top of page
Petro Prodani

1923 - Epiri i Veriut i pare nga syri i nje ushtaraku amerikan


Nje tjeter “Eshke” u ndez ne Ballkan

Lemshi i nacionaliteteve ne Shqiperi dhe loja e vjeter e grabitjes


Autor: Lt. Col. Charles Wellington


Dikush trokiti ne deren e hotelit ku po qendroja ne ishullin e Korfuzit. Roja prezantoi perpara meje nje grup burrash. Zoterinjte deklaruan se ishin nje komitet grekesh, te njohur si epiriote, banore te Epirit te Veriut, vendi nga i cili ata ishin detyruar te largoheshin. 

Ne se shihet ne harte, Korfuzi i perngjan nje kali deti me bishtin e perkulur ne drejtim te Greqise. Ishulli vete, ne shume aspekte, eshte nje “Kopesht” i vertete, mbushur plot bukuri, pamje piktoreske dhe tradita. 

Edhe gjate vitit qe pasoi Armepushimin, [Mbarimin e LPB], ishulli vazhdoi te mbetej nen pushtimin e Aleateve. Trupat perbeheshin nga senegaleze dhe franceze te tjere te reparteve te ndryshme ushtarake; italiane dhe greke. Shkruajtesi i ketij artikulli ishte i vetmi oficer i Ushtrise Amerikane prezent ne ishull. 


Ne drejtimin lindor shtrihet ajo pjese e Greqise qe perfshin Epirin Antik dhe qe tani formon nje vend ndares midis Shqiperise dhe Greqise Moderne. Si me te gjitha zonat e mbingarkuara kufitare edhe ne kete rast kemi te bejme me mosmarveshje dhe luftra qe synojne ta marin nen kontroll ate. Ne vecanti pjesen qe quhet Epiri i Veriut. Pikerisht, ky ishte vendi te cilin detyra ime si vezhgues ushtarak me kerkonte ta pershkoja tej per tej. Ishte gjithashtu vendi per te cilin epirotasit e arratisur kishin arrdhur te me informonin duke shprehur deshiren qe kendveshtrimi i tyre si epirotas ti behej i ditur Botes, vecanarisht popullit amerikan.


Vegla te nje loje te vjeter 

Ne ditet qe pasuan, bisedime ishin mbajtur me shqiptare, greke te Greqise te Lire, [Ka kuptimin e Greqise te njohur zyrtarisht ne vitin 1923], italiane, franceze dhe britanike. Takimet qe ishin organizuar ne brendesi te Epirit te Veriut me cuan ne tre konkluzione perfundimtare:

  • Situata ishte tragjike dhe e veshtire per gjetjen e nje zgjidhje paqesore midis banoreve puntore si te Epirit te Veriut ashtu dhe atij te Jugut; qofshin keta greke apo shqiptare.

  • Keta njerez, deri ne nje fare mase, ishin vegla te lojes se vjeter europiane ne “Shahun internacional”

  • Kjo situate perben nje rast shume unik mbi te cilin Lidhja e Kombeve duhet te mare nje vendim te ndershem dhe te drejte. 


Ka tete apo nente milion greke. Ata jane nga popujt me te shperndare dhe i gjen ane e mbane Botes. Kater milion e gjysem banojne ne ate qe njihet si Greqia e Lire. Rreth 20,000 te tjere kalojne nje jete qe nuk eshte per tu patur zili ne Epirin e Veriut dhe Shqiperine Jugore. 

Gjate 25 viteve te fundit, nje numur prej tyre ka emigruar ne Shtetet e Bashkuara. Ne se jane te zgjuar, ata do te behen pjese e trashegimise Amerikane. E ardhmja e e tyre, njesoj si e popullatave te  tjera te amerikanizuara, nuk do te jete me preokupim i politikaneve europiane.  

Gjate 100 viteve te fundit, pasi kishin qene per shekuj nje popull i pushtuar dhe skllaveruar, greket kane luftuar per lirine e shpirtit njerezor perballe situatave deshperuese kaq shume sa qe opinioni i publikut europian ka detyruar Fuqite e Medha te shpetojne c’ka mbetur nga Helenet duke ju dhene atyre “Kycin fundor” te Gadishullit Ballkanik dhe financuar ata me borxhe te vogla. 


Nje origjine e humbur ne Antikitet

Shqiptaret, origjina e te cileve ka humbur ne historine e paqarte te pellazgeve antike, prej te cileve mendohet se ata kane rrjedhur, jane ndare ne dy dege te njohura si Iliriane dhe epirotas.

Shqiptaret, qe kryesisht jane nje popullate agraro-blektorale, kishin patur veshtiresite e tyre. Pas romakeve, probleme me venedikasit italiane, serbet, greket dhe turqit. Pak a shume, me te gjithe keta, ata kishin luftuar per dominime; sidomos me te fundit. Megjithate pushtuesit githmone ishin detyruar tu njihnin atyre nje lloj gjysem-pavaresie. Ndersa emri Skanderbeg shquhet si karakteri me i madh historik i tyre.  

Ndoshta ishin trupat shqiptare ato qe kishin kontribuar me shume nga te tere ne renien e Abdul Hamid-it.

Shqiperia gjithmone ka qene nje vegel e konjukturave politike ne Ballkan. Por eshte rajoni i brendshem malor, nje zone nga me pak te njohurat mbase ne Bote, qe me kokefortesin e tij, trazira e krijuara, karakterin kurajoz, klanizmin dhe etjen per nacionalizmin shqiptar, ai qe e ka kthyer statusin e Shqiperise ne nje problem te veshtire. 


Cmimi i paguar tek Italia

Keshtu qe ne i gjejme zonat e banuara nga keto dy popullata jo vetem perballe njera-tjeters, por me njerez te mbivendosur dhe perzjere midis tyre. Koferenca e Londres, ne vitet 1912 dhe 1913, u perpoq te percaktonte kufijte e Shqiperise. Qe atehere, vendimet e saj jane kthyer ne subjekte te polemikave te ashpra. 

Italise, si sherbim per kthimin dhe afrimin e saj  me bllokun Entente gjate Luftes se Pare Boterore, i ishin premtur toka ne Ballkan. Si psh kontroll mbi Vloren dhe zonat perreth, ne nje “Shtrirje te konsiderueshme me qellim sigurimin e nje barriere mbrojtese.” Ne te njejten kohe,  Italia kishte rene dakord per ndarjen e pjeses tjeter te Shqiperise midis Greqise, Malit te Zi dhe Serbise. 

Ne Nentor, 1916, trupat italiane pushtuan Vloren. Pasuan me shume trupa italiane dhe franceze. Vitin ne vazhdim italianet e shpallen te gjithe Shqiperine si protektoriatin e tyre. Ndersa zhvillohej Koferenca e Paqes ne Paris, Britania, Franca dhe Italia vendosen akoma edhe nje here qe Shqiperia te ndahej midis Italise, Serbise dhe Greqise, pavaresisht kundeshtimit te shqiptareve. Me pas aleatet paten kontradita. Si rezultat, ne Gusht, 1920, Italia ra dakord te njihte pavaresine e Shqiperise e cila me kembenguljen e saj arriti te ndryshonte mareveshjen e permendur dhe se paku te kerkonte nje kompromis mbi kufijte.


Si rezultat, Keshilli i Ambasadoreve ngriti Komisionin Intenacional per Percaktimin e Kufijve midis Shqiperise dhe  Greqise. Kufiri do te kalonte neper krahinen e Epirit. Ishte vrasja, ne nje prite pergjate nje rruge te vetmuar malore, e kater antareve italiane te komisionit te siperpermendur qe coi me pushtimin aktual te Korfuzit nga trupat italiane. Forcat aleate po e perdornin situaten e krijuar si nje “Eshke” per te ndezur nje zjarr tjeter Ballkanik qe mund te perhapej gjithandej.   


Shqiptaret nuk u konsultuan

Te para nga pozicioni amerikan, ne kete situate ka dy momente te cilat duhet te kritikohen.

E para: Ne te gjitha mareveshjet mbi Shqiperine, palet e interesuara jane konsultuar me njera-tjetren, por asnjehere me vete shqiptaret.

E dyta: Planet per ndarjen e Shqiperise jane kryer nepermjet traktateve dhe pakteve sekrete. 


Pavaresisht sec u tha me siper, zonat me popullate mikse duhet te qeverisen ne nje fare menyre. Me sa duket, egzistojne vetem dy alternativa praktike.  

  • Percaktimi i kufijve bazuar ne nacionalitetin e shumices pas kryerjes se nje referndumi.

  • Formimi i nje shteti te “Ndermjetem” nen nje kontroll te drejte dhe te detyrueshem per palet perberese.

Kjo kerkon nje referendum te menjehershem ku pjesmaresit te shprehin nacionalitetin e tyre. Por, mbajtja e nje procesi te drejte dhe te rregullt eshte ceshtje shume e veshtire. Pjeserisht per arsye te propogandes respektive te zhvilluar nga partizanet nacionaliste qe jetojne ne kete territor. Gjithashtu nga intrigat dhe propoganda e ushtruar nga nacionalitetet me te forta te interesuara ne kete projekt.


Keto jane vetem disa nga veshtiresite e nje organizimi te tille ne Epir. Per shembull, ka zona te tera ne Epir ku fshataret jane dy-gjuhesore. Ata i flasin te dyja gjuhet; shqipen dhe greqishten. Ka disa raste ku greket flasin vetem shqip dhe shqiptare qe flasin vetem greqisht. Ka raste te tjera ku gjaku eshte aq i perziere sa qe vete individi pyet vet-veten se c’fare eshte ai.


Shtepite qe “Reklamohen” ne baze te nacionalitetit

Egziston edhe nje pakice, si ne cdo vend tjeter, qe per interesa dhe perfitimeve personale do te mohojne gjakun dhe te afermit.

Jo shume larg nga qyteti i Argjirokastres, ne Epirin e Veriut, une takova nje bari lopesh. Ai kishte jetuar ne Boston dhe Pittsburg.

“Jeni ju shqiptar ?” - e pyeta une. 

“Jo, grek. Fshati im eshte ai aty. Ata me tej, dhe deri ne Janine jane greke; te gjithe greke. Ne nuk duam italiane ketu. 16 burra nga fshati im sherbejne ne Ushtrine Amerikane.”

Pak me pas, takova me shume vendas dhe njerin prej tyre qe fliste anglishten e Nju Bedfordid, (New Bedford).

“Je grek apo shqiptar ?”

“Shqiptar. Te gjithe njerzit ketu jane shqiptare”

“Nuk ka fare greke ?”

“Si te them, disa greke - disa shqiptare.”

Sido qe te jete, shumica e adhuruesve te nacionaliteteve respektive kane nje linje te gjate, plotesisht te qarte ndarje racore dhe nje sens te forte nacional, pavaresisht nen cilen qeverisje ndodhen. Deri ne fund te luftes, ndjenja nacionale ishte aq e forte sa qe dikush mund te percaktonte perqindjen e qytezave greke dhe shqiptare ne Epir bazuar ne gjyrat qe banoret kishin lyer shtepite e tyre. Ne se nje shtepi ishte greke ajo ishte e bardhe me linja blu - ngjyrat nacionale helene. Ne se ishte shqiptare, e kuqe me linja te zeza. Disa here shfaqej nje shqiponje me dy koke, ne dere ose mbi te. 


Lyen qytetin me te kuqe

Gjate luftes, Italia pushtoi bregdetin shqiptar. Ishte ne avantazhin e saj ta shtrinte kufirin shqiptar sa me ne jug qe te ishte e mundur. Bile deri prane Janines te cilen e ushtria e saj e mori nen kontroll. Rruge te shkelqyera ishin ndertur mespermes natyres se eger dhe qafave te maleve. Thuhet se per kete qellim ishin rekrutuar 30 deri 40 mije puntore.

Peronalisht pashe nje grua te vjeter dhe femije te vegjel, mbase pese apo gjashte vjecare, qe thyenin gurre gjithe diten per nje page-lemoshe, nen mbikqyrjen e rrojeve qe rinin ulur. Vertet banoret paguheshin, por ata nuk deshironin te thyenin gurre. Femijet duhet te ishin ne shkolle. Shkollat greke ishin mbyllur ne ato zona dhe greket denoheshin ne se nuk i dergonin femijet e tyre ne shkolla ku mesohej vetem gjuha shqipe apo italiane. 


Kur arrita ne Sarande, (Santa Quaranta), portin e Epirit te Veriut, une nuk pashe anje shtepi te vetme te lyer “Greqisht”. Megjithate, isha informuar nga burrime te besueshme qe jo me shume se dy vite me pare rreth 300, ose pothuajse te gjitha shtepite, ishin bardhe e blu. 

Boja ishte perdorur si papagande. Kontrolli italian inkurajonte shqiptaret te lyenin shtepite me ngjyrat e tyre dhe ne kete menyre ti nxirnin greket jashte, si realisht ashtu dhe vizualisht, se paku duke lyer qytezen me te kuqe. 

Ne pak vite, nen procese te tilla c’nacionalizimi, mund te ndryshohet krejtesisht nje perqindje e konsiderueshme e popullates. Dhe, kur vjen koha per nje referendum, shumica e popullates ne nje qytet mund te jete e ardhur rishtazi dhe e inkurajuar te vendoset aty. Ose nje popullate e importuar duke patur ne mendje referendumin ne fjale. Ne kete menyre krijohet nje veshtiresi me shume qe pengon nje zgjidhje te drejte. Ne fakt, lloj-lloj sistemesh dhe metodash, qe ju sherbejne disa qellimeve imperialiste, jane perdorur ne kete rend te vjeteruar boteror nga disa te “Medhenj” te fuqishem dhe ambicioze me qellim nenshtrimin, modifikimin dhe c’nacionalizimin. 


Nuk duhet shume kohe te gjesh vrases

Komitete komitaxhish ose banda, ishin formuar ne Epir. Disa ishin krijuar per besnikeri nacionale, disa per arsye rajonale, te tjera thjesht per plackitje. Por te gjitha, ne njeren apo tjetren forme, zhvillonin aktivitete guerile ashtu sic e kerkonte rasti. Egziston gjithashtu nje tundim ne boten e fuqive te vjetra imperialiste per ti perdorur keta komitaxhinj. Sidoqofte, do te vihet re se nuk eshte e lehte te gjenden fajtoret e vrasjes tronditese dhe frikacake te delegacionit italian.

Ne se pesha e akuzes bie mbi shpatullat e Greqise, jo vetem qe personat pergjegjes duhet te vihen perpara pergjegjesise, por familjet e lena pas dore duhet te kompensohen ne menyren me te drejte. Per arsye te rrethanave ne te cilat humben jeten antaret e pambrojtur te komisionit te aleateve, plotesisht te dedikuar ne zgjidhjen e problemit te kufirit, ky veprim perben nje akt vecanarisht te denueshem.

Te tilla akte jane nje kercenim per paqen boterore dhe perpjeke keqdashese perkundrejt zgjidhjeve qe ajo afron.

Ne anen tjeter, sado e prekur dhe indinjuar qe Italia mund te jete nga kjo mizori, duhet te kete parasysh qe Greqia eshte demtuar keqasi dhe revoltuar nga pushtimi i dhunshem jo vetem te Epirit te Veriut, por vecanarisht nga hyrja e trupave italiane ne Epirin e Jugut, perfshi dhe rajonin e Janines. Greqia, megjithese e dinte shume mire ambicien italiane per marrjen nen kontroll te territoreve ne diskutim, ishte e zene me problemet e saj diku tjeter dhe nuk ishte ne gjendje te ndalonte nje avancim te tille. 


Asnjeanesia u shkel

Duhet githashtu te kemi ne mendje qe Italia eshte pozicionuar si nje Fuqi e Madhe ne mesin e Aleateve. Ne kete kohe, Bota eshte duke kerkuar nje rrugedalje nga pasojat dhe trazirat e luftes dhe gjetjen e nje zgjidhje praktike dhe sa me te gjere te mundeshme ne drejtim te paqes. Do te jete nje sjellje e keqe per cilindo nacionalitet, ne vecanti te nje anetari te Entente-s, te zhytet ne nje konflikt ushtarak ose akt qe nxit nje mundesi te tille.

Permeteper, eshte raportuar qe Italia bombardoi qytetin e Korfuzit. Ngado qe ta shohesh, duket shume qartazi qe ajo e ka pushtuar kete ishull me forcen e armeve dhe se ky veprim mund te shihet vertet si shpallje lufte. Me se paku, ky veprim konsiderohet nje shkelje e pa-asnjesise te Korfuzit, neutraliteti i te cilit ishte garantuar perjetesisht ne vitin 1864, ne mareveshjen me te cilen Britania ja dorezoi Korfuzin, Greqise. 

Ishulli vete eshte praktikisht i pambrojtur dhe veprimi italian konsiderohet nga shumekush si nje shkelje flagrante e ligjit internacional. Vec kesaj, eshte perkundrejt nje Fuqie Aleate. Permeteper, refuzimi italian per terheqjen e trupave do te coje ne rritjen e menjehershme te bindjes se mbas ketij veprimi nuk qendron shpagimi perkundrejt incidentit fatkeq te perfaqsuesve te saj, por zgjerimi i ambicjeve te saj si nje fuqi mesdhetare. 

Ne se midis Italise dhe Greqise fillon nje perplasje ushtarake, eshte pothuajse nje fakt i kryer qe Jugosllavia do te bashkohet me Greqine per te mare territoret qe perfshihen ne mosmarveshien per Fiume dhe Dalmacine. Egziston mundesia qe ne kete vorbull te terhiqet Rumania dhe Bullgaria. 


Njerezimi kerkon nje rend te ri

Ne te vertete, nderi italian eshte i gershetuar me vrasjen tragjike te delegateve te saj, anetare te Komitetit Internacional te Percaktimit te Kufijve. Nga ana tjeter, nderi italian eshte i perfshire ne nje ceshtje shume here me te rendesishme; Ate te zgjidhjes se problemeve nepermjet venies ne funksionim te ligjit internacional dhe jo c’fare duket qe eshte shkelje e tij. 

Italia mund ti drejtohet nje organizate, ku si ajo, si Greqia, jane antare dhe kontribues ne themelimin e saj. Kjo eshte Lidhja e Kombeve. 


124 views

Recent Posts

See All

コメント


コメント機能がオフになっています。
bottom of page