top of page
Petro Prodani

Ali Pashe Tepelena dhe aktualiteti shqiptar

Per mendimin tim, Ali Pashe Tepelena ka luajtur nje rol vendimtar ne konsolidimin e elementit shqiptar ne Ballkanin Jug-Perendimor. Politikat e tij pro-shqiptare, i kthyen keta te fundit ne pronare tokash dhe nje element te rendesishem ne Epir, edhe me gjere. 

Aktiviteti i Aliut ishte i njohur jo vetem ne Perandorine Otomane. Emri i tij kishte mbritur ne institucionet qeveritare dhe shtypin e Europes Perendimore.


Ne daten 7-te Korrik, 1820, gazeta "Cambridge Chronicle and University Journal, Isle of Ely Herald and Huntingdonshire Gazette", ne faqen 4 publikoi nje artikull bazuar ne kujtimet e Thomas Smart Hughes(1), historianit qe takoi ne person dhe intervistoi “Luanin e Janines”. 

Hughes shkruan se Aliu nuk e kishte fare idene se kush ishte Pirroja i Epirit. As kush ishin greket apo romaket e antikitetit. Bota kulturore e Pashajt ishte shume e ceket. Ose me sakte nuk egzistonte.


Pikat ku une do te ndalem jane tre; koncepti qe Aliu kishte mbi sistemin e drejtesise, mbledhjes se taksave dhe ate edukativ. Fatkeqsisht, te njejtat perafrime egzistojne edhe sot e kesaj dite si midis klasave drejtuese ashtu dhe popullates se pergjitheshme. Shoqeria shqiptare nuk ka arritur akoma te kuptoje dhe ndaje te drejtat nga detyrat. 

Me poshte vazhdon nje fragment i shqiperuar i shkimit ne fjale.


“Ai me pyeti ne se Mbreti George/Xhorxh do ti priste koken nje subjekti te tij. Pashai mbeti shume i cuditur kur une i bera atij te qarte se Mbreti nuk kishte me shume fuqi se subjekti, i cili nga ana e tij mund t’ja priste koken Mbretit. Subjektit mund ti merrej jeta vetem ne se ligji kishte vendosur keshtu. Ai qeshi me te madhe menjehere pasi i thashe se nje pjesetar i familjes mbreterore, ose vete Mbreti, mund te dergohen si te paditur perpara drejtesise.

Atehere ai me pyeti se si i mblidhte taksat Mbreti i Anglise. Kur ju pergjigja nga shumat qe njerzit e tij percaktojne ne menyre vullnetare, ai tundi koken, sikur te thoshte se do te vdiste urie ne se bazohej ne perllogaritje te tilla.”

“Pashaj me pyeti se c’fare i shtynte bashkeqytetaret e mi te ndermerrnin kaq veshtiresi dhe kalonin kaq rreziqe, ne udhetime tokesore dhe detare, me qellimin e vetem vizitimin e vendeve ku pothuajse mungonin edhe kushtet me bazike.

Si pergjigje, u perpoqa ti jepja atij nje ide te pergjitheshme mbi sistemin tone edukativ. Perpjekjet per kultivimin e pergjithshem te literatures greke ne menyre qe kjo te influenconte fuqimisht imagjinaten dhe krijonte entuziazem. Pikerisht keto ishin arsyet qe na shtynin te vizitonim vendin ku linden dhe u zhvilluan mrekullite e talenteve antike dhe te meditonim skenat ku u zhvilluan shume ngjarje te rendesishme historike.”


Shenime dhe sqarime

1- Thomas Smart Hughes - Travels in Sicily, Greece and Albania. Ne kete liber voluminos, Hughes pershkruan perstypjet e udhetimeve te tij gjate viteve 1812-1814 ne vendet/zonat e permendura ne titullin e librit.



59 views

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page