top of page
Search

Kur dhe ku u martua Skenderbeu ?

  • Petro Prodani
  • Feb 13, 2024
  • 4 min read

“Më 21 Prill 1451, në mesditë në Kishën e Shën Triadhës, në Manastirin e Ardenicës vuri kurorë Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donika Arianitin.

Ceremoninë e drejtonte peshkopi i Kaninës dhe në të merrnin pjesë një sërë ambasadorësh të huaj dhe prijës vendas.”

Keshtu shkruhet ne publikimin e nje gazetari te degjuar te medias vizive ne nje prezantim te tij ne FB(1).

Duket si nje skene e filmave Hollivudiane me mbreter e princer, me konter dhe kontesha, me prijesa dhe ambasadore nga pallatet me famoze te Botes. 

Edhe sikur te kete qene keshtu; si u futen gjithe ata njerez ne ate kishez aq te vogel ? Per me shume, ne regjistrimet Otomane te vitit 1431, Adrenica shfaqet si nje vend i rrenuar. 

Duke lene menjeane supozimet imagjinare, te mbushura me deformime emrash dhe tjetersime historike, lind pyetja: Kur dhe ku u martua Gjergj Kastrioti ?


Variantet jane nga me te ndryshmet, perfshi dhe variantin tim qe po e paraqis me poshte, fare te thjeshtesuar.


Kur u martua Gjergj Kastrioti Skenderbeu ?

Nuk besoj te jete martuar ne daten 21 Prill sepse ne vitin 1451 ajo dite binte e Merkure. Te Krishteret Orthodhokse nuk martohen te Merkure ! Dita tradicionale e ndjekur brez pas brezi nga besimtaret Orthodokse ishte dhe mbetet e Djela ! 



Kalkulimet e NASA-s, dhe institucioneve te tjera shkencore, japin informacione te detajuara rreth Kalendarit Julian qe funksiononte ne ato kohera. Me siper tregohet kalkulimi ne faqen e qeverise Amerikane/NASA.  


Edhe sikur dikush te kete bere konvertimin nga Kalendari Julian ne ate Gregorian, perseri i bie qe 21 Prilli te ishte e Hene. 

Me kryesorja, martesa nuk mund te jete bere ne kete date sepse me kalendarin Julian, festa e Pashkes binte ne 25 Prill. Ishte pothuajse Anti-Kristiane martesa tre-kater dite perpara Pashkes. Rregullat e marteses ishin strikte dhe jo si ato te ‘Gjendjes Civile’ qe dikush merr per reference. 


Ku u martua Gjergj Kastrioti Skenderbeu ?

Mendoj se ai eshte martuar ne Kishen/Manastirin e Shen Jovanit, prane Elbasanit. Ka disa arsye qe me shtyjne te mbeshtes kete hipoteze te hedhur nga disa historiane. 

E para e te parave, Kastriotet ishin shume te lidhur me Serbet. Vete historia e tyre familjare e verteton kete gje. Jo vetem qe ata do te zgjidhnin nje kishe te lidhur me Sllavet por do te preferonin nje qe kishte emrin Jovan te cilin mbante dhe i jati i Skenderbeut. Dhe institucioni orthodhoks prane Elbasanit i plotesonte keto kushte. Permeteper, ai lokalizohej ne nje zone ku Kastriotet kishin ndikim, ndersa ne jug te Shkumbinit ata konsideroheshin armiq. Beteja e Beratit disa vite me vone e kishte treguar kete gje. 


Ne shkrimet e tij, Evlija Celebi pershkruan historine e Elbasanit qe nga te dhenat e para historike dhe deri ne vitin 1670, kur ai vizitoi qytetin. Ne nje moment ai thote:

“Pasi ishte kontrolluar nga qindra mbreter dhe mbreteresha, tokat e Rumelise rane ne anarki. Ky qytet i degjuar ishte mare nga dy djemte e Despotit Serb, te cilet duhet ta qeverisnin se bashku. Ata quheshin Banja dhe Basanja.”

Ne rivalitet per pushtet, Basanja u konvertua ne myslyman dhe mori titullin Mehmed Bey. Ai u be pjese e fushatave te Sulltan Mehmed II per pushtimin e hapesirave te Ballkanit, dhe vecanarisht te zoterimeve te vellait te tij Banja te cilin e vrau ne gjume pasi hyri fshehurazi ne banesen e tij.

“Te gjithe te pafete Greke dhe Europiane te qytezes ishin shkuar ne shpate.” - vazhdon Celebi ne kujtimet e tij. 

Keshtu qe emri modern Elbasan lidhet drejtpersedrejti me vllezerit Serbe qe dikur e kishin mare si dhurate nga babai i tyre. Si rikujtim historik, prane tij vazhdon te egzistoje edhe sot e kesaj dite nje vendbanim i qojtur Banja. 

Mendoj se kjo ka ndodhur pas dates 21 Prill, 1451, kur thuhet se u martua Skenderbeu. Para kesaj periudhe ne ato zona ka patur nje ndikim te konsiderueshem Sllavo-Orthodhoks dhe natyrisht nje rezistence te forte kunder pushtimit Otoman nga aleatet Arberore-Serbe. 

Edmund Spencer ne librin e tij te titulluar "Udhetime ne Europen Turke ne vitin 1850” shkruan se autoritetet Otomane per te mare me te mire banotet e Elbasanit:


“Kishin afruar nje shume te madhe per riparimin e nje kishe ne qytet qe te vihej ne sherbim te besimtareve te Krishtere te nxitur nga kujtesa qe brenda mureve te saj Skenderbeu dhe prijes te tjere te Albanias ishin betuar mbi Bibel qe nuk do ta futnin shpaten ne kellef perderisa Osmanlliu i pafe do te vazhdonte te poshteronte token e paraardhesve te tyre.”


Personalisht, besoj se Skenderbeu, cilidoqofte emri i tij i pagezimit, vuri kuroren e marteses ne nje Kishe Orthodhokse qe ishte prane zonave te tij te influences dhe qe lidhej me traditat familjare te Kastrioteve.

Dhe manastiri i Shen Jovan Vladimirit, shume prane Elbasanit, mbetet varianti me i mundshem. Aty bashkoheshin Arberit dhe Sllavet ashtu sic ishin bashkuar paraardhesit dhe pasardhesit e Skenderbeut.


Si konkluzion, ne kohen e Skenderbeut feja luante nje rol shume te rendesishem ne jeten e shoqerise. Paria dhe klasat drejtuese mirembanin disa standarte pa plotesimin e te cilave ato nuk mund te egzistonin. Ketu hynin kishat ku ata martoheshin, ditet kur ata vinin kurore, etj.


Mbase dikush do te thote se Skenderbeu ishte i pafe dhe bente si te donte. Edhe mbase, por nje nga epitetet qe ai njihej ishte ‘Atlet i Krishtit’ ...


Shenime


 
 
 

Commenti


Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page