top of page

Search Results

Search this site

101 results found with an empty search

  • Princ Vidi dhe situata ne vend 1913-14 | Mendime

    Princ Vidi dhe Shqiperia e vitit 1913 - 1914. Nje kendveshtrim i personit qe ju dha posti i Princit te Albanias. Princ Vidi dhe situata ne Shqiperi 1913-1914 Krijimi i shtetit te pare shqiptar ishte nje proces i komplikuar. Fuqite e medha, qe u angazhuan ne kete projekt, nuk e kishin shume te qarte se c'fare deshironin te arrinin ne te vertete. Objektivi kryesor ishte kontrolli i bregdetit lindor te Adriatikut qe e lakmonte si Austria ashtu dhe Italia. Dokumentat e asaj kohe tregojne se diskutimet rreth Shqiperise, formimit, menaxhimit dhe te ardhmes se saj i ngjanin nje pazari hileqaresh. Ne kete ekuacion nje vend te rendesishem zuri dhe gjetja e nje princi qe do te drejtonte mbreterine e ardhshme shqiptare. Per kete post vune kanditaturen, ose me sakte "ja kishin vene syrin" shume persona. Midis tyre kishte mashtrues, hajdute, aventuriere, enderrimtare, homoseksuale, politikane te deshtuar, pinjolle te "Parise" se falimentuar Europiane dhe Otomane, te krishtere dhe myslymane ... Pas shume diskutimesh, Italia dhe Austria rane dakord qe postin e "Princit Shqiptar" t'ja jepnin Wilhelm zu Wied, i njohur gjeresisht si Princ Vidi. Ai ishte i preferuari i Austriakeve dhe kete fakt Vidi nuk e fshehu. Nga ana tjeter, per njeren apo tjetren arsye, ai u sabotua nga shume pale. Ne nje fare menyre princi i sapoemeruar u perpoq te krijonte nje fare shteti fillestar por duke jetuar ne boten e tij aristokratike ai nuk arriti te kuptonte realitetin ne terren. Sidoqofte, raportet/deshmite e tij jane nje material interesant per studjuesit e historise apo lexuesit e zakonshem. Me poshte gjendet i shqiperuar nje fragment nga kujtimet e Princ Vidit. Krijimi i nje shteti te pavarur Albanas, (Shqiptar), dukej i sigurt. Fuqite e Medha krijuan 2 komisione, te cilat do te vizitonin kufijte e para-vendosur ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer, me qellim percaktimin e sakte dhe perfundimtar te tyre. Komisioni i kufijve per zonen jugore dhe jug-perendimore mbaroi punen e tij, ndersa komisioni per kufijte veriore dhe veri-perendimore nuk mundi te mbaronte punen e tij sepse shpertheu Lufta e Pare Boterore. Serbia u largua nga Albania dhe u terhoq deri ne linjen kufitare qe ishte vendosur nga Komisioni. Kete ajo e beri kunder deshires se saj, dhe vetem sepse Fuqite e Medha, (ne vecanti Austro-Hungaria) e kishin kercenuar me kunderveprime. Pas kesaj, dashur pa dashur, Mali i Zi, (Monte Negro), u terhoq nga Shkodra. Qyteti do te kalonte nen kontrollin e trupave te derguara nga Fuqite e Medha te cilat do ta mbronin ate nga ri-pushtimi i malazezeve te cilet po perpiqeshin fuqimisht te ri-merrnin Shkodren. Nen insistimin urgjent te Fuqive te Medha, Greqia, qe nga ana e saj mundimshem ishte perpjekur te aneksonte Epirin, me ne fund deklaroi se ishte gati te largohej nga kjo pjese e Albanias ne se xhandermaria albanase do te merrte zonen nen kontroll dhe do te siguronte paqen dhe rregullin ne Epir. Me sa dukej, fqinjet dashakeqes te Albanias ishin vene nen “kapistallin” e diktuar nga Fuqite e Medha. Megjithate, ne te vertete, forca armike ishin vazhdimisht duke punuar te pengonin krijimin e shtetit te ri qe nga fillimet e tij. Albanasit qe jetonin afer kufijve ishin subjekte te ngacmimeve te vazhdueshme. Malazezet ishin ata qe qendronin me urte sepse frenoheshin nga prania e trupave nderkombetare te vendosura ne Shkoder. Por edhe ata, thjesht ishin duke pritur per ndonje mundesi qe te ngriheshin dhe te “konfiskonin” perseri kete qytet puro albanas te cilin ata e kishin pushtuar gjate Luftes Ballkanike. Serbet, qe ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer kishin mare disa qytete plotesisht albanase, si psh, Gjakova (Djakowa) dhe Dibra, ja u kthyen jeten vendasve ne nje mizerje te vertete. Ata ndaluan albanasit te kalonin kufirin dhe te vizitonin tregjet e qytezave aty afer edhe pse kjo ishe nje dicka esenciale per mbijetesen e fshatrave te anes Albanase, (sepse terreni nuk mundesonte forma alternative te transportit te produkteve ushqimore). Serbet shfrytezuan avantazhin e nje trazire lokale dhe pushtuan pjese te territorit albanas, akoma dhe nje here. Ata vrane c’do njeri me origjine albanase: burra, gra dhe femije, te krishtere dhe myslymane, dhe dogjen rrafsh me token 28 fshatra. Ne hapesiren e Epirit qe i ishte dhene Albanias, greket organizuan nje rrezistence lokale duke perdorur fraksione te vogla greke te cilat kundeshtonin perfshirjen e tyre brenda Albanias. Serbet refuzuan te dorezonin pjese te Albanias qe ata kishin ri-pushtuar. Vetem kur Austo-Hungaria deklaroi se ishte e vendosur te perdorte te gjitha mjetet ne dispozicionin e saj qe te siguronte permbushjen dhe respektimin absolut te Traktatit te Londres, dhe ne daten 18 Tetor 1913 i dha Serbise 8 dite te terhiqej komplet nga Albania, Serbia u detyrua te reagoje, (Per krahasim, “Dokumenta Diplomatike rreth ngjarjeve ne Ballkan”, publikuar nga Ministria e Puneve te Jashteme te Austro-Hungarise, 1914). Nga ana tjeter, Greqia nuk u lekund. Ajo refuzoi te terhiqej nga Korca, (Koritza), dhe Gjirokastra (Argyrokastro), dhe shkaktoi probleme madhore per Komisionin e Kufirit Albanas, pikerisht ne fillim te vitit 1914. Nje “Qeveri e Perkoheshme e Albanias” ishte krijuar ne Vlore (Valona). Kjo ndodhi ne Dhjetor 1912 nen drejtimin e Ismail Bej Qemalit, (Ismail Kemal Bey). Qeveria do te merrte persiper qeverijen e nje vendi pothuajse te pa-qeverisshem deri sa te krijohej nje platforme perfundimtare; per shembull deri ne zgjedhjen e nje sovrani. Influenca e qeverise nuk shkone shume larg Vlores; megjithate kishte rendesi ne nje drejtim. Ajo kishte ne duart e saj te ardhurat e doganes te Vlores, portit me te rendesishem te importeve albanase. Keshtu qe kjo qeveri kishte ne dispozicion pjesen me te rendesishme te te ardhurave te vendit. Ajo mirembante mardheniet zyrtare me qeverite Europiane, me pretendimin qe ishte qeveria e vertete e perkoheshme e Albanias, pavaresisht kundeshtimit te forte qe vinte nga pjesa tjeter e vendit. Gjithashtu, kjo qeveri zgjodhi nga rradhet e saj dhe delegatet qe u derguan prane Komisionit Internacional te Kontrollit. Paralelisht me qeverine e Vlores, ne qytetet dhe zonat me te rendesishme ishin formuar administrata lokale qe drejtoheshin nga pronare tokash. Keta ishin njerez energjike dhe kishin shume pasues. Lezha, (Alessio), per shembull, drejtohej nga Ded Zogu. Orosh, (Orosi), drejtohej nga Prenk Bib Doda. Elbasani, (Elbassan) nga Akif Pasha. Fieri nga Omer Pasha, dhe Durresi, (Durazzo), nga Esat, (Essad), Pasha Toptani. Nga ana tjeter, Shkodra dhe rrethinat e saj ishin nen administrimin e kolonelit anglez Filips, (Phillips), qe ishte drejtuesi i trupave nderkombetare te vendosura aty. Secila nga keto administrata ruante e shqetesuar sferen e influences dhe reagonte ne menyre armiqesore kundrejt administratave te tjera duke u perpjekur te zgjeronte kontrollin e saj. Ata qe ishin ne fuqi, ishin kryesisht te preokupuar ne mbushjen e xhepave te tyre nepermjet rrugeve te padrejta dhe zenien e pozicioneve te rendesishme ne shtetin e ri. Megjithate, ata arriten, pak a shume, te mbanin rregullin ne zonat respektive. Figura me influencioniste ne keto mini-qeveri ishte dinaku dhe i shkathti Ismail Bej Qemali, i cili ishte armiqesuar dhe me familien e tij. Ne pergjithesi, ai konsiderohej si nje i paguar i grekeve dhe shihej nga te gjithe si nje person qe kishe nje karakrer jo shume te ndryshem nga ai i nje mashtruesi. Dhe vijme tek i dhunshmi dhe i kujdeseshmi Esat Pash Toptani, i cili nuk do te ndalonte perpara azgjeje qe i zinte rrugen. Gjate rrethimit te Shkodres, duke u kthyer nga nje gosti, nje shoku i tij qe ishte komandanti i xhandermarise turke dhe me vone udheheqesi i trupave rezerviste albanase, ju kishte dhene urdher njerezve te tij te vrisnin Riza Pashen, komandantin trim dhe mbrojtsin e Shkodres. Ate e vrane parpara shtepise se tij. Jo shume kohe me pas, Esati u be vete komandant dhe ai ja u dorezoi qytetin malazezeve, (thuhet per nje shume te konsiderueshme parash), me kushtin qe trupat e tij te lejoheshin te terhiqeshin pa problem dhe te merrnin me vete armet e tyre dhe paisjet luftarake. Disa nga keto trupa vinin nga Albania qendrore. Se bashku me keta burra te armatosur, Esati u rikthye ne Tirane ku dhe zonteronte shume toka. Padyshim, ai shpresonte se duke perdorur influencen e tij ne rritje do te arrinte ta merrte Albanian per vete. Ai ishte i vetmi burre ne Albanian e pavarur qe kishte ne zoterim ushtrine e tij, e cila ishte relativisht e forte per kushtet e Albanias. Ishin keto trupa me te cilat Esati mori nen kontroll gjithe Albanian e mesme. Ne kete drejtim, ai perdori me zgjuarsi pasurite e medha ne Tirane dhe zonen rreth e rrotull dhe pasuesit e shumte lokale qe ai kishte. Po ashtu, i perdori te arrdhurat private dhe parate e malazezeve. Gjithe pjesa tjeter e pasanikeve albanas e perbuznin ate. Banoret e Albanias qendrore ishin shume te pakenaqur nga kontroli i tij. I ndergjegjshem per fuqine e tij te pakufizuar, Esati e quante veten “Drejtuesi i Egzekutivit te Senatit te Albanias Qendrore”. Ai u be menjehere kundershtar i Ismail Qemalit dhe u perpoq te zgjeronte sferen e tij te influences ne disfavor te ketij te fundit, bile duke perdorur dhe armet. Ne menyre qe te inkurajonte njerzit e tij, qe pothuajse te gjithe ishin myslymane, te sulmonin qeverine e Vlores, Esati u tha atyre qe kjo qeveri po planifikonte zgjedhjen e nje sovrani te krishtere; ndersa ai do te garantonte qe ne Albania te sillej nje sovran myslyman. Thjesht, ne menyre qe te zmadhonte fuqine e tij personale, ai arriti te inkurajonte myslymanet albanas te luftonin njeri-tjetrin, vecanarisht ne zonen e Elbasanit. Keshtu qe nje fare antagonizmi midis Albanias qendrore dhe jugore ishte krijuar perpara arritjes sime. Nje vend pa kufij te qarte dhe perfundimtare, i kercenuar nga te gjitha anet nga armiq te forte dhe mire-armatosur, i ndare ne vetvete ne zona te ndryshme, i drejtuar dhe shtypur nga udheheqes ambicioze dhe te dhene mbas fitimit, nje popull i mallosur per liri, autonomi dhe zhvillim paqesor - kjo ishte Albania ne fund te vitit 1913. Pas shekujve te gjate te kontrollit turk, sistemi i vjeter i bazuar ne ryshfet, shtypje dhe intriga, kishte lene gjurmet e tij ne vend. Paraja dhe interesat personale kishin krijuar nje fraksion grek, nje fraksion turk, nje fraksion italian dhe nje fraksion austriak. Vetem serbet dhe malazezet ishin dhe mbeten pergjithesisht armiq te perbuzur. Pariotet vetmohues albanas ishin njerzit e edukuar qe kishin jetuar dhe studjuar jashte dhe kishin pare mbaresite dhe avantazhet qe nje qeveri funksionale mund ti afronte vendit, (mbase ka 1 milion albanas qe jetojne jashte vendit). Keta albanas, perfaqsues te inteligjences, formuan berthamen e levizjes nacionale per pavaresi. Pothuajse te gjithe ata vinin nga bregdeti dhe nga qytetet, ku ata kishin influence dhe gezonin reputacion te mire. Ne zonat rurale dhe malore, fshataret ne menyre te verber mbeshteten familjet me te degjuara dhe pronaret e tokave. Fshataret, pjesa dermuese e te cileve ishin analfabete, ishin me shume se te gatshem te degjonin lloj-lloj peshperitjesh dhe thashethemesh. Vete Esat Pasha nuk dinte te lexonte apo te shkruante. Ai sikletosej shume bile dhe kur firmoste emrin te tij. Shteti Albanas ishte si nje djalosh i cili pa pritur dhe pa kujtuar, kishte mbetur i privuar nga keshillat dhe edukimi, si pasoje e vdekjes se parakoheshme te prinderve te tij. Tani, ne kete liri te pafundme, ai ishte plot me plane dhe ide por nuk dinte te kontrollonte vet-veten dhe te perdorte ne menyre te arsyeshme lirine e sapogjetur. Nuk egzistonte ndonje sens bashkimi apo veprim te perbashket. Perkundrazi, egzistonte nje fragmentim i forte, nje perplasje e intersave te kunderta personale. Megjithate, fara e nje vepre madhore ishte mbjelle; themelet e nje shteti te forte dhe autonom ishin hedhur. Kushtet e Albanias ne fillim te vitit 1914, ne nje fare menyre, mund te krahasohen me ato te periudhes tranzitore ne historine e Gjermanise, “koha e tmershme pa nje perandor”, e cila ishte mbyllur nga Rudolf von Habsburg. Ne perputhje me Traktatin e Londres, Autoriteti i Komisionit Internacional do te funksiononte si me poshte: “Deri ne emerimin e nje sovrani te ri dhe deri ne formimin e nje qeverie perfundimtare nacionale, aktivitetet e autoriteteve egzistuese dhe xhandarmarise vendase do te kontrollohen nga Komisioni Internacional”. Komisioni mbajti takimin e tij te pare ne Vlore, ne daten 17 Tetor 1913. Raportimet e delegatit gjerman prane Komisionit Internacional japin pershkrime te gjalla te situates ne Albania dhe aktiviteteve te Komisionit. Nga nje mori administratash lokale vetem 4 ishin kristalizuar; ato kishin zgjeruar dhe konsoliduar pozicionet e tyre. Ded Zogu nuk mund te mbante me pozicionin e tij ne Lezhe dhe Shengjin, (Medua). Kur Prenk Bib Doda u perpoq te merrte keto dy qytete, njerzit e tij nuk e mbeshteten ate. Ata nuk pranuan per udheheqes nje burre nga rradhet e tyre. Perkundrazi, ata ju drejtuan Kolonelit anglez Filips te vendosur ne Shkoder dhe i kerkuan atij qe te te krijohej nje administrate nen kontrollin nderkombetar. Kur komisioni nderkombetar u aprovua, fuqine ne zone e morren nje oficer austriak, nje italian dhe nje anglez. Prenk Bib Doda u terhoq dhe qe atehere nuk eshte pare me. Ne Shkoder dhe zonat perreth, kontrolli mbeti ne duart e kolonelit anglez Filips i cili ishte dhe drejtuesi i trupave nderkombetare. Situata e pergjitheshme ne Albanian veriore ishte e tille qe te bente te mendoje qe nje sovran i ri mund te merrte fuqine pa ndonje problem. Ne Albanian qendrore dhe jugore situata ishte komplet ndryshe. Esat Pasha dhe Ismai Bej Qemali ishin duke u perplasur dhe komplotonin kunder njeri-tjetrit me te gjitha formet e mundeshme. Esati, qe ishte shume me i rendesishem dhe i fuqishem se Ismaili, po perpiqej te zgjeronte kontrollin e tij ne jug, ne drejtim te Elbasanit. Duke perdorur me zgjuarsi dhurata dhe premtime ai kishte qene ne gjendje te shtrinte influencen personale, te familjareve dhe pasuesve te tij. Ai nuk kundershtoi haptazi Komisionin Internacional as edhe nje here, por i erdhi rrotull atij si nje ngjale duke pohuar vazhdimisht besnikerine e tij dhe deklaruar se ishte gjithmone gati ti sherbente Europes dhe sovranit te ri. Edhe ne keto raste, raportet e Komisionit Internacional qe benin fjale rreth tij ngriten dyshimet e nje loje te dyfishte qe ai bente; ndersa ne mendje kishte vetem zgjerimin e fuqive te tij. Influenca e Ismai Qemalit ne jug sa vinte dhe zvogelohej. Atij i mungonte mbeshtetja e nevojshme ushtarake. Nga ana tjeter, Esati mbeshtetej ne trupat qe trerhoqi nga Shkodra dhe gjithashtu ne trupa te fresketa. Mungesa e nje qeveri te unifikuar kishte patur nje ndikim vecanarisht negativ ne problemin e refugjateve. Nje numur i kosiderueshem i banoreve te zonave te sulmuara nga Serbia dhe Greqia ishin shperngulur ne Albania. Ne Diber dhe Elbasan gjendeshin disa mijera refugjate te cileve ju mungonin gjerat baze dhe ne menyre te deshperuar kishin nevoje per ndihme. Qeverite e Austrise, Italise dhe Anglise kishin afruar ndihme por kjo nuk mund te quhej e mjaftueshme ne asnje lloj forme. Nuk kishte ndonje administrate financiare qe ti sherbente interesave te vendit. Esat Pasha kishte futur duart e tij ne te taksat doganore te Durrsit dhe Ismail Qemali ne te ardhurat doganore te Vlores. Keta te dy kishin vene burrimet e te ardhurave kryesore te vendit ne sherbim te nevojave te tyre personale. Ismail Qemali kishte dedikuar nje pjese te te arrdhurave doganor ne ndihme te refugjateve dhe krijimin e forces se xhandarmarise te re. Ndersa Esati refuzoi ne menyre kategorike te afronte ndonje lloj ndihme ne drejtim te refugjateve apo xhandermarise, megjithese behej fjale per te ardhura te mbledhura nga sherbimet publike. Ne ato momente vendi kishte shume nevoje per para. Oficeret hollandeze, (qe erdhen ne vend te oficereve suedeze qe priteshin te vinin sipas marrveshjes fillestare), ishin ngarkuar me detyren e ngritjes te nje xhandermarie nderkombetare. Ata i ishin perkushtuar kesaj detyre me shume energji dhe entuziazem, por ne Albanian e mesme ata nuk morren asnje lloj ndihme nga Esat Pasha. Ai ju solli vecse veshtiresi. Esati pengoi punen e tyre nga fillimi deri ne fund duke e bere te qarte qe tashme ai kishte nje xhandarmeri te pregatitur albanase. Albania e jugut ishte nje problem me vete. Greqia nuk ishte larguar nga territoret qe kishte pushtuar ne Albania. Nje numur bandash te udhehequra nga ish oficere greke, (megithese kjo nuk ishte provuar), te mbeshtetur nga qeveria greke ishin duke punuar per nxitjen e revoltave dhe kaosit ne rajon. Gjate aktiviteteve te tij, Komisioni Nderkombetar, arriti ne konkluzionin qe eleminimi i ketyre dy figurave te fuqishme, Esat Pashes dhe Ismail Qemal Beut, ishte nje parakusht thelbesor per vendosjen e paqes dhe qetesise ne Albania dhe krijimin e mundesise qe sovrani i ri te ngjitej ne fron. Komisioni e kuptoi qe kishte arrdhur momenti per largimin e Esat Pashes dhe Ismail Bej Qemalit sepse, ne kendveshtrimin e nderkombetareve, i pari ishte”zmadhuar” shume per cizmet e tij, ndersa tjetri ishte pergjegjes per gabime serioze ne menaxhim. Ky pozicion ishte forcuar nga perzjerja e ketyre dy burrave ne komplotin e deshtuar te Turqve te Rinj qe u perpoqen te instalonin gjeneralin turk Izet, (Izzet), Pasha si sundimtar te Albanias. Komisioni Nderkombetar ja arriti ti mbushte mendjen Ismail Bej Qemalit te jepte doreheqjen nga pozicioni i tij si president i “qeverise se perkoheshme”, post per te cilin dukej qarte qe ai ishte i papershtatshem. Ndersa Esat Pasha vazhdoi te qeveriste i pashqetesuar si “Drejtuesi i Egzekutivit te Senatit te Albanias Qendrore”. Ne fakt, Komisioni Nderkombatar ishte nje krijese jashtezakonisht e pafat. Ai prefaqsonte 6 Fuqite e Medha, por vete nuk kishte ndonje fuqi egzekutive. Komisioni reflektonte te gjitha mosmarrveshjet qe egzistonin ne politikat e asaj kohe midis Aleances Treshe(1) dhe Lidhjes Dyshe(2). Aleanca Treshe, ne vecanti Gjermania dhe Austo-Hungaria, nga ana e tyre deshironin dhe u perpoqen te zhvillonin marrdhenie me nje shtet te unifikuar dhe konsoliduar Alban. Kurse Lidhja Dyshe, (Franca dhe Rusia), perfaqsonin interesat e Serbise dhe Malit te Zi te cilat synonin te zmadhonin hapesirat e tyre sa me shume qe te ishte e mundur ne kurriz te Albanias qe ishte e dobet si brenda ashtu dhe jashte vendit. Pervec kesaj, egzistonte konflikti midis Austro-Hungarise dhe Italise. Ato monitoronin me xhelozi rritjen e influencave respektive ne Albania dhe ishin gati ta tradhetonin njera-tjetren ne c’do moment. E gjithe kjo histori nuk mund te kalonte pa u vene re nga syte e vemendshem te albanasve. Kjo situate reduktoi reputacionin e Komisionit Nderkombetar dhe te vete Fuqive te Medha. Ne fakt, ulja e besueshmerise ne Fuqite e Medha ishte faktori kryesor qe demtoi rrenjet e Shtetit te Ri Albanas. Si mundej qe nje sovran i sapo emeruar, fuqia dhe mbeshtetja e te cilit varrej plotesisht ne reputacionin e Fuqive te Medha, ne respektimin e deshirave dhe vendosmerise se ketyre te fundit, te vendoste rregullin ne nje vend te percare dhe kaotik, kur keto objektiva ishin sabotuar qe ne fillim ? Situata behet e qarte ne se kthejme koken mbrapa. Nje veshtrim i shpejte i angazhimeve te thyera te Fuqive te Medha te nxjerr ne konkluzionin se vetem permbushja e premtimeve te dhena do te kishte rezultuar ne zgjidhjen e problemeve te permendura me siper. Shenime dhe sqarime rreth materialit te shqiperuar 1- Aleanca Treshe, ishte nje marveshje sekrete midis Gjermanise, Austro-Hungarise dhe Italise e krijuar ne Maj 1882 dhe ripeseritur periodikisht deri ne fillim te Luftes se Pare Boterore. 2- Aleanca Dyshe, e njohur gjithashtu si Aleanca Franko-Ruse. Ishte nje pakt politik dhe ushtarak i krijuar ne vitin 1891 midis Frances dhe Rusise. Ne vitin 1894 ku pakt u shendrua ne nje marveshje te fshehte dhe u be nje orjentim i rendesishem ne Europen e para Luftes se Pare Boterore. - Materiali nga i cili une shkeputa dhe shqiperova fragmentin e mesiperm gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.html - Termi Albania/albananians eshte mbajtur i tille per te qene sa me afer versionit origjinal. Shtator, 2021

  • Origjina e emrit Kruje | Mendime

    Origjina e emrit Kruje. Nga rrjedh emri Kruja. Origjina e emrit Kruje Kruja - nje togfjalesh Greko-Ilir qe ne Shqip do te thote ‘Uji i Ftohte’. Historia tregon se vendbanimet e lashta themeloheshin prane burrimeve ujore. Pa uje nuk mund te ndertoheshin aktivitet familiaro-ekonomiko-shoqerore. Zonat perreth Krujes i plotesonin kerkesat e domosdoshme per mbeshtetjen e veprimtarive te permendura. Si rezultat, logjika te con ne konkluzionin se kemi te bejme me nje hapesire ku njerzit kane ushtruar aktivitetet e tyre qe ne lashtesi dhe ne vazhdimesi. Natyrish qe gjate rrjedhes se kohes, grupe te ndryshme popullatash jane vendosur ne zona te tilla. Ato jane perzjere me njera-tjetren dhe kane lene gjurmet reciproke. “Fortesa e Krujes dominon mbi nje shkemb solid dhe te larte, pozicion qe nuk mund te sulmohet. Keshtjella ka perimeter te vogel dhe mure te nje stili antik por ka shume burrime dhe rrjedha uji ne te gjithe shtrirjen e saj. Ne qender te qytetit eshte nje guve e hapur ne fund te se ciles nga faqja shkembore buron uje dhe formohet nje lloj rezervuari. Nga aty, uja drejtohet ne Perendim dhe rrjedh ne faqen shkembore perkundrejt qytetit me sasi kaq te madhe sa qe mund te vere ne pune nje mulli uji. Duhet thene se ky burim ujor eshte i ngjashem me shume burime dhe rrjedhje uji qe qyteti ka ne disponim. Vendasit e perdorin kete uje per gatim dhe kuajt e tyre. Per shijen time, uji eshte shume i mire per tu pire.” Fragmenti i mesiperm eshte shkeputur nga nje raport i detajuar mbi Albanian e vitit 1570. Eshte informacioni me i sakte dhe i perpikte qe egziston nga ajo kohe(1). Midis detajeve te tjera, te terheq vemendjen prania e madhe e ujit ne Kruje. Dhe pikerisht fjala 'Uje' eshte pjese perberese e emrit Kr-uje . Mire 'uje', po parashtesa ‘Kr’ nga doli ? - do te pyese nje kureshtar. Kesaj pyetje une i dhashe nje pergjigje nga kendveshtrimi im. Dikush tjeter mund te jape te tijen. ‘Kr’ vjen nga Greqishtja dhe eshte shkurtim i fjales ‘Krio’ qe do te thote ‘Ftohte’. Pra togfjaleshi ‘Krio-uje’ u transformua ne ‘Kr-uje’ dhe eshte nje fjale hibride Greko-Ilire. Krijimi, modifikimi dhe perkthimi i emrave te perbere me fjale te gjuheve qe perzjeheshin me njera-tjetren eshte nje fenomen shume i njohur. Argumentimi im eshte se kjo ka ndodhur edhe ne rastin e Krujes me protogoniste dy fjale; njera Greke, tjetra Ilire(2). Ne Greqi egzistojne toponime Krioneri, Krionera dhe forma te ngjashme. Dhe jo vetem ne Greqi. Zona e Vlores, qe sot quhet ‘Uji i Ftohte’, disa dekada me pare quhej ‘Krionero’. Po e le toponimin Kruje dhe po permend ‘Principaten e Arberit’ (1190-1216), qe disa historiane thone se ishte forma e pare e organizimit shteteror te shqiptareve te hershem. Drejtuesi i pricipates ne fjale quhej Progon/Progonos. Qendra e tij kryesore ishte Kruja. Perse mbante ai nje emer grek qe do te thote ‘Paraardhes’ ose “Djale i adoptuar’ ? Logjika ime thote se mundesite jane dy: Ai ishte grek Ai i perkiste nje kulture/etnie mikse si shume drejtues/familje drejtuese te kohes. Ne gjuhen shqipe, emri Progon nuk ka as edhe nje lloj shpjegimi. Krahasimi i kohes se Ilreve me periudhen Mesjetare te Progoneve nuk eshte nje perafrim plotesisht i sakte, por megjithate nuk mund te injorohet prezenca e gjuhes Greke ne shume zona Ballkanike. Harta e meposhtme, e shekullit te 16-te, tregon pikerisht disa toponime Greke ne jugun e Shqiperise, dhe jo vetem. Shembuj: Papadates, Cimera, Panormo, Galipoli, (Ne Kalabri). Perfundim Emri Kruje, si nje fjale e vetme, nuk ka kuptim ne gjuhen shqipe. Ajo shpjegohet fare mire me menyren e formimimit te emrave te perbere ne gjuhen Greke ku ndajfolja paraprin emrin. Ne gjuhen shqipe ndodh e kunderta, si ne rastin ‘Uji i Ftohte’. Nje fjale tjeter, e ngjashme me ‘Kruje’ eshte ‘Kroi’ qe shpjegohet me te njejten menyre. Si konkluzion, mendoj se perpara ardhjes se bullgareve/sllaveve ne zonat qendroro-jugore te Shqiperise, gjuha Greke eshte perdorur gjeresisht. Ajo eshte perziere me ate te Ilireve te jugut qe gradualisht kane zbritur drejt Epirit … Nje nga gjurmet e kesaj perzjerje eshte edhe emri ‘Kruje’. Shenime dhe sqarime 1- https://www.mendoj.me/raport-mbi-albanian-viti-1570 2- Po mbeshtes variantin qe gjuha shqipe eshte vazhduese e ilirishtes dhe fjalet uje/ujt/oi jane variante dialektore. Shtator, 2023

  • Shqiperia dhe Shqiptaret - V. Caillard | Mendime

    "Albania and the Albanians" by Sir Vincent Henry Penalver Caillard Europianet e shekujve te kaluar kane treguar pak interes per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk ka patur studime te mirefillta historiko-shkencore qe te benin fjale rreth vendit dhe njerzve. Fillimi i viteve 1800 shenoi zgjimin e interesit per Albanian Otomane* dhe banoret e saj. Zgjodha nje shkrim te ekonomistit te degjuar anglez Vincent Henry Penalver Caillard ku ai jep nje pershkrim te detajuar te provinces Otomane te Albanias; grupeve te popullatave qe jetonin ne keto hapesira, ngjashmerite dhe dallimet midis tyre, etj. Shkrimi eshte i vitit 1885, botuar per here te pare ne "The Fortnightly Review" qe ishte revista me e rendesishme e Anglise te asaj kohe. Sir Culliard ishte dashamires i hapur i albanasve/shqiptareve. Ai i beri apel politikes se kohes qe te merrte ne konsiderate aspiratat e shqiptareve dhe popullatave te tjera qe banonin ne provincen e Albanias Otomane. Albania dhe Albanasit / Shqiperia dhe Shqiptaret Albania (Shqiperia*) eshte ne nje situate te trazuar; per kete arsye idete dhe pershtypjet qe mora gjate vizites sime ne kete vend, duhet te konsiderohen te sakta vetem deri ne nje fare niveli. Pavaresisht kesaj, ishte nje udhetim kurioz dhe terheqes ne nje vend relativisht pak te njohur nga anglezet megjithese atje mund te shkohet kollaj duke perdorur Triesten si port lidhes. Nga Trieste rrugetimi im vazhdoi per ne Kotor, me tej neper Malit te Zi, me destinacion Shkodren, qe eshte nje qytet ne veri te Albanias. Duke lene Triesten heret ne mengjez, lundrimi vazhdon ne nje det blu qe shtrihet deri tutje ne perendim. Udhetimin e bejne me terheqes pamjet e bukura te kodrave te mbuluara me gjelberim te shumte ne mes te se cilit, here pas here, shfaqen disa shtepi te bardha. Ne mes te ketij pejsazhi, e vendosur mbi nje vend solid, qendron keshtjella “fatkeqe” Miramar. Ne horizontin e larget shihen malet e Tirolit me majat e tyre te mbuluara me debore. Nga bordi i anijes shihen ndertesat e Triestes te shperndara me nje organizim te perpikte dhe qe zbardhin me nje rezatim shkelqyes. Levizjet e shumta te vaporeve te mallrave dhe varkave te peshkimit te krijojne imazhin e nje porti te madh dhe aktiv. Dhe mbi te gjitha, shkelqimi i djellit te mengjezit krijon nje “pikture shumengjyreshe” qe te mbush me nje ndjenje optimiste per udhetimin qe do te vazhdoje ne drejtim te bregut lindor te Adriatikut te trazuar. C’do pamje qe te del perpara ja vlen te shikohet. Duke filluar qe nga antikat e mrekullueshme te qyteterimit dhe arkitektures Romake dhe vazhduar me mbetjet e koheve me te vona si ato te Venedikut te fuqishem. Ndertimet ne fjale jane te shperndara vende-vende pergjate bregdetit. Pamjes i shtohen banoret e pashem dhe romantike Dalmaciane, rruget e shtruara keq, te ngushta dhe te ndotura, te qyteteve bashkekohore qe edhe pse kane problemet e permendura jane gjithmone piktoreske. Ajo qe te terheq me shume eshte hyrja ne Kotor. Efekti qe krijojne malet shkembore qe ngrihen madherishem te jep pershtypjen se ato do te bien nga casti ne cast mbi qytezat e bardha qe shtrihen prane detit. Brenda tokes, ne afersi te bregdetit, ka liqene te vogla te cilat njihen me emrin e famshem “bocce”. E gjithe kjo pamje te krijon nje ndjenje te cuditeshme dhe te pazakonte. Kjo pershtypje nuk mu largua dhe kur isha ne kurizin e nje kali te vogel duke ngjitur te perpjetat e rrezikeshme "zig-zake" te shpatit malor qe vendasit e quajne "Escaladra". Ne fakt eshte ndertuar nje rruge e re transporti, por banoret e zones preferojne te ndjekin shtigjet e kafsheve qe "gjarperojne" rezikshem mes shkembinjve te ashper dhe te ngrene nga erozioni qe ngrihen deri tek rete duke i dhene ketij vendi emrin e degjuar "Mali i Zi". Ne ndalimin e pare, ne nje vend qe quhej Njegåsh, erdha ne kontakt me nje lloj popullate qe e shihja per here te pare. Ishte nje perzierje e nje civilizimi te vjeter dhe nje primitivizmi te thjeshte. Pak a shume, kete moment e kisha fantazuar keshtu: Nje udhetar me eksperience, i veshur si nje endacak Anglez, do te me drejtohej me nje Frengjishte te thyer mire. Disa minuta me pas do te ndodhesha i rrethuar nga vendas, shumica e te cileve ishin te veshur si ne ato pikturat me kalem (bardhe e zi), qe shpesh shfaqen ne faqet e gazetave ne shkrimet qe pershkruajne udhetime ne keto vende. Me vone, fshataret do te me tregonin dhome e shkolles e cila ndodhej mbi nje stalle kafshesh dhe qe te arrije atje duhet te ngjiteshe neper nje shkalle druri. Dhe ndodhi vertet ashtu sic kisha fantazuar. Ne klase kishte nje maket te sitemit djellor/planetar qe vihej ne pune nga nje mekanizem me zembrek, nje drase te zeze, disa rreshta me banga dhe materiale te tjera mesimore qe te kujtonin nje ambjent te zakonshem shkolle ne nje fshat Anglez. Nje moment me vone, do te shfaqej mesuesi, nje djalosh i pashem dhe i sjellshem, me nje krenari te dukeshme si te atij luftetarit te vjeter, te famshmit "kapiteni i madh", qe kishte prere koken e jo me pak se 30 Turqve. Pas nje ushqimi te bollshem, udhetimi do te vazhdonte midis maleve shkembore, si ato qe paraqiten ne fantazite vizatimore te maleve ne Hene, me destinacion Cetinje, kryeqendren e vendit. Cetinja eshte ne qyteze e vogel dhe e vetmuar; si te thuash nje fole shqiponjash e ndertuar ne maje te nje shkrepi te thate. Qyteza ka nje popullsi rreth 400 fryme. Ne mes te saj ngrihet hijshem nje pallat princeror qe si per nga ceremonite, menyrat, proceurat dhe rutinat e oborrit, i ngjan Pallatit Mbreteror te St. James ne Londer apo Tuileries ne Paris. Pozicioni gjeografik dhe gjendja e pergjitheshme e vendit, te ben te mendosh se e ardhmja e Mali te Zi nuk do te jete plotesisht e sigurt. Por padyshim, i gjithe komuniteti vendas, duke filluar nga shtresat me te ulta deri ne ato me te larta, perpiqen te beje maksimumin per shfrytezimin e mundesive qe natyra ju ka afruar. Qe nga Cetinje deri ne Rjeka, qe eshte ekstremi me verior i liqenit te Shkoders, rruga kalon nepermes nje zone te shkrete qe behet me e kendeshme sa me shume qe i afrohet liqenit. Ne breg na priste nje varke e vogel qe i perkiste Princit Malazez dhe pas 6 oresh lundrimi, duke shijuar pamjet piktoreske, arritem ne qytetin albanas te Shkoders. Pas Janines, ky eshte qyteti me i rendesishem i Albanias*, dhe nje nga me te bukurit. Catite e kuqe ngrihen mbi gjelberimin e shumte te qytetit. Pazari eshte i vjeter dhe i lene pasdore, me nje cati te cilesise se dobet te ndertuar shume vite te kaluara, gjysma e te ciles eshte kalbur dhe rezuar. Ndersa bime zvaranike ngjiten rreth atyre pak strukturave qe kane mbetur duke krijuar si te thuash nje mbrojtje apo hije perballe rezeve te forta te djellit. Objekti qe te terheq me shume vemendjen eshte keshtjella e vjeter venedikase, e shkateruar nga koha dhe bombardimet, qe shikon trishtueshem qytetin nga pozicioni ku ndodhet. Xhamite jane te pambaruara ose pjeserisht funksionale por me minare elegante. Liqeni shtrihet hijshem dhe rrethohet ne drejtimin verior, lindor dhe perendimor nga vargmale shkembore dhe e gjithe kjo krijon nje pamje te pergjitheshme terheqese dhe te bukur. Vendasit jane te pershtatur mire me hapesiren ku jetojne. Ketu ju mund te shihni fuastanellen valavitese dhe ecjen prepotente te burrit Myslyman qe perpiqet te terheqe sa me shume vemendjen e te tjereve. Me tutje do te shihni qytetarin e Krishtere te veshur me xhakete te kuqe dhe pantallona te gjera ne ngjyre te zeze. Me tutje shfaqet Mirditori me pantallonat e bardha pas trupit dhe me xhaketen e zeze, (ata e veshin kete si shenje te mbajtjes zi per Skenderbeun). Diku aty vecohet dhe brezi i shkelqyer i bajraktarit. Mes kesaj larmie rezaton manteli i qendisur me te verdhe i zonjave Katolike dhe kombinimi i mbuleses ngjyre “cokollate” te qendisur me fije ari dhe vellos te bardhe te zonjave Myslymane. Ky variacion i pafund ngjyrash dhe veshjesh ndryshon vazhdimisht perpara syve te udhetarit. Ndersas armet e lyera me argjend reflektojne djellin ne te gjitha drejtimet duke krijuar nje skene te mbushur plot me shkelqime vezulluese. Burrat, ketu dhe ne te gjithe Albanian Veriore, jane te gjate dhe aktive, fytyrat e tyre shprehin inteligjence, me hunde pakez te perkulur, balle te gjere, me nje veshtrim te mprehte dhe kurrioz. Grate, nga ana tjeter, ne pjesen me te madhe, jane te ashpra dhe te pazhvilluara ne kuptimin femeror te fjales. Por, ne pergjithesi vajzat e reja jane te miresjellta dhe simpatike. Ka shume te ngjare qe mungesa e feminitetit ne grate eshte rezultat i kushteve te veshtira dhe puneve te renda qe ato detyrohen te bejne duke u trajtuar vazhdimisht si kafshe pune. Ndersa inteligjenca e burrave nuk duhet gjykuar nga pamja e tyre e jashtme. Ata jane shume te talentuar ne ndertim, kopshtari, punim argjendi, punim shajaku, akitekture dhe pak a shume ne cdo dege te ekonomise qe kerkon eksperience dhe shije artistike. Po ashtu, nuk eshte e pazakonte qe te gjesh Albanas te punesuar ne pozicione te larta drejtuese te Perandorise Otomane. Permeteper, ata jane, pak a shume, te hapur dhe mireprites; zbatues te perpikte te regullave dhe kodit te tyre te nderit. Ndersa guximi i tye eshte pothuajse proverbial. Megjitheate, vendi tregon shenja te pakta zhvillimi. Per shembull, aftesite e tyre agrare dhe blektorale jane te thjeshta dhe te prapambetura njesoj si ato qe pershkruhen ne historite biblike. Ata nuk kane makineri moderne dhe punojne njesoj si para-ardhesit e tyre punonin ne shekujt e kaluar. Natyra e sjelljeve dhe zakoneve te tyre te jep pershtypjen e fenomeneve te vjetra qe s’kane ndryshuar qe prej shume kohesh dhe jane trasheguar nga brezi ne brez per shekuj te tere. Raca e tyre ndryshon pakez ne paraqitje fizike dhe kjo eshte me e dukshme ne drejtimin jugor por observimet e bera me siper vlejne plotesisht per te gjitha pjeset e Albanias. Kudo mund te gjesh burra te inteligjences te larte, por evidencat e edukimit dhe civilizimit nuk duken azgjekundi. Egzistenca e nje race qe ka ne zoterim nje avantazh te dukshem natyror por qe mbetet “ne vend numuro”, bile qe “ecen mbrapa”, ne nje kohe qe shtetet e tjera fqinje po zhvillohen dhe shkelqejne, (popullatat e ketyre vendeve nuk kane ndonje superioritet as fizik dhe as mendor ne krahasim me albanasit), i zgjon udhetarit kureshtjen se pse ndodh kjo anomali. Nje vezhgim i kujdesshem nga afer do ta shpjegoje kete fenomen. Per shekuj te tere Albania ka vojtur nga tensione te brendeshme. Ne kuptimin e pergjithshem vendi eshte i ndare ne 3 pjese; Gegeria, (ose Albania Veriore), Toskeria (ose Albania qendrore), dhe Epiri (ose Albania Jugore). ***** Ne zonen e Epirit shtrihet nje rrip i vogel toke ne afersi te bregdetit, duke filluar qe nga Kepi i Gjuhes dhe deri ne Parge, qe banohet nga nje degezim i fiseve Toske. Keta quhen “Came” dhe mund te thuhet qe kjo eshte nje popullate Albanase, por ky eshte nje konkluzion arbitrar. Camerit nuk jane agresive; jane njerez te qete qe merren me agrikulture dhe qe po transformohen shume shpejt ne helene. Kjo po ndodh si rezultat i bashkejeteses me epirotet fatin e te cileve ka shume mundesi qe camet do te preferojne te ndjekin. Simpatite e tyre ne drejtim te albanasve jane aq te vogla saqe kur keta te fundit zbriten nga veriu te krijonin nje levizje kunder grekeve, camet kercenuan se do ti rezistonin me arme ne se ata (albanasit nga veriu) i afroheshin ne ndonje menyre territoreve te tyre. Persa i perket epiroteve; ata mund te konsiderohen “puro” greke. Gjuha e tyre eshte greqishtja, emrat e tyre jane greke. Ata jane nga koka ne kembe greke, ne mendim dhe ndjenja, ne zakone dhe besim fetar. Nuk do te ishte korrekte te thuhej se nuk ka myslymane, por ata jane nje pakice dhe jo shumice. Pak a shume, ata jane mbetje historike te Ali Pasha Tepelenes. Konvertimi ne fene e Islamit ishte hapi i pare ne perpjekjet per ti terhequr vemendjen pashajt dhe perfituar nga ai ndonje favor. Jo pak nga epiriotet myslymane te sotem jane pas-ardhes te te konvertuarve te asaj kohe te cilet preferuan avantazhet e perkoheshme perpara besimit fetar. Ky fakt tregohet qarte nga disa zakone interesante qe hasen midis myslymaneve te Epirit. Ata ndjekin me perpikmeri festimet e kishes Greke. Ata ju falen Shenjtoreve Greke, ata njohin autoritetin e dhespoteve Greke dhe kur jane te smure ju kerkojne prifterinjeve greke te luten per ta. Ka te ngjare qe kjo sjellje te jete nje nga rastet me te spikatura ne histori qe tegon se si dikush perpiqet ti sherbeje Zotit dhe “Xhepit” ne te njejten kohe. Disa pjese te Epirit Jugor jane perfshire ne Albania, ose me sakte ne Perandorine Otomane, relativisht vone. Kjo tregohet nga nje marveshje shume interesante qe u be midis Rusise dhe Portes se Larte me 21 Mars, (Me kalendarin e vjeter), te vitit 1800 ne Kostandinopoje (Istambul) dhe konfirmuar ne Tetor te njejtit vit po ne Istambul nga fuqite e tjera Europiane. Ngjarjet qe rrodhen me vone ne keto territore, sidomos riorganizimi i kufirit grek, treguan se kjo mareveshje nuk u mor parasysh dhe u injorua. Pika VIII e kesaj marveshje thote: “Qe nga ky moment dhe ne vazhdim, distriktet e Prevezes, Parges, Vonicas dhe Butrintit me te gjitha zonat perkatese te cilat i jane shkeputur Venedikut qe i ka patur ato nen kontroll (nuk thuhet se ato jane zona Albanase) do ti bashkohen Perandorise Otomane dhe do ti shtohen zoterimeve te Portes se Larte". Ne vazhdim thuhet qe “banoret jane te gjithe, pa perjashtim, te krishtere”, dhe se ata do te gezojne te drejta speciale qe lidhen me besimin fetar dhe traditat e tyre. Ashtu si ne marveshiet per principatat Danubiane, “duhet te jete e ndaluar qe myslymane te zoterojne prone apo banojne” ne distriktet e permendura ne marveshje. Qe nga ky moment, "keto distrikte duhet ti nenshtrohen nje guvernatori te pergjithshem otoman i cili do te marre udhezime strikte se si ti trajtoje banoret ne menyren me te mire te mundeshme dhe te zbatoje drejtesine”. Pika XI e mareveshjes vendosi qe rajate (1) e distrikteve te permendura “te cilet futen nen kontrollin e Portes se Larte per here te pare” do te paguajne nje takse shume te moderuar dhe ne asnje manyre me te larte se ajo qe paguanin kur ishin nen kontrollin e Republikes Venedikase. Duke marre ne konsiderate vuajtjet qe ata kishin kaluar gjate luftrave te fundit ata nuk do te paguanin asnje takse per 2 vjet duke filluar nga momenti i nenshkrimit te marveshjes. Porta e Larte e zbatoi marveshjen me perpikmeri per nje kohe relativisht te konsiderueshme. Per 6 vjet, provinca se ciles ju bashkuan dhe distriktete e permendura me lart, u drejtua nga nje person me emer Abdullah Bey, qe me sa duket ishte nje guvernator i drejte dhe i edukuar. Gjate kesaj periudhe rajat (banoret e krishtere) ishin plotesisht te kenaqur dhe ky interval u qojt “Koha e Arte” e Epirit te Jugut. Me vone, ne vitin 1806 Abdulla Bey ishte larguar nga detyra dhe provinca u fut nen kontroll te Ali Pasha Tepelenes. Nuk eshte e nevojshme te thuhet se menjehere pas kesaj filloi keq-qeverisja dhe shtypja. Ne nje kohe te shkurter Ali Pashaj kishte konfiskuar cdo prone qe kishte vlere dhe e kishte transferuar ate tek disa nga ata qe ai i perkufizonte si “albanasit/shqiptaret e mi”. Rajat e pakenaqur protestuan; Ali Pashaj i injoroi ankesat e tyre. Ata ju drejtuan Portes te Larte dhe kur nuk pane ndonje reagim nga kjo e fundit emigruan masivisht ne Zante (Zakynthos). Pas kesaj, Ali Pashaj mori nje kercenim te hapur nga Porta e Larte qe i kerkonte atij t’ju dergonte nje leter emigranteve, t’ju sugjeronte atyre qe te ktheheshin sa me pare dhe se ai i njihte padrejtesite e bera dhe ju premtonte atyre qe nuk do ti perserite kurre gabimet e meparshme. Banoret e larguar e pranuan kerkesen e tij dhe per pak kohe morren nen kontroll pronat e tyre. Por shume shpejt Ali Pashaj e shkeli fjalen dhe perseri pasuroi “albanasit/shqiptaret e tij” ne kurriz te njerezve te drejtat e te cileve ishte urdheruar te mbronte. Pas kesaj nuk u be ndonje kerkese tjeter per te rishqyrtuar situaten. Disa nga guvernatoret e pergjithshem qe erdhen pas Ali Pashajt, ne vecanti dikush i qojtur Mehmet Ali, ne vitin 1848, pranoi nepermjet nje dokumenti te shkrojtur ku thuhej se padrejtesite qe “rajat” mbanin ne kurriz ishin te verteta dhe premtoi ti drejohej Portes se Larte per rishqyrtimin e situates. Mbase banoret kerkuan ndihme nga qeveria qendrore por pergjigjia nuk erdhi kurre. Me vone, ne vitin 1850 nje peticion ishte nisur nga qyteti i Prevezes tek Valiu i Janines. Dokumenti kerkonte rikthimin e te drejtave qe ishin mohuar per nje kohe te gjate. Kjo perpjekje nuk dha ndonje rezultat ashtu sic nuk kishin dhene dhe kerkesat e mepareshme. Kjo ishte perpjekja e fundit per te vene ne vend drejtesine. Qe nga ajo kohe dhe deri me sot, kjo zone ka mbetur nen kontrollin e pakundeshtueshem te njerezve qe e morren ate me force. Megjitheate, perpjekjet e Ali Pashajt per “albanizimin/shqiptarizimin” me dhune te Epirit te jugut nuk kane patur ndonje sukses praktik. Edhe tani, ne provincen e permendur ne marveshjen e mesiperme, ka vetem 84 familje shqiptare. Eshte e pamundur ti largohesh kesaj teme pa permendur Bajronin, (Lord Byron), personin e ndritur, gjeniun e cuditshem dhe eksentrik, jeta e te cilit u mbyll nga nje vdekje e trishtueshme dhe e parakoheshme. Poemat dhe aventurat e tij kane mbuluar emrat e Epirit, Ali Pashajt dhe Albanias me nje vello romantike. Vargjet e bukura se kenges te dyte te “Childe Harold” qe pershkrujne skena “mistike” qe egzistojne vetem ne boten poetike te zgjojne nje imagjinate magjepese. Eshte veshtire te besohet qe ndersa punimet dhe bashkeudhetari i tij (2) jetojne midis nesh, dora qe shkroi poemat eshte ftohur njehere e pergjithmone. Kodrat dhe luginat e kendeshme perreth Janines, shkembinjte, lumenjte, pyjet, malet vazhdojne te qendrojne si njere e nje kohe. I gjithe ky ambjent krijon nje ndjesi perrallore ne qender te se ciles qendron “bariu i vogel me gunen e tij te bardhe” qe me nje ze magjepes i ben thirrje udhetarit te rastesishem te "ngrije" per nje moment dhe te “adhuroje lindjen e diellit, ngritjen ne mesin e kupes se qiellit dhe perendimin e tij”. Tani vijme tek "burri i luftrave dhe hidherimeve”, Ali Pashaj, me gjithe pallatet e tij, festimet e tij, sklleverit e tij, te tredhurit qe ruanin haremet e tij, ushtaret, miqte dhe mbikqyresit e pushtetit te tij. Kush ishte ky person ? Ne Janine jeton nje burre i vjeter qe mban mend mire sundimtarin brutal. Ai do t'ju tregoje me detaje historine se si u tradhetua dhe egzekutua Aliu. Natyrisht qe ka nje numur te pafund historish, qe i degjon kudo ne Janine, rreth barbarizmave te kryera me nxitjen dhe nen mbikqyrjen e Pashajt. Ne kete shkrim jane zgjedhur disa tregime, jo sepse ato konsiderohen qe te jene te perpikta por sepse eshte interesante te degjohen versionet qe kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve. Keto pershkrime te bejne te kuptosh shkallen e urrejtjes dhe frikes qe emri i Aliut vazdhon te krijoje ne mes te vendasve deri sot e kesaj dite. Pershembull, eshte e zakoneshme te thuhet qe diku nen pallatin e tij Pashaj ndertoi nje kasaforte guri ku fshehu thesaret e tij te fameshm. Ne menyre qe askush te mos dinte ku ndodhej vendi i "kasafortes" ai vrau te gjithe puntoret qe morren pjese ne ndertimin e saj. Gjithashtu, tregohet me detaje qe te bejne te dridhesh se si njehere, per te shojtur xhelozine e nje nga nuseve te djemve te tij, ai mbyti ne liqen 20 nga vajzat me te bukura te Janines (3). Nje version akoma me sensacional rreth bemave te Aliut eshte diskutimi apo hamendja se sa njerez ishin vrare dhe floket e tyre ishin perdorur per te mbushur dysheket dhe jasteket e divanit te tij. Por me renqethese eshte legjenda qe ben fjale rreth kapjes se rroberve franceze ne qytetin e Prevezes (4). Thuhet se Ali Pashaj u ul ne nje ballkon dhe urdheroi qe te silleshin roberit franceze nje nga nje dhe tju pritej koka perpara tij. Me trupat e fatkeqeve u krijua nje “kapice tmeri”. Ne fillim xhelati e beri punen mire por ne vazhdim e zuri gjaku, kembet ju prene, dhe ra perdhe i vdekur nga qe se perballoi dot situaten makabre. Disa thone se u soll nje xhelat tjeter, disa te tjere thone se Aliu e vazhdoi egzekutimin me doren e tij. Por shumica bien dakord me ate qe ndodhi me pas. Ata thone se nje numri burrash ju fal jeta me nje qellim akoma me barbar. Ata u detyruan te kerkonin dhe gjenin ne kapicen e kufomave qe ishte "ndertuar" perpara Pashajt, kokat e shokeve te tyre dhe ti shpinin ato ne Janine ku do te "dekoronin" pallatin e Aliut. Historia e fatit te Zofrenit te bukur tregohet po ashtu, pothuajse fjale per fjale, sic e pershkruan ne shkrimet e tij Hobhouse. Duke ju larguar tregimeve te hidhura mbase eshte me mire te shqyrtosh versionin e Bajronit (Lord Byron) dhe pershtypjet e tij personale ashtu sic paraqiten ne letrat dhe shenimet e bera per poemen e tij “Childe Harold”. Keto te fundit duke qene mendime te pergjitheshme jane materiale qe mund te perdoren shume mire per krahasim me informacione qe kemi nga burrime te tjera. Duhet thene qe ne fillim; pozicioni nga ku Lord Bajroni pa epiriotet eshte disi i paqarte. Ne nje moment ai i referohet Delvinakit si "fshati kufitar midis Epirit dhe Albanias", diku tjeter epirotet ai i quan albanas, pa bere ndonje diference apo shpjegim midis dy perkufizimeve. Ky interpretim, ashtu si dhe gabimi tjeter kur ai i klasifikon malazezet si shqiptare, mbase eshte i lidhur me faktin qe Lord Bajroni nuk udhetoi mjaftueshem ne drejtim te veriut qe te ishte ne gjendje te kuptonte dryshimin e madh qe egzistonte midis albanasve te vertete dhe epiroteve. Nje arsye tjeter thelbesore qe ka ndikuar ne kete opinion eshte fakti qe ai vizitoi Epirin ne vitin 1809. Ne ate kohe te gjitha distriktet e permendura me lart ndodheshin prej 2 vitesh nen zoterimin e albanasve/shqiptareve te Ali Pashajt. Permeteper, i gjithe Epiri i ishte nenshtruar kontrollit te ketij te fundit. Hobhouse thote se pothuajse te gjithe albanasit flisnin greqisht dhe ata qe ishin te edukuar e lexonin ate. Ky konstatim gjuhesor perputhet shume mire me hapesiren gjeografike qe Lordi Bajron vizitoi. Ne te njejten kohe, nuk eshte egzagjerim te thuhet se ne zonat ne veri te Beratit eshte veshtire te gjendet qofte edhe 1 greqisht-foles megjithese ne ato zona banojne shume albanas te vertete te besimit Orthodhoks. Ne fushat e tjera, pershtypjet e nje udhetari modern do te jene egzaktesisht te njejtat me ato te permendura nga Lord Bajroni dhe shoku i tij i udhetimeve (Hobhouse). Sir J.C. Hobhouse Baron J.C. Hobhouse Lord Byron Sir V.H.P. Caillard Lordi Bajron, ne poemen e tij (5) pershkruan "pike e per pe" nje skene valleje qe ai pa me syte e tij gjate nje nate pasionante ne Lutraki, (Fshat afer Mesolongjit). Ndersa Hobhouse jep nje pershkrim te detajuar, deri ne imtesite me te vogla, te kenges "κλέφτες πότε Πάργα", (Titulli i kenges ka kuptimin: Hajdute, kur do te shkojme ne Parge ? - shenimi im). Teksti i kenges nuk ishte i njejti qe ai paraqet, por ishte ne albanishten/shqipen toskerishte. Pavaresisht kesaj, skena e ngjarje ishte pershkruar me saktesi. Albanasit/shqiptaret rinin te ulur rreth nje zjari te madh, dhe me nje ze here te mbytur, here te larte si nje britme kendonin nje kenge te eger. Ata tundnin trupat e tyre ne nje menyre ritmike dhe here pas here ngriheshin dhe kercenin rrotull zjarrit; nje lloj festimi ky qe zgjati deri naten vone. Megjithese emri i Lordit Bajron eshte lidhur ne menyre intime me emrin e Epirit, (dhe natyrisht qe figura e tij eshte e shume e njohur midis epirioteve te edukuar), eshte emri i nje anglezi tjeter qe ka ndikim akoma me te madh midis epirioteve. Bile ky emer konsiderohet nga banoret vendas si nje simbol shprese. Si per cudi, njerzit me te cilet une isha duke udhetuar neper Epir me sa duket ishin te njohur me komisioneret qe ishin derguar te percaktonin kufijte e rinj te Greqise. Me keta njerez u takuam gjate rruges qe nga Seyada/Sejada per ne Janine. Grupi perbehej nga perfaqsues te fshatrave nga zona te ndryshme. Ata shpresonin qe me se fundmi lutjet e tyre te beheshin realitete dhe distriktet ku ata jetonin ti bashkoheshin Greqise. Te gjithe keta njerez kur takoheshin dhe ndaheshin nga njeri tjetri shprehnin te njejtin urim. I gjithe vendi, nga fillimi ne fund, kumbonte me fjalet "Viva Gladstone". Gladstone (6) shihej si shpetimtari i vendit te tyre, burri ne te cilin ata besonin per nje te ardhme me te mire dhe te begate, per ribashkimin me atdheun e tyre. Natyrisht qe drejtuesit turq ne Janine e konsideronin kete si nje demonstrim te organizuar dhe rezultat i intrigave dhe perpjekjeve korruptuese Greke. Ne Filiat, i zoti i shtepise ku ne qendruam ishte jashtezakonisht krenar sepse ne shtepine e tij, 22 vjet me pare, kishte ndaluar “ő kúpos Γλάδστων”, (Zoti Gladstone), kur ky i fundit kishte udhetuar nga Korfuzi ne Epir. - Ai eshte nje burre shume i zgjuar - tha i zoti i shtepise. Une jam i gezuar qe ai eshte gjalle e mire. - Pse keshtu ? - e pyetem ne. - Sepse ai do te na vendose atje ku ne perkasim - ishte pergjigjia e tij e menjehereshme. Reagimi i nje banori nga Velchista/Velcista ishte vertet mbushur plot pathos. Kur u pyet ne se a ishte i kenaqur nen regjimin aktual ai u pergjigj: "Jo, jemi absolutisht te pakenaqur. Kerkesa jone e vetme eshte te bashkohemi me memedhene tone - Greqine. Ne nuk kemi azgje te perbashket me Albanian. Taksat mund te jene te renda ne Greqi, por se paku ne do te kemi tregeti dhe perparim. Ne nuk guxojme te ndertojme fabrika, ose dicka tjeter, sepse nen Turqine nuk kemi siguri. Emri im eshte grek, te gjitha emrat ketu jane greke. Ne kohet antike Greqia dhe Epiri ishin e njejta gje, ashtu sic duhet te jene dhe sot. Situata aktuale nuk mund te zgjate pergjithmone, - dhe ne kemi shprese ne Gladstone". Nje burre tjeter ishte po aq shprehes ne mendimet e tij duke theksuar se ishte e pamundur qe turqit ta mbanin vendin nen kontroll per nje kohe te gjate. Ai e mbylli diskutimin e tij duke thene: "Ne do ti dergojme peticione Gladstone; Ai eshte nje udheheqes i madh dhe burre i mire, dhe do t'ju jape grekeve c'fare eshte e tyrja". Ne se keto nuk jane prova te mjaftuehme te nje deshire te pergjitheshme per tu bashkuar me Greqine atehere ne mund te kthehemi mbrapa ne te kaluaren jo te larget dhe kujtojme Suliotet. Ky ishte nje fis kryesisht grekfoles i chameve te Epirit, qe pervec se ishte ne lufte te vazhdueshme me Ali Pashane dhe albanasit/shqiptaret, ishte dhe nje nga grupet e para qe u perfshine ne luften per pavaresine e Greqise. Marko Bocari, nje nga burrat e fisit, ishte mbase heroi me i madh midis heronjve te shumte qe rane ne fillimet e asaj perpjekje te pergjakeshme. Ne fakt, Epiri qe ne kohera qe s'mbahen mend ka qene ne te gjitha drejtimet grek, duke filluar qe nga emri. Let te shpresohet qe ne te ardhmen e afert Epiri, nje nga pjeset me te rendesishme te Greqise, ti rikthehet perseri asaj. ***** Me Gegerine dhe Toskerine ceshtja qendron ndryshe. Nuk ehte qellimi i ketij artikulli te hyje ne diskutimin e origjines se races Albanase/Shqiptare, nje subjekt ky ku shume autoritete te degjuara te fushes nuk bien dakord. Hobhouse thote se ne Albania nuk ka mbetur azgje nga raca antike Ilire. Ai ka permendur si origjine te mundeshme sllavet scythians dhe albanasit aziatike, dhe perfundon me konkluzionin interesant qe albanasit/shqiptaret jane nje perzierie greke, romake, gothe, vandale, spaniarde, italiane, bullgare dhe otomane. Pouqueville thote se albanasit/shqiptaret kane rrjedhur nga galet. Herr Kiepert i klasifikon ata si iliriane. Meletius mendonte se ata nuk kane te bejne as me ilirianet dhe as me albanasit aziatike, por me keltet qe erdhen nga Japygia ne Itali dhe me pas kaperxyen detin ne Durres dhe u shperndane ne zonat perreth. Nje shqiptar i kohes sone, Abdyl Bey Frasheri, i cili e vlereson shume edukimin, u perpoq te me bindte ne idene e tij duke me thene qe eshte e padiskutueshme qe shqiptaret jane perfaqsues te vertete te pellazgeve. Sipas Zt. Frasheri egziston nje fare lidhje midis shqiptareve dhe grekerve por keta te fundit jane nje dege e larget ndersa te paret jane pasardhes "puro" dhe me gjak te paster pellazgjik. Gjithashtu, ai deklaroi qe gjuha shqipe eshte identike me pelazgjishten antike. Sido qe te jete, ky opinion ka shume te ngjare te ishte nje "mbi-doze" patriotizmi. Ne librin e tij me titull "The Languages of the Seat of War" te botuar ne vitin 1854, Profesori Max Müller, autoriteti me i madh i fushes qe vazhdon te jete gjalle, ne nje artikull te shkrojtur ne menyren me admiruese refuzon te "arrije ndonje opinion vendimtar mbi origjinen dhe zhvillimin e ketij dialekti te izoluar" qe flitet ne Albania. Mbase klasifikimi i gjuhes do te percaktoje dhe origjinen e vertete te njerezve qe e flasin ate. Dr. Hahn, ne punimin e tij te jashtezakonshem dhe te vecante, te qojtur "Albanesische Studien" (Studime Shqiptare), mbeshtet qartazi opinionin qe albanasit rrjedhin nga ilirianet, ose po te perdorim nje term me te gjere, nga pellazget. Ai kosideronte si prove kryesore te origjines pelazgjike lidhjen midis gjuhes shqipe dhe shume fjaleve te mitologjise greke. Ai arriti konkluzionin qe albanasit jane autoktone ne kuptimin qe nuk mbahet mend peridha kohore kur ata u vendosen per here te pare ne keto hapesira. Duke pranuar kete version, mund te thuhet se raca albanase eshte nje grup i vecante dhe dikush mund te arrije konkluzionin qe te dy grupet, geget dhe tosket, rrjedhin nga e njejta origjine. Kuptohet ata jane efektur, por jo shume, nga kontakti qe kane patur me racat e tjera. Diferenca qe egziston midis tyre mbase eshte elementi kryesisht sllav qe eshte perzjere me gjakun geg dhe nga ana tjeter kryesisht perzierja vllaho-greke me tosket. Geget dhe tosket flasin dialekte te se njejtes gjuhe te izoluar. Por pavaresisht lidhjes te tyre te afert te gjakut, ata jane armiq te hidhur te njeri-tjetrit. Geget i shikojne tosket me perbuzje. Tosket nga ana e tyre i shohin geget me xhelozi ekstreme dhe mospelqim. Te dy palet e pranojne hapur qe ata nuk mund te rojne ne paqe midis tyre. Nje shembull nga realiteti mu tregua nga nje pronar i madh tokash ne Epir. Ai me deklaroi se ishte perpjekur disa here te krijonte mundesine qe geget dhe tosket te punonin se bashku ne pronat e tij. Me ne fund ai hoqi dore perfundimish nga kjo perpjekje. Grupet ishin ne grindje te vazhdueshme dhe me shume se nje here ata kishin derdhur gjak midis tyre. Edhe po ti leme mbrapa keto ndryshime madhore, si Albania veriore ashtu dhe ajo qendrore, jane te ndara ne fise te ndryshme te cilat mbrojne me xhelozi te drejtat e grupeve respektive. Fiset refuzojne te perzihen me njeri tjetrin ose te njohin ndonje udheheqes tjeter pervec bajraktarit apo drejtuesit te tyre. Ne brendesi te vendit eshte fare e zakoneshme te degjosh per nje perplasje “qe sapo kishte ndodhur” midis fiseve fqinje. Ose te degjosh histori per perplasjet e kaluara qe dikush do ti tregoje me nje thjeshtesi te tille sikur lufta civile te ishte gjeja me normale ne bote. Edhe pse situata eshte shume e keqe justifikimet per gjakderdhje nuk pushojne. Fiset “mbjellin dhe risin” midis tyre asmerira fatale dhe perplasje te shumta vdekjeprurese. Kjo situate te tmerron kur mendon qe rregulli kryesor qe mbizoteron ne shoqerine Albanase/Shqiptare eshte vendeta, (gjakmarrja). Me poshte tregohet nje incident qe tingellon aq i pabesueshem sa dhe historia e asaj pules se bardhe ne romanin “Vllezerit Korsikane” (7). Historia e meposhteme do te jete e mjaftueshme per te dhene nje ide se sa thelle ka depertuar ky fenomen gjakatar ne shoqerine e ketushme. Nje famulltar qe kishte jetuar pjesen me te madhe te jetes se tij mes albanasve/shqiptareve me tregoi per nje gjakmarrje qe kishte nisur kur nje burre kishte kaluar nepermes tokes se fqinjit. Si pasoje e kesaj hakmarje qe filloi per nje shkak kaq te parendesishem, jane vrare ose plagosur 300 burra; dhe e njejta situate vazhdon prej 2 brezash. Dy fshatra te tere jane armiqesuar me njeri-tjetrin dhe perplasjet vazhdojne pa nderprere. Me sa duket, nuk ka shprese qe diferencat qe egzistojne midis tyre do te zgjidhen me perpara se te jene kryer dhe shume vrasje te tjera. Situata fetare ne Albania e komplikon situaten akoma edhe me shume. Egzistojne 3 besime; ai Myslyman, ai Romano Katolik dhe ai Greeko Orhodhoks. Eshte jashtezakonish e veshtire the gjesh statistika (8) te besueshme rreth numrit te besimtareve dhe perqindjeve numerike te bashkesive fetare. Thuhet, dhe mbase keshtu eshte dhe realiteti, qe ne Gegeri, katoliket jane me shume se myslymanet. Ne kete zone orthodhokset jane shume te paket. Ndersa ne Toskeri predominojne myslymanet ndersa katoliket jane nje minoritet shume i vogel. Zakonisht myslymante gjenden me shume ne qyteza dhe katoliket, ne vecanti ata te veriut, jetojne ne vende malore dhe te izoluara. Ne se te krishteret (katolike dhe orthodhokse) i futim ne nje grup atehere mbase ata do te behen pak me shume se myslymanet. Nje armiqesi e hidhur egziston si midis besimtareve greko orthodhokse dhe romano katolike ashtu dhe midis te krishtereve dhe myslymaneve si grupe te vecanta. Nje rast i zakonshem i urrejtjes qe nuk shuhet kurre ndodhi ne nje fshat te vogel ne Albanian veriore. Disa te rinj myslymane, me sa duket pa u menduar mire, perdoren kryqin e nje kishe katolike si nje shenje qitjeje dhe e gjojten ate. Si hakmarie, te krishteret veshen nje derr me rroba si ato te nje hoxhe dhe e lidhen ate diku brenda nje xhamie. Te terbuar nga ky ofendim, myslymanet, vrapuan jashte xhamise, gjeten te krishteret qe po prisnin te shihnin efektet e hakmarjes se tyre dhe keshtu filloi nje perplasje si rezultat i se ciles humben jeten disa persona. Raste te tilla perseriten pothuajse pa pushim. Veshtire se kalon ndonje jave pa pasur te tilla situata qe shpesh perfundojne ne gjakderdhje dhe humbje jete. Situata e pergjitheshme eshte nje kombinim i shume elementeve te komplikuar; coroditje, armiqesi, tensione midis gegeve dhe toskeve, xhelozi midis fiseve te ndryshme, gjakmarje midis familjeve fqinje, perbuzje dhe konflikte midis myslymaneve, katololikeve romane dhe orthodhokseve greke. Eshte me se e qarte qe vendi mund te beje perpara, qofte ky edhe nje progres i vogel, vetem nepermjet nje qeverisje shume te zgjuar dhe te vendosur. Dhe ketu qendron problemi kryesor i fatkeqsise shqiptare. Fjala “qeverisje” ne se e quajme keshtu menyren se si turqit kontrollojne Albanian, ka fare pak te beje me kuptimin e vertete te kesaj fjale. Vendi eshte i ndare ne vilajete, (keto jane vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit, dhe Janines), ashtu sic jane te ndara dhe provincat e tjera te perandorise Otomane. Me sa kuptohet, kjo ndarje behet per arsye taksimi dhe rekrutimi ushtaresh. Te gjitha burrimet egzistuese (njerezore dhe ekonomike) shfrytezohen per qellime te tjera nga qeveria qendrore dhe ne province nuk kthehet asnje lloj kompesimi. Ushtaret albanas/shqiptare perbejne “ajken” e ushtrise turke. Pasi lirohen nga sherbimi ushtarak, pak jane ata qe kthehen mbrapa ne vendin e tyre. Bile 80% e atyre qe kthehen jane me te varfer se ne kohen kur lane vendin. Me tu kthyer mbrapa ata harrojne menjehere disiplinen qe mesuan ne ushtri dhe degradojne ne nje gjendje akoma me te keqe se ata qe nuk jane larguar nga vendi. Nuk ka as edhe nje ndertim publik qe te deshmoje per perdorimin e drejte te taksave qe mblidhen nga sistemi egzistues. Dhe taksat nuk jane pak. Ka taksa per banesat, per bagetine, pothuajse per c’do lloj prone. Permeteper, paregullsive te permendura i shtohet dhe interesimi shume i paket qe Porta e Larte tregon per “arnautet”. Keta te fundit, qe nga koha e Iskander Beut deri ne ditet tona jane trajtuar si te thuash me nje politike “beni c’te doni dhe me lini te qete”. Nje forme kjo qe per ndonje grup tjeter popullate me temperament me te bute do te ishte shkateruese. Ka mundesi qe turqit te jene terhequr nga perpjekja e veshtire per te kontrolluar plotesisht kete race te ashper dhe kurajoze malesoresh. Ciladoqofte arsyeja, ata jane lejuar te gezojne nje lloj pavaresie gjysmake. Problemet e brendeshme te fiseve vazhdojne te zgjidhen nga “keshilli i te moshuarve” (pleqeria) e cila ndihmohet nga “asambleja e pergjitheshme” antaret e te ciles (gjobar) jane perfaqsues te grupimeve te vogla te perbera nga 4 deri 6 shtepi. Kur ceshtje te nje rendesie me te madhe vijne per diskutim atehere fiset mblidhen se bashku. Se paku, nje burre nga c’do shtepi eshte i detyruar te marre pjese ne takim. Ky eshte nje organizim, pak a shume i ngjashem si ai ne Rusi, ku banoret vendas kane kontroll mbi vete-qeverisjen lokale por asnje lloj fuqie politike apo ndikim ne shtetin qendror. Ky sistem, ne vend qe te eleminoje urrejtejet dhe armiqesite tradicionale dhe te mbaje nen kontroll situaten, ne te vertete ka tendencen ti inkurajoje dhe zmadhoje keto fenomene. Eshte me se e qarte qe Porta e Larte nuk eshte perpjekur ta permiresoje kete situate problematike por perkundrazi e ka perkrahur qellimisht ate. Kuptohet qe eshte shume lehte te mbahet nen kontroll nje Albania e pafuqishme, e dermuar nga nje anarshi e brendeshme e cila i konsumon asaj te gjitha energjite. Ne rast te kundert, ne se do te lindte nje levizje e vertete nacionaliste qe do te eleminonte perplasjet dhe problemet e bendeshme me qellim final te miren e perbashket atehere Portes se Larte do ti duhej te ushtronte nje prersion shume te madh per te shojtur perpjekjen e supozuar ne fjale. Rezultatet e trajtimit te keq qe i eshte bere vendit duket qarte ne gjendjen e tij ekonomike. 1/1 Nuk ka rruge normale, as te gjera as te ngushta. Rruget e karvaneve te kafsheve, te cila jane shume te pakta, jane ndertuar dikur nga venedikasit. Qe atehere jane lene ne meshire te fatit dhe kane arritur ne ate gjendje qe nuk mund te quhen me rruge. Disa urra, ne se mund te konsiderohen te tilla, jane relika te investimeve venedikase. Nyjet e transportit jane ne gjendje te mjeruar dhe kane nevoje per rinovime te plota, ndersa ne realitet ato jane meremetuar sa per te kaluar rradhen. Lumenjte nuk mbahen nen kontroll; ata dalin jashte shtreterve te tyre duke shkaktuar permbytje dhe deme te medha ne hapesira te konsiderueshme tokash produktive. Tregetia nuk inkurajohet, po ashtu dhe zhvillimi i pergjithshem ekonomik. Ne se fillojne punime publike ato lihen ne mes, gjysem te mbaruara. E gjithe provinca, (Albania), perpiqet te mbijetoje dhe eshte ne nje gjendje te pashprese. Keshtu qe duke mos patur ndonje forme efikase komunikimi dhe pa prespektiven e permiresimeve te mundeshme, popullata ka mbetur si ne te kaluaren, e ndare dhe e vecuar ne grupime te panumurta. Keto fise, duke mos patur azgje tjeter per te bere, e kalojne kohen e tyre duke u hakmarre me njeri-tjetrin per ofendime imagjinare te krijuara dhe trasheguara nga tradita te gabuara. Duke e vezhguar situaten nga pozicioni Turk, kjo ka qene nje politike e shkelqyer qe ka dale ne pah shume mire gjate ketyre viteve te fundit. Porta e Larte ka qene ne gjendje ta perdore Albanian si nje leve diplomatike te mbeshtetut mbi justifikimin se “nuk mund te bejme dot gje”me keta lloj njerezish. Ne kete menyre Turqia ka arritur te kundershtoje sugjerimet Europiane per nje marveshje te pergitheshme paqeje ne kete rrajon te trazuar. Pavaresisht situates se pavolitshme ne te cilen gjenden, shqiptaret jane aq inteligjente sa ta kuptojne se kjo politike i mban ata larg civilizimit dhe progresit. Ne vend vazhdimisht qarkullojne intriga; ngrihen propozime rreth nje mirekuptimi me Austrine. Ne shume ambjente flitet hapur per autonomi dhe pavaresi. Ka kritika kunder qeverise aktuale qe duket qarte qe nuk perfaqeson deshirat e subjekteve te saj. Ne mes te kesaj situate, Turqit te sigurte se e kishin situaten nen kontroll, u perpoqen te mbanin qetesine e zakoneshme deri ne momentin qe Lidhja Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) filloi ti alarmoje me pozicionimin e saj. Duhet theksuar se ky organizim u krijua menjehere pas firmosjes se Traktatit te Sen Stefanit dhe qellimi i deklaruar i Lidhjes ishte ruajtja e integritetit te territoreve Albanase. Traktati i Berlinit zevendesoi ate te Shen Stefanit dhe ishte pakez me ne favor te ideve shqiptare. Refuzimet kryesore te Lidhjes ishin dy. E para, Lidhja nuk pranoi te njihte vendimet e Traktatit te Berlinit. E dyta, kundeshtimin ndaj percaktimit te kufirit me Malin e Zi bazuar mbi ate qe u qojt “Kompromisi Korti”. Dukej qarte, te dy "pozicionet albanase" ishin kalkulime te Turqve dhe mbeshteteshin nga ata. Nje oferte e re, te cilen Mali i Zi e kishte pranuar paraprakisht, ishte bere ne formen e nje propozimi kolektiv nga ambasadoret e fuqive te medha ne Kostandinopoje dhe i ishte paraqitur Portes. Kete propozim Lidhja kishte kundeshtuar me vendosmeri ashtu sic kishte kundeshtuar dhe propozimet e meparshme. Po ashtu, ishte e pamundur te detyrohej Turqia qe te ushtronte presion mbi subjektet e saj te pakontrollueshem ne menyre qe keta te fundit te zbatonin marveshjen Europiane. Ne te njejten kohe, Turqia vazhdoi te mbeshteste Lidhjen ne menyre te konsiderueshme. Banda te medha te te ashtuquajturve “kryengrites” ishin lejuar te mblidheshin ne Tuzi dhe Ulqin, dy qytete shume afer Shkodres. Demonstrime me natyre luftarake ishin mbajtur po ashtu brenda ne Shkoder, ku gjate gjithe kohes kishte patur nje prezence te forte ushtarake turke plotesish e afte te shperndante nje nga nje, si puplat e zogut, te gjitha kontigjentet e rebeleve kur keta ishin ne rrugen e tyre per ne vendin e manifestimit. Si rrjedhim, Europianet organizuan demonstrimin e degjuar te flotes ushtarake detare perpara brigjeve te Ulqinit. Ne fillim ky veprim nuk pati ndonje rezultat. Vetem krijoi cudi dhe pakenaqesi. Arritja e vonuar dhe e padeshiruar e nje grupi luftaniesh franceze u prit me injorimin dhe moskokecarjen tipike lindore, per te cilen turqit shquhen mbi gjithe te tjeret. Kercenimin e flotes europiane qe ishte pozicionuar shume afer tokes dhe ultimatumin tre ditor qe ata i derguan Riza Pashajt, ky i fundit e mori me nje miresjellje sarkastike dhe nuk e vuri fare “ujin ne zjarr”. Dukej qarte qe kundeshtimi i hapur i kerkesave te europianeve nga disa pak malesore, (disa mije persona), ishte organizuar nga dikush tjeter. Perballe nje revolte jo te vogel qe krijoi raca me heroike ne Europe, perpjekja e pergjitheshme europiane nuk arriti te bente ndonje gje konkrete. Por, me pas europianet kercenuan me bllokimin e Izmirit, dhe ky nuk ishte nje kercenim bosh si ne rastin e Ulqinit. Te ndodhur nen nje presion te madh, turqit nxituan te nderprisnin punen qe kishin filluar. Por kjo nuk ishte me nje pune e lehte. Patriotizmi dhe inati albanas kishte arritur ne nivele shume te larta, dhe Lidhja ishte e vendosur te mos bente asnje leshim. Gjate kesaj periudhe kohore ata kishin organizuar forcat dhe kishte patur nje unanimitet midis komiteteve te tyre. Ne qofte se ata do te linin menjeane, qofte dhe per nje here te vetme, urejtjet e tryre te brendeshme shekullore dhe te organizoheshin si duhej, jo si ne rastin e Ulqinit qe ishte me shume nje shfaqe, situata mund te perfundonte ne nje kryengriteje te pergjakeshme dhe nje tragjedi te madhe. Por, turqit e dinin saktesisht me ke kishin te benin. Ishte e cuditeshme te shihje se si c’do dite qe kalonte shfaqte nje carje te re ne kampin albanas. Nje fis nuk donte te largohej nga Tuzi; nje tjeter nuk donte te shkonte me larg se Shkodra, grupi tjeter u kthye i gjithi ne vendin e tij, dikush tjeter u be aleat me turqit – dhe keshtu me rradhe … Ne fund mbeten jo me shume se disa qindra burra te cilet u lane te rezistonin trupat ushtarake qe u derguan kunder tyre. Patriotizmi albanas ishte mbytur ne mes te xhelozise fisnore qe turqit e menaxhonin me pak talent dhe pak perpjekje. Keshtu qe demostrimi i forces detare e permbushi qellimin e saj. Si rrjedhoje, turqit ja u dorezuan malazezeve qytetin e Ulqinit, dhe zonat perreth, fare paqesisht. Nga ana tjeter turqit permbushen dy objektiva. E para, ata ishin ne gjendje te mbanin gjalle xhelozite fisnore dhe ne momentin e pershtatshem i perdornin keto xhelozi ne favor te tyre. Se dyti, ata arriten qe me sukses te mbillnin faren e revoltes albanase duke ju mbushur mendjen ketyre te fundit qe Europa i trajtonte ata ne menyre te keqe dhe te padrejte. Keshtu qe albanasit kishin te drejte te kundeshtonin me te gjitha mjetet qe kishin ne dore cdo propozim te mundshem qe do te behej ne te ardhmen ne lidhje me kufirin e tyre verior me Malin e Zi. Kundeshtimi do te behej pavaresisht rendesise se tokave qe do ti kalonin Malit te Zi, apo sado e vogel qe te ishte simpatia qe banoret e ketyre tokave kishin per albanasit. Megjithese ky pozicionim i albanasve ishte relativisht i ri, reziku i trazirave u rrit sepse njerzit ishin te pakenaqur nga situata e veshtire ne te cilen ndodheshin. Qe nga koha e demonstrimit te forces detare, kishte patur me shume se nje revolte. Ne cdo rast eshte ndjekur e njejta taktike qe ka dhene te njejtin rezultat. Nje perpjekje, qe ka patur potencial te shendrohet ne nje levizje te rendesishme nacionale, eshte kthyher ne nje hic vetem nga disa intriga te zgjuara te turqve. Si pasoje e trajtimit te keq qe i eshte bere albanasve/shqiptareve eshte krijuar pershtypja e gabuar se ata jane nje bande e madhe vjedhesish qe nuk kane aspirate tjeter pervec bastisjes, dhe as ndonje objektiv me te avancuar se zenka dhe shkaterimi. Keshtu qe nje vezhgues i zakonshem, ose dikush qe nuk ka patur mundesine te studioje mire kete vend, nuk ka arsye te mendoje pse Europa duhet ta shohe me simpati ceshtjen e tyre. Ky gjykim eshte shume i perhapur midis njerezve qe mund te bejne dicka per albanasit/shqiptaret, se paku aq sa kane bere ne drejtim te racave me fatlume per te cilat gjate viteve te fundit fuqite e medha kane shprehur qendrime shume favorizuese. Si do te jete e ardhmja e Albanias ? - ky eshte nje parashikin i veshtire. Epiri ka shume mundesi qe te perfshihet ne Mbreterine e Greqise. Por ceshtja e Albanias eshte e komplikuar. Ne kushtet qe ndodhet, nuk behet fjale qe asaj ti jepet autonomi apo pavaresi. Variant i pare mund te conte ne nje lufte civile te pafund. Variant i dyte, ai i pavaresise, do te kishte te njejtat pasoja sepse Albania nuk do te ishte aq e fuqishme sa ti rezistonte e vetme presionit te shteteve me te fuqishme qe e rrethojne ate. Eshte e kote te shpresohet se turqit do te arrijne te kuptojne qe megjthese kontrolli i tyre eshte deri ne nje fare mase tolerant, korupsioni dhe moskokecarja ekstreme qe karakterizon gjithe strukturat e tyre qeveritare, qendrore dhe lokale, do te cojne ne nje situate qe keto provinca do ti merren asaj me nje lufte shkateruese. A do te arrijne ndonjehere turqit te kuptojne qe themelet e shendosha mbi te cilat mbeshtetet stabiliteti dhe madheshtia e nje perandorie jane mireqenia dhe prespektiva e te gjithe subjekteve te saj dhe jo superioriteti ushtarak i races dominuese ? Kjo eshte nje pyetje qe vetem ata mund t’ju pergjigjen. Ne qofte se turqit i mbyllin syte, sepse nuk duan te shohin ku po i nxjer rruga qe kane zgjedhur, atehere nuk do te kene akend tjeter te fajesojne pervec vetes se tyre. Duket qarte qe situata aktuale i shkon pas ujrave politikes austriake qe mund ta pushtoje vendin ushtarakisht ashtu sic ka bere me Bosnjen dhe Hercegovinen. Eshte nje propozim pothuajse i njohur boterisht qe Austria eshte gati te zgjeroje zoterimet e saj deri ne Salonika (Thessaloniki). Kete ajo do ta beje jo vetem qe te marre nen kontroll tregje te rendesishme por dhe te perfitoje si te thuash nje kompesim per humbjen e ndonje zoterimi slav apo edhe gjerman qe mund te ndodhe si pasoje e konflikteve qe mund te shfaqen ne te ardhmen. Eshte shume e rendesishme qe bazuar ne kete plan, Austria te kete nen kontroll te pakten nje pjese te Albanias Veriore. Perndryshe linjat e saj te komunikimit ne frontin perendimor, qe do te zgjaten perafersisht 120 milje, do te jene te zbuluara ndaj sulmeve te albanasve. Austria nuk do ta shohe kurre me sy te mire krijimin e nje shteti te ri qe mund te jete armiqesor kunder saj. Gjithashtu, ajo do te kundeshtoje lidhjen e Albanias me ndonje fuqi tjeter qe mund te kthehet po ashtu ne nje kombinim armiqesor dhe ti krijoje asaj probleme te medha. Si njera, si tjetra rruge, sado qe duken te kenaqshme ne pamje te pare, do te krijojne kompikacione te metejshme. Ne te vertete, ideja e nje protektorati austriak nuk eshte dicka e panjohur midis albanasve te veriut. Bile disa nga ata nuk kane patur fare kundeshtim. Ndersa ne pergjithesi ata perbuzin greket dhe urrejne sllavet, ka nga ata qe e kuptojne qe nuk jane aq te fuqishem sa te qendrojne te vetem. Keshtu ata i jane kthyer Austrise duke e konsideruar ate si nje aleat natyral dhe te fuqishem. Nje nga shefat e fisit Kelmendi me tha afesisht keto fjale: “Greket ! - Ata nuk mund te bejne ndonje gje per ne. Perse te shkosh dhe udhetosh ne Greqi ? Atje do te shohesh qe ata jane aq keq sa dhe ne ! Nuk ka albanas qe do te pranonte ndonjehere te ishte subjekt i nje shteti sllav. Po Austria ? Ah ! Kjo do te ishte nje ceshtje komplet tjeter !” Ne se do te pranohet propozimi austriak, apo udheheqesit e mencur europiane do te kerkojne dhe afrojne nje zgjidhje tjeter, kete vetem koha do ta tregoje. Mbase do te ngrihet nje drejtues largpames turk i afte te gjeje nje rrugedalje nga situata aktuale. Sido qe te jete, nje gje eshte e sigurt; perderisa neglizhimi dhe abuzimi i shtetit do te vazhdoje te mbreteroje ne Albania, per sa kohen qe nje popull, me inteligjence te larte dhe i afte te ece shpejt drejt zvillimit, do te mbetet i zhytur thelle ne mungesen e shpreses dhe i mberthyer nga turbullira sociale, nuk do te kete progres. Injoranca ekstreme, qe mund te krahasohet vetem me periudhen e erresires Mesjetare, eshte nje peshe shume e rende dhe nje epiqender turbullirash qe ne qoftese nuk eleminohen mund te vene ne rrezik paqen Europiane ne cdo kohe. Me sinqeritet te madh le te shpresojme qe situata do te kuptohet me shpejtesi dhe te veprohet me forcen e duhur. Hapat qe do te merren duhet t’ju japin mundesine albanasve/shqiptareve te pakenaqur qe ata me shpejtesi te zene vendin qe ju takon midis komuniteteve te civilizuara te botes. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth materialit te shqiperuar. * Sqarim; ne kohen kur ky artikull eshte shkrojtur nuk egzistonte termi Shqiperi. Ne shqiperim, ne disa raste, fjala albanas eshte shoqeruar nga fjala shqipetar. Kjo eshte bere per t’ju permbajtur sa me mire pershkrimit original. Nuk duhet te ngaterohet Shqiperia e sotme me provincen e qojtur Albania Otomane, qe perfshinte 4 vilajete; ate te Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines. (1) – “Rajat” ishin te krishteret qe paguanin taksa dhe kishin te drejta te kufizuara perpara ligjit Otoman. (2) – Hobhouse mik dhe bashkeudhetar i Lord Byron. Ai mblodhi materiale te shumta rreth shqiptareve/arvanitasve, gjuhes dhe traditave te tyre. Disa nga pershkrimet e tij jane shume informative dhe shkencore. (3) – Cf. don Juan, kenga V, strofa 92. (4) – Kjo histori (e c’veshur nga detajet makabre), tregohet nga Hobhouse ne librin e tij “Udhetime neper Albania”. Ai thote se viktimat ishin 200 preveziote qe kishin ndihmuar francezet. (5) – Childe Harold, kenga II, strofat 70 – 73. (6) – Gladstone – minister i jashtem dhe kryeminister i Anglise. Ai kishte vizituar Epirin. (7) – Behet fjale per librin e Alexandre Dumas me titull “Vllezerit Korsikane”, botuar ne vitin 1844. (8) – Nuk ka te dhena rreth populates aktuale ne Albania. Bazuar ne burrimet me te sigurta popullata mund te jete midis 1,7 dhe 2 milion njerez. Ja vlen te permendet qe Hahn parashikon qe ne vitin 1852 popullata te jete 1.5 milion. Leake ne vitin 1806 thote se Albania ishte provinca me e populluar e turqise Europiane. Materiali origjinal ku u mbeshtet ky shqiperim: The Fortnightly Review, Volume XXXVII. Faqe: 461-475

  • Udhetimet e George Wheler - Viti 1675 | Mendime

    George Wheler ishte nje udhetar anglez i shekullit te 17-te. Ne shkrimet e tij permenden disa qyteza shqiptare, grupe njerzish qe kane te bejne me historine e shqiptareve te sotem dhe popullatave te tjera ballkanike. Udhetimet e George Wheler - Viti 1675 George Wheler nuk ishte historian profesionalist, as arkeolog apo studjues i fushave te ngjashme. Ai ishte botanist. Megjithate, ai shfaqi perpara lexuesve angleze te viteve 1675 informacione shume interesante rreth vendeve qe vizitoi perfshi bregdetin e Shqiperise. Libri i tij quhet: Udhetimi neper Greqi. Gjashte libra me ilustrime te ndryshme. Nga ky liber jam perpjekur te vecoj disa fragmente ku permenden disa qytete/fshatra te Shqiperise dhe Greqise se sotme. Te vecanta jane pershkrimet e Himares dhe albanasve/arvanitasve qe jetonin prane Athines se asaj kohe. Me poshte jane te shqiperuara paragrafet e permendur me siper. Ne faqen 28 / Libri I, ai shkruan: "Destinacioni tjeter ishte Durazzo/Durres, (Dikur romaket e quanin Dyrrachim), qe tani eshte vec se nje fshat me nje fortese te renuar. Gjate lundrimit per ne Durres ne kaluam pergjate gjirit te Boyana/Bunes, ku derdhet nje lume me te njejtin emer. Ne kohet me te hereshme ky lume quhej Drillo/Drillon. Ne te njejtin bregdet derdhet edhe lumi Pollona qe e ka marre emrin nga Apollonia, nje qytet qe ndodhej aty prane. Tani qyteti eshte shkateruar plotesisht, por ujrat kane mbetur ... Me tutje gjendet qyteti Aulen qe sot quhet Valona. 30 milje ne brendesi te territorit ndodhet nje mal me shpate te thepisura per te cilin kane bere fjale dhe autoret antike. Ne ate zone ka bitum te cilin vendasit e transportojne me karoca (Selenica). Shkembi i qojtur Sassino/Sazan ndodhet afersisht 6 milje larg Valona/Vlores. Perballe, ne anen Jug Lindore te ketij ishulli shtihet Gjiri Lodrino. Jo shume larg nga Sazani, ne drejtimin Veri-Lindor gjendet nje zone peshkimi, (Laguna e Nartes), ku vendasit kapin sasi te medha peshku te cilin e bejne batargo (nje lloj perpunimi te peshkut the thate) ose e konservojne per perdorim te mevonshem. Mishin e lopes ata e kriposin dhe e thajne ne djell". Ne faqen 29 / Libri I, ai shkruan: "Ne lartesi, perballe Sazanit, qendrojne malet madheshtore qe dikur quheshin Acroceraunii/Acroceraunian, por tani quhen Chimera/Himara. Prane bregdetit himariot gjenden pese apo gjashte fshatra te cilat mbrohen kunder Turqise dhe nuk i paguajne asaj as takse toke as takse personi. Fshati kryesor i ketij grupi quhet Himara dhe gjendet ne maje te nje shkembi te thepisur nga te gjitha anet. Kur lind nevoja, te gjithe banoret e fshatrave perreth mblidhen ketu. Ne se sulmohen nga deti, ata ngjiten ne male qe jane pothuajse te pa arritshem duke marre me vete dhe bagetite e tyre. Ne se ata sulmhen nga toka, ka aq shume kalime te ngushta qe vendasit mund ti perdorin per te mundur armikun, sic i thone fjales; vetem duke rrukullisur gure mbi te. Ata kane nje port qe quhet Porto-Panormo. Banoret ndjekin besimin grek dhe ceshtjet e tyre fetare mbulohen nga kryepeshkopi i Janines, nje qytet ne Thesali qe ndodhet perafersisht dy dite larg qe nga ky vend. Ata shquhen si ushtare te mire, pasardhes se races te degjuar te maqedonasve. Ata jane hajdute aq te keqinj sa dhe manjotet te cilet rrjedhin nga lakedemonians. Ne te kaluaren, keto 2 grupe ishin njesoj famoze ne fushat e betejes, por sot pasardhesit e tyre jane famekeqe per vjedhjet e tyre. Dikush mund te thote; ata shesin turqit tek te krishteret, dhe te krishteret tek turqit". Shenim rreth ishullit Corfu - Wheler permend nje person me mbiemer Arbeniti qe une mendoj se behet fjale per mbiemrin Arvaniti. Ne gjuhen greke nuk shqiperohet tingulli "B". Ne vend te "B", nje greqisht foles do te thote "V", pra Arvaniti dhe jo Arbaniti. Prezenca e arvanitasve ne ishilluin e Korfuzit ishte dicka normale ne ate kohe. Ne faqen 31 / Libri I, ai shkruan: "Nuk dua te le pa permendur mikun tim te mire, Sinjorin Spiridiani Arbeniti / Spiridon Arvaniti qe gjithashtu kishte nje koleksion te vogel medaliesh qe ishte shume interesant. Ai ishte nje adhurues i madh i antikitetit dhe nje person shume i civilizuar". Wheler permend dhe disa qytete te tjera te Epirit; Arten, Prvezen, Janinen. Me poshte paraqiten disa fragmente. Ne faqen 38 / Libri I, ai shkruan: "Gjeresia e hyrjes se ketij gjiri, (Giri i Ambrakia), eshte nje milje e gjysem, mbase nje milje e trecerek. Ne te majte ndodhet nje fortese turke qe nuk ka shume banore ashtu sic ka keshtjella e Saint Mauro (ne Lefkada). Vendbanimi quhet Preveza dhe eshte i njeti vend ku ne antikitet Augustus (Perandor Romak) ndertoi qytetin Nicopolis si simbol i fitores se tij mbi Mark Antonin". Ne te njejten faqe ai shton: "Ne Arta mendohet se jetojne shtate apo tete mije njerez. Numri i grekeve ja kalon numrit te turqve. Sinjor Manno Mannea, nje tregetar i pasur nga ky vend, me tha se kisha katedrale e qytetit qe quhej Evangelistra, qe ka kuptimin e "lajmetarit", ishte nje ndertese madheshtore. Ajo kishte aq shume dyer dhe dritare sac kishte viti dite. Kupola mbeshtetej mbi dyqind kolona mermeri. Ai shtoi se gdhendjet mbi hyrjen kryesore tregonin se kisha ishte ndertuar nga Duka Michael Comneno/Mihail Komninos". "Janina eshte nje qyteze me e madhe se Arta dhe e populluar nga tregetare te pasur greke. Kryepeshkopi i saj ka nen administrim kater peshkopata me te vogla; 1- Argjirokastro, nje qyteze e vogel. 2- Delbeno/Delvino qe eshte thjesht nje fshat. 3- Butrinto qe mbulon dhe fshatrat malore te Chimara/Himares. 4- Glykeon qe e ka mare emrin nga nje lume qe quhet Glyki. Dioqeza e fundit shtrihet nga Paramythia ne Parga, kjo e fundit eshte nje fortese bregdetare qe ju takon venedikasve". Nje fragment Interesant eshte momenti kur Wheler permend qe kapiteni i njeres nga anijeve me te cilat ai lundroi ishte nga nje qytet i Albanias. Me sa kuptohet, behet fjale pe Albanian Venedikase por prape se prape eshte nje material historik qe tregon se si kane ndryshuar emertimet e vendeve. Ne faqen 45 / Libri I, ai shkruan: "Korik 28, pas kater dite qendrimi ne Zant/Zakynthos ne hipem perseri ne bordin e anijes te qojtur Guerriera Costante qe komandohej nga kapiteni Zoane Bronze nje banor nga Perasto (Me shume informacion rreth Perasto mund te gjeni KETU ) , nje qyteze ne Albania. Ai ishte nje ish-pirat. Trimeria e tij e kishte bere ate nje person te njohur. Turqit ja kishin friken, ndersa piratet e detit e respektonin. Ai mbahej si nje nga ushtatet me te paepur ne sherbim te Shtetit Venecian. Thuhet se ne ditet e rinise se tij, kur jetonte ne Perasto, qyteti ishte sulmuar nga nje grup prej dy mije turqish, ndersa mbrojtesit nuk ishin me shume se pesedhjet e nente persona. Megjithate, ata bene nje rezistence shume te forte; vrane nje numur te madh turqish dhe shkateruan artilerine e tyre. Si perfundim, vendasit u mbrojten aq fuqishem sa qe sulmuesit u detyruan ta braktisnin ndermarjen e tyre". Wheler vizitoi disa zona afer Athines. Ne afersi te Martones ai pershkruan dhe takimet qe pati me disa Albanese/Arvanitas. Dicka interesante; ai vizitoi nje fshat qe quhej Suli. Nuk duhet te ngaterohet Suli i Marko Bocarit ne Epir me Sulin prane Athines. As me fshatra te tjere ne Shqiperi qe mbajne po te njejtin emer. Ne te vertete, edhe sot e kesaj dite ne Greqi egzistojne fshatrat Kato Suli dhe Ano Suli. Ne librin e Wheler duket qartazi qe banoret e ketyre fshatrave ishin foles te gjuhes greke. Ne faqen 453 / Libri VI, ai shkruan: " ... duke vazhduar mbi nje brinje, ku takohen malet Nazea dhe Pendeli, zbritem ne luginen e Maraton-es dhe arritem ne nje fshat qe quhej Urania qe ndodhet shtate apo tete milje larg Gevisia/Kifisia. Fshati eshte i banuar nga mbajtes bagetish dhe barnj albanese dhe lokalizohet midis dy shpateve te malit". Po ne te njejten faqe, ai vazhdon: " ... rreth nje milje me tutje arritem ne nje fshat te vogel albanes te qojtur Chouli/Suli ku ne qendruam ate nate. Banoret e ketij fshati kane nje tjeter fshat me te njejtin emer qe ndodhet ne mal. Gjate dimrit, vendbanimi ne mal eshte shume i ftohte si per ta ashtu edhe per bagetite e tyre. Ndersa gjate veres, vendbanimi fushor eshte shume i thate dhe plot me insekte qe riten ne ujrat aty afer. Kuptohet qe nuk eshte luksi por eshte nevoja jetesore qe i ben keta njerez te varfer ti "dhurojne" vetes shtepi verore dhe dimerore". Ne faqen 479 / Libri VI, ai shkruan: "... ne u mirepritem ne shtepine e nje albanesi te mire dhe te sinqerte. Ai ishte i vetmi banor prezent ne fshat sepse te gjithe te tjeret ja kishin mbathur nga qe nuk ishin ne gjendje te paguanin haracin/taksat. ... 'Zbavitja' e vetme qe ne gjetem ne kete vend ishin refimet e trishtuara te mikpritesit tone i cili na tregoi per shtypjen e madhe te zoterinjve turq nen te cilen ata vuanin. Shoqeruesi im me tha te ve re pandoflet e kuqe qe vishte vajza e te zotit te shtepise. Kjo ishte nje shenje qe ajo ishte gati per martese ne se do te gjendej dhendri ... Besoj se ajo nuk do te kishte pritur gjate ne se qyteza nuk do te ishte zbrazur kaq shume. Bukuria e saj natyrore ishte e tille qe do ta bente ate te gezonte ngrohtesine e bariut me trim te fushave te Boetise". Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Libri i plote gjendet ne kete link: https://books.google.ca/books?pg=PA140&id=xt1OAAAAcAAJ#v=onepage&q=durazzo&f=false

  • Vdekja e Zeze dhe Perandorite | Mendime

    "Vdekja e Zeze" dhe Perandorite Mbase Vdekja e Zeze ne Lindjen e Mesme nuk krijoi probleme fetare, sociale, politike ose ndryshime ne format e edukimit si ato qe krijoi ne Evrope, por prape se prape efektet e saj nuk ishin me pak dramatike. Se bashku me nje seri te njepasnjeshme epidemish, Vdekja e Zeze luajti nje rol kryesor ne ngritjen e Perandorise Otomane. Otomanet (Ottomans) u shfaqen nga nje principate ne Anatoline Perendimore, aty nga fundi i shekullit te trembedhjete. Brenda nje shekulli e gjysem ata arriten te shkateronin Perandorine Bizantine, absorbonin pjesen me te madhe te principatave fqinje te Anatolise, pushtonin hapesira tokesore te madha ne Jug-Lindje te Evropes dhe ushtronin kontroll ne dy kontinente, nga nje qender qe ata themeluan ne Kostandinopoje (Constantinople), ish kryeqytetin e Kristianizmit Lindor. Otomanet kishin "gllaberuar" teritore te medha Bizantine bile qe perpara gjysmes se pare te shekullit te katermbedhjete, perfshi Bursen (Bursa) qe ishte kryeqyteti i tyre i pare (viti 1326); Nicaea (Iznik - viti 1331); dhe Nicomedia (Izmir, viti 1337). Por, shumica e pushtimeve te rendesise strategjike ndodhen pas Vdekjes se Zeze. Ketu futen Gallipoli ne vitin 1354, i cili ne vitin 1365 u be kryeqyteti i dyte i Otomaneve; Thraken (Thrace) dhe Maqedonine (Macedonia), respektivisht ne vitet 1370 dhe 1380; pjese te medha te Ballkanit, perfshi Sofian (ne Bullgari), Shqiperine ne vitin 1385, pjesen dermuese te Serbise ne vitin 1389, Selanikun (Thessaloniki) ne vitin 1387 te cilin Otomanet do ta humbnin dhe rimernin perseri ne vitin 1430 (82). Vdekja e Zeze ishte shkateruese per Shtetin Bizantin. Smundja u shfaq ne Anatoli nga fundi i vitit 1346 dhe arriti ne Kostandinopoje ne vitin 1347. Ashtu si dhe ne Evrope, Vdekja e Zeze zhduku nje pjese te konsiderueshme te popullates se kryeqytetit dhe qyteteve te tjera dhe perkeqesoi situaten ekonomike dhe kushtet e bujqesise, te cilat ishin te veshtira dhe perpara epidemise, si ne qendrat urbane ashtu dhe ne ato rurale (83). Vdekja e Zeze shkateroi Bizantin sepse u shfaq pas dy lufterave civile qe u zhvilluan ne lidhje me trashegimine e perandorise ne vitet 1320 dhe 1340. Keto luftra e lane shtetin pa financa dhe te dobet perballe Venedikasve (Venetian), Gjenovezeve (Genoese) dhe nderhyrjeve dhe sulmeve Otomane (84). Nga viti 1346 deri ne vitin 1352, epidemia "pushtoi" qytetet Bizantine, reduktoi popullatat e tyre dhe si rrjedhim mbeten pak ushtare ti mbronin ato. Ne vitin 1352 duke u perballuar me reziqet qe vinin nga Serbia dhe Bullgaria, gjithashtu dhe nga nje lufte civile, perandori Xhon Kantakuzenus (John Cantacuzenus) arriti nje marveshje me te birin e Sulltanit Orhan. Ai ftoi Otomanet te kalonin Dardanelet dhe ju afroi atyre nje prezence ne Rumeli. Dy vjet me vone, Otomanet do ta shfrytezonin kete rast dhe pas nje termeti qe renoi shume qendra te rendesishme Bizantine morren fortesen e demtuar te Gallipolit dhe avancuan me thelle ne teritorin Bizantin. Qe nga ai moment dhe ne vazhdim, Otomanet u bene rivalet kryesore te Bizantineve, qytetet e te cileve vazhduan te goditeshin nga fatkeqsi natyrore. Ne vitin 1453, kur Mehmet i Dyte pushtoi Kostandinopojen, qyteti kishte jo me shume se tridhjet mije banore dhe pak ushtare ta mbronin ate (85). Natyrisht qe Vdekja e Zeze efekti dhe Otomanet gjithashtu, por ne nje mase shume me te vogel. Ne kontrast me Bizantinet, Otomanet ishtin nje bashkim i grupeve nomade. Keta ishin me shume hajdute sesa njerez te lidhur me blegtorine dhe bujqesine dhe ishin vazhdimisht ne levizje (86). Mortaja mbartet nga minjte dhe si rrjedhim efekten me shume qytetet dhe banimet fikse. Qe te kthehet ne epidemi, smundja kerkon nje densitet pupullate dhe kontaktin njeri-kafshe ne nje shkalle te caktuar. Duke qene vazhdimisht ne levizje, forcat Otomane ishin me pak te ekspozuara kundrejt mortajes dhe pesuam me pak demtime se bizantinet. Permeteper, mortaja ne pergjithesi shperndahet nga bregdeti ne brendesi te tokes. Ajo mberin nga vendi ne vend nepermjet anijeve qe sjellin dhe minjte e infektuar. Keshtu qe shtetet bregdetare ishin te prekura ne nje shkalle me te madhe, megjithate Vdekja e Zeze nuk beri perjashtime. Mortaja "bastisi" principatat Turke pergjate detit Egje (Aegean) dhe Mesdhetar (Mediterranean), si per shembull: Karaman, Menteşe, Aydın, Saruhan dhe Karesi. Megjithese disa emirate, si ajo e Karaman dhe Aydın, egzistuan deri ne shekullin e pesembedhjete, efektet shkateruese te Vdekjes se Zeze padyshim qe kontribuan ne shkrirjen dhe bashkimin e Principatave Turke ne shtetin Otoman (87). Duhet theksuar se Vdekja e Zeze nuk ishte arsyeja e vetme qe krijoi suksesin Otoman. Por me sa duket, nje pjese e mire e burimeve historike, qe i referohen ngritjes se Perandorise Otomane, i kushtojne epidemise nje vemendje shume te vogel (88). Ne pergjithesi, historianet vleresojne besimin fetar si faktorin kryesor ne perplasjen Otomano-Bizantine dhe si rrjedhoje triumfin Otoman. Duke filluar nga viti 1920, historianet kane debatuar natyren e besimit qe Otomanet perhapen dhe efektin e tij ne sukseset e tyre (89). Kjo ceshtje eshte diskutuar gjeresisht ne literature dhe une ketu do te trajtoj vetem argumentat kryesore. Teoria qe shume historiane te Otomanizmit kishin pranuar deri pak kohe me pare ishte nje version i modifikuar i ideve te Paul Wittek te hedhura ne vitin 1937. Ne versionin e tij, qe u be i njojtur si “Argumenti Gazi”, Wittek thoshte se Otomanet e pare ishin banda luftetaresh Myslymane (Gazis) qe nuk kishin ndonje lidhje gjenetike midis tyre por ishin te influencuar nga tradita Seljuk (Seljuq) e raprezalieve te teritoreve jo-Myslimane dhe te lidhur midis tyre nga deshira e perbashket per te luftuar infidelet Kristiane (90). Ne vitin 1994, botimi i njohur "Historia Sociale e Perandorise Otomane" (Economic and Social History of the Ottoman Empire), megjthese ne nje forme te modifikuar, vazhdonte te shpegonte ekspansionin e Otomaneve ne shekullin e katermbedhjete bazuar ne “Argumentin Gazi”. Halil İnalcık, editoruesi i botimit dhe autor i kapitullit te historise se hereshme Otomane, sugjeronte gjithashtu qe “Gazi”, karakteri me i spikatur i Otomaneve te pare, i dha forme historise se perandorise dhe ne shekujt qe do te pasonin (91). Kemal (Cemal) Kafadar, ka pranuar esencen e ketij argumenti, duke theksuar se karakteri “Gazi” ishte nje nga elementet qe krijoi identitetin Otoman. Ky i dentitet lindi ne Anatoline Perendimore dhe u bazua ne natyren gjitheperfshirese si te Krishterimit ashtu dhe te Otomanizmit (92). Sot, historianet vazhdojne te perdorin "Argumentin Gazi" me disa modifikime qe lejojne jo-Myslimanet te prezantohen ne pershkrimet Otomane ku behet fjale rreth ngritjes se sitemit Otoman (93). Disa historiane kane guxuar ta kundeshtojne "Argumentin Gazi". Colin Imber ka argumentuar qe burimet e informacionit qe historianet perdoren per “konstruktimin” e historise se hereshme Otomane ishin shkrojtur jo me perpara se shekulli i pesembedhjete dhe keshtu qe jane te “pavlefshme”. Sipas tij, te gjitha "faktet" rreth Osman Gazi dhe pasuesve te tij jane ne te vertete trillime dhe hipotezat se Otomanet ishin nomade, gazis, fshatare, ose ndonje kombinim i ketyre tre kategorive, duhet te mos meren parasysh. Si kunderpergjigje, Imber ka parashtruar versionin qe Otomanet e hershem bastisen teritoret fqinje me objektiv vjedhjen dhe kapjen e sklleverve dhe qe gazi (ose ghazi ne arabisht) ishte sinonim i fjales turke “akinci” qe do te thote “bastises” (94). Heath Lowry ka shtyre argumentin e Imber me tutje dhe sugjeron qe qellimi i zgjerimit Otoman ishte bastisja dhe jo kthimi i armikut ne Islam. Qe Islami nuk ishte flamuri qe bashkonte te gjithe Otomanet e hershem shihet qarte nga numri i madh i jo-Muslimaneve qe ju bashkuan forcave Otomane, perfshi komandante qe udhehoqen Otomanet ne pushtimet e Thrakes dhe Ballkanit. Shoqeria e hershme Otomane, sic ka sugjeruar Lowry, ishte nje bashke-egzistence e te Krishtereve dhe Myslimaneve, nje komunitet ku cdo person i interesuar ne zhvillimin e shtetit kishte nje vend (95). Shteti i hershem Otoman ishte nje shoqeri pluraliste, nje shoqeri qe integroi vlerat Myslimane dhe jo-Myslimane dhe lejoi zhvillimin e shume identiteteve. Kjo reflektohet ne nje numur te konsiderueshem te strukturave publike nga ajo periudhe kohore te cilat ishin ne sherbim te gjithe besimeve, perfshi banesat e dervisheve (teqete ose qendrat e vogla islamike), banjat publike dhe faltoret (96). Bazuar ne evidencat historike dhe arkeologjike qe ne kemi, mund te themi qe argumentat e Lowry dhe Imber-it shpegojne me mire ngritjen e perandorise, megjithate, ata, si dhe shume studiues te tjere, i kushtojne pak rendesi rolit te mortajes ne sukseset e hereshme te Otomanizmit. Nje studiues ka nenvizuar lidhjen midis Vdekjes se Zeze dhe ngritjes se Otomaneve. Bazuar ne studimin e shtetit te madh Mongolo-Turk (Mongol-Turkic Golden Horde) dhe efektet e Vdekjes se Zeze, Uli Schamiloğlu, ne studimin e tij ka propozuar disa konsekuenca te mundeshme qe mortaja la ne Anatoli. Keto perfshijne dy ndryshime gjuhesore qe shfaqen ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete. E para eshte; gjuha Turke zevendeson Arabishten dhe Persishten dhe behet gjuha e edukimit. E dyta eshte; Turqishtja behet orthografisht me e afert me Persishten se sa me dialektet Turke te Azise Qendrore. Schamiloğlu paralelizon kete proces me ndryshimin qe ndodhi ne sitemin edukativ ne Evrope ku Latinishtja i la vendin gjuheve lokale (97). Te tilla ndryshime, te kombinuara me shkaterimet qe Vdekja e Zeze kishte shkaktuar ne mes te Bizantineve, krijuan terrenin ku u ngrit nje entitet i ri politiko-ekonomik qe i kishte rrenjet e tij ne disa tradita: Islamike, Turke te Azise Qendrore dhe Bizantine. Vdekja e Zeze si nje faktor ndikues ne historine e rajonit nuk kundershton idete e Lowry dhe Imber, perkundrazi i mbeshtet dhe ploteson ato. Vetem duke i bere nje analize te gjere zanafilles se shtetit Otoman ne do te jemi ne gjendje te shpegojme zhvillimet qe pasuan me vone qofshin keto politike, sociale apo reagime ne situata epidemish. Shenime te rendesishme Ky shqiperim eshte puna ime personale. Matriali original, i autorit Yaron Ayalon, ndodhet ketu: https://www.cambridge.org/core/books/natural-disasters-in-the-ottoman-empire/black-death-and-the-rise-of-the-ottomans/D83E412C0BB3C092E79683722AFFFC33/core-reader# Referenca. 82- For more on early Ottoman conquests, see Rudi Paul Lindner, “Anatolia, 1300–1451,” and Machiel Kiel, “The incorporation of the Balkans into the Ottoman Empire,” in Kate Fleet, ed., The Cambridge History of Turkey. Vol. 1. Byzantium to Turkey, 1071–1453 (Cambridge: Cambridge University Press, 2009), 102–91. 83- Gottfried, Black Death, 37–8. 84- Warren Treadgold, A History of the Byzantine State and Society (Stanford, CA: Stanford University Press, 1997), 772–3; Angeliki Laiou, ed., The Economic History of Byzantium: From the Seventh through the Fifteenth Century (Washington, DC: Dumbarton Oaks, 2002), 26. 85- Uli Schamiloglu, “The rise of the Ottoman Empire: The Black Death in medieval Anatolia and its impact on Turkish civilization,” in Neguin Yavari et al., eds., Views from the Edge: Essays in Honor of Richard W. Bulliet (New York: Columbia University Press, 2004), 270–2. For details on the 1354 Gallipoli earthquake, see Ambraseys, Earthquakes in the Mediterranean, 372–5. Earthquakes hit Byzantine territories also in 1362, 1366, 1374, 1383, 1389, 1402, 1407, 1415, 1418, and 1419 (ibid., 376–88). 86- Reşat Kasaba, A Moveable Empire: Ottoman Nomads, Migrants, and Refugees (Seattle: University of Washington Press, 2009), 15–18. 87- Schamiloglu, “Rise of the Ottoman Empire,” 271; Feridun Emecen, “Anatolian Emirates,” in Gábor Ágoston and Bruce Masters, eds., Encyclopedia of the Ottoman Empire (New York: Facts On File, 2009), 40–2. 88- Carter Findley, The Turks in World History (Oxford: Oxford University Press, 2005), 73. The Black Death is mentioned only in passing in the Cambridge History of Turkey (Kiel, “Ottoman expansion,” 145). Other accounts of early Ottoman history that do not mention the Black Death are (pages refer to relevant time frame where the Black Death should have appeared): Halil İnalcık, An Economic and Social History of the Ottoman Empire. Vol. 1. 1300–1600 (Cambridge: Cambridge University Press, 1997), 15–6; Finkel, Osman’s Dream, 14–21; and Ágoston and Masters, eds., Encyclopedia, 110. 89- For a more detailed overview of this scholarly question, see Heath Lowry, The Nature of the Early Ottoman State (Albany, NY: SUNY Press, 2003), 5–13. 90- Paul Wittek, The Rise of the Ottoman Empire (London: Royal Asiatic Society, 1938), 14, 20–1, 50–1. 91- İnalcık, Economic and Social, vol. 1, 11. 92- Cemal Kafadar, Between Two Worlds: The Construction of the Ottoman State (Berkeley: University of California Press, 1995). 93- See, for example, Giancarlo Casale, The Ottoman Age of Exploration (Oxford: Oxford University Press, 2010), 29. 94- Colin Imber, “The legend of Osman Gazi,” in Colin Imber, ed., Studies in Ottoman History and Law (Istanbul: Isis Press, 1996), 323–31, quotations from 329. 95- Lowry, Nature, 66–7, 93. 96- Heath Lowry, The Shaping of the Ottoman Balkans, 1350–1550: The Conquest, Settlement and Infrastructural Development of Northern Greece (Istanbul: Bahçeşehir University, 2008), 16–64, and especially 35–9. 97- Schamiloglu, “Rise of the Ottoman Empire,” 26

  • Mbylle deren - Kidu usha | Mendime

    Mbylle deren - Kidu usha Rezultatet e nje testi DNA-je, qe bera disa kohe me pare, treguan se nje pjese e kusherijve te mij i perkasin komunitetit Vllah, te lokalizuar ne te dy anet e kufirit Shqiptaro-Grek. Te them te drejten nuk u cudita shume sepse eshte me se e qarte qe ne Ballkan, perfshi dhe teritoret ku ndodhet Shqiperia, bashke-egzistenca e popullatave te ndryshme ka qene nje fenomen i zakonshem. Kjo bashke-egzistence, qe shpesh here ishte problematike, shtrihet shume thelle ne kohe. Ajo qe me beri te "ve buzen ne gaz" me nje shije disi te hidhur, ishte kujtimi i mamase sime; ndjese paste. Ajo shante me fjalen "coban". Si per ironi, une paskam gjak "cobani" nga ana e saj ... Kuptohet ajo ishte me shume "cobanke" sec mendonte, ose me sakte, as qe i kishte shkuar nderment se ajo mund te kishte gjak te tille. Per te qeshur ? Jo dhe aq! Presioni dhe manipulimi tjeterson jo vetem nje individ por dhe shoqeri te tera. Duke u perpjekur te gjej origjinen e kesaj lidhje i kerkova mendim, motres se saj, nje grua me moshe rreth te 85-ve dhe me memorje shume te mire. Dhe keshtu u "ringjall" nje ngjarje interesante qe ishte mbajtur ne memorjen e tetos time per me shume se 75 vjet ... Nje dite, kur une isha e voge - me tregoi ajo - nje pule doli nga oborri yne dhe u zhduk mbas deres. Mamaja e pa dhe pak caste me vone doli ne rruge te kerkonte pulen. Une e ndoqa nga mbrapa - tha tetoja ime. Kur shkuam ne komshinjte aty afer, mamaja pyeti nje burre qe po rinte ne shkallet e shtepise se tij; a ke pare nje pule ? Ai u pergjigj ne Shqip - Jo moj zonje - dhe ne te njejten kohe i thote dicka ne nje gjuhe tjeter dikujt brenda oborrit te shtepise. Mamaja - vazhdoi tregimin tetoja - ndaloi menjehere dhe me nxitim hyri ne oborrin e shtepise nepermjet deres se hapur. Diku ne nje qoshe pa pulen tone. Kuptohet reagimi i saj ndaj komshiut hileqar ... Kur une e tregova historine ne shtepi - perfundoi tregimin tetoja - pjesetaret e tjere te families u cuditen me "inteligjencen" e mamase. Kurse ajo, ne menyre fare te thjeshte shpegoi se komshiu i tha te birit ne Vllahce: "Kidu usha" - qe ne Shqip do te thote "mbylle deren". Ku e kuptonte gjyshja ime Vllacen ? Mundesia me e madhe ishte qe ajo te ishte ritur mbrenda nje ambjenti ku flitej kjo gjuhe. Historia e pules dhe "Kidu usha" u harrua dhe u ri-hap perseri pas 75 vjetesh. Per te pare ne se kishte ndonje histori tjeter te mbetur ne kujtesen e te afermeve te mij, rreth origjines se families se gjyshes, fola me kusherinjte e mamase sime, njerez mbi moshen 70 vjecare. Vajza e motres sa gjyshes sime beri lidhjen e historise se pules dhe permendi dike qe kishte thene per te jatin e saj se ai u martua me "ate cobanken e bukur"! Pra ne familje dicka eshte thene dhe dicka eshte ditur rreth origjines Vllahe. Edhe dicka tjeter, mbiemri i familjes nga ana e gjyshes se mamase sime eshte Leka, nje mbiemer i perdorur edhe nga familje Vllahe/Arumune. A e pranojne pasardhesit e familjes se gjyshes sime faktin qe dikur ata kane qene, deri ne nje fare mase, Vlleher ? Mbase po, mbase jo, por nuk eshte ky qellimi i shkrimit. Si, dhe pse para-ardhesit e mij harruan apo mohuan origjinen e tyre, kjo eshte nje pyetje qe nuk mund te kete nje pergjigje te vetme dhe perfundimtare. Mbase kane qene arsye ekonomike, politike; mbase ka qene presioni dhe frika nga persekutimi, mbase ka qene dicka tjeter ... Pas kerkimesh dhe konsultimesh me njerez qe e njohin mire historine e Vlleherve ne zonat e Korces, ajo qe une mund te them me nje shkalle te larte sigurie eshte qe dikur nje "dege" e para-ardhesve te mij kane jetuar ne Voskopoje. Disa nga ata jane vendosur ne Korce, mbase rreth dyqind vjet te kaluara pas shkaterimeve te njepasnjeshme qe Voskopoja pesoi. Vlleherit dhe Arumunet ne Shqiperi, kush eshte kush ? Ka interpretime nga me te ndryshmet; une personalisht i ndaj Vlleherit ne tre grupe: 1- Vlleher te Shqiptarizuar qe jane bere pjese e nacionalitetit Shqiptar ne cdo aspekt. Per kete grup tradita dhe etniciteti nuk ka me vlere. 2- Vlleher qe vazhdojne te mbrojne identitetin e tyre etnik dhe shohin Greqine si mbeshtetese te aspiratave te tyre. 3- Vlleher qe vazhdojne te mbrojne identitetin e tyre etnik dhe shohin Rumanine si mbeshtetese te aspiratave te tyre. Per te pergjithesuar keto grupe po citoj Prof. Dr. Thede Kahl kur thote: Arumunët në Shqipëri dhe në Greqi, kanë qenë shumë të lidhur me Bizantin dhe mësuan më shumë Greqisht dhe Shqip e u përshtatën me sunduesit Osmanë. Ata nuk kanë patur të bëjnë me Rumunët në veri të gadishullit. Për 1000 vjet me rradhë ata nuk kanë qenë në kontakt me Rumaninë dhe Moldavinë (1). Gjyshja ime futej ne kategorine e dyte; ajo ishte nje besimtare e "pergjeruar" dhe mbante "korat", (ikonat), e fshehura ne nje dollap te vogel dhe falej me perkushtim kur shume bashkemoshatare te saj e kishin "haruar" Krishtin ... Ajo ishte njohese e gjuhes Greke dhe dinte te lexonte dhe shkruante kete gjuhe shume mire. Permeteper ajo kishte "adhinami" per "Grekun" ... Nje grup Vlleherish/Arumunesh, me perkrahjen e Rumunise, u ingranua fuqimisht ne levizjet nacionaliste Shqiptare qe arriten kulmin me shpalljen e Shtetit te Pavarur Shqiptar ne Nendor te vitit 1912. Disa Arumune/Vlleher morren pjese ne ceremonine e ngritjes se flamurit dhe nenshkruan deklaraten e Pavaresise. Me vone ky grup u zhduk ashtu si dhe shume te tjere ne historine e trazuar te Shqiperise. Per njeren apo tjetren arsye, historiografia Shqiptare i pershkruan Vlleherit/Arumunet si nje grup solid qe luftoi vetem per "Shqiptarizmen". Eshte e vertete kjo, apo mbas ketij pershkrimi fshihet dicka tjeter ? Ne nje koment ne Internet, dikush kishte cituar Aleks Buden: "Nuk mund te themi se Voskopoja eshte Rilindja Kombetare Shqiptare, porse Djepi i saj" . Secili mund ta interpretoje historine si te deshiroje. Ata qe kane me shume "fuqi", si ne rastin e Profesor Budes, mund ta bejne "historine" ashtu sic duan ose sic ju kerkohet. Te konsiderosh Voskopojen si djepin e Shqiptarizmes eshte nje "lajthitje" historike. Voskopoja ka qene nje qender fetare dhe tregetare qe nuk eshte pare me sy te mire nga disa grupe apo shtresa te shoqerise Shqiptare. Kryesisht, Voskopojaret kane qene mbrojtes kembengules se Orthodoksise. Nga fundi i viteve 1700, fillimi i viteve 1800 ata kishin lidhje te forta me levizjen Fanariote me rrenje ne Kostandinopoje/Istambul. Midis tyre ka patur dhe perkrahes te idese se gjuha Greke duhet te zevendesoje gjuhet e tjera qe fliteshin ne zonat perreth, si Shqipja, Vllahishtja dhe Bullgarishtja. Kjo per arsye se keto gjuhe konsideroheshin barbare dhe kultura Helenike me superiore se ato respektive. Nje shembull konkret eshte rasti i Danil Moskopolitit i cili deklaronte: "Aλβανοί, Βλάχοι, Βούλγαροι, Αλλόγλωσσοι, χαρήτε / Κ’ ετοιμασθήτε όλοι σας, Ρωμαίοι να γενήτε"(2). Pak a shume, ne Shqip ka kuptimin: Shqiptare, Vlleher, Bullgare, Gjuhehefoles te tjere, gezohuni dhe pregatituni qe te gjithe ju te beheni Romei. Duke u mbeshtetur ne kushtet historike kur ai jetoi dhe punoi une do ta interpretoja fjalen Romei si nje bashkesi popujsh te bashkuar rreth Orthodoksise ku etniciteti dhe nacionaliteti kishte shume pak rendesi. Per me teper, etniciteti dhe nacionaliteti ne ato kohera dhe situata nuk kishin kuptimin qe kane marre ne ditet tona. Danil Moskopoliti krijoi dhe nje fjalor kater gjuhesor; Greqisht-Rumanisht-Bullgarisht-Shqip qe kishte me se shumti karakter fetar. Lidhjen e forte me Orthodoksine dhe kulturen Greke, Voskopojaret e paguan shtrenjte dhe ne Vjeshte te Vitit 1916, fshati u shkaterua dhe nje here me teper nga banditet e Sali Butkes. Sot "Udhezuesit turistike" ju sugjerojne vizitoreve, vendas dhe te huaj, the bejne nje ndalese ne Voskopoje dhe te shohin "kulturen e vjeter te Moskopolit" pa permendur se ishin disa "patriote" Shqiptare ata qe e rrenuan ate. Personalisht, mendoj se rasti i Voskopojes eshte nje rast tipik Ballkanik i mostolerances dhe urrejtejes etnike, perndryshe s'ka se si te shpegohet fakti qe qyteti eshte sulmuar dhe demtuar kaq here. Ne historine e Ballkanit ka shume raste te "enklavave" te zhdukura, bile kjo ndodhi deri pak vite me pare. Ne kete prizem, dua te theksoj se ajo qe duhet te dominoje eshte zbulimi i se vertetes, dhe mbazuar mbi te, te forcohen masat e mbrojtejes se historise dhe kultures se perbashket. Kuptohet qe interesat e grupeve etnike ndryshojne dhe jane fluide bazuar ne situatat perkatese qe shpesh here jane shume te komplikuara, por arsyeja dhe toleranca duhet te jete faktori i perbashket i te gjitha paleve te ingranuara ne keto procese. Si perfundim dua te them se trillimet si p.sh. Voskopoja ishte djepi i Rilindjes Kombetare Shqiptare etj, nuk perputhen me realitetin kohor. Perkundrazi, une do ta konsideroja Voskopojen si nje viktime te hajduteve ordinere dhe "patrioteve" injorante. Per te mbeshtetur pikpamjen time se pse Voskopoja nuk ishte dhe nuk mund te luante nje rol te tille po paraqit nje fragment te shkurter nga libri i F. Pouqueville me titull Udhetime neper Epir, Shqiperi, Maqedoni dhe Thesali. Libri eshte botuar ne vitin 1820. Shqiperimi paraqitet me poshte. Repirat Jugore te malit Sboke jane te nje karakteri tjeter, ashtu sic jane dhe banoret e races Toske te cilet jane me te vecantet, nga paraqitja dhe cilesite, nga te gjithe Shqiptaret e tjere. Ne mes te tyre i beri vend vetes nje koloni Vlleherish, tamam si nje bashkesi bletesh punetore qe ndertojne kosheret e tyre ne zgavrat e shkembinjve rreth te cileve degjohen perrenjte zhurmues. Pasardhes, sic ata thone, te nje kolonie te ushtareve Romake te vendosur ne Candavia (mbase malet Jablanica) gjate Shekullit te 11-te mbi renojat e qytetit antik Moschi ata themeluan nje qytet te ri qe e quajten Moskopolis ose Voscopolis. Qyteti ndodhet kater lega (njesi matese 1 nje lega = 4.8 km) ne Jug-Perendim te Korces dhe nga nje kamp i thjeshte barinjsh u kthye pak e nga pak qendra tregetare e Epirit. Mund te duket e cuditeshme, por eshte deklaruar qe ne mezin e shekullit te kaluar popullata e Voskopojes ishte perafersisht 40,000 dhe ne vitin 1788 u rrit akoma me nje te treten duke premtuar nje kohe te arte per te Krishteret e asaj pjese te Greqise qe deri atehere ishte pothuajse fare e panjohur. Por, Myslymanet e Candiva (Jablanica) dhe zonave te tjera vodhen dhe vrane tregetaret kur leviznin per ne qytet dhe jashte qytetit. Bejleret Turq te Myzeqese (Musachia), nen pretekstin e mbrojtjes se subjekteve te punedhenesve te tyre, vendosen aty nje garnizon. Keshtu, pas dhjete vjet shkaterimesh dhe rembimesh, Voskopoja u zhduk nga faqja e dheut. Dyqind "shtepiza", te populluara nga nje numur barinjsh te varfer, jane tani c'fare ka mbetur nga ai vend premtues; por dhe ato shume shpejt do te zhyten nen rrenojat e strukturave qe dikur ishin shprehje e prosperitetit te qytetit. Apsus (emri i lumit) qe rrjedh gjate lugines se Moshit (Moschi) ne nje gjatesi prej dymbedhjete legash deri ne Berat, ujit tani vetem fusha te heshtura dhe "gershetohet" me fshatra te kthyera ne hi dhe varret e kultivuesve te meparshem (3). Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- https://www.dw.com/sq/thede-kahl-rumun%C3%ABt-dhe-arumun%C3%ABt-dallojn%C3%AB-nga-nj%C3%ABri-tjetri/a-5706784 2- https://www.academia.edu/5183691/%CE%A0%CE%B5%CF%81%CE%AF_%CE%AD%CE%B8%CE%BD%CE%BF%CF%85%CF%82 3- François Pouqueville - Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly / Chapter XI. Page: 87-88

  • Fan Noli, nje 'luftetar' i Vorio Epirit | Mendime

    Fan Noli, nje agjent gjermano-austriak qe greket e hipen ne fronin e udheheqesit suprem shqiptar. Si punoi Fan Noli per Epirin e Veriut / Vorio Epiros. Fan Noli dhe Vorio Epiri Epiri i Veriut; pjese e Shqiperise 'Zvicerane'. Keshtu mendonte dhe Noli ... Duke lexuar nje shkrim ne nje gazete amerikane te viteve 1980, qe bente fjale mbi Shqiperine e vete-izoluar, midis te tjerash me terhoqi vemendjen nje paragraf: “Ne shenje miqesie, ne ju tundnim doren ushtareve shqiptare qe ndodheshin jo larg, ne anen tjeter te kufirit, por asnjehere dhe asnjeri prej tyre nuk reagonte me te njejtin gjest. Dukej sikur veprimi yne i inatoste ata.” Keshtu shprehej nje djalosh grek qe kishte kryer sherbimin ushtarak ne kufi. Qe atehere kane kaluar disa dekada dhe marrdheniet midis dy shteteve dhe popujve kane ndryshuar rrenjesisht. Megjithate, nje pjese e opinionit ne te dy vendet vazhdon te mbeshtetet ne problemet e te kaluares. Keto segmente nuk duan ta kuptojne qe ndodhemi ne nje realitet tjeter gjeo-politik, ekonomik dhe shoqeror. Kohet e fundit, raportet Tirane-Athine jane acaruar perseri. Duke lene menjeane te gjitha temat e tjera, po perqendrohem tek Epiri i Veriut / Vorio Epiri, nje tog-fjalesh ky qe dikush do ta zhduke edhe si term gjuhesor. Disa egzemplare pseudo-patriote qe bertasin neper studjot televizive te Tiranes ngrejne shume hipoteza dhe akuza, por asnjeri prej tyre nuk e vendos Epirin e Veriut, dhe banoret e tij, ne kontekstin historik te kohes. Gjate shekujve te kaluar ka patur disa projekte per bashkimin e Epirit te Veriut me Greqine. Perkrahes se ketyre proceseve kane qene si poullatat greke ashtu edhe ato shqiptare. Por duhet te theksohet se keto perpjekje perfunduan zyrtarisht ne vitin 1914 me neshkrimin e Protokollit te Korfuzit. Materiali i meposhtem tregon permbajtjen e protokollit ne fjale. Edhe pse shqiperimi eshte i dobet, perseri perben nje material interesant per ata qe duan te mesojne te verteten shkencore. Nga sa me siper, duket qarte qe marreveshja e njihte Epirin e Veriut si nje pjese integrale te Principates Shqiptare. Ajo nuk kerkonte ndryshimin e kufijve, paraprakisht te rena dakord mes fuqive te medha. As bashkimin e Epirit te Veriut me Mbreterine Greke. Protokolli kufizohej ne te drejtat kulturore, gjuhesore, fetare dhe vet-qeverisje lokale te cilat do te garantoheshin nga Shteti Shqiptar dhe Fuqite e Medha. Perm eshume, nje lexues i kujdesshem do te vere re qe disa pika ishin pro-shqiptare dhe anti- greke. Pra, trashe-trashe, organizatoret dhe mbeshtetesit e asaj levizje nuk ishin dhe aq anti-shqiptare sa dikush perpiqet ti pershkruaje ata. Mareveshja u finalizua ne daten 17 Maj, 1914, me firmosjen e saj ne ishullin e Korfuzit, nga i cili mori dhe emrin. Haptazi apo fshehurazi, kete protokoll e perkrahen njerz te thjeshte, intelektuale, politikane, tregetare, perfaqsues fetare, ishin keta greke apo shqiptare. Midis tyre dhe paraardhesit e mi. Por mbi te gjithe, spikati Fan Noli edhe pse punoi indirekt ne prapaskene dhe i mbuluar me rasen e patriotit shqiptar te zbukuruar me shirita anti-greke. Material i shumte mbi kete teme gjendet ne Arkivat Amerikane. Problemi eshte ku ta fillosh dhe mbarosh me figuren komplekse dhe karakterin ‘elastik’ te Theofanis Mavromatis, te transformuar ne Fan Noli. Ai ishte nje kamelon i vertete politik qe i pershtatej situates momentale me objektiv final: Perfitimin personal. FBI, dhe institucione te tjera, e konsideronin Nolin si nje agjent te huaj dhe person te rrezikshem per interesat amerikane. Ne vitin 1918, Noli ishte vene ne pergjim te vazhdueshem nga FBI e cila kishte hapur nje dosje te vecante me numur 40544. Ai vete, shoket, miqte, telefoni i zyres se tij, banesa, etj, ishin nen vezhgim. Kuptohet, spiunet me te devotshem ishin nga gjiri i emigranteve shqiptare. Por kishte dhe greke. Bile edhe nje arberesh qe e spiunonte Nolin sepse e konsideronte ate armik te Italise. Nga komuniteti shqiptar, mbiemrat me te njohur ishin: Dako, Qiriazi, Grameno, etj. Nje spiun interesant ishte korcari Theodhor/Dhori Harito. Ai ishte nje pro-shqiptar aktiv dhe anti-grek qe e kishte sulmuar Nolin ashper. Ne vitet 1921/1922, Harito ishte arestuar per organizim kumari ilegal, prodhimin dhe shitjen e pijeve te ndaluara alkolike … Me poste tregohen disa dokumente te shkeputura nga dosja ne fjale. Raportimi i mesiperm, ishte pregatitur me kontributin e Parashqevi Qiriazit. Midis te tjerash, aty thuhet se ne vitin 1916, Noli kishte mare pjese ne nje dreke te organizuar ne Indianopolis nga perkrahes te Mbretit te Greqise ku kishte mbajtur nje fjalim mbi politiken internacionale. I pranishem ishte dhe dhe sekretari i Konsullates Greke i cili ishte shprehur se “Fan Noli was in Greek pay.” Me sakte: “Noli ishte ne borderone greke.” I njejti raport thote se edhe Konstantin Cekrezi kishte mare “Nje shume te madhe” nga greket. Por informacioni me interesant eshte ai qe thote se Noli “Received Austrian money through Greek Channels.” E thene shqip: “ Noli kishte mare para austriake nepermjet kanaleve greke.” Akuza se Noli merrte para nga gjermanet dhe austriaket nepermjet grekeve rishfaqet disa here ne dosjen e tij. Nje shembull tjeter paraqitet ne vazhdim. Ja dhe nje raportim tjeter ku Fan Noli/Mavromatis dhe Faik Konica pershkruhen si agjente te sherbimeve sekrete austriake. Ngrihet pyetja: Perse gjermanet, austriaket dhe monarkistet greke paguanin Nolin ? Arsyeja qendronte tek fati i territoreve shqiptare pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore. Te tre palet kerkonin rikthimin e Princ Vidid ne Principaten Shqiptare dhe mbajtjen e Italise, Anglise, Frances dhe Amerikes sa me larg brigjeve lindore te Adriatikut. Kishte shume te ngjare qe, ne se luften do ta fitonin gjermano-austriaket, Shqiperia do te qeverisej si nje konfederate dhe Protokolli i Korfuzit do te qendronte ne fuqi. Pikerisht, kjo ishte arsyeja se perse Noli interesohej ne kete projekt, qe ne se do te behej realitet, do ti afronte atij nje pozicion shume te rendesishem ne Oborrin e Princ Vidid. Ne te njejten kohe, do ta kthente ate ne te preferuarin e gjermaneve, austriakeve dhe grekeve. Greket hipen Nolin ne fronin e udheheqesit suprem te emigranteve shqiptare ne Amerike Perpjekjet e fshehura te Nolit hasen ne rezistencen e anetareve te tjere te shoqerise Vatra dhe ne momentin me deciziv te karrieres se tij ne Amerike, erdhi ndihma greke. Konsulli grek ne Boston gjeti menyren per ta prezantuar Nolin tek Presidenca Amerikane si perfaqsuesin e shqiptareve ne USA dhe Kanada. Ne daten 4 Korrik, 1918, Fan Noli takoi Presidentin Willson. Ky takim historik i dha mundesine atij te shuante c’do pakenaqesi dhe rivalitet brenda shoqerise Vatra dhe komunitetit shqiptar ne Ameriken e Veriut dhe jo vetem. Nje fragment nga dokumentat e dosjes 40544 tregon deshmine e nje agjenti te FBI qe thote: “Une mendoj se konsulli aktual grek, Timojanis, eshte ai qe inkurajon pozicionin e Nolit ne Uashington.” Permeteper, agjentet amerikane kishin dyshime se Noli, i rekrutuar nga konsulli grek, dergonte sekrete ne Europe nepermjet anijeve te peshkimit qe ankoroheshin prane Bostonit. Po ashtu, zbulimi amerikan raportonte se Konsullata Greke ne Nju Jork paiste shqiptare te ndryshem me pashaporta greke, ne te njejten kohe kur Franca dhe Italia e refuzonin nje veprim te tille. Kush dhe perse merrte pashaporten greke ? Kete investigimi nuk e thote, por nuk do te ishte ndonje cudi e madhe ne se ato i mernin perkrahesit e Vorio-Epirit. Me poshte nje agjent paraqit nje informacion te ngjashem. Ai shkruan: “Konsulli grek ne Boston, (Timojanis), nje ish-perkrahes i forte i Konstantinit, [Mbretit Grek], dyshohet se ka lidhje te ngushta me Fan Nolin.” Prej disa vitesh, Noli kishte patur lidhje te forta me nje sere elementesh greke te emigruar ne USA te cilet ishin punesuar ne sherbimet diplomatike greke. Nje rast domethenes ishte Stratos Sakelarios, nje toger grek qe kishte mare pjese ne luftimet ne Epirin e Veriut. Me pas ai kishte emigruar ne Amerike dhe aty ishte punuar si zyrtar ne ambasaden greke ne Cikago. Noli e kishte prezantuar Stratosin ne Keshillin e Kishes Orthodhokse Shqiptare ne Uashington si nje patriot shqiptar nga Korca; si nje pjestar te nje nga familjeve me te degjuara te qytetit. Noli kishte insistuar se Sakelarios ishte nje theolog ne sherbim te Kishes Orthodhokse Greke, E kishte cuar ate tek Bishopi i Kishes Ruse ne Nju Jork i cili e kishte shunguar ate ne prift. Keshtu qe Stratos Sakelarios, pa ditur as edhe nje fjale shqip, u be nje prift qe i sherbente komunitetin shqiptaro-orthodhoks. Dokumenti qe shoqeron jep detajet e ketij ‘Manovrimi Nolian’. Perse ta kishte bere Fan Noli kete gje ? Mbase ata kishin qene bashkepuntore te vjeter. Mbase Noli deshironte te mbante hapur nje kanal komunikimi me dike ne Greqi dhe ti kalonte atij informacion nepermjet dikujt tjeter dhe jo drejtperdrejt. Nje ish-ushtarak i trajnuar do te ishte personi ideal per kete qellim. Noli dhe varianti amerikan i Epirit te Veriut Noli si nje mendimtar qe bente kalkulime te komplikuara, kishte planifikuar dhe planin ‘B’. Ate te rastit ne se gjermano-austriaket humbisnin luften. Ai hyri ne mardhenie shume te ngushta me George Fred Williams, nje politikan i cuditshem por me lidhje te fuqishme ne shtetin e Massachusetts. Me sa kuptohet, pika e interesit te perbashket midis ketyre dy personave ishte qeverisja e Shtetit Shqiptar mbas mbarimit te LPB. Williams kishte mbajtur postin e Ambasadorit Amerikan ne Greqi nga Tetori i vitit 1913 deri ne Qershor 1914. Ai kishte dhene dorheqjen mbas nje vizite ne qe kishte bere ne Shqiperi ku kishte takuar edhe Georgios Christakis-Zografos, udheheqesin e Krahines Autonome te Vorio Epirit. Ish-ambasadori amerikan kishte arritur ne konkluzionin se Shqiperia duhej te qeverisej me nje sistem kantonal te ngjashem me ate te Zvicres ku krahina vete-qeverisese, si puna e Epirit te Veriut, do te beheshin pjese e nje shteti federal. George Fred Williams kishte shprehur gadishmerine qe te behej udheheqesi i ketij koncepti te ri qeverises ne Ballkan. Sic thuhet ne dokumentin e mesiperm, krahu i Nolit brenda Vatres preferonte nje Shqiperi te pavarur nen “Protektoratin Amerikan” dhe “George Fred Williams do te ishte personi i pershtatshem” per te drejtuar kete protektorat. Pra edhe ne kete rast kishim te benim me nje aleance midis Nolit dhe Williams, nje mbeshtetes i forte i Epirit te Veriut/Vorio Epirit. Noli harroi Princ Vidin dhe aleatet e dikurshem Fitorja e luftes nga aleatet anglo-amerikane, dhe humbja e gjermano-austriakeve, natyrisht ndryshoi dhe qendrimin e Nolit. Ai harroi 'Miqte e vjeter' dhe zuri te rinj, te cilet do ti ndryshonte perseri pak kohe me vone. Por le te mbetemi tek Epiri i Veriut. Ndersa Noli u kthye ne nje patriot te madh, ish aleatet e tij vorio-epirote u demaskuan si tradhetare te atdheut edhe pse objektivi i tyre ishte mbrojtja e traditave shekullore, gjuhes amtare, besimit fetar dhe preferencave nacionale. Nje pjese e madhe e ketyre personave, duke kuptuar se fati i tyre ishte vendosur ne zyrat e te medhenjve, u ingranuan ne realitetit te ri duke ndihmuan ne ngritjen dhe funksionimin e Shtetit Shqiptar. Sot, shume nga pasardhesit e tyre jane shqiptarizuar plotesisht dhe nuk duan t’ja dine se c’fare mendonin para-ardhesit. Natyrisht qe eshte e drejta e tyre legjitime dhe askush nuk mund ta gjykoje ate. Ashtu sic eshte e drejta e atyre qe vazhdojne te mbrojne identitetin e te pareve ... E ardhmja e Shqiperise; pjese e Europes se Bashkuar, apo vazhdimi i 'Luftes' kunder Vorio Epirit ? Per ata qe therrasin dhe ulerijne duke barazuar termin 'Epiri i Veriut' me 'Iredentizem': Ndryshimi i kufijve Greqi-Shqiperi eshte nje ceshtje e mbyllur me kohe. Aq me teper sot, kur Ballkani Perendimor po perpiqet te ndjeke pervojen e Europes Perendimore ku ushtaret ne kufi gjenden vetem ne fotografite e se kaluares. Por Europianizim do te thote vleresim i historise se perbashket mbi baza shkencore dhe jo promovim te urrejtjes dhe injorances. Ne kete kendveshtrim, nuk mund te mohohet fakti qe shume poullata ne Epirin e Veriut, apo Shqiperine e Jugut, kane qene per mijera vjet mbartese dhe perhapese te gjuhes, kultures, traditave greke dhe besimit kristiano-orthodhoks. Ishin pikerisht keto elemente qe krijuan zonen me te edukuar dhe produktive ne territoret ku lindi zanafilla e Shtetit Shqiptar. Ka ardhur momenti qe ato te vleresohen per aq sa ju takon dhe jo te ndeshkohen si armike te identitetit shqiptar. Nje here e nje kohe, vete Fan Noli punoi ne kete drejtim me idene e krijimit te Shqiperise 'Zvicerane' ... Korrik, 2024

  • 'Kalaja' e Korces dhe bullgaret | Mendime

    'Kalaja' e Korces dhe bullgaret e Mesjetes Si gozhda 'Tradhetoi' personin me te cilin kishte qendruar per shekuj ne te njejten grope. Deshmi te venitura qe reflektojne nje histori tipike ballkanike ... Ne daten 9 Shtator te vitit 1804 shkrimtari/topografi/diplomati britanik William Martin Leake, gjate udhetimit ne drejtim te Korces, shkruante: "Duke vazhduar ne kembet e kodrave, ne ora 10.20, arritem ne Korytza/Korica. Qyteti eshte i gjithi i vendosur ne nje rafshnalte. Ai ndahet vetem me disa vreshta nga kembet e nje mali i cili 'Kurorezohet' me nje keshtjelle te rrenuar. Ka mundesi qe fortifikimi te jete nje ndertim i bullgareve, megjithese thashethemet popullore e lidhin ate me spaniarded." Pothuajse 221 vite mbas pershkrimit te Leake, mora rrugen per ne 'Kala'. Kisha qene aty ne rinine time te hershme. Rrenojat me kishin bere pershtypje dhe me kishin zgjuar fanatzine femijnore. Kjo ishte dhe arsyeja se perse 'Kurora' mbi mal vazhdonte te me terhiqte si nje magji. U ngjita nga 'Gryka e Mborjes'. Zbrita nga 'Gryka e Drenoves'. Natyra rreth e rrotull; mbreselenese. Nga 'Kalaja' e dikurshme nuk kishte mbetur gje tjeter vec se disa kapica gurresh. Barrinjte qe ishin aty prane me thane se keto ishin 'Veprat' qe kishin lene mbas 'Kerkuesit e floririt'. Ata ishin kujdesur qe te mos mbetej gur mbi gur. Pakez gje i kishte shpetuar brutalitetit te 'Banditeve arkeologjike'. Por nga te gjithe shkateruesit qe kishin kaluar aty, demtimet me te medha i kishte kryer Ushtria Shqiptare. 'Gjeneralet e Partise' kishin shkateruar objekte te rendesishme; deshmi te nje civilizimi te vjeter. Kater tynele artilerie, qe do te mbronin fushen e Korces nga sulmet e Monarko-Fashisteve Greke, apo NATO-s, vazhdojne te deshmojne me kembengulje idjotesite e kohes ... Te ze nje trishtim kur shikon kete masaker kulturore. Kete urrejtje per historine e vendit dhe para-ardhesve. Eshte nje ironi e hidhur kur mendon se edhe sot e kesaj dite, banoret e fshatit Mborje thone: Do te ngjitem ne 'Qytet' - duke treguar majen e malit qe kishte terhequr vemendjen e ushtarakut britanik ne vitin 1804. Lind pyetja: Kush ishin dhe ku shkuan 'Qytetaret' e dikurshem ? U larguan per te ndertuar nje qytet tjeter, apo u treten ne rrjedhen e kohes ? ***** Ketu ka patur shume varre. Une di pese apo gjashte vende. Ja, ne pllaja perballe. Aty, aty... Atje ku duken disa germime - me tregoi njeri prej barrinjve. C'fare ndodhi me to - e pyeta. Ketu kane erdhur shume njerez, bile dhe me pozite. Me makina te medha, me aparate kerkimi, me kazma, lopata, kompresore, drone, dhe vegla te tjera. Hapen varret, hodhen kockat lart e poshte, morren c'fare deshin, dhe iken - tha ai duke me treguar me shkopin e tij ish-rrugen qe te nxirrte ne ish-minjeren e qymyrgurit. Kane gjetur ndonje gje me vlere ? Nuk e di vleren. Une kam pare monedha bullgare. Kam pare dhe gure te shkrojtur, mbase greqisht, mbase bullgarisht. Nuk kam shume shkolle. Varrin e fundit e zbuluan para ndonje viti. Gjeten vetem nje unaze. Kafka ishte e plote. Kishte dhe disa dhembe - vazhdoi barriu. Ku eshte ajo ? E thyen ... Kane mbetur pak eshtra aty tek tre bredhat e vecuar - me orjentoi ai. Dhe vertet, prane pemeve shiheshin gjurmet e germimit dhe fragmente kockash. Midis tyre gjeta dhe nje lloj gozhde. Mbase kjo e fundit ishte nje nga sendet metalike qe kishin aktivizuar alarmin e aparatit metal-kerkues. Si pasoje, eshtrat e pronarit te qivurit kishin perfunduar jashte varrit ku kishin gjetur prehje per shume kohe. Mbase 1000 vjet. Perse mendoj se varri ishte i vjeter ? Ne pamje te pare, gozhda i ngjan shume gozhdeve antike. Ne fotot e meposhtme tregohet disa te tilla qe i perkasin Antikitetit Helen. Analizat e specializuar do te japin nje date shume te perafert ... Ne kete pike do te ndihmonin dhe kockat e shperndara mbi ish-varin ne fjale. Kush te kishte qene ky njeri ? Mashkull ? Femer ? Sa vite me pare kishte jetuar ? Si kishte vdekur ? Te kishte qene dikushi, apo thjesht nje numer ? C'fare gjuhe/gjuhesh fliste ? Pyetje pa fund trazuan mendjen time. Them se ai kishte qene nje mashkull i rritur. Prezenca e unazes dhe trashesia e eshtrave te brinjeve me bene te arrija kete konkluzion. Ne se do te ishte femer, ajo do te mbante dhe zbukurime te tjera ... Ndresa orjentimi Lindje-Perendim i varrit deshmonte pranine e riteve kristiane. Dhe dalim tek Kristianizmi. Kush e shpuri ate ne majen e malit mbi Mborje ? Logjika e thjeshte thote se ate e perhapen greko-bizantinet te cilet investuan shume ne Kristianizimin e zonave dhe popullatave qe bullgaret kishin nen kontroll. Ketu nuk do te benin perjashtim as banoret e 'Kalase' se Mborjes. Ata ishin nen ndikimin e Ohrid, nje nga qendrave me te rendesishme te careve bullgare. Nuk kam idene ne se banoret e vjeter te Gorices kishin ndertuar ndonje kishe. Logjika thote se ata nuk u kristianizuan kur zbriten nga mali. Kjo duket qarte nga ngjashmeria e ikonave te kishes te 'Ristozit' ne Mborje me ato te disa kishave ne Ohrid dhe zonat rreth e rrotull tij. fut foton e kishes Ristoz Nje ngjashmeri mbreselenese paraqitet me poshte. Ne te majte qendron nje material i shekullit te 13-te i ekspozuar ne kishen e Shen Pantelimonit ne Ohrid. E dyta, tregon nje pikture murale nga kisha e vjeter ne Mborje. FUT: TOPONIMET BULLGARE< KISHA RISTOZ< GOZHDA https://en.wiktionary.org/wiki/Reconstruction:Proto-Slavic/gvozd%D1%8C GROPA - TE BEFSHA GROPEN - Гроб ne Bullgarisht

  • Shqiptaret e Kosturit dhe Lozana | Mendime

    Shqiptaret e Kosturit. Ne nje emision te tij, Zt. Marin Mema hedh dyshime mbi Traktatin e Lozanes dhe e lidh kete me shqiptaret e Kosturit ... Por a ka qene ndonjehere Kosturi "Shqiptar" ? Si u zhduken shqiptaret e Kosturit ... sipas Zt. Mema. Si ne shume video te tjera, edhe ne ate te qojtur: "Si u zhdukën shqiptarët e Kosturit në Greqi ?" qe ju mund ta shikoni KETU , Zt. Mema e nis prezantimin e tij me nje deklarim bombastik: "Qyteti i Kosturit, dikur nje qender e rendesishme e families arberore te Muzakajve" ... Pa vazhduar me tej, dua te theksoj se tendencat e Zt. Mema per te 'shperngulur' historine e 650 viteve te kaluar ne realitetin e sotem eshte nje fenomen i njohur. Per te 'koeficienti kohor' eshte 'zero', ndersa interpretimi i se shkuares thjesht nje titull qe te terheqe sa me shume vemendje. Le te fillojme me Muzakajt, kush ishin ata ? Ne punimin e titulluar "Nje kronike e shkurter e pasardhesve te dinastise sone Musachi/Muzaka" (1), te shkrojtur nga Giovanni Musachi(2), thuhet se i pari i kesaj familjeje te degjuar quhej Lord Andrea dhe ai mbante titullin Sevastokrator, qe ishte nje pozicion shume i larte ne Perandorine Bizantine. Midis shume zonave te tjera Sevastokratori Andrea kontrollonte "dhe qytezen e Kosturit, perfshi te gjitha fshatrat rreth saj. Ai e mori kete qyteze nga Krajli Marko me forcen e armeve. Dua te theksoj se qyteza e Kosturit ose Kastoria eshte nje vend i bukur ne hyrje te te cilit ndodhet nje fushe e gjere" (Faqe 281). Pra, si shume te tjere para tyre edhe 'arberoret Muzakaj' - sic Zt. Mema i quan ata, ishin pushtuesit e radhes. Sa arberore ishin Muzakajt ? Vete Giovanni Musachi /Gjon Muzaka thote: "C'eshte e verteta, thuhet se te paret tane erdhen nga qyteti i Konstandinopojes dhe morren drejtimin e Epirit ne Albania" (Faqe 278). Kete informacion e mbeshtet dhe i biri i Gjonit kur shton se ne varrin e te jatit shkruhet: "I Plotfuqishmi Krisht, ky eshte varri i Ioannes Mosachi, djalit te Despotit Ghin, Lordit te Epirothae (Epirit) dhe Mosachiea (Myzeqese), i cili e kishte origjinen nga qyteti i Bizantis (Bizantit) dhe kishte si shenje te besimit te tij nje shqiponje me dy koke" (Faqe 314). Bazuar ne ato qe Muzakajt shkruajne per veten e tyre, del qe ata ishin produkt i kohes ku nacionaliteti nuk kishte ndonje vlere, bile as qe egzistonte. Megjithate, ne kete diskutim nuk ka shume rendesi se kush ishin Muzakajt; rendesi ka vendosja e drejte e elementit shqiptar ne historine shumeshekullore te Kosturit. Emisioni i Zt. Mema perzjen influencat otomane me ato shqiptare duke i 'rrutulluar' ato sipas deshires ... Objektivi i tij eshte te tregoje "si u zhduken shqiptaret nga Kosturi"; sesi greket i kane keqtrajtuar shqiptaret vazhdimisht; i kane vjedhur, vrare dhe perzene ata nga tokat e tyre - nje teme e preferuar e Zt. Mema qe nuk le rast pa e keqinterpretuar dhe manipuluar. Per kete ai perdor formen e tij te njohur, shume thashetheme, deklarime qe "ndryshojne historine" pa i mbeshtetur pikpamjet apo pozicionet e tij me ndonje prove shkencore apo dokument zyrtar. Dhe mbi te gjitha ai perdor njeanshmerine ! Ne mes te konfuzionit te numurave, njehere ai deklaron se ishin 1,000 shqiptare myslymane dhe nje here se ishin mbi 35,000 shqiptare qe u debuan nga zonat e Kosturit dhe Follorines. Shifra e fundit eshte aq shume e zmadhuar sa qe per referim duhet thene se sot ne keto dy zona banojne rreth 68,000 njerez. Kosturi eshte nje vendbanim origjina e te cilit 'zhytet' thelle ne te kaluaren e larget. Qyteti ka nje histori te lashte dhe shume te pasur. Mjafton nje shetitje e shkurter neper rrugicat e tij per ta kuptuar kete. Objektet e kultit dhe muzeumet e shumta jane provat me bindese te kesaj historie mijeravjecare. Shtresat e civilizimeve te ndryshme mbulojne dhe zevendesojne njera-tjetern duke filluar qe nga lashtesia dhe deri ne ditet tona, perfshi dhe ndikimin otoman. Pa dyshim qe dhe shqiptaret kane lene gjurmet e tyre, por e verteta eshte qe ato jane shume te vogla. Ana profesionale e paraqitjes dhe zgjedhjes se materialeve mbeshtetese le shume per te deshiruar. Zt. Mema dhe ekipi i tij paraqisin fotografi qe tregojne largimin e popullatave te krishtera nga Turqia dhe jo te kunderten, te themi largimin e shqiptareve nga Kosturi apo fshatrat rreth tij ... Disa nga fotot qe tregohen ne prezantim gjenden lehtesisht dhe jane gjeresisht te perhapura ne Internet, kryesisht ne faqet greke. Ne cdo vend normal dhe televizion serioz, manipulimi dhe deformimi i qellimshem i materialeve te tilla eshte nje veprim i denueshem nga ligji per mbrojtjen e prones intelektuale, dhe jo vetem ... Por ne Shqiperi me sa duket kjo gje ka shume pak rendesi. Me poshte tregohen dy nga fotot qe shfaqen dhe rishfaqen gjate videos ne fjale. Une i kam gjetur ato ne faqet respektive qe bejne fjale per debimin e popullsise greke nga Azia e Vogel gjate viteve 1922 - 1923. https://www.euronews.com/2020/09/11/we-have-not-forgotten-families-of-greek-refugees-who-fled-turkey-in-1922-tell-their-storie https://www.eliamep.gr/media/ ο-χώρος-η-μνήμη-και-η-κληρονομιά-της-ελ/ Pika me e nxehte e emisionit eshte trajtimi i Traktatit te Lozanes, (Treaty of Lausanne). Eshte momenti kur Zt. Mema merr nje pozicion thellesisht politik. Ai deklaron: "Ne fakt, ky eshte nje traktat qe shume kohe me pas hap debate te shumta, ndaj do te perpiqemi te kuptojme me shume mbi detajet dhe arsyet perse ky traktat u realizua" . Me interesante eshte ajo qe vjen me pas. Zt. Mema e konsideron kete marveshje si nje problem greko-shqiptar. Eshte e vertete qe marveshje te tilla shkaktuan probleme te medha, por ne te njejten kohe ato jane konsideruar te keqia te 'pranueshme' ne se krahasohen me luftrat e pafund te fillimit te shekullit te 20-te. Traktati i Lozanes u realizua nepermjet diskutimeve te veshtira qe zgjaten 8 muaj. Ato nisen ne vitin 1922 dhe u finalizuan me 24 Korik, 1923. Objektivi kryesor ishte percaktimi i kufijve te asaj qe kishte mbetur nga Perandoria Otomane. Shtetet e efektura nga ky traktat ishin Turqia, Greqia, Bullgaria, Armenia, Siria, Iraku, etj. Largimi i popullatave me etnicitet te ndyshem nga ai i shumices se shteteve perkatese u be me qellim per shmangjen e gjakderdhjeve masive qe mund te ndodhnin ne te ardhmen. Pra si te thuash ishte e keqja me e vogel ne nje sere te panjohurash qe mund te sillte situata e tensionuar dhe e rezikeshme e asaj kohe. Kuptohet qe shume njerez te thjeshte, femije, pleq, burra dhe gra paguan cmim te larte. Por keta nuk ishin vetem shqiptaret myslymane. Turqia zboi nga territori i saj dhe shume shqiptare te krishtere. Personalisht me ka rastisur te takoj dy zonja te vjetra ne moshe, kusherira te Fan Nolit, qe familjet e tyre ishin larguar nga Thraka per ne Greqi dhe qe aty kishin emigruar ne Kanada. Per hir te se vertetes, kusherirat e Fan Nolit e konsideronin veten greke dhe nuk dinin te flisnin shqip ... Historia e tyre ishte e ngjashme me ate te te intervistuarve ne emisionin e Zt. Mema. Familjet e tyre kishin humbur cdo gje ! Historiani qe shfaqet ne video e Zt. Mema nuk qarteson formen dhe menyren se si funksiononte Perandoria Otomane. Regjistrimi dhe ndarja e popullates behej mbi baze fetare qe shpesh interpretohej si perkatesi etnike. Ne nuk e dime se si e kishin konsideruar veten shqiptaret myslymane te Kosturit kur ishin regjistruar ne Defteret Otomane. Ne se ata e kishin regjistruar veten si "turq" atehere marveshja nuk pyeste se c'fare gjuhe flisnin ata ne shtepi. Per ta bere te qarte edhe nje here pozicionin tim, nuk ka diskutim qe keta njerez kane vojtur dhe humbur pasurite e tyre, por ky eshte nje fenomen qe efekti jeten e mbi 2 milion njerezve qe jetonin ne shtetet e permendura me siper dhe jo vetem te shqiptareve te Kosturit apo Camerise - sic insiston Zt. Mema. Gjate viteve te fundit, udheheqesi turk Erdogan ka shprehur rezervat e tij duke u shprehur se "disa detaje" te Traktatit te Lozanes jane te "paqarta". Eshte e drejta e tij, ashtu sic eshte edhe drejta e sponsorizuesve te programit "Gjurme Shqiptare", te ngrejne pikpamje te tilla. Por, koha ka treguar se traktate te tilla te rendesise boterore nuk mund te ndryshohen ne menyre te njeaneshme, vecanarisht kur preken intersat e shume vendeve te tjera, stabiliteti i te cilave eshte i rendesise jetike per gjithe njerezimin. Mbase dikujt i ka lindur ideja se eshte shume i forte dhe mund ti zhdepe ne dru te gjithe gjitonet rreth e rrotull dhe t'ju marre atyre cfare te doje. Por sa efektive jane keto pretendime dhe veprime ne kohen qe jetojme ? Mendoj se rruga e integrimit rajonal, por edhe me gjere, eshte menyra e vetme e eleminimit te perseritjes se gabimeve te se kaluares. Nacionalizmi bosh nuk te con larg, bile mund te te coje shume, shume mbrapa ... Ne prezantimin e tij Zt. Mema permend edhe popullaten hebraike qe ka jetuar ne Kostur prej shume shekujsh. Komenti i tij te jep pershtypjen se dhe per 'zdukjen' e tyre jane pergjegjes greket. Gjate vizitave te mia ne Kostur, me eshte dhene rasti te ndaloj perpara nje guri perkujtimor ku shkruhet: "Ne kete vend, ne 24 Mars 1944, nazistet mblodhen te 1,000 hebrejte e Kosturit dhe i derguan ne kampet e vdekjes te Auschwitz (Aushvic). Mbijetuan dhe u kthyen mbrapa vetem 35 persona" . Ndersa ne pllaken aty ngjitur, shkruhet: "Tasica ime, kur te lexosh keto fjale, nuk do te jem me ne jete, do te me kete ngrene dheu i huaj. Derdh nje pike loti per mua edhe ne se roj, edhe ne se vdes". Rexhina Koen 'Kastorllinjte' nuk i kane harruar bashkeqytetaret e tyre. Perkundrazi, i kujtojne dhe respektojne ata. Duke perfunduar, thirrjet 'naive' te Zt. Mema per gjetjen e pergjegjesve te 'zdukjes' se shqiptareve nga Kosturi apo se pse nuk eshte hapur nje investigim rreth kesaj ceshtjeje mund te marrin pergjigje vetem ne librat e historise, pjese e te cilave jane dhe traktatet qe nuk i pelqejne atij. Po sikur te them; fajin e kane Muzakat qe pushtuan Kosturin ... Problemet Ballkanike kane qene dhe jane te shumta; po ashtu dhe ato te Shqiperise. Shqetesimet egzistuese nuk mund te zgjidhen duke paraqitur te djeshmen si nje problem aktual. As duke lojtur me ndjenjat dhe padijen e njerezve ... Me qe ra fjala per historine, neper rrugicat terheqse dhe muzeumet e shumte te Kosturit gjen te ekspozuar historine e qytetit. 'Kosturllinjte' perpiqen ta prezantojne ate ne menyren me te mire te mundeshme. Fotot e meposhteme jane nje tregues i qarte. Ju mund te klikoni dhe ti zmadhoni ato per te lexuar informacionin e paraqitur. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit. 1- Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi. Per Giovanni Musachi, despoto d'Epiro. Published in: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues publiées avec notes et tables généalogiques, ed. Charles Hopf, Berlin, 1873 - Faqe 278 - "Del vero dicono la nostra progenie procede dalla città de Costantinopoli, e vennero a dominare in Albania l'Epiro". - Faqe 281 - "E più possedì e signoriggiò la città de Costurri con tutte le sue ville, la quale città l' acquistò per forza d' arme da Marco Craglia, e ve certifico, che detta città de Costurri seu Castoria è una bella cosa e de grossa intrata". - Faqe 314 - "Omnipotens Iesu, sacrarium hoc tibi Ioannes Mosachi filius En Ghini Despotis Epirothae et Mosachiae domini ex urbe Bizantis oriundi bicipitem aquilam habentis insigne coronatam religiose ..." 2- Ne fakt, nuk dihet kush e ka shkrojtur kete material. Egziston vetem nje kopje a nje punimi te meparshem. Autoresia eshte enigmatike. Prill, 2021

  • Francezet, pro apo anti shqiptare ? | Mendime

    Ne nje pjese te opinionit intelektual dhe publik egziston mendimi se francezet kane qene dhe mbeten anti-shqiptare. Por a eshte e vertete kjo hipoteze ? Francezet "antishqiptare" dhe "progreke", apo ... Maurice Sarrail, ishte nje nga gjeneralet me te rendesishem franceze te Luftes se Pare Boterore. Ne Tetor te vitit 1915 ai u emerua Komandant i Forcave Aleate ne zonen e Ballkanit Lindor dhe u vendos ne qytetin e Selanikut (Thessaloniki). Ne Dhjetor te vitit 1916 ai aprovoi krijimin e “Republikes Autonome te Korces”. Ne kete foto, mbrapa tij eshte varrur nje harte ku tregohet dhe territori shqiptar. Gjenerali Sarrail ishte largpames, ai mendonte se si Franca do te shtrinte influencen dhe ndikimin e saj ne periudhen e pasluftes. Ne Gusht te vitit 1917 ai i dergoi nje leter Aristide Briand, nje politikani te degjuar francez te asaj kohe, ku midis te tjerash shkruhej: “Ne duhet te pregatitemi per periudhen e pas-luftes duke filluar menjehere prezantimin e produkteteve dhe vlerave franceze ne te gjitha vendet qe ushtrite tona kane mare nen kontroll” . C’do te thoshte kjo per Shqiperine ? Historia e Themistokli Germenjit dhe “Varreve te Francezeve" japin nje ide me te qarte ... Shihemi ne “Bashta e Geges”, nga ora ... keshtu e linim nganjehere takimin me shoket e rinise. Kush ka lindur dhe eshte rritur ne Korce e kupton shume mire se c’fare dua te them. Perpara bustit te Themistokli Germenjit, qe qendron ne hyrje te parkut, kam kaluar dhe ri-kaluar mijera here, por te them te drejten nuk mund te them se c’fare shkruhej ne pllakat prej bronxi qe qendronin ne te dy anet e pidestalit te tij, te cilat sot nuk egzistojne me. Ka shume mundesi qe ato te jene ckulur dhe shitur per skrap … Po ashtu, nuk kam idene ne se emertimi “Bashta e Geges” lidhet me mbiemrin Germenji. Nga ana tjeter mund te them se burri qe eshte monumentalizuar ne qender te qytetit ka patur lidhje te drejtperdrejte me disa nga burrat, eshtrat e te cileve gjenden ne te dale te qytetit; e kam fjalen per “Varret e Francezeve” - nje pike tjeter e rendesishme e historise se qytetit te Korces. Nuk eshte fare cudi qe Themistokliu dhe ndonje nga ushtaraket e varrosur aty te kene patur njohje personale. Ishte pikerisht lidhja me francezet qe e beri Themistokliun nje person te njohur ne historine e Shqiperise. Pas viteve 1990, ne Shqiperi u demtuan apo u shkateruan plotesisht shume monumente dhe vepra perkujtimore. Megjithese bazamenti i bustit te Themistokliut pesoi deme te konsiderueshme, fatmiresisht busti vete i shpetoi trazirave te kohes. Keto foto jane nxjere ne periudha te ndryshme kohore. Historia e marredhenieve te Themistokliut me francezet filloi kur keta te fundit pushtuan Korcen dhe zonat e saj; kjo ndodhi ne fund te vitit 1916-te. Kam lexuar shkrime te historianeve dhe amatoreve te ndryshem qe trajtojne temen e "Republikes se Korces", kontrollit francez dhe situatave politike qe lidhen me ate periudhe kohore. Pershkrimet dhe mendimet jane nga me te ndryshmet. Para disa ditesh, lexova nje shkrim ku thuhej se Franca kishte per qellim qe zonen e Korces t’ja jepte Greqise … Ah keta francezet, armiqte e Shqiperise ! Gjithmone na kane sabotuar - do te thote dikush. Sa e vertete eshte kjo ? Varret se me ke diskuton. Ne kete shkrim te permbledhur do t’ju referohem disa materialeve franko-europiane. Po filloj me ushtarakun qe ishte nismetari i marrveshjes qe coi ne krijimin e “Republikes Autonome te Korces” - sic njihet gjeresisht. Emri i tij ishte Henri Vincent Descoins. Pozicioni qe mbante: Komandanti i trupave franceze qe kishin pushtuar qytetin e Korces dhe rrethinat e tij, nje pushtim qe zgjati nga viti 1916 deri ne vitin 1920. Kolonel Descoins, nepermjet nje letre, i shpjegon situaten Gjeneralit Leblois, komandantit te Ushtrise Franceze - Deges Lindore, i cili ishte vendosur ne qytetin e Manastirit/Bitolas. Korce, 10 Dhjetor, 1916 N ° 178 / S Kam nderin t’ju raportoj si me poshte: Ashtu sic e prisnja, problemi Shqiptar u ngrit ne Korce ne formen sic e kisha pershkruar ne paragrafin 2 te raportit tim me Nr. 132/S te dates 6 Dhjetor, 1916. Kete mengjes, 10 Dhjetor, une prita viziten e 14 perfaqsuesve te popullates. Njeri prej tyre u shpreh me keto fjale: “Na lejoni Ne, delegatet e popullates shqiptare, te paraqitemi dhe deklarojme para jush, perfaqsuesit te Frances, qe Kazaja e Korces, se bashku me zonat nen varresi te saj, Bilishtin, Kolonjen, Oparin dhe Goren, eshte tani nje province autonome e administruar nga zyrtare shqiptare. Ne kerkojme te vendosim veten tone nen mbrojtjen e autoritetit ushtarak francez”. Duke qene se kjo deklarate dhe kerkese nuk kishte asgje ne kundershtim me piken Nr. 2995 (CAA) te dates 29 Nendor, 1916, qe e perkufizon Korcen si nje territor ushtarak, une u pergjigja: “Ju erdhet para meje te shprehni deshiren e popullates shqiptare te Kazase se Korces, qe prej ketij momenti dhe ne vazhdim te jetoni te lire nen mbrojtjen e Ushtrise Franceze. Si perfaqsues i Komandes Franceze, une bie dakord me kerkesen tuaj. Permeteper, une deklaroj se duke filluar nga sot, 10 Dhjetor, Kazaja e Korces, me rrethinat e saj Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, perbejne nje province autonome, e administruar nga zyrtare shqiptare nen mbrojtjen e Autoritetit Ushtarak Francez”. Ne perputhje me situaten, delegatet dhe une pregatitem dhe firmosem nje protokoll, nje kopje e te cilit eshte bashkangjitur. Administrata dhe policia e territorit, qe tani dhe ne vazhdim, garantohen nga kushtet e permendura ne protokoll. Nje rregull dhe qetesi totale ka mbreteruar mbi qytet. Sali Butka, (Salih Budka), i informuar rreth kesaj ngjarje, me la te ditur se ai mbante anen tone. (Shenimi im: Me sa duket, ne fillim Sali Butka ka qene perkrahes i francezeve dhe me vone eshte kthyer ne favor te Austriakeve. Francezet insistonin se austriaket i morren Saliut djalin, Safet Butken, me preteksin se do te studjonte ne Graz, Austri, keshtu qe ai ishte i detyruar te luftonte per ta. Thuhet se Saliut i ishte afruar dhe nje post i rendesishem ne se Austro-Hungaria do te dilte fitimtare ne Luften e Pare Boterore). Me poshte tregohet teksti/permbajtja e marrveshjes ne fjale qe ne nje fare menyre e ktheu Korcen ne nje qytet-shtet. Protokoll Korce, 10 Dhjetor, 1916. I. Ne perputhje me deshiren e popullates shqiptare te shprehur nga delegatet e saj, Kazaja e Korces, me zonat qe varren prej saj, Bilishtit, Kolonjes, Oparit dhe Gores, perben nje province autonome, e administruar nga zyrtare shqiptare, nen mbrojtjen e Autoritetit Ushtarak Francez. II. Administrimi i Kazase i besohet nje keshilli me 14 antare, nje pjese te krishtere, nje pjese myslymane. Ky keshill eshte pergjegjes per: 1- Studimin e te gjitha masave qe kane per objektiv administrimin e mire te Kazase se Korces dhe rrethinave te saj. 2- Kontrollin e te gjitha sherbimeve publike. III. Keshilli do te propozoje per miratim nga Autoriteti Ushtarak Francez emrat e personave qe do te mbajne poste te ndryshme. Emerimet ne postet e komisionit do te behen nga Autoriteti Ushtarak Francez. IV. Komisioni do te vendoset nen autoritetin e prefektit te policise. Nje trupe xhanderarie-policie do te ngarkohet per mbajtjen e rregullit te brendshem. V. Nje trupe e “xhandermarise se levizeshme shqiptare” do te krijohet dhe ngarkohet me deryren e ruajtjes se integritetit te territorit dhe lirise se banoreve te tij. VI. Gjithashtu, per te njejtat qellime, mund te krijohen trupa vullnetaresh, numri i te cileve do te varret nga situatat mometale dhe fondet ne dispozicion. VII. Ne kohe mobilizimi, forcat policore, xhandermaria e levizeshme, dhe trupat vullnetare do te vihen nen autoritetin superior te oficerit, (francez), qe komandon Rrethin e Korces. VIII. Gjuha zyrtare do te jete shqipja. IX. Flamuri i Kazase se Korces do te jete formati standart i Skenderbeut me nje shirit te ngjyrave franceze. ***** Ky protokoll ishte nenshkruar/miratuar nga 14 perfaqesues te qytetit; 7 qytetare te besimit te krishtere dhe 7 qytetare te besimit myslyman. Nga pala franceze, firmoses ishte Kolonel Descoins, komandanti ushtarak i Korces. Formulimi i ketij dokumenti tregon qarte se nuk behet fjale per autonomi, por per nje nenshtrim “me propozim nga poshte dhe miratim nga lart”. Pavaresisht kesaj, pushtimi francez dobesoi ne maksimum ndikimin greek qe egzistonte ne Korce dhe zonat prane saj. Francezet kishin qellime afatgjata dhe i vune ne zbatim planet e tyre qe ne momentet e para te marrjes nen kontroll te territoreve te lartpermendura. Thashethemet, se francezet po perpiqeshin t’ja jepnin Korcen, Greqise - jane fare te pabaza dhe nuk perputhen me realitetin kohor. Koloneli Descoins, perpara se te nisej ne misionin e tij per pushtimin e Korces, ne daten 15 Nentor, 1916, mori udhezime te prera nga zyra e Gjeneralit Sarrail, komandantit me te larte ushtarak francez ne Ballkan; Urdheri ishte ky: “Gjenerali nuk do ne Korce as edhe nje lloj greku (1), italiani apo esadisti” . Natyrisht qe urdherat e Gjeneralit Sarrail u zbatuan deri ne nje. Grek, jo-grek, francezet arestuan dhe denuan me burgim shume persona pro-greke, kryesisht mbeshtetes te Mbretit Kostantinos, te cilet u derguan per te vojtur denimin ne Greqi/Thessaloniki. Ata mbyllen shume shkolla greke; tjetersuan institucionin me te rendesishem mesimor qe egzistonte ne qytet duke e kthyer ate ne nje “Lice Francez”, Ne kete institucion, te gjitha lendet mesoheshin ne gjuhen frenge. Gjuha shqipe mesohej si nje lende me vete. Gjthashtu hapen 150 shkolla elementare ku filloi te mesohej gjuha frenge. Nen kontrollin dhe stimulimin francez, administratoret e qytetit ngriten sherbimin doganor ne kufi me Greqine, organizuan mbledhjen e taksave, sherbimet postare, perfshi printimin e pullave, kartemonedhave te reja (Franga Shqiptare), etj. U krijua dhe zbatua nje plan i madh agrar per fshatrat e Korces dhe te Bilishtit. Ne fushen e drejtesise, filloi zbatimi i nje ligji te ri penal dhe sistemi gjyqesor. U emerua nje funksionar qe te monitoronte dhe kontrollonte veprimtarite fetare. Ndersa ushtaraket franceze organizuan nje lloj sistemi shendetesor qe kulminoi me ndertimin e nje spitali qe trajtonte ushtaret dhe banoret vendas. Permeteper, Koloneli Descoins u perpoq me shume rruge dhe forma ta bente sa me te kenaqur nje pjese te parise korcare. Mbeshtetjen e ketij grupi ai e konsideronte te domosdoshm per arritjen e qellimeve momentale dhe afatgjata. Bile, francezet nxiten ndjenjat nacionaliste te shqiptareve, te cilat me vone i frenuan kur pane qe ato filluan te dilnin jashte kontrollit dhe u bene rrezik per Francen dhe aleatet e saj. Perse do ti bente Franca te gjitha keto ? Per t’ja ri-kthyer Korcen, Greqise ? A e shikon dikush mosperputhjen qe shoh une, apo eshte thjesht ideja ime ? Jo vetem qe Franca nuk kishte kete gje nder mend, por ajo bente plane imperiale per te ardhmen, marrdheniet dhe ndikimin e saj ne rajon pas perfundimit te luftes. Ne nje raport te dates 6 Korrik, 1919, shkruhet se influenca franceze eshte e dukshme ne Korce dhe territorin perreth dhe kjo ka ardhur si rezultat i: 1- Administrimit te ndershem. 2- Respektimit te ndjenjave te banoreve vendas. 3- Permiresimet e medha ne sistemin e edukimit publik. 4- Sigurine e vendosur ne vend dhe prespektiven ekonomike qe ka ardhur si rrjedhim. Gjuha frenge studjohet ne te gjitha shkollat shqiptare te zones. Se fundmi, francezet kane krijuar besueshmeri dhe simpati ne mes te popullates vendase. Kjo influence eshte perhapur jashte kufijve te ketij territori. Interesat e situates te deritanishme kane qene detyrimi i serbeve dhe grekeve te respektojne limitet e vena ne Londer, dhe ne kete menyre te eleminohen konfliktet e armatosura midis tyre dhe shqiptareve. Gjithashtu, distancimi i pikave te ferkimit midis italianeve, serbeve dhe grekeve. Per te ardhmen; influenca qe kemi arritur mund te kthehet ne nje baze ekspansioni te industrive tona dhe zhvillimin e metejshem te studimit te gjuhes frenge. Shume shqiptare, qe deri tani shkonin te punesoheshin apo te ushtronin aktivitete biznesi ne Shtetet e Bashkuara, do te vijne ne France dhe me krahet e tyre ata do te sjellin tek ne nje mbeshtetje te vlefshme. Mendoj se ne keto raporte ka egzagjerime, por brendia eshte nje: Francezet ishin pro-shqiptare dhe anti-greke. Natyrisht qe ata kishin per qellim permbushjen e interesave te tyre. Po kthehem tek Themistolkli Germenji; per 11 muaj, nga 10 Dhjetori 1916 deri ne 7 Nentor 1917, ai u be pjese e projektit francez. Pozicioni i tij ishte kryetar i policise se Republikes Autonome te Korces. Ai u arestua me akuzen per tradheti, bashkepunim me Bullgaret dhe Austro-Hungarezet, dhe u denua me vdekje nga nje gjykate ushtarake franceze ne qytetin e Selanikut/Thessaloniki. Ka shume gojdhena rreth ketij procesi, por nje gje eshte e qarte; Gjykimi ushtarak behet me dyer te mbyllura dhe protokolli gjyqesor nuk behet publik. Tashethemet se Themistokliu kerkoi kete apo ate gje mbeten thashetheme deri sa te dale ne drite raporti procedurial. Nje material interesant shfaqet ne gazeten “Djelli”, organ i shoqates te degjuar shqiptare “Vatra” ne USA. Nje fragment nga faqja e saj elektonike tregohet me poshte(2). Se fundmi, perse “Varret e Francezeve” jane mbajtur me aq kujdes, bile shume me mire se vete varret e vendallinjve ? Mendoj se Enver Hoxha personalisht e luante karten e “Varreve” si nje mjet komunikimi me qeverine franceze. Nga ana tjeter, ne se Enveri do ti kishte konsideruar francezet si armiq te Shqiperise, eshtrat e ushtareve do te kishin perfunduar ne nje grope masive, ose zhdukur fare … Perkundrazi, per mirembajtjen e tyre ishte punesuar nje person qe punonte 6 dite ne jave me te vetmen detyre te mbante ne rregull absolut c’do gje qe ndodhej brenda murreve te varrezave. Personi ne fjale ishte nje burre i edukuar dhe njohes i disa gjuheve. Une kam patur fatin ta njoh ate personalisht. Ai ishte dajoja i vjehrrit tim dhe quhej Hareto Sotiri (Gogo). Haretoja kishte lindur ne Qyteze, nje fshat prane kufirit Shqiptaro-Grek. Ai kishte mbaruar shkollen Zosimea ne Janine dhe gjate Luftes Civile Greke kishte qene korrier i sherbimeve sekrete shqiptare. Haretoja kishte takuar dhe Niko Bellojanin, “Njeriun me Karafil” - ne se dikujt i kujtohet filmi me kete emer. Pra, “Varret e Francezeve” ishin ne kontroll, mbrojtje, dhe monitorim te vazhdueshem. Ne foton e meposhtme, nga e majta ne te djathte: Sotiri (Gjyshi i gruas sime) - Dhimitrula (Gjyshja e gruas sime), - Gliqeria (Gruaja e Haretos) - Haretoja (Vellai i Dhimitrules). Perpara se ta mbyll, dy fjale rreth 640 ushtareve qe gjenden te varrosur aty; pjesa dermuese e tyre ishin persona te sjelle nga kolonite e Frances, kryesisht nga Indokina, Senegali dhe Algjeria. Eshte ironi e fatit, te kesh lindur ne Vjetnam dhe te vritesh ne malet e Shqiperise duke luftuar per interesat e Frances … Si perfundim, keqperdorimi dhe tjetersimi i fakteve historike eshte bere nje rutine e zakonshme, si midis historianeve te “oborrit” ashtu dhe ne mes te “patrioteve” te medias sociale. Me vend dhe pa vend, ne kundershtim me te gjitha faktet dhe dokumentet zyrtare, krijohen armiq imagjinare dhe hipoteza te cuditeshme. Shpesh here nuk eshte i qarte as qellimi, as objektivi i ketyre deformimeve historike. Te jete padije, apo dicka tjeter ? Nje nga keto shembuj eshte dhe teoria qe thote se Franca ka qene dhe mbetet pro-greke dhe anti-shqiptare. Ne rastin e “Republikes Autonome te Korces”, ne se Franca do te kishte qene pro-greke, sot ne Korce, por edhe me gjere, gjerat do te ishin krejt ndryshe … Bie fjala, “Kori i Pleqve” do te kendonte me buzuki kenge te Vasili Cicanit, si per shembull: "Τι σου λέει η μάνα σου για μένα" ... qe ju mund ta degjoni KETU . Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Nga ana e rendesise historike, "Republika Autonome e Korces" kishte nje funksion dhe rol te paqarte. Si kunder-pergjigje, austriaket krijuan nje lloj "Republike te Pavarur" ne zonat qe kishin pushtuar ne Shqiperine qendrore dhe veriore, ndersa italianet shpallen protektorat te tyre zonat e jugut, Pra, ne realitet u krijuan 3 "Shqiperi te Pavarura" nga njera-tjetra. Perse u vleresua dhe glorifikua vetem njera nga keto "Republika te Pavaruara" ? Personalisht, mendoj se ishin komunistet shqiptare, Enveri dora-vete, qe seleksionuan dhe ngriten ne pidestal vetem njeren ... por kjo eshte nje teme tjeter diskutimi. Ne kete harte tregohen respektivisht "Republikat Autonome Shqiptare" te njohura nga: Austriaket Francezet Italianet Duhet nenvizuar se gjate kontrollit francez, ne Korce u zvilluan disa institucione fillestare te organizimit dhe funksionimit te nje "Mini-shteti". Disa borgjeze te rinj, dhe pjestare te inteligjences qytetare, te stimuluar nga politikat franceze, tentuan ta kthenin Korcen ne "Kryeqytetin" e zonave jug-lindore. Fale ndikimit francez, ata arriten te benin kete deri ne nje fare niveli ... Ky shkrim eshte bazuar ne keto materiale/burrime informacioni: - https://journals.openedition.org/balkanologie/315 - https://fr.linkfang.org/wiki/R%C3%A9publique_de_Kor%C3%A7a - Les Français et la République de Kortcha (1916-1920) - Stefan Popescu - https://europecentenary.eu/ - https://www.numizon.com/en/ - Disa fotografi dhe harta e zonave te vendit te pushtuara nga ushtrite respektive jane marre nga Wikipedia. ***** 1- Gjenerali francez nuk deshironte as prezencen e perkrahesve te Mbretit te Greqise, Kostantinos, dhe as te mbeshtetesve te kryeministrit Venizelos. Ne ato vite, Greqia ishte e ndare ne dy grupe dhe ndodhej ne nje lufte te brendeshme politike, qe kishte arritur ne nivelet e luftes civile. Franca ishte aleate e krahut te Kryeministrit Venizelos, ndersa e konsideronte krahun e Mbretit Konstantin si force armike. 2- https://gazetadielli.com/?s=themistokli+germenji Tetor, 2021

  • Shqiptaret dhe greket e Venecias | Mendime

    Shqiptaret dhe greket ne Venecia. Gjurme shqiptare ne Venecia. Gjurme greke ne venecia. Shqiptaret dhe greket e Venecias Gjurmet shqiptare dhe greke ne Venecian moderne Diaspora i ngjan fares se nje peme qe era e hedh larg bimes meme. Aty ku bie edhe mund te mbijne. Por, qe te rritet dhe zhvillohet kerkon perkushtim dhe dashuri. Perndryshe ajo nuk lulezon, ose vyshket shume shpejt. Kjo eshte arsyeja qe pak fara te tilla jane rritur dhe kane dhene fruta. Dhe natyrisht, merita per kete ju takon ‘kultivuesve’ te tyre. Jane pikerisht keta ‘kultivues’ qe mbajne gjalle traditat, zakonet, njohurite, besimet fetare qe kane mare me vete nga vendi i te pareve. Studimi i ndikimive qe emigrantet kane lene ne popullatat dhe kulturat pritese ndihmon per te kuptuar kush ishin dhe nga vinin keta njerez, jo thjesht ne kuptimin gjeografik te fjales. Krahasimi i ketyre gjurmeve hedh drite mbi te perbashketat dhe diferencat nderetnike. Permeteper, pozicionon rendesine e emigranteve ne 'pejsazhin' kulturoro-politiko-ekonomiko-ushtarak ne 'Atdheun' e ri. Ne kete harte te viteve 1500 tregohet me perafersi ku u vendosen emigrantet shqiptare, sllave, greke ... Venecia ka qene dhe mbetet nje qytet kozmopolitan. Padyshim, qyteti me i njohur i detit Adriatik. Nuk eshte gabim te thuhet se sot ai i shembellen nje muzeumi gjigand. Duke ecur rrugicave dhe lundruar neper kanalet ujore te qytetit, syri te ze ‘grimca’ te kultures arabe, turke, greke, shqiptare, sllave, vllahe … Disa nga keto gjurme jane thjesht shenja te venitura. Disa vazhdojne te tregojne mbijetese. Me poshte paraqiten disa foto ku tregohen c'fare ka mbetur nga ndikimet ekonomiko-fetaro-kulturore te emigranteve te shekujve te kaluar. Tregu i turqve Bregu i sllaveve Shkolla e sllaveve Rrugica e shqiptareve Rrugica e shqiptareve Kisha Greke Agjios Georgios Rruga kryesore e grekeve Rrugica e grekeve Gjurmet shqiptare ne Venecia Historianet thone se ne fund te shekullit te 15-te ne Venecia jetonin midis 4000 dhe 5000 albanesi/shqiptare(1). Numur i konsiderueshem per kohen. Nje pjese nga keta ishin gjysem-skllever. Venedikasit merrnin, kryesisht nepermjet dhunes, femije dhe te rinj nga Ballkani, (shqiptare, sllave, greke, vlleher, etj), te cilet pasi ktheheshin ne katolike sherbenin si sherbetore ne familje dhe institucione shteterore. Avancimi i otomaneve ne Ballkan ndryshoi natyren/perberjen e emigrimit. Si pasoje, ne Venecia u vendosen pjestare te familjeve te degjuara, ushtare dhe drejtues luftarake, fetare, njeres te pasur, etj. Per te kontrolluar fluksin e te shperngulurve, Republika e Venedikut kishte ndjekur nje politike qe ju jepte te drejte emigranteve te krijonin organizata te bazuara ne perkatesine etnike. Keto formime quheshin "Shkolla” dhe kishin te drejta vete-qeverisese, relativisht te konsiderueshme. Ballkanasit e pare qe fituan te drejten e “Shkolles” ishin shqiptaret. Ne vitin 1448 ata themeluan "Scuola di Santa Maria e San Gallo degli Albanesi". Kjo tregon se shqiptaret qe u vendosen ne Venecia ose ishin kthyer katolike qe ne vendlindje, ose u transformuan ne te tille shume shpejt pas vendosjes ne Republiken e Venedikut. Sllavet, ose me sakte dalmatet, megjithese ishin katolicizuar me heret e fituan te drejten e krijimit te shkolles ne vitin 1451. Pra, me vone se shqiptaret. Ndersa greket e fituan kete te drejte vetem ne vitin 1498. Kesaj pike do ti rikthehem me poshte. Antaret e "Scuola degli Albanesi" ishin kryesisht banore nga zonat e Shkodres qe ne ate kohe kontrollohej nga Venediku. Objektivi kryesor i saj ishte perhapja dhe mbrojtja e Katolicizmit. Paralelisht, kishte dhe funksione te tjera politike, biznesi, ushtarake, etj. Pas viteve 1500 "Shkolla" u 'tret' ne politikat e Republikes Veneciane. Drejtuesit e saj ishin venedikas te rangut te larte ku spikatnin dy familje te njohura te kohes; Loredan dhe Da Legio. Ne vitin 1570 nje pinjoll i familjes Legio, i qojtur Ioanni Legio(2), u emerua mbikqyres i Dalmacise dhe Albanias Venedikase. Nga fundi i shekullit te 18-te organizata u shperbe dhe ndertesa u ble nga nje biznes qe merrej me prodhimin e produkteve te miellit. Godina vazhdon te egzistoje. Gjate viteve ne muret e saj ishin vendosur disa relieve te gdhendura ne gurr. Me interesantja perkujtonte rrethimin e Shkodres nga vete sulltan Mehmeti i II-te. Shkolla e shqiptareve Shkolla e shqiptareve Shkolla e shqiptareve Sulltan Mehmet II Ioan Legius Natyrisht qe nga gjiri i komunitetit shqiptar dolen intelektuale dhe drejtues qe luajten rolin e tyre specifik brenda komuniteteit, por ata u asimiluan shpejt ne kulturen/sistemin venenedikas. Nderkohe, nje piktor u lidh ngushte me kete komunitet. Ai ishte Vitore Karapacio(3). Nuk dihet shume rreth tij dhe ne qarqet artistike ai njihej si piktori i sllaveve dhe shqiptareve t e Venecias. Disa nga punimet e tij, (dhe ndihmesve te tij), zbukuronin ambjentet e "Shkolles Shqiptare". Gjithesej gjashte panele jo shume te medha. Sot ato gjenden te shperndara ne disa muzeume italiane. Me poshte tregohen dy piktura qe njhen si "Lindja e Krishtit" dhe "Martesa e Virgjereshes". Interesant eshte fakti qe ne pikturat e "Shkolles Shqiptare" Karapacio perdor shkrime hebraike dhe motive te theksuara orientale. Jam perpjekur te gjej dicka te ngjashme ne punimet e tjera te tij, por nuk kam arritur ... Ndersa ne kishen "San Giorgio degli Schiavoni" qe i perkiste "Shkolles Sllave"ai ka perdorur nje stil me artistik dhe mungojne motivet orientale. Kliko ne foton e meposhtme per nje prezantim shume profesional te ambjenteve te brendeshme te kesaj kishe. Mendoj se studimi i hollesishem i punimeve te Karapacios mund te hedhe drite mbi shqiptaret e shekullit te 15-te/16-te qe u vendosen ne Venecia dhe rrethinat e saj. Gjurmet greke ne Venecia Prezenca e grekeve ne Venecia ka qene e vjeter, por e kufizuar. Renia e Bizantit coi ne rritjen e numrit te tyre ne qytet dhe rrethinat e tij. Statusi i grekeve ishte i veshtire sepse Venediku dhe Bizanti kishin patur marrdhenie te trazuara. Permeteper, Katolicizmi dhe Orthodhoksia shpesh here ishin ne armiqesi te hapur. "Me mire te shoh turbanin turk ne mesin e qytetit sesa kapuconin katolik" thuhet se ishte shprehur Lukas Notaras, nje figure shume e larte e Perandorise Bizantine. Ne daten 3 Qershor 1453, Sulltan Mehmeti ja preu koken Notaras, dhe disa familjareve te tij. Gruaja e Lukas u kthye ne skllave dhe vdiq jo shume kohe me vone. Por tre vajza te tij shpetuan. Njera prej tyre, Ana Notara u be mbeshtetesja me e forte e "Greqizmit" ne Venedik. Me emrin e saj lidhen disa arritje thelbesore te ketij komuniteti qe ne ate peridhe kishte rreth pese mije antare. Mes sakrificash njerezore dhe ekonomike greket e Venecias arriten me veshtiresi te mbronin identitetin e te pareve te tyre. Ne vitin 1499 ata ndertuan shtypshkronjen e pare greke ne qytet. Me vone, Kisha Greke e Venecias fitoi te drejten ekskluzive per printimin/botimin e librave qe lidheshin me Orthodhoksine. Materialet shperndaheshin kryesisht ne Ballkanin e kontrolluar nga Porta e Larte. Kete te drejte Kisha Greko-Orthodokse e Venecias e ushtronte nepermjet mekanizmave/degeve te saj. Nuk eshte rastesi, as preference, se perse botimet kishtare orthodhokse qe perdoreshin ne territoret ku sot gjendet Shqiperia e kishin zanafillen ne Venedik. Mendoj se edhe printimi primitiv i shfaqur ne Voskopoje, (E ashtuquajtura shtypshkronja e Voskopojes), kishte lidhje te drejtperdrejte me komunitetin grek te Venecias. Le te mbetemi ne perpjekjen e emigranteve greke per ngritjen e institucioneve fetare. Ne vitin 1539 komuniteti mori leje per ndertimin e nje kishe dhe mbajtjen e ritit orthodoks nen varesi te drejtperdrejte te Patriarkanes se Kostantinopojes/Stambollit. Kostoja e ndertimit do te mbeshtetej edhe nga nje takse qe ju vu gjithe anijeve tregetare nga bota orthodhokse. Kjo ishte nje perpjekje madhore. Ndertimi dhe kompletimi i saj ju besua inxhinjereve, arkitekteve dhe artisteve te degjuar te kohes. E vecanta historike eshte se ne kete kishe gjenden te ekspozuara tre ikona te cilat Ana Notara i kishte sjelle nga Kostantinopoja. Ajo ja fali keto objekte shume te ralla komunitetit grek me premtimin se ato do te perdoreshin per mbajtjen dhe vazhdimin e Orthodhoksise. Gjithashtu, vlen per tu permendur se ne Venedik ushtruan aktivitetin e tyre piktore te njohur te botes greko-bizantine si El Greko, Mihail Damaskinos, Emanuele Xane dhe shume te tjere. Ikonostasi Agjios Georgios, Venecia Punim i Damaskinos, Agjios Georgios Instituti Helenik ne Venecia Perpara Agjios Giorgios, Venecia Konkluzion Njerezimi ka perjetuar dhe vazhdon te perjetoje vale emigrimesh. Tendeca e te larguarve per ngritjen e komuniteteve te ngjashme me ato qe lane mbrapa eshte nje fenomen i natyrshem dhe i kuptueshem. Historia e Mesjetes se Vone dhe fillimit te Eres Moderne tregon se emigrantet me identitet te qendrueshem dhe solid e organizonin jeten komunitare rreth institucioneve fetare. Ishin pikerisht keto institucione qe hynin ne raport me autoritetet dhe sistemet e popullatave pritese. Pak a shume, keto institucione sherbenin si nje shtet i vogel, brenda nje shteti te madh. Nga sa u tha me siper, shqiptaret qe u vendosen ne Venecia gjate shekullit te 15-te dhe 16-te kishin krijuar identitetin e tyre te vecante dhe unik. Por ata nuk arriten ta mbanin dhe ta zhvillonin ate. Perkundrazi, ata u 'treten' shume shpejt ne ambjentin prites. Rasti i "Shkolles Shqiptare" ne Venecia eshte nje rast i qarte. Nga ana tjeter, greket arriten ta mbajne dhe deri ne nje fare mase ta zhvillojne identitetin e tyre etnik. Sot, ne Venecia kane mbetur disa qindra 'Greke te Mesjetes', te cilet vazhdojne te vete-identifikohen si nje diaspore e vjeter helene. Instituti Helenik, ngjitur me kishen e Agjios Giorgios, mban disa piktura dhe materiale historike me vlere te madhe per kulturen europiane, dhe boterore. Shenime dhe sqarime 1- Per thjeshtesi, ne shkrim do te perdoret termi 'shqiptar' ne vend te termit 'alban' dhe formave te ngjashme. Termi 'shqiptar' nuk egzistonte ne Mesjeten e Vone. 2- Ioanni Legio, i njohur si Giovanni Da Lezze kishte mare titull aristokratik dhe te drejten e mbajtjes se shqiponjes imperiale me dy koke nga Perandori Karli i V-te. Per me shume https://it.wikipedia.org/wiki/Giovanni_Da_Lezze 3- Vittore Carapaccio. Shiko: https://www.nga.gov/exhibitions/2022/carpaccio-renaissance-venice.html Korrik, 2023

  • Ishte Napoleon Bonaparte Shqiptar ? | Mendime

    Ishte Napoleon Bonaparte Shqiptar ? Piktura e mesiperme tregon Napoleonin ne betejen e Austerlitz. Ne sfond, dikush mban nje flamur me shqiponjen dy-kokeshe. Mbase dikujt i kijohet ideja se Napoleoni ishte shqiptar. Ne fakt, ai flamur nuk ka te bejne fare me 'Shqiptarizmen', por kjo eshte nje teme tjeter. Le te mbetemi tek Napoleoni ! Eshte per tu cuditur fakti qe vitet e fundit studiuesit dhe 'patriotet e Internetit' po zbulojne se shume persona te njohur ne bote jane, ose kane qene, shqiptare. Lista eshte e gjate dhe vazhdon te zgjatet dita-dites. Mjafton te shpenzosh disa momente ne YouTube ose FaceBook dhe te zbulosh 'gjurme shqiptare' ne cdo vend te botes apo hapesire te dijes. Ne mes te grupit te shqiptareve te famshem te 'zbuluar' kohet e fundit gjenden burra te njohur shtetesh, shkencetare, historiane, perfaqesues te besimeve fetare, etj. Nga gjithe keta do te vecoj 'shqiptarin' Napoleon Bonaparte, perandorin e famshem francez. Vendosa te shkruaj dicka rreth ketij 'zbulimi' sepse kjo teori me beri per te qeshur … Po 'copy and paste' nje fragment nga reagimi i nje Zoterie ne nje shkrim qe une postova ne faqen time personale ne FaceBook. Ai shkruante: “Do tju lutesha të lexonit biografinë e Napoleon Bonapartit ku shkruhet se Napoleoni deklaronte: Me burrat flas shqip ndërsa me gratë frëngjisht” . Disa kohe me pare bera nje test DNA-je. Midis te dhenave te tjera, thuhej se une dhe Napoloni kishim te njejtin para-ardhes. Kur kishte jetuar para-ardhesi yne i perbashket ? Sipas shkences, mendohet qe kjo te kete ndodhur vetem … 20,000 vjet te shkuara. Me poshte tregohet pjesa e raportit te testit te DNA ku behet fjale per Napoleonin dhe 'kusherinjte' e tij te larget, midis te cileve futem dhe une. Thua te me takoje ndonje prone nga perandoria e tij ? Po te behej gjyqi ne Shqiperi dhe mund tja dilja mbane ! Une do te isha i kenaqur me nje nga dyert e Louvre-it, por kesaj teme do ti kthehem njehere tjeter ... Sipas 23andMe : Ju dhe Perandori Napoleon Bonaparte rridhni nga nje para-ardhes i perbashket qe i perket grupit E-M34. Linja e burrave te familjes Bonaparte ishte nga Toskani ku para-ardhesit meshkuj me te hershem te njohur te Bonopartit jetuan te pakten per gjashte breza. 11 breza perpara Napoleonit, para-ardhesi i tij, Xhiovani, ishte i pari qe u largua nga Toskani per ne Korsike. Dega Bonaparte jetoi ne Korsike per dhjete breza perpara se te lindte babai i Napoleonit, Charles-Marie Bonaparte. Ne vitin 1764, kur ishte ne moshen 18 vjecare, Charles-Marie, (i lindur ne 1746), u martua me Letiza Romalino, mamane e Napoleonit. Napoleon Bonaparte nuk ishte shqiptar, dhe pike ! Napoleoni nuk ishte Shqiptar, as nga e jema, as nga i jati. Rreth origjines se tij jane bere shume kerkime aq sa mund te thuhet se ai eshte nje nga personat me te studiuar ne historine e njerezimit. DNA-ja e tij ka kaluar ne laboratoret me moderne te botes. Institucione prestigjioze jane mare me ceshtjen Bonaparte. Mendjet me te ndritura te fushes kane arritur konkluzionet e tyre bazuar ne shkence dhe jo ne thashetheme nacionalistesh kokeboshe. Nuk ka asnje sugjerim apo hipoteze qe te mbeshtese teorine se e jema e Napoleonit, Maria Letizia Ramolino, ishte Shqiptare. Ajo kishte lindur ne Ajacio, me 24 Gusht te vitit 1750 dhe rridhte nga nje familje e degjuar Lombardeze, qe prej shume brezash jetonte ne Korsike. I jati i saj quhej Giovanni Geronimo Ramolino ndersa e jema Angela Maria Pietrasanta. Per te dy prinderit e mamase te Napoleonit egzistojne peme familiare te mire dokumentuara. As aty nuk behet fjale per ndonje origjine shqiptare. Gjithashtu, nuk ka ndonje studim shkencor qe te lidhe DNA-ne e nenes se Napoleonit me ndonje linje DNA-je grash shqiptare. I jati i Napoleonit quhej Carlo (Karlo) Buonaparte. Ai kishte lindur ne Ajacio ne nje familie aristokratesh. I jati i Karlos quhej Giuseppe (Xhiuzepe) ndersa e jema Maria Saveria Paravicini. Shkencetaret njohin historine e 18 brezave te burrave Bonaparte duke filluar me Gianfardo qe kishte lindur dhe jetuar ne Sarzana gjate fundit te shekullit te dymbedhjete dhe fillimit te shekullit te trembedhjete. Sarzana eshte nje qyteze ne Itali midis provincave Liguria dhe Toscany. Ishte Giovanni, njembedhjete breza para Napoleonit, ai qe u shperngul nga Italia per ne Korsike. Per ta ka materiale te shumta por nuk egziston ndonje dokument ku te thuhet se ata ishin shqiptare ose kishin origjine shqiptare. Po i kthehem 'linjes' se burrave Bonaparte, dhe para-ardhesve te mij te larget, shume te larget … Ne bote ka miliona burra qe kane DNA te grupit E-M34, ku bej pjese dhe une. Duke u perpjekur te gjej origjinen e familjes bera disa teste te avancuara DNA-je. Rezultatet treguan se rrugetimi i DNA-se time eshte dicka e tille: E-M35-Z872-M34-Z849-L791-BY55818 ... Profesionalistet qe merren me testimin dhe studimin e DNA-se thone se anetaret e “Klanit Bonaparte” jane relativisht te paket. Ky grup eshte prezent ne disa vende te botes perfshi Italine dhe Greqine. Kur u vendosen para-ardhesit e Napoleonit ne Itali ? Kjo eshte veshtire te thuhet. Nuk eshte cudi qe ata te kene qene tregetare Fenikas apo Greke/Helene qe shkonin me anijet e tyre ne shume porte te Mesdheut, Jonit dhe Adriatikut. Mbase kane qene dege e nje linje hebraike te vendosur ne Gadishullin Italik ... Mundesite jane te shumta por ajo qe eshte me se e qarte eshte qe ky grup DNA-je, pra dhe Napoleon Bonaparte, ka shume pak te beje me 'shqiptaret', per te mos thene hic fare. Ku qendroj une ne kete ekuacion ? Propabiliteti me i madh eshte qe une te jem 'ndare' nga Napoleoni rreth 3,700 vjet PEK. Gjate ketyre mijera vjetesh burrat e grupit tim u shperndane ne shume vende, perfshi Armenine, Turqine, Greqine, Siciline, Italine, Shqiperine, etj. Dega ime u Helenizua dhe ne Mesjete u be perkrahese dhe mbeshtetese e Bizantit. Mbi varrin e familjes sime ndodhet nje kryq i vjeter qe ka te gdhendur shqipnjen me dy-koke, simbol i Bizantit dhe i lidhjes se forte me Kishen Orthodokse. Nje informacion interesant ma ka erdhur nga nje pas-ardhes i familjes Del Turco(1), qe tregohet ne grafikun e meposhtem ku jane listuar anetare te "Klanit Bonaparte". Ai me ka informuar se ka mundesi qe origjina e familjes te tij te lidhet me popullatat Armene. Para-ardhesi me i hershem i tij, per te cilin ka rekorde, ishte nje njeri i fese. Une dhe Del Turko i perkasim te njejtit grup DNA-je. Shkencetaret thone se grupi i DNA-se M34 (Napoloni i perkiste nje dege te ketij grupi) gjendet ne Armeni , (Ne frekuence 4.2%), Jordani (Ne frekuence 31%). Ky grup mendohet te kete lindur ne zonat afer Detit te Vdekur, midis 13,600-16,800 viteve te kaluara. Emigrimi i tij per ne Evropen Perendimore supozohet te kete ndjekur kete rruge: Turqi (Frekueca ne Jug-Perendim 6.9% dhe ne rajonin e Stambollit 7.8%), Greqi (Frekuenca ne Athine eshte 3.8%, ne Greqine Veriore 1.8%), Ballkan (Frekuenca ne Kroaci eshte 1.6%), Itali (Frekuenca ne Italine kontinentale eshte1.5%). Ne Ajaco (Korsike) ku dhe Napoleoni lindi, ka frekuencen 8.1% dhe ne Kalabri ka frekuencen 5.5%. Shenim: Mr. Clovis, qe tregohet ne diagramen, respektive eshte pasardhes i drejtperdrejte i burrave te "Klanit Bonaparte". Pra, historianet thote se tre mije vjet te kaluara "Bonapartet" dhe "Iliret" jetonin larg njeri-tjetrit. Ky konkluzion shkencor tregon se Napoleoni nuk ishte shqiptar, ne asnje drejtim. Perpjekja per ta 'shqiptarizuar' ate me ben te ve buzen ne gaz. Personalisht e konsideroj kete teori si humor te holle. Ata qe mbeshtesin hipotezen se shqiptaret jane pas-ardhes se iliro-arianeve duhet te gjejne nje Napoleon tjeter, sepse Bonaparte nuk ishte iliro-ariano-shqiptar dhe pike ! Shenim: Ndrova mendje, per piken do te pyes Elena Kocaqin sepse ajo thote se ai ishte arvanitas, arberesh … B urrimet e informacionit dhe sqarime rreth shkrimit Materialet ku u bazua ky shkrim jane: - https://austinpublishinggroup.com/ - https://www.familytreedna.com/ - https://www.yfull.com/ - https://www.23andme.com/ - https://www.myheritage.com/ - https://www.ancestry.com/ 1 - "Del Turko" eshte nje familje e vjeter aristokrate e njohur ne historine e Italise; https://en.wikipedia.org/wiki/Turco_(family)

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page