Kush e solli ate ne leksikun e gjuhes Shqipe ?
Shekuj me pare, egzistonte nje zakon pagan. Kur nje gruaje i vdiste femija e pare, femija qe do te lindte ne vazhdim i merrej menjehere pas lindjes dhe i jepej nje gruaje qe dihej qe nuk i kishin vdekur femijet. ‘Nena e perkoheshme’ do ta ushqente beben me qumeshtin e saj dhe do t’ja ri-kthente nenes biologjike pas nje periudhe kohore.
Ne qofte se femija do te mbijentonte mbas kesaj procedure ‘Magjike’ ai quhej ‘I shitur’. Me sakte: ‘Prodan’ ose ‘Pulimenos’ - respektivisht ne grupet sllavikfolese dhe grekofolese. Them me sakte sepse ne popullatat shqipfolese kjo tradite nuk ka egzistuar. Ndersa ne Greket, mbiemri ‘Pulimenos’, (Dhe forma te ngjashme), eshte relativisht i perhapur. Te njejten gje mund te themi per Bullgaret, Kroatet, Rumunet, Serbet, etj, ku varianti ‘Prodan’, (Dhe forma te ngjashme), eshte po ashtu relativisht i perhapur.
Le te kthehemi tek ‘Genjeshtra’ e vjeter.
Mendjet e thjeshta te asaj kohe mendonin se ne kete forme do te mashtronin shpirtrat e keqij duke krijuar idene se femija ishte ‘Shitur’ tek dikush qe Zoti e donte/mbronte. Si rezultat vdekja nuk do ti afrohej femijes sepse ai i ishte ‘Taksur’ Perendise !
Egzistojne disa shkrime te Mesjetes se Vone qe pershkruajne rritet e lidhura me “Shitjen’ e bebeve. Ato nuk ishin egzaktesisht te njejta, por ideja thelbesore ishte shpetimi i femijes nga vdekja. Thjesht, kishim te benim me dashuri njerezore qe kerkonte mbrojtje diku …
Ngrihet pyetja: Ku kishte lindur kjo tradite ?
Ne mesin e popullatave sllavikfolese apo atyre greqishtfolese ?
Pergjigjia vjen jo nga Ballkani, por nga Italia. Ne Jugun e Italise dhe sidomos ne Sicili mbiemri ‘Polimeni’ eshte prezent edhe sot e kesaj dite. Ne keto zona, prezenca e kultures dhe traditave Greke ka nje histori mijravjecare. Ndersa, kultura Sllave apo Vllahe nuk ka lene fare gjurme. Eshte e tepert te ndalem ne kete teme.
Nje Website e specializuar ne kerkime familiare prezanton gjetjet e saj mbi mbiemrin ‘Polimeni’ dhe shpjegon mundesite e origjines se emrit/mbiemrit. Aty thuhet se “Polimeni’ eshte i perhapur ne Itali, Amerike dhe Argjentine.
Si konkluzion; kur popullatat vijne ne kontakt me njera-tjetren ato perzjene dhe modifikojne traditat dhe besimet e tyre. Ne kete proces, ato perkthejne dhe emrat apo mbiemrat.
Ne se dikush me pyet nga arriti mbiemri ‘Polimeni’ ne Argjentine, une do te themi nga Italia.
Dhe ne se me pyet si erdhi mbiemri ‘Prodani’ ne Ballkan, une do te them nga Jugu ne Veri. Thjesht u perkthye ne nje gjuhe tjeter. Pra zakonet e botes Greke u pershtaten me ato te popullatave te tjera.
Dikush tjeter mund te kete mendim ndryshe …
Comments