Flamuri i Skenderbeut dhe flamuri Shqiptar

Flamuri shqiptar, folklori gjeo-politik dhe shqiponja qe s'mund te fluturoje

Dikush kryqezon duart dhe ben nje fotografi, dikush tjeter shenon nje gol dhe kryqezon duart ... Kryqezo duart, bej shenjen e "shqiponjes" dhe kjo eshte shprehje e krenarise kombetare ? 

Eshte e drejta e kujdo te lidhe nje simbol me nje mendim, besim apo emocion por kur simboli zgjidhet gabim veprimi duket qesharak, per te mos thene me shume ... Ai i kujtohet dikujt viti 1997, lufta kunder "Saliut" dhe simboli Serb i tre gishtave ? 

Ajo qe me cudit me teper eshte fakti qe shqiponja dy-kokeshe lidhet me nacionalizmin Shqiptar. Eshte ironike qe nje popull qe ka shume pak te beje me historine e shqiponjes dy-kokeshe perdor si flamur nacional nje simbol te huazuar. Origjina e shqiponjes dy-kokeshe shkon shume, shume kohe mbrapa dhe eshte e lidhur me historine e fiseve, mbreterve, perandoreve qe kane egzistuar perpara se emri Shqiptar te permendej per here te pare. Eshte fakt i pa mohueshem qe kjo shqiponje u be simbol i Bizantit, nje perandori ne te cilen Shqiptaret ishin nje element fare i pa rendesishem. Ne fakt, jo dhe aq i pa rendesishem ! Per shembull Iliaz Bej Mirahori, ishte nga te paret ushtare qe hyne ne Kostandinopoje diten kur Otomanet shkateruan perfundimisht Bizantin. Ai arriti te behej nje figure e larte ushtarake ne Perandori duke ju sherbyer dy sulltaneve te degjuar, Mehmetit te Dyte dhe Bajazitit te Dyte. I pari i dha Iliaz Bej Mirahorit nje nga vajzat e tij per grua. Si rasti i Mirahorit kishte shume ... Pra, situata ne mes Shqiptareve, pak a shume, ishte kjo; nga nje ane Skenderbeu me flamurin e Perandorise Bizantine dhe nga ana tjeter Mirahori me flamurin e Perandorise Otomane. Ka nevoje te thuhet se Skenderbeu dhe Iliaz Bey Mirahori ishin armiq per vdekje ? A mund te bashkoheshin ata rreth te njejtit flamur ? 

Sot, nuk do te ishte ndonje cudi e madhe ne se dikush, me rastin e ndonje feste te besimtareve myslymane, te varte ne minarene e xhamise qe Bej Mirahori ngriti ne Korce, flamurin e "Skenderbeut" per te treguar "Shqiptarizem" sipas mendjes se tij ... 

Nje flamur bie, nje tjeter ngrihet ... 

Per ta bere me te qarte per ata qe ngaterojne flamuret moderne kombetare me emblema te ndryshme duhet permendur se ashtu si ne kohen tone edhe ne te kaluaren, mbreter dhe ushtrite e kohes perdornin simbole unike per tu dalluar nga njeri tjetri. Dikush perdorte figuren e luanit, dikush te ujkut apo ujkonjes, dikush te skifterit, dikush te kendezit, dikush tjeter ate te shqiponjes me nje apo dy koke, dikush dicka tjeter ... Nje material, ne gjuhen angleze, rreth perdorimit te shqiponjes dy-kokeshe nga grupe te ndryshme popullatash jepet KETU

Kur Otomanet filluan te pushtonin Ballkanin, disa prijesa shqiptare gjeten aleatet e tyre te natyrshem tek fqinjet dhe krijuan aleanca me qellim qe te mbronin veten, familjet dhe njerzit e tyre, pronat, interesa strategjike, besimin fetar e keshu me radhe. Serbe, Bullgare, Malazeze, Greke, Hungareze, Vlleher, Rumune, Shqiptare, etj, luftuan se bashku por nuk ishte e lehte te perballohej fuqia shkateruese e perandorise se madhe. Disa nga keta aleate luftuan nen flamure te ngjashem qe, pak a shume, ishin variante te flamurit te Bizantit te asaj kohe.

Bizanti ishte nje perandori qe njihte vetem nje fe; ate te Krishtere Orthodhokse. Permeteper, shteti dhe kisha ishin nje trup i vetem. Perandori konsiderohej se ishte i zgjedhur nga vete  Zoti dhe ishte shembelltyre e Krishtit. Idealet dhe vlerat e Krishtera, te gershetuara me qellimet politike, ishin shtylla kurizore e perandorise. Strukturat kishtare ishin ingranuar ne sistemin shteteror dhe luanin nje rol kryesor ne funksionimin e Perandorise Bizantine. Perandoria perdorte si stemen e saj nje shqiponje dy-kokeshe ngjyre ari. Vasalet lejoheshin te adoptonin stema/flamuj te ngjashme por shqiponja duhet te ishte ngjyre tjeter nga ajo e variantit Perandorak. Simbol i Kishes Orthodokse Lindore ishte nje shqiponje e zeze dy-krenare ne fushe te verdhe. Ne kroniken e Gjon Muzakes, te shkrojtur rreth vitit 1515, ai permend se familja e tij kishte dy emblema. E para ishte nje burim rjedhja e te cilit ndahej ne dy dege dhe me vone adoptuan nje embleme te dyte qe sic e pershkruan ai, "nje shqiponje dy-kokeshe te kurorezuar me nje yll ne qender". Me poshte, duke ju drejtuar femijeve te tij, ai vazhdon "emblema e dinastise se nenes tuaj eshte nje shqiponje e bardhe. Ajo vjen nga Familia Dukagjini, nje dinasti e nderuar"(1).

Djali i Gjon Muzakes, shume vite me vone pas vdekjes se Gjonit, ka bere disa shtesa ne doreshkrimet e te jatit ku midis te tjerash thuhet se ne varrin e Gjonit shkruhet se ai "e kishte origjinen nga qyteti i Bizantit dhe mbante shqiponjen dy-kokeshe si emblemen e tij" (2).

Duket qarte qe shqipnja dy-kokeshe ishte simbol i nje statusi te vecante dhe kishte nje kuptim plotesisht te caktuar. Pra, shqiponja dy-kokeshe nuk ishte flamuri i "Skenderbeut" por nje simbol qe perdorej gjersisht jo vetem nga prijesat Shqiptare por dhe nga Greke, Serbe, Malazeze etj. Ky simbol i kishte rrenjet ne Bizant !

Pa as dhe me te voglin dyshim, si gjithe aleatet e tij, dhe Skenderbeu ka perdorur flamurin Bizantin. Megjthese ka pak rendesi se c'fare kombinimi kishte flamuri i Skenderbeut do te ishte me shume interes qe studiuesit/historianet Shqiptare te paraqisin ndonje dokument shkencor ku te tregohet se c'fare ngjyre kishte shqiponja dhe fusha e flamurit te tij. Ne Internet mund te gjesh shume versione te emblemes se Kastrioteve; me poshte paraqiten disa. Gojedhenat se ai kishte kete apo ate flamur nuk kane ndonje vlere te madhe. Per Skenderbeun thuhet se ai ndroi disa here fe dhe besim dhe se fundmi u be Katolik (se keshtu duan Italianet)... Lind pyetja, perdorte ai te njejtin flamur apo e ndronte sipas rastit ? Kuptohet, ai mund te bente nje flamur vete, si t'ja merte mendja atij, dhe ta ngrinte ate kur e si te donte. Por, Skenderbeu ishte me i zgjuar se kaq ! Permeteper, ai ishte luftarak dhe besonte ne ideali i tij. Te tjere ishin ata qe nxituan te ngrinin nje flamur qe kishte fare pak te bente me shtetin qe ata deshin te ndertonin. Nje gje eshte me se e qarte; zhveshja e flamurit te "Skenderbeut" nga kuptimi fetar i heq atij anen shpirterore dhe e ben ate thjesht nje simbol te pavlere. 

Flamuri i perandorit te fundit te Bizantit Kostantin Paleologu qe u vra ne 29 Maj, 1453 duke luftuar per mbrojtjen e Kostandinopolit. Kliko ne pikture.
Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1595. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture.
Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1605. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture.
Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i viteve 1675-1688. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture.
Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i shekullit 17. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture.
Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1715. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture.
Emblema e Dinastise Nemanjić nga doli dhe Vojsava, mamaja e Skenderbeut. Material i vitit 1595. Kliko ne pikture.
Varianti me i perhapur i flamurit Bizantin te cilin e ka modifikuar dhe perdor kisha Greke. Kliko ne pikture.
Flamuri i "Skenderbeut" ne ditet tona. Qe nga dita e ngritjes ne Vlore, flamuri eshte modifikuar disa here. Kliko ne pikture.
Show More

Gjate shekujve te sundimit Otoman, (Nje periudhe e ndritur per nje pjese te Shqiptareve por erresire per pjesen tjeter) Shqiptaret, ne pergjithesi, kerkuan rruget dhe mundesite se si te mbijetonin me lehte. Pjesa me e madhe e popullates perqafoi besimin myslyman dhe kjo ishte e priteshme. Fise dhe grupe hetrogjene, pa gjuhe te shkrojtur, pa strukture te organizimit fetar dhe shteteror sic ishin Shqiptaret e asaj kohe, do te gjenin menyren e tyre te egzistences ... Padyshim, kishte grupe popullatash qe besuan ne Myslymanizem dhe perqafuan kete fe sepse ashtu deshironin. Ne nje pjese te madhe te hapesirave Shqiptare kthimi i fese apo perqafimi i fese se re ndodhi relativisht shpejt. 100 vjet pas vdekjes se Skenderbeut pjesa dermuese e elites Shqiptare ishte kthyer ne besimin Myslyman. Pretendimi se Turqit i kthyen Shqiptaret ne Myslymane vetem me dhune nuk eshte i vertete. Pa dyshim qe Turqit ushtruan dhune, presion ushtarak, ekonomik, politik dhe stimuluan perhapjen e Myslymanizmit por kjo ishte vetem nje pjese e realitetit. Ne shume zona te Shqiperise se atershme banoret ose nuk e kishin idene se kush ishte Skenderbeu dhe flamuri i tij, ose ai kishte qene per ta nje armik i betuar, ose e hodhen flamurin e vjeter dhe ngriten nje tjeter, ose ...

 

**********

Shume Shqiptare luftuan ne emer te Perandorise Osmane duke ngritur lart flamurin me gjysme hene dhe jo ate me shqiponje dy-krenare. Kontributet e Shqiptareve ne fushatat ushtarake dhe mirevajtjen e biznesit te Portes se Larte  jane te njohura dhe mire dokumentuara. Ne shume teritore te banuara nga Shqiptare kenga "Dum baben" ishte kenga me e degjuar per disa shekuj. Shume Shqiptare jane krenare per kete dhe kjo eshte e drejta e tyre ! Ashtu sic eshte e drejta e atyre qe duan kengen Greke, Italiane, Austriake, Gjermane, Ruse, Amerikane dhe keshtu me radhe. Per "nacionalistet" Shqiptare duhet theksuar: Zor se Shqipetaret do te egzistonin si koncept nacional nese ata nuk do te ishin ingranuar ne mekanizmat e Perandorise  Otomane. Nga ana e tyre, strateget e politikes se jashtme the Portes te Larte u perpoqen te kthenin Shqiptaret ne "kollona" ku do te mbeshtetej Perandoria Otomane ne Ballkan. Rasti me kuptimplote eshte ai i Kosoves. 

**********

Kenga vazhdoi gjate dhe kur zembreku i gramafonit “Bere ne Perandorine Otomane” u keput lindi nevoja e nje gramafoni te ri dhe natyrisht nje pllake te re. Austro-Hungaria dhe Italia afruan gramafonin dhe tekstin a kenges se re por kengen duhet ta kendonin vete Shqiptaret. Dhe kengetaret nuk munguan; dolen vullnetare qe harruan ritmin e 500 vjeteve te fundit dhe nisen nje kenge te re me motive te mara ne historine e 4000 vjeteve te shkuar: motivin Pellazgo-Etrusko-Iliro-Liburno-Dardano-Epiro-Maqedon ... etj. Kthim mbrapa ne te kaluaren e "lavdishme" per nje te ardhme te "ndritur" ... 

Pllaka u regjistrua diku neper ambjentet e  politikes Evropiane dhe u be gati per gramafonin Shqiptar. Kenga e re nisi ... dhe vazhdon te kendohet me vargje qe enden midis historise se vertete, gojedhenave, perrallave dhe genjeshtrave. Tashme vargjet jane te konsumuara. Ne, nip, sterniperit e Skenderbeut (Shenim: Skenderbeu u shpall Hero Kombetar vetem ne vitin 1965), kemi luftuar per zhvillim dhe perparim. Gjate shekujve kemi qene dhe jemi te bashkuar rreth flamurit me shqiponjen dy-krenore, etj, etj ...

Besoj se, ne se Skenderbeu do te ringjallej vetem per disa caste, do te merrte kalin ne kuriz dhe do te largohej larg, shume larg nga sheshi ne Tirane ku eshte vendosur statuja e tij. Natyrisht, ai nuk do te linte mbrapa flamurin per te cilin luftoi. (Shenim: Statuja e Skenderbeut zevendesoi statujen e Stalinit qe ishte ngritur ne qender te Tiranes)

**********

Nje shqiponje me dy koka qe mendojne njera ndryshe nga tjetra s’ka se si te fluturoje. Ka erdhur koha per Shqiptaret, te pakten inteligjencen e vendit, te fshijne nje gafe historike dhe ri-krijojne flamurin kombetar. Ndersa flamuri i improvizuar me nxitim, qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore, kishte nje kuptim dhe qellim te paqarte, pasuesit e Toptanit kishin te drejte; nje fushe e kuqe dhe nje brez i zi do te ishte zgjidhja me e mire per gjithe ata qe kuptojne dhe respektojne vleren e simboleve (3).

Sot ne Shqiperi pretendohet se ka liri dhe te drejta mendimi, besimi dhe shprehje. Atehere si mund te quhet simbol bashkimi “Flamuri i Skenderbeut” kur gjate kohes te tij Shqiptaret e kthyer ne myslymane ishin nga armiqte me te medhenj te kauzes per te cilen ai luftonte ? A nuk deklaronte papa i Romes se Skenderbeu ishte "Kalores i Krishtit" ? Per ata qe injorojne fakte historike ose qe bejne sikur nuk kuptojne histori, Skenderbeu do te vriste me doren e tij nje te krishter te kthyer ne myslyman, pa u menduar shume. Ne kohen e tij besimi fetar ishte nje faktor madhor dhe shpesh here kufiri qe ndante jeten nga vdekja. E verteta historike dhe shkencore eshte se ne kohen e Skenderbeut, pjesa me e madhe e shtreses udheheqese ne zonat qendrore dhe Jug Perendimore te Shqiperise se sotme ishte kthyer ne myslymane. Kjo hapesire tokesore ne regjistrat e Perandorise Otomane quhej Arnavid. Pra, te themi trashe-trashe, Shqiptaret ishin bere pjese e strukturave shoqerore, fetare dhe shteterore te Perandorise Otomane dhe shume prej tyre shihnin ne shqiponja dy-kokeshe nje simbol armiku te eger qe synonte eleminimin e tyre dhe jo nje simbol uniteti.

Perralla gjeo-politike e flamurit te Skenderbeut (Skenderbeu nuk dihet me siguri c'fare ishte ne te vertete dhe per kete duhet te behet nje kerkim i plote shkencor duke sjelle ne ndihme metodat moderne, perfshi dhe testimet e DNA-se) e beri punen e saj. Eshte koha per histori shkencore dhe jo me histori politike. Krijimi i flamurit kombetar nga vete Shqiptaret, qofte dhe pse i vonuar, do te ishte nje hap ne drejtimin e duhur. Shembuj te flamureve kombetare unifikues dhe kuptimplote ka me shumice. Ne fund te fundit, Bizanti dhe Perandoria Osmane nuk egzistojne me ... 

Ketu vlen per tu permendur rasti i Austrise. Austro-Hungarezet kishin si simbol te Perandorise se tyre nje shqiponje me dy koka. Me sa duket, Austro-Hungaria e mbeshteti idene e perdorimit nga shqiptaret te nje flamuri te ngjashem. Ne Nendnor te vitit 1912 Ismail Qemali vizitoi Vienen dhe kuptohet qe ai ka diskutuar me zyrtaret perkates dhe hollesite me te vogla rreth shpalljes se pavaresise, perfshi flamurin qe do te ngrihej. Me pas ai beri shume perpjekje per te krijuar idene se mbas tij ishin Austriaket por nuk ja ariti dot ketij qellimi. Pas perfundimit te luftes se pare boterore Austria e ndryshoi flamurin, shih me poshte.

Flamuri Imperial i Austro-Hungarise deri ne vitin 1915
Flamuri i Austrise sot
Show More

C'me shtyu the shkruaj c'fare shkrojta me siper ?

Disa kohe me pare mu dha rasti te vizitoj nje kishe te vogel, gjysem te renuar, ne nje fshat ne Lindje te Shqiperise, ne gjendje akoma me te keqe. Prane kishes kishte 10 - 15 varre, disa prej te cilave shume te vjetra. Dy - tre varre kishin nga nje kryq ku ne nje ane ishte emri i familjes qe kishte patur ne pronesi varrin dhe nga ana tjeter ishte gdhendur shqiponja me dy koke dhe mbi te kryqi Bizantin. Njerzit qe preheshin nen guret e vjeter jetuan dhe u larguan nga jeta si te Krishtere Orthodokse dhe simboli i tyre me i larte ishte shqiponja dy-krenore, qe deri diku perfaqsonte dhe statusin e tyre shoqeror. Varret ishin perdorur per here te fundit shume vite perpara se te ngrihej flamuri ne Vlore dhe natyrisht qe gdhendjet mbi kryq nuk kishin te benin aspak me “Shqiptarizmen”. Permeteper, shkrimet mbi kryqe ishin ne Greqisht.

Ajo qe me beri te mendoj ishte prania e varreve te njerezve te besimit Myslyman, (ngjitur me varet e te krishtereve), te varosur ne hapesiren e kishes gjate 40–50 vjeteve te fundit. Ma merr mendja se ato varre ishin vendosur mbi varret e te Krishtereve dhe mbase kishin dhe kocka te perziera. Te gjallet me te gjallet, te vdekurit me te vdekurit do te thote dikush. Ku e shikon problemin ti ? - do te thote dikush tjeter.

Pergjigjia ime eshte: Ne pergjithesi, simboli dhe besimi lidhen aq fort sa qe nuk kane kuptim si elemente te vecante. Shume njerez do te jepnin gjithcka, bile dhe jeten e tyre per nje simbol ! Shume te tjere do ta konsideronin jeten e tyre bosh ne se dikush do t'ju merte apo shkateronte simbolet ne te cilat ata besojne. Ka dhe te tjere qe i konsiderojne simbolet si lekura e kameleonit ...

Shenime te rendesishme rreth artikullit

(1). Mare nga punimet e Robert Elise. Shkrimi John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty.

(2). Mare nga punimet e Robert Elise. Shkrimi John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty.

(3). Nuk eshte e qarte se i kujt ishte, kush e solli apo pregatiti flamurin qe u ngrit ne Vlore. Ka disa hipoteza; asnje nuk mund te vertetohet plotesisht sepse flamuri qe u perdor ne 12 Nendor 1912 nuk egziston me. Mundesia me e madhe dhe me e pranueshme eshte qe flamurin e sollen antaret e grupit te Shqiptareve te Bukureshtit qe morren pjese ne takim dhe firmosen Memorandumin e Pavaresise. Megjitheate, nuk ka ndonje dokument ku te behet fjale rreth fatit te atij flamuri, ashtu sic nuk ka dhe ndonje protokoll zyrtar, ftografi apo material origjinal rreth mbledhjes ku u vendos ngritja e flamurit te "Skenderbeut" dhe shpallja e pavaresise.

Mungesa e flamurit ne vend tregon fare mire se Shqiptaret e vitit 1912 nuk e kishin fare idene se c'flamur kishin. Perndryshe, do te gjendeshin shume te tille dhe askush nuk do te bente nje, shpejt e shpejt, apo te sillte nje nga Bukureshti, Bostoni apo diku tjeter.

Pak histori ne foto; Nga Stalini tek Skenderbeu dhe cudite e tjera ...

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...

Emblema e Kastriotit - Mendohet te jete punim i vitit 1605. Mare nga Interneti. Kliko ne pikture.