
Search Results
Search this site
101 results found with an empty search
- 'Kalaja' e Korces dhe bullgaret | Mendime
Kalaja e Korces, Kalaja e Mborjes, Kisha e Ristozit. Shqiptaret, sllavet dhe bullgaret e Mesjetes. 'Kalaja' e Korces dhe bullgaret e Mesjetes Si gozhda 'Tradhetoi' personin me te cilin kishte qendruar per shekuj ne te njejten grope. Deshmi te venitura qe reflektojne nje histori tipike ballkanike ... Ne daten 9 Shtator te vitit 1804 shkrimtari/topografi/diplomati britanik William Martin Leake, gjate udhetimit ne drejtim te Korces, shkruante: "Duke vazhduar ne kembet e kodrave, ne ora 10.20, arritem ne Korytza/Korica. Qyteti eshte i gjithi i vendosur ne nje rafshnalte. Ai ndahet vetem me disa vreshta nga kembet e nje mali i cili 'Kurorezohet' me nje keshtjelle te rrenuar. Ka mundesi qe fortifikimi te jete nje ndertim i bullgareve, megjithese thashethemet popullore e lidhin ate me spaniarded." Pothuajse 221 vite mbas pershkrimit te Leake, mora rrugen per ne 'Kala'. Kisha qene aty ne rinine time te hershme. Rrenojat me kishin bere pershtypje dhe me kishin zgjuar fanatzine femijnore. Kjo ishte dhe arsyeja se perse 'Kurora' mbi mal vazhdonte te me terhiqte si nje magji. U ngjita nga 'Gryka e Mborjes'. Zbrita nga 'Gryka e Drenoves'. Natyra rreth e rrotull; mbreselenese. Nga 'Kalaja' e dikurshme nuk kishte mbetur gje tjeter vec se disa kapica gurresh. Barrinjte qe ishin aty prane me thane se keto ishin 'Veprat' qe kishin lene mbas 'Kerkuesit e floririt'. Ata ishin kujdesur qe te mos mbetej gur mbi gur. Pakez gje i kishte shpetuar brutalitetit te 'Banditeve arkeologjike'. Por nga te gjithe shkateruesit qe kishin kaluar aty, demtimet me te medha i kishte kryer Ushtria Shqiptare. 'Gjeneralet e Partise' kishin shkateruar objekte te rendesishme; deshmi te nje civilizimi te vjeter. Kater tynele artilerie, qe do te mbronin fushen e Korces nga sulmet e Monarko-Fashisteve Greke, apo NATO-s, vazhdojne te deshmojne me kembengulje idjotesite e kohes ... Te ze nje trishtim kur shikon kete masaker kulturore. Kete urrejtje per historine e vendit dhe para-ardhesve. Eshte nje ironi e hidhur kur mendon se edhe sot e kesaj dite, banoret e fshatit Mborje thone: Do te ngjitem ne 'Qytet' - duke treguar majen e malit qe kishte terhequr vemendjen e ushtarakut britanik ne vitin 1804. Lind pyetja: Kush ishin dhe ku shkuan 'Qytetaret' e dikurshem ? U larguan per te ndertuar nje 'Qytet' tjeter, apo u treten ne rrjedhen e kohes ? Ne ditet tona ne pllajat afer 'Kalase' sheh vetem disa tufa bagetish ... Ketu ka patur shume varre. Une di pese apo gjashte vende. Ja, ne pllaja perballe. Aty, aty... Atje ku duken disa germime - me tregoi njeri prej barrinjve. C'fare ndodhi me to - e pyeta. Ketu kane erdhur shume njerez, bile dhe me pozite. Me makina te medha, me aparate kerkimi, me kazma, lopata, kompresore, drone, dhe vegla te tjera. Hapen gropa kudo. Zbuluan varret, hodhen kockat lart e poshte, morren c'fare deshin, dhe iken - tha ai duke me treguar me shkopin e tij ish-rrugen qe te nxirrte ne ish-minjeren e qymyrgurit. Kane gjetur ndonje gje me vlere ? Nuk e di vleren. Une kam pare monedha bullgare. Kam pare dhe gure te shkrojtur, mbase greqisht, mbase bullgarisht. Nuk kam shume shkolle. Varrin e fundit e zbuluan para ndonje viti. Gjeten vetem nje unaze. Kafka ishte e plote. Kishte dhe disa dhembe - vazhdoi barriu. Ku eshte ajo ? E thyen ... Kane mbetur pak eshtra aty tek tre bredhat e vecuar - me orjentoi ai. Dhe vertet, prane pemeve shiheshin gjurmet e germimit dhe fragmente kockash. Midis tyre gjeta dhe nje lloj gozhde. Mbase kjo e fundit ishte nje nga sendet metalike qe kishin aktivizuar alarmin e aparatit metal-kerkues. Si pasoje, eshtrat e pronarit te qivurit kishin perfunduar jashte varrit ku kishin gjetur prehje per shume kohe. Mbase 1000 vjet. Perse mendoj se varri ishte i vjeter ? Ne pamje te pare, gozhda i ngjan shume gozhdeve antike. Ne fotot e meposhtme tregohet disa te tilla qe i perkasin Antikitetit Helen. Analizat e specializuar do te japin nje date shume te perafert ... Ne kete pike do te ndihmonin dhe kockat e shperndara mbi ish-varin ne fjale. Kush te kishte qene ky njeri ? Mashkull ? Femer ? Sa vite me pare kishte jetuar ? Si kishte vdekur ? Te kishte qene dikushi, apo thjesht nje numer ? C'fare gjuhe/gjuhesh fliste ? Pyetje pa fund trazuan mendjen time. Them se ai kishte qene nje mashkull i rritur. Prezenca e unazes dhe trashesia e eshtrave te brinjeve me bene te arrija kete konkluzion. Ne se do te ishte femer, ajo do te mbante dhe zbukurime te tjera ... Ndersa orjentimi Lindje-Perendim i varrit deshmonte pranine e riteve kristiane. Dhe dalim tek Kristianizmi. Kush e shpuri ate ne majen e malit mbi Mborje ? Logjika e thjeshte thote se ate e perhapen greko-bizantinet te cilet investuan shume ne Kristianizimin e zonave dhe popullatave qe sllavet/bullgaret kishin nen kontroll. Ketu nuk do te benin perjashtim as banoret e 'Kalase' se Mborjes. Me sa kuptj, ata ishin nen ndikimin e Ohrid, nje nga qendrave me te rendesishme te careve bullgare. Nuk kam idene ne se banoret e vjeter te Gorices kishin ndertuar ndonje kishe. Logjika thote se ata nuk u kristianizuan kur zbriten nga mali. Kjo duket qarte nga ngjashmeria e ikonave te kishes te 'Ristozit' ne Mborje me ato te disa kishave ne Ohrid dhe zonat rreth e rrotull tij. Nje rast mbreselenese paraqitet me poshte. Ne te majte qendron nje material i shekullit te 13-te i ekspozuar ne kishen e Shen Pantelimonit ne Ohrid. E dyta, tregon nje pikture murale nga kisha e vjeter ne Mborje. Si konkluzion, jo vetem toponimet e shumta sllavo/bullgare qe mbizoterojne ne zonen e Korces por edhe 'Gozhde' dhe 'Grope' jane fjale sllave ...
- DY FJALE | Mendime
Nga Petro Prodani. "Mendoj" eshte faqja ime personale. Ketu, ju do te gjeni shkrime dhe shqiperime te ndryshme. I nderuar udhetar i Internetit, ne se tu dha rasti dhe ndalove per disa momemte ketu, te falenderoj per kohen e shpenzuar ne keto faqe. Bie apo s'bie dakord me ato qe lexove kjo eshte nje ceshtje tjeter. Materialet jane mendime personale dhe nuk kane per qellim te ndryshojne mendimin e dikujt tjeter. Deshira ime dhe synimi i materialeve eshte qe c'do kush te shprehe medimin dhe opinionin e tij bazuar ne ato qe mendon, ka mesuar ne jete, ka zbuluar ne leximet e tij apo degjuar nga dikush tjeter. Historia pa historine e pales tjeter eshte "histori e bere vete". Ne se dikush gris nga nje liber nje flete qe si pelqen atehere ai ka shtuar nje faqe me shume ne "Qitapin e Padijes". Gjithashtu, ne kete faqe do te gjeni perkthime te artikujve/studimeve te bera nga autore te huaj qe mua me kane terhequr vemendjen. Kryesisht jane shkime rreth historise se Shqiperise, Shqiptareve dhe Ballkanit ne pergjithesi. Arsyeja kryesore qe me ka shtyre te perkthej keto shkrime eshte trajtimi i ngushte qe historiografia Shqiptare ju ben temave te rendesishme duke i konsideruar ato si fotografi bardhe e zi. Historia eshte shume me komplekse se interpretimi tabu ... Petro Prodani
- Udhetimet e George Wheler - Viti 1675 | Mendime
George Wheler ishte nje udhetar anglez i shekullit te 17-te. Ne shkrimet e tij permenden disa qyteza shqiptare, grupe njerzish qe kane te bejne me historine e shqiptareve te sotem dhe popullatave te tjera ballkanike. Udhetimet e George Wheler - Viti 1675 George Wheler nuk ishte historian profesionalist, as arkeolog apo studjues i fushave te ngjashme. Ai ishte botanist. Megjithate, ai shfaqi perpara lexuesve angleze te viteve 1675 informacione shume interesante rreth vendeve qe vizitoi perfshi bregdetin e Shqiperise. Libri i tij quhet: Udhetimi neper Greqi. Gjashte libra me ilustrime te ndryshme. Nga ky liber jam perpjekur te vecoj disa fragmente ku permenden disa qytete/fshatra te Shqiperise dhe Greqise se sotme. Te vecanta jane pershkrimet e Himares dhe albanasve/arvanitasve qe jetonin prane Athines se asaj kohe. Me poshte jane te shqiperuara paragrafet e permendur me siper. Ne faqen 28 / Libri I, ai shkruan: "Destinacioni tjeter ishte Durazzo/Durres, (Dikur romaket e quanin Dyrrachim), qe tani eshte vec se nje fshat me nje fortese te renuar. Gjate lundrimit per ne Durres ne kaluam pergjate gjirit te Boyana/Bunes, ku derdhet nje lume me te njejtin emer. Ne kohet me te hereshme ky lume quhej Drillo/Drillon. Ne te njejtin bregdet derdhet edhe lumi Pollona qe e ka marre emrin nga Apollonia, nje qytet qe ndodhej aty prane. Tani qyteti eshte shkateruar plotesisht, por ujrat kane mbetur ... Me tutje gjendet qyteti Aulen qe sot quhet Valona. 30 milje ne brendesi te territorit ndodhet nje mal me shpate te thepisura per te cilin kane bere fjale dhe autoret antike. Ne ate zone ka bitum te cilin vendasit e transportojne me karoca (Selenica). Shkembi i qojtur Sassino/Sazan ndodhet afersisht 6 milje larg Valona/Vlores. Perballe, ne anen Jug Lindore te ketij ishulli shtihet Gjiri Lodrino. Jo shume larg nga Sazani, ne drejtimin Veri-Lindor gjendet nje zone peshkimi, (Laguna e Nartes), ku vendasit kapin sasi te medha peshku te cilin e bejne batargo (nje lloj perpunimi te peshkut the thate) ose e konservojne per perdorim te mevonshem. Mishin e lopes ata e kriposin dhe e thajne ne djell". Ne faqen 29 / Libri I, ai shkruan: "Ne lartesi, perballe Sazanit, qendrojne malet madheshtore qe dikur quheshin Acroceraunii/Acroceraunian, por tani quhen Chimera/Himara. Prane bregdetit himariot gjenden pese apo gjashte fshatra te cilat mbrohen kunder Turqise dhe nuk i paguajne asaj as takse toke as takse personi. Fshati kryesor i ketij grupi quhet Himara dhe gjendet ne maje te nje shkembi te thepisur nga te gjitha anet. Kur lind nevoja, te gjithe banoret e fshatrave perreth mblidhen ketu. Ne se sulmohen nga deti, ata ngjiten ne male qe jane pothuajse te pa arritshem duke marre me vete dhe bagetite e tyre. Ne se ata sulmhen nga toka, ka aq shume kalime te ngushta qe vendasit mund ti perdorin per te mundur armikun, sic i thone fjales; vetem duke rrukullisur gure mbi te. Ata kane nje port qe quhet Porto-Panormo. Banoret ndjekin besimin grek dhe ceshtjet e tyre fetare mbulohen nga kryepeshkopi i Janines, nje qytet ne Thesali qe ndodhet perafersisht dy dite larg qe nga ky vend. Ata shquhen si ushtare te mire, pasardhes se races te degjuar te maqedonasve. Ata jane hajdute aq te keqinj sa dhe manjotet te cilet rrjedhin nga lakedemonians. Ne te kaluaren, keto 2 grupe ishin njesoj famoze ne fushat e betejes, por sot pasardhesit e tyre jane famekeqe per vjedhjet e tyre. Dikush mund te thote; ata shesin turqit tek te krishteret, dhe te krishteret tek turqit". Shenim rreth ishullit Corfu - Wheler permend nje person me mbiemer Arbeniti qe une mendoj se behet fjale per mbiemrin Arvaniti. Ne gjuhen greke nuk shqiperohet tingulli "B". Ne vend te "B", nje greqisht foles do te thote "V", pra Arvaniti dhe jo Arbaniti. Prezenca e arvanitasve ne ishilluin e Korfuzit ishte dicka normale ne ate kohe. Ne faqen 31 / Libri I, ai shkruan: "Nuk dua te le pa permendur mikun tim te mire, Sinjorin Spiridiani Arbeniti / Spiridon Arvaniti qe gjithashtu kishte nje koleksion te vogel medaliesh qe ishte shume interesant. Ai ishte nje adhurues i madh i antikitetit dhe nje person shume i civilizuar". Wheler permend dhe disa qytete te tjera te Epirit; Arten, Prvezen, Janinen. Me poshte paraqiten disa fragmente. Ne faqen 38 / Libri I, ai shkruan: "Gjeresia e hyrjes se ketij gjiri, (Giri i Ambrakia), eshte nje milje e gjysem, mbase nje milje e trecerek. Ne te majte ndodhet nje fortese turke qe nuk ka shume banore ashtu sic ka keshtjella e Saint Mauro (ne Lefkada). Vendbanimi quhet Preveza dhe eshte i njeti vend ku ne antikitet Augustus (Perandor Romak) ndertoi qytetin Nicopolis si simbol i fitores se tij mbi Mark Antonin". Ne te njejten faqe ai shton: "Ne Arta mendohet se jetojne shtate apo tete mije njerez. Numri i grekeve ja kalon numrit te turqve. Sinjor Manno Mannea, nje tregetar i pasur nga ky vend, me tha se kisha katedrale e qytetit qe quhej Evangelistra, qe ka kuptimin e "lajmetarit", ishte nje ndertese madheshtore. Ajo kishte aq shume dyer dhe dritare sac kishte viti dite. Kupola mbeshtetej mbi dyqind kolona mermeri. Ai shtoi se gdhendjet mbi hyrjen kryesore tregonin se kisha ishte ndertuar nga Duka Michael Comneno/Mihail Komninos". "Janina eshte nje qyteze me e madhe se Arta dhe e populluar nga tregetare te pasur greke. Kryepeshkopi i saj ka nen administrim kater peshkopata me te vogla; 1- Argjirokastro, nje qyteze e vogel. 2- Delbeno/Delvino qe eshte thjesht nje fshat. 3- Butrinto qe mbulon dhe fshatrat malore te Chimara/Himares. 4- Glykeon qe e ka mare emrin nga nje lume qe quhet Glyki. Dioqeza e fundit shtrihet nga Paramythia ne Parga, kjo e fundit eshte nje fortese bregdetare qe ju takon venedikasve". Nje fragment Interesant eshte momenti kur Wheler permend qe kapiteni i njeres nga anijeve me te cilat ai lundroi ishte nga nje qytet i Albanias. Me sa kuptohet, behet fjale pe Albanian Venedikase por prape se prape eshte nje material historik qe tregon se si kane ndryshuar emertimet e vendeve. Ne faqen 45 / Libri I, ai shkruan: "Korik 28, pas kater dite qendrimi ne Zant/Zakynthos ne hipem perseri ne bordin e anijes te qojtur Guerriera Costante qe komandohej nga kapiteni Zoane Bronze nje banor nga Perasto (Me shume informacion rreth Perasto mund te gjeni KETU ) , nje qyteze ne Albania. Ai ishte nje ish-pirat. Trimeria e tij e kishte bere ate nje person te njohur. Turqit ja kishin friken, ndersa piratet e detit e respektonin. Ai mbahej si nje nga ushtatet me te paepur ne sherbim te Shtetit Venecian. Thuhet se ne ditet e rinise se tij, kur jetonte ne Perasto, qyteti ishte sulmuar nga nje grup prej dy mije turqish, ndersa mbrojtesit nuk ishin me shume se pesedhjet e nente persona. Megjithate, ata bene nje rezistence shume te forte; vrane nje numur te madh turqish dhe shkateruan artilerine e tyre. Si perfundim, vendasit u mbrojten aq fuqishem sa qe sulmuesit u detyruan ta braktisnin ndermarjen e tyre". Wheler vizitoi disa zona afer Athines. Ne afersi te Martones ai pershkruan dhe takimet qe pati me disa Albanese/Arvanitas. Dicka interesante; ai vizitoi nje fshat qe quhej Suli. Nuk duhet te ngaterohet Suli i Marko Bocarit ne Epir me Sulin prane Athines. As me fshatra te tjere ne Shqiperi qe mbajne po te njejtin emer. Ne te vertete, edhe sot e kesaj dite ne Greqi egzistojne fshatrat Kato Suli dhe Ano Suli. Ne librin e Wheler duket qartazi qe banoret e ketyre fshatrave ishin foles te gjuhes greke. Ne faqen 453 / Libri VI, ai shkruan: " ... duke vazhduar mbi nje brinje, ku takohen malet Nazea dhe Pendeli, zbritem ne luginen e Maraton-es dhe arritem ne nje fshat qe quhej Urania qe ndodhet shtate apo tete milje larg Gevisia/Kifisia. Fshati eshte i banuar nga mbajtes bagetish dhe barnj albanese dhe lokalizohet midis dy shpateve te malit". Po ne te njejten faqe, ai vazhdon: " ... rreth nje milje me tutje arritem ne nje fshat te vogel albanes te qojtur Chouli/Suli ku ne qendruam ate nate. Banoret e ketij fshati kane nje tjeter fshat me te njejtin emer qe ndodhet ne mal. Gjate dimrit, vendbanimi ne mal eshte shume i ftohte si per ta ashtu edhe per bagetite e tyre. Ndersa gjate veres, vendbanimi fushor eshte shume i thate dhe plot me insekte qe riten ne ujrat aty afer. Kuptohet qe nuk eshte luksi por eshte nevoja jetesore qe i ben keta njerez te varfer ti "dhurojne" vetes shtepi verore dhe dimerore". Ne faqen 479 / Libri VI, ai shkruan: "... ne u mirepritem ne shtepine e nje albanesi te mire dhe te sinqerte. Ai ishte i vetmi banor prezent ne fshat sepse te gjithe te tjeret ja kishin mbathur nga qe nuk ishin ne gjendje te paguanin haracin/taksat. ... 'Zbavitja' e vetme qe ne gjetem ne kete vend ishin refimet e trishtuara te mikpritesit tone i cili na tregoi per shtypjen e madhe te zoterinjve turq nen te cilen ata vuanin. Shoqeruesi im me tha te ve re pandoflet e kuqe qe vishte vajza e te zotit te shtepise. Kjo ishte nje shenje qe ajo ishte gati per martese ne se do te gjendej dhendri ... Besoj se ajo nuk do te kishte pritur gjate ne se qyteza nuk do te ishte zbrazur kaq shume. Bukuria e saj natyrore ishte e tille qe do ta bente ate te gezonte ngrohtesine e bariut me trim te fushave te Boetise". Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Libri i plote gjendet ne kete link: https://books.google.ca/books?pg=PA140&id=xt1OAAAAcAAJ#v=onepage&q=durazzo&f=false
- "Bosat" e kohes se Skenderbeut | Mendime
Kush ishin "bosat" e shqiptareve ne kohen e Skenderbeut ? Historiani i degjuar turk Halil Inalcik ka dhene nje pergjigje te detajuar ... "Bosat" e kohes se Skenderbeut ... Pushtuesi le 'gjurmet' e tij te cilat variojne nga objekte qe i sheh me sy dhe i prek me dore, deri ne ‘gjurme’ te karakterit gjenetik, shpirteror, kulturor, dhe ekonomik. Historia ka treguar se kur ‘gjurmet’ e pushtuesit jane te thella ato kthehen ne pjese te identitetit etniko-nacional. Ky fenomen ka ndodhur ne shume vende te botes bile, ne njeren apo tjetren forme, vazhdon te ndodhe edhe sot e kesaj dite ... Ne rastin e shqiptareve, nuk mund te kete histori shkencore pa u studjuar periudha e dominimit otoman dhe pa ju referuar 'deftereve' te Portes se Larte. Krijimi i nje historie te bazuar vetem ne 'arkivat e perendimoreve' apo legjendat 'patriotike' eshte thjesht nje drite-shkurtesi qe te con ne perplasje me vet-veten. Personalisht, mendoj se pushtimi otoman ju dha mundesi fiseve, farave dhe klaneve te shumta te shqiptareve te asaj kohe, qe kryesisht ishin popullata nomade, te krijonin nje lloj identiteti kolektiv qe me kalimin e kohes do te rezultonte ne krijimin e nacionalitetit modern shqiptar. Ismail Qemali, ne kujtimet e tij, e pershkruan shume mire kete fenomen. Nejse, kjo eshte nje teme e gjere diskutimi qe shpesh here merr ngjyra folklorike. ***** Nje studjues i mirenjohur i historise se shqiptareve te shekullit te 15-te ishte studjuesi turk Halil Inalcik (1916-2016). Nepermjet shkrimeve te tij, ai shpjegon menyrat se si otomanet i vune nen kontroll hapesirat e pushtuara. Berthama e ketij organizimi ishte sistemi i timarit. Pak a shume, timari ishte nje hapesire tokesore qe i jepej ne perdorim nje timarioti i cili kishte per detyre te zbatonte ligjet dhe rregullat e kohes, te mblidhte taksat perkatese dhe ne kohe lufte ti vinte ne dispozicion ushtrise se sulltanit trupa dhe mjete luftarake. Me fjale te tjera, timarioti ishte 'bosi' i zones dhe dora e ‘djathte’ e sulltanit. Sulltani kishte shume ‘duar’ te tilla dhe si i thone fjales, nepermjet 'duarve' te tij te gjata, ai kontrollonte zoterimet e tij dhe ja ‘tregonte qejfin’ dikujt kur ky i fundit ja prishte 'midene'. I gjithe ky aktivitet pasqyrohej ne defteret e Perandorise Otomane. Do apo sdo dikush, i pelqen apo nuk i pelqen dikujt, otomanet mbanin regjistrime te perpikta per kohen, prandaj dhe egzistuan per me shume se 500 vjet. Nje rast unik eshte materiali i pasqyruar ne "Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid"/"Kopje e Defterit te Sanxhakut te Arvanidit" qe eshte nje nga registrimet e para te ketij lloji ne hapesirat Ballkanike. Ne kete kendveshtrim, ky regjistrim eshte nje burrim shume i vlershem informacioni per te kuptuar se cila ishte situata ne fillim te shekullit te 15-te, kush ishin shqiptaret e asaj kohe dhe 'bosat' e tyre. Libri permban te dhena interesante rreth organizimit te rajoneve te mara nen kontroll, emertimeve si te njerezve ashtu dhe te vendbanimeve, strukturat familiare te kohes, etj. Ne kete shkrim do te perqendrohem kryesisht ne kapitullin e emrave/mbiemrave te timarioteve te regjistruar ne defteret e Portes se Larte te vitit 1431-1432. Ne ate kohe emri/mbiemri nuk ishte nje ‘kapistall’ sic mund te thote dikush, por ishte nje lloj leter-njoftimi dhe kriter identifikimi ! Per shembull, ne se mbiemri i timariotit ishte Saruhanlu kjo do te thoshte qe personi kishte ardhur nga Saruhan - nje zone ne Turqi. Defteret e Arvanidit, nje province qe perfshinte pjesen jug-perendimore te Shqiperise se sotme, tregojne se provinca kontrollohej nga 335 timariote, pjesa dermuese e te cileve kishin emra myslymane. Perpara se te vazhdoj me tutje, duhet patur parasysh se ne ate kohe emrat dhe mbiemrat perzieheshin dhe zevendesonin njeri-tjetrin. Ky ka qene nje fenomen i zakonshem deri ne fillim te shekullit te 20-te. Disa nga mbiemrat/emrat me te perhapur te ‘bosave’ myslymane te viteve 1430 ishin: Yusuf, Ali, Hizir, Hamza, Ilyas, Isa, Karaca, Mustafa. Kuptohet qe mbartes te ketyre emrave ishin dhe te krishtere qe ishin konvertuar ne myslymane. Midis te tjeresh, bien ne sy te konvertuarit nga familjet e degjuara si: Muzaka, Komneni, Araniti, Kastrioti, Kurtik, Balsa, etj, te cileve do t’ju kthehem me vone. Le te mbetemi tek 'bosat'. Dokumentat thone se nga 335 timariote vetem 56 vazhdonin te mbanin besimin e krishtere dhe ne te njejten kohe ishin kthyer ne vasale te sulltanit. Midis tyre ishte Yuvani, i jati i Skenderbeut, bile edhe Skenderbeu vete qe ne defter specifikohet si: Iskender beğ, Yuvan oğlu (Varianti shqip - Skender Beg, djali i Jovanit). Pjesa tjeter e ‘bosave’ ishin te arrdhur nga zona te ndryshme te perandorise dhe te krishtere vendas te konvertuar ne myslymane. Po ashtu, registrimet tregojne qe pjesa me e madhe e ‘bosave’ te asaj kohe ishin te huaj dhe jo vendas. Shih me poshte nje faqe nga libri i permendur, (renditja alfabetike e timarioteve), ku jepen te dhena specifike. Midis te tjereve dallohet dhe "Iskender Beg". Dicka interesante, pervec Skenderbeut, emri Iskender shfaqet dhe 3 here te tjera. Pra, edhe persona te tjere ne ate kohe e perdornin emrin Iskender. Lind pyetja: kush ishin 'bosat' e huaj ? Ne pergjithesi, Porta e Larte, largonte me dhune banore nga zona te ‘nxehta’ dhe problematike dhe i rivendoste ata diku tjeter. Ne studimin e titulluar: “Metodat otomane te pushtimit”, Inalcik shkruan: “Duke u bazuar ne defterin e Albanias, shume te debuarve nga disa pjese te Azise se Vogel, si pershembull Saruhan, Djanik, Paphlagonia, Tarakliborlu (Bolu), dhe Vize (ne Thrake), ju ishin dhene timare ne kete vend (Arnavid). Kjo kishte ndodhur midis viteve 1415 dhe 1430” . Ky konstatim vertetohet nga mbiemrat e timarioteve te Arvanid-it. Mes tyre spikatin ata me mbiemrat Saruhanlu, Enguru, Canikli, Kocaili, etj. qe tregojne se ata kane arrdhur nga provincat/zonat Turke me te njejtin emer. Te arrdhurit kane qene ne numura te konsiderueshem; behet fjale per mijera njeres te rivendosur ne Arvanid. Permeteper, regjistrimet japin detaje se pronat e kujt kane marre dhe se si i kane marre ato. Eleminimi i vendasve qe rezistonin pushtimin ishte nje praktike e zakoneshme, dhe ketu nuk ka azgje per tu cuditur. Me poshte tregohet historia e timariotit Ibrahim, nje te debuari nga Turqia, qe u be 'bos' ne Arvanid. Pak a shume, ketu thuhet se ky Timar ju dha Ibrahimit, nje personi te debuar nga Saruhan (Turqi) dhe te vendosur ne Iskrapar/Arvanid. Zoteruesi i meparshem quhej Kosta dhe kishte qene nje 'qafir' (i krishtere). Banoret 'qafire' ishin vrare dhe me pelqimin e Sulltanit zona ne fjale i ishte dhene Ibrahimit ... Vendbanimi kryesor i Timarit ishte Novaniy; nje fshat qe kishte 24 shtepi. Mbase sot ky fshat nuk egziston me, por ne harten e perpiluar nga Inalcik pozicioni i tij tregohet fare qarte. Dikush mund te thote se aty, rreth e rrotull, kane jetuar iliro-pellazge dhe rrenojat jane shenje e civilizimit te lashte. Mbase, por une per vete nuk do te shkoj aq larg ... Ndersa rasti i mesiperm, (dhe kishte shume raste te tilla), tregon dhunen e ushtruar nga pushtuesit otomane, duhet theksuar se teoria qe thote se konvertimi nga te krishtere ne myslymane i banoreve te Arvanidid u be vetem nepermjet forces eshte shume larg te vertetes historike. Pa dyshim qe otomanet ushtruan dhune por ne te njejten kohe ata ndoqen politika te zgjuara dhe tolerante per ata qe deshironin ti sherbenin Portes se Larte. Me fjale te tjera, shume persona deshen dhe u konvertuan ne myslymane dhe jo se i detytroi Sulltani. Natyrisht qe ne kete proces faktori ekonomik luajti nje rol thelbesor. Permeteper, shume nga ‘bosat’ e meparshem te popullatave vendase ishin te lodhur nga luftrat dhe presioni i vazhdueshem i venedikasve dhe kryqetareve latine dhe preferuan me mire te ktheheshin ne aleate te otomaneve dhe te myslymanizoheshin. Shume te tjere u larguan per ne vende me te sigurta. Une mendoj se nje pjese e mire e arvanitasve emigruan drejt jugut dhe u vendosen ne disa zona te Greqise se sotme pikerisht gjate fundit te viteve 1300 dhe fillimit te viteve 1400. Nje pjese e vendasve vazhdoi te mbante besimin dhe traditat e te pareve dhe kjo duket qarte ne perberjen fetare dhe kulturore te popullates aktuale shqiptare. Po e mbyll kete pjese te shkrimit duke cituar Inalcik ne pershkrimin qe ai i ben metodave qe otomanet perdoren per zgjerimin e pushtimeve te tyre: “... nje sanxhak otoman do te ruante kufij te perafert me ato qe kontrolloheshin nga zoteruesit e tij para-osmane. Ne keto raste krijohej nje klase vasale e cila perbehej nga mbijetues te regimeve te vjetra dhe personave te vendosur rishtazi ne zonat ne fjale, qofshin keta njerez nga hapesirat perreth apo te larguar me force nga diku tjeter. Shpesh here, brenda nje brezi, mbijetuesit dhe pasardhesit e tyre do te humbisnin identitetin jo-osman, kryesisht duke u konvertuar nga te krishtere ne myslymane. Keshtu qe se bashku me asimilimin e tyre, nje principate qe kishte qene e pavarur, ose pjese e nje sistemi te ngjashem, do te kthehej ne nje sanxhak normal otoman” . Ne rastin konkret, te shperngulurit nga Turqia u vendosen ne shume zona te provinces Arvanid, por perqendrimin me te madh e paten ne Vilajetin e Akcahisar (Kruje), Vilajetin e Iskarpar (Skrapar), Vilajetin e Belgradit (Berat), ne Vilajetin e Kanines, ne Vilajetin e Argirikasri (Gjirokaster). Me pak te ardhur u vendosen ne Vilajetin Pavlo Kurtik - Kondo Miho dhe Vilajetin Cartalos. Hartat e meposhtme, te perpiluara nga studjuesi Bogdan Popesku, japin nje ide shume te qarte; me ngjyre te kuqe tregohen timariotet e huaj dhe me blu tregohen timariotet vendallinj. Shenim: Hartat jane nje punim i studjuesit Bogdan G. Popescu Koha i asimiloi te arrdhurit. Ata u bene pjese e popullates moderne shqiptare sic e njohim ne sot, por padyshim qe ata lane gjurmet e tyre ne rrjedhen e ngjarjeve. Per shembull, pjestare te nje fisi nomadik turk te qojtur ‘Saluria’ u vendosen ne Vilajetin e Kanines. Me sa duket vendbanimi/fshati i tyre u qojt Salaria (deformim i fjales Saluria) dhe shekuj me vone nje pasarrdhes i tyre hyri ne histori si Selam Musa Salaria. Ne harten e meposhtme, te perpiluar nga Ushtria Austriake ne vitin 1928, tregohet zona 'Salar'. Nga ana shpirterore, ishin pikerisht keta emigrante qe perhapen fene myslymane. Pika me e forte qe mbeshtet kete teori eshte prezenca e madhe e hoxhallareve dhe imameve ne regjistrimet e kohes (1431-1432). Eshte ne kufijte e te pamundures qe brenda nje periudhe 10-15 vjecare te krijohej nje shtrese e mesuesve te fese. Pregatitja e hoxhallareve kerkonte kohe dhe njohuri te mirefillta te fese Islame. Keto njohuri dhe institucione mungonin totalisht ne zonat e trajtuara ne kete shkrim. Si cdo fe tjeter, dhe myslymanizmi eshte perhapur nga njerez te trajnuar dhe pregatitur ne fushen perkatese. Ne kete kendveshtrim, mendoj se perfaqsuesit e pare te myslymanizmit institucional ishin vete te shperngulurit nga zona e permendura. Nga ana tjeter, islamizimin relativisht te shpejte te popullatave vendase une e lidh me numurin e larte te te ardhurve te cilet bene te mundur ingranimin e menjehershem me politikat ekonomike dhe ushtarake te Portes se Larte. Duke ju rikthyer listes te 335 timarioteve; ajo jep detaje jo vetem rreth origjines dhe perkatesise fetare te ‘bosave’ te kohes por edhe rreth profesioneve te tyre. Ne liste pershkruhen zanate si coban, sherbetor, nenpunes, bukeberes, rroje objekti, mbajtes qensh, regjistrues/shkrues, qymyrberes, hoxhe, imam, jenicer, topci (ushtar artilerie), subash (pozicion qeveritar), dizdar (komandant fortifikimi), etj. Nje rast i vecante eshte timarioti me emer Fatmir Barda. Ai e trashegoi timarin nga i jati qe kishte qene nje ‘bandit i pa-fe’. Mbase kemi te bejme me nje ateist(1), sepse ne ate kohe, ne pergjithesi, emrat e personave ishin te lidhur me besimin fetar, cilido qofte ky. Pra, emri Fatmir ka egzistuar per shume kohe dhe sot mund te quhet nje emer tipik shqiptar. Ne defterin ne fjale listohen dhe emrat/mbiemrat e shume burrave te krishtere. Te tille jane: Aleksi, Andre, Dimo, Dobrilie, Dusho, Gergi, Gin, Gön, Karlo, Komnin, Kondo, Kozma, Laskari, Lazari, Muzak, Nikola, Pavlo, Petro, Todor, Tuda, Yorgi, Zenebissi, etj. Bien ne sy mbiemrat e dinastive te fuqishme greko-bizantine si Komnen, Laskari dhe Duka. Ndersa dy mbiemrat e pare jane zhdukur, mbiemri Duka vazhdon te perdoret ne Shqiperi dhe sot e kesaj dite. ***** Si konkluzion; punimi i siperpermendur i Profesorit Halil Inalcik eshte nje burrim shume i vlefshem informacioni rreth situates qe egzistonte 600 vjet me pare ne pjesen jug-perendimore te Shqiperise se sotme. Si ne te gjithe hapesirat ballkanike te asaj kohe, edhe ne Arvanit, fenomeni i bashkejeteses se farave, fiseve dhe grupeve te ndryshme etnike ishte nje fenomen i zakonshem. Kjo duket qarte nga emrat/mbiemrat e timarioteve, ‘bosave’ te kohes, dhe emerimet gjeografike. Personalisht, mendoj se termi “Arvanid/Arnavud” ishte nje perkufizim gjeografik dhe jo nacional. Brenda ketij perkufizimi permblidheshin grupe te ndryshme njerzish qe me standartet e sotme quhen shqiptare, greke, serbe, bullgare, vllehe, turq, etj. Natyrisht qe shqiptaret e asaj kohe perbenin shumicen e popullates te Arvanid, por injorimi dhe fshirja e etniciteteve te tjera dhe rolit te tyre ne rrjedhen e ngjarjeve eshte thjesht nje shmangie nga e verteta historike. Shenime dhe sqarime te rendesishme Shkrimi u mbeshtet mbi disa punime/shkrime te historianit te mirenjohur turk, Halil Inalcik, te listuara me poshte: - Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid - Ottoman Methods of Conquest 1- Ky eshte nje paralelizem 'humoristik' dhe jo nje konkluzion shkencor. Emri Fatmir (Fat-mir) mund te kete origjine sllave sepse sllavet perdorin prapashtesen "mir" ne shume emra, si per shembull: Brani-mir, Brato-mir, Budi-mir, Godzi-mir, Jaro-mír, Kani-mir, Krasi-mir, Kreši-mir, Ljubo-mir, Meza-mir, Moj-mir, Njego-mir, Ostro-mir, Rado-mír, Rasti-mir, Rati-mir, Sede-mir, Unie-mir, Vito-mir, Vladi-mir, Želi-mir, Zlati-mir, Zvoni-mir, etj. Sot emri Fatmir perdoret nga shqiptaret. Maj, 2021
- Vaso Pasha, Zvicra dhe Shqiperia | Mendime
Vasa Pasha mendonte se Shqiperia mund te behej si Zvicra dhe se burrat shqiptare do te luftonin dhe vriteshin me devotshmeri per Sulltanin dhe Porten e Larte ... Vaso Pasha, Zvicra dhe Shqiperia “Me pak me teper civilizim dhe kondita me te mira, Shqiperia, (Albania), nuk do ta kete fare zili Zvicren, por do t’ja kaloje asaj ne bukuri, ne poezi dhe fuqi” - Keshtu ka shkrojtur Vaso Pasha ne vitin 1879. Qe atehere kane kaluar 140 vjet dhe jo vetem qe ky parashikim nuk ka dale i vertete por shume shqiptare e kane bere Zvicren atdheun e tyre te ri, dhe shume te tjere perpiqen te bejne te njejten gje … Vaso Pasha ishte nje nga rilindasit e pare dhe nismetar i idese se kombi nuk ka nevoje per besim fetar por per “ndergjegje nacionale”. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria - ishte motoja e tij. Idete e Vaso Pashes ishin shume te cuditeshme dhe shpesh here ekstremisht kontradiktore. Ai shihte apo bente paralelizma qe nuk kishin te benin fare me realitetin kohor dhe objektiv. Per shembull, ai mendonte se bujqesia dhe blegtoria do te benin mrekullira: “ … natyrisht qe agrikultura nuk do te mbetet mbrapa ne perpjekjet e saj per te mbeshtetur rritjen e bagetise se trashe, nje aktivitet ky qe perben burrimin kryesor te pasurise se vendit, keshtu qe blegtoria do zhvillohet masivisht. Tregetia do te lulezoje ne nje forme me aktive dhe me te sigurt. Industria do te krijoje te ardhura shtese per vendin. Rregulli publik do te shtrihet kudo dhe si rezultat do te sjelle progres, civilizim dhe ne te njejten kohe pasuri dhe mireqenie te pergjithshme” . Pavaresisht se ne Shqiperine e asaj kohe mbajtja e lopeve ishte nje fenomen i ralle, Vaso Pasha mendonte se te gjitha keto do te arriheshin ne nje kohe rekord, nen drejtimin e Portes se Larte e cila do te ishte iniciatorja e gjithe ketyre ndryshimeve rrenjesore. Ai shkruan: “Nga qe shqiptaret kane nje karakter te spikatur lufte-dashes, Qeveria Perandorake do t’ju krijoje atyre nje organizim ushtarak te ngjashem me ate te Zvicres. Ne fund te nje periudhe 6-te apo 8-te vjecare, Shqiperia, (Albania), do te jete ne gjendje te krijoje 200 batalione me ushtare, te mire-organizuar, instruktuar, disiplinuar, te devotshem dhe trima. 200 batalione me burra, ku secili prej tyre do te vdese ne mbrojtje te te drejtave dhe interesave te Perandorise, dhe provoje ne menyre te vazhdueshme dhe te pandryshueshme besnikerine ndaj Sovranit te tyre te ndritur” . Duke vazhduar me tej me kendveshtrimet e tij, Vaso Pasha shkruan se meqenese shqiptaret, (albanasit), ishin te ndare ne 3 besime fetare, ata kishin nevoje per nje dore te forte qeverisese e cila do ti mbante nen kontroll dhe udhehiqte drejt zhvillimit, perndryshe ata do te zhyteshin ne nje lufte civile. Dhe pikerisht ketu lindi ideja gjeniale e tij; “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” - dhe “Sulltani” ishte udheheqesi i te gjithe shqiptareve (albanasve) ! Pozicioni i Vaso Pashes ne kete pike eshte plotesisht i kuptueshem; ai ishte nje funksionar i Perandorise Otomane, nje krijese e rrethanave te kohes. Bazuar ne konceptin e Vaso Pashes, burrat qe do te ishin gati te sakrifikonin jeten e tyre per Sulltanin duhet te kishin nje identitet racor dhe etnik superior ne raport me fqinjet. Origjina e tyre rridhte nga thellesite e kohrave dhe i drejtohej perjetesise. Sipas Vaso Pashes, epiriotet, maqedonasit, iliret, ishin te gjithe pasardhes te pellazgeve dhe si rrjedhim shqiptare. Ndersa disa mijera vite histori, zhvillime dhe renie civilizimesh, shperngulje masive, migrime dhe emigrime, luftra, shkaterime dhe c’farosje popullatash as qe llogariteshin fare. Shqiptaret, (albanasit), nder shekuj i kishin triumfuar sprovave te kohes ! Ndersa per gjuhen, ai insistonte se gjuha shqipe, (albanase), ishte thjesh gjuha hyjnore pellazgjike; gjuha qe kishte folur Zeusi, i cili kishte qene nje Perendi pellazgo-shqiptare. Po i le mbrapa idete “shqiptaro-zvicerane” dhe “pellazgo-hyjnore” te Vaso Pashes dhe po perqendrohem ne armiku kryesor i tij: Helenizmi dhe Orthodhoksia. Si Vaso Pasha, ashtu dhe shume rilindas te tjere, i kane konsideruar keto dy faktore si pengesat kryesore te “Shqiptarizmes”. Edhe sikur te bashkohem me kete pozicion, ka shume fakte kokeforta qe kundershtojne kete hipoteze. Do te anashkaloj ndikimin e madh te Helenizmit ne jug-lindje te Shqiperise. Po harroj kishat, ikonostaset, materialet fetare, etj, dhe do te perqendrohem ne anen “teknike” te Orthodhoksise(1). Porta e Larte, perdorte strukturat e Kishes Orthodhokse si mekanizma regjistrimi dhe monitorimi te popullates. Ne regjistrat e kishes gjendeshin te dhena te rendesishme te popullates kristiano-orthodokse. Aty shenohej kush u martua me ke, cilet femije linden, kur vdiq ky apo ai person, ku banonte dhe ke kishte fqinj kjo apo ajo familje, etj. Regjistrat kishtare mbanin breda faqeve te tyre strukturen familiare te popullates ne fjale qe ishte institucioni me i rendesishem dhe funksional i asaj kohe. Mbi keto te dhena, Porta e Larte, percaktonte taksat, rekrutimin e ushtareve, etj. Pra me fjale te tjera, “qitapet” e kishes ishin gjendja civile dhe kadastra e kohes. Me poshte tregohet nje "Kontrate Martese” e leshuar nga Mitropolia e Korces, ne vitin 1907. Mbase ndonje qytetar korcar do te gjeje ne reshtat e saj emrat e para-ardhesve … Ne kete dokument tregohet marreveshja e marteses midis Kostantin Polenes dhe Ekaterina Stefani. Dokumenti eshte nenshkruar ne Korce, ne daten 15 Maj, 1907. Noter ishte Joanis Bimblis. Disa nga mbiemrat e permendur ne marreveshje jane te njohur dhe sot e kesaj dite ... Thirrja per shkaterimin e ketij iventari shpirteror dhe kulturor me vlera te jashtezakoneshme ishte nje sulm kunder llogjikes normale. Pavaresisht gjuhes me te cilen ishin shkrojtur keto te dhena, ato perbenin thesarin e vetem qe popullata kristiano-orthodokse kishte arritur te mbante te pa-prekur per shekuj te tere. Shume rekorde kishtare kishin nje shtrirje kohore disa shekullore. Personalisht, mendoj se ishte nje grup i caktuar njerzish qe ishin te interesuar te shkateronin nje here e pergjithmone kete arkiv historik. Dikush do te thote se ata e bene kete per nje qellim me sublim, ate te krijimit te Kombit Shqiptar. Une do te kundeshtoj kete qendrim dhe do te them se ata e bene kete per qellime te tjera … Pozicioni im eshte ky: Ishte pikerisht kjo thirrje per fshirjen e se kaluares qe krijoi bazen nga u nisen sulmet e njepasnjeshme qe kulmuan me grushtin perfundimtar kunder institucioneve fetare te vitit 1967. Djegja dhe shkaterimi i perseritur i zyrave te gjendjes civile dhe kadastrave ne mbare territorin shqiptar me kujton ne nje fare menyre thirrjen: “Dhe mos shikoni kisha dhe xhamija, feja e shqiptarit eshte Shqiptaria” Duke u kthyer ne ideja e Vaso Pashes se Shqiperia, me pak perpjekje, do t’ja kalonte Zvicres, dua te theksoj se Mbreteria Zvicerane nuk i detyroi banoret e saj te hiqnin dore nga besimet fetare, lidhjet kulturore dhe shpirterore respektive. Themeluesit e Zvicres nuk menduan per asnje cast se “feja e zviceranit eshte zvicerizmi”; perkundrazi, ata kishin ide te tjera … dhe koha tregoi se ata kishin plotesisht te drejte. Nga ana tjeter, Vaso Pasha kishte objektiv krijimin e nje nacionaliteti te pafe, ose me sakte te nje populli qe te besonte ne nje Zot Pellazgjik imagjinar, qe nen udheheqjen e Sulltanit do ti “kallte dridhen gjithe Rumelise”. Dekada me vone, Enver Hoxha tentoi te bente, pak a shume, te njejtan gje dhe ja arriti qellimit te tij pothuajse plotesisht, te pakten ne fushen e tru-shpelarjes te brezit te ri, qe me termat e kohes u qojt "Njeriu i Ri" ... Si konkluzion, zhdukja e ndikimit helen dhe gjuhes greke nga bagazhi kulturor i nje pjese te konsiderueshme te popullates qe jetonte ne jug-lindje te Shqiperise coi ne zhdukjen e nje historie shume-shekullore. Historia boterore ka treguar se lindja dhe krijimi i kombeve te reja, asimilon dhe tjeterson popuj dhe kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Por, rasti i Shqiperise, ku kultura dhe shkrimi grek konsiderohen si faktore krejtesisht regresiste, eshte rasti me unikal ne Ballkan, mbase edhe ne Europe. Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Ky shkrim eshte bazuar ne nje artikull te historianit turk Uğur Bahadır Bayrakktar. Studimi i plote me titull: Mythifying the Albanians : A Historiographical Discussion on Vasa Efendi’s “Albania and the Albanians” gjendet KETU . 1- Per rolin e madh qe Kisha Orthodhokse dhe gjuha greke ka lojtur me mirembajtjen e jetes shpirterore dhe moralit shoqeror une kam shkrojtur artikullin me titull: Athinaja jetime, komuniteti i Krishtere dhe “vula” Otomane Tetor, 2021
- Carlo Ranzo - Udhetim ne vitin 1575 | Mendime
Carlo Ranzo pershkruan udhetimin e ambasadorit venediakas ne Kostaninopoje neper qytetin e Lezhes dhe rrajonet malore te Shqiperise se asaj kohe. Behet fjale per vitin 1575. Carlo Ranzo: Raport mbi nje udhetim nga Venecia per ne Kostandinopoje. Viti 1575 Ky fragment pershkruan udhetimin e Giacomo Soranzo, qe sherbeu si ambasador i Venedikut ne Kostandinopoje qe nga viti 1576 deri ne vitin 1581. Soranzo dhe ekipi i tij ndaloi ne Lezhe dhe qe aty udhetoi per ne Shkup ... dhe me tej. Materiali ka disa te dhena interesante per qytetin e Lezhes, Shkupit dhe fiseve Albanase/Shqiptare te asaj kohe. Materiali eshte mare nga faqja e Robert Elsie ku ju mund te gjeni informacion te detajuar. Ne ju afruam qytetit te quajtur Lezha dhe meqenese anijet tona nuk mund ti afroheshin me shume ankoruam rreth tre milje larg tij. Aty u pregatitem per zbarkim. Drejt nesh u drejtua nje oficer otoman, apo te themi nje zyrtar i Portes se Larte, i shoqeruar nga dy vojvoda, disa persona nga paria turke, kater jenicere dhe sherbetore te tjere. Kur hipi ne anije, oficeri i puthi doren Shkelqesise se Tij Soranzo dhe e informoi ate qe me urdher te eprorit te tij ai kishte arrdhur ta mirepriste dhe ta shoqeronte ate deri ne Kostandinopoje. Ai do te kujdesej per sigurine e Skelqesise gjate udhetimit neper rruget e rrezikeshme, do te siguronte kuajt dhe mjetet e tjera te nevojshme per kete udhetim. Gjithashtu, officeri theksoi qe per permbushjen e kesaj detyre ai kishte autoritet te plote mbi te gjitha qytezat dhe vendet qe mund te kalonin. Ai do te kontrollonte burrat qe ishin thirrur ti sherbenin dhe shoqeronin Shkelqesise se Tij gjate ketij udhetimi. Pas ketij prezantimi ai u largua per ne qyteze nga e cila ai dergoi kater varka te shtruara me qilim dhe zbukuruar me lule. Njekohesisht, ai dergoi sherbetore per baullet dhe persona qe te lundronin varkat per ne port dhe sistemonin Shkelqesine e Tij ne qyteze. Ne lame anijet nen pershendetjen e te shtenave te topave, pushkeve, melodite e trumpetave dhe ritmin e daulleve. Nga anijet ne hipem ne varka te cilat nepermjet nje lumi na cuan ne Leze, nje qytet i shkateruar nga lufta. Ne kete qyteze ne qendruam pese dite duke pritur oficerin te na sillte kuajt qe do te na duheshin per udhetimin tokesor qe ne kishim ndermend te benim qe ketu deri ne Kostandinopoje. Gjate kesaj kohe, Beu i Sanxhakut i dhuroi Shkelqesise se Tij nje kale te bukur me lekure te kuqeremte qe mbante nje shale te zbukuruar me flori dhe percina argjendi. Po ashtu, ai i dha atij disa bageti te tredhura, nje kanister me buke te bardhe dhe shume dhurata te tjera te lezecme. Shkelqesia e Tij i dergoi Beut te Sanxhakut nje ore te bukur qe kishte per tregues nje dore gishtat e se ciles tregonin oren dhe cerekun e saj. Kjo dhurate kushtonte njeqind sequins, (monedha floriri venedikase). Dhurata tjeter ishte nje cope tekstili ngjyre vjollce te qendisur bukur me te cilen Beu te bente nje veshje te gjate te stilit turk. Ndersa drejtuesit te qytetit Shkelqesia e Tij i dergoi nje veshje prej nje tekstili te vecante. Shume drejtues Albanas/Shqiptare erdhen te pershendesin Shkelqesine e Tij dhe i sollen atij shume bageti te tredhur, vica, lepuj, pula, pata, kuti me biskota, buke te bardhe, vere te llojeve te ndryshme dhe sasi te medha peshku te kriposur. Ata treguan respekt te madh per Pushtetin e Nderuar te Venecias nen kontrollin e te ciles ata kishin jetuar dikur. Kur kuajt u bene gati, ne e lame qytezen dhe u nisem per rruge te shoqeruar nga oficeri i lartpermendur, vojvodat dhe kater jeniceret. Udhetimi permes nje fushe te kendshme zgjati per 22 milje deri sa arritem ne kembet e disa maleve neper te cilet ne do te kalonim per disa dite. Nga qe ishte vone, ngritem tendat per te kaluar naten ketu. Ne te njejten kohe, oficeri dergoi nje vojvode ne banimin me te afert qe te sillte me vete nje numur burrash qe do te na mbronin gjate udhetimit. Keshtu qe ne mesnate, na u paraqiten dyqind Albanians/Shqiptare, banore te rajonit malor te qojtur Lartesia e Maleve te Zeza (Karadaku i Shkupit/Skopska Crnagora). Zona quhej keshtu nga qe nuk shihte kurre diell sepse e ndalonin majat e larta. Nga brendesia e maleve ne degjonim daullet te cilave ju bihej per te njoftuar banoret qe nje grup i madh njerezish po kalonte ne ate territor. Paraqitja e burrit qe i binte daulles te jepte pershtypjen e nje zogu. Keta njerez jane lekure-zinj. Ata mbajne mustaqe, ndersa kokat dhe mjekrat i kane te rojtura. Kemishat e tyre ishin te nxira nga qelbesirlleku dhe ata ishin veshur shume keq. Ata dukeshin si njerez te ardhur nga sketera - te dhunshem dhe te frikshem ne paraqitjen e tyre. Armet e tyre ishin harqe dhe shigjeta, shpata te ndryshkura me kellefe druri. Ne kokat e tyre ata mbanin kapela te kuqe qe i ngjanin beretave. Te gjithe ishin te lyrosur the te shemtuar. Kur zbresin nga malet e tyre ata leshojne ulerima qe degjohen jo si klithma njerezore por si terbimi i nje demi. Grate, gjithashtu lekure-zeza, ishin te forta dhe ne pamje te pare me te shendeteshme se sa burrat e tyre. Ato mbanin rreth qafes tre gjerdane asprash (monedha turke) si dhe byzylyke. Asprat, qe jane prej argjendi, kane vleren gjashte te tilla per nje sequin (monedhe ari venedikase). Keto gra na sollen ushqim. Kishte aq shume gra sa dukej si dite pazari. Keta njerez ishin te Krishtere. Te shoqeruar nga keta Albanas/Shqipetare ne udhetuam per katermbedhjet dite neper malet qe quheshin Malet e Zeza te Skopjes. Kur mberitem ne malin me te larte, qe ishte dhe i fundit, ne mund te shihnim Malet e Zeza te Armenise ku thuhet se ishte dhe Arka e Nohas. Por ishte e veshtire te shihje qarte sepse kishte shume peme; aq shume sa qe nuk mund te shihje as edhe nje zog. Gjate udhetimit ne nuk qendruam ne asnje fshat apo vendbanim, por gjithmone i kaluam netet ne tendat tona. Te njejten gje bene dhe oficeri, vojvodat dhe jeniceret. Ndersa Albanasit/Shqiptaret ruanin shtegkalimet malore dhe zonen rreth tendave. Sido qe te ishte, ne ishim plot dyshim dhe frike sepse kishte shume vrasje ne mes te ketyre maleve, si neper udhekalime ashtu dhe neper pyje. Ne ishim te trembur dhe nuk ndjeheshim te sigurt sepse nuk kishim besim ne burrat qe kishin arrdhur te na mbronin dhe te na shoqeronin. Kjo per arsye sepse ata ishin te nje natyre djallezore dhe barbare dhe nuk repektonin apo i bindeshin dikujt. Dhe ne te vertete ata nuk kishin ndonje vendbanim te perhershem por jetonin si kafshet e egra. Pervec bukes se pjekur ne qymyr dhe hi, ata nuk hanin gje tjeter. Pasi kaluam malet e permendura arritem ne nje qyteze qe quhet Scoppia/Skopje/Shkup qe eshte i banuar kryesisht nga Jews/Hebrej nga Ragusa/Dubrovnik, Turq dhe tregetare te tjere qe ushtrojne aktivitete te konsiderueshme dhe e kane kthyer qytetin ne nje qender shume te degjuar. Qendruam ne kete qyteze per tre dite. Vendqendrimi yne ishte shtepia plot komoditete e nje tregetari shume te pasur dubrovnikas. Shkelqesia e tij i dhuroi guvernatorit te provinces disa vica, bageti te tredhur dhe thase me buke. Shume Jews/Hebrej i sollen Shkelqesise se Tij embelsira, llokume, sheqerka, bageti te tredhur dhe qirij te verdhe. Nga ana e tij, Shkelqesia i dhuroi kryetarit te tyre nje ore te vogel qe kushtonte pesedhjet scudi, (monedhe italiane), dhe administratorit te qytetit, qe quhej Diacali, nje veshje/robe te kuqe. Ketu oficeri yne nderoi kuajt, liroi Albanasit/Shqiptaret dhe urdheroi te vijne te tjere. Ne vazhduam me rojet e reja dhe perseri ecem ne mes te maleve per tre dite te tjera, por kete rradhe terreni nuk ishte aq i veshtire sa me perpara. Diku kaluam nje lume me varka. Varkat ishin aq te vogla sa qe vetem tre apo kater persona mund te hipnin ne to. Une, i shoqeruar nga dy burra te tjere, isha i pari qe kaperxeva lumin. Me pas e kaloi lumin Shkelsesia e Tij Sarzano. Ai na urdheroi ne te qendronim aty derisa te gjitha mallrat te ishin sjelle nga kjo ane e lumit. Ky proces vazhdoi deri ne mbremje. Shenim i rendesishem Shqiperimi eshte bazuar ne materialin e publikuar ne faqen e Robert Elsie: http://www.albanianhistory.net/1575_Ranzo/index.html
- Nga "Ayo" ne "Sin" | Mendime
Shqiptaret e vjeter, ishin orthodokse apo katolike ?Shpesh, ndyshimi i nje emerimi fsheh ne vetvete nje histori te tere. Si ndryshoi fjala 'Shenjtor' ne terminologjine kristiane shqiptare ... Nga "Ayo" ne " Şin" Ne vitet 1990 me rastisi te shoh nje fenomen qe arrita ta kuptoj vetem pas shume e shume vitesh. Nje i moshuar ne sojin e gruas sime u semur: ‘E goditi’ - sic i thone fjales. Personi filloi te humbiste memorien dhe per cudi nisi te fliste greqisht. Ca shqip, ca greqisht, komunikimi i tij u be nje ‘turli’ gjuhesore ! E po u ‘budallos’, thane disa. Pleqeri - ishte konkluzioni i disa te tjereve. Mjeket dhe studjuesit e fushes thone se eshte e zakonshme qe personat e prekuar nga Dementia harrojne gjuhet e mesuara gjate jetes dhe i rikthehen ‘gjuhes se nenes’. Logjika normale te con ne konkluzionin se personi ne fjale e mesoi greqishten nga nena e tij, ndersa ambjenti familiar kishte sherbyer si nje klase mesimi. Pavaresisht se ai nuk e kishte perdorur kete gjuhe per dekada te tera, (ne Shqiperi ishte shume e rrezikshme perdorimi i gjuheve te ‘huaja’ ne publik), ishte nje semundje mendore qe e ‘ktheu’ ate ne origjine. Pra, dashur pa dasur, nje ‘budalla’ mund te nxjere ne drite dicka qe nje te ‘mencuri’ ose nuk i kishte shkuar mendja se egzistonte, ose ... Do ta perdor kete rast si nje paralelizem per te mbeshtetur pikpamjen time rreth ndikimit te helenizmit dhe kultures greke si ne hapesiren materiale ashtu dhe ne boten shpirterore shqiptare. Gjurmet e ketyre ndikimeve, sidomos ne zonen jugore te Shqiperise, jane masive ashtu sic jane dhe perpjekjet per ti fshehur apo tjetersuar ato. Ne kete shkrim do tju referohem 3 autoreve: Edmund Spencer (1) Evliya Chelebi (2) Halil Inalcik (3) Renditja eshte ne retrospektive, fillon nga vitet 1850 dhe zbret ne vitiet 1430 Edmund Spencer - Vitet 1850 Spencer ishte dashamires i shqiptareve dhe pa egzagjerim mund te konsiderohet si nje pro-shqiptar. Ai i karakterizon shqiptaret si njerez liridashes dhe te pa nenshtrueshem. Kete mendim ai e shpreh hapur disa here ne librin e tij. Ne te njejten kohe, ai jep informacione interesante rreth situates ne treva te ndryshme qe ai vizitoi. Ai shkruan: "Gjate eskursioneve te mia te njepasnjeshme ne Shqiperi dhe Epir, kam hasur ura te ndertuara ne nje menyre te ngjashme. Por, deri ne momentin qe flasim, nuk eshte bere ndonje zbulim qe te jape nje pergjigje te pranueshme rreth kohes se ndertimit apo ndertuesve te tyre. Disa studjues te antikitetit besojne se ato jane punime te maqedonasve te lashte, ose romakeve. Disa te tjere mendojne se ato jane ndertuar nga bizantinet greke. Sido qe te kete qene, turqit kane shojtur mbishkrimet origjinale me tendencen absurde te shkaterimit te cfaredolloj gjurme qe lidhej me zoteruesit e meparshem te vendit. Bile ne disa raste, ata kane vendosur shenime ku i thuhet lexuesit qe ishin turqit ata qe kishin ngritur uren ! C’fare mrekullie !" (Faqe 96). Spencer ve re diferencat e konsiderueshme qe egzistonin midis popullatave shqiptare te asaj kohe. Ai jep disa detaje rreth fiseve/farave qe jetonin ne jug te Elbasanit. Spencer thote se ne keto zona pervec ‘djami’(cameve), qe banojne ne pjese te Epirit antik dhe ‘lapi’(leberve) qe banojne ne malet Acroceraunian, jetojne gjithashtu: “ zinzaret (vlleherit) e zgjuar dhe bullgaret puntore. Prezenca e ketyre grupeve rritet si ne numur ashtu dhe ne influence. Popullatave te permendura ju shtohen greket helenike, armenet, hebrejte dhe evgjitet, duke formuar keshtu nje perzjerje gjuhesh, rivalitet fisesh dhe besimesh fetare …” (Faqe 99) Evliya Chelebi - Vitet 1670 Evliya Celebia ishte nje udhetar otoman qe la disa nga pershkrimet me piktoreske te vendeve dhe popujve qe vizitoi. Edhe sot e kesaj dite punimet e tij mbahen si pika reference per shume historiane dhe studjues. Chelebi shkruan keshtu rreth Beratit “Bazuar ne historianet latine, ishte themeluar nga (...) dhe kishte nderuar zoterues shume here deri ne vitin (...) kur gjate kohes se Sulltan Bajazit Khan, komandati suprem Gedik Ahmed Pasha e pushtoi ate nga shqiptaret, greket dhe venedikasit”. Celebi thote se Sulltan Bajaziti e sulmoi Belgrad-in, (Beratin e sotem), me nje force dhe mizori te tille sa qe: “edhe sot e kesaj dite, ne fushen e Myzeqese, mund te shihen grumbuj me kockat e infideleve” . Pershkrimi vazhdon: “Jashte mureve te keshtjelles se Beratit ndodhen 200 shtepi, te lena pas dore, me cati te mbuluara me qeramidhe, shumica e te cilave banohen nga greker infidele” . Berati “Ka 8 kisha, njera prej te cilave eshte shume e madhe dhe e mire-ndertuar” . Qellimi i vizites se Celebi ishte mbledhja e vullnetareve dhe ushtareve per ti derguar te shtypnin nje revolte ne Mani/Pelponez ne Greqi. Nje moment nga misioni i tij, ai e pershkruan si me poshte: “Perpara Osman Pashes, ne nje takim publik, une prezantova dekretet perandorake dhe letrat e derguara nga komandanti i pergjithshem, Ali Pasha. Gjithashtu une paraqita kokat e prera te banditeve nga Progonati, te cilat ne i kishim sjelle nga Tepelena”. Eshte urdher i Padishaut - bertiti Osman Pashai - pas leximit te dekreteve. Menjehere, ai nisi lajmetare ne te gjithe drejtuesit e Sanxhakut te Vlores t’ju bente atyre te ditur urdherin ne fjale. Ata duhet te pregatisnin ushtaret e tyre dhe te niseshin ne mbrojtje te Mani-t. Per prezantimin e kokave te prera mua me dhuruan nje kapele te zbukuruar me pende dhe me veshen me nje rrobe nderi” . Duke u mbeshtetur ne rrethanat e kohes, (shtypjen e revoltes ne Greqi), mendoj se kokat e prera ishin te infideleve(4) greke. Historianet thone se Progonati ka qene i banuar nga greke deri vone. Ne se dikush do te thote se kjo nuk eshte e vertete, atehere pyes: Perse nje popullate shqiptare do te quante vendin ku banonte me nje emer grek ? Progon rrjedh nga fjala greke ‘πρόγονος’ qe ne kete rast mund te interpretohet si te paret/para-ardhesit ose djale i adoptuar. Celebi shkruan keshtu rreth Elbasanit: “Bazuar ne kronikanet latine, ky qytet antik ishte themeluar nga Filip greku, zoteruesi i forteses se Kavales, gjate periudhes se Aleksandrit te Madh ” . Qyteti kishte rene perfundimisht ne kontrollin otoman kur Mehmed Bej, nje serb i kthyer ne myslyman, me ndihmen e otomaneve, vrau te vellane ndersa ky i fundit po flinte dhe keshtu mori drejtimin e zones. “Te gjithe greket dhe europianet (5) infidele qe ndodheshin ne qytet ishin shkuar ne shpate” . Ne kohen kur Celebi qendroi ne Elbasan, qyteti kishte: “18 lagje myslymane dhe 10 infidele; greke, shqiptare dhe latine (5) ” . Ndersa per gjuhet e perdorura ne qytet ai shkruan: “Te gjithe njerzit flasin shqip. Gjithashtu, shumica di turqisht ne nje nivel te mire. Ndersa klasa e edukuar myslymane mund te lexoje persishten. Greqishtja dhe frankishtja (5) perdoren nga tregetaret" . Celebia shkruan keshtu rreth Gjirokastres: "Ndertuesi i pare ishte djali i Filipit, nje nga mbreterit greke. Me vone ra ne duart e drejtuesve te ndryshem. Perfundimisht ne vitin (...) ju ishte mare rrebeleve shqiptare nga vete Shkelqesia e Tij, Sulltan Bajaziti II" . Nje e dhene interesante, Celebi shkruan: “Shume ndertesa ne Gjirokaster duket se jane ndertuar nga infidelet venedikas sepse ju mund te shihni gdhendje te portretit te Shen Markut, i cili eshte dhe simboli i Venecias” . Celebia shkruan keshtu per Durrsin: “Ne perputhje me shkrimet e historianeve latine, ishin greket qe ndertuan fortifikimin. Me vone ra ne duart e spanjolleve nga te cilet venedikasit e morren nepermjet nje manipulimi” . Halil Inalcik - Kopje e regjistrimeve otomane te vitit 1431-1432 Inalcik po e le te fundit por materialet e perpunuara prej tij jane nga me te rendesishmet ne studimin e historise se Arnavid/Shqiperise se viteve 1400. Eshte e tepert te ndalem me tej ne figuren e Halil Inalcik; ai ka vendosur disa standarte qe jane veshtire per tu arritur … Nga Inalcik do te shkepus vetem emrat e kishave, objekteve fetare dhe disa vendbanimeve. Ne regjistrimet otomane te provinces Arvanid, (Viti 1431/1432), shfaqen me shume kisha me emrin Ayo/Ayos/Aya(6) sesa kisha me emrin Şin(7). Ne total, shfaqen: 32 kisha “Ayo”, 3 manastire “Ayo” dhe 2 fshatra te qojtura Manastirice. 23 kisha “Şin”, asnje manastir “Şin”, dhe nje panair “Şin”. Ndarja gjeografike e zonave “Ayo” dhe “Şin”, pak a shume, eshte lumi Shkumbin. Megjithate ka emerime “Ayo” mbi Skumbin, si ne rastin e Vilajetit Pavlo Kurtik, ku regjistrohen kishat Ayos Nikola, Ayos Martin dhe 2 kisha Ayo Yorgi. Gjithashtu, ne kete vilajet regjistrohet dhe “panayir” Şin Marya, nje emerim ky plotesisht grek qe lidhet me festimet fetare. I njejti fenomen ndodh dhe ne Vilajetin Cartalos. Ndersa ne Vilajetin Klisura, (ne jug te vendit), regjistrohen 2 kisha te emeruara “Şin”. Ne kete pike dua te bej nje sqarim: Emerimet “Ayo” dhe “Şin” nuk duhen interpretuar si perkatesi etnike. Ajo qe une dua te them eshte se, ne pjesen me te madhe te Shqiperise te asaj kohe, Krishterimi erdhi dhe u institucionalizua qe nga Bizanti dhe pati ndikim te forte greko-bizantin. Per shembull, 600 vjet me pare fjala per kishe ishte “kilise”, nje ngjashmeri e madhe kjo me fjalen greke “eklisia” (εκκλησία) . Harta e meposhteme tregon vendosjen e kishave me emerimet “Ayo” and “Şin” ne vilajetet perkatese. Kjo eshte nje harte per qellime ilustrimi dhe shenjat e kishave (+), panaireve (P) dhe manastireve (M) jane vendosur ne pozicione te rendomta, thjesht per te dhene nje ide te pergjitheshme. Baza e hartes eshte punim i studjuesit Bogdan Popescu. Shtesat jane krijimet e mia. Informacion i detajuar rreth kishave te regjistruara ne provincen otomane Arvanid, jepet ne fund te shkrimit. Nga sa u permend me siper, ne hapesirat tokesore te Shqiperise se atehershme, pervec fiseve dhe farave shqiptare, jetonin dhe shume greke apo grupe popullatash te helenizuara. Ata nuk ishin kalimtare te rastit por ishin vendallinj prej shume shekujsh dhe ndertues te disa qendrave te rendesishme ekonomike, ushtarake dhe fetare. Bie fjala, ka emerime si Mikri-Vodice, Mega-Vodice, etj, qe jane emra te perbere greko-sllave. Per mendimin tim ky eshte nje tregues i egzistences te toponimeve greke perpara ardhjes se bullgareve/sllaveve ne zonat respektive. Duke u mbeshtetur ne materialet e kohes, une mendoj se dobesimi i Perandorise Bizantine i dha mundesi Vatikanit, dhe kishes katolike ne pergjithesi, te zevendesonte kishen orthodokse qe ishte duke leshuar terren. Ne kete periudhe kohore, qe une mendoj se filloi nga fundi i viteve 1200, kemi te bejme me fillimin e transformimit nga “Ayo” ne “Şin”. Pervec ketij ndryshimi gjuhesor, presioni dhe lufterat e shpeshta te kryqetareve katolike, shkaktuan nje largim te shqiptareve orthodokso-bizantine dhe te popullatave te tjera, perfshi dhe greket qe jetonin ne jug te Shkumbinit, ne drejtim te zonave me te qeta. Me vone, pushtimi otoman eleminoi nje pjese te mire te 'infideleve' shqiptare, greke, vlleher dhe sllave qe vazhdonin te jetonin ne jug te vendit. Kjo duket qarte ne se krahasohen emrat e vendbanimeve te regjistruara ne vitin 1430 me ato qe egzistojne sot. Per te mbeshtetur kete teori, po sjell nje shembull. Ne defterin otoman te regjistrimit te popullates ne vitin 1431/32 tregohet nje fshat, ne Vilajetin e Kanines, qe quhej Aspro-kilisa, (ne greqisht perkthehet ‘Kisha e bardhe’). 239 vite me vone, kur Celebi udheton ne ate zone ai shkruan: “... duke kaluar neper Xhyherina dhe Qishbardha dhe fshatrave te tjere te begate arritem … ne keshtjellen e larte dhe te pashoqe te Kanines” . (Shenimi im. Mbase dhe fshati Xhyherina eshte nje emertim grek: Kserina - qe do te thote toke e thate). Pra, fshatit i ishte ndryshuar emri nga Aspro-kilisa ne Qishbardha. Mundesia me e madhe eshte qe dhe popullata te kishte pesuar te njejtin fat. Kush ka pare ndonje rast tjeter ku vendasit te ndryshojne emrin e fshatit te tyre thjesht per mode ? ***** Si konkluzion, do te thesha se helenizmi ka qene dhe mbetet nje pjese shume e rendesishme e historise se Shqiperise, vecanarisht te pjeses jugore te saj. Per ata qe mendojne ndryshe kam nje sugjerim; Fantazoni per nje moment guidat turistike pa emrat e njohur te mbetjeve arkeologjike te qyteteve antike greke. Imagjinoni sikur ato pak kisha te vjetra, qe vazhdojne te egzistojne, te mos kishin shkrime dhe ikonostase greko-bizantine. C’fare tjeter do t’ju tregohej vizitoreve te huaj ? Perrallat iliro-pellazge te shkojtura ne greqishten e vjeter ? ***** Kishat me emerim "Ayo", te regjistruara ne rekordet ne fjale ishin: Aya-Nikola, ne Vilajetin Iskarpar / Skrapar. Ayo-Andre, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise. Ayos-Aleksandros, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem. Ayo-llini, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayo-Laşteni, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayos-Martin, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Ayos-Mertini, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayo-Nikola, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster. Ayos-Nikola, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Ayo-Panaya, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayo-Panaya, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Aya-Priskivi, ne Vilajetin Argirikasri / Gjinokaster. Aya-Priskivi, ne Vilajetin Belgrad / Berat. Aya-Priskivi, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem. Ayo-Peterliç, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise. Ayo-Risile, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise. Ayo-Ulas, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Belgrad / Berat Ayo-Yorgi, ne Sopot / Zona afer Himares. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Ayos-Yorgi, ne Muzakiye / Myzeqe. Ayo Zanika, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme. Kishat me emerim “Şin” ishin: Şin-Gergi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Gergi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Gergi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Gergi, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Gergi, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Gergi, ne Ahkale - Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Gini, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Gön, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Istefan, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Korena, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Mariye, ne Vilajetin Klisura / Kelcyra e sotme. Şin-Marya, panayır ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Maıya, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem. Şin-Meri, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Nikola, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Nikola, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem. Şin-Nikola, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Nikola, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Petri, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi. Şin-Todor, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Todor, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Todor, ne Vilajetin Klisura / Kelcyra e sotme. Şin-Tomi, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme. Şin-Ulaş, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem. Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- Edmund Spencer - udhetar britanik i shekullit te 19-te. Libri i tij quhet: “Travels in European Turkey, in 1850, through Bosnia, Servia, Bulgaria, Macedonia, Thrace, Albania, and Epirus, with a visit to Greece and the Ionian Isles” - London 1851. 2- Evliya Chelebi - udhetari otoman i shekullit te 17-te. Referencat jane mare nga: http://www.albanianhistory.net/ (Vizituar ne date: Maj 29, 2021) 3- Halil Inalcik - historian turk i kalibrit boteror. Libri me titull: Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid. 4- Infidel - ne kete rast ka kuptimin e atyre qe nuk besojne ne fene islame. 5- Mundesia me e madhe eshte qe Celebi te beje fjale per sllave dhe jo latine apo europiano-perendimore. 6- "Ayo" vjen nga fjala greke Άγιος . Ne shqip Agjios qe do te thote Shenjtor. 7- "Şin", ne shqipen e sotme Shin apo Shen, rrjedh nga fjala latine Sanctus qe do te thote Shenjtor. Maj, 2021
- Prifti Ballamaci, rumun apo shqiptar ? | Mendime
Prifti Harallamb Ballamci, ishte ai shqiptar apo rumun ? Cila eshte historia e tij e pathene ? Prifti Ballamaci, rumun apo shqiptar ? Ne nje fragment te librit “The Greek Revolution, 1821 and the Making of Modern Europe”, te historianit Mark Mazower, thuhet se ne fillim te viteve 1780, trupat otomane vrane te jatin e Kolokotronit; zune dhe shiten si skllever dy vllezer te tij, gjithashtu dhe nje moter. Kolokotroni arriti ti “blinte” mbrapa dhe lironte vllezerit, por ai nuk mundi te bente te njejten gje me motren e tij te vogel. Ajo ishte shitur diku ne Shqiperine jugore, ishte konvertuar ne myslymane dhe martuar me nje imam. Njezet e ca vite me vone, Kolokrotoni shkoi ta takonte ate. Mes permallimit dhe loteve, ata nuk arriten te merreshin vesh plotesisht me njeri-tjetrin sepse e motra e kishte harruar greqishten … Ka disa hipoteza rreth perkatesise etnike te Kolokotronit. Mundesia me e madhe eshte qe ai te kishte qene vllaho-grek; ketij varianti i mbahem dhe une. Zgjodha pikerisht kete figure te degjuar te Revolucionit Grek per te shprehur mendimin tim rreth nderthurrjes etnike dhe perpjekjeve te popullatave vllehe per ta vendosur veten e tyre brenda shteteve nacionale ballkanike qe filluan te krijohen ne shekullin e 19-te. Si ne rastin e Greqise, ashtu dhe ne ate te Shqiperise, vlleherit luajten nje rol percaktues ne levizjet shtetformuese te vendeve ne fjale. Dihet boterisht qe disa nga personalitetet me te degjuara qe ndihmuan ne themelimin dhe ndertimin e shtetit modern Grek ishin vlleher qe e konsideronin veten me "helene se helenet" … Permeteper, ata sakrifikuan pasurite, bile dhe jeten e tyre, per krijimin e Greqise. Nga ana tjeter, eshte fakt i njohur qe midis grupeve ballkaniko-vllahe kishte pozicione diametralisht te kunderta. Per thjeshtesi mund te thuhet se vija ndarese ishte “Helenizmi”. Disa grupe ishin pro-helenike apo helenizuar prej shekujsh, ndersa disa anti-helenike. Aq te medha ishin kontraditat sa disa here ato u kthyen ne konflikte te nxehta midis grupeve respektive. Ne harten e meposhtme jepet nje ide e pergjitheshme dhe e perafert e zonave ku vlleherit kane patur prezence te konsiderueshme. Ne kete shkrim do te ndalem ne disa grupe/persona vllehe qe luftuan kunder ndikimit grek ne Shqiperi. Kush ishin karekteristikat e ketyre grupimeve ? Kush i stimuloi dhe mbeshteti ata ? Historia eshte shume e gjate dhe e kompikuar. Perpjekjet per krijimin e nje shteti Latino-Katoliko-Vllah ne Balkan jane te vjetra dhe e kane zanafillen qe perpara krijimit te vete Rumanise. Perandori i Frances, Napoleoni i 3-te, u perpoq per realizimin e ketij projekti por perpjekjet serioze nisen diku rreth viteve 1870 kur Perandoria Austriake dhe Mbreteria Rumune filluan sponsorizimin e levizjeve per krijimin e zonave te influencave perkatese ne haperirat ballkanike te Perandorise Otomane e cila kishte mare te tatepjeten. Ishte pikerisht Rumania ajo qe investoi masivisht ne krijimin e idese se rumunet dhe vlleherit ishin i njejti popull dhe i perkisnin te njejtes origjine. Mbreteria Rumune shpenzoi shuma te medha per hapjen e shkollave dhe ndertimin e kishave ne disa zona ku banonin vlleher. Pervec ndihmes ekonomike, ajo ju dha bursa studimi shume femijeve te cilet pas “Romanizimit” u kthyhen nga “Vlleher” ne “Arumune” dhe filluan ta konsideronin veten te “Europianizuar” ne krahasim me bashkefshataret e tyre qe vazhduan jeten rurale dhe mbeten “Cobenj te pagdhendur qe binin ere”. Pikerisht keta njerez, tashme te edukuar dhe te fuqishem ekonomikisht, u bene pararoja e politikave rumune, kryesisht ne zonat e Korces dhe rrethinat e saj. Qellimi i tyre final ishte marrja e pushtetit politiko-ekonomik ne shtetin e ri shqiptar qe Austo-Hungaria dhe Rumania do te krijonin ne Ballkan pas largimit te Perandorise Otomane. Pak a shume, ideja e Mbreterise Rumune ishte krijimi i nje shteti te perbashket Shqiptaro-Vllah ku “Arumunet” do te zinin role kyce ne drejtimin e vendit dhe do te mbronin interesat rumune ne rajon. Ne te njejten kohe vllehrit e romanizuar shihnin ne kete projekt nje mundesi dhe moment te arte per tu kthyer ne nje klase drejtuese politike dhe ekonomike. Nga ana tjeter, “Cobenjte” e shihnin veten e tyre te lidhur me fatin e Greqise dhe e kishin kuptuar qe ndarja me kufi shteteror nga hapesirat tokesore dhe popullatat qe ata kishin lidhje per shekuj te tere do te conte ne rrenim ekonomik dhe eleminim etnik. Historikisht dhe masivisht, vllehrit e kishin konsideruar veten helene, mbeshtetes te palekundur te Orthodoksise me lidhje te vjetra me strukturat me te larta te Kishes Greke ne Kostandinopoje/Stamboll. Rasti me spikates eshte ai i Voskopojes/Moskopolit. Natyrisht qe kushtet e reja, te krijuara ne fund te shekullit te 19-te dhe fillim te shekullit te 20-te, do te conin ne lindjen e kontraditave madhore midis “Arumuneve” dhe “Cobenjve”. Historiografia Shqiptare e thjeshteson situaten e nderlikuar ballakanike te asaj periudhe kohore dhe e kthen ate ne nje antagonizem shqiptaro-grek. Historianet shqiptare nuk permendin fare perplasjet midis vlleheheve te orjentimeve te ndryshme; atyre pro-shqiptare, pro-greke, pro-rumune, pro-bullgare, etj, por i trajtojne ato thjesht si probleme shqiptaro-greke. Duke lene menjeane nje histori shume dimensionale, do te perqendrohem vetem ne 2-3 raste te “Arumuneve” te zonave te Korces dhe kryesisht familjes Ballamaci. Varianti zyrtar thote se prifti Haralamb Ballamaci ishte vllaho-shqiptar dhe se ate, (se bashku me vellane e tij dhe disa persona te tjere), e vrane andartet greke me urdher te kishes sepse po perhapte gjuhen shqipe ... Po e eleminoj variantin e vrasjes se tij nga vllaho-greket si nje lufte te brendeshme midis tyre dhe po bie dakord me versionin me anti-grek qe mund te fantazoje dikush. Per hir te diskutimit, po bashkohem me ata qe thone se Haralamb Ballamaci dhe pasuesit e tij ishin patriote te zjarrte shqiptare. Por si e deklaronin veten ata; shqiptare apo rumune ? C’fare thone dokumentat e kohes ? Perpara se t’ju pergjigjem ketyre pyetjeve po kthem ne javen e pare te Marsit te vitit 1913; pikerisht ne Kongresin e Triestes dhe deklaraten perfundimtare te tij. Ky dokument i cileson vlleherit si nje popullate jo-shqiptare dhe ju bente thirrje, bile dhe atyre qe jetonin rreth e rrotull, (rreth t’Shqypenies), ti bashkoheshin Principates Shqiptare qe ishte ne krijim e siper. Ne emer te vlleherve qe perkrahnin idene e shtetit te perbashket, kongresin e pershendeti prifti Foti Ballamaci. Nje kopje e dokumentit paraqitet me poshte ne dy gjuhe, shqip dhe italisht. Baroni hungarez Franc Nopsca, qe ishte kandidat per fronin e Principates Shqiptare, shkruan se krijuesi i deklarates ishte ai vete dhe tekstin ja diktoi Faik Konices i cili e shkrojti me doren e tij dhe ja u dergoi Fuqive te Medha dhe kancelarive te tjera europiane. Kush ishin personat qe perfaqsuan vlleherit ne kete ngjarje historike ? Pervec Foti Ballamacit, do te vecoja keta emra: Pandeli Evangjeli, Dhimiter Ilo, Epaminonda Ballamaci. Te gjithe keta persona kishin te perbashket emigrimin ne Rumani, edukimin dhe karieren profesionale/politike/ekonomike ne ate vend. Le te rikthehemi ne Mars te vitit 1914. Ne ambjentet zyrtare dhe opinionin rumun te asaj kohe, vdekja e Harallamb Ballamacit u pershkrua si vrasja e nje prifti patriot rumun, nje vrasje kjo e nxitur nga Mitropoliti Germanos. Shtypi rumun e quante Harallamb Ballamacin “Hero i Kombit Rumun”, (Erou al Neamului Romanesc), dhe natyrisht qe nuk e konsideronte ate aspak shqiptar. Kjo eshte propogande rumune; Ballamaci ishte shqiptar - do te thote dikush. Ne te vertete, dokumentat e kohes tregojne se shume persona qe mbanin mbiemrin Ballamaci e deklaronin veten rumune dhe jo shqiptare. Kjo duket fare qarte ne formularet e emigrimit amerikan ku aplikantet deklaronin perkatesine e tyre etnike. Duke kerkuar neper arkiva elektronike kam seleksionuar shume materiale ku persona me mbiemer Ballamaci, Teja, Ciacu, Nastu, Pipa, Pitu, Face, Karabina, Karameta, Xhambazi, Koti, Cipi, etj, e deklarojne veten "Rumune". Me poshte paraqiten disa shembuj. Vlen per tu permendur se qyteti i Korces dhe fshati Plase kishte numrin me te madh te personave te vete-deklaruar "Rumune". Me poshte jepen disa shembuj. Duke e mbyllur me rastin Ballamaci. Mendoj se tentativa qe Harallamb Ballamaci beri per "Romanizimin" e kishes Greko-Orthodokse qe vllehrit e kishin ndjekur tradicionalisht prej shekujsh coi ne nje lufte te "brendeshme civile". Behet fjale per momente decizive te historise ballkanike ku ndryshimi i liturgjise kishtare nga greqisht ne rumanisht konsiderohej si nje sulm kunder vete egzistences te nje pjese te madhe te popullatave vllahe ne territoret shqiptaro-greke. Sido qe te kete qene, c'fare ne shohim ne realitetin e sotem eshte qe Harallamb Ballamaci konsiderohet si pjese e historise rumune dhe kjo nuk eshte per tu cuditur; Sa ishte gjalle ai e konsideronte veten rumun. Ne fund te fundit ky ka qene dhe mbetet Ballkani; nje perzjerje popujsh, etnish, besimesh ... dhe problemesh. Me poshte tregohet busti i Priftit Ballamaci i ngritur ne Korce ne Maj te vitit 2021. Shperthimi i Luftes se Pare Boterore coi ne pushtimin e Shqiperise nga disa ushtri nderluftuese dhe ndikimi rumun u zhduk. Vendin e tij e zune 2 ndikime me te fuqishme, ai italian ne zonat jugore dhe ai francez ne zonat e Korces, por kjo nuk eshte tema e ketij shkrimi. Megjithate duhet permendur se italianet u perpoqen te perdornin karten vllahe per zgjerimin e ndikimit te tyre ne disa zona ballkanike. Pas viteve 1920, krijimi i shtetit shqiptar krijoi mundesi per ri-aktivizimin e disa personave qe ne te kaluaren ishin ingranuar ne projektin e krijimit te nje shteti te perbashket shqiptaro-vllah. Nje nga figurat me spikatese ishte Pandeli J. Evangjeli, nje politikan kariere qe mbajti per shume vite poste te rendesishme qeveritare. Ai dhe grupi i tij nuk hoqen dore nga ideja e pranise dhe ndikimit rumun ne Shqiperi. Gazeta "Shqiptari i Amerikes" qe shtypej ne Korce nga Dhori Koti, (Kjo gazete ishte dege e organizates "Vatra" te Amerikes), ne daten 21 Korrik, 1923 shkruan se Evangjeli do ti afroje fronin e Mbreterise Shqiptare nje princi rumun. Si konkluzion, mendoj se cilado ishte arsyeja qe coi ne vrasjen e vllezerve Ballamaci dhe personave te tjere, ajo duhet denuar. Nga ana tjeter, seleksionimi tendencioz i fakteve, injorimi i kushteve kohore dhe deformimi i realitetit historik eshte po aq i demshem, sidomos kur perdoret per "tru-shpelarjen" e masave ... Ndersa insistohet me te madhe ne historine e andarteve vrases greke, harrohet te thuhet se ne kohen e Ballamacit njerzit nuk kishin frike te deklaronin perkatesine e tyre etnike, qofte kjo vllahe, arumune, greke, bullgare, etj. Ne ate kohe, keto grupe popullatash hapnin shkollat e tyre dhe flisnin pa ndrojtje gjuhen amtare. Ishte pikerisht Shteti Shqiptar qe ne kohe rekord asimiloi jo vetem "etnite e gabuara" per dhe ato "aleate" si rasti i "vlleherve-arumune". Sa pasardhes te familjeve te permendura me heret ne kete shkrim flasin dhe perdorin gjuhen arumune apo vllahe si gjuhe amtare ? Ka dikush ndonje ide ? Prill, 2022
- Andarti Grek dhe Mercenari Shqiptar | Mendime
Andaretet Greke ne Shqiperi dhe mercenaret Shqiptare ne Greqi. Si historia perseritet. Andartet Greke dhe Mercenaret Shqiptare Andartet Greke ! Vraponi te shpetoni koken ! Nje thirrje nga e kaluara qe vazhdon te krijoje panik dhe sot e kesaj dite. Ka me shume se 100 vjet qe "Andarti" i fundit Grek u largua nga toka Shqiptare. Per disa dekada kjo figure e frikeshme sikur u harrua. Per cudi, kohet e fundi ky person i tmershem, ky kriminel i pashpirt qe "cante barkun e nenes dhe nxirte foshnjat jashte", ka pushtuar mediat dhe rrjetet sociale si kurre me pare. Bile dhe disa VIP-a kane nxituar te thone se andartet Greke kane vrare apo bere zarar te madh ne familjen dhe fshatin e para-ardhesve te tyre. Ajo qe eshte per tu shqetesuar me shume eshte njeanshmeria, fshirja dhe manipulimi i historise qe ka arritur ne absurditet. Historiografia Shqiptare ka memorje te shkurter, shume te shkurter. Ne nje pjese te mire te Shqiptareve eshte krijuar ideja se pa pritur dhe pa kujtuar, aty nga viti 1913 erdhi nje "lume me andarte" dhe ata filluan te vrasin ke gjenin perpara. Shkeputja e ketyre fenomeneve te dhuneshme nga realiteti kohor i nje shekulli me pare dhe pershkrimi i tyre si fenomene bashkekohore eshte nje veprim i gabuar dhe i denueshem. Marrja e te shkuares dhe paraqitja e saj si nje problem aktual eshte nje ceshtje qe duhet te shqetsojne njerzit normale dhe vecanarisht inteligjencen dhe klasen politike Shqiptare. Paraqitja e Shqiptareve si "engjej" dhe fqinjeve si "djaj" duhet te marre fund. E ardhmja eshte perpara dhe jo mbrapa. Por le ti kthehemi perseri "Andarteve". ***** Po e pranoj versionin e "Andartit barbar". Bile po shtoj dhe ato qe une di. Nje pjese e grupit te perkufizuar "Andartet Greke" vertet kane vrare dhe kryer krime ne disa zona te Shqiperise se Jugut ose Vorio Epirit. Kete une e di mire sepse gjyshi im me ka treguar ato qe kishte pare dhe i ishin ngujitur me kujtese. Ai ishte lindur dhe rritur ne nje familje te Helenizuar prej shekujsh dhe ishte Grek ne kuptimin me te plote te fjales. Me vone, gjate sitemit totalitaro-komunist ai, si dhe shume te tjere, ishte persekutuar padrejtesisht. Megjthate, ai e quante krimin, krim; nga cilado pale qe vinte. Me kujtohet fare mire se gjyshi im kujtonte "Gjiritllinjte" si grupin me te ashper dhe me ekstrem midis trupave te parregullta Greke. Por kush ishin "Gjiritllinjte" te veshur me cizme dhe gjunjet jashte ne mes te dimrit ? Kush ishin keta njerez qe te "kallnin daten" ? Gjiritllinjte ishin vullnetare nga ishulli i Kretes qe erdhen ne Shqiperi me qellim kryesor: Hakmarrje ! Nga Kreta ne Kolonje per hakmarrje do te pyese dikush ? Po i nderuar lexues; per hakmarrje ! Historianet Shqiptare dhe sistemet politike Shqiptare nuk kane permendur as edhe nje here te verteten historike rreth mercenareve Shqiptare qe kane vjedhur, djegur, shkateruar, skllaveruar dhe vrare anembane hapesirave te kontrolluara nga Perandoria Otomane. Ushtria e rregullt Turke kishte disa standarte dhe i shmangej kryerjes se krimeve te hapura dhe masive mbi popullatat e pambrojtura. Per "sektorin e terrorit" Otomanet punesonin mercenare para-ushtarake. Ne kete fushe, Shqiptare ishin kampione. Per te eleminuar cdo njeanshmeri une ju shmanga burimeve Shqiptare dhe Greke te informacionit dhe vendosa ti referohem vetem materialeve nga pale te treta. Per te treguar sa i perhapur ishte fenomeni i mercenarise nder shqiptare po e filloj me te njohurin Johann Georg von Hahn dhe punimin e tij te degjuar "Studime Shqiptare". Keshtu i pershkruan ai shtresat e popullsise Shqiptare: "Popullata paqedashese qe merrej me se shumti me bujqesi jetonte ne nje mizerje te papershkrueshme. Shumica e popullates qe ishte e afte ne perdorimin e armeve jetonte jashte vendit dhe formonte berthamen e formacioneve ushtarake te cilat drejtues te ndryshem te provincave te Perandorise Turke i mbanin ne sherbim te tyre. Kjo ndodhte ne rastet kur Perandoria vazhdonte te kombinonte civilet dhe ushtaret e regullt ne te njejtat struktura ushtarake. Ne vendet e Afrikes Veriore, ne Kairo, Meka, Bagdad dhe Erzurum, apo ne Bukuresht, Beograd dhe Tripolica, i ashtuqojturi Arnaut ishte nje fenomen sa i mirenjohur aq dhe i frikshem. Kjo sepse asnje luftetar tjeter nuk shtypi popullaten qe i ishte caktuar te mbante nen kontroll me nje ashpersi dhe padrejtesi te tille sic e bente Arnauti. Pas nje periudhe kohe, te shkurter apo te gjate, ai kthehej ne vendlindje duke mbajtur rreth mezit te tij breza te mbushura me para dhe fillonte te hante frutat e konflikteve te dhuneshme qe ai kishte krijuar" (1). Mercenaret Shqiptare ishin marre ne pune nga Otomanet dhe kishin qene prezente ne Krete per shume vite. Ka rekorde te detajuara per aktivitetet e tyre duke filluar qe nga mesi i viteve 1700. Mercenaret Shqiptare te vendosur ne Krete dergoheshin dhe ne vende te tjera kur kishte revolta apo pakenaqesira qe Otomanet deshin ti shtypnin apo vinin nen kontroll. Po i referohem nje materiali te mevonshem dhe plotesisht te besueshem. Behet fjale per nje diskutim ne Parlamentin Britanik. George John Douglas Campbell, Duke of Argyll (Duka e Argyll) ne fjalimin e tij te mbajtur ne nje seance parlamentare qe trajtonte rebelimin e vitit 1866 ne ishullin e Kretes permend Shqiptaret si nje force para-ushtarake qe kryente krime dhe krijonte probleme ne ishull. Nga fjalimi i tij po shkeput disa paragrafe; i pari ben fjale per mercenaret Shqiptare qe Otomanet do te shpinin ne Krete ku ne ate kohe kishin stacionuar edhe disa mijera mercenare te tjere Shqiptare. Ai thote: "Me 9-te Tetor, Qeveria e Shkelqesise se Saj degjoi qe 1,200 mercenare te tjere Shqiptare do te merreshin ne pune nga qeveria Turke dhe do te liheshin te lire te benin c'te donin me popullaten Kristiane te Kretes" (2). Ne paragrafin e dyte ai shpreh shqetesimin e tij bazuar ne informacionet qe kishte nga ishulli: "Raportet qe une kam permendur tregojne qarte qe Bashi-Bozuket Circasiane dhe Shqiptare ishin lene te lire te vepronin pa kufizim mbi popullaten Kristiane te Kretes. Ka prova te besuesheshme nga vezhgues okulare qe pohojne se ata kishin zakonin e vrasjes te personave te plagosur, te grave dhe femijeve" (3). Ne paragrafin e trete paraqitet nje nga argumentimet perfundimtare te Dukes: "Une mendoj se eshte dicka e pa-tolerueshme qe Kristianet e Lindjes, nen pretekstin e neutraliteteit, te lihen qe te vriten nga Bashi-Bozuket dhe Shqiptaret" (4). ***** Mercenaret Shqiptare punesoheshin kudo ku dilte paraja ! Bie fjala ne Afriken Veriore, ne gadishullin Arabik apo Lindjen e Mesme. Moshe Ma'oz ne studimin e tij me titull "Komunitetet etnike muslymane ne Siri dhe Palestine ne shekullin e 19-te dhe tendencat e konfliktit dhe integrimit", shkruan: "Trupat e kembesoreve para-ushtarake te Arnauteve (Shqiptareve) perbeheshin nga mercenare profesionaliste te cilet periodikisht mereshin ne pune nga pashallare te ndryshem Siriane gjate periudhave te trazuara dhe revoltave. Keshtu, trupat Shqiptare, here pas here, ishin punesuar nga guvernatoret Otomane te Damaskut dhe Sidonit per te permbushur detyra te ndryshme ushtarake gjate fundit te shekullit te 18-te dhe dekadat e para te shekullit te 19-te. Gjate mezit te viteve 1830 ushtare Shqiptare ishin sjelle nga Kreta dhe ishin vene ne sherbim te guvernatorit Egjyptian Ibrahim Pasha per te shtypur nje rebelim Druz ne Horan. Ne fillim te viteve 1840, kur Otomanet rimorren nen kontroll Sirine dhe Palestinen, mercenaret Shqiptare kontribuan ne rivendosjen e autoritetit Otoman ne keto zona. Dhe gjate luftes ne Krime, kur trupat e rregullta Otomane ishin derguar nga Siria ne fushat e betejes, trupa Shqiptare ishin punesuar qe te mbushnin boshllekun e krijuar. Mercenaret Shqiptare ishin te famshem per kompetence dhe permbushje te detyrave, por ata ishin gjithashtu famekeqe per mungesen e disiplines dhe sjelljen e dhuneshme. Ata kryen akte violente dhe krime kunder popullates Siriane, dhe shpesh here u perplasen me grupe te tjera para-ushtarake qe vepronin ne zone" (5). Nje historian tjeter, Afaf Lutfi Al-Sayyid Marsot, ne librin e tij "Egjypti nen kontrollin e Muhammad Ali" citon studiuesin Egjyptian Al-Jabarti kur shkruan per karakterin e mercenareve Shqiptare: "... askush nuk mund te thote cfare besimi kane ata, ose cfare sekti apo rregulli. Gjeja me e kollajte qe ata mund te bejne eshte vrasja, rembimi i pasurive te njerezve te tjere dhe mos-respektimi i komandanteve dhe gjeneraleve ... " (6). Ne kete pikture te famshme te Jean-Léon Gérôme, te vitit 1857, me titull "Rekrutet Egjyptiane duke kaluar shkretetiren" tregohen mercenaret Shqiptare si prijes te ketyre ekspeditave. C'kerkonin Shqiptaret shkretetirave te Afrikes, pervec "parase" ? Po prangat prej druri ne duart e roberve qe detyroheshin me force te luftonin per Sulltanin, a i shikon dikush ? Peloponezin po e le per ne fund. Kete per arsye se kjo pjese e Greqise ka pare disa nga krimet me masive qe kane ndodhur ne historine e Ballkanit. Ne Peleponez jane perplasur Greke, Turq, Shqiptare dhe shume fara te tjera, por per te mos dale nga tema po permend vetem bemat e mercenareve Shqiptare. Ne librin e tij James Emerson Tennent, te titulluar Historia e Greqise Moderne, (Botuar ne Londer ne vitin 1830), e pershkruan keshtu situaten mbas shtypjes se Revoltes Orlov(7) ne Peleponez: "Pasi debuan Ruset, keta njerez anti-ligj, me preteksin qe nuk ishin paguar per sherbimet e afruara, vendosen te "kompesoheshin" sipas menyres se tyre. Nje pjese, ajo qe ishte me sentimentale, u rikthye ne vendlindje e ngarkuar me mallara te bastisura ne gadishull. Ata qe mbeten, te terhequr nga bukuria e vendit, u vendosen ne mes te tokave dhe shtepive te Grekeve te deshperuar. Pasi kishin shtyre keta te fundit ne varferi ekstreme, Shqiptaret sulmuan banoret Turq me te njejtin agresivitet grabites. Keshtu qe gjate pak vitesh, Peleponezi kishte katandisur ne nje te pesten e popullates se mepareshme. Prodhimi industrial, bujqesia dhe tregetia ishin shkateruar totalisht nga epshet barbare te Shqiptareve" (8). David Brewer ne librin e tij me titull "Greqia, shekujt e fshehur: Kontrolli Turk qe nga renia e Kostandinopojes deri ne pavaresine Greke" jep nje pershkrim te ngjashem rreth "trimerive" te banditeve Shqiptare. Ai shkruan se Shqiptaret niseshin n ga baza e tyre ne qytetin e Tripolit, dhe bastisnin pothuajse te gjithe Peleponezin. Nje kronike, e cituar nga David Brewer, thote; "Shqiptaret nuk vinin si njerez, por si nje bishe e terbuar ose si nje zjarr, dhe mendja e njeriut nuk mund te llogarite nivelin e gjakderdhjes dhe skllaverise qe ata i shkaktuan te Krishtereve te deshperuar te Morese . Skllaverimi me te vertete ishte i permasave te medha. Urdheri per ndalimin e skllaverimit te njerezve qe Sulltani kishte leshuar, duket qarte qe ishte injoruar. Nje rekord thote se gjate 9 viteve te shkaterimeve Shqiptare rreth 20,000 Greke ishin kapur dhe shitur si skllever ne tregjet Algjeriane apo ishin blere nga Turq ne pjese te tjera te Greqise" (9). Me poshte Brewer vazhdon te pershkruaje se si Otomanet vendosen te ndalonin masakrat dhe vjedhjet e Shqiptareve ne Peleponez dhe ne vitin 1779 derguan nje force ushtarake prej 2,000 trupash te merrnin ne kontroll situaten. Komandanti i trupave, Kapitan Pasha, i nxiti vendasit, qofshin keta Greke, Turq, Shqiptare, apo etni te tjera, te merrnin hak. "Ne ju urdherojme ju te vrisni pa frike te gjithe keqberesit Shqiptare. Te gjitha pronat qe ata zoterojne jane tuajat. Vetem na sillni kokat e tyre. C'faredo qe te beni eshte falur. Mos kini meshire" . Rasti i Ersekes Sic e permenda me lart, Greket pushtuan dhe kryen krime ne tokat ne te cilat do te krijohej Shteti Shqiptar. Ata hyne dhe ne zonat e Ersekes dhe lane te njejtat pasoja si dhe ne territoret e tjera. Por besueshmeria e variantit Shqiptar ulet shume kur shumfishon dhe zmadhon numrin e viktimave dhe demeve te krijuara nga forcat Greke apo "Vorio Epirote". Per shembull, ne censusin e fundit te Perandorise Otomane, numri total i popullates se rregjistruar ne kazane e Kolonjes ishte 20,884 persona. Ne kete numur jane perfshire dhe fshatra qe ishin jashte teritorit qe shfaqen ne harten "KOLONJA ME 1914" Per te bere disa kalkulime te thjeshta dhe per te qene sa me afer variantit me ekstrem te pretendimit te historianeve shqiptare po marr te dhenat e rregjistrimit te vitit 1989 qe thone se Kolonja kishte 24,781 banore. Pra, po konsideroj qe Kolonja e vitit 1913 kishte te njejten popullsi me ate te vitit 1989. Nje material nga muzeumi i qytetit te Ersekes thote se ne vitin 1914 forcat "Vorio Epirote" vrane 7,144 persona. Kjo do te thote qe "Vorio Epiriotet" shkaktuan vdekjen e 28.8% te popullates se Kolonjes. Bazuar ne po kete harte del se "Vorio Epirotet" dogjen plotesisht 57 fshatra. Kjo eshte e pamundur. Erseka nuk ka patur kurre kaq shume fshatra. Harta thote se u dogjen 1451 shtepi. Ne se konsideroj qe secila shtepi kishte 8 persona, nje numur normal per ate kohe, duke e shumezuar me numrin e shtepive te djegura 1451 del se u vrane dhe mbeten te pa-strehe 11,608 persona ose 46.8% e popullates. Keto jane numra te egzagjeruara ne ekstrem ! Per te dhene nje ide; Gjermania humbi gjate luftes se Dyte Boterore rreth 12% te popullates se saj. Une e kuptoj dhe ndjej shume mire dhimbjen dhe vuajtjen e njerzeve te qete dhe paqesore qe dikush vjen dhe ju prish "folene" te ndertuar me aq mund; qe i plackit, perdhunon dhe vret pa me te voglin hezitim. Personalisht, jam kategorikisht kunder perdorimit te dhunes, ne cdo lloj forme qofte dhe nga cilado pale ushtrohet ajo. Pa dashur te marr aspak ne mbrojtje "Andartet Greke", dua te pyes "nacionalistet dhe patriotet" Shqiptare; Cdo ti thoshit nje gruaje te re nga Peleponezi qe i vrane bashkeshortin dhe ate bashke me femijet e saj i shiten si sklever shkretetirave te Afrikes Veriore ? Po nje fshatari ne Krete qe mbronte token dhe familjen e tij ? Perse injoroni dhimbjen e dikujt tjeter dhe pretendoni se dhimbja juaj eshte me e madhe ? ***** Shenime rreth materialeve te perdorura ne kete shkrim 1- Johann Georg von Hahn - Albanesische Studien, Volume 2, Botim i vitit 1854, Faqe 62-63 2- Duke of Argyll -Speech on the conduct of the Foreign Office during the insurrection in Crete in 1867, Faqe 13 3- Duke of Argyll -Speech on the conduct of the Foreign Office during the insurrection in Crete in 1867, Faqe 25 4- Duke of Argyll -Speech on the conduct of the Foreign Office during the insurrection in Crete in 1867, Faqe 29 5- Asian and African Studies: Vol. 19, No. 3, Faqe 285 6- Afaf Lutfi Al-Sayyid Marsot - Egypt in the Reign of Muhammad Ali, Faqe 32 7- Revolta Orlov - nje kryengritje qe shpertheu ne Peleponez ne vitin 1770. Ajo u ndihmua nga Ruset dhe mori emrin e Admiralit Rus Orlov 8- James Emerson Tennent - The history of modern Greece from its conquest by Romans B.C. 146 to the present time, Faqe 376 9- David Brewer - Greece, the Hidden Centuries: Turkish Rule from the Fall of Constantinople to Greek Independence, Faqe 192 Perpunuar per here te fundit ne Qershor, 2021
- Mes Pellazgeve dhe Indo-Europianeve | Mendime
Pellazget, kush ishin ata ? Padyshim qe ata ishin para-ardhesit e Shqiptareve - do te thote dikush. E drejta e tij te mendoje dhe besoje ne kete hipoteze; pormes c'thone ata qe kane shpenzuar jeten e tyre mes librave dhe kerkimeve shkencore ? Iliro-Pellazget apo Pellazgo-Iliret ? Po te kesh zakonin e kruajtjes se kokes sa here qe nuk kupton dicka, atehere ne se degjon Znj. Kocaqi, (apo simpatizantet e saj), do te mbetesh tullac shume shpejt. Teorite e saj "mbare Shqiptare" jane aq larg te vertetave historike sa qe e nxjerrin ate nga hapesira shkencore dhe e pozicionojne si nje aktiviste ne fushen e folklorit nacionalisto-idiotesk, qe duhet thene se eshte nje fenomen i njohur Ballkanik. E vecanta e ekstremisteve Shqiptare qendron ne pretendimet e tyre pa kufi. Ne se Greket e lidhin historine e tyre me Helenet, Sebet me Serbet e vjeter, Shqiptaret e shtrine "monopolin" mbi fara dhe fise, vende dhe popuj qe jane larguar nga faqet e historise pa lene ndonje gjurme te rendesisheme. Kjo kategori "patriotesh" insiston se Shqiptaret jane pasardhes te Pellazgeve, Ilireve me fiset e tyre te shumta, etj, etj. Me e bukura eshte se ata i mbeshtesin pretendimet e tyre mbi perralla, legjenda, apo pak shkrime qe kane lene Helenet, Latinet apo studiues te tjere te huaj. Sipas kesaj kategorie njerzish, poshte c'do guri qe do te ngresh, do te gjesh dicka Shqiptaro-Iliro-Pellazgjike. Duke kerkuar te gjej lidhjen "natyrale" midis Pellazgeve dhe Ilireve vura re se per keto grupe popullatash ka disa hipoteza te turbullta. Ajo c'ka bie ne sy eshte qe dija moderne dhe bashkekohore i ka injoruar tendencat per "lidhjen transformuese" midis ketyre dy grupeve dhe i ka karakterizuar keto perpjekje si amatoreske dhe aspak shkencore. Ne mitologji thuhet se Zeusi e kthehu te birin e mbretit Pelasgus ne ujk (lykos) dhe keshtu ai u qojt Lycaon. Teoria e lidhjes se Ilireve me Pellazget i ka fillimet e saj ne hipotezat qe ngriti Johann Georg von Hahn ne punimin e tij te mirenjohur "Studime Shqiptare" (Albanesische Studien, botim i vitit 1854). Sipas Hahn, Pellazget ishin banoret e pare ne zonat e Ballkanit Jugor. Ai mendonte se Greket kur u vendosen ne keto hapesira, gjeten nje popullsi autoktone, pra Pellazget. Kjo hipoteze u "shty" me tutje dhe Iliret dhe Pellazget u bene sinonime te njeri tjetrit. Me vone teoria e "transformimit natyral" nga Pellazge, ne Ilire, ne Arberore, ne Shqiptare u amplifikua nga rrymat dhe qarqet nacionaliste dhe u perdor per te justifikuar pretendime kulturore, historike dhe territoriale. Rasti i Sami Frasherit, si perkrahes i kesaj teorie, eshte nga me spikatesit. Por c'fare thone studiuesit dhe shkencetaret serioze, ata qe kane shpenzuar jeten e tyre midis librave, germimeve arkeologjike dhe laburatoreve te kerkimeve gjenetike, rreth kesaj hipoteze ? Kush ishin Pellazget qe lakohen aq shpesh ne faqet sociale te nacionalisteve ekstremiste Shqiptare ? Pellazget Nje lexues i kujdeshem do te vere re menjehere qe Pellazget jane permendur nga disa shkrimtare dhe historiane te antikitetit por informacioni rreth tyre eshte shume i paket dhe shpesh here kontradiktor. Studiuesit nuk bien dakort as per origjinen e fjales "Pellazg" dhe c'do te thote ajo. Po ashtu, ata nuk bien dakord nga erdhen ata; erdhen nga Egjypti ? Erdhen nga Azia e Vogel apo diku tjeter ? Jetonin ata ne toka brenda kontinetit apo prane detit ? Teorite dhe hipotezat jane te shumta ... Ajo qe mund te thuhet me nje siguri relativisht te larte eshte se ata kane populluar toka ku sot ndodhet Greqia dhe kane qene ne kontakt me civilizimin Helen. Harta e mesiperme, e mare nga Interneti (1), jep nje pershkrim te shtrirjes se Pellazgeve bazuar ne burrime te ndryshme historike dhe kohore. Sipas historianeve te vjeter Greke, Pellazget vazhdonin te jetonin ne disa ishuj dhe pjese te Greqise kontinentale deri ne shekujt e 5-te dhe te 4-t para Eres Kristiane. Ata flisnin nje gjuhe qe Greket nuk e kuptonin. Me vone ata u asimiluan plotesisht dhe nuk lane mbas asnje gjurme te historise dhe kultures se tyre; nuk ka mbishkrime, nuk ka shenja te besueshme te gjuhes se tyre te folur apo te shkrojtur. Azgje "Pellazge" nuk i ka rezistuar kohes. Cfare dihet rreth tyre jane disa pershkrime qe Greket e vjeter lane per ta. Por, megjthese mungon nje konsesus shkencor rreth Pellazgeve, origjines dhe gjuhes se tyre, rrymat kryesore te historise moderne bien dakort qe "Pellazget" dhe gjuha e tyre nuk ka te beje me Indo-Europeanet. Po ti konsiderojme Iliret si Indo-Europiane (sic disa historiane, gjuhetare dhe shkencetare mendojne) atehere del qe Pellazget dhe Iliret kane qene nga 2 "fshatra" te ndryshme ... Per ta mbyllur kete teme, po paraqis nje fragment nga nje shkrim i studiuesit te njohur Peter Mackridge; ai thote: "Bazuar ne 'Teorine Pellazgjike', gjuha Greke dhe Shqipe kane origjine te perbashket Pellazgjike dhe si pasoje Shqiptaret jane Pellazge. Keshtu qe Shqiptaret rrjedhin nga i njeti grup etnik si dhe Greket. Teoria Pellazgjike filloi te mare forme ne vitet 1850 - 1860 dhe u be popullore ne vitet 1870. Teori te ngjashme pretendojne se Shqiptaret dhe Vlleherit jane pas-ardhes te Dorianeve te cilet u perziene me Pellazget ne koherat kur Greket nuk kishin arritur ne Ballkan. Disa autore deklarojne se gjuha Shqipe apo Vllahe kane fjale 'Homerike' ose 'Para-Homerike' qe nuk jane rojtur ne fazat e mevoneshme te zhvillimit te gjuhes Greke. Sipas tyre kjo do te thote qe Arvanishtja (Dialekt Shqip ne Greqi) dhe Vllahishtja jane me te vjetra se gjuha Greke qe flitet sot. Eshte e nevojshme te thuhet se mungojne absolutisht evidenca shkencore qe te mbeshtesin ndonje nga keto teori . Te gjithe autoret bashkekohore qe une po ju rreferohem, (Me perjashtim te Babiniotis), jane amatore te cilet ngaterojne 'ndergjegjen nacionale' te grupit gjuhesor dhe kulturor ku ata bejne pjese sot, me origjinen gjenetike dhe zhvillimin historik te grupit ne fjale (2) . E thene me thjesht, tendenca per te lidhur Pellazget e 4000 viteve te kaluar me Shqiptaret e sotem eshte nje zgjatim i panevojshem dhe amatoresk. Nuk ka asnje prove shkencore per te mbeshtetur kete hipoteze. Duke lene mbrapa Pellazget, le te shohim kush ishin Indo-Europianet nga te cilet mendohet te kene rrjedhur Iliret dhe shume popullata te tjera Europiane. Indo-Europianet Sic dhe u permend me siper, po bazohemi ne teorine qe Iliret dhe Ilirishtja jane derivate te migrimeve Indo-Europianeve. Po kush ishin Indo-Europianet ? Duke kerkuar ne Internet, gjeta nje shkrim ne nje faqe Indiane qe me terhoqi vemendjen per stilin e thjeshte dhe nivelin e informacionit qe jep rreth Indo-Europianeve dhe migrimeve te tyre. Autori fillon me pershkrimin e personaliteteve shkencore qe krijuan teorine "Indo-Europiane" dhe vazhdon me disa detaje te rendesishme. Zgjodha kete material "Indian" per t'ju larguar sa me shume ndikimit "Ballkanik". Shume Shqiptare e konsiderojne veten "Ariane" keshtu qe neper rrjeshtat e materialit te meposhtem ata do te gjejne informacion interesant ne lidhje me kete teori raciste. Artikulli qe une po i rreferohem quhet: "Pse Sanskritishtja ka lidhje te forta me gjuhet Evropiane dhe c'fare 'mesoi' kjo gjuhe ne Indi" (3). Shqiperimi paraqitet me poshte, ne paragrafet me ngjyre te verdhe. "Studimet e koheve te fundit kane treguar qe edhe pse ne te vertete Sanskritishtja ka origjine te perbashket me gjuhet Evropiane dhe Iraniane, ajo ka marre shume "borxh" nga gjuhet me te hereshme qe egzistonin ne Indi. Ne vitin 1783 William Jones hyri ne rangjet e administrates kolonialiste te Bengazit. Pozicioni i tij ishte gjykates ne Gjykaten e Larte te zones te Fort William. Pak vite me vone, Jones u be nje autoritet shkencor ne fushen e gjuhes antike dhe kultures Indiane, fusha keto qe deri ne ate kohe kishin qene fare te paprekura. Kerkimi i tij pasionant rreth gjuheve te vjetra, qe dikur egzistonin ne hapesirat e brendeshme tokesore te Indise, e shtyu ate te propozonte teorine e egzistences se nje lidhjeje te ngushte midis Sanskritishtes dhe gjuheve te folura ne Evrope. Jones e mbeshteste hipotezen e tij duke perdorur si evidenca disa fjale Sanskrite qe kishin ngjashmeri me Greqishten dhe Latinishten. Per shembull, ne Sanskritisht fjala per numurin 3 eshte "trayas", dhe kjo eshte e ngjashme me "tres" ne Latinisht dhe "tris" ne Greqisht. Po ashtu, fjala Sanskrite per gjarper eshte "sarpa" qe ka nje lidhje fonetike me "serpent" ne Latinisht. Duke studiuar gjuhet me hollesi, ai vuri re se pervec Greqishtes dhe Latinishtes, fjale Sanskrite gjendeshin ne shumicen e gjuheve Evropiane. Bie fjala, "mata" qe eshte fjala mama ne Sanskritisht, eshte "mutter" ne Gjermanisht. "Dan" qe ne Sanskritisht do te thote te japesh, eshte "donor" ne Spanjisht. Per cudi te Jones, kishte shume fjale te tilla qe dukej qarte qe kishin rrjedhur nga e njejta origjine. Per shembull, fjala Sanskrite per baba eshte "pitar" dhe kjo fjale ka nje ngjashmeri shume te madhe ne shumicen e gjuheve Evropiane; ne Greqisht dhe Latinisht eshte "pater", ne Spanjisht "padre", ne Ferngjisht "pere", dhe ne Gjermanisht "vader". "Hipoteza e Jones ishte mbeshtetur me entuziazem nga linguistet Evropiane te dekades se fundit te shekullit te 18-te. Qe atehere dhe deri ne vitet 1930, linguist pas linguisti, ne Rusi, Iran, Indi dhe vende te tjera Evropiane, kerkuan te gjenin fjale te ngjashme, lidhjet midis tyre dhe etimologjte e ketyre fjaleve. Gjuhetaret krijuan fjalore dhe histori te gramatikes ne menyre qe te kuptonin ne se teoria e Jones ishte e sakte dhe duhej te mbeshtetej, apo nuk qendronte dhe te kundeshtohej" - tha gjuhetari G. N. Devy ne nje interviste telefonike me "Indian Express". Per te perkufizuar kete grup gjuhesh te lidhura me njera tjetren dhe te shperndara ne nje hapesire shume te madhe, studiuesi Anglez Thomas Young, krijoi termin "Indo-Europian". Por nga erdhen keto gjuhe dhe si u shperndane ne nje territor kaq te madh gjeografik ? Pyetja se ku eshte vendi i origjines se gjuheve Indo-Europiane ka me shume se 2 shekuj qe "intrigon" studiuesit. Ky diskutim ka cuar ne disa probleme madhore ne boten moderne dhe vazhdon te "ushqeje" teorite e racave superiore. Nderkohe, gjetjet e reja tregojne qe megjthese Sanskritishtja kishte nje origjine te perbashket me gjuhet Europiane dhe Iraniane ajo ka huazuar shume nga gjuhe me te hereshme qe egzistonin ne Indi. Emigrimi i madh Indo-Europian Ne mes te shekullit te 19-te, studimi i gjuheve hyri ne nje faze te re dhe gjuhet Indo-Europiane filluan te konsideroheshin si derivate te nje gjuhe te vjeter te perbashket qe u qojt "Proto-Indo-European" (PIE). PIE ishte nje krijim teorik dhe askush nuk e di si "tingellonte" kjo gjuhe apo kush ishin saktesisht folesit e e saj. Me avancimin e shkences linguistike dhe arkeoligjike, nga mezi i shekullit te 20-te, u krijuan disa teori te reja qe tentonin te shpegonin si u perhapen gjuhet Indo-Europiane. Hipoteza e pare ishte ajo e qojtur "Kurgan" e formuluar ne vitet 1950 nga arkeologia Lithuano-Amerikane Marija Gimbutas. Kjo teori deklaronte se ishte shume e mundeshme qe njerzit qe jetonin ne stepen Pontike, ne veri te Detit te Zi, ne mijevjecarin e 4 para Eres Kristiane, ishin foles te PIE. Athropologu David Anthony, ne librin e tij "Kali, rrota dhe gjuha" shpjegon se zbutja dhe kthimi i kalit ne kafshe pune dhe zbulimi i karroces me rrota ju dha folesve te PIE nje avantazh qe nuk e kishin banoret e vendbanimeve te tjera ne Europe dhe Azi. "Sic stepat u thane dhe u zgjeruan ne shtrirje, njerzit perpiqeshin te ushqenin kopete e kafsheve te tyre duke levizur vazhdimisht. Ata kuptuan se me karroca te terhequr nga kuajt mund te leviznin pa nderprere" - shkruan Anthony. "Me nje karroce te mbushur plot me tenda dhe ushqime, mbajtesit e kafsheve mund te conin kopete e tyre ne nje vend te larget dhe te jetonin per jave apo muaj te tere ne hapesirat e stepeva midis lumenjeve kryesore" - vazhdon ai. Ne te njejten kohe, teoria "Kurgan" thoshte se folesit e PIE u shperndane, si te thuash me disa vale levizjesh, gjate mijevjecarit te 3-te para Eres Kristiane. "Ata filluan te levizin sepse kishin superioritet ushtarak. Disa nga ata shkuan ne Indi, disa ne Iran dhe te tjere ne Evrope. Dega qe shkoi ne Iran u kthye ne Indo-Iraniane; dega qe erdhi ne Indi u kthye ne Indo-Arjane" - thote Devi. Megjithese kane lindur teori te tjera qe sugjerojne qe vendi i origjines te folesve te gjuheve Proto-Indo-European ishin rrajonet kodrinore-malore te Armenise dhe Azise se Vogel, shumica e studiuesve i kane kundeshtuar keto hipoteza dhe vazhdojne te mbrojne teorine me te perhapur qe konsideron stepen Pontike si vendi nga ku dolen gjuhet Sanskrite dhe ato Europiane. Ishte teoria e migrimit Indo-Europian qe u be themeli i teorise Ariane te Adolf Hitlerit. Ne Indi, ideologet Hindutva, prej shume kohesh kane mbeshtetur pikpamjen qe folesit e gjuhes Indo-Europiane ose Arianet u shperndane qe nga India per ne vende te tjera. Me poshte tregohet nje harte "levizese" qe pasqyron teorine me te pranueshme te shperndarjes se popullatave te kultures Yamnaya qe sollen gjuhet Indo-Europianeve ne kontinentin Europian (4). KLIKO NE HARTE per te pare dinamiken dhe shtrirjen e ketij migrimi masiv. Po ashtu, me poshte tregohen gjuhet egzistuese Indo-Europiane dhe ato te zhdukura. Gjuhet Indo-Europeane qe egzistojne sot: Albanian Armenian Balto-Slavic Baltic Slavic Celtic Germanic Hellenic Greek Indo-Iranian Indo-Aryan Iranian Italic Romance (Arumune/Vllahe) Gjuhe Indo-Europiane qe jane zhdukur: Anatolian Tocharian Paleo-Balkan Dacian Illyrian Liburnian Messapian Mysian Paeonian Phrygian Thracian Si konkluzion, do te thesha se nje fiksim si ky Iliro-Pellazg, qe ka mberthyer disa shtresa te inteligjences dhe shoqerise Shqiptare, nuk te con me larg se gojedhenat e publikuara ne FaceBook. Sot kur shkencat e studimit te gjuheve te vjetra, arkeologjise dhe gjenetikes kane arritur ne nivele shume, shume te larta, historianet Shqiptare kane mbetur tek "piavicat e Xha Beqos", kush e mban mend filmin "Kapedani". Historianet Shqiptare te "oborrit" kane zakonin e keq te thjeshtezimit te nje historie 4000 vjecare dhe kthimin e saj ne perralla dhe folklor nacionalist. Ne se dikush ka mundesi, mund ti thote Znj. Kocaqi dhe simpatizanteve te saj se Jugu bie nga ana tjeter e Veriut ? E them kete se mbase do te jete me kollaj qe ata te kuptojne se Iliret e kishin fshatin nga ana tjeter e Pellazgeve .... Bie fjala, Tempulli i Delfit (Δελφοί), qe ndodhet ne Greqi ne zonat qe sipas disa historianeve Shqiptare kane qene Pellazgjike, u sulmuan nga Iliret dhe aleatet e tyre. C'dreq kerkoninin Iliret qe bastisnen dhe shkateruan tempujt e para-ardhesve te tyre? Appian i Aleksandrise shkruan: "Autarienses u shkateruan nga ndeshkimi i Apollo-s. Ata u bashkuan me Molostimus dhe nje fis Celetic, te qojtur Cimbri, ne nje fushate kunder tempullit te Delfit. Pjesa me e madhe e tyre u zhduk nga nje stuhi dhe shkarkime rrufesh pikerisht perpara se te kryenin vepren mekatare. Mbi ata qe arriten the ktheheshin mbrapa u derdhen nje numur i pafund bretkosash te cilat mbushen rrjedhjet ujore dhe helmuan ujin. Avujt helmues qe ngriheshin nga toka shkaktuan nje epidemi ndermjet Ilireve (Illyrians) qe ishte fatale vecanarisht per Autarienses. Me se fundi, sic epidemia i kishte mberthyer dhe asnjeri nuk deshte ti ofronte ndihme, ata lane shtepite e tyre dhe pas 23 ditesh udhetim ata arriten ne nje toke mocalore dhe te pabanuar ne Getae ku ata u vendosen afer Bastarnae .... I tille ishte ndeshkimi qe Zoti u dha Ilireve dhe Kelteve per mekatet e tyre. Por ata nuk hoqen dore nga plackitja e tempujve. Ne bashkepunim me Keltet (Celts) dhe disa fise te tjera Ilire, ne vecanti Scordisci, Maedi dhe Dardani, perseri sulmuan Maqedonine dhe Greqine. Ata grabiten shume tempuj perfshi tempullin e Delfit (Delphi) por humben shume burra gjithashtu". Referencat 1-https://en.wikipedia.org/wiki/Pelasgians#/media/File:Pelasgian_presence_in_ancient_texts_(English).svg 2-https://www.farsarotul.org/nl29_1.htm 3-https://indianexpress.com/article/research/why-sanskrit-has-strong-links-to-european-languages-and-what-it-learnt-in-india-6536674/ 4-https://en.wikipedia.org/wiki/File:Indo-European_migrations.gif Materiale te tjera ku u bazua ky shkrim https://www.ancient-origins.net/history-famous-people/pelasgians-0013006 https://tied.verbix.com/archive/article4.html https://www.livius.org/articles/people/pelasgians/ https://linguistics.osu.edu/herodotos/ethnonym/european/pelasgians http://self.gutenberg.org/articles/eng/pelasgian_language https://www.mendoj.me/iliret-origjina-dhe-fiset-e-tyre
- From Sofroniadis into Sofroni | Mendime
From Greek into Albanian. A family story. How ethnicity was changed ... From Sofroniadis into Sofroni The transformation from Greek into Albanian. A family story. Sofron, (Σώφρων ), is a Greek name. It describes a person with sound judgment that makes wise decisions for his future. Of all men named Sofron that have lived and still live in this world, only one will remain 'the' Sofron of Sofrons. The son of Agathocles and Damnasyllis, of whom I write, was born in the 5-th century BC in the City-State of Syracusa, in Sicily. For this reason, he was known as “Sofron of Syracuse”. Sofroni was a master of short prose. Through the dialogues of his characters, he highlighted the negative sides of human society. Many contemporary philosophers and scholars were influenced by his works. It has been said that Plato kept Sofron's writings under his pillow. As the centuries passed, Sofron became a symbol of wisdom and his name is still used by modern Greeks. The transformation of an individual’s name into one’s surname is a known phenomenon, and this was the case for the name Sofron, which has evolved into the surname Sofronis or Sofroniadis. In our time, this surname has spread all over Greece. But, in Albania, did the surname Sofroniadis ever exist? Were the holders of this surname Greek? If so, what happened to those people? ***** The steamship Patria sailed from the port of Napoli on September 2-nd, 1916, arriving in New York on September 16-th, 1916. Aboard were several people from Moskopolis, (a village in Albania, today known as Voskopoje). Among the villagers were two brothers, Giorgio and Theodoros Sofroniadis, (underlined in blue). At that time, Albania was occupied by the armies of several European states that were fighting the First World War and no independent Albanian state existed. The village of Moskopolis was part of an area that was under the control of the French troops(1). At this point, I will focus on Giorgio Sofroniadis(2) who was the Great-Grandfather of my wife. In the document shown above, Giorgio and his brother Theodoros, declare that their Nationality and Ethnicity is Greek. In the same ship’s manifest, there are two other residents of Moskopolis that declare themselves Greeks, too. But, in the same document, a traveler named Dafina Dobreni (underlined in red), declares she is of Albanian Ethnicity. So we can see that there are five residents of Moskopolis who were all born in the Ottoman Empire, and who declared different ethnicities. The Ottomans did not even have the smallest interest in pressuring their citizens to declare any particular Ethnicity. In other words, the citizens declared their feelings and who they were according to their own beliefs. In this case, Giorgio and Theodors, the sons of Sotiris, residents of Moskopolis, declared that they were Greeks. At the same time, Dafina declared that she was Albanian. Furthermore, self-declaration as Greek, Albanian, or a member of any other ethnic group, did not turn these people into enemies of each other. They had lived as congenial neighbors for centuries. The situation changed when the first tentative plans for the creation of the independent Albanian State started. The Austrians and Italians stimulated and organized the efforts for the elimination and alienation of the Greek populations that were living in several areas of Albania. Many self-declared ethnic Greeks, like Giorgio, Theodoros, and many others, resisted against such efforts but their chance of success was very slim. As an Albanian metaphor says: You cannot knock down a wall by hitting it with your head! Let’s return to the story of Sofroniadis’ brothers. They arrived in the USA on September 16-th, 1916. Exactly, one month later, on October 16-th, a Monday, an Austrian military plane flew over Moskopolis and, after making sure that the area was free of military troops, signaled a 'green light' for the Sali Butka’s gangs to attack the village. The aftermath is well documented and explained by other writers in greater detail(3). What happened to Giorgio? After working for several years in the USA, he returned to Moskopolis, which now had the official name: Voskopoje. The village and the family property were ruined. Economical difficulties forced Giorgio to return to America in 1925. But upon his return to the US, we meet a 'different' Giorgio. On the respective travel document, his name was: Giorgi S. Sofroniadhes, who reads, writes, and speaks Greek, but his nationality and race have been changed from Greek to Albanian. The change of nationality is fully understandable because by 1925 the Albanian state had already been created. But what about Giorgio’s declaration of race/ethnicity? How was Giorgio transformed from Greek into Albanian? Did he change his race/ethnicity voluntarily? Or, was he afraid of something? What happened that precipitated his change of ethnicity? Before continuing further, some might want to ask: How can I separate different ethnic groups? During the Ottoman times, Ethnicity was not a standard conception. Particular populations had created different categorizations that may change from one group to another. In Giorgio's time, Greek was considered a person who: - Spoke Greek - Was a Greek Orthodox - Was a follower of Hellenistic/Greek culture - Was a descendant of Hellenic/Greek ancestors Without the slightest doubt, Giorgio was a bearer of all these criteria. He was as Greek as any other contemporary Greek man that was living in Greece or elsewhere. The new geopolitical situations that were created after the fall of the Ottoman Empire, the interest of the Big Powers, Austro-Hungary, Italy, etc, did not ask too much about the 'Little and unimportant Giorgio'. The decision was taken; he must be transformed into Albanian, and that was it. Many other people like him faced the same fate. Below is a decree, issued in 1930, by the Government of Albania. The content and the directives written on this document do not need academic explanations(4) and speak more than a whole book. The guidance provides several examples of the changes that must be implemented; names and surnames must be modified or Albanised. For example: From Dhimitriadhi into Dhimitraj. From Kristoforidhi into Kristofori From Lazarides into Lazaraj From Pappas into Papaj From Stavropullos into Stavraj Of course that the surname Sofroniadis went through the changes required from the Government's Directive and was 'adjusted' to Sofroni. Two words about the private life of Giorgio He was married to Zoica Mekshi. The couple had three girls: Kaliroi, Eleftheria and Kalipso. At the end of the Second World War, a store and a small hotel that Giorgio, with a lot of effort and sacrifices, had managed to build in his village were pillaged and burned down. The family moved to the nearby city of Korca, where previously some relatives were settled. In the photo shown below, there are several members of the family of Giorgio Sofroniadis during the matrimonial ceremony of his daughter Kalipso with Jorgo Papa. Giorgio lived long and until the end of his life did not stop reading Greek books and listening to the Greek Radio stations. 1-Pandeli, 2-Evangjelia, 3-Giorgio, 4-Kalipso, 5-Jorgo, 6-Kaliroi, 7-Theodhori, 8-Dhimitra, 9-Olimbia. See the notes at the end of the article for more details. ***** The creation of the new Balkan states was a troublesome process. The respective sides have committed violent acts, including ethnic assimilation. The claim that Albanians were the only victims of those difficult historical moments is just a manipulation that stands far away from the reality of the time. The case of Giorgio is a typical example. His ethnicity was changed, the basic right of using his mother’s tongue was eliminated, his surname was modified based on government orders, and finally, his property was destroyed and nationalized. In the Albanian language, there exists an expression that, more or less, says: “Make a home where your fate sets you in.” Our Giorgio did precisely that. For his survival, he 'forgot' who he was and adapted himself to the new environment. Did he have any other choice? Notes and explanations 1- France did not support the Greek national feelings of the Moskopolis’ inhabitants. On the contrary, the French military administration of the Province of Korca crushed the pro-Greek movements and aspirations that existed among a considerable part of the area's population. 2- The relatives called him Jorgji, an Albanian form for Giorgio. 3- The village was destroyed and set on fire. Several civilians were killed. The local churches were looted by Albanian bandits and French soldiers, too. As a result, most villagers left the area and moved to other parts of Albania and Greece. 4- In a few words, the decree says that the people’s names, surnames, business names, etc, must be "adjusted” or replaced with “Albanian” names. The family photo was taken in November 1965. Evangjelia’s official name is Aferdita. Kalipso is also known as Kostaqe. Dhimitra’s official name is Mirela. Olimbia’s official name is Flora. It is a well-known fact that the religions in Albania were put under pressure and hostility unseen in other parts of Europe. In order to escape the state’s persecutions, many Christian Orthodox believers were forced to abandon their religious names and use secular or “Albanian” names. My generation remembers those times very well … July 2021
- A ja vlente ? | Mendime
A ja vlen dhuna ? A ja vlente ? Ne Rome, ne ambjentet e “Museo Nazionale Romano”, ekspozohet nje statuje bronxi qe gjeresisht njihet me emrin “Boksieri ne pushim”. Statuja vjen nga thellesia e 2000 vite te shkuara dhe mbart nje mesazh enigmatik qe cdokush e interpreton sipas botkuptimit te tij. “Gjate karieres time te gjate ne fushen e germimeve arkeologjike une jam perballuar me shume zbulime. Kam perjetuar cudi pas cudie. Disa here, fare papritur, jam befasuar nga kryevepra te verteta. Por, asnjehere me pare nuk kam patur nje ndjenje aq te jashtezakonshme si ajo e krijuar nga pamja madheshtore e kesaj shembelltyre njerezore, e ketij atleti gjysem-barbar, qe pak e nga pak u ngrit nga toka sikur te zgjohej shume kohe me vone mbas luftimeve te tij te ashpra.” Keto jane fjalet e Rudolf Lanciani, arkeologut italian qe ne vitin 1885 mori pjese ne germimet arkeologjike qe cuan ne zbulimin e ketij momumeti te famshem te historise njerezore. Skluptura e bronxit e ka origjinen diku ne boten Helenike. Pas pushtimit qe romaket i bene Greqise, ata transferuan shume vepra arti ne Rome, dhe jo vetem. Pjesa dermuese e ketyre punimeve u ‘treten’ nder shekuj. Disa here vitet, disa here vete njerzit i shkateruan keto punime. Bronzi u perdor per qellime te tjera, duke perfshire arme dhe plumba per ushtrite moderne … Fatmiresisht, kjo sklupture arriti ti shpetonte si rrjedhes se kohes ashtu dhe idjotesise njerezore. Dikush e groposi ate ne nje forme te tille qe toka ta mbronte dhe jo ta trette kete thesar. Por cila ishte arsyeja qe personi, apo personat e lashtesise, vendosen te ndermerrnin nje veprim te tille ? Tentuan ata ti dergonin brezave te ardhshem nje mesazh ? Ka hipoteza dhe mendime nga me te ndryshmet. Dokumentare te shumte jane xhiruar per staujen. Vjersha dhe poezi nga me epiket jane shkrojtur dhe recituar per atletin e pergjakur. Atij i kane ngjitur dhe nje emer boksieri te famshem nga antikiteti helen qe triumfoi mbi kundeshtaret e tij, bile fitoi dhe ne Olimpide. Dikush thone se syte e tij shprehin frike, trupi i tij lodhje, por pavaresisht kesaj ai eshte gati te filloje duelin e rradhes si nje triumfator i perjetshem ! Dhe glorifikimet vazhdojne dhe vazhdojne ... Une mendoj dicka tjeter. Shprehja e fytyres se tij vertet reflekton frike dhe agoni por jo sepse ai i trembet dhunes dhe kundeshtarit. Ai i trembet vet-vetes dhe kerkon ndihme nga nje fuqi mbinjerezore: A ja vlente gjithe kjo dhune ? Dhjetor, 2022
