top of page
The-piper-1.jpg

Fyelltari i Hamelinit

Ne gjuhen angleze egziston nje shprehje disi e cuditeshme: “He has to pay the piper” qe shqiperohet: “Ai ka per te paguar fyelltarin”. Anglezet e perdorin kete shprehje per te perkufizuar nje borxh apo detyrim shume te madh qe dikush duhet ti paguaje dikujt … 

Uaaaa, po c’paska qene ky “fyellxhi” kaq i shtrenjte qe ka hyre ne historine boterore ? - do te pyese dikush. 

Ne vitin 1842, poeti i famshem anglez, Robert Browning, shkrojti nje poezi te titulluar “The Pied Piper of Hamelin”, qe do ta shqiperoja si “Fyelltari Laraman i Hamelinit”. Ne pamje te pare, duket si nje poezi femijesh por ne te vertete eshte nje thirrje drejtuar atyre qe kane ne duar fatet e brezit te ri …

Pak a shume, historia eshte kjo;  Shume shekuj te kaluar qytetin Hamelin(1) e kishin “pushtuar” minjte. Banoret bene c’do gje qe kishin ne dore por nuk arriten ti cfarosnin brejtesit e rrezikshem. Nje dite ne dyert e qytetit u shfaq nje person i cuditshem i veshur me roba shumengjyreshe akoma me te cuditeshme se vete personi, dhe ju afroi banoreve sherbimin e tij. Ai premtoi ti largonte te gjithe minjte, por cmimi ishte shume i larte. Qytetaret pranuan menjehere dhe me gezim oferten e njeriut ne fjale. Ne ate moment, djali i ri nxori nje fyell nga trasta e tij dhe filloi te luante nje melodi te padegjuar ndonjehere. Ai nisi te ece dalengadale dhe per cudine e Hamelin-iotasve, minjte e shoqeruan ate. Fyelltari u zhduk ne horizont dhe bashke me te dhe minjte. Me ne fund, pas kaq e aq perpjekjesh, qyteti kishte shpetuar nga minjte ! Disa dite me vone, djaloshi i cuditshem u rikthye ne qytet dhe kerkoi pagesen sipas marveshjes qe kishin bere. Qytetaret nuk deshin ta paguanin ate; e c’fare kishte bere ai ? Per nje te rene te fyellit kerkonte kaq shume leke ? Sipas tyre kjo ishte nje pune shume e thjeshte qe ja vlente shume me pak … ose hic fare !

Atehere, “Fyelltari” nxori perseri fyellin e tij, nisi ti binte nje melodie tjeter dhe u nis drejt portes se qytetit. Kete rradhe ate e ndoqen pas te gjithe femijet e qytetit per tu mos u kthyer kurre. Ata u larguan nga Hamelin njehere e pergjithmone !

 

Ne Mesjete njerzit mendonin se kjo ishte nje histori e vertete, qe kishte bere vaki diku ne Gjermani. Mbase zanafilla e kesaj historie shkon mbrapa ne vitin 1212 kur nje djalosh, Nikola nga Kelni, u be kryetari i “Kryqezates se Katert” dhe u ndoq nga rreth 20,000 pasues, femije dhe adoleshente trushpelare. Kuptohet, pjesa dermuese e femijeve-kryqetare vdiqen, ose u zhduken pa lene gjurme dhe nuk u kthyen me prane prinderve, familjeve dhe te dashurve te tyre. Vetem nje pjese shume e vogel arriti te mbijetoje ...

 

Mendoj se edhe ne kohen tone egziston nje “fyelltar”, (mbase dhe disa te tille), melodite e te cilit bejne per vete nje pjese te konsiderueshme te brezit te ri qe fatkeqsisht merr rrugen e trishtuar si femijet e Hamelinit te dikurshem, por me nje destinacion tjeter … 

 

Shenime

1- Hamelin eshte nje qytet i Saksonise se Poshtme ne Gjermani. 

Maj, 2022

bottom of page