Kur nje i pafe, si puna ime, ballafaqohet me nje besimtare.
Panajoten e kam takuar shume vite me pare. Nje grua e zakoneshme greke si qindra-mijera te tjera qe punojne pa u ndjere per te mbeshtetur familjet e tyre. Ajo ishte nje kuzinere shume e mire, e shkathet dhe fjalepake. Kontakti me kete puntore restoranti me beri ta kuptoj sa bosh ishte bota ime shpirterore. Jo se nuk e dija, por nuk kisha idene sa i thelle ishte ateizmi im.
Panajota kishte nje moter e cila lindi nje femije me difeke shendetsore. Doktoret thane se bebja do te jetonte vetem disa dite. Familja u mblodh urgjentisht, thirri priftin, dhe e pagezoi femijen. Bebeja e vogel duhej te ndahej nga kjo bote si nje e krishtere dhe jo e pafe si puna ime !
Dhe fatkeqja e vogel u largua si Panajota - nje emer qe kishte mbajtur gjyshja e Panajotes ne fjale, qe sipas saj kishte qene gruaja me e embel dhe besimtare ne Bote.
Kete me shpjegoi mikja ime guzhinjere 30 vite me pare, duke me zgjatur nje cigare …
Mbase keshtu do te kishte ndodhur edhe ne Shqiperi. Bebes do ti vihej nje emer, thjesht per tu shenuar mbi var. Por absolutisht jo, nuk do ti vihej nje kryq mbi koke. Ajo do te mbulohej si nje pagane. Mbase shoqeruar me ndonje parrulle per partine, udheheqesin dhe revolucionin …
Kjo ishte shoqeria ne te cilen une isha rritur, simptomat e se ciles i mbart me vete deri me sot !
Emri Panajota rrjedh nga Panagia. Ne greqisht Παναγία, qe une do ta shqiperoja “Mbi te gjithe shenjtoret”.
Pikerisht kjo eshte arsyeja se perse besimtaret greke, dhe jo vetem, nuk perdorin termin Shen Maria/Shen Meri kur emertojne kishat e tyre. Shenjtore ka shume, ndersa mbartese te Krishtit ka vetem nje. Ajo eshte Panagjia !
Duke u kthyer mbrapa ne kohe; historianet thone se edhe gruaja e Skenderbeut, Andronika, mbi varrin e saj mural kishte te pikturuar nje ikone orthodhokse te Panagjiase e cila me vone ishte ‘Restauruar’ dhe kthyer ne nje ikone katolike(1). Fjalet ‘Mitera Theu’ / ‘Nena e Zotit’ ishin mbuluar me boje.
Nuk e di ku eshte dhe si eshte sot Panajota, mesuesja ime shpirterore. Uroj nga zemra qe ajo dhe te dashurit e saj te jene sa me mire.
Ne te njejten kohe, uroj gjithe mbartesit e emrit Panajota/Panajot(2) - Gezuar 15 Gushtin, Diten e Panajase / Shen Merise.
Shenime sqaruese
2- Ne regjistrimet e para otomane, ne vitin 1443 shfaqet nje vendbanim i vogel vetem me pese hane ne Myzeqe qe quhej Panayas/Panajas. Ka te ngjare qe ky vendbanim egziston dhe sot. Mbase aty kishte nje kishe te vogel, apo faltore dedikuar Panajase.
Comments