"Vajtimi"

Zülfü Livaneli eshte nje personalitet i shquar i muzikes dhe letersise i njohur jo vetem ne Turqi por dhe ne shume vende te tjera te botes(1). Midis shume artisteve te tjere, ai ka bashkepunuar edhe me Jorgo Dalaren(2), nje figure tjeter e “kalibrit te rende” te kultures greke dhe boterore. Nga bashkepunimi i tyre une vecova kengen me titull: “Yiğidim Aslanım” (Ne shqip do te thote “Luani im trim”). Dalara e kendon kete kenge por me tekst te Lefteris Papadopoulos qe ka ndryshim nga poezia e kenges turke. Varianti grek quhet “Μοιρολόι”. Ne shqip interpretohet si: “Vajtimi”.
Per mendimin tim, eshte ne kufijte e te pamundures te “perkthesh” nje poezi. Poezia ka kuptim ne gjuhen qe krijuesi i saj mendon. “Perkthimi”, per mire apo per keq, e tjeterson ate. Per kete arsye u perpoqa te pershkruj brendine e kenges “Miroloi/Μοιρολόι” duke tentuar ti afrohem sa me shume poezise se Papadopoulos e cila ben fjale per vrasjen e nje djali te ri. Nena e tij e ndodhur ne mes te morgut, perpara trupit te djaloshit, hyn ne nje dialog me vet-veten. Eshte nje dyluftim midis ndjenjave njerezore; nje perplasje midis shpreses dhe fatalitetit. Nena akoma beson se femija e saj nuk ka ikur njehere e pergjithmone … Ajo ju kerkon loteve te saj, qe i rrjedhin si “shi i hidhur”, te mos shuajne qiririn qe digjet i vetem dhe te vadisin lulet ne menyre qe asnjera prej tyre te mos vyshket sepse te birin nuk e kane vrare, thjesht, ai po fle.
Dialogu brenda shpirtit te saj vazhdon:
Edhe ti ere pusho vajtimin, djali nuk ka ikur; genjeshtra me thua ! Mos shiko qe e ka gjoksin e pergjakur, ate nuk e kane vrare, thjesht e ka marre gjumi. I ngrohte si buka, i paster si uji, nje djalosh 20 vjecar qe nuk e lane as te shprehej c’fare deshironte; ate nuk e kane vrare, ai thjesht po fle.
Ne fund gruaja e kupton se “morgu i zi” nuk mund te linde shprese dhe besim per te ardhmen. Engjellin e Engjejve te saj e kane vrare ! Ai eshte larguar nga bota e njerezve dhe nuk do te kthehet kurre me …
*****
Kenga eshte shume prekese, por ne te njejten kohe eshte nje hymn dashurie, shprese dhe paqeje. Mesazhi eshte i qarte: Te gjitha nenat vuajne njesoj dhe njerzit duhet te perpiqen ne maksimum te eleminojne dhunen dhe gjakderdhjen qe largon engjejt nga kjo bote …
Me poshte tregohen te dy variantet e kegeve. Ne te dy rastet, i sugjeroj lexuesit ti shohe videot perkatese deri ne sekonden e fundit.
Une nuk e kuptoj gjuhen turke por nje interpretim qe e konsideroj shume te bukur dhe domethenes gjendet me poshte.
Gjithashtu, ne Internet kam gjetur tekstet e kengeve ne versionet e tyre ne greqisht dhe ne turqisht.
Μοιρολόι
Μες στο κοιμητήρι, αχ, πικρή βροχή,
κάνε να μη σβήσει τούτο το κερί.
Κι ούτε ένα λουλούδι να μη μαραθεί,
δεν τον σκοτώσαν, έχει κοιμηθεί.
Κι εσύ, αγέρα, πάψε πια να κλαις,
δεν έχει φύγει, ψέματα μου λες.
Μην κοιτάς το στήθος που ’χει ματωθεί,
δεν τον σκοτώσαν, έχει κοιμηθεί.
Ζεστό σαν το ψωμί, καθάριο σαν νερό,
ένα παλληκάρι είκοσι χρονώ.
Ούτε που τ’ αφήσαν ν’ απολογηθεί,
δεν τον σκοτώσαν, έχει κοιμηθεί.
Μαύρο κοιμητήρι, πώς και να γενείς
κάμπος της ελπίδας και της προσμονής;
Ο αρχάγγελός μου έχει πια χαθεί,
μου τον σκοτώσαν, δε θα ξαναρθεί.
Yiğidim Aslanım
Şu sılanın ufak tefek yolları
Ağrıdan sızıdan tutmaz elleri
Tepeden tırnağa şiir gülleri
Yiğidim aslanım burda yatıyor
Tepeden tırnağa şiir gülleri
Yiğidim aslanım burda yatıyor
Bugün efkarlıyım, açmasın güller
Yiğidimden kara haber verirler
Demirden döşeği, taştan sedirler
Yiğidim aslanım burda yatıyor
Demirden döşeği, taştan sedirler
Yiğidim aslanım burda yatıyor
Ne bir haram yedin ne cana kıydın
Ekmek kadar temiz su gibi aydın
Hiç kimse duymadan hükümler giydin
Yiğidim aslanım burda yatıyor
Hiç kimse duymadan hükümler giydin
Yiğidim aslanım burda yatıyor
Shenime dhe sqarime rreth shkrimit
1- Faqja zyrtare e Zülfü Livaneli gjendet ketu: https://livaneli.net/
2- Faqja zyrtare e Jorgo Dalares gjendet ketu: https://www.georgedalaras.com/collaborations/
Korrik, 2021