A lidhet origjina gjenetike me vete-deklarimin etnik ?
Nacionaliteti ka shume pak te beje me ADN-ne. Ai eshte nje koncept i paqarte dhe fluid qe shpesh perplas me njeri-tjetrin persona qe jane gjenetikisht te njejte.
Historia e krijimit te shteteve moderne Europiane/Ballkanike ka treguar me se miri kete gje.
Perse ka ndodhur kjo ?
Ka shume arsye dhe secili ka mendimin e tij ne kete drejtim.
Duke thjeshtesuar pergjigjen, mendoj se kjo ka ndodhur sepse njeriu formon ADN-ne e tij shpirterore e cila ne momente vendimtare nuk do t’ja dije per ngjashmerine gjenetike.
C’fare futet ne ADN-ne shpirterore ?
Per te dhene nje pergjigje qe perputhet me temen e ketij shkrimi do perqendrohem tek te paret e mi.
Per shume e shume vite, Kristianizmi/Orthodhoksia ishte elementi thelbesor i ADN-se se tyre shpirterore. Traditat kulturore, zakonet familjare, ishin te dytat. E treta ishte gjuha. Kete e them me bindje sepse te paret e mi dinin me shume se nje gjuhe. Pak a shume, elementet e permendur me siper jane pjese perberese te asaj qe quhet 'Etnicitet', por ne kete rast nje 'Etnicitet multigjuhesor'.
Qe nga kohe qe s’mbaheshin mend, te paret e mi kishin jetuar nen Perandorine Bizantine dhe ate Otomane ku njerezit nuk e kishin fare idene e nacionalitetit.
Kur u vune perballe dilemes ne cilin shtet deshironin te benin pjese, ata zgjodhen Greqine. Vete sistemi i klasifikimit/regjistrimit Otoman i kishte konsideruar ata Greke. Gjuha qe ata edukonin femijet e tyre, shkembenin letra, benin biznes, etj, ishte Greqishtja. Ikonat, materialet fetare, biblat, lutjet ne kishat e tyre ata i kishin mbajtur ne Greqisht.
Perse duhej ti bashkoheshin ata shtetit Shqiptar ?
Per nacionalizem, kur ky i fundit nuk egzistonte ?
Apo sepse flisnin Shqip ?
Per ta bere me te qarte mendimin tim, po prezantoj nje harte ku tregohet shperndarja gjeografike e deges gjenetike te mamase time. Duket qarte se kemi te bejme me femra qe sot ju perkasin nacionaliteteve te ndryshme pavaresisht zanafilles se njejte gjenetike qe shkenca thote se eshte diku ne Cekine/Sllovakine e sotme. Qe aty ajo eshte ‘Degezuar’ rreth 2500 vite me pare. Rasti i mamase time eshte 'Ballona' e bardhe.
Nuk mund te them se kur para-ardheset e mamase time u vendosen ne Ballkan. Ajo qe mund te them me siguri te plote eshte se ne nje moment historik disa prej tyre u ‘Grekezuan’. Me fjale te tjera, ADN-ja e tyre shpirterore u be Greko-Orthodhoksia.
Dy ‘Kusherira’ egzaktesisht te njejta gjenetikisht qe jetojne ne Greqi vete-identifikohen Greke dhe insistojne se kane qene Greke brez pas brezi.
Nje tjeter, qe jeton ne Bullgari, vete-identifikohet Bullgare. Ajo thote se ne familjen e saj tregohej se te paret e saj ishin larguar gjate kohes se Ali Pashe Tepelenes dhe vendosur diku ku sot eshte Bullgaria bashkekohore.
Dhe ku e di ti qe paraardhesit e tu vete-deklaroheshin Greke ? - do te pyese dikush.
Me poshte, paraqitet nje telegram drejtuar Konferences se Paqes ne Paris, 1919, ku disa persona nga zonat e Korces kerkojne bashkimin me Greqine.
Mbiemrat e nenvizuar me te verdhe jane: Asteriadis, Adamidis, Keleshis, te cilet ishin te lidhur me njeri-tjetrin dhe te aferm te familjes se mamase time.
Njeri apo tjetri, do te thote se ata e benin kete per te fituar te mira materiale. Mbase. Por kjo nuk e ndryshon faktin qe ata vete-deklaroheshin Greke ne Amerike ku nuk kishin ndonje interes ekonomik, apo i detyronte dikush.
Shume te tjere vete-deklaroheshin Shqiptare dhe dergonin telegrame ku kerkohej qe zonat ne fjale ti bashkoheshin Shqiperise. E benin kete gje per interesa ekonomike ?
Sot, disa nga pasardhesit e tyre qe dikur vete-deklaroheshin Greke e vete-deklarojne veten Shqiptare. Eshte e drejta e tyre dhe une e respektoj plotesisht, ashtu sic kerkoj te respektohet edhe e drejta e atyre qe vete-deklarohen Greke ne Shqiperi.
Konkluzion.
DNA eshte nje e dhene shkencore qe, pervec te tjerave, tregon prezencen e nje personi ne nje vend te caktuar. Por ajo nuk tregon mendimet dhe boten shpirterore te eshtrave te njerezve. Per kete ndihmojne te dhenat familjare, historite e te pareve tane.
Ne kete prizem, ne se te paret e mi vete-deklaroheshin Greke, nuk kam asnje arsye te mos deklarohem dhe une i tille.
Comments