'fare kishin gjetura ata. Qarkullonin shume thashetheme. Cilatdo qofshin rezultatet, kapicat e gureve deshmonin nje perpjekje 'Arkeologjike' masive ...

Por, nga te gjithe demtuesit qe kishin kaluar aty, gjurmet me te medha i kishte lene Ushtria Shqiptare. Ajo kishte eleminuar njehere e pergjithmone objekte te rendesishme historike; deshmi te nje civilizimi te vjeter. Kater tynele artilerie, qe do te mbronin fushen e Korces nga sulmet e Monarko-Fashisteve Greke, apo NATO-s, vazhdojne te tregojne me kembengulje idjotesite e kohes ...

Nga vendbanimi i vjeter kane mbetur vetem gure dhe shkaterime ...


Te ze nje trishtim kur shikon kete shkaterim masiv. Kete urrejtje per historine e vendit dhe para-ardhesve. Per gjurmet qe ata lane mbas. Eshte nje ironi e hidhur kur mendon se edhe sot e kesaj dite, banoret e fshatit Mborje thone: Do te ngjitem ne 'Qytet' - duke treguar majen e malit qe kishte terhequr vemendjen e ushtarakut britanik ne vitin 1804.

Lind pyetja: Kush ishin dhe ku shkuan 'Qytetaret' e dikurshem ?

Zbriten ne fushe per te ndertuar nje qytet tjeter, apo u larguan per te mos u kthyer me kurre ?


*****

Ketu ka patur shume varre. Une di pese apo gjashte vende. Ja, ne pllaja perballe. Aty ... Aty ne pema e djegur ... Atje ku jane ata gurret ... - me orjentoi njeri prej barrinjve.

C'fare ndodhi me to ?

Ketu kane erdhur shume kerkues ari. Bile dhe njeres me pozite. Me makina te medha, me aparate kerkimi, me kazma, lopata, kompresore, drone, dhe vegla te tjera. Hapen varret, nxorren kockat jashte, morren c'fare deshin dhe iken - tha ai duke me treguar me shkopin e tij ish-rrugen qe te conte ne ish-minjeren e qymyrgurit.

Kane gjetur ndonje gje me vlere ?

Nuk e di vleren. Une kam pare monedha bullgare. Kam pare dhe gure te shkrojtur, mbase greqisht, mbase bullgarisht. Nuk kam shume shkolle. Varrin e fundit e zbuluan para ndonje viti. Gjeten vetem nje unaze. Kafka ishte e plote. Kishte dhe disa dhembe - vazhdoi barriu.

Ku eshte kafka ? - e pyeta me shprese se mund te kishte shpetuar.

E thyen ... Kane mbetur pak eshtra aty tek tre bredhat e vecuar.


Dhe vertet, prane pemeve shiheshin gjurme germimesh dhe fragmente kockash. Midis tyre gjeta dhe nje lloj gozhde. Mbase kjo e fundit ishte nje nga sendet metalike qe kishin aktivizuar alarmin e aparatit metal-kerkues. Si pasoje, eshtrat e pronarit te qivurit kishin perfunduar jashte varrit ku kishin gjetur prehje per shume kohe. Mbase 1000 vjet.

Perse mendoj se varri ishte i vjeter ?

Ne fotot e meposhtme tregohet gozhda ne fjale dhe ngjitur me te disa gozhde qe i perkasin Antikitetit Helen. Analizat e specializuar do te japin nje date shume te perafert ... Ne kete pike do te ndihmonin dhe kockat e shperndara mbi ish-varin prane 'Kalase'.


Grimca gjuhesore

Ne zonen e Korce egziston mallkimi: Te befsha gropen !

'Grope' eshte deformim i fjales Grob/Groba dhe rrjedh nga bullgarishtja/sllavishtja qe do te thote 'Varr'. Fjala 'Gozhde' eshte nje fjale e vjeter sllavo-bullgare. Une i rastisa te dy keto elemente mbi fshatin Mborje qe gjithashtu eshte i lidhur me fjalen 'Bor' qe ne bullgarisht do te thote 'Pishe'.


*****

Kush te kishte qene kjo qenie e c'varrosur ? Nje mashkull ? Nje femer ? Ne cilen periudhe historike kishte jetuar ? Si kishte vdekur ? Te kishte qene dikushi, apo thjesht nje numer ? C'fare gjuhe/gjuhesh fliste ?

Pyetje pa fund trazuan mendjen time, disa prej te cilave tentova ti jap pergjigje ...

Them se ai kishte qene nje mashkull i rritur. Prezenca e unazes dhe trashesia e eshtrave te brinjeve me bene te arrija kete konkluzion. Ne se do te ishte femer, ajo do te mbante dhe zbukurime te tjera ...

Ndresa orjentimi Lindje-Perendim i varrit deshmon pranine e riteve kristiane. Fotoja e mesiperme paraqit busullen duke treguar pikerisht kete drejtim.


Dhe dalim tek Kristianizmi.

Kush e shpuri Krishterimin ne majen e malit mbi Mborje ?

Historianet thone se ne keto zona ate e perhapen greko-bizantinet. Disa here nepermjet misionareve; disa here nepermjet betejave te pergjakeshme. Ishin bizantinet ata qe rreth 1000 vite me pare munden perfundimisht bullgaret. Shume prej ketyre te fundit u larguan nga vendbanimet ku kishin jetuar qe nga koha e Perandorise se Pare Bullgare.

Askush nuk mund te thote se c'fare ndodhi me banoret e 'Kalase' se Mborjes. Por, nje gje eshte e sigurt. Ata perqafuan Kristianizmin dhe u bene ndjekes pasionante te greko-bizantizmit. Prova me e dukshme eshte kisha e Ristozit. Eshte nje mrekulli qe ajo vazhdon te egzistoje. Fatin e saj nuk e paten kishat e tjera qe egzistonin aty prane. Ato u rrafshuan. Disa jane rindertuar ne vitet e fundit, por vlera e tyre historike eshte shume e vogel ...


Sapo hyn ne Kishen e Ristozit, ve re menjehere faktin qe pikturat murale kane ngjashmeri te madhe me disa kisha ne Odrid, Maqedonine e Veriut. Fotot shoqeruese japin nje ide te detajuar.


Ne disa raste, ngjashmeria e vizatimeve eshte aq e madhe sa qe mund te nxjerresh konkluzionin se ato jane bere nga e njejta dore. Ose te pakten, nga nxenes te se njejtes shkolle. Shqiponja perandorake bizantine e provon kete hipoteze. Bazuar ne te dhenat e studjuesve, fragmentet e ikones se ekspozuara ne kishen e Cveti Pantelimon ne Ohrid i takojne fillimit te shekullit te 13-te. Keshtu qe nuk eshte aspak cudi qe edhe punimi i Kishes te Ristozit ti takoje te njejtes periudhe kohore, mbase edhe me te hereshme.


Kishin kaluar pothuajse 300 vjet qe kur artisti i panjohur kishte vizatuar Shen Elenin ne muret e kishes ne Mborje. Tashme fshati, si nje pjese e madhe e Ballkanit, kishte rene nen kontrollin e Perandorise Otomane. Regjistrimet e Portes se Larte ne vitet 1520 tregojne se 'Qyteti' ne mal vazhdonte te popullohej nga persona qe mbanin emra/mbiemra sllave-greke si:

Athanas,

Bogdan, Bogor, Boiko, Boro

Dushman,

George, Gorco, Goric,

Kalic, Kirjako, Kondo, Kosta,

Mano, Mico, Mihail, Milic, Milo, Milko,

Nikolla, Novak,

Pano, Petro, Petropulo,

Radomir,

Simeon,

Todoric,

Stanko, Stomir,

Etj ...

Gjithesej me 'Keshtjelle' kishte rreth 59 banesa.


Me sa kuptohet, nga shekullii 16-te, 'Keshtjelltaret' filluan pak e nga pak te largohen dhe rivendosen poshte malit. Mbase nje familje me mbiemer Gorce/Gorco themeloi nje han qe u qojt hani i Gorces. Emri u deformua deri ne formen Korce, sic e njohim sot qytetin e Korces.

Ne anen greke te kufirit egziston nje variant tjeter. Thuhet se ne han jetonte dhe punonte nje vajze e bukur dhe e kendeshme. Udhetaret e quanin 'Hani i Koritsit'. Ne shqip: 'Hani i vajzes'. Keshtu qe dhe vendbanimi, (Qe me vone u zmadhua ne nje qyteze), u quajt Koritsa.


C'fare ndodhi me tej ?

Kontrolli otoman coi ne shpernguljen e popullatave sllavo-bullgare dhe greke. Vitet qe pasuan fuqizuan dhe zgjeruan ndikimin e shqiptareve ne Ballkan. Sot ne zonat rreth e rrotull Mborjes kane mbetur shume pak gjurme nga e kaluara sllavo-bullgare. Kryesisht emra fshatrash/vendbanimes, malesh, kodrash, lumenjsh, etj. Bile dhe pika orjentimi me emra mbreterish, si rasti i Krajlit Serb Marko. Ai kishte patur ne pronesi te perkoheshme 'Kalane' e Mborjes. Jo shume larg saj ndodhet 'Guri i Krajlit'. Thuhet se aty ra nga kali dhe vdiq Krajli i plagosur nga ushtaret e Muzakajve ...

Pervec gojedhenave, ne zone do te degjosh tek-tuk edhe ndonje person te vjeter qe vazhdon te flase bullgarisht. Une e kam hasur vete kete fenomen ne fshatin Drenove, shume prane Mborjes.


Duke e mbyllur, gjate rrjedhes se kohes popullatat jane perzjere me njera tjeteren. Kjo duket qartazi ne paraqitjen fizike te femijeve qe lozin ne oborrin e Kishes se Ristozit. Bashke me njerzit jane perzjere edhe zakonet, traditat, perrallat dhe endrrat. Ky eshte nje fenomen Boteror, aq sa eshte edhe Ballkanas, Shqiptar, Bullgar, Grek, Serb ...

Pikerisht kjo eshta arsyeja se perse njerzit e kohes sone duhet te mbrojne dhe studjojne te kaluaren e perbashket, pavaresisht se ajo mund te kete momente te hidhura. Nuk mund te mohohen pikat e kontakteve historike sic eshte edhe emri i Kishes se Ristozit, nje derivat i emrit Kristos ...




Shenime dhe sqarime

1- William Martin Leake, Travels in Northern Greece (London 1835), Volumi 1, Faqe 336.

Me termin "Keshtjelle e rrenuar", Leake pershkruan ate qe sot njihet si 'Kalaja' mbi fshatin Mborje, ose 'Kalaja e Mborjes'.


Qershor, 2025

 
 
 

Comments


Commenting on this post isn't available anymore. Contact the site owner for more info.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page