top of page

Flamuri austriak dhe flamuri shqiptar
Dikur, austriaket mbanin 'flamurin e Skenderbeut' por dicka ndodhi dhe ata e nderuan ate ...

Nje here e nje kohe, egzistonte Perandoria Austro-Hungareze e cila la gjurmet e saj te rendesishme ne historine europiane dhe boterore. Perandoria ishte nje perberje popujsh dhe farash, zakonesh dhe kulturash, gjuhesh dhe traditash ... me fjale te tjera nje 'turli' etnish. Qe te kthehej ne nje perandori funksionale ajo duhej te transformohej ne nje fare 'Kulle te Babelit'(1). Kete detyre e morren persiper 'Mendimtaret e Vienes' te cilet me zgjuarsine dhe profesionalizmin e tyre krijuan imazhin e 'Unitetit Perandorak', bashkimin rreth flamurit imperial dhe katolicizmit. 

Tower-Babel-Peter-1.JPG
Austro-Hungary-Coat-of-arms-1.jpg

'Kulla e Babelit' eshte nje punim i piktorit hollandez Pieter Bruegel. Kjo kryeveper arti, e perfunduar ne vitin 1563, ruhet ne Muzeun e Artit ne Viene. Punimi tjeter tregon simbolet e disa nga principatave me kryesore qe kishin lidhur aleance nen Perandorine Austro-Hungareze. 

Nuk eshte egzagjerim te thuhet qe austriaket ishin krijuesit e shtetit te pare shqiptar. Pa ingranimin e tyre te fuqishem intelektual, politik dhe ushtarak, fati i vendit, dhe Ballkanit ne pergjithesi, do te kishte qene komplet ndryshe. Ne kujtimet e tij Konti Franc Konrad von Hozendorf(2) shkruante:

 “... vapori austro-hungarez, me emer Taurus, qe per momentin eshte i ankoruar ne Kostandinopoje, eshte zgjedhur per udhetimin e Princ Vidit nga Triestja ne Durres; kjo do te thote qe princi do te zbarkoje ne Shqiperi nen Flamurin Austro-Hungarez”(3)

Kuptimi i kesaj fraze ishte i qarte; austriaket e piketuan e miratuan dhe e hipen ne fron 'Mbretin' e Shqiperise te sapo krijuar. Bile vete Princ Vidi shkruante se deri ne momentin e largimit te tij nga Shqiperia,"Austo-Hungaria kishte qene mbeshtetesi im me i besueshem"(4).

Por, per momentin le te mbetemi tek flamuri austro-hungarez i permendur me siper; si dukej ai ? A kishte ngjashmeri me flamurin qe Ismail Qemali kishte ngritur ne Vlore ne Nentor te 1912-tes ? Nje pershkrim shume te qarte te ketij flamuri e jep nje material propagandistik i vitit 1914, i titulluar "Krah per krah". Aty tregohen kaloresit austro-hungareze te bashkuar kunder armikut te perbashket. Flamuri austriak eshte ai me shqiponjen me dy koke, ndersa hungarezi ai me vija dhe kryq. 

Kaloresit-austriake-shqiponja-dykokeshe-2.jpg

Flamuri Imperial Austriak ishte shume i ngjashem me Flamurin Bizantin te cilin gjate shekujve e kishin huazuar shume popuj te Ballkanit dhe Europes Lindore dhe natyrisht qe kishte nje ngarkese te madhe fetare. Flamuri ishte simbol i unitetit Shtet-Kishe Katolike.

Austriaket e perdornin shqiponjen me dy koke pothuajse kudo; me vend dhe pa vend. Bie fjala, ne dokumentat zyrtare, kartemonedha, leternjoftime, etj. Dhe kjo ishte plotesisht e kuptueshme. Por egzagjerimi arrinte deri aty sa ky simbol te perdorej ne mallarat e konsumit te perditshem; shishet e bojes, biletat e theatrove, reklamat e shfaqeve artistike dhe lista vazhdonte. Abuzimi nacionalist ishte kaq i madh sa qe te vinte keq per shqiponjen e shkrete ... Me poshte paraqiten disa ilustrime te asaj kohe ku midis te tjerash tregohet Shqiponja Imperiale Austriake me kryqin ne mes qe ka mare ne mbrojtje aleatet e saj.

Austriaket ishin mjeshter te 'shpelarjes se trurit'. Politikat e tyre ndryshonin nga ato te ndjekura nga fuqite e tjera te kohes. Ky ndryshim bazohej ne studimin dhe analizimin e detajuar te mentaliteteve te popullatave qe ata kerkonin te merrnin nen kontroll. Ky fenomen duket me se miri ne propaganden nacionaliste per konsum te brendshem te cilen, ne njeren apo tjetren forme, austriaket e eksportuan edhe ne Shqiperi. Me poshte kam vecuar disa materiale te viteve 1900-1918.

God-save-our-emperor-1.jpg

Mbreti Zog ndoqi pak a shume te njejtat metoda propagandistike. Ne se zevendesojme portretin e perandorit Austriak, me ate te mbretit Zog, kjo pikture ngjan me nje material propagandistik shqiptar. Ndersa ne se e zevendesojme Franc Jozefin me Enver Hoxhen, kjo pikture ku shfaqen njerez te lumtur dhe te gezuar te sjell nder mend 'fitoret e revolucionit socialist' dhe 'shqiponjat qe fluturonin lart'. Jo me kot disa ideatore dhe krijues te historiografise komuniste shqiptare kishin kaluar nga shkollat e Austrise. 

Ushtari-austriak-flamuri-me-shqiponje-dykokeshe-2.jpg

E kujt nuk i kujtohen pikturat me ushtare dhe kufitare, me kovace dhe zboriste, me 'Pioneret e Enverit' qe do te conin revolucionin perpara ...

Po thirrjet 'Gjithmone gati' qe ushetinin ne ushtrimet e manifestimit, paradat ushtarake apo festat e udheheqesit dhe te partise ...

Austriaket i kishin kaluar keto 'Komedi historike' shume dekada me pare.

 

1917-Propogande-Austriake-1.jpg

Trushpelarja e brezit te ri konsiderohej nje detyre patriotike dhe sistemi edukativ ishte kthyer ne nje makine luftarake. Ne ditarin e nje femije 15 vjecar shkruhej se kater aleatet, Austria, Gjermania, Turqia dhe Bullgaria, me nje popullsi te pergjitheshme rreth kater here me te vogel se kundeshtaret e saj, do te dilnin fitimtare. Djaloshi shkruante: Austri, ti vend i nderuar, ngrije lart flamurin tend ...

Emblema e meposhtme eshte prodhuar ne vitin 1914 dhe eshte simbol i aleances te Austrise-Turqise-Gjermanise-Hungarise. 

Children-propaganda-1R1.jpg
WW1-Badge-Austria-Ottoman-Empire-Germany-Hungary-2.jpg

A lidhej flamuri austriak me flamurin shqiptar ?

Ashtu sic bene me Princ Vidin ne Pranveren e vitit 1914, austriaket ishin sjelle edhe me Ismail Qemalin nje vit e gjysem me pare. Ne Netor te vitit 1912, ata i vune ne dispozicion nje vapor qe e mori ate nga Triestja dhe e shpuri ne Durres. Kryeqyteti i fundit europian qe Ismail Qemali vizitoi perpara shpalljes se pavaresise, ishte Viena. Natyrisht qe gjate diskutimeve te hollesishme qe ai pati me figurat me te larta te politikes se jashtme Austriake, u trajtua dhe ceshtja e flamurit. 

Ke flamur do te ngrinte Qemali ne Vlore ?

Mendoj se ne kete pike te gjitha palet kishin rene dakord; flamuri me shqiponjen me dy koke ishte zgjedhja ideale.

 

Prej disa dekadash austriaket kishin krijuar mitin e Skenderbeut katolik, mbrojtesit te krishterimit. Permeteper, ata kishin ne dispozicion dy elemente te rendesishem: shpaten dhe helmeten e Skenderbeut. Megjithese nuk ishte vertetuar shkencerisht pronesia e Skenderbeut mbi keto dy objekte ato ishin me se te pershtateshme per zbukurimin e nacionalizmit te ri shqiptar qe ishte ne embrionin e tij. Dhe keshtu qe pa pritur dhe pa kujtuar, pas 500 vjet harrese 'Flamuri i Skenderbeut' filloi te valevitej perseri mbi territorin shqiptar. Personalisht mendoj se ky veprim ishte rrjedhim i kalkulimeve te holla dhe largpamese te austriakeve dhe jo i ndonje patrioti shqiptar ...

C'fare ndodhi me flamurin austriak ?

Austro-Hungaria dhe aleatet e saj humben Luften e Pare Boterore. Austro-Hungaria u shperbe dhe ne Europen qendrore u krijuan disa shtete te reja qe me pare kishin qene nen kontrollin austriak. Ne Viene e morren pushtetin forca progresiste dhe nje nga hapat e pare qe ato ndermoren ishte heqja e simboleve perandorake, perfshi edhe flamurin me shqiponjen me dy koke.  

Ne pikturen e meposhtme tregohet 'Luani Bohemian', simboli i Cekise, duke grisur perfundimisht flamurin e Austrise Perandorake. Austriaket zgjodhen si flamur te ri nje simbol fare te thjeshte, te cliruar nga mitologjite dhe nacionalizmat e se kaluares. Nje fushe e kuqe qe simbolizonte gjakun e dredhur dhe nje brez i bardhe qe simbolizonte paqen u bene shenja dalluese e Austrise se re. 

Bohemian-Lion-1.jpg
Imperial_Standard_of_Austria-Hungary__Before_1915_.jpg
Austria-flag-1_edited.jpg

Dy fjale rreth flamurit shqiptar

Nuk dihet me saktesi forma dhe paraqitja e flamurit qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore. Ka hipoteza nga me te ndryshmet. Personalisht mendoj se ne ceremoni u perdor flamuri i krijuar nga Spiridhon Ilo. Kete flamur e kishte pare dhe vete Ismail Qemali kur kishte vizituar Bukureshtin ne daten 5 Nentor, 1912-te. Sido qe te kete qene, nje gje eshte e qarte, flamuri erdhi nga jashte Shqiperise dhe ne Vlore nuk gjendej ndonje flamur 'vendalli' me shqiponjen me dy koke. Vete Eqrem Bej Vlora e pohon faktin qe shqiptaret e jugut as qe e kishin idene kush ishte ai flamur. Ndersa ne Kosove ate e njihnin per flamurin e Austrise dhe shkruan se disa kosovare i thane: "Shume mire e bete ju te diturit, qe ngritet flamurin e babe Kralit, (pra te Perandorit Austriak Franc Jozef), se tani nuk ka ç’te na beje as serbi i poshter, as malazesi moracak. Kur pyeta se ku e kane pare shqiponjen e zeze, m’u pergjigjen krenarisht: 'Tek ushtaret e Babe Kralit', ne Pazarin e Ri".

Permeteper, ne gjirin e parise vlonjate kishte kundeshtime per ngritjen e ketij simboli, "... Haxhi Muhamet Efendiu, nje klerik i rendesishem e fanatik ne Vlore dhe ithtar i forte i tim eti, i cili shprehej me zemerim se Ismail Beu kishte zgjedhur nje “korb”, si simbol te Shqiperise se lire. Ah, ta kishte bere Shqiperine, Syrja Beu ankohej ai, - tani do te kishim ne flamur suret e bukura te kuranit. Po ç’mund te presesh tjeter nga Ismail beu, qe e ka kaluar te gjithe jeten e tij ne vendin e frengjve!"(5).

*****

Perpjekjet e para te dokumentuara per krijimin e nje simboli nacional shqiptar i beri Princ Vidi. Nje shkrim interesant rreth kesaj teme gjendet ne kete faqe: https://www.e-periodica.ch/ Me poshte tregohen:

1- Skica e stemes personale te Vidit - Princit te emeruar nga fuqite e medha. Punim i artistit austriak Ernst Krahl.  Viene, Dhjetor 1913.

2- Skica e stemes te Principates Shqiptare. Punim i artistit Ernst Krahl. Viene, Dhjetor 1913.

3- Skica perfundimtare e stemes nacionale te Shqiperise. Realizuar nga artisti gjerman Emil Doepler (i vjetri). Berlin, Shkurt 1914.

Nje sy i kujdesshem do te vere re se ndersa variantet 1 dhe 2 permbajne kuroren mbreterore me kryq, varianti 3 ka modifikuar kuroren dhe ne vend te kryqit ka nje yll me 5 cepa. Besoj se ky ndryshim eshte bere per t'ju pershtatur realiteteve fetare te Shqiperise te vitit 1914. 

Ernst-Krahl-2.jpg
Ernst-Krahl-1R.jpg
Emil-Doepler-1R.jpg

Qe nga koha e Ismail Qemalit, flamuri shqiptar ka pesuar ndryshime te njepasnjeshme. Me se fundmi, vendin e yllit 'komunist' e zuri helmeta e Skenderbeut. (Shenim: Ne fakt, flamuri me te cilin Princ Vidi 'zbarkoi' ne Durres kishte nje yll me 5 cepa mbi shqiponjen me dy koka).

 

Personalisht mendoj se simbolet zene nje vend te rendesishem ne historine e nje populli. Shpesh here ato jane mesazhe informacioni qe tentojne te pozicionojne popullin perkates ne raport me popujt e tjere dhe historine boterore. Nga ana tjeter, abuzimi i simboleve tregon mosnjohje te vetvetes, padije, papjekuri civile, dritshkurtesi politike ...

Per nje moment po i kthehem helmetes se Skenderbeut; ate e gjen kudo; ne flamurin kombetar, ne parlament, ne institucionet qeveritare, ne makinat e policise, ne uniformat e ushtrise, bile dhe ne reklamat e pikave te karburantit ! 

A eshte ky nje veprim dhe gjykim normal per nje shtet dhe shoqeri te shekullit te 21-te ?

Mbase pervoja austriake ne kete drejtim do te ishte nje shembull i mire ...

Shenime dhe sqarime rreth shkrimit

Shenim i rendesishem: Nje pjese e mire e materialeve fotografike/pikturave te postuara ne kete shkrim eshte mare nga: https://ww1.habsburger.net/

1- Bazuar ne disa besime fetare, raca njerezore, pasi i shpetoi "Permbytjes te Madhe", filloi te fliste me nje gjuhe. Njerzit u vendosen ne nje vend ne Babiloni dhe rane dakord qe te ngrinin nje kulle aq te larte sa qe te arrinte ne qiell. Zotit nuk i pelqeu ky veprim dhe i ngateroi ata duke ju krijuar gjuhe te ndryshme keshtu qe ndertuesit e kulles nuk e kuptonin me njeri-tjetrin. Si rezultat, kulla e Babelit, (Emri i nje qyteti ne Babiloni), ra dhe njerzit u shperndane neper bote. 

2- Count Franz Conrad von Hötzendorf (1852-1925) ishte nje ushtarak i degjuar austriak. Per disa vite ai kishte mbajtur postin e Shefit te Pergjithshem te Ushtrise Austro-Hungareze.

 

3- Prince von Wied, (Princ Vidi), arriti ne Durres ne daten 7 Mars, 1914.

 

4- http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.htm

 

5- Eqrem Bej Vlora / Kujtime - Vellimi i dyte 1912 - 1925 / Faqe 14, 15. "E pra në 28 nëntor kryeobjektivi i ditës, flamuri i simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Për më tepër, shumica, nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar. Atëhere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqerem Beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe, pyeti, se a mund të merrej pa qenë i zoti aty. Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri, që dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopsht, duke brohoritur “Rroftë, rroftë!” edhe pse shumë prej tyre nuk kuptonin edhe aq se ç’po bëhej.
Më vonë, kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë:”Shumë mirë e bëtë ju të diturit, që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të Perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazesi moracak. Kur pyeta se ku e kanë parë shqiponjën e zezë, m’u përgjigjën krenarisht: "Tek ushtarët e Babë Kralit”, në Pazarin e Ri.
Por, natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet Efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail Beu kishte zgjedhur një “korb”, si simbol të Shqipërisë së lirë. ”Ah, ta kishte bërë Shqipërinë, Syrja Beu ankohej ai,-tani do të kishim në flamur suret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që e ka kaluar të gjithë jetën e tij në vendin e frëngjve!”
Kur ia rrëfeva historinë Ismail Beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës, që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!" 

Nentor, 2021

bottom of page