top of page
  • Peter Prodani

Kush e ‘Pagezoi’ Angline me kete emer ?

Rreth 2100 vite te shkuara, historiani Grek Diodorus Sisulus pershkruante me emrin ‘Pretannia’ nje popullate qe jetonte ne nje ishull i cili si rrjedhim u quajt ‘Britannia’. Behet fjale per Britanine e Madhe sic e njohim sot.

Disa dekada pas EK, Romaket e pushtuan ishullin ne fjale. Ne rekorded e tyre shfaqen kryesisht dy emra; Albion dhe Britannia.

Pas largimit te Romakeve ne vitin 410, ishulli ra viktime e fushatave te njepasnjeshme pushtimesh nga fise dhe fara te vendeve perreth, perfshi Saxons, Jutes dhe Angles. Keto tre te fundit ishin fise Gjermanike nga territore qe sot i perkasin Gjermanised dhe Danimarkes. 



Raliteti kohor bente fjale per gjuhe dhe kultura te ndryshme qe nuk kishin te benin shume me njera-tjeteren. Bile dhe fizikisht, banoret e vjeter ishin te zeshket, ndersa te ardhurit rishtaz lekurebardhe …

‘Banoret e rinj’ kishin krijuar zonat a tyre te kontrollit, por megjthate vazhdonin ta luftonin njeri-tjetrin. Si pasoje, pjestare te ketyre fiseve gjermanike me lekure te bardhe, floke te verdhe dhe sy bojeqielli perfundonin ne tregjet e sklleverve ne Europen Kontinentale. 



Kete situate e tregon me detaje ne shkrimet e tij murgu Bede, qe konsiderohet nje nga historianet me te medhenj te Britanise se Madhe sic emerohet sot. Nuk dihet me saktesi kur lindi ai. Por, dihet me saktesi manastiri dhe dita kur ai vdiq: 

  • Manastiri i Jarrow, ne provincen Nurthumbrian

  • Data: 26 Maj, 735


Bede shkruan se nje murg ne Rome duke ecur ne pazarin e qytetit vuri re disa femije skllever qe ishin ekspozuar per shitje. 

I terhequr nga pamja e tyre fizike ai pyeti tregetarin:

C’fara jane keta ?

Angli - i pergjigjet shitesi.

Non angli, sed angeli ! - kunderpergjigjet murgu - qe ne Shqip do te thote ‘Jo angli, por engjej’.



Murgu quhej Gregorius. Vite me vone, ne Shtator te vitit 590, ai u be i madhi i Kishes Katolike me epitetin Papa i Madh Gregorius i Pare. 

Thuhet se ai kurre nuk i kishte harruar femijet ‘Engjej’ qe shiteshin si skllever ne Rome. Per kete arsye ish-murgu dergoi ne Albionin e dikurshem nje delegacion te perbere prej 40 klerikesh. Misioni i tyre: Perhapja e Kristianizmit ne mes te paganeve me pamjen magjepese qe atij i kishin mbetur ne kujtese. 

Ishte pikerisht ky projekt, (I filluar ne vitin 595 dhe i njohur si ‘Misioni Gregorian’), qe e beri ate te famshem ne mes te papeve te kohes se tij duke i dhene titullin ‘Gregorius I Magnus’.


Disa studjues thone se identifikimi i ishullit me emrin Angli/Anglia lidhet drejtpersedrejti me historine e femijeve skllever dhe shprehjen ‘Non angli, sed angeli’ te murgut te kthyer ne pape.


Mendoj se ky pozicion ben sens logjik. Harta e meposhtme tregon zonen e vogel ‘Anglia’ ne teresine tokesore te ishullit qe njohur si Mbreteria e Albion-it. (Shenim: Mbreterie e Albionit nuk ka egzistuar kurre dhe kjo harte eshte me se shumti fantazi, por provinca 'Anglia' ka qene pak a shume ne te njejten vend dhe shtrirje).

Nuk shoh arsye tjeter se perse emri ‘Angli’ te ishte preferuar me shume se emrat e fiseve te tjera. 




Si konkluzion them se emrat Albion, Britani, Angli, kane qene terma gjeografike dhe jo etnike. 

Natyrisht qe koha i transformon njerzit dhe konceptet e tyre, perfshi nacionalitetin dhe emrat e shteteve. 


43 views
bottom of page