Testet e ADN-se vertetojne vazhdimesine mijeravjecare te etnicitetit grek ne Shqiperi.
Studjuesit kane diskutuar per nje kohe te gjate rreth raporteve qe egzistojne midis etnicitetit dhe nacionalitetit. Shpesh, ky debat eshte nxehur dhe ka krijuar probleme madhore, bile edhe konflikte ushtarake.
Personalisht, mendoj se te dy konceptet jane kategori fluide qe kane ndryshuar gjate rrjedhes se kohes. Nacionaliteti, duke patur ne dore fuqine shteterore, ka modifikuar dhe krijuar etnicitete te reja qe jane kthyer armike te etniciteteve fillestare. Do te thesha se, pak a shume, ky proces gjeneron situaten qe mund te pershkruhet me thenien: Vellezer jemi, shoke s'jemi !
Shoqerite me largpamese e kane trajtuar raportin etnicitet-nacionalitet nga pozicione progresive. Ato kane toleruar bashke-egzistencen e etniciteteve te ndryshme si pjese perberese te nje nacionaliteti specifik. Ky perafrim ka ndikuar pozitivisht ne zhvillimin e metejshem te shteteve nacionale.
Shembuj konkrete: Zvicra, Britania e Madhe, etj.
Ne kete shkrim do te perqendrohem shkurtimisht tek tendenca e Nacionalizmi Shqiptar per zhdukjen e 'Greqizmes' ne Shqiperi dhe zevendesimin e saj me 'Ilirizmen'. Perfaqsues ekstreme te 'Shqiptarizmes' kane ngritur teori qe mohojne egzistencen e grekeve dhe gjuhes greke. Sipas tyre, greket e lashte ishin ilire ...
Zanafilla shkencore e 'Ilirizmes'
Ishte politikani/historiani/gjuhetari gjerman Johann Georg von Hahn qe ne mesin e shekullit te 19-te, hodhi idene akademike te lidhjes te shqiptareve me iliret. Studjuesit e kohes e priten me interes kendveshtrimin e Hahn. Por ishin italianet ata qe e kthyen kete hipoteze ne nje 'Fakt' historik. Perpjekjet e tyre ne kete drejtim filluan menjehere pas krijimit te shtetit te centralizuar italian ne vitin 1861. Nje plan i mire-kalkuluar, i shoqeruar me investime te konsiderueshme strategike, mori forme konkrete me ngjitjen ne pushtet te Partise Fashiste ne vitin 1922.
Benito Musolini - Nacionalisti me i madh shqiptar qe historia ka njohur deri me sot
Ducja krijoi nje departament te vecante per krijimin dhe manipulimin e Nacionalizmit Shqiptar. Jo se udheheqesi i fashisteve italiane ishte dashamires i shqiptareve, apo arberesheve. Ai burgosi dhe eleminoi shume te tille kur ata i krijuan shqetesime.
Musolini imagjinonte krijimin e 'Romes se Re'. Nje nga hapat e pare ne kete projekt ishte marrja nen kontroll e bregdetit lindor te Adriatikut. Ky det duhej te kthehej ne nje liqen italian si nje here e nje kohe kur Romen e udhehiqte Cezari i Madh ...
Ne kete pike atij i duhej krijimi i 'Shqiperise se Madhe'. Natyrisht, nje province nen kontrollin e Romes. Me poshte tregohen ushtrimet e manifetimit te mbajtura ne Tirane nen kujdesin e instruktoreve italiane. Parrulla kryersore: "vogliamo la grande albania / duam shqiprin e madhe".
Ndersa ajo shoqeruese paraqit Ducen disa muaj me vone duke inspektuar trupat shqiptare ne frontin italo-grek. Nen komanden e tij, 'Iliret' do e ishin pararoja e ushtrise 'Romake' dhe do te largonin njehere e pergjithmone greket e arrdhur ne Iliri ...
Le te kthehemi tek ana historike e parrulles "vogliamo la grande albania".
Nje nga personat me te rendesishem te ketij projekti ishte arkeologu Luigi Maria Ugolini. Detyra e tij ishte te 'Provonte' qe romaket, paraardhesit e italianeve, dhe iliret, paraardhesit e shqiptareve, kishin te njejten origjine. Zanafilla e saj ishte ne Trojen e lashte. Enea i famshem kishte kaluar ne Butrint. Kishte qendruar aty perkohesisht dhe kishte ndertuar qytetin ne fjale. Me pas, ai ishte shperngulur perfundimisht ne Rome ku kishte themeluar ate qe do te behej kryeqendra e Perandorise Romake.
Fotoja ne vazhdim tregon arkeologun e njohur te ulur ne shkallet e amfitheatrit te Butrintit.

Ugolini, nje fashist i dedikuar, nje VIP i propagandes se kohes, pershendeste me stilin fashist punetoret e germimeve perpara se ata te fillonin pune. Misioni i tij ne Shqiperi ishte rilindja e vllazerise romako-ilire. Luigi duhej te 'Provonte' qe iliret ishin vendallinj, ndersa greket ishin te arrdhur. Kete ide ai u perpoq ta realizonte nepermjet germimeve selektive te cilat i interpretonte bazuar ne direktivat e percaktuara ne zyrat e Partise Fashiste ne Rome. Gjate ekspeditave te tij, shume objekte u derguan ne Itali per tu mos u rikthyer ne vendin ku u gjeten. Arti antik, kryesisht ai grek, paguhej me 'Flori ne dore'. Sklupturat mijeravjecare perfunduan ne koleksionet private te parise dhe funksionareve qeveritare.
Ne shkrimet e tij Ugolini nuk shpjegoi se si ishte e mundur qe disa 'Emigrante kalimtare' ndertuan objekte kulti, institucione edukative dhe amfiteatro ne skenat e te cileve luheshin kryeveprat e Helenizmit. Apo perse vendallinjte ilire kishin toleruar per shekuj kete ekspansion gjeografik, kulturor, fetar dhe propogandistik te 'Arrdhacakeve' ?
Permeteper, ai nuk shpjegoi se perse 'Trojanet' shkruanin greqisht dhe iliret mbushnin shkallet per te degjuar pjese teatrale ne nje gjuhe qe nuk e kuptonin ...
Pavaresisht kesaj heshtjeje, Ugolini kishte disa standarte shkencore qe binin ne kundeshtim me udhezimet politike. Dhe per kete ai duhet vleresuar.
Ugolini nuk e mohoi origjinen helenike te civilizimit qe dikur kishte lulezuar ne bregdetin lindor te Adriatikut, ne hapesirat ku ishte krijuar shteti Shqiptar. Ne librin e tij "L'Antica Albania / Albania Antike", te botuar ne vitin 1928, ai shkruan se greket e lashte kishin themeluar shume vendbanime/qytete jo vetem ne jug te Shqiperise, por edhe ne ate qendrore.
"Përveç Apolonisë dhe Durrësit-s, tashmë të përmendur, ekzistonte edhe një qytet grek i quajtur Amantia (Ku tani ndodhet fshati Plloca); Acrolyssos (I cili - sipas Diodorus Siculus - u themelua nga një koloni e Sirakuzanëve dhe korrespondon me Alessio-n e sotëm); Byllis (sot Gradista); Avlona (Vlorë); Oricum (Pasha Liman); Chimarra (Himara); Panormus (Porto Palermo); Buthrotum (Butrint); Feniki (Finiqi); dhe porti i Onchesmus, sot Santi Quaranta. Pamja e ketij qyteti nëpërmjet harqeve që janë duke rënë të kishës me të njëjtin emër është jashtëzakonisht piktoreske, sepse në të majtë mund të shihni Korfuzin dhe në horizont, pothuajse në mes të një harku, shfaqen ishujt e Fanarit."

Qe nga koha e germimeve selektive te Ugolinit kane kaluar pothuajse 100 vjet. Shume gjera jane venitur, harruar apo zhdukur pergjithmone. Por debati mbi egzistencen e 'Greqizmes' ne Shqiperi nuk eshte ulur aspak. Perkundrazi, eshte ndezur akoma edhe me shume. Ngaterimi dhe perzjerja e qellimshme e etnicitetit me nacionalitetin eshte bere nje fenomen i zakonshem. Objektivi final: Mohimi i rolit deciziv qe ka luajtur 'Greqizma' ne krijimin e nacionalitetit modern shqiptar dhe zhdukja perfundimtare e 'Greqizmes'.
Ne kete debat une po sjell dicka personale; rezultatet e disa testeve ADN-je. Si puna ime, keto teste i kane kryer miliona njeres ne Ballkan. Askush nuk i ka shtyre ata te deklarojne dicka kunder deshires se tyre. As per perkatesine etnike, as per gjuhet qe flasin, as per te dhenat familjare, as ...
Midis disa kompanive testimi te cilat une kam perdorur, zgjodha faqen e '23andMe' sepse ajo jep disa detaje me shume ne krahasim me faqet e ngjashme.

Rezultatet tregojne se une kam lidhje gjenetike me persona kryesisht nga zona e Korces,
"Nje rajon i njohur per pasurine gjuhesore dhe diversitetin kulturor, duke reflektuar keshtu shekuj te influences greke, arumune dhe otomane. Shume njeres ne kete grup gjenetik deshmojne se flasin toskerisht, greqisht, ose aromanian ..."
Jo ndonje surprize e madhe. Thjesht nje vertetim shkencor i atyre gjerave qe kam degjuar dhe mesuar gjate jetes time.
Natyrisht, ka miliona njeres qe ndajne kompozim gjenetik te ngjashem me timin. Kjo nuk do te thote se ata i perkasin te njejtit etnicitet apo nacionalitet. Bie fjala, i njejti test thote se midis kusherinjve te mij meshkuj gjenden persona qe i takojne dy grupeve gjenetike shume prezente ne Europen Lindore/Qendrore, [Haplogroups R-YP417 dhe I-CTS5966]. Dikush thote se eshte polak, tjetri rus apo ukrainas. Apo dicka tjeter ...
Ajo ku une insistoj eshte se te paret e mi ishin pjestare te etnicitetit grek dhe e konsideronin veten greke. Ata flisnin greqisht, ishin besimtare te devotshem orthodokse, studjonin ne shkollat greke, lexonin veprat me famoze te Helenizmit, martoheshin dhe martonin femijet e tyre me greke kudo qe ndodheshin neper Bote, dhe ju 'Qante zemra' per Greqine.
Sa mbrapa ne kohe shkon lidhja e te pareve te mi me 'Greqizmen' ?
Kete une nuk mund ta them.
Por di te them qe Etniciteti permbledh menyren e te menduarit; gjuhet e folura ne familje, traditat kulturore, besimin fetar, e shume e shume gjera te tjera.
Dhe keto nuk mesohen brenda nates ! As me udhezimet e Patriarkanes te Stambollit, apo me ndonje ferman Sulltani - sic pretendon dikush.
Si perfundim, 'Greqizma' ka qene prezente ne territoret e Shqiperise moderne qe ne antikitet.
Keshtu shkruan Ugolini; ai qe politikisht u perpoq ta tjetersonte te verteten, por nga ana profesionale nuk mundi ta bente.
Keshtu thone edhe epruvetat e shkences.
Dikush tjeter, qofte dhe i afermi im, ka mendim ndryshe.
E drejta e tij dhe une e respektoj ate !
Comments