
Search Results
Search this site
101 results found with an empty search
- DY FJALE | Mendime
Nga Petro Prodani. "Mendoj" eshte faqja ime personale. Ketu, ju do te gjeni shkrime dhe shqiperime te ndryshme. I nderuar udhetar i Internetit, ne se tu dha rasti dhe ndalove per disa momemte ketu, te falenderoj per kohen e shpenzuar ne keto faqe. Bie apo s'bie dakord me ato qe lexove kjo eshte nje ceshtje tjeter. Materialet jane mendime personale dhe nuk kane per qellim te ndryshojne mendimin e dikujt tjeter. Deshira ime dhe synimi i materialeve eshte qe c'do kush te shprehe medimin dhe opinionin e tij bazuar ne ato qe mendon, ka mesuar ne jete, ka zbuluar ne leximet e tij apo degjuar nga dikush tjeter. Historia pa historine e pales tjeter eshte "histori e bere vete". Ne se dikush gris nga nje liber nje flete qe si pelqen atehere ai ka shtuar nje faqe me shume ne "Qitapin e Padijes". Gjithashtu, ne kete faqe do te gjeni perkthime te artikujve/studimeve te bera nga autore te huaj qe mua me kane terhequr vemendjen. Kryesisht jane shkime rreth historise se Shqiperise, Shqiptareve dhe Ballkanit ne pergjithesi. Arsyeja kryesore qe me ka shtyre te perkthej keto shkrime eshte trajtimi i ngushte qe historiografia Shqiptare ju ben temave te rendesishme duke i konsideruar ato si fotografi bardhe e zi. Historia eshte shume me komplekse se interpretimi tabu ... Petro Prodani
- Epiri i Veriut dhe te pathenat ... | Mendime
Eshte e zakoneshme qe termi "Epiri i Veriut" te konsiderohet si propogande greke, ndersa ata qe e konsiderojne veten vorio-epirote si njerz te shitur apo te blere nga "greku". Por c'thone te pathenat ? Epiri i Veriut dhe historitë e pathëna ... Ne muajt e fundit te Luftes se Dyte Boterore, pikerisht ne daten 27 Mars, 1945, Senati Amerikan me unanimitet te plote miratoi nje rezolute mbi ri-berjen e kufijve Ballkanike. (Propozimi ishte bere ne date 19 Shkurt, 1945 nga senatori demokrat Claude D. Pepper. Rezoluta(1) paraqitet me poshte: "Me unanimitet, mendimi i Senatit eshte qe Epiri i Veriut (perfshi Korcen) dhe 12 ishujt e Detit Egje, te njojtur si "Dymbedhjete Ishujt", ku qartazi predominon popullata Greke, koferenca e paqes duhet tja jape Greqise dhe keto territore ti bashkengjiten Greqise" . Si ka mundesi qe amerikanet, bile dhe aleatet e tyre britanike, kerkonin rishikimin e kufijve te Shqiperise ? Eshte nje histori e gjate dhe e koklavitur, por rezoluta ne fjale nuk u "shty" me tej. Ne vitin 1942 amerikanet kishin firmosur nje marrveshje me te hershme ku zotoheshin se do te respektonin kufijte egzistues te shteteve ballkanike. Eshte e zakonshme qe ne median dhe forumet sociale shqiptare te shfaqen shkrime rreth Vorio Epirit dhe vorio epiroteve duke i trajtuar keto kategori si fenomene 'bardhe e zi. Hartat e 'Shqiperise se Madhe' e shtyjne kete njeanshmeri akoma edhe me shume. E thene thjesht; per nacionalistet ekstremiste shqiptare Epiri i Veriut nuk egziston ndersa banoret qe perpiqen te ruajne identitetin e tyre jane 'agjente te grekut'. Po ndalem fare shkurt tek termi Epir. Eshte me se e qarte qe ky term ka egzistuar per te pakten 2500 vjet dhe eshte ngushtesisht i lidhur me historine e Helenizmit. Barleti shkruan se Lek Dukagjini dhe Skenderbeu ishin epiriotas. Bazuar ne shkrimet e Barletit, Epiri shtrihej deri ne veri te Shqiperise se sotme. Dikush do te thote se gjate historise kufijte e Epirit kane levizur lart e poshte - poshte e lart ... Dikush tjeter do te thote se epiriotasit e dikurshem ishin shqiptare dhe jo greke. Ne kete pike, une do te perpiqem te sjell disa fakte historike dhe jo pasione nacionalistesh. Revolucioni Francez (1789-1799) krijoi nje ere ndryshimesh ne te gjithe Europen. Midis te tjerash, kjo klime e re nxiti idene e rilindjes se Helenizmit dhe krijimit te shtetit te ri Grek. Ne kete projekt madhor u perfshine Fuqite e Medha dhe disa nga mendjet me te ndritura te kohes. Natyrisht qe ne beteje u ingranuan dhe shume banore te Epirit te Veriut, pavaresisht origjines se tyre etnike. Ata kontribuan fuqimisht ne krijimin e Shtetit Grek. Me poshte paraqiten disa nga emrat me te njohur. Apostolos Arsakis(2) - Politikan dhe filantropist i madh grek. Lindur ne Hotove, prane Permetit. Kristakis Zografos(5) - Bankier i fuqishem. Investitor i madh ne sitemin e edukimit grek. Lindur ne Qesarat. Evangelos Zappas(3) - Politikan, iniciatori i rilindjes se Lojrave Olimpike. Luftetar i revolucionit grek. Lindur ne Labove. Georgios Sinas(6) - Bankier i fuqishem. Themelues i disa institucioneve te degjuara ne Greqi. Lindur ne Voskopoje. Kostandinos Zappas(4) - Politikan, tregetar, perkrahes i fuqishem i arsimit dhe kultures greke. Lindur ne Labove. Simon Sinas(7) - Bankier i degjuar. Dhuroi shuma te medha per institucionet kerkimore ne Greqi. Lindur ne Vienna. Lista e epiriotasve te veriut qe kontribuan ne rilindjen dhe rindertimin te Greqise eshte shume e gjate. Ne kete liste gjenden jo vetem njerez te pasur dhe te fuqishem por edhe njerez te 'vegjel', heronj te heshtur qe kontribuan me formen e tyre ne permbushjen e nje endrre shekullore; daljen nga pushtimi dhe kontrolli Otoman. Ne fillim te viteve 1800, shume djem dhe burra nga zonat jug-lindore te Shqiperise shkuan vullnetare dhe ju bashkuan kryengritjeve te armatosura qe kishin filluar ne disa pjese te hapesirave ku do te themelohej Greqia e ardheshme. Ata nuk e bene kete per ndonje pension apo vize, te drejte studimi apo favor ekonomik ! Mendoj se ka qene dicka sublime ajo qe i beri ata te merrnin ate rruge qe mbase nuk kishte kthim mbrapa ... Nuk mund te ri pa permendur ketu dy fenomene spikatese te kesaj perpjekje madhore. Nje institucion edukativ, shkollen Zosimea, dhe nje luftetar heroik, Marko Bocari. Zosimea; Ky institucion i njohur edukativ u ndertua me perkushtimin e 6 vellezeve te families Zosimas; Joanis, Anastasios, Nikolaos, Theodosios, Zois dhe Mihail. Perpjekja e tyre filloi rreth vitit 1793. Ata e mbeshteten kete projekt duke dhuruar shuma gjigande te hollash me te cilat u ndertuan shkolla dhe librari. Ne vitet e mevoneshme, Zosimea u kthye ne nje institucion te degjuar jo vetem ne zonat Ballkanike por dhe me gjere. Eshte per te qeshur kur disa historiane shqiptare suksesin e kesaj shkolle ja dedikojne Ali Pashajt. Nga bankat e Zosimeas kaluan shume shqiptare, pavaresisht besimit fetar, midis tyre Ismail Qemali dhe vllezerit Frasheri, etj. Ne klasat e kesaj shkolle rilindasit e ardhshem pervec terminologjise shkencore degjuan dhe termat liri, barazi, perparim ... Disa nga para-ardhesit e mij kane studjuar ne kete shkolle, gjithashtu. Si konkluzion, kjo shkolle kontriboi jo vetem ne frymezimin e ideve liridashese ne Greqi por edhe ne Shqiperi. Dhe ketu lindin disa pyetje ... Ne se shqiptaret ishin fuqia dominuese ne Janine dhe Epir perse nuk ndertuan ata shkolla shqipe ? Perse personat e permendur me lart ja dedikuan perpjekjet, pasurine, dhe shpesh here jeten e tyre Greqise dhe jo Shqiperise ? I pagoi dikush ata ? Ndertesa e shkolles Zosimea - Janine Revolucioni Grek 1921 - 1829 Marko Bocari; Ndersa ne Greqi emri dhe aktiviteti i tij ka 200 vjet qe eshte i njohur ne cdo cep te vendit, ne Shqiperi ai eshte njohur shume vone. Sot 'feisbukasit' kane mare revansh; Markoja cilesohet si shqiptari qe cliroi Greqine ! Por, sa shqiptar ishte Marko Bocari ? Ai ishte shqiptar aq sa mund te jete nje person emri i te cilit ne Greqi gjendet ne emertimin e rrugeve, shesheve, institucineve; permeteper eshte simbol i krenarise kombetare, ndersa ne Shqiperi permendet vetem ne faqet e Internetit. A fliste Markoja shqip ? Personalisht mendoj se po. Nje nate perpara betejes se fundit, ai mblodhi shoket e tij dhe ju kerkoi atyre te prisnin menget e bluzave dhe te nxirnin krahet jashte; po ashtu te lidhnin ne koke nje shami. Keto ishin shenjat qe do te dallonin nje armik nga nje mik sepse shume nga ushtaret qe ishin derguar te shtypnin revolten greke ishin shqiptare myslymane qe visheshin, pak a shume, njesoj si arvanitasit dhe greket e zones. Permeteper shume nga ata i perdornin te dy gjuhet, si greqishten ashtu dhe shqipen. Greqishten e flisnin ne shtepi si gjuhen e nenes shume familje shqiptare pavaresisht besimit fetar. A mund te quhet dikush shqiptar vetem sepse flet shqip ? Por kur ai flet 3 gjuhe dhe jeten ja fal, bie fjala Greqise, si quhet ai ? Shkaterimi i Perandorise Otomane coi ne lindjen e shteteve te reja Ballkanike. Keshtu qe popullata te ndryshme kishin preferenca te ndryshme bazuar ne tradita kulturore, shpirterore, ekonomike, lidhje familiare, etj. Shume banore te zonave te qojtura Epiri i Veriut kishin patur lidhje shekullore me boten helene dhe natyrisht do te preferonin ti bashkengjiteshin asaj. Vitet 1913-1914 jane te mbushura me perpjekje per te realizuar keto qellime. Nuk mund te mohoet dhuna dhe shkaterimet qe pesoi vendi ne keto vite por Historiografia Shqiptare eshte shume e njeaneshme ne kete drejtim. Mjafton te lexosh shtypin e kohes dhe do te vesh re se jo vetem te krishteret orthodokse por edhe shume banore myslymane konsideronin bashkimin me Greqine si variantin me te mire qe ju afronte shansi. Nuk dua te zgjatem shume ne kete pike. Kliko ne foton e meposhtme per te pare nje pershkrim te vizites te princit grek Georgios ne zonat e Epirit te Veriut/Shqiperise jug-lindore ne vitin 1913. Banoret e kishin mirepritur me flamuj, lule, kenge dhe valle. Momenti i fiksuar ne foto eshte ne Korce, prane kishes se Shen Gjergjit, qe sot nuk egziston me. Filmi eshte pa ze. Kliko ne foto Ndarsa fotografite e shkeputura nga nje liber i René Puaux tregojne nje manifestim ne Gjirokaster, dhe tjetra pritjen gjate rruges per ne Pikerini/Piqers. Maj 1913 Nje dokument shume interesant eshte deklarata e emigranteve nga zonat e Korces dhe Kolonjes me banim ne Amerike nepermjet te ciles ata i kerkonin Koferences se Paqes ne Paris, (ne vitin 1919), qe vedlindjet e tyre ti bashkoheshin Greqise. Ishin afersisht 2000 burra qe firmosen ate kerkese. Personalisht, kam arritur qe ne mes te emrave te shumte te gjej disa persona dhe te aferm nga fshati im i origjines, Prodani. Dikush tjeter mund te gjeje ndonje te njohur te tij. Eshte e pamundur te kthehem mbrapa ne kohe dhe ti pyes ata se perse kerkonin bashkimin me Greqine. Ma merr mendja se kane patur disa arsye madhore. Apo thua ti kete paguar 'greku' ? Dokumentat paraqiten me poshte. 1/1 1/1 1/1 Kane kaluar afersisht 100 vite qe kur Shqiperia u njojt perfundimisht si shtet i pavarur me kufij plotesisht te percaktuar. Sot, vendi eshte antar i disa nga organizatave me te fuqishme boterore qe e bejne akoma me te sigurt integritetin e tij. Koha e ndryshimit te kufijve ka mare fund dhe integrimi europian eshte i vetmi shans drejt progresit. Perse pikerisht ne keto momente eshte rritur kaq shume retorika ekstremiste ? A mund te zgjidhen problemet duke 'harruar' historine e perbashket shekullore dhe ndare shtetasit ne 'miq' dhe 'armiq' ? Si perfundim, dua te sjell nje paralelizem historik: Ne vitin 1832, Asambleja Nacionale e Greqise pranoi si mbret te vendit nje aristokrat te huaj. Behej fjale per princin 17 vjecar Otto, djalin e dyte te Mbretit te Bavarise Louis I. Kur shkoi ne Greqi, ne Shkurt te vitit 1833, djaloshi Otto mori me vete shume keshilltare dhe disa qindra ushtate mercenare. 108 vite me vone trupat e Hitlerit pushtuan Greqine. Oficeret 'SS' ne kerkim te 'gjakut te paster arian' zbuluan se nje pjese e pasardhesve te mercenareve te Ottos(9) jetonin ne nje zone prane Athines. Te zhgenjyer, oficeret e Gestapos, (vete Heinrich Himmler u morr me kete pune), vune re se shume nga bavarezet e dikurshem ishin transformuar ne greke; kishin humbur gjuhen, traditat dhe konvertuar ne te krishtere orthodokse. Akoma dhe me keq, disa nga ata i priten gjermanet si pushtues dhe jo si clirimtare. Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shkrimit 1- Foreign Relations, 1946, Volume 6, Faqe 20. Resolution No. 82 - “Resolved, That it is the sense of the Senate that Northern Epirus (including Corytsa) and the twelve islands of the Aegean Sea, known as the Dodecanese Islands, where a strong Greek population predominates, should be awarded by the peace conference to Greece and become incorporated in the territory of Greece.” 2- Apostolos Arsakis (1792–1874), lindur ne Hotove, prane Gjirokastres. Nje nga finacuesit me te medhenj ne krijimin e sistemit edukativ te shtetit te ri Grek. Ai kontiboi fuqimisht ne arsimimin dhe emancipimin e vajzave greke. Arsakis insistonte se standartet e larta ne arsim jane baza e zhvillimit te vendit. Ne shenje nderimi, emri "Arsakio/Arsakeio" i eshte vene nje institucionit edukativ qe permbledh shume shkolla ne Greqi dhe jashte saj. 3- Evangelos Zappas (1800–1865), lindur ne Labove te Madhe, prane Tepelenes. Nje personalitet i njohur boterisht si iniciator i rilindjes se Lojrave Olimpike. Gjate revolucionit Grek ai ishte luftetar aktiv dhe mik personal i Marko Bocarit. Me vone ai financoi projekte madhore qe lidheshin me sistemin edukativ ne Greqi dhe me gjere. Sot, cdo banor i Athines e di ku bie 'Zappio', por mbase shume pak e dine zanafillen e emrit. 4- Kostantinos Zappas (1814-1892), lindur ne Labove te Madhe, prane Tepelenes. Njihet si nje nga iniciatoret e perpjekjeve per ri-lindjen e Lojrave olimpike. Sponsorizues i madh i edukimit si ne Greqi ashtu dhe jashte saj. Ai vazhdoi ne gjurmet e kusheririt te tij. Evangelos Zappas. Ne Athine, perpara nderteses te 'Zappios', ne shenje mirenjohje, jane ngritur 2 statuja, njera e Evangjelios dhe tjetra e Kostantinos Zappas. 5- Kristakis Zografos (1820-1896), lindur ne Qesarat, prane Tepelenes. Ishte nje bankier i fuqishem. Ai dhuroi shuma te medha per zhvillimin e shkollave greke ne Kostandinopoje/Stamboll dhe ne zona te tjera te Perandorise Otomane. Ne fshatin e tij te lindjes, Zografos themeloi 'Kolegjin e Vajzave' ne bankat e te cilit mesuan dhe u pergatiten shume mesuese te gjuhes greke. 6- Georgios Sinas (1783-1856) lindur ne Voskopoje. Ishte nje bankier i degjuar ne Austri. Themeloi Institutin Nacional te Kerkimeve Shkencore ne Greqi. Dhuroi shuma te medha per organizata edukative si shkollen Arseiko, Universitetin e Athines, institucione shendetsore, arkeologjike, etj. Mbreti Otto e emeroi ate Ambasador te Greqise ne Austri. 7- Simon Sinas (1810-1876) lindur ne Vienna. Djali i Georgios Sinas. Ai mbajti funksione te rendesishme ne sistemin bankar Austriak. Ashtu si i jati, ai mbajti postin e Ambasadorit grek ne Austri. Simoni ishte nje pasionant i astronomise dhe sponsorizues i institucioneve kerkimore. Per nder te tij nje krateri ne Hene i eshte vene emri 'Krateri Sinas'. Ne planin fetar ai kontriboi ne ndertimin e disa kishave te degjuara. 8- Filmi nga ku eshte shkeputur ky fragment titullohet "Me greket ne vijen e frontit" / "With the Greeks in the Firing Line". Aty pasqyrohen luftimet e ushtrise greke ne frontet e Luftes Ballkanike. Qe nga minuta 1:03:48 dhe deri ne perfundim treghet vizita e Mbretit Grek Konstantin I, ne zonat e Epirit te Veriut/Shqiperise Juglindore ne Maj te vitit 1913. 9- Otto e mbajti titullin mbret i Greqise per 30 vjet dhe 149 dite. Ai u largua nga Greqia ne vitin 1862 mbas nje revolte qe filloi per c'kurorezimin e tij.
- Maqedonia dhe 'magjia e dashurise' | Mendime
Maqedonia antike dhe pretendimet per te qene pasardhes te maqedonasve te lashte. Nje 'beteje' tipike ballkanike ... Maqedonia dhe 'magjia e dashurise' Perse te gjithe duan te jene maqedonas ? Nacionaliteti/kombi eshte nje krijim i kohes moderne. Ne lashtesi ky koncept nuk egzistonte. Bile dhe etniciteti ishte nje koncept fluid. Ne Ballkan, embrionet e shteteve nacionale filluan te shfaqen kur Perandoria Otomane tregoi shenjat e dobesimit dhe shkaterimit perfundimtar. Problemet nder-nacionale, qe natyrisht do te krijoheshin gjate ketij procesi te veshtire, duken fare qarte edhe sot e kesaj dite. Ne kete shkrim do te ndalem tek beteja e stilit ballkanik qe zhvillohet rreth Maqedonise; emrit dhe historise se saj. Disa popullata bashkekohore insistojne se jane maqedonasit e dikurshem. Eshte e drejte e kujdo te ngreje hipoteza historike, por te qenurit maqedonas nuk eshte thjesht ceshtje nacionalizmi shterpe. Eshte shume me shume se kaq. Eshte ceshtje gjuhe, kulture, tradite, historie, besimi fetar, etj. Per te kuptuar kete lidhje duhet te shkojme mbrapa ne kohe dhe te shohim kush ishin maqedonasit e dikurshem dhe si lidhen ballkanasit e sotem me ta. Logjikisht, jo te gjithe mund te jene pasardhes te “Aleksandrit te Madh” ! Dashur pa dashur, ne kete ‘beteje’ u perfshiva dhe une. Dy-tre vite me pare, bera nje test te avancuar DNA-je. Midis burrave gjenetikisht te ngjashem me mua, (qe ishin te shperndare ne shume vende te botes), doli te ishte dhe nje person shume i degjuar ne levizjen ultranacionaliste te “Maqedonise etnike” qe mbron idene se maqedonasit antike nuk kishin fare te benin me greket. Ne nje shkrim te titulluar: “Testi i DNA-se shkateron propaganden greke” ai deformon shkencen dhe ngre nje hipoteze qe bie ne kundeshtim te plote me rezultatet e testit qe autori permend. Shkrimi, ne gjuhen angleze, gjendet KETU . Per kendveshtrimin tim, artikulli eshte nje rast tipik i nacionalizmit tendencioz dhe spekulativ. DNA-ja nuk percakton as etni, as nacionalitet. Ajo eshte nje vegel e shkelqyer per te kuptuar levizjen e popullatave ne hapesire tokesore dhe shtrirje kohore. Nuk eshte aspak cudi qe dy persona te ngjashem gjenetikisht te jene pjestare te grupeve te ndryshme etnike, apo nacionale. Permeteper, gjate shekujve ata mund te jene kthyer ne armiq fatale te njeri-tjetrit. Dhe ne te vertete historia njerezore eshte e mbushur plot me raste te tilla. Per shembull, princi bavarez Otto, (1815-1867), qe u be mbreti i pare i Greqise moderne, mori me vete dhe shume gjermane qe u vendosen rreth e rrotull Athines. Pasardhesit e ketyre gjermaneve u ‘grekezuan’ dhe vite me vone i rezistuan trupave hitleriane kur keto sulmuan dhe pushtuan Greqine. Sot ata nuk pretendojne se jane ‘bijte e Perikliut’(1). C’fare thote shkenca e DNA-se rreth origjines sime gjenetike dhe te zoterise te lartpermendur ? Grupi i DNA-se tone eshte krijuar ne Azi te Vogel/Anatoli rreth 5,700 vite me pare. Para-ardhesi yne i perbashket ka jetuar mbi 2,000 vite te kaluara. Me vone, burrat e ngjashem gjenetikisht u ndane dhe shperndane ane e mbane botes. Ne se pranojme qe maqedonasit e lashte ishin vendallinj dhe race puro, atehere ka shume pak mundesi qe ne te dy te jemi “maqedonas entike”. Pra, si une, si kusheriri im i larget, jemi te ardhur ne Ballkan. Une nuk e di se kur u vendosen te paret e mi ne hapesirat ku sot eshte formuar Shteti Shqiptar, por mund te them me siguri qe ata e konsideronin veten greke; ishin ndjekes te betuar te kultures helene dhe Orthodhoksise. Natyrisht qe ata flisnin greqisht. Ku u grekezuan te paret e tu anatoliane - do te pyese dikush ? Studjuesit thote se dikur anatolianet flisnin gjuhe/dialekte gjuhesore qe i perkisnin families Indo-Europiane por qe sot nuk egzistojne me. Me vone, gjate Antikitetit Klasik Grek(2), keto gjuhe ishin zevendesuar masivisht me gjuhen greke, fenomen ky qe vazhdoi edhe gjate periudhes Helenike(3), periudhes Romake(4) dhe se fundmi Bizantit. Gjate rrjedhes se shekujve, ne Anatoli civilizimi grek arriti disa pika kulminante. Me poshte tregohen dy foto nga qyteti i famshem Efeus qe turqit e sotem e reklamojne me krenari dhe nuk fshehin origjinen greke te tij. Ne ‘betejen maqedonase’ nuk mbeten mbrapa as disa studjues shqiptare. Por ata kane nje pozicion tjeter. Sipas tyre, maqedonasit e lashte kane qene pellazge, domethene shqiptare. Historiani Arben Llalla shkruan: “Emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene, të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonas, epirotë, albanë (toskë, etruskë dhe gegë), dalmatë, dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: pellazgjishten ose shqipen” (5) . Po le menjane kete deklarim aspak shkencor dhe po i referohem Polibus(6) i cili ishte bashkekohes i ilireve dhe maqedonasve. Ai shkruante se Perseus, mbreti i Maqedonise, i kerkoi mbretit Genc, (Genthius), te benin aleance kunder romakeve dhe dardaneve. Ne te njejten kohe, Perseu i kerkoi Gecit, mbeshtetje ne luftrat qe ai ishte duke zhvilluar kunder epirotasve dhe ilireve. Personat qe Perseu dergoi si perfaqsues te tij tek Genci ishin: “Adaeus, i shoqeruar nga Glaucias, nje nga truprojat e tij, dhe perseri Pleuratus, sepse ky i fundit dinte ilirisht” (7). Me heret, Polibus permend se Pleuratus ishte ilir dhe kishte gjetur strehim dhe mbrojtje ne oborrin e mbretit maqedonas. Perseu e kishte derguar ate si misionar special tek Genci. Bazuar ne burrimet me te besueshme te kohes, iliret dhe maqedonasit flisnin dy gjuhe komplet te ndryshme. Ata nuk e kuptonin njeri-tjetrin dhe ishin ne armiqesi. Permeteper, iliret dhe dardanet vriteshin midis tyre. A mund te konsiderohen keto popullata si nje “popullsi homogjene, te perbere vetem nga pellazge” - sic insiston historiani Llalla ? Atehere lind pyetja, c’fare gjuhe flisnin maqedonasit ? C’faredo qe te kene folur ata, gjuha e tyre ishte nje dialekt greek. Per ta qartesuar; nje maqedonas antik do te kuptonte nje person nga nje fis tjeter grek dhe nuk do te merrej vesh fare me nje ilir apo dardan. Kjo gje eshte vertetuar dhe pranuar shkencerisht nga historiane te kalibrit boteror. Ne mbeshtetje te ketij konkluzioni, une do te sjell nje shembull shume njerezor. Vite me pare, ne nje varr te vjeter prane Pellas, kryeqytetit te Maqedonise antike, u zbulua nje pllake plumbi, mbi te cilen ishte shkrojtur nje ‘magji dashurie’. Pllaka e kishte origjinen ne mesin e shekullit te 4-t para Eres Kristiane(8). Nje vajze, qe mendohet se quhej Dagina, (Δαγίνα) , shkrojti ne pllake nje ‘magji dashurie’ ku kerkonte qe Dionisofoni, (Διονυσοφῶν) , djali qe ajo dashuronte, te mos martohej me Thetima, (Θετίμα). Bile as me femra te tjera qofshin keto te veja apo virgjeresha. Ajo pergjerohej ta bente Dionisofonin burrin e saj. Mesazhi mijeravjecar reflekton ndjenjat me te sinqerta te nje vajze te rene ne dashuri dhe nuk ka fare te beje me nacionalizmin idjotesk te kohes sone. Problemi eshte se mesazhi nuk mund te lexohet dhe kuptohet as nga "pellazgo-shqiptaret" e Zt. Llalla, as nga "maqedonasit etnike" te Zt. Bivell. Mesazhi mund te kuptohet vetem nga persona qe njohin gjuhen greke. Atehere lind pyetja; perse duhet dikush te tregoje vemendje ne teorite e mbeshtetura ne hamendje dhe deshira ? A nuk thuhet se fjalet i merr era, e shkrojtura mbetet ? Ne se perfaqsuesit e nacionalisteve ekstremiste, kushdo qofshin ata, tentojne te injoroje kete mesim te historise njerezore atehere mendoj se kemi te bejme me nje 'babezi identiteti': Ai qe s’ka azgje i kerkon te gjitha … Shpjegime dhe sqarime rreth shkrimit 1- Periklis, (Περικλῆς ), ishte nje politikan, orator dhe udheheqes ushtarak athinas qe jetoi gjate viteve 495-429 para Eres Kristiane. 2- Periudha kohore midis shekulli te 5-te dhe 4-t, para Eres Kristiane. 3- Periudha kohore midis shekulli te 3-te dhe 1-re, para Eres Kristiane. 4- Periudha kohore midis shekulli te 1-re para Eres Kristiane deri ne shekullin 5-te te Eres Kristiane. 5- https://www.academia.edu/8356354/Demografia_e_Viseve_Shqiptare_ne_Greqine_e_Veriut 6- Polybius, (Πολύβιος) , nje nga historianet greke me te rendesishem te antikitetit. Ai jetoi midis viteve 200 dhe 118 para Eres Kristiane. Punimet e tij jane nje burrim shume i vlefshem informacioni per historianet profesionaliste dhe admiruesit e historise. 7- The Histories. Perkthim ne anglisht i W. R. Paton. Libri VI, faqe 21. 8- Me shume informacion rreth pllakes se "magjise se dashurise" te zbulluar ne Pella, gjendet ne kete link: https://www.ancient-origins.net/artifacts-ancient-writings/ancient-witchcraft-and-spell-pella-curse-tablet-005966 Shtator, 2022
- "Ballkani i Hapur" dhe e ardhmja | Mendime
"Ballkani i Hapur", "Open Balkans" apo "Mini-Schengen" dhe perpjekjet e Shqiperise per te gjetur vendin e saj ne "Europen e Bashkuar". "Ballkani i Hapur" dhe e ardhmja Nje vizionar ka shkrojtur: Paqja behet me armikun dhe jo me mikun ! Kur isha i ri, me ra rasti te lexoja romanin e titulluar "Zjarri" te shkrimtarit te degjuar francez Henri Barbusse, qe ai ja kishte dedikuar shokeve te tij te Luftes se Pare Boterore. Disa fragmente te ketij libri mu nguliten ne memorje dhe do te qendrojne aty derisa ajo te funksionoje. Aq te gjalla ishin pershkrimet e shkrimtarit te madh, sa qe me dukej vetja sikur isha ne mes te toges se ushtareve dhe degjoja historite e tyre … Me kujtohet nje pjese e librit ku ai pershkruante permbytjen masive te nje zone te ulet. Ata pak ushtare qe kishin mbijetuar i kishin hedhur armet dhe te baltosur nga koka ne kembe, perpiqeshin te gjenin ndonje pike te larte ku mund ti shpetonin mbytjes. Personat e zhytur ne lluce nuk mershin vesh se c’fare ishin, franceze, gjermane, apo dicka tjeter. Ata ishin kthyer ne figurina balte me sy njeriu qe luftonin per egzistence. Kur arrinin ne majen e ndonje kodre, ashtu sic ishin gjysme te vdekur, i drejtoheshin njeri-tjetrit me fjalen “Komrad”(1) dhe uleshin prane e prane … Shkrimet pacifiste te Henrit nuk paten ndonje ndikim te madh. Afersisht 20 vite me vone, europianet filluan nje lufte akoma edhe me te pergjakeshme se e para. ***** Disa dite me pare, kryeministri i Shqiperise, Zt. Rama, nenshkroi nje marreveshje, kryesisht te natyres ekonomike, me Maqedonine e Veriut dhe Serbine. Sido qe te emerohet kjo marreveshje, personalisht mendoj se eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Marreveshja duhet pershendetur, inkurajuar dhe mbeshtetur per tu bere realitet dhe zhvillohet me tej. Nga ana tjeter, me ben shume pershtypje reagimi i ashper i shume njerezve qe arrijne deri ne thirrje per vrasjen e Zt. Rama ! Mendoj se pergjegjesja kryesore e kesaj situate shqetesuese bie mbi vete klasen politike, pjese e te ciles eshte dhe vete Zt. Rama, qe gjate ketyre 15-20 viteve te fundit ka krijuar probleme madhore qe do te duhet kohe dhe mundim per tu riparuar. Eshte nje e vertete e pa-mohueshme qe liria e fjales dhe shprehjes ne Shqiperi kane bere perparime gjigande dhe per kete duhen pergezuar te gjithe ata qe kane ndihmuar ne kete fushe. Nga ana tjeter, stimulimi i pakontrolluar i nacionalizmit e ka kthyer kete te fundit ne nje “bishe qe ha te zone” - sic i thone fjales. Nuk ka jave qe ne TV, shtyp apo median sociale te mos shfaqen persona me pikpamje ekstreme duke pretenduar se shume zona te Ballkanit jane shqiptare, se fqinjet nuk kane egzistuar, se ata nuk kane as gjuhe dhe as atdhe, dhe se nje dite te gjithe keto hapesira do ti mbashkengiten Shqiperise. Ketij zjarri i hedhin benzine disa politikane te konsumuar qe nga nje ane mburren se e kane orjentuar Shqiperine drejt Europes se Bashkuar dhe kane antaresuar vendin ne NATO ndersa nga ana tjeter pozojne perpara hartes se "Shqiperise se Madhe". Po e filloj me konceptin e Evropes se Bashkuar dhe po sjell per shembull Gjermanine dhe Francen. Ndersa sot keto dy vende kane marredhenie te shkelqyera, ne te kaluaren jo shume te larget, ato kane qene armiq per vdekje. Do te kthehem ne periudhen kohore kur Henri Barbusse shkrojti librin e tij duke luftuar ne transhete e frontit Franko-Gjerman dhe do te ndalem vetem ne betejen e famshme te Verdun-it duke anashkaluar gjakderdhjen dhe shkaterimet qe shkaktoi Lufta e Pare Boterore ne total. Ne menyre qe lexuesi te kuptoje ashpersine e kesaj beteje po permend disa te dhena historike. Verdun, 1916. Kapice me predha te shkrehura dhe kocka njerzish ... Perfundimi ? Beteja zgjati 10 muaj, nga Shkurti deri ne Dhjetor te vitit 1916. Palet lufuese hodhen kunder njera-tjetres midis 40,000,000 dhe 60,000,000 predha artilerie. Ne fushen e betejes u vrane 143,000 gjermane dhe 162,400 franceze. Te plagosurit e kaluan shifren 1,000,000. Demet materiale te pallogariteshme … Sikur mos mjaftonin tmerret e kesaj lufte, te “medhenjte” nisen nje lufte tjeter, akoma edhe me shkateruese; Luften e Dyte Boterore. Por ja qe ne vitet 1950 midis francezeve dhe gjermaneve dolen disa burra dhe gra kurajoze, udheheqes vizionare qe vendosen qe mbi te kaluaren e hidhur te ndertonin nje te ardhme progresive. Koha tregoi se ata kishin te drejte. Shpesh, ne ambjentet civile dhe politike shqiptare degjohet thirrja: E duam Shqiperine si gjithe Europa! Me sa duket shume pak persona e kuptojne se c'fare eshte Europa ne te vertete ... Kjo kategori njerzish nuk arrin ta kuptojne se paqja ngrihet mbi sakrifica te medha ekonomike dhe politike. Dy fotografi kuptimplote te nxjerra perpara varrezave masive ne Verdun tregohen me poshte. Ne keto varreza gjenden te perzjera eshtrat e 130,000 ushtareve franceze dhe gjermane qe dikur vrane njeri tjetrin pa meshire por sot prehen ne paqe sepse klasa politike ne vendet respktive shikon drejt te ardhmes dhe jo nga e kaluara. Nuk ka simbol me kuptimplote se arkivoli i mbuluar me flamuret respektive te armiqeve te dikurshem. Shtetet e Ballkanit, si dhe shume shtete te tjera te vogla Europiane, jane ne njeren apo ne tjeteren forme, shtete me “sovranitet te kufizuar”. Mbarevajtja, nganjehere dhe egzistenca e tyre, varret shume nga “hesapet” dhe mareveshjet qe bejne te “medhenjte”. Per te shtjelluar me tej mendimin tim po marr per shembull aleancen e NATO-s. Megjithese kane kaluar 12 vjet qe nga antaresimi i Shqiperise ne NATO, me sa duket nje pjese e mire e klases politike, elitave drejtuese te vendit dhe popullates se zakoneshme nuk kane arritur te kuptojne se c’fare do te thote pjesmarja ne organizata te tilla. Duke ditur se nje pjese e shqiptareve e konsiderojne Ameriken si aleatin me te mire te tyre, po paraqis nje pjese te nje dokumenti qe e gjeta te publikuar ne nje faqe te Departamentit Amerikan te Shtetit(2) ku behet fjale per kriteret kryesore qe shtetet kandidate duhet te plotesojne perpara antaresimit ne organizate: We have made clear that, at a minimum, candidates for membership must meet the following five requirements: New members must uphold democracy, including tolerating diversity. New members must be making progress toward a market economy. Their military forces must be under firm civilian control. They must be good neighbors and respect sovereignty outside their borders. They must be working toward compatibility with NATO forces. Pikat e mesiperme, pak a shume, shqiperohen keshtu: Ne e kemi bere te qarte qe se paku, kandidatet per antaresim duhet te plotesojne pese kerkesat qe paraqiten me poshte: Antaret e rinj duhet te mbeshtesin demokracine, perfshi tolerancen ndaj diversitetit. Antaret e rinj duhet te bejne progres drejt ekonomise se tregut. Forcat e tyre ushtarake duhet te jene nen kontroll te forte civil. Ato (vendet) duhet te jene fqinje te mire dhe te respektojne sovranitetin e shteteve te tjera. Ato duhet te punojne drejt pershtatjes me standartet e NATO-s. Pra duket qarte, qe ne rastin e Shqiperise, antaresimi ne NATO ka me shume detyrime sesa perfitime. Gjate viteve te fundit vendi ka bere perparime te dukshme ne disa drejtime dhe kjo nuk mund te mohohet. Gjithashtu, duket qarte qe nje pjese e politikes, ekonomise dhe publikut jane pozicionuar drejt te ardhmes Europiane te vendit qofte kjo duke filluar me nje Mini-Shengen. Per ata qe kane mbetur ne te kaluaren ngrihet pyetja: c'fare mund te arrihet nepermjet pretendimeve iluzive dhe perralla te treguara me aq pasion nga"historianet profesionaliste" ? Ne kete pike dua te bej nje verrejtje: ju lutem mos ofendoni dhe kercenoni ne FaceBook sepse do te trembet Amerika dhe do ta mbylle ambasaden ne Tirane ... Si konkluzion, mendova ta perfundoj mendimin me dy foto qe per kendveshtrimin tim tregojne nje histori te tere dhe japin nje mesazh optimist; Verduni i viteve 1920 dhe Verduni i viteve 2020 Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- Comrade - do te thote nje shok, ne vecanti dikush qe ka kaluar ne situata te rrezikeshme kryesisht te natyres ushtarake. 2- https://1997-2001.state.gov/regions/eur/fs_members.html#:~:text=We%20have%20made%20clear%20that,be%20under%20firm%20civilian%20control . Gusht, 2021
- Fajin e kane "Ata" | Mendime
"Une" jam ne rregull, fajin e kane "Ata". Shqiptaret e kane zakon te fajesojne te tjeret. Deri kur do te vazhdoje te degjohet kjo perralle e vjeteruar kafeneje ? Fajin e kane "Ata" Shqiptaret e kane zakon te diskutojne probleme politike. Faik Konica shkruante se ne kafenene e nje fshati te humbur ne Shqiperi diskutohen tema qe nuk trajtohen as ne zyrat e ministrise se jashtme Angleze. Bile, katundaret shqiptare i dine gjerat me mire se vete ministri i jashtem anglez ! Pjesemarsit e ketyre diskutimeve mund te kene mosperputhje te medha politike, ideologjike, etj, por per nje gje bien dakord te gjithe: fajin per situaten e papelqyeshme te vendit e kane “Ata”. Fjala “Une” nuk mban faj persiper ! Secili nga diskutuesit eshte i paster si qelibar; ai ndjek rregullat, zbaton ligjin, paguan taksat …ecen ne vijat e bardha dhe nuk hedh plehra ne rruge. Ai nuk ka te beje fare as me korrupsionin, as me drogen, as me krimin. Per anet negative te situates aktuale gjithmone e kane fajin “Ata” ! Kjo teori eshte aq e vjeter sa qe eshte bere pjese e mentalitetit shqiptar. Per nje moment le te supozojme se kjo hipoteze eshte e vertete dhe fajin e kane “Ata”. Lind pyetja, kush jane keta “Ata-te” ? Pergjithesisht, ne shoqerine shqiptare, me termin “Ata” nenkuptohen politikanet e korruptuar. Perpara se te vazhdoj mendimin me tej; korrupsioni nuk eshte thjesht nje fenomen shqiptar. Ai eshte nje fenomen boteror i vjeter sa vete qenia njerezore dhe do te vazhdoje te egzistoje, ne njeren apo ne tjetren forme, deri ne momentin qe njeriu te jete verdalle. Format e tij jane nga me te ndryshmet dhe shpesh here fshihen mbas fjaleve te medha si psh: patriotizem, atdhedashuri, zhvillim, liri, barazi, bile dhe Zot ! Problemi eshte reduktimi dhe mbajtja nen kontroll e tij. Ne kete aspekt raporti “Une” - “Ata” eshte vendimtar. Ky raport eshte nje marrdhenie komplekse dashurie dhe urrejtje qe mund te kthehet ne progres ose ne shkaterim. Ne se “Ata” nuk kercenohen nga “Une”, atehere perse mos hyj dhe “Une” ne klanin “Ata” - do te pyese dikush ? C’fare i ka gjetur “Ata-te” qe kane bere namin ? Mbase “Une” ka te drejte. Historia e shtetit shqiptar ka disa raste vertet kontradiktore qe tregojne me se miri se si “Ata-te” e dikurshem, qe ne kohen e tyre kane qene shembuj spikates korrupsioni, jane kthyer ne heronj te kohes moderne. Po e filloj me Ismail Qemalin. Ismail Qemali kishte qene ne "borderone" e qeverise se Athines per shume vite(1). Nje rast interesant ishte ai i dates 4 Maj, 1907. Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave (Takimi 13, Akti #47) vete Ministri i Jashtem propozoi qe shuma prej 8,050 Frangash (Monedha ari) te nxirrej nga "fondet speciale" dhe te paguhej per nje kontrate bashkepunimi me gazeten "Indipendence Belge". Kontrata do te fillonte ne daten 18 Maj, 1907, dhe per nje periudhe nje vjecare gazeta ne fjale do ti dergonte Athines 250 kopje te saj. Pala Belge do te bente me te miren e mundeshme per te permbushur kete kontrate. Si rezultat, drejtori i gazetes, Zt. De Mares, do te paguhej 6,250 Franga, ndersa Ismail Kemal Bey, qe do te ishte "postjeri" qe do te transportonte gazeten nga Brukseli deri ne nje destinacion te caktuar nga Ministria e Jashtme Greke, do te merte 1,800 Franga. Kryeministri i Greqise, Georgios Theotokis, dhe ministrat e tjere e firmosen kontraten ne fjale. Pagesat ne llogarite perkatese u permbushen ne daten 1 Qershor, 1907. Nuk u morr vesh kurre ne se gazetat arriten ndonjehere ne Greqi. Rendesi ka qe te gjitha palet dhane dicka dhe morren dicka. Me sa duket Ismail Qemali doli shume i kenaqur ... 1,800 Franga - jo keq per nje “postjer”. Baroni Franz Nopcsa, nje aristokrat hungarez qe pretendonte te behej mbret i Shqiperise, jep nje pershkrim te detajuar te karakterit te Ismail Qemalit dhe pasionit te tij per te rrembyer para nga te gjitha anet. Ne kujtimet e tij ai tregon se gjate nje takimi qe pati ne France me “dhelpren plake”, sic e karakterizon ai Ismailin, ata rane dakord qe te hiqnin qafe Essad Pashe Toptanin. Diten tjeter, me paturpesine me te madhe, Qemali i dergon nje leter me te birin ku midis te tjerash i shkruante: “... vetem per disa dite, ne menyre te deshperuar, kam nevoje per shumen modeste te njemije apo dymije frangave te cilat Tahiri (Djali I Qemalit) do t’ju a riktheje ne Viene. Po ja u kerkoj kete sepse ju konsideroj nje shok te mire, dhe c’ka eshte me e rendesishme, nje patriot te vertete dhe te sinqerte” . Baroni vazhdon me tej: “Ismail Kemal kishte arritur qe t’ju merrte para pothuajse te gjitha shteteve Europiane; Turqise, Greqise, Italise, Austrise, Hungarise, Anglise dhe Malit te Zi, mbase dhe Serbise dhe Rusise” (2). Franz Nopcsa shkruan se ai dhe Ismail Qemali mbeten miq deri ne fund, por miq qe ja dinin njeri tjetrit "dhemb e dhemballe". Po le Ismailin dhe po vazhdoj me poezine e Nolit te titulluar Kenga e Salep-Sulltanit; Një mexhlis të math na çeli Pandeli Jano Vangjeli Me Sulltan-llokum na veli Si kofini pas të vjeli. ***** Koço Kotta, mjek hanxhari, Nis një valle palikari, Se me një ferman kusari Sadrazem u bë firari. ***** Se ç' na u gëzua xhani, Se ç'na preu Ramazani, Se ç' na piu Italjani, Rroftë pra Salep-Sulltani! Noli qe tallej me te tere; Asamblene e Lidhjes se Kombeve, politikane europiane dhe amerikane, armiq te brendshem dhe te jashtem, te majte dhe te djathte, te varfer dhe te pasur … Ndersa vete ishte vegel e Italise, (ku Noli dhe shumica e kabinetit qeveritar u larguan pas deshtimit te “Revolucionit te Qershorit”), ai sulmonte ashper kundeshtaret e tij politike duke i akuzuar si pro-italiane, pershembull Pandeli Evangjelin qe ishte gjithashtu nje pro-italian i vendosur. Ndersa per Kostaq Kotta-n ai nxjerr ne drite nje "sekret" qe e dinin te gjithe. Kocoja ishte vertet nje “mjek hanxhari”, (Kerkohej per disa vrasje ne Egjypt), megjithate arriti te behej kryeminister i Shqiperise 2-3 here. C’fare mendonin per karakterin e Nolit te huajt qe kishin bashkepunuar me te ? Nje person i rendesishem qe ndihmoi ne krijimin e shtetit te pare shqiptar ishte nen-koloneli anglez Walter Francis Stirling. Ai jetoi ne Shqiperi gjate viteve 1923-1931. Stirling u be i njohur boterisht me librin e tij te titulluar “Safety last” (Ne shqip do ta interpretoj si: “Siguria, gjeja e fundit”). Ne kete liber ai permblodhi kujtimet e tij dhe ngjarjeve ne Shqiperi i kushtoi nje kapitull te vecante. Nje fragmet i shkeputur nga ky liber thote: “Ne veren e vitit 1924 shpertheu nje kryengritje fshatare dhe Ahmet Bej Zogu, qe ishte minister i brendshem, u detyrua te largohej nga vendi. Revolta ishte udhehequr nga nje bishop orthodoks i qojtur Fan Noli. Ai ishte nje intelektual i edukuar ne Harvard dhe nje muzikant shume i mire. Nje here e nje kohe, ai i kishte rene organit, (Nje lloj instrumenti muzikor qe duket si pjano), ne nje kinema ne Shtetet e Bashkuara (Amerike). Ne kohen qe nisi revolta une isha me pushime ne Angli dhe kur arriten lajmet e para mendova se punes time ne Shqiperi po i vinte fundi. Cuditerisht, bishopi me dergoi nje telegram nepermjet te cilit me kerkonte te kthehesha sa me shpejt qe te ishte e mundur. Kur u ktheva, gjeta ne fuqi nje kabinet ministror komplet te ndryshuar, te perbere nga ministra te rinj; te gjithe amatore. Megjithate, disa prej tyre ishin plotesisht te gatshem te permiresonin kushtet e vendit. E vetmja pengese madhore ishte Fan Noli, dora vete. Ai ishte burri me cinik qe une kisha takuar ne jeten time. Ne nje moment, ai me tha se mendonte te permbushte te pakten nje nga premtimet e shumta qe kishte bere gjate fushates per marrjen e pushtetit. Nuk besoj se ai e beri kete ndonjehere” (3). ***** Historia perseritet. Kohe te tjera, aktore te tjere, politikane amatoreske qe shfaqen perpara ose fshihen mbas portreteve te"baballareve te kombit"… Disa dite me pare Shqiperia nuk arriti te fillonte diskutimet paraprake per hapjen e procedurave per pranimin ne Bashkimin Europian. Dhe perseri fajin e kane “Ata”. Zt. Rama, Kryeministri Shqiptar, qe ne kete rast kthehet ne “Une”, fajesoi Bullgarine qe pengoi Maqedonine e Veriut dhe kjo e fundit "mori ne qafe" dhe Shqiperine. Eshte shume per tu cuditur. Kryeministri Shqiptar aludon se Europa nuk e di qe Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut jane dy shtete te ndryshme ... dhe gabimisht i ka "paketuar" bashke. Arsyet e deshtimit ne projektin BE jane te shumta, por ne te njejten kohe jane thirrje per ndryshime pozitive qe besoj se duhet te fillojne nga "Une", perndryshe “Ata-te” ne Tirane do te vazhdojne te varrin neper mure portret e njeri-tjetrit dhe do te fajesojne per humbjen e radhes trajnerin e ekipit kundeshtar. Si perfundim do te thesha se vjen momenti qe perrallat e kafenese konsumohen aq shume sa qe skane me vlere. Burrimet ku u mbeshtet ky shkrimi 1- Per me shume vizito: http://www.iospress.gr/ios1998/ios19980222b.htm (Vizituar per here te fundit ne date 27 Qershor, 2021) 2- Traveler, Scholar, Political Adventurer: A Transylvanian Baron at the Birth of Albanian Independence. The Memoirs of Franz Nopcsa - Faqe 183 3- Safety last. By W. F. Stirling - Faqe 126 Shenim: Zgjodha per paralelizem Ismail Qemalin dhe Fan Nolin sepse mendoj qe ata ishin dy shembuj unike te politikaneve pa "shtylle kurizore". Qershor, 2021
- Flamuri shqiptar dhe flamuri austriak | Mendime
Nje here e nje kohe Austria kishte nje flamur te ngjashem me ate te Shqiperise moderne. C'fare ndodhi me flamurin me shqiponjen dy-kokeshe te Austrise ? A kishin lidhje keta dy flamure ? Flamuri austriak dhe flamuri shqiptar Dikur, austriaket mbanin 'flamurin e Skenderbeut' por dicka ndodhi dhe ata e nderuan ate ... Nje here e nje kohe, egzistonte Perandoria Austro-Hungareze e cila la gjurmet e saj te rendesishme ne historine europiane dhe boterore. Perandoria ishte nje perberje popujsh dhe farash, zakonesh dhe kulturash, gjuhesh dhe traditash ... me fjale te tjera nje 'turli' etnish. Qe te kthehej ne nje perandori funksionale ajo duhej te transformohej ne nje fare 'Kulle te Babelit'(1). Kete detyre e morren persiper 'Mendimtaret e Vienes' te cilet me zgjuarsine dhe profesionalizmin e tyre krijuan imazhin e 'Unitetit Perandorak', bashkimin rreth flamurit imperial dhe katolicizmit. 'Kulla e Babelit' eshte nje punim i piktorit hollandez Pieter Bruegel. Kjo kryeveper arti, e perfunduar ne vitin 1563, ruhet ne Muzeun e Artit ne Viene. Punimi tjeter tregon simbolet e disa nga principatave me kryesore qe kishin lidhur aleance nen Perandorine Austro-Hungareze. Nuk eshte egzagjerim te thuhet qe austriaket ishin krijuesit e shtetit te pare shqiptar. Pa ingranimin e tyre te fuqishem intelektual, politik dhe ushtarak, fati i vendit, dhe Ballkanit ne pergjithesi, do te kishte qene komplet ndryshe. Ne kujtimet e tij Konti Franc Konrad von Hozendorf(2) shkruante: “... vapori austro-hungarez, me emer Taurus, qe per momentin eshte i ankoruar ne Kostandinopoje, eshte zgjedhur per udhetimin e Princ Vidit nga Triestja ne Durres; kjo do te thote qe princi do te zbarkoje ne Shqiperi nen Flamurin Austro-Hungarez” (3) . Kuptimi i kesaj fraze ishte i qarte; austriaket e piketuan e miratuan dhe e hipen ne fron 'Mbretin' e Shqiperise te sapo krijuar. Bile vete Princ Vidi shkruante se deri ne momentin e largimit te tij nga Shqiperia, "Austo-Hungaria kishte qene mbeshtetesi im me i besueshem" (4). Por, per momentin le te mbetemi tek flamuri austro-hungarez i permendur me siper; si dukej ai ? A kishte ngjashmeri me flamurin qe Ismail Qemali kishte ngritur ne Vlore ne Nentor te 1912-tes ? Nje pershkrim shume te qarte te ketij flamuri e jep nje material propagandistik i vitit 1914, i titulluar "Krah per krah". Aty tregohen kaloresit austro-hungareze te bashkuar kunder armikut te perbashket. Flamuri austriak eshte ai me shqiponjen me dy koke, ndersa hungarezi ai me vija dhe kryq. Flamuri Imperial Austriak ishte shume i ngjashem me Flamurin Bizantin te cilin gjate shekujve e kishin huazuar shume popuj te Ballkanit dhe Europes Lindore dhe natyrisht qe kishte nje ngarkese te madhe fetare. Flamuri ishte simbol i unitetit Shtet-Kishe Katolike. Austriaket e perdornin shqiponjen me dy koke pothuajse kudo; me vend dhe pa vend. Bie fjala, ne dokumentat zyrtare, kartemonedha, leternjoftime, etj. Dhe kjo ishte plotesisht e kuptueshme. Por egzagjerimi arrinte deri aty sa ky simbol te perdorej ne mallarat e konsumit te perditshem; shishet e bojes, biletat e theatrove, reklamat e shfaqeve artistike dhe lista vazhdonte. Abuzimi nacionalist ishte kaq i madh sa qe te vinte keq per shqiponjen e shkrete ... Me poshte paraqiten disa ilustrime te asaj kohe ku midis te tjerash tregohet Shqiponja Imperiale Austriake me kryqin ne mes qe ka mare ne mbrojtje aleatet e saj. Austriaket ishin mjeshter te 'shpelarjes se trurit'. Politikat e tyre ndryshonin nga ato te ndjekura nga fuqite e tjera te kohes. Ky ndryshim bazohej ne studimin dhe analizimin e detajuar te mentaliteteve te popullatave qe ata kerkonin te merrnin nen kontroll. Ky fenomen duket me se miri ne propaganden nacionaliste per konsum te brendshem te cilen, ne njeren apo tjetren forme, austriaket e eksportuan edhe ne Shqiperi. Me poshte kam vecuar disa materiale te viteve 1900-1918. Mbreti Zog ndoqi pak a shume te njejtat metoda propagandistike. Ne se zevendesojme portretin e perandorit Austriak, me ate te mbretit Zog, kjo pikture ngjan me nje material propagandistik shqiptar. Ndersa ne se e zevendesojme Franc Jozefin me Enver Hoxhen, kjo pikture ku shfaqen njerez te lumtur dhe te gezuar te sjell nder mend 'fitoret e revolucionit socialist' dhe 'shqiponjat qe fluturonin lart'. Jo me kot disa ideatore dhe krijues te historiografise komuniste shqiptare kishin kaluar nga shkollat e Austrise. E kujt nuk i kujtohen pikturat me ushtare dhe kufitare, me kovace dhe zboriste, me 'Pioneret e Enverit' qe do te conin revolucionin perpara ... Po thirrjet 'Gjithmone gati' qe ushetinin ne ushtrimet e manifestimit, paradat ushtarake apo festat e udheheqesit dhe te partise ... Austriaket i kishin kaluar keto 'Komedi historike' shume dekada me pare. Trushpelarja e brezit te ri konsiderohej nje detyre patriotike dhe sistemi edukativ ishte kthyer ne nje makine luftarake. Ne ditarin e nje femije 15 vjecar shkruhej se kater aleatet, Austria, Gjermania, Turqia dhe Bullgaria, me nje popullsi te pergjitheshme rreth kater here me te vogel se kundeshtaret e saj, do te dilnin fitimtare. Djaloshi shkruante: Austri, ti vend i nderuar, ngrije lart flamurin tend ... Emblema e meposhtme eshte prodhuar ne vitin 1914 dhe eshte simbol i aleances te Austrise-Turqise-Gjermanise-Hungarise. A lidhej flamuri austriak me flamurin shqiptar ? Ashtu sic bene me Princ Vidin ne Pranveren e vitit 1914, austriaket ishin sjelle edhe me Ismail Qemalin nje vit e gjysem me pare. Ne Netor te vitit 1912, ata i vune ne dispozicion nje vapor qe e mori ate nga Triestja dhe e shpuri ne Durres. Kryeqyteti i fundit europian qe Ismail Qemali vizitoi perpara shpalljes se pavaresise, ishte Viena. Natyrisht qe gjate diskutimeve te hollesishme qe ai pati me figurat me te larta te politikes se jashtme Austriake, u trajtua dhe ceshtja e flamurit. Ke flamur do te ngrinte Qemali ne Vlore ? Mendoj se ne kete pike te gjitha palet kishin rene dakord; flamuri me shqiponjen me dy koke ishte zgjedhja ideale. Prej disa dekadash austriaket kishin krijuar mitin e Skenderbeut katolik, mbrojtesit te krishterimit. Permeteper, ata kishin ne dispozicion dy elemente te rendesishem: shpaten dhe helmeten e Skenderbeut. Megjithese nuk ishte vertetuar shkencerisht pronesia e Skenderbeut mbi keto dy objekte ato ishin me se te pershtateshme per zbukurimin e nacionalizmit te ri shqiptar qe ishte ne embrionin e tij. Dhe keshtu qe pa pritur dhe pa kujtuar, pas 500 vjet harrese 'Flamuri i Skenderbeut' filloi te valevitej perseri mbi territorin shqiptar. Personalisht mendoj se ky veprim ishte rrjedhim i kalkulimeve te holla dhe largpamese te austriakeve dhe jo i ndonje patrioti shqiptar ... C'fare ndodhi me flamurin austriak ? Austro-Hungaria dhe aleatet e saj humben Luften e Pare Boterore. Austro-Hungaria u shperbe dhe ne Europen qendrore u krijuan disa shtete te reja qe me pare kishin qene nen kontrollin austriak. Ne Viene e morren pushtetin forca progresiste dhe nje nga hapat e pare qe ato ndermoren ishte heqja e simboleve perandorake, perfshi edhe flamurin me shqiponjen me dy koke. Ne pikturen e meposhtme tregohet 'Luani Bohemian', simboli i Cekise, duke grisur perfundimisht flamurin e Austrise Perandorake. Austriaket zgjodhen si flamur te ri nje simbol fare te thjeshte, te cliruar nga mitologjite dhe nacionalizmat e se kaluares. Nje fushe e kuqe qe simbolizonte gjakun e dredhur dhe nje brez i bardhe qe simbolizonte paqen u bene shenja dalluese e Austrise se re. Dy fjale rreth flamurit shqiptar Nuk dihet me saktesi forma dhe paraqitja e flamurit qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore. Ka hipoteza nga me te ndryshmet. Personalisht mendoj se ne ceremoni u perdor flamuri i krijuar nga Spiridhon Ilo. Kete flamur e kishte pare dhe vete Ismail Qemali kur kishte vizituar Bukureshtin ne daten 5 Nentor, 1912-te. Sido qe te kete qene, nje gje eshte e qarte, flamuri erdhi nga jashte Shqiperise dhe ne Vlore nuk gjendej ndonje flamur 'vendalli' me shqiponjen me dy koke. Vete Eqrem Bej Vlora e pohon faktin qe shqiptaret e jugut as qe e kishin idene kush ishte ai flamur. Ndersa ne Kosove ate e njihnin per flamurin e Austrise dhe shkruan se disa kosovare i thane: "Shume mire e bete ju te diturit, qe ngritet flamurin e babe Kralit, (pra te Perandorit Austriak Franc Jozef), se tani nuk ka ç’te na beje as serbi i poshter, as malazesi moracak. Kur pyeta se ku e kane pare shqiponjen e zeze, m’u pergjigjen krenarisht: 'Tek ushtaret e Babe Kralit', ne Pazarin e Ri " . Permeteper, ne gjirin e parise vlonjate kishte kundeshtime per ngritjen e ketij simboli, "... Haxhi Muhamet Efendiu, nje klerik i rendesishem e fanatik ne Vlore dhe ithtar i forte i tim eti, i cili shprehej me zemerim se Ismail Beu kishte zgjedhur nje “korb”, si simbol te Shqiperise se lire. Ah, ta kishte bere Shqiperine, Syrja Beu ankohej ai, - tani do te kishim ne flamur suret e bukura te kuranit. Po ç’mund te presesh tjeter nga Ismail beu, qe e ka kaluar te gjithe jeten e tij ne vendin e frengjve! " (5). ***** Perpjekjet e para te dokumentuara per krijimin e nje simboli nacional shqiptar i beri Princ Vidi. Nje shkrim interesant rreth kesaj teme gjendet ne kete faqe: https://www.e-periodica.ch/ Me poshte tregohen: 1- Skica e stemes personale te Vidit - Princit te emeruar nga fuqite e medha. Punim i artistit austriak Ernst Krahl. Viene, Dhjetor 1913. 2- Skica e stemes te Principates Shqiptare. Punim i artistit Ernst Krahl. Viene, Dhjetor 1913. 3- Skica perfundimtare e stemes nacionale te Shqiperise. Realizuar nga artisti gjerman Emil Doepler (i vjetri). Berlin, Shkurt 1914. Nje sy i kujdesshem do te vere re se ndersa variantet 1 dhe 2 permbajne kuroren mbreterore me kryq, varianti 3 ka modifikuar kuroren dhe ne vend te kryqit ka nje yll me 5 cepa. Besoj se ky ndryshim eshte bere per t'ju pershtatur realiteteve fetare te Shqiperise te vitit 1914. Qe nga koha e Ismail Qemalit, flamuri shqiptar ka pesuar ndryshime te njepasnjeshme. Me se fundmi, vendin e yllit 'komunist' e zuri helmeta e Skenderbeut. (Shenim: N e fakt, flamuri me te cilin Princ Vidi 'zbarkoi' ne Durres kishte nje yll me 5 cepa mbi shqiponjen me dy koka). Personalisht mendoj se simbolet zene nje vend te rendesishem ne historine e nje populli. Shpesh here ato jane mesazhe informacioni qe tentojne te pozicionojne popullin perkates ne raport me popujt e tjere dhe historine boterore. Nga ana tjeter, abuzimi i simboleve tregon mosnjohje te vetvetes, padije, papjekuri civile, dritshkurtesi politike ... Per nje moment po i kthehem helmetes se Skenderbeut; ate e gjen kudo; ne flamurin kombetar, ne parlament, ne institucionet qeveritare, ne makinat e policise, ne uniformat e ushtrise, bile dhe ne reklamat e pikave te karburantit ! A eshte ky nje veprim dhe gjykim normal per nje shtet dhe shoqeri te shekullit te 21-te ? Mbase pervoja austriake ne kete drejtim do te ishte nje shembull i mire ... Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Shenim i rendesishem: Nje pjese e mire e materialeve fotografike/pikturave te postuara ne kete shkrim eshte mare nga: https://ww1.habsburger.net/ 1- Bazuar ne disa besime fetare, raca njerezore, pasi i shpetoi "Permbytjes te Madhe", filloi te fliste me nje gjuhe. Njerzit u vendosen ne nje vend ne Babiloni dhe rane dakord qe te ngrinin nje kulle aq te larte sa qe te arrinte ne qiell. Zotit nuk i pelqeu ky veprim dhe i ngateroi ata duke ju krijuar gjuhe te ndryshme keshtu qe ndertuesit e kulles nuk e kuptonin me njeri-tjetrin. Si rezultat, kulla e Babelit, (Emri i nje qyteti ne Babiloni), ra dhe njerzit u shperndane neper bote. 2- Count Franz Conrad von Hötzendorf (1852-1925) ishte nje ushtarak i degjuar austriak. Per disa vite ai kishte mbajtur postin e Shefit te Pergjithshem te Ushtrise Austro-Hungareze. 3- Prince von Wied, (Princ Vidi), arriti ne Durres ne daten 7 Mars, 1914. 4- http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.htm 5- Eqrem Bej Vlora / Kujtime - Vellimi i dyte 1912 - 1925 / Faqe 14, 15. "E pra në 28 nëntor kryeobjektivi i ditës, flamuri i simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Për më tepër, shumica, nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar. Atëhere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqerem Beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe, pyeti, se a mund të merrej pa qenë i zoti aty. Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri, që dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopsht, duke brohoritur “Rroftë, rroftë!” edhe pse shumë prej tyre nuk kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë, kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë:”Shumë mirë e bëtë ju të diturit, që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të Perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazesi moracak. Kur pyeta se ku e kanë parë shqiponjën e zezë, m’u përgjigjën krenarisht: "Tek ushtarët e Babë Kralit”, në Pazarin e Ri. Por, natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet Efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail Beu kishte zgjedhur një “korb”, si simbol të Shqipërisë së lirë. ”Ah, ta kishte bërë Shqipërinë, Syrja Beu ankohej ai,-tani do të kishim në flamur suret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që e ka kaluar të gjithë jetën e tij në vendin e frëngjve!” Kur ia rrëfeva historinë Ismail Beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës, që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!" Nentor, 2021
- Kryeqyteti i pare shqiptar | Mendime
Shpesh thuhet se shqiptaret krijuan Greqine. Atehere dicka nuk shkon ketu ... Ku jane monumentet e heronjve ? Kryeqyteti i pare shqiptar Perpara disa ditesh pashe nje dokumentar te nje gazetari te njohur ne televizionet dhe mediat sociale. Titulli i dokumentarit: "Kryeqyteti i vjeter shqiptar i Greqise" . Mes paralelizmave, hipotezave dhe tjetersimeve historike, gazetari mbronte pozicionin e tij se Greqine e kishin ndertuar arberoret, apo me sakte shqiptaret. Ne qytetin shqiptar te Nafplios ata organizuan qeverine e pare, parlamentin e pare, nxorren kryeministrin e pare grek dhe keshtu me rradhe ... Me pas dicka ndodhi dhe nje grup i vogel grekesh ju vodhen shqiptareve te gjitha arritjet. Ju morren kulturen, traditat, qeverine bile i persekutuan duke ju ndaluar dhe gjuhen. Me fjale te tjera, i shtypen aq shume sa dhe sot e kesaj dite ata flasin shqip me frike dhe ndrojtje. Per te shmangur ndonje problem me qeverine e Athines, nje person i pa identifikuar i filmoi shqiptaret e Nafplios fshehurazi ne menyre qe te mbronte identitetin e tyre. Ku i dihet, ne se zbuloheshin ata mund te perfundonin dhe ne burg ... Po pranoj si te verteta te gjitha sa prezantuesi tha ne dokumentarin ne fjale. Po i konsideroj 100% shqiptare te gjithe "arberoret" e Greqise. Po e konsideroj revolucionin e vitit 1821 si nje lufte civile shqiptare. Per te mbeshteur kete pozicion po sjell nje grimce historike. Ne mbremjen e betejes se fundit, Marko Bocari mblodhi luftetaret e tij dhe i urdheroi te prisnin nje menge te kemishave te tyre dhe te lidhnin nga nje shami ne koke. Ne erresiren e nates, keto "modifikime" ne veshje do te sherbenin si shenja dalluese midis miqve dhe armiqve qe ishin te ngjashem si ne veshje ashtu dhe ne gjuhe. Marko Bocari u vra. Shoket e lidhen trupin e tij qe te qendronte drejt mbi kale dhe e cuan bashkeluftetarin ne Mesolongji ku dhe e varrosen me nderimet qe i takonin komandantit te tyre. Por, perpara se te benin kete, ata ne shenje hakmarrje ju prene koken 50 shqiptareve te tjere qe kishin zene rober. Piktura ne fillim te faqes eshte punim i piktorit gjerman Peter von Hess dhe tregon pritjen qe banoret e Nafplios i bene princit bavarez, 17 vjecarit Otto. Ai u kurorezua mbret i Greqise moderne dhe qendroi ne fron nga viti 1832 deri ne vitin 1862. Mendoj se piktura eshte nje material propagandistik dhe e ngjashme me shume piktura te kohes ku njerzit 'fluturonin' nga gezimi kur shikonin mbretin dhe parine. Nje pikture me realiste do te dukej, pak a shume, si kjo ketu. Otton e shoqeruan disa anije luftarake, te derguara nga fuqite e kohes. Ato e pershendeten kurorezimin e tij me 21 te shtena topash. Mesazhi ? Te 'medhenjte' kishin vendosur te krijonin shtetin grek dhe per kete ishin gati te luftonin deri ne fund. Lind pyetja: Perse kancelarite europiane, vecanarisht bavarezet, ishin kaq te pasionuar pas Greqise ? Ne se shqiptaret ishin forca kryesore perse mos ndertonin ata Shqiperine ? Bile bavarezet shkuan aq larg sa ndertuan nje 'Greqi te vogel' ne qender te Mynihut. Kaq te paditur te kishin qene ata sa qe 'kryengritjen shqiptare' ta quanin 'revolucioni grek' ?! Po tekstet shkollore, programet e universiteteve, institucione kerkimoro-shkencore, media te varrura dhe te pavarrura, perse e perkufizojne kryengritjen e 1821 si "Griechische Revolution" ? Po muzeumet e ngritura ne perkujtim te ketij revolucioni dhe rolit te gjermaneve ne krijimin e Greqise moderne si shpjegohen ? Kane kaluar perafersisht 200 vjet qe kur shqiptaret krijuan kryeqytetin e pare te Greqise. Ndersa ne vitin 1925 perfundimisht ata shpallen Tiranen si kryeqytetin shqiptar te shqiptareve. Besoj se eshte momenti qe heronjte shqiptare qe krijuan Greqine te zene vendin e tyre real dhe jo vetem ne TV apo FB. Do sugjeroja: 1- Mbrapa monumentit te Skenderbeut te vendoset Kolokotroni mbi kale, duke pare ne drejtim te godines te universitetit Nene Tereza. 2- Portit te famshem te jahteve luksoze qe do te ndetohet ne Durres ti vihet emri i "Admirales Rebele" dhe politikanes te njohur Bubulina Laskarina. 3- Nje institucioni ushtarak, apo policor, ti vihet emri i luftetarit te famshem Marko Bocari. A nuk ishin keta shqiptare themeluesit e shtetit grek ? Greket e njohin dhe nderojne kontributin e tyre. Kudo ne Greqi gjen emrat e Theodhorit, Bubulines, Markos, etj. Ka erdhur koha qe heronjte arberoro-shqiptare qe krijuan Greqine te kthehen ne shtepi ! Janar 2023
- Iliret - Origjina dhe fiset e ndryshme ilire
Fiset ilire. Origjina e ilireve. Kush ishin Iliret ? Hipotezat mbi origjinen e tyre. Shtrirja gjeografike e vendbanimeve te tyre dhe fiset e ndryshme. Fiset ilire dhe origjina e tyre Fiset ilire - Sipas Appian Iliret dhe luftrat Romako - Ilire. Pjesa e pare. Materiali i meposhtem eshte marre nga shkrimet e nje historiani antik i qojtur Appian i Aleksandrise. Ky historian Grek ka jetuar midis viteve 95 dhe 165 te Eres Kristiane. Pra, materiali eshte shkrojtur rreth 1900 vjet te kaluara. Shkrimet qe ai ka bere rreth Ilireve dhe lufterave Romako-Iliriane jane nga punimet me komplete dhe informative mbi kete teme. Fatkeqsisht shume nga shkrimet e tij kane humbur ne kohe por kapitujt ku behet fjale rreth Ilireve kane shpetuar ne nje mase te konsiderueshme. ***** 1- Greket quajne Ilire (Iλλυριοί) nje grup njerzish qe okuponin rajonin pertej Maqedonise dhe Thrakes, nga Chaonia dhe Thesprotia deri ne lumin Danub. Kjo eshte gjatesia e vendit. Gjeresia, qe nga Maqedonia dhe malet e Thrakes ne Pannonia, detin Adriatik dhe deri ne kembet e Alpeve. Gjeresia pershkruhet ne 5 dite dhe gjatesia ne 30 - keshtu thone shkrimtaret Greke. Romaket e maten vendin dhe gjeten gjatesine te jete deri ne 1,000 km dhe gjeresine rreth 220. 2- Ata thone qe vendi mori emrin nga Illyrius, djali i Polyfemus. Behet fjale per ciklopin Polyfemus dhe gruan e tij Galatea qe kishin 3 djem; Celtus, Illyrius and Galas. Keta emigruan nga Sicilia dhe popullatat e qojtura Kelte (Celts), Iliriane (Illyrians) dhe Galatiane (Galatians) morren emrin nga burrat e permendur. Midis miteve te shumta, qe egzistojne midis njerezve, ky duket te jete me i besueshmi. Illyrius kishte 6 djem; Enkeleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhebus. Gjithashtu, vajzat Partho, Daortho, Dassaro dhe te tjera. Nga keta rrodhen Taulantii, Perrhebi, Enkelees, Autarienses, Dardani, Partheni, Dassaretii dhe Darsii. Autarieus kishte nje djale Pannonius, ose Paeon; ky i fundit kishte dy djem; Skordiskus and Triballus, nga te cilet rrodhen popullatat me emer te ngjashem. Une do t'ja u le keto ceshtje studiuesve te antikitetit. 3- Fiset Iliriane (Illyrians) jane shume, gje qe eshte e natyrshme per nje vend me nje shtrirje kaq te madhe. Edhe sot jane te njohur emrat Skordiski dhe Triballi te cilet popullonin nje rajon te madh dhe shkateruan njeri tjetrin me luftra te nje shkalle te tille qe ata qe mbeten nga Triballi shkuan refugjate tek Getae ne anen tjeter te Danubit ku u shumuan dhe zgjeruan deri ne koherat e Filipit dhe Aleksandrit. Sot ata jane shojtur dhe emri i tyre eshte pothuajse i panjohur ne zonen te cilen ata popullonin dikur. Po ashtu, fisi Skordishi u reduktua ne nje grup ekstremisht te dobet. Me vone ata vojten shume gjate luftes me Romaket dhe shkuan refugjate ne ishullin ne te njejtin lume, (Danub). Pasi kaluan disa kohe, disa nga ata u kthyhen dhe vendosen ne zona te kontrolluara ne Pannonia. Kjo eshte pse nje fis i Scordishi vazhdon te jetoje ne Pannonia. Gjithashtu, Ardiei, qe ishin te njohur per fuqine e tyre detare, u shkatruan perfundimisht nga Autarienses. Trupat tokesore te ketyre te fundit ishin me te forta por ne te kaluaren Ardiei i kishin mundur disa here. Nje fis tjeter Ilirian quhej Liburni. Si fuqi detare ata renditeshin pas fisit Ardiei. Keta njerez kryenin vepra piraterie ne detin Adriatik dhe ishujt e tij me anijet e tyre te lehta dhe te shpejta. Bazuar ne keto mjete lundrues, Romaket i quajne dhe sot anijet e tyre te lehta dhe te manovrueshme; liburnicas. 4- Autarientet u shkateruan nga ndeshkimi i Apollo-s. Ata u bashkuan me Molostimus dhe nje fis Keletik, te qojtur Cimbri, ne nje fushate kunder tempullit te Delfit. Pjesa me e madhe e tyre u zhduk nga nje stuhi dhe shkarkime rrufesh pikerisht perpara se te kryenin vepren mekatare. Mbi ata qe arriten the ktheheshin mbrapa u derdhen nje numur i pafund bretkosash te cilat mbushen rrjedhjet ujore dhe helmuan ujin. Avujt helmues qe ngriheshin nga toka shkaktuan nje epidemi ndermjet Ilireve (Illyrians) qe ishte fatale vecanarisht per Autarientet. Me se fundi, sic epidemia i kishte mberthyer dhe asnjeri nuk deshte t'ju afronte ndihme, ata lane shtepite e tyre dhe pas 23 ditesh udhetim ata arriten ne nje toke mocalore dhe te pabanuar ne Getae ku ata u vendosen afer Bastarne. Zoti "vizitoi" Keltet me nje termet qe ktheu permbys c'do gje dhe nuk e ndaloi ndeshkimin deri sa ata gjithashtu u larguan nga vedbanimet e tyre. Pas kesaj, ata bene nje mesymje ne Iliri (Illyria) ku sulmuan bashkefajtoret e tyre te cilet ishin dobesuar nga epidemia. Ndersa bastisnin Ilirianet (Illyrians) ata morren epidemine dhe perseri duke vjedhur u kthyen ne Pirene (Pyrenees). Kur ata po ktheheshin, Romaket duke kujtuar ballafaqimet me Keltet (Celts) dhe te frikesuar se mos ata kalonin Alpet dhe pushtonin Italine, derguan kunder tyre 2 konsuj. Romaket u shkateruan totalisht. Kjo disfate krijoi frike te madhe nga Keltet ne te gjithe teritorin Italian derisa Gaius Marius, i cili se fundmi kishte triumfuar mbi Numidians dhe Mauritanians, u zgjodh si komandant dhe mundi Cimbri disa here me vrasje masive, sic kam pershkruar ne Historine Galike (Gallic History). Fuqia e Kelteve u reduktua ne ekstrem. Si rrjedhim, ata u debuan nga c'do toke dhe u detyruan te ktheheshin ne vendin e tyre. Gjate rruges se kthimit ata shkaktuan por dhe pesuan deme te medha. 5- I tille ishte ndeshkimi qe Zoti u dha Ilireve dhe Kelteve per mekatet e tyre. Por ata nuk hoqen dore nga plackitja e tempujve. Keltet ne bashkepunim me disa fise te tjera Ilire, ne vecanti Scordishi, Maedi dhe Dardani, perseri sulmuan Maqedonine dhe Greqine. Ata grabiten shume tempuj, perfshi tempullin e Delfit (Delphi), por humben shume burra gjithashtu. Romaket, (32 vjet pas perplasjes se pare me Keltet dhe luftrave te here pas hereshme me ta gjate gjithe ketyre viteve), tani nen udheheqjen e Lucius Scipio, luftuan perseri me Ilirianet (Illyrians). Kjo ndodhi si rezultat i bastisjeve te tempujve ne Greqi dhe Maqedoni qe ne kete kohe ishin nen kontrollin e Romes. Thuhet se fiset fqinje duke kujtuar shkaterimet qe kishin pesuar nga Autarienses, dhe duke bere si pergjegjes kryesore Ilirianet, nuk deshin t'ju afronin ndihme vjedhesve te tempujve. Ata i abandonuan ata tek Scipio i cili shkateroi pjesen me te madhe te Scordishi. Ata qe mbeten u larguan dhe u vendosen ne ishullin e lumit Danub. Scipio beri paqe me Maedi dhe Dardani duke mare mbrapa floririn qe i perkiste tempullit. Nje shkrimtar Romak thote se ky flori ishte arsyeaja kryesore e luftrave civile te Romes qe filluan pas periudhes te Lucius Scipio-s deri ne kohen kur u formua perandoria. Kaq mjafton per te pershkruar njerzit te cilet Greket i quajten Ilire. ***** Shenim i rendesishem: Materiali eshte perkthyer nga punimet e listuara ne http://www.livius.org/ (Faqja eshte vizituar per here te fundit ne Gusht, 2019). Mirenjohje dhe falenderime punes profesionale dhe pasionate qe ekipi i Livius ben per zbulimin dhe identifikimin e materialeve me vlera te ralla historike. Gusht, 2019 Me shume rreth Ilireve Luftrat Iliro - Romake. Pjesa e dyte Kush ishin iliret ?
- Bruno Thomas - Shqiperia ne vitin 1913 | Mendime
Nje raport mbi situaten ne Shqiperine e vitit 1913. Tiparet, zakonet dhe problemet e vendit pak kohe pas shpalljes se pavaresise. Ismail Qemali dhe qeveria e tij. Bruno Thomas - Situata ne Shqiperi, viti 1913 Princi i Kurores Austro-Hungareze, Franz Ferdinand i cili u vra ne Sarajevo ne Qershor 1914, kishte krijuar nje grup keshilltaresh ushtarake qe e mbanin ate ne dijeni per gjendjen ne Ballkan. Nje toger, i quajtur Bruno Thomas, i dergon qendres ne Viene nje raport mbi situaten ne Shqiperine e vitit 1913, pak kohe pas shpalljes se pavaresise. Kete dokument e kishte paraqitur ne studimet e tij albanologu i degjuar, Robert Elsie. Shqiperimi im i ketij raporti paraqitet me poshte. ***** 1. Situata aktuale ne Shqiperi Popullata mund te klasifikohet ne tre grupe: Grupi i pare , ai i malesoreve, te cilet kane ruajtur te pandryshuar menyren e tyre te jeteses. Keta njerez perbejne berthamen e kesaj popullate. Ata kane patur dhe kane pak kontakt, ose hic fare, me turqit dhe autoritetet e tyre. Ne kete menyre ata kane qene ne gjendje te mbajne zakonet origjinale, sjelljet dhe traditat. Ata vjedhin dhe vrasin kurdohere qe ju jepet rasti dhe e konsiderojne gjakmarrjen si nje detyrim te shenjte. Ata jane dinake, egoiste, shume inteligjente, te zgjuar dhe dembele. Kjo kategori perfaqeson ate qe ne pergjithesi njihet si popullata “Shqiptare”. Mikpritja e tyre eshte e jashtezakoneshme. Nen catine e tyre, ju jeni plotesisht i mbrojtur nga perndjekjet, vjedhjet dhe sulmet. Ne pergjithesi, si shenje falenderimi, (vecanarisht nga te huajt), ata pranojne dicka te vogel simbolike qe mund t’ju jepet femijeve ne momentin e largimit. Grate merren me punet bujqesore, ndersa burrat shkojne per gjueti, verdallosen kot ose flasin per politike - nje fenomen ky qe e kemi vene re edhe ne zonat me te humbura te vendit. Ne Shqiperi, bisedat rreth politikes jane shume te perhapura, por diskutimet permbajne shume kotesira rreth marrdhenieve me vende te ndryshme. Ne kete aspekt, shqiptaret jane shume te ndryshem nga banoret e zonave malore te Austrise. Koncepti i “atdheut” eshte dicka e panjohur per keta njerez. Djali 14-vjecar i Isa Boletinit, (Iza Bolletinac), ju pergjigj pyetjes si me poshte: - Albania ? Ku bie kjo, ne Itali ? Gjate betejes se Kucit, (fshat rreth nje dite marshim ne jug te Vlores), qe ishte zhvilluar kunder forcave greke qe kishin zbarkuar ne Himare, njerzit refuzuan te luftonin ne nje vend tjeter qe nuk i perkiste territorit te fisit. Midis ketyre grupeve egziston nje fenomen interesant; nje fis perpiqet te tregohet me kurajoz se fisi tjeter. Por, une e shoh kurajon e individeve me pikepyetje ne se konsiderojme qe burrat e vrare per hakmarrje gjithmone zihen ne pusi. Turqit jane te pa-pelqyer kudo. Te pa-pelqyer jane dhe greket e serbet, por kjo varret nga orjentimet politike. Me sa duket ne vend nuk ka fermere te lire, por bujkrober nga te cilet pronaret e tokave marrin nje te treten e prodhimit bujqesor. Grate e myslymaneve levizin te pa-mbuluara. Ne pergjithesi, besimet fetare shfaqen rralle. Pijet alkolike qe konsumohen jane rakia dhe vera, por perdorimi eshte i moderuar. Nuk ka interes per avancim kulturor pervec rastit kur ky eshte i lidhur me arme ose objekte te tjera te ndriteshme qe krijojne zhurme. Ne nje zone shume te izoluar, ku mbase te huajt nuk kishin shkelur per nje shekull, ne pame nje gramafon dhe nje pistolete moderne me karikator. Rembimi dhe vrasja jane gjera normale. Vjedhja eshte vecanarisht e vleresuar sidomos ne rastet kur kerkohet “talent” dhe manipulim. Ne kaluam nje mbremje me nje aga qe u lodh se theni se ne tavolinen e tij ai sherbeu vetem peshk te vjedhur. Baronesha Godin, ne nje shkrim qe nuk eshte botuar akoma, permend nje rast: “Nje burre eshte vrare. E veja urdheron djalin e saj te madh te mare hak. Ai gjurmon vrasesin, i ze prite dhe e vret ate. Ai pret nje dore nga trupi i viktimes dhe ja sjell te jemes. Nga ana e saj, ajo pret nje gisht, e pjek ne stofe dhe e ha ate. Pas kesaj ajo nuk mban me zi per burrin e saj te cilit ja mori hakun”. Midis shqiptareve nuk ka asnje qe te flase italisht. Disa emigrante te kthyer nga Amerika dine pakez anglisht; disa te tjere qe kane qene ne Bosnje dine serbisht. Shkolla gjenden vetem ne Shqiperine jugore; jo shkolla shqiptare por vetem disa turke dhe shume shkolla greke. Megjithate, aty ketu, ne zonat malore, mund te shohesh ndonje liber apo broshure te shtypur ne gjuhen shqipe. Disa njerez mund te lexojne dhe shkruajne turqisht. Shqiptaret jane absolutisht te besueshem. Pavaresisht bemave te tjera dhe kopracise se tyre, ata jane te pa-afte te shkelin fjalen e dhene. Ne Sarande, perpara se te niseshim per nje udhetim te gjate neper nje rajon malor, na keshilluan te merrnim ne sherbimin tone nje hajdut dhe vrases famekeq, meqenese ai i dinte shtigjet mire. Ne e takuam burrin dhe ai dukej shume i besueshem. Ne do te ndjeheshim te mirembrojtur ne se do ta kishim mare ate si shoqeruesin tone, por meqenese rruga kalonte nga zoterimet e nje fisi me te cilin ai ishte ne hasmeri, ne u detyruam te vazhdonim pa sherbimet e tij. Ne mes te kesaj popullate ka bejlere te pasur dhe me influence, si pershembull Isa Boletini, Riza Beu, etj, te cilet shume mire mund te krahasohen me baronet bandite te Gjermanise Mesjetare. Keta njerez, ne pergjithesi, jane ne perplasje me njeri-tjeterin. Disa nga ata nuk jane ne gjendje te lexojne apo te shkruajne. Shume te tjere nuk arrijne te kuptojne ndryshimet qe po ndodhin ne lidhje me pavaresine e vendit dhe perpjekjet qe po behen per krijimin e Shtetit Shqiptar. Por, fuqia dhe reputacioni i ketyre njerezve eshte i nivelit te tille qe asnje ndryshim i rendesishem nuk mund te ndodhe pa patur pelqimin e tyre. Grupi i dyte i popullates shqiptare permbledh ata qe kane patur nje fare kontakti me kulturen turke ose europiano perendimore. Keta njerez mund te konsiderohen si llumi i kesaj bote. Ata nuk bejne azgje tjeter vec se tallen me menyren e jeteses se malesoreve, por nga tjeter, ata nuk kane kurajon e nevojshme per te bere bastisje ose gjakmarrje. Pervec rrobave qe veshin, ata kane adoptuar anet me te keqia te kultures perendimore. Keta njerez e konsiderojne veten si plotesisht te kulturuar dhe qe qendrojne mbi aspektet e tjera si besimi fetar, patriotizmi, besnikeria dhe besueshmeria. Me se shumti, ata kane nje nivel modest edukimi dhe qendrimet e tyre jane vendimtare ne te gjitha drejtimet. Ata jetojne nga tokat qe kane ne pronesi; ose shume nga keta kishin qene nenpunes te administrates turke dhe kishin shfrytezuar personat qe kishin patur nen kontroll. Ata jane “parazite” te shkelqyer dhe ”mjelin” udheheqesit e partive te tyre, ne se kete te fundit jane bejlere te pasur. Se fundmi ata kane nje pasion per te lojtur kumar shuma te medha parash qe shpesh e kalojne shifren 1,000 franga ne nate. Ky grup njerzish i paralajmeron vizitoret e huaj per ligesine e grupit “kundeshtar”. Keta persona do te bejne c’do gje per para. Megjithate, keta perbejne nje grup te rendesishem, (pervec disa pak individeve te ndershem qe do ti permend ne grupin e trete), sepse ata jane te vetmit me edukim te mjaftueshem qe mund te punesohen, se paku si zyrtare te thjeshte te administrates shteterore, per te bere te mundur komunikimin me popullaten e zakoneshme. Grupi i trete perbehet perafersisht nga 20 burra qe jane edukuar jashte vendit. Keta mund te konsiderohen si “Zoterinj” ne te gjitha drejtimet, megjithese shpesh edukimi i tyre eshte vetem siperfaqsor. Solidariteti midis ketyre burrave demtohet nga fakti qe ata jane edukuar ne shtete te ndryshme dhe kur jane ri-kthyer kane sjelle me vete kulture dhe ide nga vendet respektive. Kjo ka cuar ne ndarjen e tyre ne disa fraksione qe kundeshtojne njeri-tjetrin. Per keta persona, eshte e rendesise vendimtare krijimi i nje ambjenti te stabilizuar ligjerisht sepse, si me perpara ashtu dhe ne kushtet e sotme, ata kane patur veshtiresi te medha ne mbrojtjen e pasurive te tyre nga vjedhjet dhe abuzimet. Ne kete pike, patriotizmi del ne plan te dyte ... Ne Shqiperi, askush nuk e kupton rendesine e kohes. Ne bisedimet me Riza Beun, ai deklaroi se ai mund te mblidhte “menjehere” 15,000 mije burra. Ne na u desh nje kohe shume e gjate per te kuptuar termin “menjehere”. Me ne fund, morrem vesh qe Riza Beu e kishte fjalen per nje muaj. Nuk eshte egzagjerim the thuhet se ne pregatitjen dhe zbatimin e vendimeve ne Shqiperi, termat “nje jave” dhe “nje dite” jane ekuivalente me termat austriake “nje dite” dhe “nje ore”. Gjeja e perbashket e te gjithe shqiptareve eshte dashuria per politikat partiake. Betejat politike midis familjeve me te njohura dhe me te pasura te vendit, reflektohen deri ne lagjet me te varfera te qytezave provinciale. Motivi eshte: C’fare po ben partia tjeter eshte e tmershme dhe kjo duhet te ndaloje. Ne e vume re kete ne Nivice, gjate udhetimit tone nepermes maleve. Pavaresisht mikpritjes, qe vendasit e konsiderojne te shenjte, ne u trajtuam ne nje menyre pothuajse armiqesore nga disa fshatare sepse duke mos njohur politikat lokale ne kishim me vete nje leter rekomandimi per Ismail Qemalin te shkrojtur nga nje Bej tjeter qe fshataret e konsideronin si armik te Qemalit. 2. Qeveria aktuale “Qeveria Provizore” e Shqiperise ishte krijuar nga burra me influence ne vend me qellimin per ti treguar botes se jashtme qe egzistonte shteti i pavarur i Shqiperise. Aktivitetet e kesaj qeverie jane te perqendruara vetem ne kete drejtim. Pas shume perplasjesh politike, Ismail Qemali, nje burre rreth te shtatedhjetave, ishte zgjedhur drejtuesi i “Qeverise se Perkoheshme”. Ai kishte qene dhe vazhdon te jete nje figure me kapacitet, por nje person qe perdor influencen e tij politike kryesisht per te zmadhuar pasurine personale. Armiqte e tij thone se ai merr c’do muaj 200 Napolona nga greket. Per shume kohe, Qemali kishte qene mbeshtetes i politikave greko-italiane, por tani thuhet se papritur ai eshte kthyer ne nje mbeshtetes i politikes austriake. “Ministrat” e tjere, te cilet jane 8 ne numur, ishin zgjedhur nga Qemali, keshtu qe ai mund te mbante te gjithe fuqine ne duart e tij. Keta njerez, me perjashtim te zevendes-presidentit, Don Kacori, ose ishin krijesa te Qemalit, ose ishin te pa-afte te ndermernin ndonje vendim te pavarur. Kur u zgjodh Ministri i Jashtem, ai pyeti Qemalin per informacione rreth raportit te Shqiperise me shtetet e tjera. Qemali refuzoi ti jepte atij ndonje te dhene keshtu qe ministri dha doreheqjen. Keshtu beri edhe personi qe e zevendesoi ate ne kete pozicion, dhe gjithashtu nje i trete. Per momentin, ky post mbahet nga nje person qe nuk eshte ne gjendje te shkruaje as emrin e tij dhe eshte thjesht nje kukull. Qeveria ka ne administrate rreth 100 xhandare. Shtrirja tokesore e kontrollit te saj zgjatet nga Lushnja, (pika veriore), ne Berat, (pika lindore) deri ne Gjirokaster (pika jugore). Ne keto qytete, si dhe ne Vlore, ne ish godinat e bashkive turke tani valevitet flamuri shqiptar. Pervec kesaj, nuk ka as edhe nje shenje tjeter te autoritetit te qeverise Shqiptare. Zyra e Poste-Telegrafit ka mbajtur punonjesit e meparshem shqiptare. Influenca e qeverise mbi kete institucion perfshin vetem disa udhezime gojore te cilat punonjesit e zyres ne Vlore i marrin nga vete Ismail Qemali. Ministri i Mbrojtjes, qe ne te kaluaren kishte qene nje gjeneral otoman, (drejtues i nje brigade), me sa duket nuk bente as edhe nje gje. Aktivitetet ushtarake mbulohen nga djali i madh i Qemalit. Urdheresat drejtuar disa pak qytezave dhe fshatrave qe jane nen kontrollin e qeverise nuk leshohen nga Ministri i Brendshem, por here pas here ju dergohen kryetareve respektive nga Qemali, dora vete. Nuk ka ndertim apo permiresim/mirembajtje rrugesh. Eshte plotesisht e sigurt qe Ministri i Tregetise dhe Ministri i Edukimit, nje ish mbajtes bordelli nga Selaniku, nuk kane leshuar ndonjehere ndonje lloj udhezimi. Format primitive te qeverisjes ne keto fusha vazhdojne te jene njesoj si ne kohen e Turqise. Me sa kuptohet, taksat per qeverine e re te Vlores dhe qytezat e tjera paguhen ne menyre vullnetare dhe ne nivele qe kane egzistuar me pare. Puna e Ministrit te Drejtesise eshte reduktuar ne dhenien e urdhrave per policine e Vlores. Ne pergjithesi, qeveria nuk merret serizisht. Ajo u formua sepse eshte kuptuar domosdoshmeria e te paturit nje qeveri zyrtare. Bile dhe grupi qe kundershton Qemalin e ka kuptuar kete gje. Por, qeveria eshte si te thuash nje udheheqese “hije” qe nuk ka autoritet te vertete ne vend. Ne se qeveria bie, nuk do te kete pasoja sepse strukturat e kontrollit te pushtetit nga udheheqesit politike nuk do te ndryshojne. Do te jete e pamundur qe udheheqes si Isa Buletini dhe Riza Beu te behen vartes te qeverise aktuale. Si zyre te saj, qeveria ka nje dhome mbledhjesh me nje tavoline brenda saj. Protokollet mbahen ne turqisht sepse jo te gjithe antaret e qeverise mund te lexojne dhe shkruajne shqip. Anetaret e qeverise jane te ndergjegjshem qe nuk zoterojne njohurite dhe eksperiencen e nevojshme per drejtimin e vendit ne menyren e duhur, dhe se nuk gezojne nje reputacion te mire midis popullates, bejlereve dhe agallareve. Ata tallen me situaten ne te cilen ndodhen dhe e konsiderojne Ismail Qemalin si nje udheheqes te domosdoshem. Pervec ministrive, formalisht egziston dhe nje keshill i perbere nga Bejleret me te respektuar te Vlores. Ky grup nuk mblidhet as edhe nje here dhe nuk merr ndonje vendim. Edhe pse mund te thuhet qe ne Shqiperi egziston nje qeveri, strukturat e pushtetit jane te tilla qe udheheqesit e vjeter dhe pronaret e tokave mund te bejne c’fare te duan. Qeveria as qe do te guxoje te vere nen kontroll aktivitetet e tyre. Klasat udheheqese shfaqin nje mungese totale te iniciatives. Paqartesia aktuale e pergjegjesive qe i takojne qeverise perben nje justifikim te shkelqyer per te mos bere asgje. E vetmja gje qe ata bejne eshte te rine neper kafene; llomotitin dhe bejne plane per ate qe do te ndodhe ne se ndodh kjo apo ajo gje. Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Ky eshte nje shqiperim i nje punimi te Robert Elsie - Oberleutnant Bruno Thomas: Die gegenwärtigen Verhältnisse in Albanien, typoscript from the Military Chancery of Franz Ferdinand, Vienna, 1913 (45 12/9-2). Shtator, 2021
- Raport mbi Albanian - Viti 1570 | Mendime
E qojtura Albania Venedikase ne vitin 1570. Pershkrim i Albanias ose te themi i nje pjese te "Shqiperise se dikurshme". Albania - Pershkrim i vitit 1570 Raport i vitit 1570 mbi Albanian, qytetet, lumenjte, malet, liqenet, fushat, kufijte e saj, etj. Albania eshte vendi qe autoret e antikitetit e quanin Maqedonia; me sakte vetem nje pjese te Maqedonise sepse kjo e fundit permbledh shume toka dhe hapesira te cilat nuk jane Albanase. Albania ne vetvete ashte ajo zone qe ka detin Adriatik si kufirin Perendimor. E qojtura toke e Albanise shtrihet nga Veriu ne drejtim te Jugut duke filluar nga qytetet Antivar (Bar) dhe Dulcigno (Ulqin) te cilet jane perafersisht 15 milie larg njeri tjetrit. Keshtu qe, Bar eshte fundi i Dalmacise dhe Ulqini fillimi i Albanias. Banoret e ketyre zonave kane gjuhe te ndryshme. Per shembull, nga Bar deri siper ne Istria ata flasin Sllavisht, ndersa qe nga Ulqini deri poshte ne Vlore dhe zonat ndermjetese, midis te tjerash, ata flasin dhe Greqisht. Keshtu, provinca e Albanise fillon ne Ulqin dhe perzgjatet brigjeve te Adriatikut deri ne Vlore dhe malet e qojtura Himariote, te njojtura ne antikitet si malet Acroceraunia. Ne Albania, vetem qyteti i Ulqinit i takon te Krishtereve nen kontrollin administrativ te Venecias te Respektuar. Ndersa qyteti i Lezhes (Alessio) qe me perpara ishte nen kontrollollin e Venecianeve, tani eshte i Turqve. Lezha shtrihet ne brigjet e lumit Drin (Drino), 3 Milje larg detit. Midis Lezhes dhe Ulqinit rrjedh lumi Buna per te cilin do te flasim me vone. Ne se nisesh nga derdhja e pare e lumit dhe udheton ne drejtim te Jugut do te arrish ne derdhjen e dyte, sepse ky lume i njohur ka dy derdhje ne det, rreth 4 Milje larg njera tjetres. Ne se nisesh nga derdhja e dyte dhe shkon ne Jug do te hasesh lumin Ishem (Isano), 8 Milje me tutje. Lumi Ishem shenon fundin e krahines te njohur si Mat (Mattia) dhe fillimin e zones te njohur si Rodon (Reddoni). Zona e Rodonit perfshin tokat midis lumenjve te Ishem dhe Erzen (Arzenta) i cili rrjedh drejt Perendimit dhe derdhet ne det tek Kepi i Palles (Palli). Kjo zone e detit, duke filluar qe nga Kepi i Palles i shembellen nje harku permbledhes qe pritet nga lumenjte e permendur dhe perfundon ne Ulqin. Pra, eshte nje gji detar me orientim Veri-Jug. Qe nga Ulqini deri poshte ne Kepi i Palles, distanca eshte 50 Milje. Largesia detare midis dy pikave te gjirit, qe fillon nga qyteti i Ulqinit, vazhdon ne Lindje deri ne derdhjen e lumit te permendur Drin dhe perfundon tek Kepi i Palles, eshte 30 Milje. Distanca e udhetimit pergjate Gjirit te Drinit, duke filluar qe nga Ulqini deri ne lumin Buna, nga Buna ne Lezhe, nga derdhjet e Drinit ne Mat, nga Mat ne Ishem, nga Ishem ne qender te Rodon-it, nga Rodon ne lumin Erzen dhe nga Erzen ne kepi i Palles ku dhe Gjiri i Drinit mbaron, eshte rreth 70 Milje. Duke u nisur nga Kepi i Palles ne drejtim te Jugut do te arihet ne qytetin antik te Durres-it (Durazzo), 12 Milje larg Kepit te Palles. Sot, qyteti i Durresit eshte i vogel ne krahasim me madheshtine antike te mureve te tij. Durresi eshte qytet bregdetar me mure te vjeter dhe te dobet por eshte ne nje pozicion strategjik. Ne nje fare menyre eshte i perforcuar me dy fortifikime, nje ne Lindje, ndertuar 5 vjet me pare, dhe nje ne Perendim. Qyteti eshte shume i mrojtur po te kihet parasysh vendosja midis shkembinjeve qe e rrethojne ate. Keshtu qe galleys (nje tip anije luftarake e kohes) nuk mund te dokojne ketu por duhet te ankorojne larg brigjeve. Varka te vogla duhet te perdoren per sjelljen e ushtareve qe nga anijet ne breg sepse vete ato nuk mund te zbarkojne afer qytetit. Zbarkuesve do tu duhet te ecin anes detit ne nje distance te afert nga muret dhe keshtu qe do te arrihen nga shigjetat e mbrojtesve te qytetit. Qyteti i Duresit, qe dikur i perkiste autoritetit te ndritur te Venecias, kontrollohet nga 200 jenicere (janissaries), 200 azaps dhe 300 Turq paraushtarake; te gjithe vigjelente. Ata jane te bindur se do te sulmohen nga Venediku i fuqishem. Per kete arsye, trupat kane marre te gjitha masat mbrojtese dhe kane larguar nga qyteti grate dhe femijet. Sidoqofte, nga ana tokesore qyteti eshte pak i mbrojtur sepse shume afer tij ka kodrina jo shkembore qe ngrihen me lart se muret e forteses. Fortesa rrethohet nga nje kanal por ai eshte i ngushte dhe i ceket. Kushdo mund te pozicionoje artilerine aty the te godase muret qe jane ne gjendje te dobet, jo me te gjere se nje hap dhe jane te ndertuar prej guri gelqeror ose shtufi. Qyteti eshte i ndertuar ne repiren Perendimore te kodres dhe shikon ne Lindje duke u shtrire deri ne bregdet. Qyteti nuk ka lume apo burime dhe keshtu qe ka mungese uji. Jo shume larg qytetit eshte nje pus nga ku terhiqet uje. Pak me tutje eshte nje rrjedhe uji por prurja eshte shume e kufizuar. Nga ana tjeter, qyteti ka me shumice ujra mocalore, te embla dhe te kripura. Si qytet qe ndodhet ne qender te Albanias, Durresi do te merrte ndihme nga Turqit e zonave perreth dhe asistohej me forca te medha kalorsiake qe mund te arijne ne qytet per 1 ose 2 dite. Porti i Durresit eshte nje zgjatim bregdeti rreth 4 Mile, me orientim nga Veriu ne Jug. Distanca nga Duresi ne Lagji (Lacci) eshte 18 Milje (orientim Veri-Jug) dhe vija bregdetare ne anen Lindore ndermjet ketyre 2 qyteteve krijon nje lloj gjiri detar. Nga Kepi i Lagji-t, ne qofte se udheton per 6 Milje ne drejtimin Jugur, do te arish ne ne gryken e lumit Shkumbin (Scunbine) i cili eshte me shume nje perrua sesa nje lume sepse ka pak uje, si ne vere ashtu dhe ne dimer. Thellesia e tij ne grykederdhje eshte jo me shume se 3 kembe e gjysem. Nga ky lume deri tek lumi tjeter, qe njihet si Pirgu (Pirgo), disa e njohin si Dies Caravastri, shtrihet nje bregdet renor i mbuluar me peme dhe bime zvaranike. Keta 2 lumenj jane afersisht 25 Milje larg njeri-tjetrit. Ne kete shtrirje tokesore ndodhet nje mocal ose te themi nje liqen nga ku buron lumi i Apollonise (Apollonia). Ky eshte nje vend shume i fshehur qe perdoret nga piratet. Ne gryken e lumit te Apollonise thellesia ne pergjithesi eshte midis 3 Kembe e gjysem dhe 4 Kembe. Qe nga Apollonia, duke udhetuar ne det drejt Jugut persegjati bregdetit do te arrihet ne gryken e nje lumi qe njhet si Vjosa (Voiussa) qe ka shume pjese toke (ishuj) ne rrjedhen e saj. Nga Vjosa vazhdohet ne Plava ku dhe bregdeti i permendur me lart mbaron dhe fillon gjiri i vogel i Vlores (Vallona). Nga Plava duket Kepi i Karaburunit (Lenguetta) nga me orientim nga Veriu ne Jug, me ishullin e Sazanit (Saseno) ne Perendim dhe bregdetin e Vlores ne Lindje. Albania perfundon pikerisht ne kete bregdet sepse Karaburuni eshte pjese e tokave te Himarioteve. Le ti kthehemi pershkrimit te kufijve Veriore dhe Lindore. Ne Jug-Lindje te Ulqinit ndodhet Shkodra, nje qytet i fuqishem po te kihet parasysh vendosja, qe dikur i perkiste autoritetit te ndritur Venecian. Duke qene i vendosur ne maje te nje kodre shkembore, qyteti nuk ka friken e bombardimeve artilerike sepse kodra tjeter ne Lindje eshte ne distance dhe shume me e ulet se niveli i qytetit. Qe nga kjo koder Turqit planifikuan te bombardonin qytetin por nuk mund te benin me shume sesa te godisnin catite e disa shtepive. Qyteti u morr me rrethim, duke perdorur metodat e kohes. Nuk besoj se egziston ndonje fortese ne pozicion te tille qe mund te merret me ndonje menyre tjeter. Qyteti eshte i vendosur midis dy lumenjve te njohur: - Lumi Buna rrjedh nga liqeni qe mban emrin e Shkodres, pikerisht ne gryken ku ndodhet dhe vete qyteti. Pas nje distance afersisht 24 Miljesh, Buna derdhet ne det midis Ulqinit dhe Lezhes, prane te ciles ndodhet lumi Drin. Qyteti i Ulqinit eshte vetem 12 Milje larg nga burimi i Bunes dhe 18 Milje larg Drinit. Ne grykederdhje, thellesia e Bunes eshte 6, 7 apo 8 Kembe, kjo gjate veres. Shtrati i lumit eshte shume i thelle keshtu qe anije te medha mund te hyjne ne lume. Ne te kaluaren galerat Veneciane ngjiteshin ne lume per disa Milje, deri ne nje fshat te qojtur Shirq (Serzi), afer Shkodres. Nga ketu deri ne Shkoder, lumi ndahet ne disa dege me thellesi te vogel dhe mund te pershkohet nga varka te gdhendura ne nje trung peme ose varka te peshes se lehte. Ky rajon, qe shtrihet midis Ulqinit dhe Shkodres, me nje distance vetem 24 Milje midis qyteteve, eshte vecanarish i bukur dhe i begate ne te gjitha llojet e produkteve. Rajoni prodhon drithera dhe mjalte jo vetem per konsum lokal. Gjithashtu eksporton nepermjet detit sasira te medha dritherash por fshehurazi dhe kunder deshires se Turqve. Shkodra ka vere dhe mish me shumice po ashtu peshk sepse liqeni i permendur, me perimeter mbi 90 Milje, ka ujra te fresketa qe ofrojne lloje te ndryshme peshku gjate gjithe sezoneve. Peshkataret e atjeshem jane nje burim i madh te ardhurash per Pashane Turk. - Lumi tjeter eshte Drini i cili rrjedh 10 Milje nga Shkodra. Midis ketyre dy lumenjve, Buna dhe Drin, ndodhen toka pjellore me bukuri te vecante. Me tutje, lumi Drin rrjedh ne drejtim te Jugut neper nje fushe shume te bukur qe quhet Zadrima (Sadrina) dhe vazhdon ne drejtim te qytetit antik te Lezhes i cili ka tani nje fortese ne maje te nje mali, dhe nen te, ne ane te lumit eshte nje vendbanim i banuar vetem nga te Krishtere. Lumi vazhdon ne Perendim drejt detit ku derdhet ne dy vende, dhe sic kemi thene, i jep dhe emrin gjrit detar te quajtur gjiri i Drinit ose Ludrino. Ne grykederdhjen e siperme, ate Veriore, ndodhen 2 porte detare, njeri quhet Shengjin (S. Zuanne della Medoa) 3 Milje ne Veri te derdhjes te lart-permendur dhe tjetri quhet Saka (Sacca) dhe ndodhet ne Jug. Duke vazhduar pershkrimin, duhet thene se, pas Shkodres, ne anen Jug-Lindore, Albania kufizohet me malet te qojtura Spani. Prane kembeve te ketyre maleve dhe maleve te Dukagjinit nga ana tjeter rrjedh lumi i siperpermendur Drin i cili buron nga liqeni i Ohrit (Ohrida), nje qytet ne brendesi. Ky liqen eshte jashtezakonisht i paster, ka nje perimeter 40 Milje dhe eshte shume i pasur me peshk te shkelqyer, ne vecanti ka koran (traut) me shumice. Lumi Drin e ka fillimin ne kete liqen dhe drejtimin e rrjedhjes nga Jug-Lindja ne derjtimin Veri-Perendimor midis grykave shkembore. Drini i Zi bashkohet me lumin tjeter, i cili njihet mes vendasve si Drini i Bardhe, pas maleve te Dukagjinit, duke shenuar keshtu kufirin dhe fundin e Albanias dhe ndare ate nga nje vend qe quhet Has (Hassi). Duke qene se keto vende jane ne Lindje, mund te thuhet qe Albania ka ne kufirin e saj Lindor malet e permendura te Dukagjinit, gjithashtu ato te Taudi dhe zonen e Tokes se Re (Terra Nova) qe Turqit tani e quajne Elbasan (Albassan) mbi te cilin jane malet e Shpatit (Spateteria) dhe malet e Korces qe shtrihen poshte dhe perfundojne ne Jug-Lindje dhe Jug, ne malet e Himares te permendura me perpara. Keto male quhen Himara ne bregdet por kane emer tjeter ne brendesi te tokes. Malet e Albanias jane te mbuluara me shume lloje pemesh dhe jane te pasura me burime ujore. Ka kodrina te populluara dhe te kultivuara po ashtu fusha te gjera qe fillojne me fushat e madha te Savra, gjthashtu te njohura si Myzeqe, (Mussachia) te cilat shtrihen midis Vlores dhe Beratit (Belgradi) dhe ne Veri arijne deri ne lumin Shkumbin dhe fortesen e Daisti. Perreth jane fushat e Elbasanit, te permendur me lart si Qytetei i Ri, fushat e Tiranes (Tiranna) e cila shtrihet qe nga keshtjella e Petreles (Petrella) deri ne qytetin e Krujes (Croja); pllajat e Kurbinit (Curbin), mes te cilave rrjedh lumi i permendur i Matit, i cili derdhet ne det ne dy shkarkime; dhe fushat e bukura dhe te kendeshme te Zadrimes. Po ashtu jane dhe fushat shume pjellore te Shkodres se poshtme (Sotto Scuttari) te cilat shtrihen deri tek lumi i Bunes. Keto hapesira jane prodhuese te madha te c'do lloji dritherash, mishi, peshku, vere dhe frutash. Disa nga keto vende kane bitum te bute ashtu sic kane dhe malet e Dukagjinit ne sasi te konsiderueshme dhe shpesh keto materiale transportohen ne brigjet e Drinit, ne Lezhe. Une kam pare te shiten tre-kater pound (njesi peshe) te medhenj per nje soldo (monedhe Italiane argjendi e perdorur ne Mesjete). Nga tokat ne zonat e Vlores nxiret bitum i forte, po ashtu minerale. Egziston nje sasi e pamase. Me kujtohet qe ne Vlore bitumi shitej 45 aspra (monedhe Turke) per nje miaro (njesi per matjen e peshes) dhe se fundi eshte bere shume i shtrenjte sepse disa individe kane marre nen kontroll kete biznes. Albania eshte e pasur me lumenj dhe burime. Ka dhe porte detare, megjithate vetem Duresi eshte ne gjendje te prese shume anije ne gjirin e permendur me perpara qe shtihet ne Jug te qytetit. Ka gjtheashtu dy gjire te tjera, qe i kam permendur, dhe i perkasin Lezhes, Shengjini dhe Saka; qe te dy portet jane mjaft te medha. Ka gjithashtu pika te tjera zbarkimi qe mund te konsiderohen si porte gjate periudhes verore; Rodoni afer lumit te Ishtmit dhe Kepi i Palles ne Lagji; te dy afer bregdetit. Nen pushtimin Turk qytetet e Albanias kane pak rendesi sepse shumica e tyre u shkateruan ne luftrat e meparshme. Nje shembull eshte Shkodra, me pozicionin e saj te vecante, prane te ciles eshte nje qytet antik me shtrirje te konsiderushme por totalisht i braktisur. Qyteti quhet Drisht; eshte i lokalizuar nga ana tjeter e Shkodres, ne anen Lindore. Shkodra vete ne anen Perendimore. Drishti ishte ndertuar ne nje koder te larte dhe masive ne kembet e maleve te qojtura Spani te cilet jane te pasur me burime uji, proje, mullinj bluarje, peshk, drithera, fruta dhe gjera te tjera te domosdoshme jetesore. Shkodra banohet nga Turq por nuk eshte ne gjendje te mire sepse Albanians qe jetojne perreth ne malet madheshtore refuzojne t'ju nenshtrohen Turqve ne forme te plote. Qyteti ne maje te kodres ka nje keshtje te fortifikuar relativisht mire. Dhe keshtu po vazhdoj nga Veriu ne Jug; 24 Milje larg Shkodres ndodhet keshtjella e Lezhes e vendosur ne nje maje mali me mure te ulet dhe te dobet qe rrethojne, pak a shume, 80 shtepi, te banuara vetem nga Turq. 30 Milje ne Jug te kesaj keshtjelle eshte qyteti i Krujes (Croja) i famshem per betejat dhe rezistencen qe beri kapiteni i famshem Skenderbe (Scanderbeg) i Albanias. Ky qytet eshte 12 Milje larg detit, ose me sakte nga gryke-derdhja e lumit Ishem dhe eshte vendosur ne kemben e nje mali te madh. Fortesa e Krujes dominon mbi nje shkemb solid dhe te larte, pozicion qe nuk mund te sulmohet. Keshtjella ka perimeter te vogel dhe mure te nje stili antik por ka shume burrime dhe rrjedha uji ne te gjithe shtrirjen e saj. Ne qender te qytetit eshte nje guve e hapur ne fund te se ciles nga faqja shkembore buron uje dhe formohet nje lloj rezervuari. Nga aty, uja drejtohet ne Perendim dhe rrjedh ne faqen shkembore perkundrejt qytetit me sasi kaq te madhe sa qe mund te vere ne pune nje mulli uji. Duhet thene se ky burim ujor eshte i ngjashem me shume burime dhe rrjedhje uji qe qyteti ka ne disponim. Vendasit e perdorin kete uje per gatim dhe kuajt e tyre. Per shijen time, uji eshte shume i mire per tu pire. Ky qytet eshte strategjikisht i mirevendosur nga te gjitha drejtimet. Mund te sulmohet vetem nga ana Veriore, nga nje koder qe ka te njejten lartesi por midis qytetit dhe kodres eshte nje lugine e thelle. Turqit e konsiderojne Krujen jashtezakonisht te forte sepse ata kurre nuk ishin ne gjendje ta mernin ate me force por e pushtuan vetem me rrethim. Kruja eshte e lokalizuar ne nje pozicion vecanarisht te volitshem ku fryjne erera te forta dhe drejtim te pershtatshem. Ka drithera me shumice, vaj, mish pa permendur drurin. Albania eshte e pasur me shume lloj pemesh ne te gjithe teritorin e saj. Ne vecanti bregdeti dhe zonat anes lumenjve jane plot me pyje dhe drure qe mund te perdoren per shume lloje punesh dhe ndertimin e mjeteve lundruese te tipeve dhe madhesive te ndryshme, perfshi dhe flota te medha. Ne Perendim te Krujes, qytetit qe pershkrova pak me lart, ndodhet keshtjella e Prezes (Pressia) ne rajonin e Rodonit, e ndertuar nga Turqit jo shume vite te shkuara. Ndertimi eshte shume i dobet dhe sherben vetem si mbroje per banoret. Ne Jug-Perendim te kesaj keshtjelle ndodhet qyteti i permendur i Durresit. Ne drejtimin Lindor ndeshes me 2 keshtjella te ndertuara ne lartesira qe jane ne largesi te konsiderueshme nga njera tjetra. Njera quhet Ndroq (Andronellio) dhe eshte e dobet, kurse tjetera, e qojtur Petrela, eshte e forte. Nga kjo e fundit, po te udhetosh ne drejtimin Jug-Lindor, do te kalosh disa maja malesh dhe zbresesh ne pllajat e kendeshme dhe fruta-prodhuese te qytetit te permendur me pare, Elbasan. Ky qytet i ri eshte i ndertuar ne nje rafshine dhe ka nje shtrirje relativisht te madhe. Ka 1000 shtepi Turqish dhe rrethohet nga nje lagje e madhe Turqish dhe te Krishteresh. Elbasani eshte qender tregetare dhe shume i pasur me lloj, lloj mallrash. Qyteti ka mure, nje kulle katerkendeshe dhe kanal rrethues, te gjtha keto shume te dobeta. Nuk ka roje as diten, as naten dhe dyert e qytetit nuk mbyllen. Ka shume cezma te cilat ju shtohen kanaleve ujore qe perdoren nga shtepite private. Pothuajse cdokush ka uje te rrjedhshem. Brenda qytetit ka mullinj qe punojne me uje e cila sillet nga nje distance jo e larget. Nga Qyteti i Ri mund te shkosh ne Berat qe eshte pozicionuar ne nje koder te larte jo larg nga nje mal qe ngrihet madherishem dhe quhet Tomor. Ne anen Veriore ky qytet eshte shume pak i mbrojtur, megjthate ka mure dhe eshte relativisht i madh. Nen qytet eshte nje lagje me bukuri te vecante me shume lloje produktesh. Berati dhe Qyteti i Ri prodhojne sasira te medha lekure dhe mendafshi. E gjthe kjo zone zoteron sasira te medha produktesh qe duhen ne jeten e perditeshme. Albania ka pese sanxhake; Sanxhaku i Vlores per te cilen une nuk kam folur sepse njhet nga kushdo, Sanxhaku i Elbasanit qe eshte i njejte me Duresin, Sanxhaku i Ohrid, Sanxhaku i Dukagjinit dhe Sanxhaku i Shkodres. Nga keta, Sanxhaku i Shkodres dhe Vlores jane te rendesishem dhe kane shume kalores para-ushtarake, megjithese Marsin e kaluar, Bejleret e Vlores, Elbasanit dhe Ohrid u nisen me kaloresite e tyre, te thirur ne detyre nga Sulltani, te shkonin, sic thane, ne Caramania (zone ne Turqi) per te marre pjese ne luften e Qipros. Bejleret e Sanxhakut te Shkodres dhe Dukagjinit qendruan ne vend. Qyteti i Ulqinit, per te cilin folem dhe me perpara, eshte i vendosur mbi nje shkemb, pjeserish mbi det dhe pjeserisht mbi toke. Nga pikpamja e mbrojtjes detare; ne se ata do te ndertonin mure ne krahun Perendimor ose te ndertonin nje brez mbrojtes atje ku ndodhet San Domenico te paisur ne 6 apo 8 topa dhe te mbrojtur nga shkembinjte e thepisur dhe muret e vjetra, (megithese te dobesuar), nuk do ti trembeshin asnje flote, sado e madhe qe te ishte ajo. Kjo per arsye se San Domenico eshte shume i ngushte dhe pjesa tjeter e qytetit eshte ne lartesi, ne mes te shkembinj te pa-aritshem. Nga pozicioni qe u permend, ata qe ndodheshin brenda qytetit do te ishin ne gjendje te bombardonin anijet armike nga shume drejtime pa patur friken e kundersulmit. Por rreziku mund te vije nga ana tokesore. Prandaj dhe sic une kam thene dhe specialistet kane konkluduar, duhet te fortifikohet dhe te behet e pa-pershkueshme. Te them te verteten, ne gjendjen qe eshte tani, perben nje rrezik shume te madh. Nga ana tokesore, qyteti eshte i vendosur ne shkembinj te larte por muret jane te vjeter dhe te dobesuar. Ne qofte se muret do te riparoheshin, sic po ndodh ketyre diteve, dhe paiseshin me perforcime dhe sisteme te tjera, armiqte kurre nuk do te ishin ne gjendje ti depertonin ato. Permeteper, ndodhet nje keshtjelle ne pjesen e siperme te qytetit e ndertuar ne nje lartesi dominuese. Muret jane te larta por te holla dhe te demtuara dhe qyteti mund te sulmohet me artileri nga kodrat perreth. Por dhe ne rast se muret rezohen armiku nuk do te ishte ne gjendje te deprtonte ne qytet sepse do ti duhej te ngjitej ne nje lartesi te madhe. Ne qofte se do te merreshin masa perforcuese per qendren dhe krahet dhe te paiseshin ato me materiale te qendrueshme, qyteti nuk do ti trembej nje sulmi nga jashte. Duke qene qyteri i fundit Albanez qe ndodhet nen kontrollin e te Ndritures Signoria dhe porta kalimit per ne Dalmaci (Dalmatia), ky qytet, si nje shkemb qe varet mbi det, do te jete i pari te perballoje ashpersine e furtunes qe do te perpiqet ti thyeje atij "shtyllen kurizore". Te gjitha flotat Turke qe kane hyre ne Gjirin e Venecias, gjate koheve te fundit, kane kaluar afer Ulqinit (Dulcigno) qe fale Zotit vazhdon te jete nen dominimin e Venedikut te Ndritur. Ulqini kufizohet me Sanxhaket e Shkodres dhe Dukagjinit te cilet gjate luftes se fundit sulmuan me shume trupa dhe shkateruan te gjithe zonen. Sulmi ndodhi pas korrjes se grurit dhe mbledhjes se rrushit keshtu qe popullata e paepur e Ulqinit nuk vojti aq shume sa po vuan gjate luftes se tanishme. Per kete arsye, ky vit ka qene vajtues per te gjithe zonen. Lufta filloi krejt papritur kur bejleret e 3 Sanxhakeve me me shume se 20,000 kembesore dhe mbi 5,000 kalores rafshuan dhe dogjen fshatrat dhe c'do gje qe ndodhej ne to. Qe ne ate kohe, sic nje numur i madh njerzisht u mblodh ne qytet, ka rene uri e madhe. Por, meqenese privatet dhe sherbimet publike arriten te sjellin grure nga Albania pa filluar lufta, njerzit nuk kane vdekur ne mase nga uria dhe kane ndihmuar njeri tjetrin. Dhe pse cmimi i grurit eshte ritur jashte mase ata kane arritur te mbijetojne. Tani qe ka erdhur koha e te korave banoret nuk jane ne gjendje te mbledhin grurin dhe me siguri ata do te vdesin urie ne se nuk marrin ndihme nga deti, se paku me dy galleons (tip anije) ose corvettes (tip anije). Ata nuk mund te mbledhin ato qe mbollen dhe nga qe s'kane rezerva ushqimi do te zhduken te gjithe; banoret e qytetit, fshataret qe erdhen ne qytet per te gjetur shpetim, ushtaret qe Ju Shkelqesi keni derguar te mbrojne qytetin. Duhet te behet e njohur dhe besohet me te vertete qe keta shpirtra te paepur, qe kurre nuk u lekunden ne besim, do te thyen nga uria ose do t'ju duhet the marrin detitn se bashku me grate dhe femijet e tyre duke abandonuar keshtu qytetin dhe marre mbi vete rezikun e valeve ne kerkim te nje jete te re. Ose, ata do te vdesin pa bere asnje hap mbrapa, te palekundur perpara armikut qe po sulmon dhe ze prita ne rrethinat e qytetit shpesh dhe me shpesh. Ne se Ulqini mund te shpetohej nga dy-tre galleys ose corvettes atehere qytetaret do te ishin ne gjendje te shkonin ne Rodon ku do te priteshin me kujdes te madh dhe vemendje nga Albanians e asaj zone te cilet pavaresisht mesymjes Turke, nuk ju kane dhene Turqve besim te plote, as edhe nje here. Ata do te do te ktheheshin nga Rodoni me sasira te medha dritherash te ndryshme, jo vetem per vete, por edhe per shpetimin e qytetit Bar (Antivar), i cili eshte nga te gjitha anet i rretuar sepse nuk eshte ne bregdet. Gjithashtu, ata do te ndihmonin te mbahej Budva (Budua), Kotor, (Cattaro), dhe Dalmatia. Duhet patur parasysh fakti qe ne kohe paqeje deri ne 50,000 stara (njesi peshe) lloje te ndryshme dritherash eksportoheshin nga Gjiri i Drinit ne qytetin e Venecias. Keshtu, ne se ka interes qe te mbahen keto qytete; Kotor, Budva, Bar dhe Ulqin, dhe me sa duket ka nje lloj interesi perderisa ushtare dhe lloje te shumta armatimi jane derguar aty, atehere do te jete plotesisht esenciale dergimi i nje anije luftarake qe ti shpetoje ata dhe te patrulloje linjen bregdetare nga Gjiri i Kotorit deri poshte ne Rodon. Kjo sepse ka dy fregata me 10 topa secila dhe nje korvete me 16 topa, te cilat kane arritur ne Dures dhe jane aty te rrethojne qytetin perseri. Ne se flota e Venedikut largohet nga Gjiri i Drinit, atehere piratet, qe kam pemendur, nuk do te lejojne lundrimin aty keshtu qe qytetet ne fjale do te rezikoheshin edhe pa patur gjakderdhje. Permbyllje Albania eshte e gjate 170 Milje Italiane. Kufiri i saj fillon ne Lastua ne Petrovac (Pastrovicchio) dhe Spizza, ku eshte plazhi i qojtur Zagnu qe eshte dhe bregdeti me i afet per te kaluar ne Montenegro. Me tutje eshte qyteti i Bar-it (Antivari), me portin e tij qe strehon 6 deri ne 8 anije luftarake dhe zgjatet 12 Milje Italiane pergjate qytetit. Me ne Jug eshte porti Valdinose qe mund te perdoret nga fregata dhe anije me te vogla. 6 Milje me poshte eshte qyteti i Ulqinit (Dolcigno) me fortesen e tij te bukur. 12 Milje me ne Jug rrjedh lumi i Bunes (Bojana) me thellesi 6 kembe dhe qe zgjatohet per 24 Milje nga grykederdhja deri ne qytetin e Shkodres ku ka dhe nje keshtjelle te bukur. Qyteti ndahet ne dy pjese te medha, ajo Katolike dhe ajo Greke. Shumica jane Katolike. Ne Veri te Shkodres, ne nje fushe te bukur, ndodhet qyteti i Podgorices. Shumica e banoreve jane Greke (Greci). Keshtu qe, Shkodra dhe Podgorica ndahen ne pjesen Jugore te Montenegros dhe midis ketyre dy qyteteve ndodhet liqeni qe ka marre emrin nga qyteti i Shkodres. Nga ky liqen buron lumi i Bunes (Bojana), 30 Milje i gjate. Kater ore ne Jug, me ecje shume te shpejte kali, ndodhet qyteti i Lezhes (Alesio), prane nje lumi te bukur qe quhet Drin (Drino). Dy pjese te ketij qyteti banohen nga Katolike dhe nje pjese nga Turq. Mbi malet e Lezhes jane fshatrat e Mirdites (Mereditte), me popullate Katolike. Ata kane 12 mije luftetare te gatshem te zbatojne urdherat e prijesit te tyre, Ro. Marco; tani thuhet se komanden e ka mare i biri. Gjysem dite larg nga Lezha eshte qyteti Ishem (Ismo), nje pjese e mire e popullates eshte Katolike. Ketu ndodhet nje lume me thellesi 4 Kembe dhe afer nga ky pozicion ndodhet Kepi i Rodonit me nje fshat te perziere Katolik nga ku mund te vrojtosh si ankorohen anijet ne gji. Perafersisht gjysem dite udhetim nga ketu, 30 Milje distance, ndodhet qyteti i Durresit (Durazzo); popullata ne pjesen me te madhe eshte Turke, pak Katolike. Ky qytet ka nje port ku mund te ankorojne si anije te vogla ashtu dhe te medha. Dy ore me kale larg Durresit, ne drejtimim Jugor, eshte qyteti i qojtur Kavaje (Cavaglia), i banuar nga Greke. Per 8 ore, nje Grek, duke stermunduar kalin, do te arije ne qytetin e Krujes qe ishte streha e Skenderbeut. Ketu popullata eshte, ne pjesen me te madhe, Katolike. Ne Jug te Krujes, tre ore me kale, ndodhet Tirana, e populluar ne pjesen me te madhe nga Greke dhe Katolike. Ne Lindje te Tiranes, ne nje distance 4 ore me kale, ndodhet qyteti i Petreles (Petrilla); popullata eshte e orjentimit Grek, pak Katolike. Distanca nga Elbasani ne Berat eshte gjysem dite, 12 ore. Popullata aty, ne pjesen me te madhe, eshte Greke. Nga ketu, ne nje distance 8 oreshe jane qytetet e Kanines (Canina) dhe Vlores; popullata eshte e orjentimit Grek. Vlora ka nje port te bukur ku ankorohen anije te vogla dhe te medha. Porti Ragusin (vend afer Dukatit) i perket Himares (Cimara) dhe ketu eshte fundi i Albanias. Shenime sqaruese Per te mbeshtetur materialin e shqiperuar, u perpoqa te gjeja nje harte te viteve 1500. Eshte shume e veshtire te gjendet nje harte e tille thjesht per faktin se ato ishin shume te pakta, jo te plota dhe me gabime te shumta. Zgjodha nje harte te viteve 1600 sepse ajo eshte nga me te kompletuarat e kohes dhe perputhet me te dhanat historike te dokumentuara nga disa burrime. Ju mund te klikoni ne harte per ta zmadhuar ate, ose per detaje te hollesishme mund te vizitoni faqen origjinale qe tregohet KETU . - Sot Albania, pra Shqiperia sic e quajne Shqipetaret vendin e tyre, shtrihet ne teritore te peraferta me ato qe permenden ne kete material te shkrojtur ne vitin 1570 nga nje person qe e njihte Albanian e asaj kohe shume mire dhe me detaje. Eshte e rendesishme te thuhet se ne te kaluaren emri Albania eshte lidhur me hapesira te ndryshme te Ballkanit. Pra, fjala Albania eshte me shume nje term gjeografik apo administrativ sesa nacional. Transformimi nga Albania ne Shqiperi u be shume kohe me vone. - Ne dokument, njesite matese jane ato qe perdoreshin ne ate kohe; si psh Milje Italiane, Kembe, etj. Po ashtu njesite monetare. - Emrat e qyteteve, fshatrave, liqeneve, lumenjve dhe te tjera toponime jane, pak a shume, te kuptueshme dhe te ngjashme me ato te sotmet. - Autori e ndan popullaten ne disa kategori si: Turq, Katolike, Greke. Duhet nenvizuar se mundesia me e madhe, dhe e pranuar nga studiues te shumte, eshte qe: - Me kategorine Turk te peshkruen besimtaret Myslymane, qofshin keta Shqiptare, Turq apo grupe te tjera. - Me kategorine Katolike te pershkruhen besimtaret e Krishtere Katolike, qofshin keta Shqipetare, Latine apo grupe te tjera. - Me kategorine Grek te pershkruhen besimtaret e Krishtere Orthodokse (Kisha Lindore), qofshin keta Shqiptare, Sllave, Greke apo grupe te tjera. - Albanians (Shqiptaret) ne vitin 1570, kur eshte bere ky raport, kane luftuar ne kampe krejtesisht te kunderta. Nje pjese, ata te Krishtere, qe luftuan se bashku me Latine dhe Sllave te mbronin Ulqinin deri ne fund, kurse nje pjese tjeter, me se shumti ata te kthyer ne Myslymane, lojten nje rol te madh ne shkaterimin e qytetit. Qyteti u pushtua nga Otomanet ne vitin 1571. Materiali eshte bazuar ne nje punim te Sime Ljubic i publikuar ne vitin 1880 dhe shkrojtur ne Italisht. Shume kohe me vone Robert Elsie e perktheu ne Anglisht. Pjesa me e madhe e ketij perkthimi eshte mare nga perkthimi i Robert Elsie por gjithashtu ka material te perkthyer nga origjinali i Sime Ljubic. Me shume iformacion per Robert Elsie gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/intro_al.html Me shume informacion per Šime Ljubić gjendet ketu: https://en.wikipedia.org/wiki/%C5%A0ime_Ljubi%C4%87 Shtator, 2019 ight is a clean and stylish font favored by designers. It's easy on the eyes and a great go to font for titles, paragraphs & more.
- Luftrat Romako-Ilire. Pjesa II | Mendime
Fiset ilire. Origjina e ilireve. Kush ishin Iliret ? Pershkrimi i luftrave romako-ilire nga historiani Appian i Aleksandrise. Lufta e Dyte Romako - Iliriane. Nga historiani Appian. Materiali i paraqitur me poshte eshte vazhdim i shqiperimit te nje punimi te historianit Appian i cili vecohet per pershkrimet e detajuara qe ka lene rreth luftrave te shumta te Perandorise Romake. Ai ka shkrojtur dhe per luftrat qe u zhvilluan midis romakeve dhe fiseve ilire. Pjesen e pare ju mund ta lexoni KETU . Megjithese materiali ne vazhdim mund te kuptohet fare kollaj, nje ide me e qarte krijohet ne se lexohen te dy pjeset. Appian ka jetuar midis viteve 95 dhe 165 te Eres Kristiane. Fiset ilire - sipas Appian 6- Keta njerez (1), gjithashtu Pannonians, Rhaetians, Noricans, Mysians (te deges Europiane) dhe fiset e tjera fqinje qe banonin ne bregun e djathte te Danubit dalloheshin nga njeri tjetri. Romaket i veconin keto popullata duke emeruar cdo grup perkates me nje emer te vecante, njesoj sic benin greket midis tyre, por Roma e konsideronte te gjithe Ilirine si nje hapesire te vetme. Si dhe kur lindi kjo ide une nuk kam mundur ta gjej, por di te them se ky emerim vazhdon deri me sot. Romaket taksojne te gjitha popullatat qe banojne duke filluar nga burrimet e Danubit deri ne brigjet e Detit te Zi. Kjo eshte nje takse e vecante qe quhet "Taksa Iliriane". Perse romaket i pushtuan keto vende dhe cilat ishin shkaqet e verteta ose pretekset e luftrave, keto une i kam sqaruar ne shkrime e mia qe bera kur isha ne Krete. Inkurajoj ata qe dine me shume rreth ketyre ceshtjeve ti bejne ato te njohura. Une do te shkruaj vetem ato c'ka di. Lufta e Pare Iliriane 7- Agroni ishte mbret i asaj pjese te Ilirise qe lokalizohej prane detit Adriatik dhe qe ndodhej mbi hapesiren qe Pirroja, Mbreti i Epirit, dhe pasardhesit e tij kishin nen kontroll. Agroni pushtoi nje pjese te Epirit, gjithashtu ishullin e Korfuzit (Corcyra), qytetin e Durresit (Epidamnus) dhe me vone ishullin Hvar (Ne Kroaci - Dikur quhej Faros). Ne keto vende ai vendosi garnizone ushtarake. Kur me floten e tij ai filloi te kercenonte pjeset e tjera te Adriatikut, banoret vendas ju luten Romes per ndihme. Romaket derguan ambasadoret e tyre ne ishullin Issa (Ishulli Vis ne Kroacine e sotme) ne menyre qe ti benin te qarte Agronit problemet qe ai po ju krijonte(2). Anijet Iliriane sulmuan te derguarit e Romes, qe ishin duke lundruar drejt ishullit ne fjale, dhe vrane ambasadorin Cleemporus, ndersa ambasadori tjeter Roman Coruncanius arriti te largohej. Menjehere pas kesaj ngjarje, romaket pushtuan si bregdetin ashtu dhe brendesine tokesore te Ilirise(3). Gjate kesaj kohe, Agroni kishte vdekur. Ai la mbas nje djale shume te vogel qe quhej Pinnes. Agroni i kishte dhene gruas se tij(4) te drejten e mbikqyrjes dhe kontrollit te femijes megjithese kjo e fundit nuk ishte mamaja biologjike e djalit. Demetrius, qe ishte guvernatori i Agronit ne ishullin Hvar (Faros), dhe gjithashtu kishte nen kontroll edhe ishullin e Korfuzit (Corcyra), ja u dorzoi me tradheti te dy keto vende forcave pushtuese romake. Me pas, romaket hyne ne aleance me Durresin (Epidamnus) dhe shkuan ne ndihme te ketij qyteti dhe te qytetit Issa qe gjithashtu ishte rrethuar nga iliret. Keta te fundit e nderprene rrethimin dhe u larguan me nxitim. Nje nga fiset e tyre, qe quhej Atintani, u hodh ne anen e romakeve. Pas ketyre ngjarjeve, e veja e Agronit dergoi ambasadore ne Rome dhe afroi t'ju kthente romakeve te burgosurit dhe dezertoret e kapur(5). Teuta kerkoi falje per gjithe ato qe kishin ndodhur ne te kaluaren dhe sipas saj per kete ishte fajtor Agroni dhe jo ajo vete. Pergjigjia qe ambasadoret morren ishte qe tashme Korfuzi, Hvar, Issa, Durresi dhe Atintani ishin subjekte te Romes. Pinnes mund te mbante c'fare kishte mbetur nga mbreteria e Agronit dhe ne se ai deshironte ti kontrollonte territoret e lartpermendura duhej te mbetej mik i romakeve. Ai mund te mbante jo me shume se dy Illyrian pinnaces (Lloj mjeti lundrues), te dyja te pa-armatosura dhe nuk mund te lundronte me ne Jug se qyteti i Lezhes (Lissus). Teuta i pranoi te gjitha konditat. 8- Ky ishte konflikti i pare dhe marrveshja pasuese midis romakeve dhe ilirianeve. Pa humbur kohe, romaket cliruan Korfuzin dhe Apollonine. Si shperblim per tradhetine qe ai i beri njerezve te tij, ata i dhane Demetrius disa keshtjella por me disa kushte strikte dhe kerkonin nga ai zbatimin e plote te ketyre kerkesave. Kete ata e bene sepse kishin dyshime mbi karakterin e tij, te cilin ai nuk vonoi ta tregonte. Lufta e Dyte Iliriane Ndersa romaket ishin te angazhuar ne nje lufte tre vjecare me Galet (Gauls) ne lumin Po(6), Demetrius duke menduar se ata i kishin duart e lidhura organizoi nje fushate piraterie. Ai mblodhi rreth vetes istrians (Istria eshte pjese e Kroacise se sotme), qe ishte nje fis tjeter ilirian, dhe shkeputi Atintani nga Roma. Romaket, pasi kishin mbaruar pune me galet, menjehere derguan nje flote ushtarake dhe i shkateruan piratet. Ne vitin ne vazhdim(7) romaket marshuan kunder Demetrius dhe ilireve, shokeve te tij keqberes(8). Demetrius ja mbathi per ne Filipi, Mbreti i Maqedonise. Por, kur ai u rikthye ne zanatin e tij te vjeter ne Adriatik, romaket e vrane ate dhe shkateruan totalisht Hvar (Faros), qytezen e origjines se tij qe gjithashtu ishte lidhur me krimet e Demetrius. Romaket nuk trazuan ilirianet qe ishin nen kontrollin e Pinnes, i cili perseri ju kerkoi atyre te mbronin zoterimet e tij. Dhe ky ishte fundi i luftes se dyte dhe marrveshja midis romakeve dhe ilirianeve. 9- Ngjarjet qe paraqiten me poshte une i kam shkrojtur ashtu sic i kam gjetur dhe jo ne renditjen kohore se kur ato kane ndodhur. Si te thuash, jam perqendruar ne cdo nacionalitet ilirian ne menyre te vecante. Lufta e Trete Maqedonase Ndersa romaket ishin ne lufte me Perseun, (Pasardhes i Filipit), mbretin e Maqedonise, Genti (Genthius) nje prijes Ilirian, beri nje aleance me Perseun bazuar ne pagese dhe sulmoi Ilirine Romake. Kur romaket derguan tek ai ambasadoret e tyre qe te diskutonin rreth ketij problemi, Genti i prangosi ata dhe i akuzoi se kishin ardhur si spiune dhe jo si te derguar paqesore. Gjenerali romak Anicius(10) ne krye te nje ekspedite detare kapi disa nga anijet e Gentit dhe me vone e sulmoi ate ne toke. Ai i mundi forcat e Gentit i cili per vete u strehua brenda nje fortese. Kur ky ju lut Anicius qe ta falte, gjenerali i kerkoi Gentit qe te dorzohej tek trupat romake. Genti kerkoi tre dite kohe qe te konsideronte kete oferte por gjate kesaj periudhe pasuesit e tij e kishin braktisur ate dhe ishin hedhur me anen e romakeve. Genti kerkoi nje takim me Anicius dhe duke rene ne gjunje i kerkoi atij meshire ne menyren me te peshtire. Anicius e inkurajoi kriminelin qe i dridheshin gjunjet, e ndihmoi te ngrihej me kembe, dhe e ftoi ate per dreke. Pasi gostia mbaroi dhe Genti po largohej, gjenerali urdheroi oficerat e tij ta arestonin ate dhe ta burgosnin. Pas kesaj, Anicius dergoi Gentin dhe djemte e tij ne Rome si nje shenje triumfi. E gjithe lufta me Gentin mbaroi brenda 20 diteve. Kur Aemilius Paullus, pushtuesi i Perseut u kthye ne Rome, ai mori nga Senati nje urdher sekret qe te shkonte ne nje mision special ne lidhje me 70 qyteza qe kishin qene nen kontrollin e Gentit. Banoret ishin shume te alarmuar, por Aemilius ju premtoi atyre se do ti falte per ato qe kishin bere ne se ata i sillnin atij te gjithe arin dhe argjendin qe kishin ne zoterim. Kur ata pranuan kete kusht, Aemilius dergoi nga nje kompani ushtaresh ne cdo qyteze dhe ju kerkoi oficereve te vepronin ne te njejten dite. Ai i urdheroi komandantet e tij qe sa te lindte djelli keta te fundit te lajmeronin menjehere banoret qe brenda tre oresh te sillnin te gjithe parate e tyre ne tregun e qytezes respektive. Pasi te kishte ndodhur kjo, ushtaret duhet te rembenin ate c'kishte mbetur. Ne kete menyre, Paullus bastisi 70 qyteza ne nje ore. 10- Ardei dhe Palarii, dy fise te tjera ilire, kryen nje sulm plackites ne Ilirine Romake. Romaket duke qene te preokupuar me probleme te tjera(12) derguan disa ambasadore qe ti frikesonin ata. Keto fise refuzuan ti bindeshin Romes; si kunderpergjigje ajo mblodhi nje ushtri te perbere nga 10,000 kembesore dhe 600 kalores dhe i dergoi kunder tyre. Kur iliret mesuan rreth kesaj levizje, dhe nga qe nuk ishin akoma te pregatitur per luftime, ata derguan ambasadore qe te kerkonin falje. Senati i urdheroi ata te demshperblenin palet qe kishin demtuar. Nga qe ata ishin shume te ngadalte ne permbushjen e mareveshjes, Consulli Fulvius Flaccusnote u nis drejt tyre. Kjo lufte u kthye ne nje eskursion, them keshtu nga qe nuk mund te gjej ndonje shprehje tjeter si ta perkufizoj ate. Sempronius Tuditanus dhe Tiberius Pandusa filluan nje lufte me lapydes(13) qe jetonin ne mes te Alpeve dhe me sa duket i nenshtruan ata. Po ashtu, Lucius Cotta dhe Metellus nenshtruan fisin Segestani. Te dy fiset e permendura me lart u revoltuan perseri(14). Me shume rreth ilireve Kush ishin Iliret ? Iliret - Origjina dhe fiset e tyre Sqarime te rendesishme 1- Ky shkrim eshte vazhdim i pjeses se pare qe ben fjale per Iliret, origjinen dhe fiseve te tyre. Shkrimi gjendet KETU . 2- Kjo ndodhi ne Vjeshte te vitit 230 Para Eres Kristiane. 3- Kjo ndodhi ne vitib 229 Para Eres Kristiane. Komandanti i forcave detare ishte Konsulli Gnaeus Fulvius Centumalus. Komandanti i forcave tokesore ishte Lucius Postumius Albinus. 4- Behet fjale per Teuten. 5- Kjo ndodhi ne Pranvere te vitit 228 Para Eres Kristiane. 6- Kjo ndodhi ne vitet 225 - 222 Para Eres Kristiane. 7- Kjo ndodhi ne vitin 219 Para Eres Kristiane. 8- Romaket ishin detyruar te godisnin ish aleatin e tyre sepse mardheniet me Kartagjenen (Cartage) ishnin ne nje nivel shume te keq. Lufta ishte duke u afruar dhe Roma kerkonte qetesi ne "bashten" mbrapa shtepise se saj. Komandantet romake ishin Lucius Aemilius Paullus dhe Marcus Livius Salinator. 9- Kjo ndodhi ne vitin 169 Para Eres Kristiane. 10- Praetor Lucius Anicius. 11- Kjo ndodhi ne vitin 167 Para Eres Kristiane. 12- Luftime ne Numantine/Spanjen e sotme dhe revoltat e sklleverve ne Eunus/Sicili. Ngjarje te vitit 135 Para Eres Kristiane. 13- Kjo ndodhi ne vitin 129 Para Eres Kristiane. 14- Kjo ndodhi ne vitin 129 Para Eres Kristiane. Kunder tyre u nisen Konsujt Lucius Aurelius Cotta dhe Lucius Caecilius Metellus. Shenim i rendesishem: Materiali eshte perkthyer nga punimet e listuara ne http://www.livius.org/ Marre ne date 25 Shkurt, 2021 Mirenjohje dhe falenderime punes profesionale dhe pasionate qe ekipi i Livius ben per zbulimin dhe identifikimin e materialeve me vlera te ralla historike. Shkurt, 2021
- Shqiponja perandorake dhe Merkurio Boua | Mendime
Flamuri me shqiponje me dy koke dhe historia e Merkurio Bouas. A ishte Merkurio Boua shqiptar ? Perse ne Mesjete kishte aq shume princer ? Shqiponja perandorake dhe Merkurio Boua Perandoria Bizantine egzistoi per me shume se 1000 vjet. Megjithe drite-hijet e saj, ajo la gjurme te pashlyeshme ne historine e njerezimit. E dermuar nga kontraditat e brendeshme dhe lufterat e shumta, ajo u shojt perfundimisht ne mesin e shekullit te 15-te. Ne 29 Maj 1453, otomanet thyen rezistencen e deshperuar te mbrojtesve te Kostandinopojes, hyne ne qytet dhe morren nen kontroll c’ka kishte mbetur ne kembe. Ata ulen flamurin me shqiponjen me dy koke dhe ne vend te tij ngriten ate me gjysem-hene. Renia e Bizantit u ndje jo vetem ne hapesirat Orthodokse, por dhe ato Katolike. Ne vitet qe do te vazhdonin, otomanet do ti suleshin Europes qendrore … Disa mendimtare te Oborrit Habsburgas e kishin parashikuar renien e Bizantit. Me zgjuarsi dhe largpamesi ata kishin pregatitur politikat e se ardhmes. Jo me kot, ata kishin huazuar dhe kthyer simbolin bizantin ne simbolin e mbreterise se tyre. Mesazhi ishte i qarte. Shqiponja Imperiale Habsburgase ishte mbrojtesja me e zjarrte e Krishterimit, qofte atij Perendimoro-Katolik qofte atij Lindoro-Orthodhoks. Nen krahet e saj ishin te mirepritur dhe te sigurt te gjithe te krishteret, dhe jo vetem. Simboli i shqiponjes me dy koke ishte kthyer ne nje tabu shteterore. Kjo gje vihet re fare kollaj nga kushdo qe viziton Vienen e sotme. Kjo pikture tregon Sigismund, Perandorin e Perandorise se Shenjte Romane(1). Ai e mbajti kete pozicion gjate viteve 1433-1437. Sic shihet, gjate mbreterimit te tij, shqiponja bizantine ishte bere pjese e identitetit perandorak habsburgas(2). Flamurin me te njejtin kombinim ngjyrash, verdhe e zi, sot vazhdon ta mbaje Kisha Orthodhokse Greke. Ndersa vete Perandori Sigismund i shembellen nje shenjtori orthodoks. Kjo ikone e viteve 1300 i dedikohet Krye-Engjellit Mihail. Ne doren e djathte ai mban nje kryqezor dhe ne te majten globin e orthodhoksise. Legjendat thone se nje nate Konstantini i Madh fjeti ne nje tempull pagan. Ne gjume atij ju shfaq Engjelli Mihail. Per te nderuar Krye-Engjellin, Konstantini e shendroi tempullin pagan ne nje kishe. Sot kjo kishe nuk egziston me. Ajo ishte lokalizuar ne anen Europiane te Kostantinopolit. Rreth 100 vite pas Sigismundit, ne Austri mbreteronte Karli i Peste. Njesoj si dhe paraardhesit e tij ai do te kurorezohej Perandor. Ne 24 Shkurt 1530, papa Klementi i Shtate e kurorezoi Karlin si Perandor te Perandorise se Shenjte Romane. Ceremonia u zhvillua ne Bolonja. Kjo ngjarje eshte e mire dokumentuar nga historiografia dhe arti i kohes. Kurorezimi i Karlit te Peste si Perandor i Perandorise se Shenjte Romane. Ai qendron perpara shqiponjes me dy koke. Gravurat dhe afresket pershkruajne atmosferen e festimeve dhe japin detaje te hollesishme mbi funksionimin e mekanizmave shteterore te kohes. Ideja thelbesore qe pershkon keto materiale eshte: Papa Klementi i Shtate dhe Perandori Karli i Peste jane mbrojtesit e krishterimit europian. Kryqi i Vatikanit dhe Shqiponja Imperiale e Habsburgeve jane simbolet e unitetit kristian. Pervec anes propagandistike, keto punime artistike tregojne se si punonte sistemi politiko-ekonomiko-klasor. Kjo duket qarte ne nje afresk qe gjendet i ekspozuar ne nje muzeum te Verones. Nje nga kater personat qe mbajten tenden me shqiponjen perandorake, (ka mundesi ai qe ndodhet mbrapa meje), quhej Kristoforo Piacentini. Si shperblim per devotshmerine e tij ai mori titullin “Kapelan i gjykates”(3). Kuptohet qe keta ishin njerez te besuar te sistemit. Vete ‘ngjyra mbreterore’ e veshjes se tyre e tregon kete gje. Pasardhesit e Kristoforit ishin aq krenare per kete gje sa qe 50 vjet me vone paguan nje studio te njohur te pikturonte kete ngjarje ne muret e viles se tyre. Natyrisht qe ‘bamiresia’ e Perandorit kishte kontribuar ne mireqenien e familjes, dhe jo vetem asaj. Ne afresk tregohen nje person i mbuluar me flamurin imperial qe hedh monedha ne rrugen ku kalon perandori i shenjte. Mesazhi: Kush ndjek Karlin, del i fituar. Merkurio Boua dhe titujt pa vlere Ne mes te ndjekesve te Papatit dhe Perandorise Habsburgase kishte edhe ballkanas; greke, sllave, albanas, vlleher, etj. Te larguar nga vendet e tyre, ata ishin punesuar masivisht si ushtare. Me sakte; mercenare. Kjo kategoria njihej si 'Stradioti', qe ne Greqisht do te thote ushtar. Ne literaturen e kohes spikatin 'Mercenari greco-albanesi', te cilet ishin punesuar nga principata, mbreteri dhe shtete te ndryshme europiane. Shpesh, keta luftetare perpiqeshin te fitonin tituj dhe dekorata, dhe jo para. Per ta statusi klasor kishte me shume rendesi sesa parate. Nga ana tjeter, oborreve europiane nuk ju kushtonin disa dekorata apo tituj te pa kuptimte si psh: Princ apo Lord i Epirit, i Peleponesit, i Maqedonise. Per drejtuesit venedikas, austriake, franceze, spanjolle, etj, kishte rendesi mundja ushtarake e kundeshtarit me sa me pak shpenzime. Dhe mercenaret greko-albaneze ishin te lire dhe me shumice ... Kjo ishte nje nga arsyet se perse ata gjenin punesim kudo. Paragrafi i meposhtem eshte shkeputur nga nje studim qe ben fjale per mercenaret e punesuar nga Venediku: "Ne te vertete, “stradioti” vleresonin me shume titujt dhe privilegjet sesa pagesen. “Stradioti” kerkonin favore ne formen e paraqitjes se jashtme dhe dekoratave. Qeveria veneciane, e ndodhur ne veshtiresi ekonomike, ishte shume e kenaqur ti afronte keto gjera sepse i kushtonin asaj shume pak. Ky fenomen duket qarte ne titujt e shumte qe udheheqesit e “stradioti” grumbulluan mbi vete dhe mospelqimin e deshperuar qe shprehet ne poemat e kohes, (si ne italisht ashtu dhe ne greqisht), te cilat trajtojne temat e shfryrezimit te ushtareve refugjate" (4) . Pjesa dermuese e ketyre mercenareve u larguan nga zonat qe kishin qene nen kontrollin Venedikas pasi keto u morren nga otomanet. Merkurio Boua ishte nje prej tyre. I lindur ne Peleponez, ai u shperngul ne Italine jugore dhe qe aty perfundoi ne veri. Gjate karieres se tij si mercenar ai luftoi per disa princer, mbreter dhe perandore. Ishte pikerisht Maksimiliani i Pare, (i jati i K arlit te Peste per te cilin u fol me siper), i cili i dha titullin Kont i dy zonave te vogla ne afersi te Verones. Gjithashtu, Maksimiliani i Pare i dhuroi Merkurio Bouas nje flamur me shqiponjen me dy koke qe dikush e quan "Flamuri i Buas". Ne te vertete, simbole te tilla quheshin "Emblema e Stradioteve" dhe Habsburget kishin shperndare shenja te tilla me shumice ... Ketu tregohet nje titull i ngjashem i dhene stradiotit Joanis Mavromati. Shpesh, dekoratat shoqeroheshin me tituj bombastike qe nuk kishin asnje vlere per situaten reale ne terren. Shume mercenare te vrisnin per nje dekorate, flamur apo titull princeror ! I tille ishte dhe Merkurio Boua. Merkurio Boua dhe ndjekesit e tij luftuan per ate qe i paguante me mire. Ata nuk kishin as moral, as besueshmeri. Ata luftonin per mbijetesen e tyre personale dhe familjare. Ne fund te fundit, c'fare tjeter mund te beje nje mercenar ? Kjo duket qarte ne memorialin e vendosur mbi varrin e Merkurios qe ndodhet ne nje kishe ne Trevizo te Italise. Punedhenesit dhe 'bosat' e tij kane qene te shumte. Gjithashtu dhe titujt. Psh: Kont i Principates se Peleponezit. Udheheqes i Epirit, etj. Me poshte pershkruhet shkurtimisht kjo kishe. Merkurio Boua, shqiptar apo ... Per mendimin tim, eshte e kote perpjekja per 'Nacionalizimin' e dikujt qe nuk kishte konceptin e nacionalizmit. Ne fakt, Xane Koroneu ka shkrojtur nje vjershe te gjate per Merkurio Boua te titulluar "Boua Andragathemata". Poema i thurr lavde bemave te Bouas dhe eshte e shkrojtur ne Greqish, por kjo nuk e kthen Merkurion ne nje grek te shekullit te 21-te. Natyrisht, as shqiptar ! Figura e tij eshte transformuar sipas kendveshtrimeve politiko-nacionaliste. Ne se kthehemi mbrapa ne kohe, une besoj se ai i perkiste popullatave vllahe. Boua, (ashtu sic lexohet ne shqip), ne Vllahisht do te thote kau/bualli. Pjestare te familjes dhe te aferm te tij kane mbajtur emra tipike te tradites vllahe, si psh: Zguri/Zguros, Prodan, Sklepas, etj. Per njeren apo tjetren arsye, 'Boua' u transformua ne 'Bua' ... C'faredo qe te kete qene Merkurio, ne rekorded e kohes ai permendet si nje njeri frikacak dhe i pabese. Nje djalosh 22 vjecar i qojtur Fazendino i kerkoi Bouas te kerkonte falje per ofendimet qe ju kishte bere dy personave te degjuar, ose perndryshe te dilte ne duel me te. Boua, i trembur nga dueli me te riun guximtar, i zuri atij pusi se bashku me 25 pasues te tij. Ferndino mori 30 plage dhe vdiq i braktisur ne rruge. Megjithese u vune postblloqe, nuk u morr vesh se si Merkurio dhe banda e tij arriti qe te largohej nga vendi i krimit dhe ti shpetonte arrestimit. Me sa duket, dikush e mbronte ate. Pas ketij akti te shemtuar, Mercurio humbi perfundimisht nderin dhe reputacionin e tij. Konkluzion Flamujte, titujt dhe dekoratat mund te kthehen ne arme efikase ne se perdoren me mjeshterine e duhur. Nuk ka fare rendesi ne se mbajtesit e tyre nuk kane idene se nga vijne dhe se ku shkojne keto simbole. Rendesi ka qe 'Ustai' te arrije objektivat e tij ... Shenime dhe sqarime 1- Perandoria e Shenjte Romane ishte nje bashkim politiko-ushtarak qe perfshinte shtete te Europes qendrore, perendimore dhe jugore. Ajo egzistoi qe ga shekulli i 10-te deri ne fillimin e shekullit te 19-te. 2- Qe nga koha e Sigismund, deri ne vitin 1918, te gjithe perandoret austriake mbajten si embleme familjare dhe shteterore shqiponjen e zeze me dy koke te mbivendosur ne nje fushe te verdhe. 3- Kapelan quhet nje zyrtar qe kryen sherbime fetare ne insttucione si psh, spitale dhe burgje. 4- https://www.mendoj.me/mercenaret-albano-greke-te-mesjetes Materiale te tjerate ku u mbeshtet ky shkrim - Miscellanea di storia italiana, Volumi 13 / Faqe 217 - Hellēnika anekdota / Kōnstantinos N. Sathas https://books.google.gr/books?id=Wu1AAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=sathas&source=bl&ots=3p3fhojUP3&sig=A0yQ0X-1GG7aFse9xHy4rPS3NSs&hl=el&ei=PdXkTL_6FsKAhQeHwMz1DA&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=9&ved=0CEwQ6AEwCDgK#v=onepage&q&f=false Prill 2023


