
Search Results
Search this site
101 results found with an empty search
- Shenjtori Jovan Vladimir | Mendime
Shen Jovan Vladimiri historia dhe manastiri i tij prane Elbasanit. Shenjtori Jovan Vladimir - Legjendat rreth jetes dhe vepres se tij. Manastiri i Shen Jon-it (Shen Jovanit) eshte nje ore larg, ne Veri-Perendim te Elbasanit, ne luginen e kendeshme te Kuça/Kutscha, (Sot quhet lugina e Zaranikes), dhe eshte manastiri Orthodhoks me i njohur ne vend sepse ne te ruhet trupi i Shen Jon Vladimirit. Edhe sot nuk eshte shojtur interesi historik per te, mbase sepse eshte e vetmja ndertese ne Albanian qendrore qe ka mbetur qe nga koha e Perandorise se Vjeter Bullgare, e cila u shkaterua nga Perandori Basil. Per kete arsye, me poshte ne do te paraqitim nje pjese nga legjenda e ketij Shenjti Orthodhoks, ashtu sic permendet ne akoluthia(1) e tij e cila eshte botuar disa here ne Venecia. Shenjtori Jon (Jovan) ishte djali i Neman dhe nipi i Simon-it, Mbretit te Bullgareve, te cilet banonin ne Oher (Ohrid). E jema e tij, e qojtur Ana/Anna, ishte nje grua Greke me gjak mbreteror. Ai jetoi rreth viteve 1000 dhe kishte lindur ne Vladimir, nje qytet Serb, nga ku mori dhe emrin. Qe ne moshe te re ai ishte nje besimtar shume i dedikuar. Ai u martua me nje nga motrat e Mbretit Bullgar Samuil, por nuk pati ndonje mardhenie intime me gruan e tij. Njehere ai shkoi per gjueti ne nje vend qe ne ate kohe ishte i pabanuar dhe pa nje skifter te bardhe qe mbante nje kryq. Ai e ndoqi zogun deri sa ai e leshoi kryqin ne toke. Kryqi ra ne vendin ku tani qendron altari i manastirit. Pikerisht aty, ai ndertoi nje kishe dhe lutej shtate here ne dite. Dedikimi i tij fetar u nderpre nga pushtimet e Perandorit Basil. Keshtu qe ai mori drejtimin e ushtrise Bullgare, mundi Perandorin (Bizantin) dhe u rikthye ne kishen e tij. Jeta e perkushtuar qe ai ndiqte krijoi dyshim dhe xhelozi tek gruaja e tij e cila mendoi se ai kishte humbur interesin tek ajo per nje tjeter. Ajo u ankua tek vellai i saj qe ishte mbret, i cili ne inat e siper sulmoi kunatin duke dashur ta ndante ne copa me shpaten e tij. Por shpata e mbretit nuk ishe e fuqishme kundrejt trupit te shenjtit, keshtu qe ky i fundit i dha mbretit shpaten e tij me te cilen ai i preu koken. Jovani mori ne duar koken, kaleroi drejt kishes se dashur ku dhe i dha Zotit koken e tij. Vrasesi u cmend dhe hengri veten e tij. Ne shenje pendimi, motra e mbretit ndertoi nje manastir rreth kishes te preferuar te burrit te saj ku mbahej dhe trupi i tij. Njehere, disa Franks (2) u perpoqen te merrnin trupin dhe e ngarkuan ate ne nje mushke. Keta qe ishin gjithesej 16 veta, pas nje udhetimi te shkurter, nga manastiri deri ne Shkumbin, u nervozuan aq shume sa qe e hodhen arkivolin e burrit te shenjte ne lume ne menyre qe rrjedha te conte poshte ne det. Por, cuditerisht, arkivoli notoi kunder rrjedhes se Shkumbinit, nga aty ne perroin Kuça (sot perroi i Zaranikes) duke arritur perseri tek manastiri. Gjate nates banoret vune re nje rezatim drite qe vinte nga arkivoli dhe e morren ate dhe e vendosen aty ku kish qene me perpara. Por trupi nuk mbeti i pademtuar sepse kisha u shkaterua nga nje termet. Megjthate u rindertua ne vitin 1380 nga Lordi i gjithe Albanias, Karl Thopia, memoriali i te cilit thote se ai ishte nip i Mbretit te Frances. Kjo eshte legjenda e manastirit. Prifti i Diokleas/Dioclea(3) paraqit nje version tjeter per Vladimirin. Sipas tij, Vladimiri nuk ishte Bullgar, por Serb, dhe keshtu qe per krahasim, ne me poshte po japim brendine e legjendes sipas ketij versioni, qe eshte shume interesant per kete zone. Nga te tre djemte e Mbretit Çualimir/Chualimir, me i madhi, Petrislavus, kontrollonte Zenta, djali i dyte, Dragimir, kontrollonte Trebinje dhe Helma (Vendndodhje te paqarta), ndersa djali i trete, Miroslavus, kontrollonte Podgorien (Mbase Podgorica). Djali i vogel u mbyt ne Liqenin e Shkodres gjate nje udhetimi per te vizituar vllane e tij te madh dhe i la mbreterine ketij te fundit. Vladimiri ishte i biri i Petrislavus. Ishte koha gjate mbreterimit te tij kur Samuil, Mbreti i Bullgareve, sulmoi Dalmatine. Vladimiri u terhoq se bashku me njerzit e tij ne mons obliquus(4) (Zone ne Mal te Zi). Pasi thirrja e Samuil-it per dorezim kishte shkuar kot, ky i fundit e kuptoi qe nuk mund ta mposhte Vladimirin ne keto zona. Keshtu qe la nje pjese te ushtrise ne kembet e maleve te permendura dhe marshoi drejt Ulqinit (Dulcigno), te cilin ai e rrethoi por nuk e mori dot. Ne te njejten kohe, udheheqesi i "mons obliquus" po diskutonte dorezimin e Vladimitit tek Samuil. Te eleminonte kete gje, mbreti vendosi te dorezohej vete dhe keshtu ai u cua ne Prespe, ne afersi te Ohrit, ku Samuil kishte qendren e tij. Samuili rrafshoi qytezat e Decaratum dhe Lausium, vazhdoi shkaterimin me zjarr dhe hekur deri ne Jadera dhe pasi kaloi neper Bosnje dhe Rascia u rikthye ne vendin e tij. Kosara (Cossara), vajza e Samuilit, ra ne dashuri me djaloshin e ri te mbajtur ne burg. Babai i saj ra dakort per nje marveshje dhe i dha atij te gjithe provincen e Durresit (totam terram Duracenorum). Pas kesaj, ai ftoi Dragomirin, xhaxhane e Jovan Vladimirit, te zbriste nga malet dhe rimerrte zoterimin e Trebinjes, dhe keshtu ai beri. Pak kohe pas kesaj Samuili vdiq dhe djali i tij, Radomir, avancoi drejt Kostaninopolit (Constantinople). Perandori Basil, arriti ti mbushte mendjen Vladislas, kusheririt te Radomirit, te vriste kete te fundit. Vladislas vrau kusheririn e tij kur ai ishte ne gjueti dhe mori fuqine. Vladislas ftoi Vladimirin per nje vizite. Por Kosara, qe kishte nje martese pa ndonje lloj mardhenieje me Vladimirin, i mbushi mendjen ketij qe te dergonte ate ne vend qe te shkonte vete. Ajo shkoi ne pallatin e kusheririt ku u prit me nderime. Mbreti e riperseriti ftesen dhe i dergoi Vladimirit nje kryq te arte si shenje perbetimi. Ne vend te tij Vladimiri i kerkoi nje kryq druri me shpegimin se i tille ishte kryqi ku vojti Shpetimtari yne. Ne emer te mbretit, dy bishope dhe nje murg i shpune atij kryqin e drurit. Vladimiri u nis drejt oborrit mbreteror dhe Zoti e mbrojti ate nga nje kurth qe mbreti i kishte pregatitur gjate udhetimit. Gjeja e pare qe ai beri me te arritur ne Prespe ishte hyrja dhe falja ne nje kishe, dhe kjo ishte deshira e tij. Kur mbreti mori vesh kete gje dergoi disa ushtare te cilet i prene koken Vladimirit pikerisht ne momentin qe ai doli nga kisha. Kjo ndodhi ne 22 Maj. Varri i tij ne ate kishe u shendrua ne nje vend ku ndodhen shume mrekullira dhe turma njerzish e vizitonin ate. Vladislavi lejoi vejushen te merrte trupin e ta conte ne Krajina, (Craini), ku kishte qene oborri i Vladimirit. Atje ai u rivarros ne Kishen e Shen Merise. Vejusha u be murgeshe dhe jetoi vitet e mbetura ne ate kishe. Vladislas vdiq gjate rrethimit te Durresit. Ai u vra nga nje engjell i Zotit kur ishte duke ngrene dreke ... ***** Manastiri qe ndodhet prane udhekalimit te Kerrabes vojti shume nga bandat e luftetareve albanas dhe shpesh here ishte bastisur. Era e fundit ishte 15 vjet te kaluara kur burra nga Dibra dhe Mati u ngriten ne revolte kunder Qose Pasha, komandatit ushtarak te Manastirit (Bitola), dhe e mbajten manastirin nen kontroll per nje periudhe te gjate. Bile ata shkateruan dhe sarkofagun prej gurri qe mbante trupin dhe vodhen punimet e argjendit qe zbukuronin kafken. Por ata nuk i demtuan keto gjera dhe i rikthyen ato tek njerzit e Elbasanit per nje pagese prej 700 piastrash. Trupi i Shenjtorit ruhet ne nje sarkofag gurri qe i shihen te gjitha anet ne te cilat eshte pikturuar historia e jetes se tij. Nga qe Kryepeshkopi i Elbasanit mungonte, dera ishte e vulosur me vulen e tij dhe te dy kujdestareve te kishes. Thuhet se muri i deres kryesore eshte pjese e nderteses the ngritur nga Karl Thopia, ndersa pjesa tjeter eshte e rinovuar. Disa nga dekorimet Bizantine te mureve jane punuar jo keq. Shenime dhe sqarime rreth perkthimit. Ky shqiperim eshte bazuar ne nje punim te Robert Elsie me titull Johann Georg von Hahn: Travels in Central Albania. Fragmenti i perkthyer me siper eshte botuar ne vitin 1854. Per me shume vizito: http://www.albanianhistory.net/1854_Hahn/index.html Studimi i mirenjohur i Dr. Jur. Johann Georg von Hahn quhet: Albanesische studien. 1- Akoluthia eshte nje udhezim specifik dhe i detajuar i procedurave fetare. Kliko KETU per te pare nje botim te vitit 1858. 2- Ne mesjete me termin Franks pershkruheshin Evropiano-Perendimoret. 3- Kronika e priftit nga Duklja, te njohura githashtu si Kronika e Dioclea, eshte nje kronike Mesjetare. Historianet e konsiderojne kete si nje punim te bazuar me se shumti ne fantazira dhe hipoteza. Megjithate, pjesa e peste, Historia e Shenjtorit Serb, Jovan Vladimir mendohet te jete nje permbledhje e nje punimi me te hershem. 4- Malesia Oblik ne Mal te Zi
- Fshirja e greqishtes, Andronika & Donika | Mendime
Gjuha greke ka kontribuar ne krijimin dhe mbrojtjen e identitetit te shqiptareve, sidomos atyre orthodhokse. Rasti i Andronikas, gruas se Skenderbeut. Fshirja e greqishtes, Andronika dhe Donika Gjuha greke ne mbrojtje te identitetit shqiptar Ne Shqiperine(1) jugore, gjuha greke ka qene prezente te pakten per 2500 vjet. Per nje pjese te konsiderueshme te popullatave para-shqiptare qe jetonin ne keto zona ajo ishte burrimi i besimit kristian, organizimit shoqeroro-shteteror dhe dijes se shkrojtur. Jo me kot, rilindas te njohur, si psh Naim Frasheri, i krijuan disa nga punimet e tyre ne greqisht. Ismail Qemali, Fan Noli, etj, e flisnin dhe shkruanin greqishten me mire se sa shqipen. Shumica e deputeteve shqiptare ne parlamentin e pare otoman te vitit 1908 ishin njohes se greqishtes, gjithashtu. Ne kete shkrim, une do te argumentoj rolin e madh qe ka lojtur gjuha greke ne krijimin dhe mbrojtjen e identitetit te shqiptareve, ne vecanti te atyre orthodhokse. Disa historiane shqiptare thone se gjuha greke ka ardhur ne territoret shqiptare relativisht vone dhe se ajo eshte perhapur me dhune. Kisha Greke, ne bashkepunim me Porten e Larte, detyroi shqiptaret te mesonin greqisht - insistojne ata. Personalisht mendoj ndryshe. Para-ardhesit e shqiptareve moderne e mesuan greqishten me deshire dhe vullnet. Kjo gjuhe ishte nje element thelbesor i identitetit te tyre te vecante. Per te mbeshtetur pozicionin tim po hidhem ne arbereshet e Italise se jugut. Per te eleminuar kendveshtrime nacionaliste, do anashkaloj burrimet arbereshe, italiane, greke dhe shqiptare. Po e nis me anglezin Eduard Lir, (Edward Lear), dhe librin te tij te mirenjohur “Eskurionet e ilustruara te Lir ne Itali”, (Lear’s illustrated excursions in Itally). Libri u botua ne vitin 1846. Ne faqet e tij, lexuesi gjen informacione shume interesante per arbereshet. Lir(2), nje mjeshter i penes dhe penelit, pershkruan me tone shumengjyreshe kontaktin qe ai pati me keto popullata. “Keta njeres njihen me emertime te ndryshme si Albanesi, Greci, Koronei, Epirote ose Skiavoni.” (Faqe 104). Nje mbremje, - shkruan Lir - nje djalosh i verber ne shenje respekti, me kendoi “20 kenge greke, qe te linin pershtypjen e nje kenge te stergjatur, rreth betejes se Navarinos.” (Faqe 105). Beteja e Navarinos u zhvillua ne Tetor te vitit 1827. Si kishte mundesi qe arbereshet te dinin greqisht tre-kater shekuj pas largimit nga vendi i tyre ? Kush i kishte detyruar ata ta mbanin gjalle kete gjuhe ? Kisha Greke, Sulltani apo Papati i Romes ? Pergjigjen e jep vete Lir, po ne te njejten faqe: “Femijet e klasave te larta mesojne greqishten e vjeter dhe latinishten. Gjithashtu, dialektin arberesh/shqip dhe italisht. Klasat e ulta fshatare flasin vetem arberisht/shqip dhe italisht. (“Quando vogliono farsi capire” - me tha udherefyesi i djeshem - “parlono come Cristiani; ma fra loro come diavoli.” (3) Logjika normale thote se arbereshet e sollen greqishten me vete dhe nuk e mesuan ate ne Kalabri. Brez pas brezi, greqishtja kishte qene gjuha e kultures dhe dijes. Por mbi te gjitha, kishte qene gjuha e besimit orthodhoks per te cilin paraardhesit e tyre kishin luftuar nen simbolin bizantin. Ne vazhdimesi, ruajtja me fanatizem e liturgjise greko-bizantine ishte perdorur si nje mjet per mbrojtjen e identitetit te tyre etnik. Kishin kaluar me shume se 100 vite qe nga pershkrimet e Lear kur Xhorxh Nikolas Nasi(4), nje ish-ushtarak amerikan me origjine shqiptare, ne nje studim mbi popullatat arbereshe shprehej: “Nuk eshte thjesht nje rastesi qe ne disa fshatra, si ato te provincave Taranto dhe Lece, ku kleriket jane Romano-Katolike, arbereshet/shqiptaret kane humbur karakteristikat e tyre identifikuese. Ndersa ne fshatrat ku kleriket jane Greko-Katolike karakteristikat arbereshe/shqiptare kane mbijetuar.” (5) Nasi shpjegon se ishte pikerisht kisha Greko-Katolike ajo qe mbrojti identitetin e vecante arberesho/shqiptar. Dhe merita per kete i takonte liturgjise ne gjuhen greke. Ai pershkruan se c’fare ndodhi me fshatrat ku liturgjia mbahej ne latinisht, dhe sqaron: “Liturgjia ne keto fshatra mbahet ne latinisht dhe shume procedura fetare nuk permbushen nga prifterinjte katoliko-romane sepse ata nuk njohin regullat e vendasve. Duke humbur disa nga keto tradita, keta italiano-shqiptare u italianizuan me shume se banoret e fshtrave qe kishin prifterinj te ritit grek.” (6) Ne fotot e mesiperme, te shkeputura nga doktoratura e Xhorxh Nikolas Nasi, tregohen dy fshatra te ndryshme; nje fshat arberesho-katolik dhe nje fshat arberesho-greko-katolik. Ndryshimet ne veshje, qe mbase duken siperfaqesore, jane me te komplikuara se c’duken ne pamje te pare. Perqafimi i katolicizmit nga shqiptaret e hershem kishte filluar shume me perpara se pushtimet otomane ne Ballkan. Vendosja ne Italine e jugut e pershpejtoi kete proces. Papati i Romes, dhe Kisha Katolike ne pergjithesi ndoqen forma te sofistikuara per eleminimin e orthodhoksise dhe ndikimit te gjuhes greke ne shqiptaret e hershem. Megjithate, pjesa dermuese e arberesheve i rezistuan katolicizimit total. Dhe natyrisht lind pyetja: Po familjaret e Skenderbeut a mbajten orthodhoksine apo u kthyen ne katolike ? Me sa duket, shumica e niperve dhe mbesave te tij u kthyen ne katolike. Nuk eshte e qarte se c’fare ndodhi me Androniken, gruan e tij. Disa historiane besojne se Andronika vdiq ne Spanje dhe eshtrat e saj ndodhen te varrosura ne manastirin e Trinitetit ne Valencia. Nje dokumentar i shkurter rreth kesaj hipoteze gjendet ketu: Prezantuesi i ketij materiali eshte Profesori Daniel Benito Goerlich, i cili ne vitin 2020 publikoi nje studim me te zgjeruar rreth fatit te gruas se Skenderbeut te titulluar: “Prejardhja shqiptare e Virgjereshes te Refugjateve te Shen Triadhes; Nje ikonë e vjeter pothuajse e harruar”(7). Pavaresisht se autori sjell ne drite disa fakte interesante, studimi eshte nje rast tipik i tjetersimit historik. Per te treguar ku fillon manipulimi po tregoj nje fragment te pemes familiare te Arianitasve(8).Emrat e femijeve te George Arianiti ishin: Andronika, Gojsava, Ana, Helena, Despina, Thomas, Kostantin, Komita, Maria, Angelina, Aranit, Theodora, Katerina. Duket qarte qe kemi te bejme me emra tipike greko-sllavo-bizantine. Andronika/Andronica u martua me Scanderbeg ne daten 26 Prill, 1451. Kush e transformoi Androniken ne Donika ? A ishte ky ndryshim emri nje perpjekje per te fshire orthodhoksizmin dhe greqizmin e Andronikes ? Dashur-padashur, Profesor Goerlich i jep nje pergjigje te terthorte por shkencore kesaj pyetje. Me poshte jane shkeputur disa materiale nga studimi i tij. Ai thote se ikona antike, qe sipas gjasave ishte vendosur mbi varrin mural te Andronikes, (Donikes - sic e quan ai), i ngjante nje ikone orthodokse. Bazuar ne materiale me te hereshme qe ai kishte hasur, ajo kishte qene, pak a shume keshtu: Rreth viteve 1900, ikona ishte ri-vizatuar dhe ndryshuar, keshtu qe origjinali humbi mjehere e pergjithmone. Pas "restaurimit" ikona mori kete pamje: Profesor Goerlich kerkoi qe ikones ti behej nje radiografi ne menyre qe te shihej si kishte qene ajo ne origjinal. Radiografia tregoi se kishim te benim me nje ikone Greko-Orthodhokse. Rezultatet e kerkimit shkencor treguan se ikona ne versionin e saj origjinal kishte disa fraza te shkrojtura me germa greko-cirilike te cilat u interpretuan si: - “Soter tou Kosmou” - Ne greqisht do te thote “Shpetimtari i Botes”. - “Eleusa” - Ne greqisht kjo fjale pershkruan embelsine/perkujdesjen e Shen Merise. - “Meter Zeu” - Besoj se kemi te bejme me fjalet/frazen “Mitera Theu”; Ne greqisht do te thote “Nena e Zotit”. Ne se pranojme qe kjo ikone ishte vendosur mbi varrin e Andronikas atehere del qe ajo kishte qene nje besimtare orthodhokse dhe njohese e gjuhes greke. Si per te mbeshtetur kete konkluzion llogjik, Profesor Goerlich shkruan: “Donika, ne kronikat napolitane te kohes se saj, ishte qojtur me pseudonimin Scanderberga, Scannabelecca ose thjesht Grekja.” (9) Dhe ketu rikthehet perseri kontradita midis proves reale dhe transformimit artistiko-folklorik. Ne se gruaja e Skenderbeg-ut ishte pagezuar Andronika dhe ishte varrosur si nje orthodhokse qe njihej si “Grekja”, atehere perse do te quhej Donika ? Si konkluzion; d ikush mund te mbeshtes c’do lloj hipoteze qe deshiron. Mund te injoroje edhe provat me solide. Mund te ktheje shenjtore dhe profete ne sekretare partie. Por, ai apo ajo, nuk mund te hedhe poshte faktin qe vete emri “Kastriotis” ka origjine greke. A nuk eshte kjo nje prove e ndikimit te gjuhes greke tek shqiptaret ? Dhe ne fund te fundit, qe ku dhe deri diku ishte Donika shqiptare ? Sido qe te kete qene, personalisht mendoj se gjuha greke ka ndihmuar ne mbrojtjen e identitetit shqiptar ne mesin e botes katolike, dhe jo vetem. Shenime dhe sqarime 1- Ne kete shkrim, termat “Shqiperi” dhe “shqiptar” jane perdorur per te perkufizuar popullata, hapesira tokesore dhe periudha kohore kur keto terma nuk egzistonin. Ne perdorimin e ketyre emertimeve nuk kam ndjekur ndonje regull shkencor. Kjo gje eshte bere per te thjeshtesuar dhe eleminuar shpjegime te gjata. 2- Edward Lear ishte nje personalitet shume dimensional; piktor, shkrimtar, poet, mendimtar … Ne kohen e Partise se Punes pothuajse c’do dy jave ne televizionin shqiptar shfaqej dhe rishfaqej nje dokumentar me skicat dhe pikturat qe Lear kishte bere ne zonat e Shqiperise kur ai vizitoi Ballkanin jugor. 3- Paragrafi i tij ne italisht do te thote se kur deshironin te tregonin veten si njerez te civilizuar arbereshet flisnin si te krishtere, (flisnin greqisht dhe latinisht), ndersa midis tyre si djaj, (perdornin dialektin arbersh/shqip). 4- Xhorxh Nikolas Nasi / George Nicholas Nassee ishte nje ushtarak, pjestar i forcave amerikane qe zbarkuan ne Italine e jugut. Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore ai u rikthye ne Italine e jugut ku per disa vjet studjoi dhe mblodhi te dhena mbi arbereshet. Ne vitin 1960 ai mori titullin Doktor ne Filozofi. Punimi qe ai paraqiti per mbrojtjen e doktorates quhet: “The Italo-Albanian villages of southern Italy” 5- George Nicholas Nassee. The Italo-Albanian Villages in Southern Italy. Faqe 48 - “It is not just a coincidence that in certain villages, such as those in the provinces of Taranto and Lecce, where the clergy is Roman Catholic, the Albanians have lost their identifying characteristics, while in the villages where the Greek Catholic clergy are installed the Albanian characteristics have prevailed.” 6- George Nicholas Nassee. The Italo-Albanian Villages in Southern Italy. Faqe 49 - The Mass in these villages is recited in Latin, and many of the religious customs are not carried on by the Roman priests because of their ignorance of local ways. In losing some of these customs, these Italo-Albanians became more Italian than the villagers who had priests of the Greek rite. 7- Daniel Benito Goerlich eshte Profesor i Historise se Artit ne Univesitetin e Valencias nje studim i tij rreth mundesise se gjendjes se eshtreave te Andronika Kastriotit ne nje manastir te Valecias gjendet ketu: https://ojs.uv.es/index.php/arslonga/article/view/15638/18633 Titulli i studimit eshte: “La estirpe Albanese de la Virgen del Refugio de la Trinidad: sobre un viejo icon casi olvidado” 8- Mihail Sturdza - “Dictionnaire historique et généalogique des grandes familles de Grèce, d'Albanie et de Constantinople”. Faqe 218 Pema eshte krijuar nga historianet e njohur Hopf dhe Babinger te cilet githashtu jane te njohur per latinizimin dhe katolicizimin e emrave te personave greko-sllavo-orthodokse te kohes. 9- Daniel Benito Goerlich - “La estirpe Albanese de la Virgen del Refugio de la Trinidad: sobre un viejo icon casi olvidado”. Faqe 57 Shkurt, 2023
- Flamuri i Skenderbeut & Flamuri Shqiptar | Mendime
Flamuri Shqiptar dhe simboli i tij qe ka shume pak te beje me Shqiptaret. Flamuri i Skenderbeut dhe flamuri Shqiptar Flamuri shqiptar, folklori gjeo-politik dhe shqiponja qe s'mund te fluturoje Dikush kryqezon duart dhe ben nje fotografi, dikush tjeter shenon nje gol dhe kryqezon duart ... Kryqezo duart, bej shenjen e "Shqiponjes" dhe kjo eshte shprehje e krenarise kombetare ? Eshte e drejta e kujdo te lidhe nje simbol me nje mendim, besim apo emocion por kur simboli zgjidhet gabim veprimi duket qesharak, per te mos thene me shume ... Ai i kujtohet dikujt viti 1997, lufta kunder "Saliut" dhe "Simboli serb" i tre gishtave ? Ajo qe me cudit me teper eshte fakti qe shqiponja dy-kokeshe lidhet me nacionalizmin shqiptar. Eshte ironike qe nje popull qe ka shume pak te beje me historine e shqiponjes dy-kokeshe perdor si flamur nacional nje simbol te huazuar. Origjina e shqiponjes dy-kokeshe shkon shume, shume kohe mbrapa dhe eshte e lidhur me historine e fiseve, mbreterve, perandoreve qe kane egzistuar perpara se emri "Shqiptar" te permendej per here te pare. Eshte fakt i pa mohueshem, qe duke filluar nga shekulli i 13-te, kjo shqiponje u be simbol i Bizantit, nje perandori ne te cilen shqiptaret ishin nje element fare i pa rendesishem. Ne fakt, jo dhe aq i pa rendesishem ! Per shembull Iliaz Bej Mirahori, ishte nga te paret ushtare qe hyne ne Kostandinopoje diten kur otomanet shkateruan perfundimisht Bizantin. Ai arriti te behej nje figure e larte ushtarake ne perandori duke ju sherbyer dy sulltaneve te degjuar, Mehmetit te Dyte dhe Bajazitit te Dyte. I pari i dha Iliaz Bej Mirahorit nje nga vajzat e tij per grua. Si rasti i Mirahorit kishte shume ... Pra, situata ne mes shqiptareve te asaj kohe, pak a shume, ishte kjo; nga nje ane Skenderbeu me flamurin e Perandorise Bizantine dhe nga ana tjeter Mirahori me flamurin e Perandorise Otomane. Ka nevoje te thuhet se Skenderbeu dhe Iliaz Bey Mirahori ishin armiq per vdekje ? A mund te bashkoheshin ata rreth te njejtit flamur ? Sot, nuk do te ishte ndonje cudi e madhe ne se dikush, me rastin e ndonje feste te besimtareve myslymane, te varte "Flamurin e Skenderbeut" ne minarene e xhamise qe Bej Mirahori ngriti ne Korce. Sipas mendjes se tij kjo eshte shprehje e "Shqiptarizmes". B azuar ne shkrimet e Ekrem Bej Vlores, xhamia ishte ndertuar ne vitin 1465, kohe ne te cilen Skenderbeu ishte akoma gjalle. Nje flamur bie, nje tjeter ngrihet ... Per ta bere me te qarte per ata qe ngaterojne flamuret moderne kombetare me emblema te ndryshme duhet permendur se ashtu si ne kohen tone edhe ne te kaluaren, mbreter dhe ushtrite e kohes perdornin simbole unike per tu dalluar nga njeri tjetri. Dikush perdorte figuren e luanit, dikush te ujkut apo ujkonjes, dikush te skifterit, dikush te kendezit, dikush tjeter ate te shqiponjes me nje apo dy koke, dikush dicka tjeter ... Nje material, ne gjuhen angleze, rreth perdorimit te shqiponjes dy-kokeshe nga grupe te ndryshme popullatash jepet KETU . Kur otomanet filluan te pushtonin Ballkanin, disa prijesa shqiptare gjeten aleatet e tyre te natyrshem tek fqinjet dhe krijuan aleanca me qellim qe te mbronin veten, familjet dhe njerzit e tyre, pronat, interesa strategjike, besimin fetar, e keshtu me rradhe. Serbe, bullgare, greke, hungareze, shqiptare, vlleher, etj, luftuan se bashku por nuk ishte e lehte te perballohej fuqia shkateruese e perandorise se madhe. Disa nga keta aleate luftuan nen flamure te ngjashem qe, pak a shume, ishin variante te flamurit bizantin. Bizanti ishte nje perandori qe njihte vetem nje fe; ate te Krishtere Orthodhokse. Permeteper, shteti dhe kisha ishin nje trup i vetem. Perandori konsiderohej se ishte i zgjedhur nga vete Zoti dhe ishte shembelltyre e Krishtit ne Toke. Idealet dhe vlerat e krishtera, te gershetuara me qellimet politike, ishin shtylla kurizore e perandorise. Strukturat kishtare ishin ingranuar ne sistemin shteteror dhe luanin nje rol kryesor ne funksionimin e Perandorise Bizantine. Perandoria perdorte si stemen e saj nje shqiponje dy-kokeshe ngjyre ari. Vasalet lejoheshin te adoptonin stema/flamuj te ngjashme por shqiponja duhet te ishte ngjyre tjeter nga ajo e variantit perandorak. Simbol i Kishes Orthodokse Lindore ishte nje shqiponje e zeze dy-krenare ne fushe te verdhe. Ne kroniken e Giovanni Mosachi / Gjon Muzaka (1) , te shkrojtur rreth vitit 1510, ai permend se familja e tij kishte dy emblema. E para ishte nje shatrivan qe e hidhte ujin ne dy drejtime dhe me vone adoptuan nje embleme te dyte qe sic e pershkruan ai, "nje shqiponje dy-kokeshe te kurorezuar me nje yll ne qender" . Me poshte, duke ju drejtuar femijeve te tij, ai vazhdon "emblema e dinastise se nenes tuaj eshte nje shqiponje e bardhe. Ajo vjen nga Familja Dukagjini, nje dinasti e nderuar" (2). Djali i Gjon Muzakes, shume vite me vone pas vdekjes se Gjonit, ka bere disa shtesa ne pershkrimet e te jatit (3) ku midis te tjerash thuhet se ne varrin e Gjonit shkruhet se ai "e kishte origjinen nga qyteti i Bizantit dhe mbante shqiponjen dy-kokeshe si emblemen e besimit te tij fetar - bicipitem aquilam habentis insigne coronatam religiose (4). Duket qarte qe shqipnja dy-kokeshe ishte tregues i nje statusi te vecante dhe kishte nje kuptim plotesisht te caktuar. Pra, shqiponja dy-kokeshe nuk ishte "Flamuri i Skenderbeut" por flamuri nen te cilin Skenderbeu luftoi. Ai ishte nje simbol qe perdorej gjeresisht jo vetem nga prijesat shqiptare por edhe nga greke, serbe, malazeze, etj. Ky simbol i kishte rrenjet ne Bizant dhe shprehte nje mesazh te theksuar Kristiano-Orthodoks ! Si gjithe aleatet e tij, edhe Skenderbeu ka perdorur flamurin bizantin. Megjthese ka pak rendesi se c'fare kombinimi kishte flamuri i Skenderbeut do te ishte me shume interes qe studiuesit/historianet shqiptare te paraqisin ndonje dokument shkencor ku te tregohet se c'fare ngjyre kishte shqiponja dhe fusha e flamurit te tij. Ne Internet mund te gjesh shume versione te emblemes se Kastrioteve; me poshte paraqiten disa. Gojedhenat se ai kishte kete apo ate flamur nuk kane ndonje vlere te madhe. Per Skenderbeun thuhet se ai ndroi disa here fe dhe besim dhe se fundmi u be katolik, se keshtu duan italianet apo austriaket ... Lind pyetja, perdorte ai te njejtin flamur apo e ndronte sipas rastit ? Kuptohet, ai mund te bente nje flamur vete, si t'ja merrte mendja atij, dhe ta ngrinte ate kur e si te donte. Por besoj se Skenderbeu ishte me i zgjuar se kaq ! Te tjere ishin ata qe nxituan te ngrinin nje flamur qe kishte fare pak te bente me shtetin qe ata deshin te ndertonin. Nje gje eshte me se e qarte; zhveshja e "Famurit te Skenderbeut" nga kuptimi fetar i heq atij anen shpirterore dhe e ben ate nje simbol te cunguar. Flamuri i perandorit te fundit te Bizantit Kostantin Paleologu qe u vra ne 29 Maj, 1453 duke luftuar per mbrojtjen e Kostandinopolit. Kliko ne pikture. Varianti me i perhapur i flamurit Bizantin te cilin e ka modifikuar dhe perdor kisha Greke. Kliko ne pikture. Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1595. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture. Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1605. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture. Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i viteve 1675-1688. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture. Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i shekullit 17. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture. Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1715. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture. Emblema e Dinastise Nemanjić nga doli dhe Vojsava, mamaja e Skenderbeut. Material i vitit 1595. Kliko ne pikture. Flamuri i "Skenderbeut" ne ditet tona. Qe nga dita e ngritjes ne Vlore, flamuri eshte modifikuar disa here. Kliko ne pikture. Nje variant i flamurit te Mbreterise Malazeze. Kliko ne pikture. Nje variant i flamurit te Mbreterise Serbe. Kliko ne pikture. Nje variant i flamurit te Perandorise Ruse. Kliko ne pikture. Gjate shekujve te sundimit otoman, (Nje periudhe e ndritur per nje pjese te shqiptareve por erresire per pjesen tjeter), shqiptaret, ne pergjithesi, kerkuan rruget dhe mundesite se si te mbijetonin me lehte. Pjesa me e madhe e popullates perqafoi besimin myslyman dhe kjo ishte e priteshme. Fise dhe grupe heterogjene, pa gjuhe te shkrojtur, pa strukture te organizimit fetar dhe shteteror sic ishin shqiptaret e asaj kohe, do te gjenin menyren e tyre te egzistences ... Padyshim, kishte grupe popullatash qe besuan ne Myslymanizem dhe perqafuan kete fe sepse ashtu deshironin. Ne nje pjese te madhe te hapesirave shqiptare kthimi i fese apo perqafimi i fese se re ndodhi relativisht shpejt. Ne mesin e shekullit te 15-te, kur Skenderbeu ishte akoma gjalle, pjesa dermuese e elites shqiptare ishte kthyer ne besimin Myslyman. (Nje shkrimi im i titulluar: Bosat ne kohen e Skenderbeut gjendet KETU ). Per saktesi historike, pretendimi se turqit i kthyen shqiptaret ne myslymane vetem me dhune nuk eshte i vertete. Pa dyshim qe otomanet ushtruan dhune, presion ushtarak, ekonomik, politik dhe stimuluan perhapjen e Myslymanizmit por kjo ishte vetem nje pjese e realitetit. Ne shume zona te Shqiperise se atehershme banoret ose nuk e kishin idene se kush ishte Skenderbeu dhe flamuri i tij, ose ai kishte qene per ta nje armik i betuar, ose e hodhen flamurin e vjeter dhe ngriten nje tjeter, ose ... Shume shqiptare luftuan ne emer te Perandorise Osmane duke ngritur lart flamurin me gjysme hene dhe jo ate me shqiponje dy-krenare. Kontributet e shqiptareve ne fushatat ushtarake dhe mirevajtjen e biznesit te Portes se Larte jane te njohura dhe mire dokumentuara. Ne shume teritore te banuara nga shqiptare kenga "Dum baben" ishte kenga me e degjuar per disa shekuj. Shume shqiptare jane krenare per kete dhe kjo eshte e drejta e tyre ! Per 'nacionalistet moderne' shqiptare duhet theksuar: Zor se shqipetaret do te egzistonin si koncept nacional nese ata nuk do te ishin ingranuar ne mekanizmat e Perandorise Otomane. Nga ana e tyre, strateget e politikes se jashtme te Portes se Larte u perpoqen ti kthenin shqiptaret ne 'kolona' ku do te mbeshtetej Perandoria Otomane ne Ballkan. Rasti me kuptimplote eshte ai i Kosoves. Kenga vazhdoi gjate dhe kur zembreku i gramafonit 'Otoman' u keput lindi nevoja e nje gramafoni te ri dhe natyrisht nje pllake te re. Austro-Hungaria dhe Italia afruan gramafonin dhe tekstin a kenges se re por kengen duhet ta kendonin vete shqiptaret. Dhe kengetaret nuk munguan; dolen vullnetare qe harruan ritmin e 500 vjeteve te fundit dhe nisen nje kenge te re me motive te mara ne historine e 4000 vjeteve te shkuar: motivin pellazgo-iliro-etrusko-liburno-dardano-epiro-maqedon ... Kthim mbrapa ne te kaluaren e 'lavdishme' per nje te ardhme te 'ndritur' ... Pllaka u regjistrua diku neper ambjentet e politikes europiane dhe u be gati per 'Gramafonin Shqiptar'. Kenga e re nisi ... dhe vazhdon te kendohet me vargje qe enden midis historise se vertete, gojedhenave, perrallave dhe genjeshtrave. Tashme vargjet jane te konsumuara. Ne, nip, sterniperit e Skenderbeut (Shenim: Skenderbeu u shpall Hero Kombetar vetem ne vitin 1965), kemi luftuar per zhvillim dhe perparim. Gjate shekujve kemi qene dhe jemi te bashkuar rreth flamurit me shqiponjen dy-krenore, etj, etj ... Besoj se, ne se Skenderbeu do te ringjallej vetem per disa caste, do te merrte kalin ne kuriz dhe do te largohej larg, shume larg nga sheshi ne Tirane ku eshte vendosur statuja e tij. Natyrisht, ai nuk do te linte mbrapa flamurin per te cilin luftoi. (Shenim: Statuja e Skenderbeut zevendesoi statujen e Stalinit qe ishte ngritur ne qender te Tiranes). Nje shqiponje me dy koka qe mendojne njera ndryshe nga tjetra s’ka se si te fluturoje. Ka erdhur koha per shqiptaret, te pakten inteligjencen e vendit, te fshijne nje gafe historike dhe ri-krijojne flamurin kombetar. Ndersa flamuri i improvizuar me nxitim, qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore, kishte nje kuptim dhe qellim te paqarte, pasuesit e Toptanit kishin te drejte; nje fushe e kuqe dhe nje brez i zi do te ishte zgjidhja me e mire per gjithe ata qe kuptojne dhe respektojne vleren e simboleve . Sot ne Shqiperi pretendohet se ka liri dhe te drejta mendimi, besimi dhe shprehje. Atehere si mund te quhet simbol bashkimi "Flamuri i Skenderbeut" kur gjate kohes te tij shqiptaret e kthyer ne myslymane ishin nga armiqte me te medhenj te kauzes per te cilen ai luftonte ? A nuk deklaronte papa i Romes se Skenderbeu ishte "Kalores i Krishtit" ? Per ata qe injorojne fakte historike ose qe bejne sikur nuk kuptojne histori, Skenderbeu do te vriste me doren e tij nje te krishter te kthyer ne myslyman, pa u menduar shume. Ne kohen e tij besimi fetar ishte nje faktor madhor dhe shpesh here kufiri qe ndante jeten nga vdekja. E verteta historike dhe shkencore eshte se ne kohen e Skenderbeut, pjesa me e madhe e shtreses udheheqese ne zonat qendrore dhe jug perendimore te Shqiperise se sotme ishte kthyer ne myslymane. Kjo hapesire tokesore ne regjistrat e Perandorise Otomane quhej Arvanid/Arnavid. Pra, te themi trashe-trashe, shqiptaret ishin bere pjese e strukturave shoqerore, fetare dhe shteterore te Perandorise Otomane dhe shume prej tyre shihnin ne shqiponja dy-kokeshe nje simbol armiku te eger qe synonte eleminimin e tyre dhe jo nje simbol uniteti. Perralla gjeo-politike e flamurit te Skenderbeut, (Skenderbeu nuk dihet me siguri c'fare ishte ne te vertete dhe per kete duhet te behet nje kerkim i plote shkencor duke sjelle ne ndihme metodat moderne, perfshi dhe testimet e DNA-se), e beri punen e saj. Eshte koha per histori shkencore dhe jo me histori politike. Krijimi i flamurit kombetar nga vete shqiptaret, qofte dhe pse i vonuar, do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur. Shembuj te flamureve kombetare unifikues dhe kuptimplote ka me shumice. Ne fund te fundit, Perandoria Bizantine dhe Perandoria Otomane nuk egzistojne me ... Ketu vlen per tu permendur rasti i Austrise e cila kishte si simbolin e saj perandorak nje shqiponje me dy koka, nen mbrojtjen e se ciles ishin shume vasale te vegjel. Ky simbol kishte nje kuptim te thelle fetar dhe jepte mesazhin se besimi Kristiano-Katolik ishte shteti vete. Skica e meposhteme eshte e vitit 1510 dhe tregon principatat/udheheqesit aleate te Mbreterise Austriake. Pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore dhe shperberjes se Perandorise Austro-Hungareze, Austria e ndryshoi flamurin; shih me poshte. Flamuri Imperial i Austrise deri ne vitin 1918 Flamuri i Austrise sot Me sa duket, Austria e mbeshteti idene e perdorimit nga shqiptaret te nje flamuri te ngjashem me ate te Austrise Imperiale (5) . Ne Nentor te vitit 1912 Ismail Qemali vizitoi Vienen dhe kuptohet qe ai diskutoi me zyrtaret perkates hollesite me te vogla rreth shpalljes se mevetesise/pavaresise, perfshi edhe flamurin qe do te ngrihej. Me pas ai beri shume perpjekje per te krijuar idene se mbas tij ishin Austriaket por nuk ja arriti dot ketij qellimi. Shenim: Nje shkrim i titulluar "Flamuri austriak dhe flamuri shqiptar" , qe ben fjale rreth ndikimit austriak ne historine e nacionalizmit shqiptar gjendet KETU . C'me shtyu the shkruaj c'fare shkrojta me siper ? Disa kohe me pare mu dha rasti te vizitoj nje kishe te vogel, gjysem te renuar, ne nje fshat ne lindje te Shqiperise, ne gjendje akoma me te keqe. Prane kishes kishte 10 - 15 varre, disa prej te cilave shume te vjetra. Dy varre kishin nga nje kryq ku ne nje ane ishte emri i familjes qe kishte patur ne pronesi varrin dhe nga ana tjeter ishte gdhendur shqiponja me dy koke dhe mbi te kryqi Bizantin. Njerzit qe preheshin nen guret e vjeter jetuan dhe u larguan nga jeta si te krishtere orthodokse dhe simboli i tyre me i larte ishte shqiponja dy-kokeshe, qe deri diku perfaqsonte dhe statusin e tyre shoqeror. Varret ishin perdorur per here te fundit shume vite perpara se te ngrihej flamuri ne Vlore dhe natyrisht qe gdhendjet mbi kryq nuk kishin te benin aspak me “Shqiptarizmen”. Permeteper, shkrimet mbi kryqe ishin ne greqisht. Ajo qe me beri te mendoj ishte prania e varreve te njerezve te besimit Myslyman, (ngjitur me varet e te krishtereve), te varosur ne hapesiren e kishes gjate 40–50 vjeteve te fundit. Ma merr mendja se ato varre ishin vendosur mbi varret e te Krishtereve dhe mbase kishin dhe kocka te perziera. Te gjallet me te gjallet, te vdekurit me te vdekurit - do te thote dikush. Ku e shikon problemin ti ? - do te pyese nje tjeter. Pergjigjia ime eshte: Ne pergjithesi, simboli dhe besimi lidhen aq fort sa qe nuk kane kuptim si elemente te vecante. Shume njerez do te jepnin gjithcka, bile dhe jeten e tyre per nje simbol ! Shume te tjere do ta konsideronin jeten e tyre bosh ne se dikush do t'ju merrte apo shkateronte simbolet ne te cilat ata besojne. Ka dhe te tjere qe i konsiderojne simbolet si lekura e kameleonit ... Pak histori ne foto; Nga Stalini tek Skenderbeu dhe cudite e tjera ... Shenime te rendesishme rreth artikullit 1- Personalisht mendoj se emri i vertete i Gjon Muzakes, ka qene Jovan. Ne versionin italian ai shfaqet si Giovanni. Me vone emri eshte 'shqiptarizuar' dhe eshte kthyer ne Gjon. Para-ardhesit e tij kane qene Orthodhokse te betuar dhe ne besimin Greko-Orthodhoks emri Gjon nuk egzistonte. 2- Mare nga punimet e Robert Elise. Shkrimi John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty. Ne librin e H. Inalcik, SURET-Î DEFTER-İ SANCAK-İ ARVANİD, ne zonen e Myzeqese shfaqet timarioti Pavlo Dukayini, (faqe 59). Eshte e paqaret si lidhet ky person me familien e Dukagjineve ne veri. 3- Duhet theksuar se nuk egziston doreshkrimi origjinal i Gjon Muzakes, por ne vitet 1870 egzistonte nje kopje te cilen e ri-kopjoi nje mik i historianit Hopf dhe ja dergoi ketij te fundit per studime te metejshme. Pra, origjinaliteti dhe vertetesia e pershkrimeve te Joan (Gjon) Muzakes duhen marre me rezerva. 4- Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues publiées avec notes et tables généalogiques, ed. Charles Hopf, Berlin, 1873 / Faqe 314 - "Omnipotens Iesu, sacrarium hoc tibi Ioannes Mosachi filius En Ghini Despotis Epirothae et Mosachiae domini ex urbe Bizantis oriundi bicipitem aquilam habentis insigne coronatam religiose ..." 5- Nuk eshte e qarte se i kujt ishte, kush e solli apo pregatiti flamurin qe u ngrit ne Vlore. Ishin perdorur nje apo dy flamure ? Flamur me shqiponje me dy koke apo me nje koke ? Ka disa hipoteza; asnje nuk mund te vertetohet plotesisht sepse flamuri, (apo flamuret), qe u perdor ne 12 Nendor 1912 nuk egziston me. Mundesia me e madhe dhe me e pranueshme eshte qe flamurin e sollen antaret e grupit te Shqiptareve te Bukureshtit, (Spiridon Ilo mendohet te kete qene krijuesi i flamurit ne fjale dhe personi qe e solli ate nga Rumania), qe morren pjese ne takim dhe firmosen Memorandumin e Pavaresise. Megjitheate, nuk ka ndonje dokument ku te behet fjale rreth fatit te atij flamuri, ashtu sic nuk ka dhe ndonje protokoll zyrtar, fotografi apo material origjinal rreth mbledhjes ku u vendos ngritja e "flamurit te Skenderbeut" dhe shpallja e pavaresise. Mungesa e flamurit ne vend tregon qarte se Shqiptaret e vitit 1912 nuk e kishin fare idene se c'flamur kishin. Eqerem Bej Vlora e ben fare te qarte kete fakt ne kujtimet e tij, duke shtuar: "askush kish mbajtur nje te tille". Perndryshe, do te gjendeshin shume te tille dhe askush nuk do te bente nje, shpejt e shpejt, apo te sillte nje nga Bukureshti, Bostoni apo diku tjeter.
- Nga Krionero ne Uji i Ftohte | Mendime
Greket dhe kultura e tyre ne jug te Shqiperise. Nje kendveshtrim bazuar ne punimin e Antonio Baldacci te titulluar Intinerari Albanesi Nga Krionero ne Uji i Ftohte Antonio Baldacci - Nje shkencetar bimesh me mision politik. Renia e fuqise se Perandorise Otomane coi ne zgjimin e endrave te Italise per kontrollin e bregut lindor te Adriatikut. “Nuk ka hapesire me te rendesishme per Italine se sa Lindja. Ne se Turqia vdes, dhe ajo c’ka trashegohet nuk ndahet bazuar ne interesat tona por ne deshirat e te tjereve; per shembull Egjypti bie ne duart e anglezeve dhe bashke me te dhe kanali i Suezit, ne se Tunizia kalon ne duart e francezeve, ne se Austria shtrihet nga Dalmacia ne Albania, atehere shume shpejt ne nuk do te kemi as ajer te marim fryme ne mes te Mesdheut.” - shkruante Cristoforo Negri(1), nje politikan i rendesishem italian i viteve 1850. Ta kthente endrren ne realitet, Italise i duhej te perballej me Austro-Hungarine. Permeteper, prania e grekeve dhe kultures se tyre ne territoret ku me vone do te ndertohej shteti shqiptar ishte nje pengese madhore ne permbushjen e planeve te italianeve. Ne perpjekje per te krijuar nje ambjent pro-italian ata tentuan te benin per vete disa grupe dhe shtresa te popullatave qe jetonin ne Albania dhe Epir. Roma investoi shume ne kete drejtim, si financiarisht ashtu dhe intelektualisht. Ne kete projekt madhor ajo ingranoi disa dijetare te njohur te kohes. Nje nga keta persona ishte botanisti Antonio Baldacci. Ne vitin 1892 ai vizitoi Vloren, Fierin, Beratin, Tomoricen, Tepelenen, Kucin, Himaren, Filiatin, Prevezen dhe disa fshatra apo ngujime me te vogla. Ne vitin 1894 dhe 1895, Baldacci u rikthye perseri ne Albania dhe Epir. Ai shkrojti nje liber mbi udhetimet e tij te titulluar “Intinerari Albanesi” nga i cili kam vecuar disa paragrafe qe me terhoqen vemendjen. Shenim sqarues: Ne shqiperim jane perdorur termat Alabania, Epir ashtu sic jane perdorur dhe ne materialin origjinal. Ne udhetimet e tij, Baldacci ishte paraqitur si studjues bimesh. Ne realitet, objektivi i tij nuk ishin lulet por monitorimi i situates ne terren. Zyrtaret otomane ne Vlore hezituan ti jepnin atij lejen e qendrimit ne vend. Sic shkruan ai, autoritetet turke e konsideruan ate si: “azgje me pak se nje oficer i derguar me qellime politike.” Dhe ne te vertete, qendrimi i tij politik shfaqet vazhdimisht. Disa here i kamufluar, disa here fare i hapur. Edhe pse tendencioz, autori nuk kalon ne ekstremitet. Ne kete kendveshtrim, libri afron materiale interesante per admiruesit e historise dhe ata qe kerkojne te mesojne me shume rreth kohes kur filluan planet per krijimin e shtetit shqiptar. Albanasit e viteve 1890 sipas Baldacci Baldacci pershkruan anet pozitive dhe negative te albanasve; ai ve ne dukje mikpritjen e tyre, mbajtjen e fjales, ashpersine dhe karakterin luftedashes, banditizmin, vrasjen dhe gjakmarrjen. “banoret qe nuk jane hajdute, shume krenare dhe primitive ne te njejten kohe, i jane dedikuar hakmarjes, e cila ne disa raste ka shojtur fshatra dhe qyteza brenda nje kohe shume te shkurter.” shkruan ai duke konkluduar me nota dashamirese: “albanasi eshte nje tip energjitik dhe pozitiv. Brenda paraqitjes se tij primitive ai ka nje zemer bujare dhe te dedikuar ne miresi.” Pershkrimi i zonave te Albanias dhe Epirit qe Baldacci vizitoi “Ne nje sens me te gjere politiko-gjeografik Albania e perfshin Epirin, ndersa ne nje kuptim me te ngushte etnografik Albania dhe Epiri formojne dy krahina te pavarura, me aspirata shume te ndryshme nga njera tjetra. Njera krahine eshte e banuar nga albanasit gege, myslymane dhe katolike, te cilet flasin dialektin e tyre gjuhesor, gegerishten. Ky grup perben albanasit e vertete. Krahina tjeter banohet nga greke dhe ne nje kendveshtrim me te gjere formon Epirin antik.” - shkruan ai. Natyrisht qe tosket dhe epirotet kane jetuar per shekuj prane njeri tjetrit. Ata kane dhene e marre mes tyre. Kultura greke e epirotasve dhe prezenca e tyre ne Albanian e jugut ka lene gjurme te dukeshme dhe te pamohueshme. Por koha i ndryshon njerzit dhe bashke me ta dhe kujtesen kolektive. Sot vlonjatet thone takohemi ne “Uji i Ftohte”. Ne vitin 1892 ata thonin takohemi ne “Krionero”. Keshtu shkruan Antonio Baldacci, duke dhene detaje rreth qyteti dhe zonave perreth. “Vlora eshte nje qytet Albano-Grek me rreth 8,000 banore qe flasin dialektin tosk dhe gjuhen greke.” Perkatesite fetare jane: te krishtere orthodokse, albanas myslymane, hebrej dhe te krishtere katolike. Ndersa “fshati i varfer i Selenices eshte i perbere nga kasolle ku banojne vlleher dhe greke nga Myzeqeja. Pothuajse te gjithe punojne ne minjere [nxjerjen e bitumit]” - informon ai. Nga ana tjeter, Baldacci ben perpjekje maksimale per injorimin e egzistences te elementit grek ne zonat qe vizitoi. Duke ju rreferuar nje grupi popullate qe jetonte midis Fierit dhe Vlores ai shkruan: “Keta te krishtere flasin greqisht dhe albanian por ata kane koke te gjate dhe te shtypur nga anet. Ne kete pike anthropologjia provon me shume se gjuha e cila ne vetvete nuk provon as edhe nje gje.” Si ka mundesi qe nje shkencetar ti gruponte njerzit ne perkatesi etnike duke u bazuar ne paraqitjen fizike ? Te ishte ndikimi i shkences biologjike qe klasifikon lulet nga forma e gjetheve, apo dicka tjeter ? Pershkrimi qe Baldacci i ben Beratit i jep pergjigje kesaj pyetje. “Qyteti i Beratit ka nje popullate midis 20 dhe 25 mije banore te ndare ne te krishtere dhe myslymane. Une mendoj se me se shumti ata jane shqiptare pa perjashtuar dhe disa mijera greke ne mes te te krishtereve. Ne pergjithesi, gjuhet e folura jane albanisht, greqisht dhe turqisht. Megjithate, ne tregeti perdoret gjuha greke. Ne kete pike, elementet e huaj greke kane bere nje propogande helenike shume aktive e cila 50 vjet me pare ishte pothuajse e panjohur ne Berat. Ndryshimi po ndodh pak e nga pak. Albania klasike toske po humb origjinalitetin e saj duke u kthyer ne greqizem.” Me pas Baldacci perpiqet ti preke ne seder albanasit duke thene se ne se ata nuk zgjohen nga gjumi i rrezishem letargjik “liria shqiptare do te humbe nje tjeter element te fuqise te shkelqeshme qe ajo gezonte dikur.” Ne fragmentin e mesiperm, “Gjeneral Trendafili” shfaq misionin e tij fare hapur. Ai injoron dhe tjeterson historine e Beogradit Albanas apo Beratit sic njihet sot. Berati prej shekujsh kishte patur nje prezence te rendesishme greke, e konfirmuar kjo nga disa burrime shume te besueshme. Ne vitin 1670 udhetari i degjuar otoman Evlija Celebi shkruan: “Belgradi albanas ishte pushtuar nga otomanet gjate mbreterimit te Khan Sultan Bajazitit. Komandanti suprem Gedik Ahmed Pasha e mori ate nga albanasit, greket dhe venedikasit.” Ai gjithashtu permend se ne te kaluaren, “keshtjella e Beratit ishte pushtuar nga Konstantini grek dhe albanasit.” Celebi jep detaje rreth popullates qe banonte ne zonen e qytetit; “jashte forteses te Beratit ndodhen 200 shtepi te lena pas dore me cati me tjegulla, shumica e te cilave jane te banuara nga infidele greke.” Ai vazhdon me pershkrimin e lagjes Gorice e cila kishte “200 shtepi te rrethuara nga kopshte me lule dhe vreshta. Ajo eshte e banuar me se shumti nga greke dhe albanas infidele [te krishtere].” 134 vite me vone, ne 14 Tetor te vitit 1804, William M. Leake shkruan: “Gorica ndodhet ne anen tjeter te lumit dhe formon mehallen, [lagjen], e trete. Ajo eshte e banuar vetem nga greke. Ndersa keshtjella, brenda te ciles jane vendosur pallati i Pashajt dhe disa shtepi toskesh te krishtere, perben mehallen e katert. Une hyra ne Kassaba, [qytet], ne ora 12-te. Gjysem ore me vone, duke kaluar porten e kalase per ne zonen greke, vura re se ne murret e hyrjes dhe daljes, vecanarisht ne anen e dajes, kishte disa fragmente te vogla muresh helenike.” Me tej Leake thote se ai gjeti strehim ne “shtepine e tregetarit kryesor grek, por shtepia e tij nuk mund te krahasohej ne asnje menyre me shtepite e te njetes klase shoqerore ne Greqi.” Permeteper, Leake thote se ne Berat jetonin disa intelektuale greke te standarteve europiane(3). Si konkluzion, gjate shekujve te kaluar, shume udhetare te rastesishem apo “gjenerale” me misione speciale qe kane kaluar ne territoret ku sot ndodhet Shqiperia kane identifikuar dhe raportuar prezencen e popullatave dhe kultures greke ne jug te vendit. Perse Antonio Baldacci do te shkruante se afer minjers se bitumit ne Selenice ishte gjetur nje pllake e madhe antike greke ku ishte gdhendur nje luftetar duke u betuar dhe poshte tij nje shkrim ne greqisht ? Eshte e drejta e kujdo te parashtroje dhe mbroje mendimin e tij. Burrimet e informacionit te perdorura ne kete shkrim. 1- Citimi eshte mare nga "Intinerari Albanesi" 2- http://www.albanianhistory.net/1670_Chelebi1/index.html 3- Travels in Northern Greece, Volume 1 - Faqe 354 Gusht, 2022
- Shqiptarizimi i Arberesheve.
Arbereshet dhe shqiptarizimi i tyre. Shqiptarizimi i Arberesheve Procesi i 'unifikimit' te arberesheve coi ne humbjen e informacioneve te rendesishme rreth albanasve te hershem. Ne fund te viteve 1300, ne Britanine e Madhe fliteshin disa gjuhe, variante gjuhesh dhe dialektesh. Dokumentacioni i atyre viteve eshte kryesisht i shkrojtur ne Anglishten Mesjetare, Anglo-Normandisht dhe Latinisht. Institucionet, shkencetaret, historianet per asnje moment nuk kane pushuar se zbuluari dhe studjuari historine e vendit te tyre, ndersa Shteti Britanik ka shpenzuar shuma maramendese per mbrojtjen e kultures/traditave te vjetra. Askush ne Britanine e Madhe nuk ka tentuar te “Anglizoje” banoret e dikurshem te ishullit te famshem. Ne se dikush do te kishte hedhur kete ide, atehere Mr. Bean do te kishte bere nje film shume te sukseshem. Egziston nje tendence e pergjitheshme per te lidhur popullata moderne me civilizime te dikurshme. Bie fjala greket tentojne te lidhin veten me civilizimin e vjeter grek. Italianet me shkelqimin e Romes. Egjyptianet me faraonet e piramidave … Eshte sjellje dhe ndjenje njerezore. Kushdo deshiron te lidhe veten e tij me dicka superiore. Disa nga perfaqsuesit e hitoriografise shqiptare e shohin kete fenomen nga nje kendveshtrim tjeter. Per ta historia rrjedh nga e sotmja drejt te shkuares. Me fjale te tjera; pellazget, iliret, dardanet, epirotet, maqedonasit, arvanitasit, arbereshet jane pa perjashtim shqiptare. Si mund te jete kjo e mundur kur termi “Shqiptar” eshte nje term i ri ? - do te pyese dikush. Pikerisht ketu ndahet shkenca nga nacionalizmi idiotesk ! Gjate Bizantit, popullatat nomade arvanitase u vendosen ne disa zona te Greqise se jugut. Per here te pare ata shfaqen ne regjistrat e Manuel Kantakuzino kur ky kishte ne kontroll Peleponezin (1348-80). Me vone, pushtimet otomane ne Ballkan krijuan disa vale te reja emigrimi si ne drejtim te Greqise ashtu dhe te Italise jugore. Thuhet se ka materiale te shumta rreth vendosjes se arberesheve ne Italine e jugut. Megjithate, mungojne punime te verteta shkencore rreth historise se tyre. Konkluzioni i pergjithshem eshte se ata u vendosen ne zona te depopulluara. Zanati i tyre kryesor ishte ushtria; ata luftonin si mercenare. Deri ne vitin 1861, gadishulli Italik ishte i ndare ne disa mbreteri, pricipata dhe Qytet-Shtete keshtu qe kishte plot mundesi punesimi per ushtare … Krijimi dhe fuqizimi i Shtetit Italian, thirri perseri ne skene arbereshet e varfer dhe te harruar. Kesaj rradhe ata u perdoren per nje qellim tjeter: Krijimin e nacionalizmit shqiptar qe do te ndihmonte shtrirjen e ndikimit italian ne anen lindore te Adriatikut. Ne procesin e “Shqiptarizimit” te arberesheve u zhduken disa nga elementet thelbesore te identitetit origjinal arberesh. Personalisht, mendoj se shumica e arberesheve u vendosen ne Itali pas nje qendrimi te perkohshem ne Peleponez. Aty ata huazuan shume karakteristika Greko-Bizantine. Prandaj vazhdojne te kendojne “O moj e bukura More” edhe sot e kesaj dite. Dhe ajo qe injorohet masivist eshte fakti qe Orthodhoksia i shpetoi ata nga italianizimi i plote. Popullatat qe perdoren gjuhen dhe ritin grek ne kishe munden te shpetonin dhe gjuhen arbereshe ne shtepi. Te tjeret thjesht u asimiluan ! Kjo eshte nje teme shume e gjere dhe e mbingarkuar me nacionalizem ekstrem. E shoqeruar me kenge “super-patriotike” dhe natyrisht e zbukuruar me “Flamurin e Skenderbeut”. Skenderbeu dhe shkenca Ne se tek arbereshet, apo shqiptaret kudo qe ndodhen, egziston vertet respekti per udheheqesin e dikurshem, atehere eshte detyra e tyre te krijojne nje fond per identifikimin e pas-ardhesve te tij, dhe jo vetem. Ne Itali gjenden varret e njerezve te aferm te Skenderbeut. Me perpjekjet e duhura, mund te behet nje studim i detajuar dhe i thelluar gjenetik qe do te hedhe drite te plote mbi Kastriotet. Kush ishin ata ? Cilet ishin “kusherinjte” e tyre ? Shoqatat Shqiptaro-Arbereshe kane per shembull rastin e piktorit te famshem Karavaxhio (Michelangelo Merisi da Caravaggio, 1571-1610). Studjuesit italiane arriten te gjenin eshtrat e tij ne nje varr masiv dhe identifikonin pasardhesit e tij qe vazhdojne te jetojne ne qytezen Caravaggio. Nje video e shkurter rreth ketij zbulimi gjendet KETU . Nje nga punimet me te njohura te Karavaxhios eshte “Thomai mosbesues” (Incredulità di San Tommaso). Shen Thomai besoi ne ringjalljen e Krishtit vetem kur e zuri plagen me dore. Shkenca eshte njesoj si Shen Thomai; kerkon prova dhe jo fjale ! Gusht, 2022
- Me trenin Iliro-Pellazg per ne Bruksel | Mendime
Kur perrallat behen me te rendesishme se te shkrojturat mbi gurr. Me trenin Iliro-Pellazg per ne Bruksel "Ketu, ne perputhje me statutin e Sulltan Sulejmanit, vjen nje drejtues i jenicereve dhe ne emer te Padishahut mbledh qindra djem te vegjel, Bullgare dhe Greke (1), si "femije takse". Djelmoshave ju veshin kapella te kuqe konike, rroba te kuqe te thurura prej leshi dhe i dergojne ne zyrat vendore. Ata qe jane shume te bukur dhe nga familje ne gjendje dergohen te sherbejne ne oborret e funksionareve. Ata qe jane me te varfer ju jepen rojeve te pallateve dhe trupave jenicere. Me te keputurit, dergohen ne repartet e artilerise dhe municioneve. Djelmoshat e zonave te tjera dergohen ne sektore te tjere ose ne familje te pasura, bazuar ne nevojat perkatese. Pasi mire-edukohen dhe sterviten, ata sherbejne si rekrute, pastaj futen ne sherbim te jenicereve, dhe me vone ngrihen ne pozicione qe t'ju sherbejne spahijve. Ne se Zoti vendos, disa nga ata do te behen vezire te medhenj, muftinj dhe mullahe. Keshtu qe, qyteza e Staroves eshte nje minjere per “djelmosha takse” dhe njekohesisht nje vend i bekuar dhe i bukur". ***** Materiali i mesiperm eshte shqiperim i nje fragmenti nga pershkrimet e udhetarit te njohur Evliya Çelebi. Ai vizitoi pjese te Ballkanit, midis tyre dhe shume vende qe ndodhen ne Shqiperine e sotme. Ketu permenden zonat perreth liqenit te Ohrid qe ai i vizitoi ne vitin 1670. Ne kete paragraf behet fjale per qytezen e Staroves qe ne ate kohe ishte qendra administrative e 70 fshatrave te zones. Te Krishteret Ballkanas e paguan "taksen e gjakut" per shume kohe. Kjo pikture e vitit 1558, qe ndodhet ne nje muzeum ne Turqi, tregon proceduren e mbledhjes se "femijeve takse". Piktura eshte pasqyrim i sakte i asaj qe shkruan Çelebi ne ditarin e tij 100 e ca vite me vone. Nje zyrtar Otoman tregohet duke mbledhur pagesen per rrobat e femijeve dhe shpenzimet e rruges deri ne destinacionin perfundimtar. Prinderit ishin te detyruar te paguanin keto shpenzime. Rrobat beheshin te kuqe ne menyre qe ne se dikush tentonte te aratisej, te identifikohej kollaj. Zyrtatret mbanin te dhena mbi prinderit, vendbanimin, diten e lindjes, gjendjen intelektuale dhe fizike, etj. Te "shemtuarit" dhe jetimet ishin me fatkeqet sepse konsideroheshin te pa-pershtatshem per strukturat administrative. Kuptohet, kishte dhe familje qe stimulonin dergimin e femijeve te tyre ne kete sistem me shprese se ata do te ecnin ne jete dhe do ti shpetonin verferise ekstreme. Disave "ju eci" dhe arriten te behen zyrtare te larte ne Perandorise Otomane. Disa u kthyen ne vendlindje dhe vazhduan mbrojtjen e interesave te Perandorise. Nje person i tille tregohet duke u perpjekur te qetesoje nje nene ... Djelmoshat linin prinderit, familjen dhe vendin e tyre duke mbajtur nje torbe te vogel ne kuriz. Brenda saj, midis sendeve te tjera, mbase kishin dhe ndonje loder. Rekorded thone se mosha e "femijes takse" fillonte aty ne 8 vjec. Imagjinoj se sa endrra femijnore u keputen ne mes dhe me ze nje trishtim ... ***** Ne kohen tone Starova quhet Buçimas; nje emer ky i ndryshuar gjate periudhes se "partise". Disa vite me pare mu dha rasti te kaloj nepermes fshatit qe ishte ne nje gjendje per te ardhur keq. Shoferi i taksise, nje Pogradecar qe e njihte mire zonen, me tha se diku ne nje nga shtepite e rezuara dikush kish gjetur shume monedha ari. Thua te kishte mbetur ndonje "thesar" i vogel nga shumat e mbledhura per rrobat e kuqe te "djelmoshave takse" dhe parate e rruges deri ne Stamboll ? Ketu ka patur bejlere te fuqishem, bejleret e Staroves - me tha shoferi dhe me tregoi disa shtepi relativisht te medha me mure qerpici qe ishin kthyer ne rrenoja. Mbase banoret e sotem kane pak, ose aspak, te bejne me ata te kohes kur Evliya Çelebi vizitoi qytezen ne vitin 1670. Ne fshat eshte ri-ngritur dhe nje xhami, origjinen kohore te se ciles une nuk e di. Çelebi ne kujtimet e tij thote se ne Starove kishte 2 xhami te mirefillta dhe dy te thjeshta. Ai thote se Starova kishte 400 shtepi te mirembajtura, me cati me tjegulla, por kishte dhe disa me cati kashte, shenja e varferise ... dhe vazhdon me pershkrimin e tij: "Starova eshte pjese e Sanxhakut te Ohrid dhe eshte vendi me i preferuar i Beut te Ohrid dhe administrohet nga nje vojvode .... te gjithe fshataret "raeja" (2) jane Bullgare" . Konsulli i Napoleon Bonaparte ne Janine, Pouqueville vizitoi Staroven, ne vitin 1806, ai pershkruan ndryshimin qe kishte pesuar fshati gjate 136 viteve qe nga koha kur e kishte vizituar Çelebi. Pouqueville shkruan: "Perafersisht ne nje distance 3 Lega (njesi matese) ne Jug-Juglindje te Pogradecit, pergjate liqenit, ndodhet Starova. Fshati ka 250 shtepi te banuara vetem nga Shqiptare Muhamedane". C'fare ndodhi me Bullgaret "raeja" qe popullonin kete zone ? U larguan per diku tjeter ? U kthyhen me Muahemadane dhe shqiptarizuan ? Nuk kam hasur ndonje historian Shqiptar qe te jape ndonje version rreth kesaj historie ... Duke kerkuar materiale per Buçimas-in e sotem, Staroven e djeshme, gjeta disa shkrime dhe video ne Internet ku thuhej se fshatin e ka pllakosur varferia, mungesa e shpreses dhe deshira masive per tu larguar nga vendi. Kete radhe destinacioni kryesor i banoreve te Staroves eshte Finlanda ... ku shkojne dhe kerkojne strehim ekonomiko/politik ! Nga Stambolli ne Finlande ? Ironi historike - do ta quaja une. ***** Ne median e shkrojtur dhe ate elektronike ka shume persona apo grupe njerzish, simpatizante te disa rrymave tendencioze qe predikojne dhe pretendojne per "Shqiperine e madhe etnike". Kjo kategori nuk merr parasysh te vertetat historike dhe nxit nacionalizmin ekstrem. Historianet e "oborrit" bejne cmos te mbulojne dhe fshijne te kaluaren e perbashket Ballkanike dhe jane kthyer ne nxites te ideve te rrezikeshme. Nen petkun e "Shqiptarizmes" sulmohen ata persona apo grupe qe perpiqen per nje politike te moderuar dhe bashkekohore. Largimi nga retorika boshe dhe e pavlere duhet te marre perparesi si ne opnionin e pergjithshem ashtu dhe ne qarqet intelektuale dhe politike. Per te sjelle ne drite kendveshtrimin e nje personi qe vizitoi Ballkanin ne fillim te viteve 1800 po sjell nje fragment nga kujtimet e William Martin Leake. Zgjodha Leake sepse ai konsiderohej nga bashkekohesit e tij si "pro-Shqiptar" dhe nje nga mbrojtesit me te zjarrte te hipotezes qe Shqiptaret kane rrjedhur nga Iliret. Pra, po i referohem nje "miku" te Shqiptareve. Ne nje paragraf ku Leake pershkruan udhetimin e tij ne vitin 1804 neper zonen e Oparit thuhet: "Fshatrat ne te 2 anet e lugines ku kaluam formojne distriktin e Oparit (Khopari). Me perjashtim te Lavdarit, zona eshte me se shumti e banuar nga Shqiptare Myslymane te grupit Tosk, te cilet jane njerez te eger. Ne te gjithe kete hapesire tokesore, qe ka 30 fshatra, nuk ka me shume se 230 shtepi te Krishtera. Ketu, megjithese gjuha me e perhapur eshte Shqipja, shume burra flasin Greqisht. Kjo ndodh nga qe prifterinjte ne pergjithesi jane nga Greqia; por edhe sepse shume meshkuj vendas e kane te domosdoshme kete gjuhe per te gjetur punesim ne Greqi ku ata punojne si transportues mallrash (karvane) ose barinj. Njesoj si Greket e Azise se Vogel dhe pjeseve te tjera te Turqise, ku ata jane nje pakice e vogel, Shqiptaret i mbaje grate e mbyllura. Gjithashtu, ne keto male perdoret vende-vende dhe gjuha Vllahe e cila flitet nga grupe qe kane mbetur qe nga koha e emigrimit Vllah i cili ndodhi perpara se Shqiptaret te merrnin fuqine. Keshtu qe, ne nje distance te shkurter, udhetari mund te degjoje 5 gjuhe, Turqisht, Shqip, Bullgarisht, Vllahisht dhe Greqisht. Keto jane gjuhe komplet te ndryshme nga njera-tjetra por nga qe njerzit jane perzjere per nje kohe te gjate, ato kane shume fjale te perbashketa. Gjuha Turke eshte ajo qe haset me pak. Eshte nje mbrese melankolike fakti qe gjithe Muhamedanet e ketyre maleve, qe tani formojne shumicen e popullates, kane braktisur Krishterimin qe ne koherat e mbreterimit te Mehmetit te Dyte. Rrugen e Shqiptareve e kane ndjekur dhe shume Vlleher dhe Bullgare". Pra, gjate historise shekullore, ne tokat ku sot gjendet Shqiperia kane bashkejetuar grupe etnike te ndryshme te cilat kane ndare midis tyre te mirat dhe te keqiat e kohes. Kane dashuruar dhe vrare njeri tjetrin, por kjo eshte natyra e njeriut ne pergjithesi dhe jo nje merite apo e mete e nje popullate te caktuar. Si rasti i Shqiperise eshte dhe rasti i Greqise, Maqedonise se Veriut, Serbise, Malit te Zi, Bullgarise, Rumanise, Turqise, etj. Po ashtu, ne keto vende popullatat, ku me shume dhe ku me pak, ndryshuan besim fetar duke e lidhur ne nje fare menyre fatin e tyre me ate te Perandorise Otomane. Por kohet ndryshojne dhe njerzit ecin perpara, kthejne koken mbrapa dhe shohin c'fare shkoi keq ne te kaluaren dhe perpiqen te gjejne pikat e perbashketa ku mund te mbeshtetet nje e ardhme me e mire. Grupe popujsh dhe shtete shume me te fuqishme se Shqiperia dhe Shqiptaret e provuan rrugen e nacinalizmit ekstrem dhe nuk shkuan larg ... Ajo qe me bie ne sy ne "Rilindjen e Re" Shqiptare eshte fenomeni "Iliro-Pellazg". Motivuesit e kasaj levizje kthehen 2-3 mije vite mbrapa dhe germojne midis legjendave dhe gojedhenave te gjejne Shqiptaret e sotem. Keta njerez injorojne ate qe eshte e prekeshme, ate qe eshte e dukeshme, ate qe eshte e shkrojtur dhe e dokumentuar. Per kete kategori njerezish perrallat jane me te rendesishme se realiteti dhe realiteti i sotem Shqiptar le shume, shume per te deshiruar ... Ata qe mendojne se duke hipur ne "trenin Iliro-Pellazg" dhe duke udhetuar neper Adriatik mund te arrihet ne "Evropen e Bashkuar" jane thjesht injorantet e kohes sone qe nuk mund te shkojne me larg se para-ardhesit e tyre. Megjithate, ju uroj suksese ... Shenime dhe sqarime rreth shkrimit - Materiali kryesor ne kete shkrim u morr nga shkrimet e publikuara ne faqen personale te Robert Elsie. http://www.albanianhistory.net/ - Fjala Albania dhe Albanian e perdorur ne shkrimet ne gjuhen Angleze eshte shqiperuar si Shqiperi dhe Shqiptar 1 - Per gjuhet e folura ne Oher, Çelebi thote: "Te gjithe njerzit flasin Bullgarisht dhe Greqisht. Ata nuk dine Shqip sepse ketu eshte Rumeli dhe jo Shqiperi. Por ketu flasin nje Turqishte elegante dhe ka disa zoterinj te edukuar dhe me humor". 2 - Rajat (ne Turqisht Reaya) ishte klasa e ulet qe taksohej dhe ishte pjesa masive e popullates. Ne kete rast Çelebi ben fjale per popullata jo-Myslymane qe ai i kategorizon si Bullgare.
- Janines c'i pane syte ... | Mendime
"Shqiperia e madhe" dhe qytetet Greke te Janines, Artes, Prevezes, Parges, etj. Janines c'i pane syte ... Harten e 'Shqiperise Etnike' e shohim te perdoret, me vend dhe pa vend, duke filluar nga pikturat e varura ne muret e politikaneve te larte te shtetit Shqiptar deri tek postimet ne FaceBook nga njerez qe me veshtiresi te madhe shkruajne dy fjale ne Shqip dhe shpesh here edhe ato gabim ... Perse sot, si rralle me pare, jane ngjallur keto ndjenja nacionaliste ekstreme ? A mundet Shqiperia te filloje nje 'lufte kufijsh etnike' me 4 shtete; Malin e Zi, Serbine, Maqedonine e Veriut dhe Greqine ? A mund te fitohet gje nga idete iredentiste ne kohen kur Europa e Bashkuar po hedh hapa drej sitemit federalist ? A eshte kuptuar drejt koncepti 'E duam Shqiperine si gjithe Europa' apo vazhdohet me teorine e 'Fanarit ndricues' ne brigjet e Adriatikut ? Pyetja e pare normale ne kete rast eshte: A ka egzistuar ndonjehere 'Shqiperia e madhe etnike' ? Mendoj se perpara se nacionalisti i celularit te jape mendimin e tij eshte mire te hape nje liber cilesor historie dhe te perpiqet te kuptoje si ka qene realiteti ne kohen kur linden dhe u zhvilluan levizjet e para nacionaliste ne Ballkan. Ne kete shkrim, une do te bazohem kryesisht ne disa libra dhe studime te personaliteteve te njohura te viteve 1800, punimet e te cileve jane bere burrim informacioni per shume studiues dhe politikane te kohes dhe vazhdojne te jene po aq informative edhe sot, pas 200 vitesh. Autoret e ketyre librave jane: Hahn, Hobhouse, Hughes, Leake, Pouqeville, etj. Do te perqendrohem kryesisht ne pjesen jugore te 'Shqiperise se Madhe'. Per kete arsye po paraqis nje fragment harte ku tregohen kater qytete te degjuar, Preveza, Parga, Janina dhe Arta. Prezenca e Shqiptareve ne keto zona (Kryesisht Epir) eshte e mirenjohur, bile ne momente te caktuara historike kjo prezence ka qene e konsiderueshme. Por, prania e qyteterimit Grek ka qene dhe eshte masive duke filluar qe nga antikiteti. Gjithashtu ne keto zona ka patur prezence Romake, Latine, Bullgare, Serbe, Turke, Italiane, Franceze, Angleze, etj. Nje 'ekspozite' e detajuar rreth perberjes etnike te Epirit gjate Mesjetes paraqitet ne shqiperimin qe une i kam bere nje studimi te historianit Brendan Osswald me titull: "Kompozimi etnik i Epirit Mesjetar". Materiali mund te lexohet KETU . Por le ti kthehemi kohes kur Perandoria Otomane filloi te lekundej dhe nacionalizmat Ballkanike filluan te lulezonin ... Behet fjale per fundin e viteve 1700 dhe fillimin e viteve 1800. Sa i rendesishem ishte elementi Shqiptar ne keto zona ? A mund te konsiderohej ai si nje element nacional-formues apo shtet-krijues ? A mund te 'triumfonin' Shqiptaret mbi Greket dhe te krijonin 'Shqiperine e madhe etnike' per te cilen pretendohet sot nga disa rryma te politikes dhe shoqerise Shqiptare ? Ne librin e tij "Udhetime ne Sicili, Greqi dhe Albania", te botuar ne vitin 1820, Thomas Smart Hughes shkruan: "Vendi tani quhet Albania dhe eshte veshtire te arrihet nje konkluzion i sakte rreth origjines se ketij emri. Ne fillim pershkruante zonen e vogel te Albanopolis, (Sot Albassan), ne "Ilirine e Jugut" ose ne rajonin qe me vone ishte perkufizuar si "Epiri i Ri". Nga kjo zanafille e pa rendesishme, vendasit duke u rritur ne numur dhe me kurajo, te treguar vecanarisht gjate periudhave kur Perandoria Bizantine kishte kontroll te dobet ne keto zona, i zgjeruan kufijte e tyre ose me sakte zgjeruan emrin Albania qe perfshiu pjese te medha te Ilirise dhe Epirit. Keshtu qe ne kohen tone ajo kufizohet ne Veri me Bosnjen, ne Lindje me Maqedonine dhe Thesaline, ne Jug me Akarnanine dhe Gjirin Ambrosian, dhe ne Perendim ne Detin Jon dhe Adriatik. Sido qe te jete, Albanians [Shqipetaret] nuk formojne ne asnje lloj forme popullaten kryesore ne keto hapesira dhe jane perzjere me fise Serbe, Bullgare, Vllahe, Osmanllinj dhe Greke. Keshtu qe ne te njejten qyteze nuk eshte e pazakonte te degjosh te flitet Turqisht, Greqisht, Bullgarisht, Vllahisht dhe Albanian [Shqip] dhe disahere dialekte apo perzierje te te gjitha ketyre gjuheve". Pra, pak a shume, pershkrimi i mesiperm perfshin toka qe dikush i fut brenda "Shqiperise se Madhe". Ne pamje te pare perkufizimi hapesinor Albania krijon nje baze per te ngritur nje pretendim teritorial mbi tokat qe dikur perfshiheshin nen kete emer. Por sa eshte i bazuar ky pretendim ne te verteten historike ? A mund te perdoren toponimet per te perkufizuar etni ? Kjo eshte dicka provokuese sepse, bie fjala, Bullgaret dhe Sllavet do te kerkonin 60% te territorit te Shqiperise se sotme me pretendimin se fshatrat dhe malet kane emra Sllave. Serbet do te kerkonin Beratin sepse dikur ai quhej Beograd, Greket do te kerkonin Durrsin, (Epidamnos-in e lashte), dhe keshtu me rradhe ... Duke ditur se historia ka te thena dhe te pathena u perpoqa te ballafaqoj materialet qe shfaqen ne TV Shqiptar, faqe te ndryshme Interneti dhe rrjete sociale, etj, me studimet dhe vezhgimet e diplomateve dhe profesionalisteve te shekujve te kaluar. Te gjithe keta persona kane vizituar dhe jetuar ne zonat qe do te permenden me poshte. Preveza Po e filloj nga Preveza qe shpesh konsiderohet pika me jugore e "Shqiperise se Madhe". John Cam Hobhouse, (Lord Anglez, politikan, studiues, linguist dhe historian, mik i ngushte dhe shoqerues i Bajronit), ne librin e tij me titull: “Nje udhetim neper Albania dhe provincave te tjera Turke ne Evrope dhe Azi me destinacion Kostandinopojen, gjate viteve 1809 dhe 1810” , ka nje kapitull me titull: “Preveza, nje pershkrim i ketij qyteti. Gryka e gjirit te Artes (Actium). Pershkrim i shkurter, te dhena rreth Prevezes dhe betejes qe vendosi qytezen ne duart e Turqve …” Hobhouse e fillon tregimin rreth qytezes me nota te zymta dhe e pershkruan ate si nje vendbanim me shtepi prej druri, me rruge te ngushta, te ndotura, te populluar nga banore agresive, etj. Ai thote: “Preveza thuhet te kete rreth 3 mije banore, nga te cilet gjysma jane Turq (1) . Nga keta Turq, pjesa me e madhe jane Albanas [Shqiptare] dhe keta dallohen nga veshja e tyre, sjellja dhe gjuha …” Ky informacion tregon raportin dhe perberjen e popullatave ne vitin 1809 kur Hobhouse vizitoi rajonin ne fjale; por a kishte qene gjithmone keshtu ? Hobhouse jep nje pershkrim se c’fare ndodhi ne Preveze ne vitin 1798 kur trupat Franceze, se bashku me popullaten vendase luftuan per mbrojten e qytezes nga nje sulm i Ali Pashajt. Aliu kishte rrethuar qytetin me me shume se 7,000 (disa burrime thone deri ne 10,000) trupa kurse mbrojtesit ishin disa here me pak. Ja c’kishte degjuar Hobhouse nga deshmimtare okulare per betejen e Prevezes: “Albanasit [Shqiptaret] qendruan per disa kohe ne majat e kodrave duke vezhguar armikun qe ndodhej perballe. Hoxhallaret e tyre, te cilet ishin te shumte, filluan te falen me ze te larte dhe ushtaret ju bashkuan atyre ne keto thirrje te shenjta. Te gjithe ushtaret tundnin kokat, (Sic ma pershkruan situaten por edhe si une e kam pare vete kete fenomen ne disa festime fetare ne Turqi), duke krijuar keshtu imazhin e nje fushe te madhe te mbjelle me miser qe era e levizte ritmikisht. Bertitja ne emer te Zotit, me nje ton dhe shprehje plot urrejtje, do te kulminohej kur nje ze do te jepte urdherin final: “Perpara me shpatat tuaja”. Dhe keshtu ushtria Albanase [Shqiptare], kembesore dhe kalores, u leshuan tatepjete“. Kuptohet qe qyteza ra. Kjo ndodhi ne Tetor te vitit 1798. Hobhouse, bazuar ne te dhenat gojore te nje Albanasi [Shqiptari] qe kishte marre pjese ne luftime, shkruan se Shqiptaret e pushtuan Prevezen; e shkatruan ate dhe vrane shume kundeshtare; “Por ndeshkimi i Pashajt ishte rezervuar per banoret Greke te qytezes; 200 prej te cileve, diten tjeter pas betejes, ju pre koka ne prani te vete Aliut”. Pouqueville, (Konsulli Francez ne oborrin e Ali Pashes), ne shkrimet e tij jep nje version pak a shume te ngjashem rreth pasojave te luftes dhe masakrave te kryera nga trupat e Ali Pashes. Ai thote: "Vetem erresira e nates ndaloi egersine dhe etjen per gjak. Mengjesi shfaqi nje skene te tille barbarizmi qe eshte veshtire te besohet dhe tregoi se cfare ishte ne gjendje te bente Ali Pasha kur dikush i kishte prishur 'midene'. Ai u shfaq si vete vdekja e zeze, dhe zuri pozicion ne mes te germadhave te Prevezes qe nxirrnin akoma tym. U ngjit ne nje vend qe i kishte shpetuar flakeve te zjarrit dhe urdheroi qe 300 Greke, banore te qytezes, te silleshin perpara vendit ku ishte ulur dhe te egzekutoheshin ne menyre c'njerezore ne prezence te atij vete. Me kot viktimat kerkuan meshiren e Pashajt. Sopata vazhdoi punen pa nderprerje dhe zemra e ketij njeriu, (Barbar ne kalkulimet qe bente sesa ne natyren e tij), nuk u prek aspak. Ai brohoriti vete per gjakderdhjen qe kishte shkaktuar". Roberit Franceze dhe burrat nga Preveza u detyruan te mbanin ne dore nje koke te prere dhe keshtu te hynin ne Janine ku Ali Pashaj kishte organizuar nje festim me rastin e marrjes se qytezes. Eshte me se e qarte qe pas pushtimit te Prevezes nga Albanasit [Shqiptaret] raporti i popullatave ndryshoi, por perseri Albanasit [Shqiptaret] nuk perbenin shumicen. Ne te njejten linje eshte dhe versioni qe jep edhe Vincent Henry Penalver Caillard kur shkruan: "Por me renqethese eshte legjenda qe ben fjale rreth kapjes se rroberve franceze ne qytetin e Prevezes. Thuhet se Ali Pashaj u ul ne nje ballkon dhe urdheroi qe te silleshin roberit franceze nje nga nje dhe t'ju pritej koka perpara tij. Me trupat e fatkeqeve u krijua nje kapice tmeri parpara Pashajt. Ne fillim xhelati e beri punen mire por ne vazhdim e zuri gjaku, kembet ju prene, dhe ra perdhe i vdekur nga qe se perballoi dot situaten makabre. Disa thone se u soll nje xhelat tjeter, disa te tjere thone se Aliu e vazhdoi egzekutimin me doren e tij. Sido qe te kete qene, shumica bie dakord me ate qe ndodhi me pas. Ata thone se nje numri burrash ju fal jeta me nje qellim akoma me barbar. Ata u detyruan te kerkonin ne kapicen e viktimave dhe te gjenin kokat e shokeve te tyre dhe ti shpinin ato ne Janine dhe te "zbukuronin" pallatin e Ali Pashajt". Parga Parga ka nje histori te vecante; ka qene nje fshat apo qyteze qe ka ndruar “pronar” disa here. Gjate shekujve, midis shume grupeve te tjera ajo ka qene edhe nen kontrollin e Albanasve [Shqiptareve]. Hobhouse ka nje pershkrim jo dashamires per banoret e Parges. Ai shkruan: “Karakteri i Pargoteve eshte nga me te keqijte ne mes te Albanasve [Shqiptareve]. Lidhja qe ata kane me shtetet e Krishtera ju ka mesuar atyre vetem anet e keqia te civilizimit. Ata nuk jane me pak te dhunshem por kane “rafinuar” barbarizmin dhe egersine e tyre. Qyteza eshte strehe per shume bandite qe Aliu i ka zbuar nga malet”. Ndersa Colonel Leake ka nje opinion tjeter per Pargiotet. Ai kundershton Hobhouse dhe thote: “Ky karakterizim i Pargioteve (Shih perkufizimin e mesiperm nga Hobhouse) nuk eshte i drejte dhe ata jane Greke dhe jo Albanas [Shqiptare]”. Pouqueville, thote se Parga ishte populluar nga Greke. Ai jep detaje rreth luftes dhe karakterit te Sulioteve dhe ketu permend dhe Pargen: “Ata (Suliotet) ishin me te paperkulur se Himariotet apo fiset e tjera te pavarura. Keshtu qe eleminimi i tyre u be nje domosdoshmeri per pashallaret e Morese dhe Albanias. Ata nuk banojne me ne malet e tyre. C’ka mbetur nga Suliotet formon nje grup disi ndryshe. Bashkimi i tyre me Greket e Parges mund te sjelle me ne fund nje situate me te favorshme per ta”. Hughes insiston se Pargotet ishin Greke. Ai jep nje pershkrim te detajuar rreth Parges dhe popullates se saj. Ajo qe eshte interesante me Pargen eshte historia e vecante e saj. Vendasit duke qene ne lufte te vazhdueshme me Ali Pashane dhe te trembur nga nje marveshje e fshehte qe Francezet po benin me Aliun i kerkuan ndihme Anglise dhe e vendosen qytetin e tyre nen mbrojtje te flamurit Anglez. Per tre vjet situata ne qytet ishte relativist e qete por Anglezet e “shiten” Pargen tek Ali Pashaj. E gjithe popullata e qytetit u shperngul ne Korfuz. Kjo ndodhi ne 10 Prill 1819, gjate festimeve te Pashkes. Hughes shkruan: “Kur oficeret Britanike arriten ne Parge, vendasit po nxirrnin eshtrat e te pareve nga kishat dhe varrezat dhe po i digjnin ose ri-varrosnin ato ne vende sekrete ne menyre qe ti shpetonin keqperdorimit nga Turqit … disa i morren me vete eshtrat qe nuk kishin patur kohe ti digjnin …. Kur bandat e Ali Pashes arriten ne muret e qytetit cdo gje ishte e heshtur dhe e shkretuar”. Eshte e teper te thuhet me shume per Pargen. Ajo u ripopullua dhe kuptohet qe aty u vendosen shume Albanas [Shqiptare], perkrahes apo ushtare te Ali Pashajt ... Janina dhe Arta Ketu do te ndalem shume shkurt. Te gjithe autoret/ burrimet e informacionit qe u perdoren ne kete shkrim arrijne ne konkluzionin qe te dyja keto qytete kishin qene dhe mbeteshin Greke. - "Nen kontrollin e Aliut, fuqia e Albanasve [Shqiptareve] eshte shtrire ne nje pjese te madhe te Greqise Veriore, por per te qene te perpikte, Janina dhe Vrakohori [Agrinion] jane qytete Albanase [Shqiptare] aq sa jane Torinoja dhe Roma qytete Franceze". (Leake). - "Te dyja keto zona [Janina dhe Arta] jane kryesisht te banuara nga Greke dhe jane ne kontroll te plote te Aliut". (Hobhouse). Disa fjale rreth Igumenices William M. Leake ne librin e titulluar: "Travels in Northern Greece"/ "Udhetime ne Greqine Veriore", shkruan se distrikti i Kardhiqit "contains twenty villages, of which there are only three or four Greek. One of these is Khumelítza ..." , qe do te thote se zona e Kardhiqit "permblidhte njezet fshatra nga te cilat tre ose kater jane Greke. Nje nga keto eshte dhe Igumenica". Bazuar ne kete informacion, Igumenica ishte nje qytet Grek. ***** Materialet e permendura me lart do te krijojne nje reagim negativ ne mes te perkrahesve te "Shqiperise se Madhe" dhe kjo eshte e priteshme dhe e natyreshme. Dikush do te pyese: A ka patur sipas teje Shqiptare ne Epir apo Greqi ? Pergjigjia ime eshte: Po, dhe kjo nuk vihet ne diskutim ! Ka patur dhe vazhdon te kete. Disa popullata Shqiptare jane vendosur aty 1000 vjet me pare, disa te tjere disa vite me pare. Brendan Oswald e pershkruan keshtu Epirin Mesjetar: “Ne vitet e para te 1360-s Epiri ishte i ndare midis klaneve Albanase, (Shqiptare). Klani i Peter Liosha mbante Arten, klani i Muriki Boua Spata mbante Etoloacarnania, me Angelokastron si qytet kryesor. Liderat e klaneve mbanin titujt Bizantine te Despotit, te leshuar nga Simeoni/Symeon. Vetem qyteti i Janines qeverisej nga Greke. Ne Veri dhe ne Perendim te ketij qyteti, klanet e Malakasei dhe nje klan nga Mazarakei kontrollonin nje territor qe nuk mund te percaktohet saktesisht. Klani Zenebishti mbante territorin ne Veri-Perendim te Janines, perfshi Dryinopolis, Bela dhe Vagenetia. Janina ishte i vetmi qytet qe nuk ra nen dominimin Albanas, [Shqiptar] ....... Eshte e ditur; shume Albanas/Shqiptare u vendosen ne Epir. Keshtu, ne Publikimin Anonim te Perandorit Manuel dhe John VIII Paleologos thuhet se rreth vitit 1428, Albanasit vazhdonin te popullonin pjeset e brendeshme te Epirit, kurse Greket kontrollonin vetem bregdetin dhe dy qytete, ate te Artes dhe Janines”. Kjo eshte historia e njerezimit. Levizjet e popullatave jane nje fenomen i zakonshem dhe pse dikush refuzon ta pranoje kete dukuri dhe vazhdon te kerkoje "Etni te pastra" apo "Shtete etnike". Problemi me personat apo levizjet ekstremiste eshte njeanshmeria dhe manipulimi i fakteve te njohura. Ngritja e nje vale keqinformimi qe krijon probleme te panevojshme nuk i sherben askujt dhe ne radhe te pare vete Shqiptareve. Kur diplomatet e "Fuqive te Medha" diskutojne problemet rajonale apo globale ata i mbeshtesin gjykimet dhe vedimet e tyre mbi burrime shkencore dhe te besueshme dhe jo ne FaceBook, grupe simpatizantesh apo forume anonime. Nje rast unikal eshte libri i mirenjohur i Johann Georg von Hahn me titull "Albanesische Studien" / "Studime Albanase". Ai ishte konsulli i Austro-Hungarise ne Janine gjate viteve 1847-1851 dhe konsiderohet si "Babai" i Albanologjise. Lordi Robert Cecil, Minister i Jashtem dhe me vone Kryeminister i Anglise, i bazoi vendimet e tij mbi punimet e Hanh. Kete ai e beri sepse nuk kishte besim ne burrimet Shqiptare, Greke, Turke, Italiane apo Franceze. Pemeteper Hahn ishte zyrtar i rendesishem i Austro-Hungarise e cila intersohej te zmadhonte prezencen e Albanasve/Shqiptareve ne Greqi. Me poshte jane disa fragmente nga libri "Studime Albanase" ku permenden konkluzionet e Hahn mbi disa qytete/zona te Shtetit Grek qe "nacionalistet e Internetit" nuk lene rast pa i perfshire ne hartat e tyre provokuese te"Shqiperise Etnike". "Ne territorin qe fillon nga bregdeti i gjirit te Artes dhe shtrihet ne Veri, flitet vetem gjuha Greke. Qytetet e Janines dhe Prevezes i perkasin kesaj zone. Ne keto qytete edhe pjesa Muhamedane e popullates e flet Greqishten si gjuhen e nenes. Njerzit qe banojne ne nje brez te ngushte te hapesires pergjate bregdetit te detit Jon i flasin te dyja gjuhet, Greqisht dhe Shqip. Te dyja keto gjuhe mesohen nga femijet brenda families". "Ne vendin e permendur me lart, Muhamedanet gjenden vetem ne qytezat e medha, pershembull, Janina, Arta dhe Preveza ku ata perfaqsojne vetem nje pakice te perbere kryesisht nga tregetare dhe artizane te cilet formojne nje lloj klientele per nje numur te vogel familjesh aristokrate qe kane qene shume te pasura por tani pothuajse te gjitha jane te mbytur ne borxhe. Keto familje jane te vetmet qe mund te konsiderohen si perfaqsues te paster te elementit Albanas [Shqiptar] nga origjina etnike por jo te gjithe nga kriteri gjuhesor". "Gjuha familjare e shtepive me te degjuara te aristokracise Muamedane ne Janine eshte Albanishtja [Shqipja] por ato nuk numurohen me shume se rreth nje dyzine [1 Dyzine = 12]. Popullata Muhamedane e Artes eshte shume me e paket se ajo e Janines ne te dyja drejtimet, si ne numur njerezish ashtu dhe ne pasuri ekonomike". "Qeverisja e zonave te banuara plotesisht nga Albanas [Shqiptare] nuk kishte qene asnjehere nje pozicion terheqes per burrat e etnive te tjera, pershembull Turqve, dhe keshtu qe ky funksion i ishte lene ne dore “shefave” vendas. Nga ana tjeter, ne zonat e banuara nga Greket, si ne rastin e Pashallekut te Janines, qeveria qendrore Otomane kishte ndjekur nje politike tjeter (2) . Ali Pasha ishte ne te vertete i pari perjashtim nga rregulli per te mos punesuar Shqiptare ne poste te rendesishme drejtuese [Te pashallekut ne fjale]". Ne parathenien e pjeses se dyte te ketij punimi, qe permban nje gramatike dhe fjalor Shqip, autori thote se: "Ai [Hahn] e perpiloi kete pjese ndersa mesonte dhe vete gjuhen Albanase [Shqipe]. Metoda e tij mund te konsiderohet vetem teorike; kjo sepse ishte e veshtire gjetja e mundesive te praktikimit te gjuhes Albanase [Shqipe] ne nje qytet plotesisht Grek sic ishte Janina". Si konkluzion, vras mendjen dhe pyes: C'kuptim ka kenga "Janines c'i pane syte" ? Per ke dhe perse behet fjale ? Ka dikush ndonje ide ? Shenime sqaruese 1- Mundesia me e madhe eshte qe me termin "Turq" autori perkufizon banoret e besimit Myslyman. 2- Perpara Aliut, Pashalleku i Janines drejtohej nga Abdulla Bey, nje person i derguar nga Stambolli. Periudha ne ndrejtimin e tij u qojt “Koha e Arte” e Epirit te Jugut. Me vone, ne vitin 1806 Abdulla Bey ishte larguar nga detyra dhe provinca u fut nen kontroll te Ali Pasha Tepelenes. Librat dhe autoret ku u mbeshtet ky shkrim Albanesische Studien - Johann Georg Von Hahn A Journey Through Albania: and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Constantinople, during the years 1809 and 1810. Volume 1 & 2 - John Cam Hobhouse Baron Broughton Travels in Sicily, Greece and Albania - Thomas Smart Hughes Travels in the Morea, Albania, and other parts of the Ottoman Empire - François Charles Hugues Laurent Pouqueville The Fortnightly; Article Albania and the Albanians - Vincent Henry Penalver Caillard
- Skenderbeu dhe legjenda e tij | Mendime
Skenderbeu; midis legjendes dhe te vertetes ... Skenderbeu dhe legjenda e tij Napoleoni ne historine e Frances dhe Skenderbeu ne historine e Shqiperise Napoleone di Bunoparte kishte lindur ne Korsike, ne daten 15 Gusht te vitit 1769. Babai i tij quhej Carlo di Buonaparte dhe e jema Letizia Ramolino. Te paret e tij mbanin lidhje te forta me boten dhe traditat italine. Ata e konsideronin veten italiane dhe jo franceze. Gjuha e tyre familjare ishte italishtja. Napoleone filloi te mesonte ferngjisht kur ishte 9 apo 10 vjec dhe dallohej qarte qe ai e kishte kete gjuhe te mesuar dhe jo 'gjuhen e nenes' sic i thone fjales … Ne vitin 1767 Franca 'bleu' Korsiken nga 'pronari' i saj i meparshem, qe kishte qene Republika e Genova-s. Dy vjet me vone, ne Maj te vitit 1769, Franca e mori Korsiken ne kontroll te plote duke e kthyer ate ne nje pjese integrale te shtetit Francez. Kjo ndodhi kur Napoleoni ishte fare femije. Me kalimin e kohes djali i Carlos dhe Letizes u rrit dhe 'transformua' nga Buonoparte ne Bonaparte. Ai hyri ne historine boterore si 'Perandori Francez Napoleon I'. Sot, pothuajse 200 vjet qe nga vdekja e tij, francezet nuk bien dakord per rolin qe luajti Napoleoni ne historine e vendit te tyre. Per disa ai ishte dhe mbetet nje hero kombetar; per disa ai ishte nje vrases, pushtues dhe shkaterues i vendeve dhe popujve te tjere. Pavaresisht kesaj mosmarveshje, historiografia dhe shkenca franceze eshte perpjekur ne maksimum te zbulojne se kush ishte Napoleoni, me te mirat dhe te keqijat e tij. Pervec kerkimeve ne fushen e historise se shkrojtur, jane kryer studime te thella gjenetike si nga individe ashtu dhe institucione shkencore me fame boterore. Pra, francezet e sotem e dine me saktesi nga erdhi dhe ku shkoi Napoleoni … edhe pasardhesit e tij. Skenderbeu ze nje rol te rendesishem ne hisorine dhe nacionalizmin e Shqiperise bashkekohore. Megjithese, ai eshte deklaruar 'Hero Kombetar' vetem ne vitin 1965. Pjese te medha te figures te tij komplekse jane mbushur me hamendje, legjenda dhe shkrime te krijuara bazuar ne nevojat e momentit. Puna dhe kerkimi i vertete shkencor qe pritet nga historianet/albanologet e kohes sone ka munguar dhe vazhdon te mungoje. Dikush thote se ai lindi ne kete vit, dikush thote se lindi ne ate vit. Gjithashtu, per daten e vdekjes ka disa supozime. Nga ana tjeter, dikush thote se ai ishte i shkurter, dikush tjeter thote se ai ishte i gjate, dikush thote se ai ishte jenicer, dikush thote se ai nuk ishte jenicer; dikush thote se ai ishte shqiptar, dikush thote se ai ishte serb, bullgar, grek, vllah dhe lista vazhdon … Mendoj se figures se Skenderbeut i behet nje trajtim shume i gabuar. Ai nxirret nga thellesia e 500 viteve te shkuara, vendoset ne nje pidestal te shekullit te 21-te dhe bojatiset me ngjyrat e nacionalizmit ballkanik qe shquhet per improvizime unike. Ne letersine dhe historine shqiptare, pjesa me e madhe e informacionit rreth Skenderbeut vjen nga Barleti dhe Noli. Te dy keta autore kishin qene klerike; i pari nje misionar ekstremist katoliko-venedikas dhe i dyti nje prift-politikan qe u perpoq ta largonte orthodoksine shqiptare nga traditat e saj shekullore dhe ta afronte ate me Vatikanin. Punimet e tyre jane te mbushura me fantazi, deformime te medha dhe genjeshtra ... Ato jane shkrime te rendesishme te llojit artistik por nuk mund te konsiderohen ne asnje kendveshtrim si studime shkencore. Ne vazhdim do te paraqis disa mendime personale rreth figures se Skenderbeut. Materialin e kam ndare ne pjese te cilat ju mund ti lexoni me poshte si seksione te vecanta duke klikuar ne titullin perkates. - Helmeta dhe shpata e Skenderbeut - Vula e Skenderbeut - Origjina e mbiemrit Kastrioti
- Muzakat, Sllavet e Oparit dhe ADN-ja | Mendime
Muzakajt, Kirana, Kisha Shen Triadha, Tudas, Lavdar, Opar Muzakat, Sllavet e Oparit dhe ADN-ja Shqiptaret dhe Serbet e dikurshem ishin kusherinj dhe aleate. Kete gje thone dhe epruvetat e shkences. Aty nga fundi i shekullit te 19-te, dikush kopjoi nje doreshkrim qe thuhej se ishte nje kopje e nje doreshkrimi te Giovanni Musachi, i njojtur si Gjon Muzaka, ku pershkruhej historia e paraardheve te tij. Kete material ai ja dergoi mikut te tij historianit Gjerman Karl Hopf, i cili ne vitin 1873 publikoi librin “Kronikat Greko-Romake” ku perfshihet nje pjese e te shkrojturave te supozuara te Giovanni Musachi. Hopf i ndergjegjshem per pasaktesite e materialit, beri seleksionimet e tij dhe botoi nje version qe permbushte standartet e kohes deri ne nje fare niveli. Per efekt diskutimi po e pranoj ‘Refimin’ Muzaka si te vertete dhe te sakte. Kisha e Shen Triadhes ne Lavdar dhe Muzakajt Mbase, ky eshte objekti i vetem ne territorin e Shqiperise qe vazdon te egzistoje, (Gjysme i rrenuar), dhe qe lidhet direkt me 'Klanin Muzaka'. Thuhet se i ishte dedikuar nje personi me emrin Theodhor dhe qe ketu rrodhi forma e shkurter Tuda me te cilen njihet hapesira/ngujimi perreth. Ne pemen familijare te Muzakajve ka patur disa Theodhore. Nuk dihet me saktesi kush ishte Tuda i kishes ne fjale. Personalisht mendoj se Tuda eshte emri qe Vllehrit e dikurshem i dhane asaj si forme 'Pergedhelore'. Gjthashtu, nuk ka te dhena te besueshme rreth kohes kur eshte ndertuar ajo. Per saktesi historike, Lavdari kishte tre kisha. Ajo qe i ka mbijetuar kohes, ne nje fare menyre, eshte Shen Triadha. Bile, historiane te ndryshem kane mendime te ndryshme rreth sponsorizuesit te kishes. Disa thone ishte e gjyshja. Te tjere thone qe ishte e jema e Gjon Muzakes. Kushdo qe te kete qene, historianet bien dakord se ajo quhej Kirana qe ne Greqisht do te thote Zonja Ana. Nuk eshte fare cudi qe ajo te ishte nje Sllave e lidhur me popullatat qe jetonin ne ato zona. Vete Muzaka permend se ne Opar flitej Sllavisht. Natyrisht ate e flisnin Sllavet, dhe jo vetem … Si mund te vertetohet shkencerisht kjo hipoteze ? Mbase ne kete pike ndihmon nje eksperience familjare. Nga ana e se jemes, Gjyshi dhe Gjyshja e gruas sime kishin lindur ne zonen e Oparit. Gjyshi ne Lavdar. Gjyshja ne Punmire. Fshatrat gjendeshin shume prane njeri-tjetrit dhe gojedhenat familjare bejne fjale per familje te vjetra, banore shekullore te atyre zonave. Fatmiresisht, Gjyshi ishte njeri i penes dhe mbante shenime te rregullta. Ai kishte qene i ingranuar me levizjet politike/ekonomike te Opar-Lavdarit; kishte shkelur zonen ne cdo qoshe te saj dhe e njihte ate me ‘Rrenje dhe dege’ - sic i thone fjales. Midis shume informacioneve te rralla dhe te vlefshme, ne shenimet e tij ai jep nje tabele me toponimet e krahines. Fshatra dhe vendbanime qe egzistonin ne kohen e tij, apo ishin zhdukur. Duket qartazi se kemi te bejme me nje ‘Turli’ emrash Shqiptaro-Greko-Vllaho-Sllave ku shumicen e perbejne keta te fundit. Natyrisht qe Sllavet, (Bullgaro/Serbe), nuk shkuan aty, vune ca emra fshatrash/ngujimesh dhe u zhduken pa ‘Nam dhe nishan’. Edhe pse gjurmet e tyre etniko-kulturore u asimiluan nga popullatat moderne Shqiptare, dicka mbijetoi. Ato quhen gjurme gjenetike. Po kthehem tek Kirana, themeluesja e kishes ne Lavdar. Ndersa per linjen e burrave Muzaka ka shume deklarime qe pretendojne lidhje historike me ta, (Bile edhe gjyshi i gruas sime shkruan per nje lidhje me Muzakajt), per Kiranen thuhet pothuajse azgje. Te jete kjo nje harrese e qellimshme apo vertet mungese informacioni ? Ne se ajo ishte Sllave, kjo ishte fare normale ne ate kohe. Dhe ajo qe dihet me siguri eshte qe Kirana la disa pasardhes. Logjika thote se ADN-ja e saj vazhdon te jetoje midis njerezve me origjine nga Oprari, dhe jo vetem. Duke nxitur fantazine, dergova per testim ADN-ne e nje mbese te Kaliroit, gruas se lindur ne Punmire ne vitin 1908. Rezultatet dolen shume intriguese. Linja e grave, qe per stimulim diskutimi po e quaj ‘Haplogrupi Kirana’, i perket nengrupit K1-a5b1a* me ‘Kusherira’ te aferta dhe te largeta ne Serbi, Kroaci, Bosnje-Hercegovine, Greqi, Bullgari dhe Ukraine. Dikush do te thote se ne Shqiperi ka shume femra qe jane antare te Haplogrupit K1-a5b1a*. Thjesht ato nuk jane testuar. Plotesisht e mundeshme dhe inkurajoj sa me shume gra ti bashkohen ketij projekti. Te tjere do te thone se ato ishin gra Shqiptare te shperndara neper Ballkan. Ose do te insistojne ne teorite Iliro-Pellazge ... Per mua, perderisa te pasurohet kjo database, varianti qe Kirana e Muzakajve ishte Sllave mbetet me i besueshmi. Perpara se te largohem nga emri Kirana; Muzaka shkruan se ai ishte nje emer i perdorur relativisht shume ne kohen e tij. Mendoj se kjo lidhej me Anna Komnena, (1083 – 1153), Princesen Bizantine, qe la gjurme te pashembullta ne historine e civilizimit Europian. Per respekt te saj, njerzit filluan ti emeronin vajzat e tyre Kirana, (Kirja Anna = Zonja Ana). Jo vetem qe Oparasit nuk e harruan emrin Kirana, por ata e perdoren ate deri ne shekullin e 20-te. Me poshte tregohet rasti i kusherires te pare te Kaliroit. Sa Serbe ishte Kirana Muzaka ? Me standartet e asaj kohe do te thesha; pak ose aspak. Njerzit nuk i benin kalkulimet bazuar ne nacionalizem. Forcat qe i mbanin lidhur ishin lidhjet familjare, interesat ekonomike, besimi fetar dhe strukturat Perandorako-Bizantine. Ky qendrim ishte i dukshem sidomos ne klasat drejtuese. Besoj se gjeresisht ata e konsideronin veten Bizantine. Muzaka thote se nje parardhes i tij i quajtur Andrea kishte luftuar kunder armiqve te Bizantit. Si shperblim Perandori i dha te drejten te mbante simbolin Perandorak qe: "Eshte shqiponja me dy koke e kurorezuar me nje yll ne qender ... Ai i dha, [Andreas], titullin Despot i Epirit dhe bashke me te nje vule te arte si shenje autoriteti." Pra, pavaresisht se sot Serbet, Malazezet, Shqiptaret, etj, mbajne versionet e tyre te "Shqiponjave Patriotike", dikur ata luftonin, vrisnin dhe vriteshin, per te njejten shqiponje. Natyrisht qe ata benin mbleseri, fejesa, martesa sipas rangut shoqeror qe shpesh vendosej nga e drejta per te mbajtur Shqiponjen Perandorake Greko-Bizantine. Dy fjale per Punmiren Punmira ishte nje fshat shume i vogel. Ne fillim te viteve 1900 kishte vetem shtate shtepi. Te gjitha familjet te lidhura me njera-tjetren. Sot fshati nuk egziston me. Burrat e saj shqueshin per ndertues shume te mire. Mbase ketu e ka origjinen dhe vete emri i fshatit. Muret e rrenuara te kishes se Pumires e deshmojne me se miri talentin e tyre. Gjate viteve, burrat e fshatit kishin shkuar emigrante ne Turqi, Amerike, Rusi, Rumani, etj. Me poshte tregohet nje 'Pashaporte' e nje Punmirasi e leshuar ne vitin 1926 per qellime punesimi ne Turqi. Dy fjale per Kaliroin Kaliroi jetoi gjate. Ajo e kaloi 100-shin. Nje grua e qete dhe e qeshur. Ne rini, ajo ishte ingranuar ne Levizjen Antifashiste, por jo anetare e PKSH-se. Me vone, nje puntore e dalluar. Thjesht, nje grua si shume nga gjyshet tona qe sot na mungojne. Me siper tregohet nje foto e Kongresit te Pare te Gruas Shqiptare qe u mbajt ne Berat ne vitin 1944. Kaliroi ne prapavije, e teta nga e majta ne te djathte. Tjetra nje foto e viteve 1950 duke punuar fabriken e Trikotazhit qe Bashkimi Sovjetik ndertoi ne qytetin e Korces. Shenim: Per te jatin e Kaliroit kam shkrojtur dicka te titulluar: "Nga Sofroniadis ne Sofroni" Rikthimi tek Kirana ADN-ja nuk eshte 'Pronesi' e ndonje etnie te caktuar. Ajo eshte nje 'Vegel' qe tregon se si popullatat jane perzjerre me njera-tjetren. Ne kete proces te komplikuar natyrisht ka patur dhe vazhdon te kete nje rool te rendesishem prapavija gjuhesore, kulturore, fetare, etj. Ne kete prizem, analizimi i eshtrave te Gjon Muzakes do te jepte nje pergjigje rreth grupit te popullates nga vinte mamaja e tij. Padyshim, pasardheset e saj vazhdojne te jetojne midis nesh. Nuk eshte fare cudi qe dikush te jetoje ne Opar-Lavdar, diku tjeter ne Shqiperi, Serbi, Greqi, Itali ... Besoj se Kiranes do ti behej shume qejfi dhe per ta nderuar ate, le te ngrihet nje fond per rindertimin dhe mirembajtjen e "Kishes se Tudas" qe reklamohet aq shume ne guidad turistike ... Nentor, 2023
- Vangjeli apo Evangelou ? | Mendime
Kur historia fshihet dhe manipulohet; si Evangelu kthehet ne Vangjeli dhe perkatesia etnike nga greke ne shqiptare ... Vangjeli apo Evangelou ? E c'rendesi ka; eshte thjesht nje mbiemer - do te thote dikush ... Disa vite me pare Top Channel, ne serialin "Gjurme Shqiptare" , paraqiti nje dokumentar per Dhimiter Vangjelin, nje person te padegjuar me pare, ose me sakte te njohur nga shume pak njerez. Dokumentari mban titullin: "Thesaret 'sekrete' te Kolonjes" . Edhe pse me vonese, falenderoj Zt. Mema per nxjerrjen ne drite te ketij personi qe ishte fshehur per nje kohe kaq te gjate ne 'kasafortat' e censures absurde te Shtetit Shqiptar dhe me dha rastin te paraqit kendveshtrimin tim rreth "Fotografit te harruar" . Dokumentari jep shume pak informacion, pothuajse asgje, rreth figures se Dhimiter Vangjelit. Si edhe ne shume emisione te Zt. Mema ngjyrat nacionaliste mbulojne dhe tjetersojne fakte historike. Pak a shume, dokumentari te jep pershtypjen se nje patriot shqiptar ishte persekutuar padrejtesisht, dhe askush nuk e di persene ! E verteta eshte me e komplikuar se nje ish kuti municioni e mbushur me negative fotografish te 'groposura' ne ambjentet e bashkise se Ersekes. Personalisht mendoj se harresa e "Fotografit te panjohur" kishte te bente me nje Dhimiter tjeter; ate te qojtur "Dimitri Evangelou". Ishte pikerisht Evangjelu, (Evangjelou), ai qe ishte fshehur per dekada te tera dhe bashke me emrin e vertete edhe fotografite e tij "Teper sekret" qe ne fakt ishin thjesht reflektime te jetes se perditeshme. Perpara aparatit te Dimitrit qendruan lloj-lloj njerezish. Te medhenj dhe te vegjel, te gjalle dhe te vdekur, te pasur dhe te varfer, prifterinj dhe hoxhallare, nenpunes dhe ushtare, qofshin keta shqiptare apo te huaj. Figura te njojtura politike kishin buzeqeshur para kameras se tij; pershembull Fan Noli. Bile me kane thene se perpara Dimitrit pozoi edhe vete Princi i Kurores se Mbreterise Greke, George II, kur ky i fundit ne vitin 1913, ne krye te nje delegacioni te madh, vizitoi disa zona te Epirit te Veriut/Shqiperise Jug-Lindore. Pra, ustai shkrepte aparatin dhe klienti paguante faturen, pavaresisht kush ishte ai ... Nuk dihet fati i pjeses dermuese te fotografive te "zanatciut" Dimitri, sic e quan nipi i tij ne dokumentarin e Zt. Mema. Mundesia me e madhe eshte qe ato te jene zhdukur njehere e pergjithmone si shume objekte/dokumente te tjera ne Shqiperi. Kush ishte Dimitri Evangelou i vertete ? Dimitri Evangelou kishte lindur ne Prodan, me 8 Shtator te vitit 1872, ne nje familje te etnicitetit grek. I jati i tij quhej Hristo dhe e jema Ekaterina. Edukimin e tij profesional, ate te fotografit dhe orendreqesit, ai e kishte mare ne Greqi. Hapat e pare ne shkollen e artit ne fshatin Hionades, ne anen tjeter te Gramozit dhe me vone ne Thessaloniki/Selanik. Kur ishte kthyer ne vendlindje ai kishte hapur nje biznes te vogel ne fshatin e tij Prodan dhe ne qytezen e Ersekes qe ne fillim te shekullit te 20-te kishte jo me shume se 200 banore. Nuk dua te zgjatem me shume ketu ... Me poshte tregohet nje njoftim-reklame qe tregetaret e Ersekes se asaj kohe, (Viti 1920-1921), publikonin ne Greqi ku paraqisnin produktet dhe sherbimet e tyre. Midis emrave te tjere gjendet dhe emri i D. Evangelou, ( Ευαγγέλου Δ. ) si prodhues i produkteve te brumit, hotelier dhe oreshites. Ne ato vite, marrdheniet tregetare dhe lidhjet familiare me zonat pertej kufirit ishin fenomene fare normale dhe ne nje nivel shume me te larte sec jane sot. Banoret e zonave te Ersekes nuk e kishin idene nga binte Durresi apo Shkodra por dinin me saktesi ku ishte Janina, Thessaloniki, Athina, Patra, etj. Dimitri Evangelou ka hyre ne historin e shkrojtur te Shqiperise, ose me sakte te fuqive te medha te asaj kohe, kur me 19 Tetor te vitit 1913 intervistohet nga Komisioni Nderkombetar i Percaktimit te Kufirit. Fshati i pare qe antaret e komisionit vizituan ne rrethin e Kolonjes ishte Prodani. Aty komisioni pati nje 'perplasje' me vendasit dhe kjo situate pasqyrohet ne raportin perkates ku permendet dhe Dimiter Evangjelou si kryeplak i Prodanit. Ne procesverbal Dimitri deklaron se banoret e fshatit jane greke por flasin dy gjuhe; greqisht dhe shqip(1). Po ndalem per nje moment ne Komisioni Nderkombetar i Percaktimit te Kufijve; kur, si dhe pse u krijua ai. Me 29 Qershor te vitit 1913 Koferenca e Ambasadoreve ne Londer njohu Shqiperine si nje shtet te pavarur. Ne te njejten kohe filluan dhe perpjekjet e para per krijimin e nje platforme mbi te cilen do te ndertohej ky shtet i ri. Keshtu qe ne fillim te Gushtit 1913, Ministri i Jashtem Anglez, Sir Edward Grey, hodhi idene e krijimit te nje komisioni special qe do te dergohej ne terren me qellimin final percaktimin e kufirit shqiptaro-grek. Komisioni filloi pune ne Tetor, 1913. Koferenca e Ambasadoreve kishte vendosur qe kriteri kryesor mbi te cilin do te bazohej perkatesia etnike ishte gjuha e folur ne shtepi. Dhe ketu qendronte nje problem madhor; shume banore i flisnin te dy gjuhet si ne ambjentet publike ashtu dhe ne shtepi. Duke vene re kete situate te komplikuar, nenkolonel Doughty-Wylie qe ishte personi 'teknik' i delegacionit britanik i dergon nje leter, (qe nga Erseka), Ministrit te Jashtem Anglez, ku midis te tjerash nenvizonte se ishte "pothuajse e pamundur qe te percaktohej nacionaliteti i banoreve bazuar mbi kriterin gjuhesor" (2). Nje fenomen tjeter qe komisioneret hasen gjate punes ne terren ishte se shume shtepi te krishtera qendronin te mbyllura dhe nuk pranonin komisioneret e huaj. Sir Edward Gray u perpoq ta kuptonte perse ndodhte kjo gje dhe per kete ju referua informacioneve te mara nga te derguarit e tij, antare te Komisionit Nderkombetar. "Konsulli i Pergjithshem, Lamb mendonte se kjo ndodhte si rezultat i presionit qe antaret e komunitetit grek i benin pjeses tjeter te popullates nga frika se mos keta te fundit e deklaronin veten shqiptare. Nen Koloneli Doughty-Wylie permendte mundesine qe shtepite ishin mbyllur ne perpjekje per te fshehur familiet e krishtera me gra shqipfolese myslymane. Ne ato zona martesat nder-fetare midis meshkujve te krishtere dhe femrave myslymane ishte nje praktike e zakoneshme. Keshtu qe ne keto qyteza kufitare popullatat greke dhe shqiptare ishin deri ne nje fare mase te integruara me njera-tjetren dhe kjo e bente shume te veshtire, ose te pamundur, percaktimin se cilet antare te komunitetit ishin shqiptare dhe cilet ishin greke sepse shpesh here ne shtepite e tyre fliteshin te dyja gjuhet" (3). Puna ne terren e komisionit u nderpre shume shpejt. Komisioneret vizituan vetem gjashte fshatra. Kufijte shqiptaro-greke u vendosen ne zyrat e fuqive te medha duke u bazuar ne interesa te komplikuara dhe disa here te paqarta. Nje propozim i meparshem grek per organizimin e nje referendumi popullor qe do te percaktonte perkatesite etnike dhe kufijte, nuk u morr parasysh. Nejse, kjo eshte nje teme tjeter. Po kthehem ne Dimitri Evangelou - Sa grek ishte ai ? Prej shekujsh para-ardhesit e tij ishin bere pjese e helenizmit, bizantit dhe orthodhoksise dhe kete gje ata nuk e kishin fshehur kurre, perkundrazi ishin perpjekur ta mbronin me c'do mundesi qe ju jepej. Problemet madhore filluan kur nisi rindarja e Ballkanit; nje proces ky shpesh here i dhunshem. Per Dimitrin dhe antaret e tjere te komunitetit grek ne ato zona erdhi koha e mbijeteses. Ne ate perpjekje madhore Dimitri zgjodhi rrugen dhe menyren e tij specifike. Ai u perpoq te mbronte origjinen dhe perkatesine etnike duke perdorur aparatin fotografik dhe organet mediatike te kohes. Me poshte tregohet nje njoftim ku Dimitri shfaqet si perfaqsues i gazetes "Pelazgos" ne zonen e Ersekes. Kjo gazete publikohej ne gjuhen greke dhe kishte per qellim mbrojtjen e interesave te popullates greke ne Shqiperi dhe promovimin e marrdhenieve pozitive midis shqiptareve dhe grekeve. Qeverite shqiptare te para Luftes se Dyte Boterore i njohen deri ne nje fare mase te drejtat e pakicave kombetare. Ne rastin e Ersekes njihej fakti qe kishte banore qe i perkisnin etnicitetit grek. Ne vitin 1913, ne dokumentat qe pala shqiptare paraqiti ne Koferencen e Ambasadoreve ne Londer thuhej se aty jetonin 400 greke. Pra, pavaresisht se numri eshte shume i reduktuar, ne Erseke ka patur greke dhe Dimiti ishte nje nga ata. Stergjyshi im, qe ishte familiar i afert me Dimitrin, ngrinte flamurin grek ne rastet e festave zyrtare te Greqise dhe per kete nuk shqetesohej askush; as fqinji, as administrata vendore ... ishte nje menyre bashkejetese qe kishte origjinen shume kohe te kaluara. Fundi i viteve 1940 shenoi ashpersiminin e qendrimeve kunder etnive jo-shqiptare dhe shteti i asaj kohe krijoi "zonat minoritare". Deklarimi i nje etniciteti jo-shqiptar jashte zonave te propozuara dhe miratuara nga "Partia" ishte nje guxim i tepruar qe conte ne persekutim te vazhdueshem deri ne asimilim te plote, apo s'ishte cudi dhe eleminim fizik. Po dal jashte kufijve te Shqiperise dhe po marr si shembull deklarimin e etnicitetit te femijeve te Dimitri Evangelou kur ata u larguan jashte vendit. Shembullj te qarte qe tregojne etnicitetin grek te familjes Evangelou jane deklarimet e kater djemve te Dimitrit qe emigruan ne U.S.A. Emrat e tyre ishin; Janis (Lindur ne vitin 1896), Pantelis (Lindur ne vitin 1900), Sokrates (Lindur ne vitin 1907) dhe Pavlos (Lindur ne vitin 1909). Ne Amerike askush nuk i shtynte apo detyronte ata te deklaronin dicka kunder vullnetit te tyre ! Ata deklaronin ate qe ndjenin dhe ishin. Po e filloj me djalin e pare i cili ne Amerike mori emrin John, (Xhon). Dokumentat tregojne se gruaja e tij quhej Mary dhe kishte lindur ne Volos te Greqise, (Mbase Janit i kishte vdekur gruaja e pare); John kishte nje djale qe quhej Nicholas, Nikolas), dhe nje vajze qe quhej Artemis. Ai kishte punuar si mesues ne nje shkolle greke ne Brocton, Massachusetts. Djali i dyte Pantelis deklaron se ka lindur ne Prodany, Epiros. Djali i trete, Socrates deklaron se eshte grek. Gruaja e tij quhet Anastasia dhe kishte lindur ne Arez. Djali i katert, Pavlos deklaron se eshte grek. Aktivitetet e tyre familiare, fetare dhe ekonomike kane qene te lidhura ngushte me komunitetet greke te zonave ku ata jetonin dhe punonin ne USA. Ky eshte konkluzioni perfundimtar bazuar ne kerkimet e mia. Me poshte paraqiten disa nga kerkesat e djemve te Dimitri-t per marrjen e shtetesise Amerikane dhe dokumentat respektive. Po ndalem per pak momente tek Mikaili, nipi i Dimitrit, djaloshi i vogel, (Lindur me 12, Korik 1934), te treguar ne foton e meposhtme. Prinderit nuk arriten dot ta merrnin ate ne Amerike, (I jati i tij ishte Sokrates dhe e jema Anastasia e cila vdiq ne 17 Tetor, 1935, kur Mikaili ishte vetem 1 vjec), por personi e tij mu dhimbs. Nuk e di ne se ai vazhdon te jetoje dhe uroj nga thellesia e zemres qe te jete gjalle e mire. Ajo qe me revoltoi me shume eshte ironia e faktit qe Zt. Mema gjate dokumentarit supozon per arsyet perse "Dhimiter Vangjeli ka mbetur ne kutite e plurosura te harreses" por nuk e ngre zerin kunder vjedhjes dhe shperdorimit qe shteti Shteti Shqiptar i ka bere prones shpirterore dhe materiale te gjyshit te Mikailit, por dhe vete Mikailit qe sic thote ne nje moment, ka qene autori i shume fotografive. A nuk jane Mikaili dhe pasardhesit e tjere te Dimitrit pronaret legjitime te materialeve fotografike te permendura ne dokumentar ? C'duan negativet origjinale ne agjensite dhe muzeumet e ndryshme te vendit ? A nuk kemi te bejme me nje banditizem shteteror ? A nuk do te ishte mire qe dokumentari, pervec anes propogandistike, te ngrinte zerin dhe te kerkonte kthimin dhe kompensimin qe i takon atij burri te vjeter te zhytur ne mjerim ? I sugjeroj lexuesit te shohe dokumentarin e Zt. Mema qe gjendet KETU , vecanarisht segmentet nga minutat: 3.03 deri ne minuten 5.48 7.50 deri ne minuten 8.23 13.10 deri ne minuten 13.44 Ne keto fragmente duket qarte dhimbja dhe deshperimi i nje personi te c'pronesuar dhunshem qe fati e ndeshkoi keqas. Mbase per ngushellim ai ka pire aq shume duhan sa qe i jane zverdhur mustaqet ... Ne fotogrefine e mesiperme, nga e majta ne te djathte: 1- Ahilea, djali i Dimitrit. Lindur ne daten 11 Shkurt 1913 2- Dimitri, lindur ne daten 8 Shtator 1872 3- Sofia, vajza e Dimitrit. Lindur ne daten 17 Qershor 1922 4- Vasiliqi, vjera e Dimitrit, vajza e Janos dhe Kostantines, lindur ne Borove ne daten 7 Maj 1845 5- Ilia, djali i Dimitrit. Lindur ne daten 19 Tetot 1917 6- Mihaili, nipi i Dimitrit. Djali i Sokratit dhe Anastasise. Lindur ne date 12 Korrik 1934 7- Polikseni, vajza e Dimitrit. Lindur ne daten 8 Shtator 1915 Shenim: E shoqja e Dimitrit quhej Dhespina, shkurt Dhespo. Ajo kishte lindur ne Borove ne daten 4 Korrik 1873 dhe vdiq ne daten 23 Shtator 1940. Prinderit e saj quheshin Evangjel dhe Evangjelica. ***** Diku ne te hyre te fshatit Dimitri kishte gdhendur nje gur ne formen e nje 'kolltuku' ku rinte per ore te tera duke pare nga fshati dhe medituar. Do te isha shume kurioz te dija se c'mendime vertiteshin ne koken e tij ... 'Kolltuku' prej guri ku ai ulej nuk pati ndonje fat me te mire se sa fotografite e tij. Ne vitet 1990 'kolltukun' e fotografit e thyen dhe pjeset e gurit i rrukullisen poshte ne lendine. Mbase, dikush mendonte se 'kulaku' i fshatit kishte fshehur nje 'thesar' nen gurin ku ulej dhe shtynte ditet e fundit te jetes se tij. Thesari qe Dimitri la pas jane fotografite te cilat u pervetesuan dhe shkateruan nga institucione te ndryshme te Shtetit Shqiptar dhe individe te papergjegjshem. Dimitri u shojt ne Prodan, ne vitin 1957, ne moshen 85 vjecare. Eshtrat i prehen ne varrin shekullor te te pareve te tij qe gjendet prane kishes se Shen Ilias. Rekordet e Kishes Autoqefale Shqiptare thone se kjo eshte kisha me e vjeter ne Erseke. Me poshte tregohet varri i familjes Evangelou/ Prodani ku prehen shume nga te paret e Dimitrit, gjithashtu dhe te mijte. Gdhendja ne kryq tho te se aty eshte varosur I katerina (Mamaja e Dimitrit), bashkeshortja e Hristo Evangelu Prodani e cila u nda nga jeta ne 22 Qershor, 1908. Si perfundim; Dimitri eshte nje rast tipik qe tregon se si nacionalizmi ekstrem shqiptar, duke perdorur masa te ashpra dhe mekanizma shteterore, arriti te shkateroje nje pjese te mire te grupeve te tjera etnike me qellim final krijimin e nje popullate homogjene shqiptare 'etnikisht te paster'. Personalisht, une e konsideroj historine e Dimitri Evangelou si nje "Gjurme Greke ne Historine e Shqiperise". Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- Arben Puto: Shqiperia politike 1912-1913 - Faqe 391 2- Tara Ashley O'Brien: Manufacturing H omogeneity in the Modern Albanian Nation-Building Project - Faqe 54 3- Tara Ashley O 'Brien: Manufacturing H omogeneity in the M odern A lbanian N ation-B uilding P roject - Faqe 54-55
- Ngjyrat e flamurit te Skenderbeut | Mendime
Flamuri i Skenderbeut. Cilat ishin ngjyrat e flamurit te Skenderbeut ? Kuq e zi, apo dicka tjeter ? Ngjyrat e flamurit te Skenderbeut Ne 17 Prill, te vitit 1701, dijetari gjermano-kroat Pavao Ritter Vitezovic botoi ne Venecia nje liber te titulluar Stematografia, (Stemmatographia). Ne faqet e librit, midis informacioneve te ndryshme, paraqiten stemat/emblemat e disa mbreterive/principatave dhe familjeve te degjuara europiane dhe ballkanike te shekullit te 17-te. Ne punimin e tij, Ritter trajtonte teorine e Ilirise pan-sllavike qe ishte nje hipoteze e nxehte e kohes. Sipas kesaj teorie, sllavet ishin vazhdimesi e natyrshme e ilireve ... Me poshte paraqiten disa skica te shkeputura nga ky liber; pikerisht emblemat e Ilirise - nje gjysem hene me yll, Albanias - nje fortese, Perandorise Serbe te Nemanjave - nje shqiponje e bardhe me dy koke, Dardanise - nje luan me dy bishta, Epirit - nje qen i fuqishem dhe Istrias - nje dhi. 40 vite me vone, ne vitin 1741, Hristofer Zefarovic, nje artist dhe shkrimtar serb, gjithashtu nje pan-sllavist, botoi ne Viene nje version te ripunuar te librit Stematografia. Ky botim jep me shume detaje rreth stemave identifikuese te mbreterive/principatave/familjeve te degjuara te kohes. Nje faqe permbledhese tregohet me poshte. Bazuar ne materialet e mesiperme, stema identifikuese e Albanias ishte nje keshtjelle e bardhe, (Alba Arces), ne sfond blu dhe pjesa e poshtme e gjelber. Fortesa perfaqesonte qendresen e Kastrioteve dhe dominimin e Albanias prej tyre. Pra, sipas ketyre dy autoreve, simboli i Kastrioteve ishte nje keshtjelle dhe jo nje shqiponje me dy koke. Eshte interesant fakti qe Kruja, ne regjistrimet otomane te viteve 1430, shfaqet me emrin Akçahisar qe ne turqisht do te thote 'Keshtjelle e Bardhe'. Logjika normale te con ne konkluzionin se emertimi "Keshtjella e Bardhe" ka egzistuar me heret se koha kur simboli i shqiponjes me dy koke u cfaq ne ato zona, dhe natyrisht me perpara se pushtimi otoman. Atehere perse Kastriotet u identifikuan me nje shqiponje dhe jo me nje keshtjelle ? A nuk do te bente me shume kuptim keshtjella per nje familje te perkufizuar si Keshtjelltari / Kastriotis ? Mbase 'modifikimi' mund te kete ndodhur per arsyen e thjeshte qe shqiponja me dy koke simbolizonte epersi klasore. Ne Mesjete, shoqeria ishte thellesisht e ndare ne klasa. Njerzit perpiqeshin me lloj-lloj formash te hynin ne rangjet me te larta shoqerore. Martesa me pinjolle te 'Klasave Superiore' ishte nje nga metodat me efikase. Ne kete menyre ata fitonin pasuri, privilegje, trashegonin titujt aristokrate dhe natyrisht te drejten e mbajtjes se simboleve identifikuese te 'Familjeve te Medha'. Dhe ne kohen e Kastrioteve nje nga simbolet me superiore ishte ai i Familjes Perandorake Bizantine: Shqiponja me dy koke. Shpesh, ky simbol barazohej me vete Kryqin dhe Krishterimin. Natyrshem lind pyetja: Po Skenderbeu, si e fitoi te drejten e mbajtjes te simbolit bizantin; shqiponjes me dy koke ? Nuk egziston ndonje dokument apo reference qe te thote se Kastriotet gezonin ndonje titull bizantin, keshtu qe mundesia me e madhe eshte se Skenderbeu e fitoi kete te drejte nga martesa me Andronika Araniti Komnena, vajzen e George Araniti Comnena. Ne rekorded historike shkruhet se Aranitasi i pare i degjuar ishte nje person i qojtur Golem. Ai u martua me vajzen e nje familje greko-serbo-bizantine qe kishte nje lidhje te vjeter gjaku me Dinastine Bizantine Komneni. Ne vitin 1253, Golemi kishte titullin "Sinjor i Albanias", nje hapesire tokesore midis liqenit te Ohrid dhe qytetit te Durresit. Natyrisht, qe Golemi mbante si simbol te tij identifikues nje embleme bizantine(1). Ne se supozojme se Jovani, i jati i Skenderbeut, e fitoi kete privilegj nga martesa me Vojsaven, nje pinjolle e Dinastise Brankovic(2), biem ne kundeshtim me materialet historike qe provojne se Brakovicet mbanin si embleme familiare nje luan dhe jo nje shqiponje me dy koke. Pavarresisht origjines te simbolit te Skenderbeut, ngrihet pyetja: Cili ishte kombinimi i ngjyrave qe ata perdornin ? Supozimet jane nga me te ndryshmet. Por pergjigja me e sakte gjendet ne varrin e Kostantin Kastriotit(3), nipit te Skenderbeut, eshtrat e te cilit prehen ne kishen Santa Maria la Nova, ne Napoli. Nje video e shkurter qe pershkruan kete monument te rendesishem historik, tregohet me poshte. Edhe pse koha ka zbehur ngjyrat, nuk eshte veshtire te vihet re se shqiponja e verdhe eshte mbivendosur ne nje sfond blu. Ndersa mbi shqiponje qendron nje trekendesh i verdhe me yllin tete-cepesh ne qender. Pra, nipi i Skenderbeut mbante si simbol nje shqiponje me dy koke me kombinimin te verdhe dhe blu. Pak a shume, ky kombinim ngjyrash gjendet ne nje fragmet qeramik te zbuluara ne Gagliano del Capo, nje fshat ne skajin me jugor te Italise, qe ne vitin 1498 u be strehe e gruas se Skenderbeut, Andronika Arianiti Komneno dhe disa pjestareve te familjes Kastrioti. Nje shkrim rreth kesaj teme, i titulluar: "Stema e heroit të Shqipërisë mes mbetjeve të Kalasë së Gaglianos" eshte publikuar ne faqen elektronike perqasje.com. Fotot e meposhtme jane mare nga ky shkrim qe ju mund ta lexoni te plote KETU . Kombinimi i bluse me te verdhen nga familja Araniti / Komneno shihet dhe ne nje rast tjeter. Nje embleme me shqiponje dy kokeshe e rrethuar nga nje brez blu dhe e kurorezuar me nje diell te arte i ishte dhene Filip Arianitit nga Carl Kuint, (Charles Quint), Mbreti i Perandorise se Shenjte Romane. Ne vitin 1548 Filipi ishte titulluar "Kalores". Stema permban nje "kryq grek" dhe emrin "KRISTO", shenja keto qe tregojne se mbajtesi i perkiste tradites greko-bizantine(4). Si ka mundesi qe gruaja dhe femijet te mbajne nje simbol, dhe babai nje tjeter ? - do te pyese dikush. Nuk do te ishte ndonje cudi ! Gjera me te cuditeshme kane bere vaki. Mbishkrimin mbi varrin e Costantinus/Kostantinit, e pershkruan ate si nipin me te dashur te Andronica Cominata/Andronika Komnena. Sic u permend me heret, Dinastia Komneni mbane si embleme familjare nje shqiponje dy-kokeshe me kombinim ngjyrash blu dhe te verdhe. Me poshte tregohet ky mbishkrim me emrin e gruas dhe nipit te Skenderbeut. "COSTANTINVS CASTRAYOTUS HIC TEGITVR SANGVINE ET COGNATIONE REGIA AC CAESAREA CLARVS : MORVM CANDORE INSIGNIS DIGNITATE PONTIFEX ESERNIENSIS : DVM PROBE VIVIT INTEMPRESIVE MORITVR ANDRONICA COMINATA PATRENA AVIA NEPOTI OPTIMO POSVIT" Mbase teoria e kombinimit kuq e zi u krijua nga Barleti i cili shkrojti librin e tij rreth jetes dhe bemave te Skenderbeut 42 vite mbas vdekjes se ketij te fundit dhe 10 vite mbas vdekjes se Kostantin Kastriotit. Nuk eshte cudi qe Barleti, apo dikush tjeter, ti kete dhene ngjyra 'patriotike' nje simboli qe ishte i modes ne ato kohera. Gjithashtu, egziston mundesia qe perkrahesit e variantit kuq e zi ta kene bazuar konkluzionin e tyre ne informacione te gabuara. Personalisht, ju besoj me shume syve sesa vesheve. Dhe ne simbolet qe mbajten pasardhesit e Skenderbeut, syte e mi nuk shohin as te kuqe, as te zeze ... Shenime dhe sqarime Ne Mesjte , ashtu si dhe sot, rregullat dhe ligjet e dhenies dhe marrjes te titujve aristokratike ishin strikte dhe te kontrolluara. Paraqitja e jashtme ishte kategori klasore. Rrobat, paisjet ushtarake, kapelat, etj, ishin te standartizuara. Disa ngjyra specifike nuk ishin prone per kedo. Ne rastin e titujve dhe simboleve te trashegueshme kishte kontroll akoma me te rrepte. Pra, askush nuk mund ti vinte vetes nje titull apo te ngrinte nje flamur si t'ja merrte mendja atij ... 1- George Akropolites - The history: Introduction, translation and commentary. Ruth Macrides. Faqe 275. 2- Brankovic ishte nje familje e degjuar serbe. Disa historiane thone se Vojsava, e jema e Skenderbeut, ishte vajza e Despotit Xhuraxh Brankovic. 3- Kostantin Kastrioti ishte i biri i Jovan (Gjon) Kastriotit II dhe Jerina Brankovic, vajzes se Despotit Serb, Lazar Brankovic. Ai jetoi midis viteve 1477–1500. 4- Mihail Dimitri Sturdza: Grandes familles de Grèce: d'Albanie et de Constantinople. Faqe 218. Janar, 2023
- Raca, feja, gjuha dhe shteti | Mendime
Raporti midis nacionalitetit dhe etnicitetit eshte keqinterpretuar dhe deformuar per te arritur objektiva te caktuara ekstreme. Raca, feja, gjuha dhe shteti nacional Nga momenti qe nje nacionalitet fillon te egzistoje, (Pavareshisht si dhe kur eshte krijuar), ai ka te drejten legjitime te vete-identifikohet si nje formacion unik. Kjo e drejte sovrane nuk duhet te vihet ne diskutim nga grupe apo pale te tjera, qofshin keto edhe nacionalitete me te medha apo me te vjetra. Ne te njejten kohe, nacionaliteti i ri duhet te pranoje egzistencen e nacionaliteteve te tjera. Ne kete proces te komplikuar dhe aspak te lehte mbrojtja dhe respektimi i te drejtave te minoriteteve reciproke eshte nje detyre madhore. Keto jane mesime qe shume shtete te civilizuara kane nxjere nga e kaluara e turbullt dhe shpesh here e dhunshme. Evropa e Bashkuar me politikat e saj progresive eshte perpjekur te jape nje shembull pozitiv ne kete fushe. Pa dyshim qe ka ardhur koha qe dhe Ballkani te ece ne kete drejtim me hapa te shpejte dhe te vendosur. Ne kete pike do te huazoj dhe modifikoj nje thenie te Enver Hoxhes, (por fjalen "revolucion" po e zevendesoj me termin "bashkejetese"), dhe do te them: Bashkejetesa e mire nuk eshte me nje aspirate por eshte nje ceshtje e shtruar per zgjidhje. ***** Nacionaliteti shqiptar eshte nje koncept relativisht i ri. Ashtu si edhe fqinjet, shqiptaret jetuan per nje kohe shume te gjate nen kontrollin e Perandorise Otomane. Sistemi i regjistrimit dhe menaxhimit te popullates nen administrimin e Portes se Larte bazohej mbi struktura fetare. Pak a shume, popullata ndahej ne dy grupe; ate te besimit Myslyman dhe ate te besimit Kristian. Te dy keto grupe popullatash ishin subjekte te Portes se Larte e cila nuk e vleresonte faktorin etnik. Me pelqen apo s'me meIqen mua, apo dikujt tjeter, kjo ishte politika e Stambollit ! Otomanet nuk ishin fare te interesuar te krijonin, mbeshtesnin apo stimulonin ndjenjat separatiste nacionaliste. Kur sundimit Otoman po i lekundeshin themelet, nacionalizmat ballkanike filluan te lindnin dhe forcoheshin me ritme te shpejta. Shqiptaret ishin te fundit qe u ingranuan ne kete vorbull historike. Permeteper ata e morren shtytjen kryesore nga jashte. Pjesa dermuese e iniciatoreve te nacionalizmit shqiptar ishin persona qe ishin edukuar dhe trajnuar jashte territorit ku do te krijohej shteti i ardhshem shqiptar. Sponsorizuesit e ketyre levizjeve ishin fuqi te huaja qe ne shume raste kishin objektiva krejt te ndryshme. Ata qe lojten nje rol vendimtar ne rrjedhen e ngjarjeve dhe kane meriten me te madhe ne krijimin e Shqiperise sic e njohim ne sot, ishin Austriaket. Me kalkulimet e tyre matematikore, me skolarizmin e tyre te njohur, fuqine ekonomike, ushtarake dhe politike ata ndikuan fuqimisht ne fatin e popujve Ballkanike. Nepermjet dokumenteve dhe studimeve te shumta, historiane te degjuar kane provuar se ishte pikerisht koncepti "Gjermanik" i nacioalizmit ai qe percaktoi rrugen se si do te ndertoheshin disa shtete te reja ballkanike qe do te pasonin shembjen e Perandorise Otomane. Ky koncept konsideronte racen, besimin fetar dhe gjuhen e folur si 3 faktoret kryesore ne ndertimin e nje nacionaliteti te caktuar(1). Nga ana tjeter, koncepti Franko-Britanik konsideronte ndjenjen etnike dhe mentalitetin e perafert si faktoret kryesore ne ndertimin e nje nacionaliteti(2). Kjo teori nuk barazonte nacionalitetin me etnicitetin dhe e konsideronte kete te fundit si nje element te pranueshem brenda shtetit nacional. Nje rast domethenes i zbatimit te ketij koncepti eshte Zvicra ku etnicitete, besime dhe gjuhe te ndryshme jane integruar shume mire ne nje shtet nacional te perbashket(3). Le te kthehemi tek Ballkani. Ndersa sllavet dhe greket, kishin ne favor te tyre strukturat fetare, lidhjet kulturore dhe gjuhesore, etj, me shqiptaret situata ishte shume me e komplikuar; ata ishin grupi me i percare midis popullatave Ballkanike (Fise qe perplaseshin midis tyre, dialekte gjuhesore, besime fetare te ndryshme, objektiva politike dhe ekonomike me kah te kundert). Permeteper, po te krahasoheshin me fqinjet, shqiptaret ishin ingranuar me shume dhe me mire ne sistemin Otoman dhe nuk do ta perkrahnin idene e largimit nga "Ombrella Otomane" aq kollaj. Pra, rasti "Albania" kerkonte nje trajtim "special". Dhe ketu austriaket treguan dhe nje here talentin e tyre politik. Ata krijuan nje platforme nacionaliste duke filluar me "zbulimin" e historise se shqiptareve, heronjve, klases politike, etj. Ndikimi i te huajve ne ndertimin e strukturave te para te shtetit shqiptar ishte masiv, nje fenomen ky qe ishte shume me i reduktuar ne fqinjet sllave dhe greke. Sa te talentuar ishin dhe jane austriaket ne kete drejtim ? Mund te them se ata jane "ustallare" te vertete dhe kete mjeshteri e gjen te shpalosur ne vete historine e tyre! Po permend dy raste: 1- Pjesa dermuese e shqiptareve, (por dhe me gjere), nuk e dine qe Hitleri kishte lindur ne Austri dhe ishte qytetar austriak. Shumekush do te thote qe ai ishte gjerman. Nga ana tjeter, ne rastin e Hitlerit kemi qartazi te bejme me nje person, qe per njeren apo tjetren arsye, "harron" origjinen e tij dhe i perkushtohet nje nacionaliteti tjeter. Pra, ai kishte lindur austriak, fliste "austriakce", ishte i krishtere, por u be i "madhi" i Gjermanise Naziste. Sot, austriaket shfaqin kudo koken e Moxartit dhe Koncertin e Vienes por une, personalisht, nuk kam hasur ndonje shkrim/dokument ku te thuhet se austriaket kerkojne ndjese per vuajtjet qe nje bashkeqytetar i tyre i shkaktoi njerezimit. Akoma me interesante ishte teoria qe ata ngriten pas Luftes se Dyte Boterore qe pretendonte se Austria ishte viktima e pare e nazisteve kur dihet fare mire se nje pjese e austriakeve perkrahen fuqimisht Nazizmin ! Nje video shume informative rreth hyrjes dhe mirepritjes masive te Hitlerit dhe trupave gjermane ne Austri gjendet KETU . Pra, deklarimi i njohur qe te "miret" jane tanet ndersa te 'keqijte" jane te dikujt tjeter nuk qenka vetem nje fenomen shqiptaro-greko-serbo-bullgar ... por edhe austriak ! Sido qe te jete, duhet pranuar fakti qe shqiptaret kane patur nje mesues te mire ne kete fushe. Ne 12 Mars, 1938, Gjermania pushtoi pa lufte Austrine. Ne 15 Mars, Vienezet pershendesin Hitlerin dhe nazistet "clirimtare". Ketu tregohet nje pjese tjeter e "Sheshit te Heronjve" ne Viene ku Hitleri mbajti fjalimin e tij me rastin e "clirimit" te qytetit. Ketu tregohet se si qytetaret vieneze nderojne Hitlerin me doren lart, kur ky i fundit ju shprehte atyre mirenjohjen e tij. Ketu tregohet nje grup vajzash shkolle me flamuj naziste ne dore duke festuar hyrjen e Hitlerit ne kryeqytetin Austriak. 2- Rasti i Kosoves; Ne vitet 1912-1913 austriaket paraqiten planet e tyre per ndarjen e "Turqise Europiane". Midis te tjerash, ata kembengulen qe Kosova ti bashkengjitej Serbise si nje demshperblim per mosplotesimin e kerkeses serbe per dalje ne Adriatik. Sipas Austrise, deti Adriatik i takonte asaj dhe Italise, ndersa serbeve ju takonte vetem Kosova ! Kush po pyeste se c'thoshin kosovaret vete. 95 vjet me vone, me 28 Shkurt, 2008, ishte pikerisht Austria qe njohu Kosoven si shtet te pavarrur me perpara se shume shtete te tjera Europiane. Ironi historike apo rishikim pozicioni ? ***** Po i kthehem kohes kur filluan hapat e pare te krijimit te Shtetit Shqiptar. Bazuar ne ato qe kam lexuar, mendoj se gjuhet e folura me te perhapura ne territorin e tij ishin: Shqipja (Toskerishtja/Gegerishtja), Greqishtja, Vllahishtja, Bullgarishtja, Turqishtja dhe Serbishtja. Nje ide shume te sakte rreth gjuheve qe zoteronte klasa drejtuese shqiptare e asaj kohe e jep tabela e meposhtme ku tregohet perfaqesimi Ballkanik ne Parlamentin Otoman te vitit 1908. Ne kete parlament kishin hyre 37 deputete shqiptare, 22 nga te cilet dinin greqisht. E kthyer ne perqindje do te thote se 59% e deputeteve shqiptare ishin njohes te greqishtes. Duke paraqitur kete informacion, nuk tentoj ne asnje lloj forme apo menyre te them se deputetet qe zoteronin gjuhen greke ishin greke etnike. Bile kete ide do ta kundeshtoja. Ajo qe une dua te them eshte se keta persona nuk e kishin mesuar greqishten per te mbajtur fjalime ne Parlamentin Turk por e kishin mesuar ate per qellime te tjera. Nje nga arsyet ishte se ata ishin ne kontakt me banoret greke etnike te zonave qe perfaqsonin. Gjithashtu, nje pjese e mire e politikaneve dhe Rilindasve Shqiptare kishin kaluar nga bankat e shkollave greke ku kishin mare nje pjese te konsiderueshme te edukimin e tyre. Ky ndikim i rendesishem ishte problem si per Austriaket ashtu dhe per Italianet, keshtu qe ata e luftuan kete "pengese" me shume forma. Koha tregoi se ata arriten te fshinin nje histori dhe tradite shekullore qe ne fund te fundit demtoi vete shqiptaret. Gjate ketij procesi shume problematik humbesja me e madhe ishte popullata greqisht folese. Kjo eshte nje teme e gjate dhe e papelqyer per nacionalistet ekstemiste. Personalisht, kam jetuar dhe pare se si pervec greqishtes, u eleminuan apo shkuan drejt zhdukjes dhe gjuha bullgare dhe vllahe. Per shembull, bashkemoshataret e mi ndrueheshin te flisnin "cobance" ne rruge apo ambjente publike edhe pse brenda ne shtepi prinderit dhe gjyshet/gjysherit e tyre flisnin vllahisht. Ma merr mendja se femijet e shokeve te mi nuk mesuan kurre gjuhen e te pareve te tyre. Edhe pse vitet e Mbreterise Shqiptare ishin te veshtira per minoritetet, ishte sistemi "komunist" qe me masa shternguese apo me dhune te hapur i shqiptarizoi perfundimisht disa grupe jo shqiptare qe jetonin ne territorin e vendit. Ketu mund te them se politikat e "partise" i ngjanin thenies:"Dhe te ran, dhe s'te le te qash". Per te mbeshtetur pozicionin tim po paraqis nje dokument zyrtar ku tregohet se si e deklaronin etnicitetin e tyre disa banore te fshatrave Nivice, Grazhdan dhe Vernik te rrethit te Korces kur ata emigruan ne USA ne fillim te viteve 1920. Ne se sot dikush do t'ju thote banoreve egzistues te ketyre fshatrave se te paret e tyre e konsideronin veten bullgare, ata do te cuditen shume. Mbase dhe behen agresive ... Duke perfunduar, mendoj se shteti te jep shtetesine/pashaporten por nuk te percakton etnicitetin. Etniciteti eshte dicka me shume se nje udhezim politik apo shprehje e ekstemizmit fanatik. Tendencat per krijimin e shteteve nacionale etnikisht te pastra jane taktika te deshtuara qe i kane sjelle shume probleme njerezimit, perfshi dhe rajonin ballkanik ku ben pjese dhe Shqiperia. Te dhena dhe shpjegime rreth shkrimit. 1- Mendoj se ky sistem krijoi probleme te medha ne Ballkan, disa nga te cilat vazhdojne te jene prezente. Jo vetem ne Ballkan, por dhe ne rang boteror, politikat e bazuara mbi teorine e "nacionalitetit kombetar superior" kane sjelle shkaterime kolosale; mos harrojme 2 luftra boterore. 2- Mendoj se ky sistem ishte me i sukseshem sepse vete realiteti e tregon kete. Raste konkrete jane Britania e Madhe, USA, Kanadaja, Australia, Belgika, Zvicra, etj. Keto jane shtete ku etnicitetet dhe ndjesite fetaro/kulturore kane jetuar ne harmoni dhe kane kontribuar ne progresin e vendeve perkatese. 3- Gjuhet zyrtare ne Zvicer jane: - Gjermanisht - 62.6% e popullates flet kete gjuhe. - Ferngjisht - 22.9% e popullates flet kete gjuhe. - Italisht - 8.2% e popullates flet kete gjuhe. - Romansh - 0.5% e popullates flet kete gjuhe. Duket qarte qe niveli demokratik i Zvicres eshte shume i larte. Nje popullate qe perben me pak se 1% te popullates se pergjitheshme ka te drejten te perdore gjuhen e saj si gjuhe zyrtare dhe shteti qendror ja njeh dhe ja mbron kete te drejte.




