top of page
  • Petro Prodani

Evaggelis Zappas, 'Shqiptari' qe rindezi Flaken Olimpike pas 1500 viteve harrese

Nacionalizmi ekstrem eshte nje atlet i keq qe shpesh vrapon ne kahun e kundert te rrjedhes se historise. Ketij vrapuesi i ngjan dhe perpjekja per pershkrimin e Evaggelis Zappas si 'Shqiptarin qe rilindi Olimpiaden'. 


Vangjel Zhapa apo Evaggelis Zappas ?

Per dike, Vangjel Zhapa ishte shqiptar.

Per mua, Evaggelis Zappas ai ishte nje grek ashtu sic ishin edhe shume bashkeluftetare, bashkepuntore dhe bashkekohes te tij te cilet shkrine pasurine dhe jeten e tyre per ndertimin e Greqise moderne.


Qe ku dhe deri ku, ky Zappas i lindur ne Labove, na paska qene grek ? - do te pyese 'kundeshtari' im.

Pyetjes do ti pergjigjem nga tre kendveshtrime te ndryshme.


1. Zappas - Nje mbiemer i perhapur midis heleneve/grekeve

Me aq sa kam kerkuar, nuk kam gjetur as edhe nje dokument zyrtar ku mbajteset/mbajtesit e ketij mbiemri te vete-deklarohen shqiptare(1). Nga ana tjeter, kam hasur dhjetra persona, kryesisht te lindur ne Greqi, qe vete-deklarohen greke. Por nuk mungojne rastet e personave te lindur ne Shqiperi qe vete-deklarohen greke. Me poshte tregohen dy raste te tilla.

Alexandre Evangelos Zappas, nje i ri 21 vjecar me profesion mekanik/axhustator, ne vitin 1955 kishte emigruar nga Greqia ne Brasilin e larget. Ai ishte djali i Evangelos dhe Theodora. Kishte lindur ne Argyrokastron te cilen e konsideronte pjese te Greqise. Ne dokumentin perkates shkruhet se Alexandre ishte i nacionalitetit grek. Ne se them se ky djalosh rridhte nga e njejta linje burrash nga kishte dale ‘Zappas i Olimpiades’, kush mund te thote se e kam gabim ?


Olympia Zappas, udhetarja e 16-te ne listen Nr. 21 te pasagjereve te vaporit SS Leviathan qe mberiti ne portin e New York/Nju Jork-ut ne daten 22 Tetor, 1929. Ajo kishte lindur ne Laboven e Poshtme. I jati i saj quhej Thoma Zappas. I shoqi, Harry Gotzis.

Dokumenti zyrtar thote se ajo dinte te lexonte dhe shkruante greqisht, ishte shtetase shqiptare me etnicitet grek. Logjika normale thote se familja e saj, dhe e burrit te saj, i perkiste te njejtit etnicitet. Kete e verteton pa pike dyshimi Censusi Federal Amerikan i vitit 1930, si me poshte tregohet. Te gjithe personat qe banonin ne te njejten shtepi me Harry dhe Olympia, bile edhe prinderit e tyre, kishin lindur ne Albania/Shqiperi, por ne familje flisnin greqisht.


2. Labova - Dy fshatra ku historikisht kane jetuar greke

Labovat shfaqen ne registrimet e para otomane te vitit 1430. Tekstualisht, Labove Buyuk/Labove e Madhe dhe Labova Kucuk/Labova e Vogel(3). Ne rekorde thuhet se ato kishin respektivisht 104 dhe 29 hane. Timariotet/bosat e fshatrave ishin te huaj te emeruar/derguar nga Porta e Larte.


Fshatrat njiheshin edhe si Ano Lambovo/Labovo (Ano ne greqisht do te thote e siperme), dhe Kato Lambovo/Labovo (Kato ne greqisht do te thote e poshteme).

Ky fakt te con ne konkluzionin se ne ato zona kane jetuar greke per nje kohe shume te gjate. Kjo vertetohet me se miri nga aplikimet per shtetesi amerikane nga emigrantet e shekullit te kaluar. Dokumentat e lidhura me keto procedura japin informacione te perpikta. Ne se aplikantet mashtronin, autoritetet merrnin masa ndeshkuese qe arrinin deri ne deportim nga USA.

Bazuar ne keto rekorde, ka dhjetra burra dhe gra qe kane lindur, apo jetuar, ne fshatrat e permendura me siper te cilet deklarohen greke. Thjesht per ilustrim vazhdojne disa shembuj.



3. Evaggelis Zappas - Nje vizionar qe luftoi dhe punoi per Greqine

Ka shume hipoteza rreth jetes dhe aktiviteteve te Evaggelis. Natyrisht tjetersime dhe manipulime. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te merret me to, por te tregoje se Zappas ishte deri ne qelize nje helenist i madh. Nje njeri eksentrik dhe largpames, i cili rizgjoi 'Lojrat e Olimpit'. Pikerisht kjo ishte arsyeja se perse ai u be i njojtur ne Europen Perendimore dhe jo pjesemarja aktive ne Revolucionin Grek.


Ne vitin 1858, ne shtypin perendimor filluan te shfaqesin shkrime mbi idene e nje greku te pasur i cili kerkonte ringjalljen e Olimpiades. Ne daten 21 Shtator, 1858, gazeta e njohur angleze, "Daily News" i kushton vemendje te vecante lajmeve nga Athina me nje postim te titulluar:

"Rikthimi i Lojrave Olimpike ne Greqi"

Shkrimi njofton se Mbreteresha e Greqise kishte leshuar nje dekret ku kerkohej riorganizimi i lojrave te dikurshme olimpike. Aty thuhet gjithashtu se kjo ide ishte ngritur nga nje "I pasur nga Peleponesi, Evangelos Zappas."

Perse nga Peleponesi ?

Mbase kjo behej per arsyen se vete Zappas krenohej me pjesmarrjen e tij ne Revolucionit Grek. Ai kishte luftuar ne Pelepones ku ishte plagosur dhe shpetuar vdekjes disa here.


Por le te mbetemi ne ideja origjinale e Zappa-s.

Cila ishte ajo ?

Ne shtypin britanik, ne Prill te vitit 1859, u shfaq nje leter private(4) drejtuar njerezve me te fuqishem te Mbreterise Angleze. Aty thuhej:


“Une permenda pak kohe me pare nisjen e nje projekti per ri-themelimin e Lojreva Olimpike. Ose dicka te ngjashme me nje eveniment industrialo-agrokulturor ku do te prezantohen prodhime greke. Njesoj si lojrat festive antike qe mbaheshin ne te shkuaren e large, lojrat tona modern do te organizohen cdo keter vjet. Ekspozita e pare do te fillojne ne daten 16 Tetor, 1859. Gjate inagurimit dhe kater javeve qe do te vazhdoje ky aktivitet, do te zhvillohen ceremoni fetare, diskutime akademike dhe shfaqje dramatike ku do te prezantohen tragjedite e Greqise antike te shoqeruara nga melodi te kompozuara nga greke. Ky festival nuk do te jete nje deshtim. Ai do te sjelle njerez nga vendi dhe provincat fqinje te Turqise. Gjithashtu, parashikohet te kthehet ne nje ‘Atraksion’ turistik. Megjithese ne ekspozite do te pranohen vetem produkte te industrise dhe agrikultures helenike, prodhime me cilesore te arrdhura nga jashte do te jene prezente per ti sherbyer interesave te vendit. Bazuar ne sistemin tarifor grek, makinerite e te gjitha llojeve importohen pa taksa.

Eshte kenaqesi te shihet qe sot, Greqia eshte e angazhuar ne permiresimin e gjendjes ne vend dhe ndodhet ne nje qetesi prefekte.”


Kjo ishte pikerisht c'fare Zappas kerkonte te organizonte. Si nje largpames ai e dinte mire se ne nje kohe ku mungonte sporti profesionalist, do te ishte ekonomia ajo qe do te zgjonte interesin e investitoreve.

Por mbi te gjitha, duhet theksuar pika qe thote se ne kete Olimpiade, njesoj si ne ato te heleneve antike, do te lejoheshin te merrnin pjese vetem helene. Gjithe te tjeret mund te vinin si vizitore, apo biznesmene.

Keshtu qe ne se Zappas ishte shqiptar, i binte qe te ulej ne shkallet e stadjumit dhe jo ne tribune ...


Endrra e Zappas u be realitet. Ne javen e pare te Nentorit 1859, ne Athine lindi embrioni i lojrave olimpike moderne. Pavaresisht se pjesemarresit ne garat amatoreske ishin helene/greke 'Flaka e Olimpit' ishte rindezur perseri pas 1500 vitesh. Perkrahesit nga jashte nuk kishin munguar. Per shembull, ne cmimin prej 280 Dhrahmes qe kishte mare Petros Velissariou si fitues i gares se vrapimit 1500 metra, ishin perfshire edhe 10 Paund qe nje organizate angleze i kishte derguar ketij evenimenti. Vete Velissariou ishte nje grek nga Smyrna/Izmiri. Pra, nje perfaqesues i helenizmit.


Vizitori me i spikatur i ketij aktiviteti te vogel, por qe do te rritej gradualisht, ishte Princi i Kurores Britanike, Alfred. Ai ndoqi si spektator nje gare ...


Konkluzion

Evaggelis Zappas vdiq ne vitin 1865. Pas vdekjes se tij u organizuan edhe tre aktivitete te ngjashme, ne vitin 1870, 1875 dhe 1888. Greket i quajten ato: "Olimpiadat Zappas". Ne respekt te tij medaljeve olimpike ju stampuan fjalet "AΓΩNOΩΘETHΣ EYAΓΓEΛHΣ ZAΠΠAΣ", qe pak a shume, do te thote: Evaggelis Zappas, Organizatori i Lojrave Olimpike.

Jam shume i bindur, se Zappas fliste apo kuptonte disa gjuhe dhe dialekte. Midis tyre edhe toskerisht, por kjo nuk e bente ate aspak shqiptar. Perkundrazi, ai insistonte se te huajt nuk duhet te marrin pjese ne Lojrat Olimpike, per te cilat ai shpenzoi shuma astronomike per kohen.

Ma do mendja se ai ishte grek, perndryshe do ti duhej te priste bilete per te vizituar ekspozitat me produkte greke, apo te ndiqte ne distance ndonje gare sportive midis konkurenteve greke !


Dikush ka mendim ndryshe; e drejta e tij.

Shprehja e mendimit te lire perfshin dhe idjotesirat si ato te shprehura nga Profesor Karriqi ne kete link:


Shenime dhe sqarime


1- Kam kerkuar per periudhen kohore 1850 - 1940. Nuk kam gjetur asnje person qe mban mbiemrin Zappas, Zappa, Zapas, Zapa apo Zhapa, te vete-identifikuar me etnicitet shqiptar.

2- Rekorded historike bejne te ditur egzistencen e dy vendbanimeve prane njera tjeters emrat e te cilave jane shkruar si Labova, Labove, Labovo, Lambovo, Labova e Vogel, Labova e Madhe, Labova e Siperme, Labova e Poshtme, Ano Lambovo, Kato Lambovo, etj, etj.

3- Ka mundesi qe ne territorin ku eshte formuar shteti modern shqiptar te kete pasur disa vendbanime me emrin Labova, dhe forma shume te ngjashme. Ky emer eshte i origjines sllave. Toponime/vendbanime me kete emer gjenden me se shumti ne hapesirat sllave.

4- The Essex County Standard, Wed, Apr 20, 1859,·Page 4


134 views

Recent Posts

See All

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page