top of page

Search Results

Search this site

101 results found with an empty search

  • Barleti dhe Skenderbeu | Mendime

    Barleti, Skenderbeu dhe djali i Skenderbeut. Barleti dhe Skenderbeu Marini Barletii, sic shenohet emri i tij ne kopertinen e librit te njohur rreth figures se Skenderbeut, ishte nje prift katolik qe e shihte realitetin nga nje pozicion thellesisht fetar dhe njekohesisht "romantik". Ne punimin e tij eshte veshtire te ndahet realiteti i kohes nga trillimi artistik dhe manipulimi i qellimshem. Brezi im e mori kontaktin e pare me Skenderbeun nepermjet lendes se historise qe benim ne ciklin fillor, mbase ne klase te 4-t. Ne klasat me te larta mesonim per heronj me te medhenj e me te fuqishem. E c'ishte Skenderbeu perpara xhaxi Enverit ? Ne fund te fundit, xhaxhi Enveri dhe "partia" e beri Skenderbeun hero kombetar, (qe fare kollaj mund ta kishin bere dhe tradhetar), dhe kjo ndodhi vetem me vitin 1965. Por le te perqendrohemi ne shkrimi i pare qe mendohet se egziston rreth Skenderbeut. Behet fjale per librin e Marin Barletit me titull “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis” - "Historia e jetes dhe bemave te Skenderbeut, Princit te Epirit". Libri mendohet te jete botuar midis viteve 1508 dhe 1510. Me vone ai u perkthye ne gjuhe te tjera si ferngjisht, anglisht, spanjisht, etj, Disa shkrimtare dhe studiues u bazuan ne kete punim dhe ju referuan Barletit ne shkrimet apo studimet e tyre. Bile dhe Fan Noli u mbeshtet shume ne kete liber kur shkroi punimin e tij: Historia e Skenderbeut (Gjerq Kasriotit): Mbretit te Shqiperise 1412-1468 Rreth librit te Barletit ka mendime te shumta qe shpesh jane te pozicioneve diametralisht te kunderta. Konkluzioni i pergjithshem i shtudiuesve moderne eshte qe “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis” eshte nje veper letraro-imagjinare dhe jo nje studim historik. Per mua, varianti i Barletit eshte nje trillim politiko-fetar qe kishte per qellim manipulimin e realitetit kohor. Libri glorifikon Venedikun, klasen politike te tij dhe fsheh te verteten. Barleti, qe ishte nje prift katolik me pikpamje ekstreme, (ne menyre figurative do ta quaja nje prift "kryqetar"), jo vetem qe e "zbukuron" por dhe e tjereson realitetin e viteve 1400 - 1470. Nje nga pikat me bezdisese eshte perpjekja qe ai ben per ta kthyer Skenderbeun ne nje mohues te traditave familiare dhe luftrave te tij. As me pak dhe as me shume, Barleti thote se Skenderbeu dergoi familjen drejt zoterimeve te Mbreterise se Napolit (Mbreti i Napolit Alfonso 5, ashtu dhe i biri i tij Ferdinandi 1, kishin qene aleate te ngushte te Skenderbeut) dhe i dha Venedikut te drejten e "mbikqyrjes se mbreterise se tij". Perse do ta bente Skenderbeu kete gje kur ishte fakt i njohur qe Venediku dhe Mbreteria e Napolit ishin armiq te deklaruar te njeri tjetrit ? Ishte Skenderbeu kaq naiv, i paditur dhe pa karakter ? Sido qe te kete qene, personalisht kam arritur ne konkluzinin qe Barleti ishte nje manipulator dhe fallsifikator i realiteteit. Per ti dhene mundesine lexuesit shqiptar te nxjere konkluzinin e tij shqiperova ate pjese te librit ku Skenderbeu, i shtrire ne shtratin e vdekjes, i jep te birit udhezimet e fundit. Fragmenti paraqitet me poshte, me germa te verdha (1). "Biri im, djali im Gjon. Sic e sheh une jam duke u larguar nga kjo jete. Megjithese ti je fare i vogel, i ri dhe delikat, une po te le ne zoterim nje fron mbreteror. Varet nga ty ne se do te jesh nje udheheqes i mire dhe i drejte, i palekundur dhe i forte, apo nje sundimtar i dobet dhe pa karakter. Perpara c'do gjeje tjeter, c'faredoqofte ajo, mesoje dhe orjentoje veten drejt te mires dhe virtytit. Vetem ne kete forme, do te jesh ne gjendje qe jo vetem ta mirembash dhe ta kthesh zoterimin tend ne nje vend paqesor dhe te zhvilluar por dhe ta zmadhosh dhe ta besh ate me te begate, nga dita ne dite. Por ne keto momente ti je akoma shume i ri, i dobet dhe i papregatitur te mbash shkopin drejtues dhe kuroren e mbreterise tende, e cila eshte e rrethuar nga te gjitha anet nga armiq te medhenj dhe te fuqishem, "kafshe" nga me te egrat dhe dinake te cilat do te kerkojne te copetojne dhe gllaberojne mbreterine tende. Jo larg, ndodhet Mehmeti (Mehmed II), tirani djallezor, armiku i perbashket i te gjithe te krishtereve, i cili, (duke pare qe ti nuk mund te mbash ne shpatullat e tua te njoma drejtimin dhe qeverisjen e mbreterise), do te ushtroje presion total ne menyre qe te te nenshtroje. Per kete arsye, (zemra ime e dashur), pasi te me kesh mbyllur syte dhe varrosur, pasi te kesh mbaruar te gjitha ceremonite mortore, largohu menjehere duke marre me vete dhe nenen tende. Kalo detin per ne Apulia (Pulia) pa vonesen me te vogel dhe nxito per tek vendbanimi dhe rangu shoqeror qe te takon. Bej kujdes te zbatosh rregullat e atjeshme deri sa te rritesh dhe te jesh ne gjendje te kontrollosh pronen tende; te jesh i afte te drejtosh ne menyre efikase mbreterine dhe qeverisjen e saj. Kur te kesh grumbulluar eksperiencen e nevojshme, kontakto Senatin e Nderuar dhe Qeverine e Ndritur te Venecias dhe ata do te rikthejne ne fronin e te pareve te tu. Tani qe une po largohem nga jeta, do te vendos ty ne kujdesin dhe mirbesimin e qeverise se tyre, (Venecias). E bej kete sepse ata do ta mirembajne dhe do te kujdesen per mbreterine tende; do ta mbrojne nga armiqte dhe do ta qeverisin ate ne perputhje me interesat e tua. Per sa thashe me lart, te tilla jane konventat dhe marveshjet midis Venecias dhe meje. Ata do ti mbrojne zoterimet nga armiqte e tu dhe garantojne pronesine tende. Kur ti te jesh ne gjendje te marresh persiper drejtimin e vendit ata do te ri-japin ty te drejten e pronesise. Une nuk kam dyshim ne kujdesin qe ata do te tregojne ne drejtim te mbrojtjes te interesave te tua. Une i konsideroj ata si te vetmit midis gjithe Princave te Krishterimit (pa dashur te ofendoj askend) qe nuk jane inferiore ndaj askujt, ne c'do veprim dhe gjykim, dhe prandaj ja vlen qe keto karakteristika te tyre ti veme ne sherbimin tone. Permeteper, lidhja e shkelqyeshme qe ata kane me besimin fetar, ju jep atyre meriten dhe arsyen pse ata duhen dashur dhe respektuar mbi gjithe te tjeret. Pervoja dhe eksperienca e mire qe une kam patur me venedikasit ja kalon rasteve te ngjashme. Gjate gjithe mbreterimit dhe jetes sime, ne lloj-lloj situatash, ata kane dhene prova ne shume drejtime dhe mardheniet tona kane qene vazhdimisht lidhje bashkepunimi bazuar ne nje miqesi strikte dhe te sinqerte. Per mua, ata gjithmone kane zene pozicionin e nje prindi te mire dhe te dashur. Ndersa une do largohem si prind, si prijes, si tutor, ti mos u largo nga rregullat, principet dhe keshillat e tyre. Nga te gjithe te tjeret, Venedikasit jane me te drejtet, besimtaret me te medhenj, mesuesit dhe mbeshtetesit me te devotshem te Krishterimit, mbrojtes se jetimeve dhe vejushave, ndihmues te personave te dobet, te mjeruar dhe ne nevoje. Vazhdimisht, ata e kane treguar veten si miq te mire dhe te besuar. Gjithe jeten time, une kam respektuar dhe perkrahur shtetin e tyre jo me pak se mbreterine dhe dominimet e mia. Nga ana tjeter, ata kane treguar nje konfidence te tille qe me ka prekur thellesisht. Ata kane lene ne duart e mia te gjitha te drejtat dhe pergjegjesite administrative te qyteteve dhe teritoreve te tyre. Ata kane udhezuar qeverite lokale te me binden mua dhe (Fale Zotit) une kam arritur ti mirembaj ato ne nje gjendje te kenaqshme. Per sa kohe qe une kam qene ne komande te ketyre dominimeve i kam mbajtur ato ne gjendje te pelqyeshme dhe pa probleme. Keshtu qe, (biri im i dashur), kujdesu per nje jete te mire dhe te sigurt nen mbrojtjen dhe mbeshtetjen e tyre te gjithanshme. Ne momentin kur ti te jesh ne moshen e duhur, mos nguro t'ju drejtohesh atyre me kurajo dhe besim ne vet-vete. Ata me gezim dhe deshire do te te kthejne dinjitetin dhe kuroren mbreterore; me mirbesim dhe dashuri do te ri-deklarojne mbret dhe mbeshtetin fuqimisht. Ne qofte se ti do te jesh i zgjuar, i mencur dhe i drejte ata do te vazhdojne te te mbrojne kunder sulmeve te dhuneshme te ushtrive dhe forcave armike. Ata do ta mbajne mbreterine tende te plote dhe te pa-cenuar. Koha ka treguar qe fuqia me e madhe detare dhe tokesore, sic eshte Venediku i ditur dhe i pathyeshem, nuk i ka braktisur kurre miqte dhe aleatet e tij te besuar; as nuk ka abuzuar apo mashtruar ndonje person qe ka vene besimin dhe shpresen ne ta. Kur te vije koha, (biri im, gezimi i zemres sime), qe ti te rikthehesh ne fronin mbreteror, (Zoti te ta beje mbare nje mbreterim te qete dhe paqesor), dhe te marresh ne duar drejtimin e pronave te tua, me e rendesishmja nga te gjitha eshte administrimi i drejte, i perkushtuar dhe i pa-anshem i te gjithe subjekteve mbreterore. Nga te gjitha virtytet, pa-asnjeanesia eshte me e shenjta dhe me e shkelqyeshmja. Mbaj dhe kerko barazine pa asnje perjashtim si per te varferit ashtu dhe per te pasurit; si per te dobetit ashtu dhe per te fuqishmit. Ji i duruar dhe moderuar ne te gjitha veprimet e tua; forcoje mbreterimin duke bere shoke njerez te mire. Nuk ka thesare me te medha, ushtri me te fuqishme, garnizone apo keshtjella mbreterore me te cmuara se shoket besnike. Ata nuk blihen me argjend dhe flori por behen per vete me bashkepunim, miresjellje dhe besnikeri. Barleti e shtyn njeanshmerine edhe me teper kur e pershkruan klasen politike dhe fetare venedikase si te vetmit aleate ku i biri i Skenderbeut duhej te mbeshtetej. Sipas Barletit "te tjeret" nuk mund te krahasoheshin me drejtesine, moralin, dedikimin dhe meshiren kristiane qe karakterizonte drejtuesit dhe kleriket veneciane. Nuk eshte e qarte se kur ka lindur Barleti, as dhe c'fare ethniciteti ka patur ai. Disa thone qe ishte shqiptar, disa thone qe ishte italian, latin, dalmat, etj. Cfare dihet me siguri eshte qe ne kohen e tij besimi fetar ishte nje "shenje dalluese" e nje rendesie jetike. Etni te ndryshme benin aleance duke u bazuar ne besim. Bie fjala, shqiptaret dhe serbet e asaj kohe e konsideronin veten "Vllezer ne Zot". Kjo do te thote qe orthodoksia ishte shtylla kurizore e aleances se tyre. Kryqi dhe shqiponja bizantine dy-kokeshe ishin simbolet per te cilat ata luftonin dhe vdisnin. Lidhjet e families Kastrioti me familjet e tjera orthodokse ballkanase jane me se te provuara. Eshte e teper te zgjatesh ne kete teme. Ajo qe une dua te trajtoj eshte termi "Epir". Perse Barleti e quan Skenderbeun, "Princi i Epirit" ? Ne kohen e Skenderbeut, zona e qojtur Epir shtrihej larg hapesirave ku ai jetonte dhe luftonte. Nje emertim i vjeter qe nga koha e kontrollit romak, "Epirus Nova", (Epiri i Ri), qe perkufizonte toka ne Shqiperine qendrore nuk ishte me ne perdorim. Ne shkrimin e tij ai shpesh permend perkufizimet, Epir, Albania, Makedonia, etj, dhe vazhdimisht te jep pershtypjen se Albania eshte e pjese e Epirit. Personalisht mendoj se Barleti ze kete pozicion per nje qellim strategjik. Nepermjet fjaleve te vena ne gojen e "Princit te Epirit", ai i ben thirrje pasuesve te Skenderbeut dhe popullates orthodokse te zonave perreth, te bashkohen me Venedikut dhe Katolicizmin. Eshte ne kufijte e te pamundures qe ne vitin 1508, ne kohen kur ai pergatiste librin per botim, te mos kishte idene qe turqit, (sic ai quan te gjithe besimtaret myslymane), kishin pushtuar shume zona ballkanike qe kishin qene nen kontrollin bizantin. Otomanet kishin organizuar strukturat e tyre qeverisese duke filluar qe nga fundi i shekullit te 14-te. Pershembull per provincen e Arnavudid, (jug-perendimi i Shqiperise se sotme), ka rekorde interesante. Po ashtu, ne shume raporte te formuluara nga nenpunes, studiues apo udhetare te kohes, Epiri dhe Albania tregohen qarte si dy hapesira te ndryshme qe nuk kane te bejne me njera tjetern. Albania eshte Albania; Epiri ehte Epir. Duhet bere e qarte, qe latinet/katoliket konsideroheshin nga shume ballkanas orthodokse si armiq, bile me te eger se turqit. Eshte e famshme shprehja e Luka Notaras, nje nga figurat me te larta te Bizantit, kur tha: "Do te ishte me mire te me zinte syri turbanin e nje qeveritari turk sesa kapuconin e nje prifti katolik" . Ai e kishte fjalen per rruget e Kostandinopojes duke aluduar se Vatikani dhe katoliket ishin armiq te Bizantit, me te rrezikshem se turqit. Me vone, kur otomanet morren qytetin ata e egzekutuan Lukan bashke me disa familiare te tij. Shume banore ballkanas kishin vojtur shume nen kontrollin e kryqetarve latine/europiane. Megjithese kishin kaluar breza te tere ata nuk kishin harruar shkaterimet e kryqezatave ... Qe nga periudha e kryqezatave kishin rrjedhur shume shekuj dhe ne 4 Maj te vitit 2001, Papa Giovanni Paolo II kerkoi ndjese ndaj orthodokseve per "bemat" e kryqetareve duke shkrojtur: "Si ne rastet e te kaluares ashtu dhe ne te tashmem, kur bijte dhe bijat e Kishes Katolike kane kryer mekate, me veprimet apo me mosveprimet e tyre, kundrejt vllezerve dhe motrave Orthodokse ne i lutemi Zotit qe te na jape faljen e Tij" Prova me e mire qe tregon se Barleti ishte gabim, (pavaresisht ne se gabimi ishte i qellimshem apo jo), jane vete arbereshet e Italise se jugut. Ata nuk e quajten dhe nuk e konsideruan veten epirote. Per me shume, ata i rezistuan me vendosmeri per nje kohe shume te gjate katolicizmit. Traditat e tyre kishtare ishin te lidhura ngushte me kishen Lindore Bizantine. Bile edhe sot ata vazhdojne te mbajne, deri ne nje fare mase, traditat kristiano-orthodokse te te pareve te tyre. Gjithashtu, arbereshet u vendosen ne zona ku kishte popullate dhe ndikim grek. Pa diskutim, qe midis faktoreve te tjere, besimi orthodoks luajti nje rol te konsiderueshem ne seleksionimin e vendeve ku ata u shperngulen; greket dhe arbereshet ishin "Vllezer ne besim". Shekuj me vone, pas krijimit te Italise, arbershet u integruan ne politikat e kohes dhe natyrisht qe i sherbyen interesave italiane; dhe kjo ishte e priteshme dhe e kuptueshme. Si perfundim, une mendoj se perkufizimi i pergjithshem "Kalores i Krishterimit" qe Barleti, historianet shqiptare dhe te huaj i dhane dhe vazhdojne ti japin figures se Skenderbeut ka per qellim zvogelimin e rolit qe besimi orthodoks luajti ne rezistencen kunder pushtimit otoman. Shqiptaret sot vrapojne duke bere shenjen e shqiponjes por "harrojne" se ne kohen e Skenderbeut, me kete shenje vraponin, luftonin dhe vdisnin edhe serbet, malazezet, greket, bullgaret, rumunet e shume te tjere. Ajo shqiponje ishte simboli i Bizantit dhe Orthodoksise, nje simbol i krishtere, por nje simbol me kuptim te vecante qe kishte pak te bente si me Otomanizmin ashtu dhe me Katolicizmin. Shenime sqaruese 1 - Libri i Barletit eshte shqiperuar nga persona te ndryshem. Secili punim ka individualitetin e tij. Ne kete shkrim paraqitet kendveshtrimi im personal dhe "perkthimi" sipas konceptimit dhe interpretimit tim gjuhesor. Libri ku une jam bazuar eshte: The Historie of George Castriot, Surnamed Scanderbeg, King of Albanie Autor: Zachary Jones, botim i vitit 1596.

  • Manipulimi i nje vdekje dhe "Grekomanet" | Mendime

    Si stergjyshi im "vrau" Petro Nini Luarasin. Shkrimi i kundervihet genjeshtrave te se kaluares dhe perpiqet te jape versionin e pales se akuzuar. Vdekja e Petro Nini Luarasit dhe "Grekomanet" Disa kohe me pare ne nje faqe Interneti permendej emri i stergjyshit tim, Petro Prodani, qe sipas shkrimit, bashke me disa "Grekomane" te tjere, organizuan vrasjen e Petro Nini Luarasit, figure e njohur ne histori si perhapes i gjuhes Shqipe dhe Protestanizmit ne disa zona te Shqiperise Jug-Lindore. E kam hasur edhe me pare kete akuze, e cila behet qesharake, kur aludohet se si u krye "krimi" i cili nuk ishte aspak i tille por thjesht nje vdekje per arsye shendetsore. Eshte per te ardhur keq qe pasardhesit e Petro Nini Luarasit, apo persona te tjere tendencioze, vazdojne te akuzojne me te patedrejte njerez dhe institucione qe nuk kishin te benin aspak me vdekjen e P. Luarasit. Per me teper, akuzat e tyre nuk mbeshten ne fakte reale te kohes ose konkluzione shkencore. Me poshte eshte nje fragment i marre nga nje arikull i publikuar ne nje gazete te kohes. Gazeta ''Drita'' e Manastirit, më 16 Vjeshtë e Parë 1911, shkruan për vdekjen dhe lajmëron me këto fjalë: ''Ky atdhetar i flaktë vdiq në Gusht të këtij moti në Ersekë. Disa thonë që e farmakosën armiqtë dhe disa të tjerë thonë se vdiq nga apopleksia. Dy javë më parë se të vdiste kish ardhur këtu në Manastir dhe ish fare mirë nga shëndeti. Po të kish qenë i sëmurë Petro Luarasi qëndronte në Manastir dhe atje mund të gjente mjekimin e nevojshëm. Pas dy ditësh udhë, të Mërkurën, më 10 Gusht arrin në Korçë ku përsëri e mbajtën nën vërejtje për nja dy ditë. Kur e lëshuan, po të kish qenë sëmurë, qëndronte në Korçë, ku mund të gjente mjekimin e nevojshëm më lehtë se në fshat. Të Djelë, më 14 Gusht, u nis që me natë nga Korça për në Luaras me këmbë. Kur arriu në fshat, shkoi drejt e në kishë, ku pati nisur mesha. Të nesërmen qe panairi i Shën Marisë dhe u interesua të piqej me sa më shumë mysafirë, që t'u fliste e t'i bindte për të çelur shkolla Shqipe. Tërë atë mëngjes bëri vizita nëpër fshat. U puth e u përqafua me miq e të dashurit e tij. Në shtëpi të tij priti e përcolli mysafirë, hëngri e piu bashkë me ta. Të martën shtroi vetë vrahun në lëmë dhe punoi gjithë ditën e ditës. Të Mërkurën më 17 Gusht, thonë se nuk kishte ndër mend të shkonte në Ersekë, por e thirrën. Edhe këtë ditë i la kafshët për punë e shkoi me këmbë në pazar. Kishte shpresë të kthehej shëndoshë e mirë në fshat. Dihet se në Ersekë foli për punë të shkollës që dëshironte të çelej asaj vjeshte atje. Për këtë gjë foli edhe me tregëtarët grekomanë të atjeshëm, dhe me Pet Prodanin në dyqan të tij. Grekomanët kishin organizuar një shoqëri të tyre në Kolonjë me kryetar nderi Dhespotin e Kosturit, Joakimin, me të cilin Petro Luarasi kishte qenë në luftë për vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kësaj shoqërie, një doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atë pasdreke fatale, prej dyqanit të Pet Prodanit shkoi në spicerinë e Janulit. Në këtë interval u sëmur Petro Luarasi. Që u helmua, s'ka dyshim. Pyetja është: Ku u helmua, në dyqan të Pet Prodanit apo në farmacinë aty ngjitur. Përpara spiceranës u rrëzua përdhe. Kur e shpunë në han, njerëz të porositur po thërrisnin nëpër pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerën!'' Këtë e bënë komplotistët për të humbur gjurmët e krimit të tyre. Në atë moment shpifja e bëri efektin e saj për të mbajtur njerëzit larg të sëmurit, po gjithë bota e kuptoi që Petro Luarasi vdiq i farmakosur. Një fakt tjetër provon se P.N.Luarasin e farmakosën. Gjatë kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkën e Kozo Dhimës, villte përmbi qafën e saj. Të nesërmen ngordhi edhe mushka, që qe e shëndetshme e bënte përmbi 15 Napolona asaj kohe". Shenimi im: Ne fund te faqes do te gjeni disa shenime rreth simptomave te smundjes se koleres ne njerez; gjithashtu simptomat ne kafshe dhe ngordhjen e kuajve nga kolera. Dua te theksoj qe gjyshi im, 9 apo 10 vjecar ne ate kohe, ishte deshmimtar okular dhe mbante mend mire rrethanat ne te cilat Petro Nini Luarasi ndroi jete. Sic thuhet dhe ne paragrafin e mesiperm, disa dite perpara se te vdiste, Petro Nini Luarasi kishte vizituar qytetin e Manastirit/Bitolas ku dhe munded te ishte infektuar me semundjen e koleres. Ka materiale te shumta qe raportojne prezencen aktive to kolers gjate vitit 1911, ne shume zona te Ballkanit, perfshi Manastirin. Ne Vere te po ketij viti eshte raportuar nje acarim i epidemise. Ne librin "Kolera" permendet se "bazuar ne Pollitzer, gjate viteve 1910 - 1912 kolera ishte regjistruar ne gadishullin Ballkanik, ne Greqi, Turqi, Bullgari, Jugosllavi, Rumani dhe Shqiperi" (1). Po ashtu ne dokumentat e Organizates Botereore te Shendetsise ne materialet ku behet fjale per epidemite e koleres permendet se: "ne vitin 1911 kishte nje perhapje kolere ne Bullgari, Greqi, Mal te Zi, Rumani, Serbi, Turqi (Turqia kishte nje situate te renduar)" (2). Ne shkrimet e saj, Edith Durham, pershkruan situaten e koleres ne Shqiperine Veriore gjate vitit 1911. Studiuesi Tobias Hof pershkruan epidemine e acaruar te koleres ne Perandorine Otomane gjate vitit 1911. Ai thote: "Ne Gusht te vitit 1911, gjate rebelimit te shqiptareve, u shfaq nje epidemi serioze kolere. Ne fillim ishin disa raste te vecuara por ne vazhdim te muajit rastet e vdekjeve u rriten shume". Permeteper, ai permend se ushtaret shqiptare perhapen koleren ne Jemen ku Perandoria Otomane po perpiqej te shtypte nje kryengritje masive. Pra, rekrutet shqiptare ishin infektuar ne vendin e tyre dhe ishin bere mbartes te smundjes(3). Gjyshi im, Mihail Prodani, pohonte faktin se Petro Nini Luarasi piu nje kafe ne dyqanin e stergjyshit tim Pet Prodani, bile kafene e beri dhe ja shpuri vete gjyshi im qe ishte femije dhe ndihmonte te jatin ne dyqan. Por, gjyshi im mbante mend gjithashtu qe P.N. Luarasi u ankua per shendetin e tij. Kjo ishte arsyeja pse ai u kthye ne farmaci; per te kerkuar ndihme mjekesore apo ndonje ilac dhe jo hapja e shkollave Shqipe ... Artikull-shkruesi deklaron se Petro Luarasi vizitoi pasuesit e Dhespotit te Kosturit me te cilin ai "kishte qenë në luftë për vdekje" . Atehere pse do t'ju kerkonte ndihme per hapjen e shkollave Shqipe pikerisht ketyre njerezve qe ishin armiq te betuar te tij ? Artikulli i gazetes "Drita", qe ngre akuza te renda por nuk i jep pergjigje pyetjev te thjeshta, thote: " Pas dy ditësh udhë, të mërkurën, më 10 gusht arrin në Korçë ku përsëri e mbajtën nën vërejtje për nja dy ditë" . Cilat ishin arsyet qe Petro Nini Luarasi-n "përsëri e mbajtën nën vërejtje" ? Pse dhe kush e mbajti nen verejtje ? Mos ishte ky ndonje mjek ? Artikulli nuk e ben te qarte por, pa nje, pa dy, arrin ne konkluzionin: "Që u helmua, s'ka dyshim" . Eshte e vertete qe Kisha Orthodokse e asaj kohe pengoi Petro Nini Luarasin ne perpjekjet e tij per mesimin dhe perhapjen e gjuhes Shqipe nepermjet predikimeve fetare protestaniste midis besimtareve Orthodokse. Po ashtu ai u "c' kisherua" por duhet permendur gjithashtu se Petro Luarasi u perpoq te perdorte institucionet e Kishes Orthodokse si nje mjet per arritjen e qellimeve te tija, qofshin keto dhe me patriotiket. Kisha kishte kanonizmat e saj te cilat kishin vepruar te pakten per 1000 vjet. K eto jane probleme qe duhen vene ne kontekstin e kohes. Duhen degjuar edhe ata qe dine punet e kishes dhe kane edukim fetar. Nejse, kjo eshte nje teme tjeter ... Nuk kishte pse stergjyshi im te helmonte P. Luarasin brenda ne dyqanin e tij duke i hedhur helm ne kafe, ne mes te dites, ne mes te qytetit. Personat akuzues injorojne faktin qe ne ate kohe banditet dhe kusaret mund te vrisnin nje njeri per nje thes me patate. Ne se "Grekomanet" e zones, drejtues te larte kishtare apo Patriarkana e Stambollit, sic permendin disa "studiuese", kishin plane te eleminonin Petro N. Luarasin fizikisht ata do ta kishin bere ate pune ne nje forme tjeter ... ********** Qe nga vdekja e Petro Luarasit kane kaluar afersisht 110 vjet. Gjate kesaj kohe, Shqipetaret kane ecur neper nje rruge te veshtire, qe me se shumti eshte mbushur me dhune, shkaterime, deshtime sistemesh ekonomike dhe politike, nacionalizem bosh, patriotizem te shtirur, etj. Eshte fare normale qe ne historine Shqiptare, te krijuar dhe sajuar ne pjesen me te madhe pas viteve 1920, te "zbulohen" ngjarje te paqena dhe te manipulohet e verteta. Permeshume, bazuar ne keto trillime, individe dhe familje te tera jane persekutuar dhe zhdukur fizikisht me motivacionin "Grekoman". Per te bere me te qarta pikepamjet e mia po sjell ne diskutim piken e nxehte, "Epirin e Veriut". Shqiperia Jug Lindore, Epiri i Veriut dhe "Grekomanet" Shqiptaret dhe Greket nuk bien dakord per shume gjera. Jo ndonje cudi e madhe, fqinjet zihen ... Nje nga temat e trajtuara me shume eshte ajo e Shqiperise Jug-Jindore apo Epirit te Veriut. Te dy palet perpiqen te sjellin argumentet e tyre dhe te "mundin" kundershtarin. Here pas here kjo teme behet aq e nxehte sa kthehet ne problem serioz. Ndryshimi midis "strategjive dhe armeve" te perdorura nga palet eshte i dukshem. Greket i referohen historise se tyre, qe edhe ne qofte se e konsiderojme deri ne nje fare mase te manipuluar, ajo eshte e shkrojtur. Shqiptaret nga ana e tyre, perdorin gojedhena, patriotizmin e kafenese, referime te huazuara nga te huajt, nacionalizmin idiotesk dhe ... direktivat e Partise se Punes, qe per cudi, vazhdojne te jene efikase deri ne ditet tona. Per ti dhene shkrimit nje baze me te gjere po e filloj me Epirin. Eshte historikisht dhe shkencerisht e mirevertetuar qe Epiri, te pakten per 2500 vjetet e fundit, ka qene dhe eshte Grek. Historia fillon e "ngaterohet" kur hipoteza Shqiptare shpaloset ne nje forme te cuditeshme. Pak a shume, kjo hipoteze pretendon se Epiriotet, duke filluar me Piron e Epirit, kane qene Ilire. Kete e gjen te shkruar ne librat e historise qe mesohen ne shkollat e Shqiperise. Pasaktesite historike shkojne deri aty sa Piroja del qe te jete pinjoll i nje fisi Shqiptar ... Nuk ka gje per tu cuditur ketu do te pergjigjej nje perdorues i Youtube-it, (ku c'do kush mund te thote c'fare te doje), Wikipedia ose forumeve te ngjashme. Greket kane pretendime historike dhe teritoriale, po ashtu kane dhe Shqiptaret. Azgje e re ne kete prizem. Normalisht, kur nje nxenes tregon nje perralle te bukur ne oren e folklorit mesuesi/mesuesja i ve noten 10, por kur i njejti nxenes tregon te njejten perralle ne oren e historise mer noten 4. Manipulimi i historise ne pamje te pare duket i lehte por behet qesharak kur "studimet" dhe konkluzionet bazohen mbi fjale qe i mer era. Eshte nje e vertete e pa mohueshme qe ne zona te caktuara te Jugut te Shqiperise, por dhe me gjere, ndikimi i historise, kultures dhe civilizimit Grek ka qene, dhe vazhdon te jete, prezent per mijera vjet. Mjafton leximi i pershkrimeve te udhetareve te ndryshem qe kane bere ne pjesen Jug-Lindore te Shqiperise se sotme per te kuptuar qe gjuha Greeke perdorej gjeresisht, toponimet Greke po ashtu, madje deri ne kohet tona. Brezi tokesor i quajtur "Epiri i Veriut" eshte nje zone ku bashkejetesa e popullsive te ndryshme ka qene fenomen i zakonshem. Shqiptare, Greke, Vllehe, Bullgare, Serbe etj kane jetuar afer njeri tjetrit, kane dhene e marre me njeri tjetrin, jane shkrire dhe asimiluar nga njeri tjetri, kane dashuruar dhe vrare njeri tjetrin, ashtu sic ishin koherat. Gjate shekujve, para-ardhes te Shqiptareve te sotem, per shembull Arvanitasit, jane vendosur ne zona te ndryshme te Greqise se sotme. Dokumenta historike qe vertetojne kete fenomen ka, dhe jo pak. Nga ana tjeter, per disa mijeravjecare, vendbanimet/qytetet Greke te antikitetit kane qene nga qendrat me te zhvilluara te kohes ne teritoret e Shqiperise se sotme, dhe Ballkanit ne pergjthesi. Disa shembuj: Duresi, Apollonia, Vlora etj. Dhe, ajo qe nuk genjen apo manipulohet eshte ADN-ja. Shqiptaret e sotem dhe Greket e sotem ndajne grupe popullatash me ADN shume te ngjashme. Perpjekjet per ti ndare keto grupe njerzish ne popuj te paster etnikisht eshte gabim trashanik qofte nga Greket, qofte nga Shqiptaret. Njeriu behet ne jete ai qe do dhe beson bazuar ne traditat familiare, kulturore, historike, interesat ekonomike, nevoja per mbijetese dhe ecje perpara, etj. Nje shprehje thote: ata qe i ngjajne njeri tjetrit bashkohen ! ********** Kur fuqite e medha ndane dhe krijuan shtetet Ballaknike, ato nuk moren parasysh fakte historike dhe realitetin kohor por krijuan shtete ne "karte" pa llogaritur shume se c'do te ndodhte me vone me to. Zona me popullsi Greke mbeten ne Shqiperi dhe anasjelltas; zona me popullsi Shqiptare mbeten ne Greqi. Nje harte Angleze e vitit 1911 ku tregohen "Racat" ne Ballkan dhe si shtrihen dhe perzihen ato ne teritoret e vendeve kufitare tregohet me poshte. Eshte fakt i pamohushem qe kufijte e Shqiperise se sotme nuk i vendosen as Shqiptaret dhe as Greket. Ato u imponuan me force. Vlen per tu permendur qe diplomacia Greke e asaj kohe kerkoi qe kufijte e Shqiperise Jug-Lindore te vendoseshin me referendum. Banuesit e atyre zonave duhej the vete-vendosnin per shtetesine e tyre; do ti bashkoheshin Greqise apo nje shtetit te ri Shqipetar. Natyrisht qe fuqite e medha e hodhen poshte propzimin Grek dhe kuptohet pse ... Shume vite te kaluara, ne Athine, u ndodha ne nje tryeze me disa njerez qe kishin qene politikane te rendesishem ne Greqine e viteve 1960-1980. Tryeza mbahej ne shtepine e kusheririt te pare te babait tim qe ishte terequr nga jeta politike dhe kishte dale ne pension nga fundi i viteve 70. Nje nga te pranishmit me pyeti se a ka Greke ne Shqiperi dhe sa Grek ndjehesha une. Per pyetjen e pare u perpoqa ti jap zoterise nje fare pergjigje duke permendur fjalet e Nikita Hrushev-it kur vizitoi Shqiperine e Jugut por ju shmanga pyetjes se dyte. Ne nje moment kur the ftuarit po vertiteshin ne bashten e shtepise, Spiroja, kusheriri i babajt tim, me mori menjeane, me vuri doren ne sup dhe me tha: Petro mos u ndruaj. Ti nuk je Grek ne kuptimin juridik te fjales; por ti nuk je as Shqiptar ! Ti je Vorio Epirotis. I jam kthyer dhe rikthyer fjaleve te tij, menduar dhe rimendur kuptimin e tyre dhe pas vitesh arita te kuptoj njeriun qe kishte pare dhe mesuar shume ne jete. Nuk munda ta kuptoj ne ate kohe sepse njohjet e mia ishtin te kufizuara. Permeteper une isha ritur dhe edukuar ne Shqiperine moniste ku "shovinistet Greke" ishin nder armiqte kryesore te revolucionit proletar dhe rrezik serioz per vete egzistencen e Shqiperise ! Vitet kaluan dhe njohjet e mia u riten dhe u zhvilluan. Mu desh kohe te kuptoja pse heronjte e mij te femijerise ishin Greke. Prometheu ishte idhulli im; ai vodhi zjarrin nga Perendite dhe ja u dha njerezve te zakonshem duke i hapur keshtu rrugen civilizimit ! Mund te kishte trimeri me te madhe se kjo ? Vazhdon Herkuli qe liroi Prometheun nga ndeshkimi mizor e keshtu me radhe, djaloshi me nje sandale qe rezoi tiranin etj, etj. Me pas erdhen filozofet dhe mendimtaret e medhenj Sokratis, Aristotelis, Soloni ... dhe lista zgjatet dhe zgjatet. Kontaktin e pare serioz me qyteteriming Grek e mora nga fjalet e ralla dhe te kontrolluara te gjyshit tim Mihail qe ishte njohes i shkelqyer i gjuhes Greke, moderne dhe asaj te vjeter. Mihaili, nje burre trupvogel dhe fjalepak, ishte persekutuar me akuzen "Grekoman" dhe nuk kishte kurajo te fliste rreth historise familiare se para-ardhesve me femijet apo niperit dhe mbesat e tij. Lidhja e gjyshit tim me kulturen dhe boten Greke ishte e thelle dhe tejkalonte interesat financiare, besimin fetar apo arsye te tjera dytesore. Une do ta quaja gjyshin tim "Filoelinas ne c'do qelize te tij" nje shprehje qe jo gjithekush do ta kuptonte apo interpretonte drejt. Megjthese ai u internua, (dhe si ai shume te tjere) nga nje sistem i ndertuar mbi injorance dhe agresivitet te tejskajshem, nuk hoqi dore nga degjimi i lajmeve ne radion Greke dhe leximin e librave ne Greqisht. E sjell ndermend me veshin ngitur ne altoparlantin e radios duke degjuar lajment e mesdites ne nje nga kanalet e radios Greke. Lajmet fillonin me nje melodi karakteristike qe te sillte ndermend bariun duke i rene fyellit dhe kemboren e dashit qe prin kopene ... Sot une e kuptoj fare mire pse nje njeri i edukuar ne nje ambient me cilesor e ka te veshtire te kthehet mbrapa. Ai do te distancoje veten nga dicka qe atij nuk i pelqen apo nuk i sherben me. Po e qartesoj mendimin qe dua te them; gjysh, stergjysherit e mij, te paret e tyre, flisnin dhe shkruanin me mire gjuhen Greke sesa ate Shqipe. Per ata, pika e references ishte kultura Greke dhe jo ajo Shqiptare e cila ne kohen e tyre as qe egzistonte. Traditat familiare, te lidhura fort me besimin fetar, shkonin shekuj mbrapa dhe nuk do ta egzagjeroj po te them deri ne kohet e Bizantit. Nje pjese e familiareve te tyre ishte edukuar ne shkollat e Janines, Thessalonikit apo Athines. Eshte e natyrshme dhe e kuptueshme qe kur Perandoria Turke ra, shume njerez, si te kategorise te stergjysherve te mi, u perpoqen te lidheshin dhe beheshin pjese e Greqise, larg pasigurive qe jepnin variantet e tjera. Ne fund te fundit ata e konsideronin veten Greke ! Per ta ishte me kollaj te integroheshin ne nje kulture, organizim fetar dhe shteteror qe e njihnin mire se sa te binin nen kontrollin e qeverive te krijuara nga forca te huaja. Dhe e verteta eshte se ata u perpoqen ta kthenin ne realitet endrren e tyre te vjeter, por e ardhmja e Ballkanit vendosej diku tjeter ... Krijimi i Shtetit Shqiptar dhe njohja territoriale e tij nga Fuqite e Medha i "vuri kapak" ketyre perpjekjeve. Sot ka shume shqiptare qe kane ngritur flamurin e patriotizmit, dhe kjo eshte e drejta e tyre, por 100 vite te shkuara, para-ardhesit e tyre benin kalkulimet perkatese. Ne nje raport te pregatitur ne vitin 1923, drejtuar Lidhjes se Kombeve, diplomati Finlandez, Jakob Johannes Sederholm, qe pregatiti dokumentin permend se nje i Krishtere Orthodoks ne qytetin e Korces i thote nje miku te tij: Shumica jone do Shqiperine, por ne duam nje Shqiperi te mire. Ne se nuk marrim nje te tille atehere preferojme Greqine" (4). Te verteta historike Shqiperia u krijua si rezultat i kembenguljes Austo-Hungareze dhe Italiane, thjesht per qellimet e tyre strategjike. Po te ishte lene ne duart e Shqiptareve as qe dihet ku do kishte perfunduar "Projekti Albania". "Mbreti" Zog, qe ishte nje "mashe" e interesave te jashtme, kryesisht atyre Italianeve, kufizoi ne menyre te ndjeshme perdorimin e gjuhes Greke ne zona ku ishte perdorur te pakten per qindra vjet. Me vone "Revolucioni Socialist" shkateroi traditat, investimet materiale, shpirterore dhe fetare qe i kishin mbijetuar dhe sundimit shekullor Otoman. Kam qene rreth 11-12 vjec, kur ne mehallen ku banoja u shit nje shtepi. Nje dite kur kthehesha nga shkolla bashke me 2-3 bashkemoshatare pame anes rruges nje syndyq te vjeter qe pronari i ri e kishte nxjere per ta hedhur ne plehrat. Ndaluam te shikonim c'kishte brenda. Azgje speciale per moshen tone; vetem ca libra dhe revista te vjetra ne gjuhen Greke. Une zgjodha disa qe mu pane si me te reja dhe i futa ne cante. Disa dite me vone ja shpura gjyshit tim Dhimitraq, babait te mamase sime, per ti lexuar. Une e dija qe ai fliste me gjyshen Greqisht ... Ne shenje falenderimi gjyshi me puthi ne balle dhe me dha 10 Leke. Ishte gjyshi im Grek ? Mbase po, mbase jo ... C'fare une di me siguri eshte se kur une bera disa teste ADN-je dhe fillova te kerkoj origjinen e families doli qe nje i aferm i tij kishte emigruar ne Amerike rreth vitit 1918 dhe gjithe jeten e tij ai pretendoi se ishte Grek. Keto jane fjalet e nje familjari te tij qe me kontaktoi per te pare ne se une kisha ndonje material mbi historine e families. Mendimi perfundon ketu ... Nuk do te me mbetej hatri po te me quajne Filogrek, Grekoman apo Grek ! Perkundrazi do te me behej qejfi. Nuk ka azgje te keqe te pelqesh apo adhurosh nje kulture dhe histori qe ka lene gjurme unike ne historine e njerezimit. Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shkrimit Per te kuptuar ne se smundja e kolers ishte nje variant i mundshem ne vdekjen e Petro Nini Luarasit, u perpoqa te gjej materiale rreth simptomave te kesaj smundje. Me poshte, i perkthyer ne Shqip, eshte nje fragment nga nje faqe e nje institucioni mjekesor Amerikan qe flet rreth smundjes se koleres. Faqja origjinale eshte kjo: https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/cholera/symptoms-causes/syc-20355287 Rreth smundjes se koleres Pjesa me e madhe e njerezve, ne se ekspozohen ne bakterja e koleres, nuk do te semuren ose nuk do ta kuptojne qe jane prekur nga semundja. Por duke qene se ata mbartin bakterien ne jashteqitjen e tyre, nga 7 deri ne 14 dite, mund te infektojne te tjere nepermjet ndotjes se ujit. Ne shumicen e rasteve simptomat e kolers shkaktojne nje diare te lehte ose te moderuar qe shpesh here eshte e veshtire te ndahet nga diarete e shkaktuara nga arsye te tjera. Vetem 1 ne 10 njerez te infektuar zhvillojne shenja me serioze dhe shfaqin simptomat te koleres, ne pergjithesi disa dite pas infektimit. Simptomat e koleres mund te jene: - Diarea. Diarea e lidhur me koleren shfaqet pa pritur dhe mund te shkaktoje shume shpejt humbje te rezikshme te lengjeve qe mund te arije deri nje Liter per ore. - Marje mendsh dhe vjellje. Vjellja shfaqet vecanarisht ne momentet e para te smundjes dhe kur ndodh mund te vazhdoje per ore te tera. - Humbje lengjesh. Humbja e lengjeve mund te vihet re disa ore pasi shfaqjes se simptomave te koleres. Humbja e lengjeve varion; mund te jete e lehte ose ekstreme. Nje humbje e peshes se trupit ne masen 10% ose me shume tregon humbje te theksuar te lengjeve. Shenjat dhe simptomat e humbjes te lengjeve ne rastin e koleres perfshine: shqetesim te pergjithshem, sy te futur thelle dhe te nxire, goje te thate, etje te madhe, tharje dhe rudhje lekure e cila po te mblidhet me 2 gishta kthehet ne formen e meparshme me ngadalesi, pak ose aspak urine, presion te ulet gjaku dhe rahje te c'regullta zemre (aritmi). Persa i perket ngordjes se mushkes, qe shkrimi permend, "Gjatë kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkën e Kozo Dhimës, villte përmbi qafën e saj. Të nesërmen ngordhi edhe mushka" , nje faqe interneti ku flitet rreth smundjes se koleres ne kafshe thote: Si mund ta mare koleren nje kafshe dhe pasojat e smundjes ? Kafshet mund te ekspozohen ne bakterja e koleres duke e mare ate nepermjet gojes. Kjo mund te ndodhe si rezultat i ardhjes ne kontakt me jashteqitjen e kafsheve ose njerezve te infektuar, ose ujes se kontaminuar me fekale, ushqim apo molusqe te pa gatuara. C'fare efekti ka kolera ne kafshe ? Ne se jane infektuar, shumica e kafsheve nuk do te shfaqin ndonje shenje smundje. Ne se smundja shfaqet, kafshet do te kene sasira te medha diareje dhe vjellje. Ato mund te humbin lengjet e trupit ne menyre shume te shpejte dhe kjo mund te rezultoje ne ngordhje te kafshes. Faqja origjinale eshte kjo: http://www.cfsph.iastate.edu/FastFacts/pdfs/cholera_F.pdf Nje informacion shume interesant rreth simptomave, pasojave dhe ngordhjes se kuajve e jepet ne librin Kolera, botuar ne vitin 1873, Dr. Cuningham kur raporton mbi situaten ne nje repart ushtarak dhe zonat perreth tij: "Sic e kam permendur dhe me perpara, ne daten 26 Nentor, nje ushtar nga grupi 1-17 ne kampin e pushkatareve ishte smure me kolere. Po ne te njejten dite, pas nje intervali te gjate, u shfaqen dhe 4 raste te tjeta ne pjese te ndryshme te qytetit. Diten tjeter nje qytetar Evropian nga zona civile ishte smure. Naten e 24 Nendorit, nje kale ne Baterine A, Brigada F, ngordhi shume shpejt nga humbja e fluideve. Me 25 Nendor, 15 me shume kuaj u smuren me te njejtat simptoma. Une pashe disa nga keto kafshe dhe nje ose dy ishin ne nje gjendje te mjeruar, shume te dobesuar, lekure te rudhur dhe barkun e futur brenda. Ishte e veshtire te besoje qe vetem dy dite me pare keto kafshe kishin qene ne forme shume te mire, te forte, dhe te mirembajtur" (5). Referenca (1)- Cholera ISBN 0-306-44077-6 Kapitulli 1, Faqe Numur 15 (2)- Cholera - World Health Organization - Geneva 1959 - Faqe 44 (3)- “Empire, Ideology, Violence: The Long 20th Century” in Comparative Perspective" - Faqe 65 (4)- Extrait N° 13 du Journal Officiel. [Communiqué aux Membres (C. 243. 1923. VII.) Mai 1923. de la Société.] G e n è v e, le 6 avril 1923. - Page "Nous désirons presque tous un E tat albanais, mais il faut que ce soit une bonne Albanie; si nous ne pouvons pas avoir une bonne Albanie, nous préférons la Grèce" (5)- https://pdfs.semanticscholar.org/1cbf/fb5ebd021408500bb35a8399074d98c2f7e4.pdf Dhjetor, 2018

  • Albanasit; katolike apo orthodhokse ? | Mendime

    Albanasit e Mesjetes; ishin ata katolike apo orthodhokse ? Cila ishte feja e tyre dominuese ? Albanasit e Mesjetes; katolike apo orthodhokse ? Disa historiane te huaj, por dhe nje pjese e historianeve shqiptare, kane mbrojtur dhe vazhdojne te mbrojne teorine qe thote se perpara pushtimit otoman, shqiptaret kane qene masivisht katolike ... Nje nga mbeshtetesit me te spikatur te kesaj hipoteze ishte Fan Noli i cili shkruante: "Albania e kohes se Skenderbeut ishte ne shumicen dermuese Romano-Katolike" (1). Mendimi im eshte disi ndryshe dhe besoj se ketu kemi te bejme me nje keq informim, mbase dhe manipulim historik ... ***** Perkatesia fetare e shqiptareve te hershem, qe per saktesi historike une do ti quaj albanas, eshte nje ceshtje debati qe shpesh here merr ngjyra nacionaliste. Mendoj se studimi i popullatave, qe gjate shekujve 14, 15, 16-te u larguan nga hapesirat ku sot gjendet Shteti Shqiptar, eshte nje burrim i besueshem i perkatesise fetare te albanasve te atyre viteve. Kur njerzit shperngulen nga vendi i tyre ata marrin me vete traditat e te pareve; gjuhen, zakonet, perrallat, kenget, besimet fetare, etj. Ndodh qe keto tradita ata i mbrojne me fanatizem, bile i zhvillojne me tej duke u bere motivues dhe te popullatave ne hapesirat e te cileve ata vendosen si te arrdhur te rinj. Pikerisht kjo ka ndodhur me nje grup te vogel familjesh qe gjate shekullit te 16-te u vendosen ne Bullgari dhe themeluan nje fshat te vogel qe u quajt Arbanasi, ( Арбанаси ). Ne fillim te viteve 1500 vendbanimi kishte vetem 9 familje te cilat me vone u rriten ne numur dhe e kthyen fshatin e tyre ne nje qender te degjuar te zones se Veliko Tarnovo, ( Велико Търново ). Pavaresisht se ka mendime te ndryshme rreth origjines etnike te farave/fiseve qe fillimisht u vendosen aty, dy gjera jane me se te qarta: 1- Ata ishin larguar nga Arbania, (Nje zone e Shqiperise se sotme). 2- Ata ishin besimtare te vendosur orthodhokse. Me standartet e kohes, keta njerez une do ti quaja “Orthodhokse-Greko-Bizantine”. Dhe ne te vertete, gjurmet qe ata lane mbeshtesin nje konkluzion te tille. Ne fshatin Arbanasi, (Арбанаси), ka disa kisha te vjetra qe jane ndertuar midis shekullit te 15-te dhe shekullit te 18-te. Nikola, djali i piktorit te njohur Onufri nga zonat e Elbasanit, ne vitin 1561 ka pikturuar disa ikona ne kishen e Shen Gjergjit, (Свети Георги). Stili i objekteve fetare dhe ndikimet shpirterore jane fondamentalisht te lidhura me Orthodhoksine Greko-Bizantine. Rasti i fshatit te mesiperm eshte nje nga rastet e shumta qe tregojne se albanasit e Mesjetes ishin pjese e botes Bizantiono-Orthodhokse dhe jo asaj Romano-Katolike. Kjo ishte e pergjitheshmja e asaj periudhe kohore. Arbereshet dhe arvanitasit e kane provuar kete fakt me se miri. Megjithate, kjo e vertete historike eshte sulmuar nga qarqe dhe individe te caktuar qe kane patur kryesisht objektiva politike. Nje rast unikal ishte Johann Georg von Hahn, studjuesi gjerman qe jetoi dhe punoi si Konsull i Austro-Hungarise ne Janine per shume vite. Ai konsiderohet si "Babai i Albanologjise" dhe punimet e tij u bene pika referimi per bashkekohesit e tij. Personalisht e kam te veshtire te pranoj disa nga konkluzionet e tij sepse ai ishte kontradiktor me vet-veten. Bie fjala, Hahn perpiqej te provonte se albanasit kishin qene katolike, dhe ne te njejtin paragraf shkruante se festimet e shenjta kishtare ne Albanian/Shqiperine e Mesme "ne pergjithesi nuk kane ndonje ndryshim nga ato greke" (2). Atehere lind pyetja, ishin albanasit e Mesjetes katolike apo orthodhokse ? Kur dhe si i mesuan ata “festimet fetare greke” ? Pergjigja nuk eshte e thjeshte, por objekti i ketij shkrimi eshte te provoje qe Orthodhoksia ka qene feja dominuese ne hapesirat albanase. Megjithate, per hir te se vertetes, duhet thene qe nje pjese e konsiderueshme e fiseve/farave albanase te asaj periudhe kohore kane qene te pa-fe, ose besimtare “fluide”. Ne vitin 1308, nje prift katolik shkruante se Albania ishte pjese e Perandorise Bizantine dhe se albanasit “... nuk jane plotesisht as katolike, as orthodhokse. Ne se dikush ju predikon Zotin, ata do te pretendojne se jane katolike te vertete” (3). Per ta vazhduar me tej diskutimin rreth kesaj teme, po listoj disa fragmente nga shkrime qe ju perkasin koheve te ndryshme qe une mendoj se provojne lidhjen e Orthodhoksise Greko-Bizantine me hapesirat tokesore dhe shpirterore te albanasve te periudhave ne fjale. - Viti ~1050 / Kronikani bizantin Mihail Ataliatis shkruante se greko-bizantinet dhe albanasit, ( Ἀλβανοὶ ), ndanin te njejtin besim fetar(4). - Viti 1081 / Ana Komnena, e bija e Perandorit Bizantin Aleks I Comnenit, shkruante se i jati emeroi si komandant te qytetit te Durrsit nje burre vendas, banor te Arvanon, te qojtur Komiskorti, ( Κομισκόρτῃ ). Ka disa interpretime rreth ketij emri; personalisht mendoj se kemi te bejme me emrin/mbiemrin e perbere "Kembe-shkurti"(5). Pra, Perandori Bizantin, nuk mund te emeronte si drejtues dhe perfaqsues te tij nje person te nje besimi tjeter vec atij Greko-Orthodhoks. Gjithashtu, ka shume burrime te tjera qe tregojne se Durrsi dhe zonat perreth kane qene nen ndikimin e forte te Bizantit. - Viti 1257 / Jorgo Akropolitis, tutori i Perandorit Bizantin Theodhor II Laskaris, ne kujtimet e tij e pershktuante keshtu udhetimin e tij neper disa territore albanase: "U nisa per ne Albania. Duke udhetuar neper Servia, (nje zone ne Greqi), Kostur dhe rrethinat e Ohrid, une arrita ne Albania dhe prej aty mberita ne Dyrrachion, (Durres), se bashku me parine e asaj zone. Aty qendrova per 8 dite. Me pas u largova, por pasi me pare kisha dhene urdherat e nevojshme ashtu sic i kisha menduar te arsyeshme, perfshi dhe udhezimet per vete qytetin e Durrsit. Ne te njejten kohe, kisha bere pregatitjet e domosdoshme per udhetimin e metejshem. Lashe Durrsin dhe duke kaluar neper Cunavia kapercyem vargmalet e njohura si "Kake Petra" arritem ne Mate, (Mat), dhe prej aty ne Debre, (Diber). Une takova te gjithe zyrtaret e vendbanimeve qe hasa gjate rrugetimit tim. Ata ishin drejtues qytetesh, komandante te kampeve ushtarake dhe zyrtare te administrates qeveritare" (6). - Viti 1322 / Ne kujtimet e tij te udhetimit nga Irlanda per ne "Token e Shenjte", pelegrini Simon Fiximons shkruante: "Albanasit vete jane te-pafe, dhe perdorin ritet e grekeve dhe jane komplet si ata, ne veshje dhe sjellje" (7). Materialet e mesiperme japin nje ide te pergjitheshme rreth shtrirjes se besimit orthodoks ne mes te popullatave albanase te Mesjetes se Vone. Per ta bere pozicionin tim me te qarte, une do te ndalem ne nje aspekt qe shume studjues dhe historiane e kane injoruar ose anashkaluar. Behet fjale per skllaverimin dhe shitjen e roberve te luftes. Ne librin e titulluar “Albania e hereshme: Nje lexues i teksteve historike” jepet pershkrim i nje fushate ushtarake qe Perandorit Bizantin Joanis Kantakuzinos(8) ndermori ne pranveren e vitit 1336, ne zonat Jug-Qendrore te Shqiperise se sotme. Behet fjale per shtypjen e trazirave qe kishin shkaktuar disa grupe albanasish me vjedhjet dhe plackitjet e tyre te shumta. Perandori Kantakuzines shkruante: “Bizantinet nuk skllaverojne njerez. Ata nuk jane te lejuar ta bejne kete, pervec rastit kur perballen me barbare qe refuzojne te besojne sakrificat e Krishtit, Shpetimtarit tone” (9). Per kete qellim bizantinen kishin mare si aleate turqit, te cilet nuk e kishin fare problem kapjen dhe shitjen si skllever te personave te krishtereve, te c’faredo lloj sekti qofshin ata. Me tej ai tregon se shume burra shqiptare ishin vrare ose zene rob. Turqit kishin skllaveruar femije, gra, burra dhe shumica e tyre ishte shitur ne tregjet e sklleverve diku ne Lindje. Bizantinet i “kishin lare duart”. Ata nuk kishin shitur bashke-besimtare, por turqit, (ne kete rast aleatet e tyre), e kishin bere kete gje me kenaqesi. Per cudine e dikujt, pas luftimesh te ngjashme apo bastisje piratesh dhe "gjuetare sklleverish", shume albanas kishin perfunduar ne tregjet e sklleverve te Genovas, Venecias, bile dhe ne tregje te tjera Europiano-Katolike. Per shembull, ne vitin 1401, Papa Martin i Pare, leshoi nje dekret per qytetin e Barcelones, qe jo vetem lejonte shitjen e sklleverve qe u perkisnin "nacionaliteteve greke apo armene, albanas, ruse, bullgare, vllahe, perfshi dhe njerez nga hapesirat qe jane nen kontroll te Perandorit te Konstandinopojes" , por dhe i ndalonte personat e kthyer ne skllever te kerkonin te drejen e lirise nepermjet sistemit te drejtesise(10). Pra duket qarte qe kemi te bejme me nje "kontradite besimesh fetare". Qe shit-blerja e sklleveve te ishte brenda “kufijve ligjore”, njerzit e shitur ne tregjet italiane/europiane nuk mund te ishin besimtare katolike(11). Me fjale te tjera, nje katolik nuk do te shiste/blinte nje katolik tjeter. Keshtu qe skllevrit albanas kene qene pagane, orthodhokse ose myslymane … Ne kete pike secili mund te jape interpretimin e tij sic e mendon dhe gjykon. Dikush do te pyese: Sa kushtonin skllevrit ne tregjet italiane ? Nje zyrtar venecian i fillimit te shekullit te 15-te listonte keto cmime: Skllavi tatar: 130-140 Dukate per person. Skllavi cherkez: 110-120 Dukate per person. Skllavi grek: 90 Dukate per person. Skllavi alban ose sllav: 70-80 Dukate per person. Ne fakt ka patur disa “meny sklleverish” dhe cmiment nuk kane qene standarte(12). Shitja e sklleverve albanas ne tregjet e Europes Katolike kishte vazhduar deri ne shekullin e 16-te, mbase dhe ne te 17-te ... ***** Si konkluzion, nuk ka diskutim qe Katolicizmi ka qene prezent ne hapesirat e albanasve te Mesjetes, por une mendoj se ishte pikerisht Orthodhoksia ajo qe kishte hedhur themelet e besimit Kristian ne boten shpirterore dhe kulturore te albanasve te atehershem. Ne se dikush mendon ndryshe, jam kurioz te di se sa kisha katolike ndertuan albanasit e shekullit te 15-te kur u shperngulen nga zonat e tyre dhe u vendosen diku tjeter, larg vendit te origjines … Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- “Scanderbeg's Albania was predominantly Roman Catholic”. Fan Noli: George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), Faqe 147. https://archive.org/details/georgecastriotis00noli/page/n145/mode/ 2- “Die Kirchweihen in Mittelalbanien. Diese Feste unterscheiden sich im Allgemeinen nicht von den griechischen”. Johann Georg von Hahn: Albanesische Studien, Volume 2, Faqe 168 3- “... nor are they entirely Catholic or entirely schismatic. Should anyone preach the word of God to them, they would pretend to be true Catholics”, Robert Elsie, http://www.albanianhistory.net/1308_Anonymous-Description/index.html 4- “οὐ μὴν δὲ ἀλλὰ καὶ οἵ ποτε σύμμαχοι καὶ τῆς ἰσοπολιτείας ἡμῖν συμμετέχοντες, ὡς καὶ αὐτῆς τῆς θρησκείας, Ἀλβανοὶ καὶ Λατῖνοι ὅσοι κατὰ τὴν ἑσπερίαν Ῥώμην …” Μιχαήλ Ἀτταλειάτης, Ιστορία 5- τὴν δέ γε ἐπίλοιπον πᾶσαν πόλιν τῷ ἐξ ᾿Αρβανῶν ὁρμωμένῳ Κομισκόρτῃ, τὰ συνοίσοντα διὰ γραμμάτων ὕποϑέμενος. ᾿, Ἄννα Κομνηνή / https://archive.org/details/bub_gb_pjwTAAAAQAAJ/page/221/mode/ , Faqe 273 6- http://www.albanianhistory.net/1257_Acropolites/index.html 7- https://www.mendoj.me/simon-fitzsimon-albania-1322 . Ne kete rast, shprehja “Te pa-fe” duhet kuptuar si “Jo katolike” dhe pershkruan persona qe i perkasin besimit Kristian Greko-Orthodhoks. 8- Joan Kantakuzinos ( Ἰωάννης Ἄγγελος Παλαιολόγος Καντακουζηνός ), jetoi midis viteve 1292 dhe 1383. Ai mbajti fronin e Perandorit Bizantin per 7 vjet, 1347 - 1354. 9- “The Byzantines themselves do not enslave people. They are not allowed to, unless they are barbarians who refuse to believe in the redemption of Christ, our Saviour”, “Many Albanians were killed or taken prisoner. Those who managed to escape, left behind their wives, children and possessions, and took refuge in remote regions. The Turks enslaved their wives and children, although other members of their tribes, who maintained good relations with the emperor, managed to ransom some of them from the Turks”. Robert Elsie: Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries, Faqe 16 10- That most precious merchandise. Hannah Barker, Faqe 22 11- Ne Mesjete, skllaveria ne hapesirat Mesdhetare ishte nje fenomen i perhapur. Ky lloj biznesi kishte disa kritere qe percaktonin kush mund dhe kush nuk mund te kapej dhe te shitej/perdorej si skllav. Linja ndarese e ketij vendimi deciziv ishte besimi fetar. Njerzit nuk blinin dhe shisnin skllever qe i perkisnin te njejtit grup/sekt fetar. Ne ate periudhe kohore, katoliket dhe orthodokset kishin dallime thelbesore keshtu qe nuk ishte aspak cudi qe nje i krishter orthodhoks te shitej skllav ne zonat e kontrolluara nga kristianet katolike, dhe e kunderta. 12- Egyptian and Italian Merchants in the Black Sea Slave Trade, 1260-1500. Hannah Barker, Faqe 334 Dhjetor, 2021

  • Ylli partizan dhe ylli gjerman | Mendime

    Simbolet e kane shoqeruar boten shpirterore per mijera vjet. Nganjehere ato lidhen fort me nje kauze te caktuar. Ndodh qe simboli zgjidhet gabim dhe cmimin ne kete rast e paguan ai dhe jo njerezit ... Kur njerzit vrasin dhe vriten per nje simbol qe as e kuptojne dhe as ju perket "Nje simbol nuk eshte thjesht vetem nje shenje, por eshte nje dere qe te con ne brendesi te botes shpirterore, ..."(1) Mbase, kjo figurine mbi rrota tregon nje nga "nazistet" e pare ne historine e Europes. Objekti prej balte eshte 3,500 vjecar dhe gjendet i ekspozuar ne nje muzeum te Beogradit. Eshte zbuluar diku ne veri te Serbise se sotme. Fotoja tjeter tregon nje vajze indiane duke bere "kryqin gjerman". Kjo eshte nje akrobaci shume e vjeter qe vazhdon te jete popullore ne Indi edhe sot e kesaj dite. Po "arjankat" europiane ta kene bere kete akrobaci ? Bazuar ne teorite "supermaciste" vetem racat e pastra mund ta benin kete shenje perfshi gjermankat dhe shqiptarkat ... Kur isha i vogel loznim ate lojen e famshme me "partizane dhe gjermane" ... - Te vrava. Dil nga loja ! - Jo, ti nuk me vrave ! Une te vrava ty. Une shtira i pari ... Dhe debati vazhdonte, kush ishte me i shkathti dhe me i sakti ne perdorimin e pushkes te improvizuar prej druri apo lodres plastike qe bente nje lloj zhurme rrrr, rrrrr ... Ne mes te lojes degjoheshin dhe termat "ylli partizan", "ylli gjerman"; kaq ishte njohja jone ne ate kohe. Mbaj ment se jam cuditur shume kur ne nje liber ushtrie pashe nje avion te "armiqve amerikane" qe kishte "simbolin e partizaneve" te pikturuar ne mes te trupit te tij. Kur pyeta dike ai me sqaroi; ylli partizan eshte i kuq. Amerikanet e kane te zi ! Kaq mjaftoi dhe ceshtja e yllit u mbyll per shume vite. Me kalimin e kohes arrita te krijoj nje ide disi me te qarte rreth yllit. Bie fjala, ne filmat me kauboj te Hollivudit, (qe shikonim fshehurazi ne "Jugosllavi"), Sherifi kishte nje yll me 6 cepa qe nuk i ngjante fare atij te policave shqiptare. Ky ishte konkluzioni im fillestar. Pra, kisha arritur te ndaja dhe interpretoja yjet, te pakten nga numri i cepave! Ndersa per "yllin gjerman" mu desh shume kohe per te mesuar dicka rreth origjines se tij, kuptimit, vlerave historike dhe keqperdorimit tragjik. Ne pergjithesi, ne boten e sotme perendimore svastika shihet si sinonim i nazizmit. Nga ana tjeter, eshte ironik fakti qe svastika ka egzistuar per mijera vjet mes popujsh dhe vendesh qe s'kane te bejne fare me nazizmin dhe racen "arjane". Megjiteate, krijuesit e ideologjie se "races se paster"pervetesuan dhe tjetersuan nje simbol paqesor duke e kthyer ate ne nje simbol urrejtje. Duke ndjekur idete e tyre te cmendura ata lane mbrapa brutalitet, gjakderdhje dhe shkaterim te pa-pare ne historine boterore qe shpresoj dhe uroj te jete i fundit. Arkeologet thone se ne Europe shenja e svastikes ka qene prezente per me shume se 10 mije vjet. Ajo eshte perdorur nga greket e vjeter, keltet, romaket, iliret, anglo-saksonet, nga popullata qe kane jetuar ne Europen lindore, ne zonat e Balltikut, ne Ballkan, etj. Svastika ka qene dhe mbetet nje simbol i perhapur dhe midis popujve dhe vendeve te largeta si India, Kina, Korea, Japonia bile edhe mes "indianeve" te Amerikes Veriore. Po ashtu, kjo shenje eshte e lidhur me besime fetare si psh me Hindustanizmin, Budizmin dhe Jainizmin(2). Coca-Cola perdorte svastiken si shenje mbaresie dhe reklamonte produktet e saja duke perdorur kete shenje. Hitleri duke nderuar "Kryqin e Thyer Gjerman". Ai ka ne krah po te njejten shenje, svastiken e famshme. Kjo foto tregon Dalai Lama duke mbajtur ne dore nje objekt ritual qe ka te gdhendur simbolin e svastikes ne te 2 anet e saj. Kartolinat me shenjen e "Kryqit Gjerman" ishin shume popullore ne disa vende perendimore. Kjo foto tregon nje aeroplan te ushtrise Amerikane qe ka te vizatuar "Kryqin e Thyer Gjerman". Kjo foto tregon nje varese etruskane te zbuluar ne Bolsena, Itali. Objekti prej ari eshte 2,700 vjet i vjeter. Kjo foto tregon ekipin e basketbollit te nje shkolle per "Indianet" ne Amerike. Kapiteni kishte svastiken me te madhe. Kjo foto tregon kryetarin e nje fisi "Indianesh" ne Kanada qe kishin per shenje dalluese "Kryqin e Thyer Gjerman". Kjo foto tregon nje mozaik antik Romak te zbuluar ne nje ndertese/vile qe gjendet ne Pedrosa de la Vega, Spanje. Ku e ka zanafillen emri svastika ? Ne gjuhen e vjeter Sanskrite, fjala svastika ka kuptimin "mireqenie". Kur europianet e pare filluan te vizitonin vende te ndryshme te Azise ata u terhoqen nga perdorimi dhe kuptimi pozitiv i kesaj shenje dhe e sollen ate ne Europe, (ose me sakte e risollen). Simboli i svastikes ishte simbol i fatmiresise keshtu qe shume institucione, biznese, individe rreth e rrotull globit e perdoren svastiken per qellimet e tyre perkatese. Coca-Cola dhe Carlsberg e perdoren kete shenje te zbukuronin dhe reklamonin produktet e tyre. Shkolla dhe institucione edukative, forume dhe shoqata te ndryshme, dege te ushtrise Amerikane dhe Angleze, e perdoren kete shenje deri ne shperthimin e Luftes se Dyte Boterore. Ne vitet 1930 kjo shenje filloi te perdorej masivisht ne Gjermani. Arsyeja kryesore pse kjo shenje mori kaq rendesi ishte ideologjia e "Races se paster". Studjues gjermane te shekullit te 19-te vune re se kishte disa ngjashmeri gjuhesore midis teksteve antike sanskrite dhe gjermanishtes. Ideologjia naziste i perdori keto zbulime per te ngritur teorine e popullit "arian" qe sipas fantazise se semure ishte nje grup njerezish me origjine te lashte te ngjashem me sanskritet e dikurshem. Keta luftetare me lekure dhe leshra te bardha, qe "Zoti" i kishte derguar te kontrollonin dhe drejtonin boten, kishin "detyrern e shenjte" te eleminonin dhe c'farosnin popujt jo-ariane ... Natyrisht qe "arianeve" ju duhej dhe nje simbol. Ata huazuan nje dhe ky ishte "Kryqi i Thyer Gjerman" sic emertohet shpesh ne media. Ne kete pike vlen per tu perendur dicka; Nazistet i "damkosnin" hebrejte me yllin e Davidid, nje simbol ky qe hebrejte ishin krenare ta deklaronin si simbolin e tyre nacional. Ndersa per vete ata morren nje simbol te perhapur masivisht midis farave dhe fiseve jo-ariane dhe e "gjermanizuan" ate. Ketu kemi te bejme me nje shembull shume te goditur te perpunimit te dijes dhe opinionit publik. Sa njerez te jene vrane ne emer te "Svastikes" ? Sa shkaterime te jene bere ne emer te simbolit te mireqenies dhe mbaresise ? Veshtire te thuhet por padyshim qe demet ishin aq te medha sa qe Europa i ndjen pasojat edhe sot e kesaj dite. ***** Njerzit zihen per shume gjera; midis te tjerash dhe per simbolet. Personalisht mendoj se simbolet tregojne nga vijme dhe kush jemi. Disa vite te kaluara, nje rryme brenda Parlamentit Europian e nxitur nga disa politikane gjermane, u perpoq ta ndalonte me ligj perdorimin e svastikes ne Europe. Si reagim, shume mbajtes se ketij siboli u ngriten fuqimisht kunder kesaj ideje idioteske. Keto grupe insistuan se simboli i tyre mijeravjecar nuk kishte te bente fare me cmendurite naziste dhe se per ta ishte nje simbol i shenjte. Ishin te tjere ata qe kishin transformuar ate nga nje simbol paqeje ne nje simbol urrejtje dhe shkaterimi. Europa mund te nxirrte jashte ligjit grupet qe fshiheshin mbas svastikes por jo simbolin qe per keto grupe perfaqsonte paqen, mbaresine dhe zhvillimin. Parlamenti Europian u tehoq dhe logjika normale fitoi. Ne kete fotografi tregohet nje djalosh indian mbi koken e te cilit eshte vizatuar svastika si simbol fati dhe mbaresie. Ky neo-nazist ka bere nje tatuazh ne koken e tij brenda te ciles vjen verdalle ideja e races superiore. Simbolet kane patur dhe kane rendesi te madhe, sidomos shpirterore. Nuk eshte cudi qe ne momente te caktuara ato te kthehen ne kufijte ndares midis jetes dhe vdekjes. Ndodh qe pyes veten: C'ka te beje "X" gje me simbolin pas te cilit fshihet ? Dikush do te thote qe kjo eshte natyra njerezore; njerzit ja futin kot. Po te jete keshtu, atehere me vjen keq per simbolet ... Gjate 120 viteve te fundit shqiptaret i kane ndruar simbolet disa here ... Cu be me "yllin e kuq" ? A e ka pare dikush verdalle ? Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- A symbol is not just an image, but is like a door into the inner world of the soul, through which we can access the energy and meaning that belongs to this sacred dimension of our self. However, a symbol will only reveal its magical nature if we approach it with the right attitude, if we have the correct quality of consciousness. - Llewellyn Vaughan-Lee 2- Besim fetar i perhapur ne Indi. - Shkrimi i mesiperm u mbeshtet kryesisht ne kete material: https://www.bbc.com/news/magazine-29644591

  • Noli, Skenderbeu dhe Katolicizmi | Mendime

    Noli dhe perpjekja e tij per te katolicizuar shqiptaret e dikurshem. Noli, Skenderbeu dhe Katolicizmi Ne vitin 1945 Noli paraqiti studimin e tij te titullar "George Castriota Scanderbeg". Ky punim ishte pjese e procesit per marrjen e grades Doktor ne Filozofi, prane Universitetit te Bostonit. Materiali i plote, ne gjuhen angleze, gjendet KETU Qe nga koha kur Noli shkrojti temen e tij te doktorates shkenca historike ka evoluar dhe shume referime mbi te cilat Noli eshte mbeshtetur nuk qendrojne me; bile disa nga keto burrime konsiderohen si fantazi folklorike dhe fallsifikime te se vertetave historike. Nga ana tjeter, Noli thekson se ai eshte mbeshtetur kryesisht mbi autore te tjere dhe shume pak mbi studime arkivore te kryera nga ai vete. Nje lexues i kujdeshem do te vere re se ne punimin e Nolit ka pasaktesi dhe manipulime te medha historike. ***** Noli si nje mjeshter i madh i fjales, "perdredh" faktet historike ne menyre artistike. Ai fillon me gjerat e "vogla", si pershembull "shqiptarizimin" e emrave te pervecem dhe arrin piken kulminante kur tjeterson realitetin e besimit fetar ne Shqiperine e asaj kohe. Ai shkruan: "Albania e kohes se Skenderbeut ishte ne shumicen dermuese romano-katolike. Si rezultat, e tere bota romano-katoloike, qe ne ate kohe perfshinte te gjithe Europen me perjashtim te Rusise dhe Gadishullit Ballkanik, ishte thellesisht e interesuar ne rezistencen qe Skenderbeut i bente turqve". (Faqe 62) Me poshte duke theksuar ndihmen e Vatikanit, qe Noli e konsideronte mbeshtetesin kryesor te Skenderbeut, ai thote: "Arsyet e kesaj mbeshtetje te vazhdueshme ishin te qarta: Albania ishte keshtjella e fundit romano-katolike qe qendronte fuqishem ne prapavijen ballkanike dhe papat e Romes ishin duke bere cdo gje qe kishin ne dore ta mbanin dhe ta zmadhonin ate" . (Faqe 63) Duke kembengulur ne idene e tij, ai vazhdon: "... ne shekullin e 15-te Albania ishte masivisht romano-katolike, me 18-te zona episkopale, disa nga te cilat kishin nje histori te panderprere qe nga lindja e Krishterimit deri ne ditet tona". (Faqe 73) Ndersa hiperbolizon albanasit si njerez qe ishin ndryshe nga "sherbetoret e tjere" ai vazhdon me zbukurimin e situates; "Ata ishin fshatare te lire ne mes te botes se yzmeqarve ballkanas. Ata ishin romano-katolike dhe albanas ne mes te orthodokseve greke dhe sllave ose turqve myslymane. Ata ishin gjithmone gati te bashkoheshin dhe ti rezistonin kontrollit "skllaverues" te lordeve te huaj feudale". (Faqe 110) Sic u tha me siper, Noli u mbeshtet kryesisht ne G. Biemmi, M. Barleti, qe ishin burrimet kryesore te tij, dhe ne D. Franko, G. Muzaka qe ishin burrimet dytesore. Ai permend shume autore europiano-perendimore dhe sllave por shume pak autore turq. Noli nuk ishte i paditur; ai kishte lindur, ishte rritur dhe edukuar ne Perandorine Otomane. Ai e kishte shume te qarte qe nje studim i plote i figures se Skenderbeut do te fillonte nga arkivat otomane dhe do te shtrihej me tej ... Skenderbeun e emeruan "Beg" zyrtaret e sulltanit dhe jo ata te papes. Vete fakti qe Skenderbeu nuk e hoqi prapashtesen "Beg" deri ne fund te jetes se tij do te thote dicka. Me sa kuptohet, Noli kishte objektiva te tjera. Ai u perpoq ta paraqiste Skenderbeun si nje udheheqes katolik dhe mbrojtes se katolicizmit, ndersa shqiptaret e asaj kohe si ushtare te Vatikanit qe luftonin ne emer te Papes. Por c'fare thone arkivat otomane ? Nje informacion i detajuar tregohet ne harten e meposhtme te provinces se Arnavidid. Behet fjale per regjistrimet otomane te viteve 1431 - 1432, kohe kur Skenderbeu ishte afersisht 30 vjec. Harta(1) pasqyron zoterimet e drejtuesve te kthyer ne myslymane dhe te drejtuesve te familjeve te vjetra. - Me ngjyren blu tregohen drejtuesit qe nuk ishin vendas dhe ishin vendosur ne kontroll te zonave perkatese nga Porta e Larte. - Me ngjyren e verdhe tregohen drejtuesit vendas qe vazhdonin te mbanin besimin e krishtere. - Me ngjyren e kuqe tregohen drejtuesit vendas qe ishin kthyer ne myslymane. Nga familjet e vjetra bien ne sy emra/mbiemra qe dihet qe kane qene te besimit kristiano-ortodoks si: Todor Muzak, Duka, Dimitri Dobrile, Petros Agramatikos, Milosh, etj. Pra, Noli do e thote ... Ai nuk paraqit as edhe nje dokument te vetem qe te mbeshtese deklarimin e tij rreth katolicizmit masiv te shqiptareve te kohes se Skenderbeut. Shenim: Harta eshte nje punim i Bogdan G. Popescu Per sa me siper, duket qarte qe ne kohen e Skenderbeut, shqiptaret ishin nje perzjerje farash, fisesh dhe fesh, te pakten ne Arnavid. Persa i perket besimit, ka shkrime edhe me te hereshme se koha e pushtimit otoman te Ballkanit qe japin informacione te qarta rreth perkatesive fetare te albanasve. Bie fjala, nje pelegrin franceskan(2) qe ndaloi ne Durres ne vitin 1322, pra 110 vjet me pare sesa regjistrimet otomane, shkruan: "... albanasit jane "gjysem-besimtare". Ata perdorin ritualet e grekeve dhe jane plotesisht si ata; si ne veshje ashtu dhe ne sjellje". Noli injoron proven me te madhe dhe te padiskutueshme; arvanitasat dhe arbereshet ishin orthodokse te betuar dhe jo katolike. Noli "harron" te thote se ishin kryqezatat katolike dhe kryqetaret europine qe me politikat e tyre te dhuneshme detyruan shume fise dhe fara te besimit orthodoks te largoheshin per ne jug dhe te zbrisnin deri ne Peloponez. Nuk ka diskutim se nje pjese e popullates arberore ishte katolike por te deklarosh se e gjithe popullata i takonte atij besimi eshte nje egzagjerim i tepruar. Shpjegimet dhe qendrimet kontradiktore te Nolit shkojne dhe me tej. Ai citon Barletin kur ky i fundit pershkruan urdherat dhe veprimet e Skenderbeut pas marrjes se Krujes si me poshte: "Te gjithe kolonet myslymane dhe te konvertuarit e Krujes dhe te fortifikimeve te tjera ishin ftuar te zgjidhnin midis Krishterimit dhe vdekjes. Shume pak ju pergjigjen kesaj ftese. Pjesa dermuese refuzoi dhe per kete ata paguan cmimin perkates. Ata ishin masakruar pa meshire. Ky nuk ishte nje akt i panevojshem barbarizmi. Ne perputhje me situatn e kohes ishte nje deklarim i "Luftes se Shenjte", shkrojtur me gjak, nje lufte nga e cila nuk kishte kthim mbrapa. .... Pas ketij 'pastrimi' brutal Skenderbeu festoi Krishtlindjet duke pagezuar Hamzane, nipin e tij". (Faqe 112), por nuk jep ndonje shpjegim se perse Skenderbeu pagezoi nipin e tij me emrin Branilo(3), nje emer ky tipik sllavo-orthodoks. Mos valle Skenderbeu 'ngjalli' ndonje nga te paret e tij ? (Branilo Kastrioti mendohet te kete qene stergjyshi i Skenderbeut). Le te kthehemi tek te konvertuarit; kush ishin keta njerez ? Kishin qene ata paraprakisht katolike apo orthodokse ? Ajo qe Noli thote eshte se ne se nuk konvertoheshe ne katolik te priste vdekja ... Po ashtu, ne menyre fare arbitrare Noli zgjedh dhe grupon "miqte" dhe "armiqte" e Skenderbeut. Llogjika e tij eshte: Ke sulmonte Skenderbeu, ai ishte i keq. Ja nje citim nga Biemmi ku pershkruhet fundi i betejes se Torviollit: "Fitorja u mbyll me "skenen" e zakonshme. Dy dite pasi shkateroi ushtrine otomane, Skenderbeu i la luftetaret e tij te bastisnin lirshem rajonet turke. Ne kete menyre ata mblodhen pagat e tyre me motivacionin secili per vete. Disa cinike e kishin zakon shprehjen: Thesaret e Skenderbeut gjenden ne territoret armike. Ushtaret u kthyen te ngarkuar me trofe lufte te papershkrueshme. Perpara tyre kishte kope te medha delesh, dhish, lopesh dhe kuajsh". (Faqe 121). Mund te thote dikush se kush ishin rajonet "turke" apo ke vrisnin dhe vidhnin ushtaret e Skenderbeut ? Te njejten linje mendimi Noli e shfaq perseri kur citon Barletin: "Ne 27 Nendor, 1463 Skenderbeui shpalli lufte Turqise. Ai i "dogji" perseri lidhjet me Porten e Larte duke bastisur zonat fqinje qe ishin nen kontrollin e Turqise. Ai rembeu rreth 60,000 lope, 80,000 bageti te imta dhe 3,000 kuaj". (Faqe 178) ***** Le te ndalemi per nje moment tek besimi fetar i Skenderbeut. Noli citon D. Franko kur thote: "Skenderbeu ndiqte ne menyre strikte te gjitha rregullat fetare". (Faqe 179) Po c'fare sekti ndiqte ai ? C'fare prova ka rreth kesaj teme ? Ka disa dokumenta autentike qe tregojne lidhjen e forte shpirterore dhe materiale te familjes se Skenderbeut me Kishen Orthodokse Serbe te asaj kohe, me saktesisht me manastirin e degjuar Hilandar qe gjendet ne Halkidiki/Greqi. Ne dokumentin e meposhtem(4), midis te tjerash thuhet se Ivan Kastrioti dhe djemte e tij Reposh, Konstantin dhe Giorgio do te perpiqeshin te ndihmonin manastirin e permendur. Burrat Kastrioti kishin "blere" te drejten per te banuar si murgjer ne nje seksion te kompleksit fetar. Ky dokument, i shkrojtur dhe vulosur nga drejtuesi i manastirit, qe mendohet se eshte perpiluar midis vitit 1426 dhe 1431, nuk e ben Skenderbeun 100% serb por pa dyshim e ben ate 100% orthodoks. Ne keto foto tregohen rrenojat e "Arbanaški Pirg", ose "Kulles Albanase" ne manastirin Ortodoks Serb, te qojtur Hilandar, i cili ndodhet ne Halkidiki, Greqi. Ivan (Gjon) Kastioti dhe kater djemte e tij kishin "blere" te drejten per te banuar si murgjer ne kete institucion fetar. Faqja zyrtare e manastirit, nga ku jane mare edhe fotot, gjendet KETU . Ne kete gravure te vitit 1757 jepet nje ide e pergjitheshme e kompleksit Hilandar; ndertesave, kishave qe gjendeshin brenda zoterimeve te tij ne ate kohe. Shigjeta e kuqe tregon vendin ku ndodhej "Kulla Albanase". Nuk dihet me saktesi kur dhe kush e kishte ndertuar ate ndertese per here te pare. Dokumentat thone se burrat Kastrioti paguan 60 monedha floriri per ta meremetuar dhe ta perdornin ate per banim ne manastir si murgjer orthodokse. Faqja zyrtare nga ku eshte mare kjo gravure gjendet KETU . Dihet se Skenderbeu u martua/vuri kurore ne nje kishe orthodokse. Mjaftojne keto dy fakte qe te hidhet poshte teoria e Nolit, apo e kujdo tjeter, qe pretendon se Skenderbeu ishte katolik. Gjithashtu, nuk egziston as edhe nje dokument qe te provoje qe Skenderbeu u konvertua ne katolik. Bile, studjuesit serioze nuk insistojne ne kete ide. Ashtu si jeta edhe vdekja e Skenderbeut eshte e mbuluar me nje mjegull romantike ... Noli huazon trillimet e Barletit kur citon: "Skenderbeu ishte varosur ne Katedralen e Shen Nikollas ne Lezhe, te cilen ai e kishte rindertuar disa vite perpara se te vdiste. Dhjete vjet me vone, kur turqit pushtuan Lezhen, ata hapen varrin per te mare kockat e tij me qellim qe ti perdornin ato si hajmali. Turqit mendonin se hajmalite do ti benin ata te pathyeshem ashtu sic thuhej se kishte qene vete Skendebeu". (Faqe 191) Ne radhe te pare, nuk ka as edhe nje material, kishtar apo laik, qe te deklaroje se Skenderbeu u varros ne kete kishe. Ndersa hipoteza se eshtrat e tij u perdoren si hajmali eshte jashte logjikes normale. Megjithate, egziston mundesia qe eshtrat e tij te jene nxjere nga varri ku ishte varrosur fillimisht dhe te jene rivarrosur diku tjeter. Kjo ka ndodhur disa here ne histori(5). Me afrimin e pushtimit otoman, familja dhe pasuesit e tij mund ti kene hequr eshtrat dhe rivarrosur ne nje vend te fshehte, apo institucion kishtar, ne menyre qe ti shpetonin c'nderimit apo keqperdorimit nga ushtaret turq dhe armiqte e tij te shumte. Ne gjuhen shqipe egziston nje shprehje: "Te dhjefsha varre". Kjo ka bere vaki prandaj ka hyre dhe si shprehje gjuhesore. Te afermit e Skenderbeut nuk do ti linin eshtrat e te dashurit te tyre te ekspozuara perballe nje keqtrajtimi te mundshem ... Noli ishte "logotehnis" (mjeshter i fjales). Ai kishte kaluar nje pjese te rinise se tij neper trupat teatrale greke ku fuqia e fjales ishte "mbeti i skenes". Ai ishte stervitur te shiste sapunin per djathe. Ne temen e doktorates eshte e veshtire te ndahet mendimi i tij personal nga referencat e perdorura qe ai i shkrin natyrshem me idete qe do te theksoje. Por, egziston nje ndryshim thelbesor ne punimin e tij. Ndersa Barleti shkruan se Venediku ishte "simbol i drejtesise kristiane" dhe mbeshtetesi me i zjarrte i Skenderbeut(6), Noli thote se Vatikani ishte frymezuesi, suportuesi dhe udheheqesi i tij. Si funksionar kishtar, Noli tentoi te afronte Kishen Orthodokse Shqiptare me Vatikanin dhe ja arriti ketij qellimi deri ne nje fare shkalle. Ndersa si politikan, ai anoi shume nga Roma dhe politika Italiane. Si ne shumicen e shkrimeve te tij, Noli mban nje qendrim te dukshem politik dhe shfaq idete e tij "revolucionare". Ne fund, ai i klasifikon albanasit e kohes se Skenderbeut "Si nje klase e fshatareve te lire; ata urrenin si feudalizmin nen sullatanin turk ashtu dhe kapitalizmin nen venedikun aristokrat". (Faqe 193) Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Nje shkrim rreth Nolit, veprimtarise politike, fetare dhe karakterit te tij gjendet ketu: https://www.mendoj.me/noli-dhe-gjysma-tjeter-e-tij 1- Nje nga studjuesit me te njohur te arkivave otomane ishte historiani turk Halil Inalcik. Punimet e tij ndryshuan dhe influencuan menyren e studimit te shoqerise/shtetit otomane. Nje punim i tij i mirenjohur eshte "Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid" qe eshte edhe rekordi i pare zyrtar i provinces Arnavid - Shqiperise se sotme Jug-Perendimore. Dua te falenderoj vecanarisht studjuesin Bogdan Popescu per ndihmen e afruar dhe punen e shkelqyer per ripunimin e hartes te paraqitur ne kete shkrim. Faqja e tij profesionale gjendet KETU . 2- https://www.mendoj.me/simon-fitzsimon-albania-1322 3- Emri Hamza/Branilo - The Papacy and the Levant, 1204-1571, Volume 2. Faqe 550. 4- Jovan Radonic - Đurađ Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku. 5- The American Universal Cyclopedia - "in 1819 the whole population of Parga having received the money, amounting, to £150,000, embarked in English vessels and settled at Paxo and Corfu, having previously dug up and burned the bones of their ancestors ". Faqe 293. 6- https://www.mendoj.me/barleti-dhe-skenderbeu Mars, 2021

  • Shqiptaret e Kosturit dhe Lozana | Mendime

    Shqiptaret e Kosturit. Ne nje emision te tij, Zt. Marin Mema hedh dyshime mbi Traktatin e Lozanes dhe e lidh kete me shqiptaret e Kosturit ... Por a ka qene ndonjehere Kosturi "Shqiptar" ? Si u zhduken shqiptaret e Kosturit ... sipas Zt. Mema. Si ne shume video te tjera, edhe ne ate te qojtur: "Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi ?" qe ju mund ta shikoni KETU , Zt. Mema e nis prezantimin e tij me nje deklarim bombastik: "Qyteti i Kosturit, dikur nje qender e rendesishme e families arberore te Muzakajve" ... Pa vazhduar me tej, dua te theksoj se tendencat e Zt. Mema per te 'shperngulur' historine e 650 viteve te kaluar ne realitetin e sotem eshte nje fenomen i njohur. Per te 'koeficienti kohor' eshte 'zero', ndersa interpretimi i se shkuares thjesht nje titull qe te terheqe sa me shume vemendje. Le te fillojme me Muzakajt, kush ishin ata ? Ne punimin e titulluar "Nje kronike e shkurter e pasardhesve te dinastise sone Musachi/Muzaka" (1), te shkrojtur nga Giovanni Musachi(2), thuhet se i pari i kesaj familjeje te degjuar quhej Lord Andrea dhe ai mbante titullin Sevastokrator, qe ishte nje pozicion shume i larte ne Perandorine Bizantine. Midis shume zonave te tjera Sevastokratori Andrea kontrollonte "dhe qytezen e Kosturit, perfshi te gjitha fshatrat rreth saj. Ai e mori kete qyteze nga Krajli Marko me forcen e armeve. Dua te theksoj se qyteza e Kosturit ose Kastoria eshte nje vend i bukur ne hyrje te te cilit ndodhet nje fushe e gjere" (Faqe 281). Pra, si shume te tjere para tyre edhe 'arberoret Muzakaj' - sic Zt. Mema i quan ata, ishin pushtuesit e radhes. Sa arberore ishin Muzakajt ? Vete Giovanni Musachi /Gjon Muzaka thote: "C'eshte e verteta, thuhet se te paret tane erdhen nga qyteti i Konstandinopojes dhe morren drejtimin e Epirit ne Albania" (Faqe 278). Kete informacion e mbeshtet dhe i biri i Gjonit kur shton se ne varrin e te jatit shkruhet: "I Plotfuqishmi Krisht, ky eshte varri i Ioannes Mosachi, djalit te Despotit Ghin, Lordit te Epirothae (Epirit) dhe Mosachiea (Myzeqese), i cili e kishte origjinen nga qyteti i Bizantis (Bizantit) dhe kishte si shenje te besimit te tij nje shqiponje me dy koke" (Faqe 314). Bazuar ne ato qe Muzakajt shkruajne per veten e tyre, del qe ata ishin produkt i kohes ku nacionaliteti nuk kishte ndonje vlere, bile as qe egzistonte. Megjithate, ne kete diskutim nuk ka shume rendesi se kush ishin Muzakajt; rendesi ka vendosja e drejte e elementit shqiptar ne historine shumeshekullore te Kosturit. Emisioni i Zt. Mema perzjen influencat otomane me ato shqiptare duke i 'rrutulluar' ato sipas deshires ... Objektivi i tij eshte te tregoje "si u zhduken shqiptaret nga Kosturi"; sesi greket i kane keqtrajtuar shqiptaret vazhdimisht; i kane vjedhur, vrare dhe perzene ata nga tokat e tyre - nje teme e preferuar e Zt. Mema qe nuk le rast pa e keqinterpretuar dhe manipuluar. Per kete ai perdor formen e tij te njohur, shume thashetheme, deklarime qe "ndryshojne historine" pa i mbeshtetur pikpamjet apo pozicionet e tij me ndonje prove shkencore apo dokument zyrtar. Dhe mbi te gjitha ai perdor njeanshmerine ! Ne mes te konfuzionit te numurave, njehere ai deklaron se ishin 1,000 shqiptare myslymane dhe nje here se ishin mbi 35,000 shqiptare qe u debuan nga zonat e Kosturit dhe Follorines. Shifra e fundit eshte aq shume e zmadhuar sa qe per referim duhet thene se sot ne keto dy zona banojne rreth 68,000 njerez. Kosturi eshte nje vendbanim origjina e te cilit 'zhytet' thelle ne te kaluaren e larget. Qyteti ka nje histori te lashte dhe shume te pasur. Mjafton nje shetitje e shkurter neper rrugicat e tij per ta kuptuar kete. Objektet e kultit dhe muzeumet e shumta jane provat me bindese te kesaj historie mijeravjecare. Shtresat e civilizimeve te ndryshme mbulojne dhe zevendesojne njera-tjetern duke filluar qe nga lashtesia dhe deri ne ditet tona, perfshi dhe ndikimin otoman. Pa dyshim qe dhe shqiptaret kane lene gjurmet e tyre, por e verteta eshte qe ato jane shume te vogla. Ana profesionale e paraqitjes dhe zgjedhjes se materialeve mbeshtetese le shume per te deshiruar. Zt. Mema dhe ekipi i tij paraqisin fotografi qe tregojne largimin e popullatave te krishtera nga Turqia dhe jo te kunderten, te themi largimin e shqiptareve nga Kosturi apo fshatrat rreth tij ... Disa nga fotot qe tregohen ne prezantim gjenden lehtesisht dhe jane gjeresisht te perhapura ne Internet, kryesisht ne faqet greke. Ne cdo vend normal dhe televizion serioz, manipulimi dhe deformimi i qellimshem i materialeve te tilla eshte nje veprim i denueshem nga ligji per mbrojtjen e prones intelektuale, dhe jo vetem ... Por ne Shqiperi me sa duket kjo gje ka shume pak rendesi. Me poshte tregohen dy nga fotot qe shfaqen dhe rishfaqen gjate videos ne fjale. Une i kam gjetur ato ne faqet respektive qe bejne fjale per debimin e popullsise greke nga Azia e Vogel gjate viteve 1922 - 1923. https://www.euronews.com/2020/09/11/we-have-not-forgotten-families-of-greek-refugees-who-fled-turkey-in-1922-tell-their-storie https://www.eliamep.gr/media/ ο-χώρος-η-μνήμη-και-η-κληρονομιά-της-ελ/ Pika me e nxehte e emisionit eshte trajtimi i Traktatit te Lozanes, (Treaty of Lausanne). Eshte momenti kur Zt. Mema merr nje pozicion thellesisht politik. Ai deklaron: "Ne fakt, ky eshte nje traktat qe shume kohe me pas hap debate te shumta, ndaj do te perpiqemi te kuptojme me shume mbi detajet dhe arsyet perse ky traktat u realizua" . Me interesante eshte ajo qe vjen me pas. Zt. Mema e konsideron kete marveshje si nje problem greko-shqiptar. Eshte e vertete qe marveshje te tilla shkaktuan probleme te medha, por ne te njejten kohe ato jane konsideruar te keqia te 'pranueshme' ne se krahasohen me luftrat e pafund te fillimit te shekullit te 20-te. Traktati i Lozanes u realizua nepermjet diskutimeve te veshtira qe zgjaten 8 muaj. Ato nisen ne vitin 1922 dhe u finalizuan me 24 Korik, 1923. Objektivi kryesor ishte percaktimi i kufijve te asaj qe kishte mbetur nga Perandoria Otomane. Shtetet e efektura nga ky traktat ishin Turqia, Greqia, Bullgaria, Armenia, Siria, Iraku, etj. Largimi i popullatave me etnicitet te ndyshem nga ai i shumices se shteteve perkatese u be me qellim per shmangjen e gjakderdhjeve masive qe mund te ndodhnin ne te ardhmen. Pra si te thuash ishte e keqja me e vogel ne nje sere te panjohurash qe mund te sillte situata e tensionuar dhe e rezikeshme e asaj kohe. Kuptohet qe shume njerez te thjeshte, femije, pleq, burra dhe gra paguan cmim te larte. Por keta nuk ishin vetem shqiptaret myslymane. Turqia zboi nga territori i saj dhe shume shqiptare te krishtere. Personalisht me ka rastisur te takoj dy zonja te vjetra ne moshe, kusherira te Fan Nolit, qe familjet e tyre ishin larguar nga Thraka per ne Greqi dhe qe aty kishin emigruar ne Kanada. Per hir te se vertetes, kusherirat e Fan Nolit e konsideronin veten greke dhe nuk dinin te flisnin shqip ... Historia e tyre ishte e ngjashme me ate te te intervistuarve ne emisionin e Zt. Mema. Familjet e tyre kishin humbur cdo gje ! Historiani qe shfaqet ne video e Zt. Mema nuk qarteson formen dhe menyren se si funksiononte Perandoria Otomane. Regjistrimi dhe ndarja e popullates behej mbi baze fetare qe shpesh interpretohej si perkatesi etnike. Ne nuk e dime se si e kishin konsideruar veten shqiptaret myslymane te Kosturit kur ishin regjistruar ne Defteret Otomane. Ne se ata e kishin regjistruar veten si "turq" atehere marveshja nuk pyeste se c'fare gjuhe flisnin ata ne shtepi. Per ta bere te qarte edhe nje here pozicionin tim, nuk ka diskutim qe keta njerez kane vojtur dhe humbur pasurite e tyre, por ky eshte nje fenomen qe efekti jeten e mbi 2 milion njerezve qe jetonin ne shtetet e permendura me siper dhe jo vetem te shqiptareve te Kosturit apo Camerise - sic insiston Zt. Mema. Gjate viteve te fundit, udheheqesi turk Erdogan ka shprehur rezervat e tij duke u shprehur se "disa detaje" te Traktatit te Lozanes jane te "paqarta". Eshte e drejta e tij, ashtu sic eshte edhe drejta e sponsorizuesve te programit "Gjurme Shqiptare", te ngrejne pikpamje te tilla. Por, koha ka treguar se traktate te tilla te rendesise boterore nuk mund te ndryshohen ne menyre te njeaneshme, vecanarisht kur preken intersat e shume vendeve te tjera, stabiliteti i te cilave eshte i rendesise jetike per gjithe njerezimin. Mbase dikujt i ka lindur ideja se eshte shume i forte dhe mund ti zhdepe ne dru te gjithe gjitonet rreth e rrotull dhe t'ju marre atyre cfare te doje. Por sa efektive jane keto pretendime dhe veprime ne kohen qe jetojme ? Mendoj se rruga e integrimit rajonal, por edhe me gjere, eshte menyra e vetme e eleminimit te perseritjes se gabimeve te se kaluares. Nacionalizmi bosh nuk te con larg, bile mund te te coje shume, shume mbrapa ... Ne prezantimin e tij Zt. Mema permend edhe popullaten hebraike qe ka jetuar ne Kostur prej shume shekujsh. Komenti i tij te jep pershtypjen se dhe per 'zdukjen' e tyre jane pergjegjes greket. Gjate vizitave te mia ne Kostur, me eshte dhene rasti te ndaloj perpara nje guri perkujtimor ku shkruhet: "Ne kete vend, ne 24 Mars 1944, nazistet mblodhen te 1,000 hebrejte e Kosturit dhe i derguan ne kampet e vdekjes te Auschwitz (Aushvic). Mbijetuan dhe u kthyen mbrapa vetem 35 persona" . Ndersa ne pllaken aty ngjitur, shkruhet: "Tasica ime, kur te lexosh keto fjale, nuk do te jem me ne jete, do te me kete ngrene dheu i huaj. Derdh nje pike loti per mua edhe ne se roj, edhe ne se vdes". Rexhina Koen 'Kastorllinjte' nuk i kane harruar bashkeqytetaret e tyre. Perkundrazi, i kujtojne dhe respektojne ata. Duke perfunduar, thirrjet 'naive' te Zt. Mema per gjetjen e pergjegjesve te 'zdukjes' se shqiptareve nga Kosturi apo se pse nuk eshte hapur nje investigim rreth kesaj ceshtjeje mund te marrin pergjigje vetem ne librat e historise, pjese e te cilave jane dhe traktatet qe nuk i pelqejne atij. Po sikur te them; fajin e kane Muzakat qe pushtuan Kosturin ... Problemet Ballkanike kane qene dhe jane te shumta; po ashtu dhe ato te Shqiperise. Shqetesimet egzistuese nuk mund te zgjidhen duke paraqitur te djeshmen si nje problem aktual. As duke lojtur me ndjenjat dhe padijen e njerezve ... Me qe ra fjala per historine, neper rrugicat terheqse dhe muzeumet e shumte te Kosturit gjen te ekspozuar historine e qytetit. 'Kosturllinjte' perpiqen ta prezantojne ate ne menyren me te mire te mundeshme. Fotot e meposhteme jane nje tregues i qarte. Ju mund te klikoni dhe ti zmadhoni ato per te lexuar informacionin e paraqitur. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit. 1- Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi. Per Giovanni Musachi, despoto d'Epiro. Published in: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues publiées avec notes et tables généalogiques, ed. Charles Hopf, Berlin, 1873 - Faqe 278 - "Del vero dicono la nostra progenie procede dalla città de Costantinopoli, e vennero a dominare in Albania l'Epiro". - Faqe 281 - "E più possedì e signoriggiò la città de Costurri con tutte le sue ville, la quale città l' acquistò per forza d' arme da Marco Craglia, e ve certifico, che detta città de Costurri seu Castoria è una bella cosa e de grossa intrata". - Faqe 314 - "Omnipotens Iesu, sacrarium hoc tibi Ioannes Mosachi filius En Ghini Despotis Epirothae et Mosachiae domini ex urbe Bizantis oriundi bicipitem aquilam habentis insigne coronatam religiose ..." 2- Ne fakt, nuk dihet kush e ka shkrojtur kete material. Egziston vetem nje kopje a nje punimi te meparshem. Autoresia eshte enigmatike. Prill, 2021

  • Noli dhe gjysma tjeter e tij | Mendime

    Fan Noli dhe identiteti i tij i dyfishte. Noli dhe gjysma tjeter e tij Noli ka qene nje "pene e madhe" ! Shkrimet e tij me kane terhequr qe ne moshe te re. Bile dhe sot, here pas here, i rilexoj disa nga punimet e tij. Nuk ka diskutim qe ai mbetet nje gjeni i Letersise dhe Artit Shqiptar. Megjithate, trajtimi qe i eshte bere figures se Fan Nolit ka patur luhatje te medha; tjeter ne kohen e Zogut (Noli u denua me vdekje ne mungese), tjeter ne kohen e Enverit (Noli ishte pro-enverist), tjeter ne kohen e "demokracise"... Secili sistem eshte perpjekur te prezantoje nje Nol sipas kritereve/qellimeve specifike dhe kjo eshte e kuptueshme. Gjate viteve te fundit ai eshte bere nje figure qendrore e nacionalisteve shqiptare shume nga te cilet nuk e kane idene qe ligjerish Noli nuk u be kurre nenshtetas shqiptar por preferoi te mbante nacionalitete te tjera ! Materiali i meposhtem jep informacion te detajuar mbi kete ceshtje dhe te pathenat e tjera te Nolit. ***** Ne nje moment te jetes se tij njeriu fillon te ndaje fantazite poetike nga realiteti dhe nis te kerkoje dicka me shume; bie fjala kush ishte ne te vertete autori i poezive dhe perkthimeve aq te bukura ? Pikerisht kjo ndodhi dhe me mua. 45 vjet pas njohjes se pare me Nolin mu zgjua kureshtja te mesoja me shume rreth ketij personi kontradiktor. Mbase vjersha e tij, ajo qe pershkruan realizimet gjysmake te shqiptareve, me beri te "germoj" ne faqet e shtypit Amerikan per te zbuluar "gjysmen tjeter" te Fan Nolit. “Bishopi pa Atdhe” sic e perkufizonte ate nje gazete Amerikane kishte nje karakter te pa qendrueshem. Per shembull, ai do te sulmonte Asamblene e Lidhjes se Kombeve me fjalor rrugaci dhe pak me vone do ti lutej po te njetes organizate per ndihme. Gazeta Amarillo Globe (Texas) ne nje shkrim te saj te dates 14 Shtator, 1914, shkruan: "Bishop Fan Noli, Kryeministri i Shqiperise, duke prishur atmosferen miqesore qe rrethonte Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve, i rreferohet propozimit te Dawes per demshperblimet, (Behet fjale per kompesimet financiare te Luftes se Pare Boterore - shenimi im) , si 'skemen me te ngateruar, komplikuar, djallezore'; 'nje levizje gazrash te brendeshme' dhe 'super-fllusken me te madhe qe historia ka krijuar'. Megjithate, kjo skeme do te provohet. Historia do te tregoje kush ishte me i zgjuar; Gjenerali Dawes apo Kryeministri Shqiptar" (1). Shpesh here paqartesite ideologjike te Nolit ishin ekstreme; ne te njejten interviste ai do te shfaqte dy pozicione diametralisht te kunderta dhe shembujt vazhdojne ... Per nje person te tille shume-dimensional, sic ishte Fan Noli, mund te shkruhet nje liber i tere por nuk eshte ky qellimi im; Ajo qe une dua te them eshte se figures se tij politiko-fetare i duhet hequr shkelqimi i panevojshem dhe i tepert. Ai ishte nje nga ata persona (si dhe shume politikane te tjere ne historine e Shqiperise) qe kur fillon “te fryje dhe te bjere” rrembejne c’te mundin dhe ja mbathin ! Nga bashkekohesit e tij Noli ishte mbase personi me i njohur shqiptar ne Amerike. Kjo lidhet me aktivitetin e tij politik dhe fetar. Por si e ka pare shtypi dhe politika Amerikane Nolin, kete figure te komplikuar ? Emri i tij fillon te shfaqet rreth vitit 1920. Eshte me shpesh i permendur gjate viteve 1924 - 1925 dhe me pas rrallohet. Harrohet per shume kohe dhe rishfaqet ne vitin 1932. Eshte viti kur ai ri-kthehet perfundimisht ne USA dhe me veshtiresi arrin te mare lejene e emigrimit(2). Noli hyri ne historine e Shqiperise si nje person i rendesishem ne mezin e vitit 1924, kur u be udheheqesi politik i "Revolucionit te Qershorit". Shume eshte thene per kete ngjarje, (qe ne fakt ishte nje lufte civile), por pak eshte permendur per lidhjet e Nolit me Italine. Ai ishte i preferuari i Italise dhe u be zbatues dhe mbrojtes i politikave dhe interesave Italiane ne Shqiperi. Gazeta e njohur Washington Post(3), ne nje editorial te saj, ku tregohen qarte qellimet dhe objektivat e Nolit, midis te tjerash, shkruan: "Bishop Fan Noli i eshte drejtuar Italise. Ne shkembim te nje kredie prej 100,000,000 lirash, ai do ti akordoje Italise privilegje speciale ne kerkimin e naftes per te cilen dihet se vendi afron mundesi te medha (4) . Gjithashtu, privilegje speciale do ti afrohen transportit detar, tregetise bregdetare dhe ndertimit ne Shqiperi te magazinave te mallrave nga kapitalistet italiane. Permeteper, bishopi premton te perdore te gjitha mundesite e tij per bashkimin e kishes Orthodokse Greke me ate Orthodokse Uniate (5) ne menyre qe ta sjelle kete bashkim me afer Kishes Katolike. .... Ne se ne Shqiperi do te zbulohet nafte ne sasira te medha, dhenia e te drejtes ekskluzive Italise per nxjerrjen dhe shfrytezimin e saj do ta vinte vendin ne nje pozicion debitori kaq te lidhur me kreditorin sa qe pavaresia e tij (Shqiperise) do te vihej ne rrezik” (5). "Revolucioni i Qershorit" deshtoi dhe vendin e Nolit e zuri Zogu, i cili nga ana e tij braktisi jugosllavet, qe e ndihmuan te merrte pushtetin, dhe u lidh me italianet ... historia perseritet. Noli bashke me shume "shoke, miq dhe kolege" u largua per ne Itali duke mos harruar te rrembenin dhe thesarin e vendit. Ja si i pershkruan momentet e fundi te Nolit dhe qeverise se tij g azeta Amerikane Billing Gazzete (Montana) ne nje shkrim te dates 27 Djetor, 1924, me nentitull: Ne krye te rebeleve, ish kryeministri (Zogu) hyn triumfues ne kryeqytet por gjen qe kabineti qe u largua kishte mare me vete te gjthe floririn. "Nga hoteli ku po rija pashe me syte e mi largimin e Fan Nolit ne nje automobil te ngarkuar me valixhe. Ne te njejten kohe, ne Ministrine e Finances fondet shteterore ishin duke u ngarkuar ne nje automjet" .... "Durresi mbeti per dy dite pa qeverisje sepse prefekti qe perfaqsonte kabinetin e Fan Nolit ja mbathi duke mare me vete 150,000 lira floriri nga zyra postare" (6). Me sa duket, plackitja e thesarit shteteror eshte nje fenomen i zakonshem ne historine shqiptare ... Noli la Italine dhe u vendos ne Austri dhe me vone ne Gjermani. Ne Viene ai pati nje prezence te dukeshme midis personave qe ishin larguar nga Shqiperia. Nje gazetar i " Syracuse Herald" ne nje artikull te tij me titull "Banditet ne qytetin e Vienes kane sjellje aristokrate" shkruan: "Udhetimet si gazetar, qe une kam bere neper Ballkan, me kane sjelle ne kontakt me shume njerez interesante. Por, Fan Noli, nje perzierje e cuditeshme e nje besimtari fetar dhe politikani, ky ish-aktor i kthyer ne burre-shteti, ky i shkolluar i Harvardit i shendruar ne prijes banditesh paraqit enigmen me te veshtire per tu kuptuar nga te gjithe rastet e tjera" ...... "ai e shikon plotesisht te mundeshme qe gjate javes te ingranohet ne politike dhe te Djele te predikoje ne kishen e Tiranes" (7). Nuk dihet shume c'beri Noli pas largimit nga Shqiperia deri ne vitin 1932 kur ai ju drejtua perseri Amerikes. Duke u perpjekur te gjej materiale te hereshme ku behet fjale per prezencen e Nolit ne USA gjeta disa dokumenta ku shfaqet emri dhe firma e tij. Nje i tille tregohet me poshte. Behet fjale per regjistrimin e popullates amerikane gjate Luftes se Pare Boterore. Eshte nje dokument i dates 12 Shtator te vitit 1918, (ne kete date u be regjistrimi i gjithe popullates mashkullore te USA nga mosha 18 deri ne 45 vjec), Ne kete certifikate Fan Noli ka dhene informacin te "gabuar" rreth ditelindjes se tij. Perse Noli deklaroi se ka lindur me 5 Janar 1879 ? Personalisht mendoj se ky nuk eshte nje gabim "pa dashje" i Nolit. Ai njeri me inteligjence te larte nuk do te kishte ngateruar ditelindjen. Me sa duket Noli ka patur nje identitet te dyfishte. Per ta bere me te kuptueshme ate qe dua te them po paraqit nje regjistrim te ngjashem te bere ne vitin 1942. Kete radhe Noli deklaron se ai ka lindur me 6 Janar te vitit 1882. Kjo date mbahet si ditlindja e tij "zyrtare". Nuk kam idene pse Noli ka paraqitur dy identitete. Kam arritur ne konkluzionin qe deri nga fundi i viteve 1910 ai ka paraqitur si ditelindje 5 Janarin e vitit 1879. Persa i perket races/etnicitetit ai ka kaluar nga Turke ne Shqiptare, ndersa nacionalitetin/shtetesine ai nuk e ka deklaruar Shqiptare. Keto te dhena jane bazuar ne dokumente zyrtare te kohes, disa nga te cilat paraqiten me poshte. Udhetimi i Nolit nga Liverpuli per ne USA, 9 Dhjetor 1911. Dikush ka korrigjuar nacinalitetin e Nolit nga Turkish ne Albanian. Noli deklaron se eshte 32 vjec, pra lindur me 1879. Ne Paris ai ka nje kusheri me emrin Nicholas Lako. Dokument i dates 29 Prill, 1915. Udhetimi i Nolit nga Kopenhagen per ne USA. Ai deklarohet 36 vjec, pra i bie qe te kete lindur ne vitin 1879. Profesioni i tij ishte drejtues kishe. E jame e Nolit quhej Maria. Ai thote se ka lindur ne Durres ... Udhetim i Nolit nga Hamburgu ne USA, 25 Prill, 1930. Ketu Noli deklarohet 48 vjec, pra i lindur ne vitin 1882. Nacinaliteti eshte korrigjuar nga "none" (pa nacionalitet) ne Albanian/Shqiptar. Udhetimi i Nolit nga Hamburgu ne USA, 2 Korrik, 1931. Mosha e tij eshte 49 vjec, pra datelindja 1892. Profesioni Bishop me nje shenim; katolik. Pa nenshtetesi/nacionalitet. Udhetimi i Nolit nga Hamburgu ne USA, Tetor 1932. Ai deklaron se eshte 50 vjec, pra lindur ne vitin 1882, nuk ka shtetesi/nacionalitet, raca e tij eshte shqiptare. Ka disa paqartesi rreth origjines familiare te Fan Nolit; ka shume hipoteza dhe hamendje. Bile dhe vete Noli hedh me shume hije sesa drite ne te kaluaren e tij. Dihet me siguri qe ai ka patur nje vella te qojtur Demitri. Kjo duket qarte ne regjistrimin qe Fan Noli ka bere me 12 Shtator, 1918 kur deklaron se njeriu me i afert i tij eshte i vellai, Demitri S. Noli. Per mua, hipoteza se familia ka mbajtur mbiemrin Mavromati duket pa shume baze. Kjo sepse vellai i tij qe kishte emigruar ne Amerike ne fillim te viteve 1900 mbante mbiemrin Noli. Mendoj se Fan Noli mund te jete qojtur Mavromati si nje "llagap" i bazuar ne syte e tij te zinj (ose e jema eshte martuar dy here dhe femijet kane mare mbiemrin e burrit te dyte - Noli). Demitri S. Noli shfaqet ne nje liste udhetaresh te vitit 1907. Ai deklarohet me shtetesi Turke dhe etnicitet Grek. Demetri e quan te vellane tij Frank (Amerikanizim i emrit Fan) dhe banues ne 53 Clarendon, Boston. Ne kete adrese ka banuar dhe punuar Fan Noli. Le ti kthehemi emigrimit te Nolit ne USA. Autoritetet e Emigracionit Amerikan nuk i dhane atij leje te menjehereshme qendrimi. Noli u mbajt perreth nje jave ne ishullin Ellis ku degoheshin personat qe tentonin te hynin ne USA por kishin probleme te ndryshme me dokumentat, ligjin apo rregullat Amerikane. Ne dokumentin e meposhtem, qe tregon arritjen e Nolit ne New York ne daten 21 Tetor 1932, permbi fjalen Albanian eshte shenuar fjala "Investigate". Inspektori i emigrimit me emrin Jones, ka intervistuar Nolin ne oren 11.45 te dates 26 Tetor. Me pas, atij ju dha e drejta e emigrimit ne Amerike por ai nenshkroi nje dokument ku deklaroi se nuk do te merrej me politike dhe zbatonte rregullat perkatese te qeverise Amerikane. Ne daten 8 Prill, 1936 Fan Noli mbushi kerkesen per te mare nenshtetesine Amerikane. Dhe ketu del nje nga surprizat me te medha te jetes se Nolit; ai nuk kishte shtetesi shqiptare ! Nuk e di c'fare e ka shtyre ate te mos merrte shtetesine shqiptare por e di me siguri qe po te kishte dashur ai do ta kishte mare ate per 2-3 dite ... Apo kishte "abandonuar" ai shtetesine shqiptare qe mund ta kishte mare dikur ? Meqenese ligji Amerikan ne ate kohe nuk lejonte dy-shtetesine, Noli ka hequr dore nga shtetesite e meparshme, ciladoqofshin ato; Turke apo Gjermane ? Per kete duhen te kerkohet ne gazetat zyrtare te vendeve respektive. Aplikimi dhe aprovimi perfundimtar per marrjen e nenshtetesise Amerikane, Noli e beri ne daten 6 Dhjetor 1939. Deshmimtaret e ketij akti ishin Gerim (Qerim) Musa Panariti dhe Lazarus Michael Philipou. Dokumenti i firmosur prej tij, deshmimtareve dhe gjyqtarit amerikan paraqitet me poshte. Noli dhe kisha Orthodhokse Shqiptare Kjo eshte nje teme e keqtrajtuar dhe e deformuar ne ekstrem. Roli i Nolit ne shkaterimin e Orthodhoksise Shqiptare dhe lidhjet e saj me Orthodhoksine Ballkanase ishte i konsiderueshem. Pa dyshim qe mbas perpjekjeve te tij te "sinqerta" fshiheshin objektiva te tjere, kryesisht politike. Nje pershkrim i situates se kishes dhe mardhenieve midis grupeve te ndryshme te besimtareve Orthodhokse jepet ne raportin qe diplomati finlandez Jakob Johannes Sederholm, i derguari special i Lidhjes se Kombeve per Shqiperine, pergatiti per organizaten ne fjale. Sederholm jetoi ne Shqiperi nga 19 Dhjetori 1922 deri ne 1 Shkurt 1923. Ne konkluzionet e tij, qe ishin bazuar ne fakte reale nga Shqiperia e asaj kohe, mbi gjendjen e Kishes Orthodhokse thuhet: "Hiresia e tij Fan Noli, dhe drejtues te tjere fetare Shqiptare qe erdhen nga Amerika ne Korce vazhduan perpjekjet e tyre per krijimin e kishes Orthodhokse Shqiptare. Ata ishin ndihmuar nga disa nacionaliste, shumica e te cileve gjithashtu erdhen nga Amerika. Autoritetet Shqiptare, qe i shihnin me sy te mire aspiratat e tyre, i mbeshteten ata. Ky grup nacionalistesh mori me force nen kontroll disa kisha ne Korce dhe filloi te jepte meshen ne gjuhen Shqipe. Por, sic shume njerez me kane treguar, shumica e popullates Orthodhokse ishte armiqesore kunderejt ketyre zhvillimeve dhe ata protestuan duke mos shkuar ne kishe. Si rezultat u krijua nje ndarje e rrezikeshme" (8). Se sa Orthodhoks ishte Noli dhe kisha apo levizja qe ai perfaqsonte, kete e tregon fotoja e meposhtme ku ai pozon me korrin e kishes, mbase diku ne Boston, USA. Duket qarte qe ketu kemi te bejme me nje kishe te "Amerikanizuar" qe s'kishte te bente fare me Orthodhoksine tradicionale Shqiptare. Eshte e tepert te zgjatem ne kete teme. Permbledhje Noli ze nje vend shume te rendesishem ne Letersine dhe Artin Shqiptar. Shkrimet e tij nuk jane te shumta ne numur por ato jane nga me cilesoret ne fushat respektive, qofshin keto poezi, proze apo shqiperime. Punimet e tija letrare u kthyen ne "standart cilesor" dhe kete pozicion e ruajne edhe sot e kesaj dite. Megjithate, Noli poet, Noli prift dhe Noli politikan jane gjera krejt te ndryshme. Duke anashkaluar anen fetare, personalisht mendoj se si politikan ai ishte nje aventurier dhe enderrimtar qe deshtoi ne shume drejtime. Duke u kthyer perseri tek pyetja: Si i vleresoi aktivitetet dhe perpjekjet e Nolit shtypi dhe qeveria Amerikane ? E pergjitheshmja eshte se ai u konsiderua si nje politikan amatoresk, nje person pa ndonje ide te qarte rreth qeverisjes se vendit dhe i pa qendrueshem. Ne diten kur Noli po largohej nga Shqiperia per ne Itali, gazeta Washington Post, ne artikullin "Intriga Bolshevike" shkruan: "Kur qeveria e Fan Nolit njojti regjimin Sovjetik si qeverine zyrtare te Rusise, pa vonuar Moska dergoi ne Tirane nje delegacion, perfshi dhe nje specialist ushtarak, i cili menjehere filloi te 'peshkonte ne ujra te turbullta' dhe armatosi bandat e paligjeshme shqiptare te cilat bastisen territoret Greke dhe Jugosllave. Se c'fare avantazhi shpresoi te perfitonte kryeministri Shqiptar nga njohja e regjimit Sovjetik eshte shume e paqarte. Mundet qe ai thjesht deshironte te tregonte rendesine e qeverise se tij ose shpresonte te merrte nga Moska ndihme materiale dhe financiare qe nuk arriti ta merrte ne Gjeneve. Si do qe te kete qene, keto veprime e bene ate qe tani te korre ato qe mbolli" (9). C'fare do te thote shkruesi i fragmentit te mesiperm kur thote qe Noli nuk arriti te merrte ndihme ne Gjeneve ? Behet fjale per nje takim te Asamblese se Kombeve te Bashkuara ne te cilen mori pjese dhe Noli si Kryeminister i Shqiperise. Disa nga historianet dhe studiuesit shqiptare shpesh i referohen fjalimit te Nolit ne kete koference si nje fjalim qe tronditi Europen dhe Ameriken ... Ne te vertete, ishte nje fjalim populist, arogant dhe aspak diplomatik. Ai i cilesoi perpjekjet qe kishin bere disa shtete dhe peronalitete te njohura te kohes per krijimin e nje pakete kompesimi dhe ndihme per vendet e demtuara nga Lufta e Pare Boterore si "pordhen me te madhe" qe njerzimi kishte pare ndojehere. Personi qe Noli sulmoi indirekt ishte Gjenerali Amerikan Charles Gates Dawes, qe me vone u be dhe zevendes-president i USA (4 Mars, 1925 – 4 Mars , 1929). Dawes ishte ideatori i paketes ligjore qe detyronte Gjermanine te paguante demshperblime lufte. Per punen dhe kontributin e tij ne vitin 1925 Dawes mori cmimin Nobel per Paqe. Pra, perfundimisht historia tregoi se Dawes ishte me i zgjuar se Noli ! Nolit, ketij burri pa atdhe, si mbeti tjeter vec se te kerkonte strehim ne Amerike. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit 1- The Amarillo Globe (Texas); Sunday, September 14, 1924 "Bishop Fan S. Noli, Premier of Albania, spoiling the sweet spirit that floats over the League of Nation at Geneva, speaks of the Dawes reparations scheme as a ' tortuous , complicated, diabolical, inf ernal combination of bubbles' and the most colossal su per -bubble modern history has produced'. Nevertheless, the scheme is to be tried. History will tell whether General Dawes, or the Premier of Albania was the wiser". 2- Kur ishte ne pushtet Noli kishte njohur qeverine Bolshevike dhe kishte pranuar keshilltare nga Moska. Ai kishte pikpamje majtiste, disa here ekstreme dhe kishte marre pjese ne punimet e Kominternit. Amerikanet e konsideronin kete si nje problem serioz. Permeteper ai nuk kishte tendenca pozitive kundrejt biznesit dhe politikes Amerikane, Britanike dhe perendimore ne pergjithesi. Rast konkret ishte ndalesa/pengesa qe ai i beri nje kompanie Angleze te ngritur posacerisht per kerkimin, nxjerjen dhe shfrytezimin e naftes ne Shqiperi. 3- The Washington Post. Washington: Sunday, August 10, 1924 Article: Albanian Politics and Oil. “Bishop Fan Noli has turned to Italy. In return for a loan of 100,000,000 lire, he offers to accord to Italy special privileges in the search for the oil, for which the country is known to offer great possibilities. Special privileges are also offered Italian shipping in the coasting trade and the establishment of warehouses in Albania by Italian capitalists. The bishop further promises to use all his efforts to bring about a union between the Greek Orthodox church and the Uniate Orthodox church in order to bring it closer to the Catholic church. .... If oil should be discovered in large quantities in Albania, an exclusive rights to its exploitation by Italy would constitute a lien on the country so strong that its independence would be jeopardized”. 4- Gjate Luftes se pare Boterore inxhinieret Italiane dhe Austriake menduan se kishin zbuluar sasira te medha nafte ne Shqipeine jugore. Ishte pikerisht ky lajm qe zgjoi interesat e politikes dhe ekonomise Angleze dhe Amerikane qe nxituan te tregonin kujdes ne ceshtjen Shqiptare. Studiues dhe historiane te ndryshem mbeshtesin teorine se intersat e shfrytezimit te naftes ndihmuan ne stimulimin e krijimit te shtetit shqiptar, perndryshe prespektivat e tij ishin te zymta dhe mbase nuk do te ishte krijuar fare. Me vone doli se nafta ne Shqiperi ishte nje kalkulim i gabuar dhe interesi per vendin u zbeh ... 5- Uniate - Behet fjale per nje bashkim te Kishave Lindore qe kane lidhje te drejtperdrejte me Kishen Katolike/Vatikanin. Qellimi i Nolit ishte largimi i ndikimit Grek dhe Sllav dhe afrimi me Papen e Romes/Katolicizmin. 6- Billings Gazette (Montana), December 27, 1924 Article: Victor grins at Tirana but finds no cash. Former Albanian Premier leading rebels makes triumphal entry to capital only to find fleeing cabinet took all gold. Carry founds off in autos "From my hotel I witnessed the departure of Fan Noli in an automobile loaded with valises. Simultaneously at the Ministry of Finance, the state funds were being loaded in an automobile" .... "Durazzo remained for two days without a government because the prefect representing the cabinet of Fan Noli fled, carrying with him 150,000 lire in gold from the postal office". 7- Syracuse Herald (Syracuse New York), July 5, 1925 Article: "Bandits have nice etiquette in Vienna city" "As a journalist my wanderings in the Balkans have brought me into touch with many strange persons, but Fan Noli, this odd mixture of zealot and politician, this ex-actor become a stateman, this Harvard graduate become bandit leader presents the most baffling puzzle of them all" ....."he found it quite possible to engage in politics during the week, and yet to preach in the church at Tirana on Sundays". 8 - http://www.albanianhistory.net/1923_League-of-Nations/index.html "Rev. Fan Noli and other Albanian orthodox clergymen came over from America to Koritza, where they continued their efforts to create a national Albanian Orthodox Church. They were assisted by a number of nationalists, most of them also emigrants returned from America, and the Albanian authorities, who looked on their aspirations with favour, gave them support. The nationalist party seized some of the churches in Koritza and started the celebration of mass in the Albanian language, but as I have been told by many people, the majority of the orthodox population were hostile to these measures and protested by not frequenting these churches. Thus a dangerous schism was menacing". 9- Washington Post, December 26, 1924 Article: Bolshevist Intrigue "When the Fan Noli government recognized the Soviet regime as the Government de jure of Russia, Moscow promptly sent a delegation to Tirana (including a military delegate) which at once began 'to fish in troubled waters' and arm bands of lawless Albanians to raid Greek and Jugoslav territory. What advantage the Albanian Premier hoped to get by this recognition of the Soviet regime is far from clear. He may simple have desired to show the importance of his government or he may have hoped to obtain from Moscow the material and financial aid he failed to find in Geneva. In any case, by his actions, he is now reaping the whirlwind ".

  • Koka e Ali Pash Tepelenes | Mendime

    Ku perfundoi koka e Ali Pash Tepelenes ? Kush u kujdes per te ? Koka e Ali Pash Tepelenes Per Ali Pashane jane shkrojtur shume libra dhe artikuj. Historianet thone se nje pjese e mire e tyre jane trillime dhe egzagjerime te tepruara. Nje nga personat qe ka percjelle tek lexuesi i kohes nje informacion real dhe te besueshem ishte Robert Walsh, nje shkrimtar irlandez qe ne vitin 1822 punonte si Kapelan, (nje lloj profesioni/prifti/aktiviteti fetar), ne ambasaden britanike ne Kostandinopoje/Stamboll. Nga libri i tij i titulluar “Narrative Of A Journey From Constantinople To England” shkeputa disa fragmente ku flitet rreth fatit te Ali Pashajt. Kush u kujtua dhe kujdes per te pasi Sulltani i kishte prere koken. Kush varrosi koken e pashait famekeq dhe familjareve te tij, etj. Walsh paraqit dhe dokumentin e ekspozuar se basku me koken e prere te Aliut. Dokumenti hedh drite mbi akuzat kunder tij dhe vendimin e shenjte qe u dha per vrasjen e tij. Libri i plote gjendet ketu: https://catalog.hathitrust.org/Record/008643677 Shenim: Ne shqiperim kam perdorur termin Shqiperi, thjesht per lehtesi interpretimi. Ne kohen e Ali Pashajt ky term nuk egzistonte. Termi i sakte do te ishte Arnavud. Materiali i shqiperuar gjendet me poshte me ngjyre te verdhe. ***** Ne Kostandinopoje ishte perhapur nje thashethem; thuhej se Aliu ishte duke arrdhur ne qytet. Nje tartaravan, ose nje lloj tezge, e mbeshtetur ne shtylla druri, qe i ngjan nje kolltuku te mbuluar dhe qe transportohet nga kater mushka, ishte nisur ta priste gjate rruges. Kur karvani u kthye ne qytet solli jo Aline por koken e tij e cila ishte derguar te ekspozohej sic behej zakonisht me kokat e keqberesve. Koka, qe ishte vendosur brenda nje kutie, arriti ne 23 Shkurt. Ne daten 24 ishte ekspozuar ne kopshtin e Sarajeve per tu pare nga te interesuarit. Mora nje jenicer dhe shkova te shihja me syte e mi nje shfaqje orientale qe kishte mbetur e pa ndryshuar qe prej koheve te hereshme. Meqenese Aliu kishte qene nje Pasha, koka e tij ishte trajtuar me respektin qe i takonte rangut te tij. Ne vend qe te ekspozohej prane hyrjes, sic behej zakonisht, ishte vendosur ne nje tepsi mbi nje kollone te ulet mermeri qe ndodhej midis deres se pare dhe te dyte te Sarajeve. Aty ajo i shembellente egzaktesisht kokes se Joan Pagezorit ne pjate. Mbi koke, shume prane saj, varej nje njoftim me akuzat kunder Aliut, njesoj si ato qe vendoseshin ne keqberesit e kryqezuar. Aty afer qendronte nje kopshtar me nje shkop ne dore. Tepsia ishte rrethuar nga nje numur i vogel njerzish te cilet me hapen rruge kur u afrova. Kopshtari duke prekur tepsine me shkopin e tij e rrutulloi ate ne menyre qe une te kisha nje pamje te qarte te kokes nga c’do pozicion. Njerzit me ftohtesine me te madhe, pa shprehur asnje lloj emocioni, thuajse shikonin kollonen prej guri mbi te cilen qendronte koka dhe jo vete koken. Koka ishte pothuajse vetem nje lekure. Kafka dhe trute ishin hequr dhe vendi i tyre ishte zevendesuar me materiale mbushese. Turqit jane shume te talentuar ne kete fushe. Ballcamosja ishte bere me nje mjeshteri dhe perpikmeri mbreselenese. Forma dhe pamja e jashtme ishin aq prefekte sa te krijohej ideja e nje koke te gjalle te pa shkeputur nga trupi. Paraqitja e saj ishte e zbehte por me tipare te qarta dhe natyrale te cilat shprehnin nje karakter specifik. Koka ishte e madhe dhe terheqese. Dukej qarte qe i perkiste nje burri te beshem me paraqitje imponuese. Ne pamje te pare te jepte pershtypjen e nje njeriu te hapur dhe me humor nen lekuren e bute te te cilit une mendova se fshihej nje zemer e eger dhe e pabese. Mungesa e flokeve ne pjesen e siperme te kokes i linte vendin nje balli masiv. Ndersa nga anet derdheshin floke te gjate ngjyre gri. Ky ishte stili i flokeve i shqiptareve moderne dhe grekeve antike qe vinin nga i njejti vend; vendi i Καρακωμαοντες Αχαιοι (1) . Poshte fytyres se tij zgjatohej nje mjeker ngjyre argjendi, jashtezakonisht e bukur, rreth 13 centrimetra e gjate. Shume njerez po lexonin lajmerimin, (Yafta), e vendosur mbi koken e pashajt, ne murin aty prane. Une i shpreha jenicerit deshiren time te madhe te merrja koken pasi ajo te mos duhej me. Duke ditur qe turqit bejne c’do gje per para, i premtova atij nje shperblim te majme. Ai i transmetoi kopshtarit deshiren time. Pas disa ditesh jeniceri me solli dokumentin, [Yafta-n ne fjale], te cilin e kam perkthyer dhe vendosur ne fund te librit. (Shiko kete dokument te shqiperuar ne fund te shkrimit) . Gjate koheve te fundit, Aliu kishte krijuar nje zhurme te konsiderueshme ne Europe. Si rezultat, midis anglezeve kishte lindur nje interes jo i vogel per te mesuar rreth personit te tij. Vecanarisht nje tregetar nga Kostandinopoja mendoi se do te ishte nje spekullim fitimprures blerja e kokes dhe tepsise dhe dergimi i tyre ne Londer ku dhe do te ekspozoheshin. Ai me beri te ditur se kishte afruar nje shume te madhe per kete qellim. Megjithate, koka ishte rezervuar per dike tjeter me nje qellim me te denje. Sulejman Dervishi kishte qene nje nga bashkepuntoret me te hershem te Aliut. Ai ishte bere perfaqsuesi konfidencial i Pashajt ne Kostandinopoje/Stamboll dhe kishte permbushur disa negociata te rendesishme. Me pas, midis burrave kishin lindur mosmarrveshje. Sulejmani ishte terhequr nga jeta normale; kishte hyre ne nje institucion fetar dhe ishte dorezuar dervish. Kur degjoi per vdekjen e shokut dhe bosit te tij te vjeter ai ishte shqetesua teper. Mbas mbarimit te ekspozimit, Sulejmani e bleu ata nga egzekutori publik per nje shume me te madhe sesa ajo e afruar nga tregetari i siper permendur. Pas kesaj, ai arriti te mare kokat e tre djemve dhe nje nipi te Aliut qe ishin egzekutuar, (prere koka), nen pretekse te ndryshme. Sulejmani i varrosi kokat ne nje vend perballe portes se lagjes Silivri. Mbi to vendosi nga nje gur varri te cilat une i kam pare vete. Kushdo qe kalon ketu mund ti shohe guret e varreve dhe lexoje fatin e ‘pronareve’ te tyre. Ne gurin e pare shkruhet: “Ketu ndodhet koka e ish-te famshmit Ali Pash Tepelena, guvernatorit te Sanxhakut te Janines, i cili per me shume se 50 vjet pretendoi pavaresi ne Albania/Shqiperi.” Ne gurin e dyte shkruhet: “Ketu ndodhet koka e Veli Pasha, ish-guvernatori i Trikallas dhe djali i Ali Pashajt, guvernatorit te Janines, qe u egzektua me prerje koke.” Ne gurin e trete shkruhet: “Ketu ndodhet koka e Mukhtar Pasha, guvernator province, ish-komandant i Arlonias, djali i Ali Pashes, ish-guvernatorit te Janines, qe u egzekutua me prerje koke.” Ne gurin e katert: “Ketu eshte koka e Saalih Pasha. Guvernator dhe ish-komandant i Lepantos, djali i Alia Pashes, guvernatorit te Janines qe u egzekutua me prerje koke.” Ne te pestin: “Ketu eshte koka e Veli Pashes, ish-guvernatorit te Trikalas qe u egzekutua me prerje koke.” Te gjithe guret e varreve mbajne daten Shkurt 1822, (Gemazeel aheer, 1237 - me kalendarin islamik) ***** Perkthimi i "Yafta" ose dokumentit te vendosur siper kokes se Ali Pashajt te Janines i cili ishte ekspozuar ne kopshtin e Sarejeve ne daten 23 Shkurt, 1822. Koka e ekspozuar ketu eshte ajo e tradhetarit te fese, te njohur me emrin Ali Pasha Tepelena. Gjate nje periudhe kohore 30 apo 40 vjecare, famekeqit Ali Pashe Tepelena i jane bere favore te shumta nga Porta e cila i besoi atij qeverisjen e disa provincave dhe rajoneve. Ai vete, djemte e tij dhe persona te lidhur me ta, kane perfituar ndere te ndryshme nga Sulltani. Pavaresisht kesaj, pa treguar asnje lloj mirenjohje, ai vazhdimisht ka kundeshtuar deshiren e Portes se Larte. Ali Pashaj ka perdorur lloj-lloj pabesish dhe tradhetish per shtypjen e popullatave te cilat qeveriste. Asnjehere me perpara nuk eshte hasur ndonje histori e ngjashme qe te barazohet me aktet hileqare dhe barbare si ato qe ai ka kryer. Ne asnje periudhe historike nuk gjendet ndonje shembull pervers qe te barazohet me veprimet e pabesa dhe barbare qe ai kishte ndermare. Asnjehere me perpara nuk ishte pare apo degjuar dicka e ngjashme. Gjithmone ne levizje dhe turbullues, kudo ku krijohej ndonje trazire, ai ishte pjestar i saj. Disa here hapurazi, disa here fshehurazi, ai do ta mbeshteste ate me para ose inkurajonte nepermjet veprimeve te kamufluara. I dhene mbas ambicieve djallezore, ai nuk u permbajt ne provincat qe i ishin besuar atij por uzurpoi qeverite e disa krahinave ngjitur ne te cilat krijoi rremuje dhe probleme. Ai kercenoi jeten e nje numri rajash te varfet te cilet jane nje element i shenjte vendosur ne duart tona nga Zoti i Plotfuqishem. Ai demtoi nderin e te tjereve dhe ju rrembeu atyre pronat. Me pak fjale, ai shkateroi familje te tera. Ky ishte nje problem jo vetem ne Albania/Shqiperi por edhe ne disa rajone te tjera mbi te cilat ai shtriu dominimin e tij, si Larissa, Manastir dhe Saripoel, [Mbase Tripoli - shenimi im]. Dhuna dhe poshterimet e padegjuara te Ali Pashajt kishin detyruar banoret e Albanias/Shqiperise dhe te provincave ngjitur te emigronin. Gjate viteve, e informuar rreth tiranise se tij, Porta Sublime i drejtoi Pashait reagimet me te forta duke i kujtuar domosdoshmerine e ndryshimit te sjelljelljeve te tij. Por, duke mos degjuar keto keshilla te dobishme Ali Pashaj vazhdoi me pafytyresite e tij. Ai jo vetem qe nuk mori ndonje mase permiresuese por perkundrazi e shtyu kurajon e tij aq larg sa te shtinte plumba ne Rezidencen e Kalifit ne Kostandinopoje, qendern e sigurise perandorake. Objektivi ishin disa persona qe nuk aprovonin veprimet e tij dhe kishin arrdhur te kerkonin mbrojtje ne kryeqytet. Kjo shkelje e qarte e te gjitha ligjeve te shenjta dhe njerezore e kishte bere denimin e Ali Pashajt nje veprim te domosdoshem. Ai ishte shkarkuar nga posti dhe provincat qe ai qeveriste ju ishin dhene Vezireve te tjere. Pikerisht pas kesaj, Aliu hoqi masken e tij dhe pershkallezoi nivelin e revoltes me qellim permbushjen e te gjithe projekteve djallezore qe kishte planifikuar prej shume vitesh. Ai u ngujua ne qytetin e Janines te cilin e kishte fortifikuar paraprakisht me mendimin qe ne kohe te veshtira aty mund ti rezistone fuqise se Portes, bamiresit te tij. Shpirti hakmares qe karakterizonte Ali Pashane u shfaq ne te gjitha permasat ne momentin kur shpertheu rebelimi i grekeve. Ai ju dergoi infideleve te Morese shuma gjigande parash. Githashtu dhe sulioteve duke i nxitur ata te ngriheshin kunder myslymaneve. Keto veprime te pabesa kishin tejkaluar nivelin e krimeve kunder ligjeve te shenjta, sigurise se shtetit dhe si pergjigje kerkonin vdekjen e Aliut. Hurshid Ahmed Pasha, serasqeri fitimtar i Rumelise, e zuri rob dhe e egzekutoi ate. Urdheri per kete veprim ishte dhene nepermjet nje vendimi te shenjte qe kerkonte kete denim. Keshtu qe, populli myslyman ka shpetuar pergjithmone nga poshtersia dhe tirania e tradhetarit Ali Pasha Tepelena. Shenime dhe sqarime 1- Καρακωμαοντες Αχαιοι - eshte deformim i nje pershkrimi/perkufizimi Homerik. Janar, 2023

  • Otomanet, shqiptaret dhe shtypshkronja | Mendime

    Perse vendet qe kane qene nen kontrollin e Perandorise Otomane tregojne akoma shenja prapambetje ? Si lidhet historia e printimit te librave me aktualitetin ? Otomanet, shqiptaret dhe shtypshkronja Dikur, diku ne nje qytet te Rusise, nje i ri shqiptar kishte hyre ne nje lulishte publike dhe kishte keputur 2-3 lule. Dikush e pa veprimin e tij dhe e pyeti: Mos je gje nga Ballkani ? Kete histori e kam degjuar shume vite me pare nga nje familjar i “hajdutit te luleve” i cili kishte qene nje student ne Bashkimin Sovjetik. Behet fjale per mesin e viteve 1950. Por cila ishte arsyeja qe qytetari rus kishte krijuar standartin e tij te grupimit dhe karakterizimit te njerezve te ”pagdhendur” ? Perse ballkanasit ? Mendimin tim, apo me sakte pergjigjen time, po e jap bazuar ne konkluzion qe arrita pasi lexova nje artikull te studjuesve Bogdan Popescu dhe Mircea Popa qe ben fjale rreth ndikimit deciziv qe kishte patur shpikja e shtypshkronjes ne zhvillimin e Europes Qendrore-Perendimore dhe shoqerise njerezore ne pergjithesi. Autoret e "ballkanizojne" kete fenomen dhe mbeshtesin teorine qe thote se popullatat qe qendruan per nje kohe te gjate nen kontrollin otoman mbeten mbrapa ne zhvillimin intelektual, politik, ekonomik, edukativ, etj, ne krahasim me popullatat qe qendruan per nje kohe me te shkurter apo nuk u pushtuan nga otomanet. Popescu-Popa theksojne se ky ndikim negativ eshte i "prekshem" edhe sot e kesaj dite. Arsyeja e kesaj prapambetje, argumentojne Popescu dhe Popa, ishte pa-aftesia e Perandorise Otomane per ta bere edukimin dhe dijen masive. Mes shembujve, referimeve shkencore dhe paralelizmave te shumta, autoret krijojne nje pikture te detajuar qe shtrihet nga shekulli i 14-te deri ne ditet tona. Shkrimi origjinal titullohet: Imperial Rule and Long-Run Development: Evidence on the Role of Human Capital in Ottoman Europe. Me poshte kam pershtatur disa fragmente dhe ide te ketij punimi shume interesant. Gjithashtu kam shtuar disa materiale nga burrime te tjera. Falenderoj Zt. Popescu dhe Zt. Popa per mundesine dhe besimin qe me dhane per t'ju referuar punimit te tyre. Shtypshkronja ne Europen Qendrore-Perendimore Historianet e konsiderojne shpikjen e shtypshkronjes ne vitin 1452, ne Gjermani, si nje nga momentet me te rendesishme te historise se njerezimit; nje inovacion qe ndryshoi pergjithmone formen e perhapjes se shkrimit dhe leximit, menyren se si njerzit shkembenin njohurite e tyre. Kjo metode e re e shperndarjes se dijes ndryshoi dijen ne vetvete dhe njekohesisht transformoi mendimin intelektual te civilizimit perendimor. Duke qene nje element qe prodhohet masivisht nepermjet shtypshkronjes, libri u be nje burrim dije jo vetem per femijet e te pasurve por edhe per femijet e shtresave te varfera qe tani mund te perballonin ekonomikisht blerjen e teksteve te ndryshme. Masat popullore pane tek libri nje aleat per zhvillim dhe progres. Niveli i njohjes u rrit ne menyre drastike dhe filluan te krijohen profesione te reja qe kerkonin kulaifikim profesional. Qytetet europiane te viteve 1450 - 1500 qe kishin arritur te krijonin shtypshkronja u zhvilluan me shume se homologet e tyre qe nuk i kishin hyre kesaj rruge. Permeteper, qytetet me shtypshkronja ndertuan shkolla, universitete dhe u kthyen ne qendra te mendimit intelektual. Si rrjedhim, keto qytete u zvilluan me nje ritem te shpejte dhe statistikat tregojne se qytetet qe shtypnin me shume libra kishin nivele me te larta te ardhurash. Ne Europen qendrore-perendimore, ne vitin 1500, vetem 50 vjet pas shpikjes se shtypshkronjes, ishin shtypur rreth 9 milion libra. Me poshte tregohet nje harte e qyteteve qe ne shekullin e 15 kishin shtypshkronja aktive. Shtypshkronja ne Perandorine Otomane Shtypshkronjen e pare ne Perandorine Otomane e ndertuan hebrenjte e debuar nga Spanja ne vitin 1492. Megjithate, kjo perpjekje nuk gjeti nje ambjent favorizues, nuk pati ndonje impakt te rendesishem dhe nuk egzistoi per nje kohe te gjate. Ka disa hipoteza se perse otomanet nuk perkrahen shtypjen/publikimin e librave. Thuhet gjithashtu se ne vitin 1483 apo 1485, Sulltan Bajazid II leshoi nje dekret qe denonte printimin e librave. Disa studjues mendojne se otomanet i ruheshin perdorimit te librave sepse ato mund te ktheheshin ne vegla te zgjimit nacional qe mund te shkaktonin trazira politike apo fetare. Per kete arsye ata e penguan krijimin e shtypshkronjave dhe aktiviteteve te lidhura me to. Cilado qe te ishte arsyeja, publikimet ishin shume te pakta dhe gjate periudhes kohore 1726 - 1838 ne Perandorine Otomane u botuan vetem 142 libra, (Tituj librash), nderkohe ne Europen Perendimore ishin botuar 30,000 te tille. Ne pergjithesi, printimi ne Perandorine Otomane ishte praktikuar nga grupe popullatash jo-myslymane, kryesisht nga armenet, greket dhe hebrejte. Edhe printimin e pare me germa arabe e bene kristianet qe banonin ne Alepu, (Qytet ne Sirine e sotme), ne vitin 1706. Perpjekja e tyre kulminoi rreth vitit 1726 me krijimin e shtypshkronjes se pare shteterore ne Perandorine Otomane. Megjithate ky hap progresiv nuk coi ne ndryshime te medha. Alepuja ishte qyteti i 3-te per nga rendesia ne Perandorine Otomane, qender e madhe politike dhe ekonomike, dhe ne vitin 1752 bibloteka e qytetit kishte ne fondin e saj vetem 3,000 libra. Degradimi i Perandorise Otomane dhe analfabetizmi Degradimi i fuqise se Perandorise Otomane filloi pas shekullit te 16-te dhe arsyet per kete ishin te shumta. Historianet permendin korrupsionin dhe efikasitetin e ulet te administrates, klanizmin, shitjen e posteve zyrtare, nenpunes te pakualifikuar, koston e larte te mbajtjes se administrates shteterore, ekonomi primitive, inflancionin e larte dhe mbledhjen e ulet te taksave. Ketyre fenomeneve shkateruese ju shtohej padija dhe analfabetizmi i thelle. Kuptohet qe mungesa e materialeve te printuara pati nje ndikim thelbesor ne prapambetjen institucionale dhe edukimin e popullatave qe jetonin ne hapesirat e kontrolluara nga otomanet. Te krishteret ballkanas mernin nje edukim te kufizuar vetem nepermjet institucioneve kishtare, ndersa myslymanet nepermjet shkollave fetare te financuara kryesisht nga elitat lokale. Reformat e Tanzimatit u perpoqen te ndryshonin situaten ne terren por pa ndonje rezultat te dukshem. Shpesh shkollat kishin 1 ose 2 mesues qe jepnin 15 lende mesimore, perfshi matematike, ekonomi, biologji … Per te patur nje ide te pergjithashme, ne fillim te shekullit te 20-te, analfabetizmi ne Bullgari ishte 73.6% ndersa ne Greqi 59.7%. Ne rastin e Shqiperise, bazuar ne rekorded e shtetit shqiptar, deri ne vitin 1920, analfabetizmi arrinte ne 80%, dhe mos harrojme qe analfabetizmi midis grave ishte akoma me i larte, ndersa pjesa e “kenduar” dinte te shkruante dhe lexonte kryesisht ne greqisht. ***** Le te kthehemi ne kohezgjatja e kontrollit otoman dhe lidhjen e tij me zhvillimin e pergjithshem te vendeve perkatese. Harta e me poshtme, e pregatitur nga Popescu dhe Popa, pershkruan intervalet kohore te zoterimit dhe kontrollit Otoman te Ballkanit. Bazuar ne nje game te gjere te dhenash, Popescu dhe Popa arrijne ne konkluzionin: “Individed e rajoneve me nje eksperience te gjate otomane kane rezultate me te ulta edukative; te njejtin problem kishin patur dhe prinderit e tyre. Ata ishin rritur ne ambjente familiare qe kishin pak mundesi edukimi. Rajonet europiane qe ishin nen kontrollin e Portes se Larte reflektonin me pak aktivitet inovator, dhe ky fakt pasqyronte kapacitetin e pergjithshem te vete Perandorise Otomane” . Shqiptaret, Perandoria Otomane dhe shtypshkronja Raporti i shqiptareve me Perandorine Otomane eshte shume i komplikuar. Shume historiane shqiptare mbeshtesin teorine e “shkaterimit otoman” duke theksuar se otomanet e lane vendin mbrapa. Pa dyshim kjo eshte e vertete, por deri ne nje fare mase, dhe c’fare u tha me lart e mbeshtet kete teori, por otomanet nuk veconin etnicitetet … Ata ndiqnin, pak a shume, te njejtat politika ne te gjitha territoret qe kishin pushtuar apo marre nen kontroll. Personalisht, mendoj se shqiptaret e 3, 4 shekujve te kaluar nuk interesoheshin shume per shtypshkronja apo libra. Ata luftonin per mbijetese dhe ingranimi i tyre ne strukturat otomane, kryesisht ne krahun ushtarak, i shpetoi ata nga asimilimi i kulturave superiore greke dhe sllave. Natyrisht qe perqafimi i besimit myslyman luajti nje rol vendimtar, gjithashtu. Ne lidhje me shtypshkronjen e pare te ndertuar ne hapesirat ku sot eshte formuar Shteti Shqiptar. Mendoj se teoria e shtypshkronjes se Voskopojes/Moskopojes ne vitet 1720 eshte me shume nje egzagjerim se sa realitet i bazuar ne fakte konkrete (1). Nuk egziston ndonje liber i vertete i printuar nga kjo shtypshkronje. Po ashtu, ka mendime se ne Shkoder ka egzistuar nje shtypshkronje qe ne vitet 1550. Shkencerisht nuk mund te vertetohet as njera, as tjetra hipoteze. Mbase e kam gabim, por do te desha te shihja nje liber te shtypur nga keto shtypshkronja; e kam fjalen per libra/botime qe plotesonin standartet e kohes. Kur thuhet shtypshkronje kuptohet nje makineri qe eshte e afte te shtype mijera libra, dhe jo nje pllake printuese qe perdoret per shtypjen e 10-15 faqeve apo ndonje gravure (2). Makinerite si ato te Gutenberg-ut shtypnin 1,500 faqe ne dite, mbase edhe me shume. Printimi ne shekullin e 15-te apo 16-te konsiderohej teknologji e larte dhe kerkonte bashkepunimin e shume faktoreve/elementeve qe mungonin plotesisht ne shume zona te Ballkanit. Me besueshmeri te mjaftueshme, mund te thuhet qe shtypshkronja e pare ne Shqiperi eshte krijuar ne Shkoder nga nje dege e Kishes Katolike, mbase rreth viteve 1870. Per nje ide te pergjitheshme, me poshte tregohen tre faqe nga tre Bibla te shtypura nga e njejta shtypshkronje, qe ruhen ne tre muzeume te ndryshme te botes. Behet fjale per "Biblen e Gutenbergut" qe ishte printuar ne Mainz, Gjermani, ne vitin 1455 nga Johann Gutenberg dhe bashkepuntoret e tij, Johann Fust dhe Peter Schoeffer. Duket qarte niveli i larte teknik dhe cilesor qe egzistonte ne shtypshkronjat gjermane te 567 viteve te kaluara. Ne se pranojme egzistencen e shtypshkronjes ne Voskopoje, cilat ishin standartet dhe kapacitetet e saj ? Persa i perket botimit te librave ne ditet tona; Shqiperia ka mbetur mbrapa vendeve te rajonit. Nuk ka ndonje informacion zyrtar rreth nivelit te ketij disniveli. Edhe per kete e kane fajin otomanet e dikurshem ? Si perfundim, nuk do te thote qe vendet qe hershem “perqafuan” shtypshkronjen u transformuan ne vende me paqesore ne krahasim me fqinjet e tyre. Historia tregon se pikerisht keto vende apo popuj e perdoren avantazhin e librit ne rruge negative dhe vrane, dogjen dhe shkateruan njeri-tjetrin me deshire te madhe ashtu sic kishin perkrahur dhe dijen. Megjithate, avantazhi i shtypshkronjes nuk diskutohet. Mbase emigrimi masiv i shqiptareve ne drejtim te Europes Qendrore-Perendimore eshte treguesi me i mire i kesaj epersie. Shenime sqaruese rreth shkrimit. Shkrimi eshte bazuar gjeresisht ne punimin e studjuesve Bogdan Popescu dhe Mircea Popa te titulluar: Imperial Rule and Long-Run Development: Evidence on the Role of Human Capital in Ottoman Europe 1- Max Demeter Peyfuss, ne studimin e tij te titulluar: Die Druckerei von Moschopolis, 1731-1769, shkruan se ne Voskopoje egzistonte e vetmja shtypshkronje greke ne Ballkan dhe se kjo shtypshkronje shtypi me shume se 21 libra. 2- Mendoj se ne rastin e shtypshkronjes se Voskopojes kemi te bejme me hapa embrionale dhe jo me nje shtypshkronje qe plotesonte standartet teknike dhe ekonomike te kohes. Materiale te tjera: - The Ottoman Empire, 1700-1922 - Autor Donald Quataert. Faqe: 167 - Age of Invention: Did the Ottomans Ban Print ? - Autor Anton Howes. https://antonhowes.substack.com/p/age-of-invention-did-the-ottomans? - https://www.britannica.com/topic/publishing/The-age-of-early-printing-1450-1550 - https://www.europeana.eu/en/blog/europes-first-printed-book Prill, 2022

  • Termeti qe rrafshoi Durrsin - Viti 1267 | Mendime

    Termet ne Durres. Termeti qe shkateroi qytetin e Durrsit ne vitin 1267 Një tërmet në Durrës - Viti 1267 Ne se politikanet shqiptare, zbatuesit e ligjit dhe ndertuesit do te lexonin me shume histori, mbase sot qyteti i Durresit do te kishte nje pamje tjeter. I vendosur ne nje zone me aktivitet te larte sizmik qyteti eshte "tundur e shkundur" gjate rrjedhes se historise disa here ... Nje pershkrim rrenqethes rreth nje termeti fatal qe goditi qytetin 754 vite me pare jepet ne shqiperimin e meposhtem(1). Shkrimi eshte gjithashtu nje nga rekorded e hershme ku permenden albanasit si banore te zonave perreth Durrsit. Termeti qe rrafshoi qytetin e Durrsit ne vitin 1267 Nje pershkrim nga George Pachymeres(2) ***** Disa kohe me pare, ne qytetin e Durrsit ndodhi nje ngjarje e dhimbeshme dhe shkateruese. Gjate muajit Korrik, zhurma te pazakonta shkaktuan tundje te vazhdueshme te tokes. Mund te thuhet se keto zhurma i ngjanin nje renkimi. Njerzit filluan te besojne qe ato ishin paralajmerime te nje dickaje te keqe qe ishte duke ardhur. Nje dite, zhurmat zgjaten dhe ushtuan me shume se ne ditet e meparshme. Disa banore te perfshire nga paniku vendosen te largoheshin dhe te gjenin strehe diku jashte qytetit; ata ishin te trembur dhe mendonin se situata mund te perkeqesohej. Nata "mbuloi" zhurmen renkuese te dites qe kaloi dhe bashke me erresiren erdhi dhe nje termet i forte. Ishte termeti me i fuqishem qe mbahej mend ndonjehere. Nuk ishte vetem nje levizje "para-mbrapa" e tokes, sic mund ta pershkruaje dikush, por ishin fundosje te njepasnjeshme dhe lekundje te tilla qe e kthyen qytetin se mbrapthi dhe e rrafshuan ate nje me token. Shtepite dhe ndertesat e larta nuk rrezistuan as edhe nje sekonde por u shemben menjehere duke varrosur ata qe ishin brenda tyre. Nuk kishte asnje mundesi qe banoret ti largoheshin rrezikut sepse ndertesat ishin ngritur njera pas tjetres. Ne te vertete, ata qe qendruan brenda kishin shans me te madh mbijetese sesa ata qe vrapuan jashte shtepive qe ishin duke u shembur. Nuk mbeti asnje ndertese ne formen e saj te meparshme. Ato rane njera mbi tjetren; edhe ndonje ndertim cilesor qe i shpetoj lekundjeve pesoi te njejtin fat sepse ishte demtuar kur godinat e tjera kishin rene mbi te. Katastrofa ishte e papritur dhe e permasave te tilla qe nuk i dha mundesine askujt qe te largohej ne kohe. Per shume njerez ishte si nje enderr; ata nuk arriten te kuptonin se ne c'fare situate u larguan nga jeta. Femije te vegjel dhe bebe, pa kuptuar se c'kishte ndodhur, ishin varrosur ne mes te rrenojave. Renkimi i tokes dhe jehona e zhurmes ishin te tilla qe ata qe mbijetuan, duke e gjetur veten perballe rritjes se nivelit te detit, menduan se keto shenja nuk ishin vetem paralajmerim per agoni te metejshme por ne fakt kishte ardhur "fundi i botes". Qyteti bregdetar ishte befasuar nga ky termet katastofik kaq i paritur. Ata qe e gjeten veten jashte germadhave dhe qe ishin pothuajse te shurdhuar nga zhurmat dhe oshetimat e shtepive qe binin mbi njera tjetren, nuk mund te imagjinonin gje tjeter vec se po shihnin shkaterimin e te gjithe universit. Termeti zgjati jo pak; ndaloi kur nuk mbeti gje ne kembe. C'do gje ne qytet ishte rezuar duke mbuluar keshtu dhe banoret e tij. Perjashtimi i vetem ishte akropolis qe qendroi fuqishem dhe i mbijetoi termetit. Kur zbardhi dita, banoret nga zonat perreth vrapuan menjehere ne qytet dhe filluan te germonin duke perdorur cdo gje qe ju zinin duart; kazma, cfurqe apo ndonje vegel tjeter qe mund te gjenin. Ata nisen te rremonin me "duar dhe kembe", natyrisht duke u perpjekur te shpetonin ndonje viktime fatkeqe qe mund te kishte mbetur akoma gjalle, por me se shumti duke kerkuar te shtinin ne duart e tyre ndonje gje me vlere qe mund te zbulonin ne mes te rrenojave. Sic ndodh ne keto raste, prona e te zhdukurve nuk ka trashegimtare. Dhe keshtu ishte, nuk kishte mbetur njeri qe te deklaronte pronen qe i takonte. Pas ditesh te tera kerkimi, duke perdorur cfurkun ne vend te draperit, albanasit dhe ata qe jetonin aty afer korren bereqet te florinjte. Me ne fund ata e braktisen qytetin antik ne vetmine e tij. Durrsi tani pothuajse se nuk njihet; vazhdon te numurohet ne mes te qyteteve te tjere por jo per gjendjen egzistuese, por per emrin e dikurshem. Niketa, (Nicetas), Dhespoti i zones, ishte ndodhur aty dhe i mbijetoi termetit por kishte mare plage ne te gjithe trupin e tij. Nga pamja e kesaj situate katastrofike, qe askujt nuk i kishte shkuar nder mend se mund te ndodhte ndonje nje dite, Niketas u tremb dhe u largua nga qyteti. Durrsi mbeti i heshtur dhe i boshatisur jo vetem nga Mitropoliti dhe nga banoret por gjithashtu edhe nga aktivitetet e perditeshme qe zhurmonin ndertesat e madherishme te shkelqimit te tij te dikurshem. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit 1- Ky eshte shqiperim i nje materiali te publikuar nga Robert Elsie. Shkrimi origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/texts1000-1799.html - Mare ne daten 28 Janar, 2021 2- Historiani dhe dijetari George Pachymeres, (mendohet te kete lindur ne vitin 1242, vdiq ne vitin 1310), kishte lindur ne qytetin e Nicaea/Nikea. Ai kishte mbajtur poste te larta zyrtare ne Constantinople/Kostandinopoje. Vepra e tij me titull "Historia" mbulon periudhat kohore te mbreterimit te Michael VIII Palaeologus (Perandori Bizantin midis viteve 1261-1282) dhe Andronicus II (Perandori Bizantin midis viteve 1282-1328). Ky punim eshte burrimi kryesor i informacionit qe vjen nga ajo kohe. Midis te tjerash midis faqeve te vepres ne fjale, gjendet the nje pershkim i detajuar i nje termeti qe ndodhi ne Durres. Historiani Francez, Alain Ducellier, mendoi se termeti kishte ndodhur ne Korik te vitit 1267. Shenim: Burrime te tjera historike japin versione te ndryshme rreth dates kur ndodhi termeti. Mund te kete ndodhur dhe ne vitin 1271, apo kete patur disa termete madhore njeri pas tjetrit ...

  • Kusherinjte iliro-pellazge | Mendime

    Shqiptaret e sotem dhe kusherinjte iliro-pellazge. Gjate nje diskutimi dhe shkembimi komentesh ne FB nje shoku im “feisbukas” me drejtoi nje pyetje qe, pak a shume, ishte formuluar keshtu: Si thua ti, mo Petro, per origjinen e shqiptareve; nga kemi erdhur ne ? Pyetjes po i pergjigjem me aq sa di dhe kuptoj. Kusherinjte e mij iliro-pellazge Po te besojme shkencen gjenetike, origjina e njeriut e ka zanafillen diku ne Afrike, ku majmunet u lodhen se ndejturi ne peme dhe zbriten ne toke (nuk e di nese bene mire apo jo, por kete do ta diskutoj njehere tjeter). Po te marrim per reference disa nga besimet fetare te paret e races njerezore ishin dy krijesa te Zotit; Eva dhe Adami te cilet jetonin ne Kopshtin e Edenit. Si njeri, si tjetri variant thote se njerzit u shperndane neper bote duke u nisur nga nje zone shume e vogel. Meqenese kjo zone eshte larg Ballkanit i bie qe ballkanasit te gjithe, ne njeren apo ne tjetren forme, jane refugjate, perfshi dhe racen "iliro-pellazge". Kur filloi largimi i refugjateve nga “Kopeshti i Edenit”, qe mbase ka qene diku ne Afrike ? Le te pranojme nje numur "rrumbullak", te themi 150,000 vite te kaluara. Gjate ketij udhetimi te gjate dhe te lodhshem, shpesh here brutal dhe te pergjakshem, disa nga te larguarit afrikane arriten ne Ballkan dhe vazhdojne te jetojne aty deri ne kete fundviti, 2020. Me sa duket ne hapat e para te "njerzillekut", kur njeriu nuk dinte shkrim e kendim dhe as nuk dinte te bente llogari, gjerat ishin me te thjeshta, te pakten ne disa drejtime. Pershembull, ne se dikujt i duhej dicka ai shkonte dhe e vidhte ate pa ju trembur syri fare ! Keshtu qe disa individeve, qe ju kishin rene qimet me heret dhe ishin me te zgjuar se te tjeret, vendosen te marrin situaten nen kontroll dhe te perdorin dhe trurin dhe kerbacin, sipas situates dhe mundesise. Si rrjedhim, pak e nga pak linden grupe me te avancuara njerezish, te cilet filluan te akumulojne dijen, zhvillojne gjuhen e folur dhe te shkrojtur, etj. Te mos harrojme qe ne krye te ketyre grupeve qendronte “paria”, me piramida, pallate, skllever, ar dhe argjend e shume te tjera … Sic koha kalonte, njerezimi u zhvillua shume. Bie fjala, sot bota ka tankse dhe aeroplane, bomba atomike dhe shume gjera te tjera, mos harrojme te "drejten e fjales" qe te jep mundesine te shash me "rrenje dhe dege" ate qe s'te pelqen. Secili nga ne ka patjeter nje celular dhe mbase 1 apo me shume profile ne Face Book, komoditete keto qe nuk i kane "kusherinjte" tane te larget qe vendosen te rinin ne peme dhe mos zbrisnin ne toke, Zoti na rruajte ! ***** Ajo qe me cudit eshte fakti se nje pjese e madhe e “feisbuksave” nuk dine te shkruajne shqip por jane gati te vrasin ne se dikush ju kerkon ndonje prove per origjinen e tyre ! Ajo eshte tabu; iliro-pellazge ! Sipas disa perfaqsuesve te nacionalizmit ekstrem, pellazget kane qene te paret e te pareve. Para tyre nuk ka patur as majmun dhe as njeri ne ato zona, as ne peme dhe as ne toke ! Te tjeret erdhen dhe ju morren pronat, tamam sic ndodhi ne “Demokraci”. Me kalimin e shekujve pellazget u bene ilire; pastaj iliret u bene arber … Po sikur une te them qe “arberit” ishin banore me te hershem se iliret dhe keta te fundit kane ardhur, le te themi 3000 vjet me pare, ne hapesirat Ballkanike ? Po sikur te them se iliret kane fare pak te bejne me pellazget ? C’fare do te thone simpatizantet e atij apo ketij personi ? Do te me shpallin “armik te kombit” ? Sido qe te kete qene, shqiptaret, ose me sakte ato grupe popullatash qe formuan shqiptaret e sotem, kane banuar ne Ballkan te pakten per 2,000 vjet. Ky eshte mendimi im personal dhe une kete e bazoj ne efektin e forte qe ka patur latinishtja ne gjuhet e ketyre popullatave. Pra, kur romaket shtrine kontrollin e tyre ne Ballkan ata erdhen ne kontakt, ose me sakte banoret egzistues erdhen ne kontakt me Gjuhen dhe Kulturen Romake. Te paret e shqiptareve mesuan shume gjera nga romaket, midis te tjerash dhe fjalen shkruaj. Ne se dikujt i duken pak 2,000 vjet atehere le te me jape 2,000 mije Euro … nuk them gje fare. Bile do ta mbyll gojen pa le te thone qe Petroja eshte i paguar ! Po kthehem tek ata qe s’dine te shkruajne gjuhen shqipe dhe ne te njejten kohe insistojne se iliro-pellazget jo vetem qe mesuan Europen si te shkruaje, por dhe si te lexoje. Perpara se te vazhdoj me tej; me ben pershtypje se kjo kategori njerzish nuk thote gje fare per tabelen e shumezimit … kush ja u mesoi ate Europianeve ? Me qe mu kujtua tabela e shumezimit, fillova te bej disa kalkulime me gishta. Une kam afersisht 15 kusherinj te afer. Kusherinjte e mij kane dhe ata kusherinjte e tyre, qe edhe ata nga anet e tyre kane kusherinjte e tyre … E imagjinoj “pemen e kusherinjve” dhe del qe te jete nje "peme familjare" shume e madhe. Po te shtoj pemet e shqiptareve te tjere del qe ka shume peme te medha dhe po te shtrihem ne kohe (te themi deri ne pellazget) atehere krijohet nje pyll gjigand me peme shume te medha, me kusherinj te varrur kudo neper dege njesoj si ne pemen e Vitit te Ri. Epo ne 2,500 vjet nga gjithe keta miliona “kusherinj” nuk doli nje qe te shkruante gjuhen iliro-pellazge ? Nuk doli asnje kusheri i zgjuar dhe me fantazi qe te shkruante nje leter dashurie apo qofte dhe nje leter “anonime” nga poshte-lart, por priten deri sa te ikte Turqia, 1,500 vjet pas renies se Romes ? Si i rritur dhe edukuar ne kohen e "partise" mendova te perdor metoden “beso-kontrollo”, por vendosa ti referohesha shkences dhe jo vendimeve te "byrose". Ne faqen e nje kompanie shume te njohur ne testimin e DNA-se gjeta kete shpjegim rreth nje grupi DNA-je qe eshte shume i perhapur midis shqiptareve: "Sot, meshkujt e ketij nengrupi DNA-je jane te zakonshem ne Europen Jugore, perfshi Ballkanin, Iberine dhe Italine. Ne Greqi, Bullgari dhe Shqiperi midis 15% dhe 30% e burave i perkasin nenrupit "E-M78". Ka te ngjare, qe para-ardhesit e tyre te kene arritur relativisht vone ne kete rajon. Ndersa disa dege te nengrupit "E" kishin ardhur ne Europe perafersisht 8,000 vjet te kaluara, kerkimet bashkekohore sugjerojne qe perhapja e nengrupit "E-M78" ndodhi, pak a shume, keto 5,000 vitet e fundit gjate Epokes se Bronxit" (1) Hmmm, dalka qe shqiptaret e sotem paskan "kusherinj" ne te gjithe Evropen jugore, Greqi, Bullgari dhe natyrisht dhe ne Shqiperi. Pra nacionalistet shqiptare paskan te drejte; shqiptaret jane perhapur ne te gjithe boten. Po mire, i thashe vetes pse nuk rane dakort keta pellazget qe te flisnin te njejte gjuhe ? Mbase e kane bere per inat. Nejse, thashe leri pellazget dhe shiko c'fare kane bere iliret. Mu dha rasti te hyj ne diskutim me nje person nga ish-Jugosllavia. Pasi u perpoqem per 10-15 minuta te merreshim vesh, ja ktyem ne anglisht qe te merreshim vesh qe me ilirishten nuk merreshim vesh. Mendova; mali i Gramozit dhe Mali i Zi jane shume larg nga njeri tjetri dhe te paret tane as qe jane takuar ndonjehere ... Ose mbase kjo ndodh nga qe une jam ilir nga ana e burrave dhe ai nga ana e grave ! Konkluzion Shqiptaret, si gjithe popujt e tjere ballkanike, jane nje perzjere racash dhe farash, qe gjate rrjedhes se historise kane arritur te krijojne identitetin e tyre te vecante. Konceptet race, fare, gjeneze, etnicitet, nacionalitet jane identitete qe disa here bashkohen ne nje ide, perceptim apo formacion te vetem. Por ndodh qe po te njejtat koncepte largohen nga njeri-tjetri duke u kthyer ne forca kundeshtare. Mendimi qe shqiptaret e sotem jane pasardhes te drejtperdrejte te pellazgeve, (Sipas nje legjende antike pellazget mbine nga toka), eshte njesoj sikur te thuash qe greket e sotem jane ata te kohes se Herkulit apo italianet jane romaket e dikurshem. Nacionalistet shqiptare nuk arrijne te kuptojne se disa nga elementet me te rendesishme qe kane kontibuar ne krijimin e nacionaliteteve te fuqishme boterore jane tradita, kultura, besimi fetar, forma e te menduarit dhe gjykuarit, menyra e jeteses, objektivat afatgjata politike dhe ekonomike. Per ta mbyllur, per ata qe vazhdojne te insistojne se shqiptaret jane nje race "puro", le te shohin nje foto te presidentit dhe kryeministrit te vendit, ngjitur me njeri tjetrin. Kush eshte iliri dhe kush eshte pellazgu - mund te me thote dikush ? Persa i perket vendit nga kane arrdhur shqiptaret, (ose me sakte ai grup qe dominoi grupet e tjera dhe konsiderohet si berthama e shqiptareve te sotem); mendoj se ka qene nje vend larg detit sepse shqiptaret nuk kane emertime specifike dhe te detajuara as per faunen dhe as per floren detare; harroje lundrimin ne det qe kerkonte dhe emerimin e hyjeve ne qiell ! As fjala peshk nuk eshte fjale "puro" shqiptare. Nejse, mbase iliro-pellazgeve nuk ju pelqente peshku dhe e lane ate pa emer ... Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- https://www.23andme.com/ - Material i mare ne date 7 Nendor, 2020. "Today, men bearing this haplogroup are also common in southern Europe, including in the Balkans, Iberia, and Italy. In Greece, Bulgaria, and Albania, between 15% and 30% of men bear haplogroup E-M78. Their ancestors were likely relatively late arrivals to the region. While some branches of haplogroup E were carried into Europe nearly 8,000 years ago, recent research suggests that the major spread of E-M78 occurred in the last 5,000 years or so during the Bronze Age" .

  • Nje toke e shkretuar - Viti 1470 | Mendime

    Gjendja ne Albanian/Shqiperine qendrore dhe veriore ne vitet 1466-1470. Nje raport i shkurter nga Fior Jonima. Nje toke e shkretuar - Raport i vitit 1470 nga Fior Jonima Ky shkrim eshte shqiperimi i nje materiali te pergatitur nga studjuesi i degjuar Robert Elsie me titull: A Ravaged Land(1) ***** Perpara pushtimit Otoman te shekullit te 15-te, pjesa me e madhe e Albanias Veriore dhe Qendrore kishte qene nen kontrollin Venecian. Fushatat ushtarake Otomane te viteve 1466 dhe 1467 shkateruan pothuajse te gjitha hapesirat e permendura me lart. Ne se popullatat i rezistonin kontrollit te Sulltanit, ky i fundit ndiqte politiken e "spastrimit" te tokave nga banoret vendas. Fior Jonima nje qytetar shkodran, pasardhes i familjes se degjuar albanase Jonima qe zoteronte shume prona ne zonat midis lumenjve Mat dhe Ishem, ju dergoi autoriteteve taksambledhese te Venedikut nje raport mbi gjendjen e pergjitheshme ne vend. Me heret, zyrtaret venedikas kishin kerkuar mendimin e tij rreth arsyeve se perse te ardhurat fiskale nga Albania ishin aq te pakta. Nje permbledhje e shkurter, qe tregohet me poshte, paraqit ne menyre kronologjike "katastrofat" e njepasnjeshme qe vendi kishte pesuar; si pasoje ai ishte kthyer ne nje toke te shkretuar. Ky eshte shkrimi me i hershem, i njohur deri me sot, nepermjet te cilit nje banor albanas jep mendimin e tij personal per gjendjen ne zonen ku jetonte. ***** Une, Fior Jonima, nje qytetar nga Skutari (Shkodra) qe per momentin jam dhe perfaqsuesi i ketij komuniteti, isha pyetur nga Shkelqesia e Tij, Lordit Administrator i Menaxhimit te Taksave, se c'fare dija une rreth bemave te turqve ne kete pjese se Albanias gjate viteve 1466 dhe 1467. Une mund te them se nga fundi i muajit Prill te vitit 1466, vete Sulltani i Madh arriti ne keto hapesira. Ai dergoi komandantin e tij ne fushate paraprirese dhe ky i fundit e "rropi" dhe e bastisi te gjthe hapesiren ku shkeli. Ai vodhi shume kafshe dhe rembeu shume njerez. Kur ai u largua, arriti Ballabani, i cili rrethoj Croia/Krujen. Ai gjithashtu vodhi dhe bastisi qytetet ne kontrollin e Signoria(2) dhe rembeu shume njerez. Shume shpejt pas kesaj, arriti Sinan Bey, qe solli shperdorime dhe shkaterime akoma me te medha. Ai rembeu kafshe dhe njerez; shkrumboi dhe vendin. Pas ketij erdhi Voyvod/Vojvoda i Serbise, i qojtur Amur Bey, qe shkaktoi deme te medha. Jo vetem qe vodhi nje numur te pafund kafshesh por ai dogji vendin dhe rembeu jo pak njerez. Pas Amur Bey erdhi Lordi Progon Dukagjini, qe gjithashtu vodhi dhe dogji c'fare kishte mbetur ... Ne vitin 1467 Sullatani Turk erdhi perseri ne keto ane. Ai dergoi Pashane e Rumelise (Romania) ne krye te nje ushtrie te fuqishme qe te nenshtronte vendin. Pashai vodhi, bastisi dhe rembeu nje numur te pafund njerezish. Kur mbaroi me shkaterimet e tij ne zonat e tjera, ai ju versul Skutari/Shkodres. Ketu ai u perplas me vendasit dhe perfundimisht arriti te marre qytezen jashte keshtjellles, qe e xhvati dhe e shkateroi. Me pas erdhi Vojvoda i qojtur Feriz Bey, i cili gjithashtu vodhi dhe rafshoi. Pas tij erdhi Nikola Dukagjini qe po ashtu vodhi dhe rembeu shume njeres. Pas kesaj, u rikthye Vojvoda i Serbise qe per here te dyte vodhi dhe rembeu me shume njerez. Se fundmi, erdhi Vojvoda i Dibres i cili shkateroi dhe rembeu shume njerez. Si perfundim, une mund t'ju them qe, gjate periudhes kohore qe bera fjale me lart, ky vend ishte kthyer ne nje toke te shkateruar dhe ka mbetur i tille deri ne diten e sotme. Jane zhdukur jo vetem vendbanimet por gjithashtu dhe njerzit, me perjashtim te disa fshatrave qe jane rindertuar perseri. Do te jete e domosdoshme qe persona qe jane denuar me burgim apo ata qe jane ne proces gjyqesor, te falen dhe te degohen ne kete vend (per ripopullimin e tij). 28 Dhjetor, 1470 Sqarime dhe shpjegime te rendesishme 1- Shkrimi origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1470_Jonima/index.html 2- Signoria ishte emri figurativ i Republikes Veneciane.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page