C’fare ndodh kur Mbreti zhduket dhe Zoti harrohet ?
A ka me vlere shqiponja me dy koke ?
Gjate shekujve te kaluar, shqiponja me dy koke ka simbolizuar lidhjen e Kishes me Shtetin. Shqiponja ‘Siameze’ tregonte se keto dy institucione nuk mund te egzistonin pa njera-tjetren. Garantori i kesaj bashke-egzistence ishte Mbreti, apo Perandori. Ai ishte dhe Ligji, dhe Kryqi. Dhe ndeshkuesi, dhe Meshiruesi. Ky mesazh jepej qarte ne simbolin peranadorak; Shqiponjen me dy koke, te cilen e kishin mbajtur si Perandoret Bizantino-Orthodhokse, ashtu dhe ata Europiano-Katolike.
Me poshte tregohen raste te manteleve/veshjeve Katoliko-Austriake dhe Greko-Orthodokse te perdorura nga figura shume te larta shteterore dhe fetare te shekujve te kaluar. Mesazhi i perbashket: Shqiponja me dy koke dhe Kryqi jane te pandare nga njeri-tjetri.
Ne pamje te pare, c’do gje ne rregull. Problemi ishte se Perandorite/Mbreterite kishin interesa ‘Imperiale’ te cilat nuk mund te zgjidheshin brenda mureve te kishave. Ato zgjidheshin ne fushat e betejave masive.
Ne vazhdim tregohet deklarata e luftes qe Perandoria Austriake i shpalli Mbreterise Serbe ne 28 Korik, 1914. Kjo coi ne shperthimin e Luftes se Pare Boterore. Nje nga luftrat me te pergjakeshme ne historine e Njerezimit.
Si per ironi te shqiponjes me dy koke, ate e mbanin si simbol identifikues disa ushtri qe luftonin te zhduknin nga faqja e dheut palen kundeshtare. Konkretisht; Perandoria Austro-Hungareze, Perandoria Ruse, Mbreteria Serbe, Mbreteria Malazeze. Aq e madhe ishte ngjashmeria midis shqiponjave armike sa qe nje person pa njohje historie do ta kete te veshtire te ndaje njeren nga tjetra.
Ne nje muzeum te Vienes, midis mijera objekteve nga Lufta e Pare Boterore, ekspozohen dy flamure qe trupat austriake i kishin zene si trofe. Njeri eshte i Mbreterise Serbe. Tjetri i Perandorise Ruse. Ndersa ne qender daullja nen ritmin e se ciles ushtaret e Perandorit Austriak drejtoheshin drejt pozicioneve armike duke mbajtur lart flamurin me shqiponjen me dy koke te kurorezuar me kryq.
Askush nuk e di sa mbajtes shqiponjash te tilla vrane njeri-tjetrin. Me poshte tregohet xhaketa e nje ushtari austriak trupin e te cilit e kishte cpuar nje cope predhe, apo plumb. Goditjen ai e kishte mare shume prane stemes perandorake dhe nuk eshte cudi qe ta kishte ‘Dhurate’ nga nje armik qe mbante nje shqiponje dhe kryq shume identik, te pakten ne pamje te pare.
Sot, shkelqimi i dikurshem i Shqiponjave Perandorake eshte reduktuar dhe kthyer kryesish ne nje objekt muzeumi. Kjo per arsye se Perandoret dhe Mbreterit nuk egzistojne me. Ne te njejten kohe, ndikimi i Kishave respektive eshte zvogeluar ndjeshem.
Megjithate, egzistojne nacionaliste moderne, midis tyre dhe shqiptare, qe nuk kane idene se c’do te thone simbole historike dhe cila eshte vlera e tyre.
E keqja eshte se keta njerez jane lehtesisht te manipulueshem dhe mund te fillojne perseri ‘Luften e Shqiponjave’ me vetbesimin e idiotit se shqiponja e tij eshte me e forta ne Bote ...
Comments