top of page

Search Results

Search this site

101 results found with an empty search

  • "Ballkani i Hapur" dhe e ardhmja | Mendime

    "Ballkani i Hapur", "Open Balkans" apo "Mini-Schengen" dhe perpjekjet e Shqiperise per te gjetur vendin e saj ne "Europen e Bashkuar". "Ballkani i Hapur" dhe e ardhmja Nje vizionar ka shkrojtur: Paqja behet me armikun dhe jo me mikun ! Kur isha i ri, me ra rasti te lexoja romanin e titulluar "Zjarri" te shkrimtarit te degjuar francez Henri Barbusse, qe ai ja kishte dedikuar shokeve te tij te Luftes se Pare Boterore. Disa fragmente te ketij libri mu nguliten ne memorje dhe do te qendrojne aty derisa ajo te funksionoje. Aq te gjalla ishin pershkrimet e shkrimtarit te madh, sa qe me dukej vetja sikur isha ne mes te toges se ushtareve dhe degjoja historite e tyre … Me kujtohet nje pjese e librit ku ai pershkruante permbytjen masive te nje zone te ulet. Ata pak ushtare qe kishin mbijetuar i kishin hedhur armet dhe te baltosur nga koka ne kembe, perpiqeshin te gjenin ndonje pike te larte ku mund ti shpetonin mbytjes. Personat e zhytur ne lluce nuk mershin vesh se c’fare ishin, franceze, gjermane, apo dicka tjeter. Ata ishin kthyer ne figurina balte me sy njeriu qe luftonin per egzistence. Kur arrinin ne majen e ndonje kodre, ashtu sic ishin gjysme te vdekur, i drejtoheshin njeri-tjetrit me fjalen “Komrad”(1) dhe uleshin prane e prane … Shkrimet pacifiste te Henrit nuk paten ndonje ndikim te madh. Afersisht 20 vite me vone, europianet filluan nje lufte akoma edhe me te pergjakeshme se e para. ***** Disa dite me pare, kryeministri i Shqiperise, Zt. Rama, nenshkroi nje marreveshje, kryesisht te natyres ekonomike, me Maqedonine e Veriut dhe Serbine. Sido qe te emerohet kjo marreveshje, personalisht mendoj se eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Marreveshja duhet pershendetur, inkurajuar dhe mbeshtetur per tu bere realitet dhe zhvillohet me tej. Nga ana tjeter, me ben shume pershtypje reagimi i ashper i shume njerezve qe arrijne deri ne thirrje per vrasjen e Zt. Rama ! Mendoj se pergjegjesja kryesore e kesaj situate shqetesuese bie mbi vete klasen politike, pjese e te ciles eshte dhe vete Zt. Rama, qe gjate ketyre 15-20 viteve te fundit ka krijuar probleme madhore qe do te duhet kohe dhe mundim per tu riparuar. Eshte nje e vertete e pa-mohueshme qe liria e fjales dhe shprehjes ne Shqiperi kane bere perparime gjigande dhe per kete duhen pergezuar te gjithe ata qe kane ndihmuar ne kete fushe. Nga ana tjeter, stimulimi i pakontrolluar i nacionalizmit e ka kthyer kete te fundit ne nje “bishe qe ha te zone” - sic i thone fjales. Nuk ka jave qe ne TV, shtyp apo median sociale te mos shfaqen persona me pikpamje ekstreme duke pretenduar se shume zona te Ballkanit jane shqiptare, se fqinjet nuk kane egzistuar, se ata nuk kane as gjuhe dhe as atdhe, dhe se nje dite te gjithe keto hapesira do ti mbashkengiten Shqiperise. Ketij zjarri i hedhin benzine disa politikane te konsumuar qe nga nje ane mburren se e kane orjentuar Shqiperine drejt Europes se Bashkuar dhe kane antaresuar vendin ne NATO ndersa nga ana tjeter pozojne perpara hartes se "Shqiperise se Madhe". Po e filloj me konceptin e Evropes se Bashkuar dhe po sjell per shembull Gjermanine dhe Francen. Ndersa sot keto dy vende kane marredhenie te shkelqyera, ne te kaluaren jo shume te larget, ato kane qene armiq per vdekje. Do te kthehem ne periudhen kohore kur Henri Barbusse shkrojti librin e tij duke luftuar ne transhete e frontit Franko-Gjerman dhe do te ndalem vetem ne betejen e famshme te Verdun-it duke anashkaluar gjakderdhjen dhe shkaterimet qe shkaktoi Lufta e Pare Boterore ne total. Ne menyre qe lexuesi te kuptoje ashpersine e kesaj beteje po permend disa te dhena historike. Verdun, 1916. Kapice me predha te shkrehura dhe kocka njerzish ... Perfundimi ? Beteja zgjati 10 muaj, nga Shkurti deri ne Dhjetor te vitit 1916. Palet lufuese hodhen kunder njera-tjetres midis 40,000,000 dhe 60,000,000 predha artilerie. Ne fushen e betejes u vrane 143,000 gjermane dhe 162,400 franceze. Te plagosurit e kaluan shifren 1,000,000. Demet materiale te pallogariteshme … Sikur mos mjaftonin tmerret e kesaj lufte, te “medhenjte” nisen nje lufte tjeter, akoma edhe me shkateruese; Luften e Dyte Boterore. Por ja qe ne vitet 1950 midis francezeve dhe gjermaneve dolen disa burra dhe gra kurajoze, udheheqes vizionare qe vendosen qe mbi te kaluaren e hidhur te ndertonin nje te ardhme progresive. Koha tregoi se ata kishin te drejte. Shpesh, ne ambjentet civile dhe politike shqiptare degjohet thirrja: E duam Shqiperine si gjithe Europa! Me sa duket shume pak persona e kuptojne se c'fare eshte Europa ne te vertete ... Kjo kategori njerzish nuk arrin ta kuptojne se paqja ngrihet mbi sakrifica te medha ekonomike dhe politike. Dy fotografi kuptimplote te nxjerra perpara varrezave masive ne Verdun tregohen me poshte. Ne keto varreza gjenden te perzjera eshtrat e 130,000 ushtareve franceze dhe gjermane qe dikur vrane njeri tjetrin pa meshire por sot prehen ne paqe sepse klasa politike ne vendet respktive shikon drejt te ardhmes dhe jo nga e kaluara. Nuk ka simbol me kuptimplote se arkivoli i mbuluar me flamuret respektive te armiqeve te dikurshem. Shtetet e Ballkanit, si dhe shume shtete te tjera te vogla Europiane, jane ne njeren apo ne tjeteren forme, shtete me “sovranitet te kufizuar”. Mbarevajtja, nganjehere dhe egzistenca e tyre, varret shume nga “hesapet” dhe mareveshjet qe bejne te “medhenjte”. Per te shtjelluar me tej mendimin tim po marr per shembull aleancen e NATO-s. Megjithese kane kaluar 12 vjet qe nga antaresimi i Shqiperise ne NATO, me sa duket nje pjese e mire e klases politike, elitave drejtuese te vendit dhe popullates se zakoneshme nuk kane arritur te kuptojne se c’fare do te thote pjesmarja ne organizata te tilla. Duke ditur se nje pjese e shqiptareve e konsiderojne Ameriken si aleatin me te mire te tyre, po paraqis nje pjese te nje dokumenti qe e gjeta te publikuar ne nje faqe te Departamentit Amerikan te Shtetit(2) ku behet fjale per kriteret kryesore qe shtetet kandidate duhet te plotesojne perpara antaresimit ne organizate: We have made clear that, at a minimum, candidates for membership must meet the following five requirements: New members must uphold democracy, including tolerating diversity. New members must be making progress toward a market economy. Their military forces must be under firm civilian control. They must be good neighbors and respect sovereignty outside their borders. They must be working toward compatibility with NATO forces. Pikat e mesiperme, pak a shume, shqiperohen keshtu: Ne e kemi bere te qarte qe se paku, kandidatet per antaresim duhet te plotesojne pese kerkesat qe paraqiten me poshte: Antaret e rinj duhet te mbeshtesin demokracine, perfshi tolerancen ndaj diversitetit. Antaret e rinj duhet te bejne progres drejt ekonomise se tregut. Forcat e tyre ushtarake duhet te jene nen kontroll te forte civil. Ato (vendet) duhet te jene fqinje te mire dhe te respektojne sovranitetin e shteteve te tjera. Ato duhet te punojne drejt pershtatjes me standartet e NATO-s. Pra duket qarte, qe ne rastin e Shqiperise, antaresimi ne NATO ka me shume detyrime sesa perfitime. Gjate viteve te fundit vendi ka bere perparime te dukshme ne disa drejtime dhe kjo nuk mund te mohohet. Gjithashtu, duket qarte qe nje pjese e politikes, ekonomise dhe publikut jane pozicionuar drejt te ardhmes Europiane te vendit qofte kjo duke filluar me nje Mini-Shengen. Per ata qe kane mbetur ne te kaluaren ngrihet pyetja: c'fare mund te arrihet nepermjet pretendimeve iluzive dhe perralla te treguara me aq pasion nga"historianet profesionaliste" ? Ne kete pike dua te bej nje verrejtje: ju lutem mos ofendoni dhe kercenoni ne FaceBook sepse do te trembet Amerika dhe do ta mbylle ambasaden ne Tirane ... Si konkluzion, mendova ta perfundoj mendimin me dy foto qe per kendveshtrimin tim tregojne nje histori te tere dhe japin nje mesazh optimist; Verduni i viteve 1920 dhe Verduni i viteve 2020 Shenime dhe sqarime rreth shkrimit 1- Comrade - do te thote nje shok, ne vecanti dikush qe ka kaluar ne situata te rrezikeshme kryesisht te natyres ushtarake. 2- https://1997-2001.state.gov/regions/eur/fs_members.html#:~:text=We%20have%20made%20clear%20that,be%20under%20firm%20civilian%20control . Gusht, 2021

  • Tradhetari dhe vete-deklarimi etnik | Mendime

    A perben vete-deklarimi etnik tradheti shteterore ? Tradhetari dhe vete-deklarimi etnik Tradhetar ! Mbase, kjo eshte shprehja me ‘patriotike’ ne leksikun e gjuheve ane e mbane botes. Nen trysnine e saj jane shkateruar dhe shojtur shume jete njerezore. Efikasiteti shkaterues i kesaj fjale lidhet me asimilimin e lehte te saj nga padija dhe injoranca. ‘Ustallaret’ e manipulimit te opinionit publik mund te krijojne nje ‘hero’ ne pak ore dhe ta kthejne ate ne ‘tradhetar’ ne pak minuta. Historia eshte e mbushur plot me raste te tilla. Procesi i krijimit te shteteve moderne ballkanike i dha fjales ‘tradheti’ nje dimension me teper; ate politiko-etnik. Njerzit duhet te deklaronin nje perkatesi etnike qe ishte politikisht korrekt. Ne se dikush nuk binte dakord, apo vepronte ne kundershtim me udhezimet e ‘baballareve te kombit’, ai etikohej ‘tradhetar’. Pasojat nuk ishin te kendeshme ... Ku me shume dhe ku me pak, mekanizmat administrative te shteteve te reja ballkanike u ingranuan ne krijimin e ketij realiteti te ri. Ne kete drejtim, ata huazuan eksperiencat e shteteve te Europes perendimore qe i kishin kaluar keto stade zhvillimi me heret. Shteti i ri shqiptar ishte i fundit qe u ingranua ne kete ‘beteje historike’, por ne asnje kendveshtrim me pak agresiv se fqinjet e tij. Armiku me i madh qe hasen krijuesit e Shtetit Shqiptar ishte ‘greqizimi’ i thelle i popullatave te jugut te Shqiperise. Nje pjese e madhe e njerezve e konsideronin veten greke. Keshtu e kishin konsideruar edhe para-ardhesit e tyre. Mes perpjekjesh dhe sakrificas te shumta ata kishin mbrojtur orthodhoksine, kishin mbajtur te gjalle gjuhen greke, kishin ndjekur kulturen helene. Pra, ata ishin bere pjese intergrale e botes helenike qe ne lashtesi. Perse duhet ti bashkoheshin ata nje projekti te ideuar nga Austria dhe Italia qe do te conte ne eleminimin e tyre ? Natyrisht qe ata do ta kundeshtonin kete ide me c’do forme. Ndodhi, ‘c’fare ndodhi - eshte ceshtje interpretimi. Nje gje eshte me se e sigurt: ata nuk u pyeten se ciles shoqeri apo shteti deshironin ti bashkoheshin. Duke kuptuar se fati i tyre ishte vendosur ne zyrat e fuqive te medha, dashur apo pa dashur, ata u bene pjese perberese e shtetit te ri Shqiptar. Nga ana tjeter, shteti shqiptar ‘axhustoi’ etnicitetin e tyre, mbylli shkollat greke, goditi kishen orthodhokse dhe mori masa te tjera shternguese. Mbijetesa detyroi shume familje te ‘harronin’ te kaluaren dhe te adoptoheshin ne realitetin e ri. Brezat e rinj u shqiptarizuan plotesisht dhe sot as qe e kane idene se dikur gjyshrit apo stergjysherit e tyre luftonin nen flamurin e Vorio-Epirit. C’fare ka ketu per tu cuditur, i pelqen apo nuk i pelqen dikujt ? Me fund te fundit, njerzit ndryshojne. Kjo eshte rrjedha e historise. Edhe ‘patriotet’ me te famshem shqiptare e kane ‘dredhur’ per interesa te ndryshme. Me poshte tregohet aplikimi i Faik Konices pe marjen e shtetesise amerikane. Ai deklaron se ka lindur ne Konice, Epir, Turqi. Ai hedh poshte shtetesine shqiptare dhe turke. Betohet se nuk ka asnje detyrim perkundrejt qeverive respektive. Faikut i duhej shtetesia amerikane dhe e mori ate. Pra, e ‘tradhetoi’ shqiptarizmen … Dhe vijme tek pyetja: A ka sot greke, apo minoritete te tjera, ne Shqiperi ? Hamendjet jane nga me te ndryshmet. Ne fakt, egziston nje mekanizem fare i thjeshte per t’ju afruar se vertetes. Detyrimet ‘Euro-Antlantike’ qe qeverite shqiptare kane mare persiper, kerkojne disa hapa elemetare. Bie fjala, regjistrimin e popullates duke respektuar vete-deklarimin etnik. Mbase ne kete kendveshtrim, fjala ‘tradhetar’ do te lehtesohet pak nga bara e rende qe mban ne kuriz. Mars, 2023

  • Bruno Thomas - Shqiperia ne vitin 1913 | Mendime

    Nje raport mbi situaten ne Shqiperine e vitit 1913. Tiparet, zakonet dhe problemet e vendit pak kohe pas shpalljes se pavaresise. Ismail Qemali dhe qeveria e tij. Bruno Thomas - Situata ne Shqiperi, viti 1913 Princi i Kurores Austro-Hungareze, Franz Ferdinand i cili u vra ne Sarajevo ne Qershor 1914, kishte krijuar nje grup keshilltaresh ushtarake qe e mbanin ate ne dijeni per gjendjen ne Ballkan. Nje toger, i quajtur Bruno Thomas, i dergon qendres ne Viene nje raport mbi situaten ne Shqiperine e vitit 1913, pak kohe pas shpalljes se pavaresise. Kete dokument e kishte paraqitur ne studimet e tij albanologu i degjuar, Robert Elsie. Shqiperimi im i ketij raporti paraqitet me poshte. ***** 1. Situata aktuale ne Shqiperi Popullata mund te klasifikohet ne tre grupe: Grupi i pare , ai i malesoreve, te cilet kane ruajtur te pandryshuar menyren e tyre te jeteses. Keta njerez perbejne berthamen e kesaj popullate. Ata kane patur dhe kane pak kontakt, ose hic fare, me turqit dhe autoritetet e tyre. Ne kete menyre ata kane qene ne gjendje te mbajne zakonet origjinale, sjelljet dhe traditat. Ata vjedhin dhe vrasin kurdohere qe ju jepet rasti dhe e konsiderojne gjakmarrjen si nje detyrim te shenjte. Ata jane dinake, egoiste, shume inteligjente, te zgjuar dhe dembele. Kjo kategori perfaqeson ate qe ne pergjithesi njihet si popullata “Shqiptare”. Mikpritja e tyre eshte e jashtezakoneshme. Nen catine e tyre, ju jeni plotesisht i mbrojtur nga perndjekjet, vjedhjet dhe sulmet. Ne pergjithesi, si shenje falenderimi, (vecanarisht nga te huajt), ata pranojne dicka te vogel simbolike qe mund t’ju jepet femijeve ne momentin e largimit. Grate merren me punet bujqesore, ndersa burrat shkojne per gjueti, verdallosen kot ose flasin per politike - nje fenomen ky qe e kemi vene re edhe ne zonat me te humbura te vendit. Ne Shqiperi, bisedat rreth politikes jane shume te perhapura, por diskutimet permbajne shume kotesira rreth marrdhenieve me vende te ndryshme. Ne kete aspekt, shqiptaret jane shume te ndryshem nga banoret e zonave malore te Austrise. Koncepti i “atdheut” eshte dicka e panjohur per keta njerez. Djali 14-vjecar i Isa Boletinit, (Iza Bolletinac), ju pergjigj pyetjes si me poshte: - Albania ? Ku bie kjo, ne Itali ? Gjate betejes se Kucit, (fshat rreth nje dite marshim ne jug te Vlores), qe ishte zhvilluar kunder forcave greke qe kishin zbarkuar ne Himare, njerzit refuzuan te luftonin ne nje vend tjeter qe nuk i perkiste territorit te fisit. Midis ketyre grupeve egziston nje fenomen interesant; nje fis perpiqet te tregohet me kurajoz se fisi tjeter. Por, une e shoh kurajon e individeve me pikepyetje ne se konsiderojme qe burrat e vrare per hakmarrje gjithmone zihen ne pusi. Turqit jane te pa-pelqyer kudo. Te pa-pelqyer jane dhe greket e serbet, por kjo varret nga orjentimet politike. Me sa duket ne vend nuk ka fermere te lire, por bujkrober nga te cilet pronaret e tokave marrin nje te treten e prodhimit bujqesor. Grate e myslymaneve levizin te pa-mbuluara. Ne pergjithesi, besimet fetare shfaqen rralle. Pijet alkolike qe konsumohen jane rakia dhe vera, por perdorimi eshte i moderuar. Nuk ka interes per avancim kulturor pervec rastit kur ky eshte i lidhur me arme ose objekte te tjera te ndriteshme qe krijojne zhurme. Ne nje zone shume te izoluar, ku mbase te huajt nuk kishin shkelur per nje shekull, ne pame nje gramafon dhe nje pistolete moderne me karikator. Rembimi dhe vrasja jane gjera normale. Vjedhja eshte vecanarisht e vleresuar sidomos ne rastet kur kerkohet “talent” dhe manipulim. Ne kaluam nje mbremje me nje aga qe u lodh se theni se ne tavolinen e tij ai sherbeu vetem peshk te vjedhur. Baronesha Godin, ne nje shkrim qe nuk eshte botuar akoma, permend nje rast: “Nje burre eshte vrare. E veja urdheron djalin e saj te madh te mare hak. Ai gjurmon vrasesin, i ze prite dhe e vret ate. Ai pret nje dore nga trupi i viktimes dhe ja sjell te jemes. Nga ana e saj, ajo pret nje gisht, e pjek ne stofe dhe e ha ate. Pas kesaj ajo nuk mban me zi per burrin e saj te cilit ja mori hakun”. Midis shqiptareve nuk ka asnje qe te flase italisht. Disa emigrante te kthyer nga Amerika dine pakez anglisht; disa te tjere qe kane qene ne Bosnje dine serbisht. Shkolla gjenden vetem ne Shqiperine jugore; jo shkolla shqiptare por vetem disa turke dhe shume shkolla greke. Megjithate, aty ketu, ne zonat malore, mund te shohesh ndonje liber apo broshure te shtypur ne gjuhen shqipe. Disa njerez mund te lexojne dhe shkruajne turqisht. Shqiptaret jane absolutisht te besueshem. Pavaresisht bemave te tjera dhe kopracise se tyre, ata jane te pa-afte te shkelin fjalen e dhene. Ne Sarande, perpara se te niseshim per nje udhetim te gjate neper nje rajon malor, na keshilluan te merrnim ne sherbimin tone nje hajdut dhe vrases famekeq, meqenese ai i dinte shtigjet mire. Ne e takuam burrin dhe ai dukej shume i besueshem. Ne do te ndjeheshim te mirembrojtur ne se do ta kishim mare ate si shoqeruesin tone, por meqenese rruga kalonte nga zoterimet e nje fisi me te cilin ai ishte ne hasmeri, ne u detyruam te vazhdonim pa sherbimet e tij. Ne mes te kesaj popullate ka bejlere te pasur dhe me influence, si pershembull Isa Boletini, Riza Beu, etj, te cilet shume mire mund te krahasohen me baronet bandite te Gjermanise Mesjetare. Keta njerez, ne pergjithesi, jane ne perplasje me njeri-tjeterin. Disa nga ata nuk jane ne gjendje te lexojne apo te shkruajne. Shume te tjere nuk arrijne te kuptojne ndryshimet qe po ndodhin ne lidhje me pavaresine e vendit dhe perpjekjet qe po behen per krijimin e Shtetit Shqiptar. Por, fuqia dhe reputacioni i ketyre njerezve eshte i nivelit te tille qe asnje ndryshim i rendesishem nuk mund te ndodhe pa patur pelqimin e tyre. Grupi i dyte i popullates shqiptare permbledh ata qe kane patur nje fare kontakti me kulturen turke ose europiano perendimore. Keta njerez mund te konsiderohen si llumi i kesaj bote. Ata nuk bejne azgje tjeter vec se tallen me menyren e jeteses se malesoreve, por nga tjeter, ata nuk kane kurajon e nevojshme per te bere bastisje ose gjakmarrje. Pervec rrobave qe veshin, ata kane adoptuar anet me te keqia te kultures perendimore. Keta njerez e konsiderojne veten si plotesisht te kulturuar dhe qe qendrojne mbi aspektet e tjera si besimi fetar, patriotizmi, besnikeria dhe besueshmeria. Me se shumti, ata kane nje nivel modest edukimi dhe qendrimet e tyre jane vendimtare ne te gjitha drejtimet. Ata jetojne nga tokat qe kane ne pronesi; ose shume nga keta kishin qene nenpunes te administrates turke dhe kishin shfrytezuar personat qe kishin patur nen kontroll. Ata jane “parazite” te shkelqyer dhe ”mjelin” udheheqesit e partive te tyre, ne se kete te fundit jane bejlere te pasur. Se fundmi ata kane nje pasion per te lojtur kumar shuma te medha parash qe shpesh e kalojne shifren 1,000 franga ne nate. Ky grup njerzish i paralajmeron vizitoret e huaj per ligesine e grupit “kundeshtar”. Keta persona do te bejne c’do gje per para. Megjithate, keta perbejne nje grup te rendesishem, (pervec disa pak individeve te ndershem qe do ti permend ne grupin e trete), sepse ata jane te vetmit me edukim te mjaftueshem qe mund te punesohen, se paku si zyrtare te thjeshte te administrates shteterore, per te bere te mundur komunikimin me popullaten e zakoneshme. Grupi i trete perbehet perafersisht nga 20 burra qe jane edukuar jashte vendit. Keta mund te konsiderohen si “Zoterinj” ne te gjitha drejtimet, megjithese shpesh edukimi i tyre eshte vetem siperfaqsor. Solidariteti midis ketyre burrave demtohet nga fakti qe ata jane edukuar ne shtete te ndryshme dhe kur jane ri-kthyer kane sjelle me vete kulture dhe ide nga vendet respektive. Kjo ka cuar ne ndarjen e tyre ne disa fraksione qe kundeshtojne njeri-tjetrin. Per keta persona, eshte e rendesise vendimtare krijimi i nje ambjenti te stabilizuar ligjerisht sepse, si me perpara ashtu dhe ne kushtet e sotme, ata kane patur veshtiresi te medha ne mbrojtjen e pasurive te tyre nga vjedhjet dhe abuzimet. Ne kete pike, patriotizmi del ne plan te dyte ... Ne Shqiperi, askush nuk e kupton rendesine e kohes. Ne bisedimet me Riza Beun, ai deklaroi se ai mund te mblidhte “menjehere” 15,000 mije burra. Ne na u desh nje kohe shume e gjate per te kuptuar termin “menjehere”. Me ne fund, morrem vesh qe Riza Beu e kishte fjalen per nje muaj. Nuk eshte egzagjerim the thuhet se ne pregatitjen dhe zbatimin e vendimeve ne Shqiperi, termat “nje jave” dhe “nje dite” jane ekuivalente me termat austriake “nje dite” dhe “nje ore”. Gjeja e perbashket e te gjithe shqiptareve eshte dashuria per politikat partiake. Betejat politike midis familjeve me te njohura dhe me te pasura te vendit, reflektohen deri ne lagjet me te varfera te qytezave provinciale. Motivi eshte: C’fare po ben partia tjeter eshte e tmershme dhe kjo duhet te ndaloje. Ne e vume re kete ne Nivice, gjate udhetimit tone nepermes maleve. Pavaresisht mikpritjes, qe vendasit e konsiderojne te shenjte, ne u trajtuam ne nje menyre pothuajse armiqesore nga disa fshatare sepse duke mos njohur politikat lokale ne kishim me vete nje leter rekomandimi per Ismail Qemalin te shkrojtur nga nje Bej tjeter qe fshataret e konsideronin si armik te Qemalit. 2. Qeveria aktuale “Qeveria Provizore” e Shqiperise ishte krijuar nga burra me influence ne vend me qellimin per ti treguar botes se jashtme qe egzistonte shteti i pavarur i Shqiperise. Aktivitetet e kesaj qeverie jane te perqendruara vetem ne kete drejtim. Pas shume perplasjesh politike, Ismail Qemali, nje burre rreth te shtatedhjetave, ishte zgjedhur drejtuesi i “Qeverise se Perkoheshme”. Ai kishte qene dhe vazhdon te jete nje figure me kapacitet, por nje person qe perdor influencen e tij politike kryesisht per te zmadhuar pasurine personale. Armiqte e tij thone se ai merr c’do muaj 200 Napolona nga greket. Per shume kohe, Qemali kishte qene mbeshtetes i politikave greko-italiane, por tani thuhet se papritur ai eshte kthyer ne nje mbeshtetes i politikes austriake. “Ministrat” e tjere, te cilet jane 8 ne numur, ishin zgjedhur nga Qemali, keshtu qe ai mund te mbante te gjithe fuqine ne duart e tij. Keta njerez, me perjashtim te zevendes-presidentit, Don Kacori, ose ishin krijesa te Qemalit, ose ishin te pa-afte te ndermernin ndonje vendim te pavarur. Kur u zgjodh Ministri i Jashtem, ai pyeti Qemalin per informacione rreth raportit te Shqiperise me shtetet e tjera. Qemali refuzoi ti jepte atij ndonje te dhene keshtu qe ministri dha doreheqjen. Keshtu beri edhe personi qe e zevendesoi ate ne kete pozicion, dhe gjithashtu nje i trete. Per momentin, ky post mbahet nga nje person qe nuk eshte ne gjendje te shkruaje as emrin e tij dhe eshte thjesht nje kukull. Qeveria ka ne administrate rreth 100 xhandare. Shtrirja tokesore e kontrollit te saj zgjatet nga Lushnja, (pika veriore), ne Berat, (pika lindore) deri ne Gjirokaster (pika jugore). Ne keto qytete, si dhe ne Vlore, ne ish godinat e bashkive turke tani valevitet flamuri shqiptar. Pervec kesaj, nuk ka as edhe nje shenje tjeter te autoritetit te qeverise Shqiptare. Zyra e Poste-Telegrafit ka mbajtur punonjesit e meparshem shqiptare. Influenca e qeverise mbi kete institucion perfshin vetem disa udhezime gojore te cilat punonjesit e zyres ne Vlore i marrin nga vete Ismail Qemali. Ministri i Mbrojtjes, qe ne te kaluaren kishte qene nje gjeneral otoman, (drejtues i nje brigade), me sa duket nuk bente as edhe nje gje. Aktivitetet ushtarake mbulohen nga djali i madh i Qemalit. Urdheresat drejtuar disa pak qytezave dhe fshatrave qe jane nen kontrollin e qeverise nuk leshohen nga Ministri i Brendshem, por here pas here ju dergohen kryetareve respektive nga Qemali, dora vete. Nuk ka ndertim apo permiresim/mirembajtje rrugesh. Eshte plotesisht e sigurt qe Ministri i Tregetise dhe Ministri i Edukimit, nje ish mbajtes bordelli nga Selaniku, nuk kane leshuar ndonjehere ndonje lloj udhezimi. Format primitive te qeverisjes ne keto fusha vazhdojne te jene njesoj si ne kohen e Turqise. Me sa kuptohet, taksat per qeverine e re te Vlores dhe qytezat e tjera paguhen ne menyre vullnetare dhe ne nivele qe kane egzistuar me pare. Puna e Ministrit te Drejtesise eshte reduktuar ne dhenien e urdhrave per policine e Vlores. Ne pergjithesi, qeveria nuk merret serizisht. Ajo u formua sepse eshte kuptuar domosdoshmeria e te paturit nje qeveri zyrtare. Bile dhe grupi qe kundershton Qemalin e ka kuptuar kete gje. Por, qeveria eshte si te thuash nje udheheqese “hije” qe nuk ka autoritet te vertete ne vend. Ne se qeveria bie, nuk do te kete pasoja sepse strukturat e kontrollit te pushtetit nga udheheqesit politike nuk do te ndryshojne. Do te jete e pamundur qe udheheqes si Isa Buletini dhe Riza Beu te behen vartes te qeverise aktuale. Si zyre te saj, qeveria ka nje dhome mbledhjesh me nje tavoline brenda saj. Protokollet mbahen ne turqisht sepse jo te gjithe antaret e qeverise mund te lexojne dhe shkruajne shqip. Anetaret e qeverise jane te ndergjegjshem qe nuk zoterojne njohurite dhe eksperiencen e nevojshme per drejtimin e vendit ne menyren e duhur, dhe se nuk gezojne nje reputacion te mire midis popullates, bejlereve dhe agallareve. Ata tallen me situaten ne te cilen ndodhen dhe e konsiderojne Ismail Qemalin si nje udheheqes te domosdoshem. Pervec ministrive, formalisht egziston dhe nje keshill i perbere nga Bejleret me te respektuar te Vlores. Ky grup nuk mblidhet as edhe nje here dhe nuk merr ndonje vendim. Edhe pse mund te thuhet qe ne Shqiperi egziston nje qeveri, strukturat e pushtetit jane te tilla qe udheheqesit e vjeter dhe pronaret e tokave mund te bejne c’fare te duan. Qeveria as qe do te guxoje te vere nen kontroll aktivitetet e tyre. Klasat udheheqese shfaqin nje mungese totale te iniciatives. Paqartesia aktuale e pergjegjesive qe i takojne qeverise perben nje justifikim te shkelqyer per te mos bere asgje. E vetmja gje qe ata bejne eshte te rine neper kafene; llomotitin dhe bejne plane per ate qe do te ndodhe ne se ndodh kjo apo ajo gje. Shenime dhe sqarime rreth shkrimit Ky eshte nje shqiperim i nje punimi te Robert Elsie - Oberleutnant Bruno Thomas: Die gegenwärtigen Verhältnisse in Albanien, typoscript from the Military Chancery of Franz Ferdinand, Vienna, 1913 (45 12/9-2). Shtator, 2021

  • Gjuha e Shqiptareve te hershem | Mendime

    Gjuha e hereshme Shqipe. Mendime rreth origjines dhe vendit ku ajo lindi. Shqiptaret e hershem dhe gjuha e tyre ***** Albanasit e hershem (Periudha Romake dhe Bizanti i hershem) Nje moment kryesor ne historine e Albanasve te hershem ishte transformimi madhor qe ata pesuan pas hyrjes ne kontakt me Romaket. Gjate asaj periudhe kohore, fiset para-ardhes te Albanasve ishin pjeserisht Romanizuar nen ndikimin e madhe te kultures superiore dhe gjuhes Romake. Pikerisht ne ate kohe fiset e perziera Albanase filluan te kthehen ne popull dhe arriten te ruanin gjuhen e tyre perballe valeve te Romanizmit qe zhduken gjithe gjuhet e tjera antike te Ballkanit. Ajo qe ne dime nga historia e gjuhes Albanase na lejon te konstruktojme hapat e Romanizimit te pjesshem te Albanasve te hershem. Pika tjeter kryesore, ajo se ku jetonin Albanasit e pare gjate periudhes Romake dhe Bizantit te hershem, mbetet pa pergjigje. Per periudhen qe fillon pas ardhjes se Sllaveve (rreth vitit 600), ne mund te demonstrojme qe qendra kryesore e perqendrimit te Albanasve ishte zona malore e Matit. Megjithate, nuk mund te thuhet me saktesi vendndodhja e tyre gjate periudhes Romake dhe Bizantit te hereshm. Kjo per arsye te ndryshimeve madhore qe ndodhen ne kohen e migrimeve masive ne Ballkan gjate shekujve te katert dhe te shtate. Ne nuk mund te injorojme posibilitetin e hipotezes qe thote se si rezultat i levizjeve masive te popullatave, Albanasit u vendosen ne zonen qe permendem ose nga nje rajon tjeter i Gadishulit Ballkanik, ose nga jashte Ballkanit. Vendbanimi i tyre ne periudhen Romake dhe Bizantit te hershem duhet te studiohet pa marre parasysh ku ata jetuan ne kohet e mevoneshme. Gjuhetare, etnologe, arkeologe dhe eksperte te historise se politikes dhe fese duhet te punojne se bashku ne menyre qe ti japin pergjigje kesaj pyetje. Fjalet ne gjuhen Albane qe jane "marre borxh" nga Latinishtja Gjuha Albanase ka nje sasi te madhe fjalesh te "mara borxh" nga Latinishtja, por nga qe keto fjale kane pesuar nje transformim te thelle fonetik si pasoje e theksit te vecante te gjuhes Albanase, keto fjale tashme nuk duken fare Latine. Influenca Latine ne gjuhen Albanase ishte kaq e dukeshme dhe kaq e forte sa qe dikush mund ta konsideroje ate pjeserisht te Romanizuar. Ne te vertete, ne disa fusha te jetes, shumica e koncepteve ishin marre nga Latinishtja. Per shembull, pothuajse te gjitha termat familiare (p.sh. xhaxha, kunat, prind, femije, kusheri, djale i adoptuar) rrjedhin nga Latinishtja. Po ashtu dhe konceptet bazike te jetes urbane (p.sh, fermer, ftua, ulli, frut) dhe qeverisjes (p.sh. perandor, obor, mbret). Gjithashtu nga Latinishtja rrjedhin termat, jete fshati dhe dimerim bagetish. Nga ana tjeter, termat qe pershkruajne aktivitetet blegtorale, mbajtjen e bagetise, qumshtit dhe bulmetit, jane "puro" Albanase. Kjo tregon se ne periudhen Romake dhe ate te fillimit te Bizantit, Albanasit e hershem ishin barinj levizes. Vetem pas kontaktit qe paten me kulturen Romake ata u vendosen ne qyteza dhe fshatra, mesuan si te kujdeseshin per token, si te shkruanin, si te organizonin veten e tyre ne raport me qeverine. Shume emra pemesh u morren nga Latinishtja dhe kjo tregon influencen e agrikultures Romake tek Albanasit e hershem. Fjala koshere eshte Latine por fjala blete, mjalte, dhe dylle jane "puro" Albanase. Keshtu qe dikush mund te arrije ne konkluzionin qe Albanasit e hershem i njihnin bletet perpara kontaktit me Romaket por mesuan si te mbanin blete nga keta te fundit. Te gjitha keto fjale "te mara borxh" tregojne influencen e forte te kultures Romake ne Albanasit e hershem, por ato nuk na japin mundesine te arrijme ne ndoje konkluzion rreth vendbanimit te tyre ne ate periudhe. Por, ne kemi disa te dhena nga termat Albanase te pyllit. Keshtu, termat per pyjet e malit dhe pemet e malit (p.sh. kullote, shpat, korrije, ah, blir, bredh, lis, dru, pishe, lajthi, elm, shkoze) jane "puro" Albanase ndersa fjalet per pemet dhe vegjetacionin ne vendet e ulta (P.sh. zabel, plep, rap, shelg, ulli, mana dheri, etj) jane marre nga Latinishtja. Gjithashtu nga Latinishtja jane dhe fjalet qe pershkruajne fushat, tokat e sheshta. Pra, Albanasit kishin kontakt me pllajat dhe pemet e ultesirave kur ata gjendeshin ne teritore ku perdorej gjuha Romake. Ne te njejten kohe, kullotat verore te Albanasve te hershem duhet te kene qene ne brendesi te vendit, larg nga bregdeti, dhe kjo shpjegon mungesen e termave "puro" Albanase per lundrimin detar dhe peshkimin. Duke u bazuar ne fjalet Albanase te "mara borxh" nga Latinishtja, ne mund te arrijme ne konkluzionin e meposhtem: Albanasit e hershem ne periudhen Romake dhe fillimin e Bizantit jetonin si barinj shtegetare ne malesite brenda vendit. Kullotat e tyre dimerore ishin te lokalizuara ne fushat afer bregdetit qe ishin Romanizuar. Pikerisht ne keto vende, disa here mes kontaktesh paqesore dhe disa here armiqesore me fqinjet e ardhur Romake, ata mesuan rreth organizimit social (qeverisjes) dhe menyres se jeteses ne vendbanime fikse. Ketu ata gjeten materiale te perdorimit te perditshem, mesuan tekniken e bletarise dhe njohuri me te avancuara ne agrikulture. Influenca masive e Latinishtes ne Albanishte mund te shpegohet me faktin qe Albanasit e hershem dhe te ardhurit Romake te periudhes se voneshme te perandorise, jetuan bashkarisht per disa shekuj brenda kufijve Romake. Ne se Albanasit e hershem do te kishin banuar ne zona jashte kufijve te Perandorise, pershembull ashtu si ne rastin e fiseve Gjermane, atehere Romanizimi nuk do te kishte depertuar aq thelle sic ndodhi ne kete rast. Nga kjo pikpamje, dikush me lehtesi mund te kundeshtoje nje hipoteze te mepareshme qe thote se Albanasit e hershem emigruan ne Gadishullin Ballkanik gjate periudhes se migrimeve. Ne me siguri mund te themi qe Albanasit e hershem jetonin ne teritorin e Perandorise Romake qe nga fillimet e kontrollit Romak te ketyre zonave. Fjalet ne gjuhen Albane qe jane "marre borxh" nga Greqishtja e Vjeter Nje rendesi te vecante per te percaktuar vendodhjen origjinale te Albanasve jane fjalet e "mara borxh" nga Greqishtja Antike. Keto fjale shfaqen kryesisht ne emrat e frutave dhe procesin e gatimit. Fjalet e "mara borxh" na drejtojne tek konkluzioni i pamohueshem: vendodhja e Albanasve Antike ishte prane kufirit gjuhesor Latino-Grek, nga ana Latine e ketij kufiri. Shenim i rendesishem: Per ta bere me te lehte pershkrimin e kufirit gjuhesor Latino-Grek dhe ku kalonte ai po paraqis nje harte te mare nga Interneti. Kjo eshte shtojca ime dhe nuk gjendet ne materialin nga une mora tekstin. Kufiri midis zonave Latin dhe Grek folese ne Gadishullin Ballkanik mund te percaktohet nga pllakatat e shkrojtura, gurret kilometrike dhe monedhat. Ashtu sic Jireček thote, kjo ndarje korespondon, pak a shume, me kufijte provinciale te periudhes midis shekullit te pare dhe te trete, perpara reformave te ndermara nga Diocletian. Duke filluar nga deti Adriatik, kufiri gjuhesor kalon nga Lissus/Alessio/Lezha vazhdon pergjate linjes midis Dalmacise/Dalmatia (me vone Praevalis) ne Veri te Maqedonise (Me vone Epirus Nova / Epiri i Ri). Qe aty zgjatohet ne Jug te rruges te sotme qe lidh Shkodren me Prizrenin, kjo bazuar ne Ptolemi/Ptolemy qe thote se Eπικαρία , (qe quhej dhe Picaria ne tabelen Peutingeriana), Puka e sotme, atehere ishte pjese e Dalmacise. Gjthashtu linja gjuhesore korespondonte me kufirin midis Moesia Superior (Me vone Dardania) dhe Maqedonise. Ne kete vend, qe permbledh luginen e siperme se lumit Axios/Vardar dhe perfshin vendbanimet Dardane te Ulpiana (Lipjan) ne Kosove/Kosovo dhe Scupi (afer Skoje/Shkupit), banoret lane mbrapa pllakat e tyre te shkrojtura ne Latinisht. Nga ana tjeter, vandbanimet e Stobit qe gjenden aty afer lane pllakat e tyre te shkrojtura ne Greqisht. Qe ketu kufiri gjuhesor vazhdonte ne linjen e vjeter midis Moesia Superior (me vone Dardania) dhe Thrace/Thrakes. Keshtu qe Naissus/Niš dhe Remesiana (Bela Palanka midis Niš and Pirot) ndodheshin ne teritorin Latin, ndersa Pautalia (Küstendil), Serdica (Sofia) dhe rajoni Pirot gjendeshin me teritorin Grek. Provinca e mevoneshme Romake e Dacia Mediterranea, midis shekullit te katert dhe te shtate, qe permblidhte pjese te Thrakes dhe Moesia Superior me vendbanimet Serdica, Pautalia, Naissus dhe Remesiana, ishte dy gjuhesore. Qe nga zona afer Bela Palanka dhe Pirot kufiri gjuhesor vazhdonte pergjate shpateve te malit Haemus, duke ndjekur ndarjet proviciale midis Moesia Inferior dhe Thrakes. Pllakat nga zonat rreth Vraca dhe Nicopolis (Nikjup afer Trnovo) jane me se shumti Greke, ndersa ato nga bregu Verior i Danubit deri ne gryke-derdhje te tij jane pothuajse te gjitha ne Latinisht. Ne skajin e tij Lindor, kufiri gjuhesor takon teritoret e komuniteteve Helene te vendosura pergjate bregdetit te Detit te Zi deri ne gryke-derdhjen e Danubit. Si perfundim, vendbanimi i Albanasve antike shtrihet diku afer kufirit gjuhesor Latino-Grek. Konvertimi i Albanasve te hershem ne Kristianizem Historia e konvertimit te Albanasve ne Krishterim na jep te dhena qe ndihmojne ne percaktimin e vendbanimit te tyre me perafersi me te larte. Ne historine Evropiane, Albanasit shfaqen per here te pare ne Mesjete (midis Shekullit te 11-te 13-te) kur ata ishin kthyer ne te Krishtere. Ne nuk kemi informacion te dokumentuar rreth konvertimit te tyre, por fusha e linguistikes mund te na ndihmoje ne kete pike. Shprehjet kishtare qe Albanet "morren borxh" nga Latinishtja tregojne qartazi nje forme fonetike qe lidhet me Romanishten e vjeter te Dalmacise. Nje pjese me e vogel e fjalorit kishtar ka origjine Greke. Kristianizimi i Albanasve te hershem e ka zanafillen ne kontakti me Dalmacine e Romanizuar dhe ne nje shkalle shume me te vogel nga kontakti me kishen Greke. Keshtu qe vendodhja e Albanasve te hershem ishte nje rajon ngjitur me Dalmacine, por jo shume larg kufirit gjuhesor Grek. Ky kendveshtrim e perqendron vendodhjen e tyre ne nje zone me te vogel; midis bazenit te Serbise se Vjeter (Kosovo) dhe ne zonave malore te Albanias Veriore. Vendbanimi i Albanasve te hershem si nje enklave gjuhesore Perpara se te gjejme nje zgjidhje te perafert rreth problemit te venbanimit, duhet te qartesojme ato cka dime ne lidhje me territorin e Albanasve te hershem ne periudhen Romake dhe fillimet e periudhes Bizantine. Territori i Albanasve te hershem ishte nje enklave gjuhesore qe po shuhej; nje mbetje e reduktuar e nje gjuhe qe dikur ishte folur ane e mbane Gadishullit Ballkanik. Albanasit e hershem jane te vetmit njerez te Ballkanit antik qe i mbijetuan Romanizimit te pergjithshem qe perfshiu gjithe gadishullin. Gjithkundtjeter ne kete rajon, superioriteti i kultures Romake dhe gjuhes imperiale Romane rafshoi dhe zhduku gjuhet e popujve te tjere te provincave Ballkanike ne nje proces te heshtur qe zgjati per nje shekull. Latinishtja, gjuha e administrates dhe e ushtrise, mori rendesi kudo dhe idiomat vendase u zhduken pak e nga pak. Ky proces, pak a shume, kishte perfunduar nga fundi i shekullit te trete. Idiomat vendase mbijetuan perkohesisht ne disa zona te izoluara, larg rrugeve kryesore te komunikimit. Latinishtja hyri ne te gjitha zonat e Bosnjes dhe Bullgarise dhe zevendesoi te gjitha gjuhet lokale qe fliteshin aty, por ne Albanian Veriore dhe Serbine e Vjeter barinjte levizes Albanas arriten the mbanin gjuhen e tyre. Kuptohet kultura superiore Romane la gjurmet e saj dhe tek keta njerez, gjithashtu. Albanasit e hershem paten kontaktet e tyre te para me kulturen me te avancuar te popullates Romake kur ata zbrisnin nga malet dhe vendoseshin ne kullotat dimerore te fushave. Ishte pikerisht ketu ku ata morren kulturen Romake. Numri i madh i fjaleve te "mara borxh" dhe te adoptuara nga Latinishtja reflekton ndikimin e hereshem qe gjuha moderne Albanase ka nga kultura Romake. Gjuha moderne Albanase eshte pjeserisht nje gjuhe e Romanizuar, bile dikush mund te thote nje gjuhe e Romanizuar ne gjysmen e saj. Ne se kontrolli Romak do te kishte vazhduar dhe per pak shekuj atehere do ta kishte fshire gjuhen e hereshme Albanase ashtu sic kishte bere me gjuhet e popujve vendas ne pjese te tjera te Perandorise. Le te themi qe Latinishtja, gjuha imperiale e Romes, do ta kishte "shkrire" kete gjuhe ashtu sic beri me gjuhet e tjera. Procesi i Romanizimit qe ishte duke perparuar u nderpre aty nga viti 600 i Eres Kristiane pas ardhjes se Sllaveve ne Ballkan. Ishtin pikerisht keto ardhje qe mbrojten Albanasit e hershem dhe gjuhen e tyre. Fakti qe Albanasit e hershem arriten ti mbijetonin sulmit Latin, kur te gjitha gjuhet e tjera vendase ishin zhdukur mund te shpegohet vetem me arsyetimin qe Albanasit e hershem kishin pak kontakt me kulturen Romake. Si barinj shtegetare, gjate dimrit dhe periudhes se ftohte ata jetonin ne kullotat fushore afer bregdetit te Romanizuar dhe aty infuencoheshin nga kultura Romake. Por ne vere, ata largoheshin me bagetite e tyre per ne kullotat malore. Keshtu qe vendbanimi i Albanasve te hershem ishte dy-rajonal; gjate dimrit ne kullotat e ultesirave te Romanizuara dhe ne vere lartesite malore. Romanizimi gradual sigurisht qe ndodhte gjate muajve te dimrit, por per gjysemen tjeter te vitit, dhe gjate kohes se ngrohte, barinjte Albanas ishin, pak a shume, te pa influencuar nga ndonje lloj ndikimi Romak. Romanizimi u shtri ne kohe. Albanasit e hershem ishin te vetmit barinj levizes te Ballkanit antik qe mbajten gjuhen e tyre per nje kohe kaq te gjate. Keshtu qe kuptohet qe kullotat verore te tyre duhet te kene qene ne zona malore larg nga ndikimi i kultures Romake. Gjuha e Albanasve te hershem kishte mbijetuar vetem ne zona malore te izoluara qe gjendeshin larg nga qytezat Romake dhe nyjeve te rendesishme te komunikimit Romak. Duke patur kete ne mendje dhe ne se shohim zonat potenciale te kullotave verore ne Serbine e Vjeter dhe Albanian Veriore, (zona dhe kullota qe Albanasit e hershem mund te kene perdorur), behet e qarte qe ne fillim qe Serbia e Vjeter nuk duhet te konsiderohet. Per arsye te ultesires te tyre, bazenet e medha ne brendesi te tokes te Serbise se Vjeter (Kosova, Metohia dhe Sanxhaku i Novi Pazar) do te kishin sherbyer si kullota dimerore dhe jo si kullota verore. Ne malet qe rrethojne keto bazene ka kullota te shumta por keto zona nuk ishin te izoluara ne ate shkalle qe te mbronin nje enklave gjuhesore. Keto zona, qe ishin te hapura nga te gjitha anet, lojten nje rol kryesor si berthama e shtetit te hershem Serb (Rascia), por ato nuk ishin kurre hapesira ku popullata vendase i rezistoi pushtimit te huaj, qofte ky Romak, Bizantin apo Otoman, Si te tilla, enklavat e Albanasve te hershem nuk mund te kene qene vendosur ne Serbine e Vjeter. Ne te njejten kohe, cfare mbetet per konsiderim jane malet ne Albanian Veriore. Tre rajone te ndryshme gjeografike mund te konsiderohen: Alpet e Albanias Veriore, malesite e lumit Drin, dhe zona e Matit. Alpet e Albanias Veriore (Malesia/Prokletija) jane nje grup i larte maja malesh qe permbledhin ate cka mbetur nga nje lartesi me e hereshme guri gelqeror. Perrenj rrjedhin nga te gjitha drejtimet e masivit te Majes se Jezerces; malet shendrohen ne lugina te gjera te cilat kthehen ne hapesira kontakti me zonat perreth. Kultura Romake ishte ne gjendje te hynte ne kete rajon nga te gjitha anet. Duke filluar qe nga fusha e Shkodres, qe ishte qendra me e populluar e provinces Romake te Praevalis, luginat e Proit te Thate dhe lumit te Kirit drejtoheshin per ne lartesite e Alpeve Veriore Albanase. Ne anen Jugore, malet jane te arriteshme nepermjet lugines te gjere te Valbones. Ne anen Veriore, lumi Lim afron mundesi komunikimi me Sanxhakun e sotem te Novi Pazarit. Si perfundim, ky rajon nuk mund te konsiderohet si enklave sepse ne duhet te marrim parasysh qe ai ishte i hapur nga te gjitha anet dhe i jepte mundesi avancimi kultures Romake dhe gjuhes Latine. Malesite e lumit Drin permbledhin shume territore. Me te njohurat jane Mirdita, Dukagjini dhe Cukali. Ne kete zone nuk ka linja natyrale komunikimi. I gjithe transporti behet nepermjet shtigje gomeresh. Pavaresisht kesaj, malesite e lumit Drin kane patur levizje te shumta sepse ato jane te pozicionuara midis fushave te Shkodres, ne Perendim, dhe fushave te Serbise se Vjeter, ne Lindje. Keshtu qe ky rajon eshte me pak i pershtatshem per nje enklave edhe ne krahasim me Alpet Veriore te Albanias. Cfare ka mbetur ne kete pike eshte rajoni i Matit. Ky rajon ploteson te gjitha kriteret natyrale te nevojshme per egzistencen e nje enklave. Keshtu qe ne mund te supozojme se Albanasit e hershem kishin kullotat e tyre verore ne kete zone. Bazeni i shtrire i lumit Mat formon nje hapesire relativisht te madhe per vendosjen e vendbanimeve. Per momentin, ne kete zone jetojne rreth 24 mije njerez. Malet e ndodhura prane, afrojne kullota te pasura pergjate veres dhe luginat jane te kultivuara. Zona e Matit eshte e rrethuar nga nje zinxhir malesh te larte qe e kthejne ate ne nje fortifikim natyral. Kontakti me boten e jashtme eshte i mundur vetem nepermjet shtigjeve te veshtira te karvaneve. Rruget e tjera te mundeshme (pervec asaj te lugines se Matit) jane Ungrej ne Veri-Perendim ku ndodhet nje shteg qe te con poshte ne fushat e Shkodres dhe Qafa e Bulqizes ne Lindje e cila te nxjer ne luginen e Drinit te Zi. Izolimi natyral i kesaj lugine e ka kthyer Matin ne nje "lokalitet" ne vet-vete qe ne hisorine e Albanias ka mbajtur gjithmone rolin e qendres dhe rezistences nacionale kunder nderhyrjeve te huaja. Zona e Matit afron te gjitha cilesite natyrore qe do te plotesonin nevojate e Albanasve te hershem per te ngritur vendbanimin e tyre aty. Bazuar ne hipotezen pergjithesuese qe kemi parashtruar rreth Romanizimit, ne mund te arrijme konkluzionin e meposhtem: Ne peridhen Romake dhe fillimet Bizantine kullotat verore me efikase qe Albanasit e ershem perdornin ishin ato te Matit. Si cdo hipoteze tjeter, e bazuar vetem ne histori dhe studim krahasues, dhe ky sugjerim mund te jete vetem nje mundesi edhe pse une mendoj qe ka nje propabilitet te larte. Qe ky propabilitet historik te kthehet ne nje variant te besueshem ne duhet te provojme qe zona e Matit ishte e vetmja hapesire midis Veriut te Albanias dhe Serbise se Vjeter qe nuk ishte ndikuar nga ardhjet e Romakeve dhe Romanizimi. Ne gjithashtu duhet te perpiqemi te percaktojme shtrirjen e vendosjeve Romake ne te gjithe rajonin per te cilin po diskutojme. Kjo mund te behet duke u bazuar ne emrat e vendeve dhe mbetjeve arkeologjike. Emrat Latine te vendeve Ne Albanian Veriore ka shume pak vende me emra Latine. Pushtimi Sllav ne fund te shekullit te gjashte ndaloi ndikimin Romak ne brendesi te vendit. Pavaresisht kesaj, emrat e lumejve dhe qytezave te medha i mbijetuan katastrofes, dhe keto emra jane pothuajse te gjithe me origjine para-Romake (P.sh. Drilon-Drin, Scodra, Lissus, Dyrrachion, etj). Vetem per shume pak emra vendesh qe gjenden ne rajonet bregdetare, ne malesite e lumit Drin dhe Alpet e Albanias Veriore mund te thuhet me siguri qe jane me origjine Latine. Eshte e paqarte ne se emrat e fshatrave dhe vendeve te emeruara pas Shenjtoreve e kane origjinen nga e kaluara perpara dydndjeve Sllavike. Gjithashtu, emrat Latine te shume fortesave te kohes se Justinianit nuk i kane shpetuar kohes. Midis emrave Latine te vendeve prane bregdetit Albanas vecohen keto: Domni (Lat. domini), nje fshat rreth 16 kilometra ne Veri-Perendim te Shkodres; Pëdhana (Lat. pedaneus), nje fshat ne fushat bregdetare ku lumi i Matit ndahet nga malet; Vjerdha (Lat. virida), nje fshat ne fushat afer bregdetit ku lumi Drin ndahet nga malet. Ne malesite e Drinit jane rojtur disa emertime Latine te vendeve, pershembull: Gushti (Lat. angustus) prane fundit te kanionit te Drinit, Bisaku (Lat. Bit(h)us-iacium) ne luginen e Fanit prane Orosh, Qelza (Lat. cella) dhe Puka (Lat. publica) ne zonen e Dukagjinit, burimet ujore Kron-i-Valung(ë)s (Lat. vallis longa) ne teritorin Berisha, disa maja te njohura si Kunora, malet e M(u)nele-a (Lat. montellus), rrjedha Proni Sift (Lat. exsuctus), dhe germadhat e Kastrit (Lat. Castrum). Ne rajonin Lindor te Lurjas, ne gjejme shpellen e qojtur Shutrrija e Selitës (Lat. subterraneum). Ne Alpet Veriore ne gjejme: Valbona (Lat. vallis bona), e cila eshte nje dege e Drinit, Kastrati (Lat. castrum), nje fis qe jeton ne kufij te Alpeve ne veri te Shkodres, ka mundesi qe Plava (Lat. Flavia) qe ndodhet ne pjesen e siperme te lugines se Lim te jete emer Latin, mali aty afer i qojtur Maja e Romanit, po ashtu fshati Pjani (Lat. planum) ne Malesine e Gjakoves dhe mali i qojtur Kumul (Lat. cumulum) ne te njejten zone. Nga zonat e Drinit te Zi, ne kufirin Lindor te Albanias moderne, mund te jete nje vend me emer Latin. Vendodhja e sakte e forteses antike te Klementianes (Clementiana) nuk dihet, por emri ka mbijetuar ne pershkrimin e fisit Kelmendi (Nga Clement). Ne bazenin ngjitur, ate te Serbise se Vjeter, i cili ishte i banuar ne kohen Romake, kane mbetur vetem dy emertime Latine: Tauresium, modern Taot, dhe Ulpiana qe eshte transformuar ne Lipian si nje emertim folklorik (nga Sllavishtja lipa - peme bliri). Disa emra vendesh qe kane origjine te qarte Latine jane te shperndara ne disa zona. Pershembull, ne zonat bregdetare, malesite e lumit Drin, Alpet Veriore, rajonin e Drinit te Zi dhe Serbise se Vjeter. Emertimeve me origjine Latine ne mund ti shtojme shume emra para-Latine qe kane pesuar ndryshime fonetike gjate procesit te Romanizimit. Emrat e vendbanimeve te medha (Scodra, Lissus, Dyrachion) jane te origjines para-Romake. Ato i mbijetuan si ndryshimeve gjuhesore qe ndodhen gjate Romanizimit, ashtu dhe ndarjes kulturore te shkaktuar nga dyndjet Sllave. Ne shume raste, format fonetike te ketyre fjaleve mund te shpegohen vetem duke supozuar qe popullata Romake i trashegoi ato nga popullata para-Romake dhe pas transformimit ato u pervetesuan nga Albanasit dhe emigrantet Sllave. Keto emra jane evidenca te Romanizimit, por jo tregues te drejtperdrejte. Ne kete grup emrash ka emertime vendesh qe nuk ishin nen zoterimin Albanas. Te tilla emerime ne zonen e Ballkanit Latin qe nuk pesuan ndonje ndryshim fonetik nga ardhja ne kontakt me Albanasit mund te konsiderohen si prove e Romanizimit te te gjithe popullates Ballkanike. Me perjashtim te Albanasve te hershem qe ishin barinj shtegetare, pjesa tjeter e popullates ishte Romanizuar (ose Helenizuar) pak para ardhjes se Sllaveve. Keto vende, pjeserisht te Romanizuara, jane te vendosura ne bazenin e Shkodres, luginen e Valbones, zonen e Lumjes ne luginen e Drinit te Zi, ne zonat fushore dhe bregdetare, po ashtu dhe ne luginen e Shkumbinit. Emrat e ketyre vendeve, si nga origjina etimologjike ashtu dhe nga forma fonetike, nuk jane ne numur aq te madh qe te kosiderohen prova te mjaftueshme per te mbeshtetur hipotezen qe rajonet ne fjale ishin Romanizuar plotesisht. Ne te njejten kohe, keto emra mund te konsiderohen si indikatore te procesit te Romanizimit. Ka vetem dy rajone ku emrat e vendeve nuk tregojne gjurme te Romanizimit. Keto jane malet e larta te Alpeve Veriore te Albanias dhe zona e Matit. Ne nuk presim ndonje proces Romanizimi ne hapesirat e Alpeve Veriore sepse eshte e qarte qe keto vende nuk jane te pershtateshme per ndertim vendbanimesh. Fshatrat aty ishin te ralla dhe vazhdojne te jene te tilla. Dhe sikur te kete qene ndryshe, ne se kishte patur ndonje vend me emer Latin ai do te ishte zhdukur nga "permbytja" Sllave. Ne zonat e begata te Matit, situata ishte komplet ndryshe, ashtu sic eshte dhe sot. Aty ka qyteza dhe fshatra. Pikerisht ne kete hapesire do te ishte normale te gjendeshin emra vendesh te Latinizuara. Fakti qe ketu nuk ka as edhe nje te tille na shpie drejt konkluzionit qe kjo ishte hapesira ku barinjte shtegetare, Albanasit e hershem, themeluan "shtepine" e tyre. Shpegime rreth materialit dhe terminologjise se perdorur ne kete shqiperim Shqiperimi i meposhtem eshte bazuar ne nje material te albanologut te njohur Robert Elsie. Ai perktheu nga Gjermanishtja ne Anglisht nje pjese te nje studimi interesant te historianit Gjerman, Georg Stadtmüller (1909-1985). Titulli origjinal i kerkimit shkencor eshte: "Forschungen zur albanischen Frühgeschichte" (Kerkime ne historine e hereshme Shqiptare). Stadtmüller vizitoi Shqiperine rreth vitit 1935. Ne kete perkthim une kam perdorur termin Alban, Albanas, Albanase dhe forma te ngjashme. E kam bere kete per disa arsye. - Materiali ben fjale per nje periudhe kohore midis shekullit te pare dhe te shtate te Eres Kristiane; kohe ne te cilen emri Shqiptar nuk egzistonte. - Perkufizimi Albania, Alban, etj, perdorej disa shekuj me pare se emri Shqiptar te permendej per here te pare. - Albanasit e asaj kohe, (shekuli i pare-shekulli i shtate), ishin shume te ndryshem nga Shqiptaret e sotem. - Gjuha Albanase e asaj kohe ishte shume e ndryshme nga gjuha e sotme Shqipe. Per paralelizem, Italianet, Sllavet, Greket, etj, flisnin gjuhe qe kane pak te bejne me gjuhet qe ata flasin sot. - Me sa duket, Georg Stadtmüller, i referohet gjuhes qe flisnin disa grupe te hershme popullatash te lokalizuara ne Veri te Shqiperise se sotme. Kjo eshte nje arsye tjeter qe une mendova se termi Alban/Albanase i pershtatet me mire perkthimit. Ne shekujt e mevonshem, historianet i vendosin Albanasit dhe principaten e tyre, pak a shume, ne ato zona qe studimi permend. - Materiali origjinal gjendet ketu: http://www.albanianhistory.net/1936_Stadtmueller/index.html

  • Origjina e emrit Kruje | Mendime

    Origjina e emrit Kruje. Nga rrjedh emri Kruja. Origjina e emrit Kruje Kruja - nje togfjalesh Greko-Ilir qe ne Shqip do te thote ‘Uji i Ftohte’. Historia tregon se vendbanimet e lashta themeloheshin prane burrimeve ujore. Pa uje nuk mund te ndertoheshin aktivitet familiaro-ekonomiko-shoqerore. Zonat perreth Krujes i plotesonin kerkesat e domosdoshme per mbeshtetjen e veprimtarive te permendura. Si rezultat, logjika te con ne konkluzionin se kemi te bejme me nje hapesire ku njerzit kane ushtruar aktivitetet e tyre qe ne lashtesi dhe ne vazhdimesi. Natyrish qe gjate rrjedhes se kohes, grupe te ndryshme popullatash jane vendosur ne zona te tilla. Ato jane perzjere me njera-tjetren dhe kane lene gjurmet reciproke. “Fortesa e Krujes dominon mbi nje shkemb solid dhe te larte, pozicion qe nuk mund te sulmohet. Keshtjella ka perimeter te vogel dhe mure te nje stili antik por ka shume burrime dhe rrjedha uji ne te gjithe shtrirjen e saj. Ne qender te qytetit eshte nje guve e hapur ne fund te se ciles nga faqja shkembore buron uje dhe formohet nje lloj rezervuari. Nga aty, uja drejtohet ne Perendim dhe rrjedh ne faqen shkembore perkundrejt qytetit me sasi kaq te madhe sa qe mund te vere ne pune nje mulli uji. Duhet thene se ky burim ujor eshte i ngjashem me shume burime dhe rrjedhje uji qe qyteti ka ne disponim. Vendasit e perdorin kete uje per gatim dhe kuajt e tyre. Per shijen time, uji eshte shume i mire per tu pire.” Fragmenti i mesiperm eshte shkeputur nga nje raport i detajuar mbi Albanian e vitit 1570. Eshte informacioni me i sakte dhe i perpikte qe egziston nga ajo kohe(1). Midis detajeve te tjera, te terheq vemendjen prania e madhe e ujit ne Kruje. Dhe pikerisht fjala 'Uje' eshte pjese perberese e emrit Kr-uje . Mire 'uje', po parashtesa ‘Kr’ nga doli ? - do te pyese nje kureshtar. Kesaj pyetje une i dhashe nje pergjigje nga kendveshtrimi im. Dikush tjeter mund te jape te tijen. ‘Kr’ vjen nga Greqishtja dhe eshte shkurtim i fjales ‘Krio’ qe do te thote ‘Ftohte’. Pra togfjaleshi ‘Krio-uje’ u transformua ne ‘Kr-uje’ dhe eshte nje fjale hibride Greko-Ilire. Krijimi, modifikimi dhe perkthimi i emrave te perbere me fjale te gjuheve qe perzjeheshin me njera-tjetren eshte nje fenomen shume i njohur. Argumentimi im eshte se kjo ka ndodhur edhe ne rastin e Krujes me protogoniste dy fjale; njera Greke, tjetra Ilire(2). Ne Greqi egzistojne toponime Krioneri, Krionera dhe forma te ngjashme. Dhe jo vetem ne Greqi. Zona e Vlores, qe sot quhet ‘Uji i Ftohte’, disa dekada me pare quhej ‘Krionero’. Po e le toponimin Kruje dhe po permend ‘Principaten e Arberit’ (1190-1216), qe disa historiane thone se ishte forma e pare e organizimit shteteror te shqiptareve te hershem. Drejtuesi i pricipates ne fjale quhej Progon/Progonos. Qendra e tij kryesore ishte Kruja. Perse mbante ai nje emer grek qe do te thote ‘Paraardhes’ ose “Djale i adoptuar’ ? Logjika ime thote se mundesite jane dy: Ai ishte grek Ai i perkiste nje kulture/etnie mikse si shume drejtues/familje drejtuese te kohes. Ne gjuhen shqipe, emri Progon nuk ka as edhe nje lloj shpjegimi. Krahasimi i kohes se Ilreve me periudhen Mesjetare te Progoneve nuk eshte nje perafrim plotesisht i sakte, por megjithate nuk mund te injorohet prezenca e gjuhes Greke ne shume zona Ballkanike. Harta e meposhtme, e shekullit te 16-te, tregon pikerisht disa toponime Greke ne jugun e Shqiperise, dhe jo vetem. Shembuj: Papadates, Cimera, Panormo, Galipoli, (Ne Kalabri). Perfundim Emri Kruje, si nje fjale e vetme, nuk ka kuptim ne gjuhen shqipe. Ajo shpjegohet fare mire me menyren e formimimit te emrave te perbere ne gjuhen Greke ku ndajfolja paraprin emrin. Ne gjuhen shqipe ndodh e kunderta, si ne rastin ‘Uji i Ftohte’. Nje fjale tjeter, e ngjashme me ‘Kruje’ eshte ‘Kroi’ qe shpjegohet me te njejten menyre. Si konkluzion, mendoj se perpara ardhjes se bullgareve/sllaveve ne zonat qendroro-jugore te Shqiperise, gjuha Greke eshte perdorur gjeresisht. Ajo eshte perziere me ate te Ilireve te jugut qe gradualisht kane zbritur drejt Epirit … Nje nga gjurmet e kesaj perzjerje eshte edhe emri ‘Kruje’. Shenime dhe sqarime 1- https://www.mendoj.me/raport-mbi-albanian-viti-1570 2- Po mbeshtes variantin qe gjuha shqipe eshte vazhduese e ilirishtes dhe fjalet uje/ujt/oi jane variante dialektore. Shtator, 2023

  • Shqiperia dhe Shqiptaret - V. Caillard | Mendime

    "Albania and the Albanians" by Sir Vincent Henry Penalver Caillard Europianet e shekujve te kaluar kane treguar pak interes per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk ka patur studime te mirefillta historiko-shkencore qe te benin fjale rreth vendit dhe njerzve. Fillimi i viteve 1800 shenoi zgjimin e interesit per Albanian Otomane* dhe banoret e saj. Zgjodha nje shkrim te ekonomistit te degjuar anglez Vincent Henry Penalver Caillard ku ai jep nje pershkrim te detajuar te provinces Otomane te Albanias; grupeve te popullatave qe jetonin ne keto hapesira, ngjashmerite dhe dallimet midis tyre, etj. Shkrimi eshte i vitit 1885, botuar per here te pare ne "The Fortnightly Review" qe ishte revista me e rendesishme e Anglise te asaj kohe. Sir Culliard ishte dashamires i hapur i albanasve/shqiptareve. Ai i beri apel politikes se kohes qe te merrte ne konsiderate aspiratat e shqiptareve dhe popullatave te tjera qe banonin ne provincen e Albanias Otomane. Albania dhe Albanasit / Shqiperia dhe Shqiptaret Albania (Shqiperia*) eshte ne nje situate te trazuar; per kete arsye idete dhe pershtypjet qe mora gjate vizites sime ne kete vend, duhet te konsiderohen te sakta vetem deri ne nje fare niveli. Pavaresisht kesaj, ishte nje udhetim kurioz dhe terheqes ne nje vend relativisht pak te njohur nga anglezet megjithese atje mund te shkohet kollaj duke perdorur Triesten si port lidhes. Nga Trieste rrugetimi im vazhdoi per ne Kotor, me tej neper Malit te Zi, me destinacion Shkodren, qe eshte nje qytet ne veri te Albanias. Duke lene Triesten heret ne mengjez, lundrimi vazhdon ne nje det blu qe shtrihet deri tutje ne perendim. Udhetimin e bejne me terheqes pamjet e bukura te kodrave te mbuluara me gjelberim te shumte ne mes te se cilit, here pas here, shfaqen disa shtepi te bardha. Ne mes te ketij pejsazhi, e vendosur mbi nje vend solid, qendron keshtjella “fatkeqe” Miramar. Ne horizontin e larget shihen malet e Tirolit me majat e tyre te mbuluara me debore. Nga bordi i anijes shihen ndertesat e Triestes te shperndara me nje organizim te perpikte dhe qe zbardhin me nje rezatim shkelqyes. Levizjet e shumta te vaporeve te mallrave dhe varkave te peshkimit te krijojne imazhin e nje porti te madh dhe aktiv. Dhe mbi te gjitha, shkelqimi i djellit te mengjezit krijon nje “pikture shumengjyreshe” qe te mbush me nje ndjenje optimiste per udhetimin qe do te vazhdoje ne drejtim te bregut lindor te Adriatikut te trazuar. C’do pamje qe te del perpara ja vlen te shikohet. Duke filluar qe nga antikat e mrekullueshme te qyteterimit dhe arkitektures Romake dhe vazhduar me mbetjet e koheve me te vona si ato te Venedikut te fuqishem. Ndertimet ne fjale jane te shperndara vende-vende pergjate bregdetit. Pamjes i shtohen banoret e pashem dhe romantike Dalmaciane, rruget e shtruara keq, te ngushta dhe te ndotura, te qyteteve bashkekohore qe edhe pse kane problemet e permendura jane gjithmone piktoreske. Ajo qe te terheq me shume eshte hyrja ne Kotor. Efekti qe krijojne malet shkembore qe ngrihen madherishem te jep pershtypjen se ato do te bien nga casti ne cast mbi qytezat e bardha qe shtrihen prane detit. Brenda tokes, ne afersi te bregdetit, ka liqene te vogla te cilat njihen me emrin e famshem “bocce”. E gjithe kjo pamje te krijon nje ndjenje te cuditeshme dhe te pazakonte. Kjo pershtypje nuk mu largua dhe kur isha ne kurizin e nje kali te vogel duke ngjitur te perpjetat e rrezikeshme "zig-zake" te shpatit malor qe vendasit e quajne "Escaladra". Ne fakt eshte ndertuar nje rruge e re transporti, por banoret e zones preferojne te ndjekin shtigjet e kafsheve qe "gjarperojne" rezikshem mes shkembinjve te ashper dhe te ngrene nga erozioni qe ngrihen deri tek rete duke i dhene ketij vendi emrin e degjuar "Mali i Zi". Ne ndalimin e pare, ne nje vend qe quhej Njegåsh, erdha ne kontakt me nje lloj popullate qe e shihja per here te pare. Ishte nje perzierje e nje civilizimi te vjeter dhe nje primitivizmi te thjeshte. Pak a shume, kete moment e kisha fantazuar keshtu: Nje udhetar me eksperience, i veshur si nje endacak Anglez, do te me drejtohej me nje Frengjishte te thyer mire. Disa minuta me pas do te ndodhesha i rrethuar nga vendas, shumica e te cileve ishin te veshur si ne ato pikturat me kalem (bardhe e zi), qe shpesh shfaqen ne faqet e gazetave ne shkrimet qe pershkruajne udhetime ne keto vende. Me vone, fshataret do te me tregonin dhome e shkolles e cila ndodhej mbi nje stalle kafshesh dhe qe te arrije atje duhet te ngjiteshe neper nje shkalle druri. Dhe ndodhi vertet ashtu sic kisha fantazuar. Ne klase kishte nje maket te sitemit djellor/planetar qe vihej ne pune nga nje mekanizem me zembrek, nje drase te zeze, disa rreshta me banga dhe materiale te tjera mesimore qe te kujtonin nje ambjent te zakonshem shkolle ne nje fshat Anglez. Nje moment me vone, do te shfaqej mesuesi, nje djalosh i pashem dhe i sjellshem, me nje krenari te dukeshme si te atij luftetarit te vjeter, te famshmit "kapiteni i madh", qe kishte prere koken e jo me pak se 30 Turqve. Pas nje ushqimi te bollshem, udhetimi do te vazhdonte midis maleve shkembore, si ato qe paraqiten ne fantazite vizatimore te maleve ne Hene, me destinacion Cetinje, kryeqendren e vendit. Cetinja eshte ne qyteze e vogel dhe e vetmuar; si te thuash nje fole shqiponjash e ndertuar ne maje te nje shkrepi te thate. Qyteza ka nje popullsi rreth 400 fryme. Ne mes te saj ngrihet hijshem nje pallat princeror qe si per nga ceremonite, menyrat, proceurat dhe rutinat e oborrit, i ngjan Pallatit Mbreteror te St. James ne Londer apo Tuileries ne Paris. Pozicioni gjeografik dhe gjendja e pergjitheshme e vendit, te ben te mendosh se e ardhmja e Mali te Zi nuk do te jete plotesisht e sigurt. Por padyshim, i gjithe komuniteti vendas, duke filluar nga shtresat me te ulta deri ne ato me te larta, perpiqen te beje maksimumin per shfrytezimin e mundesive qe natyra ju ka afruar. Qe nga Cetinje deri ne Rjeka, qe eshte ekstremi me verior i liqenit te Shkoders, rruga kalon nepermes nje zone te shkrete qe behet me e kendeshme sa me shume qe i afrohet liqenit. Ne breg na priste nje varke e vogel qe i perkiste Princit Malazez dhe pas 6 oresh lundrimi, duke shijuar pamjet piktoreske, arritem ne qytetin albanas te Shkoders. Pas Janines, ky eshte qyteti me i rendesishem i Albanias*, dhe nje nga me te bukurit. Catite e kuqe ngrihen mbi gjelberimin e shumte te qytetit. Pazari eshte i vjeter dhe i lene pasdore, me nje cati te cilesise se dobet te ndertuar shume vite te kaluara, gjysma e te ciles eshte kalbur dhe rezuar. Ndersa bime zvaranike ngjiten rreth atyre pak strukturave qe kane mbetur duke krijuar si te thuash nje mbrojtje apo hije perballe rezeve te forta te djellit. Objekti qe te terheq me shume vemendjen eshte keshtjella e vjeter venedikase, e shkateruar nga koha dhe bombardimet, qe shikon trishtueshem qytetin nga pozicioni ku ndodhet. Xhamite jane te pambaruara ose pjeserisht funksionale por me minare elegante. Liqeni shtrihet hijshem dhe rrethohet ne drejtimin verior, lindor dhe perendimor nga vargmale shkembore dhe e gjithe kjo krijon nje pamje te pergjitheshme terheqese dhe te bukur. Vendasit jane te pershtatur mire me hapesiren ku jetojne. Ketu ju mund te shihni fuastanellen valavitese dhe ecjen prepotente te burrit Myslyman qe perpiqet te terheqe sa me shume vemendjen e te tjereve. Me tutje do te shihni qytetarin e Krishtere te veshur me xhakete te kuqe dhe pantallona te gjera ne ngjyre te zeze. Me tutje shfaqet Mirditori me pantallonat e bardha pas trupit dhe me xhaketen e zeze, (ata e veshin kete si shenje te mbajtjes zi per Skenderbeun). Diku aty vecohet dhe brezi i shkelqyer i bajraktarit. Mes kesaj larmie rezaton manteli i qendisur me te verdhe i zonjave Katolike dhe kombinimi i mbuleses ngjyre “cokollate” te qendisur me fije ari dhe vellos te bardhe te zonjave Myslymane. Ky variacion i pafund ngjyrash dhe veshjesh ndryshon vazhdimisht perpara syve te udhetarit. Ndersas armet e lyera me argjend reflektojne djellin ne te gjitha drejtimet duke krijuar nje skene te mbushur plot me shkelqime vezulluese. Burrat, ketu dhe ne te gjithe Albanian Veriore, jane te gjate dhe aktive, fytyrat e tyre shprehin inteligjence, me hunde pakez te perkulur, balle te gjere, me nje veshtrim te mprehte dhe kurrioz. Grate, nga ana tjeter, ne pjesen me te madhe, jane te ashpra dhe te pazhvilluara ne kuptimin femeror te fjales. Por, ne pergjithesi vajzat e reja jane te miresjellta dhe simpatike. Ka shume te ngjare qe mungesa e feminitetit ne grate eshte rezultat i kushteve te veshtira dhe puneve te renda qe ato detyrohen te bejne duke u trajtuar vazhdimisht si kafshe pune. Ndersa inteligjenca e burrave nuk duhet gjykuar nga pamja e tyre e jashtme. Ata jane shume te talentuar ne ndertim, kopshtari, punim argjendi, punim shajaku, akitekture dhe pak a shume ne cdo dege te ekonomise qe kerkon eksperience dhe shije artistike. Po ashtu, nuk eshte e pazakonte qe te gjesh Albanas te punesuar ne pozicione te larta drejtuese te Perandorise Otomane. Permeteper, ata jane, pak a shume, te hapur dhe mireprites; zbatues te perpikte te regullave dhe kodit te tyre te nderit. Ndersa guximi i tye eshte pothuajse proverbial. Megjitheate, vendi tregon shenja te pakta zhvillimi. Per shembull, aftesite e tyre agrare dhe blektorale jane te thjeshta dhe te prapambetura njesoj si ato qe pershkruhen ne historite biblike. Ata nuk kane makineri moderne dhe punojne njesoj si para-ardhesit e tyre punonin ne shekujt e kaluar. Natyra e sjelljeve dhe zakoneve te tyre te jep pershtypjen e fenomeneve te vjetra qe s’kane ndryshuar qe prej shume kohesh dhe jane trasheguar nga brezi ne brez per shekuj te tere. Raca e tyre ndryshon pakez ne paraqitje fizike dhe kjo eshte me e dukshme ne drejtimin jugor por observimet e bera me siper vlejne plotesisht per te gjitha pjeset e Albanias. Kudo mund te gjesh burra te inteligjences te larte, por evidencat e edukimit dhe civilizimit nuk duken azgjekundi. Egzistenca e nje race qe ka ne zoterim nje avantazh te dukshem natyror por qe mbetet “ne vend numuro”, bile qe “ecen mbrapa”, ne nje kohe qe shtetet e tjera fqinje po zhvillohen dhe shkelqejne, (popullatat e ketyre vendeve nuk kane ndonje superioritet as fizik dhe as mendor ne krahasim me albanasit), i zgjon udhetarit kureshtjen se pse ndodh kjo anomali. Nje vezhgim i kujdesshem nga afer do ta shpjegoje kete fenomen. Per shekuj te tere Albania ka vojtur nga tensione te brendeshme. Ne kuptimin e pergjithshem vendi eshte i ndare ne 3 pjese; Gegeria, (ose Albania Veriore), Toskeria (ose Albania qendrore), dhe Epiri (ose Albania Jugore). ***** Ne zonen e Epirit shtrihet nje rrip i vogel toke ne afersi te bregdetit, duke filluar qe nga Kepi i Gjuhes dhe deri ne Parge, qe banohet nga nje degezim i fiseve Toske. Keta quhen “Came” dhe mund te thuhet qe kjo eshte nje popullate Albanase, por ky eshte nje konkluzion arbitrar. Camerit nuk jane agresive; jane njerez te qete qe merren me agrikulture dhe qe po transformohen shume shpejt ne helene. Kjo po ndodh si rezultat i bashkejeteses me epirotet fatin e te cileve ka shume mundesi qe camet do te preferojne te ndjekin. Simpatite e tyre ne drejtim te albanasve jane aq te vogla saqe kur keta te fundit zbriten nga veriu te krijonin nje levizje kunder grekeve, camet kercenuan se do ti rezistonin me arme ne se ata (albanasit nga veriu) i afroheshin ne ndonje menyre territoreve te tyre. Persa i perket epiroteve; ata mund te konsiderohen “puro” greke. Gjuha e tyre eshte greqishtja, emrat e tyre jane greke. Ata jane nga koka ne kembe greke, ne mendim dhe ndjenja, ne zakone dhe besim fetar. Nuk do te ishte korrekte te thuhej se nuk ka myslymane, por ata jane nje pakice dhe jo shumice. Pak a shume, ata jane mbetje historike te Ali Pasha Tepelenes. Konvertimi ne fene e Islamit ishte hapi i pare ne perpjekjet per ti terhequr vemendjen pashajt dhe perfituar nga ai ndonje favor. Jo pak nga epiriotet myslymane te sotem jane pas-ardhes te te konvertuarve te asaj kohe te cilet preferuan avantazhet e perkoheshme perpara besimit fetar. Ky fakt tregohet qarte nga disa zakone interesante qe hasen midis myslymaneve te Epirit. Ata ndjekin me perpikmeri festimet e kishes Greke. Ata ju falen Shenjtoreve Greke, ata njohin autoritetin e dhespoteve Greke dhe kur jane te smure ju kerkojne prifterinjeve greke te luten per ta. Ka te ngjare qe kjo sjellje te jete nje nga rastet me te spikatura ne histori qe tegon se si dikush perpiqet ti sherbeje Zotit dhe “Xhepit” ne te njejten kohe. Disa pjese te Epirit Jugor jane perfshire ne Albania, ose me sakte ne Perandorine Otomane, relativisht vone. Kjo tregohet nga nje marveshje shume interesante qe u be midis Rusise dhe Portes se Larte me 21 Mars, (Me kalendarin e vjeter), te vitit 1800 ne Kostandinopoje (Istambul) dhe konfirmuar ne Tetor te njejtit vit po ne Istambul nga fuqite e tjera Europiane. Ngjarjet qe rrodhen me vone ne keto territore, sidomos riorganizimi i kufirit grek, treguan se kjo mareveshje nuk u mor parasysh dhe u injorua. Pika VIII e kesaj marveshje thote: “Qe nga ky moment dhe ne vazhdim, distriktet e Prevezes, Parges, Vonicas dhe Butrintit me te gjitha zonat perkatese te cilat i jane shkeputur Venedikut qe i ka patur ato nen kontroll (nuk thuhet se ato jane zona Albanase) do ti bashkohen Perandorise Otomane dhe do ti shtohen zoterimeve te Portes se Larte". Ne vazhdim thuhet qe “banoret jane te gjithe, pa perjashtim, te krishtere”, dhe se ata do te gezojne te drejta speciale qe lidhen me besimin fetar dhe traditat e tyre. Ashtu si ne marveshiet per principatat Danubiane, “duhet te jete e ndaluar qe myslymane te zoterojne prone apo banojne” ne distriktet e permendura ne marveshje. Qe nga ky moment, "keto distrikte duhet ti nenshtrohen nje guvernatori te pergjithshem otoman i cili do te marre udhezime strikte se si ti trajtoje banoret ne menyren me te mire te mundeshme dhe te zbatoje drejtesine”. Pika XI e mareveshjes vendosi qe rajate (1) e distrikteve te permendura “te cilet futen nen kontrollin e Portes se Larte per here te pare” do te paguajne nje takse shume te moderuar dhe ne asnje manyre me te larte se ajo qe paguanin kur ishin nen kontrollin e Republikes Venedikase. Duke marre ne konsiderate vuajtjet qe ata kishin kaluar gjate luftrave te fundit ata nuk do te paguanin asnje takse per 2 vjet duke filluar nga momenti i nenshkrimit te marveshjes. Porta e Larte e zbatoi marveshjen me perpikmeri per nje kohe relativisht te konsiderueshme. Per 6 vjet, provinca se ciles ju bashkuan dhe distriktete e permendura me lart, u drejtua nga nje person me emer Abdullah Bey, qe me sa duket ishte nje guvernator i drejte dhe i edukuar. Gjate kesaj periudhe rajat (banoret e krishtere) ishin plotesisht te kenaqur dhe ky interval u qojt “Koha e Arte” e Epirit te Jugut. Me vone, ne vitin 1806 Abdulla Bey ishte larguar nga detyra dhe provinca u fut nen kontroll te Ali Pasha Tepelenes. Nuk eshte e nevojshme te thuhet se menjehere pas kesaj filloi keq-qeverisja dhe shtypja. Ne nje kohe te shkurter Ali Pashaj kishte konfiskuar cdo prone qe kishte vlere dhe e kishte transferuar ate tek disa nga ata qe ai i perkufizonte si “albanasit/shqiptaret e mi”. Rajat e pakenaqur protestuan; Ali Pashaj i injoroi ankesat e tyre. Ata ju drejtuan Portes te Larte dhe kur nuk pane ndonje reagim nga kjo e fundit emigruan masivisht ne Zante (Zakynthos). Pas kesaj, Ali Pashaj mori nje kercenim te hapur nga Porta e Larte qe i kerkonte atij t’ju dergonte nje leter emigranteve, t’ju sugjeronte atyre qe te ktheheshin sa me pare dhe se ai i njihte padrejtesite e bera dhe ju premtonte atyre qe nuk do ti perserite kurre gabimet e meparshme. Banoret e larguar e pranuan kerkesen e tij dhe per pak kohe morren nen kontroll pronat e tyre. Por shume shpejt Ali Pashaj e shkeli fjalen dhe perseri pasuroi “albanasit/shqiptaret e tij” ne kurriz te njerezve te drejtat e te cileve ishte urdheruar te mbronte. Pas kesaj nuk u be ndonje kerkese tjeter per te rishqyrtuar situaten. Disa nga guvernatoret e pergjithshem qe erdhen pas Ali Pashajt, ne vecanti dikush i qojtur Mehmet Ali, ne vitin 1848, pranoi nepermjet nje dokumenti te shkrojtur ku thuhej se padrejtesite qe “rajat” mbanin ne kurriz ishin te verteta dhe premtoi ti drejohej Portes se Larte per rishqyrtimin e situates. Mbase banoret kerkuan ndihme nga qeveria qendrore por pergjigjia nuk erdhi kurre. Me vone, ne vitin 1850 nje peticion ishte nisur nga qyteti i Prevezes tek Valiu i Janines. Dokumenti kerkonte rikthimin e te drejtave qe ishin mohuar per nje kohe te gjate. Kjo perpjekje nuk dha ndonje rezultat ashtu sic nuk kishin dhene dhe kerkesat e mepareshme. Kjo ishte perpjekja e fundit per te vene ne vend drejtesine. Qe nga ajo kohe dhe deri me sot, kjo zone ka mbetur nen kontrollin e pakundeshtueshem te njerezve qe e morren ate me force. Megjitheate, perpjekjet e Ali Pashajt per “albanizimin/shqiptarizimin” me dhune te Epirit te jugut nuk kane patur ndonje sukses praktik. Edhe tani, ne provincen e permendur ne marveshjen e mesiperme, ka vetem 84 familje shqiptare. Eshte e pamundur ti largohesh kesaj teme pa permendur Bajronin, (Lord Byron), personin e ndritur, gjeniun e cuditshem dhe eksentrik, jeta e te cilit u mbyll nga nje vdekje e trishtueshme dhe e parakoheshme. Poemat dhe aventurat e tij kane mbuluar emrat e Epirit, Ali Pashajt dhe Albanias me nje vello romantike. Vargjet e bukura se kenges te dyte te “Childe Harold” qe pershkrujne skena “mistike” qe egzistojne vetem ne boten poetike te zgjojne nje imagjinate magjepese. Eshte veshtire te besohet qe ndersa punimet dhe bashkeudhetari i tij (2) jetojne midis nesh, dora qe shkroi poemat eshte ftohur njehere e pergjithmone. Kodrat dhe luginat e kendeshme perreth Janines, shkembinjte, lumenjte, pyjet, malet vazhdojne te qendrojne si njere e nje kohe. I gjithe ky ambjent krijon nje ndjesi perrallore ne qender te se ciles qendron “bariu i vogel me gunen e tij te bardhe” qe me nje ze magjepes i ben thirrje udhetarit te rastesishem te "ngrije" per nje moment dhe te “adhuroje lindjen e diellit, ngritjen ne mesin e kupes se qiellit dhe perendimin e tij”. Tani vijme tek "burri i luftrave dhe hidherimeve”, Ali Pashaj, me gjithe pallatet e tij, festimet e tij, sklleverit e tij, te tredhurit qe ruanin haremet e tij, ushtaret, miqte dhe mbikqyresit e pushtetit te tij. Kush ishte ky person ? Ne Janine jeton nje burre i vjeter qe mban mend mire sundimtarin brutal. Ai do t'ju tregoje me detaje historine se si u tradhetua dhe egzekutua Aliu. Natyrisht qe ka nje numur te pafund historish, qe i degjon kudo ne Janine, rreth barbarizmave te kryera me nxitjen dhe nen mbikqyrjen e Pashajt. Ne kete shkrim jane zgjedhur disa tregime, jo sepse ato konsiderohen qe te jene te perpikta por sepse eshte interesante te degjohen versionet qe kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve. Keto pershkrime te bejne te kuptosh shkallen e urrejtjes dhe frikes qe emri i Aliut vazdhon te krijoje ne mes te vendasve deri sot e kesaj dite. Pershembull, eshte e zakoneshme te thuhet qe diku nen pallatin e tij Pashaj ndertoi nje kasaforte guri ku fshehu thesaret e tij te fameshm. Ne menyre qe askush te mos dinte ku ndodhej vendi i "kasafortes" ai vrau te gjithe puntoret qe morren pjese ne ndertimin e saj. Gjithashtu, tregohet me detaje qe te bejne te dridhesh se si njehere, per te shojtur xhelozine e nje nga nuseve te djemve te tij, ai mbyti ne liqen 20 nga vajzat me te bukura te Janines (3). Nje version akoma me sensacional rreth bemave te Aliut eshte diskutimi apo hamendja se sa njerez ishin vrare dhe floket e tyre ishin perdorur per te mbushur dysheket dhe jasteket e divanit te tij. Por me renqethese eshte legjenda qe ben fjale rreth kapjes se rroberve franceze ne qytetin e Prevezes (4). Thuhet se Ali Pashaj u ul ne nje ballkon dhe urdheroi qe te silleshin roberit franceze nje nga nje dhe tju pritej koka perpara tij. Me trupat e fatkeqeve u krijua nje “kapice tmeri”. Ne fillim xhelati e beri punen mire por ne vazhdim e zuri gjaku, kembet ju prene, dhe ra perdhe i vdekur nga qe se perballoi dot situaten makabre. Disa thone se u soll nje xhelat tjeter, disa te tjere thone se Aliu e vazhdoi egzekutimin me doren e tij. Por shumica bien dakord me ate qe ndodhi me pas. Ata thone se nje numri burrash ju fal jeta me nje qellim akoma me barbar. Ata u detyruan te kerkonin dhe gjenin ne kapicen e kufomave qe ishte "ndertuar" perpara Pashajt, kokat e shokeve te tyre dhe ti shpinin ato ne Janine ku do te "dekoronin" pallatin e Aliut. Historia e fatit te Zofrenit te bukur tregohet po ashtu, pothuajse fjale per fjale, sic e pershkruan ne shkrimet e tij Hobhouse. Duke ju larguar tregimeve te hidhura mbase eshte me mire te shqyrtosh versionin e Bajronit (Lord Byron) dhe pershtypjet e tij personale ashtu sic paraqiten ne letrat dhe shenimet e bera per poemen e tij “Childe Harold”. Keto te fundit duke qene mendime te pergjitheshme jane materiale qe mund te perdoren shume mire per krahasim me informacione qe kemi nga burrime te tjera. Duhet thene qe ne fillim; pozicioni nga ku Lord Bajroni pa epiriotet eshte disi i paqarte. Ne nje moment ai i referohet Delvinakit si "fshati kufitar midis Epirit dhe Albanias", diku tjeter epirotet ai i quan albanas, pa bere ndonje diference apo shpjegim midis dy perkufizimeve. Ky interpretim, ashtu si dhe gabimi tjeter kur ai i klasifikon malazezet si shqiptare, mbase eshte i lidhur me faktin qe Lord Bajroni nuk udhetoi mjaftueshem ne drejtim te veriut qe te ishte ne gjendje te kuptonte dryshimin e madh qe egzistonte midis albanasve te vertete dhe epiroteve. Nje arsye tjeter thelbesore qe ka ndikuar ne kete opinion eshte fakti qe ai vizitoi Epirin ne vitin 1809. Ne ate kohe te gjitha distriktet e permendura me lart ndodheshin prej 2 vitesh nen zoterimin e albanasve/shqiptareve te Ali Pashajt. Permeteper, i gjithe Epiri i ishte nenshtruar kontrollit te ketij te fundit. Hobhouse thote se pothuajse te gjithe albanasit flisnin greqisht dhe ata qe ishin te edukuar e lexonin ate. Ky konstatim gjuhesor perputhet shume mire me hapesiren gjeografike qe Lordi Bajron vizitoi. Ne te njejten kohe, nuk eshte egzagjerim te thuhet se ne zonat ne veri te Beratit eshte veshtire te gjendet qofte edhe 1 greqisht-foles megjithese ne ato zona banojne shume albanas te vertete te besimit Orthodhoks. Ne fushat e tjera, pershtypjet e nje udhetari modern do te jene egzaktesisht te njejtat me ato te permendura nga Lord Bajroni dhe shoku i tij i udhetimeve (Hobhouse). Sir J.C. Hobhouse Baron J.C. Hobhouse Lord Byron Sir V.H.P. Caillard Lordi Bajron, ne poemen e tij (5) pershkruan "pike e per pe" nje skene valleje qe ai pa me syte e tij gjate nje nate pasionante ne Lutraki, (Fshat afer Mesolongjit). Ndersa Hobhouse jep nje pershkrim te detajuar, deri ne imtesite me te vogla, te kenges "κλέφτες πότε Πάργα", (Titulli i kenges ka kuptimin: Hajdute, kur do te shkojme ne Parge ? - shenimi im). Teksti i kenges nuk ishte i njejti qe ai paraqet, por ishte ne albanishten/shqipen toskerishte. Pavaresisht kesaj, skena e ngjarje ishte pershkruar me saktesi. Albanasit/shqiptaret rinin te ulur rreth nje zjari te madh, dhe me nje ze here te mbytur, here te larte si nje britme kendonin nje kenge te eger. Ata tundnin trupat e tyre ne nje menyre ritmike dhe here pas here ngriheshin dhe kercenin rrotull zjarrit; nje lloj festimi ky qe zgjati deri naten vone. Megjithese emri i Lordit Bajron eshte lidhur ne menyre intime me emrin e Epirit, (dhe natyrisht qe figura e tij eshte e shume e njohur midis epirioteve te edukuar), eshte emri i nje anglezi tjeter qe ka ndikim akoma me te madh midis epirioteve. Bile ky emer konsiderohet nga banoret vendas si nje simbol shprese. Si per cudi, njerzit me te cilet une isha duke udhetuar neper Epir me sa duket ishin te njohur me komisioneret qe ishin derguar te percaktonin kufijte e rinj te Greqise. Me keta njerez u takuam gjate rruges qe nga Seyada/Sejada per ne Janine. Grupi perbehej nga perfaqsues te fshatrave nga zona te ndryshme. Ata shpresonin qe me se fundmi lutjet e tyre te beheshin realitete dhe distriktet ku ata jetonin ti bashkoheshin Greqise. Te gjithe keta njerez kur takoheshin dhe ndaheshin nga njeri tjetri shprehnin te njejtin urim. I gjithe vendi, nga fillimi ne fund, kumbonte me fjalet "Viva Gladstone". Gladstone (6) shihej si shpetimtari i vendit te tyre, burri ne te cilin ata besonin per nje te ardhme me te mire dhe te begate, per ribashkimin me atdheun e tyre. Natyrisht qe drejtuesit turq ne Janine e konsideronin kete si nje demonstrim te organizuar dhe rezultat i intrigave dhe perpjekjeve korruptuese Greke. Ne Filiat, i zoti i shtepise ku ne qendruam ishte jashtezakonisht krenar sepse ne shtepine e tij, 22 vjet me pare, kishte ndaluar “ő kúpos Γλάδστων”, (Zoti Gladstone), kur ky i fundit kishte udhetuar nga Korfuzi ne Epir. - Ai eshte nje burre shume i zgjuar - tha i zoti i shtepise. Une jam i gezuar qe ai eshte gjalle e mire. - Pse keshtu ? - e pyetem ne. - Sepse ai do te na vendose atje ku ne perkasim - ishte pergjigjia e tij e menjehereshme. Reagimi i nje banori nga Velchista/Velcista ishte vertet mbushur plot pathos. Kur u pyet ne se a ishte i kenaqur nen regjimin aktual ai u pergjigj: "Jo, jemi absolutisht te pakenaqur. Kerkesa jone e vetme eshte te bashkohemi me memedhene tone - Greqine. Ne nuk kemi azgje te perbashket me Albanian. Taksat mund te jene te renda ne Greqi, por se paku ne do te kemi tregeti dhe perparim. Ne nuk guxojme te ndertojme fabrika, ose dicka tjeter, sepse nen Turqine nuk kemi siguri. Emri im eshte grek, te gjitha emrat ketu jane greke. Ne kohet antike Greqia dhe Epiri ishin e njejta gje, ashtu sic duhet te jene dhe sot. Situata aktuale nuk mund te zgjate pergjithmone, - dhe ne kemi shprese ne Gladstone". Nje burre tjeter ishte po aq shprehes ne mendimet e tij duke theksuar se ishte e pamundur qe turqit ta mbanin vendin nen kontroll per nje kohe te gjate. Ai e mbylli diskutimin e tij duke thene: "Ne do ti dergojme peticione Gladstone; Ai eshte nje udheheqes i madh dhe burre i mire, dhe do t'ju jape grekeve c'fare eshte e tyrja". Ne se keto nuk jane prova te mjaftuehme te nje deshire te pergjitheshme per tu bashkuar me Greqine atehere ne mund te kthehemi mbrapa ne te kaluaren jo te larget dhe kujtojme Suliotet. Ky ishte nje fis kryesisht grekfoles i chameve te Epirit, qe pervec se ishte ne lufte te vazhdueshme me Ali Pashane dhe albanasit/shqiptaret, ishte dhe nje nga grupet e para qe u perfshine ne luften per pavaresine e Greqise. Marko Bocari, nje nga burrat e fisit, ishte mbase heroi me i madh midis heronjve te shumte qe rane ne fillimet e asaj perpjekje te pergjakeshme. Ne fakt, Epiri qe ne kohera qe s'mbahen mend ka qene ne te gjitha drejtimet grek, duke filluar qe nga emri. Let te shpresohet qe ne te ardhmen e afert Epiri, nje nga pjeset me te rendesishme te Greqise, ti rikthehet perseri asaj. ***** Me Gegerine dhe Toskerine ceshtja qendron ndryshe. Nuk ehte qellimi i ketij artikulli te hyje ne diskutimin e origjines se races Albanase/Shqiptare, nje subjekt ky ku shume autoritete te degjuara te fushes nuk bien dakord. Hobhouse thote se ne Albania nuk ka mbetur azgje nga raca antike Ilire. Ai ka permendur si origjine te mundeshme sllavet scythians dhe albanasit aziatike, dhe perfundon me konkluzionin interesant qe albanasit/shqiptaret jane nje perzierie greke, romake, gothe, vandale, spaniarde, italiane, bullgare dhe otomane. Pouqueville thote se albanasit/shqiptaret kane rrjedhur nga galet. Herr Kiepert i klasifikon ata si iliriane. Meletius mendonte se ata nuk kane te bejne as me ilirianet dhe as me albanasit aziatike, por me keltet qe erdhen nga Japygia ne Itali dhe me pas kaperxyen detin ne Durres dhe u shperndane ne zonat perreth. Nje shqiptar i kohes sone, Abdyl Bey Frasheri, i cili e vlereson shume edukimin, u perpoq te me bindte ne idene e tij duke me thene qe eshte e padiskutueshme qe shqiptaret jane perfaqsues te vertete te pellazgeve. Sipas Zt. Frasheri egziston nje fare lidhje midis shqiptareve dhe grekerve por keta te fundit jane nje dege e larget ndersa te paret jane pasardhes "puro" dhe me gjak te paster pellazgjik. Gjithashtu, ai deklaroi qe gjuha shqipe eshte identike me pelazgjishten antike. Sido qe te jete, ky opinion ka shume te ngjare te ishte nje "mbi-doze" patriotizmi. Ne librin e tij me titull "The Languages of the Seat of War" te botuar ne vitin 1854, Profesori Max Müller, autoriteti me i madh i fushes qe vazhdon te jete gjalle, ne nje artikull te shkrojtur ne menyren me admiruese refuzon te "arrije ndonje opinion vendimtar mbi origjinen dhe zhvillimin e ketij dialekti te izoluar" qe flitet ne Albania. Mbase klasifikimi i gjuhes do te percaktoje dhe origjinen e vertete te njerezve qe e flasin ate. Dr. Hahn, ne punimin e tij te jashtezakonshem dhe te vecante, te qojtur "Albanesische Studien" (Studime Shqiptare), mbeshtet qartazi opinionin qe albanasit rrjedhin nga ilirianet, ose po te perdorim nje term me te gjere, nga pellazget. Ai kosideronte si prove kryesore te origjines pelazgjike lidhjen midis gjuhes shqipe dhe shume fjaleve te mitologjise greke. Ai arriti konkluzionin qe albanasit jane autoktone ne kuptimin qe nuk mbahet mend peridha kohore kur ata u vendosen per here te pare ne keto hapesira. Duke pranuar kete version, mund te thuhet se raca albanase eshte nje grup i vecante dhe dikush mund te arrije konkluzionin qe te dy grupet, geget dhe tosket, rrjedhin nga e njejta origjine. Kuptohet ata jane efektur, por jo shume, nga kontakti qe kane patur me racat e tjera. Diferenca qe egziston midis tyre mbase eshte elementi kryesisht sllav qe eshte perzjere me gjakun geg dhe nga ana tjeter kryesisht perzierja vllaho-greke me tosket. Geget dhe tosket flasin dialekte te se njejtes gjuhe te izoluar. Por pavaresisht lidhjes te tyre te afert te gjakut, ata jane armiq te hidhur te njeri-tjetrit. Geget i shikojne tosket me perbuzje. Tosket nga ana e tyre i shohin geget me xhelozi ekstreme dhe mospelqim. Te dy palet e pranojne hapur qe ata nuk mund te rojne ne paqe midis tyre. Nje shembull nga realiteti mu tregua nga nje pronar i madh tokash ne Epir. Ai me deklaroi se ishte perpjekur disa here te krijonte mundesine qe geget dhe tosket te punonin se bashku ne pronat e tij. Me ne fund ai hoqi dore perfundimish nga kjo perpjekje. Grupet ishin ne grindje te vazhdueshme dhe me shume se nje here ata kishin derdhur gjak midis tyre. Edhe po ti leme mbrapa keto ndryshime madhore, si Albania veriore ashtu dhe ajo qendrore, jane te ndara ne fise te ndryshme te cilat mbrojne me xhelozi te drejtat e grupeve respektive. Fiset refuzojne te perzihen me njeri tjetrin ose te njohin ndonje udheheqes tjeter pervec bajraktarit apo drejtuesit te tyre. Ne brendesi te vendit eshte fare e zakoneshme te degjosh per nje perplasje “qe sapo kishte ndodhur” midis fiseve fqinje. Ose te degjosh histori per perplasjet e kaluara qe dikush do ti tregoje me nje thjeshtesi te tille sikur lufta civile te ishte gjeja me normale ne bote. Edhe pse situata eshte shume e keqe justifikimet per gjakderdhje nuk pushojne. Fiset “mbjellin dhe risin” midis tyre asmerira fatale dhe perplasje te shumta vdekjeprurese. Kjo situate te tmerron kur mendon qe rregulli kryesor qe mbizoteron ne shoqerine Albanase/Shqiptare eshte vendeta, (gjakmarrja). Me poshte tregohet nje incident qe tingellon aq i pabesueshem sa dhe historia e asaj pules se bardhe ne romanin “Vllezerit Korsikane” (7). Historia e meposhteme do te jete e mjaftueshme per te dhene nje ide se sa thelle ka depertuar ky fenomen gjakatar ne shoqerine e ketushme. Nje famulltar qe kishte jetuar pjesen me te madhe te jetes se tij mes albanasve/shqiptareve me tregoi per nje gjakmarrje qe kishte nisur kur nje burre kishte kaluar nepermes tokes se fqinjit. Si pasoje e kesaj hakmarje qe filloi per nje shkak kaq te parendesishem, jane vrare ose plagosur 300 burra; dhe e njejta situate vazhdon prej 2 brezash. Dy fshatra te tere jane armiqesuar me njeri-tjetrin dhe perplasjet vazhdojne pa nderprere. Me sa duket, nuk ka shprese qe diferencat qe egzistojne midis tyre do te zgjidhen me perpara se te jene kryer dhe shume vrasje te tjera. Situata fetare ne Albania e komplikon situaten akoma edhe me shume. Egzistojne 3 besime; ai Myslyman, ai Romano Katolik dhe ai Greeko Orhodhoks. Eshte jashtezakonish e veshtire the gjesh statistika (8) te besueshme rreth numrit te besimtareve dhe perqindjeve numerike te bashkesive fetare. Thuhet, dhe mbase keshtu eshte dhe realiteti, qe ne Gegeri, katoliket jane me shume se myslymanet. Ne kete zone orthodhokset jane shume te paket. Ndersa ne Toskeri predominojne myslymanet ndersa katoliket jane nje minoritet shume i vogel. Zakonisht myslymante gjenden me shume ne qyteza dhe katoliket, ne vecanti ata te veriut, jetojne ne vende malore dhe te izoluara. Ne se te krishteret (katolike dhe orthodhokse) i futim ne nje grup atehere mbase ata do te behen pak me shume se myslymanet. Nje armiqesi e hidhur egziston si midis besimtareve greko orthodhokse dhe romano katolike ashtu dhe midis te krishtereve dhe myslymaneve si grupe te vecanta. Nje rast i zakonshem i urrejtjes qe nuk shuhet kurre ndodhi ne nje fshat te vogel ne Albanian veriore. Disa te rinj myslymane, me sa duket pa u menduar mire, perdoren kryqin e nje kishe katolike si nje shenje qitjeje dhe e gjojten ate. Si hakmarie, te krishteret veshen nje derr me rroba si ato te nje hoxhe dhe e lidhen ate diku brenda nje xhamie. Te terbuar nga ky ofendim, myslymanet, vrapuan jashte xhamise, gjeten te krishteret qe po prisnin te shihnin efektet e hakmarjes se tyre dhe keshtu filloi nje perplasje si rezultat i se ciles humben jeten disa persona. Raste te tilla perseriten pothuajse pa pushim. Veshtire se kalon ndonje jave pa pasur te tilla situata qe shpesh perfundojne ne gjakderdhje dhe humbje jete. Situata e pergjitheshme eshte nje kombinim i shume elementeve te komplikuar; coroditje, armiqesi, tensione midis gegeve dhe toskeve, xhelozi midis fiseve te ndryshme, gjakmarje midis familjeve fqinje, perbuzje dhe konflikte midis myslymaneve, katololikeve romane dhe orthodhokseve greke. Eshte me se e qarte qe vendi mund te beje perpara, qofte ky edhe nje progres i vogel, vetem nepermjet nje qeverisje shume te zgjuar dhe te vendosur. Dhe ketu qendron problemi kryesor i fatkeqsise shqiptare. Fjala “qeverisje” ne se e quajme keshtu menyren se si turqit kontrollojne Albanian, ka fare pak te beje me kuptimin e vertete te kesaj fjale. Vendi eshte i ndare ne vilajete, (keto jane vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit, dhe Janines), ashtu sic jane te ndara dhe provincat e tjera te perandorise Otomane. Me sa kuptohet, kjo ndarje behet per arsye taksimi dhe rekrutimi ushtaresh. Te gjitha burrimet egzistuese (njerezore dhe ekonomike) shfrytezohen per qellime te tjera nga qeveria qendrore dhe ne province nuk kthehet asnje lloj kompesimi. Ushtaret albanas/shqiptare perbejne “ajken” e ushtrise turke. Pasi lirohen nga sherbimi ushtarak, pak jane ata qe kthehen mbrapa ne vendin e tyre. Bile 80% e atyre qe kthehen jane me te varfer se ne kohen kur lane vendin. Me tu kthyer mbrapa ata harrojne menjehere disiplinen qe mesuan ne ushtri dhe degradojne ne nje gjendje akoma me te keqe se ata qe nuk jane larguar nga vendi. Nuk ka as edhe nje ndertim publik qe te deshmoje per perdorimin e drejte te taksave qe mblidhen nga sistemi egzistues. Dhe taksat nuk jane pak. Ka taksa per banesat, per bagetine, pothuajse per c’do lloj prone. Permeteper, paregullsive te permendura i shtohet dhe interesimi shume i paket qe Porta e Larte tregon per “arnautet”. Keta te fundit, qe nga koha e Iskander Beut deri ne ditet tona jane trajtuar si te thuash me nje politike “beni c’te doni dhe me lini te qete”. Nje forme kjo qe per ndonje grup tjeter popullate me temperament me te bute do te ishte shkateruese. Ka mundesi qe turqit te jene terhequr nga perpjekja e veshtire per te kontrolluar plotesisht kete race te ashper dhe kurajoze malesoresh. Ciladoqofte arsyeja, ata jane lejuar te gezojne nje lloj pavaresie gjysmake. Problemet e brendeshme te fiseve vazhdojne te zgjidhen nga “keshilli i te moshuarve” (pleqeria) e cila ndihmohet nga “asambleja e pergjitheshme” antaret e te ciles (gjobar) jane perfaqsues te grupimeve te vogla te perbera nga 4 deri 6 shtepi. Kur ceshtje te nje rendesie me te madhe vijne per diskutim atehere fiset mblidhen se bashku. Se paku, nje burre nga c’do shtepi eshte i detyruar te marre pjese ne takim. Ky eshte nje organizim, pak a shume i ngjashem si ai ne Rusi, ku banoret vendas kane kontroll mbi vete-qeverisjen lokale por asnje lloj fuqie politike apo ndikim ne shtetin qendror. Ky sistem, ne vend qe te eleminoje urrejtejet dhe armiqesite tradicionale dhe te mbaje nen kontroll situaten, ne te vertete ka tendencen ti inkurajoje dhe zmadhoje keto fenomene. Eshte me se e qarte qe Porta e Larte nuk eshte perpjekur ta permiresoje kete situate problematike por perkundrazi e ka perkrahur qellimisht ate. Kuptohet qe eshte shume lehte te mbahet nen kontroll nje Albania e pafuqishme, e dermuar nga nje anarshi e brendeshme e cila i konsumon asaj te gjitha energjite. Ne rast te kundert, ne se do te lindte nje levizje e vertete nacionaliste qe do te eleminonte perplasjet dhe problemet e bendeshme me qellim final te miren e perbashket atehere Portes se Larte do ti duhej te ushtronte nje prersion shume te madh per te shojtur perpjekjen e supozuar ne fjale. Rezultatet e trajtimit te keq qe i eshte bere vendit duket qarte ne gjendjen e tij ekonomike. 1/1 Nuk ka rruge normale, as te gjera as te ngushta. Rruget e karvaneve te kafsheve, te cila jane shume te pakta, jane ndertuar dikur nga venedikasit. Qe atehere jane lene ne meshire te fatit dhe kane arritur ne ate gjendje qe nuk mund te quhen me rruge. Disa urra, ne se mund te konsiderohen te tilla, jane relika te investimeve venedikase. Nyjet e transportit jane ne gjendje te mjeruar dhe kane nevoje per rinovime te plota, ndersa ne realitet ato jane meremetuar sa per te kaluar rradhen. Lumenjte nuk mbahen nen kontroll; ata dalin jashte shtreterve te tyre duke shkaktuar permbytje dhe deme te medha ne hapesira te konsiderueshme tokash produktive. Tregetia nuk inkurajohet, po ashtu dhe zhvillimi i pergjithshem ekonomik. Ne se fillojne punime publike ato lihen ne mes, gjysem te mbaruara. E gjithe provinca, (Albania), perpiqet te mbijetoje dhe eshte ne nje gjendje te pashprese. Keshtu qe duke mos patur ndonje forme efikase komunikimi dhe pa prespektiven e permiresimeve te mundeshme, popullata ka mbetur si ne te kaluaren, e ndare dhe e vecuar ne grupime te panumurta. Keto fise, duke mos patur azgje tjeter per te bere, e kalojne kohen e tyre duke u hakmarre me njeri-tjetrin per ofendime imagjinare te krijuara dhe trasheguara nga tradita te gabuara. Duke e vezhguar situaten nga pozicioni Turk, kjo ka qene nje politike e shkelqyer qe ka dale ne pah shume mire gjate ketyre viteve te fundit. Porta e Larte ka qene ne gjendje ta perdore Albanian si nje leve diplomatike te mbeshtetut mbi justifikimin se “nuk mund te bejme dot gje”me keta lloj njerezish. Ne kete menyre Turqia ka arritur te kundershtoje sugjerimet Europiane per nje marveshje te pergitheshme paqeje ne kete rrajon te trazuar. Pavaresisht situates se pavolitshme ne te cilen gjenden, shqiptaret jane aq inteligjente sa ta kuptojne se kjo politike i mban ata larg civilizimit dhe progresit. Ne vend vazhdimisht qarkullojne intriga; ngrihen propozime rreth nje mirekuptimi me Austrine. Ne shume ambjente flitet hapur per autonomi dhe pavaresi. Ka kritika kunder qeverise aktuale qe duket qarte qe nuk perfaqeson deshirat e subjekteve te saj. Ne mes te kesaj situate, Turqit te sigurte se e kishin situaten nen kontroll, u perpoqen te mbanin qetesine e zakoneshme deri ne momentin qe Lidhja Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) filloi ti alarmoje me pozicionimin e saj. Duhet theksuar se ky organizim u krijua menjehere pas firmosjes se Traktatit te Sen Stefanit dhe qellimi i deklaruar i Lidhjes ishte ruajtja e integritetit te territoreve Albanase. Traktati i Berlinit zevendesoi ate te Shen Stefanit dhe ishte pakez me ne favor te ideve shqiptare. Refuzimet kryesore te Lidhjes ishin dy. E para, Lidhja nuk pranoi te njihte vendimet e Traktatit te Berlinit. E dyta, kundeshtimin ndaj percaktimit te kufirit me Malin e Zi bazuar mbi ate qe u qojt “Kompromisi Korti”. Dukej qarte, te dy "pozicionet albanase" ishin kalkulime te Turqve dhe mbeshteteshin nga ata. Nje oferte e re, te cilen Mali i Zi e kishte pranuar paraprakisht, ishte bere ne formen e nje propozimi kolektiv nga ambasadoret e fuqive te medha ne Kostandinopoje dhe i ishte paraqitur Portes. Kete propozim Lidhja kishte kundeshtuar me vendosmeri ashtu sic kishte kundeshtuar dhe propozimet e meparshme. Po ashtu, ishte e pamundur te detyrohej Turqia qe te ushtronte presion mbi subjektet e saj te pakontrollueshem ne menyre qe keta te fundit te zbatonin marveshjen Europiane. Ne te njejten kohe, Turqia vazhdoi te mbeshteste Lidhjen ne menyre te konsiderueshme. Banda te medha te te ashtuquajturve “kryengrites” ishin lejuar te mblidheshin ne Tuzi dhe Ulqin, dy qytete shume afer Shkodres. Demonstrime me natyre luftarake ishin mbajtur po ashtu brenda ne Shkoder, ku gjate gjithe kohes kishte patur nje prezence te forte ushtarake turke plotesish e afte te shperndante nje nga nje, si puplat e zogut, te gjitha kontigjentet e rebeleve kur keta ishin ne rrugen e tyre per ne vendin e manifestimit. Si rrjedhim, Europianet organizuan demonstrimin e degjuar te flotes ushtarake detare perpara brigjeve te Ulqinit. Ne fillim ky veprim nuk pati ndonje rezultat. Vetem krijoi cudi dhe pakenaqesi. Arritja e vonuar dhe e padeshiruar e nje grupi luftaniesh franceze u prit me injorimin dhe moskokecarjen tipike lindore, per te cilen turqit shquhen mbi gjithe te tjeret. Kercenimin e flotes europiane qe ishte pozicionuar shume afer tokes dhe ultimatumin tre ditor qe ata i derguan Riza Pashajt, ky i fundit e mori me nje miresjellje sarkastike dhe nuk e vuri fare “ujin ne zjarr”. Dukej qarte qe kundeshtimi i hapur i kerkesave te europianeve nga disa pak malesore, (disa mije persona), ishte organizuar nga dikush tjeter. Perballe nje revolte jo te vogel qe krijoi raca me heroike ne Europe, perpjekja e pergjitheshme europiane nuk arriti te bente ndonje gje konkrete. Por, me pas europianet kercenuan me bllokimin e Izmirit, dhe ky nuk ishte nje kercenim bosh si ne rastin e Ulqinit. Te ndodhur nen nje presion te madh, turqit nxituan te nderprisnin punen qe kishin filluar. Por kjo nuk ishte me nje pune e lehte. Patriotizmi dhe inati albanas kishte arritur ne nivele shume te larta, dhe Lidhja ishte e vendosur te mos bente asnje leshim. Gjate kesaj periudhe kohore ata kishin organizuar forcat dhe kishte patur nje unanimitet midis komiteteve te tyre. Ne qofte se ata do te linin menjeane, qofte dhe per nje here te vetme, urejtjet e tryre te brendeshme shekullore dhe te organizoheshin si duhej, jo si ne rastin e Ulqinit qe ishte me shume nje shfaqe, situata mund te perfundonte ne nje kryengriteje te pergjakeshme dhe nje tragjedi te madhe. Por, turqit e dinin saktesisht me ke kishin te benin. Ishte e cuditeshme te shihje se si c’do dite qe kalonte shfaqte nje carje te re ne kampin albanas. Nje fis nuk donte te largohej nga Tuzi; nje tjeter nuk donte te shkonte me larg se Shkodra, grupi tjeter u kthye i gjithi ne vendin e tij, dikush tjeter u be aleat me turqit – dhe keshtu me rradhe … Ne fund mbeten jo me shume se disa qindra burra te cilet u lane te rezistonin trupat ushtarake qe u derguan kunder tyre. Patriotizmi albanas ishte mbytur ne mes te xhelozise fisnore qe turqit e menaxhonin me pak talent dhe pak perpjekje. Keshtu qe demostrimi i forces detare e permbushi qellimin e saj. Si rrjedhoje, turqit ja u dorezuan malazezeve qytetin e Ulqinit, dhe zonat perreth, fare paqesisht. Nga ana tjeter turqit permbushen dy objektiva. E para, ata ishin ne gjendje te mbanin gjalle xhelozite fisnore dhe ne momentin e pershtatshem i perdornin keto xhelozi ne favor te tyre. Se dyti, ata arriten qe me sukses te mbillnin faren e revoltes albanase duke ju mbushur mendjen ketyre te fundit qe Europa i trajtonte ata ne menyre te keqe dhe te padrejte. Keshtu qe albanasit kishin te drejte te kundeshtonin me te gjitha mjetet qe kishin ne dore cdo propozim te mundshem qe do te behej ne te ardhmen ne lidhje me kufirin e tyre verior me Malin e Zi. Kundeshtimi do te behej pavaresisht rendesise se tokave qe do ti kalonin Malit te Zi, apo sado e vogel qe te ishte simpatia qe banoret e ketyre tokave kishin per albanasit. Megjithese ky pozicionim i albanasve ishte relativisht i ri, reziku i trazirave u rrit sepse njerzit ishin te pakenaqur nga situata e veshtire ne te cilen ndodheshin. Qe nga koha e demonstrimit te forces detare, kishte patur me shume se nje revolte. Ne cdo rast eshte ndjekur e njejta taktike qe ka dhene te njejtin rezultat. Nje perpjekje, qe ka patur potencial te shendrohet ne nje levizje te rendesishme nacionale, eshte kthyher ne nje hic vetem nga disa intriga te zgjuara te turqve. Si pasoje e trajtimit te keq qe i eshte bere albanasve/shqiptareve eshte krijuar pershtypja e gabuar se ata jane nje bande e madhe vjedhesish qe nuk kane aspirate tjeter pervec bastisjes, dhe as ndonje objektiv me te avancuar se zenka dhe shkaterimi. Keshtu qe nje vezhgues i zakonshem, ose dikush qe nuk ka patur mundesine te studioje mire kete vend, nuk ka arsye te mendoje pse Europa duhet ta shohe me simpati ceshtjen e tyre. Ky gjykim eshte shume i perhapur midis njerezve qe mund te bejne dicka per albanasit/shqiptaret, se paku aq sa kane bere ne drejtim te racave me fatlume per te cilat gjate viteve te fundit fuqite e medha kane shprehur qendrime shume favorizuese. Si do te jete e ardhmja e Albanias ? - ky eshte nje parashikin i veshtire. Epiri ka shume mundesi qe te perfshihet ne Mbreterine e Greqise. Por ceshtja e Albanias eshte e komplikuar. Ne kushtet qe ndodhet, nuk behet fjale qe asaj ti jepet autonomi apo pavaresi. Variant i pare mund te conte ne nje lufte civile te pafund. Variant i dyte, ai i pavaresise, do te kishte te njejtat pasoja sepse Albania nuk do te ishte aq e fuqishme sa ti rezistonte e vetme presionit te shteteve me te fuqishme qe e rrethojne ate. Eshte e kote te shpresohet se turqit do te arrijne te kuptojne qe megjthese kontrolli i tyre eshte deri ne nje fare mase tolerant, korupsioni dhe moskokecarja ekstreme qe karakterizon gjithe strukturat e tyre qeveritare, qendrore dhe lokale, do te cojne ne nje situate qe keto provinca do ti merren asaj me nje lufte shkateruese. A do te arrijne ndonjehere turqit te kuptojne qe themelet e shendosha mbi te cilat mbeshtetet stabiliteti dhe madheshtia e nje perandorie jane mireqenia dhe prespektiva e te gjithe subjekteve te saj dhe jo superioriteti ushtarak i races dominuese ? Kjo eshte nje pyetje qe vetem ata mund t’ju pergjigjen. Ne qofte se turqit i mbyllin syte, sepse nuk duan te shohin ku po i nxjer rruga qe kane zgjedhur, atehere nuk do te kene akend tjeter te fajesojne pervec vetes se tyre. Duket qarte qe situata aktuale i shkon pas ujrave politikes austriake qe mund ta pushtoje vendin ushtarakisht ashtu sic ka bere me Bosnjen dhe Hercegovinen. Eshte nje propozim pothuajse i njohur boterisht qe Austria eshte gati te zgjeroje zoterimet e saj deri ne Salonika (Thessaloniki). Kete ajo do ta beje jo vetem qe te marre nen kontroll tregje te rendesishme por dhe te perfitoje si te thuash nje kompesim per humbjen e ndonje zoterimi slav apo edhe gjerman qe mund te ndodhe si pasoje e konflikteve qe mund te shfaqen ne te ardhmen. Eshte shume e rendesishme qe bazuar ne kete plan, Austria te kete nen kontroll te pakten nje pjese te Albanias Veriore. Perndryshe linjat e saj te komunikimit ne frontin perendimor, qe do te zgjaten perafersisht 120 milje, do te jene te zbuluara ndaj sulmeve te albanasve. Austria nuk do ta shohe kurre me sy te mire krijimin e nje shteti te ri qe mund te jete armiqesor kunder saj. Gjithashtu, ajo do te kundeshtoje lidhjen e Albanias me ndonje fuqi tjeter qe mund te kthehet po ashtu ne nje kombinim armiqesor dhe ti krijoje asaj probleme te medha. Si njera, si tjetra rruge, sado qe duken te kenaqshme ne pamje te pare, do te krijojne kompikacione te metejshme. Ne te vertete, ideja e nje protektorati austriak nuk eshte dicka e panjohur midis albanasve te veriut. Bile disa nga ata nuk kane patur fare kundeshtim. Ndersa ne pergjithesi ata perbuzin greket dhe urrejne sllavet, ka nga ata qe e kuptojne qe nuk jane aq te fuqishem sa te qendrojne te vetem. Keshtu ata i jane kthyer Austrise duke e konsideruar ate si nje aleat natyral dhe te fuqishem. Nje nga shefat e fisit Kelmendi me tha afesisht keto fjale: “Greket ! - Ata nuk mund te bejne ndonje gje per ne. Perse te shkosh dhe udhetosh ne Greqi ? Atje do te shohesh qe ata jane aq keq sa dhe ne ! Nuk ka albanas qe do te pranonte ndonjehere te ishte subjekt i nje shteti sllav. Po Austria ? Ah ! Kjo do te ishte nje ceshtje komplet tjeter !” Ne se do te pranohet propozimi austriak, apo udheheqesit e mencur europiane do te kerkojne dhe afrojne nje zgjidhje tjeter, kete vetem koha do ta tregoje. Mbase do te ngrihet nje drejtues largpames turk i afte te gjeje nje rrugedalje nga situata aktuale. Sido qe te jete, nje gje eshte e sigurt; perderisa neglizhimi dhe abuzimi i shtetit do te vazhdoje te mbreteroje ne Albania, per sa kohen qe nje popull, me inteligjence te larte dhe i afte te ece shpejt drejt zvillimit, do te mbetet i zhytur thelle ne mungesen e shpreses dhe i mberthyer nga turbullira sociale, nuk do te kete progres. Injoranca ekstreme, qe mund te krahasohet vetem me periudhen e erresires Mesjetare, eshte nje peshe shume e rende dhe nje epiqender turbullirash qe ne qoftese nuk eleminohen mund te vene ne rrezik paqen Europiane ne cdo kohe. Me sinqeritet te madh le te shpresojme qe situata do te kuptohet me shpejtesi dhe te veprohet me forcen e duhur. Hapat qe do te merren duhet t’ju japin mundesine albanasve/shqiptareve te pakenaqur qe ata me shpejtesi te zene vendin qe ju takon midis komuniteteve te civilizuara te botes. Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth materialit te shqiperuar. * Sqarim; ne kohen kur ky artikull eshte shkrojtur nuk egzistonte termi Shqiperi. Ne shqiperim, ne disa raste, fjala albanas eshte shoqeruar nga fjala shqipetar. Kjo eshte bere per t’ju permbajtur sa me mire pershkrimit original. Nuk duhet te ngaterohet Shqiperia e sotme me provincen e qojtur Albania Otomane, qe perfshinte 4 vilajete; ate te Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines. (1) – “Rajat” ishin te krishteret qe paguanin taksa dhe kishin te drejta te kufizuara perpara ligjit Otoman. (2) – Hobhouse mik dhe bashkeudhetar i Lord Byron. Ai mblodhi materiale te shumta rreth shqiptareve/arvanitasve, gjuhes dhe traditave te tyre. Disa nga pershkrimet e tij jane shume informative dhe shkencore. (3) – Cf. don Juan, kenga V, strofa 92. (4) – Kjo histori (e c’veshur nga detajet makabre), tregohet nga Hobhouse ne librin e tij “Udhetime neper Albania”. Ai thote se viktimat ishin 200 preveziote qe kishin ndihmuar francezet. (5) – Childe Harold, kenga II, strofat 70 – 73. (6) – Gladstone – minister i jashtem dhe kryeminister i Anglise. Ai kishte vizituar Epirin. (7) – Behet fjale per librin e Alexandre Dumas me titull “Vllezerit Korsikane”, botuar ne vitin 1844. (8) – Nuk ka te dhena rreth populates aktuale ne Albania. Bazuar ne burrimet me te sigurta popullata mund te jete midis 1,7 dhe 2 milion njerez. Ja vlen te permendet qe Hahn parashikon qe ne vitin 1852 popullata te jete 1.5 milion. Leake ne vitin 1806 thote se Albania ishte provinca me e populluar e turqise Europiane. Materiali origjinal ku u mbeshtet ky shqiperim: The Fortnightly Review, Volume XXXVII. Faqe: 461-475

  • Epiri i Veriut dhe te pathenat ... | Mendime

    Eshte e zakoneshme qe termi "Epiri i Veriut" te konsiderohet si propogande greke, ndersa ata qe e konsiderojne veten vorio-epirote si njerz te shitur apo te blere nga "greku". Por c'thone te pathenat ? Epiri i Veriut dhe historitë e pathëna ... Ne muajt e fundit te Luftes se Dyte Boterore, pikerisht ne daten 27 Mars, 1945, Senati Amerikan me unanimitet te plote miratoi nje rezolute mbi ri-berjen e kufijve Ballkanike. (Propozimi ishte bere ne date 19 Shkurt, 1945 nga senatori demokrat Claude D. Pepper. Rezoluta(1) paraqitet me poshte: "Me unanimitet, mendimi i Senatit eshte qe Epiri i Veriut (perfshi Korcen) dhe 12 ishujt e Detit Egje, te njojtur si "Dymbedhjete Ishujt", ku qartazi predominon popullata Greke, koferenca e paqes duhet tja jape Greqise dhe keto territore ti bashkengjiten Greqise" . Si ka mundesi qe amerikanet, bile dhe aleatet e tyre britanike, kerkonin rishikimin e kufijve te Shqiperise ? Eshte nje histori e gjate dhe e koklavitur, por rezoluta ne fjale nuk u "shty" me tej. Ne vitin 1942 amerikanet kishin firmosur nje marrveshje me te hershme ku zotoheshin se do te respektonin kufijte egzistues te shteteve ballkanike. Eshte e zakonshme qe ne median dhe forumet sociale shqiptare te shfaqen shkrime rreth Vorio Epirit dhe vorio epiroteve duke i trajtuar keto kategori si fenomene 'bardhe e zi. Hartat e 'Shqiperise se Madhe' e shtyjne kete njeanshmeri akoma edhe me shume. E thene thjesht; per nacionalistet ekstremiste shqiptare Epiri i Veriut nuk egziston ndersa banoret qe perpiqen te ruajne identitetin e tyre jane 'agjente te grekut'. Po ndalem fare shkurt tek termi Epir. Eshte me se e qarte qe ky term ka egzistuar per te pakten 2500 vjet dhe eshte ngushtesisht i lidhur me historine e Helenizmit. Barleti shkruan se Lek Dukagjini dhe Skenderbeu ishin epiriotas. Bazuar ne shkrimet e Barletit, Epiri shtrihej deri ne veri te Shqiperise se sotme. Dikush do te thote se gjate historise kufijte e Epirit kane levizur lart e poshte - poshte e lart ... Dikush tjeter do te thote se epiriotasit e dikurshem ishin shqiptare dhe jo greke. Ne kete pike, une do te perpiqem te sjell disa fakte historike dhe jo pasione nacionalistesh. Revolucioni Francez (1789-1799) krijoi nje ere ndryshimesh ne te gjithe Europen. Midis te tjerash, kjo klime e re nxiti idene e rilindjes se Helenizmit dhe krijimit te shtetit te ri Grek. Ne kete projekt madhor u perfshine Fuqite e Medha dhe disa nga mendjet me te ndritura te kohes. Natyrisht qe ne beteje u ingranuan dhe shume banore te Epirit te Veriut, pavaresisht origjines se tyre etnike. Ata kontribuan fuqimisht ne krijimin e Shtetit Grek. Me poshte paraqiten disa nga emrat me te njohur. Apostolos Arsakis(2) - Politikan dhe filantropist i madh grek. Lindur ne Hotove, prane Permetit. Kristakis Zografos(5) - Bankier i fuqishem. Investitor i madh ne sitemin e edukimit grek. Lindur ne Qesarat. Evangelos Zappas(3) - Politikan, iniciatori i rilindjes se Lojrave Olimpike. Luftetar i revolucionit grek. Lindur ne Labove. Georgios Sinas(6) - Bankier i fuqishem. Themelues i disa institucioneve te degjuara ne Greqi. Lindur ne Voskopoje. Kostandinos Zappas(4) - Politikan, tregetar, perkrahes i fuqishem i arsimit dhe kultures greke. Lindur ne Labove. Simon Sinas(7) - Bankier i degjuar. Dhuroi shuma te medha per institucionet kerkimore ne Greqi. Lindur ne Vienna. Lista e epiriotasve te veriut qe kontribuan ne rilindjen dhe rindertimin te Greqise eshte shume e gjate. Ne kete liste gjenden jo vetem njerez te pasur dhe te fuqishem por edhe njerez te 'vegjel', heronj te heshtur qe kontribuan me formen e tyre ne permbushjen e nje endrre shekullore; daljen nga pushtimi dhe kontrolli Otoman. Ne fillim te viteve 1800, shume djem dhe burra nga zonat jug-lindore te Shqiperise shkuan vullnetare dhe ju bashkuan kryengritjeve te armatosura qe kishin filluar ne disa pjese te hapesirave ku do te themelohej Greqia e ardheshme. Ata nuk e bene kete per ndonje pension apo vize, te drejte studimi apo favor ekonomik ! Mendoj se ka qene dicka sublime ajo qe i beri ata te merrnin ate rruge qe mbase nuk kishte kthim mbrapa ... Nuk mund te ri pa permendur ketu dy fenomene spikatese te kesaj perpjekje madhore. Nje institucion edukativ, shkollen Zosimea, dhe nje luftetar heroik, Marko Bocari. Zosimea; Ky institucion i njohur edukativ u ndertua me perkushtimin e 6 vellezeve te families Zosimas; Joanis, Anastasios, Nikolaos, Theodosios, Zois dhe Mihail. Perpjekja e tyre filloi rreth vitit 1793. Ata e mbeshteten kete projekt duke dhuruar shuma gjigande te hollash me te cilat u ndertuan shkolla dhe librari. Ne vitet e mevoneshme, Zosimea u kthye ne nje institucion te degjuar jo vetem ne zonat Ballkanike por dhe me gjere. Eshte per te qeshur kur disa historiane shqiptare suksesin e kesaj shkolle ja dedikojne Ali Pashajt. Nga bankat e Zosimeas kaluan shume shqiptare, pavaresisht besimit fetar, midis tyre Ismail Qemali dhe vllezerit Frasheri, etj. Ne klasat e kesaj shkolle rilindasit e ardhshem pervec terminologjise shkencore degjuan dhe termat liri, barazi, perparim ... Disa nga para-ardhesit e mij kane studjuar ne kete shkolle, gjithashtu. Si konkluzion, kjo shkolle kontriboi jo vetem ne frymezimin e ideve liridashese ne Greqi por edhe ne Shqiperi. Dhe ketu lindin disa pyetje ... Ne se shqiptaret ishin fuqia dominuese ne Janine dhe Epir perse nuk ndertuan ata shkolla shqipe ? Perse personat e permendur me lart ja dedikuan perpjekjet, pasurine, dhe shpesh here jeten e tyre Greqise dhe jo Shqiperise ? I pagoi dikush ata ? Ndertesa e shkolles Zosimea - Janine Revolucioni Grek 1921 - 1829 Marko Bocari; Ndersa ne Greqi emri dhe aktiviteti i tij ka 200 vjet qe eshte i njohur ne cdo cep te vendit, ne Shqiperi ai eshte njohur shume vone. Sot 'feisbukasit' kane mare revansh; Markoja cilesohet si shqiptari qe cliroi Greqine ! Por, sa shqiptar ishte Marko Bocari ? Ai ishte shqiptar aq sa mund te jete nje person emri i te cilit ne Greqi gjendet ne emertimin e rrugeve, shesheve, institucineve; permeteper eshte simbol i krenarise kombetare, ndersa ne Shqiperi permendet vetem ne faqet e Internetit. A fliste Markoja shqip ? Personalisht mendoj se po. Nje nate perpara betejes se fundit, ai mblodhi shoket e tij dhe ju kerkoi atyre te prisnin menget e bluzave dhe te nxirnin krahet jashte; po ashtu te lidhnin ne koke nje shami. Keto ishin shenjat qe do te dallonin nje armik nga nje mik sepse shume nga ushtaret qe ishin derguar te shtypnin revolten greke ishin shqiptare myslymane qe visheshin, pak a shume, njesoj si arvanitasit dhe greket e zones. Permeteper shume nga ata i perdornin te dy gjuhet, si greqishten ashtu dhe shqipen. Greqishten e flisnin ne shtepi si gjuhen e nenes shume familje shqiptare pavaresisht besimit fetar. A mund te quhet dikush shqiptar vetem sepse flet shqip ? Por kur ai flet 3 gjuhe dhe jeten ja fal, bie fjala Greqise, si quhet ai ? Shkaterimi i Perandorise Otomane coi ne lindjen e shteteve te reja Ballkanike. Keshtu qe popullata te ndryshme kishin preferenca te ndryshme bazuar ne tradita kulturore, shpirterore, ekonomike, lidhje familiare, etj. Shume banore te zonave te qojtura Epiri i Veriut kishin patur lidhje shekullore me boten helene dhe natyrisht do te preferonin ti bashkengjiteshin asaj. Vitet 1913-1914 jane te mbushura me perpjekje per te realizuar keto qellime. Nuk mund te mohoet dhuna dhe shkaterimet qe pesoi vendi ne keto vite por Historiografia Shqiptare eshte shume e njeaneshme ne kete drejtim. Mjafton te lexosh shtypin e kohes dhe do te vesh re se jo vetem te krishteret orthodokse por edhe shume banore myslymane konsideronin bashkimin me Greqine si variantin me te mire qe ju afronte shansi. Nuk dua te zgjatem shume ne kete pike. Kliko ne foton e meposhtme per te pare nje pershkrim te vizites te Mbretit te Greqise ne zonat e Epirit te Veriut/Shqiperise jug-lindore ne vitin 1913. Banoret e kishin mirepritur me flamuj, lule, kenge dhe valle. Momenti i fiksuar ne foto eshte ne Korce, prane kishes se Shen Gjergjit, qe sot nuk egziston me. Filmi eshte pa ze. Kliko ne foto Ndarsa fotografite e shkeputura nga nje liber i René Puaux tregojne nje manifestim ne Gjirokaster, dhe tjetra pritjen gjate rruges per ne Pikerini/Piqers. Maj 1913 Nje dokument shume interesant eshte deklarata e emigranteve nga zonat e Korces dhe Kolonjes me banim ne Amerike nepermjet te ciles ata i kerkonin Koferences se Paqes ne Paris, (ne vitin 1919), qe vedlindjet e tyre ti bashkoheshin Greqise. Ishin afersisht 2000 burra qe firmosen ate kerkese. Personalisht, kam arritur qe ne mes te emrave te shumte te gjej disa persona dhe te aferm nga fshati im i origjines, Prodani. Dikush tjeter mund te gjeje ndonje te njohur te tij. Eshte e pamundur te kthehem mbrapa ne kohe dhe ti pyes ata se perse kerkonin bashkimin me Greqine. Ma merr mendja se kane patur disa arsye madhore. Apo thua ti kete paguar 'greku' ? Dokumentat paraqiten me poshte. 1/1 1/1 1/1 Kane kaluar afersisht 100 vite qe kur Shqiperia u njojt perfundimisht si shtet i pavarur me kufij plotesisht te percaktuar. Sot, vendi eshte antar i disa nga organizatave me te fuqishme boterore qe e bejne akoma me te sigurt integritetin e tij. Koha e ndryshimit te kufijve ka mare fund dhe integrimi europian eshte i vetmi shans drejt progresit. Perse pikerisht ne keto momente eshte rritur kaq shume retorika ekstremiste ? A mund te zgjidhen problemet duke 'harruar' historine e perbashket shekullore dhe ndare shtetasit ne 'miq' dhe 'armiq' ? Si perfundim, dua te sjell nje paralelizem historik: Ne vitin 1832, Asambleja Nacionale e Greqise pranoi si mbret te vendit nje aristokrat te huaj. Behej fjale per princin 17 vjecar Otto, djalin e dyte te Mbretit te Bavarise Louis I. Kur shkoi ne Greqi, ne Shkurt te vitit 1833, djaloshi Otto mori me vete shume keshilltare dhe disa qindra ushtate mercenare. 108 vite me vone trupat e Hitlerit pushtuan Greqine. Oficeret 'SS' ne kerkim te 'gjakut te paster arian' zbuluan se nje pjese e pasardhesve te mercenareve te Ottos(9) jetonin ne nje zone prane Athines. Te zhgenjyer, oficeret e Gestapos, (vete Heinrich Himmler u morr me kete pune), vune re se shume nga bavarezet e dikurshem ishin transformuar ne greke; kishin humbur gjuhen, traditat dhe konvertuar ne te krishtere orthodokse. Akoma dhe me keq, disa nga ata i priten gjermanet si pushtues dhe jo si clirimtare. Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shkrimit 1- Foreign Relations, 1946, Volume 6, Faqe 20. Resolution No. 82 - “Resolved, That it is the sense of the Senate that Northern Epirus (including Corytsa) and the twelve islands of the Aegean Sea, known as the Dodecanese Islands, where a strong Greek population predominates, should be awarded by the peace conference to Greece and become incorporated in the territory of Greece.” 2- Apostolos Arsakis (1792–1874), lindur ne Hotove, prane Gjirokastres. Nje nga finacuesit me te medhenj ne krijimin e sistemit edukativ te shtetit te ri Grek. Ai kontiboi fuqimisht ne arsimimin dhe emancipimin e vajzave greke. Arsakis insistonte se standartet e larta ne arsim jane baza e zhvillimit te vendit. Ne shenje nderimi, emri "Arsakio/Arsakeio" i eshte vene nje institucionit edukativ qe permbledh shume shkolla ne Greqi dhe jashte saj. 3- Evangelos Zappas (1800–1865), lindur ne Labove te Madhe, prane Tepelenes. Nje personalitet i njohur boterisht si iniciator i rilindjes se Lojrave Olimpike. Gjate revolucionit Grek ai ishte luftetar aktiv dhe mik personal i Marko Bocarit. Me vone ai financoi projekte madhore qe lidheshin me sistemin edukativ ne Greqi dhe me gjere. Sot, cdo banor i Athines e di ku bie 'Zappio', por mbase shume pak e dine zanafillen e emrit. 4- Kostantinos Zappas (1814-1892), lindur ne Labove te Madhe, prane Tepelenes. Njihet si nje nga iniciatoret e perpjekjeve per ri-lindjen e Lojrave olimpike. Sponsorizues i madh i edukimit si ne Greqi ashtu dhe jashte saj. Ai vazhdoi ne gjurmet e kusheririt te tij. Evangelos Zappas. Ne Athine, perpara nderteses te 'Zappios', ne shenje mirenjohje, jane ngritur 2 statuja, njera e Evangjelios dhe tjetra e Kostantinos Zappas. 5- Kristakis Zografos (1820-1896), lindur ne Qesarat, prane Tepelenes. Ishte nje bankier i fuqishem. Ai dhuroi shuma te medha per zhvillimin e shkollave greke ne Kostandinopoje/Stamboll dhe ne zona te tjera te Perandorise Otomane. Ne fshatin e tij te lindjes, Zografos themeloi 'Kolegjin e Vajzave' ne bankat e te cilit mesuan dhe u pergatiten shume mesuese te gjuhes greke. 6- Georgios Sinas (1783-1856) lindur ne Voskopoje. Ishte nje bankier i degjuar ne Austri. Themeloi Institutin Nacional te Kerkimeve Shkencore ne Greqi. Dhuroi shuma te medha per organizata edukative si shkollen Arseiko, Universitetin e Athines, institucione shendetsore, arkeologjike, etj. Mbreti Otto e emeroi ate Ambasador te Greqise ne Austri. 7- Simon Sinas (1810-1876) lindur ne Vienna. Djali i Georgios Sinas. Ai mbajti funksione te rendesishme ne sistemin bankar Austriak. Ashtu si i jati, ai mbajti postin e Ambasadorit grek ne Austri. Simoni ishte nje pasionant i astronomise dhe sponsorizues i institucioneve kerkimore. Per nder te tij nje krateri ne Hene i eshte vene emri 'Krateri Sinas'. Ne planin fetar ai kontriboi ne ndertimin e disa kishave te degjuara. 8- Filmi nga ku eshte shkeputur ky fragment titullohet "Me greket ne vijen e frontit" / "With the Greeks in the Firing Line". Aty pasqyrohen luftimet e ushtrise greke ne frontet e Luftes Ballkanike. Qe nga minuta 1:03:48 dhe deri ne perfundim treghet vizita e Mbretit Grek Konstantin I, ne zonat e Epirit te Veriut/Shqiperise Juglindore ne Maj te vitit 1913. 9- Otto e mbajti titullin mbret i Greqise per 30 vjet dhe 149 dite. Ai u largua nga Greqia ne vitin 1862 mbas nje revolte qe filloi per c'kurorezimin e tij.

  • Albanasit Aziatike | Mendime

    Shqiptaret dhe albanasit aziatike; nje trillim apo lidhje reale ? Albanasit Aziatike Disa jave me pare, ne median e shkrojtur dhe vizive u ndez nje debat i ashper rreth 'origjines aziatike' te shqiptareve. Tonet e diskutimit ishin te nxehta, kryesisht sepse kjo hipoteze ishte shfaqur ne nje gazete greke. A do te reagonin njesoj historianet shqiptare, me ne krye Znj. Kocaqi, ne se kete teori do ta kishte publikuar nje gazete amerikane ... Do apo s'do dikush, shume shqiptare kane origjine aziatike dhe ketu nuk ka azgje per tu cuditur, perkundrazi do te ishte habi e madhe ne se do te kishte ndodhur e kunderta. Ne fund te shkrimit do te gjeni nje shenim rreth perberjes gjenetike te shqiptareve dhe disa popujve te tjere ballakanike. Teoria e origjines aziatike te shqiptareve eshte e vjeter. Ate e kane trajtuar figura te njohura boterore si psh, papet e Romes ne kohen e Skenderbeut, historiane dhe studjues te shumte, udhetare te epokave te ndryshme, etj. Ne 'Kronika e Nurembergut', te botuar ne vitin 1493, thuhet: "Dikur Albania ishte pjese e Maqedonise dhe i perkiste asaj. Ne te gjenden 2 qytete qe dikur kane qene te famshme, Dirachium (Durres) dhe Apollonia. Gjuha e banoreve te ketij vendi nuk kuptohet as nga greket dhe as nga wends (Sllavet). Ne besojme qe keta njerez kane ardhur nga Albania qe ndodhet afer Colchis ne Scythia-n Aziatike. Kjo ka ndodhur ne kohen kur fise dhe popuj barbare ne menyre te vazhdueshme dhe intensive sulmonin dhe keqtrajtonin hapesirat greke dhe romake" . Bile, Enver Hoxha ne kujtimet e tij shkruante se kur ai takoi Stalinin, ky i fundit pyeti ndihmesit e tij ne se Albanasit e Ballkanit kishin lidhje me ata te Kaukazit ... Personalisht mendoj se ka nje lidhje midis popullatave antike te Kaukazit dhe disa popullatave ballkanike, perfshi dhe shqiptaret e sotem. Ne kete shkrim une do ti referohem 3-4 historianeve dhe studjuesve te degjuar. Nga punimet e tyre do te vecoj disa te dhena dhe ide qe mbeshtesin lidhjen ne fjale. Po e filloj me John Cam Hobhouse (1), mik i ngushte dhe bashkeudhetar i Bajronit, qe ne fillim te viteve 1800 vizitoi disa zona te Albanias se atehersheme. Ai shkruan: “Nga sa eshte thene me perpara, eshte e priteshme qe Albania (Shqiperia) te jete e populluar nga perzierje nacionalitetesh te ndryshme te perbera nga pasardhes te grekeve, romakeve, goteve, vandaleve, spanjolleve, italianeve, bullgareve dhe otomaneve. Kjo eshte shume e vertete. Ndryshimet qe egzistojne ne sjellje dhe menyre jetese, besim dhe gjuhe, vecojne banoret e zonave te ndryshme nga njeri-tjetri. Mendoj se eshte karakteri i qojtur Scythian (2) , qe mund te kete mbijetuar ne zonat malore, te cilin turqit e emerojne "arnut', greket 'alvaneles' dhe ne (anglezet) albanian ose albanese, qe vecon nga te tjetet dhe qe une dua ta trajtoj me tej. Bazuar mbi ato qe shoim sot, eshte e veshtire te percaktohet ne se 'arnut' (arnauti) eshte pasardhes i popullatave qe dikur banonin ne zonat midis Iberia dhe Detit Kaspik. Shume pak mund te pritet qe vete shqiptaret (albanians) te jene familiare apo te kene ndonje ide rreth origjines se tyre" . Ne mbrojtje te hipotezes se origjines aziatike te 'arnauteve-arvanitasve-albanasve' Hobhouse citon Strabo-n, gjeografin e degjuar te antikitetit. Gjithashtu, per ta bere me te lehte perceptimin e vend ndodhjes se Albanias Aziatike po paraqis nje harte qe e gjeta ne Internet ku kam bere dhe shenimet perkatese. Kush ishte Strabo ? Strabo ka jetuar 2,000 vjet te shkuara. Kuptohet qe nje pjese e informacionit qe shfaqet ne librin e tij eshte akoma me i hershem. Pra behet fjale per nje informacion rreth 2,500 vjecar. Trashe-trashe, mund te thuhet se Albania Aziatike ka egzistuar si term gjuhesor me perpara se Albania Ballkanike. A ka patur nje lidhje te drejtperdrejte midis tyre ? Nje pergjigje e sakte mund te vije vetem nepermjet studimeve shkencore dhe jo fantazive nacionaliste. Le ti kthehemi Strabos; nga vepra e tij madhore 'Gjeografia', libri i 11-te, po permend disa paragrafe, qe une mendoj se ne menyre te terthorte mbeshtesin teorine e lidhjes te albanasve aziatike me ata ballkanas. Citatet e Strabos, qe jane ne ngjyre te verdhe, shoqerohen nga komentet e mia ne ngjyre te bardhe. "Ne krahasim me iberianet, albanasit jane te prirur nga aktivitetet blegtorale dhe menyra e tyre e jeteses eshte me e perafert me ate te popullatave nomade. Ata jane me pak agresive, (se iberianet - shenimi im), dhe kjo eshte arsyeja se perse ata perpiqen ti shmangen luftrave. Ata jetojne midis Iberise dhe Detit Kaspik" . Strabo thote se pjesa veriore e hapesires ku banojne albanasit, mbrohet nga vargmalet e Kaukazit, ndersa "... zgjatimi malor qe gjendet prane detit, (Deti Kaspik - shenimi im), ne pergjithesi njhet si Ceraunian" . Ne jug te Shqiperise, prane brigjeve te Detit Jon, gjenden malet e quajtura me te njejtin emer; Ceraunian . Historianet dhe gjeografet e lashte greke i emeruan keto 2 vargmale, (qe ndodheshin ne pozicione te ndryshme gjeografike), me te njejtin emer; Κεραύνιαν - qe do te thote malet e vetetimave. Te kene patur lidhje keto dy emerime ? Mbase po, mbase jo ... Legjendat dhe hipotezat jane nga me te ndryshmet. "Ndoshta njerez qe jetojne ne kete menyre nuk kane nevoje per det; dhe ne te vertete ata nuk e shfrytezojne ne menyren e duhur as token e tyre". Fenomene tipike shqiptare; shqiptaret e vjeter nuk jane shquar as si detare dhe as si kultivues tokash. Kjo duket qarte nga emerimet e mjeteve/paisjeve lundruese dhe veglave te punimit te tokes qe jane huazuar nga greqishtja, latinishtja dhe sllavishtja. Ne te njejten kohe, shqiptaret e hershem kane qene blegtore te mire. "... sipas atyre qe kane vizituar kete vend, menyra e tyre e jeteses pershkruhet si Cyclopeian ". Ne kete rast, Ciklopian do te thote se banoret ndertonin banesa/fortifikime masive, me gure te medhenj. Ne Shqiperi ka disa raste te tilla; nuk dihet kush ishin ndertuesit e tyre. Disa thote se ato i ndertuan iliret. Te tjere thone se ato i ndertuan pellazget. Ne se une them se i ndertuan 'albanasit e kaukazit'; kush mund te sjelle nje prove shkencore dhe te provoje te kunderten ? Strabo shkruan se aftesite bujqesore te albanasve aziatike nuk egzistonin; "... edhe ne rastin kur toka plugohet, ajo nuk plugohet me plug hekuri por me nje cope druri te gjetur ne natyre qe ka forme te mprehte" . Prapambetja bujqesore e fshatarit shqiptar eshte e miredokumentuar deri ne kohet moderne; ndersa plugu prej druri eshte permendur nga udhetare te viteve 1900 ... "Banoret e ketij vendi jane jashtezakonisht te lezetshem dhe trupmedhenj. Ata jane te sinqerte ne mardheniet midis tyre dhe nuk behen mercenare. Ne pergjithesi ata nuk perdorin monedha dhe as dine te numurojne me shume se 100. Biznesin ata e bazojne ne shkembimet 'mall me mall' dhe jetojne pa shume kokecarje. Keta njerez nuk jane familiare me matjet e perpikta dhe peshat dhe nuk bejne plane per lufte, qeverisje te vendit apo aktivitete bujqesore. Megjithate, ata luftojne si kembesore dhe kalores me armatim te lehte dhe te rende, njesoj sic bejne armenet". Disa fise qe jetonin ne veri te Shqiperise shembellenin me keto pershkrime, si per nga karakteristikat fizike ashtu dhe nga mentaliteti apo aktiviteti jetesor. Persa i perket shkencave te sakta dhe tregetise se bazuar ne monedha vendase, mungesa e tyre ka qene evidente. Ne fushen e ndertimit; dihet se muratoret shqiptare i matnin muret me pellembe, ndersa fshataret shkembenin mallrat e tyre ne pazar deri ne fillim the shekullit te 20-te. Nje udhetar amerikan shkruante se ai ishte cuditur kur ne nje treg ne Vlore vuri re se kjo forme antike e te berit tregeti vazhdonte te funksiononte akoma deri ne vitin 1904. "Per sa i perket Perendive, ata nderojne Helius, (Diellin), Zeus dhe Selene, (Henen); por Henes i falen ne menyre te vecante ..." Do te ndalem ne vecanti tek Hena dhe Dielli. Mendoj se keto dy elemente jane 'Perendite' e vjetra qe 'albanasit aziatike' sollen me vete nga vendi i origjines dhe ja u lane si trashegimi 'albanasve ballkanike' dhe si rrjedhim shqiptareve te sotem. Ne kete pike do te sjell per reference dhe krahasim disa fragmente nga libri i Edith Durham te titulluar: " Some tribal origins, laws and customs of the Balkans" (Origjina e disa fiseve, ligjeve dhe traditave ballkanike) , qe une i shoh si materiale shume 'intriguese' per te mbeshtetur teorine e siper permendur. Durham shkruan: "Ne Shqiperine veriore, vura re se c'do grua katolike qe ju perkiste fiseve te medha, Kastrati, Shkreli, Hoti, Gruda dhe Klementi, (pervec rasteve kur grate ishin shume te varfera), kishin te qepur si zbukurim, ne pjesen ballore te kapelave te tyre, nje hene te madhe argjendi. Ky dekorim mund te ishte dhe nje qendisje e ngjashme me henen dhe mbi te nje yll i madh. Kur i pyeta se perse mbanin simbole turke, ato bene kryqin dhe te revoltuara u pergjigjen: "Ne e mbajme dhe gjithmone e kemi mbajtur ate. Nuk eshte simbol turk. Ne jemi katolike te mire". Ato deklaruan se ishte nje tradite "shume e vjeter", dhe ne kete pike ato kishin plotesisht te drejte. Me sa kemi pare, simboli i diellit dhe henes ne Ballkan eshte shume i vjeter dhe para-daton ndikimin turk. Nje gje tjeter qe zbulova ne shumicen e ketyre fiseve, si burrat si grate, bejne tatu ne shpinen e dores, ne krahe ose ne gjoks, (Shpesh here ne te gjithe zonat e trupit qe u permenden me pare). Tatuazhi eshte nje kryq, por jo nje kryq i thjeshte. Kryqi ka nje gjysme hene mbi dhe nen te, ose fundet e tij mbarojne me rrathe te vegjel, si ne ato te treguara ne monedhat bizantine. Ne disa raste 'krahet' e kryqit mbarojne me rrathe dhe ne disa me gjysme-hene, ose disa here kryqi ndodhet brenda nje rrethi" (3) . Ne fotot e meposhtme tregohen 3 gra nga Shqiperia e Veriut qe ne zbukurimet e tyre qe mbajne mbi balle kane te qendisur shenjen e gjysem-henes dhe te nje ylli. Ne faqet e librit me titull "Some tribal origins, laws and customs of the Balkans", tregohen disa nga skicat dhe shenimet e shumta qe Durham beri kur vizitoi Shqiperine Veriore (Shih me poshte). Interesante jane pershkrimet e kryqeve, simboleve te ngjashme dhe tatuve qe benin kryesisht besimtaret katolike. Ne skicat e saj, ne njeren apo ne tjeteren forme, tregohen 2 elemente te vecante, Hena dhe Dielli, simbole qe vete ajo thote se historianet e antikitetit i lidhin me Scythians, dege e te cileve ishin dhe 'Albanasit Aziatike'. Nje tjeter pershkrim 'intrigues' i Durham gjendet ne librin me titull "High Albania and its customs in 1908", (Shqiperia e siperme dhe traditat e saj ne vitin 1908), ku ajo shkruan: "Gjithesej une vizitova 24 fise dhe ne shume raste une isha me fat te mblidhja material te detajuar rreth origjines te fisit perkates. Keto fise jane te ndara ne disa grupe te vecanta. Grupi i pare qe une vizitova ishte Malesia e Madhe, nje vend me male madheshtore. Ketu ka pese fise te medha dhe tre te vegjel. Kater nga pese grupet e medha tregojne se para-ardhesit erdhen nga Veriu se bashku me familiet e tyre, trembedhjete apo katermbedhjete breza te kaluar per t'ju shmangur avancimit te Turqve. Ne disa raste ata gjeten toke te pa-populluar dhe u vendosen aty. Ne raste te tjera ata luftuan me burrat qe gjendeshin ne ato vende dhe perfundimisht u vendosen midis tyre. Banoret e meparshem keta i quajne Anas, fjale qe ne fjalorin e fundit Alban intepretohet si autoktone. Ata tregojne se Anas ishin shume te forte dhe aktive; mund te kaperxenin me nje kercim gjashte kuaj dhe hanin lende lisi (4) dhe mish kali. Te ardhurit u perzjene me Anas. Disa shtepi ne fisin Hoti rrjedhin direkte nga burrat Anas. Te gjitha keto fise (Shkreli, Hoti, Gruda, Kelmendi) tregojne se para-ardhesit e tyre erdhen nga nje zone jo saktesisht e njohur e Bosnjes ose Hercegovines". Kush ishin "Anas-it" ? Nje e dhene spikat mbi te tjerat; ata hanin mish kali . Greket dhe popullatat qe kishin lidhje me ta nuk e hanin mishin e kalit. Per ta kali ishte nje krijese superiore; sibol i bukurise dhe krenarise ! Ndersa 'Albanasit Aziatike' e hanin ate. Herodotus, gjeografi dhe historiani i degjuar grek qe jetoi 5 shekuj para Eres Kristiane shkruan: "Ata (Skithians) sakrifikonin te gjitha llojet e kafsheve dhe bagetive, por kryesisht ata sakrifikonin kuajt" . Eshte i miredokumentuar fakti qe skithianet hanin mishin e kalit dhe pinin qumeshtin e peles, fenomene te pa njohura per popullatat ballkanike te kohes respektive. Herodotus shkrojti gjeresisht per Skithians; ai permend dhe fenomene te tjera te ngjashme me ato qe pershkruan Edith Durham, si psh tatuazhing. Ai thote se per Skithianet: "Tatute ishin shenja superioriteti. Mospatja e shenjave te tilla tregonte origjine te ulet klasore" . Kete konkluzion e arrin dhe Edith Durham kur permend tatute e shqiptareve ne veri te vendit. Nga sa u tha me siper, mendoj se egziston nje baze e mjaftueshme historike mbi te cilen mund te mbeshtetet teoria e lidhjes se 'Albanasve Ballkanas' me ata 'Aziatike'. ***** Teorite antike jane nje burrim i vlefshem informacioni por cfare thote shkenca e shekullit te 21-te ? Nga nje studim(5) interesant rreth lidhjes dhe raporteve gjenetike te popullatave ballkanike shkeputa nje grafik qe tregon grupet e DNA-se te meshkujve qe sot banojne ne shtetet respektive. Artikulli i plote, ne gjuhen angleze, gjendet KETU . Nga 13-te popullatat e testuara, shqiptaret e Shqiperise , bullgaret dhe jevgjit e Hungarise jane grupet me te perzjera. Sipas grafikut te treguar me poshte, keto popullata jane perbere nga 9-te grupe kryesore DNA-je. Popullatat e tjera kane nga 8-te grupe. Gjithashtu, i njejti studim thote se shqiptaret e Shqiperise dhe greket kane mids tyre ngjashmeri te konsiderueshme gjenetike, dhe kjo eshte me se e kuptueshme. Keto popullata kane jetuar prane njera tjetres per shume dhe shume shekuj. Personalisht, une jam 'anetar' i grupit E1b1b qe eshte i pranishem kudo ne Ballkan(6). Megjithese studimi qe ju referova me siper eshte i kufizuar, prape se prape eshte nje punim shkencor dhe jo thashethem kafeneje apo studjoje televizive qe perpiqet te mbaje shikueshmerine duke ju dhene hapesire teorive nga me te cuditeshmet ... Si konkluzion do te thesha se popullatat kane levizur dhe jane perzjere me njera tjetren qe ne kohen qe nuk mbahen mend. Edhe ne se pranoj teorine qe shqiptaret jane pasardhes te iliro-pellazgeve, nje fare dhe race e vecante dhe 'kerthiza' e civilizimit, mundet dikush te me tregoje se ku jane ata te vendosur ne grafikun e mesiperm ? Shenime dhe sqarime 1- John Cam Hobhouse - A Journey through Albania, and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Constantinople, during the years 1809 and 1810 "From what has been premised, it may be suspected that Albania must be inhabited by a mixture of different nations-composed of the descendants of Greeks, Romans, Goths, Vandals, Spaniards, Italians, Bulgarians, and Ottomans. This is very true; and a difference of manner and disposition, religion and language, distinguishes the inhabitants of the various districts: yet it is that I presume, be called the Scythian character, that which may, prevails throughout these mountainous regions, and it is of him, whom the Turks called Arnoot, the Greeks Alvaneles, and we Albanian, or Albanese, that I purpose to give some account. Whether the Arnoot be a descendant of the people formerly inhabiting the country between Iberia and the Caspian Sea, will hardly be decided by any acquaintance with his present charcharacter. As little is it to be supposed, that the Albanians are acquainted with, or even bazard a guess at, their own origin". 2- https://en.wikipedia.org/wiki/Scythia 3- Edith Durham - Some tribal origins, laws and customs of the Balkans. Faqe 121 4- Historianet antike shkruanin se skithians piqnin lendet e lisit duke menduar se tymi i tyre kishte veti hipnotizuese. 5- A glance of genetic relations in the Balkan populations utilizing network analysis based on in silico assigned Y-DNA haplogroups. https://www.sciendo.com/article/10.2478/anre-2018-0021. Faqja eshte vizituar per here te fundit ne Korrik, 2021. 6- Bazuar ne faqen: https://www.eupedia.com/europe/Haplogroup_E1b1b_Y-DNA.shtml , ky grup DNA-je e ka perqendrim me te larte ne Afriken Veriore. Jashte Afrikes, perqendrimi me i larte eshte ne Kosove. Harta e meposhtme jep nje ide me te qarte. Korrik, 2021

  • Athinaja jetime, komuniteti Orthodoks dhe "vula" Otomane | Mendime

    Athinaja jetime, komuniteti i Krishtere dhe “vula” Otomane Nje miku im gjate kerkimeve te tij neper bibloteka dhe arkiva te ndryshme ne Shqiperi, kishte gjetur nje shkrese te vjeter te shkrojtur ne Greqisht. Dokumenti mbante daten 18 Qershor, 1907 dhe ishte perpiluar nga nje dore e kujdeseshme. Shkresa ishte ne Greqishten “kishtare”, forme kjo e veshtire per tu kuptuar nga nje njohes i gjuhes se sotme Greke. Kerkova ndihme nga disa njerez per “perkthimin” e saj dhe fatmiresisht me ne fund ndihma arriti. Nje studiues i njohur Grek, Zt. L Psomas, per te cilin une do te flas me poshte, me beri nje permbledhje te shkurter te dokumentit permbajtja e te cilit te them te drejten me preku dhe me beri te mendoj … Perpara se te vazhdoj me dokumentin do perpiqem te pershkruaj sitemin ligjor te atyre viteve. Gjate periudhes Otomane ceshtjet e vogla ligjore zgjidheshin nga gjyqe “fetare” bazuar ne llojin e fese qe komuniteti ushtronte. Pra, qytetaret/fshataret gjykoheshin nga nje sistem gjyqesor qe mbeshtetej ne ideologjine dhe parimet fetare qe “mileti” besonte. Zbatimi i vendimeve gjyqesore kryhej nga autoritetet Otomane qe perfaqesonin nje shtet laik. Autoritetet Otomane nuk pyesnin kush ishte kush, por zbatonin rregullin dhe ligjin e asaj kohe. Jo se cdo gje ishte mire dhe drejt por kjo ishte cfare Otomanet perpiqeshin te benin. Cdo fshat, apo grup besimtaresh, perbente nje bashkesi ne krye te se ciles qendronte nje “koke” (drejtues) qe komuniteti e kishte zgjedhur vete. “Kokat” drejtuese te zonave nuk ishin antare te sistemit klerikal por kishin mardhenie dhe ko-operonin me kishen dhe organizmat e saj. Drejtuesi kryesor apo "koka" e ketyre drejtuesve te vegjel, qe perfaqsonin besimtaret e Krishtere Orthodokse qe jetonin ne hapesirat e kontrolluara nga Perandoria Otomane, ishte Patriarkana ne Stamboll (Kostandinopoje). Pikerish ky lloj organizimi komunitar dhe sistem drejtesie reflektohet dhe ne dokumentin ne fjale, qe tregohet me poshte. Perse ben fjale dokumenti ? Dokumenti eshte nje peticion qe fshataret e fshatit Melan, qe ne ate kohe bente pjese ne Kazane e Permetit, i drejtojne Dhespotit (Metropolitanit) te Korces dhe Permetit, Hiresise Gjervasius. Letra i referohet nje vendimi qe gjyqi i komunitetit Orthodoks kishte arritur por qe nuk ishte zbatuar akoma. Fshataret e Melanit nepermjet letres i kerkojne Dhespotit qe te beje te gjitha perpjekjet e duhura dhe te nevojshme qe autoritetet laike Otomane te zbatojne vendimin ashtu sic thote ligji. Nje permbledhje e shkurter e dokumentit Athina Vasiliu, nje jetime fill e vetme dhe pa asnje te aferm, banuese e Melan-it, (Fshat afer Permetit), me ndihmen dhe mbeshtetjen ekonomike te fshatit u martua me Argjir Efthimin banues i fshatit Strumec. Cifti jetoi se bashku rreth nente muaj. Per arsye ekonomike, Argjiri u largua te punoje diku dhe e la gruan e tij ne shtepine e te jatit me besimin se ky i fundit do te kujdesej per te. I jati i Argjirit, i qojtur Efthim Mikail, pas pesembedhjete ditesh e nxori nga shtepia gruan e te birit. Ai e braktisi ate ne mes te rruges midis fshatrave Strumec dhe Melan. Keshtu qe Athinaja mbeti ne kuptimin me te plote te fjales “ne mes te rruges”, ne gjendje te mjeruar, e mbytur ne dhembje dhe lot. Dokumenti thote se vjehrri i Athinase, Efthim Mikail, ishte nje person me karakter te keq. Ai ishte martuar dhe ndare disa here dhe per momentin ai mbante ne shtepine e tij nje grua tjeter me te cilen nuk kishte vene kurore. Komuniteti i Melanit hapi gjyq kunder Efthimit. Kuptohet qe gjyqi u zhvillua para nje perfaqesie fetare Kristiane Orthodokse dhe kishte me shume vlera morale dhe shpirterore sesa ndeshkuese. Efthimi nuk i mohoi veprimet e tij dhe insistoi qe nuk do ta pranonte gruan e te birit te kthehej ne shtepi. Permeteper, ai tha se mund ta bente “hasha” te birin. Vendimi qe gjyqi mori ishte ky: - Efthimi duhet ta merrte gruan e te birit ne shtepi dhe ta mbante ate deri sa te kthehej i shoqi i saj, Ose, - Ti paguante Athinase nje shume te caktuar mujore. Efhimi nuk pranoi as njeren, as tjetren. Ne kete pike, komunitetei i Melanit i drejtohet priftit te zones qe ishte dhe perfaqsuesi i Dhespotit. Ata i kerkuan atij qe ti drejtohej administrates laike Otomane dhe te kerkonte zbatimin e vendimit gjyqesor. Me sa duket, prifti nuk ishte i gatshem te bente kete gje. Mungesa e reagimit te priftit e shtyu komunitetin ti drejtohej Dhespotit. Komuniteti kerkonte qe Dhespoti vete personalisht te nderhynte dhe te bente te pamunduren qe vendimi i gjyqit te zbatohej ashtu sic thoshte ligji. Ne menyre qe ta benin peticionin e tyre nje ceshtje serioze ata jo vetem qe e pregatiten dhe firmosen dokumentin ne fjale, por kerkuan ndihme edhe nga kazate fqinje si ajo e Kosturit dhe Permetit. Duket qarte qe mbeshtetja ishte unanime dhe masive. Pervec vules dhe firmes te “kokes” drejtuese Melanit ka dhe dhjete drejtues te komuniteteve te tjera qe vulosen dhe firmosen kete peticion. Rasti i Athinase dhe raporti historik i te kaluares me te sotmem Ky rast, qe nuk ishte i vetmi, (kam ne dispozicion kopjet e disa dokumentave te ngjashem), tregon se ne historine e sotme Shqiptare vlerat dhe meritat e institucioneve fetare, gjate kohes se Perandorise Otomane, anashkalohen dhe tjetersohen. Eshte e zakonshme qe Otomanet pershkruen si injorante, te pagdhendur … per te mos thene me shume. Vertet qe vulat ne peticion kane te shkrojtura ne Turqisht me alfabetin Arab por ato jane simbol i nje organizimi shteteror qe funksionoi per shume, shume kohe. Nuk ma merr mendja se vulat e burokracise te sotme Shqiptare kane ndonje efekt me te mire kur vjen rasti i njerezve ne nevoje apo te braktisur. Ne “studimet” e historianeve zyrtare, sistemet fetare, qofshin keto te Krishtera apo Myslymane, karakterizohen si dashakeqe, me objektiva anti-Shqiptare dhe emertimet vazhdojne e vazhdojne … Nje pjese e ketyre historianeve apo dhe politikaneve Shqiptare injorojne faktin qe kane qene pikerisht keto organizime fetare, ne rastin konkret Kisha Orthodokse, qe kane lojtur rolin e edukatorit dhe gjykatesit te antareve te tyre per shekuj te tere. Kuptohet qe kjo histori ka shume ane dhe mbas pamjes se pare ka “gjera” te tjera, por roli pozitiv qe kisha Orthodokse ka lojtur ne kete kendveshtrim eshte i pakundeshtueshem. ***** Fshati Melan sot nuk egziston, mbase fshati Strumec po ashtu. Ne vend te Melanit te dikurshem kane mbetur disa grumbuj guresh te mbuluar nga ferrat dhe harresa. Ky dokument, i njeqind e dhjete viteve te kaluara, me kthen mbrapa ne kohen kur Melani kishte banoret, shtepizat, kishezen apo kishezat e tij dhe jeta rridhte me te mirat dhe te keqijat e saj. Peticioni me ve ne kerkim te Athinase te pafat. E imagjinoj ate, aty “ne mes te rruges”, e braktisur nga ai qe duhet te ishte mbrojtesi i saj, e kerusur nen peshen e fatit te keq dhe dua ti jap doren e ta ndihmoj te ngrihet. Por me teper, do te desha tju shterngoja doren gjithe atyre qe u perpoqen ta ndihmonin dhe ti jepnin shprese Athinase, jetimes se varfer, qe me vuajtjet e saj bashkoi shume komunitete Orthodokse ne kerkim te se drejtes. Dy fjale rreth shkrimit dhe ndihmes te Zt. Psomas Ne nje pjese te mire, ky shkrim eshte bazuar ne nje permbledhje qe Zt. Lambros Psomas i beri dokumentit te treguar me lart. E falenderoj ate dhe nje here per durimin, deshiren per te ndihmuar dhe profesionalizmin e treguar. Nje profil te detajuar te tij, ju do ta gjeni ne kete link: https://winchester.academia.edu/LamprosPsomas

  • Vdekja e Zeze dhe Perandorite | Mendime

    "Vdekja e Zeze" dhe Perandorite Mbase Vdekja e Zeze ne Lindjen e Mesme nuk krijoi probleme fetare, sociale, politike ose ndryshime ne format e edukimit si ato qe krijoi ne Evrope, por prape se prape efektet e saj nuk ishin me pak dramatike. Se bashku me nje seri te njepasnjeshme epidemish, Vdekja e Zeze luajti nje rol kryesor ne ngritjen e Perandorise Otomane. Otomanet (Ottomans) u shfaqen nga nje principate ne Anatoline Perendimore, aty nga fundi i shekullit te trembedhjete. Brenda nje shekulli e gjysem ata arriten te shkateronin Perandorine Bizantine, absorbonin pjesen me te madhe te principatave fqinje te Anatolise, pushtonin hapesira tokesore te madha ne Jug-Lindje te Evropes dhe ushtronin kontroll ne dy kontinente, nga nje qender qe ata themeluan ne Kostandinopoje (Constantinople), ish kryeqytetin e Kristianizmit Lindor. Otomanet kishin "gllaberuar" teritore te medha Bizantine bile qe perpara gjysmes se pare te shekullit te katermbedhjete, perfshi Bursen (Bursa) qe ishte kryeqyteti i tyre i pare (viti 1326); Nicaea (Iznik - viti 1331); dhe Nicomedia (Izmir, viti 1337). Por, shumica e pushtimeve te rendesise strategjike ndodhen pas Vdekjes se Zeze. Ketu futen Gallipoli ne vitin 1354, i cili ne vitin 1365 u be kryeqyteti i dyte i Otomaneve; Thraken (Thrace) dhe Maqedonine (Macedonia), respektivisht ne vitet 1370 dhe 1380; pjese te medha te Ballkanit, perfshi Sofian (ne Bullgari), Shqiperine ne vitin 1385, pjesen dermuese te Serbise ne vitin 1389, Selanikun (Thessaloniki) ne vitin 1387 te cilin Otomanet do ta humbnin dhe rimernin perseri ne vitin 1430 (82). Vdekja e Zeze ishte shkateruese per Shtetin Bizantin. Smundja u shfaq ne Anatoli nga fundi i vitit 1346 dhe arriti ne Kostandinopoje ne vitin 1347. Ashtu si dhe ne Evrope, Vdekja e Zeze zhduku nje pjese te konsiderueshme te popullates se kryeqytetit dhe qyteteve te tjera dhe perkeqesoi situaten ekonomike dhe kushtet e bujqesise, te cilat ishin te veshtira dhe perpara epidemise, si ne qendrat urbane ashtu dhe ne ato rurale (83). Vdekja e Zeze shkateroi Bizantin sepse u shfaq pas dy lufterave civile qe u zhvilluan ne lidhje me trashegimine e perandorise ne vitet 1320 dhe 1340. Keto luftra e lane shtetin pa financa dhe te dobet perballe Venedikasve (Venetian), Gjenovezeve (Genoese) dhe nderhyrjeve dhe sulmeve Otomane (84). Nga viti 1346 deri ne vitin 1352, epidemia "pushtoi" qytetet Bizantine, reduktoi popullatat e tyre dhe si rrjedhim mbeten pak ushtare ti mbronin ato. Ne vitin 1352 duke u perballuar me reziqet qe vinin nga Serbia dhe Bullgaria, gjithashtu dhe nga nje lufte civile, perandori Xhon Kantakuzenus (John Cantacuzenus) arriti nje marveshje me te birin e Sulltanit Orhan. Ai ftoi Otomanet te kalonin Dardanelet dhe ju afroi atyre nje prezence ne Rumeli. Dy vjet me vone, Otomanet do ta shfrytezonin kete rast dhe pas nje termeti qe renoi shume qendra te rendesishme Bizantine morren fortesen e demtuar te Gallipolit dhe avancuan me thelle ne teritorin Bizantin. Qe nga ai moment dhe ne vazhdim, Otomanet u bene rivalet kryesore te Bizantineve, qytetet e te cileve vazhduan te goditeshin nga fatkeqsi natyrore. Ne vitin 1453, kur Mehmet i Dyte pushtoi Kostandinopojen, qyteti kishte jo me shume se tridhjet mije banore dhe pak ushtare ta mbronin ate (85). Natyrisht qe Vdekja e Zeze efekti dhe Otomanet gjithashtu, por ne nje mase shume me te vogel. Ne kontrast me Bizantinet, Otomanet ishtin nje bashkim i grupeve nomade. Keta ishin me shume hajdute sesa njerez te lidhur me blegtorine dhe bujqesine dhe ishin vazhdimisht ne levizje (86). Mortaja mbartet nga minjte dhe si rrjedhim efekten me shume qytetet dhe banimet fikse. Qe te kthehet ne epidemi, smundja kerkon nje densitet pupullate dhe kontaktin njeri-kafshe ne nje shkalle te caktuar. Duke qene vazhdimisht ne levizje, forcat Otomane ishin me pak te ekspozuara kundrejt mortajes dhe pesuam me pak demtime se bizantinet. Permeteper, mortaja ne pergjithesi shperndahet nga bregdeti ne brendesi te tokes. Ajo mberin nga vendi ne vend nepermjet anijeve qe sjellin dhe minjte e infektuar. Keshtu qe shtetet bregdetare ishin te prekura ne nje shkalle me te madhe, megjithate Vdekja e Zeze nuk beri perjashtime. Mortaja "bastisi" principatat Turke pergjate detit Egje (Aegean) dhe Mesdhetar (Mediterranean), si per shembull: Karaman, Menteşe, Aydın, Saruhan dhe Karesi. Megjithese disa emirate, si ajo e Karaman dhe Aydın, egzistuan deri ne shekullin e pesembedhjete, efektet shkateruese te Vdekjes se Zeze padyshim qe kontribuan ne shkrirjen dhe bashkimin e Principatave Turke ne shtetin Otoman (87). Duhet theksuar se Vdekja e Zeze nuk ishte arsyeja e vetme qe krijoi suksesin Otoman. Por me sa duket, nje pjese e mire e burimeve historike, qe i referohen ngritjes se Perandorise Otomane, i kushtojne epidemise nje vemendje shume te vogel (88). Ne pergjithesi, historianet vleresojne besimin fetar si faktorin kryesor ne perplasjen Otomano-Bizantine dhe si rrjedhoje triumfin Otoman. Duke filluar nga viti 1920, historianet kane debatuar natyren e besimit qe Otomanet perhapen dhe efektin e tij ne sukseset e tyre (89). Kjo ceshtje eshte diskutuar gjeresisht ne literature dhe une ketu do te trajtoj vetem argumentat kryesore. Teoria qe shume historiane te Otomanizmit kishin pranuar deri pak kohe me pare ishte nje version i modifikuar i ideve te Paul Wittek te hedhura ne vitin 1937. Ne versionin e tij, qe u be i njojtur si “Argumenti Gazi”, Wittek thoshte se Otomanet e pare ishin banda luftetaresh Myslymane (Gazis) qe nuk kishin ndonje lidhje gjenetike midis tyre por ishin te influencuar nga tradita Seljuk (Seljuq) e raprezalieve te teritoreve jo-Myslimane dhe te lidhur midis tyre nga deshira e perbashket per te luftuar infidelet Kristiane (90). Ne vitin 1994, botimi i njohur "Historia Sociale e Perandorise Otomane" (Economic and Social History of the Ottoman Empire), megjthese ne nje forme te modifikuar, vazhdonte te shpegonte ekspansionin e Otomaneve ne shekullin e katermbedhjete bazuar ne “Argumentin Gazi”. Halil İnalcık, editoruesi i botimit dhe autor i kapitullit te historise se hereshme Otomane, sugjeronte gjithashtu qe “Gazi”, karakteri me i spikatur i Otomaneve te pare, i dha forme historise se perandorise dhe ne shekujt qe do te pasonin (91). Kemal (Cemal) Kafadar, ka pranuar esencen e ketij argumenti, duke theksuar se karakteri “Gazi” ishte nje nga elementet qe krijoi identitetin Otoman. Ky i dentitet lindi ne Anatoline Perendimore dhe u bazua ne natyren gjitheperfshirese si te Krishterimit ashtu dhe te Otomanizmit (92). Sot, historianet vazhdojne te perdorin "Argumentin Gazi" me disa modifikime qe lejojne jo-Myslimanet te prezantohen ne pershkrimet Otomane ku behet fjale rreth ngritjes se sitemit Otoman (93). Disa historiane kane guxuar ta kundeshtojne "Argumentin Gazi". Colin Imber ka argumentuar qe burimet e informacionit qe historianet perdoren per “konstruktimin” e historise se hereshme Otomane ishin shkrojtur jo me perpara se shekulli i pesembedhjete dhe keshtu qe jane te “pavlefshme”. Sipas tij, te gjitha "faktet" rreth Osman Gazi dhe pasuesve te tij jane ne te vertete trillime dhe hipotezat se Otomanet ishin nomade, gazis, fshatare, ose ndonje kombinim i ketyre tre kategorive, duhet te mos meren parasysh. Si kunderpergjigje, Imber ka parashtruar versionin qe Otomanet e hershem bastisen teritoret fqinje me objektiv vjedhjen dhe kapjen e sklleverve dhe qe gazi (ose ghazi ne arabisht) ishte sinonim i fjales turke “akinci” qe do te thote “bastises” (94). Heath Lowry ka shtyre argumentin e Imber me tutje dhe sugjeron qe qellimi i zgjerimit Otoman ishte bastisja dhe jo kthimi i armikut ne Islam. Qe Islami nuk ishte flamuri qe bashkonte te gjithe Otomanet e hershem shihet qarte nga numri i madh i jo-Muslimaneve qe ju bashkuan forcave Otomane, perfshi komandante qe udhehoqen Otomanet ne pushtimet e Thrakes dhe Ballkanit. Shoqeria e hershme Otomane, sic ka sugjeruar Lowry, ishte nje bashke-egzistence e te Krishtereve dhe Myslimaneve, nje komunitet ku cdo person i interesuar ne zhvillimin e shtetit kishte nje vend (95). Shteti i hershem Otoman ishte nje shoqeri pluraliste, nje shoqeri qe integroi vlerat Myslimane dhe jo-Myslimane dhe lejoi zhvillimin e shume identiteteve. Kjo reflektohet ne nje numur te konsiderueshem te strukturave publike nga ajo periudhe kohore te cilat ishin ne sherbim te gjithe besimeve, perfshi banesat e dervisheve (teqete ose qendrat e vogla islamike), banjat publike dhe faltoret (96). Bazuar ne evidencat historike dhe arkeologjike qe ne kemi, mund te themi qe argumentat e Lowry dhe Imber-it shpegojne me mire ngritjen e perandorise, megjithate, ata, si dhe shume studiues te tjere, i kushtojne pak rendesi rolit te mortajes ne sukseset e hereshme te Otomanizmit. Nje studiues ka nenvizuar lidhjen midis Vdekjes se Zeze dhe ngritjes se Otomaneve. Bazuar ne studimin e shtetit te madh Mongolo-Turk (Mongol-Turkic Golden Horde) dhe efektet e Vdekjes se Zeze, Uli Schamiloğlu, ne studimin e tij ka propozuar disa konsekuenca te mundeshme qe mortaja la ne Anatoli. Keto perfshijne dy ndryshime gjuhesore qe shfaqen ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete. E para eshte; gjuha Turke zevendeson Arabishten dhe Persishten dhe behet gjuha e edukimit. E dyta eshte; Turqishtja behet orthografisht me e afert me Persishten se sa me dialektet Turke te Azise Qendrore. Schamiloğlu paralelizon kete proces me ndryshimin qe ndodhi ne sitemin edukativ ne Evrope ku Latinishtja i la vendin gjuheve lokale (97). Te tilla ndryshime, te kombinuara me shkaterimet qe Vdekja e Zeze kishte shkaktuar ne mes te Bizantineve, krijuan terrenin ku u ngrit nje entitet i ri politiko-ekonomik qe i kishte rrenjet e tij ne disa tradita: Islamike, Turke te Azise Qendrore dhe Bizantine. Vdekja e Zeze si nje faktor ndikues ne historine e rajonit nuk kundershton idete e Lowry dhe Imber, perkundrazi i mbeshtet dhe ploteson ato. Vetem duke i bere nje analize te gjere zanafilles se shtetit Otoman ne do te jemi ne gjendje te shpegojme zhvillimet qe pasuan me vone qofshin keto politike, sociale apo reagime ne situata epidemish. Shenime te rendesishme Ky shqiperim eshte puna ime personale. Matriali original, i autorit Yaron Ayalon, ndodhet ketu: https://www.cambridge.org/core/books/natural-disasters-in-the-ottoman-empire/black-death-and-the-rise-of-the-ottomans/D83E412C0BB3C092E79683722AFFFC33/core-reader# Referenca. 82- For more on early Ottoman conquests, see Rudi Paul Lindner, “Anatolia, 1300–1451,” and Machiel Kiel, “The incorporation of the Balkans into the Ottoman Empire,” in Kate Fleet, ed., The Cambridge History of Turkey. Vol. 1. Byzantium to Turkey, 1071–1453 (Cambridge: Cambridge University Press, 2009), 102–91. 83- Gottfried, Black Death, 37–8. 84- Warren Treadgold, A History of the Byzantine State and Society (Stanford, CA: Stanford University Press, 1997), 772–3; Angeliki Laiou, ed., The Economic History of Byzantium: From the Seventh through the Fifteenth Century (Washington, DC: Dumbarton Oaks, 2002), 26. 85- Uli Schamiloglu, “The rise of the Ottoman Empire: The Black Death in medieval Anatolia and its impact on Turkish civilization,” in Neguin Yavari et al., eds., Views from the Edge: Essays in Honor of Richard W. Bulliet (New York: Columbia University Press, 2004), 270–2. For details on the 1354 Gallipoli earthquake, see Ambraseys, Earthquakes in the Mediterranean, 372–5. Earthquakes hit Byzantine territories also in 1362, 1366, 1374, 1383, 1389, 1402, 1407, 1415, 1418, and 1419 (ibid., 376–88). 86- Reşat Kasaba, A Moveable Empire: Ottoman Nomads, Migrants, and Refugees (Seattle: University of Washington Press, 2009), 15–18. 87- Schamiloglu, “Rise of the Ottoman Empire,” 271; Feridun Emecen, “Anatolian Emirates,” in Gábor Ágoston and Bruce Masters, eds., Encyclopedia of the Ottoman Empire (New York: Facts On File, 2009), 40–2. 88- Carter Findley, The Turks in World History (Oxford: Oxford University Press, 2005), 73. The Black Death is mentioned only in passing in the Cambridge History of Turkey (Kiel, “Ottoman expansion,” 145). Other accounts of early Ottoman history that do not mention the Black Death are (pages refer to relevant time frame where the Black Death should have appeared): Halil İnalcık, An Economic and Social History of the Ottoman Empire. Vol. 1. 1300–1600 (Cambridge: Cambridge University Press, 1997), 15–6; Finkel, Osman’s Dream, 14–21; and Ágoston and Masters, eds., Encyclopedia, 110. 89- For a more detailed overview of this scholarly question, see Heath Lowry, The Nature of the Early Ottoman State (Albany, NY: SUNY Press, 2003), 5–13. 90- Paul Wittek, The Rise of the Ottoman Empire (London: Royal Asiatic Society, 1938), 14, 20–1, 50–1. 91- İnalcık, Economic and Social, vol. 1, 11. 92- Cemal Kafadar, Between Two Worlds: The Construction of the Ottoman State (Berkeley: University of California Press, 1995). 93- See, for example, Giancarlo Casale, The Ottoman Age of Exploration (Oxford: Oxford University Press, 2010), 29. 94- Colin Imber, “The legend of Osman Gazi,” in Colin Imber, ed., Studies in Ottoman History and Law (Istanbul: Isis Press, 1996), 323–31, quotations from 329. 95- Lowry, Nature, 66–7, 93. 96- Heath Lowry, The Shaping of the Ottoman Balkans, 1350–1550: The Conquest, Settlement and Infrastructural Development of Northern Greece (Istanbul: Bahçeşehir University, 2008), 16–64, and especially 35–9. 97- Schamiloglu, “Rise of the Ottoman Empire,” 26

  • Maqedonia, Epiri dhe Albania - 1493 | Mendime

    Si eshte pershkruar Albania dhe Ballkani perendimor ne publikun e Europes qendrore ne vitit 1493 ? Ky shqiperim krijon nje ide te pergjitheshme. Materiali eshte mare nga libri i Hartmann Schedel me titull Kronikat e Nurembergut. Nje pershkrim i shkurter i Maqedonise, Epirit dhe Albanias - Viti 1493 Hartmann Schedel – Nuremberg Chronicle 1493 Disa fjale nga Robert Elsie rreth historianit H. Schedel dhe materialit origjinal qe Elsie e perktheu nga gjermanishtja ne anglisht. Hartmann Schedel ishte nje mjek, humanist dhe historian qe jetoi ne vitet 1440 - 1514. Ai kishte lindur ne Nuremberg, Bavari dhe studioi per mjekesi ne Padua (Padove-Itali). Ne vitin 1466 ai u kthye ne Nuremberg ku dhe zoteronte prona te shumta. Punimi i tij kryesor eshte nje liber rreth historise boterore i njohur me titullin “Schedelsche Weltchronik” ose “Nuremberg Chronicle”, te cilin ai e botoi ne Nuremberg ne vitin 1493. Libri u botua ne dy gjuhe, gjermanisht dhe latinisht. Ky liber shume i madh thuhet te kete qene libri me i lexuar ne shekullin e 15-te, (me perjashtim te Bibles te Gutenberg, botuar ne vitin 1454, qe ishte me popullore), dhe nje nga me te shiturit e asaj periudhe kohore. Ka te ngjare qe materialet e paraqitura ne “Kronika e Nurembergut” te jene printimet e para te bera ne Europen qendrore ku pershkruhen Albania dhe Ballkani perendimor. Harta e botes e paraqitur ne librin "Kronika e Nurembergut" botuar ne vitin 1493 Me poshte paraqitet fragmenti i shqiperuar. Rreth Maqedonise Maqedonia – Njehere e nje kohe, ky vend ishte drejtuesi i botes. Dikur, ne anen lindore kufizohej me Thrace (Thraken) ndersa ne anet perendimore dhe jugore kufizohej me detin Adriatik dhe Egje. Thessaly (Thesalia) dhe Magnesia ndodheshin ne kufirin jugor te saj; ne veri Paeonia dhe Paphlagonia, hapesira keto qe me vone i ishin shtuar Maqedonise. Gjithashtu, Maqedonia kufizohej me Epirin ne jug dhe Ilirine ne veri. Ne bregdetin e Adriatikut ndodhet qyteti i Dirachium (Durrsit) i Cheronesos nga ku ka mare dhe emrin (1). Me heret qyteti quhej Epidamnus dhe ishte themeluar nga Korfuzianet (banoret e ishullit te Korfuzit). Jo shume larg Dirachium eshte lokalizuar qyteti i Apollonise i cili funksiononte bazuar ne ligje/rregulla shume te mira. Rreth Epirit Rajoni i Epirus/Epirit shtrihet ne perendim te maleve Acroceraunian dhe zgjatohet ne lindje deri ne luginen e Ambrosias (Ambracian), nje distance kjo afersisht 1300 “vrape kali”(2). Ne veri kufizohet me Maqedonine dhe ne lindje me Achaia/Achaea, pikerisht aty ku eshte lumi Achelous. Ne perendim laget nga deti Ion. Theopompus shkruan se ne kete rajon jetojne 24 fise/popullata te ndryshme. Historiani permend se bregdeti eshte i begate dhe pjellor. Dikur ne keto zona lartesoheshin shume fortesa dhe keshtjella por si rezultat i nje kryengritje qe banoret kishin organizuar kunder Romes kjo e fundit e kishte shkateruar provincen. Polybius shkruan se pas fitores mbi maqedonasit dhe persianet, konsulli romak Aemilius Paullus rafshoi 70 qytete te Epirit. Ne Epir u zhvillua dhe beteja e njohur e Actium. Po ashtu, Perandori Augustus luftoi dhe mundi ne nje beteje detare Mark Antonin dhe Kleopatren (Cleopatra) mbretershen e Egjyptit qe ishte e pranishme ne luftime. Si shenje mirenjohje dhe triumfi Augustus ndertoi ne luginen Ambrociane nje qytet qe e emeroi Nicopolis. Rreth Albanias Dikur Albania ishte pjese e Maqedonise dhe i perkiste asaj. Ne te gjenden 2 qytete qe dikur kane qene te famshme, Dirachium (Durres) dhe Apollonia. Gjuha e banoreve te ketij vendi nuk kuptohet as nga greket dhe as nga wends (Sllavet). Ne besojme qe keta njerez kane ardhur nga Albania qe ndodhet afer Colchis ne Scythia-n Aziatike. Kjo ka ndodhur ne kohen kur fise dhe popuj barbare ne menyre te vazhdueshme dhe intensive sulmonin dhe keqtrajtonin hapesirat greke dhe romake. Hamzai i Madh jetoi ne keto toka(3). I lindur nga prinder te krishtere, ai braktisi Kristianizmin dhe perqafoi Myslymanizmin e pakuptimte. Por, me te njejten lehtesi qe mohoi Krishtin ai mohoi edhe iluzionin Muahamedan duke u rikthyer perseri ne traditat e te pareve te tij. Megjithese i respektonte te dy besimet, ai preferoi te vdiste si i krishtere dhe jo si turk. Ai vdiq jo shume kohe pas renies se Costantinople/Kostantinopoli(4). Ai ishte pasuar nga George Scanderbeg, (Gjergj Kastrioti), i cili i lindur nga prinder te nderuar, e kaloi pothuajse gjithe jeten e tij mes te armeve dhe betejave duke luftuar ne emer te Krishterimit. Ai me forcat e tij mundi dhe shkateroi shume ushtri te medha turke duke mbajtur kete hapesire Ballkanike besnike ne miresine e Krishtit. Si rezultat, thuhet qe pjesa dermuese e vendit eshte shkateruar nga forcat armike. Mbreti Alphonso/Alfonso(5) vazhdimisht dergonte armatime ne Albania. Ai mori nen kontroll qytezen e Croya (Krujes) dhe e mbrojti ate nga turqit. Djali i te vllait te Scanderbeg/Skenderbeut qe ishte kthyer ne nje aleat i turqve ishte kapur rob nga nje kusheri i tij. Ai ishte derguar tek Mbreti Alphonso dhe ishte burgosur. Papa Callixtus e ndihmoi Scanderbeg-un me shuma te konsiderueshme parash. Shenime te rendesishme dhe sqarime rreth shqiperimit - “Nuremberg Chronicle” ishte nje nga librat e pare te printuar ndonjehere ne Europen qendrore. - Ky shqiperim u mbeshtet ne kete material: http://www.albanianhistory.net/1493_Schedel/ - Mare ne date 28 Djetor, 2020 1- Cheronesos - Mbase behet fjale per simbolin e qytetit te Dirachium/Durres qe ishte nje luan. Ky ishte simbol i families Thopia qe kishte kontrolluar qytetin dhe zonat perreth dhe kishte lidhje me Mbreterine Franceze. 2- "Vrap kali" ishte njesi matese e barabarte me 1/16 e nje Milje Franceze. 3- Mbase behet fjale per te jatin e Skenderbeut. 4- Kostandinople/Kostandinopoli ra ne vitin 1453. 5- Mbreti Alfonso i Napolit ishte aleat dhe mbeshtetes i forte i Skenderbeut.

  • Maqedonia dhe 'magjia e dashurise' | Mendime

    Maqedonia antike dhe pretendimet per te qene pasardhes te maqedonasve te lashte. Nje 'beteje' tipike ballkanike ... Maqedonia dhe 'magjia e dashurise' Perse te gjithe duan te jene maqedonas ? Nacionaliteti/kombi eshte nje krijim i kohes moderne. Ne lashtesi ky koncept nuk egzistonte. Bile dhe etniciteti ishte nje koncept fluid. Ne Ballkan, embrionet e shteteve nacionale filluan te shfaqen kur Perandoria Otomane tregoi shenjat e dobesimit dhe shkaterimit perfundimtar. Problemet nder-nacionale, qe natyrisht do te krijoheshin gjate ketij procesi te veshtire, duken fare qarte edhe sot e kesaj dite. Ne kete shkrim do te ndalem tek beteja e stilit ballkanik qe zhvillohet rreth Maqedonise; emrit dhe historise se saj. Disa popullata bashkekohore insistojne se jane maqedonasit e dikurshem. Eshte e drejte e kujdo te ngreje hipoteza historike, por te qenurit maqedonas nuk eshte thjesht ceshtje nacionalizmi shterpe. Eshte shume me shume se kaq. Eshte ceshtje gjuhe, kulture, tradite, historie, besimi fetar, etj. Per te kuptuar kete lidhje duhet te shkojme mbrapa ne kohe dhe te shohim kush ishin maqedonasit e dikurshem dhe si lidhen ballkanasit e sotem me ta. Logjikisht, jo te gjithe mund te jene pasardhes te “Aleksandrit te Madh” ! Dashur pa dashur, ne kete ‘beteje’ u perfshiva dhe une. Dy-tre vite me pare, bera nje test te avancuar DNA-je. Midis burrave gjenetikisht te ngjashem me mua, (qe ishin te shperndare ne shume vende te botes), doli te ishte dhe nje person shume i degjuar ne levizjen ultranacionaliste te “Maqedonise etnike” qe mbron idene se maqedonasit antike nuk kishin fare te benin me greket. Ne nje shkrim te titulluar: “Testi i DNA-se shkateron propaganden greke” ai deformon shkencen dhe ngre nje hipoteze qe bie ne kundeshtim te plote me rezultatet e testit qe autori permend. Shkrimi, ne gjuhen angleze, gjendet KETU . Per kendveshtrimin tim, artikulli eshte nje rast tipik i nacionalizmit tendencioz dhe spekulativ. DNA-ja nuk percakton as etni, as nacionalitet. Ajo eshte nje vegel e shkelqyer per te kuptuar levizjen e popullatave ne hapesire tokesore dhe shtrirje kohore. Nuk eshte aspak cudi qe dy persona te ngjashem gjenetikisht te jene pjestare te grupeve te ndryshme etnike, apo nacionale. Permeteper, gjate shekujve ata mund te jene kthyer ne armiq fatale te njeri-tjetrit. Dhe ne te vertete historia njerezore eshte e mbushur plot me raste te tilla. Per shembull, princi bavarez Otto, (1815-1867), qe u be mbreti i pare i Greqise moderne, mori me vete dhe shume gjermane qe u vendosen rreth e rrotull Athines. Pasardhesit e ketyre gjermaneve u ‘grekezuan’ dhe vite me vone i rezistuan trupave hitleriane kur keto sulmuan dhe pushtuan Greqine. Sot ata nuk pretendojne se jane ‘bijte e Perikliut’(1). C’fare thote shkenca e DNA-se rreth origjines sime gjenetike dhe te zoterise te lartpermendur ? Grupi i DNA-se tone eshte krijuar ne Azi te Vogel/Anatoli rreth 5,700 vite me pare. Para-ardhesi yne i perbashket ka jetuar mbi 2,000 vite te kaluara. Me vone, burrat e ngjashem gjenetikisht u ndane dhe shperndane ane e mbane botes. Ne se pranojme qe maqedonasit e lashte ishin vendallinj dhe race puro, atehere ka shume pak mundesi qe ne te dy te jemi “maqedonas entike”. Pra, si une, si kusheriri im i larget, jemi te ardhur ne Ballkan. Une nuk e di se kur u vendosen te paret e mi ne hapesirat ku sot eshte formuar Shteti Shqiptar, por mund te them me siguri qe ata e konsideronin veten greke; ishin ndjekes te betuar te kultures helene dhe Orthodhoksise. Natyrisht qe ata flisnin greqisht. Ku u grekezuan te paret e tu anatoliane - do te pyese dikush ? Studjuesit thote se dikur anatolianet flisnin gjuhe/dialekte gjuhesore qe i perkisnin families Indo-Europiane por qe sot nuk egzistojne me. Me vone, gjate Antikitetit Klasik Grek(2), keto gjuhe ishin zevendesuar masivisht me gjuhen greke, fenomen ky qe vazhdoi edhe gjate periudhes Helenike(3), periudhes Romake(4) dhe se fundmi Bizantit. Gjate rrjedhes se shekujve, ne Anatoli civilizimi grek arriti disa pika kulminante. Me poshte tregohen dy foto nga qyteti i famshem Efeus qe turqit e sotem e reklamojne me krenari dhe nuk fshehin origjinen greke te tij. Ne ‘betejen maqedonase’ nuk mbeten mbrapa as disa studjues shqiptare. Por ata kane nje pozicion tjeter. Sipas tyre, maqedonasit e lashte kane qene pellazge, domethene shqiptare. Historiani Arben Llalla shkruan: “Emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene, të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonas, epirotë, albanë (toskë, etruskë dhe gegë), dalmatë, dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: pellazgjishten ose shqipen” (5) . Po le menjane kete deklarim aspak shkencor dhe po i referohem Polibus(6) i cili ishte bashkekohes i ilireve dhe maqedonasve. Ai shkruante se Perseus, mbreti i Maqedonise, i kerkoi mbretit Genc, (Genthius), te benin aleance kunder romakeve dhe dardaneve. Ne te njejten kohe, Perseu i kerkoi Gecit, mbeshtetje ne luftrat qe ai ishte duke zhvilluar kunder epirotasve dhe ilireve. Personat qe Perseu dergoi si perfaqsues te tij tek Genci ishin: “Adaeus, i shoqeruar nga Glaucias, nje nga truprojat e tij, dhe perseri Pleuratus, sepse ky i fundit dinte ilirisht” (7). Me heret, Polibus permend se Pleuratus ishte ilir dhe kishte gjetur strehim dhe mbrojtje ne oborrin e mbretit maqedonas. Perseu e kishte derguar ate si misionar special tek Genci. Bazuar ne burrimet me te besueshme te kohes, iliret dhe maqedonasit flisnin dy gjuhe komplet te ndryshme. Ata nuk e kuptonin njeri-tjetrin dhe ishin ne armiqesi. Permeteper, iliret dhe dardanet vriteshin midis tyre. A mund te konsiderohen keto popullata si nje “popullsi homogjene, te perbere vetem nga pellazge” - sic insiston historiani Llalla ? Atehere lind pyetja, c’fare gjuhe flisnin maqedonasit ? C’faredo qe te kene folur ata, gjuha e tyre ishte nje dialekt greek. Per ta qartesuar; nje maqedonas antik do te kuptonte nje person nga nje fis tjeter grek dhe nuk do te merrej vesh fare me nje ilir apo dardan. Kjo gje eshte vertetuar dhe pranuar shkencerisht nga historiane te kalibrit boteror. Ne mbeshtetje te ketij konkluzioni, une do te sjell nje shembull shume njerezor. Vite me pare, ne nje varr te vjeter prane Pellas, kryeqytetit te Maqedonise antike, u zbulua nje pllake plumbi, mbi te cilen ishte shkrojtur nje ‘magji dashurie’. Pllaka e kishte origjinen ne mesin e shekullit te 4-t para Eres Kristiane(8). Nje vajze, qe mendohet se quhej Dagina, (Δαγίνα) , shkrojti ne pllake nje ‘magji dashurie’ ku kerkonte qe Dionisofoni, (Διονυσοφῶν) , djali qe ajo dashuronte, te mos martohej me Thetima, (Θετίμα). Bile as me femra te tjera qofshin keto te veja apo virgjeresha. Ajo pergjerohej ta bente Dionisofonin burrin e saj. Mesazhi mijeravjecar reflekton ndjenjat me te sinqerta te nje vajze te rene ne dashuri dhe nuk ka fare te beje me nacionalizmin idjotesk te kohes sone. Problemi eshte se mesazhi nuk mund te lexohet dhe kuptohet as nga "pellazgo-shqiptaret" e Zt. Llalla, as nga "maqedonasit etnike" te Zt. Bivell. Mesazhi mund te kuptohet vetem nga persona qe njohin gjuhen greke. Atehere lind pyetja; perse duhet dikush te tregoje vemendje ne teorite e mbeshtetura ne hamendje dhe deshira ? A nuk thuhet se fjalet i merr era, e shkrojtura mbetet ? Ne se perfaqsuesit e nacionalisteve ekstremiste, kushdo qofshin ata, tentojne te injoroje kete mesim te historise njerezore atehere mendoj se kemi te bejme me nje 'babezi identiteti': Ai qe s’ka azgje i kerkon te gjitha … Shpjegime dhe sqarime rreth shkrimit 1- Periklis, (Περικλῆς ), ishte nje politikan, orator dhe udheheqes ushtarak athinas qe jetoi gjate viteve 495-429 para Eres Kristiane. 2- Periudha kohore midis shekulli te 5-te dhe 4-t, para Eres Kristiane. 3- Periudha kohore midis shekulli te 3-te dhe 1-re, para Eres Kristiane. 4- Periudha kohore midis shekulli te 1-re para Eres Kristiane deri ne shekullin 5-te te Eres Kristiane. 5- https://www.academia.edu/8356354/Demografia_e_Viseve_Shqiptare_ne_Greqine_e_Veriut 6- Polybius, (Πολύβιος) , nje nga historianet greke me te rendesishem te antikitetit. Ai jetoi midis viteve 200 dhe 118 para Eres Kristiane. Punimet e tij jane nje burrim shume i vlefshem informacioni per historianet profesionaliste dhe admiruesit e historise. 7- The Histories. Perkthim ne anglisht i W. R. Paton. Libri VI, faqe 21. 8- Me shume informacion rreth pllakes se "magjise se dashurise" te zbulluar ne Pella, gjendet ne kete link: https://www.ancient-origins.net/artifacts-ancient-writings/ancient-witchcraft-and-spell-pella-curse-tablet-005966 Shtator, 2022

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page