Etrusket e quanin veten e tyre ‘Rosenna’. Kjo popullate enigmatike ka lene gjurme te vecanta ne historine e Gadishullit Italik.
Per ta dihet pak; kryesisht nepermjet shkrimeve te Heleneve/Grekeve dhe Latineve antike. Shpesh keta historiane nuk ishin te sakte ne raportimet e tyre keshtu qe njohja rreth te ashtuquajturve Etruske zvogelohet akoma dhe me shume.
Pavaresisht paqartesive te shumta, mes historianeve egziston nje mendim i perbashket qe thote se rreth shekullit te 5-te para EK, Etrusket filluan te huazojne shume nga kultura Helene/Greke. Kushdo qe viziton nje muzeum ku egzistojne ekspozime te qyteterimeve ne fjale do ta vere re kete ngjashmeri pa qene nevoja te mbaroje ndonje program universteti …
Ngjashmeria eshte ngjashmeri dhe ne vetvete nuk perben prove shkencore - do te insistoje nje historian profesionalist.
Plotesisht e sakte.
Nga ana tjeter, kjo nuk do te thote se njerez si puna ime nuk kane te drejte te shprehin mendimin e tyre. Kjo e drejte ju takon edhe atyre qe thone se Etrusket ishin Shqiptare.
Fotoja e mesiperme eshte e nje sarkofagu 2200 vjecar te zbuluar ne Volterra, Toskani, Itali. Ne te pershkruhet nje skene nga mitologjia Helene/Greke; Rrembimi i Helenes nga Parisi. Ma merr mendja se gruaja, hiri i te ciles ishte vendosur brenda sarkofagut, kishte qene nje femer e bukur dhe e rendesishme ne komunitetin ku jetonte. Dhe padyshim ky komunitet e dinte se kush ishte Helena dhe i dashuri i saj Parisi.
Ajo qe te bie ne sy eshte se rrembyesi me i famshem i historise antike tregohet i veshur me nje stil qe dikush mund ta quaje ‘Veshje Shqiptare’; Qeleshe dhe fustanelle.
Te tjere do te thone se kjo tregon qe ‘Dashnori’ legjendar qe i vodhi gruan Mbretit Menelaus te Spartes ishte Shqiptar.
Dhe ne kete pike do te degjohet nje thirrje: Greke nuk ka patur. Lufta e Trojes u be ne Lezhe parandaj luftetaret e lashte veshin fustanella dhe mbajne qeleshe !
E drejte e kujdo te thote c’faredo qe mendon, qofte dhe shakara historike.
Personalisht mendoj se popullatat Etruske dhe ato Greke ne nje moment kohor kishin patur lidhje midis tyre. Per te mbeshtetur kete pozicion po permend nje studim(1) mbi gjashmerine gjenetike midis lopeve qe mbanin popullatat respektive. Nje publikim i vitit 2017 tregon se nje grup i rralle lopesh ne Toskani kishin arritur me emigrantet qe ishin vendosur ne Gadishullin Italik gjate periudhes se Bronxit te Vone. Perafersisht 1200 vite perpara EK. Keto lope “Ishin derivate te lidhjeve kulturore midis Anatolise, Greqise dhe Italise.”
Me pak fjale, kishim te benim me nje race lope te krijuar nga popullata qe kishin qene ne kontakt per nje kohe shume te gjate.
Natyrisht qe lopet nuk emigruan vete dhe kahu i migrimit ishte nga Jugu ne Veri.
Atehere si mund te zgjidhet enigma e lidhjes Etrusko-Shqiptare ?
Mbase nje perafrim shkencor do te ishte analizimi i kockave te lopeve antike ne zonat prane Lezhes, aty ku sipas dikujt eshte bere dhe lufta e fameshme e Trojes.
Puna eshte kush do ti zbuloje dhe analizoje kockat 3000 vjecare …
Shenime te rendesishme
1- Perkins, Phil (2017). DNA and Etruscan identity. In: Naso, Alessandro ed. Etruscology. Berlin: De Gruyter,
pp. 109–118.
Comentarios