top of page

Birra dhe korrupsioni Anglo-Shqiptar ne vitet 1920.

  • Petro Prodani
  • Jun 11, 2024
  • 3 min read

Updated: Dec 21, 2025

Korrupsioni financiar eshte i vjeter se vete egzistenca e ekonomise se organizuar. Gjate rrjedhes se kohes, ky fenomen eshte sofistikuar ne ate nivel dhe paraqitje sa qe mund te thuhet se ne ditet tona nuk konsiderohet me si dicka negative. Mbase njerzit u mesuan me te. Ose, kjo eshte natyra njerezore. E pare ne kete prizem, korrupsioni nuk ka ngjyra etnike/nacionale. Perkundrazi, ne kohet moderne kerkon kooperim nderkombetar. Shqiptaret jane nga te fundit qe u futen ne kete loje te eger qe po kercenon egzistencen e Botes sic e njohim sot.


Ne gjuhen shqipe egziston nje thenie: 'Me mire nje mik sesa nje ciflik'. Une mendoj se me realiste do te ishte thenia: 'Po te kesh nje mik, nderton nje ciflik'. Kuptohet per c'fare 'Miku' e kam fjalen ...

Nje rast konkret vjen nga historia e birres ne Shqiperi.

Gjate viteve 1922-1926 nje diplomat angles i quajtur Harry Charles Augustus Eyres ishte emeruar si i derguar special i Qeverise Britanike ne Shqiperi.

Ai kishte lojtur nje rol kryesor ne mbrojtjen e intresave angleze dhe ishte ingranuar ne perpjekjet per marrjen e koncensioneve fitimprurese per shoqerite angleze te kerkimit te naftes ne Shqiperi.

Por, 'Kryevepren' e tij ekonomike ai u perpoq te ngrinte ne fushen e birres.

Ai krijoi "Albanian National Brewery". Ne shqip, "Industria Nacionale e Prodhimit te Birres Shqiptare".

Ne daten 14 Mars, 1929 biznesi me kete emer u listua ne Bursen e Londres.

Me poshte tregohet nje lajmerim i postuar ne nje nga gazetat e kohes ku Sir Eyres prezantohet si mik personal i Mbretit Zog.



Koncensioni kishte pika diskriminuese dhe rrjepese. Ai i jepte te drejten e prodhimit te birres ne Shqiperi per 99 vite shoqerise angleze. E mbronte ate nga konkurenca, e perjashtonte nga disa taksa duke i kerkuar vetem nje takse minimale.

Natyrisht qe Sir Harry kishte dhe partneret shqiptare te cilet ishin vllezerit Kakarriqi nga Shkodra te cilet ishin pronare te nje biznesi birre. Ata ja shiten aktivitetin e tyre 'Investitoreve Strategjike Angleze' dhe u bene 'Menaxhere' te deges Shqiptare.


Por, ajo qe te bie ne sy eshte deklarimi i Ekerem Bey Vlora, ne ate kohe ambasador i Mbreterise Shqiptare ne Londer. Ai solemisht informonte investitoret angleze se ne Shqiperi importoheshin dhe konsumoheshin midis 52,000 dhe 60,000 Hektolitra birre ne vit. Domethene 5.2 deri 6 milion litra birre.

Per krahasim, ne se e futnim kete birre ne shishe gjysem litre, del qe ne treg te hidheshin 10.4 deri 12 Milion te tilla. Duke ditur qe popullata ishte rreth 800,000 i bie qe shqipetaret te ishin konsumatoret me te medhenj te birres ne Bote.



Kuptohet, 'Investitoret' nuk ishin aq budallenj sa ta besonin variantin e 'Ambasadorit Shqiptar'. Por, 'Sekreti' i koncesionit qendronte ne perjashtimi nga taksat i materialeve qe do te duheshin per te ndertur 'Industrine gjigande' te birres ne Shqiperi. Kush do te pyeste sa dhe c'fare materiale u futen pa taksa ne dogane ?


Po kthehem tek birra. C'fare e kishte shtyre Ambasadorin Ekerem Beu, personin qe shkruante ne kujtimet e tij se kishte risjelle ne Vlore 'Flamurin e Skenderbeut', te deklaronte se ne Shqiperi njerzit laheshin me birre ?

Ti kishte bere llogaritjet gabim, apo 'Gabimi' paguhej me Lira Ari ne dore te cilat ishin me dehese se alkoli qe ai nuk e vinte ne goje ?

Mbase edhe pinte.

Nuk kishte, dhe as qe ka, ndonje ligj qe te ndaloje 'Baballaret e Kombit' te pijne birre, sidomos ne tavoline me 'Investitoret Strategjike' ...



 
 
 

Comments


Commenting on this post isn't available anymore. Contact the site owner for more info.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page