top of page
  • Peter Prodani

Origjina e emrit / mbiemrit Prodan

Mbrapa nje emri, apo mbiemri, fshihet nje copez historie, ose historira te tera …


Edhe mbas mbiemrit tim, Prodani, qendron nje histori. Ajo ka te beje me fshatin Prodan, te rrethit Kolonje.

Te paret e mi u larguan nga fshati ne fillim te Shekullit XX-te. Mbase ne vitin 1904. Ata u vendosen aty prane ne Erseke qe ne ate kohe ishte nje qyteze fare e vogel dhe gjysme e rrenuar. Pak e nga pak, ata u thirren me emrin e fashatit te origjines. Mbiemri familjar nga Nikolaidis u ndryshua ne Prodani.

Atehere, ku e ka origjinen ky emer ? - do te pyese dikush.

Ne kete postim do te filloj nga varianti qe une e konsideroj si me te mundeshmin. Ne postimet gjate diteve ne vazhdim do te jap mendime rreth mundesive te tjera.

Si shume emra te tjere ne territorin e Shqiperise se sotme edhe emri Prodan lidhet me arrdhjen e Bullgaro-Sllaveve ne Ballkanin Jug-Perendimor. (Shenim: Toponimi Prodan gjendent ne Austri, Gjermani, etj). Ne nje moment historik keto popullata filluan te perqafonin Krishterimin. Kjo periudhe pasqyrohet edhe ne toponimet disa prej te cilave morren karakter Fetaro-Kristian. I tille eshte dhe rasti i emrit Prodan qe ne terminologjine kishtare Bullgare ka kuptimin “I taksur ne nje institucion fetar”, ka shume te ngjare ne nje manastir. Keto vendbanime/fshatra te vogla nuk paguanin taksa ne autoritetet lokale por ne Kisha dhe organet e saj. Natyrisht qe banoret e ketyre fshatrave ishin besimtare te devotshem.

Ka patur disa ngujime/vendbanime/fshatra te emeruara Prodan. Nje harte e shekullit te XVII tregon nje vendbanim malor te quajtur "Prodani" prane qendrave te njohura historike(1). Nuk e di sa te tille ka patur ne territorin Shqiptar.

Cfare dime me siguri eshte se sot ne kemi te dhena per dy fshatra Prodan. Nuk eshte fare cudi qe ato te jene themeluar nga njerez qe i perkisnin popullatave te njejta/te ngjashme. Aty ku vendoseshin, ata imitonin ate c’ka linin mbrapa, perfshi dhe emrat e vendbanimeve.

Materiali i meposhtem tregon fshatrat Prodan dhe Borove te lokalizuara prane njeri-tjetrit. Nje eshte rasti i Kolonjes, qe vazhdon te egzistoje. Tjetri i Elbasnit qe eshte zhdukur.

Cfare ndodhi me banoret e tij ?

Veshtire te thuhet.

Ne kete pike na ndihmojne te dhenat Franceze te shekullit te XIX. Ne censusin e vitit 1872 shfaqet nje burre i quajtur Mathurin Mogne me banim ne La Chèze, Côtes-d'Armor, Bretagne, France. Ai kishte lindur rreth vitit 1807 ne Prodan, Qarku i Elbasanit, Albanie/Shqiperi.

Nuk e di se c’fare e shtyu ate deri ne Perendim te Frances. Ajo qe une mund te them me siguri eshte qe “Mogne” ne Ferngjisht do te thote “Murg”. Ose me sakte: Nje mashkull qe jeton ne nje manastir, larg kontaktit me pjesen tjeter te shoqerise.

Ne te dhena te ngjashme Franceze deshmohet se ne rajonin Côtes-d'Armor jetonin disa persona te lindur ne Prodanin prane Elbasanit.

Duke pare mbiemrat e tyre them se ata vazhdojne te kene nuanca Sllavike. Per shembull Muric dhe Lozahic.

Gjithashtu, haset dhe mbiemri Ballee qe une mendoj se ne Shqip eshte Balli dhe tregon nje person nga ish-fshati Ballenje qe dikur gjendej prane Prodanit ne fjale.

Duhet permendur se “Prodanasit” e dikurshem u Katolicizuan dhe u bene pjese e jetes Franceze. Per ta ka rekorde kishtare dhe civile si pagezime, martesa, etj.

Konkluzion; Eshte e pamundur te kuptosh me saktesi se cfare ka ndodhur shekuj me pare kur Bullgaro-Sllavet vershuan masivisht ne Ballkanin Jug-Perendimor. Por, nje gje eshte e qarte; Njerzit kane levizur, jane perzjere me njeri-tjetrin, kane shkembyer tradita dhe kultura, kane influencuar ne besimet fetare respektive.

Ne kete prizem mendoj se fshtrat e emeruara “Prodan” ishin te lidhura drejt-persedrejti me perhapjen e besimit Kristiano-Orthodoks ne territoret ku sot eshte formuar shteti modern Shqiptar.

Per ata qe mendojne ndryshe, kam nje pyetje:

C’do te thote Prodan ne gjuhen Shqipe ?


Shenime

1-Kjo harte eshte perdorur per te treguar egzistencen e vendbanimeve te quajtura "Prodani". Nuk jam i sigurt per saktesine gjeografike te saj.





8 views

Comments


bottom of page