top of page

Search Results

Search this site

101 results found with an empty search

  • Elena Kocaqi dhe Eleni Kotsaki

    Historiania Elena Kocaqi mendon se historia antike fillon me iliro-pellazget. Per te, civilizimet e tjera e kane zanafillen ne para-ardhesit e shqiptareve te sotem. Elena Kocaqi dhe Eleni Kotsaki Nacionalizmi ekstrem i ngjan tenxheres me presion qe ne se valvula e sigurise nuk i funksionon, atehere pasojat mund te jene katastrofike … Tenxherja, dhe gjella qe zjen brenda saj, mund te demtoje seriozisht pronarin ! Historia boterore ka plot raste te tilla. Nje nga me te spikaturat ishte shperthimi i tenxheres qe zjente supen e ‘races superiore ariane’. Pasojat dihen ! Megjithese eshte egzagjerim krahasimi i ngjarjeve te rendesise boterore me ato qe ndodhin ne mejdisin shqiptar, prape se prape, mesimet e historise nuk duhen injoruar. Gjate viteve te fundit, disa historiane shqiptare, me ne krye Znj. Elena Kocaqi, kane krijuar teorine ‘gjith-shqiptare’ bazuar ne hipotezen iliro-pellazgjike qe tenton shqiptarizimin e disa popujve ballkanike, dhe jo vetem. Sipas historianes Kocaqi, shqiptaret kane qene ata qe zhvilluan kulturen antike. Greke as ka patur dhe as qe ka. Bile gjate nje interviste, ku promovonte nje nga librat e saj te fundit, ajo shprehu optimizmin se greket kane filluar te kuptojne qe nuk jane greke … Materiali i meposhtem eshte nje reagim ndaj disa ideve dhe pikpamjeve te Znj. Kocaqi dhe pasuesve te saj. ***** Nacionalistet shqiptare e perdorin shpesh here fjalen ‘Komb’. Midis te tjerash, brenda ketij termi ata perzjejne etnicitetin dhe nacionalitetin duke krijuar nje koncept, disi madheshtor, qe nuk bazohet as ne shkence, as ne te kaluaren historike. Ne se e perfytyroj fjalen ‘Komb’ si nje pikture, do te thesha se megjithese brendia ka mbetur e turbullt, korniza eshte shume me e qarte; Ajo eshte gdhendja iliro-pellazge. Po e le kornizen per nje moment dhe po perqendrohem tek brendia. Nuk duhet shume shkolle te kuptosh qe etniciteti dhe nacionaliteti nuk jane e njejta gje, perkundrazi ndodh qe ato perfaqsojne interesa dhe objektiva te ndryshme. Te vendosura ne hapesire kohore, nacionalizmi eshte nje krijim shume me i vonshem se etniciteti. Ne kohen e luftes se Trojes, qe historiania Kocaqi e konsideron si nje lufte midis shqiptareve, nacionaliteti nuk egzistonte as si ide. Ne rastin me te avancuar behej fjale per qytet-shtete dhe jo per kombe ! Mendoj se eshte gabim i madh te perzjehen konceptet e sotme me ato te 3,000 apo edhe te 500 viteve te shkuara. Per ta bere me te kuptueshme ate qe dua te them po permend disa raste nga koha moderne. Ne Zvicer jetojne disa etni te cilat, per njeren apo tjetren arsye, jane bashkuar dhe kane krijuar nje shtet nacional te perbashket. Pavaresisht perkatesise etnike, qytetaret e konsiderojne veten e tyre zvicerane dhe jo gjermane, franceze, italiane, apo dicka tjeter, megjithese ata flasin gjuhet respektive. Nga ana tjeter, gjermanet dhe austriaket, pavaresisht lidhjes gjenetike, historike, kulturore, gjuhesore, etj, e konsiderojne veten dy nacionalitete krejtesisht te ndryshme. Po ashtu bejne anglezet me irlandezet. Pra nga sa u permend me siper, etniciteti i ngjashem mund ti lidhe njerzit ne perpjekjet e tyre per krijimin e nje nacionaliteti/shteti te perbashket, por dhe mund ti largoje ata. Nje shprehje thote: “Ata qe i ngjajne njeri tjetrit, bashkohen”. Persa i perket gjuhes, ajo eshte nje faktor i rendesishem, por c’fare ndodh me njerzit qe flasin disa gjuhe ? Ku e vendosin ata veten ne raport me fqinjet, me te kaluaren dhe me te ardhmen e tyre ? Cilat jane motivet dhe interesat qe i shtyjne ata ne njerin apo tjetrin drejtim ? Duke ju rikthyer teorive te Znj. Kocaqi(1). Pa dyshim qe ajo ka te drejte kur thote se ne disa zona te Greqise jetojne shqiptare, nje term qe ajo e perdor gjeresisht kur ju referohet arvanitasve. Mendimin tim rreth ketij paralelizmi une e paraqita me shembujt e mesiperm dhe nuk do ndaloj me gjate. Persa i perket prezences greke ne Shqiperi; c’faredo qe te thote ajo, une mund ti vertetoj asaj, dhe kujdo qe eshte i interesuar, qe te paret e mi ishin greke, ne kuptimin me te plote te fjales, dhe une jam pasardhes i tyre dhe aq grek sac ishin dhe para-ardhesit e mi. Ashtu sic ajo ben studimet dhe arrin perfundimet e saj, (me insistimin se ajo eshte gjithmone drejt sepse ka qene studente e shkelqyer dhe per kete bravo i qofte), edhe une kam te drejten te nxjerr konkluzionet e mia. I shtyre nga kurioziteti te mesoj se ku eshte me i perhapur mbiemri ’Kocaqi’ kerkova ne dokumentat e emigrimit ne Amerike, Kanada dhe Australi. U perqendrova ne periudhen kohore midis viteve 1900 dhe 1939. Rezultatet treguan se kishte shume pak persona me mbiemrin ‘Kocaqi’ qe kishin emigruar gjate kesaj periudhe kohore nga Shqiperia. Emrat qe une arrita te gjej ishin keto: Nick, Stephan, Katerina, Katherina, Katrina, Ella, Vathia, Sterjo, Christofer, Dhona. Behet fjale per pjestare te 2-3 familjeve qe mbanin mbiemrin Kocaqi dhe kryesisht kishin emigruar ne Australi. Ne kete liste perfshihen dhe femijet qe kishin lindur jashte Shqiperise. Kerkimi me mbiemrin 'Kotsaki' tregoi se kishte shume greke qe kishin emigruar, kryesisht per ne Amerike. Interesant ishte emri Alexandros Kotsaki, i lindur ne Korce qe ishte nisur me vapor nga Athina ne daten 8 Nendor, 1920, me destinacion Nju Jurkun. Ne dokumentat e udhetimit Aleksandros deklaron se eshte shtetas shqiptar, por, bazuar ne standartet e Znj. Kocaqi, une e konsideroj ate grek etnik sepse pervec emrit grek qe mban, ai di te lexoje dhe shkruaje greqisht, (dhe jo shqip). Keshtu thone dokumentat amerikane. Por, ajo qe me beri te ndaloj vecanarisht ne kete faqe te dhenash ishte emri Eleni Kotsaki te ciles do ti kthehem ne fund te shkrimit. Kerkimi me mbiemrin 'Kotsakis' tregoi se kete mbiemer e mbanin shume me shume persona, shikoni me poshte. Natyrisht, pjesa dermuese e emigranteve ne dokumentat perkatese e deklarojne veten greke. Edhe ne kete rast, arrita te identifikoj nje person nga fshati Sopik, (fshat ne jug te Shqiperise), qe mbante mbiemrin ‘Kotsakis'. Bazuar ne kete kerkim, me bindje te plote, une mund te them qe mbiemri Kocaqi/Kotsaki/Kotsakis eshte shume me i perhapur ne Greqi sesa ne Shqiperi. Te kene qene 'Kocaqit' iliro-pellazge apo greke ? Nje rast interesant Sic permenda ne dokumentin me siper, nga emigrantet greke po vecoj gruan e qojtur 'Eleni Kotsaki'. Formulari i paraqitur me poshte tregon kush ishte ajo. Mbase ne kete vapor hipen emigrantet e fundit per vitin 1920 qe lundruan nga Greqia ne drejtim te Amerikes. Vapori u nis nga Pireu ne daten 31 Dhjetor 1920 dhe arriti ne Nju Jork ne date 20 Janar 1921. Fantazoj ne koken time nje skene te tille; Eleni Kotsaki nga Tripoli(2), ulur duke plotesuar formularet ne fjale. Ne nje moment i afrohet Elena Kocaqi nga Tirana dhe i thote: - Eleni, dokumentin e plotesove gabim. Nuk ka greke ne Greqi ! Ti je shqiptare ! Sa serizisht do ta kishte mare Eleni, Elenen ? Do te ngrinte ajo syte te shihte personin qe shprehte kete ide, apo thjesht do ta injoronte ? Do te bertiste ? Do te qeshte ? Do te … ***** Kam ndjekur disa diskutime dhe intervista te Znj. Kocaqi, por nuk me ka rene rasti te degjoj interpretimin e saj rreth origjines se emrit Elena. Me sa kam lexuar, studjuesit thone se eshte nje emer grek. Po ku i dihet, mund te jete iliro-pellazg. Ose dhe turk ... Do te ishte mire sikur Profesor-Doktor Elena te bente nje test te avancuar DNA-je dhe te publikonte rezultatet perkatese. Personalisht, mendoj se origjina e grave nga ka rrjedhur Znj. Kocaqi gjendet shume larg hapesirave iliro-pellazge. Per te komunikuar me para-ardhesit e saj, dijetares kompetente do ti duhet te mesoje turqisht, bullgarisht apo mongolisht. Nuk ka azgje per tu cuditur ketu. Ky eshte Ballkani dhe keta jane ballkanasit; nje perzjerje popujsh, kulturash, traditash, besimesh fetare ... Pavaresisht historise se trazuar, ne kete zone te Europes ka vend per te gjithe, secili ne te drejten dhe hapesiren qe i takon. Por qe te arrihet kjo, studjuesit duhet ti drejtohen shkences dhe jo idjotizmes. Mbase kete ka paur ne mend nje personi i ditur kur ka shkrojtur: “Nuk ka me budallenj se budallenjte e mesuar” - mbase e kishte fjalen per ndonje historian. Shenim i rendesishem: Ne se jam gabim me parashikimin e origjines gjenetike te Znj. Kocaqi, marr persiper kompesimin e kostos se testit te DNA-se. Qershor, 2021 Sqarime rreth shkrimit Ne kete shkrim nuk perdora termin "helen" thjesht sepse desha te qendronja ne te njejten linje me Znj. Kocaqi. 1- Midis familjeve te tradites Kristiano-Orthodokse, mbiemri Kocaqi rrjedh nga emri Koci, deformim i emrit Kostandin. Ne forme perkedhelese, Koci kthehet ne Kocaqi/Kocaqis. Ne gjuhen greke ky eshte nje fenomen shume i perhapur. Per shembull; Petro-Petraqis, Jorgo-Jorgaqis, Jani-Janaqis, Spiro-Spiraqis, etj. Ne Shqiperi keto lloj emerimesh familiare kane qene te zakoneshme ne jug te vendit ku edhe kultura greke ka patur nje ndikim te dukshem. Gjithashtu, mbiemri Kocaqi mund te jete nje deformim i emrit "Kocaeli" qe eshte emri i nje province ne Turqi dhe mbase tregon origjinen e disa familjeve qe mbajne kete mbiemer. Ne fillim te viteve 1400, Otomanet shperngulen shume popullata nga Anatolia per ne Ballkan. Ne regjistrat e tyre shfaqet dhe mbiemri Kocaili i vendosur ne Arvanid/Arnavud. 2- Qyteti i Tripolit, ka perjetuar disa nga masakrat me te pergjakshme ne historine e Peleponezit si gjate pushtimit otoman ashtu dhe gjate betejave per pavaresine e Greqise.

  • Mbylle deren - Kidu usha | Mendime

    Mbylle deren - Kidu usha Rezultatet e nje testi DNA-je, qe bera disa kohe me pare, treguan se nje pjese e kusherijve te mij i perkasin komunitetit Vllah, te lokalizuar ne te dy anet e kufirit Shqiptaro-Grek. Te them te drejten nuk u cudita shume sepse eshte me se e qarte qe ne Ballkan, perfshi dhe teritoret ku ndodhet Shqiperia, bashke-egzistenca e popullatave te ndryshme ka qene nje fenomen i zakonshem. Kjo bashke-egzistence, qe shpesh here ishte problematike, shtrihet shume thelle ne kohe. Ajo qe me beri te "ve buzen ne gaz" me nje shije disi te hidhur, ishte kujtimi i mamase sime; ndjese paste. Ajo shante me fjalen "coban". Si per ironi, une paskam gjak "cobani" nga ana e saj ... Kuptohet ajo ishte me shume "cobanke" sec mendonte, ose me sakte, as qe i kishte shkuar nderment se ajo mund te kishte gjak te tille. Per te qeshur ? Jo dhe aq! Presioni dhe manipulimi tjeterson jo vetem nje individ por dhe shoqeri te tera. Duke u perpjekur te gjej origjinen e kesaj lidhje i kerkova mendim, motres se saj, nje grua me moshe rreth te 85-ve dhe me memorje shume te mire. Dhe keshtu u "ringjall" nje ngjarje interesante qe ishte mbajtur ne memorjen e tetos time per me shume se 75 vjet ... Nje dite, kur une isha e voge - me tregoi ajo - nje pule doli nga oborri yne dhe u zhduk mbas deres. Mamaja e pa dhe pak caste me vone doli ne rruge te kerkonte pulen. Une e ndoqa nga mbrapa - tha tetoja ime. Kur shkuam ne komshinjte aty afer, mamaja pyeti nje burre qe po rinte ne shkallet e shtepise se tij; a ke pare nje pule ? Ai u pergjigj ne Shqip - Jo moj zonje - dhe ne te njejten kohe i thote dicka ne nje gjuhe tjeter dikujt brenda oborrit te shtepise. Mamaja - vazhdoi tregimin tetoja - ndaloi menjehere dhe me nxitim hyri ne oborrin e shtepise nepermjet deres se hapur. Diku ne nje qoshe pa pulen tone. Kuptohet reagimi i saj ndaj komshiut hileqar ... Kur une e tregova historine ne shtepi - perfundoi tregimin tetoja - pjesetaret e tjere te families u cuditen me "inteligjencen" e mamase. Kurse ajo, ne menyre fare te thjeshte shpegoi se komshiu i tha te birit ne Vllahce: "Kidu usha" - qe ne Shqip do te thote "mbylle deren". Ku e kuptonte gjyshja ime Vllacen ? Mundesia me e madhe ishte qe ajo te ishte ritur mbrenda nje ambjenti ku flitej kjo gjuhe. Historia e pules dhe "Kidu usha" u harrua dhe u ri-hap perseri pas 75 vjetesh. Per te pare ne se kishte ndonje histori tjeter te mbetur ne kujtesen e te afermeve te mij, rreth origjines se families se gjyshes, fola me kusherinjte e mamase sime, njerez mbi moshen 70 vjecare. Vajza e motres sa gjyshes sime beri lidhjen e historise se pules dhe permendi dike qe kishte thene per te jatin e saj se ai u martua me "ate cobanken e bukur"! Pra ne familje dicka eshte thene dhe dicka eshte ditur rreth origjines Vllahe. Edhe dicka tjeter, mbiemri i familjes nga ana e gjyshes se mamase sime eshte Leka, nje mbiemer i perdorur edhe nga familje Vllahe/Arumune. A e pranojne pasardhesit e familjes se gjyshes sime faktin qe dikur ata kane qene, deri ne nje fare mase, Vlleher ? Mbase po, mbase jo, por nuk eshte ky qellimi i shkrimit. Si, dhe pse para-ardhesit e mij harruan apo mohuan origjinen e tyre, kjo eshte nje pyetje qe nuk mund te kete nje pergjigje te vetme dhe perfundimtare. Mbase kane qene arsye ekonomike, politike; mbase ka qene presioni dhe frika nga persekutimi, mbase ka qene dicka tjeter ... Pas kerkimesh dhe konsultimesh me njerez qe e njohin mire historine e Vlleherve ne zonat e Korces, ajo qe une mund te them me nje shkalle te larte sigurie eshte qe dikur nje "dege" e para-ardhesve te mij kane jetuar ne Voskopoje. Disa nga ata jane vendosur ne Korce, mbase rreth dyqind vjet te kaluara pas shkaterimeve te njepasnjeshme qe Voskopoja pesoi. Vlleherit dhe Arumunet ne Shqiperi, kush eshte kush ? Ka interpretime nga me te ndryshmet; une personalisht i ndaj Vlleherit ne tre grupe: 1- Vlleher te Shqiptarizuar qe jane bere pjese e nacionalitetit Shqiptar ne cdo aspekt. Per kete grup tradita dhe etniciteti nuk ka me vlere. 2- Vlleher qe vazhdojne te mbrojne identitetin e tyre etnik dhe shohin Greqine si mbeshtetese te aspiratave te tyre. 3- Vlleher qe vazhdojne te mbrojne identitetin e tyre etnik dhe shohin Rumanine si mbeshtetese te aspiratave te tyre. Per te pergjithesuar keto grupe po citoj Prof. Dr. Thede Kahl kur thote: Arumunët në Shqipëri dhe në Greqi, kanë qenë shumë të lidhur me Bizantin dhe mësuan më shumë Greqisht dhe Shqip e u përshtatën me sunduesit Osmanë. Ata nuk kanë patur të bëjnë me Rumunët në veri të gadishullit. Për 1000 vjet me rradhë ata nuk kanë qenë në kontakt me Rumaninë dhe Moldavinë (1). Gjyshja ime futej ne kategorine e dyte; ajo ishte nje besimtare e "pergjeruar" dhe mbante "korat", (ikonat), e fshehura ne nje dollap te vogel dhe falej me perkushtim kur shume bashkemoshatare te saj e kishin "haruar" Krishtin ... Ajo ishte njohese e gjuhes Greke dhe dinte te lexonte dhe shkruante kete gjuhe shume mire. Permeteper ajo kishte "adhinami" per "Grekun" ... Nje grup Vlleherish/Arumunesh, me perkrahjen e Rumunise, u ingranua fuqimisht ne levizjet nacionaliste Shqiptare qe arriten kulmin me shpalljen e Shtetit te Pavarur Shqiptar ne Nendor te vitit 1912. Disa Arumune/Vlleher morren pjese ne ceremonine e ngritjes se flamurit dhe nenshkruan deklaraten e Pavaresise. Me vone ky grup u zhduk ashtu si dhe shume te tjere ne historine e trazuar te Shqiperise. Per njeren apo tjetren arsye, historiografia Shqiptare i pershkruan Vlleherit/Arumunet si nje grup solid qe luftoi vetem per "Shqiptarizmen". Eshte e vertete kjo, apo mbas ketij pershkrimi fshihet dicka tjeter ? Ne nje koment ne Internet, dikush kishte cituar Aleks Buden: "Nuk mund te themi se Voskopoja eshte Rilindja Kombetare Shqiptare, porse Djepi i saj" . Secili mund ta interpretoje historine si te deshiroje. Ata qe kane me shume "fuqi", si ne rastin e Profesor Budes, mund ta bejne "historine" ashtu sic duan ose sic ju kerkohet. Te konsiderosh Voskopojen si djepin e Shqiptarizmes eshte nje "lajthitje" historike. Voskopoja ka qene nje qender fetare dhe tregetare qe nuk eshte pare me sy te mire nga disa grupe apo shtresa te shoqerise Shqiptare. Kryesisht, Voskopojaret kane qene mbrojtes kembengules se Orthodoksise. Nga fundi i viteve 1700, fillimi i viteve 1800 ata kishin lidhje te forta me levizjen Fanariote me rrenje ne Kostandinopoje/Istambul. Midis tyre ka patur dhe perkrahes te idese se gjuha Greke duhet te zevendesoje gjuhet e tjera qe fliteshin ne zonat perreth, si Shqipja, Vllahishtja dhe Bullgarishtja. Kjo per arsye se keto gjuhe konsideroheshin barbare dhe kultura Helenike me superiore se ato respektive. Nje shembull konkret eshte rasti i Danil Moskopolitit i cili deklaronte: "Aλβανοί, Βλάχοι, Βούλγαροι, Αλλόγλωσσοι, χαρήτε / Κ’ ετοιμασθήτε όλοι σας, Ρωμαίοι να γενήτε"(2). Pak a shume, ne Shqip ka kuptimin: Shqiptare, Vlleher, Bullgare, Gjuhehefoles te tjere, gezohuni dhe pregatituni qe te gjithe ju te beheni Romei. Duke u mbeshtetur ne kushtet historike kur ai jetoi dhe punoi une do ta interpretoja fjalen Romei si nje bashkesi popujsh te bashkuar rreth Orthodoksise ku etniciteti dhe nacionaliteti kishte shume pak rendesi. Per me teper, etniciteti dhe nacionaliteti ne ato kohera dhe situata nuk kishin kuptimin qe kane marre ne ditet tona. Danil Moskopoliti krijoi dhe nje fjalor kater gjuhesor; Greqisht-Rumanisht-Bullgarisht-Shqip qe kishte me se shumti karakter fetar. Lidhjen e forte me Orthodoksine dhe kulturen Greke, Voskopojaret e paguan shtrenjte dhe ne Vjeshte te Vitit 1916, fshati u shkaterua dhe nje here me teper nga banditet e Sali Butkes. Sot "Udhezuesit turistike" ju sugjerojne vizitoreve, vendas dhe te huaj, the bejne nje ndalese ne Voskopoje dhe te shohin "kulturen e vjeter te Moskopolit" pa permendur se ishin disa "patriote" Shqiptare ata qe e rrenuan ate. Personalisht, mendoj se rasti i Voskopojes eshte nje rast tipik Ballkanik i mostolerances dhe urrejtejes etnike, perndryshe s'ka se si te shpegohet fakti qe qyteti eshte sulmuar dhe demtuar kaq here. Ne historine e Ballkanit ka shume raste te "enklavave" te zhdukura, bile kjo ndodhi deri pak vite me pare. Ne kete prizem, dua te theksoj se ajo qe duhet te dominoje eshte zbulimi i se vertetes, dhe mbazuar mbi te, te forcohen masat e mbrojtejes se historise dhe kultures se perbashket. Kuptohet qe interesat e grupeve etnike ndryshojne dhe jane fluide bazuar ne situatat perkatese qe shpesh here jane shume te komplikuara, por arsyeja dhe toleranca duhet te jete faktori i perbashket i te gjitha paleve te ingranuara ne keto procese. Si perfundim dua te them se trillimet si p.sh. Voskopoja ishte djepi i Rilindjes Kombetare Shqiptare etj, nuk perputhen me realitetin kohor. Perkundrazi, une do ta konsideroja Voskopojen si nje viktime te hajduteve ordinere dhe "patrioteve" injorante. Per te mbeshtetur pikpamjen time se pse Voskopoja nuk ishte dhe nuk mund te luante nje rol te tille po paraqit nje fragment te shkurter nga libri i F. Pouqueville me titull Udhetime neper Epir, Shqiperi, Maqedoni dhe Thesali. Libri eshte botuar ne vitin 1820. Shqiperimi paraqitet me poshte. Repirat Jugore te malit Sboke jane te nje karakteri tjeter, ashtu sic jane dhe banoret e races Toske te cilet jane me te vecantet, nga paraqitja dhe cilesite, nga te gjithe Shqiptaret e tjere. Ne mes te tyre i beri vend vetes nje koloni Vlleherish, tamam si nje bashkesi bletesh punetore qe ndertojne kosheret e tyre ne zgavrat e shkembinjve rreth te cileve degjohen perrenjte zhurmues. Pasardhes, sic ata thone, te nje kolonie te ushtareve Romake te vendosur ne Candavia (mbase malet Jablanica) gjate Shekullit te 11-te mbi renojat e qytetit antik Moschi ata themeluan nje qytet te ri qe e quajten Moskopolis ose Voscopolis. Qyteti ndodhet kater lega (njesi matese 1 nje lega = 4.8 km) ne Jug-Perendim te Korces dhe nga nje kamp i thjeshte barinjsh u kthye pak e nga pak qendra tregetare e Epirit. Mund te duket e cuditeshme, por eshte deklaruar qe ne mezin e shekullit te kaluar popullata e Voskopojes ishte perafersisht 40,000 dhe ne vitin 1788 u rrit akoma me nje te treten duke premtuar nje kohe te arte per te Krishteret e asaj pjese te Greqise qe deri atehere ishte pothuajse fare e panjohur. Por, Myslymanet e Candiva (Jablanica) dhe zonave te tjera vodhen dhe vrane tregetaret kur leviznin per ne qytet dhe jashte qytetit. Bejleret Turq te Myzeqese (Musachia), nen pretekstin e mbrojtjes se subjekteve te punedhenesve te tyre, vendosen aty nje garnizon. Keshtu, pas dhjete vjet shkaterimesh dhe rembimesh, Voskopoja u zhduk nga faqja e dheut. Dyqind "shtepiza", te populluara nga nje numur barinjsh te varfer, jane tani c'fare ka mbetur nga ai vend premtues; por dhe ato shume shpejt do te zhyten nen rrenojat e strukturave qe dikur ishin shprehje e prosperitetit te qytetit. Apsus (emri i lumit) qe rrjedh gjate lugines se Moshit (Moschi) ne nje gjatesi prej dymbedhjete legash deri ne Berat, ujit tani vetem fusha te heshtura dhe "gershetohet" me fshatra te kthyera ne hi dhe varret e kultivuesve te meparshem (3). Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- https://www.dw.com/sq/thede-kahl-rumun%C3%ABt-dhe-arumun%C3%ABt-dallojn%C3%AB-nga-nj%C3%ABri-tjetri/a-5706784 2- https://www.academia.edu/5183691/%CE%A0%CE%B5%CF%81%CE%AF_%CE%AD%CE%B8%CE%BD%CE%BF%CF%85%CF%82 3- François Pouqueville - Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly / Chapter XI. Page: 87-88

  • Nga Jovan ne Gjon | Mendime

    Jovan, Ivan, apo Gjon Kastriota ? Nga Jovan ne Gjon Nuk e di se c'fare do te thuhej ne se Gjoni do te kthehej ne Jovan ... Emrat Ivan dhe Jovan jane shume te ngjashem. Mendoj se nje Ivan do ta ktheje koken ne se dikush e therrret Jovan. Nuk besoj se do te ndodhte e njejta gje ne se ate e therrasin Gjon. Ky eshte kendveshtrimi im. Dikush mendon ndryshe. Jovan dhe Gjon jane emra te njejte - do te insistoje ai. Keshtu thone edhe shume historiane, politikane, njeres te thjeshe, etj. I te njejtes linje eshte dhe studjuesi qe shfaqet ne videon e paraqitur nga gazetari Bledi Fevziu ku hidhet drite mbi regjistrimet otomane te krahines Arvanid, zonave Korce-Permet dhe Kastoria-Kolonje. Materiali i plote gjendet ketu: https://fb.watch/ptFMlUdm4l/ Videoja zgjat rreth 3 minuta. Pikerisht ne minuten 2.40 prezantuesi shprehet: “Regjistri i Jovanilit, domethene te tokave te Gjon Kastriotit.” Nga pozicioni i nje ndjekesi te kujdesshem, do te komentoj rreth disa momenteve ‘Pikante’ te videos ne fjale duke filluar me regjistrin e Arvanidid te vitit 1431. Permbajtja e ketij doreshkrimi ishte perpunuar, organizuar, perkthyer ne Turqisht dhe botuar per here te pare ne vitin 1954 nga historiani dhe studjuesi i njohur Halil Inalcik. Titulli i plote i librit: Hicrî 835 Tarihli Sûret-i Defter-i Sancak-ı Arvanid (1) Specialistet e fushes thone se Halil Inalcik vendosi standarte te larta ne fushen e studimeve mbi Perandorine Otomane. Ai ndryshoi kendveshtrimin e historianeve Perendimore rreth kesaj Perandorie te madhe. Midis te tjerash ai shpjegoi se si Porta e Larte mori nen kontroll Ballkanin. Ne kete fushe futet dhe publikimi i regjistrit te permendur me siper. Halili ishte nje nacionalist Turk, por ne profesionin e tij ai kishte standarte te larta shkencore. Per meritat e tij te padiskutueshme, Inalcik u punesua dhe vleresua lart nga universitetet me te degjuara te Botes. Le te ndalemi ne Defteri i Arvanidid. Inalcik shkruan se autori kryesor i saj ishte nje person i quajtur Jusuf; nje nenpunes i edukuar i Portes se Larte. Ka shume mundesi qe ai te ishte njohes i gjuhes Shqipe, gjithashtu. Per permbushjen e ketij projekti madhor per kohen, Josufi kishte ndihmesit e tij qe ishin banore te zonave perkatese. Keta persona ishin njohes te administrimit vendor, gjuhes se vendasve, besimeve fetare, traditave lokale, etj. Inalcik sqaron se nenpunesit/regjistruesit e edukuar myslymane quheshin “Kātibs”, (Qatip ne Shqipen e sotme). Ndersa ata qe ishin vendas quheshin “Yazici”, (Jazexhi ne Shqipen e sotme). “Yazici” ishin kreyeshisht te Krishtere, por kishte dhe Myslymane, mbase te konvertuar rishtazi. I gjithe ekipi i ‘Censusit Otoman’ te Arvanidid kishte per detyre te raportonte me saktesine me te madhe te mundeshme te dhenat nga terreni. Ketu futeshin emrat e timarioteve, vendbanimeve, fshatrave, provincave, numri i banesave, taksat e mbledhura, etj. Pra, ligji kerkonte perpikmeri dhe ndalonte manipulimin e te dhenave. Perndryshe, Sulltani ta priste koken ! Si rrjedhim: Ne se dikush quhej Jovan, ai regjistrohej si Jovan, dhe pike ! Saktesia e ketij informacioni ishte skeleti administrativ ku mbeshtetej sistemi i Timarit. Nje sistem qe e ktheu Perandorine Otomane ne fuqine me te madhe te kohes. Tendenca per te injoruar, anashkaluar apo tjetersuar kete fakt eshte thjesht nje gabim trashanik. I qellimshem apo jo, kjo eshte nje ceshtje tjeter. Lind pyetja: A egzistonte emri Gjon ne ate kohe ? Egzistonte nje version i afert i tij qe Inalcik e pershkruan si "Gön". Une po e konsideroj si "Gjon". Ne regjistrime shfaqen edhe emrat "Gergi" dhe "Gin" qe respektivisht po i konsideroj "Gjergji" dhe "Gjin"(2). Atehere, perse te derguarit e Portes se Larte do te shkruanin se i jati i Iskender Beg/Skenderbeut, quhej "Yuvan"dhe zoterimet e tij "Yuvan-ili" ? Ne se pranojme se i jati i Skenderbeut quhej Gjon, c'fare i kishte shtyre ata te fallsifikonin te dhenat dhe ta transformonin "Gön" ne "Yuvan " ? Rreth 20 vite me vone, ne vitin 1973, Inalcik botoi nje nga punimet e tij me te njohura: The Ottoman Empire 1300-1600 / Perandoria Otomane 1300-1600 . Ne kete liber, qe konsiderohet si nje nga me shkencoret mbi kete teme, ai trajton dhe Shqiperine e atehershme, rezistencenen e Iskander Beg/Skenderbeut kunder Portes se Larte. Por kete radhe te jatin e Skenderbeut ai e quan "Ivan", dhe jo "Yuvan" Perse ky ndryshim ? Mbase ne kerkimet e tij ai kishte hasur materiale me domethenese. Duke u rikthyer perseri ne “Defteret” e Portes se Larte te vitit 1431. Ne prezantimin e Zt. Fevziu(3) shfaqen dhe dy regjistrime te tjera. Nje i zones Korce-Permet. Tjetri i zones Kastoria-Kolonje, i cili sipas studjuesit ne video, eshte me i detajuari. Po ndalem shkurtazi tek ky i fundit. Mendoj se Kolonja ishte lidhur me Kastoria/Kosturin nepermjet Kishes Orthodokse mbase qe 1000 vite te shkuara. Fatkeqesisht, gjate Luftes se Dyte Boterore, godina e Mitropolise ne Kastorja u bombardua. Zjarri shkrumboi pergjithmone informacionet shekullore. Keshtu qe rekorded e Arkivit Turk jane te nje rendesie te vecante. Studimi i tyre hedh drite mbi te kaluaren, banoret e atehershem te Kolonjes, emrat, besimet fetare, gjuhet e folura, zanatet, aktivitetin ekonomik, etj. Uroj qe ky matrial te shqiperohet i pa ndikuar nga idjotesite e kohes. Destinacioni duhet te jete e verteta historike dhe jo manipulimi apo tjetersimi i asaj c’ka eshte shkrojtur 600 vite me pare. Me sa kuptoj, ky hap nuk mund te hidhet nga persona qe e kthejne Ivanin ne Gjon. Ndersa vendosjen masive te popullatave nga Anadolli ne Ballkan e trajtojne si levizje ushtaresh … Shenime dhe sqarime 1- Kam lexuar ne Internet se ky liber eshte shqiperuar ne vitin 2017. Jam perpjekur ta ble, por nuk kam gjetur as edhe nje kopje. 2- Ne kete faqe shfaqet nje timariot i quajtur Petros Agramatikos djali i te cilit eshte kthyer ne Myslyman dhe ka mare emrin Hamza. 3- Zt. Fevziu shprehet se per Shqiperine ka te dhena ne arkivat e Venedikut. Edhe ne se ka te tilla, ato kane te bejme me te dhena fragmentale kryesisht per ate qe quhej "Albania Venedikase". Mendoj se ne Arkivat Turke gjenden dokumenta shume te rendesishem te historise Ballkanike dhe asaj Shqiptare. Janar, 2024

  • Himni Shqiptar dhe kenga Rumune | Mendime

    Hymni kombetar shqiptar eshte nje melodi rumune. Perse Shqiptaret kendojne nje kenge te "marre borxh" nga Rumania ? Perse Shqiptaret kendojne nje kenge Rumune ? Shume Shqiptare as qe e kane idene qe Himni Kombetar e ka zanafillen ne nje kenge patriotike Rumune te vitit 1880 me tekst te Andrei Bârseanu dhe muzike te Ciprian Porumbescu. Shume vite me vone, mbase ne Vjeshten e vitit 1912, Asdreni shkroi vargjet e Himnit Shqiptar qe jane te ndryshme nga ato te kenges Rumune por dy strofa kane ngjashmeri te madhe. Si u be kjo kenge simbol i Shqiperise ? Historia eshte e ngateruar ... Kenga Rumune Himni Shqiptar Pse u be nje kenge Rumune Himni Nacional i Shqiperise ? Nje pyetje e lene pa pergjigje dhe ne heshtje. Si ne rastin e Flamurit ashtu dhe ne ate te Himnit Kombetar historianet dhe politikanet Shqiptare anashkalojne faktet historike dhe injorojne kuptimin dhe rendesine e simboleve kombetare. Tek-tuk, ka ndonje shkrim ne Internet ku tregohet se si disa studente ne Bukuresht "huazuan" nje kenge Rumune dhe e kthyhen ate ne Himnin Shqiptar fare rastesisht ... Do te ishte mire qe kjo kategori njerzish te shihte me vemendje filmin "Gjeneral Gramafoni". Mbase filmi eshte "i dale kohe" por mesazi i pllakes se "Xhixhilese" vazhdon te mbaje vleren historike. Kur filloi ndihma dhe ndikimi Rumun ne Rilindjen Shqiptare ? Rumania ishte vendi Ballkanik qe stimuloi dhe suportoi shpirterisht dhe financiarisht krijimin e ndjenjave patriotike ne nje pjese te mire te Shqiptareve. Rreth viteve 1880, kur Perandoria Osmane filloi te shfaqte shenjat e shembjes perfundimtare, shtetet e Ballkanit, Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Rumania filluan te luftonin per teritore sa me te gjera. Problemi kryesor ishte ndarja e provinces se Maqedonise per te cilen Sllavet dhe Greket luftonin hapur, ndersa fuqite e medha ne prapaskene. Tokat ku jetonin Shqiptaret ishin ne plan te dyte. Kjo sepse ndjenjat nacionale Shqiptare ishin ne hapat e para. Greket dhe Sllavet ishin ne kontakt te drejtperdrejte me Shqiptaret dhe kishin shekuj qe jepnin e mernin me njeri tjetrin. Per Rumanine, e vetmja mundesi qe egzistonte, ishte prezenca e Vlleherve te cilet mund te perdoreshin per qellimin final te Rumanise; mbajtjen e Sllaveve dhe Grekerve sa me te kontrolluar ne shtrirje tokesore dhe influence politike. Vlleherit, apo Arumunet, mund te mernin ne duar fatin e nje shteti te ri Shqiptar qe do te krijohej ne te ardhmen dhe te beheshin nje faktor i rendesishem i mbrojtjes te interesave Rumune ne ate zone te Ballkanit. Keshtu, duke mos humbur kohe, qeveria Rumune mirepriti shume emigrante Shqiptare, kryesisht nga zonat e Korçes, Ersekes dhe Permetit dhe inkurajoi krijimin e shoqatave Shqiptare. Keta njerez dhe organizata kuptohet qe do te ishin nen kontroll dhe perdoreshin per qellime me te rendesishme se shtypja e nje gazete apo libri ne gjuhen Shqipe. Ne Janar te vitit 1885 krijohet ne Bukuresht "Shoqeria Drita" me drejtuese dy tregetare te fuqishem, Anastas Avramidi Lakçe, lindur ne Korçe, dhe Kostandin Efthim lindur ne Drenove. Per kete organizate, me ndihmen e qeverise Rumune, u mblodhen 15,000 Franga te cilat u vune ne dispozicion te saj. Shoqeria bleu ne Austri nje makine shtyp-shkronjese dhe filloi shtypjen e librave te autoreve te ndryshem, si vllezerve Frasheri, Jani Vreto etj. Keto libra u derguan kryesisht ne Korçe dhe perdoreshin nga Shkolla e Vajzave dhe Shkolla e Djemve te hapura ne kete qytet. Ne vitin 1887 shoqeria ndroi emrin ne "Dituria" dhe vazhdoi aktivitetin e saj duke botuar me shume libra shkollore dhe materiale te ndryshme, perfshi dy botime fetare Protestane. Ne te shumten e rasteve keto libra dhe materiale dergoheshin ne Shqiperi ne menyre te fshehte nepermjet sherbimeve postare te Italise dhe Austro-Hungarise. Shoqatat, aktivitetet dhe personat qendrore te levizjes Pro-Shqiptare ne Rumani Nje nga figurat qendrore te levizjes Pro-Shqiptare ne Bukuresht u be Nikolla Na ç io, nje Arumun nga qyteti i Kor ç es. Ai u largua nga "Shoqeria Drita" pasi asaj ju ndrua emri ne "Dituria", dhe me sa duket programi, dhe krijoi nje organizate te re te qojtur po ashtu "Drita". Kjo organizate u krijua ne 9 Janar 1887. Nen udheheqjen e N. Na ç io organizata do te kthehej ne nje nga rrymant me te fuqishme te levizjes Pro-Shqiptare ne Rumani (Shih ne fund te artikullit disa shenime rreth N. Na ç io). Nikolla Na ç io (1843-1913), kishte nje te kaluar kriminale; ai kishte vrare zevendes konsulline e Greqise ne Egjypt. Pas vrasjes ai kerkoi mbrojte ne ambasaden Rumune me arsyetimin se duke qene Shqiptar ai ishte subjekt i ligjit Otoman dhe jo atij Egjyptian. Ambasada i refuzoi kerkesen por ai mundi te largohet nga Egjypti, ku u denua me vdekje ne mungese, dhe te arrije ne Bukuresht ku dhe vendoset perfundimisht ne vitin 1884. Ne vitin 1888 Na ç io filloi botimin e gazetes dy-gjuhesore te qojtur "Sqipetari/Albanezul". Ai shpresonte marjen e ndihmave nga qeveria Rumune me pretendimin se veprimtaria e tij perhapte gjuhen Rumune ne komunitetin Shqiptar dhe ne disa zona te Shqiperise. Gazeta nuk ariti ne Shqiperi dhe nuk pati jete te gjate. Ne Bukuresht, ne vitin 1892 u krijua Instituti Kulturor Shqiptaro-Rumun i qojtur "Lumina" (Emri ju vu ne baze te adreses ku u hap shkolla, Strada Luminei Nr 1. Shiko fotot me poshte). Shkolla kishte pjesmarje te vogel dhe mezi qendronte hapur. Objektivi i kesaj organizate ishte pregatitja e mesuesve te ardhshem te gjuhes Shqipe pavaresisht besimit te tyre fetar. Keta mesues do te dergoheshin ne rajonet ku jetonin Shqiptare, (Shqiperi, Austro-Hungari, Bullgari, Greqi, Itali, Maqedoni, Mal te Zi, Rusi, Serbi), dhe do te perpiqeshin te perhapnin gjuhen Shqipe dhe krijimin e nacionalizmit Shqiptar. Ne institutin Lumina, ku nxenesit jetonin dhe mesonin nen kontroll shume te forte, afroheshin keto lende: Gjuhet Shqip, Turqisht dhe Rumanisht Besim fetar; Kristianizem Orthodoks dhe Katolik, po ashtu Myslymanizem Teoria dhe Praktika e Mesim-dhenies Historia dhe Gjeografia e Perandorise Osmane Matematike Dituri natyre Organizimi Shteteror dhe Ligji Administrativ Osman Bukurshkrim dhe Vizatim Muzike Fiskulture Nje gjuhe e huaj qe plotesonte kerkesat e Perandorise Osmane ne menyren me te mire te mundeshme Shenim: Nje pike e statutit te kesaj organizate thoshte se do ti "keputej qafa" te gjithe atyre qe nuk zbatojne rregullat apo tradhetojne idealet e shoqates qe synimin kryesor kishte formimin e nacianolizmit Shqiptar si kunderpeshe e Helenizmit dhe Sllavizmit. Ne kete godine ndodhej shoqeria "Lumina" Ne vitin 1896 "Shoqeria Drita" i kerkoi qeverise Osmane te bente ne Shqiperi disa reforma. Nje nga kerkesat ishte qe vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines te bashkoheshin ne nje krahine te vetme ku administra te formohej me punonjes Shqiptare dhe Turq. Gjuhet e folura dhe mesuara ne shkolle ne kete Vilajet te madh do te ishin Shqipja dhe Turqishtja. Kerkesat perfshinin dhe pika te tjera si per shembull sherbimin ushtarak Shqiptaret duhet ta benin ne provincen e tyre dhe te kishin te drejten qe procedurat fetare ti benin ne gjuhen qe preferonin. Qeveria Osmane i injoroi keto kerkesa politike dhe jashte fuqise se kesaj organizate shume te vogel. Per me teper, Turqia i beri presion Qeverise Rumune te anullonte nje kongres qe levizja Pro-Shqiptare po perpiqej te organizonte ne Bukuresht, ne Shtator te vitit 1899. Si rezultat aktiviteti nuk u zhvillua. Pervec shoqatave te permandura me lart, grupe Shqiptaresh organizuan aktivitete kulturore-politike dhe klube te ndryshme si ato te studenteve Shqiptare ne Bukuresht te qojtur "Shpresa" dhe ajo e qojtur "Shoqeria e Mendimit te Rinise Shqiptare" ne Brăila. Megjithe perpjekjet e qeverise Rumune per krijimin e nje fronti te bashkuar Shqiptar ky qellim nuk u arrit kurre. Ne Nendor 1895, Ibrahim Temo, qe ishte nje nga themeluesit e levizjes "Bashkimi Osman", nenvizon se kur ai vizitoi Naçion ne Bukuresht vuri re se: "Shqiptaret e Krishtere ne Rumani qene te ndare ne dy grupe. Te pasurit ishin Filogreke dhe benin propogande kunder Osmanizmit, ndersa te tjeret, qe ishin mbledhur rreth partise "Drita", te udhehequr nga Naçio, ishin miqesore ne drejtim te Perandorise Osmane. Ky grup mbronte jo vetem Shqiptaret Myslymane qe vinin nga Shqiperia por dhe Turqit e Rinj" (1). Nje pershkrim interesant te veprimtarise se Nikola Naçios, qellimet dhe objektivat e organizates se tij, e jep Stavro Skendi ne librin e njohur: Rizgjimi Nacional Shqiptar (The Albanian National Awakening), shih faqe 148, 149. "Ai, (Nikola Nacio) beri thirje per bashkepunim midis Shqiptareve dhe Vlleherve te Shqiperise, Maqedonise dhe Pindit. Ne kete perpjekje ata do te gezonin mbeshtetjen politike dhe ekonomike te Rumanise, e cila ishte e interesuar ne fatin e Vlleherve dhe do tju afronte atyre simpatine e "Aleances Treshe" (Gjermania, Austro-Hungaria, Italia) te ciles Rumania i ishte bashkangjitur ne vitin 1883. Ne menyre qe te perfitonte nje suport me te madh nga Rumania, Nacio propozoi bashkimin e lavizjes nacionaliste Shqiptare me ate Vllahe me qellim krijimin e nje shteti te perbashket Shqiptaro-Vllah i cili do te kundershtonte planet e Greqise, Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi". "Grupi shoqeror i Nacios kishte si antare nderi personalitete te degjuara Rumune dhe linja kryesore ne programin e shoqerise ishte bashkepunimi politik dhe kulturor Shqiptaro-Vllah. Nacio ishte nje kundeshtar i alfabetit te Stambollit dhe insistonte qe nje alfabet komplet Latin ishte i domosdoshem per unifikimin e Shqiptareve. Ne botimet e tij ai kishte adoptuar nje alfabet te bazuar ne gjuhen Rumune. Si shoqeria (Drita) ashtu dhe publikimet e saj mbeshteteshin financiarisht nga qeveria Rumune". Interesi Austriak ne levizjen Pro-Shqiptare ne Rumani Duke pare potencialin e organizatave Shqiptare ne Rumani, Konsulli Austriak ne Bukuresht tregoi interest te vecante ne afrimin e tyre rreth politikes afatgjate te Austro-Hungarise ne Ballkan. Keshtu, ne nje leter qe Konsulli i shkruante Kontit Gustav Kalnoky, nje figute te larte te politikes se jashtme te Perandorise, ne date 22 Qershor, 1893, pasi permend perçarjen midis grupeve Shqiptare, ben pyetjen retorike: "A mund te vije momenti kur Shqiptaret te thiren ne skene per te lojtur rolin perkates ne ri-konfigurimin politik te Gadishullit Ballkanik ?" (2). Ne raport Konsulli thote se ne Rumani jetonin 30,000 Shqiptare. (Shenim: raporte te tjera bejne fjale per nje numur me te vogel). Ne te njejten leter, ai thote se Italianet po perpiqen prej kohesh te influencojne Shqiptaret. Kohet e fundit dhe Ruset po shfaqin interes ne Shqiperi. Per shemull, ai mer zonen e Korçes ku nje djalosh, i qojtur Harallamb Hristo Koçov, nga fshati Boboshtice, nje fshat Bullgarisht-foles, po perhap influencen Ruse. Ky person i studiuar ne Thessaloniki dhe Odesa, kishte shkuar ne Bukuresht dhe kishte patur takime me komunitetin Shqiptar duke ju ekspozuar atyre pozicionin Rus mbi Ballkanin. Konsulli Suzzara i permend Kontit Kalnoky qe ne gazeten e tij Naçio shprehet vazhdimisht kunder Grekerve dhe Sllaveve por nuk dihej qendrimi ndaj Ruseve. Konsulli thote se nga takimet qe ka patur me Naçion ai mban mire parimin e Naçios: "Me mire te marresh sesa te japesh" (3). Aritjet e politikes largpamese Rumune Rumania afroi nje ambjent liberal per rrymat e ndryshme politike qe kishin nisur te krijoheshin ndermjet emigranteve Shqiptare. Politika Rumune arriti te behej nje faktor thelbesor ne krijimin e nacionalizmit Shqiptar dhe do ta perdorte "Karten Shqiptare" ne vitet e mevoneshme kur kufijte e Ballkanit do te diskutoheshin dhe vendoseshin ne zyrat e fuqive te medha. Nje shembull i mire se si mund te integroheshin emigrantet dhe aspiratat e tyre ne krijimin e nacionalizmit ishte qyteti i Korces. Ne nje leter te viteve te mevoneshme qe misionaret Protestane Amerikane Zt. dhe Znj. Kenedi i dergonin qendres se tyre ne Boston nenvizonin se: "Korça eshte djepi dhe shtepia e nacionalizmit Shqiptar. Asnje qytet tjeter ne Shqiperi kishte patur me shume influence ne jeten nacionale Shqiptare" (4). Per njeren apo tjeteren arsye, misionaret Amerikane nuk bejne ndonje analize pse Korça ishte ajo qe ishte. Por edhe pa e thene njeri, arsyeja kuptohej; diaspora Shqiptare ne Rumani kishte luajtur rolin kryesor ne kete drejtim. Keshtu, ne vitin 1890 Petro N. Luarasi, drejtori i shkolles Shqipe te Korçes, shkoi ne Turqi, Bullgari dhe Rumani per te kerkuar ndihme financiare. Nga Shqiptaret e Turqise mori zero ndihme, nga ata te Bullgarise mori premtimin per 15 Napolona ari , kurse nga ata te Rumanise arriti te merrte ne total 200 Napolona ari . Shrimet e kohes bejne fjale qe Nuçi Naçi, me funksionin e drejtorit te shkolles Shqipe, mbante korespondence me Albert Gjiken, qe ishte nje nga kandidatet kryesore per fronin e princit te Shqiperise se ardhme. Ne vitin 1901, kur shkolla e Korçes mbeti keq nga ana financiare, Gjika beri nje donacion prej 500 Frangash. Albert Gjika ishte guvernatori i provinces te Vllahise ne Rumani dhe kishte lidhje te vecanta me Perandorine Austro-Hungareze. Administrata Turke e kohes vezhgonte lidhjet qe ky kishte me emigrantet Shqiptare ne Rumani dhe familiet e tyre ne atdhe. Keshtu ne vitin 1903, Turqit arestojne dhe burgosin Leonida Naçin, te vllane e Nuçi Naçit, me motivacionin se ishte i derguar nga Gjika per te filluar nje revolte anti-Turke. Figura te njohura politike te kohes, perfshi Ismail Qemalin, gjithashtu kishtin lidhje te forta me Gjiken i cili ishte shume i mirepritur ne mes te shoqatave Shqiptare ne Rumani. Qendrimi i Ismail Qemali ne Bukuresht dhe ngritja e flamurit ne Vlore Ismail Qemali, ne muajin Nendor, te vitit 1912, vizitoi disa qytete te Evropes; Bukuresht, Budapest, Viene dhe ndalesen e fundit e beri ne Trieste qe ishte nen kontrollin Austriak. Nga vizitat me te rendesishme ishte ajo ne Bukuresht ku arriti ne daten 3 Nendor 1912. Atje ai pati takime me disa grupe nacionalistesh Shqiptare qe ishin kryesisht nga zonat e Kor ç es. Ne kujtimet e personave me influence te asaj kohe, per shembull Spiridhon Ilo, nenvizohet se ata kishin pregatitur dhe flamurin qe do te ngrihej me rastin e pavaresise se vendit. Spiridhoni, qe mendohet te kete qene dhe dizenjatori i flamurit, insistonte se ai e solli flamurin me vete qe nga Rumania ku dhe e kishin shfaqur ne disa takime patriotesh ne Bukuresht perfshi dhe ate te dates 5 Nendor 1912 ne Hotel Kontinental ku Ismail Qemali kishte qene prezent. Ketij flamuri, Marigo Pozio (Marigo Kor ç ari) qe ishte kusherire e Spiridhonit, i qepi neper ane nje shirit me theke te verdhe. Sipas Spiridhon Ilos, ky ishte flamuri qe u ngrit ne Vlore. Spiridhon Ilo ishte nje nga burrat qe nenshkruan Memorandumin e Pavaresise se Shqiperise. Gjate qendrimit te tij ne Bukuresht Ismail Qemali pati takime me funksionare te larte te qeverise Rumune e cila i afroi dhe nje ndihme financiare. Midis te tjerash duket se ai ka diskutuar dhe "Planin B" per Shqiperine e ardhme; ate te shpallejes se saj nje vend i pavarur. Duhet nenvizuar se "Plani A" ishte krijimi i nje shteti autonom ne varesi te Perandorise Osmane. Ky plan nuk do ta pranonte kursesi perdorimin e nje flamuri "Bizantino-Orthodoks" dhe po ashtu te nje kenge patriotike Rumune si simbole te autonomise Shqiptare. Ketij plani i erdhi fundi ne 8 Tetor 1912 kur Mali i Zi i shpalli lufte Turqise. 10 dite me pas ne lufte hyne Bullgaria, Serbia dhe Greqia. Vetem pak dite luftime dhe lajmet nga fronti ishin shume te keqia per Turqine dhe ata qe deshironin te mbeteshin nen varesine e saj. Shume shpejt, aleatet Ballkanas, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia arriten fitore vendimtare mbi Turqine. Per me teper, filluan te pushtonin toka ku banonin Shqiptare. Si rezultat "Plani A" doli jashte loje dhe u vu ne jete "Plani B", tentativa per krijimin e nje shteti te pavarur Shqiptar. Ne arkivat e ministrise se jashtme Angleze gjendet nje dokument shume interesant. Ismail Qemali gjate qendrimit ne Viene kontaktoi diplomatet Angleze. Konsulli i Anglise ne Austri, Sir F. Cartwright, ne daten 10 Nendor, 1912, i shkruan Ministrit te Jashtem Anglez, Sir Edward Grey: "Ismail Qemali, kryetari i Shqiptareve, me telefonoi sot dhe informoi se shume shpejt do te shkonte ne Vlore te merrte pjese ne nje takim te shefave Shqiptare te cilet do te perpiqeshin te krijonin nje dokument me kerkesat e tyre te cilin do tja u dergonin Fuqive te Medha. Ai me tha se Shqiptaret ishin te vendosur te ruanin territorin e vendit, domethene zonat ku gjuha e tyre flitet ne pergjithesi, nga perfshirja ne ndonje shtet tjeter Ballkanik. Ata do te luftonin deri ne fund per te ndaluar copezimin e vendit. Ne se Serbise do ti lejohej te merrte pjese te medha te Shqiperise se Veriut atehere si rrjedhim nje gjendje e trazuar dhe revoltash do te ishte vazhdimisht prezente derisa Austria dhe Italia do te detyroheshin te nderhynin. Ai sugjeroi se Shqiperia mund te ndahej ne zona fisnore te ngjashme me sistemin Zviceran dhe nje Princ drejtues te zgjidhej nga Evropianet" . Me poshte nen shenimin "Shume kofidencial" dokumenti vazhdon: "Une i kerkova Ismail Qemalit te me parashtronte cilat ishin pikpamjet e udheheqesve Shqiptare ne lidhje me politiken e ardheshme te shtetit te pavarur Shqiptar, ne se nje i tille do te krijohej. Ai u pergjigj se ri-organizimet e pashmangeshme te Ballkanit mund te ç onin ne ate pike ku Bullgaria do te dominonte shtetet e tjera dhe keshtu shume shpejt Ballkani do te ndahej ne dy grupe; nje grup do permblidhte Bullgarine, Serbine, Malin e Zi dhe grupi tjeter Rumanine, Shqiperine dhe Greqine. Kjo gje do te krijonte nje balancim fuqish ne Lindjen e Aferme dhe kjo mund te ishte arsyeja pse Austria ishte shume e vendosur te mbronte pavaresine e Shqiperise" (5). Shenim ne dokumentin origjinal: Ky telegram i rendesishem, pervec Ministrit te Jashtem te Anglise, i ishte derguar dhe Drejtorit te Zbulimit te Forcave Detare Angleze dhe Drejtorit te Aktiviteteve Ushtarake. Nga sa me siper, duket qarte qe Ismail Qemali i kishte diskutuar te gjitha mundesite me funksionaret me te larte te politikes se jashtme te Rumanise dhe Austrise dhe kishte vene ne dijeni dhe Angline. Cilat ishin kontributet e levizjes pro-Shqiptare ne Bukuresht ne keto momente historike ? Sa e mbeshteti Rumania levizjen per pavaresi ? Ne ndryshim nga individed dhe grupet e tjera qe shkuan ne Vlore, grupi i Rumanise perfaqesohej nga 7 antare, firmoses se Memorandumit te Pavaresise; Dhimitër Zografi, Pandeli Cale, Kristo Mekshi, Dhimitër Emmanuel, Dhimitër Beratti, Dhimitër Ilo, Spiridhon Ilo. Po ti shtojme ketij grupi dhe Dhimiter Tutulanin, Vllah me origjine nga Voskopoja , Aristidh Ru ç in me origjine Vllahe (lindur ne Sheper te Zagorise), Thanas Floqin, Vllah nga fshati Floq (afer Cerikut), arihet ne konkluzionin se Arumuno-Vllaho-Shqiptaret, me mbeshtetjen e Rumanise, ishin forca kryesore qe deshironte te shkepuste perfundimisht Shqiperine nga ndikimi Otoman. Grupi i Bukureshtit, i cili u shoqerua nga dhjetra pasuse deri ne Vlore, ishte me i pregatituri per kete ngjarje historike dhe njekohesisht me pro-Perendimori. Grupi konsideronte vetem variantin e nje Shqiperie te pavarur, larg ndikimit Otoman dhe solli me vete flamurin dhe melodine Rumune me tekst te Asdrenit qe do te beheshin simbolet e para te shtetit ne lindje e siper. Per me teper ky grup kishte derguar njerzit e tij ne Kor ç e dhe disa zona te tjera te Shqiperise dhe kishte arritur te mblidhte nje kapital jo te vogel qe do te sherbente si "Buxheti i Shtetit te Pare Shqiptar". ********** Ketu lind pyetja, a mund te organizoheshin Shqiptaret ne Rumani ne nje forme te tille pa perkrahjen dhe miratimin e qeverise Rumune ? Te konkludosh qe keto aktivitete ishin thjesh levizje spontane te nje grupi te vogel emigrantesh apo studentesh eshte nje mendim driteshkurter. Duket qarte qe ndjenja patriotike lojti nje rol te konsiderueshem ne krijimin e levizjes nacionaliste ne komunitetin Shqiptar, por nuk ishte faktori i vetem dhe as vendimtari. Renia e sundimit Otoman krijoi hapesira dhe mundesi ekonomike te cilat shume Shqiptare te besimit Orthodoks i konsideruan si momente te arta. Shume familje te krishtera the zonave te Kor ç es i kishin studiuar femijet e tyre ne shkollat me ne ze te kohes. Ata kishin akumuluar dituri, pasuri dhe deshire per te ecur perpara. Qellimet e tyre do te plotesoheshin ne menyren me te mire te mundeshme ne se rezohej perfundimisht menyra Otomane e ndertimit dhe funksionimit te shoqerise ku ata kishin qene qytetare te kategorise se dyte. Zgjedhja e nje flamuri me kuptim dhe permbajtje thellesisht Bizantino-Orthodokse, qe kishte shume pak te bente me Shqiperine e vitit 1912 dhe huazimi i nje kenge patriotike nga nje vend i Krishtere, ishin nje mesazh i qarte i pozicionit qe kishte zene komuniteti Shqiptar ne Rumani. Shteti Rumun, duke pare se levizja per pavaresi kishte mare vrullin e duhur ne kohen e duhur, ndihmoi me sa kishte mundesi. Eshte qesharake te mendosh se Rumania e beri gjithe kete thjesht per te perkrahur aspiratat veteqeverisese te Shqiptareve dhe te drejtat e minoritetit Arumun/Vllah. Rumania dhe aleati i saj i fuqishem Austria kishin qellime te tjera qe perkohesisht kishin te njejten kahje me deshirat e nje pjese te Shqiptareve dhe nje grupi te caktuar Vllah/Arumun. Sido qe te ishte, Rumania e permbushi rolin e saj dhe: “Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë, që u shpall më 28 nëntor 1912, pasi u “projektua” në takimin e patriotëve shqiptarë më 5 Nëntor, në Bukuresht" (6). Kjo foto e manipuluar, qe shpesh eshte paraqitur si "Dita e Ngritjes se Flamurit" eshte mare ne vitin 1913 dhe jo ne 28 Nendor 1912. Ne ballkon mungojne shume nga inisiatoret dhe firmosesit e "Memorandumit per Pavaresine e Shqiperise". Bile, nje shtylle druri eshte mbivendosur mbi foton origjinale, mesaduket te mbuloje ndonje "armik" ne ballkon ... Duket qarte qe "Qylafi" dominon "Qeverine e Perkoheshme te Shqiperise" qe ne te vertete nuk ishte aspak nje e tille sepse ajo perfaqsonte vetem nje pjese te vogel te Shqiptarve. Lind pyetja, ku jane perfaqsuesit e "Krahut Evropian" te levizjes per krijimin e nje shteti indipendent me orjentim Perendimor ? Ku jane ata qe sollen Flamurin dhe Hymnin Kombetar ? Ajo qe bie ne sy eshte qe kete radhe ka disa flamure, kurse nje vit me pare nuk dihej cfare flamur do ngrihej dhe nuk u gjet asnje flamur ne Shqiperi por u soll nje nga jashte ... A mos u perdor shqiponja dy-krenare, apo "Flamuri i Skenderbeut" sic do te thone disa, si nje simbol manipulues per te krijuar idene se "Turqizma" kishte marre fund ?! Po Ismail Qemali pse mban, nje qylaf te kuq qe ishte simbol i Otomanizmit ? Si u perpoq Rumania te zmadhonte teritorin e Shqiperise duke perdorur "Karten Vllahe" Ismail Qemali ishte nje person i pa qendrueshem. Ai kishte qene ne nje fare menyre "agjent i lire" qe ju sherbente disa "zoterinjve" ne te njejten kohe. Diplomatet perendimore nuk kishin besim ne Ismail Qemali dhe qeveria qe ai pretendonte se kishte ngritur nuk njihej nga Fuqite e Medha. Ne Qershor 21, 1913, Ministri i Jashtem i Anglise, Sir Edward Grey, ve ne dijeni ambasadorin e tij ne Viene, Sir F. Cartwright, se ai kishte folur me ambasadoret e Austrise dhe Italise. Ambasadori Austriak i kishte shprehur pelqimin e Austrise per idene e nje projekti 10 vjecar dhe ngritjen nje komisioni kontrolli per organizimin e Shqiperise, ne se kerkesat Austro-Italiane pranoheshin. Ai, pra Sir Edward Grey, ju kishte shprehur ambasadoreve keqardhjen e tij qe qeverite e tyre nuk kishin aprovuar nje propozim Francez ne kete projekt. Sipas kendveshtrimit Anglez, hezitimi ishte i lidhur me: "vizitat e Essad Pasha ne Rome dhe Viene dhe intrigave te njerezve si Ismail Kemal qe kishin krijuar idene se nje lloj qeverie e perkoheshme ishte formuar ne Shqiperi nen kujdesjen e Austrise dhe Italise dhe se kjo qeveri ishte krijese e shteteve ne fjale. Objektivi, [i Ismail Qemalit], ishte njohja e kesaj qeverie nga Fuqite". Sir Edward Grey vazhdon duke thene: "Ambasadori i Austrise me siguroi mua se kjo gje nuk kishte asnje baze" (7). Ne kete periudhe kohe, kur fuqite e medha po perpiqeshin te arrinin mirekuptim rreth krijimit te Shtetit Shqiptar dhe kufijve te tij, Rumania lojti bukur karten e Vlleherve. Ne ri-konfigurimin e Ballkanit, Austro-Hungaria kishte qellimet e saj strategjike por dhe ndihmonte aleatin e saj, Rumanine, me te gjitha menyrat dhe rruget e mundeshme. Austria mbeshteste idene Rumune se zonat e Pindit, ku banonin shume Vlleher, duhet ti bashkoheshin Shqiperise sepse sipas tyre: "Vlleherit ishin te bindur se kishin shanse me te mira per te mbrojtur karakteristikat e tyre nacionale ne se beheshin pjese e Shqiperise qe kishte nje civilizim dhe zhvillim shume me inferior se i tyri; avantazh qe ata do ta humbnin ne se beheshin pjese e Greqise" (8). Vlen per tu permendur se studiues te kohes kane verejtur ndryshimet qe egzistonin midis grupeve te ndryshme te Vleherve. Vleherit e Gramozit kishin qellime dhe tenenca te tjera nga ato te Vlleherve te Pindit. David G. Hogarth ne librin e tij "The Nearer East", botuar ne vitin 1902, shpjegon: Malesoret e Gramozit dhe Pindit te vendosur ne afersi te Gorices, bile qe nga Agrafa ne distriktin e Aetolia, dhe ne anet e brezit te Cetes, zakonisht e vecojne veten nga Tosket me te cilet, prape se prape, ata pranojne se kane lidhje, se paku si kusherinj. Eshte vene re se disa vite me pare, nje Vllah nga Rumania, inkurajoi gjithe Shqiptaret te bashkoheshin ne nje nacionalitet me popullin e tij. Megjithese solide si race, me tipare dhe karaktere te ngjashme, Vllehrit e Veriut jane te ndryshem nga ata te Jugut bazuar ne kerkesat e tyre specifike, gjuha e folur dhe deri ne nje fare mase besimi fetar apo qellimet politike. Masaret ose Vllehrit Rumune, [Arumunet] , te Gramozit flasin versionin Latin dhe gjithmone kane patur tendenca gjithe-Latine. Te "Varferit", Kucovlleherit e Pindit flasin Greqisht, dhe sot, ne cdo lloj kendveshtrimi, jane Orthodokse dhe Helenike " (9). Pra duket qarte se Vlleherit ishin ndare ne dy grupime kryesore me interesa dhe objektiva krejt te ndryshme. Pjesa pro-Rumune ishte stimuluar dhe suportuar fuqimisht nga shteti Rumun me qellimin final perdorimin e ketij grupi shoqeror si ballance kunder Greqise. Propoganda pro-Rumune ne mesin e Kucovlleherve coi ne ashpersimin e mardhenive Greko-Rumune dhe ne vitin 1906 Greqia preu mardheniet diplomatike me Rumanine. Per me shume informacion, rreth pozicionit te Mreterise Rumune ne lidhje me kete ceshtje, shih shenimet me poshte. Aq i forte ishte ndikimi Rumun tek aleati i saj Austro-Hungaria sa qe ne Qershor 1913, kjo e fundit i dergon fuqive te tjera nje memorandum ku paraqiste kerkesat e saj ne lidhje me percaktimin e kufijve Jug-Lindore te Shqiperise se ardhshme. Memorandumi Austriak fillonte me keto pika: - Bregdeti Shqiptar duhet te zbrese deri ne Thalia - Korça dhe teritoret e saj duhet ti bashkohen Shqiperise - Nje perfaqsues i qeverise Rumune duhet te pranohet ne mbledhjen e ardhme e cila duhet te mare qendrim per fatet e Vlleherve te Pindit (10). Ne se keto kerkesa nuk plotesoheshin atehere Austria nuk do te vazhdonte baskepunimin me Fuqite e Medha. Dukej fare qarte qe kerkesat Austriake ishin sa pro-Rumune aq dhe pro-Shqiptare. Si rrodhen ngjarjet me tej dhe ç fare ndodhi me nacionalistet Vllaho-Shqiptare te Bukureshtit ? Ne vitin 1913, Fuqite e Medha krijuan Komisionin Nderkombetar te Kontrollit i cili u dergua ne terren te percaktonte kufijte Jug-Lindore te Shqiperise. Ka shume pak dokumenta rreth punes se ketij komisioni. Shumica e vendimeve u morr neper zyra politikanesh dhe bisedime te fshehta. Austria dhe Italia ishin dy fuqite kryesore qe vendosen sa e vogel apo sa e madhe do te ishte Shqiperia dhe kush do te bente pjese ne te. Megjithate, kontributi i Rumanise ishte shume me i madh se ç duket ne pamje te pare dhe kursesi nuk mund te injorohet. Per shembull, Kor ç a dhe zonat perreth u kerkuan ne menyre specifike te perfshiheshin ne territorin Shqiptar dhe per kete Austria, aleati me i ngushte i Rumanise, nuk leshoi pe kur ne te njejten kohe ajo ishte iniciatore per kalimin ne zoterim te Serbise te zonave te medha me popullsi 100% Shqiptare, si p.sh. zona te tera ne Kosove. Qe te arrihej perfshirja e zonave Jug-Lindore, apo Vorio Epirit sipas pozicionit Grek, ne territorin e shtetit te ri Shqiptar, Rumania luajti nje politike shume te zgjuar me komunitetin Arumuno-Shqiptar. Pjesa me e madhe e ketij komuniteti ishin Vlleher nga zonat e Kor ç es. Midis ketij grupi kishte patriote dhe nacionaliste enderrimtare, qe besonin vertet ne nje Shqiperi te lire dhe te pavarur. Por kishte dhe shume aventuriere qe pretendonin te beheshin "bejleret e rinj" te nje shteti Shqiptaro-Vllah qe do te ndertohej ne te ardhmen. Vlen per te permendur rasti i Kongresit te Triestes qe u mbajt nga 27 Shkurt deri ne 6 Mars te vitit 1913. Nje figure kryesore ne kete ngjarje ishte Baron Franz Nopcsa (1877-1933) qe pretendonte te behej Mbret i Shqiperise. Ne kujtimet e tij, ai pershkruan se si behej pazar i hapur per fronin e Mbreterise Shqiptare dhe se si perfaquesit Shqiptare shiteshin dhe bliheshin sikur te ishin mallra konsumi. Ne nje moment ai shprehet: "Pas nje debati rreth pozicionit te Vlleherve ne Kongres dhe ne Shqiperine e ardhme, debat te cilin Faik Konica e zgjidhi ne favor te Shqiptareve, duke ju leshuar Vleherve, pak a shume, nje ultimatum". (11) Bazuar ne kete informacion, duket qe Vlleherit kerkonin pozicion vendimares dhe tentonin te ruanin vecorite e grupit te tyre etnik. Nopcsa e konsideron kongresin si nje "pordhe" kur shkruan: "Ne pergjithesi Kongresi nuk ishte azgje tjeter vec se nje "pordhe e vakur". Momenti me i vecante ishte nje mosmareveshje midis Vlleherve dhe Shqiptareve, gjate te ciles nacionaliteti i vogel i Vlleherve, qe bile akoma nuk kishte lindur zyrtarisht, dha nje prove te madhe te fanatizmit te tij dhe megalomanise Ballkanike". (11) Disa nga keta persona, kur pane se gjerat ishin me te nderlikuara se ngritja e nje flamuri apo kendimi i nje kenge u larguan perseri, dikush ne Rumani, dikush ne Amerike, dikush ne Greqi ... Situata te reja, aleate te rinj Shperthimi i Luftes se Pare Boterore, me 28 Korik, 1914, shkateroi frontin pro-Shqiptar dhe askush nuk kishte nge te merrej me fatet e nje vendi te vogel qe egzistonte vetem si nje projekt. Ata qe pak muaj me pare kerkonin zbatim te ligjeve dhe marveshjeve nderkombetare, nuk nguruan te pushtonin pikerisht tokat qe ata kembengulnin qe ju perkisnin vetem Shqiptareve. Tani, nga miq dhe aleate, Austro-Hungaria dhe Rumania luftonin per interesa te ndryshme, keshtu qe komuniteti Shqiptar ne Bukuresht e humbi rendesine dhe u zhyt ne harrese. Austriaket, qe pushtuan nje pjese te mire te Shqiperise, gjeten aleate te rinj, si per shembull, Sali Butken. Rasti me tragjik i bashkepunimit midis Austriakeve dhe banditeve Shqiptare ishte aksioni i famshem "Voskopoja". Ishte e Hene, 16 Tetor, 1916, kur ne qiellin e Voskopojes u shfaq nje aeroplan Austriak i cili vrojtoi fshatin dhe zonat perreth. Pasi u siguruan se ne zone nuk kishte trupa ushtarake, apo levizje drejt fshatit, Austriaket i hapen Saliut driten e gjelber ... Per 3 dite me radhe, Saliu me bashibozuket e tij, shume nga te cilet ishin hajdute dhe vrases ordinere, masakruan popullaten, shkateruan dhe dogjen Voskopojen dhe nje here me shume ne historine e saj. Pretendimi se Voskopoja u shkaterua sepse banoret ishin pro-Greke dhe anti-Shqiptare eshte shume per tu ç uditur kur jo shume kohe me pare Austriaket dhe Rumunet kembengulnin se Vlleherit preferonin te ishin pjese e Shqiperise dhe jo e Greqise ku identiteti i tyre ishte nen rrezik dhe ata persekutoheshin sistematikisht. Duket ironike ? Edhe mundet ! ********** Sido qe te kete qene, ka qene! Veshtire te gjendet nje konkluzion i pranueshem nga historianet Shqiptare rreth arsyeve, lojtareve kryesore dhe objektivave afatgjate te krijimit te shtetit Shqiptar. Por, si atehere edhe sot, Shqiptaret vazhdojne te kendojne nje kenge "te mare borxh" dhe kete fakt nuk e hedh dot poshte ... Shenime te rendesishme sqaruese dhe plotesuese rreth shkrimit Rumania ishte pro-Shqiptare dhe anti-Serbe. Ambasadori i Anglise ne Bukuresht, Sir George Barclay, ne daten 6 Dhjetor, 1912, i dergon Ministrit te Jashtem, Sir Edward Grey, nje raport ku pershkruhet me imtesi nje bisedim privat qe ai kishte patur me Mbretin e Rumanise, Charles. Midis te tjerash raporti* thote: "Shkelqesia e Tij konsideroi kerkesen Serbe per dalje ne Adriatik, (duke mare nje pjese te Shqiperise, qofte kjo dhe nje rip i ngushte toke), te pa pershtatshme me autonomine e Shqiperise, dhe autonomia e Shqiperise ishte nje çeshtje me rendesi te madhe per Rumanine. Permeshume, nje rruge Serbe neper Shqiperi do te krijonte konflikt te vazhdueshem me Shqiptaret qe jane njerez te veshtire per tu kontrolluar. Sa per Durresin, ideja e daljes se Serbise ne det nepermjet ketij porti ishte jo-praktike. (Durresi) Ishte gjiri me i keq ne Adriatik dhe hekurudha qe do te lidhte ate ishte e detyruar te kalonte ne nje zone shume malore duke e bere projektin te pa leverdisshem. Une mora kurajon te pyes perse Rumania kishte kaq interes ne autonomine e Shqiperise. Shkelqesia e Tij mu pergjigj se ka rreth 150,000 ** Vllehe ne Shqiperi dhe per me shume gjuha Shqipe ishte me e afert me Rumanishten sesa Sllavishten. Shkelqesia e Tij tha se shpresonteqe qe Britania e Madhe te mos ishte kunder nje Shqiperie autonome. Une i thashe se ajo [Britania e Madhe] nuk ishte, por ndjente nje fare keqardhje qe çeshtja e nje dalje Serbe ne Adriatik u ngrit ne kete bashkebisedim. Do te ishte me drejt qe nje problemi te zgjidhej ne kuadrin e nje marveshje te pergjitheshme mbi Turqine Evropiane. Shkelqesia e Tij foli per nje nervozizem qe kishte pushtuar Vllehrit ne vend [Rumani], dhe kjo ishte e natyrshme, sepse ne Rumani kishin arritur lajme te tmershme rreth persekutimit te Vlleherve ne zonat qe ishin pushtuar nga Greket. Rumania kishte shpenzuar se paku 30,000,000 Franga per kishat dhe shkollat e ketyre njerezve ne Turqine Evropiane dhe ata ishin trajtuar gjithmone me konsiderate nga Turqit" . (12) * Raporti pervech Ministrise se Jashtme i ishte derguar dhe Mbretit te Anglise. Shenim i bere ne raportin origjinal. ** Bazuar ne raporte te tjera ky numur duket shume i egzagjeruar. Shenim i bere ne raportin origjinal. --------------- Sami Frasheri (Şemseddin Sami) ishte nga te paret qe vleresoi ndihmen Rumune ne levizjen nacionaliste Shqiptare. Ai shkruante: "Ishte Rumania ajo qe ndihmoi Shqiperine me shume se kushdo tjeter. Ajo deshte qe Shqipetaret te ndaheshin nga Greket. Kompania e pare Shqiptare u formua ne Rumani. Shtypshkronja e pare Shqiptare u hap po aty dhe gjithashtu po aty u shtypen dhe librat e pare. Shqiptaret nuk do ta harojne kurre dashamiresine Rumune" . (13) ********** Paragrafet e verdha jane mare nga keto burime: Glimpses of Balkans - Cultural history. Faqe 38 (Ky eshte nje studim i detajuar i Zt. Abidin Temizer) Nikolla Nacio, într-un raport al consulului Austro-Ungariei la Bucureşti Nikolla Nacio, într-un raport al consulului Austro-Ungariei la Bucureşti Kennedy: “The Situation in Albania” - http://instituti.org/kennedy-the-situation-in-albania-14-july-1913/ The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 130 http://www.unkorce.edu.al/sites/default/files/fakulteti_edukimit/botimi_i_rumanise_i_redaktuar.pdf - Faqe 7 The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 925 The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 781 The Nearer East. David G. Hogarth. Faqe 148 The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 881 http://www.albanianhistory.net/1913_Nopcsa_Congress-of-Trieste/index.html The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 254 Glimpses of Balkans - Cultural history. Faqe 29 ( Ky eshte nje studim i detajuar i Zt. Abidin Temizer)

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page