top of page
Search

Vlerat e drejtuesve shpirterore gjykohen nga veprat qe ata lane mbas. Dhe ne kete kendveshtrim, Anastasios Janullatos ishte dhe mbetet Triumfator, pavaresisht se dikujt kjo nuk i pelqen !



Largimi i Hiresise se Tij, Kryepeshkopit Anastasios nga kjo jete eshte nje humbje e madhe per besimtaret shqiptare, dhe Orthodhoksine Boterore.

Ne te njejten kohe ngre pyetjen: Si do te ndikoje mungesa e tij ne Orthodhoksine Shqiptare ? A do te egzistoje ajo, apo do te zhduket perfundimisht ?


Eshte per te ardhur keq qe, ne keto dite reflektimi, perfaqsuesit e Orthodhoksise Shqiptare, historiane, politikane, etj, heshtin perpara nje manipulimi te shemtuar qe pretendon se ishte Fan Noli ai qe krijoi Kishen e Pavarur Shqiptare ne Amerike, dhe me vone ne Shqiperi. 

Ky eshte nje ofendim historik dhe perafrim qesharak. 


Ai qe ngriti ngriti Kishen Autoqefale Shqiptare ishte Anastasios Janullatos, dhe pike. E kam fjalen per Autoqefaline e vertete. Gjithe teorite e tjera jane te pavlefshme. Perfshi dhe variantin e ‘Kishes Noliane’. Historia tregon se qe pas vitit 1929, Kisha Orthodhokse filloi te tretej duke mberritur ne frymemarjen e fundit. U desh nderhyrja e Zotit qe nepermjet Anastasios, te derguarit te Tij, ta ringjallte ate ne vitin 1991. 

Fan Noli ishte nje ateist qe mund te behej perfaqsues i c’do lloj feje. Mjafton te paguhej dhe permbushte egoizmin e tij. Ai kishte te bente shume pak me Orthodhoksine. Me sakte, ishte nje armik i saj. 


Nje shembull konkret i antiorthodhoksise dhe mungeses se karakterit te Nolit jepet ne nje shkim te dates 14 Mars 1938 i botuar ne gazeten “The Boston Globe”. 

Artikulli mban titullin “Paqja u arrit nga Princesat” me nentitull “Mbreti Zog dhe Bishopi i Bostonit pajtohen”. Disa fragmente te shkrimit paraqiten me poshte. 



Shkrimi kryesisht i referohet nje meshe qe Noli kishte mbajtur per tre motrat e Ahmet Zogut qe kishin shkuar per vizite ne Amerike. Autori jep nje pershkrim shumengjyresh te ngjarjes ne fjale, ambjentit te kishes, veshjes se Nolit, lutjeve te mbajtura prej tij, etj.

E para gje qe te terheq vemendjen eshte zbukurimi i kishes. Noli kishte zbukuruar ambjentet e saj me simbole/ikona Katolike te cilat autori i reportazhit i pershkruan si “Blessed Virgin”(Virgjeresha e Bekuar), “Our Lady of Lourdes”, (Zonja Jone e Luerdes - Luerdes eshte nje qytet ne France) , “Our Lady of Victories”, (Zonja Jone e Fitores - Nje dedikim i besimtareve katolike kunder armiqve te tyre). Midis shenjtoreve te tjere shfaqej “St Anthony of Padua”, (Shen Antoni i Padoves, nje prift franceskan me origjine nga Portugalia).

Permetej, ne predikim Bishop Noli e prezanton kishen e tij si “Albanian Orthodox Catholic Church”.

Ne rreshtat e gazetes shprehet qartazi qe ne kishen e Shen Gjergjit ne Boston, Orthodhoksia shekullore ishte zevendesuar me ate 'Noliane'.


Surprizat vazhduan dhe ne fushen politike. Gjate meshes, Bishop Noli bekoi Mbretin Zog dhe ftoi pjesemaresit ne ceremoni te luteshin per mireqenien e tij. Pa dyshim, ketu kemi te bejme me nje rast te paster koruptivo-politiko-ekonomik. 

I ashtuquajturi 'Revolucioni i Qershorit', qe shembellente me idete bolshevike te Nolit, synonte eleminimin e Zogut. Si kunderpergjigje, ky i fundit e denoi Priftin-Politikan me vdekje ne mungese. Kjo nuk e pengoi Mbretin e veteshpallur te Shqiperise qe 14 vite me vone ta falte armikun e tij te dikurshem dhe ti afronte atij nje pension te konsiderueshem. Ne realitetin e ri Boteror, perpara Luftes se Dyte, Zogu po perpiqej te krijonte lidhje ne Amerike dhe ne kete drejtim Noli ishte personi me i dobishem. Dhe Noli nuk e la shansin ti shkonte huq. Ai perdori gjithe talentin e tij per te paraqitur Zogun si simbolin e unitetit shqiptar. Ne fushen fetare, Bishopi kishte bere te gjitha perpjekjet per tjetersimin e Orthodhoksise tradicionale dhe paraqitur ate si Katolike. Katolicizimi i Orthodhoksise ishte nje dhurate me rastin e marteses se Zogut me Gerardinan qe do te ndodhte nje muaj me vone, Prill 1938.


Koha tregoi se Fan Noli do te merrte pension edhe nga Enver Hoxha. Bile do te pranonte nga distanca edhe nje pozicion nderi ne regjimin e eger, ateist dhe anti-fetar te Tiranes. Dhespoti Noli nuk nguroi te shkruante dhe nje vjershe lavderuese ...


Nuk ka diskutim, Fan Noli ishte nje njeri i inteligjences superiore. Nje shkrimtar dhe shqiperues qe vuri standarte te larta ne letersi. Ne te njejten kohe, ai ishte nje aktor i talentuar me mungese te theksuar karakteri. 

Ne anen fetare, ai arriti te ndertonte nje lloj kishe-koperative ku kryetari bente si te donte dhe e nxirrte institucionin ne pazaret e kohes pa me te voglin problem. Per hir te se vertetes, ‘Kisha Noliane’ ishte nje degezim i nje kishe ruse ne Amerike e cila edhe per vete ishte nje zgjatim i larget i Kishes Orthodhokse Ruse. 

E vetequajtura ‘Kisha Orthodhokse Shqiptare e Amerikes’, apo me fjale te tjera 'Kisha Noliane', nuk kishte dhe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me Patriarkanen e Konstantinopolit/Stambollit, qendren e shume kishave te rendesishme orthodhokse.


Sa per nacionalistet ekstermiste shqiptare, dhe ata historiane apo politikane qe bejne sikur nuk kuptojne, Noli ishte nje “Bishop pa Atdhe”. Keshtu e konsideronin bashkekohesit e tij. Ai asnjehere nuk u be ligjerisht shtetas shqiptar. Qartazi, Noli nuk deshironte te merrte nje shtetesi te tille. Arsyen e dinte vetem ai ...

Permeteper, bashkepuntoret e tij e akuzuan per hajdut te fondeve te organizatave/shoqatave ku bente pjese apo drejtonte. 


Duke shmangur debatet e gjata, pyes:

Perse Fan Noli nuk kerkoi te varrosej ne Shqiperi ?

Mos valle e kishte mbyllur ‘Kapitullin Shqiperia dhe shqiptaret’ njehere e pergjithmone ?


Nga ana tjeter, greku Anastasios vendosi te behej shqiptar dhe te jetonte mes shqiptareve si i gjalle, si i vdekur ...

Ju takon ndjekesve dhe admiruesve te tij te mbrojne dhe pasurojne traditen orthodhokse per te cilen Hiresia e Tij Anastasios punoi aq shume.

 
 
 

Vellezerit Zosimas, fuqia e dijes, Helenizma dhe Shqiptarizma. Grimca historike nga Janina.


Zosimea ka qene nje nga shkollat me te rendesishme ne Ballkan gjate periudhes te vone otomane. Historia e saj tregon se te pasur jane ata qe japin dhe jo ata qe mbledhin vlera monetare. Kete virtyt te rralle njerezor e deshmoi me se miri aktiviteti i vellezerve Zosimas te cilet dhuruan shuma astronomike per zhvillimin e arsimit jo vetem ne Greqi por kudo ku ata jetuan dhe ushtruan bizneset e tyre. 


Te lindur ne varferi dhe me pak shkollim ata e kuptuan se nje nacionalitet i ri mund te krijohet vetem nepermjet edukimit te brezit te ri. Vendlindja e tyre ishte fshati Gramenos, prane Janines. Ne greqisht, ‘Gramenos’ ka kuptimin e nje personi te edukuar. Mbase ky emer u be objektivi final i vellezerve te pasur. Dhe pak a shume monopati ku eci ‘Greqizma’ moderne e mbeshtur nga vellezerit ne fjale. 

Ja dhe shtepia ku ata linden dhe u rriten. 



Rrugen e hapur prej vellezerve nga fshati Grameno ndoqen edhe te paret e mi. Nxenes te liceut ne Janine kishin qene stergjyshi im Petro, gjyshi im Mihail, vellezerit e tij Joanis dhe Jorgos. Gjithashtu, te aferm te tjere te familjes kishin patur mundesine dhe nderin te uleshin ne bangat e shkolles se njohur. 

E perbashketa e tyre: Varferia nga e cila kishin nisur jeten. Fotoja shoqeruese tregon shtepine e paraardhesve te mi ne Prodan, fshatin nga i cili ata morren dhe mbiemrin.



Po e le Prodanin e vogel prane Gramozit ne harresen e tij dhe po shperngulem ne Janinen e shekullit te 20-te. Me poshte tregohet nje foto e vitit 1926 ku pozojne lojtaret e ekipit te futbollit te Gjimnazit Zosimea per ate vit shkollor. Midis studenteve te tjere qendrojne:



1- Joanis Prodanis (1907-1928)

Joani, qe familiaret e therrisnin Janaqis, vdiq shume ie ri. Ai u semur me pneumonia dhe u shojt ne Athine/Kifisia, ne kliniken Αγίου Ανδρέου/Shen Andreu.



2- Jorgos Prodanis (1910-1987)

Jorgaqis, sic e quanin me perkedheli, pasi mbaroi gjimnazin ne Janine, vazhdoi studimet ne Universitetin Kapodistrian ne Athine ku u diploma ne fushen e drejtesise/ligjit. Ai ishte nje person i librave dhe dijes.


Ne kete pike dua te shtoj disa fjale per nje nga perfaqsuesit me mbreselenes te Helenizmit ne Shqiperi. E kam fjalen per Dimiter Evangjelu/Dhimiter Vangjelit fotografin e njohur nga Prodani. Djemte e tij kishin mbaruar Gjimnazin Zosimea, gjithashtu. Ne foton familjare me numrin 1 shenohet Ahilea Evangelu. Me numrin 2 shenohet Ilias Evangelu.

Shenim: Dimitri dhe Petro Prodani ishin vellezer.



Duke insistuar qe banoret e Prodanit e kane dashuruar arsimin, kulturen, besimin Kristiano-Orthodhoks dhe Helenizmin, po rikthehem ne Janinen e vitit 2025.

Momenti i ngjitjes se shkalleve te nderteses, qe akoma vazhdon te qendroje hijshem, i ngjan nje udhetimi ne kohe. Me duket sikur mbas kolonave te larta do takoj Petron, Mihailin, Joanin, Jorgon, Ahilean, Janin, dhe lista vazhdon …



Le te qendrojme per pak momente tek 'Shqiptarizma'.

Ne ambjentet e shkolles se fameshme nisi edhe zanafilla e nacionalizmit modern shqiptar. Shume persona te rendesishem te Rilindjes Kombetare Shqiptare morren kontaktin me dijen pikerisht ne bangot e gjimnazit grek. Fotoja qe shoqeron tregon nje liber te botuar ne Viene ne vitin 1798 nga vellezerit Zosima. Eshte nje manual i pergjithshem mbi arithmetiken, algjebren dhe kronologjine. 



Nepermjet librave te ngjashem te sponsorizuar nga vellezerit Zosimas dhe leksioneve te pedagogeve te talentuar te institucionit ata jo vetem qe mesuan dije teknike por erdhen ne kontakt me konceptet pavaresi, demokraci, mendim i lire ...


Ne kete kendveshtrim, shqiptaret e sotem duhet ti dedikojne vellezerve Zosimas nje perkujtimore si shenje respekti per perpjekjet e tyre kolosale per rikthimin e kultures, dijes dhe perhapjen e arsimit masiv ne Ballkan. 

Nuk ka rendesi ku do ndertohet perkujtimorja; ne Janine, ne Tirane, apo diku tjeter.

Ajo do te jete nje kujtese dhe vleresim i historise se perbashket …


 
 
 
  • Petro Prodani
  • Jan 14
  • 2 min read

Ne momente vendimtare te jetes se tij, Aliu gjeti mbrojtje nen krahet e shqiponjes greko-orthodhokso-bizantine.



Per ‘Luanin e Janines’ jane shkruajtur libra, bere filma, thurrur kenge, krijuar legjenda. Persona te njohur historike kane pershkruar me detaje karakterin kontradiktor te atij njeriu qe vuri ne pikpyetje autoritetin e Sulltanit dhe kontrollin e Portes se Larte ne Ballkan.

Duke lene menjehane te gjitha bemat e tjera te tij, do te ndalem tek lidhja qe Pashai i njohur kishte me orthodhoksine dhe shqiponjen me dy koke.

Kur viziton Janinen te bie ne sy prezenca e madhe e shqiponjes me dy koke. Ate e gjen te gdhendur/vizatuar ne ambjentet kishtare, te vendosur ne dritaret e godines se bashkise, ne hyrjen e institucioneve edukative, ne zyrat e shoqatave politiko-shoqerore, te ekspozuar neper muzeume, te printuar ne librat e vjeter shkollore, te reklamuar ne dyqanet e argjendarise, etj, etj. 


Shqiponja me dy koke kishte qene prezente ne Janine shume shekuj perpara Pashait nga Tepelena. Ate nuk e shpuri aty Aliu. Megjithate, gjate kontrollit te tij, simboli i vjeter greko-bizantin mori edhe nje status artistik. Kjo per asye se Aliu mblodhi prane oborrit te tij artizane nga disa zona ballkanike. Ne ditet tona, punimet e mjeshtrave te dikurshem prezantohen ne muzeumet e shumta te qytetit te degjuar. Disa raste tregohen me poshte.



Jo se Ali Pashaj dashuronte ‘Shqiponjen kaure’. Ai mund te mbyte ne liqen nje vajze te re se bashku me shqiponjen qe ajo mbante si zbukurim, shprehje te besimit fetar dhe rangut shoqeror. Ose ti priste koken nje burri qe mbante nje qostek qe fillonte dhe mbaronte me ‘Shqiponjen infidele’ dhe nje thike me te cilen kishte vrare dike me urdher te Pashait.



Dhe per krimet e tij Pashai i Janines nuk behej hic ‘Pishman’. 

Por, ne momente vendimtare te jetes se tij ai pa tek shqiponja me dy koke nje aleat te fuqishem kunder Portes se Larte. Pak a shume, Aliu e respektoi orthodhoksine dhe gjate 'Mbreterimit' te tij ai lejoi ndertimin e shume kishave. Permeteper, ne moshe te thyer, duke kuptuar qe po braktisej nga ‘Miqte’ e tij, ai hyri ne kishe dhe u martua bazuar ne rregullat orthodhokse. 

Mbase gjate ceremonise martesore pashai plak ishte ulur ne nje karige te tille si kjo qe gjendet brenda Kishes te Shen Pantelimonit ne ishullin e Liqenit te Janines. Nuk do te kishte qene cudi qe ai te ishte bekuar nga ndonje prift i rendesishem nen kryqin dhe shqiponjen greko-bizantine qe varej nen tavanin e kishes shume prane te ciles ai humbi koken e tij … 




C’faredo qe te kete bere Ali Pashaj, ai nuk mund te konsideriohet si nje figure bardhe e zi. Ndikimi i tij pozitiv per Janinen dhe zonat perreth nuk mund te mohohet. Mendoj se nje nga gjurmet e ketij ndikimi ishte dhe ‘Aleanca’ qe ai pati me shqiponjen greko-orthodhokse-bizantine, traditat dhe kulturen greke ne pergjithesi.


 
 
 

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

bottom of page