top of page

Skenderbeg - Kaloresi 'Pagan' i Krishtit dhe ADN-ja …

Petro Prodani

“Nje Princ i meritave shume te medha, i betuar dhe dedikuar ne sherbim te Zotit, dhe ne te miren e perbashket te Krishterimit.”


Keshtu vleresohej Skenderbeg(1) ne shekullin e 16-te ne librat e botuar ne Europen Perendimore.

Qe atehere, miti i tij ka mare permasa dhe forma te ndryshme. Si shume persona te tjere te mitizuar, pershkrimi i tij fizik ka qene thjesht nje zgjedhje apo preference e autorit. Ketu nuk ka asgje per tu cuditur. Krijuesit gjithmone vene ne funksion fantazine dhe krijojne ‘Heronj’ bazuar ne dukjen fizike te njerezve qe ata njohin, apo sponsorizuesve te tyre. Ne fund te fundit, kush e kishte idene se si dukej nje person i nxjere nga mjegullnaja historike ?

Me sa duket kjo ndodhi edhe me statujen e fundit te Gjergj Kastriotit te inaguruar diku ne Itali, (Hora e Arbersheve), te cilen po e quaj busti ‘Skenderama’.

Personalisht, nuk kam kundershtim me kete paraqitje. Quhet e ‘Drejta e autorit’. Ashtu e fantazon ai, ashtu e ben. Aq me teper kur paguhet te portretizoje dike ne punimin e tij.

Ku qendron cudia ketu ?


Ajo qe me ben te kruaj koken eshte pyetja: 

Ku eshte kryqi i “Atletit te Krishtit” qe ka humbur ne te gjitha statujat e Heroit Kombetar ?

A nuk shkruhet se Papati ne Rome kishte vendosur ti jepte Skenderbeut nje pozicion shume te larte ne Kryqezaten e rradhes ? 

Nje komandant Kryqezate pa kryq ? 

Edhe mundet. C’fare nuk ka bere vaki ne kete Bote …


Qyteza ne Sicili ku u vendos statuja ne fjale quhet ‘Piana degli Albanesi’. Deri ne vitin 1941 quhej ‘Piana dei Greci’. Banoret e saj vazhdojne edhe sot e kesaj dite te mbajne Shqiponjen Bizantine dhe Kryqin Orthodhoks si simbolin e tyre identifikues shpirteror. 

Ne kalendarin fetar te ‘Επαρχία τής 'Αλβανoχώρας, (Provinca e vendit te shqiptareve), te treguar me siper spikat shqiponja me kryqin dhe mbishkrimin ne greqisht IC-XC NI-KA, qe pak a shume do te thote: Jezu Krishti Triumfator.

Natyrisht qe Skenderbeu ka mbajtur nje simbol shume te ngjashem bizantin.

Dikush ka mendim ndryshe.


Le ti leme debatet, sharjet dhe ofendimet per nacionalistet e shekullit te 21-te. Le ta leme kryqin menjeane dhe ti drejtohemi shkences. Pikerisht ADN-se. Ka arrdhur momenti qe Skenderbeu te kete nje fytyre sa me afer realitetit.


Teknologjia e sotme ne kete fushe eshte ne gjendje te percaktoje jo vetem ‘Lidhjet e gjakut’, por edhe te krijoje nje ide te pergjitheshme se si ishte paraqitja fizike e nje personi te caktuar. Permeteper, do ta vendose ate ne nje harte te levizjes se popullatave gjate rrjedhes se kohes dhe gjithashtu ne nje peme gjenetike. 

Dihet me saktesi ku eshte varrosur nipi i Skenderbeut. Testimi i eshtrave te tij do te jepe nje pergjigje shkencore pavaresisht se dikujt nuk do ti pelqente ajo. Mbase, brenda varrit do te gjendet edhe ndonje objekt, embleme, apo shenim qe do te hidhte drite mbi Kastriotet.


Mendoj se linja mashkullore e ADN-se se tyre lidhet me burra qe gjate shekujve 13-te dhe 14-te kane jetuar ne Veri-Perendim te Greqise se sotme, prane Detit Jon. 

Ne prizmin e paraqitjes fizike, perderisa nuk kane folur epruvetat e dijes, do te vazhdojne hipotezat mbi gjatesine, ngjyren e syve, flokeve, lekures se tij, etj, etj. Shpresoj qe ne te ardhmen e afert supozimet te marrin permasa shkencore.


Ne kendveshtrimin shpirteror them se Skenderbeu ka qene greko-bizantin me shume se sa dikush mendon, apo perpiqet ta mohoje.

Dhe natyrisht ai mbante nje kryq …



Shenime dhe sqarime


116 views

Recent Posts

See All

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page