Dikush ka ngritur hipotezen se Nafplio ishte kryeqyteti i pare ‘Shqiptar’ i Greqise.
Qyteti ishte shqipfoles dhe thellesisht Shqiptar - insiston nje gazetar i njohur per zbulime te ‘Jashtezakonshme’ …
Per thjeshtesi diskutimi, them se kete teori ‘Bombastike’ e hedh poshte historia e kishes Agios Georgios, institucionit fetar me te njohur Grek ne Venecia.
Personalisht, kam patur fatin ta vizitoj ate.
Dhe si lidhet kjo kishe me Nafplion ? - do te pyese dikush
Nje dokument i shekullit te 17-te jep nje informacion shume interesant rreth Nafplioteve. Aty, pak a shume, tregohet ngjarja e meposhteme.
Ne fillim te Shkurtit te vitit 1693, Dhespoti i Nafplios, Makarios Pelekanos dhe perfaqesuesit e qytetit, Dimitrios Surtokalikis, Mikelis Evragjiotis dhe Joanis Zabelis i derguan nje leter komunitetit Grek te Venecias. Nepermjet saj, ata njoftonin miqte e tyre se sapo kishin perfunduar se ndertuari kishen kryesore.
Per kete arsye, Nafpiotet kerkonin rikthimin e dy kembanave qe ata ja kishin mirebesuar kishes se Agiu Giorgiu, (Shen Gjergji), ne Venecia pas renies se Nafplios ne kontrollin e Turqve ne vitin 1540. Ne leter, perfaqsuesit e qytetit/komunitetit sugjerojne se ne vend te dy kembanave ne fjale, do te preferonin nje kembane me te madhe, nje mbajtese qirinjsh dhe kater manuale fetare.
Ne fund te muajit Maj te te njejtit vit, te derguarit e qytetit Poleponesian, Andrucos Malahos, Theodhosis Mizoteros dhe Joanis Kontoleos njoftojne se me ne fund ata moren dy kembana te madhesise 150 litershe dhe do ti transportonin ato ne Nafplio.
Certifikimi/perkthimi ne Italisht i dokumentit origjinal te shkrojtur ne Greqisht dhe firmosjet respektive jane bere nga noteri Venecian, Franciskos Velanos.
Si rrjedhim i asaj qe u permend me siper, lind pyetja:
Perse Shqiptaret e Nafplios kerkuan ndihmen e Grekeve te Venecias ?
A nuk thone te njejtet persona se prezenca Shqiptare ne Venecia ka qene masive ?
Dhe ne fakt, ne vitet 1500 ne Venecia ka egzistuar ne organizim i quajtur "Scuola degli Albanesi".
Perse nafpliotet Shqiptare nuk derguan kembanat te ruheshin dhe mbroheshin nga bashkepatriotet e tyre ne Venecia, por zgjodhen Greket e Agios Giorgios ?
Pergjigja varret nga kendveshtrimi i lexuesit.
Une mendoj se nje dokument historik eshte me i vlefshem se 100 hipoteza, qofshin keto edhe 'Patriotike' ...
Shenim i rendesishem: Dokumenti i perdorur ne kete shkrim gjendet ne kete faqe elektronike: https://istitutoellenico.org/archive/
Comments