top of page
  • Petro Prodani

Grate dhe Rilindja Europiane

Pershtypje nga ekspozita me titull: “Duke lene gjurmen e saj”

Historia e femrave artiste ne Europen e viteve 1400 - 1800


Nje here e nje kohe, ne Europe grate trajtoheshin si kafshe pune. Vetem nje pakice kishte patur fatin e nje jete normale. 

Mendimtaret e Rilindjes Europiane, kuptuan se nje shoqeri efikase mund te ndertohej vetem ne se edukoheshin femrat te cilat si rrjedhim do te hidhnin themelet e nje shoqerie progresive. Ato do te ktheheshin ne edukueset e para te brezit te ri.

Pikerisht ky kendveshtrim dhe perafrim e transformoi Europen Perendimore ne faktorin me te rendesishem te ekonomise dhe politikes boterore. 


Duke filluar nga fundi i shekullit te 15-te, ne fushen e artit, kultures, shkences, etj, filluan te shfaqen femra te trajnuara dhe edukuara te nje niveli shume te larte per kohen. Nje fenomen ky qe nuk egzistonte ne shoqerite e tjera as si koncept. 


Keto arritje duken qartazi dhe lehtazi nga objektet e prezantuara ne nje muzeum te Torontos te cilat ishin mare 'borxh' nga disa institucine te degjuara historike.

Disa nga keto punime jane te nje niveli aq te larte sa qe mund ti atribohen artistave/krijuesve meshkuj me te njohur te periudhave respektive. 


Chatherine Brandinn - Skice e vitit 1775

Tregon gjendje e mjeruar te grave ne Europem Perendimore-Qendrore ku sot femrat/grate kane te drejta te njejta me meshkujt/burrat. 




Nje manuskript i murgeshes Iluminata Bembo. Perfunduar rreth vitit 1466. Nje punim fetar.




Eufrasia Burlamacchi - Manuskript muzikor i perfunduar rreth vitit 1510




Ne te majte; punim i Maria Van Oosterwijck, viti 1669. Ne te djathte; punim i Clara Peeters, viti 1610.




Elisabeth Louise Voigee Lebrun. Punim i vitit 1787.




Dekorimet jane te Marie-Victoire Jaquotot. Kete set filxhanesh, Napoleon Bonaparte ja kishte blere dhurate gruas te pare, Josephine. Portretet ne filxhane jane ato te disa grave me te fuqishme te kohes, si Mbreteresha e Anglise, Peramdoresha e Rusise, etj.


*****

Lista e femrave/grave qe lane gjurmet e tyre ne historine e Europes eshte shume e gjate. Kategorite e dijes dhe artit ku ato vune firmen e tyre, nga me te ndryshmet.

Per ta pergjithesuar, po e permbyll me nje autore pa emer, ose me sakte, emri i saj ka humbur ne kohe.

Punimi i meposhtem, nje kryeveper ne llojin e saj, quhet 'Madona me femije'. 




Si konkluzion do te thesha se nje shoqeri normale duhet ti kushtoje rendesi te vecante edukimit te femres. Ne se ky proces degjeneron, atehere …


25 views

Recent Posts

See All

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page