top of page
  • Peter Prodani

Fan Noli Shqiptar dhe vellai i tij Grek !

Vete-identifikimi etnik; Nje zgjedhje e lire, apo e detyruar ?


Pyetje e veshtire, qe nuk mund te kete nje pergjigje te thjeshte. Meqenese kjo eshte kthyer ne teme te nxehte 'Patriotike' po paraqit dy dokumente qe lexuesi mund ti interpretoje si t'ja mare mendja.

Behet fjale per informacione qe lidhen me Fan Nolin, figuren e njohur fetaro-politiko-artistike te historise se Shqiperise moderne.


Dokumenti i pare eshte formulari i udhetimit te disa bashkefshatareve te tij, te nisur nga Napoli, (Itali), dhe mbritur ne Nju Jork ne daten 21 Prill, 1916.

Emrat respektive jane:

Nr. 16 - Christos Ganos - 36 vjec. Profesioni: Punetor. Di te lexoje dhe shkruaje.

Nr. 17 - Demetrio Mavromatis - 37 vjec. Profesioni: Punetor. Di te lexoje dhe shkruaje.

Nr. 19 - Joannis Christou - 18 vjec. Profesioni: Punetor. Di te lexoje dhe shkruaje.

Nr. 20 - Michel D. Dovrides - 18 vjec. Profesioni: Punetor. Di te lexoje dhe shkruaje.

Ata deklarojne shtetesi dhe etnicitet Grek. Permeteper, fshatin e tyre Ibrik Tepe e konsiderojne pjese tokesore te Greqise.

Te kater emigrantet nga Ibrik Tepeja kishin nje 'Mik' te perbashket ne Amerike. Ai ishte F S. Nolis, vellai i Demetrio Mavromatis, pasagjerit ne reshtin 17-te.





Kuptohet, behet fjale per Theofan Stilian Mavromatis qe ne Amerike e kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin duke i dhene formen me te cilen ai njihet gjeresisht: Fan Stilian Noli.

Ne dokumentin e dyte, te paraqitur me poshte, tregohet hyrja e Fan Stilian Nolit ne Amerike ne daten 2 Korrik, 1931.





Ai eshte 49 vjec. Profesioni: Bishop Greko-Katolik. Di te lexoje dhe shkruaje Gjermanisht.

Ne seksionin ku kerkohet emri dhe adresa e personit me te afert ne vendin nga i cili udhetari vjen, shkruhet: Motra: Athina Vafidi, 73 Omonia, Cavalla, Greece(1).


Ne Amerike, Noli do te qendronte tek miku i tij D. Katundi ne adresen: 56 Poplar Str.

Por, ajo qe te terheq me shume vemendjen eshte seksioni ku shenohet nacionaliteti. Noli deklaron: "None". Qe do te thote ai nuk kishte Atdhe ...

Si kishte mundesi qe Noli te mos ishte shtetas Shqiptar ? Ai kishte qene Kryeminister, Minister, Klerik i larte ne Tirane ...

Disa vite me vone, ai u be shtetas Amerikan.


Dokumentat e mesiperme tregojne edhe nje here, qe njerezit kane te drejte te behen anetare te nje etniciteti dhe nacionaliteti te cilit ata besojne dhe ndjejne se i perkasin. Shpesh ata luftojne me forma te ndryshme per ta bere kete gje realitet.

Ne kete prizem, Fan Noli zgjodhi te deklarohej Shqiptar pa nenshtetesi. Familjaret dhe bashkefshataret e tij vazhduan ta deklaronin veten Greke, me shtetesi dhe etnicitet.


Nuk besoj se Turqia, apo Amerika i detyroi ata ta benin kete gje. Ashtu sic nuk detyruan Fan Nolin te deklarohej Shqiptar.



Shenime


Sido qe te kete qene, per syrin tim, Noli mbetet nje shkrimtar dhe perkthyes shume i madh.

Ne fushat e tjera ...


  1. Edhe sot e kesaj dite ne kete adrese ne Kavala te Greqise shfaqet mbiemri Vafidis (ΒΑΦEΙΔΗΣ). Mbase aty vazhdojne te jetojne pasardhes se Athinase, motres te Fan Nolit. Fotoja e meposhtme jep nje ide te qarte. Dikush mund ti kontaktoje per ndonje informacion qe mund te kene mbi origjinen e Mavromateve.




97 views
bottom of page