Sot po, por veshtire te thuhet e njejta gje per mijeravjecaret e kaluar ...
Si shume grupe te tjera Ballkanike, perfshi edhe fise Greke, Shqiptaret e lashte jane mare masivisht me blegtori. Bujqesia ka qene shume pak e zhvilluar midis tyre. Vete natyra e egzistences/formave te jeteses i kthente ato ne popullata gjysem nomade. Ndersa hapesirat ku ata ushtronin aktivitetet jetesore ishin zona kodrinoro-malore larg kontaktit me detin.
Kjo vertetohet me se miri nga numri shume i kufizuar i fjaleve ne gjuhen Shqipe qe lidhen me floren dhe faunen detare.
E kunderta ka ndodhur me nje pjese te mire te fiseve Greke te Antikitetit.
Ky ndryshim kuptohet lehte ne se mbivendosim popullatat respektive ne hapasire dhe kohe. Kjo gje ben te mundur seleksionimin dhe ndarjen e gjurmeve historike qe ato kane lene ne pejsazhin historik. Nje rast ideal eshte Italia Jugore ku si Greket, si Shqiptaret, kane qene dhe mbeten prezent ne nje fare menyre.
Ne stendat e Muzeut Arkeologik te Napolit ekspozohen disa materiale shume informative. Nje e tille tregon vendosjen e kolonive Greke ne jug te Italise dhe shtrirjen e te ashtuquajtures Greqia e Madhe, (Magnia Grecia), qe mendohet se arriti kulmin rreth 300 vjet PEK.
Duket qarte qe me se shumti, Greket ishin njerez te detit dhe biznesit si ne origjine ashtu dhe ne 'Atdheun' e ri. Ngujimet/qytezat e tyre ata i ndertonin prane detit. Kjo nuk do te thote se kolonet ishin miq midis tyre. Shpesh keto fise, apo grupe njerzish, luftonin dhe vrisnin njeri-tjetrin per te kontrolluar territore dhe interesa ekonomike. Organizimi i tyre shoqeror kishte formen e Qytet-Shteteve qe kuptohet se s'kishte fare te bente me konceptin e nacionalizmit modern.
Megjithate, si nje bashkesi me e gjere, ata lane mbrapa disa kryevepra te Kultures Boterore. Kjo ndertese ne Agrigento, Sicili, qe sot quhet Tempulli i Konkordias eshte nje prej tyre.
Grupet e para te Shqiptareve qe lane gjurme ne Itali, shkuan aty gjate egzistences te Mbreterise se Napolit. Kjo ndodhi rreth 2200 vite pas Grekeve. Ndryshimi themelor eshte se pavaresisht vendit nga ku ata u larguan, vendbanimet e tyre te reja ata i ndertuan ne zona kodrinore dhe larg detit. Kjo kishte te bente saktesisht me formen e tyre te jeteses.
Xhorxh Nikolas Nasi(1), nje oficer Amerikan me origjine Shqiptare, ne studimin e tij me teme "Fshatrat Italo-Shqiptare te Italise se Jugut" jep te dhena interesante per menyrat e jeteses se ketyre njerezve. Nje harte e shkeputur nga ky punim qe tregon nje pjese te Kalabrise ku kishte shume Shqiptare/Arbereshe paraqitet me poshte. Duket qarte distanca e fshatrave/qytezave nga bregdeti.
Si konkluzion, besoj se origjina e Shqiptareve shkon mbrapa ne kohe dhe paradaton kontrollin Romak te Ballkanit. Ata nuk jane nje popullate e arrdhur rishtasi. Paraardhesit e tyre kane qene popullata blegtoresh dhe kete e kane treguar kudo ku jane vendosur gjate shekujve.
Ne total, Shqiptaret antike kane lene shume pak gjurme historike ne se krahasohen me bashkekohesit e tyre Greke.
Ku kane jetuar Shqiptaret 2000 vjet me pare ? - do te pyese dikush.
Mendoj se diku prane zonave ku sot gjendet Bullgaria dhe Rumania. Mbase dhe me gjere ...
Nje tregues ne kete drejtim eshte numri jo i vogel i fjaleve te perbashketa midis Rumanishtes dhe Shqipes.
Ndersa fjalet e perbashketa midis Greqishtes dhe Shqipes jane me te pakta dhe kane te bejne kryesisht me dijen dhe besimin fetar qe ka hyre relativisht vone ne gjirin e Shqiptareve.
Shenime sqaruese
1- George Nicholas Nasse e botoi punimin e tij ne vitin 1964. Studimi perbente nje burrim informacioni per Ushtrine Amerikane.
Comments