Tabela e Voskopojes
Kur historia mbetet ne duart e atyre qe nuk dine te shkruajne as gjuhen e "nenes" ndodh dicka e tille si tabela(1) qe tregohet me lart. Prezantimi i tabeles fillon: Fshat (me germa te vogla) TURISTIK (me germa te medha) dhe vazhdon QYTET I BANUAR ...
Ishte Voskopoja nje fshat apo qytet ? Nejse, le te mbetemi tek shkrimi dhe gabimet e tij te shumta.
Fjalite fillojne dhe mbarojne me pike. Numuri tridhjetmije ndahet me pike ne vend te presjes. Me sa duket, autori nuk e ka idene se zerot pas pikes nuk kane as edhe nje vlere. Bazuar ne ato qe kam mesuar ne fillore, i bie qe fshati/qytet te kete patur 30 banore. Germat e vogla dhe te medha perzihen me njera-tjetern dhe formojne nje paraqitje "artistike dhe analfabetike" te vecante.
Dikush do te thote mos u bej tendencioz dhe mos u kap me gabimet drejtshkrimore; shiko permbajtjen. Pikerisht kete po perpiqem te bej. Voskopoja u be nje qender e degjuar Ballkanike sepse kishte dicka qe nuk e kishin fshatrat apo qytezat e tjera te zonave/hapesirave perreth. Pyetja retorike eshte cfare ishte kjo "dicka" dhe kush ishin ata qe e ngriten Voskopojen nga nje ngujim te vogel barinjsh ne nje qender kulturore dhe fetare te njohur ne te gjithe Ballkanin, por dhe me gjere. Eshte nje fakt i pamohueshem qe vlleherit ishin elementi percaktues ne kete proces; ndersa Orthodhoksia dhe Helenizmi ishin nxitesit kryesore te ketij zhvillimi historik. Pa dashur te hyj ne referime te shumta, do te permend vetem thenien e Danil Moskopolitit: "Αλβανοί, Βλάχοι, Βούλγαροι, Αλλόγλωσσοι, χαρείτε, κι ετοιμασθείτε όλοι σας Ρωμαίοι να γενείτε". Kjo fjali ne shqip ka kuptimin: shqiptare, vlleher, bullgare, foles te gjuheve te tjera, gezohuni dhe pregatituni qe te gjithe ju te beheni romei (Romei ka kuptimin helene/greke orthodokse). Permeteper, pranine e etniciteteve te ndryshme qe jetonin ne zonat perreth Moskopolit/Voskopojes e provon fjalori 4 gjuhesor, Greqisht-Vllahisht-Bullgarisht-Shqip, i Moskopolitit (Disa nga variantet e emrit/mbiemrit te tij jane: Δανιήλ Μιχάλης, Daniil Moschopolit, Daniil Moscopoleanu, Daniel Moskopoliti. Ai ka jetuar ne vitet 1754–1825).
Mendoj dhe besoj qe shqiptaret dhe vlleherit kane jetuar ne Ballkan per shume shekuj. Fakt i pa mohueshem eshte shkalla e larte e "latinizimit" te gjuheve te tyre. Kjo tregon se keto grupe popullatash kane qene ne kontakt me romaket per nje kohe te gjate. Periudha e bashke-egzistences ka ndikuar ne kulturen dhe formen e jeteses se njeri-tjetrit. Pa dyshim, kontakti me boten helenike dhe migrimet sllavo-bullgare lane gjurme te thella ne keto grupe popullatash, gjithashtu. Nje rast kuptimplote eshte "Tabela e Voskopojes".
Bazuar ne njohurite e mia gjuhesore vura re se shume fjale jane te "mara borxh" nga gjuhe te tjera. Kush i "ka marre borxh" fjalet eshte ceshtje e diskutimit shkencor midis specialisteve te fushes. Kane mare gjuhet e tjera nga Shqipja ? Ka mare shqipja nga gjuhet e tjera apo eshte nje proces i dyanshem ? Personalish mendoj se ky eshte nje fenomen kompleks dhe shume dimensional. Ne rastin e tabeles, gjykimin po ja le ne dore lexuesit. Po i rreshtoj fjalet sipas radhes si ato shfaqen ne paragrafin prezantues te fshatit Voskopoje.
1- Voskopoja ose Voskopolis(2). Eshte nje emer i perbere;
2- Voskos - Ne greqisht do te thote bari. Polis - Ne greqisht do te thote qytet.
3- Qytet - Fjala qytet ka rrjedhur nga latinishtja. Nje shpjegim i plote jepet ketu: https://en.wiktionary.org/wiki/civitas#Latin
4- Viti - Mendoj se kjo fjale eshte nje deformim i fjales latine vita/viti qe do te thote jete.
5- Kulmi - Ne bullgarisht khŭlm do te thote pika me e larte, psh maja e malit.
6- Lulezimit - Mendoj te jete nje fjale shqipe por dhe greket e perdorin fjalen luludhi. Kesaj fjale do ti kthehem me poshte.
7- Popullsia - Kjo fjale rrjedh nga latinishtja, populus.
8- Rreth - Mendoj se eshte sinonim i fjales rrotull dhe rrjedh nga fjala latine rotondo qe pershkruan nje objekt te rumbullaket apo sferik.
9- Kisha - Origjina vjen nga fjala chiesa qe ne latinisht do te thote kishe. Duhet permendur se 600 vjet me pare shqiptaret e asaj kohe e quanin kishen, “kilise”, nje ngjashmeri e madhe kjo me fjalen greke “eklisia”
10- Akademi - Fjale greke.
11- Bibloteke - Fjale greke.
12- Shtypshkronje - Fjale e perbere. Fjala shkronje rrjedh nga latinishtja; scritto do te thote te shkruash.
13- Shkaterimi - Mendoj se kjo fjale rrjedh nga scatrisce qe ne latinisht do te thote mbaroi/e mbaroi
14- Artit - Kjo fjale rrjedh nga latinishtja artem.
15- Mesjete - Fjale e perbere Mes-jete. Fjala mes rrjedh nga fjala greke meso.
Po i kthehem fjales "Lulezimit" qe ka rrenje fjalen lule. Sot greket perdorin fjalen luludhi, dhe mbase shume pak nga ata e dine qe origjina e saj eshte fjala shqipe lule. Si fjala lule ka dhe shume fjale te tjera shqipe qe kane hyre ne leksikun e gjuhes greke. Ky huazim fjalesh eshte nje fenomen normal dhe i zakonshem midis popullatave qe jetojne ne afersi te njera-tjetes. Nga ana tjeter, shqiptaret i mesuan fjalet kishe, akademi, bibloteke, art, etj, nga popuj me te avancuar dhe ketu nuk ka asgje te keqe. Kjo eshte menyra si rrjedh njohja, dituria dhe zhvillimi. Tendenca per te fshire apo kthyer drejtimin e rrjedhes se historise eshte shenje qe tregon se ka mbetur akoma shume per te mesuar.
Ashtu sic dhe permenda me siper, shqiptaret jane nje popullate e vjeter ne Ballkan por ata kane lene pak gjurme ne ngritjen dhe shkelqimin e Voskopojes. Nga ana tjeter, ata kane kontribuar disa here ne djegien e saj. Idete dhe pozicionet si ato te Zt. Xhufi qe thote se Voskopojen e dogjen "kreditoret e leshit" jane mendime dhe justifikime te ceketa "shkencore". Ne kohen tone, hapja dhe studimi i kulturave reciproke dhe historise se perbashket eshte nje hap i nevojshem dhe i domosdoshem drejt progresit dhe zhvillimit. Per shembull, nuk ka pse te "shqiptarizohen" emrat e personave historike; ata kane qene c'fare kane qene. Fillimi i manipulimit fillon me "pershtatjen gjuhesore" qe i behet emrave. Ndersa vllehrit/arumunet, greket dhe bullgaret e quajne dike Danil, shqiptaret e "pagezojne" ate me emrin Daniel ... Sa Daniele te tjere shqiptare dihet te kene jetuar ne kohen e Moskopolitit ? I kujtohet dikujt te kete patur ndonje gjysh apo stergjysh me emrin Daniel ?
Si perfundim, mendoj se do te ishte mire qe ne tabelen prezantuese te fshatit Voskopoje te permendej dhe fjala "vllah/vllehrit" dhe kontributi i madh qe ata i dhane kesaj zone te Ballkanit. Po ashtu, do te ishte me realistike qe togfjaleshi "RUAN VLERA TE MEDHA TE ARTIT MESJETAR" te zevendesohej me dicka te tille si psh; tradita dhe kultura kristiano-orthodhokse. A nuk jane kishat, akademia dhe bibloteka elemete thelbesore te kasaj tradite ?
Shenime sqaruese
1- Fotoja eshte mare ne date 10 Tetor, 2020 nga:
https://sq.wikipedia.org/wiki/Voskopoja#/media/Skeda:Voskopoja.jpg
2- Ne vitet qe shkrimi ben fjale, Voskopoja eshte njohur gjithashtu me emrin Moskopolis.
Tetor, 2020