Nga "Ayo" ne "Åžin"
Ne vitet 1990 me rastisi te shoh nje fenomen qe arrita ta kuptoj vetem pas shume e shume vitesh. Nje i moshuar ne sojin e gruas sime u semur: ‘E goditi’ - sic i thone fjales. Personi filloi te humbiste memorien dhe per cudi nisi te fliste greqisht. Ca shqip, ca greqisht, komunikimi i tij u be nje ‘turli’ gjuhesore ! E po u ‘budallos’, thane disa. Pleqeri - ishte konkluzioni i disa te tjereve.
Mjeket dhe studjuesit e fushes thone se eshte e zakonshme qe personat e prekuar nga Dementia harrojne gjuhet e mesuara gjate jetes dhe i rikthehen ‘gjuhes se nenes’. Logjika normale te con ne konkluzionin se personi ne fjale e mesoi greqishten nga nena e tij, ndersa ambjenti familiar kishte sherbyer si nje klase mesimi. Pavaresisht se ai nuk e kishte perdorur kete gjuhe per dekada te tera, (ne Shqiperi ishte shume e rrezikshme perdorimi i gjuheve te ‘huaja’ ne publik), ishte nje semundje mendore qe e ‘ktheu’ ate ne origjine.
Pra, dashur pa dasur, nje ‘budalla’ mund te nxjere ne drite dicka qe nje te ‘mencuri’ ose nuk i kishte shkuar mendja se egzistonte, ose ...
Do ta perdor kete rast si nje paralelizem per te mbeshtetur pikpamjen time rreth ndikimit te helenizmit dhe kultures greke si ne hapesiren materiale ashtu dhe ne boten shpirterore shqiptare. Gjurmet e ketyre ndikimeve, sidomos ne zonen jugore te Shqiperise, jane masive ashtu sic jane dhe perpjekjet per ti fshehur apo tjetersuar ato.
Ne kete shkrim do tju referohem 3 autoreve:
-
Edmund Spencer (1)
-
Evliya Chelebi (2)
-
Halil Inalcik (3)
Renditja eshte ne retrospektive, fillon nga vitet 1850 dhe zbret ne vitiet 1430
Edmund Spencer - Vitet 1850
Spencer ishte dashamires i shqiptareve dhe pa egzagjerim mund te konsiderohet si nje pro-shqiptar. Ai i karakterizon shqiptaret si njerez liridashes dhe te pa nenshtrueshem. Kete mendim ai e shpreh hapur disa here ne librin e tij. Ne te njejten kohe, ai jep informacione interesante rreth situates ne treva te ndryshme qe ai vizitoi. Ai shkruan:
"Gjate eskursioneve te mia te njepasnjeshme ne Shqiperi dhe Epir, kam hasur ura te ndertuara ne nje menyre te ngjashme. Por, deri ne momentin qe flasim, nuk eshte bere ndonje zbulim qe te jape nje pergjigje te pranueshme rreth kohes se ndertimit apo ndertuesve te tyre. Disa studjues te antikitetit besojne se ato jane punime te maqedonasve te lashte, ose romakeve. Disa te tjere mendojne se ato jane ndertuar nga bizantinet greke. Sido qe te kete qene, turqit kane shojtur mbishkrimet origjinale me tendencen absurde te shkaterimit te cfaredolloj gjurme qe lidhej me zoteruesit e meparshem te vendit. Bile ne disa raste, ata kane vendosur shenime ku i thuhet lexuesit qe ishin turqit ata qe kishin ngritur uren ! C’fare mrekullie !" (Faqe 96).
Spencer ve re diferencat e konsiderueshme qe egzistonin midis popullatave shqiptare te asaj kohe. Ai jep disa detaje rreth fiseve/farave qe jetonin ne jug te Elbasanit. Spencer thote se ne keto zona pervec ‘djami’(cameve), qe banojne ne pjese te Epirit antik dhe ‘lapi’(leberve) qe banojne ne malet Acroceraunian, jetojne gjithashtu: “ zinzaret (vlleherit) e zgjuar dhe bullgaret puntore. Prezenca e ketyre grupeve rritet si ne numur ashtu dhe ne influence. Popullatave te permendura ju shtohen greket helenike, armenet, hebrejte dhe evgjitet, duke formuar keshtu nje perzjerje gjuhesh, rivalitet fisesh dhe besimesh fetare …” (Faqe 99)
Evliya Chelebi - Vitet 1670
Evliya Celebia ishte nje udhetar otoman qe la disa nga pershkrimet me piktoreske te vendeve dhe popujve qe vizitoi. Edhe sot e kesaj dite punimet e tij mbahen si pika reference per shume historiane dhe studjues.
​
Chelebi shkruan keshtu rreth Beratit
“Bazuar ne historianet latine, ishte themeluar nga (...) dhe kishte nderuar zoterues shume here deri ne vitin (...) kur gjate kohes se Sulltan Bajazit Khan, komandati suprem Gedik Ahmed Pasha e pushtoi ate nga shqiptaret, greket dhe venedikasit”. Celebi thote se Sulltan Bajaziti e sulmoi Belgrad-in, (Beratin e sotem), me nje force dhe mizori te tille sa qe: “edhe sot e kesaj dite, ne fushen e Myzeqese, mund te shihen grumbuj me kockat e infideleve”. Pershkrimi vazhdon: “Jashte mureve te keshtjelles se Beratit ndodhen 200 shtepi, te lena pas dore, me cati te mbuluara me qeramidhe, shumica e te cilave banohen nga greker infidele”. Berati “Ka 8 kisha, njera prej te cilave eshte shume e madhe dhe e mire-ndertuar”.
Qellimi i vizites se Celebi ishte mbledhja e vullnetareve dhe ushtareve per ti derguar te shtypnin nje revolte ne Mani/Pelponez ne Greqi. Nje moment nga misioni i tij, ai e pershkruan si me poshte:
“Perpara Osman Pashes, ne nje takim publik, une prezantova dekretet perandorake dhe letrat e derguara nga komandanti i pergjithshem, Ali Pasha. Gjithashtu une paraqita kokat e prera te banditeve nga Progonati, te cilat ne i kishim sjelle nga Tepelena”.
Eshte urdher i Padishaut - bertiti Osman Pashai - pas leximit te dekreteve. Menjehere, ai nisi lajmetare ne te gjithe drejtuesit e Sanxhakut te Vlores t’ju bente atyre te ditur urdherin ne fjale. Ata duhet te pregatisnin ushtaret e tyre dhe te niseshin ne mbrojtje te Mani-t. Per prezantimin e kokave te prera mua me dhuruan nje kapele te zbukuruar me pende dhe me veshen me nje rrobe nderi”.
Duke u mbeshtetur ne rrethanat e kohes, (shtypjen e revoltes ne Greqi), mendoj se kokat e prera ishin te infideleve(4) greke. Historianet thone se Progonati ka qene i banuar nga greke deri vone. Ne se dikush do te thote se kjo nuk eshte e vertete, atehere pyes: Perse nje popullate shqiptare do te quante vendin ku banonte me nje emer grek ? Progon rrjedh nga fjala greke ‘πρÏŒγονος’ qe ne kete rast mund te interpretohet si te paret/para-ardhesit ose djale i adoptuar.
​
Celebi shkruan keshtu rreth Elbasanit:
“Bazuar ne kronikanet latine, ky qytet antik ishte themeluar nga Filip greku, zoteruesi i forteses se Kavales, gjate periudhes se Aleksandrit te Madh”. Qyteti kishte rene perfundimisht ne kontrollin otoman kur Mehmed Bej, nje serb i kthyer ne myslyman, me ndihmen e otomaneve, vrau te vellane ndersa ky i fundit po flinte dhe keshtu mori drejtimin e zones. “Te gjithe greket dhe europianet(5) infidele qe ndodheshin ne qytet ishin shkuar ne shpate”. Ne kohen kur Celebi qendroi ne Elbasan, qyteti kishte: “18 lagje myslymane dhe 10 infidele; greke, shqiptare dhe latine (5)”. Ndersa per gjuhet e perdorura ne qytet ai shkruan: “Te gjithe njerzit flasin shqip. Gjithashtu, shumica di turqisht ne nje nivel te mire. Ndersa klasa e edukuar myslymane mund te lexoje persishten. Greqishtja dhe frankishtja(5) perdoren nga tregetaret".
Celebia shkruan keshtu rreth Gjirokastres:
"Ndertuesi i pare ishte djali i Filipit, nje nga mbreterit greke. Me vone ra ne duart e drejtuesve te ndryshem. Perfundimisht ne vitin (...) ju ishte mare rrebeleve shqiptare nga vete Shkelqesia e Tij, Sulltan Bajaziti II".
Nje e dhene interesante, Celebi shkruan: “Shume ndertesa ne Gjirokaster duket se jane ndertuar nga infidelet venedikas sepse ju mund te shihni gdhendje te portretit te Shen Markut, i cili eshte dhe simboli i Venecias”.
Celebia shkruan keshtu per Durrsin:
“Ne perputhje me shkrimet e historianeve latine, ishin greket qe ndertuan fortifikimin. Me vone ra ne duart e spanjolleve nga te cilet venedikasit e morren nepermjet nje manipulimi”.
Halil Inalcik - Kopje e regjistrimeve otomane te vitit 1431-1432
Inalcik po e le te fundit por materialet e perpunuara prej tij jane nga me te rendesishmet ne studimin e historise se Arnavid/Shqiperise se viteve 1400. Eshte e tepert te ndalem me tej ne figuren e Halil Inalcik; ai ka vendosur disa standarte qe jane veshtire per tu arritur …
Nga Inalcik do te shkepus vetem emrat e kishave, objekteve fetare dhe disa vendbanimeve.
Ne regjistrimet otomane te provinces Arvanid, (Viti 1431/1432), shfaqen me shume kisha me emrin Ayo/Ayos/Aya(6) sesa kisha me emrin Åžin(7). Ne total, shfaqen:
32 kisha “Ayo”, 3 manastire “Ayo” dhe 2 fshatra te qojtura Manastirice.
23 kisha “Åžin”, asnje manastir “Åžin”, dhe nje panair “Åžin”.
Ndarja gjeografike e zonave “Ayo” dhe “Åžin”, pak a shume, eshte lumi Shkumbin. Megjithate ka emerime “Ayo” mbi Skumbin, si ne rastin e Vilajetit Pavlo Kurtik, ku regjistrohen kishat Ayos Nikola, Ayos Martin dhe 2 kisha Ayo Yorgi. Gjithashtu, ne kete vilajet regjistrohet dhe “panayir” Åžin Marya, nje emerim ky plotesisht grek qe lidhet me festimet fetare. I njejti fenomen ndodh dhe ne Vilajetin Cartalos. Ndersa ne Vilajetin Klisura, (ne jug te vendit), regjistrohen 2 kisha te emeruara “Åžin”.
Ne kete pike dua te bej nje sqarim: Emerimet “Ayo” dhe “Åžin” nuk duhen interpretuar si perkatesi etnike. Ajo qe une dua te them eshte se, ne pjesen me te madhe te Shqiperise te asaj kohe, Krishterimi erdhi dhe u institucionalizua qe nga Bizanti dhe pati ndikim te forte greko-bizantin. Per shembull, 600 vjet me pare fjala per kishe ishte “kilise”, nje ngjashmeri e madhe kjo me fjalen greke “eklisia” (εκκλησία).
Harta e meposhteme tregon vendosjen e kishave me emerimet “Ayo” and “Åžin” ne vilajetet perkatese. Kjo eshte nje harte per qellime ilustrimi dhe shenjat e kishave (+), panaireve (P) dhe manastireve (M) jane vendosur ne pozicione te rendomta, thjesht per te dhene nje ide te pergjitheshme. Baza e hartes eshte punim i studjuesit Bogdan Popescu. Shtesat jane krijimet e mia. Informacion i detajuar rreth kishave te regjistruara ne provincen otomane Arvanid, jepet ne fund te shkrimit.
​
Nga sa u permend me siper, ne hapesirat tokesore te Shqiperise se atehershme, pervec fiseve dhe farave shqiptare, jetonin dhe shume greke apo grupe popullatash te helenizuara. Ata nuk ishin kalimtare te rastit por ishin vendallinj prej shume shekujsh dhe ndertues te disa qendrave te rendesishme ekonomike, ushtarake dhe fetare. Bie fjala, ka emerime si Mikri-Vodice, Mega-Vodice, etj, qe jane emra te perbere greko-sllave. Per mendimin tim ky eshte nje tregues i egzistences te toponimeve greke perpara ardhjes se bullgareve/sllaveve ne zonat respektive.
Duke u mbeshtetur ne materialet e kohes, une mendoj se dobesimi i Perandorise Bizantine i dha mundesi Vatikanit, dhe kishes katolike ne pergjithesi, te zevendesonte kishen orthodokse qe ishte duke leshuar terren. Ne kete periudhe kohore, qe une mendoj se filloi nga fundi i viteve 1200, kemi te bejme me fillimin e transformimit nga “Ayo” ne “Åžin”. Pervec ketij ndryshimi gjuhesor, presioni dhe lufterat e shpeshta te kryqetareve katolike, shkaktuan nje largim te shqiptareve orthodokso-bizantine dhe te popullatave te tjera, perfshi dhe greket qe jetonin ne jug te Shkumbinit, ne drejtim te zonave me te qeta. Me vone, pushtimi otoman eleminoi nje pjese te mire te 'infideleve' shqiptare, greke, vlleher dhe sllave qe vazhdonin te jetonin ne jug te vendit. Kjo duket qarte ne se krahasohen emrat e vendbanimeve te regjistruara ne vitin 1430 me ato qe egzistojne sot. Per te mbeshtetur kete teori, po sjell nje shembull. Ne defterin otoman te regjistrimit te popullates ne vitin 1431/32 tregohet nje fshat, ne Vilajetin e Kanines, qe quhej Aspro-kilisa, (ne greqisht perkthehet ‘Kisha e bardhe’). 239 vite me vone, kur Celebi udheton ne ate zone ai shkruan: “... duke kaluar neper Xhyherina dhe Qishbardha dhe fshatrave te tjere te begate arritem … ne keshtjellen e larte dhe te pashoqe te Kanines”. (Shenimi im. Mbase dhe fshati Xhyherina eshte nje emertim grek: Kserina - qe do te thote toke e thate).
Pra, fshatit i ishte ndryshuar emri nga Aspro-kilisa ne Qishbardha. Mundesia me e madhe eshte qe dhe popullata te kishte pesuar te njejtin fat. Kush ka pare ndonje rast tjeter ku vendasit te ndryshojne emrin e fshatit te tyre thjesht per mode ?
​
*****
Si konkluzion, do te thesha se helenizmi ka qene dhe mbetet nje pjese shume e rendesishme e historise se Shqiperise, vecanarisht te pjeses jugore te saj. Per ata qe mendojne ndryshe kam nje sugjerim; Fantazoni per nje moment guidat turistike pa emrat e njohur te mbetjeve arkeologjike te qyteteve antike greke. Imagjinoni sikur ato pak kisha te vjetra, qe vazhdojne te egzistojne, te mos kishin shkrime dhe ikonostase greko-bizantine. C’fare tjeter do t’ju tregohej vizitoreve te huaj ? Perrallat iliro-pellazge te shkojtura ne greqishten e vjeter ?
​
*****
Kishat me emerim "Ayo", te regjistruara ne rekordet ne fjale ishin:
Aya-Nikola, ne Vilajetin Iskarpar / Skrapar.
Ayo-Andre, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise.
Ayos-Aleksandros, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem.
Ayo-llini, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayo-LaÅŸteni, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayos-Martin, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Ayos-Mertini, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayo-Nikola, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayo-Nikola, ne Vilajetin Argirikasri / Gjirokaster.
Ayos-Nikola, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Ayo-Panaya, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayo-Panaya, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Aya-Priskivi, ne Vilajetin Argirikasri / Gjinokaster.
Aya-Priskivi, ne Vilajetin Belgrad / Berat.
Aya-Priskivi, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem.
Ayo-Peterliç, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise.
Ayo-Risile, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise.
Ayo-Ulas, ne Vilajetin Vajonetya / Zone ne pjesen me jug-perendimore te Shqiperise.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Belgrad / Berat
Ayo-Yorgi, ne Sopot / Zona afer Himares.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Ayo-Yorgi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Ayos-Yorgi, ne Muzakiye / Myzeqe.
Ayo Zanika, ne Vilajetin Kanina / Vlora e sotme.
Kishat me emerim “Åžin” ishin:
Åžin-Gergi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Gergi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Gergi, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Gergi, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Gergi, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Gergi, ne Ahkale - Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Gini, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Gön, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Istefan, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Korena, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Mariye, ne Vilajetin Klisura / Kelcyra e sotme.
Şin-Marya, panayır ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Şin-Maıya, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem.
Åžin-Meri, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Nikola, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Nikola, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem.
Åžin-Nikola, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Nikola, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Petri, ne Vilajetin Pavlo Kurtik / Zone e shtrire qe nga Durrsi deri ne Peshkopi.
Åžin-Todor, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Todor, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-Todor, ne Vilajetin Klisura / Kelcyra e sotme.
Åžin-Tomi, ne Vilajetin Akçahisar / Krujen e sotme.
Åžin-UlaÅŸ, ne Vilajetin Cartalos / Zone, te themi rreth Librazhdit te sotem.
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Edmund Spencer - udhetar britanik i shekullit te 19-te. Libri i tij quhet: “Travels in European Turkey, in 1850, through Bosnia, Servia, Bulgaria, Macedonia, Thrace, Albania, and Epirus, with a visit to Greece and the Ionian Isles” - London 1851.
2- Evliya Chelebi - udhetari otoman i shekullit te 17-te. Referencat jane mare nga: http://www.albanianhistory.net/ (Vizituar ne date: Maj 29, 2021)
3- Halil Inalcik - historian turk i kalibrit boteror. Libri me titull: Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid.
4- Infidel - ne kete rast ka kuptimin e atyre qe nuk besojne ne fene islame.
5- Mundesia me e madhe eshte qe Celebi te beje fjale per sllave dhe jo latine apo europiano-perendimore.
6- "Ayo" vjen nga fjala greke Άγιος. Ne shqip Agjios qe do te thote Shenjtor.
7- "Åžin", ne shqipen e sotme Shin apo Shen, rrjedh nga fjala latine Sanctus qe do te thote Shenjtor.
​
​
Maj, 2021
​
​