top of page
Petro Prodani

Greket e Venecias, Mesolongji dhe djaloshi skllav.

A ka patur Greke ne Greqi ?


Ishte fundi i Dhjetorit 1822 kur pas nje rrethimi disa mujor, trupat Otomane te drejtuara nga Omer Vrioni, vendosen te sulmonin Mesolongjin. Mesymja do te niste duke u gdhire 25 Dhjetor, Dita e Krishtlindjes. Ushtaraket Otomane mendonin se keshtu do ti gjenin banoret e qytezes te papregatitur dhe do ta merrnin ate me lehtesi. 


Ne te vertete, mbrojtesit e Mesolongjit e dinin saktesisht c’fare do te ndodhte ne ate Krishtlindje dhe i bene balle sulmit te Otomaneve. 

Ishte Janis Gunaris, (Yiannis Gounaris), personi qe kishte njoftuar Mesolongjasit mbi planin sekret. Megjithese nje nenpunes i dores se dyte ne administraten e Vrionit ai kishte arritur te kuptonte dicka. Vendosur perballe dilemes: Te shpetonte familjen, (Qe mbahej peng ne qytetin e Artes), apo te njoftonte bashkepatriotet e tij mbi planin Otoman, Janis zgjodhi variantin e dyte. Si pasoje, gruaja dhe femijet e tij u egzekutuan. Gunaris i dermuar shpirterisht u dorezua murg ne nje manastir ku mbylli dhe jeten. 


Mesolongji mbijetoi, por hakmarrja e Vrionit ishte e ashper. Pevec vrasjeve dhe shkaterimeve, tregjet e sklleverve u mbushen plot, kryesisht me gra dhe femije. Disa nga keto 'Pazare' ishin hapur ne qytetet bregdetare te ‘Vilajeteve Shqiptare’.

Nje rast i tille tregohet ne nje dokument te komunitetit Grek te Venecias, qe mban daten 12 Shtator, 1826. Ai paraqitet me poshte.

Nepermjet nje shkrese zyrtare, Presidenti i Komunitetit, Angelos Forestis, ju kerkon autoriteteve Austriake lirimin e nje femije qe ishte shitur si skllav ne qytetin e Prevezes. Ai ishte blere nga Federigo Povich pas renies se Mesolongjit. Ne peticion, Zt. Forestis citon vendimin e Qeverise Austriake per lirimin e sklleverve qe ndodheshin ne territorin e saj. Bazuar ne kete ligj kerkohej qe Povich te lironte femijen skllav. Me pas, Greket e Venecias do ta conin ate ne Korfuz ku ishin grumbulluar dhe shume skllever te tjere. Qe aty djaloshi do te dergohej prane shtepise dhe familjes se tij. 



Nuk dihet se c’fare ndodhi me tej. Shpresoj qe kjo perpjekje te jete mbyllur me sukses. Ajo qe dihet me saktesi eshte qe femija i mbijetoi rrethimit te pare te Mesolongjit dhe per kater vjet ishte skllav i nje Austriaku …


Dhe vijme ne studjot televizive dhe median sociale ku thuhet se ne Greqi nuk ka Greke.

Po te jete keshtu, atehere nje bravo dhe respekt te madh Grekeve te Venecias qe u perpoqen per lirimin e nje femije Shqiptar te shitur skllav nga Omer Vrioni dhe ushtaret e tij … 


Shenim i rendesishem.

Dokumenti i prezantuar ne kete shkrim eshte mare nga kjo faqe:



123 views

Comentários


bottom of page