top of page
  • Petro Prodani

Greqizma dhe zhvillimi i shoqerise shqiptare

Helenizmi/Greqizmi dhe zhvillimi i Shoqerise Shqiptare ne vitet 1940. Nje konkluzion i nxjere bazuar ne nje dokument te Ushtrise Amerikane.


Ndersa bota e dijes vlereson rolin e Helenizmit ne themelimin e kultures europiano-perendimore, disa historiane ne Tirane, (Nuk mungojne as titujt pompoze), kane filluar nje fushate per revizionimin e historise. 

Problemi nuk qendron ne koncepti i rivleresimit te se kaluares. Problemi qendron ne formen se si kerkohet te behet ky proces. Me sa duket disa persona/institucione kane vendosur ta bejne ate duke perdorur fuqine maramendese te padijes. Dhe ne fakt, ata kane arritur suksese te dukeshme ne fushen e idjotesise. Per shembull, ne nje pjese te madhe mendjesh qe me veshtiresi shkruajne dhe emrin e te zotit, eshte krijuar bindja se paraardhesit e shqiptareve krijuan Helenizmin, apo ‘Greqizmen’. 


Personalisht mendoj ndryshe. Ishin greket e lashte ata qe sollen civilizimin ne hapesirat ku sot eshte krijuar shteti modern shqiptar. Permeteper, gjate shekujve rrjedha e dijes ka patur drejtimin Jug-Veri, dhe jo anasjelltas. Per te mbeshtetur kendveshtrimin tim po i referohem nje materiali qe ishte deklasifikuar ne vitin 1975. 


Kur USA hyri ne Luften e Dyte Boterore, Ushtria Amerikane i paisi oficeret e saj me informacione rreth objekteve te rendesishme historiko-kulturore te vendeve ku ushtaret amerikane mund ta gjenin veten duke luftuar. Ishte detyra e tyre te mbronin nga shkaterimi vlerat e civilizimit vendas, qe mund te perbenin vlera te kultures boterore. 


Listat e ndertesave/objekteve me rendesi te vecante u krijuan nga disa studjues, antare te Komitetit te Mbrojtjes se Monumenteve, te themeluar per kete qellim prane Universitetit te Harvard-it.

Nje liste e tille u krijua edhe per Shqiperine. Ajo shfaqet e plote ne fund te ketij shkrimi. Autori i saj ishte Ernst Kitzinger, nje historian i njohur austriako-hebre.

Materiali ka mangesi, gabime dhe pasaktesi historike qe mund ti verreje edhe nje lexues i zakonshem. Kitzinger eshte i ndergjegjshem per kete dhe ve ne dukje se ne Shqiperi mungonin institucione e mbrojtjes se kultures dhe vlerave te antikitetit. Ne te njejten kohe, punimi i tij ekspozon disa te verteta te medha historike. 


Dokumenti mbi Albanian/Shqiperine fillon keshtu: 

Monumentet qe sugjerohen te mbrohen ndahen kryesisht ne kater kategori:

1- Mbetje arkeologjike (ilire, greke dhe romake, Kristianizmi i hershem)

2- Kisha dhe manastire

3- Xhami

4- Keshtjella mesjetare


Mbasi shpjegon arsyet madhore per mbrojtjen e objekteve te permendura, autori pershkruan shkurtazi zakonet/traditat/besimet fetare/historine e vendasve. Gjithashtu, paraqit diferencat kulturo-ekonomike qe egzistonin midis tre zonave kryesore te Shqiperise te viteve 1940. 


Shqiperia Veriore

Ne kete zone malore, pervec qyteteve si Shkodra, popullata eshte e ndare ne fise. Keto fise e zoterojne token ne baza komunale, [Pronesi e perbashket]. Fiset ndahen ne grupe me te vogla nen udheheqjen e drejtuesve patriarkale. Keta njeres kane traditat e tyre ligjore te cilat jane te vecanta dhe shume te komplikuara. Ky sistem quhet ‘Ligji i Lekes’, nje ligjvenes mitik nga e kaluara e larget. Nje karakteristike e spikatur e ketij sistemi eshte qe denimi kapital zevendesohet me grindje te pergjakeshme te cilat nganjehere behen shume te koklavitura.

Ne Shqiperine e Veriut, shumica e njerezve jane katoliko-romane, ndersa pakica myslymane. 


Shqiperia Qendrore

Ne kete zone mbreteron feudalizmi. Toka zoterohet nga bejlere dhe pronare tokash. Disa prej ketyre kontrollojne hapesira shume te medha. Myslymanet perbejne pjesen me te madhe te popullsise, por egziston dhe nje minoritet i konsiderueshem qe i perket Kishes Orthodhokse.


Shqiperia Jugore

Kjo eshte pjesa me e europianizuar e vendit. Feudalizmi i vjeter eshte duke u zevendesuar me shpejtesi nga kapitalizmi modern. Ketu ndarja fetare eshte, pak a shume, si ne Shqiperine Qendrore. Duhet theksuar qe shqiptaret myslymane nuk duhet te identifikohen si turq. 


Pa kaluar ne nje analize te detajuar te dokumentit amerikan do te perqendrohem ne paragrafi “Shqiperia Jugore”.

Perse ky rajon ishte me i zhvilluar dhe “Europianizuar” se te tjeret ?

Ngado qe ta vertit, del vetem nje pergjigje logjike: Kontakti i gjate me “Greqizmen” !

Ne dokument duket qarte qe gjurmet e ketij kontakti jane te shumta; me rrenje te zhytura ne thellesine e mijeravjecareve. Per ta thjeshtesuar diskutimin kam nenvizuar fjalen “Greke” dhe zonen/fshatin/qytetin prane te cilit ndodheshin provat e Greqizmes.


Duket qartazi se ato jane prezente me se shumti ne Jug. 

Eshte pikerisht ky fakt qe me ben te insistoj se Greqizma ka qene historikisht nje faktor progresi dhe zhvillimi intelektualo-ekonomik, vecanarisht ne Jug-Lindje te Shqiperise.


Lexuesi i ketij shkrimi ka mundesine ta studjoje raportin e Universitetit te Harvardit dhe nxjere konkluzionet e tij. 

Pervec atyre qe u thane me siper, aty ka disa te dhena interesante mbi objektet fetrare, kisha bizantine dhe manastire, xhami, teqe, etj, qe egzistonin ne vitet 1940.





70 views

Recent Posts

See All

Bình luận


Bình luận đã bị tắt.
bottom of page