
Search Results
Search this site
101 results found with an empty search
- Vaso Pasha, Zvicra dhe Shqiperia | Mendime
Vasa Pasha mendonte se Shqiperia mund te behej si Zvicra dhe se burrat shqiptare do te luftonin dhe vriteshin me devotshmeri per Sulltanin dhe Porten e Larte ... Vaso Pasha, Zvicra dhe Shqiperia “Me pak me teper civilizim dhe kondita me te mira, Shqiperia, (Albania), nuk do ta kete fare zili Zvicren, por do t’ja kaloje asaj ne bukuri, ne poezi dhe fuqi” - Keshtu ka shkrojtur Vaso Pasha ne vitin 1879. Qe atehere kane kaluar 140 vjet dhe jo vetem qe ky parashikim nuk ka dale i vertete por shume shqiptare e kane bere Zvicren atdheun e tyre te ri, dhe shume te tjere perpiqen te bejne te njejten gje … Vaso Pasha ishte nje nga rilindasit e pare dhe nismetar i idese se kombi nuk ka nevoje per besim fetar por per “ndergjegje nacionale”. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria - ishte motoja e tij. Idete e Vaso Pashes ishin shume te cuditeshme dhe shpesh here ekstremisht kontradiktore. Ai shihte apo bente paralelizma qe nuk kishin te benin fare me realitetin kohor dhe objektiv. Per shembull, ai mendonte se bujqesia dhe blegtoria do te benin mrekullira: “ … natyrisht qe agrikultura nuk do te mbetet mbrapa ne perpjekjet e saj per te mbeshtetur rritjen e bagetise se trashe, nje aktivitet ky qe perben burrimin kryesor te pasurise se vendit, keshtu qe blegtoria do zhvillohet masivisht. Tregetia do te lulezoje ne nje forme me aktive dhe me te sigurt. Industria do te krijoje te ardhura shtese per vendin. Rregulli publik do te shtrihet kudo dhe si rezultat do te sjelle progres, civilizim dhe ne te njejten kohe pasuri dhe mireqenie te pergjithshme” . Pavaresisht se ne Shqiperine e asaj kohe mbajtja e lopeve ishte nje fenomen i ralle, Vaso Pasha mendonte se te gjitha keto do te arriheshin ne nje kohe rekord, nen drejtimin e Portes se Larte e cila do te ishte iniciatorja e gjithe ketyre ndryshimeve rrenjesore. Ai shkruan: “Nga qe shqiptaret kane nje karakter te spikatur lufte-dashes, Qeveria Perandorake do t’ju krijoje atyre nje organizim ushtarak te ngjashem me ate te Zvicres. Ne fund te nje periudhe 6-te apo 8-te vjecare, Shqiperia, (Albania), do te jete ne gjendje te krijoje 200 batalione me ushtare, te mire-organizuar, instruktuar, disiplinuar, te devotshem dhe trima. 200 batalione me burra, ku secili prej tyre do te vdese ne mbrojtje te te drejtave dhe interesave te Perandorise, dhe provoje ne menyre te vazhdueshme dhe te pandryshueshme besnikerine ndaj Sovranit te tyre te ndritur” . Duke vazhduar me tej me kendveshtrimet e tij, Vaso Pasha shkruan se meqenese shqiptaret, (albanasit), ishin te ndare ne 3 besime fetare, ata kishin nevoje per nje dore te forte qeverisese e cila do ti mbante nen kontroll dhe udhehiqte drejt zhvillimit, perndryshe ata do te zhyteshin ne nje lufte civile. Dhe pikerisht ketu lindi ideja gjeniale e tij; “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” - dhe “Sulltani” ishte udheheqesi i te gjithe shqiptareve (albanasve) ! Pozicioni i Vaso Pashes ne kete pike eshte plotesisht i kuptueshem; ai ishte nje funksionar i Perandorise Otomane, nje krijese e rrethanave te kohes. Bazuar ne konceptin e Vaso Pashes, burrat qe do te ishin gati te sakrifikonin jeten e tyre per Sulltanin duhet te kishin nje identitet racor dhe etnik superior ne raport me fqinjet. Origjina e tyre rridhte nga thellesite e kohrave dhe i drejtohej perjetesise. Sipas Vaso Pashes, epiriotet, maqedonasit, iliret, ishin te gjithe pasardhes te pellazgeve dhe si rrjedhim shqiptare. Ndersa disa mijera vite histori, zhvillime dhe renie civilizimesh, shperngulje masive, migrime dhe emigrime, luftra, shkaterime dhe c’farosje popullatash as qe llogariteshin fare. Shqiptaret, (albanasit), nder shekuj i kishin triumfuar sprovave te kohes ! Ndersa per gjuhen, ai insistonte se gjuha shqipe, (albanase), ishte thjesh gjuha hyjnore pellazgjike; gjuha qe kishte folur Zeusi, i cili kishte qene nje Perendi pellazgo-shqiptare. Po i le mbrapa idete “shqiptaro-zvicerane” dhe “pellazgo-hyjnore” te Vaso Pashes dhe po perqendrohem ne armiku kryesor i tij: Helenizmi dhe Orthodhoksia. Si Vaso Pasha, ashtu dhe shume rilindas te tjere, i kane konsideruar keto dy faktore si pengesat kryesore te “Shqiptarizmes”. Edhe sikur te bashkohem me kete pozicion, ka shume fakte kokeforta qe kundershtojne kete hipoteze. Do te anashkaloj ndikimin e madh te Helenizmit ne jug-lindje te Shqiperise. Po harroj kishat, ikonostaset, materialet fetare, etj, dhe do te perqendrohem ne anen “teknike” te Orthodhoksise(1). Porta e Larte, perdorte strukturat e Kishes Orthodhokse si mekanizma regjistrimi dhe monitorimi te popullates. Ne regjistrat e kishes gjendeshin te dhena te rendesishme te popullates kristiano-orthodokse. Aty shenohej kush u martua me ke, cilet femije linden, kur vdiq ky apo ai person, ku banonte dhe ke kishte fqinj kjo apo ajo familje, etj. Regjistrat kishtare mbanin breda faqeve te tyre strukturen familiare te popullates ne fjale qe ishte institucioni me i rendesishem dhe funksional i asaj kohe. Mbi keto te dhena, Porta e Larte, percaktonte taksat, rekrutimin e ushtareve, etj. Pra me fjale te tjera, “qitapet” e kishes ishin gjendja civile dhe kadastra e kohes. Me poshte tregohet nje "Kontrate Martese” e leshuar nga Mitropolia e Korces, ne vitin 1907. Mbase ndonje qytetar korcar do te gjeje ne reshtat e saj emrat e para-ardhesve … Ne kete dokument tregohet marreveshja e marteses midis Kostantin Polenes dhe Ekaterina Stefani. Dokumenti eshte nenshkruar ne Korce, ne daten 15 Maj, 1907. Noter ishte Joanis Bimblis. Disa nga mbiemrat e permendur ne marreveshje jane te njohur dhe sot e kesaj dite ... Thirrja per shkaterimin e ketij iventari shpirteror dhe kulturor me vlera te jashtezakoneshme ishte nje sulm kunder llogjikes normale. Pavaresisht gjuhes me te cilen ishin shkrojtur keto te dhena, ato perbenin thesarin e vetem qe popullata kristiano-orthodokse kishte arritur te mbante te pa-prekur per shekuj te tere. Shume rekorde kishtare kishin nje shtrirje kohore disa shekullore. Personalisht, mendoj se ishte nje grup i caktuar njerzish qe ishin te interesuar te shkateronin nje here e pergjithmone kete arkiv historik. Dikush do te thote se ata e bene kete per nje qellim me sublim, ate te krijimit te Kombit Shqiptar. Une do te kundeshtoj kete qendrim dhe do te them se ata e bene kete per qellime te tjera … Pozicioni im eshte ky: Ishte pikerisht kjo thirrje per fshirjen e se kaluares qe krijoi bazen nga u nisen sulmet e njepasnjeshme qe kulmuan me grushtin perfundimtar kunder institucioneve fetare te vitit 1967. Djegja dhe shkaterimi i perseritur i zyrave te gjendjes civile dhe kadastrave ne mbare territorin shqiptar me kujton ne nje fare menyre thirrjen: “Dhe mos shikoni kisha dhe xhamija, feja e shqiptarit eshte Shqiptaria” Duke u kthyer ne ideja e Vaso Pashes se Shqiperia, me pak perpjekje, do t’ja kalonte Zvicres, dua te theksoj se Mbreteria Zvicerane nuk i detyroi banoret e saj te hiqnin dore nga besimet fetare, lidhjet kulturore dhe shpirterore respektive. Themeluesit e Zvicres nuk menduan per asnje cast se “feja e zviceranit eshte zvicerizmi”; perkundrazi, ata kishin ide te tjera … dhe koha tregoi se ata kishin plotesisht te drejte. Nga ana tjeter, Vaso Pasha kishte objektiv krijimin e nje nacionaliteti te pafe, ose me sakte te nje populli qe te besonte ne nje Zot Pellazgjik imagjinar, qe nen udheheqjen e Sulltanit do ti “kallte dridhen gjithe Rumelise”. Dekada me vone, Enver Hoxha tentoi te bente, pak a shume, te njejtan gje dhe ja arriti qellimit te tij pothuajse plotesisht, te pakten ne fushen e tru-shpelarjes te brezit te ri, qe me termat e kohes u qojt "Njeriu i Ri" ... Si konkluzion, zhdukja e ndikimit helen dhe gjuhes greke nga bagazhi kulturor i nje pjese te konsiderueshme te popullates qe jetonte ne jug-lindje te Shqiperise coi ne zhdukjen e nje historie shume-shekullore. Historia boterore ka treguar se lindja dhe krijimi i kombeve te reja, asimilon dhe tjeterson popuj dhe kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Por, rasti i Shqiperise, ku kultura dhe shkrimi grek konsiderohen si faktore krejtesisht regresiste, eshte rasti me unikal ne Ballkan, mbase edhe ne Europe. Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Ky shkrim eshte bazuar ne nje artikull te historianit turk Uğur Bahadır Bayrakktar. Studimi i plote me titull: Mythifying the Albanians : A Historiographical Discussion on Vasa Efendi’s “Albania and the Albanians” gjendet KETU . 1- Per rolin e madh qe Kisha Orthodhokse dhe gjuha greke ka lojtur me mirembajtjen e jetes shpirterore dhe moralit shoqeror une kam shkrojtur artikullin me titull: Athinaja jetime, komuniteti i Krishtere dhe “vula” Otomane Tetor, 2021
- Helmeta dhe shpata e Skenderbeut | Mendime
Shpata dhe perkrenarja e Skenderbeut. Hisoria e tyre. Helmeta dhe shpata e Skenderbeut Armatimet qe mendohet se kene qene te Skenderbeut mbahen te ekspozuara ne Viene/Austri ne Kunsthistorisches Museum, qe shqiperohet Muzeumi i Historise se Artit(1). Ne faqen zyrtare te institucionit, qe ju mund ta vizitoni KETU , deklarohet se keto dy objekte kane qene ne pronesi te Dukes se Madh te Tirolit/Tyrol, Ferdinand i II-te, (14 Qershor 1529 – 24 Janar 1595). Ai ishte nje pasionant i armeve dhe emblemave kalorsiake. Thuhet se nje i njohur i Dukes Ferdinand i bleu ato diku ne Itali duke menduar se ishin armatimet e Georg Castriota – te njohur si Skanderbeg. Ka disa hipoteza, por asnje nuk eshte e dokumentuar ne menyre te besueshme. Per here te pare keto armatime permenden ne vitin 1593 ne inventarin e objekteve/armatimeve te gjendura ne keshtjellen Ambras/Innsbruck. Ajo qe dihet me siguri eshte se, rreth 133 vjet pas vdekjes se Skenderbeut, ne vitin 1601 u botua nje katalog (i titulluar Armamentarium Heroicum), me armet/paisjet qe Ferdinand II kishte patur ne koleksionin e tij. Midis 125 princave europiane shfaqet dhe Skenderbeu duke mbajtur ne dore nje shpate dhe ne toke, ne te majte te tij, qendron helmeta e fameshme. Dominicus Custos, artisti qe pregatiti pllakat printuese te piktures te treguar me poshte, beri ate qe ju kerkua: Te krijonte nje Skanderbeg me nje paraqitje qe ishte e pershtateshme per kohen dhe ne zoterim te luftetarit te degjuar te tregoheshin shpata dhe helmeta e tij. Le ti shohim objektet nje nga nje, duke filluar me helmeten. Muzeumi e pershkruan ate si nje prodhim italo-gjerman te gjysmes se dyte te shekullit te 15-te. Nje sy i kujdeshem ve re fare kollaj se helmeta eshte ripunuar dhe riparuar disa here. Dallohet qarte qe brezi i mesit, ngjyre kafe, eshte i pregatitur nga nje 'dore' tjeter dhe ne nje periudhe me te voneshme. Cilesia e punimit te 'luleve' me 6 petale eshte me e larte se ajo e kokes se cjapit qe duket qe eshte modifikuar te rije ne maje te helmetes. Germat latine te gdhendura ne brez mendohet te jene inicialet e disa fjaleve per te cilat ka supozime te ndryshme. Ne pjesen e poshteme helmeta eshte e demtuar. Nje dore amatoreske eshte perpjekur te mbuloje demtimet duke i maskuar ato me nje rrip lekure qe mbahet ne vend nepermjet disa percinave qe nuk jane ne te njejtin nivel. Personalisht mendoj se helmeta eshte nje element dekorativ/zbukurues dhe jo nje paisje mbrojtese luftarake. Ajo eshte e vogel per nje person trupmadh sic supozohet te kete qene Skenderbeu. Por ku i dihet, ai mund te kete qene dhe trupvogel ... Me poshte tregohet nje foto me cilesi te larte e helmetes se Skenderbeut. Kliko ne foto per ta zmadhuar ate. Shpata eshte po aq kontradiktore sa dhe helmeta. Muzeu nuk eshte i sigurt rreth origjines se saj. Mendohet te jete prodhuar ne Lindjen e Mesme, por ky supozim shoqerohet me nje pikpyetje. Shpates i eshte riparuar doreza. Gjithashtu thuhet se ka nje kellef qe eshte prodhim i mevonshem. Kllefi nuk eshte i ekspozuar. Me sa duket shpata nuk eshte perdorur ne luftime sepse ne tehet e saj nuk ka demtime qe do te ishin fare normale per nje arme te perdorur ne fushat e betejes. Nje foto e zmadhuar e "Shpates se Skenderbeut" mund te shihet KETU . E vecanta e saj eshte se ajo ka nje seksion te lyer me ar dhe gdhendje qe u ngjasojne simboleve arabe. Studjuesit thone qe keto germa apo simbole nuk bejne kuptim dhe duken si zhgaravina/zbukurime ... A do te mbante Skenderbeu nje shpate me nje mbishkrim qe nuk e kuptonte ? Mbase po, por askush nuk mund te thote me siguri qe kjo ishte shpata e tij. Personalisht mendoj se kemi te bejme me nje lloj shpate te perhapur midis ushtareve mamluke. Me poshte tregohen: 1- Shpata te luftetareve mamluke. Objektet jane te ekspozuara ne Muzeumin Pallati Topkapi, Istambul. 2- Shpata e sulltanit mamluk Qaitbej, (Abu Al-Nasr Sayf ad-Din Al-Ashraf Qaitbay, 1416 - 1496). Kjo shpate ka ngjashmeri te madhe me ate qe thuhet se i perkiste Skenderbeut. 3- Shpata e Skenderbeut. Muzeumi vienez i anashkalon referencat shkencore dhe jep nje pershkrim te ngarkuar politiko-nacionalist rreth Skenderbeut te pa bazuar ne materialet historike te shekullit te 15-te. Fan Noli shkruante se shpata e Skenderbeut ishte aq e rende sa asnje burre nuk mund ta ngrinte ate. Ne fakt, ajo eshte nje shpate fare e zakoneshme e kohes. Faik Konica shkruante se kur e pa te ekspozuar ne muzeum, ne tehet e saj kishte akoma gjurme gjaku ! Natyrisht qe nuk ka gjurme te tilla. Mbase keto zmadhime femijnore kishin qellime te tjera, por ne asnje kendveshtrim nuk mund te konsiderohen te verteta. Disa historiane shkruajne se Papa Pius i II-te, i dhuroi Skenderbeut nje shpate, mbase ne vitin 1466. Nuk eshte e qarte ne se ky eshte nje konkluzion bazuar ne dokumente autentike apo thjesht nje 'Thashethem folklorik'. Per te krijuar nje ide se si dukeshin shpatat qe Vatikani ju jepte personave shume te rendesishem, me poshte paraqitet fotoja e dy shpatave te bekuara nga Papet e Romes te shekullit te 15-te. 1 - Nje shpate e bekuar nga Papa Nikola i V-te ne vitin 1450. 2 - Nje shpate e bekuar nga Papa Pius i II-te ne vitin 1463. Fotot jane mare ne nje muzeum te Venecias, Itali. Ne te dyja rastet, duket fare qarte qe cilesia artistike e ketyre shpatave eshte shume me e larte se shpata qe i dedikohet Skenderbeut e cila ndodhet e ekspozuar ne Viene, Austri. Konkluzion A kane qene sendet e mesiperme te Skenderbeut ? Mbase po, mbase jo. Studjues dhe historiane te ndryshem kane mendime kontradiktore(2). Muzeu i Historise se Artit ne Viene prezanton Georg Castriota si pronarin e mundshem te tyre por nuk jep as edhe nje te dhene specifike se ku e mbeshtet kete deklarim por mjaftohet me nje supozim se ato mund te jene shitur nga pasardhes te Skenderbeut. Bile gjate viteve, muzeumi ka ndryshuar dhe informacionin qe shoqeron objektet e permendura. Ndersa pikepyetja me e madhe mbetet 'zhdukja' e nje pjese te motiveve ne tehun e shpates. Ne pikturen e pare historike, dhe me te besueshmen e ketij objekti, duket qarte qe ne mesin e zbukurimeve te arta gjendej nje segment i cili sot mungon. Ta kete fshire koha, apo ndonje dore njerezore kur eshte kuptuar se aty shfaqej ndonje informacion qe tregonte nje pronar tjeter dhe jo Skenderbeun ? Eshte e vertete qe muzeumi ne fjale mban disa nga koleksionet me interesante te mbreterve, princeve apo kaloresve europiane te shekujve te kaluar por ne rastin e armatimeve te Skenderbeut, institucioni nuk ngrihet mbi nivelin e nje muzeumi te zakonshem ku njerzit blejne nje bilete dhe shohin objektet e ekspozuara, disa prej te cilave kane histori te turbullt. Dikush do te thote se nuk eshte detyra e muzeumit austriak te studjoje historine e shqiptareve; jane te tjere qe duhet ta bejne ate. Pikerisht, kjo kerkohet nga studjuesit dhe historianet e kohes moderne. Sot ka institucione te specializuara qe jane ne gjendje te analizojne dhe te japin nje pergjigje precize se kur u prodhua helmeta, perpara apo pas vdekjes se Skenderbeut. Kur dhe ku u modifikua ajo. Sa i vjeter eshte cdo element i helmetes, etj. E njejta gje mund te thuhet dhe per shpaten. Me sa duket velloja misterioze qe mbulon armet e Skenderbeut eshte me produktive si per muzeumin austriak ashtu dhe per historiografine dhe nacionalistet ekstreme shqiptare. Kush po pyet per histori shkencore. Natyrshem lind pyetja: A mund te mbeshtetet nacionalizmi mbi objekte me origjine te paqarte ? Burrimet e informacionit 1- Seksioni ku mbahen aramtimet quhet Welt Museum. Per me shume: https://www.khm.at/ (Mare me 7, Mars 2021) 2- Skenderbeu - Oliver J. Scmitt - Faqe 123 3- https://www.britishmuseum.org/collection/image/1613202689
- Otomanet, shqiptaret dhe shtypshkronja | Mendime
Perse vendet qe kane qene nen kontrollin e Perandorise Otomane tregojne akoma shenja prapambetje ? Si lidhet historia e printimit te librave me aktualitetin ? Otomanet, shqiptaret dhe shtypshkronja Dikur, diku ne nje qytet te Rusise, nje i ri shqiptar kishte hyre ne nje lulishte publike dhe kishte keputur 2-3 lule. Dikush e pa veprimin e tij dhe e pyeti: Mos je gje nga Ballkani ? Kete histori e kam degjuar shume vite me pare nga nje familjar i “hajdutit te luleve” i cili kishte qene nje student ne Bashkimin Sovjetik. Behet fjale per mesin e viteve 1950. Por cila ishte arsyeja qe qytetari rus kishte krijuar standartin e tij te grupimit dhe karakterizimit te njerezve te ”pagdhendur” ? Perse ballkanasit ? Mendimin tim, apo me sakte pergjigjen time, po e jap bazuar ne konkluzion qe arrita pasi lexova nje artikull te studjuesve Bogdan Popescu dhe Mircea Popa qe ben fjale rreth ndikimit deciziv qe kishte patur shpikja e shtypshkronjes ne zhvillimin e Europes Qendrore-Perendimore dhe shoqerise njerezore ne pergjithesi. Autoret e "ballkanizojne" kete fenomen dhe mbeshtesin teorine qe thote se popullatat qe qendruan per nje kohe te gjate nen kontrollin otoman mbeten mbrapa ne zhvillimin intelektual, politik, ekonomik, edukativ, etj, ne krahasim me popullatat qe qendruan per nje kohe me te shkurter apo nuk u pushtuan nga otomanet. Popescu-Popa theksojne se ky ndikim negativ eshte i "prekshem" edhe sot e kesaj dite. Arsyeja e kesaj prapambetje, argumentojne Popescu dhe Popa, ishte pa-aftesia e Perandorise Otomane per ta bere edukimin dhe dijen masive. Mes shembujve, referimeve shkencore dhe paralelizmave te shumta, autoret krijojne nje pikture te detajuar qe shtrihet nga shekulli i 14-te deri ne ditet tona. Shkrimi origjinal titullohet: Imperial Rule and Long-Run Development: Evidence on the Role of Human Capital in Ottoman Europe. Me poshte kam pershtatur disa fragmente dhe ide te ketij punimi shume interesant. Gjithashtu kam shtuar disa materiale nga burrime te tjera. Falenderoj Zt. Popescu dhe Zt. Popa per mundesine dhe besimin qe me dhane per t'ju referuar punimit te tyre. Shtypshkronja ne Europen Qendrore-Perendimore Historianet e konsiderojne shpikjen e shtypshkronjes ne vitin 1452, ne Gjermani, si nje nga momentet me te rendesishme te historise se njerezimit; nje inovacion qe ndryshoi pergjithmone formen e perhapjes se shkrimit dhe leximit, menyren se si njerzit shkembenin njohurite e tyre. Kjo metode e re e shperndarjes se dijes ndryshoi dijen ne vetvete dhe njekohesisht transformoi mendimin intelektual te civilizimit perendimor. Duke qene nje element qe prodhohet masivisht nepermjet shtypshkronjes, libri u be nje burrim dije jo vetem per femijet e te pasurve por edhe per femijet e shtresave te varfera qe tani mund te perballonin ekonomikisht blerjen e teksteve te ndryshme. Masat popullore pane tek libri nje aleat per zhvillim dhe progres. Niveli i njohjes u rrit ne menyre drastike dhe filluan te krijohen profesione te reja qe kerkonin kulaifikim profesional. Qytetet europiane te viteve 1450 - 1500 qe kishin arritur te krijonin shtypshkronja u zhvilluan me shume se homologet e tyre qe nuk i kishin hyre kesaj rruge. Permeteper, qytetet me shtypshkronja ndertuan shkolla, universitete dhe u kthyen ne qendra te mendimit intelektual. Si rrjedhim, keto qytete u zvilluan me nje ritem te shpejte dhe statistikat tregojne se qytetet qe shtypnin me shume libra kishin nivele me te larta te ardhurash. Ne Europen qendrore-perendimore, ne vitin 1500, vetem 50 vjet pas shpikjes se shtypshkronjes, ishin shtypur rreth 9 milion libra. Me poshte tregohet nje harte e qyteteve qe ne shekullin e 15 kishin shtypshkronja aktive. Shtypshkronja ne Perandorine Otomane Shtypshkronjen e pare ne Perandorine Otomane e ndertuan hebrenjte e debuar nga Spanja ne vitin 1492. Megjithate, kjo perpjekje nuk gjeti nje ambjent favorizues, nuk pati ndonje impakt te rendesishem dhe nuk egzistoi per nje kohe te gjate. Ka disa hipoteza se perse otomanet nuk perkrahen shtypjen/publikimin e librave. Thuhet gjithashtu se ne vitin 1483 apo 1485, Sulltan Bajazid II leshoi nje dekret qe denonte printimin e librave. Disa studjues mendojne se otomanet i ruheshin perdorimit te librave sepse ato mund te ktheheshin ne vegla te zgjimit nacional qe mund te shkaktonin trazira politike apo fetare. Per kete arsye ata e penguan krijimin e shtypshkronjave dhe aktiviteteve te lidhura me to. Cilado qe te ishte arsyeja, publikimet ishin shume te pakta dhe gjate periudhes kohore 1726 - 1838 ne Perandorine Otomane u botuan vetem 142 libra, (Tituj librash), nderkohe ne Europen Perendimore ishin botuar 30,000 te tille. Ne pergjithesi, printimi ne Perandorine Otomane ishte praktikuar nga grupe popullatash jo-myslymane, kryesisht nga armenet, greket dhe hebrejte. Edhe printimin e pare me germa arabe e bene kristianet qe banonin ne Alepu, (Qytet ne Sirine e sotme), ne vitin 1706. Perpjekja e tyre kulminoi rreth vitit 1726 me krijimin e shtypshkronjes se pare shteterore ne Perandorine Otomane. Megjithate ky hap progresiv nuk coi ne ndryshime te medha. Alepuja ishte qyteti i 3-te per nga rendesia ne Perandorine Otomane, qender e madhe politike dhe ekonomike, dhe ne vitin 1752 bibloteka e qytetit kishte ne fondin e saj vetem 3,000 libra. Degradimi i Perandorise Otomane dhe analfabetizmi Degradimi i fuqise se Perandorise Otomane filloi pas shekullit te 16-te dhe arsyet per kete ishin te shumta. Historianet permendin korrupsionin dhe efikasitetin e ulet te administrates, klanizmin, shitjen e posteve zyrtare, nenpunes te pakualifikuar, koston e larte te mbajtjes se administrates shteterore, ekonomi primitive, inflancionin e larte dhe mbledhjen e ulet te taksave. Ketyre fenomeneve shkateruese ju shtohej padija dhe analfabetizmi i thelle. Kuptohet qe mungesa e materialeve te printuara pati nje ndikim thelbesor ne prapambetjen institucionale dhe edukimin e popullatave qe jetonin ne hapesirat e kontrolluara nga otomanet. Te krishteret ballkanas mernin nje edukim te kufizuar vetem nepermjet institucioneve kishtare, ndersa myslymanet nepermjet shkollave fetare te financuara kryesisht nga elitat lokale. Reformat e Tanzimatit u perpoqen te ndryshonin situaten ne terren por pa ndonje rezultat te dukshem. Shpesh shkollat kishin 1 ose 2 mesues qe jepnin 15 lende mesimore, perfshi matematike, ekonomi, biologji … Per te patur nje ide te pergjithashme, ne fillim te shekullit te 20-te, analfabetizmi ne Bullgari ishte 73.6% ndersa ne Greqi 59.7%. Ne rastin e Shqiperise, bazuar ne rekorded e shtetit shqiptar, deri ne vitin 1920, analfabetizmi arrinte ne 80%, dhe mos harrojme qe analfabetizmi midis grave ishte akoma me i larte, ndersa pjesa e “kenduar” dinte te shkruante dhe lexonte kryesisht ne greqisht. ***** Le te kthehemi ne kohezgjatja e kontrollit otoman dhe lidhjen e tij me zhvillimin e pergjithshem te vendeve perkatese. Harta e me poshtme, e pregatitur nga Popescu dhe Popa, pershkruan intervalet kohore te zoterimit dhe kontrollit Otoman te Ballkanit. Bazuar ne nje game te gjere te dhenash, Popescu dhe Popa arrijne ne konkluzionin: “Individed e rajoneve me nje eksperience te gjate otomane kane rezultate me te ulta edukative; te njejtin problem kishin patur dhe prinderit e tyre. Ata ishin rritur ne ambjente familiare qe kishin pak mundesi edukimi. Rajonet europiane qe ishin nen kontrollin e Portes se Larte reflektonin me pak aktivitet inovator, dhe ky fakt pasqyronte kapacitetin e pergjithshem te vete Perandorise Otomane” . Shqiptaret, Perandoria Otomane dhe shtypshkronja Raporti i shqiptareve me Perandorine Otomane eshte shume i komplikuar. Shume historiane shqiptare mbeshtesin teorine e “shkaterimit otoman” duke theksuar se otomanet e lane vendin mbrapa. Pa dyshim kjo eshte e vertete, por deri ne nje fare mase, dhe c’fare u tha me lart e mbeshtet kete teori, por otomanet nuk veconin etnicitetet … Ata ndiqnin, pak a shume, te njejtat politika ne te gjitha territoret qe kishin pushtuar apo marre nen kontroll. Personalisht, mendoj se shqiptaret e 3, 4 shekujve te kaluar nuk interesoheshin shume per shtypshkronja apo libra. Ata luftonin per mbijetese dhe ingranimi i tyre ne strukturat otomane, kryesisht ne krahun ushtarak, i shpetoi ata nga asimilimi i kulturave superiore greke dhe sllave. Natyrisht qe perqafimi i besimit myslyman luajti nje rol vendimtar, gjithashtu. Ne lidhje me shtypshkronjen e pare te ndertuar ne hapesirat ku sot eshte formuar Shteti Shqiptar. Mendoj se teoria e shtypshkronjes se Voskopojes/Moskopojes ne vitet 1720 eshte me shume nje egzagjerim se sa realitet i bazuar ne fakte konkrete (1). Nuk egziston ndonje liber i vertete i printuar nga kjo shtypshkronje. Po ashtu, ka mendime se ne Shkoder ka egzistuar nje shtypshkronje qe ne vitet 1550. Shkencerisht nuk mund te vertetohet as njera, as tjetra hipoteze. Mbase e kam gabim, por do te desha te shihja nje liber te shtypur nga keto shtypshkronja; e kam fjalen per libra/botime qe plotesonin standartet e kohes. Kur thuhet shtypshkronje kuptohet nje makineri qe eshte e afte te shtype mijera libra, dhe jo nje pllake printuese qe perdoret per shtypjen e 10-15 faqeve apo ndonje gravure (2). Makinerite si ato te Gutenberg-ut shtypnin 1,500 faqe ne dite, mbase edhe me shume. Printimi ne shekullin e 15-te apo 16-te konsiderohej teknologji e larte dhe kerkonte bashkepunimin e shume faktoreve/elementeve qe mungonin plotesisht ne shume zona te Ballkanit. Me besueshmeri te mjaftueshme, mund te thuhet qe shtypshkronja e pare ne Shqiperi eshte krijuar ne Shkoder nga nje dege e Kishes Katolike, mbase rreth viteve 1870. Per nje ide te pergjitheshme, me poshte tregohen tre faqe nga tre Bibla te shtypura nga e njejta shtypshkronje, qe ruhen ne tre muzeume te ndryshme te botes. Behet fjale per "Biblen e Gutenbergut" qe ishte printuar ne Mainz, Gjermani, ne vitin 1455 nga Johann Gutenberg dhe bashkepuntoret e tij, Johann Fust dhe Peter Schoeffer. Duket qarte niveli i larte teknik dhe cilesor qe egzistonte ne shtypshkronjat gjermane te 567 viteve te kaluara. Ne se pranojme egzistencen e shtypshkronjes ne Voskopoje, cilat ishin standartet dhe kapacitetet e saj ? Persa i perket botimit te librave ne ditet tona; Shqiperia ka mbetur mbrapa vendeve te rajonit. Nuk ka ndonje informacion zyrtar rreth nivelit te ketij disniveli. Edhe per kete e kane fajin otomanet e dikurshem ? Si perfundim, nuk do te thote qe vendet qe hershem “perqafuan” shtypshkronjen u transformuan ne vende me paqesore ne krahasim me fqinjet e tyre. Historia tregon se pikerisht keto vende apo popuj e perdoren avantazhin e librit ne rruge negative dhe vrane, dogjen dhe shkateruan njeri-tjetrin me deshire te madhe ashtu sic kishin perkrahur dhe dijen. Megjithate, avantazhi i shtypshkronjes nuk diskutohet. Mbase emigrimi masiv i shqiptareve ne drejtim te Europes Qendrore-Perendimore eshte treguesi me i mire i kesaj epersie. Shenime sqaruese rreth shkrimit. Shkrimi eshte bazuar gjeresisht ne punimin e studjuesve Bogdan Popescu dhe Mircea Popa te titulluar: Imperial Rule and Long-Run Development: Evidence on the Role of Human Capital in Ottoman Europe 1- Max Demeter Peyfuss, ne studimin e tij te titulluar: Die Druckerei von Moschopolis, 1731-1769, shkruan se ne Voskopoje egzistonte e vetmja shtypshkronje greke ne Ballkan dhe se kjo shtypshkronje shtypi me shume se 21 libra. 2- Mendoj se ne rastin e shtypshkronjes se Voskopojes kemi te bejme me hapa embrionale dhe jo me nje shtypshkronje qe plotesonte standartet teknike dhe ekonomike te kohes. Materiale te tjera: - The Ottoman Empire, 1700-1922 - Autor Donald Quataert. Faqe: 167 - Age of Invention: Did the Ottomans Ban Print ? - Autor Anton Howes. https://antonhowes.substack.com/p/age-of-invention-did-the-ottomans? - https://www.britannica.com/topic/publishing/The-age-of-early-printing-1450-1550 - https://www.europeana.eu/en/blog/europes-first-printed-book Prill, 2022
- Une, kaurri i derrit | Mendime
Kaurr i derrit - Sharje apo mohim i historise ? Une, kaurri i derrit Mua me pelqen mishi i derrit me shume se ai i lopes … Dava kaurresh do te thote dikush. Shkenca thote se njeriu e zbuti derrin rreth 8,000 vjet te kaluara, mbase edhe me heret. ‘Zbutjen’ e kishin bere popullatat qe jetonin ne Lindjen e Mesme. Ne Turqine e sotme egziston nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike ne bote: Gobeki Tepe. Studjuesit thone se objektet e gjetura ne ate zone kane ndryshuar konceptime historike ne lidhje me zhvillimin e njerezimit. Behet fjale per mijera vjet histori. Me poshte tregohet nje foto e nje relievi shkembor ku personazhi kryesor eshte nje derr 8,000 vjecar(1). 'Racizmi’ kunder derrave filloi rreth 25 shekuj me pare. Mbase hebrenjte ishin te paret qe ‘perbuzen’ derrin. Per ta, derri eshte nje tabu. Nga ana tjeter, studimet shkencore tregojne se mishi i derit ishte ne menyne e hebrenjve te 2,700 vjet te kaluara. Pikerisht ne qender te “Qytetit te Davidid”, qe ishte zemra e Jerusalemit antik, arkeologet kane gjetur skelete derrash. Keto gjetje provojne se hebrenjte antike te “Mbreterise se Judeas” jo vetem qe e hanin por edhe e shijonin mishin e derrit(2). Bile ne Bibel thuhet se banoret qe jetonin prane liqenit te Galilese, mbanin derra, shume derra. Shekuj me vone, besimtaret myslymane e bojkotuan dhe e shpallen derrin si kafshe te pa deshirueshme. Besimi i tyre e ndalon rreptesisht mbajtjen e derrit apo ngrenien e mishit te tij. Shume myslymane perdorin shprehjen “kaurr i derrit” per te perkufizuar personat e besimit jo myslyman. Disa njerez e konsiderojne kete si nje shprehje ofenduese. Ne shkrimet e saj Edith Durham, permend se ne veri te Shqiperise perdorimi i derrit si simbol ofendues midis besimtareve katolike dhe myslymane kishte cuar ne vrasjen e shume personave. Nga ana tjeter, udhetare te ndryshem qe kane vizituar jugun e Shqiperise gjate shekullit te 19-te shkruajne se shume banore te krishtere e kararakterizonin vehten si “kaurre/gjaurre”. Ata nuk kishin problem me kete term. Edhe une nuk kam as kundeshtimin me te vogel ne se dikush me karakterizon si “kaurr i derrit”. Po e konsideroj si nje “shprehje folklorike”. Permeteper, mendoj se studimi i historise se derrave mund te hedhe drite mbi origjinen e shqiptareve te hershem. Kaurr i derrit apo derrat e kaurreve ? Historia e Mesjetes se Vone tregon se shqiptaret e asaj kohe kane qene rrites shume te mire te derrave. Raporte te ndryshme bizantine dhe dokumenta otomane afrojne informacione interesante rreth kesaj teme. Ne nje kronike qe mbulon vitet 1375-1425, (E ashtuquajtura Kronikat e Karlo Tokos), shqiptaret perkufizohen si “barinj derrash”. Dokumenti ben fjale per zona ne Epir, rreth e rrotull Janines, ku shqiptaret e atyre viteve perplaseshin me greket dhe sllavet e kohes. Ato qe vene “piken mbi derrin” jane defteret e Perandorise Otomane(3). Regjistrimi i pare kadastrial i Arvanid-it ne vitet 1430/1433 tregon sa taksa paguanin “gavuret” e Arvanid-it per mbajtjen e derrave. 1 Akce per c’do dy derra te mbajtur ne tufe (biznes) dhe 1 Akce per derrat e mbajtur individualisht (privatisht). Regjistrimet e vitit 1519 tregojne se taksat ishin rritur; 2.5 Akce ne vit per 2 derra te rritur ose 3 derra te vegjel. Nje informacionin me te detajuar e japin regjistrimet otomane te Peleponezit te viteve 1460/1463. Keto regjistrime i ndanin popullatat ne kategori etnike; greke dhe arvanitas. Arvanitasit/shqiptaret ishin kampione te padiskutueshem ne mbajtjen e derrave. Per shembull, taksa totale per mbajtjen e derrave qe shqiptaret e vendosur ne Peleponez paguan ne vitin 1460/1463 ishte 4,448.5 Akces ne vit. Ndersa vendasit greke 806.5 Akce. Behet fjale per nje raport 5.5 me 1, mbase edhe me te larte sepse Sullatani ju kishte afruar te ardhurve te rinj ne Poleponez, ne kete rast shqiptareve, taksa favorizuese. Nje material shkencor rreth kesaj teme eshte punimi i historianit Georgios C. Liakopoulos i titulluar: The Integration of Settlers into Existing Socio-Environmental Settings: Reclaiming the Greek Lands After the Late Medieval Crisis - qe gjendet KETU . Tabela e meposhtme eshte shkeputur nga ky studim. Le te hidhemi ne anen tjeter te Adriatikut. A mbanin arbereshet derra ? Ne punimin e tij ‘gjysem-sekret’ te titulluar Fshatrat Italo-Shqiptare te Italise se Jugut, studjuesi shqiptaro-amerikan George N. Nasse shkruan: “Shqiptaret asnjehere nuk ishin shquar si punues toke. Aktivitetet e tyre ne kohet e hereshme ishin kryesisht te lidhura me rritjen e dhive dhe shqerave." (4) Duke shtuar: “Shume familie mbajne derra.” Me poshte tregohet nje foto e arberesheve, pjesemarres ne nje panair fshataresh, ku derrat jane ne plan te pare. Pra, kudo qe shkuan, shqiptaret e hershem vazhduan te mbanin derra. Kjo do te thote se ata e kishin mesuar prej kohesh rritjen dhe menaxhimin e derrave ashtu sic kishin mesuar ate te shqerave dhe dhive. Kjo me ben te mendoj se ata dikur kane qene ne kontakt me popullata qe dinin nga rritja e derrit. Te ishin keta sllavet ? Mbase fjala “sallo”(5) eshte nje tregues i ketij kontakti … Rekorded e mesjetes thone se shqiptaret e hershem ishin popullata gjysem nomade qe merreshin kryesisht me rritjen e bagetise se imet. Keto te dhena mbeshteten fare mire nga fakti qe si ne Greqi ashtu dhe ne Itali, ata u vendosen ne zona kodrinore-malore, larg bregdetit, gje qe tregon se blegtoria ishte objektivi i tyre kryesor. Nje harte e pregatitur nga Georgios Liakopoulos tregon fshatrat/vendbanimet ku u sistemuan arvanitasit ne Peleponezin e viteve 1,400. Shumica dhe densiteti maksimal i vendbanimeve eshte ne brendesi te territorit. Egzaktesisht i njejti fenomen ndodhi me arbereshet e Italise se Jugut. George Nasse shkruan: “Me pak perjashtime, vendbanimet shqiptare/arbereshe jane disa milie larg bregdetit dhe ne pika te larta.” (6) Dy fjale ne 'mbrojtje' te derrit Ne Mesjeten e hereshme derrat ishin ndryshe. Ata i ngjanin me shume derrave te eger sesa qenieve masive qe shohim sot. ‘Derrat mesjetare’ ishin me te vegjel ne trup, me kembe te gjata dhe qime te zeza. Ata ishin ne gjendje te ecnin per dhjetra kilometra ne dite. Mbajtja e tyre behej ne pyje dhe fusha ne zona te rrethuara me gardh. Ushqimi i tyre kryesor gjendej ne natyre. Me vone njeriu i ‘modifikoi’ dhe krijoi ‘fara’ te reja. Mbase ka arrdhur koha qe dhe shkenca shqiptare te filloje studimin e historise se llojeve te derrave qe shqiptaret kane rritur gjate shekujve. Dhe egziston nje shtyse ne kete drejtim. Mjekesia po perdor organet e derrave per operacione te qojtura “ksenotransplatim” ku njerzve po ju vihen zemra derrash, etj. Devollinjte e kishin parashikuar kete fenomen shume kohe me pare. Kot nuk thone “Derke pe Derke”. Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- https://www.spectator.co.uk/article/does-an-unknown-extraordinarily-ancient-civilisation-lie-buried-under-eastern-turkey- 2- What Does a Pig Skeleton Discovered in Jerusalem Say About First Temple Era Jews? - Haaretz / Kliko KETU per artikullin e plote. 3- Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid - Halil Inalcik. Shiko faqen XXXIV (Arvanid Sancagi Defteri) 4- The Italo-Albanian Villages of Southern Italy - George Nicholas Nasse: The Albanians have never excelled as farmers. Their chief agricultural practices in earlier times were the rearing of goats and sheep, with little effort put into the raising of crops. Shiko faqen 35 5- Sallo eshte fjale qe perdorin dhe sllavet kur pershkruajne yndyren e derrit. 6- The Italo-Albanian Villages of Southern Italy - George Nicholas Nasse: “With few exceptions, the Albanian settlements are several miles from the coasts and on higher points of land”. Shiko faqen 30. Korrik, 2022
- Himni Shqiptar dhe kenga Rumune | Mendime
Hymni kombetar shqiptar eshte nje melodi rumune. Perse Shqiptaret kendojne nje kenge te "marre borxh" nga Rumania ? Perse Shqiptaret kendojne nje kenge Rumune ? Shume Shqiptare as qe e kane idene qe Himni Kombetar e ka zanafillen ne nje kenge patriotike Rumune te vitit 1880 me tekst te Andrei Bârseanu dhe muzike te Ciprian Porumbescu. Shume vite me vone, mbase ne Vjeshten e vitit 1912, Asdreni shkroi vargjet e Himnit Shqiptar qe jane te ndryshme nga ato te kenges Rumune por dy strofa kane ngjashmeri te madhe. Si u be kjo kenge simbol i Shqiperise ? Historia eshte e ngateruar ... Kenga Rumune Himni Shqiptar Pse u be nje kenge Rumune Himni Nacional i Shqiperise ? Nje pyetje e lene pa pergjigje dhe ne heshtje. Si ne rastin e Flamurit ashtu dhe ne ate te Himnit Kombetar historianet dhe politikanet Shqiptare anashkalojne faktet historike dhe injorojne kuptimin dhe rendesine e simboleve kombetare. Tek-tuk, ka ndonje shkrim ne Internet ku tregohet se si disa studente ne Bukuresht "huazuan" nje kenge Rumune dhe e kthyhen ate ne Himnin Shqiptar fare rastesisht ... Do te ishte mire qe kjo kategori njerzish te shihte me vemendje filmin "Gjeneral Gramafoni". Mbase filmi eshte "i dale kohe" por mesazi i pllakes se "Xhixhilese" vazhdon te mbaje vleren historike. Kur filloi ndihma dhe ndikimi Rumun ne Rilindjen Shqiptare ? Rumania ishte vendi Ballkanik qe stimuloi dhe suportoi shpirterisht dhe financiarisht krijimin e ndjenjave patriotike ne nje pjese te mire te Shqiptareve. Rreth viteve 1880, kur Perandoria Osmane filloi te shfaqte shenjat e shembjes perfundimtare, shtetet e Ballkanit, Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Rumania filluan te luftonin per teritore sa me te gjera. Problemi kryesor ishte ndarja e provinces se Maqedonise per te cilen Sllavet dhe Greket luftonin hapur, ndersa fuqite e medha ne prapaskene. Tokat ku jetonin Shqiptaret ishin ne plan te dyte. Kjo sepse ndjenjat nacionale Shqiptare ishin ne hapat e para. Greket dhe Sllavet ishin ne kontakt te drejtperdrejte me Shqiptaret dhe kishin shekuj qe jepnin e mernin me njeri tjetrin. Per Rumanine, e vetmja mundesi qe egzistonte, ishte prezenca e Vlleherve te cilet mund te perdoreshin per qellimin final te Rumanise; mbajtjen e Sllaveve dhe Grekerve sa me te kontrolluar ne shtrirje tokesore dhe influence politike. Vlleherit, apo Arumunet, mund te mernin ne duar fatin e nje shteti te ri Shqiptar qe do te krijohej ne te ardhmen dhe te beheshin nje faktor i rendesishem i mbrojtjes te interesave Rumune ne ate zone te Ballkanit. Keshtu, duke mos humbur kohe, qeveria Rumune mirepriti shume emigrante Shqiptare, kryesisht nga zonat e Korçes, Ersekes dhe Permetit dhe inkurajoi krijimin e shoqatave Shqiptare. Keta njerez dhe organizata kuptohet qe do te ishin nen kontroll dhe perdoreshin per qellime me te rendesishme se shtypja e nje gazete apo libri ne gjuhen Shqipe. Ne Janar te vitit 1885 krijohet ne Bukuresht "Shoqeria Drita" me drejtuese dy tregetare te fuqishem, Anastas Avramidi Lakçe, lindur ne Korçe, dhe Kostandin Efthim lindur ne Drenove. Per kete organizate, me ndihmen e qeverise Rumune, u mblodhen 15,000 Franga te cilat u vune ne dispozicion te saj. Shoqeria bleu ne Austri nje makine shtyp-shkronjese dhe filloi shtypjen e librave te autoreve te ndryshem, si vllezerve Frasheri, Jani Vreto etj. Keto libra u derguan kryesisht ne Korçe dhe perdoreshin nga Shkolla e Vajzave dhe Shkolla e Djemve te hapura ne kete qytet. Ne vitin 1887 shoqeria ndroi emrin ne "Dituria" dhe vazhdoi aktivitetin e saj duke botuar me shume libra shkollore dhe materiale te ndryshme, perfshi dy botime fetare Protestane. Ne te shumten e rasteve keto libra dhe materiale dergoheshin ne Shqiperi ne menyre te fshehte nepermjet sherbimeve postare te Italise dhe Austro-Hungarise. Shoqatat, aktivitetet dhe personat qendrore te levizjes Pro-Shqiptare ne Rumani Nje nga figurat qendrore te levizjes Pro-Shqiptare ne Bukuresht u be Nikolla Na ç io, nje Arumun nga qyteti i Kor ç es. Ai u largua nga "Shoqeria Drita" pasi asaj ju ndrua emri ne "Dituria", dhe me sa duket programi, dhe krijoi nje organizate te re te qojtur po ashtu "Drita". Kjo organizate u krijua ne 9 Janar 1887. Nen udheheqjen e N. Na ç io organizata do te kthehej ne nje nga rrymant me te fuqishme te levizjes Pro-Shqiptare ne Rumani (Shih ne fund te artikullit disa shenime rreth N. Na ç io). Nikolla Na ç io (1843-1913), kishte nje te kaluar kriminale; ai kishte vrare zevendes konsulline e Greqise ne Egjypt. Pas vrasjes ai kerkoi mbrojte ne ambasaden Rumune me arsyetimin se duke qene Shqiptar ai ishte subjekt i ligjit Otoman dhe jo atij Egjyptian. Ambasada i refuzoi kerkesen por ai mundi te largohet nga Egjypti, ku u denua me vdekje ne mungese, dhe te arrije ne Bukuresht ku dhe vendoset perfundimisht ne vitin 1884. Ne vitin 1888 Na ç io filloi botimin e gazetes dy-gjuhesore te qojtur "Sqipetari/Albanezul". Ai shpresonte marjen e ndihmave nga qeveria Rumune me pretendimin se veprimtaria e tij perhapte gjuhen Rumune ne komunitetin Shqiptar dhe ne disa zona te Shqiperise. Gazeta nuk ariti ne Shqiperi dhe nuk pati jete te gjate. Ne Bukuresht, ne vitin 1892 u krijua Instituti Kulturor Shqiptaro-Rumun i qojtur "Lumina" (Emri ju vu ne baze te adreses ku u hap shkolla, Strada Luminei Nr 1. Shiko fotot me poshte). Shkolla kishte pjesmarje te vogel dhe mezi qendronte hapur. Objektivi i kesaj organizate ishte pregatitja e mesuesve te ardhshem te gjuhes Shqipe pavaresisht besimit te tyre fetar. Keta mesues do te dergoheshin ne rajonet ku jetonin Shqiptare, (Shqiperi, Austro-Hungari, Bullgari, Greqi, Itali, Maqedoni, Mal te Zi, Rusi, Serbi), dhe do te perpiqeshin te perhapnin gjuhen Shqipe dhe krijimin e nacionalizmit Shqiptar. Ne institutin Lumina, ku nxenesit jetonin dhe mesonin nen kontroll shume te forte, afroheshin keto lende: Gjuhet Shqip, Turqisht dhe Rumanisht Besim fetar; Kristianizem Orthodoks dhe Katolik, po ashtu Myslymanizem Teoria dhe Praktika e Mesim-dhenies Historia dhe Gjeografia e Perandorise Osmane Matematike Dituri natyre Organizimi Shteteror dhe Ligji Administrativ Osman Bukurshkrim dhe Vizatim Muzike Fiskulture Nje gjuhe e huaj qe plotesonte kerkesat e Perandorise Osmane ne menyren me te mire te mundeshme Shenim: Nje pike e statutit te kesaj organizate thoshte se do ti "keputej qafa" te gjithe atyre qe nuk zbatojne rregullat apo tradhetojne idealet e shoqates qe synimin kryesor kishte formimin e nacianolizmit Shqiptar si kunderpeshe e Helenizmit dhe Sllavizmit. Ne kete godine ndodhej shoqeria "Lumina" Ne vitin 1896 "Shoqeria Drita" i kerkoi qeverise Osmane te bente ne Shqiperi disa reforma. Nje nga kerkesat ishte qe vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines te bashkoheshin ne nje krahine te vetme ku administra te formohej me punonjes Shqiptare dhe Turq. Gjuhet e folura dhe mesuara ne shkolle ne kete Vilajet te madh do te ishin Shqipja dhe Turqishtja. Kerkesat perfshinin dhe pika te tjera si per shembull sherbimin ushtarak Shqiptaret duhet ta benin ne provincen e tyre dhe te kishin te drejten qe procedurat fetare ti benin ne gjuhen qe preferonin. Qeveria Osmane i injoroi keto kerkesa politike dhe jashte fuqise se kesaj organizate shume te vogel. Per me teper, Turqia i beri presion Qeverise Rumune te anullonte nje kongres qe levizja Pro-Shqiptare po perpiqej te organizonte ne Bukuresht, ne Shtator te vitit 1899. Si rezultat aktiviteti nuk u zhvillua. Pervec shoqatave te permandura me lart, grupe Shqiptaresh organizuan aktivitete kulturore-politike dhe klube te ndryshme si ato te studenteve Shqiptare ne Bukuresht te qojtur "Shpresa" dhe ajo e qojtur "Shoqeria e Mendimit te Rinise Shqiptare" ne Brăila. Megjithe perpjekjet e qeverise Rumune per krijimin e nje fronti te bashkuar Shqiptar ky qellim nuk u arrit kurre. Ne Nendor 1895, Ibrahim Temo, qe ishte nje nga themeluesit e levizjes "Bashkimi Osman", nenvizon se kur ai vizitoi Naçion ne Bukuresht vuri re se: "Shqiptaret e Krishtere ne Rumani qene te ndare ne dy grupe. Te pasurit ishin Filogreke dhe benin propogande kunder Osmanizmit, ndersa te tjeret, qe ishin mbledhur rreth partise "Drita", te udhehequr nga Naçio, ishin miqesore ne drejtim te Perandorise Osmane. Ky grup mbronte jo vetem Shqiptaret Myslymane qe vinin nga Shqiperia por dhe Turqit e Rinj" (1). Nje pershkrim interesant te veprimtarise se Nikola Naçios, qellimet dhe objektivat e organizates se tij, e jep Stavro Skendi ne librin e njohur: Rizgjimi Nacional Shqiptar (The Albanian National Awakening), shih faqe 148, 149. "Ai, (Nikola Nacio) beri thirje per bashkepunim midis Shqiptareve dhe Vlleherve te Shqiperise, Maqedonise dhe Pindit. Ne kete perpjekje ata do te gezonin mbeshtetjen politike dhe ekonomike te Rumanise, e cila ishte e interesuar ne fatin e Vlleherve dhe do tju afronte atyre simpatine e "Aleances Treshe" (Gjermania, Austro-Hungaria, Italia) te ciles Rumania i ishte bashkangjitur ne vitin 1883. Ne menyre qe te perfitonte nje suport me te madh nga Rumania, Nacio propozoi bashkimin e lavizjes nacionaliste Shqiptare me ate Vllahe me qellim krijimin e nje shteti te perbashket Shqiptaro-Vllah i cili do te kundershtonte planet e Greqise, Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi". "Grupi shoqeror i Nacios kishte si antare nderi personalitete te degjuara Rumune dhe linja kryesore ne programin e shoqerise ishte bashkepunimi politik dhe kulturor Shqiptaro-Vllah. Nacio ishte nje kundeshtar i alfabetit te Stambollit dhe insistonte qe nje alfabet komplet Latin ishte i domosdoshem per unifikimin e Shqiptareve. Ne botimet e tij ai kishte adoptuar nje alfabet te bazuar ne gjuhen Rumune. Si shoqeria (Drita) ashtu dhe publikimet e saj mbeshteteshin financiarisht nga qeveria Rumune". Interesi Austriak ne levizjen Pro-Shqiptare ne Rumani Duke pare potencialin e organizatave Shqiptare ne Rumani, Konsulli Austriak ne Bukuresht tregoi interest te vecante ne afrimin e tyre rreth politikes afatgjate te Austro-Hungarise ne Ballkan. Keshtu, ne nje leter qe Konsulli i shkruante Kontit Gustav Kalnoky, nje figute te larte te politikes se jashtme te Perandorise, ne date 22 Qershor, 1893, pasi permend perçarjen midis grupeve Shqiptare, ben pyetjen retorike: "A mund te vije momenti kur Shqiptaret te thiren ne skene per te lojtur rolin perkates ne ri-konfigurimin politik te Gadishullit Ballkanik ?" (2). Ne raport Konsulli thote se ne Rumani jetonin 30,000 Shqiptare. (Shenim: raporte te tjera bejne fjale per nje numur me te vogel). Ne te njejten leter, ai thote se Italianet po perpiqen prej kohesh te influencojne Shqiptaret. Kohet e fundit dhe Ruset po shfaqin interes ne Shqiperi. Per shemull, ai mer zonen e Korçes ku nje djalosh, i qojtur Harallamb Hristo Koçov, nga fshati Boboshtice, nje fshat Bullgarisht-foles, po perhap influencen Ruse. Ky person i studiuar ne Thessaloniki dhe Odesa, kishte shkuar ne Bukuresht dhe kishte patur takime me komunitetin Shqiptar duke ju ekspozuar atyre pozicionin Rus mbi Ballkanin. Konsulli Suzzara i permend Kontit Kalnoky qe ne gazeten e tij Naçio shprehet vazhdimisht kunder Grekerve dhe Sllaveve por nuk dihej qendrimi ndaj Ruseve. Konsulli thote se nga takimet qe ka patur me Naçion ai mban mire parimin e Naçios: "Me mire te marresh sesa te japesh" (3). Aritjet e politikes largpamese Rumune Rumania afroi nje ambjent liberal per rrymat e ndryshme politike qe kishin nisur te krijoheshin ndermjet emigranteve Shqiptare. Politika Rumune arriti te behej nje faktor thelbesor ne krijimin e nacionalizmit Shqiptar dhe do ta perdorte "Karten Shqiptare" ne vitet e mevoneshme kur kufijte e Ballkanit do te diskutoheshin dhe vendoseshin ne zyrat e fuqive te medha. Nje shembull i mire se si mund te integroheshin emigrantet dhe aspiratat e tyre ne krijimin e nacionalizmit ishte qyteti i Korces. Ne nje leter te viteve te mevoneshme qe misionaret Protestane Amerikane Zt. dhe Znj. Kenedi i dergonin qendres se tyre ne Boston nenvizonin se: "Korça eshte djepi dhe shtepia e nacionalizmit Shqiptar. Asnje qytet tjeter ne Shqiperi kishte patur me shume influence ne jeten nacionale Shqiptare" (4). Per njeren apo tjeteren arsye, misionaret Amerikane nuk bejne ndonje analize pse Korça ishte ajo qe ishte. Por edhe pa e thene njeri, arsyeja kuptohej; diaspora Shqiptare ne Rumani kishte luajtur rolin kryesor ne kete drejtim. Keshtu, ne vitin 1890 Petro N. Luarasi, drejtori i shkolles Shqipe te Korçes, shkoi ne Turqi, Bullgari dhe Rumani per te kerkuar ndihme financiare. Nga Shqiptaret e Turqise mori zero ndihme, nga ata te Bullgarise mori premtimin per 15 Napolona ari , kurse nga ata te Rumanise arriti te merrte ne total 200 Napolona ari . Shrimet e kohes bejne fjale qe Nuçi Naçi, me funksionin e drejtorit te shkolles Shqipe, mbante korespondence me Albert Gjiken, qe ishte nje nga kandidatet kryesore per fronin e princit te Shqiperise se ardhme. Ne vitin 1901, kur shkolla e Korçes mbeti keq nga ana financiare, Gjika beri nje donacion prej 500 Frangash. Albert Gjika ishte guvernatori i provinces te Vllahise ne Rumani dhe kishte lidhje te vecanta me Perandorine Austro-Hungareze. Administrata Turke e kohes vezhgonte lidhjet qe ky kishte me emigrantet Shqiptare ne Rumani dhe familiet e tyre ne atdhe. Keshtu ne vitin 1903, Turqit arestojne dhe burgosin Leonida Naçin, te vllane e Nuçi Naçit, me motivacionin se ishte i derguar nga Gjika per te filluar nje revolte anti-Turke. Figura te njohura politike te kohes, perfshi Ismail Qemalin, gjithashtu kishtin lidhje te forta me Gjiken i cili ishte shume i mirepritur ne mes te shoqatave Shqiptare ne Rumani. Qendrimi i Ismail Qemali ne Bukuresht dhe ngritja e flamurit ne Vlore Ismail Qemali, ne muajin Nendor, te vitit 1912, vizitoi disa qytete te Evropes; Bukuresht, Budapest, Viene dhe ndalesen e fundit e beri ne Trieste qe ishte nen kontrollin Austriak. Nga vizitat me te rendesishme ishte ajo ne Bukuresht ku arriti ne daten 3 Nendor 1912. Atje ai pati takime me disa grupe nacionalistesh Shqiptare qe ishin kryesisht nga zonat e Kor ç es. Ne kujtimet e personave me influence te asaj kohe, per shembull Spiridhon Ilo, nenvizohet se ata kishin pregatitur dhe flamurin qe do te ngrihej me rastin e pavaresise se vendit. Spiridhoni, qe mendohet te kete qene dhe dizenjatori i flamurit, insistonte se ai e solli flamurin me vete qe nga Rumania ku dhe e kishin shfaqur ne disa takime patriotesh ne Bukuresht perfshi dhe ate te dates 5 Nendor 1912 ne Hotel Kontinental ku Ismail Qemali kishte qene prezent. Ketij flamuri, Marigo Pozio (Marigo Kor ç ari) qe ishte kusherire e Spiridhonit, i qepi neper ane nje shirit me theke te verdhe. Sipas Spiridhon Ilos, ky ishte flamuri qe u ngrit ne Vlore. Spiridhon Ilo ishte nje nga burrat qe nenshkruan Memorandumin e Pavaresise se Shqiperise. Gjate qendrimit te tij ne Bukuresht Ismail Qemali pati takime me funksionare te larte te qeverise Rumune e cila i afroi dhe nje ndihme financiare. Midis te tjerash duket se ai ka diskutuar dhe "Planin B" per Shqiperine e ardhme; ate te shpallejes se saj nje vend i pavarur. Duhet nenvizuar se "Plani A" ishte krijimi i nje shteti autonom ne varesi te Perandorise Osmane. Ky plan nuk do ta pranonte kursesi perdorimin e nje flamuri "Bizantino-Orthodoks" dhe po ashtu te nje kenge patriotike Rumune si simbole te autonomise Shqiptare. Ketij plani i erdhi fundi ne 8 Tetor 1912 kur Mali i Zi i shpalli lufte Turqise. 10 dite me pas ne lufte hyne Bullgaria, Serbia dhe Greqia. Vetem pak dite luftime dhe lajmet nga fronti ishin shume te keqia per Turqine dhe ata qe deshironin te mbeteshin nen varesine e saj. Shume shpejt, aleatet Ballkanas, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia arriten fitore vendimtare mbi Turqine. Per me teper, filluan te pushtonin toka ku banonin Shqiptare. Si rezultat "Plani A" doli jashte loje dhe u vu ne jete "Plani B", tentativa per krijimin e nje shteti te pavarur Shqiptar. Ne arkivat e ministrise se jashtme Angleze gjendet nje dokument shume interesant. Ismail Qemali gjate qendrimit ne Viene kontaktoi diplomatet Angleze. Konsulli i Anglise ne Austri, Sir F. Cartwright, ne daten 10 Nendor, 1912, i shkruan Ministrit te Jashtem Anglez, Sir Edward Grey: "Ismail Qemali, kryetari i Shqiptareve, me telefonoi sot dhe informoi se shume shpejt do te shkonte ne Vlore te merrte pjese ne nje takim te shefave Shqiptare te cilet do te perpiqeshin te krijonin nje dokument me kerkesat e tyre te cilin do tja u dergonin Fuqive te Medha. Ai me tha se Shqiptaret ishin te vendosur te ruanin territorin e vendit, domethene zonat ku gjuha e tyre flitet ne pergjithesi, nga perfshirja ne ndonje shtet tjeter Ballkanik. Ata do te luftonin deri ne fund per te ndaluar copezimin e vendit. Ne se Serbise do ti lejohej te merrte pjese te medha te Shqiperise se Veriut atehere si rrjedhim nje gjendje e trazuar dhe revoltash do te ishte vazhdimisht prezente derisa Austria dhe Italia do te detyroheshin te nderhynin. Ai sugjeroi se Shqiperia mund te ndahej ne zona fisnore te ngjashme me sistemin Zviceran dhe nje Princ drejtues te zgjidhej nga Evropianet" . Me poshte nen shenimin "Shume kofidencial" dokumenti vazhdon: "Une i kerkova Ismail Qemalit te me parashtronte cilat ishin pikpamjet e udheheqesve Shqiptare ne lidhje me politiken e ardheshme te shtetit te pavarur Shqiptar, ne se nje i tille do te krijohej. Ai u pergjigj se ri-organizimet e pashmangeshme te Ballkanit mund te ç onin ne ate pike ku Bullgaria do te dominonte shtetet e tjera dhe keshtu shume shpejt Ballkani do te ndahej ne dy grupe; nje grup do permblidhte Bullgarine, Serbine, Malin e Zi dhe grupi tjeter Rumanine, Shqiperine dhe Greqine. Kjo gje do te krijonte nje balancim fuqish ne Lindjen e Aferme dhe kjo mund te ishte arsyeja pse Austria ishte shume e vendosur te mbronte pavaresine e Shqiperise" (5). Shenim ne dokumentin origjinal: Ky telegram i rendesishem, pervec Ministrit te Jashtem te Anglise, i ishte derguar dhe Drejtorit te Zbulimit te Forcave Detare Angleze dhe Drejtorit te Aktiviteteve Ushtarake. Nga sa me siper, duket qarte qe Ismail Qemali i kishte diskutuar te gjitha mundesite me funksionaret me te larte te politikes se jashtme te Rumanise dhe Austrise dhe kishte vene ne dijeni dhe Angline. Cilat ishin kontributet e levizjes pro-Shqiptare ne Bukuresht ne keto momente historike ? Sa e mbeshteti Rumania levizjen per pavaresi ? Ne ndryshim nga individed dhe grupet e tjera qe shkuan ne Vlore, grupi i Rumanise perfaqesohej nga 7 antare, firmoses se Memorandumit te Pavaresise; Dhimitër Zografi, Pandeli Cale, Kristo Mekshi, Dhimitër Emmanuel, Dhimitër Beratti, Dhimitër Ilo, Spiridhon Ilo. Po ti shtojme ketij grupi dhe Dhimiter Tutulanin, Vllah me origjine nga Voskopoja , Aristidh Ru ç in me origjine Vllahe (lindur ne Sheper te Zagorise), Thanas Floqin, Vllah nga fshati Floq (afer Cerikut), arihet ne konkluzionin se Arumuno-Vllaho-Shqiptaret, me mbeshtetjen e Rumanise, ishin forca kryesore qe deshironte te shkepuste perfundimisht Shqiperine nga ndikimi Otoman. Grupi i Bukureshtit, i cili u shoqerua nga dhjetra pasuse deri ne Vlore, ishte me i pregatituri per kete ngjarje historike dhe njekohesisht me pro-Perendimori. Grupi konsideronte vetem variantin e nje Shqiperie te pavarur, larg ndikimit Otoman dhe solli me vete flamurin dhe melodine Rumune me tekst te Asdrenit qe do te beheshin simbolet e para te shtetit ne lindje e siper. Per me teper ky grup kishte derguar njerzit e tij ne Kor ç e dhe disa zona te tjera te Shqiperise dhe kishte arritur te mblidhte nje kapital jo te vogel qe do te sherbente si "Buxheti i Shtetit te Pare Shqiptar". ********** Ketu lind pyetja, a mund te organizoheshin Shqiptaret ne Rumani ne nje forme te tille pa perkrahjen dhe miratimin e qeverise Rumune ? Te konkludosh qe keto aktivitete ishin thjesh levizje spontane te nje grupi te vogel emigrantesh apo studentesh eshte nje mendim driteshkurter. Duket qarte qe ndjenja patriotike lojti nje rol te konsiderueshem ne krijimin e levizjes nacionaliste ne komunitetin Shqiptar, por nuk ishte faktori i vetem dhe as vendimtari. Renia e sundimit Otoman krijoi hapesira dhe mundesi ekonomike te cilat shume Shqiptare te besimit Orthodoks i konsideruan si momente te arta. Shume familje te krishtera the zonave te Kor ç es i kishin studiuar femijet e tyre ne shkollat me ne ze te kohes. Ata kishin akumuluar dituri, pasuri dhe deshire per te ecur perpara. Qellimet e tyre do te plotesoheshin ne menyren me te mire te mundeshme ne se rezohej perfundimisht menyra Otomane e ndertimit dhe funksionimit te shoqerise ku ata kishin qene qytetare te kategorise se dyte. Zgjedhja e nje flamuri me kuptim dhe permbajtje thellesisht Bizantino-Orthodokse, qe kishte shume pak te bente me Shqiperine e vitit 1912 dhe huazimi i nje kenge patriotike nga nje vend i Krishtere, ishin nje mesazh i qarte i pozicionit qe kishte zene komuniteti Shqiptar ne Rumani. Shteti Rumun, duke pare se levizja per pavaresi kishte mare vrullin e duhur ne kohen e duhur, ndihmoi me sa kishte mundesi. Eshte qesharake te mendosh se Rumania e beri gjithe kete thjesht per te perkrahur aspiratat veteqeverisese te Shqiptareve dhe te drejtat e minoritetit Arumun/Vllah. Rumania dhe aleati i saj i fuqishem Austria kishin qellime te tjera qe perkohesisht kishin te njejten kahje me deshirat e nje pjese te Shqiptareve dhe nje grupi te caktuar Vllah/Arumun. Sido qe te ishte, Rumania e permbushi rolin e saj dhe: “Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë, që u shpall më 28 nëntor 1912, pasi u “projektua” në takimin e patriotëve shqiptarë më 5 Nëntor, në Bukuresht" (6). Kjo foto e manipuluar, qe shpesh eshte paraqitur si "Dita e Ngritjes se Flamurit" eshte mare ne vitin 1913 dhe jo ne 28 Nendor 1912. Ne ballkon mungojne shume nga inisiatoret dhe firmosesit e "Memorandumit per Pavaresine e Shqiperise". Bile, nje shtylle druri eshte mbivendosur mbi foton origjinale, mesaduket te mbuloje ndonje "armik" ne ballkon ... Duket qarte qe "Qylafi" dominon "Qeverine e Perkoheshme te Shqiperise" qe ne te vertete nuk ishte aspak nje e tille sepse ajo perfaqsonte vetem nje pjese te vogel te Shqiptarve. Lind pyetja, ku jane perfaqsuesit e "Krahut Evropian" te levizjes per krijimin e nje shteti indipendent me orjentim Perendimor ? Ku jane ata qe sollen Flamurin dhe Hymnin Kombetar ? Ajo qe bie ne sy eshte qe kete radhe ka disa flamure, kurse nje vit me pare nuk dihej cfare flamur do ngrihej dhe nuk u gjet asnje flamur ne Shqiperi por u soll nje nga jashte ... A mos u perdor shqiponja dy-krenare, apo "Flamuri i Skenderbeut" sic do te thone disa, si nje simbol manipulues per te krijuar idene se "Turqizma" kishte marre fund ?! Po Ismail Qemali pse mban, nje qylaf te kuq qe ishte simbol i Otomanizmit ? Si u perpoq Rumania te zmadhonte teritorin e Shqiperise duke perdorur "Karten Vllahe" Ismail Qemali ishte nje person i pa qendrueshem. Ai kishte qene ne nje fare menyre "agjent i lire" qe ju sherbente disa "zoterinjve" ne te njejten kohe. Diplomatet perendimore nuk kishin besim ne Ismail Qemali dhe qeveria qe ai pretendonte se kishte ngritur nuk njihej nga Fuqite e Medha. Ne Qershor 21, 1913, Ministri i Jashtem i Anglise, Sir Edward Grey, ve ne dijeni ambasadorin e tij ne Viene, Sir F. Cartwright, se ai kishte folur me ambasadoret e Austrise dhe Italise. Ambasadori Austriak i kishte shprehur pelqimin e Austrise per idene e nje projekti 10 vjecar dhe ngritjen nje komisioni kontrolli per organizimin e Shqiperise, ne se kerkesat Austro-Italiane pranoheshin. Ai, pra Sir Edward Grey, ju kishte shprehur ambasadoreve keqardhjen e tij qe qeverite e tyre nuk kishin aprovuar nje propozim Francez ne kete projekt. Sipas kendveshtrimit Anglez, hezitimi ishte i lidhur me: "vizitat e Essad Pasha ne Rome dhe Viene dhe intrigave te njerezve si Ismail Kemal qe kishin krijuar idene se nje lloj qeverie e perkoheshme ishte formuar ne Shqiperi nen kujdesjen e Austrise dhe Italise dhe se kjo qeveri ishte krijese e shteteve ne fjale. Objektivi, [i Ismail Qemalit], ishte njohja e kesaj qeverie nga Fuqite". Sir Edward Grey vazhdon duke thene: "Ambasadori i Austrise me siguroi mua se kjo gje nuk kishte asnje baze" (7). Ne kete periudhe kohe, kur fuqite e medha po perpiqeshin te arrinin mirekuptim rreth krijimit te Shtetit Shqiptar dhe kufijve te tij, Rumania lojti bukur karten e Vlleherve. Ne ri-konfigurimin e Ballkanit, Austro-Hungaria kishte qellimet e saj strategjike por dhe ndihmonte aleatin e saj, Rumanine, me te gjitha menyrat dhe rruget e mundeshme. Austria mbeshteste idene Rumune se zonat e Pindit, ku banonin shume Vlleher, duhet ti bashkoheshin Shqiperise sepse sipas tyre: "Vlleherit ishin te bindur se kishin shanse me te mira per te mbrojtur karakteristikat e tyre nacionale ne se beheshin pjese e Shqiperise qe kishte nje civilizim dhe zhvillim shume me inferior se i tyri; avantazh qe ata do ta humbnin ne se beheshin pjese e Greqise" (8). Vlen per tu permendur se studiues te kohes kane verejtur ndryshimet qe egzistonin midis grupeve te ndryshme te Vleherve. Vleherit e Gramozit kishin qellime dhe tenenca te tjera nga ato te Vlleherve te Pindit. David G. Hogarth ne librin e tij "The Nearer East", botuar ne vitin 1902, shpjegon: Malesoret e Gramozit dhe Pindit te vendosur ne afersi te Gorices, bile qe nga Agrafa ne distriktin e Aetolia, dhe ne anet e brezit te Cetes, zakonisht e vecojne veten nga Tosket me te cilet, prape se prape, ata pranojne se kane lidhje, se paku si kusherinj. Eshte vene re se disa vite me pare, nje Vllah nga Rumania, inkurajoi gjithe Shqiptaret te bashkoheshin ne nje nacionalitet me popullin e tij. Megjithese solide si race, me tipare dhe karaktere te ngjashme, Vllehrit e Veriut jane te ndryshem nga ata te Jugut bazuar ne kerkesat e tyre specifike, gjuha e folur dhe deri ne nje fare mase besimi fetar apo qellimet politike. Masaret ose Vllehrit Rumune, [Arumunet] , te Gramozit flasin versionin Latin dhe gjithmone kane patur tendenca gjithe-Latine. Te "Varferit", Kucovlleherit e Pindit flasin Greqisht, dhe sot, ne cdo lloj kendveshtrimi, jane Orthodokse dhe Helenike " (9). Pra duket qarte se Vlleherit ishin ndare ne dy grupime kryesore me interesa dhe objektiva krejt te ndryshme. Pjesa pro-Rumune ishte stimuluar dhe suportuar fuqimisht nga shteti Rumun me qellimin final perdorimin e ketij grupi shoqeror si ballance kunder Greqise. Propoganda pro-Rumune ne mesin e Kucovlleherve coi ne ashpersimin e mardhenive Greko-Rumune dhe ne vitin 1906 Greqia preu mardheniet diplomatike me Rumanine. Per me shume informacion, rreth pozicionit te Mreterise Rumune ne lidhje me kete ceshtje, shih shenimet me poshte. Aq i forte ishte ndikimi Rumun tek aleati i saj Austro-Hungaria sa qe ne Qershor 1913, kjo e fundit i dergon fuqive te tjera nje memorandum ku paraqiste kerkesat e saj ne lidhje me percaktimin e kufijve Jug-Lindore te Shqiperise se ardhshme. Memorandumi Austriak fillonte me keto pika: - Bregdeti Shqiptar duhet te zbrese deri ne Thalia - Korça dhe teritoret e saj duhet ti bashkohen Shqiperise - Nje perfaqsues i qeverise Rumune duhet te pranohet ne mbledhjen e ardhme e cila duhet te mare qendrim per fatet e Vlleherve te Pindit (10). Ne se keto kerkesa nuk plotesoheshin atehere Austria nuk do te vazhdonte baskepunimin me Fuqite e Medha. Dukej fare qarte qe kerkesat Austriake ishin sa pro-Rumune aq dhe pro-Shqiptare. Si rrodhen ngjarjet me tej dhe ç fare ndodhi me nacionalistet Vllaho-Shqiptare te Bukureshtit ? Ne vitin 1913, Fuqite e Medha krijuan Komisionin Nderkombetar te Kontrollit i cili u dergua ne terren te percaktonte kufijte Jug-Lindore te Shqiperise. Ka shume pak dokumenta rreth punes se ketij komisioni. Shumica e vendimeve u morr neper zyra politikanesh dhe bisedime te fshehta. Austria dhe Italia ishin dy fuqite kryesore qe vendosen sa e vogel apo sa e madhe do te ishte Shqiperia dhe kush do te bente pjese ne te. Megjithate, kontributi i Rumanise ishte shume me i madh se ç duket ne pamje te pare dhe kursesi nuk mund te injorohet. Per shembull, Kor ç a dhe zonat perreth u kerkuan ne menyre specifike te perfshiheshin ne territorin Shqiptar dhe per kete Austria, aleati me i ngushte i Rumanise, nuk leshoi pe kur ne te njejten kohe ajo ishte iniciatore per kalimin ne zoterim te Serbise te zonave te medha me popullsi 100% Shqiptare, si p.sh. zona te tera ne Kosove. Qe te arrihej perfshirja e zonave Jug-Lindore, apo Vorio Epirit sipas pozicionit Grek, ne territorin e shtetit te ri Shqiptar, Rumania luajti nje politike shume te zgjuar me komunitetin Arumuno-Shqiptar. Pjesa me e madhe e ketij komuniteti ishin Vlleher nga zonat e Kor ç es. Midis ketij grupi kishte patriote dhe nacionaliste enderrimtare, qe besonin vertet ne nje Shqiperi te lire dhe te pavarur. Por kishte dhe shume aventuriere qe pretendonin te beheshin "bejleret e rinj" te nje shteti Shqiptaro-Vllah qe do te ndertohej ne te ardhmen. Vlen per te permendur rasti i Kongresit te Triestes qe u mbajt nga 27 Shkurt deri ne 6 Mars te vitit 1913. Nje figure kryesore ne kete ngjarje ishte Baron Franz Nopcsa (1877-1933) qe pretendonte te behej Mbret i Shqiperise. Ne kujtimet e tij, ai pershkruan se si behej pazar i hapur per fronin e Mbreterise Shqiptare dhe se si perfaquesit Shqiptare shiteshin dhe bliheshin sikur te ishin mallra konsumi. Ne nje moment ai shprehet: "Pas nje debati rreth pozicionit te Vlleherve ne Kongres dhe ne Shqiperine e ardhme, debat te cilin Faik Konica e zgjidhi ne favor te Shqiptareve, duke ju leshuar Vleherve, pak a shume, nje ultimatum". (11) Bazuar ne kete informacion, duket qe Vlleherit kerkonin pozicion vendimares dhe tentonin te ruanin vecorite e grupit te tyre etnik. Nopcsa e konsideron kongresin si nje "pordhe" kur shkruan: "Ne pergjithesi Kongresi nuk ishte azgje tjeter vec se nje "pordhe e vakur". Momenti me i vecante ishte nje mosmareveshje midis Vlleherve dhe Shqiptareve, gjate te ciles nacionaliteti i vogel i Vlleherve, qe bile akoma nuk kishte lindur zyrtarisht, dha nje prove te madhe te fanatizmit te tij dhe megalomanise Ballkanike". (11) Disa nga keta persona, kur pane se gjerat ishin me te nderlikuara se ngritja e nje flamuri apo kendimi i nje kenge u larguan perseri, dikush ne Rumani, dikush ne Amerike, dikush ne Greqi ... Situata te reja, aleate te rinj Shperthimi i Luftes se Pare Boterore, me 28 Korik, 1914, shkateroi frontin pro-Shqiptar dhe askush nuk kishte nge te merrej me fatet e nje vendi te vogel qe egzistonte vetem si nje projekt. Ata qe pak muaj me pare kerkonin zbatim te ligjeve dhe marveshjeve nderkombetare, nuk nguruan te pushtonin pikerisht tokat qe ata kembengulnin qe ju perkisnin vetem Shqiptareve. Tani, nga miq dhe aleate, Austro-Hungaria dhe Rumania luftonin per interesa te ndryshme, keshtu qe komuniteti Shqiptar ne Bukuresht e humbi rendesine dhe u zhyt ne harrese. Austriaket, qe pushtuan nje pjese te mire te Shqiperise, gjeten aleate te rinj, si per shembull, Sali Butken. Rasti me tragjik i bashkepunimit midis Austriakeve dhe banditeve Shqiptare ishte aksioni i famshem "Voskopoja". Ishte e Hene, 16 Tetor, 1916, kur ne qiellin e Voskopojes u shfaq nje aeroplan Austriak i cili vrojtoi fshatin dhe zonat perreth. Pasi u siguruan se ne zone nuk kishte trupa ushtarake, apo levizje drejt fshatit, Austriaket i hapen Saliut driten e gjelber ... Per 3 dite me radhe, Saliu me bashibozuket e tij, shume nga te cilet ishin hajdute dhe vrases ordinere, masakruan popullaten, shkateruan dhe dogjen Voskopojen dhe nje here me shume ne historine e saj. Pretendimi se Voskopoja u shkaterua sepse banoret ishin pro-Greke dhe anti-Shqiptare eshte shume per tu ç uditur kur jo shume kohe me pare Austriaket dhe Rumunet kembengulnin se Vlleherit preferonin te ishin pjese e Shqiperise dhe jo e Greqise ku identiteti i tyre ishte nen rrezik dhe ata persekutoheshin sistematikisht. Duket ironike ? Edhe mundet ! ********** Sido qe te kete qene, ka qene! Veshtire te gjendet nje konkluzion i pranueshem nga historianet Shqiptare rreth arsyeve, lojtareve kryesore dhe objektivave afatgjate te krijimit te shtetit Shqiptar. Por, si atehere edhe sot, Shqiptaret vazhdojne te kendojne nje kenge "te mare borxh" dhe kete fakt nuk e hedh dot poshte ... Shenime te rendesishme sqaruese dhe plotesuese rreth shkrimit Rumania ishte pro-Shqiptare dhe anti-Serbe. Ambasadori i Anglise ne Bukuresht, Sir George Barclay, ne daten 6 Dhjetor, 1912, i dergon Ministrit te Jashtem, Sir Edward Grey, nje raport ku pershkruhet me imtesi nje bisedim privat qe ai kishte patur me Mbretin e Rumanise, Charles. Midis te tjerash raporti* thote: "Shkelqesia e Tij konsideroi kerkesen Serbe per dalje ne Adriatik, (duke mare nje pjese te Shqiperise, qofte kjo dhe nje rip i ngushte toke), te pa pershtatshme me autonomine e Shqiperise, dhe autonomia e Shqiperise ishte nje çeshtje me rendesi te madhe per Rumanine. Permeshume, nje rruge Serbe neper Shqiperi do te krijonte konflikt te vazhdueshem me Shqiptaret qe jane njerez te veshtire per tu kontrolluar. Sa per Durresin, ideja e daljes se Serbise ne det nepermjet ketij porti ishte jo-praktike. (Durresi) Ishte gjiri me i keq ne Adriatik dhe hekurudha qe do te lidhte ate ishte e detyruar te kalonte ne nje zone shume malore duke e bere projektin te pa leverdisshem. Une mora kurajon te pyes perse Rumania kishte kaq interes ne autonomine e Shqiperise. Shkelqesia e Tij mu pergjigj se ka rreth 150,000 ** Vllehe ne Shqiperi dhe per me shume gjuha Shqipe ishte me e afert me Rumanishten sesa Sllavishten. Shkelqesia e Tij tha se shpresonteqe qe Britania e Madhe te mos ishte kunder nje Shqiperie autonome. Une i thashe se ajo [Britania e Madhe] nuk ishte, por ndjente nje fare keqardhje qe çeshtja e nje dalje Serbe ne Adriatik u ngrit ne kete bashkebisedim. Do te ishte me drejt qe nje problemi te zgjidhej ne kuadrin e nje marveshje te pergjitheshme mbi Turqine Evropiane. Shkelqesia e Tij foli per nje nervozizem qe kishte pushtuar Vllehrit ne vend [Rumani], dhe kjo ishte e natyrshme, sepse ne Rumani kishin arritur lajme te tmershme rreth persekutimit te Vlleherve ne zonat qe ishin pushtuar nga Greket. Rumania kishte shpenzuar se paku 30,000,000 Franga per kishat dhe shkollat e ketyre njerezve ne Turqine Evropiane dhe ata ishin trajtuar gjithmone me konsiderate nga Turqit" . (12) * Raporti pervech Ministrise se Jashtme i ishte derguar dhe Mbretit te Anglise. Shenim i bere ne raportin origjinal. ** Bazuar ne raporte te tjera ky numur duket shume i egzagjeruar. Shenim i bere ne raportin origjinal. --------------- Sami Frasheri (Şemseddin Sami) ishte nga te paret qe vleresoi ndihmen Rumune ne levizjen nacionaliste Shqiptare. Ai shkruante: "Ishte Rumania ajo qe ndihmoi Shqiperine me shume se kushdo tjeter. Ajo deshte qe Shqipetaret te ndaheshin nga Greket. Kompania e pare Shqiptare u formua ne Rumani. Shtypshkronja e pare Shqiptare u hap po aty dhe gjithashtu po aty u shtypen dhe librat e pare. Shqiptaret nuk do ta harojne kurre dashamiresine Rumune" . (13) ********** Paragrafet e verdha jane mare nga keto burime: Glimpses of Balkans - Cultural history. Faqe 38 (Ky eshte nje studim i detajuar i Zt. Abidin Temizer) Nikolla Nacio, într-un raport al consulului Austro-Ungariei la Bucureşti Nikolla Nacio, într-un raport al consulului Austro-Ungariei la Bucureşti Kennedy: “The Situation in Albania” - http://instituti.org/kennedy-the-situation-in-albania-14-july-1913/ The Balkan wars. The league and Turkey. Faqe 130 http://www.unkorce.edu.al/sites/default/files/fakulteti_edukimit/botimi_i_rumanise_i_redaktuar.pdf - Faqe 7 The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 925 The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 781 The Nearer East. David G. Hogarth. Faqe 148 The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 881 http://www.albanianhistory.net/1913_Nopcsa_Congress-of-Trieste/index.html The B alkan wars. T he league and Turkey. F aqe 254 Glimpses of Balkans - Cultural history. Faqe 29 ( Ky eshte nje studim i detajuar i Zt. Abidin Temizer)
- Nje toke e shkretuar - Viti 1470 | Mendime
Gjendja ne Albanian/Shqiperine qendrore dhe veriore ne vitet 1466-1470. Nje raport i shkurter nga Fior Jonima. Nje toke e shkretuar - Raport i vitit 1470 nga Fior Jonima Ky shkrim eshte shqiperimi i nje materiali te pergatitur nga studjuesi i degjuar Robert Elsie me titull: A Ravaged Land(1) ***** Perpara pushtimit Otoman te shekullit te 15-te, pjesa me e madhe e Albanias Veriore dhe Qendrore kishte qene nen kontrollin Venecian. Fushatat ushtarake Otomane te viteve 1466 dhe 1467 shkateruan pothuajse te gjitha hapesirat e permendura me lart. Ne se popullatat i rezistonin kontrollit te Sulltanit, ky i fundit ndiqte politiken e "spastrimit" te tokave nga banoret vendas. Fior Jonima nje qytetar shkodran, pasardhes i familjes se degjuar albanase Jonima qe zoteronte shume prona ne zonat midis lumenjve Mat dhe Ishem, ju dergoi autoriteteve taksambledhese te Venedikut nje raport mbi gjendjen e pergjitheshme ne vend. Me heret, zyrtaret venedikas kishin kerkuar mendimin e tij rreth arsyeve se perse te ardhurat fiskale nga Albania ishin aq te pakta. Nje permbledhje e shkurter, qe tregohet me poshte, paraqit ne menyre kronologjike "katastrofat" e njepasnjeshme qe vendi kishte pesuar; si pasoje ai ishte kthyer ne nje toke te shkretuar. Ky eshte shkrimi me i hershem, i njohur deri me sot, nepermjet te cilit nje banor albanas jep mendimin e tij personal per gjendjen ne zonen ku jetonte. ***** Une, Fior Jonima, nje qytetar nga Skutari (Shkodra) qe per momentin jam dhe perfaqsuesi i ketij komuniteti, isha pyetur nga Shkelqesia e Tij, Lordit Administrator i Menaxhimit te Taksave, se c'fare dija une rreth bemave te turqve ne kete pjese se Albanias gjate viteve 1466 dhe 1467. Une mund te them se nga fundi i muajit Prill te vitit 1466, vete Sulltani i Madh arriti ne keto hapesira. Ai dergoi komandantin e tij ne fushate paraprirese dhe ky i fundit e "rropi" dhe e bastisi te gjthe hapesiren ku shkeli. Ai vodhi shume kafshe dhe rembeu shume njerez. Kur ai u largua, arriti Ballabani, i cili rrethoj Croia/Krujen. Ai gjithashtu vodhi dhe bastisi qytetet ne kontrollin e Signoria(2) dhe rembeu shume njerez. Shume shpejt pas kesaj, arriti Sinan Bey, qe solli shperdorime dhe shkaterime akoma me te medha. Ai rembeu kafshe dhe njerez; shkrumboi dhe vendin. Pas ketij erdhi Voyvod/Vojvoda i Serbise, i qojtur Amur Bey, qe shkaktoi deme te medha. Jo vetem qe vodhi nje numur te pafund kafshesh por ai dogji vendin dhe rembeu jo pak njerez. Pas Amur Bey erdhi Lordi Progon Dukagjini, qe gjithashtu vodhi dhe dogji c'fare kishte mbetur ... Ne vitin 1467 Sullatani Turk erdhi perseri ne keto ane. Ai dergoi Pashane e Rumelise (Romania) ne krye te nje ushtrie te fuqishme qe te nenshtronte vendin. Pashai vodhi, bastisi dhe rembeu nje numur te pafund njerezish. Kur mbaroi me shkaterimet e tij ne zonat e tjera, ai ju versul Skutari/Shkodres. Ketu ai u perplas me vendasit dhe perfundimisht arriti te marre qytezen jashte keshtjellles, qe e xhvati dhe e shkateroi. Me pas erdhi Vojvoda i qojtur Feriz Bey, i cili gjithashtu vodhi dhe rafshoi. Pas tij erdhi Nikola Dukagjini qe po ashtu vodhi dhe rembeu shume njeres. Pas kesaj, u rikthye Vojvoda i Serbise qe per here te dyte vodhi dhe rembeu me shume njerez. Se fundmi, erdhi Vojvoda i Dibres i cili shkateroi dhe rembeu shume njerez. Si perfundim, une mund t'ju them qe, gjate periudhes kohore qe bera fjale me lart, ky vend ishte kthyer ne nje toke te shkateruar dhe ka mbetur i tille deri ne diten e sotme. Jane zhdukur jo vetem vendbanimet por gjithashtu dhe njerzit, me perjashtim te disa fshatrave qe jane rindertuar perseri. Do te jete e domosdoshme qe persona qe jane denuar me burgim apo ata qe jane ne proces gjyqesor, te falen dhe te degohen ne kete vend (per ripopullimin e tij). 28 Dhjetor, 1470 Sqarime dhe shpjegime te rendesishme 1- Shkrimi origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1470_Jonima/index.html 2- Signoria ishte emri figurativ i Republikes Veneciane.
- Gjuha e Shqiptareve te hershem | Mendime
Gjuha e hereshme Shqipe. Mendime rreth origjines dhe vendit ku ajo lindi. Shqiptaret e hershem dhe gjuha e tyre ***** Albanasit e hershem (Periudha Romake dhe Bizanti i hershem) Nje moment kryesor ne historine e Albanasve te hershem ishte transformimi madhor qe ata pesuan pas hyrjes ne kontakt me Romaket. Gjate asaj periudhe kohore, fiset para-ardhes te Albanasve ishin pjeserisht Romanizuar nen ndikimin e madhe te kultures superiore dhe gjuhes Romake. Pikerisht ne ate kohe fiset e perziera Albanase filluan te kthehen ne popull dhe arriten te ruanin gjuhen e tyre perballe valeve te Romanizmit qe zhduken gjithe gjuhet e tjera antike te Ballkanit. Ajo qe ne dime nga historia e gjuhes Albanase na lejon te konstruktojme hapat e Romanizimit te pjesshem te Albanasve te hershem. Pika tjeter kryesore, ajo se ku jetonin Albanasit e pare gjate periudhes Romake dhe Bizantit te hershem, mbetet pa pergjigje. Per periudhen qe fillon pas ardhjes se Sllaveve (rreth vitit 600), ne mund te demonstrojme qe qendra kryesore e perqendrimit te Albanasve ishte zona malore e Matit. Megjithate, nuk mund te thuhet me saktesi vendndodhja e tyre gjate periudhes Romake dhe Bizantit te hereshm. Kjo per arsye te ndryshimeve madhore qe ndodhen ne kohen e migrimeve masive ne Ballkan gjate shekujve te katert dhe te shtate. Ne nuk mund te injorojme posibilitetin e hipotezes qe thote se si rezultat i levizjeve masive te popullatave, Albanasit u vendosen ne zonen qe permendem ose nga nje rajon tjeter i Gadishulit Ballkanik, ose nga jashte Ballkanit. Vendbanimi i tyre ne periudhen Romake dhe Bizantit te hershem duhet te studiohet pa marre parasysh ku ata jetuan ne kohet e mevoneshme. Gjuhetare, etnologe, arkeologe dhe eksperte te historise se politikes dhe fese duhet te punojne se bashku ne menyre qe ti japin pergjigje kesaj pyetje. Fjalet ne gjuhen Albane qe jane "marre borxh" nga Latinishtja Gjuha Albanase ka nje sasi te madhe fjalesh te "mara borxh" nga Latinishtja, por nga qe keto fjale kane pesuar nje transformim te thelle fonetik si pasoje e theksit te vecante te gjuhes Albanase, keto fjale tashme nuk duken fare Latine. Influenca Latine ne gjuhen Albanase ishte kaq e dukeshme dhe kaq e forte sa qe dikush mund ta konsideroje ate pjeserisht te Romanizuar. Ne te vertete, ne disa fusha te jetes, shumica e koncepteve ishin marre nga Latinishtja. Per shembull, pothuajse te gjitha termat familiare (p.sh. xhaxha, kunat, prind, femije, kusheri, djale i adoptuar) rrjedhin nga Latinishtja. Po ashtu dhe konceptet bazike te jetes urbane (p.sh, fermer, ftua, ulli, frut) dhe qeverisjes (p.sh. perandor, obor, mbret). Gjithashtu nga Latinishtja rrjedhin termat, jete fshati dhe dimerim bagetish. Nga ana tjeter, termat qe pershkruajne aktivitetet blegtorale, mbajtjen e bagetise, qumshtit dhe bulmetit, jane "puro" Albanase. Kjo tregon se ne periudhen Romake dhe ate te fillimit te Bizantit, Albanasit e hershem ishin barinj levizes. Vetem pas kontaktit qe paten me kulturen Romake ata u vendosen ne qyteza dhe fshatra, mesuan si te kujdeseshin per token, si te shkruanin, si te organizonin veten e tyre ne raport me qeverine. Shume emra pemesh u morren nga Latinishtja dhe kjo tregon influencen e agrikultures Romake tek Albanasit e hershem. Fjala koshere eshte Latine por fjala blete, mjalte, dhe dylle jane "puro" Albanase. Keshtu qe dikush mund te arrije ne konkluzionin qe Albanasit e hershem i njihnin bletet perpara kontaktit me Romaket por mesuan si te mbanin blete nga keta te fundit. Te gjitha keto fjale "te mara borxh" tregojne influencen e forte te kultures Romake ne Albanasit e hershem, por ato nuk na japin mundesine te arrijme ne ndoje konkluzion rreth vendbanimit te tyre ne ate periudhe. Por, ne kemi disa te dhena nga termat Albanase te pyllit. Keshtu, termat per pyjet e malit dhe pemet e malit (p.sh. kullote, shpat, korrije, ah, blir, bredh, lis, dru, pishe, lajthi, elm, shkoze) jane "puro" Albanase ndersa fjalet per pemet dhe vegjetacionin ne vendet e ulta (P.sh. zabel, plep, rap, shelg, ulli, mana dheri, etj) jane marre nga Latinishtja. Gjithashtu nga Latinishtja jane dhe fjalet qe pershkruajne fushat, tokat e sheshta. Pra, Albanasit kishin kontakt me pllajat dhe pemet e ultesirave kur ata gjendeshin ne teritore ku perdorej gjuha Romake. Ne te njejten kohe, kullotat verore te Albanasve te hershem duhet te kene qene ne brendesi te vendit, larg nga bregdeti, dhe kjo shpjegon mungesen e termave "puro" Albanase per lundrimin detar dhe peshkimin. Duke u bazuar ne fjalet Albanase te "mara borxh" nga Latinishtja, ne mund te arrijme ne konkluzionin e meposhtem: Albanasit e hershem ne periudhen Romake dhe fillimin e Bizantit jetonin si barinj shtegetare ne malesite brenda vendit. Kullotat e tyre dimerore ishin te lokalizuara ne fushat afer bregdetit qe ishin Romanizuar. Pikerisht ne keto vende, disa here mes kontaktesh paqesore dhe disa here armiqesore me fqinjet e ardhur Romake, ata mesuan rreth organizimit social (qeverisjes) dhe menyres se jeteses ne vendbanime fikse. Ketu ata gjeten materiale te perdorimit te perditshem, mesuan tekniken e bletarise dhe njohuri me te avancuara ne agrikulture. Influenca masive e Latinishtes ne Albanishte mund te shpegohet me faktin qe Albanasit e hershem dhe te ardhurit Romake te periudhes se voneshme te perandorise, jetuan bashkarisht per disa shekuj brenda kufijve Romake. Ne se Albanasit e hershem do te kishin banuar ne zona jashte kufijve te Perandorise, pershembull ashtu si ne rastin e fiseve Gjermane, atehere Romanizimi nuk do te kishte depertuar aq thelle sic ndodhi ne kete rast. Nga kjo pikpamje, dikush me lehtesi mund te kundeshtoje nje hipoteze te mepareshme qe thote se Albanasit e hershem emigruan ne Gadishullin Ballkanik gjate periudhes se migrimeve. Ne me siguri mund te themi qe Albanasit e hershem jetonin ne teritorin e Perandorise Romake qe nga fillimet e kontrollit Romak te ketyre zonave. Fjalet ne gjuhen Albane qe jane "marre borxh" nga Greqishtja e Vjeter Nje rendesi te vecante per te percaktuar vendodhjen origjinale te Albanasve jane fjalet e "mara borxh" nga Greqishtja Antike. Keto fjale shfaqen kryesisht ne emrat e frutave dhe procesin e gatimit. Fjalet e "mara borxh" na drejtojne tek konkluzioni i pamohueshem: vendodhja e Albanasve Antike ishte prane kufirit gjuhesor Latino-Grek, nga ana Latine e ketij kufiri. Shenim i rendesishem: Per ta bere me te lehte pershkrimin e kufirit gjuhesor Latino-Grek dhe ku kalonte ai po paraqis nje harte te mare nga Interneti. Kjo eshte shtojca ime dhe nuk gjendet ne materialin nga une mora tekstin. Kufiri midis zonave Latin dhe Grek folese ne Gadishullin Ballkanik mund te percaktohet nga pllakatat e shkrojtura, gurret kilometrike dhe monedhat. Ashtu sic Jireček thote, kjo ndarje korespondon, pak a shume, me kufijte provinciale te periudhes midis shekullit te pare dhe te trete, perpara reformave te ndermara nga Diocletian. Duke filluar nga deti Adriatik, kufiri gjuhesor kalon nga Lissus/Alessio/Lezha vazhdon pergjate linjes midis Dalmacise/Dalmatia (me vone Praevalis) ne Veri te Maqedonise (Me vone Epirus Nova / Epiri i Ri). Qe aty zgjatohet ne Jug te rruges te sotme qe lidh Shkodren me Prizrenin, kjo bazuar ne Ptolemi/Ptolemy qe thote se Eπικαρία , (qe quhej dhe Picaria ne tabelen Peutingeriana), Puka e sotme, atehere ishte pjese e Dalmacise. Gjthashtu linja gjuhesore korespondonte me kufirin midis Moesia Superior (Me vone Dardania) dhe Maqedonise. Ne kete vend, qe permbledh luginen e siperme se lumit Axios/Vardar dhe perfshin vendbanimet Dardane te Ulpiana (Lipjan) ne Kosove/Kosovo dhe Scupi (afer Skoje/Shkupit), banoret lane mbrapa pllakat e tyre te shkrojtura ne Latinisht. Nga ana tjeter, vandbanimet e Stobit qe gjenden aty afer lane pllakat e tyre te shkrojtura ne Greqisht. Qe ketu kufiri gjuhesor vazhdonte ne linjen e vjeter midis Moesia Superior (me vone Dardania) dhe Thrace/Thrakes. Keshtu qe Naissus/Niš dhe Remesiana (Bela Palanka midis Niš and Pirot) ndodheshin ne teritorin Latin, ndersa Pautalia (Küstendil), Serdica (Sofia) dhe rajoni Pirot gjendeshin me teritorin Grek. Provinca e mevoneshme Romake e Dacia Mediterranea, midis shekullit te katert dhe te shtate, qe permblidhte pjese te Thrakes dhe Moesia Superior me vendbanimet Serdica, Pautalia, Naissus dhe Remesiana, ishte dy gjuhesore. Qe nga zona afer Bela Palanka dhe Pirot kufiri gjuhesor vazhdonte pergjate shpateve te malit Haemus, duke ndjekur ndarjet proviciale midis Moesia Inferior dhe Thrakes. Pllakat nga zonat rreth Vraca dhe Nicopolis (Nikjup afer Trnovo) jane me se shumti Greke, ndersa ato nga bregu Verior i Danubit deri ne gryke-derdhje te tij jane pothuajse te gjitha ne Latinisht. Ne skajin e tij Lindor, kufiri gjuhesor takon teritoret e komuniteteve Helene te vendosura pergjate bregdetit te Detit te Zi deri ne gryke-derdhjen e Danubit. Si perfundim, vendbanimi i Albanasve antike shtrihet diku afer kufirit gjuhesor Latino-Grek. Konvertimi i Albanasve te hershem ne Kristianizem Historia e konvertimit te Albanasve ne Krishterim na jep te dhena qe ndihmojne ne percaktimin e vendbanimit te tyre me perafersi me te larte. Ne historine Evropiane, Albanasit shfaqen per here te pare ne Mesjete (midis Shekullit te 11-te 13-te) kur ata ishin kthyer ne te Krishtere. Ne nuk kemi informacion te dokumentuar rreth konvertimit te tyre, por fusha e linguistikes mund te na ndihmoje ne kete pike. Shprehjet kishtare qe Albanet "morren borxh" nga Latinishtja tregojne qartazi nje forme fonetike qe lidhet me Romanishten e vjeter te Dalmacise. Nje pjese me e vogel e fjalorit kishtar ka origjine Greke. Kristianizimi i Albanasve te hershem e ka zanafillen ne kontakti me Dalmacine e Romanizuar dhe ne nje shkalle shume me te vogel nga kontakti me kishen Greke. Keshtu qe vendodhja e Albanasve te hershem ishte nje rajon ngjitur me Dalmacine, por jo shume larg kufirit gjuhesor Grek. Ky kendveshtrim e perqendron vendodhjen e tyre ne nje zone me te vogel; midis bazenit te Serbise se Vjeter (Kosovo) dhe ne zonave malore te Albanias Veriore. Vendbanimi i Albanasve te hershem si nje enklave gjuhesore Perpara se te gjejme nje zgjidhje te perafert rreth problemit te venbanimit, duhet te qartesojme ato cka dime ne lidhje me territorin e Albanasve te hershem ne periudhen Romake dhe fillimet e periudhes Bizantine. Territori i Albanasve te hershem ishte nje enklave gjuhesore qe po shuhej; nje mbetje e reduktuar e nje gjuhe qe dikur ishte folur ane e mbane Gadishullit Ballkanik. Albanasit e hershem jane te vetmit njerez te Ballkanit antik qe i mbijetuan Romanizimit te pergjithshem qe perfshiu gjithe gadishullin. Gjithkundtjeter ne kete rajon, superioriteti i kultures Romake dhe gjuhes imperiale Romane rafshoi dhe zhduku gjuhet e popujve te tjere te provincave Ballkanike ne nje proces te heshtur qe zgjati per nje shekull. Latinishtja, gjuha e administrates dhe e ushtrise, mori rendesi kudo dhe idiomat vendase u zhduken pak e nga pak. Ky proces, pak a shume, kishte perfunduar nga fundi i shekullit te trete. Idiomat vendase mbijetuan perkohesisht ne disa zona te izoluara, larg rrugeve kryesore te komunikimit. Latinishtja hyri ne te gjitha zonat e Bosnjes dhe Bullgarise dhe zevendesoi te gjitha gjuhet lokale qe fliteshin aty, por ne Albanian Veriore dhe Serbine e Vjeter barinjte levizes Albanas arriten the mbanin gjuhen e tyre. Kuptohet kultura superiore Romane la gjurmet e saj dhe tek keta njerez, gjithashtu. Albanasit e hershem paten kontaktet e tyre te para me kulturen me te avancuar te popullates Romake kur ata zbrisnin nga malet dhe vendoseshin ne kullotat dimerore te fushave. Ishte pikerisht ketu ku ata morren kulturen Romake. Numri i madh i fjaleve te "mara borxh" dhe te adoptuara nga Latinishtja reflekton ndikimin e hereshem qe gjuha moderne Albanase ka nga kultura Romake. Gjuha moderne Albanase eshte pjeserisht nje gjuhe e Romanizuar, bile dikush mund te thote nje gjuhe e Romanizuar ne gjysmen e saj. Ne se kontrolli Romak do te kishte vazhduar dhe per pak shekuj atehere do ta kishte fshire gjuhen e hereshme Albanase ashtu sic kishte bere me gjuhet e popujve vendas ne pjese te tjera te Perandorise. Le te themi qe Latinishtja, gjuha imperiale e Romes, do ta kishte "shkrire" kete gjuhe ashtu sic beri me gjuhet e tjera. Procesi i Romanizimit qe ishte duke perparuar u nderpre aty nga viti 600 i Eres Kristiane pas ardhjes se Sllaveve ne Ballkan. Ishtin pikerisht keto ardhje qe mbrojten Albanasit e hershem dhe gjuhen e tyre. Fakti qe Albanasit e hershem arriten ti mbijetonin sulmit Latin, kur te gjitha gjuhet e tjera vendase ishin zhdukur mund te shpegohet vetem me arsyetimin qe Albanasit e hershem kishin pak kontakt me kulturen Romake. Si barinj shtegetare, gjate dimrit dhe periudhes se ftohte ata jetonin ne kullotat fushore afer bregdetit te Romanizuar dhe aty infuencoheshin nga kultura Romake. Por ne vere, ata largoheshin me bagetite e tyre per ne kullotat malore. Keshtu qe vendbanimi i Albanasve te hershem ishte dy-rajonal; gjate dimrit ne kullotat e ultesirave te Romanizuara dhe ne vere lartesite malore. Romanizimi gradual sigurisht qe ndodhte gjate muajve te dimrit, por per gjysemen tjeter te vitit, dhe gjate kohes se ngrohte, barinjte Albanas ishin, pak a shume, te pa influencuar nga ndonje lloj ndikimi Romak. Romanizimi u shtri ne kohe. Albanasit e hershem ishin te vetmit barinj levizes te Ballkanit antik qe mbajten gjuhen e tyre per nje kohe kaq te gjate. Keshtu qe kuptohet qe kullotat verore te tyre duhet te kene qene ne zona malore larg nga ndikimi i kultures Romake. Gjuha e Albanasve te hershem kishte mbijetuar vetem ne zona malore te izoluara qe gjendeshin larg nga qytezat Romake dhe nyjeve te rendesishme te komunikimit Romak. Duke patur kete ne mendje dhe ne se shohim zonat potenciale te kullotave verore ne Serbine e Vjeter dhe Albanian Veriore, (zona dhe kullota qe Albanasit e hershem mund te kene perdorur), behet e qarte qe ne fillim qe Serbia e Vjeter nuk duhet te konsiderohet. Per arsye te ultesires te tyre, bazenet e medha ne brendesi te tokes te Serbise se Vjeter (Kosova, Metohia dhe Sanxhaku i Novi Pazar) do te kishin sherbyer si kullota dimerore dhe jo si kullota verore. Ne malet qe rrethojne keto bazene ka kullota te shumta por keto zona nuk ishin te izoluara ne ate shkalle qe te mbronin nje enklave gjuhesore. Keto zona, qe ishin te hapura nga te gjitha anet, lojten nje rol kryesor si berthama e shtetit te hershem Serb (Rascia), por ato nuk ishin kurre hapesira ku popullata vendase i rezistoi pushtimit te huaj, qofte ky Romak, Bizantin apo Otoman, Si te tilla, enklavat e Albanasve te hershem nuk mund te kene qene vendosur ne Serbine e Vjeter. Ne te njejten kohe, cfare mbetet per konsiderim jane malet ne Albanian Veriore. Tre rajone te ndryshme gjeografike mund te konsiderohen: Alpet e Albanias Veriore, malesite e lumit Drin, dhe zona e Matit. Alpet e Albanias Veriore (Malesia/Prokletija) jane nje grup i larte maja malesh qe permbledhin ate cka mbetur nga nje lartesi me e hereshme guri gelqeror. Perrenj rrjedhin nga te gjitha drejtimet e masivit te Majes se Jezerces; malet shendrohen ne lugina te gjera te cilat kthehen ne hapesira kontakti me zonat perreth. Kultura Romake ishte ne gjendje te hynte ne kete rajon nga te gjitha anet. Duke filluar qe nga fusha e Shkodres, qe ishte qendra me e populluar e provinces Romake te Praevalis, luginat e Proit te Thate dhe lumit te Kirit drejtoheshin per ne lartesite e Alpeve Veriore Albanase. Ne anen Jugore, malet jane te arriteshme nepermjet lugines te gjere te Valbones. Ne anen Veriore, lumi Lim afron mundesi komunikimi me Sanxhakun e sotem te Novi Pazarit. Si perfundim, ky rajon nuk mund te konsiderohet si enklave sepse ne duhet te marrim parasysh qe ai ishte i hapur nga te gjitha anet dhe i jepte mundesi avancimi kultures Romake dhe gjuhes Latine. Malesite e lumit Drin permbledhin shume territore. Me te njohurat jane Mirdita, Dukagjini dhe Cukali. Ne kete zone nuk ka linja natyrale komunikimi. I gjithe transporti behet nepermjet shtigje gomeresh. Pavaresisht kesaj, malesite e lumit Drin kane patur levizje te shumta sepse ato jane te pozicionuara midis fushave te Shkodres, ne Perendim, dhe fushave te Serbise se Vjeter, ne Lindje. Keshtu qe ky rajon eshte me pak i pershtatshem per nje enklave edhe ne krahasim me Alpet Veriore te Albanias. Cfare ka mbetur ne kete pike eshte rajoni i Matit. Ky rajon ploteson te gjitha kriteret natyrale te nevojshme per egzistencen e nje enklave. Keshtu qe ne mund te supozojme se Albanasit e hershem kishin kullotat e tyre verore ne kete zone. Bazeni i shtrire i lumit Mat formon nje hapesire relativisht te madhe per vendosjen e vendbanimeve. Per momentin, ne kete zone jetojne rreth 24 mije njerez. Malet e ndodhura prane, afrojne kullota te pasura pergjate veres dhe luginat jane te kultivuara. Zona e Matit eshte e rrethuar nga nje zinxhir malesh te larte qe e kthejne ate ne nje fortifikim natyral. Kontakti me boten e jashtme eshte i mundur vetem nepermjet shtigjeve te veshtira te karvaneve. Rruget e tjera te mundeshme (pervec asaj te lugines se Matit) jane Ungrej ne Veri-Perendim ku ndodhet nje shteg qe te con poshte ne fushat e Shkodres dhe Qafa e Bulqizes ne Lindje e cila te nxjer ne luginen e Drinit te Zi. Izolimi natyral i kesaj lugine e ka kthyer Matin ne nje "lokalitet" ne vet-vete qe ne hisorine e Albanias ka mbajtur gjithmone rolin e qendres dhe rezistences nacionale kunder nderhyrjeve te huaja. Zona e Matit afron te gjitha cilesite natyrore qe do te plotesonin nevojate e Albanasve te hershem per te ngritur vendbanimin e tyre aty. Bazuar ne hipotezen pergjithesuese qe kemi parashtruar rreth Romanizimit, ne mund te arrijme konkluzionin e meposhtem: Ne peridhen Romake dhe fillimet Bizantine kullotat verore me efikase qe Albanasit e ershem perdornin ishin ato te Matit. Si cdo hipoteze tjeter, e bazuar vetem ne histori dhe studim krahasues, dhe ky sugjerim mund te jete vetem nje mundesi edhe pse une mendoj qe ka nje propabilitet te larte. Qe ky propabilitet historik te kthehet ne nje variant te besueshem ne duhet te provojme qe zona e Matit ishte e vetmja hapesire midis Veriut te Albanias dhe Serbise se Vjeter qe nuk ishte ndikuar nga ardhjet e Romakeve dhe Romanizimi. Ne gjithashtu duhet te perpiqemi te percaktojme shtrirjen e vendosjeve Romake ne te gjithe rajonin per te cilin po diskutojme. Kjo mund te behet duke u bazuar ne emrat e vendeve dhe mbetjeve arkeologjike. Emrat Latine te vendeve Ne Albanian Veriore ka shume pak vende me emra Latine. Pushtimi Sllav ne fund te shekullit te gjashte ndaloi ndikimin Romak ne brendesi te vendit. Pavaresisht kesaj, emrat e lumejve dhe qytezave te medha i mbijetuan katastrofes, dhe keto emra jane pothuajse te gjithe me origjine para-Romake (P.sh. Drilon-Drin, Scodra, Lissus, Dyrrachion, etj). Vetem per shume pak emra vendesh qe gjenden ne rajonet bregdetare, ne malesite e lumit Drin dhe Alpet e Albanias Veriore mund te thuhet me siguri qe jane me origjine Latine. Eshte e paqarte ne se emrat e fshatrave dhe vendeve te emeruara pas Shenjtoreve e kane origjinen nga e kaluara perpara dydndjeve Sllavike. Gjithashtu, emrat Latine te shume fortesave te kohes se Justinianit nuk i kane shpetuar kohes. Midis emrave Latine te vendeve prane bregdetit Albanas vecohen keto: Domni (Lat. domini), nje fshat rreth 16 kilometra ne Veri-Perendim te Shkodres; Pëdhana (Lat. pedaneus), nje fshat ne fushat bregdetare ku lumi i Matit ndahet nga malet; Vjerdha (Lat. virida), nje fshat ne fushat afer bregdetit ku lumi Drin ndahet nga malet. Ne malesite e Drinit jane rojtur disa emertime Latine te vendeve, pershembull: Gushti (Lat. angustus) prane fundit te kanionit te Drinit, Bisaku (Lat. Bit(h)us-iacium) ne luginen e Fanit prane Orosh, Qelza (Lat. cella) dhe Puka (Lat. publica) ne zonen e Dukagjinit, burimet ujore Kron-i-Valung(ë)s (Lat. vallis longa) ne teritorin Berisha, disa maja te njohura si Kunora, malet e M(u)nele-a (Lat. montellus), rrjedha Proni Sift (Lat. exsuctus), dhe germadhat e Kastrit (Lat. Castrum). Ne rajonin Lindor te Lurjas, ne gjejme shpellen e qojtur Shutrrija e Selitës (Lat. subterraneum). Ne Alpet Veriore ne gjejme: Valbona (Lat. vallis bona), e cila eshte nje dege e Drinit, Kastrati (Lat. castrum), nje fis qe jeton ne kufij te Alpeve ne veri te Shkodres, ka mundesi qe Plava (Lat. Flavia) qe ndodhet ne pjesen e siperme te lugines se Lim te jete emer Latin, mali aty afer i qojtur Maja e Romanit, po ashtu fshati Pjani (Lat. planum) ne Malesine e Gjakoves dhe mali i qojtur Kumul (Lat. cumulum) ne te njejten zone. Nga zonat e Drinit te Zi, ne kufirin Lindor te Albanias moderne, mund te jete nje vend me emer Latin. Vendodhja e sakte e forteses antike te Klementianes (Clementiana) nuk dihet, por emri ka mbijetuar ne pershkrimin e fisit Kelmendi (Nga Clement). Ne bazenin ngjitur, ate te Serbise se Vjeter, i cili ishte i banuar ne kohen Romake, kane mbetur vetem dy emertime Latine: Tauresium, modern Taot, dhe Ulpiana qe eshte transformuar ne Lipian si nje emertim folklorik (nga Sllavishtja lipa - peme bliri). Disa emra vendesh qe kane origjine te qarte Latine jane te shperndara ne disa zona. Pershembull, ne zonat bregdetare, malesite e lumit Drin, Alpet Veriore, rajonin e Drinit te Zi dhe Serbise se Vjeter. Emertimeve me origjine Latine ne mund ti shtojme shume emra para-Latine qe kane pesuar ndryshime fonetike gjate procesit te Romanizimit. Emrat e vendbanimeve te medha (Scodra, Lissus, Dyrachion) jane te origjines para-Romake. Ato i mbijetuan si ndryshimeve gjuhesore qe ndodhen gjate Romanizimit, ashtu dhe ndarjes kulturore te shkaktuar nga dyndjet Sllave. Ne shume raste, format fonetike te ketyre fjaleve mund te shpegohen vetem duke supozuar qe popullata Romake i trashegoi ato nga popullata para-Romake dhe pas transformimit ato u pervetesuan nga Albanasit dhe emigrantet Sllave. Keto emra jane evidenca te Romanizimit, por jo tregues te drejtperdrejte. Ne kete grup emrash ka emertime vendesh qe nuk ishin nen zoterimin Albanas. Te tilla emerime ne zonen e Ballkanit Latin qe nuk pesuan ndonje ndryshim fonetik nga ardhja ne kontakt me Albanasit mund te konsiderohen si prove e Romanizimit te te gjithe popullates Ballkanike. Me perjashtim te Albanasve te hershem qe ishin barinj shtegetare, pjesa tjeter e popullates ishte Romanizuar (ose Helenizuar) pak para ardhjes se Sllaveve. Keto vende, pjeserisht te Romanizuara, jane te vendosura ne bazenin e Shkodres, luginen e Valbones, zonen e Lumjes ne luginen e Drinit te Zi, ne zonat fushore dhe bregdetare, po ashtu dhe ne luginen e Shkumbinit. Emrat e ketyre vendeve, si nga origjina etimologjike ashtu dhe nga forma fonetike, nuk jane ne numur aq te madh qe te kosiderohen prova te mjaftueshme per te mbeshtetur hipotezen qe rajonet ne fjale ishin Romanizuar plotesisht. Ne te njejten kohe, keto emra mund te konsiderohen si indikatore te procesit te Romanizimit. Ka vetem dy rajone ku emrat e vendeve nuk tregojne gjurme te Romanizimit. Keto jane malet e larta te Alpeve Veriore te Albanias dhe zona e Matit. Ne nuk presim ndonje proces Romanizimi ne hapesirat e Alpeve Veriore sepse eshte e qarte qe keto vende nuk jane te pershtateshme per ndertim vendbanimesh. Fshatrat aty ishin te ralla dhe vazhdojne te jene te tilla. Dhe sikur te kete qene ndryshe, ne se kishte patur ndonje vend me emer Latin ai do te ishte zhdukur nga "permbytja" Sllave. Ne zonat e begata te Matit, situata ishte komplet ndryshe, ashtu sic eshte dhe sot. Aty ka qyteza dhe fshatra. Pikerisht ne kete hapesire do te ishte normale te gjendeshin emra vendesh te Latinizuara. Fakti qe ketu nuk ka as edhe nje te tille na shpie drejt konkluzionit qe kjo ishte hapesira ku barinjte shtegetare, Albanasit e hershem, themeluan "shtepine" e tyre. Shpegime rreth materialit dhe terminologjise se perdorur ne kete shqiperim Shqiperimi i meposhtem eshte bazuar ne nje material te albanologut te njohur Robert Elsie. Ai perktheu nga Gjermanishtja ne Anglisht nje pjese te nje studimi interesant te historianit Gjerman, Georg Stadtmüller (1909-1985). Titulli origjinal i kerkimit shkencor eshte: "Forschungen zur albanischen Frühgeschichte" (Kerkime ne historine e hereshme Shqiptare). Stadtmüller vizitoi Shqiperine rreth vitit 1935. Ne kete perkthim une kam perdorur termin Alban, Albanas, Albanase dhe forma te ngjashme. E kam bere kete per disa arsye. - Materiali ben fjale per nje periudhe kohore midis shekullit te pare dhe te shtate te Eres Kristiane; kohe ne te cilen emri Shqiptar nuk egzistonte. - Perkufizimi Albania, Alban, etj, perdorej disa shekuj me pare se emri Shqiptar te permendej per here te pare. - Albanasit e asaj kohe, (shekuli i pare-shekulli i shtate), ishin shume te ndryshem nga Shqiptaret e sotem. - Gjuha Albanase e asaj kohe ishte shume e ndryshme nga gjuha e sotme Shqipe. Per paralelizem, Italianet, Sllavet, Greket, etj, flisnin gjuhe qe kane pak te bejne me gjuhet qe ata flasin sot. - Me sa duket, Georg Stadtmüller, i referohet gjuhes qe flisnin disa grupe te hershme popullatash te lokalizuara ne Veri te Shqiperise se sotme. Kjo eshte nje arsye tjeter qe une mendova se termi Alban/Albanase i pershtatet me mire perkthimit. Ne shekujt e mevonshem, historianet i vendosin Albanasit dhe principaten e tyre, pak a shume, ne ato zona qe studimi permend. - Materiali origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1936_Stadtmueller/index.html
- Carlo Ranzo - Udhetim ne vitin 1575 | Mendime
Carlo Ranzo pershkruan udhetimin e ambasadorit venediakas ne Kostaninopoje neper qytetin e Lezhes dhe rrajonet malore te Shqiperise se asaj kohe. Behet fjale per vitin 1575. Carlo Ranzo: Raport mbi nje udhetim nga Venecia per ne Kostandinopoje. Viti 1575 Ky fragment pershkruan udhetimin e Giacomo Soranzo, qe sherbeu si ambasador i Venedikut ne Kostandinopoje qe nga viti 1576 deri ne vitin 1581. Soranzo dhe ekipi i tij ndaloi ne Lezhe dhe qe aty udhetoi per ne Shkup ... dhe me tej. Materiali ka disa te dhena interesante per qytetin e Lezhes, Shkupit dhe fiseve Albanase/Shqiptare te asaj kohe. Materiali eshte mare nga faqja e Robert Elsie ku ju mund te gjeni informacion te detajuar. Ne ju afruam qytetit te quajtur Lezha dhe meqenese anijet tona nuk mund ti afroheshin me shume ankoruam rreth tre milje larg tij. Aty u pregatitem per zbarkim. Drejt nesh u drejtua nje oficer otoman, apo te themi nje zyrtar i Portes se Larte, i shoqeruar nga dy vojvoda, disa persona nga paria turke, kater jenicere dhe sherbetore te tjere. Kur hipi ne anije, oficeri i puthi doren Shkelqesise se Tij Soranzo dhe e informoi ate qe me urdher te eprorit te tij ai kishte arrdhur ta mirepriste dhe ta shoqeronte ate deri ne Kostandinopoje. Ai do te kujdesej per sigurine e Skelqesise gjate udhetimit neper rruget e rrezikeshme, do te siguronte kuajt dhe mjetet e tjera te nevojshme per kete udhetim. Gjithashtu, officeri theksoi qe per permbushjen e kesaj detyre ai kishte autoritet te plote mbi te gjitha qytezat dhe vendet qe mund te kalonin. Ai do te kontrollonte burrat qe ishin thirrur ti sherbenin dhe shoqeronin Shkelqesise se Tij gjate ketij udhetimi. Pas ketij prezantimi ai u largua per ne qyteze nga e cila ai dergoi kater varka te shtruara me qilim dhe zbukuruar me lule. Njekohesisht, ai dergoi sherbetore per baullet dhe persona qe te lundronin varkat per ne port dhe sistemonin Shkelqesine e Tij ne qyteze. Ne lame anijet nen pershendetjen e te shtenave te topave, pushkeve, melodite e trumpetave dhe ritmin e daulleve. Nga anijet ne hipem ne varka te cilat nepermjet nje lumi na cuan ne Leze, nje qytet i shkateruar nga lufta. Ne kete qyteze ne qendruam pese dite duke pritur oficerin te na sillte kuajt qe do te na duheshin per udhetimin tokesor qe ne kishim ndermend te benim qe ketu deri ne Kostandinopoje. Gjate kesaj kohe, Beu i Sanxhakut i dhuroi Shkelqesise se Tij nje kale te bukur me lekure te kuqeremte qe mbante nje shale te zbukuruar me flori dhe percina argjendi. Po ashtu, ai i dha atij disa bageti te tredhura, nje kanister me buke te bardhe dhe shume dhurata te tjera te lezecme. Shkelqesia e Tij i dergoi Beut te Sanxhakut nje ore te bukur qe kishte per tregues nje dore gishtat e se ciles tregonin oren dhe cerekun e saj. Kjo dhurate kushtonte njeqind sequins, (monedha floriri venedikase). Dhurata tjeter ishte nje cope tekstili ngjyre vjollce te qendisur bukur me te cilen Beu te bente nje veshje te gjate te stilit turk. Ndersa drejtuesit te qytetit Shkelqesia e Tij i dergoi nje veshje prej nje tekstili te vecante. Shume drejtues Albanas/Shqiptare erdhen te pershendesin Shkelqesine e Tij dhe i sollen atij shume bageti te tredhur, vica, lepuj, pula, pata, kuti me biskota, buke te bardhe, vere te llojeve te ndryshme dhe sasi te medha peshku te kriposur. Ata treguan respekt te madh per Pushtetin e Nderuar te Venecias nen kontrollin e te ciles ata kishin jetuar dikur. Kur kuajt u bene gati, ne e lame qytezen dhe u nisem per rruge te shoqeruar nga oficeri i lartpermendur, vojvodat dhe kater jeniceret. Udhetimi permes nje fushe te kendshme zgjati per 22 milje deri sa arritem ne kembet e disa maleve neper te cilet ne do te kalonim per disa dite. Nga qe ishte vone, ngritem tendat per te kaluar naten ketu. Ne te njejten kohe, oficeri dergoi nje vojvode ne banimin me te afert qe te sillte me vete nje numur burrash qe do te na mbronin gjate udhetimit. Keshtu qe ne mesnate, na u paraqiten dyqind Albanians/Shqiptare, banore te rajonit malor te qojtur Lartesia e Maleve te Zeza (Karadaku i Shkupit/Skopska Crnagora). Zona quhej keshtu nga qe nuk shihte kurre diell sepse e ndalonin majat e larta. Nga brendesia e maleve ne degjonim daullet te cilave ju bihej per te njoftuar banoret qe nje grup i madh njerezish po kalonte ne ate territor. Paraqitja e burrit qe i binte daulles te jepte pershtypjen e nje zogu. Keta njerez jane lekure-zinj. Ata mbajne mustaqe, ndersa kokat dhe mjekrat i kane te rojtura. Kemishat e tyre ishin te nxira nga qelbesirlleku dhe ata ishin veshur shume keq. Ata dukeshin si njerez te ardhur nga sketera - te dhunshem dhe te frikshem ne paraqitjen e tyre. Armet e tyre ishin harqe dhe shigjeta, shpata te ndryshkura me kellefe druri. Ne kokat e tyre ata mbanin kapela te kuqe qe i ngjanin beretave. Te gjithe ishin te lyrosur the te shemtuar. Kur zbresin nga malet e tyre ata leshojne ulerima qe degjohen jo si klithma njerezore por si terbimi i nje demi. Grate, gjithashtu lekure-zeza, ishin te forta dhe ne pamje te pare me te shendeteshme se sa burrat e tyre. Ato mbanin rreth qafes tre gjerdane asprash (monedha turke) si dhe byzylyke. Asprat, qe jane prej argjendi, kane vleren gjashte te tilla per nje sequin (monedhe ari venedikase). Keto gra na sollen ushqim. Kishte aq shume gra sa dukej si dite pazari. Keta njerez ishin te Krishtere. Te shoqeruar nga keta Albanas/Shqipetare ne udhetuam per katermbedhjet dite neper malet qe quheshin Malet e Zeza te Skopjes. Kur mberitem ne malin me te larte, qe ishte dhe i fundit, ne mund te shihnim Malet e Zeza te Armenise ku thuhet se ishte dhe Arka e Nohas. Por ishte e veshtire te shihje qarte sepse kishte shume peme; aq shume sa qe nuk mund te shihje as edhe nje zog. Gjate udhetimit ne nuk qendruam ne asnje fshat apo vendbanim, por gjithmone i kaluam netet ne tendat tona. Te njejten gje bene dhe oficeri, vojvodat dhe jeniceret. Ndersa Albanasit/Shqiptaret ruanin shtegkalimet malore dhe zonen rreth tendave. Sido qe te ishte, ne ishim plot dyshim dhe frike sepse kishte shume vrasje ne mes te ketyre maleve, si neper udhekalime ashtu dhe neper pyje. Ne ishim te trembur dhe nuk ndjeheshim te sigurt sepse nuk kishim besim ne burrat qe kishin arrdhur te na mbronin dhe te na shoqeronin. Kjo per arsye sepse ata ishin te nje natyre djallezore dhe barbare dhe nuk repektonin apo i bindeshin dikujt. Dhe ne te vertete ata nuk kishin ndonje vendbanim te perhershem por jetonin si kafshet e egra. Pervec bukes se pjekur ne qymyr dhe hi, ata nuk hanin gje tjeter. Pasi kaluam malet e permendura arritem ne nje qyteze qe quhet Scoppia/Skopje/Shkup qe eshte i banuar kryesisht nga Jews/Hebrej nga Ragusa/Dubrovnik, Turq dhe tregetare te tjere qe ushtrojne aktivitete te konsiderueshme dhe e kane kthyer qytetin ne nje qender shume te degjuar. Qendruam ne kete qyteze per tre dite. Vendqendrimi yne ishte shtepia plot komoditete e nje tregetari shume te pasur dubrovnikas. Shkelqesia e tij i dhuroi guvernatorit te provinces disa vica, bageti te tredhur dhe thase me buke. Shume Jews/Hebrej i sollen Shkelqesise se Tij embelsira, llokume, sheqerka, bageti te tredhur dhe qirij te verdhe. Nga ana e tij, Shkelqesia i dhuroi kryetarit te tyre nje ore te vogel qe kushtonte pesedhjet scudi, (monedhe italiane), dhe administratorit te qytetit, qe quhej Diacali, nje veshje/robe te kuqe. Ketu oficeri yne nderoi kuajt, liroi Albanasit/Shqiptaret dhe urdheroi te vijne te tjere. Ne vazhduam me rojet e reja dhe perseri ecem ne mes te maleve per tre dite te tjera, por kete rradhe terreni nuk ishte aq i veshtire sa me perpara. Diku kaluam nje lume me varka. Varkat ishin aq te vogla sa qe vetem tre apo kater persona mund te hipnin ne to. Une, i shoqeruar nga dy burra te tjere, isha i pari qe kaperxeva lumin. Me pas e kaloi lumin Shkelsesia e Tij Sarzano. Ai na urdheroi ne te qendronim aty derisa te gjitha mallrat te ishin sjelle nga kjo ane e lumit. Ky proces vazhdoi deri ne mbremje. Shenim i rendesishem Shqiperimi eshte bazuar ne materialin e publikuar ne faqen e Robert Elsie: http://www.albanianhistory.net/1575_Ranzo/index.html
- Princ Vidi dhe situata ne vend 1913-14 | Mendime
Princ Vidi dhe Shqiperia e vitit 1913 - 1914. Nje kendveshtrim i personit qe ju dha posti i Princit te Albanias. Princ Vidi dhe situata ne Shqiperi 1913-1914 Krijimi i shtetit te pare shqiptar ishte nje proces i komplikuar. Fuqite e medha, qe u angazhuan ne kete projekt, nuk e kishin shume te qarte se c'fare deshironin te arrinin ne te vertete. Objektivi kryesor ishte kontrolli i bregdetit lindor te Adriatikut qe e lakmonte si Austria ashtu dhe Italia. Dokumentat e asaj kohe tregojne se diskutimet rreth Shqiperise, formimit, menaxhimit dhe te ardhmes se saj i ngjanin nje pazari hileqaresh. Ne kete ekuacion nje vend te rendesishem zuri dhe gjetja e nje princi qe do te drejtonte mbreterine e ardhshme shqiptare. Per kete post vune kanditaturen, ose me sakte "ja kishin vene syrin" shume persona. Midis tyre kishte mashtrues, hajdute, aventuriere, enderrimtare, homoseksuale, politikane te deshtuar, pinjolle te "Parise" se falimentuar Europiane dhe Otomane, te krishtere dhe myslymane ... Pas shume diskutimesh, Italia dhe Austria rane dakord qe postin e "Princit Shqiptar" t'ja jepnin Wilhelm zu Wied, i njohur gjeresisht si Princ Vidi. Ai ishte i preferuari i Austriakeve dhe kete fakt Vidi nuk e fshehu. Nga ana tjeter, per njeren apo tjetren arsye, ai u sabotua nga shume pale. Ne nje fare menyre princi i sapoemeruar u perpoq te krijonte nje fare shteti fillestar por duke jetuar ne boten e tij aristokratike ai nuk arriti te kuptonte realitetin ne terren. Sidoqofte, raportet/deshmite e tij jane nje material interesant per studjuesit e historise apo lexuesit e zakonshem. Me poshte gjendet i shqiperuar nje fragment nga kujtimet e Princ Vidit. Krijimi i nje shteti te pavarur Albanas, (Shqiptar), dukej i sigurt. Fuqite e Medha krijuan 2 komisione, te cilat do te vizitonin kufijte e para-vendosur ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer, me qellim percaktimin e sakte dhe perfundimtar te tyre. Komisioni i kufijve per zonen jugore dhe jug-perendimore mbaroi punen e tij, ndersa komisioni per kufijte veriore dhe veri-perendimore nuk mundi te mbaronte punen e tij sepse shpertheu Lufta e Pare Boterore. Serbia u largua nga Albania dhe u terhoq deri ne linjen kufitare qe ishte vendosur nga Komisioni. Kete ajo e beri kunder deshires se saj, dhe vetem sepse Fuqite e Medha, (ne vecanti Austro-Hungaria) e kishin kercenuar me kunderveprime. Pas kesaj, dashur pa dashur, Mali i Zi, (Monte Negro), u terhoq nga Shkodra. Qyteti do te kalonte nen kontrollin e trupave te derguara nga Fuqite e Medha te cilat do ta mbronin ate nga ri-pushtimi i malazezeve te cilet po perpiqeshin fuqimisht te ri-merrnin Shkodren. Nen insistimin urgjent te Fuqive te Medha, Greqia, qe nga ana e saj mundimshem ishte perpjekur te aneksonte Epirin, me ne fund deklaroi se ishte gati te largohej nga kjo pjese e Albanias ne se xhandermaria albanase do te merrte zonen nen kontroll dhe do te siguronte paqen dhe rregullin ne Epir. Me sa dukej, fqinjet dashakeqes te Albanias ishin vene nen “kapistallin” e diktuar nga Fuqite e Medha. Megjithate, ne te vertete, forca armike ishin vazhdimisht duke punuar te pengonin krijimin e shtetit te ri qe nga fillimet e tij. Albanasit qe jetonin afer kufijve ishin subjekte te ngacmimeve te vazhdueshme. Malazezet ishin ata qe qendronin me urte sepse frenoheshin nga prania e trupave nderkombetare te vendosura ne Shkoder. Por edhe ata, thjesht ishin duke pritur per ndonje mundesi qe te ngriheshin dhe te “konfiskonin” perseri kete qytet puro albanas te cilin ata e kishin pushtuar gjate Luftes Ballkanike. Serbet, qe ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer kishin mare disa qytete plotesisht albanase, si psh, Gjakova (Djakowa) dhe Dibra, ja u kthyen jeten vendasve ne nje mizerje te vertete. Ata ndaluan albanasit te kalonin kufirin dhe te vizitonin tregjet e qytezave aty afer edhe pse kjo ishe nje dicka esenciale per mbijetesen e fshatrave te anes Albanase, (sepse terreni nuk mundesonte forma alternative te transportit te produkteve ushqimore). Serbet shfrytezuan avantazhin e nje trazire lokale dhe pushtuan pjese te territorit albanas, akoma dhe nje here. Ata vrane c’do njeri me origjine albanase: burra, gra dhe femije, te krishtere dhe myslymane, dhe dogjen rrafsh me token 28 fshatra. Ne hapesiren e Epirit qe i ishte dhene Albanias, greket organizuan nje rrezistence lokale duke perdorur fraksione te vogla greke te cilat kundeshtonin perfshirjen e tyre brenda Albanias. Serbet refuzuan te dorezonin pjese te Albanias qe ata kishin ri-pushtuar. Vetem kur Austo-Hungaria deklaroi se ishte e vendosur te perdorte te gjitha mjetet ne dispozicionin e saj qe te siguronte permbushjen dhe respektimin absolut te Traktatit te Londres, dhe ne daten 18 Tetor 1913 i dha Serbise 8 dite te terhiqej komplet nga Albania, Serbia u detyrua te reagoje, (Per krahasim, “Dokumenta Diplomatike rreth ngjarjeve ne Ballkan”, publikuar nga Ministria e Puneve te Jashteme te Austro-Hungarise, 1914). Nga ana tjeter, Greqia nuk u lekund. Ajo refuzoi te terhiqej nga Korca, (Koritza), dhe Gjirokastra (Argyrokastro), dhe shkaktoi probleme madhore per Komisionin e Kufirit Albanas, pikerisht ne fillim te vitit 1914. Nje “Qeveri e Perkoheshme e Albanias” ishte krijuar ne Vlore (Valona). Kjo ndodhi ne Dhjetor 1912 nen drejtimin e Ismail Bej Qemalit, (Ismail Kemal Bey). Qeveria do te merrte persiper qeverijen e nje vendi pothuajse te pa-qeverisshem deri sa te krijohej nje platforme perfundimtare; per shembull deri ne zgjedhjen e nje sovrani. Influenca e qeverise nuk shkone shume larg Vlores; megjithate kishte rendesi ne nje drejtim. Ajo kishte ne duart e saj te ardhurat e doganes te Vlores, portit me te rendesishem te importeve albanase. Keshtu qe kjo qeveri kishte ne dispozicion pjesen me te rendesishme te te ardhurave te vendit. Ajo mirembante mardheniet zyrtare me qeverite Europiane, me pretendimin qe ishte qeveria e vertete e perkoheshme e Albanias, pavaresisht kundeshtimit te forte qe vinte nga pjesa tjeter e vendit. Gjithashtu, kjo qeveri zgjodhi nga rradhet e saj dhe delegatet qe u derguan prane Komisionit Internacional te Kontrollit. Paralelisht me qeverine e Vlores, ne qytetet dhe zonat me te rendesishme ishin formuar administrata lokale qe drejtoheshin nga pronare tokash. Keta ishin njerez energjike dhe kishin shume pasues. Lezha, (Alessio), per shembull, drejtohej nga Ded Zogu. Orosh, (Orosi), drejtohej nga Prenk Bib Doda. Elbasani, (Elbassan) nga Akif Pasha. Fieri nga Omer Pasha, dhe Durresi, (Durazzo), nga Esat, (Essad), Pasha Toptani. Nga ana tjeter, Shkodra dhe rrethinat e saj ishin nen administrimin e kolonelit anglez Filips, (Phillips), qe ishte drejtuesi i trupave nderkombetare te vendosura aty. Secila nga keto administrata ruante e shqetesuar sferen e influences dhe reagonte ne menyre armiqesore kundrejt administratave te tjera duke u perpjekur te zgjeronte kontrollin e saj. Ata qe ishin ne fuqi, ishin kryesisht te preokupuar ne mbushjen e xhepave te tyre nepermjet rrugeve te padrejta dhe zenien e pozicioneve te rendesishme ne shtetin e ri. Megjithate, ata arriten, pak a shume, te mbanin rregullin ne zonat respektive. Figura me influencioniste ne keto mini-qeveri ishte dinaku dhe i shkathti Ismail Bej Qemali, i cili ishte armiqesuar dhe me familien e tij. Ne pergjithesi, ai konsiderohej si nje i paguar i grekeve dhe shihej nga te gjithe si nje person qe kishe nje karakrer jo shume te ndryshem nga ai i nje mashtruesi. Dhe vijme tek i dhunshmi dhe i kujdeseshmi Esat Pash Toptani, i cili nuk do te ndalonte perpara azgjeje qe i zinte rrugen. Gjate rrethimit te Shkodres, duke u kthyer nga nje gosti, nje shoku i tij qe ishte komandanti i xhandermarise turke dhe me vone udheheqesi i trupave rezerviste albanase, ju kishte dhene urdher njerezve te tij te vrisnin Riza Pashen, komandantin trim dhe mbrojtsin e Shkodres. Ate e vrane parpara shtepise se tij. Jo shume kohe me pas, Esati u be vete komandant dhe ai ja u dorezoi qytetin malazezeve, (thuhet per nje shume te konsiderueshme parash), me kushtin qe trupat e tij te lejoheshin te terhiqeshin pa problem dhe te merrnin me vete armet e tyre dhe paisjet luftarake. Disa nga keto trupa vinin nga Albania qendrore. Se bashku me keta burra te armatosur, Esati u rikthye ne Tirane ku dhe zonteronte shume toka. Padyshim, ai shpresonte se duke perdorur influencen e tij ne rritje do te arrinte ta merrte Albanian per vete. Ai ishte i vetmi burre ne Albanian e pavarur qe kishte ne zoterim ushtrine e tij, e cila ishte relativisht e forte per kushtet e Albanias. Ishin keto trupa me te cilat Esati mori nen kontroll gjithe Albanian e mesme. Ne kete drejtim, ai perdori me zgjuarsi pasurite e medha ne Tirane dhe zonen rreth e rrotull dhe pasuesit e shumte lokale qe ai kishte. Po ashtu, i perdori te arrdhurat private dhe parate e malazezeve. Gjithe pjesa tjeter e pasanikeve albanas e perbuznin ate. Banoret e Albanias qendrore ishin shume te pakenaqur nga kontroli i tij. I ndergjegjshem per fuqine e tij te pakufizuar, Esati e quante veten “Drejtuesi i Egzekutivit te Senatit te Albanias Qendrore”. Ai u be menjehere kundershtar i Ismail Qemalit dhe u perpoq te zgjeronte sferen e tij te influences ne disfavor te ketij te fundit, bile duke perdorur dhe armet. Ne menyre qe te inkurajonte njerzit e tij, qe pothuajse te gjithe ishin myslymane, te sulmonin qeverine e Vlores, Esati u tha atyre qe kjo qeveri po planifikonte zgjedhjen e nje sovrani te krishtere; ndersa ai do te garantonte qe ne Albania te sillej nje sovran myslyman. Thjesht, ne menyre qe te zmadhonte fuqine e tij personale, ai arriti te inkurajonte myslymanet albanas te luftonin njeri-tjetrin, vecanarisht ne zonen e Elbasanit. Keshtu qe nje fare antagonizmi midis Albanias qendrore dhe jugore ishte krijuar perpara arritjes sime. Nje vend pa kufij te qarte dhe perfundimtare, i kercenuar nga te gjitha anet nga armiq te forte dhe mire-armatosur, i ndare ne vetvete ne zona te ndryshme, i drejtuar dhe shtypur nga udheheqes ambicioze dhe te dhene mbas fitimit, nje popull i mallosur per liri, autonomi dhe zhvillim paqesor - kjo ishte Albania ne fund te vitit 1913. Pas shekujve te gjate te kontrollit turk, sistemi i vjeter i bazuar ne ryshfet, shtypje dhe intriga, kishte lene gjurmet e tij ne vend. Paraja dhe interesat personale kishin krijuar nje fraksion grek, nje fraksion turk, nje fraksion italian dhe nje fraksion austriak. Vetem serbet dhe malazezet ishin dhe mbeten pergjithesisht armiq te perbuzur. Pariotet vetmohues albanas ishin njerzit e edukuar qe kishin jetuar dhe studjuar jashte dhe kishin pare mbaresite dhe avantazhet qe nje qeveri funksionale mund ti afronte vendit, (mbase ka 1 milion albanas qe jetojne jashte vendit). Keta albanas, perfaqsues te inteligjences, formuan berthamen e levizjes nacionale per pavaresi. Pothuajse te gjithe ata vinin nga bregdeti dhe nga qytetet, ku ata kishin influence dhe gezonin reputacion te mire. Ne zonat rurale dhe malore, fshataret ne menyre te verber mbeshteten familjet me te degjuara dhe pronaret e tokave. Fshataret, pjesa dermuese e te cileve ishin analfabete, ishin me shume se te gatshem te degjonin lloj-lloj peshperitjesh dhe thashethemesh. Vete Esat Pasha nuk dinte te lexonte apo te shkruante. Ai sikletosej shume bile dhe kur firmoste emrin te tij. Shteti Albanas ishte si nje djalosh i cili pa pritur dhe pa kujtuar, kishte mbetur i privuar nga keshillat dhe edukimi, si pasoje e vdekjes se parakoheshme te prinderve te tij. Tani, ne kete liri te pafundme, ai ishte plot me plane dhe ide por nuk dinte te kontrollonte vet-veten dhe te perdorte ne menyre te arsyeshme lirine e sapogjetur. Nuk egzistonte ndonje sens bashkimi apo veprim te perbashket. Perkundrazi, egzistonte nje fragmentim i forte, nje perplasje e intersave te kunderta personale. Megjithate, fara e nje vepre madhore ishte mbjelle; themelet e nje shteti te forte dhe autonom ishin hedhur. Kushtet e Albanias ne fillim te vitit 1914, ne nje fare menyre, mund te krahasohen me ato te periudhes tranzitore ne historine e Gjermanise, “koha e tmershme pa nje perandor”, e cila ishte mbyllur nga Rudolf von Habsburg. Ne perputhje me Traktatin e Londres, Autoriteti i Komisionit Internacional do te funksiononte si me poshte: “Deri ne emerimin e nje sovrani te ri dhe deri ne formimin e nje qeverie perfundimtare nacionale, aktivitetet e autoriteteve egzistuese dhe xhandarmarise vendase do te kontrollohen nga Komisioni Internacional”. Komisioni mbajti takimin e tij te pare ne Vlore, ne daten 17 Tetor 1913. Raportimet e delegatit gjerman prane Komisionit Internacional japin pershkrime te gjalla te situates ne Albania dhe aktiviteteve te Komisionit. Nga nje mori administratash lokale vetem 4 ishin kristalizuar; ato kishin zgjeruar dhe konsoliduar pozicionet e tyre. Ded Zogu nuk mund te mbante me pozicionin e tij ne Lezhe dhe Shengjin, (Medua). Kur Prenk Bib Doda u perpoq te merrte keto dy qytete, njerzit e tij nuk e mbeshteten ate. Ata nuk pranuan per udheheqes nje burre nga rradhet e tyre. Perkundrazi, ata ju drejtuan Kolonelit anglez Filips te vendosur ne Shkoder dhe i kerkuan atij qe te te krijohej nje administrate nen kontrollin nderkombetar. Kur komisioni nderkombetar u aprovua, fuqine ne zone e morren nje oficer austriak, nje italian dhe nje anglez. Prenk Bib Doda u terhoq dhe qe atehere nuk eshte pare me. Ne Shkoder dhe zonat perreth, kontrolli mbeti ne duart e kolonelit anglez Filips i cili ishte dhe drejtuesi i trupave nderkombetare. Situata e pergjitheshme ne Albanian veriore ishte e tille qe te bente te mendoje qe nje sovran i ri mund te merrte fuqine pa ndonje problem. Ne Albanian qendrore dhe jugore situata ishte komplet ndryshe. Esat Pasha dhe Ismai Bej Qemali ishin duke u perplasur dhe komplotonin kunder njeri-tjetrit me te gjitha formet e mundeshme. Esati, qe ishte shume me i rendesishem dhe i fuqishem se Ismaili, po perpiqej te zgjeronte kontrollin e tij ne jug, ne drejtim te Elbasanit. Duke perdorur me zgjuarsi dhurata dhe premtime ai kishte qene ne gjendje te shtrinte influencen personale, te familjareve dhe pasuesve te tij. Ai nuk kundershtoi haptazi Komisionin Internacional as edhe nje here, por i erdhi rrotull atij si nje ngjale duke pohuar vazhdimisht besnikerine e tij dhe deklaruar se ishte gjithmone gati ti sherbente Europes dhe sovranit te ri. Edhe ne keto raste, raportet e Komisionit Internacional qe benin fjale rreth tij ngriten dyshimet e nje loje te dyfishte qe ai bente; ndersa ne mendje kishte vetem zgjerimin e fuqive te tij. Influenca e Ismai Qemalit ne jug sa vinte dhe zvogelohej. Atij i mungonte mbeshtetja e nevojshme ushtarake. Nga ana tjeter, Esati mbeshtetej ne trupat qe trerhoqi nga Shkodra dhe gjithashtu ne trupa te fresketa. Mungesa e nje qeveri te unifikuar kishte patur nje ndikim vecanarisht negativ ne problemin e refugjateve. Nje numur i kosiderueshem i banoreve te zonave te sulmuara nga Serbia dhe Greqia ishin shperngulur ne Albania. Ne Diber dhe Elbasan gjendeshin disa mijera refugjate te cileve ju mungonin gjerat baze dhe ne menyre te deshperuar kishin nevoje per ndihme. Qeverite e Austrise, Italise dhe Anglise kishin afruar ndihme por kjo nuk mund te quhej e mjaftueshme ne asnje lloj forme. Nuk kishte ndonje administrate financiare qe ti sherbente interesave te vendit. Esat Pasha kishte futur duart e tij ne te taksat doganore te Durrsit dhe Ismail Qemali ne te ardhurat doganore te Vlores. Keta te dy kishin vene burrimet e te ardhurave kryesore te vendit ne sherbim te nevojave te tyre personale. Ismail Qemali kishte dedikuar nje pjese te te arrdhurave doganor ne ndihme te refugjateve dhe krijimin e forces se xhandarmarise te re. Ndersa Esati refuzoi ne menyre kategorike te afronte ndonje lloj ndihme ne drejtim te refugjateve apo xhandermarise, megjithese behej fjale per te ardhura te mbledhura nga sherbimet publike. Ne ato momente vendi kishte shume nevoje per para. Oficeret hollandeze, (qe erdhen ne vend te oficereve suedeze qe priteshin te vinin sipas marrveshjes fillestare), ishin ngarkuar me detyren e ngritjes te nje xhandermarie nderkombetare. Ata i ishin perkushtuar kesaj detyre me shume energji dhe entuziazem, por ne Albanian e mesme ata nuk morren asnje lloj ndihme nga Esat Pasha. Ai ju solli vecse veshtiresi. Esati pengoi punen e tyre nga fillimi deri ne fund duke e bere te qarte qe tashme ai kishte nje xhandarmeri te pregatitur albanase. Albania e jugut ishte nje problem me vete. Greqia nuk ishte larguar nga territoret qe kishte pushtuar ne Albania. Nje numur bandash te udhehequra nga ish oficere greke, (megithese kjo nuk ishte provuar), te mbeshtetur nga qeveria greke ishin duke punuar per nxitjen e revoltave dhe kaosit ne rajon. Gjate aktiviteteve te tij, Komisioni Nderkombetar, arriti ne konkluzionin qe eleminimi i ketyre dy figurave te fuqishme, Esat Pashes dhe Ismail Qemal Beut, ishte nje parakusht thelbesor per vendosjen e paqes dhe qetesise ne Albania dhe krijimin e mundesise qe sovrani i ri te ngjitej ne fron. Komisioni e kuptoi qe kishte arrdhur momenti per largimin e Esat Pashes dhe Ismail Bej Qemalit sepse, ne kendveshtrimin e nderkombetareve, i pari ishte”zmadhuar” shume per cizmet e tij, ndersa tjetri ishte pergjegjes per gabime serioze ne menaxhim. Ky pozicion ishte forcuar nga perzjerja e ketyre dy burrave ne komplotin e deshtuar te Turqve te Rinj qe u perpoqen te instalonin gjeneralin turk Izet, (Izzet), Pasha si sundimtar te Albanias. Komisioni Nderkombetar ja arriti ti mbushte mendjen Ismail Bej Qemalit te jepte doreheqjen nga pozicioni i tij si president i “qeverise se perkoheshme”, post per te cilin dukej qarte qe ai ishte i papershtatshem. Ndersa Esat Pasha vazhdoi te qeveriste i pashqetesuar si “Drejtuesi i Egzekutivit te Senatit te Albanias Qendrore”. Ne fakt, Komisioni Nderkombatar ishte nje krijese jashtezakonisht e pafat. Ai prefaqsonte 6 Fuqite e Medha, por vete nuk kishte ndonje fuqi egzekutive. Komisioni reflektonte te gjitha mosmarrveshjet qe egzistonin ne politikat e asaj kohe midis Aleances Treshe(1) dhe Lidhjes Dyshe(2). Aleanca Treshe, ne vecanti Gjermania dhe Austo-Hungaria, nga ana e tyre deshironin dhe u perpoqen te zhvillonin marrdhenie me nje shtet te unifikuar dhe konsoliduar Alban. Kurse Lidhja Dyshe, (Franca dhe Rusia), perfaqsonin interesat e Serbise dhe Malit te Zi te cilat synonin te zmadhonin hapesirat e tyre sa me shume qe te ishte e mundur ne kurriz te Albanias qe ishte e dobet si brenda ashtu dhe jashte vendit. Pervec kesaj, egzistonte konflikti midis Austro-Hungarise dhe Italise. Ato monitoronin me xhelozi rritjen e influencave respektive ne Albania dhe ishin gati ta tradhetonin njera-tjetren ne c’do moment. E gjithe kjo histori nuk mund te kalonte pa u vene re nga syte e vemendshem te albanasve. Kjo situate reduktoi reputacionin e Komisionit Nderkombetar dhe te vete Fuqive te Medha. Ne fakt, ulja e besueshmerise ne Fuqite e Medha ishte faktori kryesor qe demtoi rrenjet e Shtetit te Ri Albanas. Si mundej qe nje sovran i sapo emeruar, fuqia dhe mbeshtetja e te cilit varrej plotesisht ne reputacionin e Fuqive te Medha, ne respektimin e deshirave dhe vendosmerise se ketyre te fundit, te vendoste rregullin ne nje vend te percare dhe kaotik, kur keto objektiva ishin sabotuar qe ne fillim ? Situata behet e qarte ne se kthejme koken mbrapa. Nje veshtrim i shpejte i angazhimeve te thyera te Fuqive te Medha te nxjerr ne konkluzionin se vetem permbushja e premtimeve te dhena do te kishte rezultuar ne zgjidhjen e problemeve te permendura me siper. Shenime dhe sqarime rreth materialit te shqiperuar 1- Aleanca Treshe, ishte nje marveshje sekrete midis Gjermanise, Austro-Hungarise dhe Italise e krijuar ne Maj 1882 dhe ripeseritur periodikisht deri ne fillim te Luftes se Pare Boterore. 2- Aleanca Dyshe, e njohur gjithashtu si Aleanca Franko-Ruse. Ishte nje pakt politik dhe ushtarak i krijuar ne vitin 1891 midis Frances dhe Rusise. Ne vitin 1894 ku pakt u shendrua ne nje marveshje te fshehte dhe u be nje orjentim i rendesishem ne Europen e para Luftes se Pare Boterore. - Materiali nga i cili une shkeputa dhe shqiperova fragmentin e mesiperm gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.html - Termi Albania/albananians eshte mbajtur i tille per te qene sa me afer versionit origjinal. Shtator, 2021
- Origjina e emrit Kruje | Mendime
Origjina e emrit Kruje. Nga rrjedh emri Kruja. Origjina e emrit Kruje Kruja - nje togfjalesh Greko-Ilir qe ne Shqip do te thote ‘Uji i Ftohte’. Historia tregon se vendbanimet e lashta themeloheshin prane burrimeve ujore. Pa uje nuk mund te ndertoheshin aktivitet familiaro-ekonomiko-shoqerore. Zonat perreth Krujes i plotesonin kerkesat e domosdoshme per mbeshtetjen e veprimtarive te permendura. Si rezultat, logjika te con ne konkluzionin se kemi te bejme me nje hapesire ku njerzit kane ushtruar aktivitetet e tyre qe ne lashtesi dhe ne vazhdimesi. Natyrish qe gjate rrjedhes se kohes, grupe te ndryshme popullatash jane vendosur ne zona te tilla. Ato jane perzjere me njera-tjetren dhe kane lene gjurmet reciproke. “Fortesa e Krujes dominon mbi nje shkemb solid dhe te larte, pozicion qe nuk mund te sulmohet. Keshtjella ka perimeter te vogel dhe mure te nje stili antik por ka shume burrime dhe rrjedha uji ne te gjithe shtrirjen e saj. Ne qender te qytetit eshte nje guve e hapur ne fund te se ciles nga faqja shkembore buron uje dhe formohet nje lloj rezervuari. Nga aty, uja drejtohet ne Perendim dhe rrjedh ne faqen shkembore perkundrejt qytetit me sasi kaq te madhe sa qe mund te vere ne pune nje mulli uji. Duhet thene se ky burim ujor eshte i ngjashem me shume burime dhe rrjedhje uji qe qyteti ka ne disponim. Vendasit e perdorin kete uje per gatim dhe kuajt e tyre. Per shijen time, uji eshte shume i mire per tu pire.” Fragmenti i mesiperm eshte shkeputur nga nje raport i detajuar mbi Albanian e vitit 1570. Eshte informacioni me i sakte dhe i perpikte qe egziston nga ajo kohe(1). Midis detajeve te tjera, te terheq vemendjen prania e madhe e ujit ne Kruje. Dhe pikerisht fjala 'Uje' eshte pjese perberese e emrit Kr-uje . Mire 'uje', po parashtesa ‘Kr’ nga doli ? - do te pyese nje kureshtar. Kesaj pyetje une i dhashe nje pergjigje nga kendveshtrimi im. Dikush tjeter mund te jape te tijen. ‘Kr’ vjen nga Greqishtja dhe eshte shkurtim i fjales ‘Krio’ qe do te thote ‘Ftohte’. Pra togfjaleshi ‘Krio-uje’ u transformua ne ‘Kr-uje’ dhe eshte nje fjale hibride Greko-Ilire. Krijimi, modifikimi dhe perkthimi i emrave te perbere me fjale te gjuheve qe perzjeheshin me njera-tjetren eshte nje fenomen shume i njohur. Argumentimi im eshte se kjo ka ndodhur edhe ne rastin e Krujes me protogoniste dy fjale; njera Greke, tjetra Ilire(2). Ne Greqi egzistojne toponime Krioneri, Krionera dhe forma te ngjashme. Dhe jo vetem ne Greqi. Zona e Vlores, qe sot quhet ‘Uji i Ftohte’, disa dekada me pare quhej ‘Krionero’. Po e le toponimin Kruje dhe po permend ‘Principaten e Arberit’ (1190-1216), qe disa historiane thone se ishte forma e pare e organizimit shteteror te shqiptareve te hershem. Drejtuesi i pricipates ne fjale quhej Progon/Progonos. Qendra e tij kryesore ishte Kruja. Perse mbante ai nje emer grek qe do te thote ‘Paraardhes’ ose “Djale i adoptuar’ ? Logjika ime thote se mundesite jane dy: Ai ishte grek Ai i perkiste nje kulture/etnie mikse si shume drejtues/familje drejtuese te kohes. Ne gjuhen shqipe, emri Progon nuk ka as edhe nje lloj shpjegimi. Krahasimi i kohes se Ilreve me periudhen Mesjetare te Progoneve nuk eshte nje perafrim plotesisht i sakte, por megjithate nuk mund te injorohet prezenca e gjuhes Greke ne shume zona Ballkanike. Harta e meposhtme, e shekullit te 16-te, tregon pikerisht disa toponime Greke ne jugun e Shqiperise, dhe jo vetem. Shembuj: Papadates, Cimera, Panormo, Galipoli, (Ne Kalabri). Perfundim Emri Kruje, si nje fjale e vetme, nuk ka kuptim ne gjuhen shqipe. Ajo shpjegohet fare mire me menyren e formimimit te emrave te perbere ne gjuhen Greke ku ndajfolja paraprin emrin. Ne gjuhen shqipe ndodh e kunderta, si ne rastin ‘Uji i Ftohte’. Nje fjale tjeter, e ngjashme me ‘Kruje’ eshte ‘Kroi’ qe shpjegohet me te njejten menyre. Si konkluzion, mendoj se perpara ardhjes se bullgareve/sllaveve ne zonat qendroro-jugore te Shqiperise, gjuha Greke eshte perdorur gjeresisht. Ajo eshte perziere me ate te Ilireve te jugut qe gradualisht kane zbritur drejt Epirit … Nje nga gjurmet e kesaj perzjerje eshte edhe emri ‘Kruje’. Shenime dhe sqarime 1- https://www.mendoj.me/raport-mbi-albanian-viti-1570 2- Po mbeshtes variantin qe gjuha shqipe eshte vazhduese e ilirishtes dhe fjalet uje/ujt/oi jane variante dialektore. Shtator, 2023
- Shqiperia dhe Shqiptaret - V. Caillard | Mendime
"Albania and the Albanians" by Sir Vincent Henry Penalver Caillard Europianet e shekujve te kaluar kane treguar pak interes per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk ka patur studime te mirefillta historiko-shkencore qe te benin fjale rreth vendit dhe njerzve. Fillimi i viteve 1800 shenoi zgjimin e interesit per Albanian Otomane* dhe banoret e saj. Zgjodha nje shkrim te ekonomistit te degjuar anglez Vincent Henry Penalver Caillard ku ai jep nje pershkrim te detajuar te provinces Otomane te Albanias; grupeve te popullatave qe jetonin ne keto hapesira, ngjashmerite dhe dallimet midis tyre, etj. Shkrimi eshte i vitit 1885, botuar per here te pare ne "The Fortnightly Review" qe ishte revista me e rendesishme e Anglise te asaj kohe. Sir Culliard ishte dashamires i hapur i albanasve/shqiptareve. Ai i beri apel politikes se kohes qe te merrte ne konsiderate aspiratat e shqiptareve dhe popullatave te tjera qe banonin ne provincen e Albanias Otomane. Albania dhe Albanasit / Shqiperia dhe Shqiptaret Albania (Shqiperia*) eshte ne nje situate te trazuar; per kete arsye idete dhe pershtypjet qe mora gjate vizites sime ne kete vend, duhet te konsiderohen te sakta vetem deri ne nje fare niveli. Pavaresisht kesaj, ishte nje udhetim kurioz dhe terheqes ne nje vend relativisht pak te njohur nga anglezet megjithese atje mund te shkohet kollaj duke perdorur Triesten si port lidhes. Nga Trieste rrugetimi im vazhdoi per ne Kotor, me tej neper Malit te Zi, me destinacion Shkodren, qe eshte nje qytet ne veri te Albanias. Duke lene Triesten heret ne mengjez, lundrimi vazhdon ne nje det blu qe shtrihet deri tutje ne perendim. Udhetimin e bejne me terheqes pamjet e bukura te kodrave te mbuluara me gjelberim te shumte ne mes te se cilit, here pas here, shfaqen disa shtepi te bardha. Ne mes te ketij pejsazhi, e vendosur mbi nje vend solid, qendron keshtjella “fatkeqe” Miramar. Ne horizontin e larget shihen malet e Tirolit me majat e tyre te mbuluara me debore. Nga bordi i anijes shihen ndertesat e Triestes te shperndara me nje organizim te perpikte dhe qe zbardhin me nje rezatim shkelqyes. Levizjet e shumta te vaporeve te mallrave dhe varkave te peshkimit te krijojne imazhin e nje porti te madh dhe aktiv. Dhe mbi te gjitha, shkelqimi i djellit te mengjezit krijon nje “pikture shumengjyreshe” qe te mbush me nje ndjenje optimiste per udhetimin qe do te vazhdoje ne drejtim te bregut lindor te Adriatikut te trazuar. C’do pamje qe te del perpara ja vlen te shikohet. Duke filluar qe nga antikat e mrekullueshme te qyteterimit dhe arkitektures Romake dhe vazhduar me mbetjet e koheve me te vona si ato te Venedikut te fuqishem. Ndertimet ne fjale jane te shperndara vende-vende pergjate bregdetit. Pamjes i shtohen banoret e pashem dhe romantike Dalmaciane, rruget e shtruara keq, te ngushta dhe te ndotura, te qyteteve bashkekohore qe edhe pse kane problemet e permendura jane gjithmone piktoreske. Ajo qe te terheq me shume eshte hyrja ne Kotor. Efekti qe krijojne malet shkembore qe ngrihen madherishem te jep pershtypjen se ato do te bien nga casti ne cast mbi qytezat e bardha qe shtrihen prane detit. Brenda tokes, ne afersi te bregdetit, ka liqene te vogla te cilat njihen me emrin e famshem “bocce”. E gjithe kjo pamje te krijon nje ndjenje te cuditeshme dhe te pazakonte. Kjo pershtypje nuk mu largua dhe kur isha ne kurizin e nje kali te vogel duke ngjitur te perpjetat e rrezikeshme "zig-zake" te shpatit malor qe vendasit e quajne "Escaladra". Ne fakt eshte ndertuar nje rruge e re transporti, por banoret e zones preferojne te ndjekin shtigjet e kafsheve qe "gjarperojne" rezikshem mes shkembinjve te ashper dhe te ngrene nga erozioni qe ngrihen deri tek rete duke i dhene ketij vendi emrin e degjuar "Mali i Zi". Ne ndalimin e pare, ne nje vend qe quhej Njegåsh, erdha ne kontakt me nje lloj popullate qe e shihja per here te pare. Ishte nje perzierje e nje civilizimi te vjeter dhe nje primitivizmi te thjeshte. Pak a shume, kete moment e kisha fantazuar keshtu: Nje udhetar me eksperience, i veshur si nje endacak Anglez, do te me drejtohej me nje Frengjishte te thyer mire. Disa minuta me pas do te ndodhesha i rrethuar nga vendas, shumica e te cileve ishin te veshur si ne ato pikturat me kalem (bardhe e zi), qe shpesh shfaqen ne faqet e gazetave ne shkrimet qe pershkruajne udhetime ne keto vende. Me vone, fshataret do te me tregonin dhome e shkolles e cila ndodhej mbi nje stalle kafshesh dhe qe te arrije atje duhet te ngjiteshe neper nje shkalle druri. Dhe ndodhi vertet ashtu sic kisha fantazuar. Ne klase kishte nje maket te sitemit djellor/planetar qe vihej ne pune nga nje mekanizem me zembrek, nje drase te zeze, disa rreshta me banga dhe materiale te tjera mesimore qe te kujtonin nje ambjent te zakonshem shkolle ne nje fshat Anglez. Nje moment me vone, do te shfaqej mesuesi, nje djalosh i pashem dhe i sjellshem, me nje krenari te dukeshme si te atij luftetarit te vjeter, te famshmit "kapiteni i madh", qe kishte prere koken e jo me pak se 30 Turqve. Pas nje ushqimi te bollshem, udhetimi do te vazhdonte midis maleve shkembore, si ato qe paraqiten ne fantazite vizatimore te maleve ne Hene, me destinacion Cetinje, kryeqendren e vendit. Cetinja eshte ne qyteze e vogel dhe e vetmuar; si te thuash nje fole shqiponjash e ndertuar ne maje te nje shkrepi te thate. Qyteza ka nje popullsi rreth 400 fryme. Ne mes te saj ngrihet hijshem nje pallat princeror qe si per nga ceremonite, menyrat, proceurat dhe rutinat e oborrit, i ngjan Pallatit Mbreteror te St. James ne Londer apo Tuileries ne Paris. Pozicioni gjeografik dhe gjendja e pergjitheshme e vendit, te ben te mendosh se e ardhmja e Mali te Zi nuk do te jete plotesisht e sigurt. Por padyshim, i gjithe komuniteti vendas, duke filluar nga shtresat me te ulta deri ne ato me te larta, perpiqen te beje maksimumin per shfrytezimin e mundesive qe natyra ju ka afruar. Qe nga Cetinje deri ne Rjeka, qe eshte ekstremi me verior i liqenit te Shkoders, rruga kalon nepermes nje zone te shkrete qe behet me e kendeshme sa me shume qe i afrohet liqenit. Ne breg na priste nje varke e vogel qe i perkiste Princit Malazez dhe pas 6 oresh lundrimi, duke shijuar pamjet piktoreske, arritem ne qytetin albanas te Shkoders. Pas Janines, ky eshte qyteti me i rendesishem i Albanias*, dhe nje nga me te bukurit. Catite e kuqe ngrihen mbi gjelberimin e shumte te qytetit. Pazari eshte i vjeter dhe i lene pasdore, me nje cati te cilesise se dobet te ndertuar shume vite te kaluara, gjysma e te ciles eshte kalbur dhe rezuar. Ndersa bime zvaranike ngjiten rreth atyre pak strukturave qe kane mbetur duke krijuar si te thuash nje mbrojtje apo hije perballe rezeve te forta te djellit. Objekti qe te terheq me shume vemendjen eshte keshtjella e vjeter venedikase, e shkateruar nga koha dhe bombardimet, qe shikon trishtueshem qytetin nga pozicioni ku ndodhet. Xhamite jane te pambaruara ose pjeserisht funksionale por me minare elegante. Liqeni shtrihet hijshem dhe rrethohet ne drejtimin verior, lindor dhe perendimor nga vargmale shkembore dhe e gjithe kjo krijon nje pamje te pergjitheshme terheqese dhe te bukur. Vendasit jane te pershtatur mire me hapesiren ku jetojne. Ketu ju mund te shihni fuastanellen valavitese dhe ecjen prepotente te burrit Myslyman qe perpiqet te terheqe sa me shume vemendjen e te tjereve. Me tutje do te shihni qytetarin e Krishtere te veshur me xhakete te kuqe dhe pantallona te gjera ne ngjyre te zeze. Me tutje shfaqet Mirditori me pantallonat e bardha pas trupit dhe me xhaketen e zeze, (ata e veshin kete si shenje te mbajtjes zi per Skenderbeun). Diku aty vecohet dhe brezi i shkelqyer i bajraktarit. Mes kesaj larmie rezaton manteli i qendisur me te verdhe i zonjave Katolike dhe kombinimi i mbuleses ngjyre “cokollate” te qendisur me fije ari dhe vellos te bardhe te zonjave Myslymane. Ky variacion i pafund ngjyrash dhe veshjesh ndryshon vazhdimisht perpara syve te udhetarit. Ndersas armet e lyera me argjend reflektojne djellin ne te gjitha drejtimet duke krijuar nje skene te mbushur plot me shkelqime vezulluese. Burrat, ketu dhe ne te gjithe Albanian Veriore, jane te gjate dhe aktive, fytyrat e tyre shprehin inteligjence, me hunde pakez te perkulur, balle te gjere, me nje veshtrim te mprehte dhe kurrioz. Grate, nga ana tjeter, ne pjesen me te madhe, jane te ashpra dhe te pazhvilluara ne kuptimin femeror te fjales. Por, ne pergjithesi vajzat e reja jane te miresjellta dhe simpatike. Ka shume te ngjare qe mungesa e feminitetit ne grate eshte rezultat i kushteve te veshtira dhe puneve te renda qe ato detyrohen te bejne duke u trajtuar vazhdimisht si kafshe pune. Ndersa inteligjenca e burrave nuk duhet gjykuar nga pamja e tyre e jashtme. Ata jane shume te talentuar ne ndertim, kopshtari, punim argjendi, punim shajaku, akitekture dhe pak a shume ne cdo dege te ekonomise qe kerkon eksperience dhe shije artistike. Po ashtu, nuk eshte e pazakonte qe te gjesh Albanas te punesuar ne pozicione te larta drejtuese te Perandorise Otomane. Permeteper, ata jane, pak a shume, te hapur dhe mireprites; zbatues te perpikte te regullave dhe kodit te tyre te nderit. Ndersa guximi i tye eshte pothuajse proverbial. Megjitheate, vendi tregon shenja te pakta zhvillimi. Per shembull, aftesite e tyre agrare dhe blektorale jane te thjeshta dhe te prapambetura njesoj si ato qe pershkruhen ne historite biblike. Ata nuk kane makineri moderne dhe punojne njesoj si para-ardhesit e tyre punonin ne shekujt e kaluar. Natyra e sjelljeve dhe zakoneve te tyre te jep pershtypjen e fenomeneve te vjetra qe s’kane ndryshuar qe prej shume kohesh dhe jane trasheguar nga brezi ne brez per shekuj te tere. Raca e tyre ndryshon pakez ne paraqitje fizike dhe kjo eshte me e dukshme ne drejtimin jugor por observimet e bera me siper vlejne plotesisht per te gjitha pjeset e Albanias. Kudo mund te gjesh burra te inteligjences te larte, por evidencat e edukimit dhe civilizimit nuk duken azgjekundi. Egzistenca e nje race qe ka ne zoterim nje avantazh te dukshem natyror por qe mbetet “ne vend numuro”, bile qe “ecen mbrapa”, ne nje kohe qe shtetet e tjera fqinje po zhvillohen dhe shkelqejne, (popullatat e ketyre vendeve nuk kane ndonje superioritet as fizik dhe as mendor ne krahasim me albanasit), i zgjon udhetarit kureshtjen se pse ndodh kjo anomali. Nje vezhgim i kujdesshem nga afer do ta shpjegoje kete fenomen. Per shekuj te tere Albania ka vojtur nga tensione te brendeshme. Ne kuptimin e pergjithshem vendi eshte i ndare ne 3 pjese; Gegeria, (ose Albania Veriore), Toskeria (ose Albania qendrore), dhe Epiri (ose Albania Jugore). ***** Ne zonen e Epirit shtrihet nje rrip i vogel toke ne afersi te bregdetit, duke filluar qe nga Kepi i Gjuhes dhe deri ne Parge, qe banohet nga nje degezim i fiseve Toske. Keta quhen “Came” dhe mund te thuhet qe kjo eshte nje popullate Albanase, por ky eshte nje konkluzion arbitrar. Camerit nuk jane agresive; jane njerez te qete qe merren me agrikulture dhe qe po transformohen shume shpejt ne helene. Kjo po ndodh si rezultat i bashkejeteses me epirotet fatin e te cileve ka shume mundesi qe camet do te preferojne te ndjekin. Simpatite e tyre ne drejtim te albanasve jane aq te vogla saqe kur keta te fundit zbriten nga veriu te krijonin nje levizje kunder grekeve, camet kercenuan se do ti rezistonin me arme ne se ata (albanasit nga veriu) i afroheshin ne ndonje menyre territoreve te tyre. Persa i perket epiroteve; ata mund te konsiderohen “puro” greke. Gjuha e tyre eshte greqishtja, emrat e tyre jane greke. Ata jane nga koka ne kembe greke, ne mendim dhe ndjenja, ne zakone dhe besim fetar. Nuk do te ishte korrekte te thuhej se nuk ka myslymane, por ata jane nje pakice dhe jo shumice. Pak a shume, ata jane mbetje historike te Ali Pasha Tepelenes. Konvertimi ne fene e Islamit ishte hapi i pare ne perpjekjet per ti terhequr vemendjen pashajt dhe perfituar nga ai ndonje favor. Jo pak nga epiriotet myslymane te sotem jane pas-ardhes te te konvertuarve te asaj kohe te cilet preferuan avantazhet e perkoheshme perpara besimit fetar. Ky fakt tregohet qarte nga disa zakone interesante qe hasen midis myslymaneve te Epirit. Ata ndjekin me perpikmeri festimet e kishes Greke. Ata ju falen Shenjtoreve Greke, ata njohin autoritetin e dhespoteve Greke dhe kur jane te smure ju kerkojne prifterinjeve greke te luten per ta. Ka te ngjare qe kjo sjellje te jete nje nga rastet me te spikatura ne histori qe tegon se si dikush perpiqet ti sherbeje Zotit dhe “Xhepit” ne te njejten kohe. Disa pjese te Epirit Jugor jane perfshire ne Albania, ose me sakte ne Perandorine Otomane, relativisht vone. Kjo tregohet nga nje marveshje shume interesante qe u be midis Rusise dhe Portes se Larte me 21 Mars, (Me kalendarin e vjeter), te vitit 1800 ne Kostandinopoje (Istambul) dhe konfirmuar ne Tetor te njejtit vit po ne Istambul nga fuqite e tjera Europiane. Ngjarjet qe rrodhen me vone ne keto territore, sidomos riorganizimi i kufirit grek, treguan se kjo mareveshje nuk u mor parasysh dhe u injorua. Pika VIII e kesaj marveshje thote: “Qe nga ky moment dhe ne vazhdim, distriktet e Prevezes, Parges, Vonicas dhe Butrintit me te gjitha zonat perkatese te cilat i jane shkeputur Venedikut qe i ka patur ato nen kontroll (nuk thuhet se ato jane zona Albanase) do ti bashkohen Perandorise Otomane dhe do ti shtohen zoterimeve te Portes se Larte". Ne vazhdim thuhet qe “banoret jane te gjithe, pa perjashtim, te krishtere”, dhe se ata do te gezojne te drejta speciale qe lidhen me besimin fetar dhe traditat e tyre. Ashtu si ne marveshiet per principatat Danubiane, “duhet te jete e ndaluar qe myslymane te zoterojne prone apo banojne” ne distriktet e permendura ne marveshje. Qe nga ky moment, "keto distrikte duhet ti nenshtrohen nje guvernatori te pergjithshem otoman i cili do te marre udhezime strikte se si ti trajtoje banoret ne menyren me te mire te mundeshme dhe te zbatoje drejtesine”. Pika XI e mareveshjes vendosi qe rajate (1) e distrikteve te permendura “te cilet futen nen kontrollin e Portes se Larte per here te pare” do te paguajne nje takse shume te moderuar dhe ne asnje manyre me te larte se ajo qe paguanin kur ishin nen kontrollin e Republikes Venedikase. Duke marre ne konsiderate vuajtjet qe ata kishin kaluar gjate luftrave te fundit ata nuk do te paguanin asnje takse per 2 vjet duke filluar nga momenti i nenshkrimit te marveshjes. Porta e Larte e zbatoi marveshjen me perpikmeri per nje kohe relativisht te konsiderueshme. Per 6 vjet, provinca se ciles ju bashkuan dhe distriktete e permendura me lart, u drejtua nga nje person me emer Abdullah Bey, qe me sa duket ishte nje guvernator i drejte dhe i edukuar. Gjate kesaj periudhe rajat (banoret e krishtere) ishin plotesisht te kenaqur dhe ky interval u qojt “Koha e Arte” e Epirit te Jugut. Me vone, ne vitin 1806 Abdulla Bey ishte larguar nga detyra dhe provinca u fut nen kontroll te Ali Pasha Tepelenes. Nuk eshte e nevojshme te thuhet se menjehere pas kesaj filloi keq-qeverisja dhe shtypja. Ne nje kohe te shkurter Ali Pashaj kishte konfiskuar cdo prone qe kishte vlere dhe e kishte transferuar ate tek disa nga ata qe ai i perkufizonte si “albanasit/shqiptaret e mi”. Rajat e pakenaqur protestuan; Ali Pashaj i injoroi ankesat e tyre. Ata ju drejtuan Portes te Larte dhe kur nuk pane ndonje reagim nga kjo e fundit emigruan masivisht ne Zante (Zakynthos). Pas kesaj, Ali Pashaj mori nje kercenim te hapur nga Porta e Larte qe i kerkonte atij t’ju dergonte nje leter emigranteve, t’ju sugjeronte atyre qe te ktheheshin sa me pare dhe se ai i njihte padrejtesite e bera dhe ju premtonte atyre qe nuk do ti perserite kurre gabimet e meparshme. Banoret e larguar e pranuan kerkesen e tij dhe per pak kohe morren nen kontroll pronat e tyre. Por shume shpejt Ali Pashaj e shkeli fjalen dhe perseri pasuroi “albanasit/shqiptaret e tij” ne kurriz te njerezve te drejtat e te cileve ishte urdheruar te mbronte. Pas kesaj nuk u be ndonje kerkese tjeter per te rishqyrtuar situaten. Disa nga guvernatoret e pergjithshem qe erdhen pas Ali Pashajt, ne vecanti dikush i qojtur Mehmet Ali, ne vitin 1848, pranoi nepermjet nje dokumenti te shkrojtur ku thuhej se padrejtesite qe “rajat” mbanin ne kurriz ishin te verteta dhe premtoi ti drejohej Portes se Larte per rishqyrtimin e situates. Mbase banoret kerkuan ndihme nga qeveria qendrore por pergjigjia nuk erdhi kurre. Me vone, ne vitin 1850 nje peticion ishte nisur nga qyteti i Prevezes tek Valiu i Janines. Dokumenti kerkonte rikthimin e te drejtave qe ishin mohuar per nje kohe te gjate. Kjo perpjekje nuk dha ndonje rezultat ashtu sic nuk kishin dhene dhe kerkesat e mepareshme. Kjo ishte perpjekja e fundit per te vene ne vend drejtesine. Qe nga ajo kohe dhe deri me sot, kjo zone ka mbetur nen kontrollin e pakundeshtueshem te njerezve qe e morren ate me force. Megjitheate, perpjekjet e Ali Pashajt per “albanizimin/shqiptarizimin” me dhune te Epirit te jugut nuk kane patur ndonje sukses praktik. Edhe tani, ne provincen e permendur ne marveshjen e mesiperme, ka vetem 84 familje shqiptare. Eshte e pamundur ti largohesh kesaj teme pa permendur Bajronin, (Lord Byron), personin e ndritur, gjeniun e cuditshem dhe eksentrik, jeta e te cilit u mbyll nga nje vdekje e trishtueshme dhe e parakoheshme. Poemat dhe aventurat e tij kane mbuluar emrat e Epirit, Ali Pashajt dhe Albanias me nje vello romantike. Vargjet e bukura se kenges te dyte te “Childe Harold” qe pershkrujne skena “mistike” qe egzistojne vetem ne boten poetike te zgjojne nje imagjinate magjepese. Eshte veshtire te besohet qe ndersa punimet dhe bashkeudhetari i tij (2) jetojne midis nesh, dora qe shkroi poemat eshte ftohur njehere e pergjithmone. Kodrat dhe luginat e kendeshme perreth Janines, shkembinjte, lumenjte, pyjet, malet vazhdojne te qendrojne si njere e nje kohe. I gjithe ky ambjent krijon nje ndjesi perrallore ne qender te se ciles qendron “bariu i vogel me gunen e tij te bardhe” qe me nje ze magjepes i ben thirrje udhetarit te rastesishem te "ngrije" per nje moment dhe te “adhuroje lindjen e diellit, ngritjen ne mesin e kupes se qiellit dhe perendimin e tij”. Tani vijme tek "burri i luftrave dhe hidherimeve”, Ali Pashaj, me gjithe pallatet e tij, festimet e tij, sklleverit e tij, te tredhurit qe ruanin haremet e tij, ushtaret, miqte dhe mbikqyresit e pushtetit te tij. Kush ishte ky person ? Ne Janine jeton nje burre i vjeter qe mban mend mire sundimtarin brutal. Ai do t'ju tregoje me detaje historine se si u tradhetua dhe egzekutua Aliu. Natyrisht qe ka nje numur te pafund historish, qe i degjon kudo ne Janine, rreth barbarizmave te kryera me nxitjen dhe nen mbikqyrjen e Pashajt. Ne kete shkrim jane zgjedhur disa tregime, jo sepse ato konsiderohen qe te jene te perpikta por sepse eshte interesante te degjohen versionet qe kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve. Keto pershkrime te bejne te kuptosh shkallen e urrejtjes dhe frikes qe emri i Aliut vazdhon te krijoje ne mes te vendasve deri sot e kesaj dite. Pershembull, eshte e zakoneshme te thuhet qe diku nen pallatin e tij Pashaj ndertoi nje kasaforte guri ku fshehu thesaret e tij te fameshm. Ne menyre qe askush te mos dinte ku ndodhej vendi i "kasafortes" ai vrau te gjithe puntoret qe morren pjese ne ndertimin e saj. Gjithashtu, tregohet me detaje qe te bejne te dridhesh se si njehere, per te shojtur xhelozine e nje nga nuseve te djemve te tij, ai mbyti ne liqen 20 nga vajzat me te bukura te Janines (3). Nje version akoma me sensacional rreth bemave te Aliut eshte diskutimi apo hamendja se sa njerez ishin vrare dhe floket e tyre ishin perdorur per te mbushur dysheket dhe jasteket e divanit te tij. Por me renqethese eshte legjenda qe ben fjale rreth kapjes se rroberve franceze ne qytetin e Prevezes (4). Thuhet se Ali Pashaj u ul ne nje ballkon dhe urdheroi qe te silleshin roberit franceze nje nga nje dhe tju pritej koka perpara tij. Me trupat e fatkeqeve u krijua nje “kapice tmeri”. Ne fillim xhelati e beri punen mire por ne vazhdim e zuri gjaku, kembet ju prene, dhe ra perdhe i vdekur nga qe se perballoi dot situaten makabre. Disa thone se u soll nje xhelat tjeter, disa te tjere thone se Aliu e vazhdoi egzekutimin me doren e tij. Por shumica bien dakord me ate qe ndodhi me pas. Ata thone se nje numri burrash ju fal jeta me nje qellim akoma me barbar. Ata u detyruan te kerkonin dhe gjenin ne kapicen e kufomave qe ishte "ndertuar" perpara Pashajt, kokat e shokeve te tyre dhe ti shpinin ato ne Janine ku do te "dekoronin" pallatin e Aliut. Historia e fatit te Zofrenit te bukur tregohet po ashtu, pothuajse fjale per fjale, sic e pershkruan ne shkrimet e tij Hobhouse. Duke ju larguar tregimeve te hidhura mbase eshte me mire te shqyrtosh versionin e Bajronit (Lord Byron) dhe pershtypjet e tij personale ashtu sic paraqiten ne letrat dhe shenimet e bera per poemen e tij “Childe Harold”. Keto te fundit duke qene mendime te pergjitheshme jane materiale qe mund te perdoren shume mire per krahasim me informacione qe kemi nga burrime te tjera. Duhet thene qe ne fillim; pozicioni nga ku Lord Bajroni pa epiriotet eshte disi i paqarte. Ne nje moment ai i referohet Delvinakit si "fshati kufitar midis Epirit dhe Albanias", diku tjeter epirotet ai i quan albanas, pa bere ndonje diference apo shpjegim midis dy perkufizimeve. Ky interpretim, ashtu si dhe gabimi tjeter kur ai i klasifikon malazezet si shqiptare, mbase eshte i lidhur me faktin qe Lord Bajroni nuk udhetoi mjaftueshem ne drejtim te veriut qe te ishte ne gjendje te kuptonte dryshimin e madh qe egzistonte midis albanasve te vertete dhe epiroteve. Nje arsye tjeter thelbesore qe ka ndikuar ne kete opinion eshte fakti qe ai vizitoi Epirin ne vitin 1809. Ne ate kohe te gjitha distriktet e permendura me lart ndodheshin prej 2 vitesh nen zoterimin e albanasve/shqiptareve te Ali Pashajt. Permeteper, i gjithe Epiri i ishte nenshtruar kontrollit te ketij te fundit. Hobhouse thote se pothuajse te gjithe albanasit flisnin greqisht dhe ata qe ishin te edukuar e lexonin ate. Ky konstatim gjuhesor perputhet shume mire me hapesiren gjeografike qe Lordi Bajron vizitoi. Ne te njejten kohe, nuk eshte egzagjerim te thuhet se ne zonat ne veri te Beratit eshte veshtire te gjendet qofte edhe 1 greqisht-foles megjithese ne ato zona banojne shume albanas te vertete te besimit Orthodhoks. Ne fushat e tjera, pershtypjet e nje udhetari modern do te jene egzaktesisht te njejtat me ato te permendura nga Lord Bajroni dhe shoku i tij i udhetimeve (Hobhouse). Sir J.C. Hobhouse Baron J.C. Hobhouse Lord Byron Sir V.H.P. Caillard Lordi Bajron, ne poemen e tij (5) pershkruan "pike e per pe" nje skene valleje qe ai pa me syte e tij gjate nje nate pasionante ne Lutraki, (Fshat afer Mesolongjit). Ndersa Hobhouse jep nje pershkrim te detajuar, deri ne imtesite me te vogla, te kenges "κλέφτες πότε Πάργα", (Titulli i kenges ka kuptimin: Hajdute, kur do te shkojme ne Parge ? - shenimi im). Teksti i kenges nuk ishte i njejti qe ai paraqet, por ishte ne albanishten/shqipen toskerishte. Pavaresisht kesaj, skena e ngjarje ishte pershkruar me saktesi. Albanasit/shqiptaret rinin te ulur rreth nje zjari te madh, dhe me nje ze here te mbytur, here te larte si nje britme kendonin nje kenge te eger. Ata tundnin trupat e tyre ne nje menyre ritmike dhe here pas here ngriheshin dhe kercenin rrotull zjarrit; nje lloj festimi ky qe zgjati deri naten vone. Megjithese emri i Lordit Bajron eshte lidhur ne menyre intime me emrin e Epirit, (dhe natyrisht qe figura e tij eshte e shume e njohur midis epirioteve te edukuar), eshte emri i nje anglezi tjeter qe ka ndikim akoma me te madh midis epirioteve. Bile ky emer konsiderohet nga banoret vendas si nje simbol shprese. Si per cudi, njerzit me te cilet une isha duke udhetuar neper Epir me sa duket ishin te njohur me komisioneret qe ishin derguar te percaktonin kufijte e rinj te Greqise. Me keta njerez u takuam gjate rruges qe nga Seyada/Sejada per ne Janine. Grupi perbehej nga perfaqsues te fshatrave nga zona te ndryshme. Ata shpresonin qe me se fundmi lutjet e tyre te beheshin realitete dhe distriktet ku ata jetonin ti bashkoheshin Greqise. Te gjithe keta njerez kur takoheshin dhe ndaheshin nga njeri tjetri shprehnin te njejtin urim. I gjithe vendi, nga fillimi ne fund, kumbonte me fjalet "Viva Gladstone". Gladstone (6) shihej si shpetimtari i vendit te tyre, burri ne te cilin ata besonin per nje te ardhme me te mire dhe te begate, per ribashkimin me atdheun e tyre. Natyrisht qe drejtuesit turq ne Janine e konsideronin kete si nje demonstrim te organizuar dhe rezultat i intrigave dhe perpjekjeve korruptuese Greke. Ne Filiat, i zoti i shtepise ku ne qendruam ishte jashtezakonisht krenar sepse ne shtepine e tij, 22 vjet me pare, kishte ndaluar “ő kúpos Γλάδστων”, (Zoti Gladstone), kur ky i fundit kishte udhetuar nga Korfuzi ne Epir. - Ai eshte nje burre shume i zgjuar - tha i zoti i shtepise. Une jam i gezuar qe ai eshte gjalle e mire. - Pse keshtu ? - e pyetem ne. - Sepse ai do te na vendose atje ku ne perkasim - ishte pergjigjia e tij e menjehereshme. Reagimi i nje banori nga Velchista/Velcista ishte vertet mbushur plot pathos. Kur u pyet ne se a ishte i kenaqur nen regjimin aktual ai u pergjigj: "Jo, jemi absolutisht te pakenaqur. Kerkesa jone e vetme eshte te bashkohemi me memedhene tone - Greqine. Ne nuk kemi azgje te perbashket me Albanian. Taksat mund te jene te renda ne Greqi, por se paku ne do te kemi tregeti dhe perparim. Ne nuk guxojme te ndertojme fabrika, ose dicka tjeter, sepse nen Turqine nuk kemi siguri. Emri im eshte grek, te gjitha emrat ketu jane greke. Ne kohet antike Greqia dhe Epiri ishin e njejta gje, ashtu sic duhet te jene dhe sot. Situata aktuale nuk mund te zgjate pergjithmone, - dhe ne kemi shprese ne Gladstone". Nje burre tjeter ishte po aq shprehes ne mendimet e tij duke theksuar se ishte e pamundur qe turqit ta mbanin vendin nen kontroll per nje kohe te gjate. Ai e mbylli diskutimin e tij duke thene: "Ne do ti dergojme peticione Gladstone; Ai eshte nje udheheqes i madh dhe burre i mire, dhe do t'ju jape grekeve c'fare eshte e tyrja". Ne se keto nuk jane prova te mjaftuehme te nje deshire te pergjitheshme per tu bashkuar me Greqine atehere ne mund te kthehemi mbrapa ne te kaluaren jo te larget dhe kujtojme Suliotet. Ky ishte nje fis kryesisht grekfoles i chameve te Epirit, qe pervec se ishte ne lufte te vazhdueshme me Ali Pashane dhe albanasit/shqiptaret, ishte dhe nje nga grupet e para qe u perfshine ne luften per pavaresine e Greqise. Marko Bocari, nje nga burrat e fisit, ishte mbase heroi me i madh midis heronjve te shumte qe rane ne fillimet e asaj perpjekje te pergjakeshme. Ne fakt, Epiri qe ne kohera qe s'mbahen mend ka qene ne te gjitha drejtimet grek, duke filluar qe nga emri. Let te shpresohet qe ne te ardhmen e afert Epiri, nje nga pjeset me te rendesishme te Greqise, ti rikthehet perseri asaj. ***** Me Gegerine dhe Toskerine ceshtja qendron ndryshe. Nuk ehte qellimi i ketij artikulli te hyje ne diskutimin e origjines se races Albanase/Shqiptare, nje subjekt ky ku shume autoritete te degjuara te fushes nuk bien dakord. Hobhouse thote se ne Albania nuk ka mbetur azgje nga raca antike Ilire. Ai ka permendur si origjine te mundeshme sllavet scythians dhe albanasit aziatike, dhe perfundon me konkluzionin interesant qe albanasit/shqiptaret jane nje perzierie greke, romake, gothe, vandale, spaniarde, italiane, bullgare dhe otomane. Pouqueville thote se albanasit/shqiptaret kane rrjedhur nga galet. Herr Kiepert i klasifikon ata si iliriane. Meletius mendonte se ata nuk kane te bejne as me ilirianet dhe as me albanasit aziatike, por me keltet qe erdhen nga Japygia ne Itali dhe me pas kaperxyen detin ne Durres dhe u shperndane ne zonat perreth. Nje shqiptar i kohes sone, Abdyl Bey Frasheri, i cili e vlereson shume edukimin, u perpoq te me bindte ne idene e tij duke me thene qe eshte e padiskutueshme qe shqiptaret jane perfaqsues te vertete te pellazgeve. Sipas Zt. Frasheri egziston nje fare lidhje midis shqiptareve dhe grekerve por keta te fundit jane nje dege e larget ndersa te paret jane pasardhes "puro" dhe me gjak te paster pellazgjik. Gjithashtu, ai deklaroi qe gjuha shqipe eshte identike me pelazgjishten antike. Sido qe te jete, ky opinion ka shume te ngjare te ishte nje "mbi-doze" patriotizmi. Ne librin e tij me titull "The Languages of the Seat of War" te botuar ne vitin 1854, Profesori Max Müller, autoriteti me i madh i fushes qe vazhdon te jete gjalle, ne nje artikull te shkrojtur ne menyren me admiruese refuzon te "arrije ndonje opinion vendimtar mbi origjinen dhe zhvillimin e ketij dialekti te izoluar" qe flitet ne Albania. Mbase klasifikimi i gjuhes do te percaktoje dhe origjinen e vertete te njerezve qe e flasin ate. Dr. Hahn, ne punimin e tij te jashtezakonshem dhe te vecante, te qojtur "Albanesische Studien" (Studime Shqiptare), mbeshtet qartazi opinionin qe albanasit rrjedhin nga ilirianet, ose po te perdorim nje term me te gjere, nga pellazget. Ai kosideronte si prove kryesore te origjines pelazgjike lidhjen midis gjuhes shqipe dhe shume fjaleve te mitologjise greke. Ai arriti konkluzionin qe albanasit jane autoktone ne kuptimin qe nuk mbahet mend peridha kohore kur ata u vendosen per here te pare ne keto hapesira. Duke pranuar kete version, mund te thuhet se raca albanase eshte nje grup i vecante dhe dikush mund te arrije konkluzionin qe te dy grupet, geget dhe tosket, rrjedhin nga e njejta origjine. Kuptohet ata jane efektur, por jo shume, nga kontakti qe kane patur me racat e tjera. Diferenca qe egziston midis tyre mbase eshte elementi kryesisht sllav qe eshte perzjere me gjakun geg dhe nga ana tjeter kryesisht perzierja vllaho-greke me tosket. Geget dhe tosket flasin dialekte te se njejtes gjuhe te izoluar. Por pavaresisht lidhjes te tyre te afert te gjakut, ata jane armiq te hidhur te njeri-tjetrit. Geget i shikojne tosket me perbuzje. Tosket nga ana e tyre i shohin geget me xhelozi ekstreme dhe mospelqim. Te dy palet e pranojne hapur qe ata nuk mund te rojne ne paqe midis tyre. Nje shembull nga realiteti mu tregua nga nje pronar i madh tokash ne Epir. Ai me deklaroi se ishte perpjekur disa here te krijonte mundesine qe geget dhe tosket te punonin se bashku ne pronat e tij. Me ne fund ai hoqi dore perfundimish nga kjo perpjekje. Grupet ishin ne grindje te vazhdueshme dhe me shume se nje here ata kishin derdhur gjak midis tyre. Edhe po ti leme mbrapa keto ndryshime madhore, si Albania veriore ashtu dhe ajo qendrore, jane te ndara ne fise te ndryshme te cilat mbrojne me xhelozi te drejtat e grupeve respektive. Fiset refuzojne te perzihen me njeri tjetrin ose te njohin ndonje udheheqes tjeter pervec bajraktarit apo drejtuesit te tyre. Ne brendesi te vendit eshte fare e zakoneshme te degjosh per nje perplasje “qe sapo kishte ndodhur” midis fiseve fqinje. Ose te degjosh histori per perplasjet e kaluara qe dikush do ti tregoje me nje thjeshtesi te tille sikur lufta civile te ishte gjeja me normale ne bote. Edhe pse situata eshte shume e keqe justifikimet per gjakderdhje nuk pushojne. Fiset “mbjellin dhe risin” midis tyre asmerira fatale dhe perplasje te shumta vdekjeprurese. Kjo situate te tmerron kur mendon qe rregulli kryesor qe mbizoteron ne shoqerine Albanase/Shqiptare eshte vendeta, (gjakmarrja). Me poshte tregohet nje incident qe tingellon aq i pabesueshem sa dhe historia e asaj pules se bardhe ne romanin “Vllezerit Korsikane” (7). Historia e meposhteme do te jete e mjaftueshme per te dhene nje ide se sa thelle ka depertuar ky fenomen gjakatar ne shoqerine e ketushme. Nje famulltar qe kishte jetuar pjesen me te madhe te jetes se tij mes albanasve/shqiptareve me tregoi per nje gjakmarrje qe kishte nisur kur nje burre kishte kaluar nepermes tokes se fqinjit. Si pasoje e kesaj hakmarje qe filloi per nje shkak kaq te parendesishem, jane vrare ose plagosur 300 burra; dhe e njejta situate vazhdon prej 2 brezash. Dy fshatra te tere jane armiqesuar me njeri-tjetrin dhe perplasjet vazhdojne pa nderprere. Me sa duket, nuk ka shprese qe diferencat qe egzistojne midis tyre do te zgjidhen me perpara se te jene kryer dhe shume vrasje te tjera. Situata fetare ne Albania e komplikon situaten akoma edhe me shume. Egzistojne 3 besime; ai Myslyman, ai Romano Katolik dhe ai Greeko Orhodhoks. Eshte jashtezakonish e veshtire the gjesh statistika (8) te besueshme rreth numrit te besimtareve dhe perqindjeve numerike te bashkesive fetare. Thuhet, dhe mbase keshtu eshte dhe realiteti, qe ne Gegeri, katoliket jane me shume se myslymanet. Ne kete zone orthodhokset jane shume te paket. Ndersa ne Toskeri predominojne myslymanet ndersa katoliket jane nje minoritet shume i vogel. Zakonisht myslymante gjenden me shume ne qyteza dhe katoliket, ne vecanti ata te veriut, jetojne ne vende malore dhe te izoluara. Ne se te krishteret (katolike dhe orthodhokse) i futim ne nje grup atehere mbase ata do te behen pak me shume se myslymanet. Nje armiqesi e hidhur egziston si midis besimtareve greko orthodhokse dhe romano katolike ashtu dhe midis te krishtereve dhe myslymaneve si grupe te vecanta. Nje rast i zakonshem i urrejtjes qe nuk shuhet kurre ndodhi ne nje fshat te vogel ne Albanian veriore. Disa te rinj myslymane, me sa duket pa u menduar mire, perdoren kryqin e nje kishe katolike si nje shenje qitjeje dhe e gjojten ate. Si hakmarie, te krishteret veshen nje derr me rroba si ato te nje hoxhe dhe e lidhen ate diku brenda nje xhamie. Te terbuar nga ky ofendim, myslymanet, vrapuan jashte xhamise, gjeten te krishteret qe po prisnin te shihnin efektet e hakmarjes se tyre dhe keshtu filloi nje perplasje si rezultat i se ciles humben jeten disa persona. Raste te tilla perseriten pothuajse pa pushim. Veshtire se kalon ndonje jave pa pasur te tilla situata qe shpesh perfundojne ne gjakderdhje dhe humbje jete. Situata e pergjitheshme eshte nje kombinim i shume elementeve te komplikuar; coroditje, armiqesi, tensione midis gegeve dhe toskeve, xhelozi midis fiseve te ndryshme, gjakmarje midis familjeve fqinje, perbuzje dhe konflikte midis myslymaneve, katololikeve romane dhe orthodhokseve greke. Eshte me se e qarte qe vendi mund te beje perpara, qofte ky edhe nje progres i vogel, vetem nepermjet nje qeverisje shume te zgjuar dhe te vendosur. Dhe ketu qendron problemi kryesor i fatkeqsise shqiptare. Fjala “qeverisje” ne se e quajme keshtu menyren se si turqit kontrollojne Albanian, ka fare pak te beje me kuptimin e vertete te kesaj fjale. Vendi eshte i ndare ne vilajete, (keto jane vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit, dhe Janines), ashtu sic jane te ndara dhe provincat e tjera te perandorise Otomane. Me sa kuptohet, kjo ndarje behet per arsye taksimi dhe rekrutimi ushtaresh. Te gjitha burrimet egzistuese (njerezore dhe ekonomike) shfrytezohen per qellime te tjera nga qeveria qendrore dhe ne province nuk kthehet asnje lloj kompesimi. Ushtaret albanas/shqiptare perbejne “ajken” e ushtrise turke. Pasi lirohen nga sherbimi ushtarak, pak jane ata qe kthehen mbrapa ne vendin e tyre. Bile 80% e atyre qe kthehen jane me te varfer se ne kohen kur lane vendin. Me tu kthyer mbrapa ata harrojne menjehere disiplinen qe mesuan ne ushtri dhe degradojne ne nje gjendje akoma me te keqe se ata qe nuk jane larguar nga vendi. Nuk ka as edhe nje ndertim publik qe te deshmoje per perdorimin e drejte te taksave qe mblidhen nga sistemi egzistues. Dhe taksat nuk jane pak. Ka taksa per banesat, per bagetine, pothuajse per c’do lloj prone. Permeteper, paregullsive te permendura i shtohet dhe interesimi shume i paket qe Porta e Larte tregon per “arnautet”. Keta te fundit, qe nga koha e Iskander Beut deri ne ditet tona jane trajtuar si te thuash me nje politike “beni c’te doni dhe me lini te qete”. Nje forme kjo qe per ndonje grup tjeter popullate me temperament me te bute do te ishte shkateruese. Ka mundesi qe turqit te jene terhequr nga perpjekja e veshtire per te kontrolluar plotesisht kete race te ashper dhe kurajoze malesoresh. Ciladoqofte arsyeja, ata jane lejuar te gezojne nje lloj pavaresie gjysmake. Problemet e brendeshme te fiseve vazhdojne te zgjidhen nga “keshilli i te moshuarve” (pleqeria) e cila ndihmohet nga “asambleja e pergjitheshme” antaret e te ciles (gjobar) jane perfaqsues te grupimeve te vogla te perbera nga 4 deri 6 shtepi. Kur ceshtje te nje rendesie me te madhe vijne per diskutim atehere fiset mblidhen se bashku. Se paku, nje burre nga c’do shtepi eshte i detyruar te marre pjese ne takim. Ky eshte nje organizim, pak a shume i ngjashem si ai ne Rusi, ku banoret vendas kane kontroll mbi vete-qeverisjen lokale por asnje lloj fuqie politike apo ndikim ne shtetin qendror. Ky sistem, ne vend qe te eleminoje urrejtejet dhe armiqesite tradicionale dhe te mbaje nen kontroll situaten, ne te vertete ka tendencen ti inkurajoje dhe zmadhoje keto fenomene. Eshte me se e qarte qe Porta e Larte nuk eshte perpjekur ta permiresoje kete situate problematike por perkundrazi e ka perkrahur qellimisht ate. Kuptohet qe eshte shume lehte te mbahet nen kontroll nje Albania e pafuqishme, e dermuar nga nje anarshi e brendeshme e cila i konsumon asaj te gjitha energjite. Ne rast te kundert, ne se do te lindte nje levizje e vertete nacionaliste qe do te eleminonte perplasjet dhe problemet e bendeshme me qellim final te miren e perbashket atehere Portes se Larte do ti duhej te ushtronte nje prersion shume te madh per te shojtur perpjekjen e supozuar ne fjale. Rezultatet e trajtimit te keq qe i eshte bere vendit duket qarte ne gjendjen e tij ekonomike. 1/1 Nuk ka rruge normale, as te gjera as te ngushta. Rruget e karvaneve te kafsheve, te cila jane shume te pakta, jane ndertuar dikur nga venedikasit. Qe atehere jane lene ne meshire te fatit dhe kane arritur ne ate gjendje qe nuk mund te quhen me rruge. Disa urra, ne se mund te konsiderohen te tilla, jane relika te investimeve venedikase. Nyjet e transportit jane ne gjendje te mjeruar dhe kane nevoje per rinovime te plota, ndersa ne realitet ato jane meremetuar sa per te kaluar rradhen. Lumenjte nuk mbahen nen kontroll; ata dalin jashte shtreterve te tyre duke shkaktuar permbytje dhe deme te medha ne hapesira te konsiderueshme tokash produktive. Tregetia nuk inkurajohet, po ashtu dhe zhvillimi i pergjithshem ekonomik. Ne se fillojne punime publike ato lihen ne mes, gjysem te mbaruara. E gjithe provinca, (Albania), perpiqet te mbijetoje dhe eshte ne nje gjendje te pashprese. Keshtu qe duke mos patur ndonje forme efikase komunikimi dhe pa prespektiven e permiresimeve te mundeshme, popullata ka mbetur si ne te kaluaren, e ndare dhe e vecuar ne grupime te panumurta. Keto fise, duke mos patur azgje tjeter per te bere, e kalojne kohen e tyre duke u hakmarre me njeri-tjetrin per ofendime imagjinare te krijuara dhe trasheguara nga tradita te gabuara. Duke e vezhguar situaten nga pozicioni Turk, kjo ka qene nje politike e shkelqyer qe ka dale ne pah shume mire gjate ketyre viteve te fundit. Porta e Larte ka qene ne gjendje ta perdore Albanian si nje leve diplomatike te mbeshtetut mbi justifikimin se “nuk mund te bejme dot gje”me keta lloj njerezish. Ne kete menyre Turqia ka arritur te kundershtoje sugjerimet Europiane per nje marveshje te pergitheshme paqeje ne kete rrajon te trazuar. Pavaresisht situates se pavolitshme ne te cilen gjenden, shqiptaret jane aq inteligjente sa ta kuptojne se kjo politike i mban ata larg civilizimit dhe progresit. Ne vend vazhdimisht qarkullojne intriga; ngrihen propozime rreth nje mirekuptimi me Austrine. Ne shume ambjente flitet hapur per autonomi dhe pavaresi. Ka kritika kunder qeverise aktuale qe duket qarte qe nuk perfaqeson deshirat e subjekteve te saj. Ne mes te kesaj situate, Turqit te sigurte se e kishin situaten nen kontroll, u perpoqen te mbanin qetesine e zakoneshme deri ne momentin qe Lidhja Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) filloi ti alarmoje me pozicionimin e saj. Duhet theksuar se ky organizim u krijua menjehere pas firmosjes se Traktatit te Sen Stefanit dhe qellimi i deklaruar i Lidhjes ishte ruajtja e integritetit te territoreve Albanase. Traktati i Berlinit zevendesoi ate te Shen Stefanit dhe ishte pakez me ne favor te ideve shqiptare. Refuzimet kryesore te Lidhjes ishin dy. E para, Lidhja nuk pranoi te njihte vendimet e Traktatit te Berlinit. E dyta, kundeshtimin ndaj percaktimit te kufirit me Malin e Zi bazuar mbi ate qe u qojt “Kompromisi Korti”. Dukej qarte, te dy "pozicionet albanase" ishin kalkulime te Turqve dhe mbeshteteshin nga ata. Nje oferte e re, te cilen Mali i Zi e kishte pranuar paraprakisht, ishte bere ne formen e nje propozimi kolektiv nga ambasadoret e fuqive te medha ne Kostandinopoje dhe i ishte paraqitur Portes. Kete propozim Lidhja kishte kundeshtuar me vendosmeri ashtu sic kishte kundeshtuar dhe propozimet e meparshme. Po ashtu, ishte e pamundur te detyrohej Turqia qe te ushtronte presion mbi subjektet e saj te pakontrollueshem ne menyre qe keta te fundit te zbatonin marveshjen Europiane. Ne te njejten kohe, Turqia vazhdoi te mbeshteste Lidhjen ne menyre te konsiderueshme. Banda te medha te te ashtuquajturve “kryengrites” ishin lejuar te mblidheshin ne Tuzi dhe Ulqin, dy qytete shume afer Shkodres. Demonstrime me natyre luftarake ishin mbajtur po ashtu brenda ne Shkoder, ku gjate gjithe kohes kishte patur nje prezence te forte ushtarake turke plotesish e afte te shperndante nje nga nje, si puplat e zogut, te gjitha kontigjentet e rebeleve kur keta ishin ne rrugen e tyre per ne vendin e manifestimit. Si rrjedhim, Europianet organizuan demonstrimin e degjuar te flotes ushtarake detare perpara brigjeve te Ulqinit. Ne fillim ky veprim nuk pati ndonje rezultat. Vetem krijoi cudi dhe pakenaqesi. Arritja e vonuar dhe e padeshiruar e nje grupi luftaniesh franceze u prit me injorimin dhe moskokecarjen tipike lindore, per te cilen turqit shquhen mbi gjithe te tjeret. Kercenimin e flotes europiane qe ishte pozicionuar shume afer tokes dhe ultimatumin tre ditor qe ata i derguan Riza Pashajt, ky i fundit e mori me nje miresjellje sarkastike dhe nuk e vuri fare “ujin ne zjarr”. Dukej qarte qe kundeshtimi i hapur i kerkesave te europianeve nga disa pak malesore, (disa mije persona), ishte organizuar nga dikush tjeter. Perballe nje revolte jo te vogel qe krijoi raca me heroike ne Europe, perpjekja e pergjitheshme europiane nuk arriti te bente ndonje gje konkrete. Por, me pas europianet kercenuan me bllokimin e Izmirit, dhe ky nuk ishte nje kercenim bosh si ne rastin e Ulqinit. Te ndodhur nen nje presion te madh, turqit nxituan te nderprisnin punen qe kishin filluar. Por kjo nuk ishte me nje pune e lehte. Patriotizmi dhe inati albanas kishte arritur ne nivele shume te larta, dhe Lidhja ishte e vendosur te mos bente asnje leshim. Gjate kesaj periudhe kohore ata kishin organizuar forcat dhe kishte patur nje unanimitet midis komiteteve te tyre. Ne qofte se ata do te linin menjeane, qofte dhe per nje here te vetme, urejtjet e tryre te brendeshme shekullore dhe te organizoheshin si duhej, jo si ne rastin e Ulqinit qe ishte me shume nje shfaqe, situata mund te perfundonte ne nje kryengriteje te pergjakeshme dhe nje tragjedi te madhe. Por, turqit e dinin saktesisht me ke kishin te benin. Ishte e cuditeshme te shihje se si c’do dite qe kalonte shfaqte nje carje te re ne kampin albanas. Nje fis nuk donte te largohej nga Tuzi; nje tjeter nuk donte te shkonte me larg se Shkodra, grupi tjeter u kthye i gjithi ne vendin e tij, dikush tjeter u be aleat me turqit – dhe keshtu me rradhe … Ne fund mbeten jo me shume se disa qindra burra te cilet u lane te rezistonin trupat ushtarake qe u derguan kunder tyre. Patriotizmi albanas ishte mbytur ne mes te xhelozise fisnore qe turqit e menaxhonin me pak talent dhe pak perpjekje. Keshtu qe demostrimi i forces detare e permbushi qellimin e saj. Si rrjedhoje, turqit ja u dorezuan malazezeve qytetin e Ulqinit, dhe zonat perreth, fare paqesisht. Nga ana tjeter turqit permbushen dy objektiva. E para, ata ishin ne gjendje te mbanin gjalle xhelozite fisnore dhe ne momentin e pershtatshem i perdornin keto xhelozi ne favor te tyre. Se dyti, ata arriten qe me sukses te mbillnin faren e revoltes albanase duke ju mbushur mendjen ketyre te fundit qe Europa i trajtonte ata ne menyre te keqe dhe te padrejte. Keshtu qe albanasit kishin te drejte te kundeshtonin me te gjitha mjetet qe kishin ne dore cdo propozim te mundshem qe do te behej ne te ardhmen ne lidhje me kufirin e tyre verior me Malin e Zi. Kundeshtimi do te behej pavaresisht rendesise se tokave qe do ti kalonin Malit te Zi, apo sado e vogel qe te ishte simpatia qe banoret e ketyre tokave kishin per albanasit. Megjithese ky pozicionim i albanasve ishte relativisht i ri, reziku i trazirave u rrit sepse njerzit ishin te pakenaqur nga situata e veshtire ne te cilen ndodheshin. Qe nga koha e demonstrimit te forces detare, kishte patur me shume se nje revolte. Ne cdo rast eshte ndjekur e njejta taktike qe ka dhene te njejtin rezultat. Nje perpjekje, qe ka patur potencial te shendrohet ne nje levizje te rendesishme nacionale, eshte kthyher ne nje hic vetem nga disa intriga te zgjuara te turqve. Si pasoje e trajtimit te keq qe i eshte bere albanasve/shqiptareve eshte krijuar pershtypja e gabuar se ata jane nje bande e madhe vjedhesish qe nuk kane aspirate tjeter pervec bastisjes, dhe as ndonje objektiv me te avancuar se zenka dhe shkaterimi. Keshtu qe nje vezhgues i zakonshem, ose dikush qe nuk ka patur mundesine te studioje mire kete vend, nuk ka arsye te mendoje pse Europa duhet ta shohe me simpati ceshtjen e tyre. Ky gjykim eshte shume i perhapur midis njerezve qe mund te bejne dicka per albanasit/shqiptaret, se paku aq sa kane bere ne drejtim te racave me fatlume per te cilat gjate viteve te fundit fuqite e medha kane shprehur qendrime shume favorizuese. Si do te jete e ardhmja e Albanias ? - ky eshte nje parashikin i veshtire. Epiri ka shume mundesi qe te perfshihet ne Mbreterine e Greqise. Por ceshtja e Albanias eshte e komplikuar. Ne kushtet qe ndodhet, nuk behet fjale qe asaj ti jepet autonomi apo pavaresi. Variant i pare mund te conte ne nje lufte civile te pafund. Variant i dyte, ai i pavaresise, do te kishte te njejtat pasoja sepse Albania nuk do te ishte aq e fuqishme sa ti rezistonte e vetme presionit te shteteve me te fuqishme qe e rrethojne ate. Eshte e kote te shpresohet se turqit do te arrijne te kuptojne qe megjthese kontrolli i tyre eshte deri ne nje fare mase tolerant, korupsioni dhe moskokecarja ekstreme qe karakterizon gjithe strukturat e tyre qeveritare, qendrore dhe lokale, do te cojne ne nje situate qe keto provinca do ti merren asaj me nje lufte shkateruese. A do te arrijne ndonjehere turqit te kuptojne qe themelet e shendosha mbi te cilat mbeshtetet stabiliteti dhe madheshtia e nje perandorie jane mireqenia dhe prespektiva e te gjithe subjekteve te saj dhe jo superioriteti ushtarak i races dominuese ? Kjo eshte nje pyetje qe vetem ata mund t’ju pergjigjen. Ne qofte se turqit i mbyllin syte, sepse nuk duan te shohin ku po i nxjer rruga qe kane zgjedhur, atehere nuk do te kene akend tjeter te fajesojne pervec vetes se tyre. Duket qarte qe situata aktuale i shkon pas ujrave politikes austriake qe mund ta pushtoje vendin ushtarakisht ashtu sic ka bere me Bosnjen dhe Hercegovinen. Eshte nje propozim pothuajse i njohur boterisht qe Austria eshte gati te zgjeroje zoterimet e saj deri ne Salonika (Thessaloniki). Kete ajo do ta beje jo vetem qe te marre nen kontroll tregje te rendesishme por dhe te perfitoje si te thuash nje kompesim per humbjen e ndonje zoterimi slav apo edhe gjerman qe mund te ndodhe si pasoje e konflikteve qe mund te shfaqen ne te ardhmen. Eshte shume e rendesishme qe bazuar ne kete plan, Austria te kete nen kontroll te pakten nje pjese te Albanias Veriore. Perndryshe linjat e saj te komunikimit ne frontin perendimor, qe do te zgjaten perafersisht 120 milje, do te jene te zbuluara ndaj sulmeve te albanasve. Austria nuk do ta shohe kurre me sy te mire krijimin e nje shteti te ri qe mund te jete armiqesor kunder saj. Gjithashtu, ajo do te kundeshtoje lidhjen e Albanias me ndonje fuqi tjeter qe mund te kthehet po ashtu ne nje kombinim armiqesor dhe ti krijoje asaj probleme te medha. Si njera, si tjetra rruge, sado qe duken te kenaqshme ne pamje te pare, do te krijojne kompikacione te metejshme. Ne te vertete, ideja e nje protektorati austriak nuk eshte dicka e panjohur midis albanasve te veriut. Bile disa nga ata nuk kane patur fare kundeshtim. Ndersa ne pergjithesi ata perbuzin greket dhe urrejne sllavet, ka nga ata qe e kuptojne qe nuk jane aq te fuqishem sa te qendrojne te vetem. Keshtu ata i jane kthyer Austrise duke e konsideruar ate si nje aleat natyral dhe te fuqishem. Nje nga shefat e fisit Kelmendi me tha afesisht keto fjale: “Greket ! - Ata nuk mund te bejne ndonje gje per ne. Perse te shkosh dhe udhetosh ne Greqi ? Atje do te shohesh qe ata jane aq keq sa dhe ne ! Nuk ka albanas qe do te pranonte ndonjehere te ishte subjekt i nje shteti sllav. Po Austria ? Ah ! Kjo do te ishte nje ceshtje komplet tjeter !” Ne se do te pranohet propozimi austriak, apo udheheqesit e mencur europiane do te kerkojne dhe afrojne nje zgjidhje tjeter, kete vetem koha do ta tregoje. Mbase do te ngrihet nje drejtues largpames turk i afte te gjeje nje rrugedalje nga situata aktuale. Sido qe te jete, nje gje eshte e sigurt; perderisa neglizhimi dhe abuzimi i shtetit do te vazhdoje te mbreteroje ne Albania, per sa kohen qe nje popull, me inteligjence te larte dhe i afte te ece shpejt drejt zvillimit, do te mbetet i zhytur thelle ne mungesen e shpreses dhe i mberthyer nga turbullira sociale, nuk do te kete progres. Injoranca ekstreme, qe mund te krahasohet vetem me periudhen e erresires Mesjetare, eshte nje peshe shume e rende dhe nje epiqender turbullirash qe ne qoftese nuk eleminohen mund te vene ne rrezik paqen Europiane ne cdo kohe. Me sinqeritet te madh le te shpresojme qe situata do te kuptohet me shpejtesi dhe te veprohet me forcen e duhur. Hapat qe do te merren duhet t’ju japin mundesine albanasve/shqiptareve te pakenaqur qe ata me shpejtesi te zene vendin qe ju takon midis komuniteteve te civilizuara te botes. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth materialit te shqiperuar. * Sqarim; ne kohen kur ky artikull eshte shkrojtur nuk egzistonte termi Shqiperi. Ne shqiperim, ne disa raste, fjala albanas eshte shoqeruar nga fjala shqipetar. Kjo eshte bere per t’ju permbajtur sa me mire pershkrimit original. Nuk duhet te ngaterohet Shqiperia e sotme me provincen e qojtur Albania Otomane, qe perfshinte 4 vilajete; ate te Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines. (1) – “Rajat” ishin te krishteret qe paguanin taksa dhe kishin te drejta te kufizuara perpara ligjit Otoman. (2) – Hobhouse mik dhe bashkeudhetar i Lord Byron. Ai mblodhi materiale te shumta rreth shqiptareve/arvanitasve, gjuhes dhe traditave te tyre. Disa nga pershkrimet e tij jane shume informative dhe shkencore. (3) – Cf. don Juan, kenga V, strofa 92. (4) – Kjo histori (e c’veshur nga detajet makabre), tregohet nga Hobhouse ne librin e tij “Udhetime neper Albania”. Ai thote se viktimat ishin 200 preveziote qe kishin ndihmuar francezet. (5) – Childe Harold, kenga II, strofat 70 – 73. (6) – Gladstone – minister i jashtem dhe kryeminister i Anglise. Ai kishte vizituar Epirin. (7) – Behet fjale per librin e Alexandre Dumas me titull “Vllezerit Korsikane”, botuar ne vitin 1844. (8) – Nuk ka te dhena rreth populates aktuale ne Albania. Bazuar ne burrimet me te sigurta popullata mund te jete midis 1,7 dhe 2 milion njerez. Ja vlen te permendet qe Hahn parashikon qe ne vitin 1852 popullata te jete 1.5 milion. Leake ne vitin 1806 thote se Albania ishte provinca me e populluar e turqise Europiane. Materiali origjinal ku u mbeshtet ky shqiperim: The Fortnightly Review, Volume XXXVII. Faqe: 461-475
- Udhetimet e George Wheler - Viti 1675 | Mendime
George Wheler ishte nje udhetar anglez i shekullit te 17-te. Ne shkrimet e tij permenden disa qyteza shqiptare, grupe njerzish qe kane te bejne me historine e shqiptareve te sotem dhe popullatave te tjera ballkanike. Udhetimet e George Wheler - Viti 1675 George Wheler nuk ishte historian profesionalist, as arkeolog apo studjues i fushave te ngjashme. Ai ishte botanist. Megjithate, ai shfaqi perpara lexuesve angleze te viteve 1675 informacione shume interesante rreth vendeve qe vizitoi perfshi bregdetin e Shqiperise. Libri i tij quhet: Udhetimi neper Greqi. Gjashte libra me ilustrime te ndryshme. Nga ky liber jam perpjekur te vecoj disa fragmente ku permenden disa qytete/fshatra te Shqiperise dhe Greqise se sotme. Te vecanta jane pershkrimet e Himares dhe albanasve/arvanitasve qe jetonin prane Athines se asaj kohe. Me poshte jane te shqiperuara paragrafet e permendur me siper. Ne faqen 28 / Libri I, ai shkruan: "Destinacioni tjeter ishte Durazzo/Durres, (Dikur romaket e quanin Dyrrachim), qe tani eshte vec se nje fshat me nje fortese te renuar. Gjate lundrimit per ne Durres ne kaluam pergjate gjirit te Boyana/Bunes, ku derdhet nje lume me te njejtin emer. Ne kohet me te hereshme ky lume quhej Drillo/Drillon. Ne te njejtin bregdet derdhet edhe lumi Pollona qe e ka marre emrin nga Apollonia, nje qytet qe ndodhej aty prane. Tani qyteti eshte shkateruar plotesisht, por ujrat kane mbetur ... Me tutje gjendet qyteti Aulen qe sot quhet Valona. 30 milje ne brendesi te territorit ndodhet nje mal me shpate te thepisura per te cilin kane bere fjale dhe autoret antike. Ne ate zone ka bitum te cilin vendasit e transportojne me karoca (Selenica). Shkembi i qojtur Sassino/Sazan ndodhet afersisht 6 milje larg Valona/Vlores. Perballe, ne anen Jug Lindore te ketij ishulli shtihet Gjiri Lodrino. Jo shume larg nga Sazani, ne drejtimin Veri-Lindor gjendet nje zone peshkimi, (Laguna e Nartes), ku vendasit kapin sasi te medha peshku te cilin e bejne batargo (nje lloj perpunimi te peshkut the thate) ose e konservojne per perdorim te mevonshem. Mishin e lopes ata e kriposin dhe e thajne ne djell". Ne faqen 29 / Libri I, ai shkruan: "Ne lartesi, perballe Sazanit, qendrojne malet madheshtore qe dikur quheshin Acroceraunii/Acroceraunian, por tani quhen Chimera/Himara. Prane bregdetit himariot gjenden pese apo gjashte fshatra te cilat mbrohen kunder Turqise dhe nuk i paguajne asaj as takse toke as takse personi. Fshati kryesor i ketij grupi quhet Himara dhe gjendet ne maje te nje shkembi te thepisur nga te gjitha anet. Kur lind nevoja, te gjithe banoret e fshatrave perreth mblidhen ketu. Ne se sulmohen nga deti, ata ngjiten ne male qe jane pothuajse te pa arritshem duke marre me vete dhe bagetite e tyre. Ne se ata sulmhen nga toka, ka aq shume kalime te ngushta qe vendasit mund ti perdorin per te mundur armikun, sic i thone fjales; vetem duke rrukullisur gure mbi te. Ata kane nje port qe quhet Porto-Panormo. Banoret ndjekin besimin grek dhe ceshtjet e tyre fetare mbulohen nga kryepeshkopi i Janines, nje qytet ne Thesali qe ndodhet perafersisht dy dite larg qe nga ky vend. Ata shquhen si ushtare te mire, pasardhes se races te degjuar te maqedonasve. Ata jane hajdute aq te keqinj sa dhe manjotet te cilet rrjedhin nga lakedemonians. Ne te kaluaren, keto 2 grupe ishin njesoj famoze ne fushat e betejes, por sot pasardhesit e tyre jane famekeqe per vjedhjet e tyre. Dikush mund te thote; ata shesin turqit tek te krishteret, dhe te krishteret tek turqit". Shenim rreth ishullit Corfu - Wheler permend nje person me mbiemer Arbeniti qe une mendoj se behet fjale per mbiemrin Arvaniti. Ne gjuhen greke nuk shqiperohet tingulli "B". Ne vend te "B", nje greqisht foles do te thote "V", pra Arvaniti dhe jo Arbaniti. Prezenca e arvanitasve ne ishilluin e Korfuzit ishte dicka normale ne ate kohe. Ne faqen 31 / Libri I, ai shkruan: "Nuk dua te le pa permendur mikun tim te mire, Sinjorin Spiridiani Arbeniti / Spiridon Arvaniti qe gjithashtu kishte nje koleksion te vogel medaliesh qe ishte shume interesant. Ai ishte nje adhurues i madh i antikitetit dhe nje person shume i civilizuar". Wheler permend dhe disa qytete te tjera te Epirit; Arten, Prvezen, Janinen. Me poshte paraqiten disa fragmente. Ne faqen 38 / Libri I, ai shkruan: "Gjeresia e hyrjes se ketij gjiri, (Giri i Ambrakia), eshte nje milje e gjysem, mbase nje milje e trecerek. Ne te majte ndodhet nje fortese turke qe nuk ka shume banore ashtu sic ka keshtjella e Saint Mauro (ne Lefkada). Vendbanimi quhet Preveza dhe eshte i njeti vend ku ne antikitet Augustus (Perandor Romak) ndertoi qytetin Nicopolis si simbol i fitores se tij mbi Mark Antonin". Ne te njejten faqe ai shton: "Ne Arta mendohet se jetojne shtate apo tete mije njerez. Numri i grekeve ja kalon numrit te turqve. Sinjor Manno Mannea, nje tregetar i pasur nga ky vend, me tha se kisha katedrale e qytetit qe quhej Evangelistra, qe ka kuptimin e "lajmetarit", ishte nje ndertese madheshtore. Ajo kishte aq shume dyer dhe dritare sac kishte viti dite. Kupola mbeshtetej mbi dyqind kolona mermeri. Ai shtoi se gdhendjet mbi hyrjen kryesore tregonin se kisha ishte ndertuar nga Duka Michael Comneno/Mihail Komninos". "Janina eshte nje qyteze me e madhe se Arta dhe e populluar nga tregetare te pasur greke. Kryepeshkopi i saj ka nen administrim kater peshkopata me te vogla; 1- Argjirokastro, nje qyteze e vogel. 2- Delbeno/Delvino qe eshte thjesht nje fshat. 3- Butrinto qe mbulon dhe fshatrat malore te Chimara/Himares. 4- Glykeon qe e ka mare emrin nga nje lume qe quhet Glyki. Dioqeza e fundit shtrihet nga Paramythia ne Parga, kjo e fundit eshte nje fortese bregdetare qe ju takon venedikasve". Nje fragment Interesant eshte momenti kur Wheler permend qe kapiteni i njeres nga anijeve me te cilat ai lundroi ishte nga nje qytet i Albanias. Me sa kuptohet, behet fjale pe Albanian Venedikase por prape se prape eshte nje material historik qe tregon se si kane ndryshuar emertimet e vendeve. Ne faqen 45 / Libri I, ai shkruan: "Korik 28, pas kater dite qendrimi ne Zant/Zakynthos ne hipem perseri ne bordin e anijes te qojtur Guerriera Costante qe komandohej nga kapiteni Zoane Bronze nje banor nga Perasto (Me shume informacion rreth Perasto mund te gjeni KETU ) , nje qyteze ne Albania. Ai ishte nje ish-pirat. Trimeria e tij e kishte bere ate nje person te njohur. Turqit ja kishin friken, ndersa piratet e detit e respektonin. Ai mbahej si nje nga ushtatet me te paepur ne sherbim te Shtetit Venecian. Thuhet se ne ditet e rinise se tij, kur jetonte ne Perasto, qyteti ishte sulmuar nga nje grup prej dy mije turqish, ndersa mbrojtesit nuk ishin me shume se pesedhjet e nente persona. Megjithate, ata bene nje rezistence shume te forte; vrane nje numur te madh turqish dhe shkateruan artilerine e tyre. Si perfundim, vendasit u mbrojten aq fuqishem sa qe sulmuesit u detyruan ta braktisnin ndermarjen e tyre". Wheler vizitoi disa zona afer Athines. Ne afersi te Martones ai pershkruan dhe takimet qe pati me disa Albanese/Arvanitas. Dicka interesante; ai vizitoi nje fshat qe quhej Suli. Nuk duhet te ngaterohet Suli i Marko Bocarit ne Epir me Sulin prane Athines. As me fshatra te tjere ne Shqiperi qe mbajne po te njejtin emer. Ne te vertete, edhe sot e kesaj dite ne Greqi egzistojne fshatrat Kato Suli dhe Ano Suli. Ne librin e Wheler duket qartazi qe banoret e ketyre fshatrave ishin foles te gjuhes greke. Ne faqen 453 / Libri VI, ai shkruan: " ... duke vazhduar mbi nje brinje, ku takohen malet Nazea dhe Pendeli, zbritem ne luginen e Maraton-es dhe arritem ne nje fshat qe quhej Urania qe ndodhet shtate apo tete milje larg Gevisia/Kifisia. Fshati eshte i banuar nga mbajtes bagetish dhe barnj albanese dhe lokalizohet midis dy shpateve te malit". Po ne te njejten faqe, ai vazhdon: " ... rreth nje milje me tutje arritem ne nje fshat te vogel albanes te qojtur Chouli/Suli ku ne qendruam ate nate. Banoret e ketij fshati kane nje tjeter fshat me te njejtin emer qe ndodhet ne mal. Gjate dimrit, vendbanimi ne mal eshte shume i ftohte si per ta ashtu edhe per bagetite e tyre. Ndersa gjate veres, vendbanimi fushor eshte shume i thate dhe plot me insekte qe riten ne ujrat aty afer. Kuptohet qe nuk eshte luksi por eshte nevoja jetesore qe i ben keta njerez te varfer ti "dhurojne" vetes shtepi verore dhe dimerore". Ne faqen 479 / Libri VI, ai shkruan: "... ne u mirepritem ne shtepine e nje albanesi te mire dhe te sinqerte. Ai ishte i vetmi banor prezent ne fshat sepse te gjithe te tjeret ja kishin mbathur nga qe nuk ishin ne gjendje te paguanin haracin/taksat. ... 'Zbavitja' e vetme qe ne gjetem ne kete vend ishin refimet e trishtuara te mikpritesit tone i cili na tregoi per shtypjen e madhe te zoterinjve turq nen te cilen ata vuanin. Shoqeruesi im me tha te ve re pandoflet e kuqe qe vishte vajza e te zotit te shtepise. Kjo ishte nje shenje qe ajo ishte gati per martese ne se do te gjendej dhendri ... Besoj se ajo nuk do te kishte pritur gjate ne se qyteza nuk do te ishte zbrazur kaq shume. Bukuria e saj natyrore ishte e tille qe do ta bente ate te gezonte ngrohtesine e bariut me trim te fushave te Boetise". Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Libri i plote gjendet ne kete link: https://books.google.ca/books?pg=PA140&id=xt1OAAAAcAAJ#v=onepage&q=durazzo&f=false



