top of page

Shqiponja me dy koke

  • Petro Prodani
  • Oct 31, 2024
  • 1 min read

Paralelizmi midis shqiponjes gjermanike dhe asaj ruse.

Cari Rus nuk te falte per shqiponjen me dy koke ...


Ne vitin 1864, ne disa gazeta angleze u shfaq nje artikull i shkurter mbi historine e shqiponjes me dy koke ne Perandorine Ruse. Me poshte tregohet nje fragment i gazetes "The Bath Chronicle", botuar te Enjte, 10 Nentor, 1864.

Pak a shume, shkrimi thote se perandoret gjermane prej shume kohe mbanin si simbol te tyre nje shqiponje me nje koke qe e kishte zanafillen ne Cezaret e Romes. Kohe me vone ata adaptuan nje shqiponje me dy koke per te pershkruar kontrollin mbi Romen dhe Konstantinopojen. Otoja i Katert, (1175 - 1218) kerkoi qe shqiponja me dy koke te gdhendej ne te gjitha vulat e tij. Ndersa ne shekullin e 15-te, Perandori Sigismund e ktheu shqiponjen me dy koke ne bazen ku mbeshtetej aristokracia e trasheguar ne perandorine e tij.

Princi i Madh i Moskes dhe gjithe Rusise, Ivani i Trete, (1440-15050), qe kishte mare per grua vajzen e Mihail Paleologos (1) dhe e konsideronte veten te njevlefshem me mbreterit europiane, dha urdher qe ne monedhat e tij te vendosej nje shqiponje identike ne te gjitha aspektet me ate te perandoreve gjermane.

Kur Ivani kuptoi qe dizenjatoret/artizanet e tij kishin krijuar nje shqiponje te ndryshme, ai urdheroi varrjen e tyre.

Shqiponja Moskovite perfundoi me krahe te perkulur dhe ne "Fluturim" ajo asnjehere nuk e arriti ate gjermanike. Bile mbeti mbrapa saj.


Shenime/Sqarime

1- Ne fakt, Cari Rus Ivan III mori per grua vajzen e Thomas Paleologos, (1409-1465), qe ishte Dhespot i Morese.

 
 
 

Comments


Commenting on this post isn't available anymore. Contact the site owner for more info.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page