Fshirja e greqishtes, Andronika dhe Donika
Gjuha greke ne mbrojtje te identitetit shqiptar
Ne Shqiperine(1) jugore, gjuha greke ka qene prezente te pakten per 2500 vjet. Per nje pjese te konsiderueshme te popullatave para-shqiptare qe jetonin ne keto zona ajo ishte burrimi i besimit kristian, organizimit shoqeroro-shteteror dhe dijes se shkrojtur. Jo me kot, rilindas te njohur, si psh Naim Frasheri, i krijuan disa nga punimet e tyre ne greqisht. Ismail Qemali, Fan Noli, etj, e flisnin dhe shkruanin greqishten me mire se sa shqipen. Shumica e deputeteve shqiptare ne parlamentin e pare otoman te vitit 1908 ishin njohes se greqishtes, gjithashtu.
Ne kete shkrim, une do te argumentoj rolin e madh qe ka lojtur gjuha greke ne krijimin dhe mbrojtjen e identitetit te shqiptareve, ne vecanti te atyre orthodhokse.
Disa historiane shqiptare thone se gjuha greke ka ardhur ne territoret shqiptare relativisht vone dhe se ajo eshte perhapur me dhune. Kisha Greke, ne bashkepunim me Porten e Larte, detyroi shqiptaret te mesonin greqisht - insistojne ata.
Personalisht mendoj ndryshe. Para-ardhesit e shqiptareve moderne e mesuan greqishten me deshire dhe vullnet. Kjo gjuhe ishte nje element thelbesor i identitetit te tyre te vecante.
Per te mbeshtetur pozicionin tim po hidhem ne arbereshet e Italise se jugut. Per te eleminuar kendveshtrime nacionaliste, do anashkaloj burrimet arbereshe, italiane, greke dhe shqiptare.
Po e nis me anglezin Eduard Lir, (Edward Lear), dhe librin te tij te mirenjohur “Eskurionet e ilustruara te Lir ne Itali”, (Lear’s illustrated excursions in Itally). Libri u botua ne vitin 1846. Ne faqet e tij, lexuesi gjen informacione shume interesante per arbereshet. Lir(2), nje mjeshter i penes dhe penelit, pershkruan me tone shumengjyreshe kontaktin qe ai pati me keto popullata.
“Keta njeres njihen me emertime te ndryshme si Albanesi, Greci, Koronei, Epirote ose Skiavoni.” (Faqe 104). Nje mbremje, - shkruan Lir - nje djalosh i verber ne shenje respekti, me kendoi “20 kenge greke, qe te linin pershtypjen e nje kenge te stergjatur, rreth betejes se Navarinos.” (Faqe 105).
Beteja e Navarinos u zhvillua ne Tetor te vitit 1827. Si kishte mundesi qe arbereshet te dinin greqisht tre-kater shekuj pas largimit nga vendi i tyre ? Kush i kishte detyruar ata ta mbanin gjalle kete gjuhe ? Kisha Greke, Sulltani apo Papati i Romes ?
Pergjigjen e jep vete Lir, po ne te njejten faqe:
“Femijet e klasave te larta mesojne greqishten e vjeter dhe latinishten. Gjithashtu, dialektin arberesh/shqip dhe italisht. Klasat e ulta fshatare flasin vetem arberisht/shqip dhe italisht. (“Quando vogliono farsi capire” - me tha udherefyesi i djeshem - “parlono come Cristiani; ma fra loro come diavoli.”(3)
Logjika normale thote se arbereshet e sollen greqishten me vete dhe nuk e mesuan ate ne Kalabri. Brez pas brezi, greqishtja kishte qene gjuha e kultures dhe dijes. Por mbi te gjitha, kishte qene gjuha e besimit orthodhoks per te cilin paraardhesit e tyre kishin luftuar nen simbolin bizantin. Ne vazhdimesi, ruajtja me fanatizem e liturgjise greko-bizantine ishte perdorur si nje mjet per mbrojtjen e identitetit te tyre etnik.
Kishin kaluar me shume se 100 vite qe nga pershkrimet e Lear kur Xhorxh Nikolas Nasi(4), nje ish-ushtarak amerikan me origjine shqiptare, ne nje studim mbi popullatat arbereshe shprehej:
“Nuk eshte thjesht nje rastesi qe ne disa fshatra, si ato te provincave Taranto dhe Lece, ku kleriket jane Romano-Katolike, arbereshet/shqiptaret kane humbur karakteristikat e tyre identifikuese. Ndersa ne fshatrat ku kleriket jane Greko-Katolike karakteristikat arbereshe/shqiptare kane mbijetuar.”(5)
Nasi shpjegon se ishte pikerisht kisha Greko-Katolike ajo qe mbrojti identitetin e vecante arberesho/shqiptar. Dhe merita per kete i takonte liturgjise ne gjuhen greke. Ai pershkruan se c’fare ndodhi me fshatrat ku liturgjia mbahej ne latinisht, dhe sqaron:
“Liturgjia ne keto fshatra mbahet ne latinisht dhe shume procedura fetare nuk permbushen nga prifterinjte katoliko-romane sepse ata nuk njohin regullat e vendasve. Duke humbur disa nga keto tradita, keta italiano-shqiptare u italianizuan me shume se banoret e fshtrave qe kishin prifterinj te ritit grek.”(6)
Ne fotot e mesiperme, te shkeputura nga doktoratura e Xhorxh Nikolas Nasi, tregohen dy fshatra te ndryshme; nje fshat arberesho-katolik dhe nje fshat arberesho-greko-katolik. Ndryshimet ne veshje, qe mbase duken siperfaqesore, jane me te komplikuara se c’duken ne pamje te pare.
Perqafimi i katolicizmit nga shqiptaret e hershem kishte filluar shume me perpara se pushtimet otomane ne Ballkan. Vendosja ne Italine e jugut e pershpejtoi kete proces. Papati i Romes, dhe Kisha Katolike ne pergjithesi ndoqen forma te sofistikuara per eleminimin e orthodhoksise dhe ndikimit te gjuhes greke ne shqiptaret e hershem. Megjithate, pjesa dermuese e arberesheve i rezistuan katolicizimit total.
Dhe natyrisht lind pyetja: Po familjaret e Skenderbeut a mbajten orthodhoksine apo u kthyen ne katolike ? Me sa duket, shumica e niperve dhe mbesave te tij u kthyen ne katolike. Nuk eshte e qarte se c’fare ndodhi me Androniken, gruan e tij. Disa historiane besojne se Andronika vdiq ne Spanje dhe eshtrat e saj ndodhen te varrosura ne manastirin e Trinitetit ne Valencia.
Nje dokumentar i shkurter rreth kesaj hipoteze gjendet ketu:
Prezantuesi i ketij materiali eshte Profesori Daniel Benito Goerlich, i cili ne vitin 2020 publikoi nje studim me te zgjeruar rreth fatit te gruas se Skenderbeut te titulluar: “Prejardhja shqiptare e Virgjereshes te Refugjateve te Shen Triadhes; Nje ikonë e vjeter pothuajse e harruar”(7).
Pavaresisht se autori sjell ne drite disa fakte interesante, studimi eshte nje rast tipik i tjetersimit historik. Per te treguar ku fillon manipulimi po tregoj nje fragment te pemes familiare te Arianitasve(8).Emrat e femijeve te George Arianiti ishin:
Andronika, Gojsava, Ana, Helena, Despina, Thomas, Kostantin, Komita, Maria, Angelina, Aranit, Theodora, Katerina.
Duket qarte qe kemi te bejme me emra tipike greko-sllavo-bizantine. Andronika/Andronica u martua me Scanderbeg ne daten 26 Prill, 1451.
Kush e transformoi Androniken ne Donika ? A ishte ky ndryshim emri nje perpjekje per te fshire orthodhoksizmin dhe greqizmin e Andronikes ?
Dashur-padashur, Profesor Goerlich i jep nje pergjigje te terthorte por shkencore kesaj pyetje. Me poshte jane shkeputur disa materiale nga studimi i tij. Ai thote se ikona antike, qe sipas gjasave ishte vendosur mbi varrin mural te Andronikes, (Donikes - sic e quan ai), i ngjante nje ikone orthodokse. Bazuar ne materiale me te hereshme qe ai kishte hasur, ajo kishte qene, pak a shume keshtu:
Rreth viteve 1900, ikona ishte ri-vizatuar dhe ndryshuar, keshtu qe origjinali humbi mjehere e pergjithmone. Pas "restaurimit" ikona mori kete pamje:
Profesor Goerlich kerkoi qe ikones ti behej nje radiografi ne menyre qe te shihej si kishte qene ajo ne origjinal. Radiografia tregoi se kishim te benim me nje ikone Greko-Orthodhokse.
Rezultatet e kerkimit shkencor treguan se ikona ne versionin e saj origjinal kishte disa fraza te shkrojtura me germa greko-cirilike te cilat u interpretuan si:
- “Soter tou Kosmou” - Ne greqisht do te thote “Shpetimtari i Botes”.
- “Eleusa” - Ne greqisht kjo fjale pershkruan embelsine/perkujdesjen e Shen Merise.
- “Meter Zeu” - Besoj se kemi te bejme me fjalet/frazen “Mitera Theu”; Ne greqisht do te thote “Nena e Zotit”.
Ne se pranojme qe kjo ikone ishte vendosur mbi varrin e Andronikas atehere del qe ajo kishte qene nje besimtare orthodhokse dhe njohese e gjuhes greke. Si per te mbeshtetur kete konkluzion llogjik, Profesor Goerlich shkruan:
“Donika, ne kronikat napolitane te kohes se saj, ishte qojtur me pseudonimin Scanderberga, Scannabelecca ose thjesht Grekja.”(9)
Dhe ketu rikthehet perseri kontradita midis proves reale dhe transformimit artistiko-folklorik. Ne se gruaja e Skenderbeg-ut ishte pagezuar Andronika dhe ishte varrosur si nje orthodhokse qe njihej si “Grekja”, atehere perse do te quhej Donika ?
Si konkluzion; dikush mund te mbeshtes c’do lloj hipoteze qe deshiron. Mund te injoroje edhe provat me solide. Mund te ktheje shenjtore dhe profete ne sekretare partie. Por, ai apo ajo, nuk mund te hedhe poshte faktin qe vete emri “Kastriotis” ka origjine greke. A nuk eshte kjo nje prove e ndikimit te gjuhes greke tek shqiptaret ?
Dhe ne fund te fundit, qe ku dhe deri diku ishte Donika shqiptare ?
Sido qe te kete qene, personalisht mendoj se gjuha greke ka ndihmuar ne mbrojtjen e identitetit shqiptar ne mesin e botes katolike, dhe jo vetem.
Shenime dhe sqarime
1- Ne kete shkrim, termat “Shqiperi” dhe “shqiptar” jane perdorur per te perkufizuar popullata, hapesira tokesore dhe periudha kohore kur keto terma nuk egzistonin. Ne perdorimin e ketyre emertimeve nuk kam ndjekur ndonje regull shkencor. Kjo gje eshte bere per te thjeshtesuar dhe eleminuar shpjegime te gjata.
2- Edward Lear ishte nje personalitet shume dimensional; piktor, shkrimtar, poet, mendimtar … Ne kohen e Partise se Punes pothuajse c’do dy jave ne televizionin shqiptar shfaqej dhe rishfaqej nje dokumentar me skicat dhe pikturat qe Lear kishte bere ne zonat e Shqiperise kur ai vizitoi Ballkanin jugor.
3- Paragrafi i tij ne italisht do te thote se kur deshironin te tregonin veten si njerez te civilizuar arbereshet flisnin si te krishtere, (flisnin greqisht dhe latinisht), ndersa midis tyre si djaj, (perdornin dialektin arbersh/shqip).
4- Xhorxh Nikolas Nasi / George Nicholas Nassee ishte nje ushtarak, pjestar i forcave amerikane qe zbarkuan ne Italine e jugut. Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore ai u rikthye ne Italine e jugut ku per disa vjet studjoi dhe mblodhi te dhena mbi arbereshet. Ne vitin 1960 ai mori titullin Doktor ne Filozofi. Punimi qe ai paraqiti per mbrojtjen e doktorates quhet: “The Italo-Albanian villages of southern Italy”
5- George Nicholas Nassee. The Italo-Albanian Villages in Southern Italy. Faqe 48 - “It is not just a coincidence that in certain villages, such as those in the provinces of Taranto and Lecce, where the clergy is Roman Catholic, the Albanians have lost their identifying characteristics, while in the villages where the Greek Catholic clergy are installed the Albanian characteristics have prevailed.”
6- George Nicholas Nassee. The Italo-Albanian Villages in Southern Italy. Faqe 49 - The Mass in these villages is recited in Latin, and many of the religious customs are not carried on by the Roman priests because of their ignorance of local ways. In losing some of these customs, these Italo-Albanians became more Italian than the villagers who had priests of the Greek rite.
7- Daniel Benito Goerlich eshte Profesor i Historise se Artit ne Univesitetin e Valencias nje studim i tij rreth mundesise se gjendjes se eshtreave te Andronika Kastriotit ne nje manastir te Valecias gjendet ketu: https://ojs.uv.es/index.php/arslonga/article/view/15638/18633
Titulli i studimit eshte: “La estirpe Albanese de la Virgen del Refugio de la Trinidad: sobre un viejo icon casi olvidado”
8- Mihail Sturdza - “Dictionnaire historique et généalogique des grandes familles de Grèce, d'Albanie et de Constantinople”. Faqe 218
Pema eshte krijuar nga historianet e njohur Hopf dhe Babinger te cilet githashtu jane te njohur per latinizimin dhe katolicizimin e emrave te personave greko-sllavo-orthodokse te kohes.
9- Daniel Benito Goerlich - “La estirpe Albanese de la Virgen del Refugio de la Trinidad: sobre un viejo icon casi olvidado”. Faqe 57
Shkurt, 2023